|
| Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme | |
|
+8xhiti xhema BashKom Atdhetari murturi egzona- Liisi Sofra 12 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Feb 19, 2009 6:38 am | |
| 2. ILIRIA NË PERIUDHËN E RËNIES SË PERANDORISË ROMAKE Historia e ilirëve gjatë shek. IV, V e VI e. sonë, një periudhë që ka të bëjë me krizën e sistemit antik të prodhimit dhe me rënien e Perandorisë Romake, ndryshe nga ajo e tre shekujve të parë të erës sonë ka mbetur më pak e studiuar. Vëmendjen e studiuesve për këtë periudhë e kanë tërhequr sulmet e “barbarëve” dhe luftërat që Perandoria Romake dhe më pas perandoria e hershme bizantine kanë bërë për mbrojtjen e kufijve veriorë. Nuk ka munguar interesimi i historiografisë së huaj edhe për “perandorët ilirë”, të cilët bënë përpjekje për t’ia zgjatur jetën Perandorisë Romake dhe njëkohësisht rendit skllavopronar në rënie e sipër. Kjo është, në historinë e ilirëve, një periudhë plot me ngjarje të rëndësishme, në të cilën ndodhën invazione e dyndje popujsh të ndryshëm, që u shoqëruan me ndryshime në përbërjen etnike të popullsive ballkanike. Shekujt IV-VI janë jo vetëm periudha e përballimit me sukses të invazioneve barbare, por edhe periudha e rigjallërimit të ilirëve pas rënies së Perandorisë Romake, rigjallërim që shfaqet në shumë aspekte të jetës e të kulturës së tyre. Ndryshe nga ajo e veriut, popullsia ilire e trevave jugore u qëndroi dyndjeve dhe invazioneve “barbare” duke ruajtur fizionominë e vet etnike. Kjo me të drejtë është njohur si një premisë themelore historike e etnogjenezës së popullit shqiptar, sepse në këtë trevë, në mesjetën e hershme, u mbrujt kombësia shqiptare. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Feb 19, 2009 6:39 am | |
| Kriza e sistemit antik të prodhimit dhe e Perandorisë Romake Duke filluar nga shek. III e. sonë, në Perandorinë Romake mënyra antike e prodhimit i kishte shteruar mundësitë e saj për një zhvillim të mëtejshëm dhe filloi të shkonte drejt rënies. Skllavëria nuk sillte të ardhura si më parë. Rendimenti i skllevërve, që nuk kishin asnjë nxitje për punë, bëhej gjithnjë e më i pakët, kurse shfrytëzimi i tyre më pak i leverdisshëm dhe skllevërit e tepërt ishin bërë një barrë e rëndë për pronarët e tyre. Marrëdhëniet e vjetra po bëheshin një pengesë në rrugën e zhvillimit shoqëror. Filloi kështu kriza e përgjithshme e sistemit antik të prodhimit. Në fushën e ekonomisë kriza u shfaq me rënien e prodhimit, me varfërimin e masave të gjera të popullsisë, dobësimin e lidhjeve tregtare midis krahinave e provincave të ndryshme. Në shumë qytete pati një ulje të nivelit të jetës, çka është vërejtur edhe në zbulimet arkeologjike. Me rënien e qendrave të mëdha zejtare banorët e provincave nisin t’i prodhojnë në vend sendet për të cilat kishin nevojë, por kësaj radhe për një rreth të ngushtë konsumatorësh. Në gjendjen e krijuar duke filluar nga shek. IV u rrit edhe më shumë roli i bujqësisë. Ajo u bë dega vendimtare e prodhimit në gjithë botën antike. Ekonomia e latifondeve, që ishte bazuar në punën e skllavit nuk sillte më të ardhura ndaj, ekonomia e vogël u bë përsëri e vetmja formë e bujqësisë që sillte fitime. Banorët e provincave mbetën gjithnjë nën presionin e vazhdueshëm të taksave, prej të cilave nëpunësit perandorakë kërkonin të nxirrnin burime të ardhurash sa më të mëdha. Burimet e shkruara antike përmendin Probin, sundimtarin e Ilirikut, i cili që nga fundi i shek. III e.sonë, duke mbledhur taksat në mënyrë të padrejtë, i kishte dobësuar krahinat veriore ilire, para se ato të shkatërroheshin nga barbarët. Një shenjë tjetër e krizës ishte edhe dobësimi i pushtetit qendror në perandori. Gjendja e keqe e popullsisë qytetare e fshatare u bë shkak për shpërthimin e kryengritjeve. Në kryengritjet me skllevërit e kolonët u bashkuan si fshatarët e varfër, dhe vegjëlia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi thellë regjimin perandorak. Shpeshherë perandorët e sundimtarët për të shtypur kryengritjet e popullsive të provincave kërkonin ndihmën e barbarëve. Kështu veproi perandori Honor me gotët e udhëhequr nga Alariku: në vitin 395 e. sonë kishin ngritur krye taulantët dhe duke mos qenë në gjendje të shtypte “kryengritjen e shtetasve të tij”, Perandori dërgoi kundër ilirëve vizigotët që ishin futur asokohe në Ballkan. Në acarimin e krizës së përgjithshme të sistemit antik të prodhimit një rol jo të vogël kanë luajtur sulmet e “barbarëve”. Kufijtë veriorë e verilindorë që nga shek. III e këtej filluan të sulmoheshin gjithnjë e më shumë nga fise të ndryshme “barbare”. Një nga shfaqjet më të rënda të krizës që ndikoi në dobësimin e perandorisë ka qenë edhe prirja e qarqeve sunduese të provincave për t’u shkëputur nga pushteti qendror dhe sidomos lufta për pushtet ose lufta midis senatit e ushtrisë, midis perandorëve të senatit e perandorëve të ushtrisë, bashkë me ta edhe ndryshimet e shpeshta në fron. Mbështetja e vetme e sigurt e pushtetit perandorak u bë ushtria. Në periudhën e krizës dhe pas saj, pjesa më e madhe e ushtrisë vinte kryesisht nga popullsia fshatare e provincave. Në provincat periferike një vend të dorës së parë zinin provincat ilire, sidomos ato veriore e lindore ku ishin përqendruar njësi ushtarake të shumta dhe ku prona e vogël e tokës kishte një peshë të madhe. Ushtria, e cila vinte nga këto shtresa, u bë mburoja e fundit e perandorisë dhe filloi të luajë një rol vendimtar në ngjarjet politike të kohës. Nga gjiri i saj u krijua një pari e fortë provinciale e interesuar për ruajtjen e skllavopronarisë dhe e gatshme për të luftuar kundër skllevërve, kolonëve dhe shtresave popullore, të cilat ngrinin krye herë pas here Në vitin 212 e. sonë, i imponuar nga fillimet e krizës dhe situata e krijuar si pasojë e saj, perandori Karakalla shpalli ediktin e tij, me anë të të cilit popullsive të provincave të konsideruara deri atëhere “të huaja” iu dhanë të drejtat e qytetarisë romake. Perandoria Romake e mori këtë masë për të zgjeruar bazën shoqërore mbi të cilën mbështetej pushteti qendror dhe për rëndësinë që kishin provincat e pasura të Gadishullit Ballkanik. Në këtë mënyrë u thellua edhe më shumë procesi i “provincializmit” dhe i “barbarizmit” të Perandorisë Romake. Masat e marra nga perandorët në shek. III dhe më vonë nuk mundën të ndalonin krizën e përgjithshme dhe të ruanin skllavopronarinë. Këtë nuk mundën ta bënin as disa nga përfaqësuesit e shtresave sunduese provinciale, të cilët arritën të bëhen edhe perandorë. Në shekujt III-IV e. sonë, madje deri në shek. IV në krye të Perandorisë Romake kanë qenë disa perandorë me prejardhje ilire. Perandorë “ushtarë” ilirë kanë qenë: Deci, Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe Konstandini. Burimet e shkruara bashkëkohëse tregojnë se këta perandorë, si përfaqësues të qarqeve sunduese provinciale, në vija të përgjithshme ndoqën një politikë, e cila synonte të forconte pushtetin e perandorit, të ruante skllavopronarinë dhe të shtypte lëvizjet kryengritëse. Ata forcuan ushtrinë dhe me anën e saj u përpoqën të mbronin kufijtë e perandorisë nga sulmet e jashtme. Figura më kryesore midis perandorëve ilirë ka qenë Diokleciani, një ilir nga qyteti Dioklea (në provincën e Dalmatisë), që sundoi në vitet 284-305. Diokleciani ndoqi të njëjtën politikë si paraardhësit e tij, por ai bëri edhe disa reforma administrative e ushtarake. Perandoria Romake u nda në katër prefektura dhe 12 dioceza. Në pjesën lindore të saj gjendej prefektura e Ilirikut, e cila ndahej në tri dioceza e në disa provinca. Tokat shqiptare që nga gjysma e parë e shek. IV, qenë përfshirë në provincën e Prevalit me qendër Shkodrën, ku bënin pjesë Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipëria Veriore, në provincën e Dardanisë me qendër Skupin, ku hynin pothuaj të tëra krahinat e Kosovës së sotme, në provincën e Epirit të Ri me qendër Dyrrahun, që përmblidhte krahinat e Shqipërisë Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe në provincën e Epirit të Vjetër, me qendër Nikopolin, ku hynin tokat në jug të Vjosës deri në gjirin e Prevezës. Me reformat e tij ushtarake Diokleciani e rriti numrin e legjioneve dhe formoi me ushtarë të zgjedhur njësi ushtarake të lëvizshme, të cilat në kohë lufte shoqëronin sundimtarët dhe në kohë paqeje qëndronin si garnizone në qytetet e kështjellat e provincave. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. III, por në mënyrë të veçantë gjatë shek. IV në provincat ilire u bënë ndërtime me karakter fortifikues dhe u hapën e u riparuan rrugë të ndryshme. Në radhë të parë këto punime u bënë në provincat veriore dhe shërbyen për mbrojtjen e kufijve nga sulmet e “barbarëve”. Por edhe në provincat e brendshme jugore, po për qëllime ushtarake u rifortifikuan shumë qytete dhe u ngritën kështjella të reja. Ndryshe nga ato të veriut, përveç detyrës së mbrojtjes së Perandorisë nga invazionet e “barbarëve”, që mund të hynin në Gadishullin Ballkanik, ato patën edhe një mision tjetër, shërbyen për qëndrimin e garnizoneve dhe për të përballuar kryengritjet e vendësve, të cilat u shtuan në situatën e krijuar nga kriza e rendit skllavopronar. Reformat administrative e ushtarake dhe ndërtimet fortifikuese të bëra nga Diokleciani e vonuan pak rënien e Perandorisë Romake, por nuk mundën ta ndalonin. Në këtë drejtim një rol jo të vogël kanë luajtur provincat veriore e verilindore ilire, por ndihmuan edhe rrethanat politike, sidomos lufta kundër sulmeve të barbarëve në kufirin danubian. Kjo luftë kishte një karakter të dyfishtë për perandorët e komandantët ushtarakë ilirë, ishte një luftë për mbrojtjen e vendit të tyre, por edhe për mbrojtjen e Perandorisë me të cilin ishin lidhur ngushtë interesat e tyre. Në sajë të disa masave që mori paria e re provinciale, duke përfshirë edhe atë ilire, u bë e mundur të përballohej për një farë kohe kriza e Perandorisë Romake. Por ato nuk mundën ta shmangnin atë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Feb 19, 2009 6:39 am | |
| Tiparet e krizës në provincat ilire Shthurja e sistemit antik të prodhimit, që përfshiu gjithë perandorinë dhe që ishte arsyeja themelore e krizës së saj, nuk pati kudo përpjesëtime të njëjta. Në Lindje dhe në Ilirik, ku prona private ishte zhvilluar më ngadalë, kjo krizë nuk qe aq katastrofike sa në provincat perëndimore. Pas shek. III e. sonë edhe në provincat ilire bujqësia fitoi një rëndësi të madhe. Në fshatin ilir, deri në fund të shek. IV e. sonë ka pasur një rritje të prodhimit bujqësor. Sipas burimeve të shkruara në Ilirik ka pasur fshatarë të pasur që kishin skllevër, të cilët ishin, kryesisht, robër lufte me origjinë gote. Në provincat ilire, për një farë kohe u gjallëruan edhe pronarët e mëdhenj të tokave, që i shtuan pronat e tyre pas rënies së qyteteve. Por latifondet qenë relativisht të pakta dhe të kufizuara në ultësirat bregdetare. Me gjithë gjendjen e keqe që u krijua në Perandorinë Romake, në provincat ilire fshatarët e lirë mbetën edhe për një farë kohe një forcë e madhe. Për ruajtjen e popullsisë së lirë fshatare dhe për ta mbrojtur atë nga shkatërrimi prej borxheve, ishin të interesuar edhe perandorët, të cilëve u duhej si rezervë për ushtrinë dhe për taksat e ndryshme. Në zonat e brendshme malore ilire kishte edhe bashkësi fshatare, pjesëtarët e të cilave ishin zotërues tokash. Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për një zhvillim të bujqësisë dhe të vendbanimeve fshatare në Iliri në shek. III-IV. Veglat bujqësore prej hekuri ishin të zakonshme dhe mbizotëruese në inventaret e varreve të kësaj kohe, që u takonin vendbanimeve fshatare kryesisht të vogla. Vendbanimet fshatare u shtuan edhe në zonat e brendshme; disa prej tyre qenë lidhur me minierat e ndryshme, të cilat në kohën e krizës kishin kaluar në duart e banorëve vendas. Në pronat bujqësore të provincave ilire filloi të shtohet numri i kolonëve, një dukuri që njihej edhe më parë. Kolonët në fillim kanë qenë qiramarrës të lirë dhe vinin kryesisht nga radhët e fshatarëve të rrënuar dhe të mbetur pa tokë. Kolonë zunë të bëheshin edhe robërit e luftës. Borxhet, që erdhën duke u shtuar i shkatërruan kolonët, fillimisht të lirë, dhe i bënë pjesë të pandarë të tokës. Në përgjithësi gjendja e kolonëve edhe në Ilirik ka qenë e keqe dhe nuk ndryshonte nga ajo e skllevërve. Në kushte të tilla kolonët braktisnin shpesh tokat dhe arratiseshin. Perandori Konstandin, me anë të një dekreti, kishte shpallur se të gjithë ata që fshihnin kolonët e ikur gjobiteshin, kurse kolonët e arratisur duhej të ktheheshin me forcë në vendbanimin e tyre. Ky ligj u përsërit disa herë, por pa sukses. Në vitin 371 të e. sonë u lëshua një urdhër i posaçëm për kolonët e Ilirikut. Tani ligjet ndalonin shitjen e kolonëve pa tokën, kështu që këta të fundit u shndërruan në një shtresë shoqërore që lidhej me tokën. Të gjitha masat që mori perandoria në kohën e krizës në fushën e marrëdhënieve agrare kishin të bënin me politikën fiskale të saj. Taksat që paguanin pronarët e tokave caktoheshin jo vetëm sipas sipërfaqes së tokës që ata kishin, por edhe nga numri i frymëve, i njerëzve që punonin në to. Kolonët mbetën të lidhur me tokën, ata ishin paraardhësit e bujkrobërve të kohës së mesjetës. Pas shek. III e. sonë kriza e tatëpjeta e përgjithshme pati përfshirë edhe mjaft qytete të provincave ilire, sidomos të atyre jugore, duke ndikuar në rënien e jetës qytetare, ndonëse jo në atë masë si në pjesën perëndimore të perandorisë. Qytete të rëndësishme, si Apolonia, Bylisi, Amantia, Foinike, Antigonea e ndonjë tjetër që si koloni, municip apo qytet “i lirë” i qenë përshtatur organizimit administrativ, me fillimin e krizës së sistemit antik të prodhimit e me rënien e ekonomisë morën tatëpjetën për t’u zhdukur më vonë bashkë me ato qytete ilire që kishin filluar të binin që në dy shekujt e parë të erës sonë. Disa prej këtyre qendrave të vjetra qytetare nuk mundën të qëndrojnë si të tilla edhe pse u bënë qendra peshkopatash. Një dukuri që nis të duket në shek. IV e. sonë ka qenë ngritja e gjallërimi i disa qytezave të lashta e të reja, të fortifikuara me nismën e fuqinë e popullsisë vendase, roli ekonomik i të cilave u rrit, i ndihmuar nga kriza ekonomike e politike e perandorisë. Në rrënimin e qyteteve ndikuan faktorë të ndryshëm. Së pari, duhet theksuar rënia e pronës së vogël e të mesme bujqësore të lidhura me qytetin, të cilat kishin ruajtur deri vonë tiparet e një ekonomie skllavopronare. Gjatë shek. IV pronat tokësore të qyteteve u fortifikuan nga perandorët dhe nga kleri kristian ose kaluan në duart e pronarëve të mëdhenj. Pronat e mëdha tokësore dhe fshatrat me bashkësi të lira luanin asokohe një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të perandorisë. Në këto prona e fshatra u zhvillua edhe zejtaria, me të cilën u morën në latifondet skllevërit e kolonët dhe në fshatrat zejtarët e lirë. Pranë tyre u zhvendosën një pjesë e popullsisë së qyteteve dhe u krijuan tregjet. Qytetet humbën edhe autonominë e privilegjet e vjetra duke kaluar nën vartësinë e prokuratorëve, të cilët ishin emëruar nga sundimtarët e provincave. Edhe gjendja e shtresës së lartë qytetare ishte keqësuar shumë. Kuritë që kishin zënë vendin e dekurionëve të mëparshëm, të cilët mbanin ofiqet administrative në qytetet, u pakësuan. Ata jo vetëm që duhej të nxirrnin nga qytetet detyrimet e taksat, por ishin të detyruar të paguanin edhe vetë. Detyra e kurive u bë një barrë e rëndë; nën shtrëngimin e sundimtarëve, në disa qytete ajo u bë e trashëgueshme. Kurialët që të shpëtonin nga detyrimet e rënda largoheshin nga qytetet, duke ikur në fshat ose duke u futur në ushtri. Në gjysmën e dytë të shek. IV ndonjë perandor bëri përpjekje për të rimëkëmbur kuritë qytetare, por pa sukses. Rendi i kurive e kishte jetuar kohën e tij. Qytetet mbetën në duart e nëpunësve perandorakë, të cilët u pasuruan në sajë të shpërdorimeve që bënin në kurriz të shtresave të ulëta qytetare. Kjo gjendje vazhdoi në ato qytete që përballuan krizën. Në provincat jugore jeta qytetare nuk u shua; pati edhe qytete, të cilat mbetën si qendërbanime të rëndësishme, sidomos në ultësirën bregdetare. Në një burim të shkruar, kur tregohet për pushtimet e bëra nga Teodoriku në provincën e Epirit të Ri thuhet: “askush nuk do të duronte që ai të mbante qytete kaq të mëdha”. Qyteti më i madh në trevën jugore ilire, i cili jo vetëm ruajti fizionominë e tij, por nga shekujt V e VI, sidomos në këtë të fundit, pati një zhvillim e lulëzim të mëtejshëm, ka qenë Dyrrahu. Ai ishte njëkohësisht edhe kryeqendër e provincës dhe seli peshkopale. Një funksion të tillë ka pasur edhe qyteti i Skodrës. Mbetën si qendra qytetare, edhe pse për një farë kohe u degraduan si kështjella me karakter më tepër ushtarak, qytetet e qytezat e lashta të Lisit, të Antipatresë, të Aulonit, të Kaninës, të Adrianopolit, të Justinianopolit, të Buthrotit etj. Në shekujt IV-VI pati edhe kështjella ushtarake që u kthyen në qendra qytetare, sikurse ndodhi me Skampinin. Një tablo tjetër kemi në qytetet e provincave veriore dhe të brendshme ilire, të cilat kishin reparte ushtarake të shumta. Në disa qytete, si në Salona, Naisi e ndonjë tjetër ka pasur një ngritje të madhe të atyre degëve të zejtarisë që lidheshin me ushtrinë. Për këtë qëllim u zgjerua punimi i hekurit dhe punishtet për përpunimin e tij. Në provincat ballkanike prodhohej rreth 40% e armëve të ushtrisë romake. Qyteti Nais i Dardanisë ishte njëri nga qytetet ku ndodheshin punishtet e mëdha perandorake për prodhimin e armëve. Nga provincat e Dalmatisë dhe të Dardanisë, sipas një burimi të shkruar të kohës, vazhdonin të tregtoheshin si mallra të kërkuara, hekuri, druri dhe prodhimet blegtorale. Por me gjithë zhvillimin që patën disa qytete, gjendja që u krijua në përgjithësi në qytetet e provincave ilire që kishin përballuar krizën, qe e rëndë. Kjo bëri që perandorët të merrnin disa masa për të shmangur rrënimin e shtresave të ulëta e të mesme qytetare të përbëra nga zejtarët, tregtarët, pronarët e tokave, sepse ndryshe rrezikoheshin të ardhurat shtetërore. Për këtë qëllim në qytetet e Ilirikut u krijua institucioni për mbrojtjen e shtresave të ulëta qytetare, i cili duhej të kishte pushtet në çështjet policore, juridike dhe financiare. Por këto masa nuk u zbatuan dhe gjendja e vështirë e popullsisë së qyteteve të Ilirikut nuk u përmirësua; nëpunësit perandorakë vazhduan veprimet e tyre grabitëse, sepse më vonë dolën dekrete të tjera që kishin të njëjtën frymë. Ashtu si në pronat bujqësore e në fshatrat, edhe në qytete u lëshuan urdhëresa perandorake që të siguronin pagesën e rregullt të taksave dhe furnizimin e ushtrisë me mallra e prodhime të ndryshme. Në shek. IV të gjithë zejtarët qenë shtrënguar të regjistroheshin në kolegje nga të cilat as fëmijët e tyre që trashëgonin zanatin nuk mund të largoheshin. Por si skllevërit, kolonët e fshatarët e varfëruar, edhe shtresat e ulëta qytetare nuk e duruan këtë gjendje, ndaj ngritën krye, duke u bashkuar edhe me “barbarët” që invadonin gjithnjë e më shpesh Gadishullin Ballkanik. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Feb 19, 2009 6:40 am | |
| Provincat ilire Me ndarjen e Perandorisë Romake në fund të shek. IV provincat ilire mbetën me perandorinë e Lindjes, Bizantin. Edhe pasi u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine struktura ekonomiko-shoqërore e provincave ilire nuk ndryshoi. I vetmi ndryshim ishte se ato u bënë krahina periferike të perandorisë, çka ndikoi më vonë në jetën e tyre. Në Perandorinë Bizantine, ku bënin pjesë krahina të pasura me qendra të mëdha zejtare dhe ku ruheshin fshatarët e zejtarët e lirë, kriza e skllavopronarisë nuk ishte ndjerë aq shumë. Edhe pse nuk arriti të ndalonte dyndjet e “barbarëve” në Ballkan, Perandoria Bizantine me burimet e saj ekonomike mundi të përballonte gjendjen e krijuar gjatë këtyre dyndjeve dhe të qëndronte si një shtet i madh edhe një mijë vjet të tjera. Kurse perandoria e Perëndimit nuk mundi të rezistojë para sulmeve të “barbarëve” dhe në vitin 476 ra në duart e gjermanikëve, të udhëhequr nga Odoakri. Në shek. V-VI provincat jugore e juglindore ilire si Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër, pas shkatërrimeve e dëmeve të shkaktuara nga invazionet barbare u mëkëmbën, madje në shek. VI patën një farë ngritjeje që u vu re në shumë drejtime. Bujqësia mbeti edhe në këta shekuj një degë e rëndësishme e ekonomisë. Karakteri i pronave bujqësore mbeti ai që kishte qenë edhe më parë. Në disa vendime shtetërore që i takojnë vitit 535 duket shumë qartë gjendja e pronave bujqësore në Ilirik. Qëllimi i këtyre vendimeve ishte ndalimi i përpjekjeve të pronarëve të mëdhenj dhe i fajdexhinjve për t’u marrë fshatarëve borxhlinj tokat e bagëtitë. Në pronat e mëdha bujqësore figura qendrore ka qenë koloni. Në legjislacionin e asaj kohe flitet për kolonë të lirë e kolonë të varur. Të parët, krahas tokës që merrnin nga pronarët, kishin edhe ngastra e vegla të tyre, kurse të fundit ishin të lidhur pas tokës; as vetë, as edhe fëmijët e tyre nuk mund të largoheshin nga vendet ku ishin regjistruar. Më vonë, midis kolonëve nuk kishte më asnjë ndryshim çka u pasqyrua më pas edhe në legjislacion. Edhe në shekujt V-VI në provincat ilire nuk qenë zhdukur pronat e vogla tokësore; në viset malore vazhdonin të ruheshin edhe bashkësitë e lira fshatare. Si më parë, edhe tani shteti bizantin duke ruajtur pronat e vogla fshatare dhe duke ndaluar rrënimin e tyre, kërkonte të siguronte një prodhim sa më të madh drithërash, të mblidhte taksat dhe të rekrutonte ushtarë. Fshatarët ishin të detyruar të kryenin edhe angari të shumta në hapjen e rrugëve, në ndërtimin e urave e të kështjellave. Për t’u shkëputur nga vështirësitë ekonomike, ngarkesat e shumta me taksa, veprimet e padrejta e dhuna e nëpunësve të financave dhe për të mos u kthyer në kolonë, fshatarët kërkuan mbrojtjen e pronarëve të mëdhenj me ndikim që ishin të interesuar të kujdeseshin për ta (v. 468). Lindi kështu patronazhi latifondar, i cili u përhap mjaft saqë perandorët nxorën urdhra për ta ndaluar atë. Rrënimi i fshatarësisë u bë më i theksuar, veçanërisht në fund të shek.V dhe në fillim të shek.VI, kur ajo u ngarkua me taksa edhe më të rënda. Fshatarët e provincave ilire qenë të detyruar t’u paguanin pronarëve të mëdhenj të tokave një taksë të re në të holla, ndërsa shtetit në ar. Të gjitha këto ndihmuan në ruajtjen në këto provinca të marrëdhënieve mall-para, por fshatarët qenë shtrënguar të shisnin në treg prodhimet e tyre ose të merrnin hua nga fajdexhinjtë. Duke mos qenë në gjendje për të paguar me kohë borxhet ata duhet t’u dorëzonin atyre gjithçka zotëronin dhe pastaj të kërkonin mjete jetese në qytetet ose të hynin në radhët e ushtrisë. Në këtë mënyrë, në ushtrinë e perandorisë së hershme bizantine hynë shumë ilirë. Për provincat jugore ilire të asaj kohe ka qenë karakteristik zhvillimi i bujqësisë në qendërbanime të vogla, të fortifikuara, të cilat, sikurse tregojnë të dhënat e arkeologjisë, të shek. V-VI, ishin bërë qendra të rëndësishme ekonomike. Por në këta shekuj ekzistonte një ndryshim midis provincave jugore e veriore; këto të fundit i përballuan të parat goditjet e sulmeve të “barbarëve”. Në provincat jugore që nuk u prekën aq nga inkursionet e barbarëve dhe qenë krahina pa trupa të rregullta ushtarake, u ruajt në mënyrë më kompakte popullsia e vjetër fshatare e qytetare. Burimet e shkruara tregojnë se edhe në shek. V dardanët përbënin një popullsi të madhe e kompakte, kurse nga burimet mbishkrimore rezulton se në këtë provincë edhe në shek. VI vazhdonin të ruheshin emra vetjakë e emra fshatarësh ilirë. Në provincat ilire edhe në shek. V e VI jeta qytetare vazhdoi pa ndërprerje, megjithëse numri i qyteteve ishte pakësuar edhe më shumë. Hierokli, në udhërrëfyesin e tij të shek. VI përmend në katër provincat jugore ilire, emrat e 27 qyteteve, disa prej të cilave ishin edhe qendra peshkopale. Sidoqoftë, me gjithë numrin e pakësuar të qyteteve dhe krizën e skllavopronarisë, në shek. VI, në Iliri kishte ende qytete relativisht të pasura ose qytete që kishin ruajtur rëndësinë e tyre. Në këtë kohë, pas shkatërrimeve të shekujve paraardhës, ka qenë karakteristike një rigjallërim i jetës në qytet dhe në fshat, dhe një qëndrueshmëri në raportet mall-para. Që nga fundi i shek.V dhe gati gjatë gjithë shek. VI, kur ndodhi rilulëzimi i jetës qytetare, numri i monedhave u shtua në mënyrë të ndjeshme. Monedha të kësaj kohe, e sidomos monedhat e perandorit Justinian, të perandorit Justin qarkullonin gjerësisht; ato gjendeshin jo vetëm në qytetet, por edhe në qendërbanime të fortifikuara e të vogla e në zona të brendshme malore. Në pjesën ballkanike të perandorisë së Bizantit një qytet i madh ka qenë Dyrrahu. Në Dyrrah vinin anije nga vende të ndryshme të Mesdheut, kurse rrugët tokësore që niseshin nga ky qytet nuk e kishin humbur rëndësinë e tyre. Këtu ndodheshin punishtet dhe arsenalet që furnizonin me armë e me mjete të tjera ushtrinë e flotën perandorake. Qyteti, dy herë i dëmtuar nga tërmetet dhe nga pushtimi i gotëve, ishte mëkëmbur dhe zbukuruar me mure të reja. Perandori bizantin Anastasi (v. 491-518) që ka qenë me origjinë nga ky qytet, e rrethoi Dyrrahun me një kurorë trefishe muresh mbrojtëse dhe ndërtoi aty një hipodrom të madh. Shkrimtari i shek. VI, Prokopi nga Gaza, e përshkruan Dyrrahun “si një qytet të madh që zgjatet nga toka në det, që ka me tepricë nga ato që mund të prodhojë toka e deti”. Ndërtime me karakter fortifikues në provincat jugore ilire janë bërë edhe pas sundimit të Anastasit. Prokopi i Cezaresë, bashkëkohës i perandorit Justinian ka shkruar se ky i fundit, për të mbrojtur perandorinë e provincat e saj nga sulmet e mundshme të barbarëve, ndërtoi e rindërtoi një varg kështjellash. Vetëm në tri provincat ilire jugore sipas listës së hartuar nga autori i mësipërm, numri i qendërbanimeve të fortifikuara arrinte deri në 168. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se në shek. V-VI në Iliri janë ndërtuar një tok kështjellash, shumë prej të cilave nuk përfshihen në listën e atyre kështjellave, që sipas Prokopit të Cezaresë janë ndërtuar e rindërtuar nga perandori Justinian. Përveç qyteteve të rrethuara rishtas me mure, por shpeshherë të kufizuar në sipërfaqe të vogla, vërehen në këta dy shekuj përpjekje të vetë popullsisë për të fortifikuar qendërbanime të reja ose për t’u kthyer në kështjellat e vjetra. Sikurse është provuar nga të dhënat arkeologjike, në këta shekuj vihet re një rritje e rolit ekonomik të qytezave të reja të fortifikuara, sidomos në ato krahina ku ishte dobësuar autoriteti perandorak. Kjo bëri, sidomos në periudhën parafeudale, që të rigjallërohet popullsia vendëse dhe që krahinat e brendshme të fitojnë një rëndësi të veçantë, e cila do të shfaqet që nga shek. VII e më tej në vendosjen e feudalizmit si sistem ekonomik. Në shek. VI u krijuan kushtet jo vetëm për ndërtime me karakter mbrojtës, por edhe për ndërtime të tjera me karakter monumental. Kësaj kohe i përkasin ndërtime të shumta të kultit të krishterë në qytetin e Bylisit, Butrintit si dhe në qendrat e tjera të vogla. Këto kanë qenë monumentet e fundit të shoqërisë antike. Në shek. VI autoriteti perandorak ishte ende i fortë në krahinat bregdetare dhe në qytetet. Qytetet e provincave ilire nuk kishin më magistraturat municipale, as edhe vetadministrimin e vjetër. Ato kishin rënë në duart e funksionarëve perandorakë. Nga paria e vjetër sunduese kishte mbetur një pakicë e vogël e përbërë nga pronarët e mëdhenj të tokave. Funksionarët shtetërorë dhe të kishës i ruajtën të paprekura pozitat sunduese. Nga radhët e kësaj shtrese qenë zgjedhur edhe perandorët. I tillë ka qenë edhe Anastasi që vinte nga gjiri i aristokracisë senatoriale të Dyrrahut. Por edhe në këtë kohë ushtria vazhdonte të luante një rol të rëndësishëm në shtetin e Bizantit dhe prej asaj vazhduan si më parë, të dilnin perandorët. Ushtarakë ilirë, që kishin bërë karrierë në ushtrinë bizantine qenë edhe perandori Justin I (518-527) dhe ai Justinian (527-565). Sipas një burimi të shkruar bizantin perandori Justin, fshatar me origjinë nga Dardania, duke mos siguruar dot jetesën në vendlindjen e tij kishte shkuar në Konstantinopol dhe kishte hyrë në radhët e ushtrisë, ku arriti më pastaj deri në postin më të lartë shtetëror. Me kohë, në qarqet sunduese të provincave ilire, si kudo në perandori, një rol të madh filloi të luante kisha e krishterë e përfaqësuar nga kleri i lartë, i cili për shërbimet kundrejt perandorisë merrte si dhuratë toka e pasuri të ndryshme. Në shek. VI kisha e krishterë ka pasur prona të saj në provincat e Bizantit prej nga nxirrte të ardhura të mëdha. Shek. VI përbën përpjekjen e fundit të rigjallërimit të antikitetit në Ballkan. Në gjysmën e dytë të shek. VI dhe në gjysmën e parë të shek.VII do të rifillojnë invazione e dyndje të reja popujsh, të cilat do të sjellin ndryshime në përbërjen etnike të gadishullit dhe do të çojnë në rënien e plotë të sistemit antik të prodhimit. Në Perandorinë e Lindjes, në të cilën bënin pjesë edhe provincat ilire, ku skllavopronaria ka qenë më pak e zhvilluar, procesi i shthurjes së mënyrës antike të prodhimit dhe vendosja e feudalizmit u bë më me ngadalë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Feb 19, 2009 6:40 am | |
| 3. KULTURA NË PROVINCAT ILIRE Kultura në shekujt e parë të erës sonë Në shek. I të e.sonë, me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë. Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë kolonitë e municipet, ato qytete, të cilat si pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse. Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale. Pushtuesit romakë për nevojat e tyre bënë ndërtime të shumta, të cilat në disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike të qyteteve. Këto ndryshime në planin urbanistik të qyteteve të vjetra në provincat jugore ilire u bënë sepse romakët nuk ngritën ndonjë qytet të ri. Më qartë ato shihen në Buthrot e Apoloni. Në njërën nga tarracat e mëdha, të formuara në kodrën ku shtrihej qyteti i Apolonisë, në pjesën perëndimore të saj, gërmimet kanë nxjerë në dritë tepricat e një ansambli godinash me karakter shoqëror të ngritura në fillim të shek.II e.sonë. Këto ndërtime, që i takojnë lagjes qendrore të qytetit, u bënë mbi rrënojat e godinave më të lashta ose duke i ndryshuar ato që i përkisnin gjithashtu qendrës së qytetit para pushtimit romak. Në ansamblin e godinave të kësaj pjese qendrore të qytetit, bënin pjesë një teatër i vogël i mbuluar (odeon), një bibliotekë dhe një godinë me një fasadë monumentale, e quajtur në literaturën arkeologjike, monumenti i agonotetit, e cila ka shërbyer si seli e këshillit të qytetit (buleteurion). Me interes është këtu edhe mbishkrimi i skalitur në arkitekturën e fasadës që tregon, jo vetëm se kush e kishte ndërtuar këtë godinë monumentale, por edhe se me rastin e inaugurimit të saj ishin organizuar dyluftime midis 25 çifte gladiatorësh. Kjo supozon se në atë kohë në Apoloni ekzistonte një arenë amfiteatër i madh dhe se luftimet e gladiatorëve ishin shfaqje të futura nga shtresa skllavopronare sunduese e italike. Me kompleksin e godinave me karakter shoqëror të mësipërme lidhej edhe një hark triumfi me tri porta, i ngritur në mes të sheshit dhe një rrugë magjistrale, e cila nga godina e këshillit zbriste në drejtim të lagjeve të pjesës perëndimore të qytetit, ku ndodheshin edhe banesat e parisë skllavopronare apoloniate. Të gjitha këto godina nga pikëpamja e planimetrisë dhe e teknikës së ndërtimit nuk ndryshojnë nga ato bashkëkohëse të ngritura në provinca të tjera ballkanike. Një plan të ri urbanistik ka pasur, në shekujt e parë të erës së sonë, edhe qyteti i Buthrotit. Nuk ka të dhëna që të provojnë nëse në fillim të erës sonë ndryshoi plani urbanistik i qytetit të Dyrrahut. Megjithatë, dihet se në këtë qytet, në shek. II, u ndërtua një amfiteatër i madh, një pjesë e të cilit është zbuluar. Një zhvillim të mirë ka pasur në tre shekujt e parë të e. sonë edhe arti plastik, skulptura. Skulpturën e kësaj kohe e njohim në mënyrë të veçantë nga zbulimet e bëra në rrënojat e Apolonisë. Karakteristike për skulpturën apoloniate të kësaj kohe është se një pjesë e mirë e veprave skulpturore i mbetën besnike traditave të artit klasik e helenistik ose riprodhojnë vepra më të njohura të artit grek, kurse në portretet shpesh janë zbatuar rregullat kompozicionale dhe të skalitjes karakteristike për skulpturën romake. Në vargun e gjatë të skulpturave apoloniate të tre shekujve të parë të erës sonë ka vepra origjinale, të denja për mjeshtra të zotë e me përvojë të madhe, portrete të stilit augustian e më të vona, si busti i Karakallës e ndonjë tjetër, por ka edhe kopje të veprave klasike, të cilat kanë një forcë të madhe shprehëse, janë shumë të bukura dhe dëshmojnë për një pjekuri artistike të autorëve të tyre (portreti i Demostenit, busti i Filozofit e ndonjë tjetër). Ndryshe ka ndodhur në relievin sidomos atë mortor, ku nuk ndeshen më kompozimet e bukura të stileve sepolkrale apoloniate dhe në vend të tyre skaliten relieve me një dekoracion uniform e monoton të marrë nga repertori i stileve romake. Në plastikën e vogël vendin kryesor e zënë figurinat prej bronzi, të gjetura në qytete dhe në lokalitete fshatare. Në këto figura bronzi të vogla, të prodhuara më të shumtën në seri, të cilat lidhen me hyjni ashtu edhe me personazhe laike (aktorë, fëmijë, atletë etj.), ka edhe modele me vlera artistike të vërteta. Një përhapje të gjerë, gjatë periudhës së pushtimit romak ka pasur edhe arti i mozaikut. Edhe mozaikët dhe zhvillimi i tyre, ashtu sikurse veprat më të bukura të arkitekturës dhe të skulpturës, kanë qenë lidhur me shtresat e larta të provincave, si të atyre të qyteteve, ashtu edhe të vendbanimeve fshatare, të zotëruesve të vilave e latifondistëve. Në këta mozaikë ku mbizotëron dekoracioni gjeometrik ndeshen edhe elemente e skena të marra nga mitologjia greke e tejlashtë (Akili e Pentesilea në mozaikët e Apolonisë etj.). Ndryshime të dukshme ndodhën edhe në kulturën materiale e shpirtërore, veçanërisht në qytetet dhe në periferitë e tyre. Krahas me futjen në prodhim të një sërë veglash të reja pune, gjatë shekujve të parë të pushtimit romak hyjnë në përdorim edhe stoli të reja, një pjesë prej të cilave lidheshin me modele veshjesh të ardhura. Midis stolive vendin e parë e zënë fibulat, funksioni i të cilave sigurohej nëpërmjet një thumbi ku kapej gjilpëra, duke u zënë vendin atyre fibulave ku mbyllja sigurohej nëpërmjet një spiraleje, nga dilte gjilpëra. Fibula të kësaj kohe të llojit të quajtur “Aucissa”, me këmbë përthyer ose të tipit “pincete” përhapen gjerësisht në provincat jugore ilire. Me forma e teknikë të re paraqitet në tre shekujt e parë të erës sonë edhe qeramika, duke përfshirë edhe qeramikën e ndërtimit. Përveç punishteve të poçarisë vendëse, që prodhojnë forma enësh të zakonshme, edhe në provincat e tjera romake, një përhapje të gjerë mori në dy shekujt e parë (në drejtim më tepër si imitacion) qeramika e quajtur “terra sigillata”. Në këtë kohë zgjerohet më shumë edhe përdorimi i enëve prej qelqi. Në qytetet e në zonat fshatare deri në thellësi hyjnë në përdorim tjegulla - solene e kaliptere - të lakuara, tulla me trajta e përmasa të ndryshuara, ndërsa në ndërtim hynë llaçi e gëlqerja, të cilat sollën ndryshime në teknikën e ndërtimit, në cilësinë dhe në pamjen e godinave. Ajo që bie në sy në gërmimet e zbulimet arkeologjike është se këto ndryshime në kulturën materiale sikurse shfaqjet e tjera të kulturës së veçantë, i takojnë ultësirës bregdetare, periferive të qyteteve dhe disa luginave të përshkuara nga rrugë magjistrale. Në këto krahina është vërejtur edhe prania e kulteve të hyjnive romake dhe më rrallë edhe të hyjnive me prejardhje lindore. Viset e brendshme ilire u prekën shumë më pak nga ndikimet e kulturës romake. Në përgjithësi në këto krahina elementet e kulturës materiale e shpirtërore romake janë të pakta, ndërsa ato vendase më të shumta. Ky raport do të thellohet edhe më tepër në shekujt që pasojnë, në kohën e krizës së skllavopronarisë, kur elementet kulturore vendase, tradicionale e të reja zënë një vend gjithnjë e më të madh në jetën e banorëve të provincave ilire. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Feb 19, 2009 6:41 am | |
| Kultura në kohën e vonë antike (shek. IV-VI) Gjendja ekonomike e politike që u krijua në provincat ilire në shek. IV të e. sonë ndikoi edhe në zhvillimin e kulturës, nxiti gjallërimin dhe vazhdimin e traditave kulturore të lashta. Në shekujt që pasuan, kultura materiale, bashkë me ndikimet bizantine filloi të marrë tipare të qarta anase, mbi bazën e të cilave do të formohet kultura e hershme shqiptare. Ajo nuk pati atë zhvillim të madh si më parë, por në këtë lindën elemente të reja të rëndësishme (si në kulturën materiale, dhe në marrëdhëniet shoqërore), të cilat në mesjetë u zhvilluan në mënyrë më të plotë. Ndryshe nga periudha pararendëse, në provincat ilire u zhvilluan më tepër ndërtimet me karakter fortifikues ushtarak dhe ato me karakter fetar, të krishterë. Në grupin e parë hynin kryesisht kështjellat e reja dhe kështjellat e lashta të fortifikuara për qëllime ushtarake, ndërtimi dhe rindërtimi i të cilave pati filluar që në shekullin IV dhe arriti kulmin në shek. VI në kohën e sundimit të perandorit Justianian, i cili sikurse shkruan biografi i tij, në dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjetër, ndërtoi dhe rindërtoi 94 kështjella. Nga qytetet, në të cilat u bënë ndërtime të mëdha e të rëndësishme që prekën edhe sistemin e brendshëm urbanistik ka qenë Dyrrahu. Këto ndërtime u bënë në kohën e sundimit të perandorit bizantin Anastas, që ishte me origjinë nga ky qytet. Nga këto objekte, me të vërtetë monumentale, janë ruajtur pjesë të sistemit fortifikues: muret rrethuese trefishe të Dyrrahut të ngritura nga perandori Anastas, të cilat llogaritet të kenë qenë 4 400 m të gjata, rreth 12 m të larta dhe 3,50 m të gjera. Me interes është edhe rrjeti i kanalizimeve që dëshmon gjithashtu për një qytet të madh dhe mjeshtra të aftë. Arkitektura e banesave, siç kanë treguar zbulimet arkeologjike, nuk pati ndryshime të dukshme. Si në planin, ashtu edhe në ndërtimin e saj u ruajtën traditat e lashta. Monumentet arkitektonike që lidhen me fenë e krishterë, dhe që ishin karakteristike për antikitetin e vonë kanë qenë bazilikat. Këto godina kulti janë me interes për planimetrinë e tyre, plastikën dekorative dhe për dyshemetë me mozaikë. Përsa u përket planimetrive janë gjetur bazilika të thjeshta me tri anijata (në Tepe të Elbasanit) dhe bazilika të tipit trikonke (në Lin të Pogradecit). Shpesh godinat e kultit paleokristian janë ngritur mbi ndërtime më të lashta, duke ndryshuar planimetritë e tyre (bazilika në Tiranë, pagëzimorja e Butrintit). Rrënojat e një bazilike monumentale janë zbuluar në qytetin e sotëm të Ballshit, që në mesjetë u bë një qendërbanim i rëndësishëm shqiptar (në burimet mesjetare është njohur me emrin Kefalonia-Glavinica). Në këtë bazilikë monumentale është vërtet e pasur dhe me vlerë artistike plastika dekorative arkitektonike. Në plastikë përveç kapiteleve, harqeve, arkitrave, spikasin në mënyrë të veçantë disa pilastra e panele të perdes ndarëse të altarit. Si pilastrat, dhe panelet janë punuar në reliev, kanë një trajtim të mirë artistik dhe një dekoracion të pasur ku nuk mungojnë elementet zbukuruese tradicionale vendase. Midis monumenteve të skulpturës të kohës së vonë antike dhe që nuk lidhen me kultet fetare janë disa relieve mortore, të punuara nga artistë vendas. Këto relieve nga mënyra e trajtimit artistik, kompozimit, frymëzimit, modelimit e nga paraqitja e figurave dhe veshja e tyre, përbëjnë një tërësi që i veçon nga ato relieve sepulkrale të zakonshme për tre shekujt e parë të erës sonë. Ajo që i bën edhe më interesante këto vepra artistike ilire (sepse u takojnë ilirëve), është se ato janë gjetur jo në qendra qytetare, por në lokalitete të brendshme, në fshatra dhe se figurat që mbajnë paraqesin zakonisht njerëz të punës, fshatarë e zejtarë. Karakteristike për këtë kohë janë edhe disa portrete tek të cilët nuk vërehet as idealizmi i artit grek, as natyralizmi i skulpturës romake; portretet pasqyrojnë qoftë edhe në mënyrë të thjeshtë karakterin burrëror, por edhe të rreptë të popullsisë ilire. Karakteristike për periudhën e vonë antike ka qenë lulëzimi i artit të mozaikut. Duke filluar nga shek. IV e. sonë arti i mozaikut përhapet edhe në viset e brendshme të provincave ilire, duke u lidhur në fillim me qendërbanimet rurale, “vilat” fshatare dhe më pas me godinat e kultit, bazilikat paleokristiane. Në këta mozaikë janë të pranishme, krahas elementeve të reja dekorative, edhe ato tradicionale më të lashta. Kështu në dyshemetë me mozaikë të godinave të kultit vërtet mbizotërojnë figurat që përfytyrojnë kafshë, shpendë e peshq tipike për artin masiv paleokristian, por krahas tyre, në kornizat që rrethojnë emblemat vërehen elemente dekorative gjeometrike, figura rombesh, motivi i gërshetës, i rrathëve që priten etj., që lidhen me një traditë të lashtë. Mozaikët e kohës së vonë antike, nga të cilët janë zbuluar mjaft në këto vitet e fundit, tregojnë për një lulëzim të këtij arti, sidomos në shek.V e VI dhe për praninë e atelieve mozaikpunuese vendase. Në antikitetin e vonë ndodhën ndryshime të dukshme edhe në kulturën materiale. Zhvillimi i bujqësisë u shoqërua me futjen në përdorim dhe përsosjen e një sërë veglash bujqësore. Shfrytëzimi intensiv i vendbanimeve me metale bëri të nevojshëm shtimin e përmirësimin e veglave të minatorëve. Shek. IV, sipas të dhënave arkeologjike, me gjithë krizën e përgjithshme, ka qenë periudhë e një gjallërimi të zejtarive, të qyteteve të mëdha dhe të qendrave të brendshme. Kjo vërehet në prodhimin e stolive, ku vendin e parë e zënë fibulat, të cilat edhe në këtë kohë vazhdojnë të kenë një funksion praktik e estetik. Një përhapje të gjerë kanë pasur fibulat e gjoksit të tipit të quajtur me koka qepe dhe ato me këmbë të përthyer, pararendëse të fibulave të përdorura nga shqiptarët në mesjetën e hershme. Edhe qeramika masive (tullat e tjegullat), edhe qeramika e përdorimit të përditshëm nuk ndryshon shumë nga ajo e shekujve pararendës. Ndërsa në elementet dekorative përdoret pikturimi me breza ngjyrë kafe e të kuqe, trajtat e enëve thjeshtohen. Gjithnjë e më shpesh enët prej balte të pjekur zbukurohen me motivin e gropëzuar, çatalla dhe vija rrethore ose të valëzuara të gërricura, motive këto të traditës ilire. Përsa i përket kulturës shpirtërore për antikitetin e vonë kultet e besimit fetar të krishterë, përhapen gjithnjë e më shumë në popullsinë e provincave ilire. Feja e krishtere, e cila në fillim lindi si një fe e shtresave të varfra, të cilat mendonin të gjenin tek ajo rrugën e shpëtimit, u përqafua më vonë edhe nga shtresat e pasura dhe u bë fe zyrtare. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Feb 19, 2009 6:42 am | |
| Qëndresa e ilirëve ndaj romanizimit Gjatë gjithë periudhës së pushtimit, Perandoria Romake, zbatoi në provincat ilire një politikë asimilimi, ose, sikur është cilësuar ndryshe, romanizimi. Për të realizuar këtë politikë dhe për të forcuar pushtimin, shteti romak ka synuar që në krye të tërhiqte dhe të bënte për vete parinë vendëse. Për këtë, që herët, kësaj shtrese iu dha e drejta e qytetarisë romake dhe poste të ndryshme në administratën provinciale. Edhe rekrutimi i të rinjve në ushtrinë romake që Roma ka zbatuar gjerësisht në disa provinca, si në Dalmati, Panoni e Dardani ndikonte në këtë politikë të forcimit të sundimit të saj në Iliri. Të rinjtë e rekrutuar, që në fillim kryenin detyrimin ushtarak në formacionet ndihmëse të ushtrisë romake (në burimet e shkruara latine përmenden kohortat dalmate e dardane dhe kalorët dalmatë). Shteti romak i largonte nga vendlindja, i dërgonte në provincat veriore dhe në ato të Afrikës. Në këtë mënyrë, nga njëra anë, zëvendësoheshin humbjet e ushtrisë gjatë luftërave pushtuese, ndërsa, nga ana tjetër, dobësohej qëndresa e popullsisë ilire. Në tregjet e provincave ilire shiteshin asokohe prodhimet e punishteve të mëdha italike e jashtitalike. Në fushat e ndryshme të prodhimit, në metalurgji, në zejtari dhe në bujqësi hynë në përdorim një tok veglash të reja pune më të përsosura e më praktike. Bashkë me to u përhapën edhe stoli e objekte zbukurimi të reja. Përhapje të gjerë ka pasur edhe qeramika romake e kuqe me lustër, e quajtur “terra sigillata”, dhe në të njëjtën kohë u bë uniformizimi i shumë prodhimeve të qeramikës. Në përgjithësi në provincat ilire, sidomos në shekujt I-II të e.sonë, kishin hyrë elemente të kulturës materiale e artistike romake, bashkë me to edhe disa shfaqje të kulturës shpirtërore, që kishin marrë karakter kozmopolit dhe ndesheshin edhe në provincat e tjera. Duke u nisur nga kjo pamje e përgjithshme që kanë pasur provincat ilire në tre shekujt e parë të erës sonë, disa dijetarë kanë shfaqur mendimin se sikurse popujt e tjerë, dakët, galët, iberët, edhe ilirët u “romanizuan” plotësisht. Sipas tyre asimilimi nga ana e Romës u bë “me anë të gjuhës, të antroponomisë, të fesë dhe të disa shfaqjeve shoqërore-politike”. Mirëpo, argumentet që sjellin dijetarët për “romanizimin” në tërësi të ilirëve, nuk arrijnë ta provojnë këtë. Duhet pasur parasysh fakti se procesi i romanizimit, preku gjerësisht shtresat e larta të popullsisë vendëse, të cilat për shkak të pozitës së tyre të privilegjuar ishin më të ekspozuara ndaj ndikimeve romake, por jo masën e popullsisë ilire. Pastaj ky proces nuk u zhvillua njëlloj në të gjitha krahinat e fushat e jetës dhe ndikimet e tij kanë ndryshuar nga njëra krahinë ose provincë në tjetrën. Kështu p.sh. procesi i romanizimit mori përmasa më të gjera në Ilirinë Veriore, ku u zhvillua edhe dalmatishtja, një gjuhë romane, e cila u zhduk përfundimisht në shek. XIX. Një argument që përdoret për të provuar romanizimin e ilirëve është përhapja e gjuhës latine si gjuha zyrtare e kohës. Ka edhe gjuhëtarë që i mbahen pikëpamjes se përdorimi i gjerë i gjuhës latine në të shkruar e në të folur, bëri që gjuha ilire të zhduket. Dokumentet mbishkrimore të zbuluara në provincat ilire tregojnë se gjuha latine ka qenë gjuha e administratës dhe e kulturës dhe nuk ka pasur në çdo kohë dhe kudo një përhapje të gjerë. Në mënyrë shumë të qartë kjo vërehet në provincat e Ilirisë Jugore, ku numri i mbishkrimeve latine është shumë i vogël dhe i kufizuar, madje edhe në kolonitë romake dhe në periferinë e tyre të afërt. Në shumë krahina të këtyre provincave, sidomos në brendësi të vendit, nuk ka dëshmi mbishkrimore të përhapjes së gjuhës latine. Gjuha latine nuk mundi asnjëherë t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur. Hieronimi, një ilir nga Dalmatia dhe që ka jetuar në shek. IV të e. sonë, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin gjuhën e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Për më tepër, vetë prania e gjuhës shqipe në trevat e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave. Një fushë tjetër, ku del qartë gjithashtu, qëndresa ilire, është onomastika, ruajtja e emrave tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine të gjetura në provincat e ndryshme ilire. Emra ilirë ka edhe në monumentet mbishkrimore që u takojnë edhe personave zyrtarë e ushtarakëve që kishin marrë qytetarinë romake dhe ishin dërguar për të kryer shërbimin ushtarak larg atdheut. Ilirët ruajtën, bashkë me qendërbanimet, e tyre edhe emrat e lashtë. Si të tilla mund të përmenden Skodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona, Skupi, Naisi etj. Të rralla kanë qenë edhe midis qendërbanimeve të reja, që u zhvilluan si qytete, ato që mbanin emra romakë. U ruajtën, gjithashtu, edhe emrat e shumë lumenjve e maleve, si Drilon (Drin), Mathis (Mat), Skardi (Sharr) e shumë të tjerë, të cilët kanë mbetur si të tillë deri në ditët tona. Ilirët nuk i kishin humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Studiuesve të këtyre monumenteve u ka rënë në sy se shumica prej tyre, sidomos relievet, janë punuar disi më ndryshe nga ato të njohura si vepra të skulpturës romake. Ato ruajnë disa tradita të artit helenistik, të gërshetuara me një stil vendës, që është i ngjashëm dhe rrjedh nga ai i gdhendjes së drurit. Një fushë tjetër ku pushtuesit romakë u ndeshën me traditat e lashta vendëse dhe ku hasën qëndresë, ka qenë besimi, feja. Romakët nëpërmjet kolonive e qytetarëve romakë përhapën hyjnitë e panteonit të tyre. Në të njëjtën kohë ata mundën që të unifikonin disa hyjni të vjetra vendëse me ato romake duke u dhënë edhe veshjen e jashtme, emrin latin (interpretatio romana). Në këtë mënyrë hyu i madh i parthinëve u barazua me Jupiterin romak, por në mbishkrimet ai do të cilësohet Jupiter Parthinus, sikurse hyjnesha e Kandavëve, kulti i së cilës ishte shumë i përhapur; ajo barazohej me Dianën e do të quhej Diana Candavensis - (Diana e Kandavëve). Në Dalmati hyun e vjetër ilir Vidas romakët e identifikuan me Silvanin e tyre, mirëpo në relievet ai vazhdoi të paraqitej me atributet e vjetra. Shumë nga kultet e vjetra ilire, me gjithë interpretimin romak, edhe gjatë tre shekujve të parë të e.sonë, vazhduan të zinin një vend të rëndësishëm në jetën shpirtërore të ilirëve. Të nisur nga këto fakte e të dhëna të tjera, dijetarë të ndryshëm e gjithnjë më të shumtë e kundërshtojnë tezën e “romanizimit” të ilirëve. Duke sjellë argumente gjuhësore, arkeologjike e jashtarkeologjike këta dijetarë kanë provuar se edhe pas futjes nën sundimin romak, ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të kulturës shpirtërore e materiale, u ruajtën si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme, se “kombësia ilire i qëndroi romanizimit më mirë” në Ilirinë Jugore (pak a shumë tokat e banuara sot nga shqiptarët) dhe se gjatë sundimit romak, me përjashtim të disa qyteteve bregdetare, si Dyrrahu, Apolonia etj. në tokat e brendshme populli duhet të ketë folur ilirishten. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Tue Dec 15, 2009 10:20 am | |
| Vari Ilir Falsifikimi i mbishkrimeve " greke "Grekët thuan që shkruan " simia lykisou" që ska anjë lidhje me të vërtetën.. Kurse në shqip " fimia hyjneron" shifet qartë http://zeus10.wordpress.com/2009/01/10/the-falsification-of-the-inscriptions-in-the-%E2%80%9C%E2%80%9Dgreek%E2%80%9D-corpus-of-epigraphy/ | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Tue Dec 15, 2009 12:36 pm | |
| Si mund të thuhet që qenka Greqisht kur në linkun që ka postu Arbri grekët as që e paskan ne Alfabet shkronjën F nga kjo del se rrena i ka këmbët e shkurtra . Dhe kto gjëra duhet mir të hulumtohen dhe të demantohen nga njerz që kan për detyr por si duket ata jan ende në gjum të Ariut deri kur vall . Greku ka manipulu me shum dhe po manipulon edhe sod , | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Tue Dec 15, 2009 6:25 pm | |
| Deltari IliriQeni ILIR ishte regjistrua në FCI deri më vitin 1959 si " DELTARI ILIR " , mirëpo pas intervinimit të shtetit Jugosllav për të humbur gjdo gjurm Shqiptaro-Ilire vendosën ta quajn " QEN I SHARRIT " . origjinal , - Cito :
- The Molosser continued to be known as 'the Albanian dog' until 1939, when FCI (International Cynological Federation) recognized it with a new general name, 'the Illyrian shepherd dog', which name the dog carried officially until 1957. However, in 1957, under the request and political pressure by Yugoslav authorities, who attempted to deny any link between Albanians and Illyrians, FCI changed the official name of the dog into; 'Yugoslav Mountain Sharr dog' (Yugoslovenski Sarplaninac). The Mountain Sharr, the dogs usual habitation, at the time was mainly under Yugoslav administration but overwhelmingly inhabited by Albanians.
Nevertheless, three years later (in 1960), 'the Yugoslav Institute of the Dog' filmed the first documentary on 'Sarplaninac' nowhere other than in the Albanian villages of the Sharr mountain, showing Albanians as the original breeders of this great dog. (watch the documentary of priceless cult ural importance - The film shows real images of fight with wolves) | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Tue Dec 15, 2009 6:31 pm | |
| Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është qenë autokton në Trojet Shqiptare, në Ilirinë antike Ky qenë njihet prej shumë kohësh, për të mësohet ne Histori te Ilirisë dhe njihet me emrin Qeni Dardan.Është gjetur në Maqedoni dhe datuar nga viti 100 para Krishtit, na meson se qeni Ilir ka pasur rrenje te thella ne kulturen e banoreve te lashte te Maqedonise. https://www.youtube.com/watch?v=zq1Y0i-iXVE&feature=player_embedded | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Tue Dec 15, 2009 6:36 pm | |
| Historia
Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është racë autoktone Ilire e krijuar në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para mijëra viteve. Rreth krijimit të kodit gjenetikë të kësaj race ekzistojnë dy teori: E para thotë se kanë prejardhje nga qentë e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qëndron dhe Teoria e dytë e cila thotë se kanë prejardhje nga doga e Indisë /Tibetit e cila ka ardhur para mijëra viteve në kohën e Lekës (Aleksandri i Madh) në Gadishullin Ilirik në trojet ilire ku është kryqëzuar me qentë vendas dhe janë krijuar Qentë Molos. Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosët i cili është marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autoktonë, prej të cilëve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone Delari ilir. Në 100 vitet e fundit si në aspektin morfologjik të emërtimit ashtu edhe në atë të karakterit (tipareve) është prezantuar në mënyrë të shtrembëruar para opinionit botëror. Edhe pse prezantohet se kjo racë është e njëjtë me racën e cila është regjistruar në FCI, së pari me emrin Deltari ilir(Ilirski ovcar) në vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatës Kinologjike të Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1957 për qëllime të caktuara politike, që neve shqiptarëve të na mohojnë çdo gjë autoktone, është ndryshuar në (Jugosllovenski ovcarski pas Sarplaninac). Deltari ilir në mënyrë absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe për nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe është me rëndësi të themi se Deltari ilir si racë nuk ka qenë asnjëherë i standardizuar. Është e vërtetë se nga ky lloj i qenve janë marrë ekzemplarë dhe janë dërguar nëpër Jugosllavinë e atëhershme dhe nga kinologët e ndryshëm si dhe nga ushtria jugosllave janë bërë eksperimente me ta duke i përzier me raca të tjera dhe e kanë krijuar racën të cilën e njohim dhe është e pranuara në FCI si (Jugoslovenski Ovcarski Pas Sarplaninac), dhe parametrat e standardit të cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk përputhen me parametrat e standardit të cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i kanë marr ato parametra kinologët jugosllavë dhe janë ardhur deri te ai standard i tyre vetëm ata e dinë. Në Kosovë këtë racë e quajnë Deltar (Qen Dhene)kurse në Shqipëri e kemi një racë të ngjashme por për nga madhësia janë më të vegjël diku nga 65cm-70cm reth 45 kg janë qime shkurtër dhe quhen qen stanesh (t'banesh, por janë të pa standardizuar http://sq.wikipedia.org/wiki/Deltari_Ilir | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Wed Dec 16, 2009 1:03 pm | |
| Niko Stilos Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipesNiko Stilos (lindi më 1946 në Aidonta, Prevezë) është aktivist, autodidakt, autor çam ortodoks nga Greqia. Që nga viti 1973 jeton dhe vepron në Gjermani. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. - Me alfabetin latin, që N.Stilos e quan alfabeti i dialektit geg - Cito :
E UNDA TË TANNA LA REDHYRR ANNE DJATHËRË LAU TËN DJELOINA. MEMËT LA ASHUNAM SLË ELEO CARRU TË DHAN SHUMË LE RITESËN MË TEIM RA MËNEM I PA ANNA VEN NË AP ERË XII DJELOI NË AO URA MARA MPERA MËKENNU LËNNËLË E SKULË DHUKI EN E PËLTUL ARU. A ULEMI DJELOINA NA MARDHËN AL KLENMI OP OI LË MËKUNA KENU E PLËQË SHELI KLAROA LËMASHUNEM KLE NOUN THULOE. SHALAMË THIENN SHUM LE DJELOINA VI NOA KAPE NNUNI KLET NNASUNA PENDË MË NDAN KËDHËLOII SHALËMËT DJELOINA VUTË NË AP ER PENEDHËM NNASY AKNINA KLELË ASHUNA DJELOINA NNË LE RËDHINIA INËT ENNA NNERR KËNËLJ DJELOINA DHIAM TESËNE E KA DJELOI NË AO URA MË OA URA VELLUTESËN E NDAM NEKE TESËN MË TEIM NDA MNEMË THINNO MPELLOUTA MËKUNA ASHUNA NNENA VEN NË AP ER KIKNËLLË VAREUTYME: Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë shqipe do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.Willy Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.M. Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon se gjuha shqipe ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge, të hyjnive të Olimpit”.Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “. George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”. Robert d’Angely shkruan: ”...Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.Eric Hamp Albanologu amerikan prezanton “Studime krahasuese për shqipen” në konkursin për veprën më të mirë albanologjike. Vepra mbron tezën se shqipja është pasardhëse e ilirishtes | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Wed Dec 16, 2009 10:14 pm | |
| Gjuhe e vjeter, gjuha e Shqipe eshte pelhure dhe Arvanite
Eshte pelhure pertej detit qe ne kohen e Barletit
Keshtu kane folur te paret Iliret edhe Dardanet
Gjuhe e vjeter dhe antike buke e krype eshte fjale shqipe https://www.youtube.com/watch?v=SuasgN9nsX4&feature=player_embedded
GIUSEPPE CATAPANO Roma: Bardi, 1984.Thoti fliste shqip !.........THOT SPOKE IN ALBANIAN" (Thot Parlava Albanese) ! https://www.youtube.com/watch?v=OZH3XUOdnXQ&feature=player_embedded#
Dr. Stefan Schumacher und Mitarbeiter Dr. Joachim Matzinger vom Institut für Sprachwissenschaft (Indogermanistik) haben ihre Forschungen im September 2006 begonnen, das Projekt läuft bis 1.9.2009. OLD) ALBANIAN - LIVING LEGACY OF A DEAD LANGUAGE? http://www.openpr.com/news/44919/OLD-ALBANIAN-LIVING-LEGACY-OF-A-DEAD-LANGUAGE.html Gjuha shqipe , gjuha centrale në Ballkan . https://www.youtube.com/watch?v=My7W5XTVr3k&feature=player_embedded
Elizabeth Pyatt, Pennsylvania State University Gjuha shqipe ekziston qe mijëra vite.... The linguistic and archaeological evidence suggests that Albanians were a distinct people for even longer than that. So Albanian has probably existed for several millennia, but has only been written down for 500 years. With a twist of fate, Albanian might be considered very "old" and Greek pretty http://linguistlist.org/ask-ling/oldest.html | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Wed Dec 16, 2009 11:25 pm | |
| gjeth ket nam faktesh dhe politikajt tan sun po i bindin dhe sun po e deshmojn se kush jem, medet per ket popull kush po na prin. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Wed Dec 16, 2009 11:27 pm | |
| jo se keta kane hudhur poshte historine e nje kombi. kane formue nje kombe me terme serbe ate kosovari multietnike po kane me bere ende kompromise ne dem te shqiptareve me te huajt qe ti rujan kolltuqet e tyre.... | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Thu Dec 17, 2009 10:20 am | |
| Rrofte AKSH Rrofte uçk,djemt ende i kemi ne gjendje gadishmerie per tu sfidue gjere ne bashkimin e trojeve shqiptare me te njejtet komandanta te uçk . | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Sun Dec 20, 2009 1:18 am | |
| Tirqet dhe fustanella shqiptare, krenari kombëtare Fustanella ka origjine te lashte ilire. Admirali Jurien de la Gravier ka shkruar: "Kostumi shqiptar hyri aq shume ne mode, sa qe edhe osmanet e qarqeve me te larta e mbanin me krenari fustanellen e bardhe te shqipetareve te Jugut. Edhe vete greket, kur djali i dyte i Aliut, Veli Pasha sundonte Morene, e pervetesuan kete kostum si simbol te trimerise dhe e bene uniformen elegante te palikareve."
Historiani anglez Finlay thote: "Asaj kohe nuk ishte e rastit qe ne Greqi e ne Maqedoni te shiheshin femijet e osmaneve me kryelarte, kur visheshin me fustanellat e bardha te toskeve. Prandaj, edhe atje ku sundoi Veli Pasha, djali i dyte i Aliut te Janines, ne More (1807-1812), edhe greket e rinj te shtresave te larta filluan ta mbanin kete kostum, sidomos kur udhetonin, me qe ua bente te mundur te mbanin armet". Finlay shkruan: "Greket bashkekohore e pervetesuan fustanellen shqiptare si kostum kombetar, te nxitur nga zulma e shqiptareve", d.m.th. fama e trimerive te luftetareve tane , i beri greket qe te marrin fustanellen shqiptare si kostum te tyre kombetar. Hughes ka shenuar se "shqipetaret me fustanellen e tyre e shikojne me perbuzje boten perreth, dhe, me sjelljen e tyre krekosen ne nje menyre te atille qe mund te verehet, por ne nje mase me te vogel, edhe nder malesoret tane te Kaledonise". Per nje studim arkeologjik te fustanelles shqiptare eshte interesante teoria e baronit Nopcsa. Ai pohon se fustani ka prejardhje thjeshte ilire, mund te kete sherbyer si model origjinal i veshjes ushtarake romake. Nopcsa ben gjithashtu disa verejtje ne lidhje me gjasimin apo ngjashmerine e fustanit shqiptar me kilt-in = KELTLeka i madh https://www.youtube.com/watch?v=FszFtWN_LCc&feature=player_embedded | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Sun Dec 20, 2009 1:28 am | |
| | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Sun Dec 20, 2009 1:48 am | |
| JETA E ILIRËVE
Kushtet gjeografike
Toka e banueme prej Ilirëve nuk ka nji karakter unik, por ndryshon në pikëpamje orografike dhe klimatike. Në veri gjinden rrafshina të mëdha të pellgut panonik të plleshme e të pasuna me prodhime bujqësore, por me klimë kontinentale. Pjesa me e madhe e krahinave ilire në jug të rrafshinës së Panonisë asht malore dhe shpesh e pakapërcyeshme, me nji klimë të ashpër dhe të ftohtë, e pasun me xehe dhe kullosa. Gjatë bregdetit Adriatik dhe në ujdhesat e afërme, sidomos në jug, sikurse edhe në rrafshinën që e rrethon lumin Vardar, në Maqedoni, klima, përkundrazi, asht mjaft e butë dhe e përshtatshme, ideale për kultivimin e ullijve, fiqëve dhe bimëve tjera mesdhetare. Kjo llojllojshmëni e kushteve gjeografike në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe në rrafshinën e Panonisë ka kushtzue edhe ndryshueshmëni të madhe në jetën ekonomike, kulturore e shoqnore të Ilirëve, si dhe ndryshueshmëni në dukuninë fizike, e natyrisht, edhe në zakone.
Pamja fizike
Në shkrimet antike, të dhanat mbi pamjen fizike të Ilriëve janë shumë të pakta.Padyshim ata pak kanë ndryshue prej Grekëve e Romakëve të cilët tue mos pá te ata asgja të posaqme ose të çuditshme nuk e kanë pa të nevojshme me shkrue për pamjen fizike të tyne.Megjithate si duket, duhet të jetë diçka karakteristike kur Plauti, i cili ndoshta ka pasë rast me i njohtë personalisht Ilirët mbasi ishte i lindun në Sarsinë afër Adriatikut, në nji komedi të vet thotë për nji protagonist se ka "nji fytyrë ilire".Nuk jemi në gjendje me thanë se ku qëndrojshin këto karakteristika dhe nuk mundemi me i përshkrue në mënyrë të kënaqshme prej paraqitjeve të shumta të Ilirëve që i gjejmë në përmendoret ma të vjetra dhe në ato të të periudhës romake.Nji shënim interesant i Herodianit na informon se Ilirët kanë qenë me shtat të gjatë.Kjo asht vërtetue edhe në saje të rezultateve antropometrike.Ma në fund, tue marrë parasysh krejt çka mund të na shërbejë për rekonstruimin e pamjes fizike të Ilirëve, shkencëtarët modernë janë të mendimit që t'i paraqesin si njerëz të gjatë, me sy të kaltërt, dhe flokë të verdhë. Straboni i Amazisë, na informon se ndër Japodë, sikurse ndër gjithë Ilirët, ka qenë i përhapun tatuimi.Ky zakon ka qenë i njohtun në Ballkan qysh në kohnat e qytetnimit neo-eneolit dhe e kanë përdorue gjithë popujt parahistorikë të këtyne krahinave.Këtë e vërteton Herodoti për Thrakasit, Plini plak për Sarmatët dhe Dakët, dhe asht e ruejtun deri sot në shumë krahina, sidomos ndër bashkësitë krishtene në Bosnjë.Për këtë përdorim ndër Ilirë e kanë vërtetue edhe mbeturinat arkeologjike.Vërtet në Donja Dolinë dhe Gllasinc janë gjetë shumë gjylpana prej bronze, me të cilat asht ba tatuimi
Medicina popullore
Edhepse prej të dhanave të ruejtuna mundemi me formue nji ide të zbetë dhe jo të plotë mbi farmakopenë e pasun popullore ilire, duhet të përmendim bimët ma të njohtuna të cilat janë rritë në tokën e tyne dhe që kanë pasë ni përdorim të gjanë në botën antike.Ma e njohtuna asht iris (shpatore) e njohtun në terminologjinë antike me emrin Iris Illyrica, e cila ka gëzue nji popullaritet, si për erë të kandshme ashtu edhe për përdorimin mjekues kundër nji numri të madh sëmundjesh.Për kualitetin e saj të jashtëzakonshëm flasin Theofrasti nga Erezi në shek. IV para e.s. mandej sidomos Dioskuridi i Anazarbës dhe Plini Plak.Ilirët shpesh kanë përdorë edhe sanzën.Kjo bimë asht quejtë me emnin e mbretit ilir Gentit, (Gentiana Lutea), i cili i pari ia ka njohtë vetitë mjekuese
Pijet
Mbi zakonet dhe doket tjera, informata ma të plota kemi përkitazi me nji ves mjaft të përhapun ndër Ilirë, e ky asht pasioni i tepruem për pijet alkoolike.Krahas me këtë ves të tyne asht edhe fakti i dëshmuem prej leksikografit të Aleksandrisë, Hezihiut, simbas të cilit Peonët adhurojshin nji perëndi me emnin Dualos, që përputhej me emnin e perëndisë greke të venës, Dionizin.Spjegimin e emnit të këtij hyu që e ka dhanë vet Hezihiu, e vërteton edhe shkenca moderne e filologjisë, e cila emnin e Dualos e nxjerr prej të njajtës rranjë prej kah rrjedh fjala shqipe dej, ( i dejun ) dhe fjala gotike dwals (i çmendun). Simbas Strabonit Ilirët që kanë banue në Panoni shkojshin me u furnizue me venë në Akuile.Ndoshta në këtë mënyrë vena ka hy në rrafshin e Panonisë shumë kohë para se na lajmëron Straboni.Sidoqoftë Ilirët që kanë jetue gjatë detit Adriatik, kanë pasë rast me e njohtë kualitetin e venës greke shumë ma përpara.Madje nuk duhet të përjashtohet mundësija që Ilirët gjatë bregdetit Adriatik,jo vetëm që e kanë pi venën por e kanë kultivue hardhinë shumë kohë para kolonizimit të Adriatikut nga ana grekëve. Taulantët kanë qenë të njohtun në antikë për përgatitjen e nji pije të posaçme prej mjalte.Vetë Grekët janë mësue prej Taulantëve si me e përgatitë këtë pije.Jo vetëm ky fis por edhe të tjerët e kanë përdorë si në kohën parahistorike ashtu edhe në periudhën romake.Historiani bizantin Prisku i cili në vjetin 448 të e.r. ka kalue nëpër Panoni në rrugë për në rezidencën e Atilës, na informon se banorët e kësaj krahine pijshin nji pije të fortë, medos, domethanë ujëmjaltë. Edhe ma e përhapun se ujmjalti ka qenë birra, e quejtun sabaia.Simbas Theopompit Ilirët si meshkujt ashtu edhe gratë e tyne, gjatë gostisë pijshin aq shumë sa deheshin plotësisht dhe burrat u jepshin liri grave të tyne me u përshëndetë me çdo të thirrun tjetër. Nji veqori interesante të lidhun me përgatitjen e pijeve që na përmendin, Dion Kasi dhe Straboni, asht ajo se Ilirët i kanë njohtë vozat e drunit. | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Sun Dec 20, 2009 1:49 am | |
| Shkrimet janë nga libri......libri është i përkthyer nga italishtja nga Zef Mirdita, dhe i botuar në Prishtinë më 1967--------------------------------------------------------------------------------------- Muzika
Të vetmin lajm shkrue mbi këtë e gjejmë te Straboni, i cili na flet se Dardanët e kanë kultivue shumë muzikën dhe kanë përdorë instrumente muzikore me frymë dhe me tela. Në dy përmendore të vorrezave që janë gjetë, njana në Zaostrog afër Makarskës, dhe tjetra në nji vend të panjohtun dalmatin, shohim zotin Silvan tue mbajtë në dorë nji instrument me frymë në formë gypi, i ngushtë kah pipi, kurse gjithnji tue u zgjanue kah fundi.
Vallet
Paraqitja ma e vjetër e nji valleje popullore ilire gjindet e skalitunnë nji urnë të njohtun funerale nga Ribiqi shek. V-IV p.e.s. ku mund të shihen pesë figura femnash të kapuna dorë për dore.Pa dyshim këtu paraqitet nji valle rituale, ku duhet me e dallue formalisht prej valles në të cilën vallëzuesit sillen rrotull tue këndue.Kjo valle popullore shumë e vjetër ka qenë e preferueshme në Ballkan dhe asht ruejtë edhe te popujt e soçëm të këtyre viseve, te Sllavër (kolo) kurse te Shqipëtarët (valle).Kjo valle të cilën e përmend edhe Homeri në Odisenë, paraqitet shumë herë në histori të Ballkanit: tue fillue prej shek. V-IV p.e.s. në urnën e Ribiqit, mandej shumë herë në përmendoret e kohës romake të Perandorisë së vonshme, e ma në fund në artin popullor të pjesës perëndimore të Ballkanit mesjetar, ose ma saktësisht, në përmendoret të quejtuna steçki të Bosnjes dhe të Hercegovinës.
Veshja
Veshja që Ilirët e kanë bajtë ma së shumti ka qenë këmisha e shkurtë dhe gjatë, e kombinueme njikohësisht, jo gjithëmonë me pelerinë.Përveq kësaj meshkujt kanë bajtë edhe kofsharë. Këmisha asht e përbame prej dy pjesëve, të bashkueme në krahë me dy pulla dhe ka mundë me u shtrëngue në mes me rryp.Në tansi kanë qenë shumë të gjata, por priftat dhe perënditëilire rëndom janë veshë me këmisha të shkurta.Disa autorë janë të mendimit me e identifikue këtë veshje ilire me atë dalmatine të cilën e kanë marrë Romakët e që ka pasë aq fat ma vonë tue hy në përdorim liturgjik në kishën krishtene. Shpeshherë Ilirët paraqiten me mallotë që mbahej gjithëmonë mbi këmishë.Kishte të gjata e të shkurta të ngjashme me togat dhe lacernat romake.Mallotat rrallëherë e kanë pasë edhe kapuçin.Kjo rrobe asht bajtë e hedhun mbi krahëdhe qëndronte në supin e djathtë e mbërthyeme ma nji pullë, tue i lanë kështu duert të lira. Ilirët shumë rrallë kanë veshë kofsharë.Paraqitjen ma të vjetër të kofsharëve e hasim në nji fragment të nji urne të gjetun në Ribiq, afër Bihaqit, në Bosnje, që i takon shek. V ose IV p.e.s. Kostumevet ilire për meshkuj u përkasin ma në fund edhe kësulat.Deri tash janë konstatuar tri tipe kësulash ilire - tipi i rrumbullakët (bereta pa anë) shumë e ngjashme me kësulën që edhe sot e përdorin Shqipëtarët (qeleshja) e që në përgjithësi konsiderohet si prejardhje direkte e kësulës së vjetër ilire. - tipi i dytë ka formën konike që i përgjigjet kësulës prej gëzofit, e cila tash përdoret te sllavët e jugut (shubara) dhe te shumë popuj tjerë. - tipi i tretë me sa duket i përdorun vetëm prej ushtarëve, ka qenë i rrumbullakët, por me anë shumë të gjanë.
Ilirët kanë përdorë disa tipe mbathjesh, ndër të cilat ma e njohtuna ka qenë opinga e thjeshtë, që përbahej vetëm prej nji cope lëkure që mbulon pjesën e poshtme të kambës, tue përfshi edhe gishtat, kurse në pjesën e epërme lidhet me disa lidhse lëkure. Veshja e femnës ilire na zbulon karakteristikat autoktone dhe nji llojshmëni të tipareve ma të pasuna se ato të meshkujve.Kjo veshje ka qenë e përbame prej nji këmishe me mangë të gjata, prej nji fustani të gjatë ose të shkurtë pa mangë, prej pështjellaku, shalli, prej marhame në krye dhe në fund prej shumë lloj kësulash.Këmisha vishej vetëm ose si nënkëmishë.Fëmijtë e veshëshin vetëm ate. Mbi nënkëmishë femnat ilire kanë veshë nji teshë që nuk ka qenë e qepun në krahë, por e kapun me pulla dhe e lidhun për brezi me rryp.Nëse ishte shumë e gjatë, pjesa e poshtme çohej dhe hidhej sipër rrypit.Kjo pjesë e veshjes shtrëngohej përsëri me nji rryp. E njajtë ka qenë veshja që e bante në shumë solemnitete perëndsha ilire Thana.Kjo ishte shumë ma e shkurtë dhe palët e sja nuk bijshin drejt por në formë të kumbonës.Pështjellaku asht nji element shumë i lashtë i veshjes ilire.Ekzemplarët ma të bukur i kanë tri Nimfe të paraqituna në nji reljef të gjetun në Suhaç, afër Livnos në Bosnje. Shalli asht bajtë mbi krahë, në paraqitjet monumentale e shohim ose të kryqzueme në gjoks ose rreth krahëve, rrallëherë mbulonte dhe kokën. Marhamën e kanë bajtë si gratë e martueme ashtu edhe vajzat.Kjo edhe sot përban nji pjesë të pandashme të veshjes kombëtare në Gadishullin Ballkanik. Në periudhën romake gratë në përgjithësi kanë qenë ma konzervatore se meshkujt dhe jo rrallë i shohim të veshuna me kostumet kombëtare pranë burrit i cili mban veshjen romake. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Sun Dec 20, 2009 4:47 am | |
| Vjedhje e grekërve , edhe veshjen Shqiptare FUSTANELLËN,"...the foustanella, the famous Greek kilt, is said by many to be a version of the Albanian warrior's costume, and is sometimes called the Albanian kilt... ~Dinner with Persephone~Patricia Storace 1996 - faqe 164Even the foustanella, the Greek national costume, is Albanian ~Eurydice Street: a place in Athens~by Sofka Zinovieff 2004 - faqe 190[/color [color=red]The Fustanella is a fold skirt, which is carried particularly in Albania and Greece(by Arvanites), traditionally by men, thus a man skirt. It can appear a short stiff skirt , usually pleated, made of white cotton or linen, and in the country of its origin Albania(or Epirus) we also find the long version. The foustanela was worn by the Albanian fighters of the 1821 revolution. It's been some time now, that the newly created nations, try to claim any Albanian heritage as their own. The following pictures/photos is in response to those false claims and show that this dress is exclusively originated from Albanian folks.Jean-Léon Gérôme (May 11, 1824 – January 10, 1904) http://en.wikipedia.org/wiki/Jean-L%C3% ... 9r%C3%B4me The fustanella, or white kilt, of the traditional Albanian is as common in the streets of Athens as the private soldier's uniform in London (The classic and the beautiful from the literature of three thousand years - Page 395 by Henry Coppée - Juvenile Nonfiction - 1895 faqe 395) "the Albanian fustanella, which was adopted by the Greeks after their liberation in 1821 as their national costume.."
( The Nomads of the Balkans - faqe 60) | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Mon Dec 21, 2009 6:57 pm | |
| | |
| | | tosybell Anëtar i ri
Numri i postimeve : 148 Age : 34 Vendi : gjakove Profesioni/Hobi : Fotograf Registration date : 08/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Tue Dec 22, 2009 12:16 am | |
| arber une e pash viedon pjesen e par po ne pjesen e dyt thot se ky marku ka luftu kunder shqiptarve siq thot aj komentatori turkshqiptar | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme Tue Dec 22, 2009 12:23 am | |
| Ky ishte për bashkim trojeve të Shqiptare ( shife librin te tema arvanitët) , përqarjen e futi më vonë kisha orthodoxe greke , sidomos me Qamët , shum arvanitas kan marë pjesë në maskarat e Qamëve .. Edhe psse ishin dy palët Shqipatrë ishin të manipiluar nga kisha Greke ..
p.s. më psyete u përgjigja ashtu si e di dhe si shkruan , përndrshe i u jam larguar kësaj historie mes qamëve-arvanitëve, përvetëm se mos te mendon kush që kam urrejtje fetare .. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme | |
| |
| | | | Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |