Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jeta ne univers

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Jeta ne univers Empty
MesazhTitulli: Jeta ne univers   Jeta ne univers EmptyTue May 05, 2009 11:26 pm

Duke vezhguar qiellin, te vjen vetvetiu ne mendje pyetja: Po jashte nga planeti yne, ose dhe jashte nga Galaktika jone a ka forma te tjera jete? Njerezimi nuk mund te bente gje tjeter vec te shkonte ne kerkim te saj.

Historikisht një nga pionieret e kërkimeve te jetës jashtëtokësore ka qene astronomi Amerikan Frank Drake, qe ne fillimet e viteve 60 punonte pranë National Radio Astronomy Observatory te Green Bank, ne West Virginia.
Drake ju dedikua studimit te mundësisë qe ne yjet e afërt te kishte qytetërime jashtëtokësore me teknologji te tyre dhe qe te mund te rilevoheshin, nga kjo ide ai filloi projektin OZMA duke vëzhguar me radioteleskop yjet e afërt, puna e tij beri qe ne 1981, Akademia e Shkencave Amerikane te fillonte projektin SETI (Search for Extra-Terrestrial Intelligence), qe akoma vazhdon dhe sot duke u kthyer ne një disipline shkencore serioze.
Frank Drake i vuri vetes objektivin te hipotizonte ne ndonjë mënyrë numrin N te planetëve ne Galaktikën tone, ne te cilat mund te jete zhvilluar një qytetërim qe ka një teknologji te mjaftueshme për te komunikuar me qytetërime te tjera (si p.sh. ne). Si rezultat i këtij studimi doli ekuacioni i Drejkut, qe ka formën e mëposhtme:

N=R* • fp • n • fl • fi • fc • L


Ku:
R*- është numri i formimit te yjeve qe i ngjajnë diellit tone.
fp- është pjesa e këtyre yjeve qe kane përreth nje sistem planetare.
n- është numri i planetëve te këtyre sistemeve qe i ngjajnë tokës.
fl- është pjesa e këtyre planeteve ne te cilat jeta eshte zhvilluar.
fi- eshte pjesa e ketyre planeteve ne te cilat jeta eshte zhvilluar ne nje forme inteligjente.
fc- eshte pjesa e ketyre planeteve te cilet jane te zote te komunikojne (psh. permes emetimit te valeve radio), dhe ne fund:
L- eshte koha e mbijeteses se nje qyteterimi teknologjik.(kjo ndryshore do te shpjegohet ne nje artikull tjeter).
- Tani; numrat qe mund te futen ne kete formule jane natyrisht te ndryshem, sepse akoma varen ne menyre te madhe nga kritere subjektive. ( Dhe eshte e natyrshme qe ju te nderuar lexues do e shikoni me skepticizem kete formule por...mendoni dhjetëra miliarda yje qe na rrethojne dhe keto ndodhen vetem ne Galaktiken tone.....po ato ne Galaktikat e tjera....le te vazhdojme ne shpjegimin e metejshem).
Ekuacioni i Drejkut niset ne fakt, nga numri i yjeve qe ekzistojnë ne Galaktiken tone, por fut terma, qe dhe se ne menyre aproksimative jane te llogaritshem por ato vendosen midis teorise probabilistike, shkences dhe fantashkences, keshtu qe rezultati i gjetur nuk mund te jete krejtesisht i besueshem..Por, megjithate, per ata qe u pelqejne te luajne me numrat mund te verejne qe dhe ne nje llogaritje pesimiste te ketyre parametrave nxjerr qe: vetem ne Galaktiken tone mund te jene te pakten disa dhjetra mijra teknologji qe mund te komunikojne me planete te tjere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Jeta ne univers Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta ne univers   Jeta ne univers EmptyTue May 05, 2009 11:27 pm

Jashtekesoret ku jane?

Fizikanti i madh Enriko Fermi thonte qe me 1950: "N.q.s jashtetokesoret ekzistojne, atehere ku jane?". Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu, por shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshem mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore. Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike.

Me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes.

Qe nga lindja e jetes mbi Toke, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore. POR edhe nese jeta shume qelizore do te lindte, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt nje krijimit te qenieve inteligjente. Kete e tregon me se miri historia e planetit tone. Dinozaurët e mbretëruan tokën për 140 milion vjet, por kurrë nuk evoluan drejtë një jete inteligjente dhe kurre nuk krijuan nje qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi (renia e nje asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente.

Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete inteligjente ne planete te tjere ose jeta inteligjente ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedita eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alienet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t''''i shohim ne.

Kerkimi me i madh per jashtetokesoret nuk dha rezultat!

Shkencëtarët nuk kanë gjetur shenja qeniesh jashtëtokësore pas një analize që i bënë sinjaleve të mbledhura në projektin llogaritës më të madh botëror të bërë ndonjëherë.

Projekti njihet me emrin Seti@home që qëndron për Kërkim për Inteligjencë Jashtëtokësore (Search for Extraterrestrial Intelligence) dhe është organizuar nga Shoqëria Planetare (Planetary Society) e Pasadena''''s, Kaliforni (California), SHBA.

Astronomët thonë se nuk kanë gjetur dëshmi në formën e ndonjë sinjali nga ndonjë qytetërim jashtëtokësor pas një analize të shpejtë e të drejtpërdrejtë të të dhënave.

Që nga viti 1999, me miljona vetë nga më tepër se 200 shtete kanë ngarë në kompjuterat e tyre një program të veçantë i cili ka shfrytëzuar kohën kur kompjuteri ka qenë ndezur pa u shfrytëzuar për të shoshitur të dhënat e marra nga radioteleskopët në kërkim të ndonjë lloj monstre që do të përfaqësonte një lloj komunikimi nga kozmosi.

U zgjodhën 166 sinjale radiosh që dukeshin premtuese të cilat u studiuan nga data 18 deri 20 mars 2003 përmes teleskopit gjigand Arecibo të Puerto Rico''''s (Riko). Gjithsej shkencëtarëve u ishin caktuar 24 orë (8 orë në ditë) për të bërë vëzhgime.






U vëzhguan edhe burime të tjera, përfshirë këtu edhe sisteme të tjera planetare (që mund të përmbajnë planetë të ngjashëm me Token), galaksitë më të afërta dhe yje të ngjashme me Diellin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Jeta ne univers Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta ne univers   Jeta ne univers EmptyTue May 05, 2009 11:28 pm

Susan Lendroth e kësaj shoqërie thotë: "Gjasat janë kundër një gjetjeje të shpejtë por shkencëtarët e Seti''''t përqark tërë botës shpresojnë se një ditë do të arrijnë të gjejnë dëshmi për praninë e qytetërimeve jashtëtokësore."


Dan Werthimer i po kësaj shoqërie kishte thënë më parë: "Ka mundësi që do të gjejmë qytetërime jashtëtokësore në 100 vjetët që do të vijnë. Edhe sikur të mos gjejmë ndonjë sinjal të tyre kësaj rradhe, jam optimist për të ardhmen, pasiqë mundësinë tona kërkuese janë duke u dyfishuar nga viti në vit."

Studiesit kanë ndërmend t''''u bëjnë një vëzhgim më tërësor rezultateve të marra në javët që vijnë, me ndihmën e po vullnetarëve të Seti@home.

Që nga viti 1960, janë bërë mbi 50 kërkime për sinjale inteligjente nga hapësira, në fillim përmes valëve të radiove e më vonë përmes impulsesh lazeri. Asnjëri prej tyre nuk ka çuar në ndonjë zbulim.


A ka qenie te gjalla jashtetokesore?


shkenctarët kanë zbuluar se ka me miljona qytetërime në Gjithësi, vetëm në galaksinë tonë me emrin Udhë Qumështore duhet të jenë zhvilluar me mijra kultura jashtëtokësore.

Akoma nuk janë gjetur prova.
Formula që llogarit probabilitetin (Pa) për qënien e jetës ne Gjithësi formuluar nga astronomi amerikan Frank Drake është kjo:
P(a) = fg fp fl fi fa L
Ku :
fg = numrin e yjeve të ngjashme me Diellin tonë
fp = numrin e yjeve të tilla që kanë një sistem planetar.
fl = numrin e planeteve, në të cilat ka jetë
fi = numrin e planeteve me qytetërime inteligjente
fa = numrin e qytetërimeve inteligjente me nje standart të lartë teknologjie.
L = jetëgjatësinë e një qytetërimi
Me anë të kësaj formule shkencëtarët kanë zbuluar se ka me miliona qytetërime në Gjithesi, vetëm në galaksinë tonë me emrin Udhe qumeshtore duhet të jenë zhvilluar me mijra kultura jashtëtokësore. Por a do të ishte në të mirën tonë, vizita që mund të na bënin ata ?? Duhet patur parasysh se nëse ata do të vinin deri tek ne, kjo do te thonte se ata do të ishin shumë përpara nesh në teknikë dhe nuk është e thënë se do të ishin miqësorë.


Kontakti me jashtëtokësorët
Po t´u besonim atyre që thonë se janë rrëmbyer nga jashtëtoksorët dhe sipas asaj që ufologët duan që ne të besojmë del se jashtëtoksorët janë prej kohësh në mesin tonë. Por prova të sigurta deri tani nuk ka përveç një rasti.
Më 15 Gusht 1977 shtypshkronja e kompjuterit të Vëzhguesit Shtetëror (State Observatorium) në Ohio, ShBA, nisi menjëherë të shtypte seri numrash jashtë të zakonshmes. Zakonisht ajo shtyp numrat 1 dhe 2, për zhurmat e zakonshme që vijnë nga Gjithësia, numra të cilat i përgjigjen forcës së zhurmës. Por atë ditë sinjali ishte pothuajse 10 herë më i madh se zakonisht. Kur kalohet numri 9, atëherë kompjuteri nis të shtypë germa sipas rradhës së alfabetit. Germa e fundit që u shtyp ishte ajo Q, që i përgjigjet shkallës 16.


Por përvec kësaj, të gjitha kanalet e tjera u zunë nga një sinjal, mbi të cilin shkenctarët janë të sigurtë se ishte një shenjë e një qënie inteligjente.
Për fat të keq kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë të vetme. Dhe akoma edhe sot nuk dihet se nga cila pikë e Gjithësisë buroi sinjali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Jeta ne univers Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta ne univers   Jeta ne univers EmptyTue May 05, 2009 11:28 pm

Sipërfaqja 51 (Area 51) kampi më i fshehtë ushtarak në botë


Në 1947 u tha se është parë të jetë rrëzuar një Send i Papërcaktueshëm Fluturues (UFO) dhe të jetë shtënë më vonë në dorë të ushtarakëve amerikanë. Por kjo gjë është përgënjeshtruar nga këta të fundit. Sipas përkrahësve të teorisë së Ufove, që nga ajo ditë gjinden të vdekur dhe të ngrirë në frigoriferët e këtij kampi ushtarak disa jashtëtoksorë të ashtuquajtur Syzitë (Blackeyes) apo Gritë (Greys). Por në të vërtetë askush nuk din se çfarë ka brenda ndërtesës që shkon 18 kate poshtë në thellësi të tokës së këtij kampi dhe që është më e fshehta e ushtrisë amerikane...
__________________
Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Jeta ne univers Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta ne univers   Jeta ne univers Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jeta ne univers
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeta e VIP-ve Shqipetare..
» A ekziston jeta pas vdekjes?
» shprehje nga jeta
» Jeta ne Kosove
» Ngrohja Globale dhe Jeta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: