| poemë-Rrustem Geci | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: poemë-Rrustem Geci Wed Nov 19, 2008 3:09 pm | |
| Gjergj Kastrioti
( p o e m ë )
Në bashkësinë e popujve
nuk ka një njeri të njëjtë
që mund ta thotë zëshëm
emrin e dhéut dhe atdhéut
emrin e kombit të tij
sa trimi ynë Skënderbeu
Në epokën e G j e r g j i t
Shqipëria ishte një tërësi;
e zgjuar me çastet e kohës
dhe e aftë të mbrojë veten
Nën qeverisjen e Gjergjit
u skuqën të gjithë gurët
që atdheun e shqiponjave
askush të mos e lakmoj
Në atë epokë të ndritur
Gjergj Kastrioti, prijsi ynë
bashkoi gjithë shqiptarët
në luftë kundër armikut.
2
---------------------------------
Në takimet e tija në Durrës
në Gjirokastër , e Shkodër
në Shkup e në Kosovë
Gjergji e thërriste popullin
që t´ i përgjigjeshin luftës
proceseve të qytetërimit
Në Thanë , G j e r g j i foli;
“S´di çfarë ju bën të dashur
s´di çfarë ju bën të lumtur
por, nën tehun e shpatave
me shpatë duhet t´luftojmë!”
pra, para se t´ia beh lufta
përpara se të vie armiku
këtu ishte Gjergj Kastrioti
g j a k u ynë i l i r i s ë
Në ç a s t i n më të duhur
në çastin më të vështirë
Gjergji i dha shkëlqim tokës
( dhe theu tëra rrethimet )
që vrisnin h i s t o r i n ë
3
--------------------------------
Në njëzet e katër luftëra
në njëzet e katër beteja
në njëzet e katër fitore
Gjergji ishte trimi ynë
ai që i dha përgjigje kohës
Princa të mirë të Arbrit
mos u ligështoni, mbahuni
Jini në b e t e j a t tuaja
kjo p a s u r i e vetëdijes
më detyron të ju këshilloj;
Shqipërinë ta duani shumë
që liria të jetë, Shqipëri
Princa të zgjuar të Arbrit
lufta është ekuacion , me
të papritura e të panjohura
kjo luftë kundër Turqisë
është luftë për Shqipërinë
luftë për të ardhmen tonë
4
-----------------------------------
Princa me n a m të m i r ë
gjaku i luftës nuk humbet
edhe sikur të na vrasin, edhe
sikur ata të na m u n d i n
farë e huaj këtej s´do të mbijë
Shqipëria është gjak i moçëm
G j a k i shkruar në l i b r a
Gjak i s h k r u a r në këngë
Në këtë vend shumë të pasur
me klimë të butë e me det
Të gjitha parajsat janë këtu
për të lindur e të palindur
një pasuri e bërë nga zoti
të gjithë duhet ta mbrojmë
që shtetin ta bëjmë të fortë
të qëndrueshëm e m o d e r n
Shqipërisë i duhen fitoret
fitoret, dhe asnjë h u m b j e
5
-----------------------------------
Për këtë v e n d e këtë det
që ne e quajmë , Shqipëri
kam një urdhër të zemrës
një urdhër të pafjetur, që më
bën të jem në k ë m b ë
që humbjet të mos i ndjejmë
Shqiptar të të gjitha trojeve
mbajeni njëri tjetrin, duajeni
se i humburi do të paguaj
gjobën e rëndë të pushtimit
Në këtë orë të proceseve
Në këtë orë të h i s t o r i s ë
Shqipëria është atdheu ynë
Adresa e jonë në këtë botë !..
Rrustem Geci- Dortmund | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:38 am | |
| 24 poema
K O S O V Ë S
Populli, populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai me d u a r e ngre lirinë
Populli, populli është u r t i a
Mendja e tij gjithë ndërton
Populli , populli kur flauton
Kush më bukur nuk këndon
G j e n i e popullit është liria
Gjenia e tij çdo herë krijon
Me të bukurën pemë të jetës
Ai ecën e kurrë s´ ndalon
Populli , populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai merr pushkën e lufton | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:38 am | |
| E M B L E M Ë
Unë jam ai i dënuari
ai burgosuri, ai trimi
ai i plagosuri për liri
që një jetë të t ë r ë
isha në luftë e beteja
Unë jam ai bandilli
ai shkruesi i trakteve
ai ilegalisti i shkathët
ai që i mbaja parullat
“ Kosova Republikë ”
Unë jam ai profesori
ai i bukuri i rrugëve
ai poeti i trazimeve
që me studentët trima
i ramë grusht armikut;
Unë jam ai i dënuari
ai i bukuri i UÇK-së
ai piktori i emblemës
ai, i dashuruari i lirisë! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:39 am | |
| T R E P Ç A
Në Trepçë është palca jonë
qenia që të ardhmen ma cakton
le të çmenden gjithë perenditë
Trepça Iliriane nuk më mohon!
Në të dielat e arit dhe t´argjendit
në të hënat e shiut dhe metaleve
u vetlind p l u m b i dhe zinku
dhe kristalet e bukura të Trepçës
Hapeni ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet,...manganin
në të reshurat...mes vullkaneve
u vetlind , Trepçën dhe Opali
Qahet hëngjilli, floriri i t o k ë s
qahet h u m u s i..a r g j i l i blu
me gjunj të natës m´i bien tokës
qahen pemët për degët kërcu!..
Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di
Në Trepçë Kosova ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:40 am | |
| ZËRI PRESHEVËS
N g r i t e m i të bashkohemi
Ngritemi të n d ë r t o j m ë
ngritemi të bëjmë më shumë
Ngritemi se jemi K o s o v ë
Si të jetojmë nën terr të huaj
nën duart e të përgjakurit
me drejtësinë e të padrejtit
me shtetin që më n d j e k
Në këtë tokë me Preshevë
Unë kam varret e stërmoçme
të rënët e të gjitha kohrave
këngët e të gjitha betejave
O ti që flet krejt ndryshe
K o s o v ë është emri im
Kosovë është g j a k u im
Kosovë është Presheva, hej!... | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:40 am | |
| Diell o shpirt nxito pa h ë n ë
gjysmën nëna i kam m´ atanë TRIMIT POPULL
Gjethet gjakut nuk i bien
Deri sa të ketë diell e zot
Gjethet gjakut nuk i bien
Pa u tharë rrënja në tokë
Diell o diell, të keqen mëma
Natë është s´ ndrit as hëna
Në këtë vend sa terri vret
Vret pusia e hyqmi vret!
Kjo pushkë e bukur si vajzë
ka sytë të kaltërt nën qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
ka emrin : Kosovë e l i r ë!
Bëmë mars,.bëmë dhe prill
u mbush toka plot me trima
O Kosovë , o vend me a r
dora dorës i jep të mbarë
2 )
në burg kam burrin edhe djalin
në burg kam motrën dhe vëllain
Mbahu o mëmë, se ka mynxyrë
veç me luftë bëhemi të l i r ë
Edi me shokë thyen burgun;
unë puth babin, ti puth burrin
Gjethet g j a k u t nuk i bien
deri sa të ketë d i e l l e zot
gjethet g j a k u t nuk i bien
as kur z e m r a qanë me lot
Fol Kosovë, Kosovë Dardane
Fol K o s o v ë , o zë f l o r i
që ta f i t o j m ë këtë l i r i
bëmë shumë luftë të marrim ty!
A R T I Y N Ë
Poeti ynë, populli
poezitë e tij të para
i shkroi në gur, në dru
në rërën e butë të lumit
në fletët e dushkut të ri
në hënë e vendlindjes
Poezitë e poetit popull
shkruar në faqe të gurit
edhe pas 2 mijë vjetësh
I gjejmë në Tënovc
janë të lexueshme, dhe
m r e k u l l o j n ë ;
“Kroi, biri im , mos qaj
unë isha tek ju, dhe ti
do vish te unë ; por,
deri sa të vije ajo ditë
mos mbaj zi për mua
po jeto jetën tënde!..”
Kjo poezi e bukur
e poetit popull
është nga Tërnovci
i Peonisë iliriote | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:41 am | |
| Lulja e Manastirit
Jetojmë në të njëtën kohë
nën të njëjtin qiell me yje
ku e bukura dhe i bukuri
dihatin me të njëjtën frymë
Jetojmë në të njëjtën kohë
ku valë të ashpra të jetës
thyhen nëpër kundërthënie
dhe shpërndahen qyteteve
Jetojmë në të njëjtën kohë
me të njëjtën etje të shpirtit
ku koha është krejt pakëz
për të krijuar më shumë
Jetojmë në të njëjtën kohë
Me të njëjtin gjak të kohës
Ku l i d h ja e shkronjave
Ngre zërin e përbashkimit | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:41 am | |
| PRITJA GJENIUT
Ku është fshehur gjeniu
Ai që f l e t si populli
Ai që qan si p o p u l l i
Ai që di të këndoj si ai
Ku është fshehur gjeniu
Pyesin n ë n a t,baballarët
Gratë e veja,fëmijët jetim
Pyetë e gjithë K o s o v a
Ku është fshehur gjeniu
Ai më i bukuri i këngëve
Ai më i bukuri i betejave
Ai më i bukuri i fitoreve
Ku është fshehur gjeniu
Më i gjakshmi dhimbjeve
Pyetë vullneti i popullit
Pret vullneti i popullit | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:42 am | |
| ARVANITËT
Unë flas gjuhën shqipe
i pat thënë mikut të tij
Aristidh Kolia- Arvaniti
para se grekët ta vrisnin
Asgjë nuk ka mbaruar
më duhen 4 shekuj jetë
për ta kthyer mbarë, të
kaluarën tonë të shkelur
Nën këtë qiell g r e q i e
të të vërtetave përmbys
kërkoj borxhin e gjakut
gjakun tim të ardhshëm
Homeri shkruante shqip
në shqipen e pellazgëve
unë vetë e kam lexuar
në pellazgjisht, Odisenë | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:43 am | |
| Kulla e Martirit
Kryengritësit, Tahir Mehaj
Është ndal dielli mbi Prekaz
E ka vu b u z ë n në gaz
Në ´Drenicë s´hyhet me sy
Tahir Meha vëzhgon n´dylbi
Ushtria e serbit po vjen zih
Vjen me tanke e me ushtri
Duan të gjallë lirinë me lidh
Po qëndresa udhën s´ mbyll
Tahir Meha një dardaniot
Pushka ime s´ flet veç sot
Plumbi i tij vret një Dodek
S´jepet kulla unë pa vdekë
Plumbi dytë vret një Millan
Vetë më hyri ai qen nishan
Pikë e gjakut ku ka ra, pemë
e tokës kurrë s´ është tha!
2 )
Nebih Meha thërret Tahir
Të lumtë dora o im bir
Vret T a h i r i dyzet armiq
Ne në luftë nuk jemi të liq
Ka dalë dielli mbi Prekaz
Tahir Meha po qesh me gaz
Babë e bir ngrehin një këngë
Babë e bir vrasin një gjëmë
Të lumtë zemra o azgan
Kështu luftohet për vatan
Ndal o serb o serbomadh
Kthehu prapa nga ke ardhë
Qysh kur ishte pellazgjia
Unë jam (këtu) n´tokat e mia
Tahir Meha pushkën mbush
Zjarri e do të ketë pak prush!.. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:43 am | |
| I burgosuri i idesë
Me fuqinë e së vërtetës
dhe të kundërtave të tjera
unë k ë r k o j ndryshimin
përroin që dashuron lumin
I ndodhur në këtë rrethim
goditem nga valë të ashpra
nga përsëritjet monotone
të zotërinjve të prangave
Me këtë mendim që kam
gjerësia më vjen e ngushtë
thëllima më vjen e cekët
dhe largësia e turbulltë
Sa herë i hyj ndryshimit
dhe të kundërtave të tjera
duken të fortët e kësaj bote
tek shtyjnë njëri - tetri | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:44 am | |
| PLAGËT E NUSEVE
Atë natë në T o p p o n i c ë
vetëm terri ishte me bollëk
ishte vranët, binte shi, ftohtë
ne ishim më të pambrojturat
( n u s e sapo të martuara)
burrat tanë ishin ushtarë në
në Bosne, Kroaci e Slloveni
Ne ishim nuse të reja,lehona
të bukura dhe shtatëzëna, të
pashme.Ujku berret i zgjedh
ajo natë e arrestit u shoftë
fshati fqinj neve na dhunoi
njerëzit e tyre na poshtëruan
çdo gjë ndodhi në mesnatë
ne s´ishim një, as dy, por 33
n u s e,... të posamartuara
të bukura s´i ka dashtë zoti
se për ato plagë mbi nuset
edhe mureve u vinte keq | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:44 am | |
| PIKAGJAKU
Ti që puth buzët e mia
që më josh e përqafon
ti je më e dashura ime
mbrëmja ime e bukur
Ca pika gjak në duar
ca pika gjak në gur
m´u dukën të etshme
tek mbahesha për mur
I plagosur në betejë
unë ndjehesha i gjallë
për m u r i mbahesha
të mos bie në varr!
Nën atë qiell të grisur
me eshkë e me uror
ca pika gjak në gur
me gjak u bënë flamur! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:45 am | |
| Ismail K a d a r e
Më i thelli , më a f ë r t i
Më i dituri , më fisniku
Më gjeniu, më shpërthyesi
Më sublimi dhe më poeti
Mes Eskilit e Shekspirit
I dha gjak shqipes sonë
Në mes Dantes e Borhesit
Më poeti dhe shkrimtari
Në mes yjeve i vetmi yll
Në mes detit dallga vetë
Para Romës e pas Romës
Iks izmave i vure gomën
I s m a i l i plot imazheve
Ti je bëma e artit tonë
Për gjithë jetët ti do jesh
Më gjeniu i kohës sonë! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:45 am | |
| H I M N I B L U
Ç´është ky flamur i huaj
në direkun e shtëpisë
mos r r o t a e historisë
që unë duhet ta b a r t
Ç´është ky flamur i huaj
i kujtoj të vrarët e mi
të vrarët nëpër beteja
të vrarët nëpër mërgime
Ç´është ky flamur i huaj
që unë duhet ta bart
për hir të A h t i s a r i t
dhe k a r r o c ë s së tij
Ç´është ky flamur i huaj
me h y m ë n e pa fjalë
është gjysëm b e t e j a
për të vazhduar në fitore | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:46 am | |
| RRINI KËTU
Rrini këtu mos u largoni
shumë jemi degëdisur
atdheu shih s´i po qanë
nuset na gjuajnë me lot
Rrini këtu mos u largoni
Mos u bëni të t j e r ë
vendi huaj është i huaj
për asgjë s´na bën nder
Rrini këtu mos u largoni
bota huaj s´ është flori
dheu i huaj flet ndryshe
ai do g j u h ë n të tij
Rrini këtu mos u largoni
shumë jemi degëdisur
rrini këtu mos u largoni
mërgimi shtjenë me lot | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:46 am | |
| Prushëza poetike
1 )
Në të drejtën e fjalës
arti s ' është gjithëfuqia
por shpalon të vërtetën
dhimbjen e së ëmbles
2 )
Krejt brenda v e t e s
zemërimi i bie daulles
trishtimi i bie kitares
liria një kënge me vaj
3 )
Plot gjëra e gjësende
D i g j e n në thëllimë
Në lumej të a s h p ë r
Të ndjenjës dhe sopirti
4 )
Në moshën 58 vjeçare
58 vjeç kam kujtesën
58 jeçe i kam hallet
58 vjeç kam imazhin
5 )
Çasti i parë i krijimit
ishte moment sublim
që më mori me vete
Në të gjitha proceset
6 )
E puthura më e bukur
mbetet e puthura që qesh
e puthura që kremton
e puthura që e s h t o n
7 )
Qe një natë me hënë
Kur unë ty të prisnja
Kur ti mua më prisnje
Kur ne përqafoheshim
8 )
Sa herë sisat i fshehi
në sisoret e mia
miqtë e mi m'i gjejnë
Dhe m' i duan shumë
9 )
Zemrës që dashuron
Mos i kundërshto
Vendimeve të saja
Nuk i dilet përpara
10 )
O sy i bukur i jetës
t´i që sheh gjithçka
tregomë , ç´ bëre sot
me cilën të bukur ishe
11 )
Fati na ka zvogëluar
me “bujtës” të huaj
me“bujtës”gjithëfare
Me “bujtës” të tjerë
12 )
Dhimbjet e pazgjidhura
dhe vuajtjet e pafjetura
nuk sjellin lajme koti
po vlimet e shpërthime
13 )
Poezia nuk di të jepet
as kur atë e përgjakin
Ose e nëpërkëmbin
Di k t a t u r a të egra
14 )
Çdo qytetar i yni
I a f t ë dhe patriot
Ka detyrë dhe nder
T´i dalë zot atdheut
15 )
Hyr në qiellin tim
në pemishtet e mia
se këtu ka rënë vera
e të gjitha frutave
16 )
Në brendi të pavetëdijes
ku ngjizet e b u k u r a
e ndieja të magjishmen
dridhjen e barit në erë
17 )
Me skllevër të shtypur
dhe popuj të shtypur
u bënë vepra të mëdha
dhe vetëvrasje të mëdha
18 )
Njeri i k o h ë s sime
eja ta njohim këtë jetë
ta njohim njëri-tjetrin
dhe vuajtjet mes vete | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:47 am | |
| U D H Ë T
Ngushticës së shpirtit
Shtyhen aktorë tragjik
E kaluara dhe e sotmja
E ardhmja, koha pas saj
Në këtë shfaqje të jetës
Nxitojnë plot n j e r ë z
Y j e nga më të rinjtë
Diej nga të mëdhenjë
Në hyrje të së vërtetës
Do të presim në radhë
Bashkë me veten tonë
Do presin dhe të tjerët
Në këtë botë të pasur
S´hyhet i pa dashuruar
Ky është jetë - realiteti
Në ngushticën e sopirti | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:47 am | |
| I N D R I T I
Lufta bën sikurse f l ë
plaga thotë varra s´më lë
keq na ndanë me kufij
pa Kosovë,s´ka Shqipëri
Mbushe gojën o shqiptar
mbushe thirrje o i gjallë
mblidhi fitoret për liri
thuaj botës jam Shqipëri
L u f t a bën sikurse flë
plaga thotë varra s´më lë
dhimbja çahet do një zot
ditë e bukur qenka sot
O të guximshmit e mi
fjalët ia dhashë këngës
që t´ua sjellin porosinë
bashkim të jetë fitorja | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:48 am | |
| THIRRJET E EPOSIT
Me gojën e mbyllur nga frika
guximi shndrrohet në frikë
fjala fshihet mes dhëmbëve
dhe qeshja kthehet në vuajtje
Me gojën e mbyllur nga frika
n d a l o n edhe pëshpëritja
gjelbërimi i fjalës në letër
lulëzimi i këngëve në vargje
Me gojën e mbyllur nga frika
nga shtypja e terri i trashë
dhimbja kthehet në humbje
e h u m b j a në poshtërim
Në këtë t h i r r j e të eposit
Zëra të tërë vijnë nga baladat
që lirinë ta bëjmë më tamam
dhe të ardhmen më të bukur
Njeriu me bastun
Në këtë botë të jetueshme
plot janë gjërat e pafundme
fjalët që ngrejmë mendimin
të puthurat që bëjnë dritë
Në b e t e j a t e shtëpisë
ndodhë të kundërshtohemi
përpara i d e v e të k o h ë s
të pranojmë ose refuzojmë
Në këtë botë me shumë kohë
dhe me p a m j e gjithfare
pemë e së bukurës r r i t e t
dhe gjelbëron sipas vendit
Njeri i kohës sonë, l ë v i z
fjala e shkruar shumë flet
ajo t r e g o n të s o t m e n
dhe misteret e së ardhmes | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:49 am | |
| ÇKA THA LIRIA
Zemrën e kam shëndoshë
po trupin në pesë pjesë
e v r o p a t më n d a n
më ndan me të pabesë
Kosovës f l i t e t shumë
se bisedat s ´ janë mirë
l i r i n ë e duam tamam
pa pranga e pa mynxyrë
Zemrën e kam shëndoshë
po trupin në pesë pjesë
më shumë se një shekull
jam nën degë të rrufesë! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:49 am | |
| B U B U L I N A
Jam vetëm në stacion
ku askush s´ më pret
trenat shkojnë e vijnë
jashtë mendimet ikin
Në tërë këtë gjithnajë
“ jetime ” kam mbetë
mos më lë më vetëm
ku askush s´ më pret
Me këtë shi të zemrës
kush nuk flet o zot
me këtë shi të zemrës
zemra qan me l o t | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:50 am | |
| LULEPJESHKA
Si pikat e shiut në verë
që reja i bashkon, janë
dhe të puthurat tona
që shpirti i dëshiron
Mos më pëlqe i dashur
se unë jam e dashuruar
thuamë s’i do të bëhet
nëse ne mbetemi larg
Kraharori më digjet
zemra çfarë s’më thotë
mos më pëlqe i dashur
se pa ty nuk rroj dot
Mos më pëlqe i dashur
nën këto pika s h i u
se jam e pafuqishme
që ty të kundërshtoj
Mos më pëlqe i dashur
se u n ë të dashuroj
nën këto pika s h i u
zemra çfarë s´më thotë!.. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:50 am | |
| T R Ë N D Ë L I N A
Nata sonte më veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend
dhe ëndërroj... mes vetmisë
një diell tjetër të l i r i s ë
Dhembja ime s’ ka një fund
kupën e saj me se ta tund
dhimbja ime rron tek flaka
ajo rrënjët i ka tek plaga
Zemra diellin e dëshiron
dielli zemrën e frymëzon
nata sonte v e ç ka r ë n ë
unë mbështillem si gjësend | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci Thu Nov 27, 2008 12:51 am | |
| S H P R E S A
Shpresa , a të kujtohet ty
ajo mbrëmje e Prishtinës
kur unë e ti putheshim
lulet të çelin të bukura
Në ato vite të rinisë sonë
ne nuk rrinim duarkryq
e shquanim njëri-tjetrin
dhe praninë e pushtuesit
Shpresa, a e mban mend
atë takimin në Prishtinë
se në ato vite të rënda
ne këndonim së bashku | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: poemë-Rrustem Geci | |
| |
|
| |
| poemë-Rrustem Geci | |
|