| "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:00 pm | |
| LUMENJTË E ËNDËRRAVE
Kapërcej lumenj Në mes të natës Eci mes përmes tyre Përballem mes llucës, mes baltës Edhe pse s’u besoj syve.
Lumenjtë e ëndrrave Kam nisur të pushtoj Lodhur, kapluar mesnatave Notoj dhe vetëm notoj, papushim mes tyre.
Ujra pafund në ëndërrat e mia Lumenj që rrjedhin papushim Aty pastaj krihet vetmia Aty nis çdo meditim.
Lumenjtë e mi kurrë s’flejnë Të tyren veti më kanë dhuruar Edhe në pusin e errët të natës më gjejnë Rrugë të reja për të sfiduar.
Lumenjtë ka kohë që janë egërsuar Ëndrrave të mia të netëve dimrore S’di ç’duhet për t’i qetësuar Ndoshta, rikthim te ëndërrat rinore. 28 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:00 pm | |
| BALADA E DIMRIT
Malet të thinjur Mbledhur grusht, njësh me retë këngës së moçme gati për t’ia nisur era nxiton t’iu shfletojë fletët e librit rrapat legjendarë bëjnë gati pianon në korr këndojnë, Baladën e Dimrit. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:01 pm | |
| BURRAT E SHTETIT”
Kulmi i vapës As erë, as re, qielli qelq Dritat si shkollat e natës Heshtje nate në vend të fjalës Jetë në dreq!
Sytë na mbetën nga tavani Flasim me veten I kthejmë pastaj nga ekrani Ku hijet e “Burrave të Shtetit” mbetën.
Dhe fap një vegim Pastaj një dritë Qindra, mijëra xixëllojnë qytetin S’ka më natë S’është më gërmadhë, qyteti im.
Nxitojmë të ndezim ekranin Të kapim lajmin e lënë në mes Po “Burrat e Shtetit” veç shanin Dhe prapë asgjë në thes!
30 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:01 pm | |
| MALL
Makina, që ecin e ndalen në semafor Njërëz, që mbajnë telefona, qese a fëmijë ndër duar Shtylla, që ngulen thellë në tokë Qielli, që u rri si shapkë mbi kokë Unë, që dy sy kam ngulur mbi ta e s’i heq vetminë përplas nga dritarja në qelq.
Lotë, që përzihen pastaj me shiun Asfalt, që larmon nga çimçakizët Reklama, që përballen me erën, veriun Qielli, që buçet e gati s’ndizet Unë, që shtrëngoj laps e penë në duar lëvizjen në letër tentoj të shkruaj.
Kaltërsia, që rikthehet pasi ikin retë Rrugët, që formojnë kryq në ate kënd Statuja, që njërëzit pret e përcjell Liria, që zotëron në këtë vend Unë, që ndodhem këtu për hir të saj mbytem padashje, pastaj në vaj.
Male, që s’i shoh në këtë cep Lumenj, që s’gurgullojnë si ato të fëmijërisë sime Dielli, që kur s’të djeg Shiu, që më ngriu çadrën në çantën time Unë, që vazhdoj të përballem me vargun s’di vallë nga shiu apo lotët jam lagur?! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:01 pm | |
| MËRZITJA KA PASAPORTËN E SAJ
Shkëputem nga pena lë libra, blooqe, shënime për një çast Humbas në meditime, ndodhi, lajme. Më duket e pazakontë ç’do gjë pastaj. I drejtohem Qiellit I falem Tokës I lutem Hapësirës, Zotit, si I zënë në faj Dhe fap instiktivisht i rikthehem penës, lapsit Edhe mërzitja paska pasaportën e saj!
32 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:02 pm | |
| FUNDDIMËR Nën këmbë akull Mbi kokë re Majtas dhe djathtas mjegull Para, si një pasqyrë, Shtrihet një Det Shtriqur gjerë e gjatë Ku krihen retë. 33 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:02 pm | |
| VARGU I POETIT
Qielli. deti, oqeani Gjithë hapësira ndalet Hyjnë brenda vargut pa trokitur Tek streha e tij “falen”.
Ç’do lëvizje, ç’do ndryshim Rregjistrohet në varg pa pretencë Vargu është gjithnjë në kërkim Vargu s’do liçencë.
Peisazh i qiellit, tokës, detit Fle i qetë në varg
Dora e butë e poetit E përkëdhel me laps. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:03 pm | |
| DIKTATORI
Ti merje ajër Unë si ty Ti lëvizje Njësoj të dy.
Sallave, banesave ndryshonim për çudi Zyrave s’ishim njësoj Edhe pse ishe thjesht si unë një njeri Unë duhet të të përkulesha, të të respektoj.
Ti pastaj ikje zhdukeshe Fluturoje kapje retë Unë prapë në të zakonshmen Durimtar dhe I qetë.
Harrove o njeri Hapësirrën që kishe pranë Flake tutje njeriun për inerci S’njihje më nënë e babë.
Tani ajo kohë s’është më Iku vapa bashkë me gushtin Ende mallkimi i nënave nën zë Ka mbetur aty ku ke edhe bustin.
35 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:03 pm | |
| E SHKUAR
“Gardhe, tela, piramida gurë të gdhendur pranë tyre tyta njërëz të ngjeshur bomba në brez armë në krahë. Kanë harruar të qeshin. Kanë harruar të qajnë.
Këngët s’pushojnë Me tingull të çalë Vargjet diktohen Jeta tërhiqet zvarë Të parit i këndojnë Ç’do gjë që fluturon hahet!
Në rrjesht fitimtarë Zhveshur kacaviren Zorët në garë Ndërtojnë Piramidën.”
Aty vërtet përhumbesh Qosheve me Fill të Kuq Që thellë e thellë struken Diku në muzeum. 36 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:04 pm | |
| ATA DY SY TË KALTËR
Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën Dheu kurrë s’ka për të më tretur Nëse ata dy sy s’do më shohin në sy, të paktën.
Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë Vegim i përçudshëm më rrethoi Në rrugë për turp gati s’rashë Më iku qënësia, më tradhtoi.
Kaloj pranë detit në Verë Përhumb në të kaltrën e tij Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej Mbetur fiksim që kur isha i ri.
Vitet kalojnë, rrudhat shtohen Të kaltrën kam filluar të ngatërroj Por ato dy sy s’më harrohen Edhe pse e di se kurrë s’do ti shikoj. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:04 pm | |
| VËSHTIRË
Vështirë të gjendesh me mua në një rrugë Vështirë të ndodhesh në një hap me këmbën time Vështirë të gjesh ngjashmërinë që na ndau Atë ditë kur ti kërkoje pikërisht atë Atë çast kur zhurmimit i dhe çmimin e çmendur Vështirë të trokasësh në portën që përplase Vështirë të shohësh në dritaren ku pështyve Vështirë të harrosh atë kohë kur jashtë binte shi Atë stinë që s’ishte stinë e shirave Atë mot që mori dhuratë prej teje rrufenë, bubullimën Atë orë që i fale dy zemrave akullin dimëror. Vështirë! Vështirë të shkrish akullin që na ndau Edhe pse një amsh i zjarrtë ende më djeg në kraharor. 38 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:04 pm | |
| JETË LYPËSISH
Dielli rezet ka lëshuar thikë Mbi asfaltin që përvëlon Kruspull në trotuar një lypës Askush pranë tij s’kalon.
Këmbanat mbi kokë të tij çahen Ulërijnë makinat papushim Për vapën ca njërëz ankohen Afër lypësit, kthyer me shpinë.
Në sheshin e madh ndanë udhës Reklamat bëjnë natën ditë Ku gdhihet e ngryset ky lypës Një qindarkë për të lypë.
Gërmoj pastaj astarin Qëllon që t’i hedh një dyshe Që kurrë s’ia ndërron fatin Aspak s’ia bën jetën ndryshe.
Dhe iki i zhytur në meditim Nga ai vend ku këmbanat s’pushojnë Në heshtje marr një vendim Edhe pse e di se jetë lypësish s’ndryshon. 39 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:05 pm | |
| ZAGARI ELEKTRONIK
Ai lëviz, zvarritet, zgjatet, nuhat, thuajse njësoj si një origjinal. Ai ledhatohet, shtrëngohet, drejtohet, lëshohet mbi gjah nga të njëjtit “ustallarë”. Ai s’lodhet, s’i turret grykave nuk zgjon gjahun nga fera por fap nën komandën e të zotit e gjen “lepurin” të gatshëm tek dera. Ai s’ka frikë s’e saçma e gjahtarit mund t’a pikasë gjahun zbulon përditë mjafton turirin të zgjasë.
Ka kohë që ky zagar Zbret edhe në anët tona Pa lehur, pa u tërhequr zvarë Mendjefyll, ziliqar Pret diçka që të zhvasë.
Sa kohë ka që anët tona Zagarin kanë pikasë Mure ngrejnë, bedena Si moçëm ato të Kalasë.
Punë zagarësh vërtet Prej shekujsh kjo punë e tyre Por ky për besë s’ka frikë S’e u gatua elektronik. 40 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:05 pm | |
| DEVIZA ME SHIJE LOTI
Shaminë kanë hedhur supeve rrethinat Tetova nën këmbë të Sharit dremit. Rruga e moçme pushtuar nga makinat Një qen aty ndanë udhës dhëmbët skërmit.
Mbi mal të Sharit ca rreze dielli ikin e vijnë lëshohen pastaj aty mes ugarit ku lotët një grua fshin.
Dielli i mesditës zbret mbi ugar Ku dheu trazohet nën plug Aty ku një fëmijë fillon të qaj Dhe nëna e ushqen me bukë.
Dheu forcohet më shumë Kazma, lopata s’e çajnë Jo! Kjo s’është punë Nëna me vete ofshan.
Pastaj nga gjoksi nxjerr ca deviza Lotët i rrjedhin si çurk Ikën ugarit, kalon drizat Të gjej të paguaj një bujk.
Dielli shpinën i ktheu ugarit Fëmija sërish qan e qan Nëna i afron bukë të pushojë së qari Ai bukën e shtyn, kërkon babanë.
Në qiell një avion fluturoi Kokën kthyen të dy atje lart Fëmija për çudi pushoi Nata kish rënë mbi ugar. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:05 pm | |
| RRUGËT E MENDIMIT
Rrugëve të mendimit bredh Në heshtje, kërkues me laps në dorë Pastaj në një fletë të bardhë hedh Ato që lapsi im kor.
Rrugëve të mendimit Shemben kufijtë Nuk ekziston ndarje Nuk sheh asgjë me një sy As nata, as dita s’rinë veçuar Aty ecën e ecën pafre Botën ke në duar.
Rrugët e mendimit janë të gjata Moçëm ka nisur ecja e tyre Ato s’kanë ditëlindje, data Vështirë t’u dalësh në krye.
Rrugëve të mendimit qëndroj Natë e ditë, orar e pa orar Mbi libra veten harroj Nektarin që t’u marë. 42 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:06 pm | |
| BINJAKËT
Lulet çelën vonë atë vit Natyra ende s’kish veshur fustanin e bardhë Unë mbeta ankimesh, prisha monotoninë Ngela rrugës për në Park.
S’është kollaj të bëhesh baba Aq më shumë të thiresh “babush” Herë me të qeshur, herë me të qarë Njëherësh, nga një vogëlushe dhe një vogëlush.
Tani s’ankoj të dal në park Shoqëruar nga dy palë sy, dy palë duar Skuqem së qeshuri bëhem flakë Kur ata grinden për të më përqafuar. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:06 pm | |
| UNË DHE TI
Kurrë s’u bëmë dy ëngjëj të mirë Kurrë nuk pamë njëri tjetrin në sy Ecëm të ndarë Unë në rrugë, Ti në trotuar. Dy sekse të kundërt, që vërtetë Kurrë s’u bashkuan në këtë jetë.
Blirët që doje Erën kundërmuese në bulevard kur çelnin Shëtitjet mes freskut që kishe zili Njërëzit që u trembeshe se të përflisnin Trëndafilët që çelin këtë muaj në qytetin tim Ndoshta prapë I shijon Ti E unë? Unë në Dhe të huaj, të vuaj!
Shoh shëmbëlltyrën tënde në qelq Nga kolltuku, shikimin ngulur në dritare Vështroj se si Qielli përkëdhel Re, Diell, Yje si dele manare Unë jam aty prapë të shoh Derisa qepallat më mbyllen fare. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:06 pm | |
| FJALA
Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq Flokëngjyer, ngritur lart si iriq S’lanë pa kopjuar pastaj modë Kudo në Europë, në Botë.
Pastaj shëtitën të trullosur U mbushën revista, gazeta Fjala iu turr për t’i damkosur Me fjalën s’bëhej shaka!
Fjala është fjalë vërtet S’do intrigë, krenohet kur e mbron O njeri i mirë, o poet Fjala, ka kostumin e vet.
45 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:07 pm | |
| PIRAMIDË
Ritëm çoroditës Bujë Tufa kartmonellash Pasuri Fjalë që parfumosin Rrëmujë Korr rrënqethës Çmenduri Fjalë të zjarrta Mallkim Fytyra të zverdhura Premtim Dhëmbë që kërcasin Sharje Armë që pëlcasin Vrasje Zyra që vlojnë Kolltuk Rrugë që nxihen Vrull E gjitha Piramidë Prodhuar në pak orë, në pak ditë. 46 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:07 pm | |
| KALARASI
Shijoj peshkun e Danubit Në një restorant në Kalarasi Përdor thikë e pirunë Modern, “Perëndimor”, Duart ruaj mos bëj pis Zyrtar i kollarisur, me kostum, Veshur spic! Gotën me verë kthej pak e nga pak Dhe prapë fap e fup me peshkun në pjatë. Përballë një plak më vështron Kokën kthej nga ai, ai shikimin s’largon Pastaj shoh si i shpërqënduar Peshkun që plaku shkrafanjit me duar Unë përsëri të njëjtin avaz Derisa pjatën me peshk e zbraz.
Unë Ballkanasi në Kalarasi Me kamera kam shkuar të prezantoj Festivalin e këngës një javë që do zgjasi Këngën që popujt e Ballkanit Kanë shekuj që e këndojnë.
Pastaj, prapë në shesh e ndesh plakun Bën me shenjë e me duar më përshëndet Kthehet andej nga lumi zgjaton Diçka më thotë, diçka më tregon.
Ballkanas të dy, s’meremi vesh Ai tund kokën, lëviz duart, vazhdon flet Unë ngre supet dhe i buzëqesh Ç’kërkon të më thotë ai në të vërtet?
I afrohem dikujt miqësisht E pyes se plaku ç’më thotë Flasim si miq, sqarohemi Anglisht Dhe fap përlotem, plakun përqafoj.
Shekujt na ndanë them me vete, or vëlla Na degdisën hallet, kusuret nëpër botë Kush mundi doke, zakone, gjuhë të mbaj Mallin të largoj e ka më të lehtë.
Plakun shtrëngoj për krahu, s’e lëshoj Ecim në sheshin ku këngët kanë filluar Papritur unë nis lehtë të këndoj Këngën e Myzyrit, që sheshin ka pushtuar.
Ai lëviz buzët, mbushet me lot Tenton të imitojë, të thotë shqip një fjalë Zë lëshon, bërtet si djalë, por fjalët s’thotë dot Derisa Festivali ul siparin ngadalë.
Kalarasi, Rumani 1997 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:07 pm | |
| E QELQTË
E hollë, Latine, Empirike.
Herë elegante, Herë delikate,
Vallëzon mes gishtave të mia
sfidante,
e heshtur, natyrale!
Krendesh mes tujesh,
Mes rrëmujës
Ndjehesh jetike.
Prapa qelqit a vitrinës Dy gishta të ledhatojnë tinës Ti zbret qetë e qetë Të lezatohesh mes tavolinës.
S’le modë pa kopjuar Në sfilatën tënde qelqore E kush s’të ka shijuar? Kush s’të ka lëpirë si akullore?
Në këtë botë s’je mysafire U ndodhe për hir të së tërës Kur s’të quajtën lavire Edhe pse buzët ia fale dëshirës.
48 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:08 pm | |
| EMIGRIM
Moçëm e patën thënë troç: “plakut veç pordhën mos t’i dëgjosh". Larg dheut tënd, sipas të huajve Kur mos qëndro prapa kuajve! 49
BOSHLLËK | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:08 pm | |
| BOSHLLËK
Përqëndrohu në qetësi Sheh veten në një botë tjetër Dhe kështu provo të bësh më gjatë Provo me ditë e me natë Boshllëk! Provo të rrish në qetësi Vetja s’të duket më njeri. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:09 pm | |
| VLERA E KOHËS
Kohën konsumojnë ata që punojnë Se kohës ia marrin minutat, orët Kohës i mbesin borxhli gjithë jetës Njërëzit e lapsit dhe penës.
Koha flori është për të gjithë Populli e ka thënë moçëm Por vlerën e kohës a e dinë Ata që s’i kanë sekondë borxh kohës?
51 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU Sun Dec 14, 2008 5:09 pm | |
| QËLLOFSH NË DERË TË MIRË”
“Ti ishe nga derë e mirë…”
Derën vetë e përplase Mbylle dritare, Palose kanate Gozhdë u vure qepenave Çatisë ia theve tjegullat Gardhet bëre mullar Mbylle derën tënde Atë buzënatë ti i ndërtove barikadë Qënies tënde gjithë inat. Gardhe të reja gozhdove po atë natë Tjegulla të tjera mblodhe fshat më fshat Qepenat i montove prapë Kanatet u vunë sërrish Dritaret u hapën ngadalë Por dera që t’i përplase Nuk u hap më atë natë Dhe ti me inat e shembe prapë… Që nga ajo kohë mbete në derë tjetër Lutesh e lutjet e tua s’kanë të sosur Zotohesh s’e s’do të përplasësh më derë Kurë s’ke për t’u inatosur. Por dera që është derë e mirë Hapet për atë që e mbyll ngadalë Dera e shtëpisë është e tillë Të mbyllet e s'të hapet më. Kujdes me derën o njërëz Mos e përplasni kurrë me inat S’e dera që ju me forcë e mbyllni Mund t’ju lërë përherë jashtë. Mos harroni trokitjen në derë Kur derës ia keni nevojën Dera e shtëpisë nuk është thjesht derë Që vetëm zëvendëson rojën. Në dëgjofsh të thuhet “nga derë e mirë” Turresh me vrap të trokasësh në atë derë Por kur t’i harron veten nga ç’derë vjen Dera ku troket të bëhet veç barrikadë.
U shtofshin dyert e mira! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU | |
| |
|
| |
| "ECJE NË QELQ"-FATMIR TERZIU | |
|