Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:41 pm

Zilka





Tringëllin një zilk’ e vogël,

tringëllin prerë në mendimin tim,

në mendimin tënd,

e sertë,

e butë,

gjithë gaz.

E këndshme - pushim!

E ashpër - Futuni në klasë!

Tringëllin një zilkë e vogël

gjithë jetës me zhurmë,

zilkë e shkollës,

zilkë e mësimit.

Sa bukur!

Kjo zilkë s’pushon kurrë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:42 pm

S’i quajta





Agimin e shihja që zbriste ngadalë,

i veshur me rrobën e purpurt,

ëndrrat e mia po ngjiteshin në mal.

I pashë tek putheshin

me një puthje të zjarrtë,

s’i quajta të paturp,

s’i quajta imoralë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:42 pm

Zero





Në fjollat e cigarit që pi,

s’kanë hipur mendimet e mia,

por, ja kam shaluar vetë unë

dhe shtriqem si fëmijë,

kur shtriqet në gjumë,

përkundur nga ëndrrat e tia.

Shtriqem në ngjyrën e kaltër

në mijëra nuanca të saj,

në një qelbësirllëk të pastër.

Qesh… Ha - ha! Qesh…

(Po pse xhamën të qaj?)

Ne të gjithë fluturojmë

në fjollat e tymit të kaltër,

nga koka,

mbase nga mendjet e kokës.

Ç’kënaqësi kur qeshim!

Zero e kemi kthyer

gravitacionin e tokës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:43 pm

Pëshpërima





Pëshpërima

është si kambana e stuhisë

në veshin e erës së qetë;

si breshëri,

kur bie në tokën e thatë,

si tisi i lehtë,

që kërkon të mbulojë diskun

e diellit të zjarrtë.

Pëshpërima

ngjason me uturimën e përroit malor

e futet në batakun e kënetës së qelbur.

Aroma që del

detyron të zëjë hundët ajri përreth,

parfumi i kohës,

i kohës pa nisje e pa fund,

mbarsur me tërbimin

e egër e të etur.

Pëshpërima

djeg buzët që digjen nga dëshira

për t’u djegur,

bymehet në ftohtësi

e çan timpanin e veshit.

Pëshpërima

ngjason me një hije,

është hija e fjalës thënë me forcë.

Pëshpërima

tinzare,

e hidhur,

si meiti i ftohtë;

Pëshpërima në botë

ka emrin HAFIE…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:43 pm

E ndjej që vjen





Kjo kohë gjaklyer,

si sytë e qenit

që i ka rënë tërbimi,

luhatet në fijen e perit,

luhatet ku luhatet çdo shpresë.

Si një jehonë,

gati e ngazëllyer,

e ndjej që vjen…

Do të vijë e ardhmja që pres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:43 pm

Më ngjan se i ngjaj





I ngjaj lakuriqit të natës?

Më thonë shokët se i ngjaj shumë.

As zog nuk është,

as edhe mi,

kokëposhtë flë gjumë.

Çudi!!?

Aspak nuk ka ndonjë çudi.

Kokëposhtë i sheh ëndrrat më pastër.

I ngjaj lakuriqit të natës?!!

Vetëm kjo nuk është e vërtetë.

Lakuriqi i natës

më ngjan mua,

doni apo s’doni,

dua apo s’dua,

kokëposhtë kalova këtë jetë,

kokëposhtë jetën e kam parë të pastër.

I ngjaj lakuriqit të natës,

apo mua më ngjan ai?

Veç më thoni të vërtetën,

natën e gjejmë ushqimin që të dy.

Ditën kokëposhtë lakuriqi

i shikon ëndrrat më pastër.

Ditën kokëposhtë

më pastër unë e shikoj jetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:44 pm

Nata





E dua natën.

Sa shumë e dua natën!

(Më detyrojnë ta dua shumë.)

Nga nata vij

dhe pjella e saj jam unë.

Mendimi im,

qenia dhe shpirti

është si nata.

Natës askush s’i flet,

se zëri shuhet

në vetveten e saj të sterrtë.

Nata s’dëgjon askënd,

se nata s’ka vesh,

nata shikon mirë

me sytë e saj të natës.

Dikur e zbova natën,

dikur…,

dikur….

Ha-ha!

(Të zbuar që i bëra!)

Nga nata dola

e pritë më zuri nata.

Evropa për natën time

nxjerr gjuhën e përqesh.

Dritat llamburitëse?!

S’i ndërroj unë me natën!

Të verbohem?!

S’më hyn në punë drita.

Iki me vrap në thellësi të natës,

bërtas me natën bashkë:

“Rroftë politika!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:44 pm

Gjumi im





Gjumi im ulërin si ujku

në korijen me shqope,

në ëndrrat që vetë i pleks,

si gruaja e komshiut

që pleks zorrët e kukurrecit.

Gjumi më ngrë

nga shtrati i pagjumësisë,

më jep stapin e marrosjes,

sikur të isha një politikan i Shtetit.

Ulërin gjumi im

me klithjet e korbit

në degën e manit.

Dhe ç’mund të thotë?!

Kur s’di të thotë

atë që përbrenda e gërryen.

Do të ketë përplasje?!

Midis të vdekurve

që çjerrin qefinet

për t’i bërë rroba banje

dhe të gjallëve,

që rrobat e banjës i shqepin

e i kthejnë maska në kokë?!

Gjumi im kundërmimin e vdekjes

e kthen në aromë jargavani

dhe vetëvdekjen në një shtojzovalle.

Gjumin tim gjumi s’e zë asnjë fije.

Nga sytë e tij zgavëra

shikon të ardhmen,

të kthyer në një zgavër.

Gjumi i shkretë!

Zvarritet si hije

i mbytur në djersën e tij lumë…

Ngazëllehem…

Gjumi im këtë e shikon në gjumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:45 pm

Motiv popullor





Llup – llup - llup e llap - llap- llap,

pëshpërinë nëpër skuta.

Ç’të të them? E paska hak,

se kështu të dalka buka.



Më vjen keq! Mundohet kot!

Qani hallin derëziut,

trarin e tij s’e sheh dot,

s’e lë qimja e komshiut.



Si më parë edhe sot

Kudo ndodhesh, por si hije,

i ngrë veshët… dhe pse kot,

tash, s’ka vlerë si hafije.



Më i madh dhe më i vjetër,

novator në çdo çast,

të vërtetën në gënjeshtër,

kur e ktheve, o gënjeshtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:49 pm

Paraqita kështu një pjesë të vëllimit poetik të poetit, fabulististit, publicistit gjirokastrit Dino Çiço , i cili është dhe anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë, por njëkohësisht N/Kryetar i Lidhjes së Krijuesve "PEGASI" ALBANIA dhe Kryetar i Degës së kësaj lidhjeje në Gjirokastër...
Kështu jepet mundësia të njiheni me autorë bashkohorë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 3:52 pm

Korrigjim:Ju lutem lexojeni fabulistit dhe jo siç është shkruar më lart fabulististit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 EmptyFri Jan 23, 2009 10:59 pm

E pershendes Dino Çiçon kete artist te penes se arte, i cili ka pjesen e vete ne krijimtarine e Forumit Kombetar. Arti nuk ka detyra, por ketij artisti i "le" detyre qe me aftesine e penes se tij te nxjerre me na pah vlerat specifike historike e tjere te qytetit Gjirokaster e me tej.....


Mareglen Koçiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
»  SHQIPËRI NGA POETI ERUDIT DINO KOUBATIS
»  KRISTA VOLF “Qyteti i engjëjve“
» Qyteti i parè qè ec me Kohèn- Energji nga Era
» poezi satirike
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: