Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MULLA ISMET LIMANI

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MULLA ISMET LIMANI Empty
MesazhTitulli: MULLA ISMET LIMANI   MULLA ISMET LIMANI EmptyMon Dec 28, 2009 11:35 pm

MULLA ISMET LIMANI U1_MexhidYvejsiMULLA ISMET LIMANI
(1946-1999)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Dita e rivarrimit të hoxhës, Mulla Ismeti Limani, me 3 mars 2000, edhe pse ishte ditë pikëllimi, u shdërrue në ditë madhështie, ditë frymëzimi, për qindra, mijëra besimtarë, të cilët ishin mbledhur për t’i bërë nderimet e fundit hoxhës, mësuesit atdhetar, Mulla Ismet Limanit, një shembëlltyrë për shqiptarë…

Mulla Ismet Limani u lind në katundin Raincë të Preshevës, më 19 korrik 1946.
Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ku një nga mësuesit e tij ishte Dr. Mehmet Halimi, i cili kishte shërbye si mësues gjatë vitit 1958-1959.
Më vonë u regjistrue me korespodencë në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës, të cilën e kreu me kohë, si të ishte nxënës i rregullt.
MULLA ISMET LIMANI U1_MullaIsmetiLimaniPa humbur kohë, pas kryerjes së Medresesë “Alauddin” të Prishtrinës, shkoi për studime të larta në Kajro, Egjipt.
Në Kajro, Egjipt, u regjistrue në Universitetin e njohur “Al-Az-har”, ku ishte ndër studentët më të shquar, ku edhe ka diplomuar me 30 Gusht 1977.
Pas diplomimit, kur u kthye në Kosovë, e filloi rrugën e shërbimit. Në fillim shërbeu si Imam në Xhaminë e Nishit, ku veproi deri në vitin 1981. Por, kur në Kosovë shpërthyen demonstratat e pranverës së vitit 1981, hoxha i ri, Mulla Ismet Limani u detyrue të largohet nga Nishi.
Një kohë, për rreth pesë vjet, punoi në Libi si përkthyes, me një ekip mjekësor nga Kosova. Kur u kthye në Kosovë, pas pesë vjetëve në Libi, ia filloi shërbimit përsëri, por tani si Imam në Hajvali.
Në Hajvali, në Xhaminë e re, të pasandërtuar nga fshatarët në vitin 1987, Mulla Ismeti, përveç detyrës së Imamit, ishte edhe mësues-besimi i përkushtuar, për të gjithë nxënësit e interesuar.
Kështu shërbeu me devotshmëri, për rreth dymbëdhjetë vjet në xhami, në Hajvali, deri më 28 mars 1999, kur forcat policore-ushtarake serbe nuk e lanë Mulla Ismetin as me e falë namazin e Kurban Bajramit…
Me 12 maj 1999, duke shkue në xhami, në Hajvali, forcat kriminale serbe, hoxhën, Mulla Ismet Limani, në vendin Llaplasellë, e nxjerrin prej autobusit, së bashku me pesë shqiptarë tjerë (Hajriz e Bashkim Krasniqi, babë e bir, Sejdi Sallahu, Agron Kryeziu dhe Shpëtim Thaçi) nga Grashtica e Prishtinës, u pushkatuen, u masakruen…
Me 25 shkurt 2000, pas afër tri vjetëve të masakrimit, ushtarët e KFOR-t suedez zbuluan një varrezë masive, në të cilën, kriminelët serb i kishin futur trupat e pushkatuar…
Pasi qe bërë ekspertiza dhe u identifikuan saktësisht viktimat e terrorit serb, atëherë familja e hoxhës, e morën kufomën e tij dhe e rivarrosën në katundin Mirditë.
Dita e rivarrimit të hoxhës, Mulla Ismetit, me 3 mars 2000, edhe pse ishte ditë pikëllimi, u shdërrue në ditë madhështie, ditë frymëzimi, për qindra, mijëra besimtarë, të cilët ishin mbledhur për t’i bërë nderimet e fundit hoxhës, mësuesit atdhetar, Mulla Ismet Limanit, i cili u pushkatue nga kriminelët barbar veç pse ishte shqiptar...

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

MULLA ISMET LIMANI Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA ISMET LIMANI   MULLA ISMET LIMANI EmptyMon Dec 28, 2009 11:38 pm

t pershendes i nderuar vella Mexhit Yvejsi kam respekt te madh per juve me fal qe dal nga tema por deshta te te them diqka,ti ke njohuri shume ne kete lemi do te me pelqente qe ta hapmin nje tem dhe te diskutonim per kete pollavren qe po thuhet do te permbyset bota ne vitin 2012 ku eshte e patjetersuesheme prezenca juaj,sa me perkrahni ketu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MULLA ISMET LIMANI Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA ISMET LIMANI   MULLA ISMET LIMANI EmptyThu Dec 31, 2009 1:02 am

Përshëndetje vogëluese,

Keni drejtë të hapni temën, por e drejta e juej nuk është e drejtë. Në të vërtetë, tema nuk është drejtë sepse bota nuk do të përmbyset me 2012....


Përshëndetje,
Mexhid Yvejsi,
Gjakovë, 30 dhjetor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MULLA ISMET LIMANI Empty
MesazhTitulli: Re: MULLA ISMET LIMANI   MULLA ISMET LIMANI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MULLA ISMET LIMANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAFIZ MURTEZA MULLA ALIU
» Mulla Tahir Efendi Thaçi
» HAFIZ ISMET DIBRA (1886-1955)
» MULLA FADIL RASHITI (1975-1998)
» MULLA ILJAZ SPAHIA (1892-1946)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: