| "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:34 pm | |
|
Jo, s’ke për të gjetur
Si shok të mirë të njoha dikur
dhe ndjenjë për ty nuk kisha;
çuditërisht, befas,
ajo u zgjua tek unë
dhe tani s’jam më ajo që isha…
Të dua shumë
(dhe e mbaj fshehur)
dhe si të dua unë
asnjë
s’ke për të gjetur… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:34 pm | |
| Lexoje dhe ti
Eh, kjo vetmia
ngandonjëherë
bën mrekullira;
më afron atë që dua,
atë që mendjen
ma ka trazuar mua….
“Gjumë të qetë
e të ëmbël!”
Unë, dije,
do të të shoh në ëndërr…
Shpirti im veç për ty ndien
dhe e di që s’më gënjen,
zemra ime veç ty të do
dhe këtë mos e harro,
se je ai që kam kërkuar
dhe gjithë jetën me ty
do të jem e dashuruar! | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:35 pm | |
| Endërr e çmendur
Në sytë e tu
drita ime je ti,
në zemrën time
e vetmja dashuri;
në shpirtin tim
si pikturë e gdhendur
në mendjen time
një endërr e çmendur…
Vetë Zoti e bekoi
këtë ditë të mbarë
Vitin e Ri
dhe Kurbanin Bajram…
Shpresoj e lus për ty
gjithë të mirat
Zoti t’i dhëntë!…
I largoftë të këqijat nga shpirti yt!
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:35 pm | |
|
Sekret midis të dyve
Kur ora të bier dymbëdhjetë,
urimi im flutur e shpejtë… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:35 pm | |
| Gjendjet e mia
a. buzë e etur
Unë e di si po duroj
që me sy nuk po të shoh…
Nuk e di si të të quaj,
por di këtë që për ty po vuaj.
Nëse je, zemra ime, zgjuar,
më nis një puthje
me të shkruar;
nëse je duke fjetur,
po ta nis unë buzën e etur…
b. (E di, kaq mirë e di,
puthja është ilaç, është shpëtim!) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:36 pm | |
| Syri yt i lumtur
Betim
Të dua pa hile,
se s’je hileqar,
të dua me zemër
se je zemërgjerë,
të dua me shpirt
pa interes kurfarë,
në zemër do të të mbaj
derisa të vdes…
Nuk dua të jem
ajo çfarë ke humbur,
por dua që të jem
syri yt i lumtur,
(syri im i mbetur)
dua që jeta jote
të mbushet lumturi,
ndaj unë vijoj
rrugën e bukur
me poezi.
Sa shpejt malli
për ty më merr
dhe imazhi yt
pas më ndjek,
se të dua
me të vërtetë.
Kështu do të të dua,
e betuar sa të kem jetë! | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:36 pm | |
|
Nëpër ëndrra
Sa mall
që kam për ty,
sa shumë
më mungon,…
Eh, kjo largësia
ndjenjat i shumon,
nëpër ëndrra
do të endem
dhe nga puthjet e tua,
e ndjej: do të çmendem!… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:37 pm | |
| Mos, të lutem…
Dua të të prek,
dua të të ndjej,
dua të të puth,
të të përkëdhel…
Kur ti
nuk ke kohë për mua,
pse më thua se të dua…
Kur kujtohesh
më telefonon
dhe me heshtjen tënde
dashurinë ma vret,
ma shkatërron ,…
Të lutem , mos… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:37 pm | |
| Dy kahjet që bashkohen në një kahje
Ti je i marrë për male e dete,
kurse unë thur e end poezi,
kënaq shpirtin me ç’kam shkruar,
as vetë s’e di,
kjo mënyra thënieje,
a ka për të mbaruar? | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:38 pm | |
|
Kush?…
Të dua
me gjithë hallet që ke,
të dua, i dashur,
kështu si je,
se dashuria ime
është sipërore,…
Kush atë
veç teje, mund ta lulëronte?… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:38 pm | |
| Në orët fiks
Varianti 2
Në do ta dish
që me ty
jam në dashurim,
numëro gjithë mesazhet
dërguar nga telefoni im…
Në do ta dish
që të kam shpirt,
shiko orën
kur është fiks… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:41 pm | |
| Nëse
Në do ta dish
se nga mendja nuk të heq,
më kërko pranë,
kur ndihesh keq… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:41 pm | |
| E pamundur!
Dije në zemrën time
sa shumë je futur
dhe të dalësh prej saj,
nuk është më e mundur!…
Brenda jush
lindur nga dashuritë
Përballë meje po qëndroni,
më duket sikur më shikoni
dhe diçka të dy kërkoni,…
Unë e di se ç’ ju mungon…
Sytë e mi, ah, sytë e mi
mbushur me lot!…
E kuptoj se ku ju dhëmb,
se çfarë do të thotë
Nënë…
Por prapë ëndrrat
krahë i merrni…
Një tablo tjetër
Shën Valentin
1.
Kurrë më parë s’e kisha jetuar,
këtë ditë
kaq të gëzuar…
Tani me ty,
oh, sa jam dashuruar
dhe ndihem lart
e qielluar!…
2.
Ndaj këtë Shen Valentin
dua të jem me shpirtin tim,
t’ia largoj atij vetminë
me puthje të nisem fluturim…
3.
“Të dua!” të them,
“Të dua!” më thua
dhe e ndjej thellë në shpirt
se ç’je për mua,
se ndryshe ç’kuptim
do të kishin të panumërtat
dhe të palodhurat …: “TË DUA!” | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:42 pm | |
|
Mezipritja e kthyer në lot
Nga sytë e mi rrodhën lot,
kur ti më the : “Nuk vij dot!”
Nga mërzitja e madhe
tani po pi
që pranë meje sot s’je ti…
Sot ishte një ditë e shënuar,
por ti më le “kodër” të vetmuar,…
Ah, shpirt, ah zemër,
këtë s’kam për të ta harruar!… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:42 pm | |
| * *
Lumturi- vuajtja ime
Eh, kjo dashuri,
gjithmonë ka bërë marrëzira,
lind andej nga s’e pret
dhe secili kërkon
ta ruajë për jetë.
Ashtu si lumturi jetës i dhuron,
ashtu dhe vuajtje asaj i shkakton.
Dashuria, kjo fjalë aq e ëmbël,
çdokush me të e ka një ëndërr…
Ah, kurrë të mos shuhej
kjo ëndërr e bukur,
përderisa njerëzit me të
ndihen aq të lumtur…
(Dhe fluturojnë lart e larg
me fluturim të bukur!) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:42 pm | |
| E puthura e bardhë
Sa shumë malli më ka marrë,
të të puth e të kem pranë,
në krahët e tua të humbas
dhe çastin ta zgjat e ta zgjat…
A mund të më rrihet pa të shkruar,
se s’dua të ndihesh i vetmuar…
Ke një zemër që të do,
këtë kujdes, mos e harro!… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:43 pm | |
| Ah, e shkreta
Ti më thua: “Jam sëmurë…
pa më thuaj ç’të bëj unë…
Ah, e shkreta, shkretëtirë ndihem
që s’të kam pranë,
të të puthja anë e mbanë…
Të të njomja buzën e tharë,
të t’i fshija djersët në ballë.
Jo kot…..* * *
Dashuria nuk njeh moshë,
kur brenda saj ndihesh ngrohtë,…
Lum ai që e jeton,
mëkat ai që s’e shijon…
Eja ti, dashuria ime,
mos më fut në mendime,
se pa ty s’jetoj dot,
mos më thuaj: “Është e kotë!”
Pse …?
Të pashë sot
rrugës kur kaloje,
nga sytë m’u duke,
sikur më kërkoje,..
Ndjenja për ty
s’më lë të qetë,…
Çfarë ke me mua?…
Pse s’ma thua vetë? | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:43 pm | |
| Epilog ndjenjash 1.Fjalën “O shpirt” vetëm ty ta thosha dhe brenda saj kish fjalën tjetër ”O Engjëll” dhe ndjenjat për ty i hodha,… Përjetë Heshtur ato do të mbeten, derisa një ditë me mua do të treten… 2. Kohë që s’të kam parë, malli për ty djeg si zjarr, netëve gjithmonë në endërrim, veten pyes: “Ku më iku ky dashurim? Kur vallë do bie në përqafim?”Një mesazh zgjimi, një zile dëgjimi,… Ja mrekullia! Ritrokiti prapë e bindura dashuria…Për ty gjithçka shkatërrova, për ty gjithçka “pikova”…Pse për dashurimin kisha nevojë; m’u zhduke si diell që perëndon…( Prisja lindjen e tij përsëri,… Sa hoqa tek prisja lindjen, s’e di sa , s’e di….) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:43 pm | |
| Yje , kur?…* * *
Me mijëra herë Zotit
me pyetje i jam lutur:
“Kur do t’i shoh prapë
sytë e bukur?!…”
Pse thonë Zoti
është i madh
atë çfarë doja,
ma solli prapë,
ndaj në krahët e tua
dua të humbas…. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:44 pm | |
| Elegji e lënë në mes për të vijuar…
O babi, o babi, sa shumë
malli do të na marrë,
o i ëmbëli i njerëzisë,
s’arrite t’i gëzosh të gjithë…
Sa mirë do të qe
të jetoje i lumtur dhe ca vjet,…
Të qeshje bukur, siç dije vet!…
Sa herë malli më merr
pyete lotin tim nga ç’ burim rrjedh…
Pyete rrëkenë time të lotit dhe ndje,
zemërplagosurën si elegjinë shpreh….
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:44 pm | |
|
III. Plane të reja poetike
Vetëm një
Për qytetin tim mahnitës
Dikur:
“Gjirokastra gurë - gurë,
mos të shkeltë këmba kurrë!”
Ishte, është dhe do të jetë:
“Gjirokastra gurë - gurë,
qytet ylberi, qilimgurtë!”
Dikur dhe tani
Gjirokastra kursim , “kopraci”-
Nofkëmbetura në histori!
Por e thënë ndryshe:
“Nikoqirja ka shumë pluse!” | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:44 pm | |
| Dje, sot dhe…. Nesër
Për mençurinë e saj të shquar,
Poetët mbetën duke kënduar! | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:45 pm | |
| Qielli im në notim
Natë, errësirë,
Qielli lart nga yjet ndrin,
(Qielli im tërësisht i nxirë)
Yllin tim shpejt në kërkim…
Gjithë, gjithçka në tregim…
Ai “hapet” na fal vezullimin,
Unë vuajtjet, trishtimin,
në Epilog: akt - gëzimin…
Çdo natë në udhëtim
gjithë, gjithçka në përjetim,
Yllbukuri herë i zbehtë
e herë- herë ndriçues,
Sytë tanë nisen
në vrapim vezullues…
(Qielli im sa i lumtur:
del në notim…) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:45 pm | |
| Shkurtima me theks
He… hesh… heshtje
Çdo ditë që ikën,
ikën, vrapon
me ankth,
mundohem
kohën e humbur
ta kap.
Çfarë, çfarë
t’i them asaj krijese?
Kur ti i fal
vetëm heshtje?!… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:46 pm | |
| A mund të shkulet shpirti?
Mendohu mirë,
kur ta takosh,
se gjaku yt, kurrë,
s’ hidhet poshtë;
ngjason me pemën
rrënjëthellë,
s’e shkul nga shpirti,
as forcë, as erë… | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde | |
| |
|
| |
| "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde | |
|