|
| "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| | | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:18 pm | |
| Alketa T. Ponde
“Krahëve të tua të humbas”
poezi
Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Recesentë: Agron Shele W.P. S
Desela Nuredini
Korrektore letrare: Yllka Ponde W.P.S
Ilustrimi fotografik: Artemisa Rrokaj
Art grafik: Elton Galanxhi
Disa nga vjershat e këtij vëllimi
u përkthyen në anglisht nga : Dritan Kardhashi
greqisht: Kosta Gaxhoni
italisht: Aleksandra Shabani
Copyright Alketa T. Ponde, 2007
Libri është përgatitur nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese
“Marin Barleti”, 2007
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:19 pm | |
| Atje ku takohen dëshirat e ylberta
“Me mijëra herë Zotit i jam lutur, kur do t’i shoh ata sytë e tu të bukur!”…
1. Qiejt e ndjenjës janë ngatërrestarë… Ata gufojnë, emocionojnë e mbushin si të duan dhe kur të duan hapësirën e tyre me “re” të bardha kalimtare, shtëllungore, me konfiguracione “kontinentesh e harta shtetesh, trajta vendesh dhe objektesh të çuditshme dhe herë - herë me skulptura resh, njerëzish, perëndish, ndjenjash. Në këtë hapësirë qiellore ka rënie të buta, të cilat parashutojnë me “parashuta ndjenjash”, ka balonime me zbukurime ‘fasadash”, që ngjiten lart në hapësira të panjohura; ka gjysmëbuzë që puthin në distanca dhe lartësi, ka përshëndetje të dhëna nga duar që sapo janë shtrënguar, por për shkaqe të ndryshme distancohen dhe pastaj ulen në fronin kujtimor dhe meditojnë, bëjnë apel për rikthime… Personazhet e kësaj Galerie Ndjenjësore “KETA” janë të shumtë dhe lëshojnë bukurinë të shpërthejë si një hardhi pjellore, nxitin mesazhet të depertojnë në kaltërsinë qiellore, por edhe në tymnajat e sajuara nga “Anti Ketat”…
Alketa pret bashkimet dhe kërkon të copëzojë ndarjet, por edhe ndarjet i përjeton në stilin e saj thjeshtësisht, plot zjarrmim, dashurim, lumturim dhe në “teatrin antik të dashurimeve” sjell pazazhe dritë – hije; shpërthen gonxhet e mbetura në pritje, thur ëndrra që janë lënë në mekje, por fantazia nxit puthërimin e etur, të mbetur diku në një kthesim “rruge”, në një mosndriçim hëne, në një përvlim njerëzish që kampionizojnë në thashethemjajën e transmetuar nga kalërimi i një të kaluare plot fshehtësi dhe pa u marrë me “romancimin” e vërtetë e real të stuhisë ndjenjësore dhe të ëndrrës më të paplakur të Globit të Dashurimit… Shpesh ky dashurim shfaqet, pushtetësohet, ndihet në sytë e bukuruar dhe qielli i të “dyve” qiellohet në formën edhe trajtën më të pëlqyeshme për protagonistët “valentinianë”… Në këtë libërth ku krahët presin, ku buzët digjen dhe përvëlohen për të folur me fjalor buzësh, kur enigmat e transmetimit janë realizuar dhe nuk dihet se kush është protagonisti… Sytë edhe këtu nuk e njohin ligjësinë e ndalimit… Një galeri tipash në këtë melodramë melankonike, ku syri qesh e qan, ku largimi lufton me pritjen, ku zilja e një celulari sjell pezm, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:19 pm | |
| mosardhje, ndjekje, habitëri, lot, dhimbje, ankth, por përsëri luleshpresa ka lëshuar bisk në atë natë madhështore formatimi, kundërbim arome ndjenjësore, në atë ndarje në perëndim të dashurimit diellor, ku dielli që bekon, nuk del të nesërmen, por në kuadraturë rishfaqet e konturuar pritja…
Sa sakrifikime dhe ëndrra, sa meditime dhe stilizime qendisjeje, sa orë fikse, ku bien kambanat e lajmërimit të dy zemrave, që kërkojnë të bashkohen, por s’munden!…Oh, o ndarje me pikë të madhe!!!... Këto ndjenjëzime nuk janë perjetime vetëm të autores, por “të të gjithave”, paçka se ato mbulohen me “rrobën” e unit, për të fituar status përjetimi të besueshëm…
Nisen fluturat e shkrimimit dhe fluturojnë në një kaltërsi që e impulson pritja, por përsëri ekzistent e kryefjalë qëndron dyshimi i mosardhjes, zëri i mekur dhe “konturimi” i një “të dua” të sjellshme.
Alketa në këtë vorbull të dallgëzimit shpirtëror lufton me forcën dhe hedhjen në veprim të dashurimit të fundit të kujtesës rinore dhe nxjerr në breg parabolën e fuqishme të mbushjemendjes: “Si mua s’të ka dashur ndonjë tjetër dhe që s’ka për të të dashur kështu kurrë!…” Del në pah shpirti i saj i bukur, i cili ka të drejtë të qëndrojë në një shtatore funksionale po të tillë!
Duke i thurur lavde dhe duke shkruar këtë histori të ngjeshur ajo apelon për të kundruar me shikim dashuritë bindëse; apelon dhe mesazhon për frute të kujdesshme të dashurisë njerëzore…Njëra që ta ndjejë veten mirë duhet të ketë njeriun që i është bërë rob i zemrës… Fashitet ndarja, afrohet diellëzimi, kur…: “Me mijëra herë Zotit i jam lutur, kur do t’i shoh ata sytë e tu të bukur!”… Alketa hedh vargje të ndiera edhe në tentativë moderne. Kështu realizon edhe shkëmbim universal vlerash, duke nisur pëllumbat e saj dashurorë dhe të paqes në drejtim të “kënduesve” të Kontinenteve…Vargjet janë në kërkim, kërkojnë si “minakërkues” në vatrën më të ndezur të ndjenjës. Zemrat e dashuruara ndalen dhe pushojnë pikërisht këtu. Fjalë të dala nga një çiltërsi e bardhësi femre, që, në këtë rast, e thotë, e shfaq hapur, ndjenjën e saj, pa u mërzitur nga prania e dhe reagimi i grerëzave opinionalë e duke kapërcyer kështu një “hark përbetues, tashmë jashtë modës…
Kristaq F. Shabani | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:20 pm | |
| Gjirokastër, prill 2007
Ua kushtoj këtë libër Yjeve të mi , shenjës sime zoodiakale:“VIRGJËRESHA”dhe gjithë botës së feminilitetit. Ne të “bukurat” kemi ardhur në jetë si krijesa që lidhim e jo shpleksim; si qenie të mençuruara që imponojmë dukshëm respekt, për të luajtur rolin e madh të avokatisë së natyrës së virgjër… Ai që i bie në qafë të bukurës, humbet arsyen… Po zbuloj botën që e mbaja përbrenda…
Autorja | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:20 pm | |
| I. Ndihem lart
e qielluar…
Trokitje e vetme
a. Hyrje e madhe dhe…
Si qenka jeta kaq e ngatërruar,
plot çudira që s’kanë të mbaruar,…
Takon në jetë befas një njeri
dhe krejt papritur ngec në dashuri… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:24 pm | |
| b. Vetëm një trokitje…
Ah, kjo jetë kaq gënjeshtare
me dashuri të lehta, kalimtare,…
Një ligjërim
kam mësuar në jetë:
“Dashuria e vërtetë,
një herë troket…”
Po ti, i dashur ç’pret?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:26 pm | |
| E pritura e madhe sërish
1.
Ti trokite lehtas tek unë,
si aromë lulesh që të dehu aq shumë;
ishin sytë e tu aq magjepsur,
më parë të tillë s’kisha gjetur…
2.
Si mund ta harroj atë natë të parë,
kur të dy ishim aq pranë
dhe porsi dy “të marrë”
me puthje të zjarrta
mbuluam kurmet tanë…
3.
Dhe unë pres e pres
atë natë sërish,
që ti të japësh
puthjet kaltërsisht,…
Po unë,
e ç’ tjetër të jap,
veç dashurisë?!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:26 pm | |
| E ankthuar
1.
E kam pritur atë natë
sa veç unë e di,
kur fare papritur
më the se nuk vij,
dhe e mërzitur
e tërë trishtim,
një gjendje të tillë , …
Ky shpirt e di…
2.
Ç’po ndodh me mua,
as vetë s’e di,
mendja më mbeti
tek stacioni “TI”,…
Ndoshta kam rënë
në dashuri,
a ndoshta në një akt
“Melankoli”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:26 pm | |
| * * *
Nguroj në telefonim,…
Më duket sikur
do të kesh lëndim…
Dhe pres,
pres një ditë
që ty prapë
të të qeshen sytë…
Kaluan javë,
kaluan muaj
dhe ne papritur
dy të huaj…
Përse, o Zot?
Ç’ish ky shndërrim?
Përse për ne
nuk “re” në mendim...? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:27 pm | |
|
Thonë…, po si?!
Thonë se jeta është e gjatë
dhe kush s’e shijoka është mëkat;
thonë se jeta vazhdon përsëri
me vuajtje, gëzim edhe lumturi… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:28 pm | |
| A mjafton?
Ikin muajt venë e vijnë
dhe ne të dy larg po rrimë,…
Vetëm biseda në telefon,
vallë të dyve a na mjafton?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:28 pm | |
| Duhet
Me halle ti, me halle unë,
Vallë, ç’të ardhme do ketë kjo punë,…
Vërtet “ato” s’kanë për të mbaruar,
po kjo jetëshkreta s’duhet jetuar?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:29 pm | |
|
Pse vetmi…?
Nga kjo jetë shumë mësova
dhe vargje vetëm për ty shkrova…
Të kam shpirt e të kam xhan,
për se në vetmi, o Zot i Madh?!!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:29 pm | |
| Këngë mallimi Cigare unë tani po pi dhe sjell ndërmend çastet me ty… Si helmi qenka ky cigar, e hidhur ndarja, i shkreti mall!… Zemra ime tërë plagë, e di, se brenda saj je e s’je ti; aty s’mund të hyjë asnjë tjetër, (fatkeqësisht) brenda saj je duke fjetur!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:30 pm | |
| Kënga jote e pakënduar Cilido në jetë është dashuruar, patjetër është ndjerë i përvëluar; por ti ike, s’e di si “ashtu” u largove dhe për mua më s’këndove!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:30 pm | |
| Çfarë…
Celulari ting, tingëllon
dhe unë vrap atë e çoj,…
Ah, anonim ky telefon,
pse s’më thotë çfarë kërkon?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:30 pm | |
|
Plagë dhe imazh…
Duke sjellë ndërmend historinë dashurore
Tatjanë- Onjegin
Diçka më tepër
prisja nga ty,
të më falje
më shumë dashuri,
por edhe zemra jote
është plagë si imja,
këtë e di, ndaj për ty
do të gjej shërim…
Ndoshta s’jam asgjë për ty,
a ndoshta thjesht
një imazh, simpati…
Ah, tek unë ke hyrë xhelozi
se zemra ime
ka ndjerë për ty!…
Je i vetmi njeri që për ty krijoj,
(“Onjegini im!”)
pa e ditur se çfarë më ngacmon,…
Mos vallë një dashuri
pa jetëgjatësi,
a po mos ndonjë dashuri
mbetur në ditar a në poezi?!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:31 pm | |
| Këngë që del nga shpirti
1. shumë
Sa vargje për ty
me frymëzim,
sa mesazhe të dërgova,
shpirti im!…
2. ngrirje
Telefonat, vallë,
pse heshtur rrinë,
mos ndoshta
dhe ata kanë ngrirë?!
( Si nuk dashkërkan
ta ndihmojnë rininë?!…)
3. larg
A mund të quhet “dashuri”,
kur ti më fal veç largësi?…
4. jo, as…
Kjo gjë, tashmë, e di, ka kuptim,
o xhan, o shpirt
më nga mua
s’do të kesh shqetësim.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:31 pm | |
| Rri e pres me lot në sy
U dashuruam si dy të marrë,
por… erdhi një ditë dhe u ndamë,
kaluam bashkë vite të arta,
sa të ëmbla dhe të zjarrta!…
Shumë të tjerë zili na kishin,
por ne asqë donim t’ia dinim,…
Syri i keq për së gjalli na ndau
dhe ajo zemër veç qau e qau!…
Nga dashuria jonë erdhi një fëmijë,
ai akoma s’po e njeh babin e tij,
por shpresoj se kjo ditë do të vijë,
kur ai ta ketë në krahët e tij…
Ndoshta s’jam asgjë për ty tani,
por unë e kam ende atë dashuri
dhe vendin tënd s’e zë asnjë njeri,
se sytë e tu i kam çdo çast në shtëpi…
Pres çdo ditë me lot në sy,
për atë zgjidhje që s’e jep dot ti…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:32 pm | |
| Puth vetveten
Tani që varka ime në det po del,
e pse mos ta puth veten vërtet,
E di që nga ana tjetër zili do të ketë…
Jam mbretëreshë,…
A të pëlqen , i dashur, të bëhesh Mbret?!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:32 pm | |
|
II. Fluturzat e mia poetike
Letra e parë poetike
Flutura e parë dashurore
Një fjalë jotja: Lumturim,
një prekje jotja: Jeta në ëmbëlsim,
se është ndjenja që më ploton
që e dua aq shumë,
ti nuk e beson…
Për ty bëj gjithçka pa hile,
pa shaka,
se je dashuria
e fundme e rinisë sime
dhe s’dua të më mbeten kujtime
me lot e dhimbje…
Nuk e di si duhet të shprehem,
nuk e di si duhet të flas,
e thënë troç, di se të dua
dhe s’dua të të humbas!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:32 pm | |
| Letra e dytë poetike
Flutura e dytë dashurore
ngjason me të parën
Gjithmonë kam dashur
të kisha një njeri
që veç ta doja unë,
të më donte dhe ai;
të ishte imi për jetë e mot
dhe fjalën e hidhur “tradhti”
të mos ta duroja dot…
Mbështetem, rri, meditoj
as vetë s’e di,
gjithmonë mendjen
pse duhet ta kem tek ty?
Nëse besdisesh nga fjalët e mia,
Dije, e thënë troç,
e kam … nga dashuria,
Ty të të iki sadopak mërzia,
(të hiqet vetmia…).
Je ilaç për shpirtin,
( o i shtrenjti Onjegin)
se tek ty gjej veç shërim;
ndaj të dua si e marrë
dhe s’ka zot në tokë, në qiell,
furinë time dashurore
të ma ndalë!…. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:33 pm | |
| Letra e tretë
Flutura e tretë dashurore
Ndoshta të çmenda
me këto ndjenja,
me këtë “shkrim”;
ndoshta dhe telefoni
është në zemërim…
Por, për njeriun që dua,
sa të kem jetë
do të shkruaj!…
Dua që ti të jesh i lumturuar
dhe të thuash, vazhdimisht të thuash
se sa vërtetë të dua,
të dua, të dua… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde Sun Dec 28, 2008 10:33 pm | |
| Vure re ç’thotë flutura
Në prag të madh dhimbjeje shpirti
Ndryshe dhe kënga e mosardhjes
Thonë se jeta është luftë
dhe kur maja arrin:
Humbet njeriun
që do më shumë…
Pse vallë tregohet
jeta kaq katile
dhe njerëzve u shkakton
lot , u shkakton dhimbje?!…
Ata që deshëm ti dhe unë
shpirtin na e bënë shkrumbë…
Kemi mall e derdhim lot,
por ç’e do,
Ata s’na vijnë më dot… | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde | |
| |
| | | | "Krahëve të tua të humbas" nga Alketa Ponde | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |