Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:48 pm

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ U1_IsmetTahiraj

Ismet Tahiraj


Shënime për autorin

Ismet Tahiraj u lind më 15.3.1956 në Klinë të Epërme të Skenderajt, ku kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Mitrovicë.

Shkollën e lartë të gazetarisë e mbaroi në Beograd.

Botoi në periodikun e kohës, prozë e poezi për të rritur e për fëmijë.

Kjo është përmbledhja e parë e tij.

Ka në dorëshkrim edhe shumë e shumë shkrime të tjera , të cilat për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ende nuk dolën në dritë si libra.

Jeton e vepron në vendlindje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:49 pm

ERË E VENDLINDJES

Libri i parë (1995)



FJALA E BUKUR



Një puhizë e lehtë

Tinëz shket e shket

Polenin e zemrës

Larg e larg e tret

Mizëri shkronjash

Radhiten si ushtarë

Hyjnë me radhë në letër

Hyjnë në vargun e bardhë.



Ecin krah për krah

Shkronja, fjalë e vargje

Bëhen strofa e vjersha

Pastaj libri i ri

Hapen horizontet

Shtohen dituritë

Fëmijët tanë të bukur

Kanë gëzim e krenari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:49 pm

ZEMRAT TONA



Zemrat tona nuk e durojnë hidhërimin

Zemrat tona nuk e durojnë përçmimin

Zemrat tona nuk e durojnë trishtimin

Zemrat tona kërkojnë përqafim të përzemërt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:50 pm

Ç`THA NJË PLAK NË KARADAK



Një plak

Në një odë në Karadak

Drodhi mustakun

Foli pa i bërë zemra lak



-Këtu në Karadak

Është i bardhë

Një zambak

Është një cak

Kah ai ngjitemi

Pak nga pak!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:50 pm

PLEPAT NË RUGOVË



Në Rugovë

Etërit tanë-paganë

Këngës ia thonë

Pagëzimit i besojnë.



Në çdo oborr mbjellin plepa

Rritën e çdo plepi

Me rritën e bijve e përcjellin

Dhe jetën vazhdojnë.



Sa herë morti

Zemrat na i rëndon

Qan pikëllueshëm oborri

Një plep aty mungon.



Po kur vjen në këtë botë

Një njomëzak i ri

Shpirtëzohet shtëpia

Plepi gjethon përsëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:50 pm

ME VËLLA JAM TRIM



Hape zemrën e bardhë

Vëllai im

Me ty jam dy herë më i fortë

Në lojë e në kushtrim.



Kur ti më shtrëngon

Pa hile më do si vëllai-vëllanë

Unë ndihem i pavdekshëm si Anteu

Armiqtë frikën na e kanë.



Sa herë ti vëlla më mungon

Krahu i djathtë s`më punon.



E gjithë Arbëria

Jemi ne vëllazëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:51 pm

ZEMRA E HËNËS



Një kozmonaut i vogël

Me satelit

Ra mbi qepallë të Hënës

Në zemrën e saj u ngjit.



Ai çapkën

Me zë tenori

Zemrën e Hënës

E deshi dhe e mori.



Edhe Hëna pati faj

E ka dehur

Me bukurinë e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:51 pm

ATJE



Atje ku erërat lozin

Me barin e njomë

Vajzat shpleksin gërshetat

E barinjtë me dele

Në fusha vërshojnë

Si nuse me duvak

Pishat e bleruara kundrojnë…



Kundruall kalaja ilire

legjendë e histori

avujt e tokës bukanike

kah maja e shkëmbinjve nxitojnë

qiellin lakmojnë…



Një vogëlushe luan me valëzën e bardhë

Në livadhin përskaj tjetra bën kurorë

Vrapojnë pastaj nën atë dardhë

Dhe marrin ABETAREN në dorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:52 pm

KROI



Një ah me kurorë të gjerë

Plot me degë e fletë

Mbi të bilbilat këngëtarë

Nën të vocat margaritarë



Ahu madhështor

Me atë të lavdishmen kurorë

Nën të mbretëron freski

Gurgullon kroi flori…



Nga arat zbresin korrëtarë

Me rend ulen me hijen plot bar

Pranë kroi gurëbardhë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:52 pm

BISHTUKU



Plafoni

Është i nxirë

e i përlyer

Dhe duket i kërrusur

Si gjyshja ime e mirë



Bishtuku vajguror

Nxjerr tym dhe nxin tavanin

Nëna qep këmishën

Nëna thur xhamadanin



Atje ku s`ka tela elektriku

Bishtukët vajgurorë

E shtrijnë mbretërinë

Dhe duken mbretër

Në bjeshkët plot halorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:53 pm

MES DALLGËVE TË JETËS



Babai im Meti

Dhe nëna ime Lulja

Thonë një ditë u përqafuan

Një ditë maji të blertë me lule bliri

Unë farë e barrës mbeta

Fryt i nënës “mëkatares”

Fryt babait ledhatar

Nëna që kurrë s`kishte dëgjuar

Për fjalën maternitet

As për fjalën mami

Më lindi në një kthinë

Thurur me thupra thane

Askënd nuk pati përbri

Më mbështollën në do mënela

Unë ferishte mëkat i ri

Sa një gërdhele

Mbeta edhe pa nënën

Që mbeti si mumie e gjallë-gurësi

Lotët ia digjnin fytyrën

Në zemër kallkane erë-dimër i zi

Pastaj më dërguan në ofiqari

Ofiqari bëri telefon

-Foshnja atin kërkon!

Në foshnjore e strehimore

U bëra burrë

Sot që jam bërë baba

E marr birin tim në prehër

E puth dhe e përkëdhel

I them:

-Në dallgët që më rrahën mua s`të lë jo kurrë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:53 pm

KOSTARËT



Në vijë të agimit

I mprehin kosat

Livadhit ia heqin mjekrën e gjelbër

Rrasat në dhe tingëllojnë

Kudhra e çekanë gjëmojnë

Kosat fishkëllejnë

Bari stivë-stivë

Si gërshet vashe

Lehtësisht përtokë e lëshojnë

Djersa shkon curril

Dielli djeg

Muskujt ua pjek

Kosarët janë vënë në gara

Dhe fëmijët pas fluturave me lara…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:53 pm





FABRIKË E SHTËPI



Kënga praron

Punën e bën flori

Jeta nuk ka të ndarë

Nga fabrika në shtëpi



Fëmijët nuk ankohen

Kur etërit shpesh u mungojnë

Ata përditë tufë lulesh

Në zemra mbëltojnë



Kënga rrit dhe grurin

Punën e bën flori

I vogël është ndryshimi

Fabrikë e shtëpi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:54 pm

MOLLË QË QAN



Një mollë degëgjerë

Në mes të arës

Rigon lot shiu

Sa kokrra e arrës.



-Dje disa fëmijë

Shkaku im, o Mal

I dogji zjarrmia

Dhe u shtruan në spital

Hall i madh

Hall i madh!



Pemë të papjekura

Duke shkuar në shkollë

Hëngrën këta fëmijë

Tash i kapi ngërçi

Tash kanë zjarrmi

E qan ajo mollë

E qan ajo mollë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:54 pm

MALISHTA IME



Malishta ime

Me misër si mal

Kur lind dielli

Buzëqesh

Malin ka përskaj

Si frizurë me flokë.



Ushtarët kunguj

Ia ruajnë bukurinë…



Malishta ime

Më e mira arë

Çdo vit mbush plot

Kosh e hambar.



Malishta ime

Më e mira arë

Fëmijët s`m`i lë pa bukë

Unë s`e lë pa farë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:55 pm

BISTEKËT E HËNËS



Fytyrën e vogël e rrumbullake

E ka Hana e klasës së parë

Dy bistëke i lodrojnë në shpinë

Si dy atllarë jelebardhë.



I shkëlqejnë në diell

Bistekët ngjyrë ari

Një kordele e kuqe mes tyre

Si në pranverë lule behari.



Në vijë të agimit zgjohet Hana

N`gurrë të bardhë lan faqet mollë

Bëhet gati, thërret shoqet, niset

Rrugës së dritës-në shkollë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:55 pm

KUSH ËSHTË NË ÇUBË



-Kush është në çubë?

-Një çupëz.

-Çfarë bën?

-Gjyrmishek ka nisur

Ta var në qafë

Për t`u stolisur.



-Kush është në shtëpi?

-Një çupëz si flutur.

-Ç`bën aty,

Ç`bën brenda në shtëpi?

-Për vëllanë Fidanin

Me gjyrmishek

I bën gati gjerdanin.



Po, po

Sot është dita e Shëngjergjit

Dhe si bota nga gëzimi

Dehet çupa prej gjyrmishekut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:56 pm

PISHË E GJELBËR



Kush mund të matet

Me gjysh Urtakun

Nëntë pash n`Lug të Dardhave

E hedh mëzdrakun

Në ballin e tij plot rrudha

Mrrolët nuk kanë vend

Më larg se mëzdraku

I shkon fjala n`kuvend



Gjysh Urtakun paqësor

Mes fëmijëve-pishë e gjelbër me kurorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:56 pm

HALLAT TONA



Netëve të gjata

Dëgjojmë përralla

Sa e dashur

Na bëhet halla.



Hallat tona

libra të trashë

me shumë fletë

përrallat s`i harrojnë

I kanë gjetur vetë.



Hallat tona

Gojësherbet

Rrëfejnë përralla

Ne fëmijët

I dëgjojmë

Sa çaste të rralla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:57 pm

MIQËSIA



Një mace e larme dhe një e zezë

Njëra-tjetrës i afrohen

Merren ngrykë me këmbë të vockla

Dhe ngrohtësisht përqafohen.



Leci i vogël i thotë nënës

Me zë të butë me kërshëri

-Mami, mami, shiko macet

Si u dashkan, sa çudi!



-Po, bir, po e përkëdheli nëna

Kështu duhen edhe njerëzia

Pemën e paqes gjithnjë e mbjellin

Ata që dinë se ç`është miqësia…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:57 pm

E DI LUGA ÇKA KA VEGSHI



E di luga çka ka vegshi

Mos u ngut ta futësh n`gojë

Ndodh gjella është e njelmët

Ta djeg gjuhën

Mos bën lojë!

Ndodh gjella nuk ka kripë

Ndodh dikush me pahir

E ka future ndonjë këmbë dhie

Ndonjë spec djegës

Që t`i çan hundët

E është prishur gjella

Nuk ka shije

Po e di luga çka ka vegshi

Moti kanë lidhur miqësi

Luga malësorçe

Vegshi i zi

E zbardhin sofrën

Me bujari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:57 pm

LARASKA



Ra laraska

N`çarranik

S`la bulmet

As la furrik.



Ra laraska

Mbi plevicë

Zogjtë e pulës

U bënë gorricë.



Fëmijët një ditë

U betuan:

-Mbi Perlaskë

Sot e tutje

S`do të fluturojë

Asnjë laraskë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:58 pm

Asnjë laraskë!



NJË KOTELE



Në fshatin zezelinë

Tërë ditën një kotele

Hipur në fultere

Mjau-maju

Mjaullin

E thërret

E bërtet

E kërkon nënën e vet.



Kjo kotele

Sa një tenxhere

Tërë ditën ha qull

Në fultere

Po mjaullimën nuk e ndal

Mjau-mjau

Mjaullin

Nënën e kërkon

Peshë e çon shtëpinë…



Kur e ëma nga tavani

Zbret në tokë pa parashutë

Kotelen e hip në shkëmb

Pinë ujë bashkë

Me tas llap-llap

Llapashitën

Ia pastron pahiri

Mustaqet bërë me qull

Pastaj dalin në rreze

Kotelja më s`bërtet

Po lëpihet, lëpin gëzofin e vet

Sytë si gaca i shkëndijojnë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:58 pm

NJË KËRMILL CULLAK



Në fshatin Vitak

Një kërmill cullak

Pa këmishë e pa tëlina

Pa çorapë e pa opinga

Doli rrugës nëpër verra

Dhe u fut në ferra.

Kërmilli cullak

Që kish udhëtimin në gjak

Pasi i ra tërthor Vitakut

U rras n`shelgje

E n`mes t`batakut…

Një lejlek hipur n`gingala

Që kish qafën shtatë pëllëmbë

Tre bërçikë sqepin e mprehtë

E qortoi kërmill cullakun

Nga Vitaku:

-Pse ke dalë pa këmishë të gjatë

brekët e shkurta pse i ke zhveshur

S`të vjen turp nga buburrecat

Brumbulli, breshka, thëllëzë e qeshur?!

Lejleku fierak

Me kërmillin cullak

Fluturoi mbi Vitak

Ra tej mbi lisin plak

Për të bërë edhe një konak…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ EmptyFri Oct 24, 2008 2:59 pm

TRIM MBI TRIMA TALE BUDALINA



Trim mbi trima

Tale Budalina

Shtatë gurra uji

I shteri n`rudina

Shtatë bukë thekre

I futi në tarçuk

Hëngri dardha t`ëmbla

Katër-pesë buçukë…

Trim mbi trima

Tale Budalina

Këmbët ka mbështjellë

Me shtatë palë rrogzina

Ka lidhur opingën

Me shtatë sixhima

Qimet e mjekrës

Si tel çeliku

Shtatë rrojtarë me brisqe rroje

S`ia hoqën lum miku.

Trim mbi trima

Tale Budalina

Me thonj i lëroi

Treqind lëndina

Shtatëdhjetë e shtatë lisa

I bëri pinla-pinla

Shtatë gardhiqe i thuri

Në malin e bërë arë

Shtatë karricë me grurë

I hodhi n`hambar.



Shtatëdhjetë e shtatë shigjeta

I lidhi me gurë

Mbyti shtatëdhjetë ujq e arinj

Dhe i poqi në furrë

Trim mbi trima

Tale Budalina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty
MesazhTitulli: Re: JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ   JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» T'i njohim krijuesit tanë.
» JU NJOHIM ME POETIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI
» MULLA ISMET LIMANI
» HAFIZ ISMET DIBRA (1886-1955)
» TE NJOHIM HISTORINE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: