Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 13 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:10 pm

“Lidhja e Krijuesve “PEGASI”, Lidhje me veprimtari mbarëkombëtare dhe lidhëse universale”



Prof. Assoc.Dr. Roland Zisi,studiues, kritik letrar



“Tashmë Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër është një lidhje me emër, që po jep një ndihmesë të fuqishme për Letërsinë, jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por në të gjithë vendin. Gjithashtu është për t’u përgëzuar zbulimi dhe puna e bërë me talentet e reja, që si rrjedhojë e punës së saj po realizohen mjaft botime të mirëfillta dhe me kualitet letrar. Vlen të përmendet universializimi i vlerave që është synim i kësaj Lidhjeje të mirëfilltë krijuesish.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:10 pm

KRONIKË



Një punë e lavdërueshme

me talentet e reja

Përmet

Shkrimtari dhe poeti Agron Shele po bën një punë të kujdesshme me talentet e reja të letërsisë në të gjithë rajonin e Përmetit, të cilat i evidenton dhe ka filluar mbledhjen e shumëkrijimeve me vlerë duke përgatitur për botim librin poetik “VJOSON”. Shumë talente të rinj të Përmetit kanë filluar të shfrytëzojnë rrjetin mediatik të gazetave të ndryshme të shoqatave për të botuar krijimet e tyre.

Libohovë

“11 Shkurti” në vendin e parë në Jug për botimet letrare të nxënësve”



Drejtoria e shkollës së mesme “11 Shkurti” Libohovë në drejtimin edrejtorit pasionant, mësues i letërsisë z. Zaim Hysa si dhe përkushtimit të mësueses së letërsisë manjola Toska i kushtojnë rëndësi e veçantë punës me talentet e reja në fushën e Letërsisë. Gjatë këtij viti m enjë punë të studiuar u botuan dy libra të nxënëseve të kësaj shkolle. Besmira Avdi botoi librin e parë të saj poetik “Përtej grisë së tejzgjatur”. Edhe Blerta Tosuni titullin e librit të saj të parë e titulloi “Ëndëër në ëndërrim”. Është përgatitur libri me krijimet e 12 krijuesve të rinj të kësaj shkolle.i cili m ebotimin e tij do të finalizoi përpjekjet ebëra ng atë rinjtë në fushën e Letërsisë. Nxënësja Arjana Tosuni ka përgatitur për botim vëllimin poetik; “Jam e pagjumë”. Kështu kjo shkollë radhitet në vendin e parë në Jug për botimet e nxënësve.



Takime frytdhënëse

Delvinë, Vlorë, Fier

Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Gjirokastër shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani së toku me z. Duro Shehu, sekretar për integrimin letrar, zhvilluan një takim pune me Kryetaren e degës së Lidhjes “Pegasi” Delvinë, poeten e mirënjohur Florentina Skëndaj dhe Dr. E shkencave historike z. Apostol Pango për organizimin e veprimtarive letrare në qytetin e Delvinës. Ata u informuan për punën e bërë me talentet e reja në Delvinë. Takime të tilla u zhvilluan edhe me Kryetarin e Degës “Pegasi” Vlorë poetin Anastas Bita dhe Kryetarin e Degës “Pegasi” Fier, publicistin Fadil Shehaj. Thelbi i këtyre kontaktimeve ishte dëndësimi i veprimtarive letrare, evidentimi i talenteve të reja, stimulimi dhe impulsimi i tyre për të startuar natyrshëm në fushën e Letërsisë si dhe paraqitja eveprimtarive letrare të zhvilluara nga degët e Lidhjes “Pegasi” në këto qytete.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:11 pm

Veprimtari

Fier



Jakov Milaj “Rrëfenja historike”



Nga Thoma Binjaku , Mësues i Merituar, Fier



Bashkia Fier, Lidhja e Botuesve Shqiptarë, Biblioteka Publike, Fier, para disa kohësh, organizuan Panairin e parë të Librit “Fieri 2004”. Për këtë veprimtari masive me shumë vlera edukative ndihmuan edhe sponsorë si: “Toena”, “Onufri”, “Ombra GVG”, “Artini”, “Prishtinë”, “Eugen”.

Holli i teatrit “Bylis” ishte vendi i çeljes së ceremonisë së Panairit të Parë. Ai i ngjante një mozaiku librash, që paraqiteshin për herë të parë para lexuesve. Drejtoresha e Bibliotekës Publike Fier, Znj. Athina Basha, hapi siparin e veprimtarive. Ajo i dha fjalën Kryetarit të bashkisë, z. Baftjar Zeqo, i cili në fjalën e tij përshëndeti pjesëmarrësit e shumtë. Përshëndetën shkrimtarë e botues të qytetit të Fierit si dhe të ftuar nga Kosova. Aktivitetet filluan me prezantimin e Fjalorit rumanisht – shqip me 40.000 fjalë me autorë: Ana Melonashi, Renata e Luan Topçiu. Për vlerat e këtij fjalori foli Pr. Dr. Xhevat Lloshi. Ai e quajti Anën një albanologe, që banon dhe punon në Shqipëri. Edhe Ana foli për vlerat e këtij fjalori, që kumtonme njerëzit në pesë gjuhë. Në ditën e dytë e të tretë të Panairit, puna vazhdoi me seksione me prezantime librash të rinj, biseda me shkrimtarë e debate kulturore si: “Libri dhe perspektiva e informimit dhe leximit”; u shpërndanë libra, dhuratë për lexuesit e vegjël më të rregullt të vitit 2003 – 2004. Edhe galeria “Frashëri” kishte shumë gjallëri. Me nismën e drejtorit të saj, Z. Haxhi Kalluci, u bë prezantimi i librit “Rrëfenja historike”. Në këtë veprimtari morën pjesë familjarë të Jakovit, drejtues të arsimit në qark, shkrimtarë, botues, historianë, kryetarë shoqatash, miq e dashamirës të familjes Milaj. Merrte pjesë pjesë drejtori i Shtëisë Botuese “Eugen” z. Xhevat Lleshi. Libri “Rrëfenjat historike” ishte përgatititur nga Akademiku Bedri Dedja, i redaktuar nga “Mësuesi i Popullit” Kristaq Shtrëmbari. Ishte një perzantim i kulturuar, me shumë kujtime e mbresa, që ruanin miqtë e të afërmit për Jakovin. Të gjithë u interesuan që ky libër të lexohet, të diskutohet për vlerat dhe aktualitetin që ai ruan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:11 pm

Një veprimtari letrare e veçantë në Gjirokastër

Prezantimi i librit të Frosina G. Dhimës “Ah, sikur të isha Diell” (Rendje në udhëkryq) nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” në bashkëpunim me Familjen Qirjako Dhima

Nga Pëllumb Shalari, anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” dega Gjirokastër

Ishte i gjetur, i veçantë ky prezantim i ndërtuar në dy mjedise: vendi i lindjes së autores, Nokovë dhe Qendra Kulturore “Dorian”,Gjirokastër.Në këtë veprimtari morën pjesë njerëz të letrave nga gjithë treva e Jugut. Ishte një nismë, që i entuziazmoi pjesëmarrësit për kompozimin e bërë nga nisiatorët. Në këtë veprimtari morën pjesë shkrimtarë, poetë, dashamirës të autores dhe të familjes Dhima. Ra në në sy shprehja e mendimeve lirshëm për këtë poezi kolore, të ngjyrshme, të freskët, intelekte, të shumanshme, kohore, reale. Frosina merr përsipër të flasë me kohën me bashkëkohësit e saj dhe përcjell zërin esaj në ardhshmërinë dhe kjo e bën atë, që paçka se nuk jeton më, mesazhet e saj dhe vepra të jetë e pranishme. Zbërthimet analitike, të cilat u zhvilluan me një program të menduar mirë, bëri që vepra të analizohej me kompentencë profesionale. Shkrimtarët dhe poetët: Kristaq Shabani, Dhurata Themeli, Izet Çulli, Lumo Kolleshi, Ethem Bundo, Kastriot Hadëri, Mirela Dudi, Dhimitër Miti, Çerçiz Myftari, e shumë të tjerë i dhanë tonin veprimtarisë.

Familja Dhima shtroi me këtë rast një kokteil të pasur, ku vëllai i autores përshëndeti në emër të familjes. Emin Bejko, skulptor, i emoncionuar nga vëllimi, mori nismën për të bërë një skulpturë të Frosinës, të cilën e realizoi me mjaft art, pas një periudhe shumë të shkurtër

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:12 pm

Vepra të reja të autorëve të “Pegasi”-t



”Kryefjala e Fatales” roman , ribotim nga Kristaq F. Shabani, Gjirokastër

“Terapi e fjalës” epigrame fluturake nga Izet Çulli, Tepelenë

“Mes harresës kërkoj radhën” vëllim poetik nga autori Spartak S. Proda, Delvinë

“Ëngjëlli dhe demoni”, skica dhe tregime nga Pandeli Suli, Gjirokastër

“Pranga prangave” vëllim poetik nga Niko Dede, Sarandë

“Dy rreze dielli” duet poetik nga Aurora Baho dhe Doriana Tola, Gjirokastër

“Enciklopedi e Zagorisë” nga Dr. Apostol Pango, Delvinë

“Urat e largëta”, vëllim poetik (greqisht) nga Manol Basho, Gjirokastër

“Paqja e prishur”, fabul e ilustruar nga Janaq Jano, .Përmet

“Përtej grisë së tejzgjatur”, vëllim poetik nga Besmira Avdi, Libohovë

“Në gjerdan të Atdheut” monografi nga Islam Kalemi, Tepelenë

“ Ëndërr në ëndërrim” , vëllim poetik nga Blerta Tosuni, Libohovë

“Urata e mërgimit”, vëllim poetik nga Ahmet Capa, Athinë

“Trokitje syri” , vëllim poetik nga Marinela Basha, Gjirokastër

“Pesëqind e një fjalë të urta” nga Iliaz Bobaj, Patra, Greqi

“Kafe në qiell”, vëllim poetik nga Idajet Jaha, Vlorë

“Njeriu mal apo mali njeri” nga Ilia Laska,Tiranë

“..E dua Eseninin....................” nga Spiro Xhavara, Athinë

“ Kenga e gjuhës sime” Murat Memallaj, Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:13 pm

N ë proces botimi

“Muzgu i thyer” vëllim poetik nga Asim Peta, Gjirokastër

“Gërvishtje në qiell”, vëllim poetik nga Osman Buzo, Gjirokastër

“Misionari i dijes” nga Limoz B. Bihuci, Gjirokastër

“Mjeksia alternative në shkencë” nga Dr. Stefan Aleksi, Gjirokastër

“Stacionet e jetës” nga Demir Kalemi, Gjirokastër

“Bibibimp këmborë e madhe” Mitat Kondi, Gjirokastër

“Ju pres te udha” (shqip, anglisht) nga Ismail Kalemi, Tepelenë

“.Imazh i rremë.” roman nga Agron Shele, Përmet

“Hedhja e zareve”, roman nga Jorgo Telo, Gjirokastër

“Çelo Picari” monografi nga Kastriot Hadëri, Tepelenë

“Vjoson” vëllim poetik i talenteve të reja, Përmet

Shumë shkrimtarë dhe poetë të Lidhjes kanë përgatitur libra të reja për botim. Vërejmë një tendencë të madhe dhe etje për botim në gjini të ndryshme dhe në Shtëpi Botuese serioze.

Përgatitur nga Sekretarja e Kryesisë së Lidhjes “Pegasi” Blerta Kore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:13 pm

Portretizime përkthyesish



ÇEN EN BO



Nga IZET ÇULLI

E pashë tek shkallët, fare pranë derës hyrëse të Pallatit të Kongreseve, ku u takua me një qytetar të rastit dhe po e pyeste për diçka në shqip. Unë u ndodha dy - tre hapa pranë tij... Mendova : “Nuk e besoj të jetë pikërisht ai, që dua të takoj. Sa të huaj mund të ketë tashmë, që e flasin mirë e bukur shqipen!”

M’u desh të prisja mikun tim botues, poet e publicist Spiro Dede, i cili e ka patur shok dhe ka qenë bashkëstudent, së toku me poetin Xhevahir Spahiu e të tjerë, në vitet ’60 në Tiranë.

Po kur erdhi Spiroja, në atë qytezë librash, vitrinash dhe njerëzish të shumtë, ishte e vështirë ta gjeje, aq më tepër që ai nuk mbante celular. Atë, ndërkaq, e kishin “rrëmbyer”, sikurse edhe dje që e morën në Vlorë për takime dhe biseda të mdryshme letrare. E gjetëm në një sallë të katit të sipërm të pallatit, ku mbasi kishte mbaruar një takim me shkrimtarë e përkthyes e kishte mbërthyer televizioni “Vizion +”. Iu desh ta linte për pak çaste përgjysmë intervistën dhe u drejtua nga ne, menjëherë sa na pa...

Të binte në sy shqipja e përsosur. Është ndër të rrallët, ndoshta, i vetmi që flet shqipen në mënyrë të përkryer, në atë shtet të stërmadh.

Është ai që i kishte habitur pjesëmarrësit në një konferencë tjetër, dy ditë më parë, në këtë panair me njohuritë e tij të thella dhe të gjithanshme për veprat e shkrimtarëve shqiptarë, për të cilët fliste me kompentencë të madhe.

Është ai që ka disa vjet që po shoqëron këtu për muaj të tërë specialistët e vendit të tij, që merren me stacionet elektrike të një cilësie të lartë veprash të mëdha...



- Po, ashtu është, - tha, - kam dy vajza, tashmë, të rritura me emra shqiptarësh: njëra quhet Zonjaçurre dhe tjetra Shkurtepalvata. Kur mori vesh se në dy librat e mi (njëri prej tyre i botuar në Kosovë) kishte një vjershë për të, u emocionua shumë:

- Është shprehje e gjallë e miqësisë midis njerëzve dhe popujve... Për këtë të falënderoj shumë, - shtoi mbas pak.

I hodhi një sy më këmbë, siç bisedonim, vjershës sime me titull “Ndoshta të kam parë...” dhe, kur pa nënshkrimin e saj Tepelenë – Tiranë, tha:

- O, po Tepelena e mirënjohur...!

- Jam edhe unë student i viteve ’60 dhe duke perifrazuar poezinë time të vogël para këtij gjigandi të letrave, i thashë me shaka se mund të jemi ndeshur ndonjëherë nëpër rrugët e Tiranës, me ju që keni dhënë një bibliotekë të tërë me libra me ato fjalët e pastra dhe të gjetura të Naimit, të Çabejt e të Fishtës...

Qeshi me gjithë shpirt.

Ai ka përkthyer rreth 100 autorë shqiptarë, kuptohet me tirazh të madh, nëpër vite dhe dhjetravjeçarë, ashtu pa bujë e pa zhurmë.

M’u desh ta falenderoja unë tashmë për gjithë atë punë kolosale, që ka kryer në përkthimin e letërsisë shqiptare, si askush në botë, për nga numri i madh i veprave dhe gjinive.

Kur e kundrova nga afër u binda plotësisht, se ishte pikërisht ai, që pashë pak më parë, fare rastësisht, tek shkallarët e Pallatit të Kongreseve...

Ja ky ishte takimi im i shkurtër me profesorin kinez, përkthyesin e talentuar, albanologun Çen En Bo, aq i kërkuar nga mediat e ndryshme, sa marrin vesh që ai ka zbritur dhe ka vënë këmbë në Tiranë.



Tiranë, Panairi i VII i Librit,më 06.11.2004





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:14 pm

Petro Dudi



Përsiatje letrare

Bota e ylbertë me njëqind botë e poetit sfidant

Kur këndojnë gjelat, unë kujtoj ca tipa poetësh. Gjelat, kur këndojnë nuk bisedojnë, por i kapardisen njëri – tjetrit. Por, një ditë u futa në një mjedis spontan ndryshe, ku dallova vetëm një “kacagjel”, e të tjerët ishin pasionant të poezisë dhe letërsisë në përgjithësi [tashmë me të vërtetë një rast i veçantë]. Dikush tha: “Unë për veprimtarinë poetike të Kristaq Shabanit, jam në profilin përcaktues: “Kristaniada poetike”. Shprehja u duk ca shpupuritëse. Ç’është e vërteta edhe korbi është goxha si zog, po ja që pelikani i ka pendët të bukura, e, po qe për zërin, bilbili ua hedh të gjithëve. Kristaq Shabani është një poet, që eksploron në hapësirat e poezisë për gati katër dekada. Që në fillesat e saj, poezia e tij, nuk erdhi barkas, as këmbadoras, po në këmbë, me një profil tejet origjinal, të veçantë ballëdritësuar e qysh në vëllimin e parë “Frymëmarrja e njeriut” do të prezantonte me kurajo autorin si poet i finesës. Sot edhe dje, fatkeqësisht, janë hequr modernë një kategori që duken si peshqit në akuarium me një hov marrarendës të përfshirë në një vorbull tantologjie, e një kategori e refreneve nanuritës “tri- li-li e tra la la” e deri tek ajo kategori teksaxhinj, të cilët kompozojnë e interpretojnë vetë ca krijime të përpunuara ,që në pamjen e kahershme ngjajnë “Onomana- Donomana”.

Kristaq Shabani, dje dhe sot, gjithë “thuthuqëve”, që marrin frymë me supe, ca më tepër kopjacëve, imituesve, epigonëve, qoftë edhe profileve origjinale e të larmishme të galerisë poetike, u thotë: “Tungjatjeta dhe mirupafshim”, ‘u pres”, “nxitoj”, “jam përtej” “shpejtoni të më kuptoni”. Poeti shprehet: “Poet, Harresë e mjegulluar. Shfaqu e ik si një yll i largët ndjenje...” Bota e Poetit është një portë ylberi që të çon në një njëqind botë me njëqind shpresa, një botë nëpër botë, ku humbet nocioni i kohës e që një mijë vjet duken sa një çast. Cili është mesazhi që vjen nga kjo botë? Mos vallë misteri?! Në hyrje të vëllimit poetik “PULSI I DHIMBJES” te Sipar, poeti shprehet: “ Gjithmonë më ka shqetësuar dhimbja e njeriut... dhe mbyll siparin me shprehjen: “Ku është ky puls që rreh e rreh vazhdimisht në jetën e njeriut?...” Poeti është me këmbë në tokë e me kokë në gjoks, duke dëgjuar rrahjet e zemrës plot shqetësime, plot brenga dhe shpresa, plot ëndrra dhe zhgënjime, duke dëgjuar pulsin e dhimbjes së kësaj bote të trazuar. Ai ka një natyrë shpërthyese, vullkanike, e lumi i zjarrtë i frymëzimit lë ato gjurmë në libra, që patjetër të bën të mendosh. Një lexues pasionant i ngjan një kërkuesi këmbëngulës të arit të Xhek Londonit. Shkëlqimi e ngazëllen, po nuk është aq e lehtë të thotë një herë: “Ja , ja misteri, mesazhi,... ari.” Ç’ndodh? Ç’është një poezi, ca më tepër një vëllim, kriptogram portik, ekuacione poetike, shprehje algjebrike poetike, ndërthurje kompjuteri, apo një kod kozmik i një jashtëtokësori? Modernizmi i “Kristaniadës” poetike i jep vlerë e bukuri fjalës “EUREKA”. Poeti sikur thotë: “Jam e s’jam si ju, edhe kur s’më kuptoni, më falni, o njerëz, me zemër që më pikon gjak: ndjehem aq pranë e me vite e vite drite larg.” Ai duket si një kometë e ndritshme madhore, që lëviz me shpejtësi në orbitat në formë spirali. Llava e lumit të zjarrtë nga shpirti i poetit ka lënë gjurmë të shndritshme, po shumëkush, që nuk është mësuar me konceptimin shumë më ndryshe të poezisë, lodhet më kot së arsyetuari dhe aq më keq të keqgjykuari, sipas një kanuni stamp.

‘Tungjatjeta dhe Mirupafshim!”,”Njerëz ju dua!”, “Njerëz ju pres!” “Ngjaj me Kryqin në njëzet e katër orë!...” thotë poeti. Kështu është poeti, impulsiv, intensiv, një individualitet e një personalitet, një poet me sedër të fortë artisti, që s’do të imitojë as veten, që përherë kërkon të sfidojë vetveten. Dy vëllimet e tij poetikë, për shembull “PULSI I DHIMBJES” dhe “I VIJ RROTULL POMONËS”, dy maja përmbi maja, si njëra dhe tjetra janë çudi e madhe, një habi më vete, ndryshe njëra nga tjetra. Struktura e poezisë nuk është një provë, nuk është tekë, nuk është një shije, por një mënyrë e re e të perceptuarit modern të poezisë. Ajo është sociale, pa boshësi e dobësi, me një figuracion të jashtëzakonshëm, që është mjeti i zakonshëm i poezisë.

Shumë poetë ndihen entuziastë e festivë, kur prurja e frymëzimit është me valë e është me dallgë. Shumë poetë lodhin gjuhën duke kërkuar figurën si gjahtari gjahun në një pritë, e kur s’i vete mbarë, kur kthehet si në çaste taksirat: “Ka katër, pesë lepuj të vrarë”.

Kristaq Shabani mund të quhet pa e tepëruar “Princi i Figurës” e me të drejtë shkrimtari i madh Aristdh Kolja e ka quajtur “Poet i Elegancës”. Poezia e tij është brilante, që shpërthen me një frymë, ku në thellësi të saj rrezatojnë mozaikë xhevahirësh. Ajo është një poezi kryelartë, që nuk dëshiron të retushohet dhe nga vetë poeti. Figuracioni shumëkatësh e i shkallëzuar, vërshimi i natyrshëm i të shkruajturit pa kurfarë sforcimi e që meditimi të orienton tek një yll i ndritshëm mbi një majë, s’ka të bëjë fare me arratisjen e abstragimeve në kotësi dhe terr. Jam i përgjegjshëm të them se poeti është një nga prodhimtarët më të mëdhenj të figuracionit - burimori i Amazonës të figuracionit poetik. Kur them poeti përfshij edhe gjithë prozën e tij të suksesshme, që ka ngjyrime të dukshme poetike. Antologjia e tij vetiake “Virtyti i gënjyer” është një model sa i veçantë, aq dhe interesant. Ja një tufë e vogël vargjesh të figurshëm marrë pa ndonjë përzgjedhje në mijëra vargje të figurshëm të Yllësisë së Pelikanit, që bie më përtej Yllësisë së ANDROMEDËS: “Dhembja ledhatohet si njerkë! Ecja vuan nga nervat! O sy, i zënë si eklips... Bukuria qan me dënesë në hije. Yjet e Arushës zmadhohen nga gazi i jetës. Horoskopi fërkoi sytë. “Rruga” kishte dërsitur. Shtëpitë e ngecura në një kujtesë të boshatusura. Në mermerin e ftohtë të puthërimit. Tërmetëzohen Altaret e Erës. Tallazi varkën e syve përplaste. Varfëria puthur me trishtimin. Utopia mbetur pa bistakë. Në kohën e moshuar të Natës si karficë karfosen të qeshurat. Mospërfillja: Luspë kameleone. Eja,Egretë, më puth në Pikëpjekjen që griset . Këngë e mbirë në një mur të padukshëm e tjera, e tjera. Në gjithë veprat e Poetit figuracioni dhe fjalëformimet formojnë një binjakëzim dhe harmoni të përsosur estetike. Poeti është një fjalëformues interesant. Shumë njerëzve që nuk u ka zënë veshi këtë melodi kristalore, shtangen dhe nuk di ç’murmërisnin. Ata njerëz, që janë të thekur e të etur për të bukurën, ngazëllehen. Krijimi i ndërthurur me yjëzime, bën atë gjerdan të bukur që quhet poezi, skicë, tregim, qoftë edhe një analizë publicistike. Dhe kjo është meritë e poetit të përkushtuar për Artin, i përgjegjshëm për Artin, i palodhur, studiues, zhbirues me një vullnet të habitshëm, me një dhunti të darovitur nga Natyra, një kapacitet kulmor sa produktiv dhe kualitativ. Ky është poeti i hapësirave ndërplanetare, e vogëlimave të rubinta. Zagoria e përkëdhelura e maleve, dikur nxori birin e saj Andon Zako Çajupin, i cili shkëlqeu në Rilindjen Kombëtare Shqiptare e mbeti i tillë në kohëra, sot ka një bir e poet dimensional, që shkëlqen në kohët konteporane. Në fakt poeti s’i përket as asaj kohe plot mirazhe muzgu. Ai rend nëpër kohë që pritet të vijë e që quhet e E ARDHME. Por ndonjëherë ky fshikullues i hollë e përvëlues, tregohet mëshirëmadh e jashtë natyrës së tij, hedh ndonjë lule atje ku s’duhet të ketë lule. Vetvetja zë poetin në grackë. Eh, Poeti dhe ai është prej mishi dhe prej gjaku! Në fytyrën e tij shprehet dhimbja e Botës për atë padrejtësi, që i bëhet personalitetit të njeriut, dashurisë e drejtësisë njerëzore. E kjo dhimbje shkon ndonjëherë deri në një dëshpërim skajor:

*

E kuptova që s’ kam miq: Një ditë që doja të vetëvritesha, asnjë s’m’u afrua të më thoshte: “ Mos u vrit . . . ,” veç sytë e qenit tim në vajë të plotë , sikur më thoshin : “ Mos , mos, IM ZOT . . .”

R R Ë F E N J Ë E VETATENTATORIT

Një botë e tërë poeti ka të sotmen, të shkuarën, të ardhmen, një botë me dimensione pambarimisht të mëdha, me një shpërthim të madh, që niset nga foshnja, që pritet të lindë e nga një çerdhe zogu e që shtrihet në ato hapësira, që edhe shkenca e sofistikuar ende s’i ka eksploruar. Si epilog preferova poezinë e mëposhtme, që kam shkruar dikur:

Bota e Poetit



E çuditshme

kjo BOTA E POETIT:

Brenda zemrës

shpendi,

Brenda shpendit

deti,

Brenda detit

dielli,

brenda diellit

Qielli.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:14 pm



NË SFERËN E BOTIMIT /Shtypshkrimit







1. PARADOKSE KOHORE

(Sa për fillim)



Është paksa paradoksale dhe e çuditshme që shtypjen e librave ta marrin në dorë “inkompententët”, njerëz të paarsimuar, që ndoshta s’kanë përfunduar as nivelin e parë të arsimimit. Marrin trajta dhe pozime se me një “ shtyp + shkronjë” pa drejtues dhe staf niveli të “pjellin” librin, kur nuk e kanë këtë të drejtë dhe janë të pagarantuar nga ligji ose tentojnë dhe në liçencën e tyre vendosin se këta kanë të drejtë të botojnë edhe libra Këta “çuditbërës” interpretojnë dhe vënë në “skenë” botimin me disa akte. “Ideojnë, stisin, faqosin dhe “kriposin” librin. Në tentativa shpërfillëse ëndërrojnë si “Eliza në botën e Çudirave “ se me një posedim shtypshkronje mund të xhirojnë edhe të përdorojnë “trurin”, universitetet… Epoka e “kthesave” të rikthen në Mesjetë dhe të gijotizon…

Një veprimtari e tillë e impulsuar është farëkeqe dhe investim negativ për të ardhmen. Libri a mund “të prodhohet” nga sakatëria mendore?! Duhet të qartësohet se Shtëpia Botuese është Shtëpi Botuese dhe Shtyp + shkronja është Shtypshkronjë dhe nuk merr dot të drejtat e një stafi të arsimuar, të profilizuar, pra thjesht janë “mekanikë” dhe kopjebërës, prerës, ngjitës.

Ky perifrazim i bërë nuk është një stisje nga ana jonë, por realitet i “Detit me Alga”!

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” dhe redaksia e Gazetës “Pegasi” ka dhënë një kontribut të madh në botimin e mjaft veprave të autorëve të rinj në rajonin jugor dhe ka ndërtuar “politikën e vet të botimit”. Pothuajse të gjitha kopertinat e librave të “shtypura” janë ideuar nga specialistët e kësaj fushe, po kështu ndërtimi kompozicional, arkitektura e brendshme është iniciuar nga këta specialistë të profilizuar… Tendenca ka qenë që të hidhen hapa konstruktivë në drejtim të paraqitjes së librit dhe që edhe Jugu të përfaqësohet në sferën ebotimit të librit dhe të konkurrohet me Metropolin. Por ç’ndodh? Çmimet kanë qenë të kripura në favor të shtypshkronjave, moskorrektesë, mosplotësim kontratash dhe mosplotësim të elementeve.

Po TRURI? Ç’bëhet me trurin, vlerësohet? Po nga kush? A mund të vlerësojnë “minikulturorët”, apo “majmunët e ngjitur apo që kërkojnë të ngjiten në qiell me hapa galopante, duke përfituar nga TRURI?! Elementë të tillë si menaxhimi, përgatitja e librit në formën shumëplanshe të tij, ndjekja e ecuricë a janë të pagueshme?! Domosdo që po.

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” ka zhvilluar një volum të madh pune së toku me Shtëpinë Botuese “Fjalët e Qiririt” këtu në Gjirokastër, e cila përmblidhet me redaktime, korrektime të librave, ideime kopertinash, pjesëmarrje aktive në faqosje e tjerë, madje dhe ka impulsuar me reklamime dhe ka dhënë ndihmë të kualifikuar, por ç’përfitime ka pasur nga “minikulturorët”, që marrin përsipër gjëra të mëdha që nuk u mban supi?!

Sa për fillim, ekspozojmë dhe sfilojmë këto paradokse. Me botimet merren botuesit që kanë nivel dhe që janë të profilit të botës shkrimore. Me vlerësimin e TRURIT nuk luhet se pastaj koha të nxjerr KALLAJIN!





Libri “Virtyti i thyer” antologji poetike e shkrimtarit Kristaq F. Shabani mbahet e”burgosur” në Shtypshkronjën e teknikut të Shtypshkronjës “Argjiro” Gjirokastërë me një staf, ndoshta dhe me 8 vjeçare, kur janë bërë likujdimet dhe Shtypshkronja përveç librit i detyrohet shkrimtarit tashmë shumë të njohur, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij, fitues i disa çmimeve edhe nje shumë parash për punën e bërë për botimin e disa veprave të autorëve të Lidhjes. Madje,duhet përmendur që dhe në Kongresin e fundit “Olimpiada e Shkrimtarëve”, që u zhvillua prej datës 18 - 21.09.20 në Athimë u vlerësua me DIPLOMË NDERI për poezi.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:15 pm



2. Mund të ndodhë edhe kështu, kur profanizmi botues lihet në dorë të inkompententëve



Libri “Misteret e mia” të autores Elidjiona Shukollari u botua nën siglën e Shtëpisë Botuese “Fjalët e Qiririt” nga Shtypshkronja e Shtëpisë Botuese “Jonalda” në Berat, nën drejtimin direkt dhe kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër. Libri ishte kontrolluar nga një ekip i specializuar. Madje, redaktori i librit kishte bërë një punë të kujdesshme për të ndihmuar autoren e re për të mundësuar botimin e këtij libri, për t’i dhënë “spunton” e nevojshme të korsimit. Kjo vërehet në të gjithë substancën e librit. Elidjona, në gjendjen letrare në të cilën ishte, do të vuante të nxirrte një libër të vetin. Kjo u realizua për të dhënë një ndihmë totale një nxënëse të një shkolle të rrethinave të Përmetit. Por ç’ndodhi më pas? Babai i autores nuk u kënaq me cilësinë e librit të botuar në Shtëpinë Botuese “Jonalda” Berat dhe librin e la në magazinat e kësaj të fundit, duke paguar vetëm 50% të vlerës së botimit. Veprimi i tij ishte i paargumentuar, mbasi libri ishte botuar në mënyrë të kënaqshme dhe i dirigjuar nga redaktori profesionist, i cili e kishte fytyrëzuar rreth 80 % librin. Në libër mund të haseshe me dy- tre gabime ortografike, që për një libër të kësaj përmase është një sukses.

Mbas kësaj bëhet një botim i dytë me një ENT BOTUES ABSURB “Argjiro” dhe në fund te katalogimi libri ciklohet si botim ekskluziv i shtëpisë botuese “Fjalët e Qiririt”. Emri i redaktorit që kishte redaktuar librin( apo kishte punuar në arën letrare me shtaë, siç shprehet populli) është hequr dhe është vënë një redaktor tjetër, që nuk ka asnjë dijeni për këtë emërtim apo titullim! Dhe kjo kryhet nga stafi i një shtypshkronje, e cila për reklamim në faqet e dyta, pas kopertinës vendos “emblemën e saj” për reklamim, sa që nuk ndodh në asnjë vend të botës, që merret me botime, ku është përcaktuar qartë vendi dhe roli që luan Shtyp + shkronja. Këto veprime ndërmerren nga punëtorë, që s’kanë asnjë lidhje me përgatitjen e librave, pasi u mungon niveli kulturor për të realizuar libra të këtij lloji, që padyshim duhet të kenë arsimimin përkatës. Në vend që të shkruhet poezi, shkruhet pezi. Në librin e parë ideimin e kopertinës e ka realizuar: Jorgo Telo, ndërsa në të dytin mashtrohet: Autorja. Vendoset në botimin e dytë gjithë ndërtimi kompozicional i redaktorit, pa e pyetur atë me një strukturë të tillë, që asqë mund të shkojë kurrë ndërmend nxënëses Eldjoda Shukollari. Libri i botuar në Shtypshkronjën “Argjiro”, paçka se ka të njëjtën subsancë ose substrat letrar është e mbushur me gabime të pafalshme ortografike. Ata që janë marrë me rihedhjen e këtij libri kanë bërë një skandal ortografik. Jo pa qëllim Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, një lidhje tashmë, që ka dhënë kontribut në përgatitjen e rreth 800 librave të autorëve brenda dhe jashtë vendit ka krijuar ekipe të specializuara dhe profesionale për t’i dhënë lexuesit si brenda dhe jashtë vendit vepra të realizuara.

Është detyra jonë që ta evidentojmë këtë fakt dhe t’i tërheqim vëmendjen edhe botuesit të Shtëpisë Botuese “Fjalët e Qiririt” z. Lumo Kolleshi, njëkohësisht edhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Krijuesve “Përmet” për lejimin e këtij botimi jashtë kritereve të botimit dhe bërjes së ndryshimeve me dashje.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:15 pm

Në ditët e Festivalit Folkloristik 2004 në Gjirokastër



Me anëtarë të rinj të Lidhjes “PEGASI” TIRANË



Piktor realist dhe fantazist

Ekspozitë vetiake e piktorit ARIAN ZURBO “Gjirokastër në festë” nën kujdesin e Bashkisë së Gjirokastrës

Në ditët e Festivalit Folklorik 2004 në Gjirokastër, në hollin e Hotelit “Turizmi”, përreth 6 ditë rresht, qëndroi e hapur Ekspozita vetiake e piktorit Arian Zurbo. Kjo ekspozitë tërhoqi vëmendjen jo vetëm të gjirokastritëve, por gjithë festivalistëve nga trevat shqiptare dhe Diaspora për substancën e saj e realizmin, për sjelljen e pasazheve të bukura të ambientit gjirokastrit si dhe për realizimet e gjalla në fushën e portretizimit. Piktori kishte punuar me mjaft art dhe pasion për të paraqitur qytetin e tij të lindjes. Ekspozita u vizitua edhe nga Kryeministri i Shqipërisë dhe personalitete të larta të Kulturës dhe të Artit të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Piktori Arian Zurbo ka lindur në qytetin e Gjirokastrës më 3 prill 1958. Shkollën 8 vjeçare “Konferenca e Pezës” e ka mbaruar në Tiranë. Liceun Artistik “Jordan Misja”, degën figurative, skenografi, e kreu gjatë viteve 1973 - 1977. Institutin e Lartë të Arteve e kreu gjatë vitit 1978-1981. Më 1982 u diplomua për piktor skenograf. Punoi në Cirkun eTiranës për 13 vjet .Më vonë pedagog në ILA, në Liceun artistik dhe tani në shkollën “Avni Rustemi”. Ka marrë pjesë në aktivitetet lokale dhe kombëtare të pikturës si dhe jashtë vendit në Jugosllavi – Kosovë (qershor 1980), në Itali me ekspozitë personale (1991), Kompomarino dhe Milano. Ka marrë pjesë në Olimpiada teatrale, ku është nderuar edhe me çmime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:15 pm

Një reklamim i pabesueshëm

6 janar 1983

nga Thoma Papa

Autor i tre librave në greqisht të botuara në Janinë: “Ata nuk erdhën, ne shkuam” dhe dy libra me skica dhe tregime me ngjarje reale.Për mënyrën e të shkruarit, për penelatat e gjalla dhe me një finesë të jashtëzakonshme, është i vlerësuar në Greqi për trajtesat e tij.Në numrat e ardhsëm do të botojnë një intervistë të tij dhënë korrepodentes sonë.



Një dimër i ashpër është këtu në vendin e ëndrrave për një jetë të lirë. I mbuluar në bardhësinë e borës fshati J... flë rëndë, thua se s’do të zgjohet kurrë. Sot me dritën e agimit, tej, tutje, larg tij dëgjohen tri të shtëna. Më vonë akoma dy. Krisma e tyre u fut në veshët e njerëzve; ndërpreu ëndrrat e tyre të marra dhe ngriti në këmbë trupat e tyre të mudhjasura. Nga ana e të shtënave, te disa tela rendnin pa zë disa fjalë të gëzuara në drejtim të pallatit mbretëror, atje lart te Froni i Perëndive. “Perënditë” u dehën nga gëzimi i tyre u shndërruan në një dëfrim të shfrenuar. Kishim shumë vite që s’kishim marrë një lajm të tillë dhe këta tani dërguan mesazhin e tyre. Dhe ja një traktor me një shofer ushtarak! Traktori, duke çarë borën, rënkonte si ndonjë plak, që jep shpirt, sikur transportonte një mal të tërë. Duke kaluar nëpër postbllok të fshatit, po i afrohej një turme njerëzish. Turma qëndronte indiferente. Traktori po afrohej më shumë dhe qëndron para turmës. Sytë e shoferit qiell i nxirë, i egërsuar, drejtojnë tek turma një shikim si rrufe dhe në fytyrën e tij të shëmtuar, si vdekja, lë si një thikë një buzëqeshje të akullt plot sarkazëm. I heshtur, serioz, me lëvizje të ngadalshme dhe me mëndjemadhësi, zbret nga traktori si mbret, që pret nga turma duartrokitje dhe lule. Me kokën lart kthehet prapa traktorit. Hedh një shikim të shpejtë tek malli i tij, që kishte për reklamim dhe pastaj kthehet tek turma ballë për ballë, sikur i thotë: ‘Ç’qëndroni kështu indiferentë? Pa shikoni këtu ç’mall të mirë ju solla?” Turma me sy të tendosura, shikon pas traktorit një bandill të ri, një trim të fortë e të shëndetshëm, të lidhur me një pallamar të çelnikët dhe këmbët e tij po zvarriteshin përdhe’.

Në gjoksin e tij dy vrima. Nën to gjaku i tij i shpërndarë, i akullt, ndriçonte në dritën e ditës si rubine të kuqe të ndritëshme. Më poshtë një masë prej gjaku si zjarr nxirrte flakë të kuqe. Në fytyrën e tij të verdhë po ndriçonte dhe po verbonte një dritë e artë. Rreth flokëve të tij të zinj dukej një dritë e artë. Ajo shpërndante kudo një dritë me rreze të arta. Ajo ishte drita e ëndrrave të tij, njëlloj me ata të turmës. Kështu duket bandilli. Kështu e shikojnë njerëzit që iu afruan dhe që qëndrojnë pranë tij. Pranë tij një turmë e tërë njerëzish, mbytur në dhimbje. Në shtëpinë e tyre shpërthen një indinjatë e fshehtë. Zemra që sapo shikojnë do të çahen. Gjak që me vrull po hipën në tru. Sytë të tendosura, që po zmadhohen. Dhëmbë të shtrënguara që po kërcasin. Duar që bëhen grusht, fytyra që deformohen. Shikime të ashpra që deformohen. Shikime të ashpra që kryqëzohen edhe pas tyre, pak më larg, si boa gati t’i mbyt, është “xhipsi 11” ngjyrë jeshile. Ai e shoqëron prej së largu traktorin. Njerëzit, sapo e morën vesh, u duken sikur duart e tyre ndjejnë dhimbje, të shtrënguara në pranga. Shpirti i tyre fundoset në hidhërim. Kokat e tyre janë të ulura. Me sytë të lotuar marrin fotografinë e fundit të trimit. Me këmbë të prera, me hapa të ngadalshme dhe të rënda, fillojnë të largohen. Por nuk arrijnë. Shoferi ushtarak, i cili kuptoi që atë e morën vesh për “Xhipsin11” mori guxim dhe i ndalon. Tani është mosha e tij të tregojë idenë e tij tregëtare me talentin e tij, retorik. Ciceroni, filloi fjalimin e tij:“Pincën e tij e kishte të priste kabllot elektrofore!” Pa dashje shikimi i tij bie në gjakrat e trimit. Ngeli pa lëvizur. Fytyra e tij u zverdh. U mundua të vazhdonte fjalimin e tij:”Thik....” Këtu iu lidh gjuha. S’po rreshtonte asnjë fjalë. Bënte disa lëvizje të pakontrolluara të duarve dhe të gjithë trupit. Shikimet e të gjithëve po kryqëzoheshin të kënaqur. “E zuri gjaku i pafajshëm, i trimti, “- tha dikush.

U përpoq rishtas disa herë të fliste. Zëri i tij u bë makth. Filloi të belbëzonte disa fjalë palidhura, duke treguar kufirin me dorën e tij. Donte të thoshte se trimi deshte të kalonte kufirin. Pa gojë dhe i indinjuar “Ciceroni” po hipën në traktor. Traktori u nis. U nis duke hequr nga pas trimin, që deshte të lidhte ëndrrën me jetën dhe bashkoi tokën me qiellin. Po niset, të vras shpirtërisht, gjumin dhe ëndrrat e njerëzve të pafajshëm. Po niset, për reklamimin e tmerrit të vdekjes dhe në të gjitha fshatrat e D... Do të kalojë edhe nga Frashtani. Atje ku për herë të parë hapi sytë dhe pa dritën e jetës, tani e kalojnë me sy të mbyllur, të fundosura në errësirën e vdekjes. Atje, ku piu për herë të parë qumështin e nënës, tani e kalojmë me sy të mbyllur, të fundosura në errësirën e vdekjes. Atje, ku piu për herë të parë qumështin e nënës, tani ia dërgojnë gjak të akullt. Do të kalojë më poshtë e më poshtë dhe kufoma e trimit O. K. do të mbetet pa varr. Tani që u nis, këtu njerëzit me gojë memece bërtasin:

“Ku e çoni kufomën e trimit?”

“Çojeni, atje lart, tek pallatet, në fronin e “Perëndive të tmerrit!”

Ngrejeni statujë atje që t’i tmerrojë! T’u dalë fantazmë në gjumë, t’ua largojë, ashtu si “Hamleti” i Shekspirit.

“Atje tek “Perënditë e tmerrit” të bëhet simbol i tmerrit”.

“ Këtu në vendin e ëndrrave do të qëndrojë gjithmonë në historinë tonë simbol i guximit, i sakrificës për “jetën e lirë”.

Prill 2001, Athinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:15 pm

Cikël



NURI KOKALARI



I paharruar do të mbetet në kujtesën tonë “profesor” Nuriu. Ai s’ka pak që u nda prej nesh. Por ne kemi forcë ta sjellim prapë midis nesh me vargjet e tij të mëposhtme, duke nderuar e respektuar veprën e tij.



Dr. Izet Çulli



1 . VDEKJET



Vdekja vjen edhe nga gjëmbi ,

Nga rrëzimi prej një shkëmbi

Nga një dallgë fshehur lumi ,

Dhe nga predha e një plumbi ,

Veç mos ardhtë gjëma e dheut

Për tradhëti ndaj Mëmëdheut .



2.

Paraja dhe ofiqet

Dinë marifete,

Se i bëjnë lidhjet

Të flasin me vete .





3. ÇARQET



Mos ki frikë , miku im

Dhe kur tejet ngrihen çarqe ,

Frikë të kesh me siguri ,

Nga Lakenjtë me dy faqe .



4. NDËSHKIMET



Kur vjedh kryeplaku ,

ngjitet në Seli ,

Kur vjedh varfanjaku

rraset në qeli ! . . .



5. TESTAMENTI I SADIUT



E ka thënë Sadiu ,

Dhe në shekuj rubeti

Nuk vjedh dot Nuriu

Po nuk vodhi mbreti . . .



6. MAGJIA E LEKUT



Si në , Luftë dhe në Paqe ,

S’ka si parja nën dorë ,

Ajo dhien në mustaqe ,

Edhe mbretin me kurorë !



Në se ke bërë një gabim,

Vath në vesh për ty të jetë ,

Se s’ka kohë miku im ,

Gjithë gabimet t’i bësh vetë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:16 pm

Kondi Ilia





Melankoli



Melankolinë e hodha tutje,

vështroja kohën tepër qartë,

në stinën therëse

ndryshova ngjyrat,

Jetës i kërkova pakëz fat.


Ujëvara e Amazonës



Gënjej vetveten mes iluzionesh

për një ujëvarë Amazone.

Kur e sodis, them se e dua,

kur zhurmëron, them se s’bën për mua.

Do thoni ju ujëvara ka plot,

rri e gënjej vetveten kot.

Eh! Ujëvara ime për motmot,

nuk rrëzon ujë, por vetëm lot.


Të dhurova puthje





Nata të dhuroi hënën e virgjër,

Dielli rreze drite,

Shiu rrëketë,

Deti dallgët,

Bregu Detin, Zoti paqe,

Unë të puthurën që formoi tërmetin.


Shkolla e mesme “11 Shkurti” Libohovë, Gjirokastër





Eneda Çomo








Njëri dhe Tjetra




a. Hapja e “perdes”





Qindra vjet të shkuar,

qindra vjet më parë

Dielli dhe Hëna

në dashuri ranë.


b. Betimet





Dhe që atëherë

Hëna- vajzë e brishtë,

për Diellin – djalë

natën bëri dritë.


c. Brenga e Diellit





Dielli për Hënën

ra në brengë të madhe,

pas saj fjeti reve,

fjeti përmbi male.





d. Zjarr e dritë





Dhe duhen aq shumë

sa natën dhe ditën,

Njëri lëshon zjarrin,

Tjetra lëshon dritën.



Njëra lë gjurmë,

Tjetri gjurmë me zjarr

dhe pas njëri tjetrit

rendin si të marrë.


e. Pa pikë takimi





Dhe pas njëri - tjetrit

rendin dhe afrohen,

dashnorët e “tretur”

kurrë nuk takohen.

Nuk e hap.



Elona Bizhga



Hënë e gënjeshtërt



Ndiej ecjen time

të zhurmuar

nga lloje njerëzorë,

disa të sinqertë,

të tjerët gënjeshtarë

tërësi e hipokrizuar…

Si qenka mbushur qielli i jetës:

pakësirë e sinqertë,

në plotësim si hënë e gënjeshtërt…

Një meditim i bukur

mbytet krejt…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:16 pm



GJAKOVË (KOSOVË)



“NËPËR UNIVERSIN LETRAR”



Kadrush Radogoshi u lind në Gjakovë më 15.09.1948. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Gjakovë. Fakultetin filozofik (Dega Gjuhë – Letërsi Shqipe) e kreu në Prishtinë, ku i kreu dhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në letërsi. Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën nën akuzën “propagandë armiqsore” në bazë të nenit famëkeq 133 al. 1 të Ligjit Penal të ish Jugosllavisë.

Një kohë të gjatë i papunë, i diferencuar, i persekutuar politik dhe fajtor kujdestar për burokracinë politike të Gjakovës. Ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 izolantëve të tjerë të arrestuar më 28 mars 1989 e të dërguar fillimisht në burgun e Leskovcit e pastaj të shpërndarë nëpër burgjet e Serbisë, në rastin konkret në burgun e Prokuples.

Është fitues i shumë çmimeve për poezi e tregim në konkurset letrare të gazetave dhe revistave të Kosovës.

Deri tani ka botuar këto vepra: “Në mes heshtjes dhe këngës”,poezi “Rilindja” Prishtinë, viti 1981.

“Në udhëkryq”, poezi “Rilindja “ Prishtinë, 1984.

“Nekrologji për Sodomën”, poezi, “Zëri” Prishtinë, 1991.

“Jeta artistike e Ilir Shkretës”, roman “Rilindja”, Prishtinë, 1993.

“Interpretime”, esse, studim “Rilindja”, Prishtinë, 1993.

“Heraldika e pikëllimit ”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë 1997.

“Homo Dardanicus”, roman, ‘Rilindja”, Prishtinë, 2000.

“Adem Jashari dhe vdekja”, dramë, “Rilindja”, Prishtinë, 2001.



“NËPËR UNIVERSIN LETRAR” i shkrimtarit, poetit dhe studiuesit Kadrush Radogoshi, botim i Shtëpisë botuese “Rilindja“ Prishtinë 2003.

Në këtë “Univers letrar” autori ka shtjelluar, analizuar, sintetizuar, një hapësirë të madhe letrare, që i kapërcen kufijtë kosovarë. Nëpërmjet kapitujve të veçantë

“ Parimi i enigmës dhe mitema e ringjalljes”, ”Poetika e Kodit simbolik”, “Semantika e flijimit”, “Jehona e martirizimit”, “Poezia e kundërvënies dhe e kultit të Ardhmërisë”, ai ka mundësuar që erudicionin e tij ta vëjë në shërbesë të specializimit, të kritikut të mirëfilltë që ka shumë për të thënë e shpalosur. E parë në këtë kuadër filmik vepra e tij paraqet nje rëndësi të veçantë dhe për shkollimin kritik të kritikëve të rinj.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:17 pm

Në faqet e “Pegasit” skulptori i talentuar gjirokastrit



KRIJIMTARI E DENJË NË FONDIN E VLERAVE TË SKULPTURËS SONË

NGA Muntaz Dhrami

Skulptor i Popullit

“Stefan Papamihali është një emër i veçantë në skulpturën shqiptare. Ai i përket brezit të ri të përgatitur në shkollën tonë të Artit, brez që vazhdoi të konsolidojë bazat realiste të skulturës sonë e që piketoi objeksione të reja në plastikën dhe estetikën e saj. Unë kam patur fatin të ndjek krijimtarinë e tij që kur ishte student dhe më pas duke punuar së bashku për shumë vjet. Preferenca e tij për një plastikë realiste dhe ekspresive, vizatimi i fortë dhe modelimi mjeshtëror i formës dhe stilizmi dhe pasurimi i saj me drithije dhe faktura interesante, janë disa nga veçoritë e krijimtarisë së tij. Si mjeshtër që njeh dhe evidenton vlerat artistike të materialeve me të cilat operon, veprat e tij janë pa dyshim një arritje që është vlerësuar në kohë. Ai është një nga të pakët artistë, që ka lëvruar të gjitha zhanret e skulpturës, duke sjellë në to edhe elementë novatore. I admirueshëm në plastikën e tij, ai zbulon vlerat estetike të materialit, duke i dhënë tingull të veçantë bronzit, gurit, mermerit apo drurit. Për këto cilësi krijimtaria e Stefan Papamihalit qëndron denjësisht në fondin e vlerave të skulpturës sonë.”

2.

Artistët “ shkëmbejnë” vlerat njëri me tjetrin. Dhe një ditë të diellësuar skulptori i talentuar Stefan Papamihali më dhuroi një album tipik me një emërtim të bukur “NJË JETË ME VEPRA”. Shfletoj albumin e tij vetiak, ku spikatin veprat e tij, të cilat rrëfejnë natyrshëm, rrezatojnë historinë e kombit shqiptar nën optikën skulpturore, domethënese, dritësojnë, piketojnë, monumentalizojnë, përhapin dijen aq të nevojshme. Skulptori dinamik me vizion të gjerë lartëson, dinamizon, imtëson, spektalizon dhe të dhuron “pasazhe” skulpturore, të cilat për t’i lexuar duhet zotëruar dhe “arti i kodimit” skupturor. Substanca skulpturore është e një hapësire të madhe tokësore dhe qiellësore, ku “flatrat” e mendimit rrezatojnë në “objekte” pikante të qytetit magjik të Gjirokastrës.

Kristaq F. Shabani

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:17 pm

Kush është Stefan Papamihali?

U lind në Gjirokastër më 18.09.1945

1959-1963 Studion në Liceun Artistik për skulpturë.

1963-68 kryen studimet në Institutin e Lartë Tiranë. 1969-84 punon si mësues vizatimi në shkollat e qytetit të lindjes. 1984-90 Mësues i skulpturës dhe i gdhëndjes së gurit në Shkollën e mesme Artistike 1990 - 93 Del në “Profesion të lirë” 1993- 97. Punon si përgjegjës i kulturës në Bashkinë e Qytetit. 1997 e vazhdim punon si skenograf në Teatrin Profesionist.

Aktiviteti krijues

1969 - 1993 Pjesëmarrës në të gjitha Ekspozitat Kombëtare të Arteve Figurative dhe Konkurset Kombëtare. 1970 “Ekspozita e Talenteve të Reja” e nderon veprën ‘Shkolla jonë” me çmim të parë në gjininë e relievit. 1971 Bëhet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Vlerësimet në Konkurset Kombëtare:

1973 Vepra “Vasil Laçi” nderohet me Çmim të Tretë në gjininë e portretit.

1974 Portreti “Punëtori” në dru , vlerësohet me Çmim të Dytë.

1981 Portreti “Plaku” në dru vlerësohet me Çmim të Dytë.

1989 Portreti “Labja” në gur vlerësohet me Çmim të Tretë.

Pjesëmarrja në Ekspozita

Merr pjesë në ekspozitat përfaqësuese të Artit Shqiptar në: 1977 Algjeri, 1979 Beograd, 1980 Ankara, 1981 Athinë, 1982 Paris, 1994 Ekspozita e Galerisë së Artit Gjirokastër, në Janinë, 1994 Ekspozitë Kolektive, në Janinë. 1994 Ekspozitën Kolektive, në Qipro,1996 Ekspozitën vetiake, në Janinë dhe 200 Ekspozitë Kolektive, në Athinë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:17 pm

Retrospektivë e bukur ruse

“LULJA E MAJIT”



Spiro Vasil Mëhilli ka lindur nëTiranë më 12 dhjetor 1939. në vitin 1958 mbaroi Politeknikumin mjekësor.Nga viti 1949 –1961 ka qenë student për inxhinier radioelektronik në shkollën që mbante emrin e A. S. Popovit, në qytetin e Petrodvoriecit (Petërgof), 29 km larg Leningradit (tani Sank- Petërburg). Në vitin 1961, pasi u kthye në Atdhe, filloi Fakultetin e Mjekësisë, të cilin e mbaroi në vitin 1966. Është doktor i shkencave dhe bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Për 18 vjet ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 1999, iu kushtua letërsisë.

Ka botuar: “Kur thinjet kujtesa”, “Lulja e majit”, përmbledhje me 16 tregime. “Shtëpitë e fisit “ esse.

Tregime për të rritur: “Një natë në konvikt”, “Na mbytën qentë”, “Pranë një guri të ftohtë nën qiparis”, “Mes ëndrrës dhe realitetit”, “E papritura”, “Në kilometrin e gjashtë”, “Binjaket”, “Kanaçja”, ‘Filxhani i kafesë”, “Hiri”, “Miku”, “Brenga”, “Pashai dhe robinja”.

Tregime për fëmijë:

“Zogu në dritaren time”, “Orteku, “Hakmarrja e arushës”, “Sharrëza”.



Nga “Lulja e Majit” shkëputëm një fragment

“Buzë liqenit

Diku, pranë bregut perëndimor të “Olgin Prud” 1), një shelg lotues, qëdukej sikur binte, formonte një tip ndënjëse, që qëndronte afërsisht një këmbë mbi sipërfaqen e ujit. Trungu i pemës, në vite kishte shërbyer si stol. Sa njerëz ishin ulur aty asnjë nuk e di. Te ky shelg u ul Kristaqi. Si mbështeti bërrylat mbi gjunjë, ai hodhi shikimin drejt ndërtesave që ndodheshin përballë. Dritare të hapura, por nuk dukej njeri. Shushurima e gjetheve të pemëve, e zgjoi nga mendimet që i kalonin përpara syve si në “ëndërr”.

Jo më larg se 25 - 30 hapa, ulur në stol, qëndronte një vajzë rreth të tetëmbëdhjetave, me flokë të mbledhura topuz. Në dorë ajo mbante “Ana Kareninën”. Nga e djathta mbi stol, ndodhej një shkop, ndërsa pranë këmbëve të saj, Siberjanka 2).

Qeni kishte një trup mesatar. Ai ishte i murrmë, ndërsa pjesët e brendshme të këmbëve, gjoksin dhe pjesën hundore, i kishte të bardha.. Veshët e vegjël, i mbante ngritur, si në përgjim. Ai i “bënte roje “ pronares së tij. Së largu, u dëgjua zhurma e një avioni. Siberjanka, ngriti kokën dhe si u mbështet në këmbët e pasme, lëshoi një lehje që më shumë ngjante me një përshëndetje. Vajza mbylli librin, u çua dhe në heshtje u largua në drejtim të rrugicave të mbulluara me gjethe, që binin pa reshtur. Atë, nga pas, e ndoqi qeni, i cili herë pas herë i kalonte përpara, herë i dilte nga prapa, herë nga e majta e herë djathtas. Vajza në dorën e majtë mbante librin, ndërsa në të djathtë, shkopin, që e tundte në mënyrë ritmike. Për qenin, ky veprim ishte kuptimplotë. Vajza, si bëri disa hapa, ngriti dorën dhe e hodhi shkopin diku. Qeni vrapoi drejt vendit ku ra ai. E kërkoi me të nuhatur dhe, si e zbuloi, e mbërtheu me dhëmbë dhe u kthye me shpejtësi.Një e lehur e gjatë, e lehur krenarie dhe kënaqësie, doli nga goja e tij.

Loja u përsërit. Shkopi fluturoi, ai e kapi dhe ia ktheu të zotit dhe filloi të hidhej përpjetë, duke zgjatur putrat drejt vajzës. Ajo e kuptoi, u ul në gjunjë dhe filloi ta përkëdhelë me dorën e saj delikate. Qeni fërgëlloi nga kënaqësia dhe gëzimi që i kishte dhënë kjo dorë e butë. Shkopi fluturoi përsëri, por bashkë me të u zhduk edhe vajza. Siberjanka u ndodh në mes dy rrugëve, por kryesorja për të ishte të gjente pronaren, sepse shkopi aty ishte në çdo kohë që do të shkonte. Kështu u zhdukën të dy nga sytë e Kristaqit.

***

Ndërsa trungu qëndronte mbi sipërfaqen e ujit, degët e holla dhe të gjata të shelgut lotues, mbushur me gjethe të verdhosura,vareshin dhe zhyteshin në ujë. Dallgët e vogla, të krijuara nga era që frynte, lëviznin në drejtim të bregut. Në fund të pellgut, dukeshin gurë, shkopinj, lëmyshqe dhe peshq të vegjël që plluskonin në ujin e pastër. Gjithçka si vite e vite më parë. Pothuaj në pjesën lindore të liqenit, përvijoheshin dy ishuj të vegjël në to të rrethuar me gjelbërim, ngriheshin dy ndërtesa dy - tre katëshe, që quheshin ”Caricin“ dhe “Olgin”. Ato mjegullonin në një tumnajë që vinte nga lindja. Dukej sikur digjej ndonjë mullar me bar të thatë. Ishte vështirë të dalloje urën lidhëse me vendin nga nisej paromi2).

Ndërkohë një varkë rrëshqiti në ujë. Në të ndodheshin dy të rinj. Djali, me rremat në duar, voziste duke e çuar varkën drejt mesit të liqenit. Lopatat shtynin varkën përpara, pastaj ngriheshin dhe përsëri zhyteshin në ujë. Më në fund ajo ndaloi. Djali u çua dhe vajti drejt vajzës. Nga larg dukeshin si një trup i vetëm. Ata u puthën. Ajo u largua duke qeshur me të madhe, por përsëri iu hodh në qafë për të vazhduar puthjen që e kishin lënë në mes.

Sesa zgjati ky episod, për Kristaqin s’kishte rëndësi. Ai vetëm shikonte dhe ëndërronte. Kur u përmend, pa që varka po shkonte drejt bregut. Vajza qëndronte në këmbë, duke shikuar qetësisht ujin. Djali, papritur, lëvizi majtas- djathtas. Varka u lëkund. Vajza ulëriu: - Kolja! Mos të lutem, mos, do të na hedhësh në ujë, ai është brisk.

Ndërsa Kolja vazhdonte lojën e tij, vajza u rrëzua, por çuditërisht në krahët e tij dhe qeshi si e marrë. Kakarisjet e saj vinin si diçka melodike në breg. Kristaqi zgjati dorën dhe luajti me dorën e ftohtë. Por... Më në thellësi njerëzit që rrinin në stola, ose që shëtisnin në hijet e pemëve. Ata dashuroheshin me penelatat shumëngjyrëshe të natyrës, duke kujtuar të kaluarën dhe menduar të ardhmen. Dimrin e kishin përpara. Ai pothuajse po trokiste. Ata jetonin me fëshfërimën e gjetheve dhe mblidhnin verdhoshet e rrëzuara, për t’i ruajtur deri në vjeshtën e ardhme. Vazhdohej të ruhej një zakon i vjetër. Kristaqi u çua dhe në ecje e sipër, mori me vete kujtimin e vargjeve të një kënge të njohur për të:

Gjethe, gjethe, që era ju vret.

Të lagura fluturoni larg pa skaj,

gjethe, ndarja në lamtumirë u tret,

merrni pra pas dhe të trishtueshmin vaj.

Petrodvorjec (Petergof) Shtatror 1998.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:18 pm



Redaksia e gazetës “Pegasi’ duke botuar këtë intervistë të Kryetarit të Degës së Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” të Fierit, i bën homazh dhe nderon veprës muzikore të këngëtaresh Anita Bitri, e cila humbi jetën aksidentalisht.



Intervistë



Kënga, refreni i jetës sime

Ishte po ajo Anita Bitri, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, si shtatë vjet më parë, kur në prag të largimit të saj për në Amerikë ne zhvilluam një intervistë ekskluzive për gazetën “Intervista”. Ishte po ajo Anitë, ku shkëlqimi i syve, zëri kumbues e bukuria e femrës ideale ende i flladiteshin në fizionominë e saj. Ajo u kthye, ashtu siç kthehen zogjtë në folezën e tyre, me ndjesinë e mallit për shtëpinë, për udhët e vendlindjes Sarandës, për Vlorën e saj të dashur, ku magjia e këngës e bëri atë rob, duke u dashuruar përjetësisht me të. Madje, këtë radhë Anita nuk kishte harruar që si hejbe hedhur supeve çantat e saj, mbartnin dhe ngarkesën plot motive jete të albumit të saj të fundit, që e pat titulluar : “Çdo gjë është e mundur”. Paçka se axhenda e ditëve të artistes vlonjate nëpër Shqipëri ishte tepër e ngjeshur, ajo pranoi me kënaqësi të jepte intervistën të cilësuar si të parën intervistë gjatë qëndrimit të saj disa ditor në Shqipëri.

- Mirëseerdhët në shtëpinë tuaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:18 pm

- (Buzëqesh lehtë). Është e vërtetë se unë vij në shtëpinë time në Shqipëri, plot emocione ashtu siç vjen plot mall fëmija te prindërit.

- Si u ndiet, kur shkelët pas shtatë vjetësh pragun e kësaj shtëpie?

- Dihet që çdo shqiptar largohet nga vendi i tij në emigrim për një jetë më të mirë, duke lënë pas krahëve familjen, të afërmit, pa dyshim edhe me ëndrrën për t’u rikthyer përsëri. Gjithësesi kjo ndjesi tek unë ka qenë disi më e veçantë, pasi çdo moment më ka munguar publiku im, duartrokitjet e tij, mes të cilave unë u rrita dhe vazhdoj të rritem si këngëtare. Duke përjetuar gjithçka nga vitet e arta të skenës shqiptare, në Amerikë më është dashur të punoj ditë e natë me besimin për të mbajtur formën e zërit tim, duke i thënë publikut tim se unë jam përsëri mes jush.

- Ku banon aktualisht Anita Bitri?

- Mund të them se gjatë periudhës së shtegëtimit tim në Amerikë, deri më sot, unë vazhdoj të banoj në NEË YORK, në Mahnatan së bashku me mamanë dhe vajzën time Sibora.

- Cilat janë disa nga momentet më të veçanta të jetës suaj në Amerikë?

- Çdokush që shkon në emigracion, patjetër që i është dashur të përballet me mjaft probleme deri në racizëm ndaj tij. Do të thosha edhe pse Amerika ëndrra e mjaft shqiptarëve, integrimi me jetën amerikane kurrsesi nuk mund të konsiderohet i lehtë. Falë Zotit dhe ndihmës së disa prej shqiptarëve më të hershëm se unë në këtë vend, kryesisht njerëz të artit, jo vetëm nga Shqipëria, por, madje, edhe nga Kosova, Maqedonia, kam mundur të jap disa koncerte recitale deri tek ato të zhvilluara për bamirësi, duke marrë pjesë si këngëtare e muzikës së lehtë popullore dhe instrumentaliste në piano.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:19 pm

- Pak më parë mësuam se ju vini në Shqipëri menjëherë pas një koncerti tuajin në NEË YORK.

- Është e vërtetë. Shtysë e koncertit të para pak ditëve mund të them se ishte dhe mirënjohja ime ndaj përkushtimit të regjisores së njohur Tereza Hefel, e cila dha një ndihmë në nxjerrjen e videoklipit tim të ri, njëkohësisht mbesë e Roberto De Nirios. Ishte ky një koncert, pra vetëm dy ditë më parë se unë të nisesha për në Shqipëri, duke mos harruar këtu ndihmën e këngëtarit Frederik Ndoci dhe regjisorit të këtij koncerti, të mirënjohurit Pëllumb Kulla. Në këtë koncert, të cilin e konsideroj tepër të suksesshëm, krahas artistëve nga Shqipëria si Pavlina Mani, Timo Flloko, Merita Halili e tjerë ishin të pranishëm aktori i madh Xhejms Belushi, aktorja e Hollivudit Elida Dushku e të tjerë.

- Kujt i jeni më tepër mirënjohës për ecurinë tuaj të suksesshme si këngëtare?

- Padiskutim në mënyrë të veçantë mamasë sime, e cila në çdo moment, ashtu si në Shqipëri edhe në Amerikë, më ka qëndruar në kokë si dhe vëllait tim, që edhe këto ditë në Shqipëri, më ndodhet pranë. Gjithësesi dua të të falënderoj Zotin për zërin, që më ka dhuruar, ku me punë e kujdesje, unë kërkoj të arrij atje, ku unë dëshiroj.

- Si do e vlerësonit bashkëpunimin tuaj me pjesëtarët e tjerë të familjes artistike shqiptare në Amerikë?

- Është vërtet mjaft domethënëse fakti që midis artistëve tanë në Amerikë ekziston i njëjti respekt e bashkëpunim, sikundër e kemi patur vite më parë, me Simakun, Ermira Babaliun, Merita Halilin, Aurela Gaçen, Roland Çarkën, Zhuljeta Kullën. Si veçanti e bukur jona në jetën amerikane qëndron në faktin se janë po këta shokë e shoqe të mia kritikët dhe mbështetësit e mi në koncerte në NEË YORK e më gjerë.

- Mundtë na thoni diçka më tepër reth albumit tuaj të ri “Çdo gjë është e mundur”?

- Mendoj se ky album ndryshon nga të mëpërparëshmit, pasi në jetë çdo gjë është ndryshe, e pranishme kjo në jetën e çdo njërit prej nesh. Të njëtën gjë do të thoshja edhe veten time, ku krahas emërtimit nënë edhe, pse larg vendit tim, me mund dhe sakrificë kam arritur të bëhem përsëri e njohur. Albumi im i fundit krahas muzikës rep, ku unë këndoj në shqip dhe anglisht, duke mos munguar këtu kërcimi i një trupe baleti e në mes të tyre vajza ime Sibora dhe unë në video e titulluar “Nostalgjia” kushtuar Sarandës, vendlindjes sime,Vlorës ku kam kaluar vitet më të bukur a të jetës sime dhe qyteteve të tjera shqiptare.

- Anitë, keni një vakzë të bukur si ju Sibora 7 vjeçe. Çfarë synon të arrish me të?

- Faleminderit, Fadil. Së pari tek Siobora unë kërkoj që ajo të gëzojë shëndet të mirë dhe të rritet e lumtur. Edhe pse ndoshta aktualisht vazhdon kurset e baletit dhe të pianos, mendoj se nesër në jetë mund të bëhet një aktore shumë e mirë, pasi si e tillë dhe si miss Amerika ajo ka konkurruar dhe madje, është vlerësuar nga juritë përkatëse. Gjithsesi është ende herët të flasësh për të, pasi Sibora për të ardhmen e saj do e shikoj vetë se çfarë pozicionimi do të marrë në jetë.

- Keni patur një axhendë të ngjeshur këto ditë vjeshte nëpër disa qytete të vendit tonë, e megjithatë keni pohuar se përsëri në një të ardhme të afërt do të keni sërish një rikthim në Shqipëri, madje e përgatitur për të dhënë disa koncerte.

- Po është e vërtetë. U lumturova me ndryshimet që kanë pësuar kohët e fundit Tirana, Vlora, Fieri, Saranda, Gjirokastra, Pogradeci, Durrësi e qytete të tjera. Është ky një tjetër obligim, i cili më shtyn për një rikthim sa më të shpejtë në Shqipëri, përballë publikut që më ka dhuruar gjithçka. Ndaj po lidhim negociata për të dhënë ndoshta nga fundi i këtij viti koncerte në këto qytete. Gjithsesi, Fadil, nesër më duhet të nisem përsëri nëAmerikë, duke lënë këtë intervistë të hapur, finishi i së cilës do të jenë koncertet, që unë do të jap në Shqipëri.

- Ju faleminderit!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:20 pm

Kryetari i Degës së Lidhjes"PEGASI" FIER, publicisti Fadil Shehaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:21 pm



Kuriozitet dhe njohuri



THESARE SHQIPTARE NË HARVARD

TË AMERIKËS

PO HAPET DOSJA H NË UNIVERSITETIN E HARVARDIT



Nga Dr.Zymer Neziri

Instituti Albanologjik Prishtinë, Kosovë

Anëtar i Këshillit botues të “Pegasi”-it



Milman Peri (Milman Parry), student i profesorit të njohur Antoan Meje (Antoine Meillet), pasi mbrojti doktoratën në Sorbonë, i nxitur nga studiuesi i epikës së sllavëve të jugut Matija Murko, vendosi t’i vazhdojë hulumtimet në fushë të epikës. Ndonëse kishte studiuar stilin e këngëve e këngëve Homerit dhe ishte bindur se ai se ai stil i zhvilluar në formula mund të jetë vetëm tradicional, tash duhej të bindej se ai stil është edhe gojor. Materialin e viteve 1933 – 1935 të Sanxhakut dhe të viseve të tjera të Ballkanit nuk e mblodhi, siç thotë, për të bërë vëllime të reja krahas shumë vëllimeve ekzistuese të poezisë epike – por me qëllim që të gjej të dhëna në bazë të të cilave mund të nxiten përfundime të përgjithshme që bën të zbatohen në tërë poezinë gojore... Jo vetëm që mund të përcjellim se si këngëtari i sajon fjalët e fjalitë dhe pastaj vargjet, por gjithashtu edhe pasueset e tëra dhe temat, pra mund të shohim se si një këngë e tërë mund të jetojë dhe të kalojë nga njëri në tjetrin, nga një brez në tjetrin, kalon nëpër fusha e male, po edhe nëpër të gjithë kufijt e gjuhëve, po edhe më shumë, se si e tërë poezia gojore jeton dhe vdes”.

Në Harvard (Haevard University) nuk është lehtë të shkosh, por nëse shkon, nuk e ke lehtë të kthehesh. Para madhështisë së tij gjunjëzohen dijetarët nga mbarë Bota. Është Universiteti i dyzet nobelistëve. Harvardi është qendër e moçme universitare amerikane në Kimbrixh (Cabridge), qytet pranë Bostonit. Është Universitet i themeluar në vitet ’30 të shekullit VII. Për të studiuar aty ëndërrojnë të rinj dhe të reja nga e gjithë Amerika. Lakmojnë edhe studentë nga Evropa, Azia dhe nga gjithë viset e tjera.Por vetëm disa e kanë atë fatin e madh. Mirëpo, edhe nëse i plotësojnë kushtet, pagesa është shumë e lartë. Është ndër universitetet më të shtrenjta. Duhen paguar rreth 30 mijë dollarë. Mirëpo, mesatarisht, prindërit nuk paguajnë as një të tretën. Për studentët e dalluar ndan mjete edhe Universiteti. Aty punohet shumë. Punojnë të gjithë. Edhe studentët edhe profesorët. Rezultatet janë të mëdha. Diplomojnë rreth 97 % ng atë regjistruarit. E prej tyre janë një e terta studentë të dalluar. Aty vijnë edhe nga viset e ndryshme për të magjistruar ose për të doktoruar. Dhe studiuesi ynë i njohur në SHBA, Gjon Kolsti, më 1967, në fushë të epikës. Kohë më parë aty magjistroi edhe një kosovare. Është Edita Tahiri, intelektuale dhe veprimtare e njohur nga Prishtina. Historiani, Zamir Shtylla që jeton përkohësisht në Kembrixh, më tha se ka ehe studentë shqiptarë në Harvard, por janë vetëm disa sish. Janë tepër pak.

I sjellim librat shqip, kur t’i sillni studentët shqiptarë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:21 pm

Biblioteka e Universitetit të Harvardit është shumë e përmendur. Ajo ka rreth 14 milionë libra. Është bibliotekë e ëndrrave për studiues nga gjithë viset e botës. Aty ka dhe libra shqip, por nuk janë shumë. Në ndërtesën më të madhe bibliotekare të kësaj qendre universitare, Uajdener (Ëidener Library) së bashku me Roj Rajt (Roy Ëright) profesor i Universitetit të Marlboros, i shikuam librat shqip. Edhe ai u pajtua se këto janë fare pak. Mund t’i palosh në dy valiçe! Jo që nuk mjaftojnë, por janë teëpr pak për këtë për një qendër kaq të madhe dhe me nam botëror. Biseduam edhe për bibliotekën e Bostonit , të cilën e vizitova së bashku me Zamirin. Në raftet e saj numëruam vetëm rreth 40 tituj shqip. Roji, Zamiri dhe Dejvidi (David Elmer) u pajtuan se vërtet janë pak dhe se duhet gjetur mënyrën e pasurimit të këtyre dy bibliotekave të përmendura me botimet tona, që janë përfaqësuese të denja të studimeve albanologjike dhe të kulturës shqiptare. Dejvidi, pa të keq dhe si me shaka, më tha: “I sjellim edhe librat shqip, kur t’i sillni studentët shqiptarë!” Ai është këtu një asistent i çmuar dhe nga të rinjtë është ndër kuadrot e dalluara të Harvardit. Së bashku me Zaimirin më ndihmuan shumë në punën time për gjashtë javë sa isha në qëndrim studimor në këtë qendër universitare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 EmptyMon Jan 12, 2009 3:21 pm



Në bibliotekën Uajdener ruhet një pjesë

e thesarit të eposit shqiptar

Koleksioni i Milman Perit (The Milman Parry Collection of Oral Literature) ka mbi 12 mijë tekste që janë të inçizuara në rreth 12 pllaka. Përgjegj i tij është profesor Miçell (Stephen Mitchell) dhe ndihmësi prof. Naxh( Gregory Nagy), kurse Dejvid Elmer është asistent. Koleksioni u krijua gjatë viteve 1933 - 1935. Është një arkiv i madh, sidomos i epikës. E quajnë më të madhin në botë të sllavëve të Jugut. Po aty është edhe hisja e boshnjakëve dhe e shqiptarëve. Homerologu M. Peri erdhi nga Harvardi në Sanxhak të Pazarit, në pjesën më veriore të shqipes. Ai është vend ku ndeshet shqipja me boshnjakishten e me serbishten. Ai kishte njohuri për lahutarët e njohur të Peshterit. Kishte mësuar serbishten, por të kuptuar edhe boshnjakishten, por nuk ka të dhëna se dinte shqip. Erdhi në Pazar për studime në fushë të homerologjisë. Ndihmësi i tij ishte asistenti Albert Lord, po ashtu nga Harvardi. Ndihmonte edhe Nikolla Vujnoviq nga Burmazi. Peshterasit ishin në qendër të vëmendjes. Ata ishin lahutarët të zotët dhe dinin shumë këngë të eposit të lashtë heroik. Pasi kreu hulumtime edhe në vise të tjera, përveç Sanxhakut (Pazar Bjellopole), Ai punoi edhe në Kolashin, Gacko, Stollc, Bihaq, si dhe në Maqedoni. Një pjesë e këtij thesari është edhe në gjuhën shqipe. Ruhet në Bibliotekën Uajdener, dhoma C. Në kuadër të koleksionit të M.Perit është vendosur edhe Koleksioni i Albert Lordit. Lordi punoi me rapsodë shqiptarë të Shqipërisë së Veriut, kryesisht të Malësisë, më 1937. Mblodhi sidomos këngë të kreshnikëve. Pas Luftës së Dytë, punoi edhe me pesë lahutarë të tjerë të Sanxhakut, por në Malësi nuk u kthye më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 17Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 13 ... 17  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» KUSH JEMI
» E SA TË JEMI GJALLË
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: