Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:50 pm

fla
NËNA

Natën e kalova maleve
lule mblodha fushave
në ullishte u ndodha pa gdhirë
të këpusë karakaften, lulen e mirë.

Era e bugaçes, simites së pjekur
Gjithë natën s'mu nda
Dy duar mbetën duke më përkëdhelur
Një zemër që digjej, mall.

Tani fshij sytë si i dehur
Ëndërrat më janë vrarë
Mësova se mbrëmë papandehur
Nënën e kisha pasur pranë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:51 pm

ALFABETI I ECJES SË GJATË

Agimet na zgjuan
Bereqetin të korim ugareve, ku
Cicërimat e zogjve s’pushonin,
Çelnin lulet erëmira,
Dielli lëshohej pakursim,
Dhimbja harrohej
Era flakte tutje dhe sillte me nxitim
Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që
Flakëroi perëndimin, atë buzënatë
Garantoi ecjen tonë të gjatë
Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit
Heshtjes i dha çmimin
Inatin na tha të flakim
Jetën të jetojmë ndryshe
Kalëruar mbi muzë të viteve
Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë
Llumit larguar
Mendimeve përhumbur
Ndryshimeve përshtatur
Njeri i një rruge plot nxitim
Orteqet e tmershme për të sfiduar
Pagëzuar në Tempullin e Jetës
Qarjen për të harruar
Rilindjen për të parë në sy
Rrugëve të nisura hershëm
Stacionuar në fletë historie
Shpëtuar nga zhdukja
Tani krenarë të dëshmojnë
Thellë në potencën jetike
Universi zbret firmos dëshminë
Vetvetiu na hapen krahët
Xixëllojnë lotët ndër sy.
Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit
Ylberi ngjyrat na ka falë
Zërat e jetës që të fiksojmë
Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë. Manastir, 2006
3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:51 pm

PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR

E shihja përditë
Shkëlqente, përherë
Aty në atë rrugë
Aty në atë derë.

E shkruar me dorë
Dukshëm, me kujdes
Mbi kokë një kurorë
Në trup; vetëm Pesë.

Për çudi të gjithë aty shihnin
Mëngjeseve, drekave, darkave
Dhe dukej sikur e piketonin
Me “Pesë”-n e sfilatave.

Ajo ishte vetëm një pesë
Një numër si gjithë numrat
Mbi të s’kish kaluar një fshesë
Në ndryshk, mbytur thumbat.

Pesa e gozhduar në atë derë
Tashmë kish hyrë në histori
Dhe pse s’fliste për ndonjë vlerë
Dhe pse s’fliste për njeri.

Të vetmit vizitorë
“Pesa” kish tashmë përditë:
merimangat thurëse
e njerëzit, që ia ngulnin sytë.

Tani ajo pesë…
S’ishte më rrezatore
Kish ndodhur, per besë
Nga braktisja njërëzore.
4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:52 pm

JËTË NË QELQ

Vërviten në ujë
Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi
Pa dallgë, pa bujë
Jetë akuariumi.

Ushqim sa të mund
Zhytur nën qelq
Pa llucë në tubë
“S’heqin aspak keq”!

Jetë aquariumi,
Biznes me peshq
Ç’ka oqeani, deti, liqeni, lumi
T’a sheh syri nën qelq.

Mijëra sy takohen
Aty në çast mbi peshq
Dhe pse s’dinë të ankohen
Është jetë në qelq!
5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:52 pm

SHKRUAR NË QELQ

Dy frymëmarrës u deklaruan të humbur
I pari, u shumëfishua rrugëve me letër
I dyti, u shfaq për ca minuta për fat të keq
Në ekranin e ngushtë e të ftohtë, në qelq.

I pari, një maçok zeshkan
Nga pronarë të majmë
I dyti, vetëm 18-vjeç djalë
Me nënë e me babë.

Maçoku kish humbur para një ore
Diku në një rrugicë në Londër
Djaloshi s’dihej prej sa vitesh
Kish veç emrin, zhgaravitur në fletore.

500 stërlina për të gjetur macokun
Afronin ne këmbim pronarët
Asnjë grosh për njeriun
Veç ca dosjeve që mbushnin sirtarët.

“Këpucët e shqyera
Filmuar në trotuar…”
Kaq u tha për njeriun
Kush mund t’a ketë parë?

Për macen, maçokun
Raporti s’kish mbarim
S’e qesja kish vluar
S’e puna ish aferim.

Minutat mbaruan
Aty në ekranin e qelqtë
Aty ku dy frymëmarrësit u deklaruan
Si të humbur përjetë.

6
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:52 pm

XHAMLLËKU

Me orë,
me ditë,
çdo dy javë
e prisnim atë çast!

E prisnim,
të firmosnim,
të nënshkruanim
borderonë.

E prisnim,
Pesëmbëdhjetëditëshin
E prisnim,
si fëmijën e parë
gjithë javën shtrëngonim rripin
që atë ditë;
të njomnim edhe fytin.

Dhe ishte kështu
Jo nga bollëku;
Por se rrogat dhe birra
Vinin tek Xhamllëku.

Ah, ajo ditë,
ai çast,
ajo minutë
Aty në lulishten errëmirë
Njohur si ODESA
Ah, ai çast
ajo ditë,
ajo minutë
Kur pesëmbëdhjetëditëshit
Për një sekondë i binte fshesa…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:53 pm

DASHURIA

Dalldisje mes një rruge të stisur
Aventura e syve të ka çuar
Sinonimin e një jete të re për të nisur
Hutimin e çastit për t’a harruar.
Urdhër I papritur i ndjesisë së brendshme
Rrugëtimin e saponisur t’a stis
I yti shpërthim tejfundoset
Atje ku pikëtakimi retinor bitis.

8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:53 pm

ECJE NE QELQ

Bukë,
Ujë,
Dritë
Deri … dhe çokollata.

Shkurt; plot ushqim!

Komoditet,
Fantazi,
Argëtim.

Troç:
Jetë ndryshe, plot “përkushtim”!

Ndodh diku, në një kubik të qelqtë
Në një ambient përrallor, gatuar me kujdes
Ku jetë minjsh “sakrifikohet” për fëmijët, për pleqtë…
Nën etiketën shkencore: EKSPERIMENT!

Njëmijë bluza të bardha vërtiten
Shënojnë orët, ditët, javët, muajt, vitet
Aty ku ca frymë miushash shuhen
Që një miush eksperimental të rritet.

Ata, miushat vetëm ecin
Ecin dhe ecin pa të keq
“Argëtohen, rrokullisen, derisa ngecin
Në ecjen miushe, të pafund në qelq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:54 pm

NJËSUAR ME QELQIN

S’mu nda nga sytë ekrani
Një muaj me të u bëra palë
Teksa qëndroja shtrirë tek shtrati
Nga dhimbjet e këmbës së vrarë.

Sytë në fakt më mbetën në qelq
Gjithë ditën nga dritarja kundronin
Vetëm kur ndihesha më keq
Për ca çaste qetësinë më afronin.

Shpeshherë në fakt ato raste
Vetvetiu bëhesha si qelq
Kur dikush temperaturën m’a maste
Termometri ngrinte për dreq!

Unë padashur isha njësuar me qelqin
I ftohtë, delikat e ku di unë
Të tjerrët nën dhëmbë qeshnin
Edhe pse e dija se më donin shumë.

S’më kish qëlluar kështu kurrë
Që dhimbja therrëse për dreq
Të shndërronte në fëmijë një burrë
E t’a bënte thjesht një qelq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:54 pm

LULJA DHE FLUTURA

Imazhet shfaqi një flutur
Pushoi në ekran
Qëndisur, flatrahapur
Filmuar mes lulesh në mal.

Magjishëm përhumba më tutje
S’kish ngopje me të bukurën
Lulet ishin lule
Shtonin nur bashkë me fluturën.

Pastaj flutura natyrshëm
Hapi flatrat fluturoi
Dhe la të shtriqej lirshëm
Bukuroshen ku qëndroi.

Imazhet ndryshuan papritur
Aty mes luleve në mal
“Lulja e fluturës” brezkëputur
Mbi të një krimb kish ndal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:54 pm

DAVID BLAINE

Një kub qelqi nën urë
Mu në mes të Londrës
Brenda një burrë
Për “thyerje rekord të botës”.

Emri: David Blaine
Shkruar në qelq
“Do të jetoj 40 ditë
Brenda pa të keq”.

Njërëz të ndryshëm
Vëzhgonin mbi të
Kalonin natyrshëm
Nuk bënin zë.

Kubi I qelqtë
Ish për të shtëpia
Ai si një petë
Rrojti nga magjia?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:55 pm

ORA

Tik-tak dhe prapë tak e tik
24 orë lëviz papushim
numëron çdo sekondë, çdo dekik
aty prapa xhamit, papërtim.

Monotone deri në rutinë
Puna e saj është cituar
Gjithë mëkatet mban mbi shpinë
Kur koha teknikisht i ka fluturuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:55 pm

KOHA E NJERIUT

Kohën e gozhduam mureve
E futëm në dosje
E kyçëm në sirtare,
sonduqe
E flijuam stendave,
muzeumeve
Në parcela,
kënde
e qoshe
Si kohë blu,
laramane,
rozë,
apo të kuqe.

Iu qepëm kohës së prapthi
Kohës që na e kishin grabitur më parë
Si dema të urritur kur dalin nga vathi
Për ta copëtuar u vumë në garë.

I vumë Kohës, emrat e hajdutëve të saj
Dhe e thirëm kohën si pronë të tyre
S’e kuptonim se bënim të njëjtin faj
S’e kuptonim se kishim rivrarë Kohën.

Koha nuk shahet, thotë populli
“Koha është flori”
Ajo është Tempulli
Ku filli i jetës bëhet fli.

Koha s’është kohë zborresh, eksperimentesh
Koha s’do emra njërëzish, ndodhish
Koha ka kohën e saj
Ajo është udhërrëfim i jetës
Koha ka veç një emër
Në gur,
mermer
a letër
Ajo është Kohë!

I jemi ngjizur Kohës!
Instrument i një kompleksi në lëvizje
I jemi mirënjohës Kohës;
se u kujtua të na bëjë për vete,
në rrugën e Kombeve
në rrugën e mundit dhe djersës
aty ku ne ishim vërtet e “Kohës Pjesëz”
viteve,
shekujve,
moteve.

Ne tani i betohemi Kohës!
Si bij të vërtetë të Tokës
Ne tani i jemi vërtet mirrënjohës
se s’ka më “të ngrihen këmbët ti bien kokës”,
se shtegu s’ka më parantesë
se filloi të kuptohet jeta
se s’ka më sllogan ‘mbështetje në forcat e veta”
se është në modë,
kjo kohë,
kjo jetesë.
Ne kemi filluar ecjen për të kapur Kohën.

Ne që kemi marrë rrudhat e saj,
S’ecim më me rrymën që na rrëmben.
Por me aromën që na pështjellë në vetvete
Me atë që na sheh me syrin e mirë.

Iku ajo kohë kur trembeshim nga Koha,
Kur kohën e shihnim në fletërrufe
Kur kohën e krahasonim me Fillin e Kuq
Kur, kurrë s’i pëlqenim Kohës një huq.


Jemi mësuar tani me kohërat.
Se dimë të zgjedhim më në fund Kohën!

Iku koha kur i largoheshim Kohës
U zhduk ajo fëlliqësi nga sytë e Botës
Ç’kusur kishim ne
Të masnim këmbët me shpejtësinë e rrotës
Iku për turp ajo Kohë.

Ecim ndoshta prapë jo me një hap me të
S’dihet sa kohë duhet të kapim Kohën
Ecim në një rrugë me të
Ecim dhe sërrish larg Botës.

Trenat modernë ndalen pranë këmbëve tanë
Fluturimin e ndalim pranë Vatikanit
OKB-së,
Europës e ku di unë
E flakëm tej gjuhën e shejtanit
Jemi bijtë e Kohës
Jemi OK-ej!

Na qëllon të shtrëngojmë duart me nënën Mbretëreshë
Sallave mondane të Londrës
Neve, bijve të një kohe eksperiment
Na qëllon të ulemi në një shesh
Me atë që e shihnim armik të pabesë
Dhe na vjen për të qeshë
Dhe lot na shpëtojnë, për besë.

Takojmë “armiqtë” tanë gjysëmshekullorë në zyra
Vallëzojmë shqiptarçe dhe moderne nëpër dasma
Në shkolla,
universitete,
fabrika,
në rrugë
Flasim,
qeshim,
dashurohemi lirshëm
Ah, sa ndryshim që koha nga koha paska
S’i s’e kuptuam më parë këtë punë.


Vallë pse i largoheshim Kohës?
Pse i frikësoheshim Botës ku jetojmë?
Kohën përbuznim pakuptim
Kur ajo na thërriste në rrugën e saj
Kur ne s’i lamë gjë pa sharrë
Kur ajo prapë durimtare
qante dhe qeshte me ne, pastaj
Ne ishim dhe mbetëm ata që ishim
Kurban i një çmendurie peshqesh
Kohën braktisëm me faj e pa faj
Kurrë s’i vumë kokës gishtin
Që Bota mos të sillej orbitale rreth nesh.

Dikush tani kujton “vaporat”
E atij viti që lëvizi akrepat e ndalë
Dikush fluturimin,
udhëtimin,
rrugëtimin e gjatë
Strofkave moderne,
përpirëse deri në infinit
Pakkush integrimin,
mundimin ditë e natë
“Ishte i tillë ai muaj, i tillë ai vit”
Koha ecën dhe s’ka kohë të dëgjojë
Mëkatin tonë, vetlargimin tonë
Ne tani vetëm duhet të turremi atë për t’a kapë
S’ka kohë për të shkuarën
S’ka kohë për të sharrë!

Është kohë e vështirë vërtet kjo kohë or vëlla
E lodhshme,
E gjatë
Jo si gjithë kohërat
Është e të gjithëve kjo kohë, o njërëz
Dhe jo kohë “për të nënës e për të njerkës”
Është Koha e shekullit të ri
Koha që na dha krahë
Na dha shance
Na dha Liri dhe Pavarësi,
Është Koha jote o Njeri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:56 pm

MESAZH TRIMIT
(Kushtuar Agim Ramadanit)


Një fjalë e shtrenjtë, e paharruar
Ngulitur në shtallba muri, që shembet
Një gur kohësh i flakëruar
Në piramidën-kufitare Kosharë, prehet.

Një penë, dy duar, një mall
Pikturojnë në qiellin e pastër
Një tufë rresh ikin me vrap
Të sfiduar nga Moti i Qashtër.

Rrugës së moçme këngët, poezitë
Garojnë drejt Gjilanit
T’i bëjnë Katanës sfidë,
T’i çojnë Mesazhin trimit.

16
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:56 pm

ELBASAN

Elbasan!
Aty ku dhimbja,
malli,
dashuria,

Pikëtakohen,
Refrenin e jetës për të nisur
Aty ku dy sy të qeshur
Modelojnë ëndërra, dëshira
Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur,
Bukurinë përrallore që ka natyra.

Kohën ke humbur shëtitoreve
Muajt, vitet të kanë shkarë
Gjuha ngatërruar auditoreve
Tani shqipja të duket “e vrarë”.

Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren për t’ia parë
Dhe s’di ku t’a zësh fillin
Lotë nga sytë të kanë shkarë.

Ngre sytë vëzhgon dhe s’ngopesh
Ndërtime të reja anembanë
Pastaj duket se qetësohesh
Kur dhjetra miq të vijnë pranë.

Një këngë e moçme dëgjohet
Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin
Një tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranë Myzyrit.

Elbasan!
Aty ku mijëra vetë turren
Të këpusin Karakaften,
Lulen e radhë
Aty ku zemrat kënaqen
Vetëm duke parë.


17
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:56 pm

NGROHJA GLOBALE

Njeriu u tërbua nga moti
Djersët i kullojnë si përrenj
Temperaturat s’janë më si qëmoti
Detet gati të kapërcejnë.

Akujt veriu po tret
Oqeani gati s’pëlcet
Uji fryhet s’ka më det
Ku-ku vaj medet.

Moti u “çmend”!
Alarmi u dha,
u shkrua,
u shpërnda.

Mureve pankarta
Rrugëve fletushka
Pemët pa gjethe
Malet pa guna
Fushat buzëplasur
Lumenj të inatosur
Alarmi, s’ka të sosur.

Burrat u mblodhën në Kioto, Afrikë, Francë
Alarmit i mëshuan në sallë
E bënë Kiamet!

Aty u tha se motin njeriu e turbulloi
Dhe fajin për këtë e ka ai vet
Por zor s’e njeriu pranoi
S’e ai është shkaktari i vërtet.

Burrat mbaruan së foluri
Fjala për Motin s’pushon
Njeriu prapë si qëmoti
Ende mëkatin s’pranon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:57 pm

MBRETËRESHA NORË

E vogla lozanjare,
Vogëlushja Norë
Turret, s’lodhet fare
Mbledh lule me dorë.

Eja këtu moj Norë
Mami i thërret
Lulet t’i bëjmë kurrorë
Të dukesh Mbretëreshë.

Çamarokja përhumbet
Më tutje në lëndinë
Aty ku lëshojnë lulet
Erë trëndëlinë.

Shpejt këtu moj Norë
Mami përsërit
I bën shenjë me dorë
Është kohë për të ik.

Erdha, mami, edhe pak
Norë e Vogël kthen
Dhe fap, fytyrëskuqur flakë
Para mamit vjen.

Mami i tund kokën
Për vonesën e saj
Ajo zë i puth dorën
E zënë në faj.

Pastaj të dy qeshin
Tufa lulesh në dorë
Pak ftohtë, trikot veshin
Nxitojnë të bëjnë kurorë.

E dua si të Mbretëreshës
Mamit i thotë në vesh
S’dua të më qeshësh
Kur në kokë t’a ngjesh.

Pastaj nënë e bij
Humbin në proces
Lulet venë e vinë
Njëra jep e tjetra merr.

19
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:57 pm

DHIMBJA QË VRET

Tymi ikën e ikën
Fluturon me vrap
Ia ka zjarrit frikën
Që i turret t’a kap.

Në zjarr një enë balte
Mbushur me grosh
Pranë lahet një mace
Një plak në qosh.

Trarë mbi krye
Pëshjellje merimangash
Një “radio” fryhet
Mirëqenie… jargash!

Zëri nga përjashta
Hyn nga çdo anë
Çatisë i fluturon kashta
Muret s’kanë suvanë.

Pastaj një fëmijë
Ngatërron valë me radion
Qan në të tijën
Kërkon çokollatën.

Komshiu ngjitur, pranë
Nxehet me Satelitin
Saçin dot s’e mban
Shan e mallkon vetin.

Zjarri është shuar
Vetëm groshë në enë
Kruspull këmbë e duar
Në qosh plaku ka ngel.

Macja nis mjaullimën
Kërcen mur më mur
E para lëshon gjëmën
“Iku një njeri, një burrë!”

Këmbana ka nisur
Zhurmën papushim
Kurkush s’ka pikasur
S’e u shua një frymë.

Vetëm qielli përlotet
Fryn e fryn retë
Një amanet që s’tretet
Një dhimbje që vret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:58 pm

NJË LIGAVEC

Mbi një gastare
Mbi një qelq
Zvarritet ngadalë
Një ligavec.

Shtriqet forcërisht
Jargat lë në qelq
Vuan marrëzisht
I shkreti ligavec.

Përballet e përballet
Ec edhe ngec
Askush s’ia di hallet
Të mjerrit ligavec.

Pastaj se di as vet
Rrëshqet më prapa
Aty ku mbi qelq
Këmbëkryq është ulur vapa.

Ecje e vështirë
Kjo ecje në qelq
S’bën fare përjashtim
As për një ligavec.

21
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:58 pm

NATYRSHËM

U shemb qielli
Derdhi rrëketë
U mbyt toka nën ujë
Kudo veç det.

Pastaj doli dielli
Lëshoi rrezet e vet
Ujin avulloi
Formoi prapë retë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:58 pm

ECJA NJËRËZORE

Vëzhgoj lëvizjen njërëzore
Lëvizjen normale gjithëmoshore
Tentoj t’a përkthej
Diku në një fletore
Me një fjalë të vetme
Thjesht me dy rrokje,
Me fjalën: ECJE!

Ecje!
Rrugëtim vitesh, shekujsh
Pragje kaluar
Fiksuar rrugësh
Skicuar tempujsh
Strukur në memorje
Ecja njërëzore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:59 pm

GJUHA E HESHTJES

Heshtjes ia zbulova gjuhën
Padashje në heshtje
Mësova gërmat e saj
Gatova alfabetin e heshtjes.

Hyra brenda saj tinëz
T’i mësoja më tej gjuhën
Zakonet, doket
T’i fiksoja ngjyrën
T’i kopjoja modën, flokët.

Imitova me kujdes pastaj
Pa zhurmë, pa fjalë
Ç’do huq të saj
Me të isha bërë palë.

Dhe ju, o njërëz
Në doni kodin e heshtjes
Hyni brenda saj tinëz
Ndaloni frymën e urrejtjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:59 pm

PUNË RRESH

Retë u mblodhën kokë më kokë
Kala të fuqishme ndërtuan në Qiell
Ftohtë dhe vetëm ftohtë mbi Tokë
S’kalonte një rreze diell.

Por rretë harruan
Bënin kot inat
Vetveten sakrifikuan
Nga rrezet gati s’morën flakë.

Tani sa herë retë shfaqen
Si shkrepa e fortifikata
Bimët, lulet freskohen
Nga shiu që bie mbi ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 4:59 pm

TËRMETI I SHKUPIT

Ky është akrepi i Orës
Që ngeci atë ditë
Që ajo ditë të kujtohet
Që kujtimi i saj të mbetet
Në këtë godinë, në këtë datë.

Kjo është data
Që u shënua atë Orë
Që ora të ruhet
Që t’i flasë kohës
Nga ky muzeum, t’i tregojë Botës.
26
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU EmptySun Dec 14, 2008 5:00 pm

ANAKRONIZËM

Kuajt ende s’kanë sosur trokthin
Zinxhirat e anijeve s’janë shkulur
Muret shtatë pashë nën dhe
Strukur t’i dëshmojnë ecjes
Sa shumë kjo Tokë ka vuajtur!

Nëpër faqet e historisë ecim
Lexojmë dëshminë e kohërave
Flakim çorbën e gatuar gjetkë
Flakim anakronizmin.

“U sulën nga deti
rrëzë maleve kaluan
tentuan të shfarosin,
djegin
të fshijnë një Komb
Tentuan!”

Themelet të parët gatuan më fortë
Me gjakun e tyre
Të mbronin këtë Tokë.

Toka hapi gjoksin
Struku në gji themelet, gurët
Trokthin e kuajve e mbajti gjallë
Zinxhirat e anijeve grasatuar
Në faqet e historisë.

Në stenda,
Nën çukitje arkeologësh
Zhurma e kuajve zien
Velat anijet tendosin
Krenare skutat e kësaj toke ndihen
Që bënë edhe gurët të dëshmojnë
Të flakin tej anakronizmin.
27
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU   "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» Film dokumentar nga Fatmir Muja
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: