Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar   Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar EmptyWed Mar 12, 2008 10:11 pm

Forumist të nderuar në këtë temë mund të shkruani për poetët Shqiptar, ër jetën e tyre për poezitë për poemat apo edhe mund të shkruani edhe pjesë që u kanë lënë përshtypje nga romanet e tyre, novelave etj etj.

Ali Asllani, Një poezi e panjohur për vdekjen e Ismail Qemalit
Nga Gazeta Shqiptare
Ishte 24 janari i vitit 1919. Në Hotel “Brufani” të Perugias (Itali), ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane, me qëllim për të arritur “një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe delegatët e Amerikës”(1), për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, që do zhvillohej në Paris, vdiq Ismail Qemal Vlora, protagonisti i Pavarësisë dhe kryetari i Qeverisë së parë shqiptare. Vdekja e papritur e tij, në një nga momentet më delikate që po kalonte Shqipëria, në prag të punimeve të Konferencës, u prit me mjaft hidhërim, si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë diasporën. Kudo, nga jugu në veri, për të vajtuar humbjen e madhe të birit të tij, populli do thurte vargje lapidar:
...Erdhi lajmi i zi për Vlorën
ullinjtë ulën kurorën
Shqipëria e la këngën
se një plag’ ju hap në zëmër.
Shushica vrapin e ndali,
thonë vdiq ‘Smail Qemali.
Flamurin e mbuloi zia,
vajton për të zotnë e tija...
(2)
Më 8 shkurt 1919, sipas amanetit të lënë, trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, u dërgua me tren në Brindisi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë.
Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, u zhvillua ceremonia e varrimit. E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10 paradite trupi pa jetë i Ismail Qemalit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Navale” u vendos mbi shtratin e topit. Që aty korteu i madh u nis drejt qytetit. “Qyteti at ditë kish ra në pushim. Një heshtje e madhe mbretnonte gjith kah. Dukei se ish dit’e përzieshme: e tregonin dyqanet e mbylluna të tregut, letrat e përmortëshme të ngjituna ndër dyer të dyqaneve e të mureve, letrat me rreth të zi e me fjalët: “Zië kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemal”, e tregonin të gjith fytyrat e vrëjtura të popullit. Nëpër dyer e dritare të shtëpiave kishin dalë gra e vajza e të gjitha përmendshin êmnin e Ismail Beut, të gjitha kujtoshin Plakun e Shqipniës. Po, të gjitha e kujtoshin me nderim pse, disa nder to, edhe e kishin njohtun: dinin kohën e fëminiës që kish kalue në këtê qytet, kishin pa fytyren e’tij bujare, kishin dëgjue veprat e’tija të shênjta e kishin marrë pjesë edhe në gëzimin e math të ditës së lumnueshme 28 vjeshtë e III të motit 1912, t’asaj dite historike që i dha Kombit shqiptar mvehtësiën e’tij e që e pshtoi prej kthetravet lakmuese t’armiqvet fqinj. Përpara tregut të math u-ndalue vargu e trupi i të ndyerit, ku u mbajtën dy fjalë të përmortëshme e të mallngjyeshme, njêna prej Prof.Jani Mingës e tjetra prej z.Qazim Kokoshit e ku ju bâ ndrimi i fundshëm prej ushtriës me marshin mbretnuer e me ushtarë që mbajtën armët për nderë.
Mbas kësaj ceremonie arkën e shpunë në Kaninë të përcjellun prej trumbës t’ushtarve të Kaloriës, prej të parëve të fesë, prej parësiës e prej një pjesës së madhe të popullit të Vlonës. Në Kaninë u-banë të lutunat e zakonshme e pastaj trupi i shênjtë i të ndyerit plak u-varrue pranë varrit të Ferid Pashës, për me bâ pushimin e përjetëshëm në jetë të pasosun, tue lanë të pavdekshëm e t’ameshueshëm në zêmër të shqiptarit e në historië të përlindjes êmnin, kujtimin e veprat...»(3).
***
I pranishëm në këtë ceremoni mortore ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, patrioti dhe poeti i madh vlonjat, Ali Asllani. Pikërisht këtë ditë, siç shënon edhe vetë, ai shkroi poezinë “Ismail Qemali”, të cilën ua dhuroi në dorëshkrim djemve të tij. Gjithashtu, përveç kësaj poezie, Ali Asllani shkroi edhe “Varrimi i Ismail Qemalit”(4), në të cilën poeti shpreh gjendjen tepër të tensionuar që ishte krijuar në Vlorë, për shkak të pushtimit italian. Komanda ushtarake italiane kishte marrë të gjitha masat që ceremonia e varrimit të mos kthehej në manifestim popullor kundër pushtuesit. Për këtë qëllim ata nuk donin të lejonin në asnjë mënyrë përdorimin e flamurit shqiptar, gjë që poeti vlonjat e shpreh fuqishëm në vargjet e tij:
...Kur mbi arqe ku ish Plaku
u duk ngjyr’e një bajraku...
ish bajraku Italisë!
Gjëmoj zër’i djalërisë!
Na u duk se Plaku vetë
nëpër heshtje diç na pyet,
sikur pyeti më përpara
“Ku ësht’flamuri që vara?”
(5)
Në sajë të protestave të popullit të Vlorës, njëkohësisht për të shmangur pasojat që do sillte një qëndrim i tillë, komanda italiane lejoi që arkivoli, ku prehej trupi i Ismail Qemalit, të mbulohej me flamurin shqiptar:
...Vlora bëri si e deshi,
me bajrak të saj’e veshi,
veshi Plakun me bajrak
me bajrakun ngjyrë gjak!
Me një shkab’të zez’në mes,
dhe i vdekuri që s’vdes
mori udhën për në Vlorë...
(6)
Adhurimi dhe respekti që Ali Asllani kishte për Heroin e Pavarësisë dalin qartë, jo vetëm në vargjet që ai shkroi për të, por edhe në ato pak kujtime që mundi të botoj në raste përvjetorësh të Pavarësisë. Në vargjet e poezisë “Ismail Qemali”, në këto pak rreshta, poeti i madh, me forcën e penës së tij përshkruan gjithë historinë e Plakut të Vlorës, apo “Plakut të pavdekshëm”, siç e quante ai; jetën e tij; vështirësitë që ai ndeshi në Shpalljen e Pavarësisë; rolin që ai lujajti në të; patriotizmin; sakrificat; dashurinë që kishte populli për të; e deri tek dëmi që i solli kombit vdekja e papritur e tij, duke e mbyllur me vargjet që sintetizojnë krejtësisht jetën dhe veprën e Ismail Qemalit:
...Plaku i vërtetë ish Profit dhe mbet Profit
Dhe qëndron ashtu si ishë
Do mbaj emrin si e kishë
Emr’i tija i vërtetë
është Nëntor njëzet e tetë...
Katër faqet e dorëshkrimeve të zverdhura
Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës, më 20 nëntor 1882. Prindërit e tij, Asllan dhe Hyjrie, vdiqën të rinj, duke e lënë ende të vogël. Pasi mbaroi filloren, në “Muradie” të Vlorës, u vendos në Janinë, ku studioi në shkollën e njohur “Zosimea”. Studimet e larta i kreu në Stamboll, ku pasi ndoqi një vit për mjekësi, u regjistrua në Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative, të cilin e përfundoi më 1906.
Ali Asllani u aktivizua që i ri në lëvizjen patriotike kombëtare, duke qenë një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”, të Janinës. Për bashkëpunimin me Ismail Qemalin ai filloi të¨persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej. Mundi t’i shpëtojë internimit duke kaluar në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës (1909), si përfaqësues i Klubit “Bashkimi”. Më 1910, pas rënies së kabinetit që e kish internuar, u kthye sërish në Stamboll. Pas Shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali i besoi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, detyrë që e mbajti deri më 22 janar 1914, ditën e dorëheqjes së Ismail Qemalit nga Qeveria e Vlorës. Edhe pas largimit të Ismail Qemalit nga Shqipëria ai mbajti lidhje dhe korrespondencë të rregullt me të, së bashku me patriotë të tjerë vlonjatë, si Ibrahim Abdullahu, Hasan Sharra, Abaz Mezini, Alem Mehmeti, Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi, etj. Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga dhjetori i vitit 1918 deri më nëntor 1920 ishte Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921-1922 ishte Kryekëshilltar i Qeverisë dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Për një kohë të gjatë u emërua Konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua «Zëvëndës i ngarkuar me punë» në Sofje, më vonë, po aty, u emërua «Sekretar i Parë» dhe «i ngarkuar me punë». Në vitet 1930-1932 ishte Ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është Kryetar i Bashkisë së Vlorës, deri në prag të pushtimit fashist, më 1939. Pas pushtimit u emërua antar i Këshillit të Lartë por, shumë shpejt pas këtij emërimi, u largua nga jeta politike dhe u vendos në vendlindje. Pas «çlirimit» është ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Edhe pse nuk u dënua, siç u bë me shumë miq e familjarë të tij, jeta e poetit dhe patriotit të madh, pas “çlirimit” të vendit, është shumë e vështirë.
Miqësinë me familjen e Ismail Qemalit e ruajti gjithë jetën. Që në Stamboll kishte zënë miqësi me të gjithë djemtë e tij, sidomos me Qamil Vlorën, i cili vdiq në burgjet komuniste, më 1950, në moshën 55-vjeçare. Esma Vlora (Hurshiti), gruaja e djalit të Qamil Vlorës, Ismailit, e kujton me shumë respekt “plakun” Ali Asllani. “Sa herë që na takonte, -kujton ajo, -duke qenë se ne ishim akoma të rinjë, na drejtohej, për të na dhënë kurajo, me shprehjen “Amore felicita”. Ali Asllani, përveç miqësisë me Ismail Qemalin, kishte pasur miqësi me djemtë e tij dhe veçanërisht me Qamil Vlorën dhe për këtë i vinte shumë keq që im shoq, djali i djalit të Ismail Qemalit dhe familja e tij të vuante në Shqipëri deri për bukën e gojës...». Sigurisht, për Ali Asllanin, të cilit “..i shkonin lotë ... sa herë-herë që kujtonte Vlorën dhe ata burra të shquar të saj si Ismail Qemalin, Ibrahim Abdullahun, Osman Haxhiun, Qazim Kokoshin, Hamza Isain, Abaz Mezinin, Jani Mingën, Tol Arapin, Halim Xhelon, Abdul Kuçin, Ahmet Lepenicën...”(7) ishte e rëndë tek shihte, jo vetëm familjen e tij, por edhe shumë patriotë të tjerë, që kishin luftuar bashkë me të, që kishin dhënë gjithshka për kombin, të persekutoheshin dhe familjet e tyre të vuanin për bukën e gojës. Ndaj nga shpirti i tij “që përbrenda kishte dallgët e një dhimbje të madhe” do buronin fuqishëm vargjet:
Jepi dorën, jepi dorën
këtij djali që i ati,
na dha gjith’ato që pati,
na dha jetën, na dha Vlorën!
(9)
Pak vite para vdekjes, (më në fund!!!) iu lidh një pension i vogël!!! Vdiq në Tiranë, më 20 dhjetor 1966.
* * *
Krijimtaria e Ali Asllanit nis që në moshë të re, gjatë periudhës kur studionte në Janinë. Vazhdoi të shkruaj edhe në Stamboll ku, vjershat e tij, i gjejmë në periodik të ndryshëm si: «Dituria», «Përfytyrimi i shkencës dhe edukatës», etj. Nga vjershat e para të thurura prej tij kanë qenë «Fshati im» dhe «Kroi»(10).Gjatë viteve 1914-1920 shkruajti mjaft poezi por shumica e tyre mbeti pabotuar. Më 1920 shkroi «Vlora-Vlora», e cila lindi në zjarrin e Luftës së Vlorës dhe u kthye në një këngë-himn, shoqëruar me muzikën e mjeshtrit Thoma Nasi. Gjatë viteve ’30 botoi mjaft poezi në shtypin e kohës, por «ajo që e bëri të njohur dhe e solli përfundimisht poetin në letërsinë shqipe, është vepra e tij madhore, poema “Hanko Halla”»(11). Shkruar më 1929 në Sofje, kjo poemë ishte botuar pjesë-pjesë, fillimisht në «Kosova» të Kostancës(1932) e më vonë në «Shkëndija» (1942). Po më 1942 poeti e publikoi të plotë në një botim të veçantë, së bashku me vjershat e gjata «Dasma shqiptare» dhe «Vajza shqiptare». Para vdekjes mundi të botoj pak libra: «Vidi-vidi pëllumbeshë» (1960), «Shqipëria kryesorja» (1961), «Vajzat dhe dallëndyshet» (1964), “Kur merr zjarr rrufeja» (1966). Pas vdekjes iu botuan: «Poezia shqipe»(1973), «Poezi të zgjedhura» (1996) dhe “Vidi, vidi pëllumbeshë”(1999), etj. Përveç aktivitetit të tij politiko-atdhetar, sidhe krijimtarisë letrare, Ali Asllani do mbetet i njohur për qytetin e Vlorës edhe për ndërtimin e
Referenca:
(1) Letër e Ismail Qemalit dërguar Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës (Madrid, 17 nëntor 1918).
(2) Bardhosh Gaçe: “Flamuri dhe Ismail Qemali në këngë e rrëfime popullore”, Tiranë 1997, f.243.
(3) “Varrimi i Ismail Qemal Vlonës”, “Kuvendi”, Roma (Italia), 10 mars 1919, f.4.
(4) “Ali Asslani - Poezi të zgjedhura”, përgatitur nga Jorgo Bllaci, Tiranë 1996, f.24.
(5) Po aty...
(6) Po aty...
(7) Bardhosh Gaçe: “Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranë 1997, f.100.
(Po aty...
(9) “Vidi vidi pëllumbeshë», Tiranë, 1960, f.80.
(10) Bardhosh Gaçe: «Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranë 1997, f.5.
(11) Po aty, f.33.
ISMAIL QEMALI

(Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail
Qemali në Vlorë i vdekur)
Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe përse?
E kush pyet për Shqipërinë,
Rreth me male një shketinë
E pa zë dhe e pa zotë
Vetëm vlente për një botë
Që të bënej ndonjë ditë,
Një thërime një kafshitë
Për atë e për këtë,
Vleft’e saja hë për hë,
Dele dajos........
Kur nji ditë,
Vjen e çfaqet një Profitë;
Ish njI plak i bardhë borë,
Nji bajrak me zok në dorë;
Çan tokë e çan detë
Si i çan rrufeja retë;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se për se
Po atje në atë vëndë,
Dy të prishurit na mëndë,
Jo që nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”
Plaku gjorë e plaku mjerë,
Ku do vejë e ku do bjerë,
Nëpër erë e nëpër shira
Nëpër gropa me shëllira?
Iku ditë e iku natë
I mungon dhe buk’ e thatë;
Edhe buka i mungonte,
Vëtan zêmra i valonte.
Si ish baltë, këmba kridhej,
Si ish plakë, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Këtej ruhej nga i ligu.
Mirpo plaku bëri krahë;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje të pa vahë,
Kaloj pyje të pa shtigje
Syr’ i tija një yll shihte
Dita yllin po e fshihte.
Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite një mëngjes,
Kur dëgjon një zë kikiku,
Një qytet i gjithë u ndes.
Ish një vend, një vend i lirë
Që në gjuhën më të mirë
Që në gjuhën e Asllanit,
I thon vëndi i jataganit;
I thon Vlon’ e i thon Vlorë
Ku Shqiponja dy krenorë,
Gjeti gjithë ata që deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besë burri armatosur,
Trimëri që s’ka të sosur,
E kush ishte ai plakë?
E kush ishte ajo flakë?
Si një yll që është këputur
Në një arqe brenda futur,
Na harriti.... Kuje sotë
Nuk na erdhi si e deshëm,
Po në dhe se fusëm dotë
Pra në zêmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botës zë e muhet;
Mirpo dielli dhe atëherë,
Shkrep dhe shtie mbi të tjerë;
Dielli mbet gjithnjë Diell,
Kurdoherë me kokë në qiellë,
Edhe Plaku këtë ditë,
Si njeri mbaroi jetë
Mir po Plaku i vërtetë
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qëndron ashtu si ishë;
Do mbaj emrin si e kishë;
Emr’i tija i vërtetë;
Esht Nëntor njëzet’ e tetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar   Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar EmptyWed Mar 19, 2008 5:07 pm

FILIP SHIROKA
Lindi në Shkodër më 1859. Mësimet i mbaroi në shkollën italiane të qytetit ,e më vonë punoi si libralidhës.Mori pjesë aktive në ngjarjet e Lidhjes së Prizrenitdhe pasi ra në sy të qeverise turke u largua nga Shqipëria më 1880 dhe u vendos në Misir .Me përkrahjen e Vaso Pashës punoi disa vjet në Bejrut të Libanit po jetën e kaloi kryesisht në Misir ,ku u përzije me lëvizjen patriotike shqiptare e nisi të shkruaj .Kishte miçsi të ngushtë me qajupin .Vdiq në Bejrut më 1935.
Pjesën më te madhe të vjershave Filip Shiroka e shkroi dhe e botoi brenda viteve 1896-1903,përdorte pseudonimin Gegë Postripa .Më 1903 poeti lajmroi se do t'i botonte vjershat e tij në një vëllim të vetëm me titull''Zani i zemrës''po libri nuk doli.Ai u botua vetëm pas 30 viteve nëTiranë më 1933me rastin e vizitës së fundit që poeti i bëri atdheut .Në vëllime janë grumbulluar vetëm një pjesë e vjershave të shpërndara në shtypin e kohës ,ato më te mirat që autori i kishte përpunuar .
Filip Shiroka e nisi krijimtarinë e tij si poet i mërgimit me vjershën shume te njohur '' Shko dallëndyshe ''[1896]Malli për atdheun qe motivi kryesor i tij .Ai këndoi veqanërisht për qytetin e tij të lindjes ,Shkodrën ,e kujtoi me dhimbje vuajtjen e atdheut nën robrinë turke .Ndër temat tjera të dashura të poetit ishin Skënderbeu ,gjuha shqipe ,stinët.Një pjesë e madhe e poezive të tiji kushtohen nënës dhe miqve të tij .Poeti shkroi edhe ndonjë vjershë e epigramë satirike ,ku ve në lojë e thumbon armiqët e lëvizjes sonë kombëtare .
Poezia e Filip Shirokës përshkohet nga dashuria për atdheun për njerzit nga shqetsimi për të ardhmen e atdheut .Disaherë ndjenjat e tij i mbështjell një tis melankolie e trishtimi .Ja një strofë karakteristike'
M'qaj bylbyl kur drita e hanës
bje mbi vorre me i zbardhue
m'qaj bylbyl ,o mbret i kangës
se në dhe t'huej kan me m 'vorrue !
Po ashtu mese njehere poeti e ngre zërin e toni i vjershave të tij bëhet burrëror;
çoniu sokola, çoniu nji hreë
çou njeshi armët burri Shqypnisë!
Përpara botës s'ka robi nderë
turp asht për trimin zgjedha e robrisë.
Në letërsinë shqipe zë një vend të vogël por megjithatë u bë një poet i dashur e i pa haruarr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar   Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar EmptyMon Jun 20, 2011 5:00 pm

Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Peterburg) studimet e larta për gazetari, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit". Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi.
Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).
Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri.
Në rrugë dolla, 1958 [1]
Hapat e mia në asfalt, 1961 [1]
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [1]
Mesditë, 1968 [1]
Nënë Shqipëri, poemë, 1974 [1]
Fjala gdhend gurin, 1977 [1]
Komisari Memo, roman, 1969 [1]
Njeriu me top, roman, 1975 [1]
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973 [1]
Trëndafili në gotë, roman, 1980 [1]
Fytyra e dytë, dramë [1]
Mosha e bardhë, dramë [1]
Udhëtoj i menduar, 1985 [1]
Njeriu i mirë, tregime
Kalorësi lakuriq, roman



Kur te jesh merzitur shume


Këtu s'do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë

Mjafton qeë librin pak ta heqësh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.

Poeti me i mire shqiptare i te gjitha koherva!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar   Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkruani për jetën dhe veprën e poetve Shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dy shqiptar hidhen ne mes te flakeve te shpetojn jeten e nje
» Jeta dhe vepra e poetve Shqiptat
» Ese letrar për veprën e Ferit Ramadanit
» NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
» GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: