Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 poemë-Rrustem Geci

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: poemë-Rrustem Geci   poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 EmptyThu Nov 27, 2008 12:51 am

I H U A J I



Të dielën, të hënën

I “bardhi” ish i zi

Të hënën, të dielën

Një shi puth një shi!

Dardani e Monika

“Romeo e Zhulietë”

Monika e Dardani,

Drama ishin v e t ë

Liqenit të Gjenevës

Dallga-dallgën tund

Mbi varkë të liqenit

Putheshin pa fund!

Të dielën , të hënën

S h i t ë s i ishte i ri

Pas luleve e banakut

Monika s´ishte e tij!

Qyteteve të Evropës

“Biznesi” s´ ka kufij

Kulmet a r r i h e n

Por drama përmbi!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: poemë-Rrustem Geci   poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 EmptyThu Nov 27, 2008 12:52 am

G J I L A N I T



poetit, Rexhep Elmazit

I vetëm, i vetëm

si një qytet në shi

vrasësi të vrau

tek v a r g u i ri!...

Gjilanit në këngë

më i m i r i djalë

Gjilanin e deshe

në Gjilan të vranë!

Zemra tha paguan

kënga do të mbesë;

të vranë e të shanë,

të shanë e të vranë!

Gjilanit në këngë

më i m i r i djalë

Gjilanin e deshe,

në Gjilan të vranë!...



G j i l a n, 1980
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: poemë-Rrustem Geci   poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 EmptyThu Nov 27, 2008 12:52 am

S H Q I P T A R Ë T


Nëse luftën nuk na e pranojnë

shqiptar, bërtit me sa fuqi ke

në dhomë, në banjo, në balkon

nëpër shtëpitë tuaja të bukura

nëpër trotuare , nëpër shkolla

bërtit tek të mbjellat tuaja

bërtit në rrugë, para pallateve

nëpër qytete dhe fshatra, bërtit,

bërtit , me sa f u q i ke, që të

dëgjojë toka e qielli, bërtit çdo

kund ka shtypje, çdo kund ku

ka pushtim,Kosovë,bëhu e lirë

dhe ngritu të dëgjojnë të rënët

se këtu jemi! Dhe gjallë jemi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: poemë-Rrustem Geci   poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 EmptyThu Nov 27, 2008 12:53 am

KËNGË PËR LIRI



Të gjitha kohëve gjak u dhamë

në fushë të betejës e punë të rëndë

gjak dhamë për tokë e për qiell

gjak dhamë që të rrojmë më mirë

Të gjitha kohëve gjak u dhamë

që l i r i n ë ta kemi më tamam

me të drejta të njohura dhe ligje

Të gjitha kohëve gjak u dhamë

në Trojën e parë Trojën e vranë

në Trojën e dytë Trojën e ndanë

në Trojën e tretë turqit na ranë

të gjitha kohëve gjak u dhamë,në

fushë të betejës e punë të rëndë





Rrustem Geci - Dortmund / nëntor, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: poemë-Rrustem Geci   poemë-Rrustem Geci - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
poemë-Rrustem Geci
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Rrustem GECI “ Këngët e ujit”
» "HIJET E ERËRAVE"-RRUSTEM GECI
» RRUSTEM HYSENI-Historiani ( 1973-1999)
» Poezi nga libri më i ri i Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: