Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ngrohja Globale dhe Jeta

Shko poshtë 
+4
dibranja
Kosovarja
meli
bovari
8 posters
AutoriMesazh
bovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bovari


Numri i postimeve : 78
Registration date : 11/08/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptySat Sep 01, 2007 12:49 am

Rezervuaret e fshehur ne antarktide”Sipas kerkimeve te shkencetareve me kilometra ne thellesi,nen akuj ka rezervuare te cilet lidhen me njeri tjetrin.

Sipas shkencetareve anglez qe bene kerkime ne antarktide eshte hedhur versioni qe duhet marre kampion i ujtit te ketyre rezervuareve pasi ndotja e mundeshme e njerit nga rezervuaret mund te rezikoj ndotjet e te gjithe rezervuareve qe kane lidhje me njeri tjetrin.
Drite Europes:
Keto rezervuare shikohen si kapsulat e kohes dhe depo njohurishe qe kan ete bejne drejtperdrejt me ngrohjen globale dhe gjithashtu jan drita e njohurive per llojin e klimes qe ka egzistuar me miljona vjet para.
Ne te njejten kohe kerkimet ne keto rezervuare ujti do te japin njohuri akoma me shume per satelitin e jupiterit i cili eshte i mbulluar me akull(Europa).
Mijra rezervuare mund te dalin ne pah:
Me perpara nuk i jepej asnje mundesi qe mund te kish rezervuate ne antarktide pasi ishte me akuj te larte dhe nje temperature tejet te ftohte.Ne vitin 1960 ne kerkimet e bera me an ete sateliteve dhe radareve u zbulua se nen akuj kish rezervuare.Deri tani ne kontinent jan vertetuar 150 rezervuare dhe pritet qe edhe mijra te dalin ne pah.
Rezervuar ime i madh Vostok:
Deri tani ne antarktide rezervuar ime i madh eshte gjetur Vostok.Gjatesia 250,gjeresia 40 km.
Nasa dhe Akademia e Shkencave Ruse tani ne bashkpunim po bejne planin per marrjen e kampionit nga ky rezervuar.Dhe tani pritet qe nga rezervuaret e mbuluara me akuj per miljona vite te shfaqen gjallesa te reja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bovari


Numri i postimeve : 78
Registration date : 11/08/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptySat Sep 01, 2007 9:25 pm

Ngrohja Globale : Eshte termi qe permbledh dhe perkufizon ngritjen e temperatures ne atmosfere dhe ne oqeane,gje qe shkakton ndryshimet klimaterike.
Arsyet e Ngrohjes Globale:
Arsyeja kryesore e ngrohjes globale jane vecanerisht shtetet qe po industrializohen ku ne nje sasi te madhe leshohet ne atmosfere gazi (CO2).
Ritja e sasise se ketij gazi ben te mundur mbajtjen e rezeve te diellit qe rrisin temperaturen e siperfaqes tokesore.
Pasojat e Ngrohjes Globale:-Do te humbin jeten miljona njerez nga semundjet infektive qe do te kene rezistence dhe shtim masiv mikrobesh ku do kete edhe mutasjone virusesh qe do te mundesohen nga dallgat e ajrit te nxehte,permbytjet,uraganet dhe thatesira.
-Shume specie te gjallesave do te zhduket.
-Bota bimore do te kete nje zvoglim dhe zhdukje e specijeve bimore,pjesa e madhe e botes do te kthehet ne shkretetire.
-Dallgat e ngrohta te ajrit,permbytjet,uraganet dhe zjarret si fillim do te japin dem masiv ne boten e trete ose me thjeshte ne pjesen e popullates se varfer.
-Niveli i detit do te rritet dhe shume shtete qe jane ne nivelin e detit do te permbyten,do te mbeten nen uje.
-Do te kete rritje ne numerin e fortunave,ndodhite natyrore qe ndodhin ne zonen e pacifikut dhe shirat e musoneve.
Ç’fare mund te behet?
Shtetet duhet te marrin masa parandaluese.Burimet energjike te perdoren ne sasi te duhur,duhet te rrihet large nga djegjet e fosileve veprim qe po parandalohet me marveshjen e “Kyoto”..e cila u ka sjell shteteve kufizime ne leshimin e karbonit.
Dhe duhet qe te gjithe njerezit te marin masa individuale per parandalimin e ngrohjes globale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptySun Sep 02, 2007 10:10 pm

Pershndetje Bovari:bye:, te faleminderit shum per kto informacione rreth ngrohjes globale,se vertet toka esht ne rrezik:pale: , veq vazhdo e ca ka te re na informo.TUNG


he
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bovari


Numri i postimeve : 78
Registration date : 11/08/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptySun Sep 02, 2007 10:36 pm

Meli faleminderit po sa te mundem do te shkruaj mbi kete teme e cila per shume njerez shikohet e pa shmagshme por qe mund te shmanget..

Siç dihet ngrohja globale eshte nje problem universal dhe te gjitheve na bie detyre ne kete çeshtje.Dhe masat duhen marre nga shteti e pas ne shkalle te gjere deri tek individi.
Masat qe duhet te meren nga shteti:Te nxirren vlerat e gazeve te serave
-Te perfitohet ne maksimun nga energjia hidrolike
-Te stimulohen burimet energjike si energjia e eres,energjia e diellit dhe ajo gjeotermale.
-Pjesa e tokes qe eshte e pa perdorur te mbillet me peme.
-Te kontrollohen lendet djegese
-Te bej te mundur vetdijesimin e popullit.
-Te mari nen kontroll plitiken e buqesise
-Dhe te bej planifikimin e turizmit.

.Ja masat qe duhet te marre drejtimi vendor per shmangjen dhe ngadalsimin e ndryshimit klimaterik:
-Ndryshimi klimaterik do te prek me shume femijet tane dhe pasardhetit e tyre.Dhe per kete arsye duhet te behen programe arsimuese ne shkolla.
-Te vejne ne jete planin e kursimit te ujtit dhe energjise
-Te kerkohen burime te reja ujti dhe gjithashtu rinovim dhe ngritjet e centraleve te energjise alternative.
-Te ritet dhe respektohet kontrolli mbi gazrat e serave dhe fabrikave.
-Planimetria e urbanistikes te behet duke pasur parasysh ndryshimin klimaterik.
-Te stimulohet shperndarja e popullates qe te jene aktiv per natyren dhe te mos mbipopullohen qytetet qe jane konsumator total te natyres.
..................................................................................................
Dhe ja nje prove tjeter per vazhdimin e ritjes se temperatures:
Ne polin e veriut me shkrirjen e nje siperfaqe te madhe akulli ka dal ne pah nje ishull shkembor i ri.
Sipas lajmeve shkencore te pasqyruara edhe ne shtyp “Warming İsland”quhet ishulli shkembor qe ka dal ne siperfaqe 620 km large polit te veriut.Kjo prove eshte zbuluar nga kerkuesi amerikan Dennis Schmitt.
Nderkohe qe sepcialisti i hartave danez Hans Jepsen ka thene “ky ishull ka dal ne siperfaqe me zhvendosjen e ures se akullit drejt jugut dhe kerkuesi amerikan Dennis Schmitt. eshte shprehur”Dite te erreta na presin.Dhe ne jemi ne dijeni per pasojat e keqija””
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bovari


Numri i postimeve : 78
Registration date : 11/08/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptyMon Sep 03, 2007 2:26 pm

Ja dhe disa pamje nga ndryshimet e klimes dhe sigurisht te ardhmes qe na pret!
Ngrohja Globale dhe Jeta NJa18201
Pamje nga shkrirja e akujve!
Ngrohja Globale dhe Jeta XsS18263
Permasat e ndryshimit nder vitet 1928-2004!
Ngrohja Globale dhe Jeta RzQ18341
A nuk duhet bere diçka per te ardhmen e njerzimit?!
Ngrohja Globale dhe Jeta Fh318449
E dhe keta kane nevoje per mbrojtje!
Ngrohja Globale dhe Jeta ZIn18515
Vertete shume kohe kemi humbur por akoma vone nuk eshte!
Ngrohja Globale dhe Jeta 0sT18640
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptyThu Oct 25, 2007 3:04 pm

"Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është njëra ndër problemet më serioze me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak kush e di se, për këtë rrezik të madhe që tani po i kanoset njerëzimit, një gjë të tillë, mu para 500 viteve, veç e kisha paraparë në parathëniet e veta famoze, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave, Mishell Nostradamus.


Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerëzimit në të ardhmen, pa dyshim se do të jetë ngrohja globale e tokës. Kjo dukuri shkaktohet për shkak të dëmtimit permanent të shtresës mbështjellëse të ozonit që e përshkon globin tokësor. Për të qen ky fakt edhe më brengosët, dëmtimi i kësaj shtrese po bëhet nga dora e vetë njeriut, gjegjësisht përmes prodhimit dhe përdorimit enorm në industri të dioksidit karbonik dhe metanit, të cilat shpërndahen në ajër përmes tubave të ndryshme të përdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, të njohura tek ne si “spreje spërkatëse” .
Se çfarë rreziku mund të ketë për njerëzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimë të gjithë jemi të paralajmëruar. Shumë vise me klimë të ndryshueshëm kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta. Veç dihet, se në disa regjione të botës, dimri, pranvera dhe vera, vit për vit ndryshojnë dhe nuk janë si të viteve të kaluara. Temperaturat në këto vise me të madhe kanë filluar të ndryshojnë dhe klima vit për vit bëhet e nxehtë, dhe e kundërta, aty ku ishte zakonisht nxehtë, kemi paraqitjet e shpeshta të temperaturave më të ulëta.
Dëshmitarë të ndodhjes së këtij fenomeni jemi edhe ne në Kosovë.
Nëse kjo gjendje gradualisht vazhdon me këtë trend, veç mund të parashikojmë se çka do të na gjej për disa vite të ardhshme?
Për fenomenin e nxehjes globale të tokës dhe rrezikun e madh të saj për mbarë njerëzimin, tanimë veç janë alarmuar shumë qeveri dhe institucione ndërkombëtare të vendosjes, por gjëja më kryesore që ne deshëm ta parashtroj në këtë artikull, është fakti se, mu ky rrezik, që tani realisht po i kanoset njerëzimit dhe mbar rruzullit tokësor, atë, qysh para 500 viteve, në parathëniet e tija famoze, veç e kishte paraparë, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave Mishell Nostradamus.

Çfarë parashikonte në realitet Nostradamusi për këtë fenomen?

Në veprën e veta të shkruar në formë të strofave që ai i quante kuatrane, ndër shumë parashikime për të ardhmen e njerëzimit, mund të gjendet edhe disa strofa që parathonë ndodhjen e thatësirës së madhe në gjithë globin.
Sipas Nostradamusit, si shkaktare të kësaj thatësire do të jenë temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do të shkretohen shumë toka pjellore. Do të paraqiten, zjarre dhe sëmundje të ndryshme që si pasoj do të kenë vdekje masive të njerëzve, kafshëve dhe botës bimore. Pastaj, për shkak të rritjes së vëllimit të ujit, nëpër oqeane dhe lumenj që do të shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nëpër viset polare me temperatura të ulëta, toka do të përfshihet nga vërshimet e mëdha.
Nga këto vërshime, ai parasheh përmbytjen e shumë sipërfaqeve ekzistuese kontinentale.
Këtë thatësirë Nostradamusi e parathot kështu:

Në dyzetetetë gradë
Deti shkumon, peshqit zihen.

Sipas tij, thatësirë e madhe duhej të zgjaste dyzet vite me temparatura tejet të larta. Për shirat që pasojnë dhe vërshimet e mëdha, parathuhet të jenë të shkaktuara në mënyrë artificiale, në formë të shkrirjes së akullit nga viset polare të mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet të jetë si rezultat i të ariturave shkencore në lëmin e detarisë.
Ja se si e përshkruan këtë:

Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojë...

Në përgjithësi, për paraqitjen e thatësirës së madhe dhe shirave, në këto vargje më konkretisht parathuhet kështu:

Dyzet vite ylberi nuk do të lajmërohet
Dyzet vite më pas ylberi përherë do të shndëris
Toka e thatë edhe më e thatë do të jetë
Dhe përmbytja do të vjen kur ylbri sërish të paraqitet.

Gjatë kësaj përmbytje, e tërë Anglia do të jetë nën ujë, dhe jo vetëm Anglia. Më pas, do të kemi dukurinë e lëvizjeve të mëdha tektonike të shumë sipërfaqeve tokësore dhe kontinenteve të tëra. Veq këtyre efekteve, Nostradamusi parathot se në rruzullin tokësor do të ketë dyndje të mëdha të popullatës nga një vend në vendin tjetër, gjë që, do të paraqes edhe një problem tjetër të madh hapsinore për njerëzimin.
Nëse në këtë kontekst, pëmendim edhe urrinë e madhe të cilën në shumë kuatrane e parathot Nostradamusi, e që do të jetë si pasoj e thatësirave të mëdha, atëherë shumë qartë mund të paramendojmë se me çfar pasoja katastrofale për njerëzimin do të jetë ky ndryshim i mundshëm klimatik.
Kur të kalojnë të gjitha këto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerëzimi shpëtimin e vetë duhet ta gjejë tek kthimi i pafeve në rrugën e vërtetë të Zotit.
Pa marrë parasysh se sa mund të janë të vërteta këto parathënie të Nostradamusit, një gjë është më se e vërtetë: jemi dëshmitarë edhe vetë se njerëzimit dita më ditë i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave. Sa për kuriozitet të parashtrojmë për fund edhe një të dhënë interesante:
Sipas parashikimit të ekspertëve të NASA-së, ky vit do të jetë viti më i ngrohtë në tokë gjatë mijëvjeçarit të fundit?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptyFri Dec 21, 2007 7:36 pm

Kosovare mbasi lexova shkrimin tend po postoj kete qe lidhet m e ate qe ti ke cekur larte:Dua disa materjale qe me ka derguar nje mik qe miret po ne kete lemi tua trgoje eshte shum interesante:
Profesioni im ka te bej me Astronomien dhe Geologien, pikrisht me ndryshim global te klimes dhe pasojat e zhvillimit te botanikes ne planetin toksor.
Jam aktiv ne zbulimin dhe mbrojtjen e planetit dhe shkaqet qe luajn apo karakteristikat qe njerzit nuk i dijn se qfar luan ne hapsiren qiellore.qdo planet ka edhe nje rol qe ndikon ne planetin toksor.si psh:nga fluturaket e derguara nga NASA ne qiellin e pa zbuluar MERKURIN,HENA,MARSI,JUPITERI,VENERA,SATURNI, ETJ ETJ dhe diametrat e planeteve te ndryshem dhe sa ka dioksid karboni, hidrogjen apo si esht atmosfera e dendur dhe me qka dhe deri ne sa jan teperaturat ne minus dhe ne plus pastaj sa milion drit dhe sa ndikojn ne planetin toksor apo ku mund te e trashigojm nje dit edhe nje planet toksor dhe ku do jen gjenerata e ardhshme qe dita e dites mund te ndodhe nga shkencimet qe ben NASA dhe valle ka hapsira qiellore nje fund.gjitha planetet qe gjinden ne sistemin diellor dhe sa dielle ka pastaj vrima ne galaktik dhe vrima e shkaktuar e ozonit per shka te lirimit te dioksid karbonit dhe FCKW, para milona vitesh thuhet sipas fosiljeve qe jan gjetur neper vise te ndryshme te botes thuhet se kan jetuar gjigantet DINO SAURIER dhe si dhe shkaqet e vdekjes, dmth ne kemi qen te goditur nga meteoritet deri ne 10 km te medhenj dhe sa ka filluar nje evolucion i ri dhe erozionet qe shifen sot ne geologi.kemi shum shtresa te tokes dhe shifen edhe sa ka vuajtur toka nga sulmet e trupave me diameter te ndryshem qiellor.
pastaj esht zbulimi dhe njohuria e:origjina dhe zhvillimi i sistemit diellor.karakteristikat themelore te trupave te vegjel ne sistemin diellor,planetet ne sistemin diellor si psh: trupat qe rrotullohen ne orbit per rreth diellit merkuri, venera toka,marsi,jupiteri saturni, urani,neptuni dhe plutoni, eto jan nent planete te medhenj por nder kohe numri i tyre esht ne 34, jan afro 2000 planete te studjuara deri me tani nga NASA dhe se jan edhe 5000 te tjer duke u analizuar, pastaj ka edhe afro 2000 kometa , esht numer mjaft i madh i meteoreve qe mbushin atmosferen me pluhura dhe me materie te ndryshme qe toka esht e sulmuar vazhdimisht dhe se nje dit ndoshta te jet edhe siq spjegohet ne bibel ARMAGEDON!! pastaj efektet atmosferike te rrezatimit te diellit drejt ne planetin toksor dhe pasojat,pastaj toka dhe gjeofizika!pastaj lindja dhe revolucioni i yjeve,permbajtja kimike dhe tipet spectale te yjeve,pastaj percaktimin exakt te yjeve dhe emerimin e tyre,energjia e yjeve dhe ndikimi ne toke.pastaj materiet dhe si krijohen apo nga ka origjin galaktika, si esht krijuar qielli dhe si rrotullohen planetet dhe mbajtja dhe mos apo ndeshja e planeteve dhe pasojat, vertet esht interesant te dijm se si qielli esht i stolisur me yje por ne realitet jan planete shum shum me te medhenj se sa toka. pastaj si qendrojn dhe valle do jemi apo jemi te rrezikuar nga goditjet e planeteve tjera.
por tani ne geologie, esht vertet per tu habitur por ne realitet ne jemi me te rrezikuar nga industria qeesht zhvilluar me nje hov te madhe se sa nga planetet tjera qe jan te renditura ne qiell. esht njeriu armiku me i madh i tokes, si e botanik ashtu ne zologji.
sot nese shiqojm me datat dhe materialet e mbledhura qe jan shkencuar nga instituti me i madh nderkomtar NASA se toka po varroset apo me mire egzistenca e njeriut po zhduket.edhe disa vite pritet qe ne mesin e evropes te zhduket uji dhe evropa te shendrrohet ne nje sahar, dmth do kemi rritje te temperaturave deri ne vitin 2020 deri ne 5 grad gje qe do thot esht nje temperatura e rritur armiku me i madh i njerzimit qe ka egzistuar ndonjehere, do rritet pasqyra detare ndoshta deri ne 1 meter gje qe do ket katastrofa te medhaja, si cunami qe do shkaktohen deri ne 40 metra te larta qe do shperlaj gjitha vendbanimet bregdetare.pastaj ne arizon rritja e nivelit te ujit ne disa vende dhe ne disa vende thatesira, pastaj si holanda qe esht e rrezikuar ne fundosje dhe banglladeshi gje qe jan nen nivelin detar, pastaj shkrirja e akullnajave dhe krijimi i nje toke te re, ne jeten botanike sdo ket me rritje te bimeve dhe zhdukja totale e gjallesave te ndryshme,esht njeriu qe siq kishim tani ne indonezi mbledhja nderkombetare qe mirrnin pjes me shum se 170 shtete te ndryshme per permirsimin apo zhdukjen e disa faktorve themelor qe po e plagojn token dhe qe gjeneratat tjera te mos e trashigojn nje toke te shkatruar nga ne tani qe gjindemi aktual. jan automobilat akoma jo te pajisura me filter qe te mos lirohen gazra te ndryshem, te dergojm syt e tone vetem ne nje shtet siq esht moskwa apo new york, paris apo berlin, rom apo stamboll, me miliona automjete te ndryshme qarkullojn ne 24h pa nderpre, pastaj fabrikat gjigante te thengjilleve te ndryshme dhe te prodhimeve te ndryshme qe lirojn gazra te ndryshme jo vetem qe ndikojn ne atmosfer por edhe ne shendetin e njeriut dhe perhapjen e semundjeve te ndryshme. pastaj jan fluturaket e ndryshme si militare dhe biznismenve qe me mijera aeroplan te ndryshem gjinden ne hapsiren qiellore dhe lirojn gazra njekohsisht te ndryshme.
pastaj asfaltimi i tokes, pa vere doren ne kohe dhe vetem mendo sa po na bjen toke te trashigojm ne, qytetet e madha dhe te ndertuara dhe te mbuluara me asfalt, pastaj rruget qe qdo kund po hapen autostrada te gjata, ne kemi tri her uje dhe nje her toke, por nje her toke tani sa po na bjen te trashigojm, edhe toka me shum ne realitet esht e asfaltuar dhe e ndertuar se sa kemi pjellore, pastaj spo flasim per kerkimin neper bjeshk te ndryshme pas arit, metaleve te ndryshme etj etj, po zhduket planeti toksor.jan saharat e medha apo shkretetirat etj etj, ne fakt esht fenomen se si jemi duke jetuar ne njerzit, pastaj jan bazat militante krijimi dhe ndertimi i bazave berthamore, nje dit ato do explodojn moj bana, nje termet nese sajsmologet japin sinjal qe do behet atehere ndoshta do shperthehen vullkane te ndryshme neper vise te ndryshme te botes the fundosja e tokes, shkurt per ska njeriut toka po fundoset me te gjitha nese keshtu vazhdon njeriu.pastaj bana spo flas shum per lufterat dhe sulmi me atome te ndryshme,eliminimi i qdo gjallese si te shtazet njashtu edhe te njerzit, pastal mos zhvillimi i botanikes, dhe pas diskutim berllogjet gjigante qe hudhen ne deti nga vendet e industrializuara dhe fundosja e anijeve te ndryshme me mijera tonelata ulje te nryshme dhe vdekja e algeve -koraleve dhe vdekja masive apo peshkimi total i vezoreve siq e ben japonia apo USA dhe etj etj shtete te ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptySat Mar 22, 2008 5:35 pm

Ngrohja Globale dhe Jeta Bild15
Franca 1959

Ngrohja Globale dhe Jeta France

Franca 2008



Shikoni sa ka n'drishuar klima nga n'grohja globale per shume pak vite hahahha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptySat Dec 13, 2008 8:05 pm

Ngritja e temperaturave ne toke, shkaktuar nga faktore te ndryshem, po sjell c'rregullime te medha ne kete planet

Gjendemi perballe kercenimit me te rende ekologjik ndaj njerzimit. Kjo eshte ngrohja globale, proces i cili do ta shendrroje Token ne dicka te papare. Kemi perjetuar luftera, revolucione, semundje shekullore, por tashme vihet ne pikepyetje jeta e planetit tone. Studime mbi rritjen e temperaturave ne toke tregojne qe aktiviteti i njeriut eshte shkaktar kryesor i ngrohjes globale, duke perfshire lirimin e gazrave ndotes atmosferik, serat, rritjen e popullsise dhe faktore tjere.

Rezultatet jane bindese qe ngrohja e ujerave te oqeaneve eshte shkaktuar vetem nga lirimi i gazrave ndotes. Ndikimi i ngrohjes globale ne oqeane eshte i dukshem. Keto ndikime verehen ne Atlantik ne thellesi prej 700 m dhe ne Oqeanin Paqesor ne thellesi prej 100 m. Kjo eshte prova me e madhe se ngrohja globale eshte duke ndodhur dhe debati nuk eshte me nese po ndodh por cka duhet te bejme per parandalimin e saj.

Temperatura gjate shekullit te kaluar eshte rritur mjaft. Gjate 50 vjeteve te fundit ngrohja globale eshte perhapur si rezultat i aktivitetit te njeriut. Aktiviteti njerzor ka ndryshuar perberjen kimike te atmosferes duke ngritur nivelin e perqendrimit te dioksidit te karbonit, metanit dhe oksidit te azotit. Prezenca e ketyre gazrave ne atmosfere eshte jetike pasi qe keto gazra jane komponentet qe absorbojne nje pjese te energjise diellore duke e mbajtur ate afer siperfaqes se tokes.

Ne mungese te tyre temperatura e siperfaqes do te ishte mjaft e e ulet, gje kjo qe do te bente te pamundur jeten ne plamet. Megjithate rritja e ketyre gazrave ne atmosfere sjell probleme te medha, ku perqendrimi i tyre eshte rritur 15-30% dhe kapaciteti i absorbimit te energjise diellore eshte rritur. Si pasoje e ngritjes se temperaturave, mbulesat e debores ne hemisferen veriore dhe akulli ne Oqeanin Arktik kane filluar te shkrihen. Ne rang global niveli i deterave eshte rritur 2.6 cm gjate shekullit te kaluar. Hulumtuesit parashikojne qe ne 50 vitet e ardhshme temperatura ne planet do te rritet me ritme te shpejta nese aktiviteti njerzor nuk ndryshon.

Nje faktor tjeter me ndikim ne ngrohjen globale jane serat. Vitet e fundit, ne vendet e zhvilluara perqindja me e madhe e pemeve, perimeve dhe produkteve tjera jane kultivuar neper sera te cilat gjate funksionimit te tyre kane liruar gazra ndotes vazhdimisht. Vera e fundit ne Europen Qendrore ishte nje pasqyre mbi te nesermen e planetit tone. Kjo vere na demonstroj se si do te ndryshoje klima dhe se duhet te jemi te gatshem per te nxehtit extrem dhe thatesirat.

Demet nuk shkaktohen vetem nga ndryshimet e klimes, sepse dihet se dukurite natyrore tashme po prekin gjithnje e me shume njerzit. Popoullsia e botes viteve te fundit eshte rritur shume. Prandaj ndikime ne ngrohjen globale mund te kete edhe rritja e popullsise ku nevojat elementare per jete, sic eshte nevoja per ushqim, veshmbathje, strehim dhe per shtresat e larta te popullsise edhe komoditeti rezultojne me perdorimin e energjise dhe lirimin e gazrave ndotes atmosferik.

Nje grup shkencetaresh kandez dhe amerikan leshuan nje raport mbi ndikimin e perdorimit te tubinave te eres ne permasa te medha ne klimes e tokes. Nga zbulimet e bera hulumtuesit vertetuan se nese 1/10 e prodhimatrise energjetike te botes vjen nga era atehere Arktiku do te ftohet ndersa Amerika Veriore do te ngrohet. Mekanizmi i ketij sistemi klimatik ende nuk eshte i qarte por mendohet qe nderprerja e levizjes se ajrit nga ekuatori ne pole i shkatuar nga turbinat e eres ka te beje me kete ndryshim klimatik.

Akulli i Himalajeve e cili e furnizon lumin Gang ne Indi me uje mund te shkrihet para fundit te ketij shekulli, kane deklaruar shkencetaret. Ngrohja globale eshte duke e shkrire akullin ne malet me ta larta te Tokes. Nje gje e tille do te kishte pasoja katastrofale pasi qe lumi Gang e furnizon me uje nje pjese te madhe te popullsise. Por, te tjere deklaruan qe keto parashikime jane pa baze pasi qe uji ne Gang vjen nga shirat monsunike dhe jo nga akulli ne Himalaje. Sidoqofte ndikimi i ngrohjes globale ne Himalaje eshte real. Disa nga akullnajat me te medha ne Nepal sot jane shendrruar ne liqene.

Shtresa e ozonit eshte rralluar. Ozoni eshte molekule jostabile e perbere nga tre atome te oksigjenit. Krijohet dhe shkaterrohet ne stratosfere, shtrese e cila gjendet 13 km larg siperfaqes se tokes. Ozoni shkaterrohet nga lirimi i gazrave, ku krijohen rete polare stratosferike qe permbajne kristale te akullit dhe me renien e drites ne keto re, ato shendrrohen ne katalist te ozonit dhe si rezultat molekula e ozonit demtohet. Procesi behet me aktiv gjate dimrit.

Roli i ozonit eshte mbrojtja e planetit tone nga rrezet ultraviolete te diellit. Me rrallimin e shtrese se ozonit rrezet e diellit depertojne me shume ne siperfaqe tokesore dhe rrisin temperaturen ne toke. Rrallimi i shtreses se ozonit me se shumti eshte bere ne Europen Veriore, Antarktike, Kanada dhe Arktik. Vrimat e ozonit rimbushen me veshtiresi ose nuk rimbushen fare.

Dioksidi i karbonit po rritet papritmas. CO2 eshte gaz pa ngjyre dhe pa ere. Eshte perberes i ajrit me prezence prej 0.03% dhe gjendet ne ujerat minerale ne natyre. Ne sasi me te madhe lirohet nga gazrat e vullkaneve.

Nuk eshte helmues. Kafshet dhe njeriu gjate frymemarrjes, krahas marrjes se oksigjenit e lirojne dioksidin e karbonit. Bimet e shpenzojne dioksidin e karbonit gjate procesit te fotosintezes dhe lirojne oksigjenin duke e barazpeshuar keshtu sasine e CO2 ne natyre.

Mirepo kur sasia e dioksidit te karbonit ne natyre eshte e pranishme me shume se sa nevojitet e perjashton pranine e oksigjenit ne ajer.4 Sasia e tepert e CO2 paraqet pasoja te rrezikshme per zhvllimin e jetes.

Rritja e pashjegueshme e CO2 mund te thote qe absorbuesit e CO2 si oqeanet dhe bimesia kane arritur kufirin e sasise qe mund te absorbojne dhe rezultojne me ngopje. Rritja eshte e dukshme ne hemisferen veriore ku ka pasur shume zjarre te pyjeve, bimesi e cila e absorbon CO2 por edhe e liron gjate djegies.

Me rritjen e temperatures ne toke, akulli i nendheshem eshte duke u shkrire me c rast fillon shembja e dheut dhe shkaterrimi i ndertesave. Alaska, Siberia, Tibeti dhe Alpet jane vendet me te prekura nga ky fenomen i njohur me emrin permafrost. Pjeset e shkrira te dheut shendrrohen ne liqene te vogla.

Pasoje e kesaj lirohet metani, gaz qe ndihmon ne ngrohjen globale dhe eshte 20 here me efikas se CO2. Siberia luan rolin e mbledhesit te metanit dhe atje jane zbuluar disa pika ku metani lirohet nga brendia e tokes.

Ndryshimet klimatike ne Arktik jane duke ndikuar edhe ne popullaten e arinjve polare, te cilet udhetojne me km te tera per te gjtur ushqim, pasi qe shtresat ku ata ushqehen jane duke u shkrire. Edhe pse notues te mire, ata nuk jane te mire per udhetime te gjata dhe kjo shkakton ngordhjen ndikuar nga lodhja, hipertermia apo valet e medha te oqeaneve.

Pasoje e temperaturave te larta do te jete edhe rritja e vdekshmerise se njerezve nga 13-50%. Nje mot i ngrohte do te kushtoje jetera njerezish, semundje te rrezikshme si kanceret e llojeve te ndryshme, pasoje e ekspozimit te trupit ndaj rrezeve te forta te diellit, sulmet ne zemer, problemet me frymemarrje, me sy etj.

Thatesia e madhe qe po perjeton toka ka rezultuar me tharjen e drunjve dhe bimeve si shkak i mungeses se ujit.

Rritja e aciditetit ne oqeane eshte shkaktuar nga prania e madhe e dioksidit te karbonit si gaz ndotes. Ky ndryshim eshte katastrofal per jeten detare. Oqeanet e mbledhin dioksidin e karbonit dhe mendohet qe kjo vjen me shume nga djegia e burimeve energjetike si gazi, vajrat e ndryshme dhe thengjilli te cilet e ndryshojne barazine kimike ne oqeane.

Oqeanografet raportojne se cdo dite ne oqeane po shtohen rreth 20-25 milion tona dioksid karboni. Kjo mase ka ndryshuar sasine e aciditetit ne ujerat e tokes. Krijesat qe jetojne ne uje jane ne rrezik te madh, gjithashtu ushqimi ne siperfaqe te detit eshte zvogeluar per shkak te humbjes se oksigjenit.

Ndryshimi klimatik kufizon progresin ekonomik ne kombet e varfera. Ngrohja globale mund te bllokoje plotesimin e objektivave te mileniumit. Uria dhe varferia te pergjysmohen deri me 2015, furnizimi me uje te pijshem, gjendja sanitare te permiresohej si dhe te zvogelohej nr. i semundjeve.

Per parandalimin e ketij fenomeni shkaterrues per planetin tone kane filluar te meren masa, duke e luftuar ne menyra ta ndryshme.

Protokolli Kyoto-s eshte nder masat me serioze qe eshte mare, themeluar me 16 shkurt 2005 dhe ka per qellim uljen e gazrave ngrohes atmosferik. Kete protokoll e nenshkruan 141 shtete, perveq Australise dhe SHBA-ve. Vendet anetare duhet te ulin lirimin e gazrave deri ne 5.2% dhe ky cak duhet te arrihet deri ne 2012. Hyrja e protokollit ne fuqi u shoqerua me protesta kundes SHBA-se. Duhet patur parasysh qe SHBA-te jane ndotesi me i madh ne bote dhe nenshkrimi i ketij protokolli do te ulte menjehere zhvillimet e hovshme qe ka ajo ne cdo sfere te jetes.

Ne fuqi hyn edhe Traktati i Atarktikes. 47 shtete deri me tani kane nenshkruar Traktatin, ku 28 prej tyre kane ngarkuar stacione hulumtuese ne Arktike dhe vende tjera. Arsyeja e themelimit te ketij Traktati ishte vezhgimi dhe studimi i ndryshimeve klimatike ne toke.

Kinezet kane ndertuar dy stacione ne Antarktike. Tjetri planifikohet ne ndertohet ne piken me te larte ne Antarktike, te pavizituar deri me tani me lartesi prej 4 300m te quatjtur Dome A. Atje do te vendosen laboratore per vezhgimin e motit dhe shkrirjen e akullit. Masa tjera parandaluese jane projektet per furnizimin e stacioneve me hidrogjen, zevendesimi i lendeve djegese me materiale jo te demshme per jeten e njeriut dhe ekologjine.

Shkencetaret kane ardhur ne disa llogaritje te frikshme per ndryshimet klimatike. Sipas tyre, temperatura ne toke mund te rritet deri ne 11grade Celsius gjate shekujve te ardhshem, gje qe tregon se niveli i perqendrimit te CO2 do te jete veshtire te definohet. Eshte e nevojshme qe temperatura te mos rritet me shume se 2 grade sepse rreziku per shoqerine njerezore dhe ekosistemet do te rritet.

Planeti yne eshte ne rrezik dhe ngrohja globale eshte bombe atmosferike. Parashihet qe elementet esenciale per jete te pesojne renie. Poashtu parashihet ngritja e nivelit te oqeaneve deri ne 10 m ne shekujt e ardhshem ku mbulimi i ujit do te mbulonte siperfaqe te tera te tokes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptyTue Dec 16, 2008 2:07 am

Me thene drejten kjo puna me duket si propagand e vete superfuqive. Gjithqka eshte e ekzagjeruar nga vete keto shtete per perfitimet e tyre...Nuk shoh ndonje rrezik as te perafert siq e paraqesin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptyMon Mar 02, 2009 3:18 pm

Tungjatjeta

Nuk ka kurfar reziku nga ngrohja globale, kjo ngrohja e sotit eshte nje proces i cili vazhdimisht ka egzistuar ne planetin tone.
Pra ne te kaluar jan shkri akujt ashtu siq po ndodhe edhe sot.

Pajtohem me z.Aklilin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 37
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta EmptyMon Mar 02, 2009 9:17 pm

eshte komplet nje genjeshter e madhe kjo nga superfuqite si amerika,sepse ngrohja globale nuk ka asnje rrezik,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ngrohja Globale dhe Jeta Empty
MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale dhe Jeta   Ngrohja Globale dhe Jeta Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ngrohja Globale dhe Jeta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale
» Jeta ne Kosove
» Jeta ne Shqiperi
» A ekziston jeta pas vdekjes?
» Jeta ne univers

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: