Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 2:59 pm

TALE BUDALINA NË QYTET



Tale Budalina

Një ditë

Kur hyri në qytet

Hyri në një ëmbëltore

Hëngri dyqind akullore

Dhe piu dhjetë fuçi bozë bore

I hëngri në një shitore

Tre thasë plot me çokolata

Më të ëmbla se mjalta…

Pastaj hyri në teatër

U ul në trembëdhjetë karrige

Regjisori kur e pa

Heroit të motit

I ofroi rolin e Don Kishotit

Ia gjeti shtizë e mburojë

Njëqind paruka në kokë

Në këmbë këpucë me numër 77

Dhe e futi në skenë-lojë

Trim mbi trima

Tale Budalina

Nga gremina e errët

Pa vinç e pa fener

Nxori katër buldozerë

U ul në oborr të fabrikës së duhanit

Dhe piu dhjetë pako cigare me filtër

Pasi piu edhe tri okë me llullë

Duke nxjerrë nga goja e hunda

Shtëllungë tymi

Si oxhaku në kullë

Tale Budalina

I njohur në 77 krahina

Me tre hapa hyri në Rezallë

Shkoi te Avdyl Dina

Pushoi rehatshëm

Si ndër zingjina



Trim mbi trima

Tale Budalina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 2:59 pm

MOLLA E KUQE



JETA



Nëntë plagë i more

Nëntë vjet u dergje

Nëntë hordhi të shkelën

Moj e bekuar!



Sërish u ngrite

Sërish mblodhe fuqi

Me nëntë dragonj në krye

Me nëntë diej në ballë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:00 pm

BASHKIMI



Ore, të bashkuar

I mihim më shpejt arat

Grurin e fusim në hambarë

I vjelim mollët e dardhat.



Ore, të bashkuar

I murosim më shpejt shtëpitë

I lyejmë e gëlqerosim dhomat

I bëjmë të kuqëlojnë çatitë.



Ore, të bashkuar

E forcojmë më shumë miqësinë

Dashurinë e bëjmë më të sinqertë

Rrugën më të sigurt për lirinë!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:00 pm

EMRI I GJAKUT TIM



Emri i gjakut tim

Është emri i vocërrakut barkthatë

Është emër që dallgët e rrebeshet e moteve

E shqyen nëpër shekujt me natë…



Gjaku im dashurohet në lule në arat bukanike

Në galeritë e punëtorëve

Gjaku im sfidon bajonetën cinike

Nga ky jak

Do të lindin shumë zambakë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:01 pm

NË KRAJË



Nga Kraja

Një ditë korriku

Më grishi

Nikë miku.



-Eja në Krajë, më tha

-ta shuajmë mallin

Tash piqen fiqtë

Eja ta ndajmë gëzimin

Fëmijët nga Amerika kthehen

Nga Shkodra na vijnë miqtë.



Shkova në Krajë te Niku

Shkova se e kam mik

E kam mik të shpirtit

E jo për fik!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:01 pm

SHOSHAT



Shoshat i kemi për të shoshitur

Ta ndajmë grurin nga egjra

Që të mos na merren mendtë…

Kemi shosha të mëdha e të vogla

Kemi shosha të rralla e të shpeshta

Po folëm me gjuhën e zemrës

Po i shoshitëm mirë fjalët pa prova

Asnjëherë nuk do të skuqemi

Kurrë s`do të themi “gabova”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:02 pm

LETRA ME ERË VENDLINDJEJE



Letrës tënde

Që më erdhi nga vendlindja

I vjen erë ftoi

Erë buke mbrume

Që nëna e gatoi.



Sërish e lexoj

Sërish flas me ty

Më freskon erë e vendlindjes

Më djeg mall i fëmijërisë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:02 pm

LULJA NË PËRRUA



Mbi bregalec të Sokolit

Aty buzë përroit

Një lule çeli

Një lule me aromë.



Si një vashë e turpshme

Aromën kur ia fal malit

Valëza e kroit e puth

Mu në mes të ballit.



Lulja me qeshje të sheqertë

Zemrat rinore i çon peshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:02 pm

MOLLA E KUQE



Na ishte një mollëkuqe

Veç sherbet

Atje afër Leskovcit.



Atje burrat e Arbërit

Me plisa të bardhë në shteg të ballit

Mustaqet vesh më vesh

Jataganin ngjeshur në brez

Fjala e tyre peshonte sa Mali i Tomorit



Sa herë shkruaj për atdheun

Në varg më hyn edhe Molla e Kuqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:03 pm

LETËR NGA LARG



Po ta shkruaj këtë letër

Xhaxha

Unë mbesa jote

Jepja Artës

Që dorën e vizatuar

Të ma shtrëngojë…



Po ta shkruaj letrën

Nuk di t`i vë pikë

A thua a ka pikë stacioni i mallit

Arta në Kosovë

Unë në Amerikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 3:03 pm

GJYSH SI DUKET KOSOVA



E pyesin mbesat e vogla

Vjollca e Brikena

Që kanë sytë shkëndijë:



-Gjysh si duket Kosova,

Që ka gjithë atë nam,

Që ka gjithë atë bardhësi?



-Kosova, vendi më i dashur,

I shenjtë për jetë e mot,

Kosova, jeta dhe dashuria jonë

Është gjaku që s`falet dot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» T'i njohim krijuesit tanë.
» JU NJOHIM ME POETIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI
» MULLA ISMET LIMANI
» HAFIZ ISMET DIBRA (1886-1955)
» TE NJOHIM HISTORINE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: