Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:09 pm

NË DY KOHË

Det i ftohtë
Rrezet bien thikë
Rrëra e thatë
Mbi kokë Varna
që rrëshqet e zhurmshme
kalëruar mbi frymë pushuesish
përballë në një kodër një Kala
që flet për histori pushtuesish…

Rrugës për në det një Luan i çimentuar
Mbeti gojëhapur rrugën për të treguar.

Varna 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:10 pm

KARTMONEDHA

Aty shoh fjalë
Shoh djersën që kullon rrëke
Shoh gjak
Mund, lodhje edhe fat
Aty pikturohet jeta
Ndoshta jo me moshën e saj
zë vend parcelizuar në hapësirën e katër cepave
ngjeshet nën shifra, lyer me bojë
Dyfytërësi stampuar!
Dhe zë e mendoj pastaj
zë e kujtoj gojëdhëna,
ndërtoj minihistori
me shenja skllevërish,
gishta mbretërish,
pamje bedenash,
rrugë të pabitisura
kolona Tempujsh
njërëz të vdekur, njërëz të gjallë
dhe mendjen bëj çorap,
asgjë s’vendos, asgjë s’fus në thes
nga tërë ky “kërkim” ku jam pleks.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:10 pm

MUZEUM

Direkët ngulur thellë në tokë
Trarët nxirë flejnë nën çati
Dy “V” mbajnë shtrënguar fort
Atë prag të vjetër, atë shtëpi.

Një tufë rrezesh krihen në dritare
Dera e rrëndë përkulet me respekt
Era lëshon puhizën stendave varë
Aty ku historia sot brezave u flet.

55
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:11 pm

LULE

Dy rrokje
Tre gërma
Një fjalë,
Ku L- ja përsërit veten e saj
Ndoshta, si dhuratë për bukurinë e rradhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:11 pm

INTEGRIM

Rri e vëzhgoj i hutuar
Bukurinë që shtrihet pambarim
Mas me sy e me pëllëmbë
Parkun që zgjatet si një qilim.
Lule,
gjithëfarësoj ngjyrash
zogj që këndojnë papushim
flutura që lodhen, pushojnë e luajnë
rreze që flenë mbi shatërvan
të gjithë si një kor, si një familje
unë dhe një mizë diç bluajme
unë dhe ajo mizë ngjajmë të huaj.


Wandle Park 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:11 pm

PERSIATJE

Kur ç’do gjë të ecën mbrapsht
Kur dita të lodh
Kur trupi yt dehet
Kur koka të djeg valë
Shko diku ku është qetë
Dëgjo vetëm frymëmarjen
por me heshtjen mos u bëj palë

mos u pajto me pushtetin e errësirës,

se ia këput fijet dritës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:12 pm

ËNDËRR

Aty ku ndodhem unë
Në fakt ku je edhe ti
Ndërtoj pallate
Katet lartësoj në sekondë
Fusha stolis
Male qeth
Botën t’a sjell në dorë
Pastaj hap sytë edhe qesh
Se prej teje këtë ëndërr e pata peshqesh.

59
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:12 pm

LONDËR

As mal, as kodër
Vetëm fushë
erë dhe pak vapë
shi që të bën çdo stinë dush
Londër.

Qëndër e botës, metropol që lëviz
Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë
Aty mbi Tamiz.

Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit
kapilarë u shtojnë çdo ditë
nisen e zbresin në Londër.

Aty ditët, muajt, vitet, shekujt
dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve
qetësojnë të gjallë e të vdekur.

Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave
Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet
Londër, të falemi përjetë.

Unë një lëvizje digitale në këtë vrull
turrem t’i bashkohem ecjes së Kohës
Mirënjohje Londrës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 EmptySun Dec 14, 2008 5:12 pm

PA TY E DASHUR

Kafen që piva pa ty
Kafen me emrin “Moka”
Mezi e kam gëlltitë
Pa TY kafja s’shkoka.

Në kafenë që ndejta deri vonë
Djersë të ftohta më zbritën në trup
Një foto mbeti e syve të mi pronë
U përlota mbi të për turp.

Në xhamin e ftohtë të dritares përballë
Thinjat ndriçonin si neonë
Pse kafenë më le t’a pi në vetmi mbrëmë?
Tregomë të lutem, tregomë!

Kafenë që pij pa ty
Të ftohtë, të ngrohtë, apo “Moka”
E kuptoj përditë e më mirë
Pa TY asnjë kafe s’shkoka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» Film dokumentar nga Fatmir Muja
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: