| Rrustem GECI “ Këngët e ujit” | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:24 am | |
| Rrustem GECI
“ Këngët e ujit”
Poezi nga libri me i ri | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:28 am | |
| ART POETIK
Kjo fjalë gjaku o mik që vjen nga thëllima është një plagë e jona nga drita e të sotmes
Njeri,merri rreze diellit merri edhe pak frymë që fjala poshtë zemrës të d a l i më me forcë
O zë i ëmbël i poetit ti që fjalën shpërndan si dhuratë të shpirtit lavdi të qoftë poezia
Kosovë e artit të lartë Kosovë e artit të artë Me thërrimet t u a j a T h u r i këngë për ty | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:28 am | |
| REGJISORI
Vëllai im i këngës Ti që poezinë e lexon Me ngjyra, me zë Kjo është jeta jonë
Vëllai im i këngës Vëllai im i shpirtit I magjishëm është ai që e ndien poezinë
Në jetën e përditshme Janë tëra të sotmet Janë tëra të nesërmet Janë tëra të ardhmet
Vëllai im i këngës Vëllai im i gjakut Goditi ato qerre Që fshehin trazira | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:29 am | |
| B UJ T Ë S I T
Plot pushtues të huaj Që i ranë këtej pari Ata ishin edhe”bujtës” Dhe s´iknin pa luftë
Që nga Troja e lashtë Kur u shuan pellazgët U ngrit Iliro-shqipëria Nga ishte pellazgjia
Plot bujtës të huaj Nëpër t r o j e t tona Frigonin v e t ë s i n ë Për grurin dhe vajzat
Plot pushtues të huaj Me emrat më vrasës Prapa lanë varre, dhe pemë gjaku të prera | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:29 am | |
| O H R I
Një stuhi e madhe Në shpirt më buçet Fryn e r ë e fortë Një erë me xhaketë
Bari z ë e dridhet Qielli shungullon Një erë me xhaketë Pluhurin lart e qon
Laureshë e malit Më thuaj a më donë Laureshë e malit Pse nuk e pohon
Mos u skuq o shpirt Mos u skuq o xhan Se të dashuruarit Një dhimbje i mban | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:30 am | |
| YJET PREJ UJI
Në këngët me çamëri Fjalës i bien drithma Djersë të ftofta kohe Të rëna të përgjakëta
Në këngët me çamëri Populli i vogël çam Çdo ditë i bie daulles Se toka e tij nuk flë
Në këngët me çamëri Të trojeve të ilirisë Çami tregon Greqinë Lirinë e tij të shkelur
Në këngët me çamëri Prej ku nis çamëria Plot lule gjaknxehta Me këngë çame çelin | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:30 am | |
| LULEPJESHKA
Si pikat e shiut në verë që reja i bashkon, janë dhe të puthurat tona që shpirti i dëshiron
Mos më pëlqe i dashur mund të dashurohem nën këto p i k a s h i u zemra çfarë s´më thotë
Kraharori më digjet dhe qan të kem pranë mos më pëlqe i dashur se s´ rroj më m´atanë
Mos më pëlqe i dashur nën këto pika s h i u se jam zemër e butë Mund të dashurohem | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:31 am | |
| E N D R I
Vetën sot ia dorëzova një mikut tim të dashur ai tani do të jet i imi dhe unë do të jem e tij
Kjo përkohësi dashurie mes meje dhe mikut është një pajtim zemre të mos rroj më vetëm
Në kronikën e zemrave dhe të temave të tjera l e x o j plot pavetësi në udhët e kësaj kohe
Si pikat e ujit të kroit që bashkohen në gotë ashtu edhe etje e jetës na përpinë n´ këtë botë | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:32 am | |
| Këngët e thesarit
Në këmbë fillon populli të ecë në rrugën e tij në këmbë fillon populli t´i sjell paqe dhimbjes
Në këmbë fillon populli d i t ë n ku dielli ndritë në këmbë fillon populli k o h ë n e tij krijuese
Në këmbë fillon populli ngjitja e tij nëpër kohë në këmbë fillon populli përplasjet e tij me veten
Në këmbë fillon populli udhën e tij në të vetën në këmbë feston populli këngët e tij të thesarit | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:32 am | |
| S I B A L I
Në këtë jetë të bujshme sa herë kam mashtruar veten me një të huaj, me një të bukur me një të pasur,me një me emër unë i bëja gabimet e radhës pa u menduar se ç´po ndodh ajo kohë nuk di s´i ishte veten e jepja pa menduar shumë puthesha për pak dashuri dhe jepesha ta flakja mërzinë dhe vetminë që më mundonte nga ai qiell me Prishtinë deri tek ky qiell me Shkup janë bërë shumë vite jete që me atë ish kohë nuk flas vashat e asaj kohe kështu ishim mashtrimin e pëlqenim se kanuni ishte i ashpër vriste thashethema
Rrustem Geci – Dortmund / botoje dhe shpërndaje | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” Mon Sep 08, 2008 11:39 am | |
| Pergezime Feneri shume te bukura Rrespekt ! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Rrustem GECI “ Këngët e ujit” | |
| |
|
| |
| Rrustem GECI “ Këngët e ujit” | |
|