Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:16 am

Din Mehmeti


Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Face99722197715bce92d946b0d4effa

Din Mehmeti është ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisë së sotme në Kosovë. Ai ka lindur më 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut të Gjakovës dhe ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Tani, ai është mësues në shkollën pedagogjike të Gjakovës. Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, ai njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 në 12 vëllime. Libri i tij i fundit, një përmbledhje më njëzetetetë vjersha lirike, mban titullin As në tokë as në qiell.

Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky asimilim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhë realiste, herë-herë ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (l. 1916). Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës sociale, por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale.

As në tokë as në qiell është e ndarë në pesë cikle: Trimat e këngës sime, Bishat e bardha, Kujtesa e letrave, Barka ime mbahu, dhe Këngë për vete. Titulli i ciklit të katërt, Barka ime mbahu, është ndofta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia Dialog me liqenin, shkruar në Strugë buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë festës ndërkombëtare të poezisë në Strugë në gusht 1987.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri Nov 21, 2008 4:42 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:22 am

" Që të rriten lulet e bardha"


1.

Flini të qetë,
Se në gjakun tuaj do të shumëzohën
pranverat e pavdekshme
e zogjtë do të ndërtojnë cerdhe
plisave tuaj të tretur.

Ju dhatë gjërat më të shtrenjta
për të ngritur tempuj prej gjaku,
që dielli të mos rrënohet,
që toka të mos digjet.

ju mbollët besimin e jetës
në rrënjët e luleve
dhe me eshtra shkruat
biografinë e dritës....

2.

Flini të qetë!
kjo tokë ju lindi
nga hiri i ëndrrave të lirisë.
që të këtë rreze dita,
që të këtë ujë burimi,
që të rriten lulet e bardha
në mendjen e njerëzimit,
që nga shpirti të shpërthejë bardhësia
që liri të ketë me bollëk,
që të shtrohet buka pa frikë në sofër,
që njeriu mbi tjetrin të mos ngrihet si bishë,
që kopsht lulediejsh të bëhet jeta.

3.

Flini!
Ju ka hije gjumi i përjetshëm,
sepse s'deshët të jetoni të vdekur në jetë,
pa dashuri,
pa gaz në fytyrë,
pa shpresa në zemër,
pa tokë, që mbani si shtrojë
pa qiell, që mbani si mbulojë,
pa lumenj, që ju burojnë në sy,
pa diell, që mbani në duar...

4.

Flini të qetë!
Ju s'keni pse të ankoheni,
gjërat më të shtrenjta
i dhatë për Kosovën,
dhe dashurinë tuaj e shenuat
në cdo lule,
në cdo gur,
në cdo rrugë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:22 am

Qente e Diellit

Lakuriqesia këndon
Majave te shemtimit
E sytë rrjedhin gaz të huaj

Qente e diellit
Vrapojne kah grykat
Ku as rrezet s'shpetojne.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri Nov 21, 2008 4:25 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:24 am

ORA

Semaforet klithin
zjarr!...

gozhda dritaret
gjarperinj rruget
nga tufa e zeze
e stineve gjola
sheshet

thirra derisa u bera
peshtyme e ngrire

kur erdhen zjarrfikesit
ora krenare luftonte
me frymen e fundit
neper tym
ora pa akrepa
si femije i cmendur
udhetonte diku jashte kohes


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri Nov 21, 2008 4:25 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:24 am

Pakez ne Enderr Pakez ne Zhgenderr



Jam pakez i ndrydhur pakez i cliruar
Duke vrapuar pas emrit
Pakez i zverdhur pakez i frikesuar

Jam pakez i ngrire pakez i shkrire
Duke kenduar per ty
pakez i rrahur pakez i ndjekur jam.

Jam pakez i perbuzur nga Dielli
Kenga jote me ka ndezur
E me ka sterpikur me lot
Pakez i vrare edhe nga ylli jam.

Jam ne enderr pakez zhgenderr
Pakez femije kur fluturojne zogjt

Jam pakez endacak-shtegtimin e kam ne gjak
Duke ecur me ty kalistrok
Pakez i cuditshem kur qelloj rete.

Jam pakez i dyshimte pakez kokeforte
Kur shqelmoj zotrat qe s'dine te ngopen kurre

Pakez dicka neper zjarr dicka neper uje
Dicka qe hyn ne te ardhmen
Per te ikur nga vdekja jam...


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri Nov 21, 2008 4:26 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:25 am

Më lënë e më marrin tërë jetën


Më lënë një be për tokë e qiell
Që vran e kthjell

E m'i marrin sytë para se të zbresin në atë gropë
Për t'u dhanë dritë yje për t'i bërë

E m'i lënë porositë e nënës për një palë këpucë
Që nuk rrëshqasin në borë
Për një shall me vija të kuqe
Për ta vënë rreth qafe kur fërfëllazë bëhet ndër male

E ma marrin shpirtin për t'i dhënë hapësirë të blertë
Gaz mëngjesor që pikon nga lulet

E m'i lënë të gjitha frytet e tokës dhe fjalës
Që lidhin e zgjidhin veten kur e do puna
E m'i marrin të gjitha përmendoret e shesheve
Për t'i kënduar dimrave të gjatë
Se kënga do prush do zemër do shpirt

E m'i lënë krahët e shkëmbinjëve të lartë
Kur dragonjtë me kucedra gjuhen si në përrallë
Kur vetëtimat emërojnë njëra-tjetrën
E pastaj nënshkruajnë paqe

E m'i marrin vitrinat e veshëmbathjeve
Depot e miellit fabrikat që prodhojnë traktorë
Lugë pjata kripë

E m'i lënë blegërimat e deleve
Që mes gishtrinjve sjellin gjethin e tharë
E m'i marrin rrugët e asfaltuara para dere
Urat e larta prej cimentos dhe hekurit

E m'i lënë ciftelitë e fyejt për t'i rreshkë Bjeshkët e Nemuna
Me plisa bore edhe në vapën e korrikut

E m'i marrin hipsetëvravat e zbritsetëvravat e jetës

E m'i lënë duart rreth qafe dhe një shuplakë pranverë
për t'm'u gjetur në ditën e vështira

E ma marrin frikën mbi kasafortën e botës nga atomi

E m'i lënë besimet e tyre që s'lëkunden

E m'i marrin të gjitha librat për ta gjetur veten e tyre

Duke u ngjitur kah e nesërmja e pathyeshme
Në atë prehër të madh të Diellit
Që na ruan nga vdekjet
E më marrin
E më lënë
Ditëve të tregut fshatarët
Tërë jetën...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:26 am

Kendo ose vdis pa klithme

Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë
këndo derisa të vallzojn yjet
rreth diellit

si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë

lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë

Këndo derisa të pëlcasiësh
si kripa në flakë
vajto po të duash

kosave të egra s'do të mundesh t'u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtun...

Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
--majet më të larta e hëngrën qiellin
e zjarrtë

e shteku i rrezeve kërkon veten në breg...
e bregu bregun pas bregut në breg....

I bukur është vetem zogu në fluturim
që me puhin e krahëve të rreshk

këndo ose vdis pa klithmë.....


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:27 am

Sytë që shkrepin dashuri


M'janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita ,o fëmij.
--Eja ,biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!...

Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
e kurr s' të kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s'të kam shkrumuar jetën me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!...

Të kam përkundur buz vatrës
nën flaken e zbeht të një une
e shpesh kamë ikur përrenjve
me djepin tand ngarkuar
në tojt e një plunge.

Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!...
bregores sime të lulëzuar
eshtërat le të më kallen nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatres së re
duke vluar...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:27 am

Nata e Poeteve

Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalëve
Vdesin ngadalë pa klithma

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:29 am

Koncert


Te perroi i karramzave gjumashe
Bretkocat ne koncert te madh

Yjet ndezen e fiken
ne ritmin e nje cmendie

Shtepite e vejushat e llastuara
Pergojohen mes veti

E fjalet pa zjarr
Te ftohura te ngrira fjalet

Bretkocat lidhin lumenjt me detet
E pastaj ne balte zhyten prap

Te perroi i dritave te lodhura
Edhe hena ben not neper balte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:34 am

Balada per frazen e fryre


Nga fraza e fryre
doli hajni i ri i luleve

u zverdhen parullat
biografia e dekoruar
u fsheh
pas karrigave te lakmive

u rrokaten duartrokitjet
ate dite fjalet moren koken ne dore
duke vrapuar ne oshetimat e lumenjeve

dhe shume kohe fishkelluan trenat
para se te hynin ne tunelet e reja

ate dite dielli shkulli ferra
varret nxorren eshtra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:34 am

A thua pse troket zemra


Kembonat e rrokatura
Therrasin agimet
E koherave te vdekura

Rruget fishkellojne nga pylli
Qe pergjon ofshamat e pranveres
Se merdhire nga dimri

E njeriu s'di c'te beje
Me etjen dhe urine
E dalur vese e rrufeje

Tymi po i del henes
Toka sinjal i kuq ne orbite

E termete te reja ne meshire
E rrekellime guresh mbi gure


A thua, pse troket zemra....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 4:36 am

Avulli i Zi


Bulevardeve te menyres deftore
zjarri e uji luftonin perseri

maskat engjej maskat thike
shkelinin pushtonin cdo pike

ne mesnate salla mbeti e zbrazur
e karriga mbi karrige
fjalet krijonin ide neper shi
plehu u rrigeve avull i zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 5:54 am

MALLKIMI I GJAKUT

- Din Mehmeti -

Zbraze , zbraze një pushkë
në derë të oborrit, o Zeqë Shpati !
Le të zgjohen të përgjumurit
strofujve të gjëmimeve shekullore,
Se sot po na shkon Fata e po shuhet kënga e dashurisë
që këndoi plangjeve tona !
Po te shkon Fatë zeza , o bacë
me sy të qëndisur me ngjyrën e kopshteve ,
me buzë posa të skuqura në bukën e misrit të ri….

O, çikë e pate
E jo fëmijë të gjetur buzë rrugëve !
O, e as rroktare jo
Për të punuar nëpër ara

Pse je shurdhuar , bre bacë ?
A s’kallesh në flakën e krahëve të vogëlushes së dashur
Që e fale pa dëshirën e saj ?

Po të shkon Fata me flokë bishtaleca të shelgjishteve
në zbërthim,
me harqe vetullash—dy krahë lejleku në fluturim ,
me bebëza vizëlluse—dy liqene të fshehura
në pishnajë….

O, ae di , Zeq Shpati,
se për ty vetima hapësirën shpon
lumenjtë dalin nga shtrati me zllapa pikëllimi në brigje,
se mordja mbi pullaze zdirgjet dhe lëpin jetën
E pëllumbave
që ajo ushqyer i ka me troha buke në shtigje

Zbraze fjalën si pushkën dikur, o Zeq Shpati
qëllo hallkën e vargonjve të ndryshkur
duarve të vogëlusheve tona
se
S’është kanu gjaku yt të mallkojë !…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 6:14 am

GAZI I LASHTË

- Din Mehmeti -

Kamarier ma sjell një kafe!

Balli i rrudhur u brydh
Në gaz të lashtë

Dy folje shqipe
Si dy shtylla mesjetare
Bënin përpjekjet e fundit
Për ta shqiptar emrin Nënë

E shkëminjtë e Konicës
Recitonin ofshamat e lumit
Që po zhdukej në det

Jashtë binte shi
Në ballin e kamarierit
Bëhej fërfëllazë.........

Konicë, 1976
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 6:18 am

PA GAZ E PA DRITË

- Din Mehmeti -

Emigrant i ikur moti
Nga vulat e mercenarëve
Afishe të leckosur fytyrën

Rrëkëllënte gur në diell
Hapte varre në gjinjt e Nënës:

Këmbonë mortare zërin
Kur pagëzohej grek

Vetëvrasje fjalësh
Në ballin e shkretëtuar
Kur pagëzohej shqiptar

Nga sytë e thellë
Pa gaz e pa dritë
Rigonte terr -
Bënte intriga tradhëtia...

Janinë, 1976
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 6:39 am

Dialog me liqenin

- Din Mehmeti -


Liqeni u nxi
liqeni u çmend

Barka ime mbahu

Këtej i ke shkëmbinjtë
e eshtrave
andej ëndrrat e pavdekshme

Barka ime mbahu

Daljen kërkoje
në zemrën tënde

Kepi i shpresës është larg

Lulet e gjakut
Do të arrijnë

Baraka ime mbahu"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat EmptyFri Nov 21, 2008 7:15 am

Kënga

- Din Mehmeti -

Jemi fëmijë të dashuruar me një tufë rrezesh
në sytë e kalorësve të uritur,
lëndinave të mërdhira,
në buzët e shkëmbinjëve ,
fytyrëbjeshka ime .

Jemi orë të zgjuara
në trollin e Bjeshkëve të Nemuna
të thurura me eshtrat e gjyshërve
në ortiqet uluritëse,
tokë e qiell të shkrira
në dallgët e këngës madhështore,
që copton samarët e ndryshkur
në vatrat e mplakura me lotë.

Ne jemi o njerëz
moshatarë të rreshkur në gjinjët e nënës tokë
në dashurinë e sofrës së shtruar
në cikol të vetmuar plot ëndrra e mall...

Gjeravica e ngriti kokën me plisin e akullit
dhe me duar prej rrasave të plasaritura
ja mbylli vetes plagët e shkrumuara
me krahërorin e njomë të pëllumbave...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat   Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH
» Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar
» Vepra 1000 vjeçare nga Ibn Sina
» Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??
» Jeta ne univers

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: