Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??

Shko poshtë 
+2
Ago Muji
popaj_ch
6 posters
AutoriMesazh
popaj_ch
Fillestar/e
Fillestar/e
popaj_ch


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 42
Vendi : swiss
Registration date : 31/01/2009

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptySun Feb 01, 2009 5:21 pm

Kush ka qen Komandant TONI dhe MICI si u harru vepra e tyre pse nuk permendet dy legjendat e kosoves dy lule dy luftetar te denjet te LIRIS....fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptySun Feb 01, 2009 6:01 pm

Dy luanët e Rahovecit të martirizuar Xhelal Hajda - Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici.

Të inspiruar nga simboli i sakrificës dhe i përkushtimit atdhetar profesor Ukshin Hoti, Toni e Mici që në rininë e hershme ishin brumosur me idetë e atdhedashurisë dhe urtisë kombëtare. Ishin këto vite kur Kosovën e kishte pllakosur dhuna dhe represioni i rëndë serb. Përdhosja e dinjitetit të shqiptarit ishte bërë përditshmëri. Rrjedhimisht kjo gjendje reflektoi drejtpërdrejt në krijimin e personalitetit të tyre. Toni dhe Mici dhe shumë moshatarë të tyre anekënd Kosovës e kishin kuptuar qartë faktin se asgjë nuk do të ndryshohej vetvetiu. Të pakënaqur me zhvillimet në Kosovë në fillim të viteve 90 dhe të pafuqishëm që pa një mbështetje më të gjerë të popullit t’i ndryshojnë ato, shumë nga këta pishtarë të lirisë me zemër të thyer do të mërgojnë në anë të ndryshme të Evropës.
Një fat të tillë e pati edhe Xhelal Hajda, fëmija i gjashtë, më i vogli i Bajramit dhe nënë Gjylës. Familja Hajda shquhej për burrëri dhe trimëri të rrallë.
Duke u vendosur në Kroaci, Xhelali bie në kontakt më Fehmi e Xhevë Lladrofcin, me Naim Malokun, me Bekim Berishën e me Agim Çekun, me të cilët e lidhi ideali për çlirimin kombëtar. Gjatë luftërave në Kroaci dhe në Bosnjë Xhelalin e mbante shpresa se një ditë të gjithë së bashku do të jenë nëpër malet dhe fushat e Kosovës për çlirimin e të cilave u derdh shumë gjak. Kjo ishte ideja shtytëse, motoja jetësore dhe ideali i tij i vetëm që i printe kudo, madje edhe në luftimet më të vështira në frontet e përmendura. Në Kroaci ishte njohur më Ton Markun, i cili e pagëzoi me emrin e tij. Me këtë emër Ai do të futet në Kosovë. Fillimin e karrierës së tij prej luftëtari të lirisë do ta fillojë në Zonën Operative të Dukagjinit, ku do të lidhet më vëllezërit Haradinaj, ndërsa pas tërë aktivitetit ushtarak që tregoi, del në Drenocin e Rahovecit, bashkohet më Selajdin Mullabazin-Micin vetëm e vetëm që të jetë pranë Rahovecit, ta themelojë Shtabin Operativ Lokal, qëllim të cilin edhe e arrin.
Selajdin Mullabazi-Mici, duke ndjekur gjurmët e gjyshit të tij Halil Hamzës, të njohur për qëndresën antiosmane e antiserbe, shumë shpejt iu bashkua luftëtarëve të lirisë në Drenicë, ku edhe e nisi karrierën e tij prej luftëtari. Edhe Micit i rrahte zemra fort që pas eksperiencës së fituar në Drenicë të kthehej në vendlindje për të shtuar pushkët e lirisë edhe në këtë anë.
Bashkimi me Tonin ishte moment i rëndësishëm në jetën e tij. Toni dhe Mici shumë shpejt u bënë emrat më të autoritetshëm të luftës në Anadrin dhe më gjerë. Si duket, bashkimi i tyre nuk kishte qenë koincident. Te njëri-tjetri ata gjenin unifikimin më harmonik të karaktereve që shprehej përmes dashurisë së madhe për njëri-tjetrin dhe për të gjithë bashkëluftëtarët e tyre, admirimin e madh për kombin e tyre të përvuajtur por stoik e krenar. Kishin pasur fatin të japin kontributin e tyre modest për rikthimin e nderit kombëtar dhe të devotshmërisë që të shkojnë deri në fund në rrugën e filluar, duke përfshirë këtu gatishmërinë për sakrificën më sublime.
Prej 26 prillit 1998 Toni dhe Mici vepruan së bashku për krijimin e shtabit operativ lokal “Arti” në Rahovec. Së bashku me shokët tyre të idealit dhe të armës dhe me mbështetjen e Shtabit të Përgjithshëm arritën këtë synim dhe themeluan pikën operative te “Kërshi i Keq”, në “Lugun e Shqipeve”, jo shumë larg Rrasave të Rahovecit, bri aksit rrugor Rahovec-Malishevë. Në mbështetje të “Artit” qëndronin formacionet “Çeliku”, “Pëllumbi”, “Lumi” dhe ”Vlora”, pra luftëtarët e Drenicës, të Llapushës, të Malishevës dhe të Anadrinit.
Në veprimtarinë e Tonit dhe të Micit spikat një art i lartë luftarak dhe udhëheqja brilante e aksioneve dhe betejave nga më të vështirat. Sigurisht se pa aksionet e tyre nuk do të mund të shkruhej e plotë historia e luftërave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Dukagjinit dhe në Zonën Operative të Pashtrikut, sidomos Lufta e Rahovecit, Beteja te Lugu i Shqipeve, aksionet tek Ura e Brodit, në Grykën e Bërnjakës, te Tehet e Mullabazve, në aksin rrugor Piranë-Xerxë, në Fortesë, në Rrasë të Zogut, në Bokat e Shishmanit, në kanalin e Ratishit, në Lugun e Vranocit, në Kryqin e Ratkocit, në Bardaniq, në betejat përreth Shqiponjës dhe në shumë beteja dhe aksione ku Tonit dhe Micit u kishte rënë të bashkëluftojnë me Adrian Krasniqin, me Fadil Nimanajn, me Agim Zenelin, me Ilaz Kodrën, me Rasim Kiqinën e me Besim Malajn.
Pas luftimeve të ashpra të shtatorit Toni e konsideronte me rëndësi të veçantë strategjike rivënien nën kontroll të aksit rrugor Rahovec – Therandë rrëzë maleve të Shkozës. Në funksion të kësaj ai vendoset në Reti, prej nga mund të ushtronte vëzhgim në fshatrat Apterushë, Brestofc, Zoqisht e Hoqë të Madhe, ku kishte forca të mëdha policore e paramilitare të stacionuara dhe lëvizëse, të cilat synonin nga Hoqa e Madhe ta merrnin Brestofcin, Hoqën e Vogël, Retinë dhe aksin që lidh rrugën Prizren-Gjakovë. Luftimet heroike të Tonit e Micit me shokë, në betejat e Izbishtit të 16,17 dhe 18 tetorit 1998 realizuan disa objektiva të rëndësishme të luftës. Në radhë të parë armikut iu dëshmua prezenca e forcave çlirimtare në një qark shumë afër Rahovecit dhe Hoqës së Madhe, pastaj këto beteja arritën të pengojnë shtrirjen e paramilitarëve në hapësirën e fshatrave ndërmjet aksit magjistral Prizren- Gjakovë dhe atij Rahovec-Therandë, duke ruajtur kështu korridorin shumë të rëndësishëm Kushnin-Drenoc-Zatriq-Gurbardh-Drenoc-Drenicë. Pas thyerjes në Izbisht, forcat serbe pretendojnë marrjen e Apterushës, dy herë radhazi, por ndeshen në rezistencën e luftëtarëve të lirisë më 3 e 4 nëntor dhe veçmas më 5 nëntor, kur arritën deri te Gurra e Apterushës, me ç’rast dëbohen turpshëm dhe me humbje të mëdha.
Po të rikthehemi në realitetin e atyre ditëve që mbretëronte në rrethinat e Rahovecit dhe në pjesën më të madhe të Kosovës, nuk është vështirë ta kuptojmë barrën e madhe që kishte rënë mbi luftëtarët e lirisë dhe veçmas mbi udhëheqësit e tyre. Vështirësitë dhe shantazhet që krijonte armiku për ta dekurajuar popullin e Kosovës dhe ushtrinë e tij nga përpjekjet çlirimtare ishin të shumta. UÇK-ja në këtë sfidë të madhe me sukses arriti ta ruajë e ta forcojë strukturën dhe efektivet e saj, mbase duke testuar kështu veten për luftime të stazave të gjata. E tërë kjo u arrit me përpekje mbinjerëzore dhe me sakrifica e flijime të mëdha. Kishin rënë këto ditë në altarin e lirisë bijtë më të mirë të kombit, Bedri Shala, Ymer Alushani (Vogëlushi), Ismet Jashari (Kumanova), Hamdi Berisha e Sadik Shala dhe shumë dëshmorë të tjerë, por çmimi i lirisë akoma nuk ishte arritur. Të vetëdijshëm për këtë, Toni dhe Mici, si dhe qindra bashkëluftëtarë të tyre e vazhduan luftën me vetëmohim të pashembullt.
Pikërisht në ditën e sotme të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, te kryqi i Apterushës, në luftime ballë për ballë me forcat paramilitare bien heroikisht Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Toni dhe Mici, këto dy figura emblematike të Luftës Çlirimtare ranë derisa po shoqëronin grupin e luftëtarëve të Zonës Operative të Shalës në misionin e shenjtë të tyre të furnizimit me armë nga Shqipëria. Betimin e dhënë të ushtarit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se: “ Luftëtarët njëri-tjetrin duhet mbrojtur deri në vdekje”, Toni e Mici e respektuan dënjësisht.
Në fund do të kisha dashur që nga këndvështrimi i një historiani të paraqes një opinion shkencor se si historia duhet dhe do ta trajtojë luftën e fundit çlirimtare.
Sadoqë metodologjia historiografike kërkon respektimin e distancës kohore, megjithëkëtë për aspekte të veçanta të luftës së UÇK-së, të cilat plotësisht dihen, mund të flitet e shkruhet pa ngurrim që tani.
Së pari, Dalja në skenë e UÇK-së erdhi në momentin vendimtar, kur ende nuk ishin humbur të gjitha shanset për të ngritur çështjen e Kosovës përpara Fuqive të Mëdha për zgjidhje;
Së dyti, Lufta që nisi UÇK-ja hodhi në ujë planet që kishte bërë Beogradi për anashkalimin e problemit të Kosovës, duke e quajtur çështje të mbrendshme të saj, që do ta zgjidhte me anë të negociatave me grupet etnike që jetonin atje;
Së treti, Sulmet e para të suksesshme të UÇK-së e detyruan Serbinë të angazhojë tërë arsenalin dhe potencialin e saj ushtarak, policor e paramilitar, me çka do të tërhiqet vëmendja e faktorit ndërkombëtar se në Kosovë kishte filluar lufta e armatosur e popullit shqiptar kundër okupimit serb dhe se nuk ishte fjala, siç thuhej në mediat serbe, për “grupe terroriste”, por për një ushtri të organizuar që po luftonte për çlirimin e Kosovës.
Së katërti, UÇK-ja me luftën e saj kishte arritur me sukses të sfidonte makinerinë vrastare serbe, në një anë dhe një pjesë të opinionit të brendshëm që po tregonte mospërfillje dhe jokoshiencë për rrjedhën dramatike të ngjarjeve, mbase edhe nostalgji për platformën absurde të pacifizmit në një kohë kur në Kosovë kishte nisur konflikti i armatosur shqiptaro-serb.
Së pest,i Segmenti tjetër shumë i rëndësishëm dhe kuptimplotë që e pati UÇK-ja ishte qëllimi politik çlirimtar i saj, motiv i cili mobilizoi qindra e mijëra luftëtarë të lirisë. Kësodore, UÇK-ja dhe lufta e saj çlirimtare kishte fituar komponentin që i mungoi një kohë të gjatë të lëvizjes së rezistencës shqiptare. Në saje të kësaj UÇK-ja me luftën e saj në front dhe atë mediale arriti që për një kohë të shkurtër të shndërrohet në faktor numër një, me të cilin diplomacia ndërkombëtare filloi të vendosë kontakte të drejtpërdrejta komunikimi;
Së gjashti, UÇK-ja dëshmoi se vendosmëria për realizimin e këtij qëllimi është mënyra për të fituar partnerë të bësueshëm në bashkësinë ndërkombëtare. Me respektimin e konventave të luftës ajo respektoi vlerat universale dhe dëshmoi pastërtinë e karakterin çlirimtar të saj dhe hapi rrugë për ta mbështetur të gjithë ata faktorë që e duan lirinë dhe paqen në rajon .
Lufta e djemve dhe e vashave , pjesëtarë të UÇK-së , gjaku i tyre i derdhur, mbështetja dhe lidhja e fortë e popullit me ushtrinë, si dhe sakrificat që po pranonte të bartte ky popull, si masakrat, dëbimet masive, në emër të çlirimit të Kosovës, u bënë sinjal i zëshëm imponues për demokracitë perëndimore dhe mekanizmat ushtarakë ndërkombëtarë, që më në fund të përkrahet dhe deri diku të ndihmohet lufta e këtij populli të shtypur mu në zemër të Evropës.
Së fundi, këto që thashë mund të jenë vetëm disa pika referimi për historiografinë më te re shqiptare për t’iu rrekur luftës së madhe çlirimtare.

Historia e luftërave çlirimtare na ka mësuar se të gjithë ata që nuk i frikësohen vdekjes, e fitojnë pavdekësinë. Të tillë qenë Toni e Mici. Vepra e tyre prore do të reflektojë mesazhe të fuqishme inspirimi për përkushtimin atdhetar.

Lavdi komandant Tonit dhe komandant Micit
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit
Qoftë i amshueshëm kujtimi për ta.

Material i huazuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptySun Feb 01, 2009 6:04 pm

I nderuari anetar, Popaj_ch te falenderoj per temen qe ke hapur, sepse keshtu ne nderojm veten, kombin dhe historine, duke i kujtuar deshmoret e kombit.

Rrespekte
Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
popaj_ch
Fillestar/e
Fillestar/e
popaj_ch


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 42
Vendi : swiss
Registration date : 31/01/2009

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptySun Feb 01, 2009 6:31 pm

Ata qe luftuan per nje kosov te bashkur ata qe luftun per nje komb nje qendrim per nje shqiperi te madhe per nje te ardhme me te mir per ket popull ata u harruan sod jo nga ne qytetare e thjesht jooooooooooooooooo kur nuk dot harrohen po nga llafazanet e kosoves e keta jan politikanet taN (TRATHTARET E KOSOVES) te cilet rrin ne fotele ne emer te Deshmorve i ndan ne 10 grupe deshmort ata luftun per nje komb per nje qendrim per nje kosov te bashkuar e jo te coptuar u la amaneti i tyre ne gjys pota lishim ne gjys nga serbet apo nga evropa lavire dot kishim nje pergjigje per deshmoret dot uleshim te varret e tyre dot kerkonim falje e hupem luften dot thonin po kur trathtohen nga gjaku i vet nuk ka pergjigje nuk ka falje per neve KOSOVA asht sunduar nga shum vende dhe ka pas shum trathtar po ata trathta qe jan kan nuk poi permeni me emra kur ka ardh puna flamurit nuk e kan dhan e sod shif qfar ndodh trathtija ma e madhe qe ika ndodh kosoves ne histori pikerisht esht tash na ndrrun FLAMURIN netecilin flamur luftoj SKENDER BEU ADEM JASHARI ZAHIR PAJAZITI HARADINAJT TONI E MICI E SHUM E SHUMMMMMMM DESHMOR TJER e keta qe na trathtun jan ne krye te udhheqjes ton sod KRYETARI E KRYEMINISTRI ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptySun Feb 01, 2009 8:03 pm

Popaj_ch, temen qe e ke hapur eshte teme per tu admiruar sepse eshte perpjekje per rikujtim te dy deshmoreve qe dhane me te shtrenjten qe paten - jeten ne sherbim te kauzes se lirise, clirimit dhe bashkimit kombetar.

Vetem se ju ne nje rast permendet 'ata luftuan per nje Shqiperi te madhe'. Kujdes sesi shprehesh? Nuk ka Shqiperi te madhe! 'Shqiperi e Madhe' eshte nje nocion i sajuar nga qarku Beograd-Athine. Ka vetem nje Shqiperi e cila eshte Shqiperi Natyrale, as e vogel as e madhe, por Shqiperi taze, Shqiperi natyrale qe perfshin tere arealin etnogjuhesor te 7 milione shqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
popaj_ch
Fillestar/e
Fillestar/e
popaj_ch


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 42
Vendi : swiss
Registration date : 31/01/2009

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptySun Feb 01, 2009 8:09 pm

LEKA I MADH rrespekt per ty po qka mendon e kemi at shqiperi qe mendon ti kerkoj fajle per gabimet qe i shkruaj po a esht e bashkur apo e coptuar shqiperi ket na benen politikanet tan na qoptun ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptyMon Feb 02, 2009 12:38 am

popaj_ch shkruajti:
LEKA I MADH rrespekt per ty po qka mendon e kemi at shqiperi qe mendon ti kerkoj fajle per gabimet qe i shkruaj po a esht e bashkur apo e coptuar shqiperi ket na benen politikanet tan na qoptun ...

popaj_ch, une nuk thashe asgje tjeter, pos qe shprehja 'Shqiperia e Madhe' nuk eshte korrekte dhe reale, por ajo eshte shpifje e qendrave armiqesore. Ka Serbi te madhe, se ajo mban te pushtuar Kosoven Lindore, Sanxhakun dhe Vojvodinen, te gjitha keto toka joserbe. Ka Greqi te madhe sepse mban te pushtuar Camerine, Trakine, Maqedonine e Egjeut te gjitha keto toka jogreke.

Nderkaq, kur te realizohet bashkimi i Shqiperise, ajo nuk do te jete Shqiperi e madhe, sepse ajo s'do perfshije toka te huaja; ajo do te perfshije vetem toka shqiptare. Me kupton cfare dua te te them miku im! Ndaj, ka vetem Shqiperi Natyrale, per te cilet shqiptaret shestojne e veprojne qe sa shekuj.

I juaji
Leka i Madh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
popaj_ch
Fillestar/e
Fillestar/e
popaj_ch


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 42
Vendi : swiss
Registration date : 31/01/2009

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptyMon Feb 02, 2009 12:48 am

leka i madh shqitaret e hodhen faren me shpresh se do e korrim gjith bashk po ndodhi ndryshe politikanet tan e korren pa u pjekrur fruti .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Qerim Klmendi
Fillestar/e
Fillestar/e
Qerim Klmendi


Male
Numri i postimeve : 13
Age : 57
Vendi : Peje
Registration date : 04/02/2009

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptyThu Feb 05, 2009 9:25 pm

E cilet Heronje nuk po harrohen Sot.
Jane habitur "patriotat" pas Varrit te Drakulles(Rugoves) dhe po perpiqen me na e mushe mendjen se na paska pas qene dikushi,ky i.rugova.
Paskan harrue se Ne,si dhe nderkombtaret akoma se kemi harrue,se gjate luftes ne shtepin e rugoves ne Velani,ka nejte ne vizit per dit e jave te tera,i derguar i Milloshit,per Kosven,krimineli-Shahinoviq.
Athe paskan harrue shpejt argatet e nderkombtarve,se Ne gjithqka ne kofshim,qorra e memec nuk jemi.

Toni e Mici jane krenar,dhe ata askush nuk do arrije te denigroje.Ata jane ne mendjet dhe zemrat e atyre qe i kane patur shoke,dhe qe dine ti qmojne vlerat e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Qerim Klmendi
Fillestar/e
Fillestar/e
Qerim Klmendi


Male
Numri i postimeve : 13
Age : 57
Vendi : Peje
Registration date : 04/02/2009

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptyThu Feb 05, 2009 9:57 pm

Une i kam njohur,e sidomos Tonin e kam njohur shume mire.Kam patur fatin,qe bashke me Ilir Konushevcin dhe Ekipin tone qe sherbente per bartjen e mjeteve luftarake dhe shoqrimin e vullnetareve qe vinin nga Diaspora,i persjellnim ne relacion Shiperi-Kosove,i dergonim mbrenda tek Njesitet tona,te cilat i percjellnin ne distenacin.
Kam patur raporte te mira me Tonin,por relacione te forta ushtarake nuk kam patur,sepse Toni ka qene shume me i pergatitur,me energjik dhe me profesionalist se Une,andaj edhe nuk kam mundur me arrit nivelin e tij kurre.
Kemi qene te pabarabarte,sepse Toni eshte shquar nga Une per shume karakteristika.Megjithat ajo qfar na ka bere te ndjejme respekt te ndersjellet ka qene sinqeriteti i ndersjellet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Besi-ger
Fillestar/e
Fillestar/e
Besi-ger


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 46
Vendi : Krushe e madhe
Profesioni/Hobi : jurist
Registration date : 01/09/2010

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptyWed Sep 01, 2010 3:05 am

Mvje mire Qerim Kelmendi ti duhet te jesh i familjes se Hysni e Xheladin Kelmendit eshte fakt qe ka qen ashtu Xhelali belem mendoj se Bekim Berisha Abeja edhe Xhelal Hajda Toni njifen si dy luftetaret e rrall ne luften e Kroacis dhe te Kosoves per kete qe e them do ta kisha shti me fol si deshmitar Ramush Haredinajn. mirpo ja qe ne Kosove per fat te keq eshte be diskriminim edhe tek deshmoret i eshte kendu atij qe ke dhen pare mi kendu i eshte be emision atij qe ke dhen pare me be emison ose nje dokumentar.Adem Jashari e ka vendin e vet Fehmi Lladrovci po ashtu po edhe nenes se Xhelalit ju kan vra dy djem dyt ushtar plus Faredin Hajda po ashtu ushtar i plagosur ne Koshare Nenes gjyl te Xhelalit ju kan vra 5 vllezer e 3 nipa ushtar te UÇK-së-a nuk e meriton edhe kjo familje te radhitet ne familjen me status special siq eshte familja Jashari e Haredinaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? EmptyThu Sep 02, 2010 4:59 pm

i kane harrue te gjithe ata qe kontribuan per UCK ne kohet me te veshtira .
Deri sa u forcuan tashe nuk ju vyjne ma...
Kure ti marrin votat i permendin apet.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??   Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ?? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ishin Komandantet TONI DHE MICI a u harru vepra tyre ??
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush ishin Etruskët !?
» Kush ishin Iliret?
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Ilirët dhe vendbanimet e tyre të hershme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: