|
| Ezmerka me topuz | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:06 pm | |
| Dua të shpërndaj kënaqësi... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:07 pm | |
| KRISTAQ F. SHABANI
2.
EZMERKA
ME
TOPUZ
Poemë lirike
Kristaq F. Shabani
“Ezmerka me topuz”
poemë lirike
Ideoi dhe realizoi
kopertinën: Andrea Tane
Copyright © 2008 Kristaq F. Shabani
***
Njëherazi kjo poemë lirike është dhe një histori e bukur.
Nga kujtesa nuk shuhen mbresat e princëzuara. Kujtesa njerëzore është si një kujtesë magjike, e cila mban në mënyrë gjerësore e gjallësore pjesëza, fragmente të spikatura jetësore. Vepron dhe procesi i pashmangshëm i kujtesës. Por ne, teknikumasit e Delvinës, mbajmë të gjalla si “ afreske” atë jetë me nuanca të shndritshme, të magjikshme të formimit tonë për të vijuar një jetë plot temperament ylberor…
Ishim të rinj dhe të reja energjike që vinim nga rrethet e ndryshme të Jugut të Shqipërisë, po edhe më në thellësi të vendit. Teknikumi ynë, falë dhe aftësive të pedagogëve tanë, që ishin specializuar jashtë shtetit, dhe falë gjithashtu pasionit edhe përkushtimit të nxënësve të tij, bëri emër të madh në arsimin shqiptar, duke tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve më të lartë të shtetit të asaj kohe si dhe vëmendjen e medias. Nxënësve, që u jepej e drejta për të vazhduar këtë shkollë, futeshin me shumë pasion në procesin e “komplikuar” eksperimentues: teori – praktikë, duke sjellë komponente dhe elementë të përvojës bashkëkohore.
Teknikumasi prekte çdo gjë me mendjen dhe dorën e tij, eksperimentonte duke bërë shërbime agroteknike me një pasqyrim të saktë shkencor dhe përfundime; studionte në parcelat eksperimentale, bënte shërbime agroteknike, frutikulturore dhe operonte me përgjegjësi, duke u vlerësuar për përgatitjet e tij në të gjitha fazat përgatitore apo etapat e përgatitjes. Marrja pjesë direkt në organizimin total të proceseve; njohja e elementeve të organizimit dhe të administrimit dhe kompleksitetit kulturor në të gjithë fushat specializuese, vendosja në pozitë eksperimentuese si dhe ndjekja e rendimentit prodhues, duke realizuar të gjitha kushtet agroteknike, bëri që Teknikumi i Delvinës të shquhet në rang Republike, ku të fokusohen dhe të organizohen një sërë veprimtarish parësore, që jepnin “leksion” në mbarë vendin.
Unë, si teknikumas, nuk doja të zgjerohesha shumë në këtë aspekt profilizues, por doja të rrokja një fakt domethënës: Shpërthimin e talenteve edhe në fushën e Letërsisë nga kjo shkollë.
Ekzistenca e një rrethi letrar dinjitoz si dhe të nxënësve me mjaft talent, bënte që të pasqyrohej energjikisht jeta plot temperament e kësaj shkolle. Konkurset letrare, kontaktimi maksimal me literaturën artistike, letrare, njohja me poetët botërorë dhe shqiptarë, konkurrimi i ansambleve të klasave, që ishin bërthama e ansamblit me emër të Teknikumit, interpretimi në grupet e teatrit, pjesëmarrja në takimet e organizuara në Sarandë apo konkurrimet në rang Republike, kthimi me “trofe” janë disa nga pikat nevralgjike të kësaj shkolle përveç të tjerash.
Të gjithë nxënësit, që kanë përfunduar studimet në këtë shkollë, kanë nostalgji për ato vite të brishta, për atë shoqëri të sinqertë e të bukur formuese, që luajti rol të padiskutueshëm në ardhmërinë e tyre, mbasi ndikoi totalisht në formimin plotor si dhe në kultivimin e cilësive dhe virtyteve të njeriut që i kërkohej stadit.
Shtysë për të “nxjerrë” nga Arkivi edhe për ndonjë lexues nostalgjik, më bëri të nxjerr veprën që unë them se e kam shkruar me ndjenjë, patos dhe me temperament lirik, poemën lirike “ Ezmerka me topuz”.
“Ezmerka me topuz” është një poemë e sfondit lirik, e cila nuk është një substancë përjetimi me “protagonist” poetin, por një materializim dhe vendosje në një dekor letrar i një ndjesie të sinqertë të adoleshencës, e cila prodhon shikime, puthje të para sinqerore, “marrëzon” zemra pa përvojë, i pëlqejnë lulesat e saposhpërthyera, vrapon në ëndrra parajsore, futet në dialogime të brendshme romantike, duke prekur hapësira të mëdha sa qiejt herë të kaltër dhe të qelqtë, herë të ngarkuara me re plot pupla që pikturojnë ëndrra dhe vetë qiejt apo “konturojnë” ëndrra, ku “dashuritë e sinqerta adoleshente” ndiejnë lëvizjet “shah-mat” të kohës “fanatike” dhe të kornizimit tabu…
E kush është ai që nuk e do lirizmin, romantizmin? Kjo pyetje gjithmonë na ka munduar në materializimin e saj. Teknikumi i Delvinës me programin e tij të spikatur linte hapësirë të “akteve shikimore”, këtij kontaktimi pa ligjësi botërore, që nuk spekulonte, por aty, mes natyrës dhe bimësisë prezente me lulesa të shpërthyera dhe bimë çuditbërëse, thurte ëndrra “Merimangë e bardhë” me një rrjetë të dukshme dhe të sinqertë. Pra, ambienti, mjedisi, jepte “kontribut” ndjenje me ndjenjë çiltërore, që buronte nga dy zemra të vendosura “bukur” në kraharorin njerëzor, që frymënxirrte e frymëmerrte vetëm oksigjen!
Duke e vendosur dhe shtratëzuar ndodhinë midis dy protagonistëve, shpalosen vlera, ndjenja të çiltra, demonstrohen dhe fokusohen sakrificat për lidhuri jetësh me konceptime të reja, përdorim të figuracionit, simboleve, metaforave, sidomos dhe i shndërrimeve, kapërcen nga një bregore e bukur shpirti tek një tjetër, nga një “sipërfaqe e cekët” në një notim në sipërfaqe me ujëra të ëmbla, por edhe të “kripura”. Bota e adoleshencës dhe ata që e kanë kaluar këtë fazë të natyrshme delikate ndjenjësore do të entuziazmohen nga kjo servirje poetike me ngjyra psikologjiko- pedagogjike, siç e ka motivuar poemën një miku im poet, Novruz XH. Shehu, shoku dhe miku im i shkollës.
Duke u shfaqur sipas vlerësimit të kritikës me një “korpus” të madh veprash (prozë e poezi, publicistikë) me një varg siç është konsideruar “filozofik” ngarkuar me figuracion, kisha dëshirë të shfaqem edhe në sfondin lirik, pra të shpalos vlerat e një poezie të rimuar me simbolikë dhe “figuracion” të ndezur…
Në qendër të poemës, si theksova më lart, kam vendosur veten me qëllim që të shmang çdo përngjasje, por çdo teknikumas dhe teknikumase në këtë “sipërfaqe të luluar poetike” do të gjejë vetveten, do të kthehet në një retrospektivë të bukur, të këndshme dhe do të përjetojë momente dhe mundësi lirike, të cilat jam munduar t’i jap me art…
Më kanë pëlqyer gjithmonë këto kthime “prapa”. Kjo mënyrë të shkruari për një lidhësi të lirë gjinie s’të ndahet dhe të trondit me ngarkesa të tilla përjetimi të fuqishme emocionale. Këtë e përjetojnë fuqimisht projektuesit dhe fantazistët. Doja dhe kërkoja që kjo poemë lirike, krahas funksionit të saj, të jetë dhe një histori e bukur.
Autori
Gjirokastër, 10.10.2001 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:08 pm | |
| Çelësi i rrëfenjës poetike
Na ishte një herë një Ezmerkë e vogël, por shumë e bukur…. Ezmerkës iu sulën për t’i kërkuar dorën shumë “kavalierë” të moshave të ndryshme. Kishte ndodhur si në “koncertalet” e jetës mondane, ku kavalierët shpejtojnë të dufojnë dhe të çlirohen. Ëndrrat e “kavalierëve” shpërthyen ose u venitën atje në “kurorën” e ëndrrave. Ajo s’u dha kurrë përgjigje, veç flokët e saj të artë i mblodhi në një Topuz shumë të çuditshëm.
Topuzi rrinte ëmbël në kokën e saj dhe priste sinjalin e madh të lëshimit në gërshetë! Duhej që ndjeshmëria të ngrihej në atë shkallë sa topuzi natyrshëm të risillte në jetë gërshetën… E kush nuk vuante nga moshatarët e saj për ta bërë të vetin topuzin?…E shihnin në ëndrra të mahnitshme, por, papritmas, zgjoheshin dhe e ndienin veten të vetmuar, duke ruajtur imazhin e ëndrrave.
Dikush kishte qejf të shkëmbente vetëm dy fjalë dhe kaq t’i sillte kënaqësinë…Dikush… Dikush… Dikush. Unë i fala një varg që i përgjasonte lules së mollës dhe habia ndodhi: Topuzi magjik filloi të shndërrohej në gërshetë…Kur realizova magjinë i thashë Ezmerkës:
“Do të doja që topuzi të mbetet topuz…”.
Dhe i tillë mbeti!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:08 pm | |
| 1. SI S’E THASHË NJË “TË DUA” KURRË
Zeshkanet “bluajtëse” diamantesh,
Pse të mos i “frik”, pse të mos i ngas?
Dikur më ndezi një nazemadhe,
në mëdyshje: Qendërzë po hark?
Të thoshja se s’njihja dashurinë,
do të ishte thjesht hipokrizi,
“Erotikë” të ndritur kisha “përpirë”,
të parën e përjetova që fëmi!…
Të çel çiltër portëzën time:
Ezmerka e ëeli vetë kanatën.
Turratumbas në dritaren fine,
Njohja s’e kish mbushur javën!
Vjeshtëfruta më solli një bluzë,
të dhuruar nga Tata, larg,
“Çupka”: Ëndërrzë në gjumë…
Bluzëngjyrta u bazua në Janar.
Eh, bluza e Lidhësisë,
ngjyrë kafe, … sinqeritet,…
Mbi zemër: Ura e ndjesisë, …
Kurmi tjetër porsi det.
Një buzëqeshje që më nget,
veç Dielli di të dërgojë,
Bluza e saj tek unë vjen,
Gjokset kërkon të ndërrojë…
Si dy motërza ngjajnë,
më pëlqen këmbimi ca ditë,
Ngrohtësinë mëdysh ndaj,
“Anijet” objekt: Ngushticë!
Më fanitet poshtë bluzës,
Gufimi i shpirtit rinor,
“Ej, - i thoshja buzës, -
mbaj qetazi “lopatat”, fort…”
Dhe kur dilnim nga konvikti,
a kur cicëronim në mësim,
lozte lojën e vet instikti,
Bluzat binin në përqafim!
Kur ekskursonim Sarandës,
kur jepnim Delvinës koncert,
vraponte Ajo në Qytetçudinë,
e ndieja veten në Lezet…
E pranishme Ajo brenda meje,
Pa dyshim dhe Unë brenda saj,
“Bleta” qëndiste në koshere,
Vera e Pajës quhej : “Mjaltë”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:09 pm | |
| U rrëzuan ditët tërë magji,
Prilli i mënjanoi bluzat,
Imja erdhi tek unë sërish,
e saj shpejt ndërroi “ngjyrat”…
*
Më erdhi, pa dyshim, keq
për ëndrrën e pazgjuar,
dhe haptas çukita si zog:
“A lihem si ishulli vetmuar,
Hëna nga Ylli a divorcohet dot?…”
Syri nojmë drite guxoi ,
Puthje beftas faqas dha,
e gëzuar në deje vrapoi,
zjarr puthës në shpirt më la!
Dhe mallkova veten me fund,
në ç’planet jetova deri më sot,…
Si një “Oaz” ta lë, a mund,
e sy të fryrë plot me lot?!…
Qortova qerpik e sy,
qortova zemër e buzë,
s’e kuptoja veten, ç’njeri,
si s’thashë fjalë zemre kurrë!…
E kam pasur “dredhje” në jetë,
“Të dua!” e prisja anës “tjetër”,
Krenaria s’e paska të lehtë, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:09 pm | |
| të bjerë podiumit të vjetër…
2. EKLIPSI I LULES SË MOLLËS
Të pres te “Vendi i Puthjes”…
Nuk më tund ora këtej…
Eh, o “Livadhi i Nuses”
pritjen jo, s’ta urrej!
Ora i rrëzoi njësitë,
shfaq shenja padurimi.
Nusja, ja, vë stolitë,
teksa lidh syrin Ylli!
Sa më pa, flutur tek unë,
hapa krahët në pritje,
Shikimet në ndjekje u vunë,
u kthyen në pikëçuditëse!
Përrallëza hapej para syve,
stolitë dëftonin ngjyrat,
na kapi doçkat të dyve,
Manitja zilepsi fytyrat.
Nata u xhelozua sakaq,
Dita nënqeshte e kënaqur,
Hëna me të voglat e saj,
kapërcente lehtas harkun.
Dhe s’pyetëm për vibrimet,
kundrimlarmet nën qerpik,
fantazonim përqafimet,
Nata, qortesë tërë nevrik!
Të lidhur dorë për dore
ngjasonim: Fluturbardha,
tek uleshim mbi lule molle,
Qafës gazmohej “rruaza”!
Prisnim, oh, orën të vinte,
orën me tre akrepë të bukur,
Flutura e mashkullt të linte,
Puthjen tek e bukura flutur!
Lutje e të lutur lules,
të bardhës lule të Mollës,
në petalet e çelta të sillte,
Puthjeshenjtën e shkollës…
Dhe Lulja e Mollës u stopua
për fluturzën me emër lule…
“Të më mbetet merak mua?!…
Qortimi: “Pse s’u sule?”
Në shkrepje lulja bëri eklips,
Dielli shtangu i hutuar,
Një frazë tha me vërtik:
“…Hëna në eklips me mua!”
Tundi kokën tullace çuditur,
ripyeti: “Kush je të të njoh?”
Dukej, ishte i tronditur,
tek pa thjesht një lule mollë!…
“Eh, more Diell, mendjen tënde
me ërrësim do ta mbush,
Lulebardhën shihje me endje
me syngrohtët si prush… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:10 pm | |
| S’jam thjesht lule si të tjerat,
jam lule, prodhoj dashurinë,
Pa mua s’bëhen pranverat,
s’më duhet shumë të të bind!
Sa hap e mbyll sytë, errësimi,
gjithë mjedisin pushtoi:
“Këtu flutura të qeta rrini…”
Dhe lart, lart Lulja fluturoi!
Rreth nesh veç errësirë,
midis nesh dritë, veç dritë,…
Pa kaluar mendjes mirë,
një përrallëz - ar panë sytë…:
Një kopsht i magjiktë u shfaq,
me lule të ngjyrta në rritje,
Lartazi rridhte një ujëvarë,
një pëllumb drejt nesh vinte…
Me sytë e tij të qelqtë
si dy miq na përshëndeti,
sa u ul pëllëmbës së blertë,
u shfaq sakaq para nesh Deti… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:10 pm | |
| Tek kundronim ëndrrën e malltë,
mendja dalëngadalë po humb,
Pëllumbi rrahu pak krahun,
në “Det” po derdhej një lumë…
Përralla zbulohej dalngadalë,
na merrte magjishëm me vete,
Zogjtë pendbukur dhe fazanë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:11 pm | |
| përcillnin te ne fragmente jete!
Ej, ç’magjizohet atje tej…
Një Ylber ngjyrandezur,
“Pegasi” trokon tej për tej,
dy Nimfa në gaz velur…
Nimfat bëjnë me shenjë,
puthen joshas me nxitim,
Ezmerka s’mund të më lejë ,
lë të kuptojë, kërkon afrim…
Sa matem të afrohem
Habitja pushton dej,
Nimfat kopshtit shtohen,
Pemëbukuria frute çel! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:11 pm | |
| Agoi kumbimin një melodi
si këndim bukurim bilbili,
Në poltrone ëndrre me mua rri,
ikën Marsi, kanatën çel Prilli!
Pëllumbi krahëhap në nisje,
të dyve na përshëndet,
Anës lumit “Balta ime”,
Ujëvarës qyteti “Lezet”!
Para syve ç’befasi e plotë,
aktron vallëzim kënga labe,
“Lezeti” -shkëndi ngre një gotë,
i ekzaltuar hidhet në valle… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:12 pm | |
| Një këngë nis “të startojë”:
“Asaman, moj Luleverdhë…”
Zemra përsëri gufoi,…
Topuzi? Shndërrim: gërshetë!…
Dhe ja ëeli çasti i madh,
ndiej zërin ëmbëltor të thotë,
oh, për njëri- tjetrin ë’mall,…
“Të falem , o Lule Mollë!”
Buzën afrova, shtirë nga dëshira,
ndjeu dhe buza e saj nisjen,
Buzët po i linte “virgjëria”,
Butrintoret filluan qëndisjen!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:12 pm | |
| Butrinti afër detit shfaqur,
Dea rrezatim madhështie,
Buza dha puthjen e përflakur,
“Eva” përgjuese e kësaj magjie!…
Unike buzët në bashkim,
Bashkimin ditarizon Dita,
Ndriçoi kopshtin magjik,
Pëllumbi në ngritje lëshoi: “Ika!” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:13 pm | |
| Ah, buzëtharat për një puthje
( Buzë të thara, mos i lini)
Midis puthjes ulet një lule,
bashkëshortohet pistili!
Dielli dilte nga eklipsi,
i zhytur thellë në zëmëratë,
Kokës papritur diç na hipi,
të iknim që këtej larg, larg…
Sakaq kopshti pamjen humbi,
Deti, Ujëvara s’u panë më,
shterroi i rrëmbyeshëm lumi,
Ezmerka “Pomonën” po e lë… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:14 pm | |
| 3. RRËFIMI
Na u duk se ishim në ëndërr,
pranë nesh limonë, portokalle,
në oborr, sa hodhëm këmbën,
Harresa iso hutesës i mbante…
Zemërmirët kishin ngrirë,
ngaqë ne nuk na kishin parë,
Prilli të ftohtë kishte mbirë,
Bajamja ishte në të tharë…
Vështrim Ezmerke nën qerpikë
dhe një shenjë kodi më dha,
E deshifrova pikë për pikë:
“Buza ime puthjen e mba…”
Dielli përulur te një mollë…
Eh, rrëfenjë të dashuruarish!
Pyeste Molla, priste “po”- të,
ndiente të përvëluarit…
Po Ezmerka u çudit sakaq,
sapo nisi rrëfenjëzën,
Molla ia preu : “…Mjaft!
Mos më fol për buqetën!” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:14 pm | |
| E para herë rrëfenja te molla,
me mendim të fortë rrëfimi,
Dita veshi të tjera rroba,
Lule ndjenje çeli Prilli!
“I di, e di se ç’do të thuash…
A s’ishte lulja ime në eklipsim?
Nuk dua, s’dua, ti të vuash,
Botëçiltra të hyjë në mundim…”
Ezmerka ktheu sytë nga unë
Porosinë e Mollës të përcjellë,
Dëshira për rrëfenjë u shua,
Sygështenjti vjen e më merr!
Lulet e bajames, befas u riçelën,
Miqtë dolën nga ngrirja,
Fytyrat lëvizën dhe qeshën,
Kurorat i pushtoi përtëritja… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:15 pm | |
| Filluan me endje të tregojnë
për eklipsin zgjatak që çuditi,…
S’ishte hënë, por një lule mollë,
Rezeartin e rilindur e tronditi…
S’ishte parë më kurrë fleta
në pasqyrim të tillë eklips,
Mjalt’ s’prodhoka vetëm Bleta,
Lulja e Mollës me sfilim çudit!
I pushtoi miqtë kureshtja,
pyetjet vinin varg, varg;
në të tillë çast s’mund të heshtja,
kur pyetja mbaronte me “Aman…”.
… Ezmerka nisi të tregojë
për kopshtin magjik, gjithë ç’pa,
dhe më intimen s’e harroi,
Puthjen e zjarrtë që më dha! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:15 pm | |
| U çuditën me fantastiken,
gjë e tillë si mund të ndodhë,
Vajzat s’duronin më pritjen,
Djemtë këputën “Lule Mollë”!
I lamë… në ëndërrime,
Vrapuam, pa ditur ku vinim,
filloi mundimi i botës sime:
“Pse kaq shpejt ditët binin?” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:16 pm | |
| Ecëm, ecëm pa pushuar,
para nesh shfaqej Bistrica,
Dita ishte në të shuar,
Nata llamburit me xixa…
Uji po fliste në gjuhë lumi,
u mbështet ajo supit tim,
filloi të fliste “Topuzi,”
fjalinë e nisi me “shpirt”.
I thashë vetes sime: “Ç’pret?
Mos kërkon të të puthë e para?”
E vërejta me kujdes,
të polenizuara buzët e saja!
Sytë i kishte paksa të mbyllur,
si rrinë sytë në puthërim,
u shtyva: “Pse të rri i ndrydhur,
pa hedhje në puthje, përqafim?” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:16 pm | |
| M’u shfaqën Onjeginët, Tatjanat syve, Ofelitë, Katerinat, Zonjat Bovari, kujtoja me dhimbje dramat e tyre, para më doli poeti Esenin…
Afër “Carit” avitet Ana Karenina, Eliza e bukur e Klerë Eçërelit,… Për Vronskin Ana u hodh në shina, Eliza përgjysmoi puthjen e Areskit! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:17 pm | |
| Për dashurinë Esenini arteriet preu, Penelopa gjatë Odisenë priti, Këngët më të bukura këndoi Orfeu, Helena e Trojës “Bukurinë- Mit” lindi…
Dëgjoj tek më thonë: “Car, puth, puth!” Dhe në qiell të kaltër një Ylber, mbi Ylberin Ezmerka me Topuz…, më thosh: “Në më do, eja më merr…” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:17 pm | |
| Befas, kur mbi Ylber pashë,
atë që mbi sup pak më parë kisha,
duart i shndërrova në krahë
dhe nga Ylberi duhet ta mirrja…
Fap, u shndërrova në fluturues,
U nisa pa humbur kohë,
Shpirtit, një fluturim ngulmues,
Krahëve, të madhen forcë! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:18 pm | |
| Dhe Ylberi s’donte të ma linte:
“Do ta mbaj me ngjyrat e mia…”
Jo, kurrë s’mund të më bindte,
mbi Ylber të huaj jo, s’mund ta lija!…
“Ma jep, - i thashë me një frymë,-
ti s’vendos, vendos Esmerka,
në do ngjyrat të mos i kthesh në tym,
me mua s’të kalojnë ato teka!…” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:19 pm | |
| “Më kërkon, ja tek më ke ,…”
m’u duk sikur dëgjova fare afër.
Eh, Lule e Mollës, lule për be…
Zjarr dashurie “prodhon “ në vatër!
Sa dëgjoi Ylberi fjalët e Lules,
sa të humbiste, të kthehej në tym:
“Ezmerka është jotja , “Herkules” ,
para vetes atë duhet ta humb…” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:19 pm | |
| E mora Ezmerkën time,
të shtatë ngjyrat u habitën,
ma bënte “tak e fap” zëmra ime,
derisa tek Bistrica zbritëm…
“Si më ike, si më ike,
fare , fare, s’të kuptova,
kisha rënë në ëndërrime,
hapa sytë u torturova… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz Wed Nov 05, 2008 11:19 pm | |
| “Një forcë e madhe nga supi më mori,
s’doja të shkëputesha kurrë,
beftë mbi Ylber diçka më hodhi,
dhe habia mbizotëroi tek unë”.
Nuk prita, jo më gjatë,
Buzët gatita për puthje,
Zemra filloi të rrahë,
një bletë u ul mbi lule! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ezmerka me topuz | |
| |
| | | | Ezmerka me topuz | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |