|
| Jeta e VIP-ve Shqipetare.. | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| | | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Wed Nov 28, 2007 3:54 pm | |
| Adelina Ismajli shtatzënë, apo jo? Teknologjia e informacionit, në këtë rast interneti duket se është bërë përgjues mirëfilli ‘havale’ për personazhet VIP, aktorët, këngëtarët, politikanët… Këtij fati nuk i shmangen dot as VIP-at nga Shqipëria apo Kosova, të cilët shpesh bëhën pre e ‘spiunimit’ të çështjeve që prej atyre profesionale deri të jeta private, ku sigurisht një vëmendje të veçantë tërheqin thashethemet.Këngëtarja nga Kosova Adelina Ismajli, përkundër komenteve për prezencë skenike të papërshkrueshme, për trupin dhe pamjen e saj sfiduese herë-herë e thjeshtë ndërthurur me tradicionale/moderne e herë-herë ekstravagante deri në paragjykim është një shembull i mirë e ‘presë’ së thashethemeve. Por përsëri dyshimet mbeten. Pas thënies së fundit që faktikisht nuk rezultoi si thashethem ku thuhej se Adelina është shkëputur për një kohë të pacaktuar nga të kënduarit pas problemeve serioze me fytin, kësaj here diçka më e dyshimtë ka gjetur ‘shesh’ për t’u përhapur rrufeshëm në trajtën e thashethemit. Sipas lajmit në forume të ndryshme në internet, fjala është për disa kilogramë që këngëtarja ka shtuar kohët e fundit, aq sa ajo ka vendosur të mos dalë më në skenë, duke shmangur kontaktet me publikun. Por jo vetëm kaq, ‘gojët e liga’ e lidhin këtë fakt me një shtatëzani të mundshme të saj. Dyshimet rriten në momentin kur një tjetër thashethem si ai për Diellza Kolgecin, këngëtare, ish-Miss dhe modele në Kosovë e cila mesa duket po e ndihmon këto kohë Adelinën për diçka të paqartë, për të cilën këngëtarja ‘rebele’ ka më shumë se kurrë nevojë për ndihmë. Gjithsesi ende asgje nuk është konfirmuar apo përgënjeshtruar nga Ismajli. Ne të “Bluetooth” kemi provuar të kontaktojmë si me Adelinën, ashtu edhe me të motrën Zanfinën por asgjë. Nisur nga ky fakt, nëse lajmi për shtatzaninë është i vërtetë, gjithcka që mbetët është te zbulohet se kush është babai i fëmijës | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Wed Nov 28, 2007 3:57 pm | |
| Fejohet Shpat Kasapi?Një lajm i keq për të gjitha vajzat: As mos shpresoni që bukuroshi nga Maqedonia, Shpat Kasapi, do t’ua hedhë sytë tash e tutje. Pse? Po sepse jo vetëm që lidhja e tij e shumëpërfolur me Afërdita Dresajn, shoqëruesja e parë e "Miss Shqipëria 2007", është e vërtetë, por dashuria e tyre pritet të kurorëzohet së shpejti.
Shpati dhe Afërdita së shpejti do ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë, njofton gazeta tiranase “Koha Jonë”. Nuk dihet ende nëse kanë menduar të organizojnë ndonjë ceremoni madhështore ose jo, por një gjë, sipas kësaj gazete, është e sigurt: “Shpati nuk është më i lirë
| |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Tue Dec 18, 2007 6:38 pm | |
| Soni: Flori më ka bërë njeriun më të lumtur në botë
"E dua sepse më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Është dhurata më e bukur e jetës sime", ka deklaruar këngëtarja Soni Malaj, në një intervistë për gazetën Shekulli, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë i pëlqen te partneri i saj Florian Mumajesi. “E veçanta në çiftin tonë është që e vlerësojmë dhe e respektojmë shumë njeri-tjetrin. Përveçse kemi shumë gjëra të përbashkëta, kemi shumë dialog dhe e duam njëri-tjetrin pa kufij”, ka thënë ajo.
Ndërkaq Flori e ka përshkruar Sonin si person të mrekullueshëm, të dashur me njerëzit dhe të matur. “Është e mrekullueshme në raport me njerëzit. Është e matur, e komunikueshme. Por ajo që pëlqej më shumë është që ajo më dashuron shumë dhe unë gjithashtu”, ka thënë ai.
Soni dhe Flori së fundi kanë realizuar edhe një këngë R&B dhe soul në duet, që quhet "Fluturimi 3470". | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Thu Jan 03, 2008 5:02 pm | |
| Nuk dij sa keni njohuri per kete kengetar Zvicerano-Shqiptar. PATRIK NUO Pranon shqiptarsin e tij.Kengetari i popullarizuar me rrenje shqiptare Patrik Nuo eshte idhul i shume zviceranve dhe gjermaneve te rinje ndersa popullariteti i tij ka kaluar kufijet e Zviceres.Ne opinionin e ketushem ka pas mjafte fjale per faktin nese ai eshte shqiptar (nga babai)ose jo. Ndersa me nje interviste te shkurt me gazeten ''20 Minute'',Patrik Nuo pranon se eshte ''gjysemeshqiptar'',ngase siç e pohon vete:''gjyshrit e mi vazhdojne te jetoin ne Kosove''.Babai i Patrikut vjen nga fshati janosh i Gjakoves,e ema eshte Zvicerane,nga kantoni i Lucernit,Zvicer ndersa vet patriku nga kjo martes e perziur eshte lindur ne Zvicer etj etj.
Edituar për herë të fundit nga Beton në Sat Apr 05, 2008 3:42 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Sat Jan 12, 2008 3:01 am | |
| Shpati dhe Afërdita së shpejti do ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë, njofton gazeta tiranase “Koha Jonë”. Nuk dihet ende nëse kanë menduar të organizojnë ndonjë ceremoni madhështore ose jo, por një gjë, sipas kësaj gazete, është e sigurt: “Shpati nuk është më i lirë. Kosovarja ... nuk eshte e vertet per Shpat Kasapin jane then shume fjale te pa verteta si keto te fundit,kinse eshte ne lidhje me Aferditen,keto gjera jane krejtsishte te pa verteta. Shpat Kasapi per adhuruset e vete thote. nese do te kete diçka,une do te dal vete e do ta them. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Wed Feb 27, 2008 7:50 pm | |
| Adrian Gaxha perfaqeson Maqedonine ne Eurovizion
| Adrian Gaxha bashkë me dy këngëtarë të tjerë maqedonas, do të përfaqësojnë Maqedoninë në "Eurovizion 2008", që do të mbahet në Serbi gjatë muajit maj. | Për herë të parë në historinë e shtetit të Maqedonisë po ndodh që një shqiptar do ta prezantojë këtë vend në këngën e Eurovizionit 2008. Është ky këngëtari shqiptar nga Maqedonia Ardian Gaxha, i cili është pjesë e ekipit prej 3 personave që kanë fituar këngën maqedonase që do të përfaqësohet në festival.
"Në emër të dashurisë" titullohet kënga me të cilën Adriani, Tamara dhe Vërçak pritet të udhëtojnë për në festivalin e Evrovizionit, që do të mbahet më 20, 22 dhe 24 maj në Beograd. Do të jenë dy shqiptarë këtë vit në konkurrim në evenimentin e madh të muzikës. Në adresë të Gaxhës tashmë kanë filluar të vijnë urime edhe nga kolegët e tij nga Kosova. Ndonëse këngëtarja Jehona Sopi nuk e ka dëgjuar këngën fituese ajo është e gëzuar që Gaxha do të jetë ai që do të përfaqësojë Maqedoninë. Në garë të fortë për të shkuar në këngën e Eurovizionit ka qenë edhe kënga e Altuna Sejdiut e njohur si Tuna. "Dëgjova që fitoi Gaxha dhe më erdhi shumë mirë. Nuk e kam dëgjuar dhe as nuk e dija që do të merrte pjesë, por të them të drejtën u gëzova që Maqedoninë do ta përfaqësojë një shqiptar", - ka thënë Jehona Sopi, e cila i uron atij që të ketë një paraqitje sa ma të mirë.
Ndërsa këngëtarja Eliza Hoxha ka reaguar duke thënë: "Uu.. Adriani paska fituar! Hajde për hajër!" "E uroj zemërgjerësinë e popullit maqedonas, që ka zgjedhur një shqiptar për të prezantuar shtetin e tyre në Serbi! Është një shikim pak më ndryshe i kulturës në rajonin e Maqedonisë që tregon se në art dhe në kulturë nuk duhet parë shumë përkatësia etnike", ka theksuar Hoxha. Eliza mendon se Gaxha ka një paraqitje të mirë para kamerës dhe pret ta shikojë edhe duke interpretuar. "Për performancë ia jap dorën sepse është top, por shpresoj që edhe në interpretim do të jetë ashtu", - tha ajo. Por ndryshe nga Eliza, Gili është më "patriote" në deklarimet e saj. A këndon në gjuhën shqipe? Kjo ishte pyetja që e bëri Gili në fillim. "Do të isha e lumtur po qe se kënga do të interpretohej në gjuhën shqipe.
Por meqenëse kënga nuk interpretohet në gjuhën shqipe, nuk më duket ndonjë risi që këngëtari të marrë pjesë në një garë të tillë", - ka thënë Gili. Ajo kujton se në kohën e saj kusht për konkurrim në Evrovizion, ishe që të këndoje në gjuhën serbe dhe se këngëtarët nga Kosova kurrë nuk e kanë pranuar duke insistuar që ata duhet të jenë të barabartë dhe secili të këndojë në gjuhën e tij. "Nuk është prezantim i plotë po qe se kolegu im prezantohet në gjuhën maqedonase. E mira e së mirës ishte që Maqedonia ta pranonte Adrian Gaxhën si këngëtar i popullit shqiptar që të shkojë me gjuhën e tij amtare", - tha Gili. Nga ajo që dëgjohet në televizione, duket se kënga e Gaxhës dhe dy këngëtarëve të tjerë nuk ka shumë ritëm dhe zëri i tyre nuk duket aq kualitativ. Ndërsa komentet e para në "You tube" rreth kësaj kënge nuk janë aspak të mira. Maqedoninë në "Eurovizion" deri tani e kanë përfaqësuar Vllado Janevski, Grupi XL, Karolina Goçeva, Toshe Proeski, Martin Vuçiq dhe Elena Ristevska
|
| |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Thu Feb 28, 2008 12:51 am | |
| Adrian Gaxha ka fituar te drejten per ta perfaqesuar Maqedonine ne eurovizion edhe para dy vjeteve, mirpo pasi juria ishte disi e nacionalizuar nuk deshironte qe Maqedonia te perfaqesohet nga nje shqiptar(?). Tani kjo juri disi i kerkon falje Adrian Gaxhes, mirpo Adriani ne kete kenge me shume vallezon se sa kendon. Shihni kengen ketu: https://www.youtube.com/watch?v=2Roxr4gMX0Q&feature=related
Per mua muzika eshte katastrof! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Zaimina lë nam, në Pub pa të brendshme Sat Apr 05, 2008 3:38 am | |
| Në fakt është në natyrën e saj që kudo që të ndodhet të bëjë gjithçka për të rënë në sy dhe ia del për mrekulli. Po këtë logjikë përdor edhe në klipet që realizon, duke sjellë përherë risi si ajo e herës së fundit në duet me Ratin, ku Zaimina paraqitet si një nuse shumë seksi. Ndërkohë Zaimina njihet nga të gjithë edhe si një frekuentuese e jetës së natës. Gjithashtu është përfolur edhe për një lidhje me një djalë që ka një pub të tijin. Por javën e kaluar Zaimina ra përsëri në grackën e paparacit tonë. Këtë radhë nuk ishte në shoqërinë e djalit me të cilin është parë disa javë më parë, por me një tjetër. Nejse, kjo është normale, pasi vajza mund të ketë shumë të njohur e miq me të cilët dëshiron të frekuentojë pub-et. Por anormalja qëndron tek veshja e saj. Siç e shihni edhe nga fotot, Zaimina ka zgjedhur për në pub veshjen më të zhveshur që mund të ekzistojë. Një fustan super mini, super dekolte me shpinë totalisht të zbuluar. Pra, një fustan që nuk i lë asgjë fantazisë. Gjithçka në shesh. Por nuk mjafton vetëm kjo. Mbas mesit të natës, kur situata nxehet dhe të gjithë klientët në pub (përfshirë dhe Zaiminën) i kanë kthyer disa gota, fillon kërcimi i shfrenuar dhe këtu Zaimina nuk të fal. Por fustani super i hapur, super mini, nuk qëndron më në vend, duke zbuluar gjithçka dhe tashmë arrijmë të zbulojmë edhe diçka tjetër, Zaimina është pa të brendshme, asgjë poshtë fustanit!!!! Me siguri që e gjitha kjo performacë ka kënaqur pa masë klientët meshkuj të pub-it, ndërkohë që paparaci ynë u krijon mundësinë të gjithëve atyre që duan të shohin se ç’fshihet poshtë fustanit të Zaiminës, ta zbulojnë nëpërmjet këtyre fotove. Meqë nuk po kërcen me atë ish-bodigardin, si thoni ju kush mund të jetë ai djali me bisht të cilin po e shohin me zili të gjithë meshkujt teksa kërcen me Zaiminën? Në numrat e ardhshëm patjetër që do zbulojmë diçka më shumë, pasi për jetën private të Zaiminës ka gjithmonë shumë kuriozitet. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Sat Apr 05, 2008 1:06 pm | |
| Adrian Gaxha ka fituar te drejten per ta perfaqesuar Maqedonine ne eurovizion edhe para dy vjeteve, mirpo pasi juria ishte disi e nacionalizuar nuk deshironte qe Maqedonia te perfaqesohet nga nje shqiptar(?). Tani kjo juri disi i kerkon falje Adrian Gaxhes, mirpo Adriani ne kete kenge me shume vallezon se sa kendon. Shihni kengen ketu: https://www.youtube.com/watch?v=2Roxr4gMX0Q&feature=related O Voc Ani.! Realiteti qendron qe juria ka qene sllavo-maqedonase kurse Ardian Gaxha eshte shqiptar,jo se kenga e Ardian Gaxhe-se eshte shume vallezore. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. Fri Apr 18, 2008 1:29 pm | |
| Postimi nga anetarja Biligoa “Elita 5”: “Nuk merremi me shifra” Elita 5 Sapo dorëzuan 7000 euro për familjet e viktimave në Gërdec, shumë e mbledhur gjatë koncertit të bamirësisë mbajtur në Tetovë
Në një intervistë ekskluzive për “Korrierin”, grupi tetovar “Elita 5” përgënjeshtron lajmin e dhënë në disa të përditshme, lidhur me shumën që arrin rreth 15 milionë lekë të vjetra gjatë koncertit të organizuar për ftesën e NATO-s për anëtarësim. Madje, grupi nga Maqedonia kishte pranuar me shumë kënaqësi ftesën e dhënë, jo vetëm për faktin e ftesës së Shqipërisë në NATO. Arsyeja e vizitës lidhet edhe me shumën e mbledhur për viktimat e Gërdecit, në dy koncertet e bamirësisë të mbajtur në Tetovë. Ata menduan të jepnin kontributin e tyre, duke mbajtur për dy ditë me radhë koncert në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare, “Elita 5” ka menduar të rikthehet për publikun e kryeqytetit me një koncert recital, që do të mbahet më 26 prill në Pallatin e Kongreseve. Nga sa mësuam, repertori do të përmbajë baladat dhe këngët më të njohura për publikun shqiptar, të alternuara me këngët më të fundit të grupit. Ndërkaq, djemtë që janë së bashku që prej 20 vjetësh nuk njohin lodhje. Së shpejti do të publikojnë këngën të re.
-Është përfolur se ju keni marrë një shumë të konsiderueshme të hollash, rreth 15 milionë lekë të vjetra, që ishte edhe gjysma e buxhetit për koncertin organizuar për ftesën e anëtarësimit në NATO. Realisht, sa i vërtetë është një fakt i tillë?
“Më vjen shumë keq që një gazetë e përditshme spekulon me shifra që nuk janë reale. Kur na ka ardhur ftesa, ne u gëzuam jashtë mase, për faktin që na kanë vlerësuar si artistë. Mbi të gjitha, ne vijmë nga bota e artit dhe nuk na pëlqen të merremi me shifra dhe nuk na vjen mirë që një e përditshme të na ngatërrojë me çështje politike, pasi ne jemi të hapur për gjitha partitë”.
-Mund të më thoni sa është shuma e të hollave që keni marrë?
“Më lart theksova se, nuk se nuk na pëlqen të merremi me shifra, por për një gjë ju siguroj, që nuk janë aq shumë sa thuhet në media të ndryshme. Aq më tepër që ne sapo dorëzuam 7000 euro të mbledhura për familjet e viktimave në Gërdec. Kështu që qëllimi ynë është shkon më tej se paratë”.
-Kjo është shuma që u mblodh gjatë koncertit të bamirësisë për Gërdecin?
“Bëhet fjalë për dy koncerte që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tetovë, në të cilët patëm të ftuar edhe këngëtaren Genta Ismaili. Mund t’ju them se ishin të shumtë njerëzit që u solidarizuan me dhembjen e familjarëve, duke ofruar ndihmën e tyre, edhe pse me një biletë modeste”.
-Ju ishit të parët dhe të vetmit që organizuat një koncert, menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit.
“Kur morëm vesh për tragjedinë, ishim në një koncert në Bolzano të Italisë. Pasi u kthyem, menduam që të jepnim ndihmesën tonë me anë të muzikës dhe kështu organizuam koncertin”.
-Duke qenë se ka kaluar një kohë e gjatë qëkur keni mbajtur një koncert recital në Tiranë, keni menduar të ktheheni sërish?
“Jemi në bisedime me Pallatin e Kongreseve, për të organizuar një koncert recital më datë 26 prill. Mund t’ju siguroj që është punë e kryer”.
-Çfarë repertori do të përfshihet në koncert?
“Përgjithësisht do të jenë këngët nga albume të ndryshme, që këtu në Shqipëri pëlqehen shumë, por do të ketë edhe këngë nga albumi i fundit. Dua të theksoj se zgjodhëm Tiranën, pasi e dimë që jemi shumë të pëlqyer. Sa herë që dalim në skenë, publiku i njeh të gjitha këngët dhe i këndon ato së bashku me ne”.
-Po përgatisni ndonjë këngë të re?
“Për momentin kemi në duar një këngë ritmike, për faktin se balada kemi mjaftueshëm. Por gjithnjë në stilin tonë.
-Duke qenë se jeni së bashku që prej 20 vjetësh, keni menduar ndonjëherë se ky është momenti për të thënë stop?
“Jo, pasi ne jemi si vera e zezë, sa më e vjetër, aq më e mirë. Kështu që, për sa kohë që muzika jonë pëlqehet, do të vazhdojmë të jemi “Elita 5”.
-Si i shihni këngëtarët e panumërt që dalin çdo ditë?
“Për ne kjo është pozitive, pasi duke qenë një stil tjetër nga ata, nuk na rrezikojnë, aq më tepër që kemi 20 vjet që rezistojmë. Por, nga ana tjetër, jo të gjithë ata që dalin dinë të këndojnë live, çka është cilësia e parë e një këngëtari”.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Jeta e VIP-ve Shqipetare.. | |
| |
| | | | Jeta e VIP-ve Shqipetare.. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |