Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani

Shko poshtë 
+2
shaban cakolli
Saimir Sadikaj
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:24 pm

a. Errësirë





Erdhi nata -

errësirë,

ikën dritat -

errësirë,

iku “dija” -

errësirë,

filloi lufta -

errësirë,

lindi djalli -

errësirë,

humbi dielli -

errësirë,

krisi pushka -

errësirë,

u mbyll dera -

errësirë.



Errësirë,

errësirë,

errësirë:

kështu nis preludin jetë e nxirë.















b. Dritë


Erdhi drita -



dritë,

erdhën dritat -

dritë,

erdhi dija -

dritë,

mbaroi lufta -

dritë,

lindi Ëngjëlli -

dritë,

u ndal pushka -

dritë,

u hap dera -

dritë

Dritë,

dritë,

dritë…

Kështu fillon jeta- dritë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:24 pm



Shkëlqimmirë



Ylli më i ndritshëm

jeton me Hënën më të madhe,

jeton në Tokë,

në të gjithë Botën…

Ylli më i ndritshëm

shkëlqen Hapësirat,

shkëlqen Natyrat!…

Mos ma hani

me syrin e keq

Yllin shkëlqimmirë

se kur ndriçimi shikohet

nga sy të tillë,

sytë tanë verbohen!



*

Do të doja flatra shqiponje

(të fluturoja),

zërin e bilbilit

(të këndoja),

bukurinë e lules

(të kundërmoja),

shpejtësinë e erës

(të udhëtoja),

nxëhetësinë e diellit

( të ngroja),

shkëlqimin e yjeve

( të ndezja

dashuritë.)









O…..

Dua të më duash,

o Zot i Qiellit…

….., o Hënë që del Natën,…

o Nënë që më le,…

o Lumturi që nuk më ke,…

o ti, o Gur i Shenjtë!….

Të më doni

sa jam gjallë,

sa të kem frymë,

se po “ika”,

s’do t’ ju dua unë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:25 pm

Zjarr





Je zjarr përvlues,

vullkan tmerrues,

frikë hakëruese,

jetë lënduese

dhe mizorja

ngjan e bukur;

ankthi ndërron vend

me lumturinë.

S’dallohet zjarri nga larg,

por afër të përvlon,

të shkrijnë “qiri”,

të digjesh si “dru”,

harrojnë se je njeri…

Çfarëdoqofsh

do digjesh në këtë zjarr!
Vetëm hi, vetëm hi…







E blertë



Mbaje mend këtë emër,

është emri im

Mbaje mend këtë emër

se ka një kuptim;

në s’të pëlqen

mbaje si shënim,

në e dëgjofsh

rrite si kujtim

edhe sikur ky emër

të ketë një trillim,

edhe në se

nuk është emër,

edhe në se

sjell mallkim…















Magjia



Diçka ndriti

në sytë e mi.

Më verboi…

Ishte magji,

ishte magji…,

por ndoshta dhe trillim…

Më e rëndësishmja ish:

pasqyrimi kaq bukur

në sytë e mi…







&&&



Dy pika lot

dalin nga sytë blu…

Pikë,

pikë,

pikë

marrin rrugën pa kthim.

Pikëllim në zemër,

pikëllim në damarë…

Një kambanë

bie në shpirtin tim.




Ngjyrat





Pashë nga Qielli

kërkova sqarim;

pashë nga Deti

dhe mallkova përsëri;

pashë nga Hëna

u rrit pikëpyetja ime;

pashë nga Dielli

s’dija ku të shikoja…

Pashë kudo

ku kish ngjyrë blu,

dallova sinqeritet të zbehtë…

Më pëlqeu atje

ku kish të kuqen ngjyrë

se takova dashurinë.





















Mes asaj dhe atij



Ishte ajo,

u bë dhe ky,

kur ajo lindi ,

lindi dhe ky…

Lindën të dy…



U rrit Ajo.

U rrit dhe Ai.

Papritur,

midis asaj dhe atij

lindi e quajtura ndjenjë…

Pas disa muajsh,

Ai dhe Ajo,
Ju ftojnë në dasëm…






Aids





Lindi ajo që vrau njerinë…

Lindi një i bukur,

njohu një të shëmtuar,

e takoi në rrugë,

e takoi në qoshe

Bukuria u shfytyrua,

atentat pësoi dashuria!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:25 pm

Fabul





Një bimë e gjelbër,

e bukur shumë,

mori në gotë një budalla…

I pëlqeu bima me gjembashumë,

ra me të në sevda…



Nuk mund të ndahej nga saksia,

u magjeps, u magjeps sa s’ka më…

Bima mendjen helmoi…

Helmbardhi mori një emër,

u quajt “Drogë” emër

dhe mbiemër.







Vasha dhe trimi



Motiv popullor



Shteg më shteg,

krua më krua ,

më kapi zilia mua;

më kapi një drithërimë

që më la pa ëndërrim…

Pashë një vashëzë

shumë të bukur

që ngjante porsi kukull…



Shkonte vasha

mblidhte lule,

rrinte pak

e zbukurohej,

bëhej nuse

dhe shikohej,

shkonte trimi

me një kalë

e zuri vashën

me mallë,

nuk e la

të thosh një fjalë.

U mundua





vashë e shkretë,

përpëlitej

si levrek,

por ta dini

ndihmë s’kërkoi

se Trimin e dashuroi…


Shkuan javë



e muaj plot,

pas një viti…

djepi plot.

Lindi vasha

një tjetër trim

që do të dalë

për dashurinë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:26 pm

Përkufizimi





Si mund ta vrisje

atë që unë doja,…

Si mund të vrisje

atë që unë urreja,…

Por, ja që ushqeve krimin

dhe eliminove

atë që unë doja…

Por,

jeta nuk

mbaron këtu,

Ajo vazhdon

siç vazhdon

vdekja!…

Kam dëgjuar se

veç

lulja më e bukur

është JETA!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:26 pm

Besmira Abdi









Përtej grisë



së tejzgjatur







poezi









Libri u përgatit nën kujdesin

e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër





Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë, 2004

















Abdi, Besmira
“Përtej grisë së tejzgjatur”



poezi, skica



Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani

Recesentë: Zaim Hysa

Manjola Toska



Ideoi kopertinën: Adelina Abdi

Art grafik:

















Copyright Besmira Abdi, 2004





Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë botuese

“Marin Barleti” Tiranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:27 pm

Një poezi që i mëshon rrjedhjes së vet nga psikologjia sociale



Shfaqjet dhe mënyrat e trajtesës kanë bukurizimin e tyre në rast se shfaqen me natyralitet. Kur gjithçka buron nga spontaneiteti dhe vëzhgimi është realizuar pa sforcime, prezenca e elementeve ndjenjësorë në pikun e vet të krijimit krijojnë një kombinim vlerash dhe kështu realizimi përcjellës është po i natyrshëm.

Në realizimet poetike të Besmirës ndesh me lirshmërinë e kapjes së temës së larmishme që tregon para së gjithash krijimin e personalitetit poetik; realizon shmangien nga karficimet dhe strukturat e standartizuara, apo imituese dhe “krahët” mendimorë të figuracionuar fluturojnë në një qiell ngatërrestar, në një botë të vluar, në gjendjen që kërkon të fytyrëzohet ndryshe. Kryesore është se paçka disa herë mbështetet në disa vargëzime të spikatura të ndonjë poeti të madh që e ka për zemër, me aftësinë shtjelluese deperton lirshëm në trajtesën e idesë së saj.Por këto mbështetje “idesh” janë “episodike” në këtë vëllim modest, që tregon se Besmira ka filluar të startojë me inteligjencën e saj, me produktet e saj poetike pa u sforcuar e kërkuar figuracion për të realizuar montimin e rëndomtë, që vërehet shpesh tek të rinjtë apo kopjimi mekanik që i çmirëfillon dhe çstandartizon duke humbur ekuilibrin poetik e duke paraqitur “krijesa” rakitike që s’të mbeten në kujtesë.

Besmirën herë e sheh të menduar, herë shpërthyese, herë në transformim duke u kthyer në lule, në det, në qiell, në dëborë, në gur, në trëndafil, në impulsues, në mekanizëm lëvizës, në mjet që prodhon “melodi” në partiturë ku vallëzojnë notat, në kambanë që kumbon, në çmontimin dhe çrrënjimin e “akrepave të ndryshkur të orës kohore”, në lajmëtare të së arthmes, në trasformimin e përroit në lumë, të idesë së vogël në të madhe, në qëndrim eposik ndaj çështjeve të mëdha të Kombit… Dhe gjithmonë në pozicion aktrimi protagonist. Precipitimi në materialin lëndor që prodhon është i veçantë, jo i stisur dhe i paramenduar. Ky proces sjell një rimizim krejt vetiak dhe të pasforcuar sa shpeshtas të befason.

Një dukuri, e cila duhet evidentuar është se ajo trajton në substancën e materialit të saj poetik probleme të mprehta psikologjiko- morale në një këndvështrim të vetin; tregon hapësirat e saj rrokëse dhe mëshimin drejt një shfaqje të dhuntisë së saj.

Si çdo moshatare e saj ajo futet edhe në “lëndinat” dashurore, duke tentuar të japi mendimet e saj për dashurinë dhe erotikën me një formë lirike të vetën , tërheqëse dhe “ndjellëse” në varg. Tentativat për të realizuar “poemthin” e strukturuar në këtë vëllim shfaqen dukshëm. Konsulenca me “afirmimin” poetik të Kohës realizoi këtë vëllim të strukturuar bukur edhe nga ana grafike, duke përdorur një teknikë që ndoshta pasqyrohet për herë të “parë”.

Kristaq F. Shabani

poet, shkrimtar

Kryetar Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Albania



Gjirokastër, mars 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:27 pm

*

Letër e bardhë e zhgaravitur që mban mbi shpinë

zhgaravina, sa herë u flake dhe u lodhe e asnjëherë

s’ t ’u lodh shpina…

Autorja





I.





Ëndërr





e mermertë













Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:27 pm



….Eja

Eja,

m’i merr duart

dhe me to bjeri

kitarës së zemrës tënde,

mos ki frikë se s’t’i thyej telat.

…m’i merr sytë

me to ndërto

liqenin më të kaltër,

mos ki frikë, nuk thahet…



…ma merr zemrën

dhe në të ngul

“gjilpërat” e gjithë Botës,

mos ki frikë, nuk çahet.



Eja, më merr me vete,

më hidh në detin

më të madh të dyshimit,

mos ki frikë , nuk trëmbem.

Jam mësuar me trillin…


















Gri




Libohovës





1.

Linde

një natë të errët

tek sa frynte erë ,

binte shi,

piktorit

i “mungonin” bojrat,

ndaj s’ke ngjyra,

vetëm gri.



2.

Mos ndoshta

ishe Ylber,

mbi ty ra baltë,

ra shi,

u lanë ngjyrat,

të la të shkretë

dhe ti mbete

veç gri.



3.

I ftohtë, gur

dukesh që larg

dhe kur të shoh

ftohtë kam,

ti po më tremb

indiferent,

se unë si ti

gri nuk jam..



4.
Me gur gri



mbuluar krahët,

këmbët gurëmbuluar

me gurë ke,

dhe duart gurë

mbi gurë zgjaten,

po zemër - gur

më thuaj je?



5.

Ti me gurë “godite”

çdo të huaj,

dhe me gur

çdo mik gostit,

fëmijët e tu

me gurë luajnë,

të tjerë me kokë

gurëve u bien çdo ditë.



6.

Provoj të luaj

me grinë tënde

t’i shtoj ngjyrat

ta bëj më pak gri,

por rrokullisem

mbi shpinën time

e ti më hedh

në çdo çati.









7.

Po marr një gur

që të gjuaj,

por ti gurin

si mik e pret,

i gjen një vend,

e shtron në sofër

dhe bashkë me të

nis një kuvend.



8.

Po fjalët “gur”

tingëllojnë ëmbël

dhe janë të buta

si asnjë gur,

po më pëlqeka

kjo grija jote

e shoh, je tjetër

nën lëkurë.



+++

Se pamja shpesh

të ngatërron rrugët

se pas një grije

ka një ylber,

se poshtë çdo guri

ka një zemër

pa vuri veshin ,

s’dëgjon si rreh.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:28 pm

Gjyqi im




Ti po më var



në litarët më të gjatë,

në litarin e fjalëve

që vetëm ti di;

nuk të dhimbsem

tek sa më merret fryma

po ashtu të varur,

më shikon dhe rri.


Teksa ti rri



dhe unë gjej prehje,

ashtu e varur

si për çudi,

këmbët mbështetur

mbi “karrigen” ndërgjegje

se vetëm ajo

më ka mbetur tani.


Ndërgjegjen time



po shkel me këmbë,

me këmbë po e shkel

veten time,

por ajo është e fortë

dhe nuk ndiej dhimbje,

pastaj ajo është

veçse një dru,

një karrige.




Ndërgjegjja ime



u kthye në një karrige

aty ku unë

mund të ulesha rehat,

ti më detyron

t’i vë këmbët karriges,

ta shkel atë si për inat.


Në karvanin e fjalëve



më gjen argumenta,

më thua se u tregova

kurnace, e ligë.

Ti që për vete

je Evgjeni Grande,

kurse unë - Harpagoni

të qëndroj përbri.



Ty që të fala jetën,

dashurinë,

ti që m’ i rrëmbeve

e s’ t’u bë vonë,

ti që tani, kur dua

të iki prej teje,

vjen e më thua,

më pyet: “Ku shkon?!”


Sa shumë



më ke kërkuar jeta ime,

e shumë të kam dhënë…, pse?

Pa të pyetur,

kurse tani që diçka të kërkoj

më var

në litar fjalësh papritur.



Hë jepi,

ç’ pret akoma,

përplase karrigen - ndërgjegje

në shesh,

tani ajo është një dru i thatë

ku unë vë këmbët e njoma;

tani atë e shkela

me këmbë edhe unë vetë.



Rrëzoje karrigen e ndërgjegjes

në tokë

kështu nga ty të iki,

të vdes,

e shoh që të vjen keq,

kurnace,

e shoh

që dhe vdekjen

do të të ma kursesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:28 pm

Çast




Ecje që s’ecën



në ecjen e vrazhdë,

kohë që s’ka kohë

të më vijë pranë,

lëvizje që s’lëviz,

kur do të lëviz,

pasojë që s’gjen shkak

që ta prijë si prijës.

Ditë që te nata

sheh fytyrën e saj,

botë që s’gjen botë

nga ëndrra ta ndaj,

kohë që kërkon,

por kohë nuk gjen,

jetë që nga lindja

niset e vjen.

Jetë që nga jeta

kërkon të jetojë,

vdekje që vdekjen

me të do ta ndërrojë.



Nisje pa start

e që nisje nuk do,

Jetë që i thua:

“Vdis!” e të thotë: “Po…”




Dilemë




Thonë



që çdo varg e ka një symbol,

ashtu si ç’do fjalë ka një kuptim,

se ç’do strofë nuk është kot,

hajde gjeja poezisë historinë.


Se



mbahet mend çdo fjalë që thuhet,

çdo varg që shkruhet mbahet mend,

se vargjet i marr ashtu siç thuhen,

të them gjithë poezinë nuk më vjen rëndë.


Çdo



poezi e ka një shkak

dhe ajo është bishti,

një pasojë,

ç’kërkojnë të thonë

poetët me vargjet?

Dua, endem t’ i mësoj.

Dhe shumë për këto

e vras mendjen,

dhe kur e shoh

që dot s’ ia dal,

bëj sikundër

bëri dhelpra më rrushtë,

të gjithë poetët i kuptojnë

ato që shkruajnë vallë?!






Konfuzion




Ata të dy



s’dinin të ishin as miq,

ngatërruan ndjenjat

si dy adoleshentë,

me njëri - tjetrin thonë

ranë në dashuri,

i bënin veprimet

të nxituara, pa mend.

Pse nuk qëndruan

miq si në fillim,

kur i flisnin njëri - tjetrit

pa pyetur për fjalë,

pse e ngatërruan

miqësinë me dashurinë

dhe thonë

se u dashuruan si të marrë.
Një ditë do të qeshin



me marrëzinë e tyre

ose do të qajnë me ngashërim,

vetëm për diçka pyes

akoma veten:

“ A do të mund të flasim si në fillim?”



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:29 pm

Ëndrra të fjetura





Jetoj

mes ëndrrash

që gërhasin,

që nuk më shohin,…

dhe nuk më flasin…

Ngrë zërin lart,

që t’i zgjoj,

por s’më dëgjojnë,…

dhe s’ i dëgjoj…

Dembelet ëndrra

duan të flenë

se po të zgjohen

nuk kanë ku të venë…

Për to kufijtë

kanë një limit,

për to ka shifra,

s’ ka infinit…



Dhe unë u lodha

duke bërtitur,

më mirë të flenë

sa s’kanë ikur;

më mirë ëndrrat

kur flenë gjumë

se kur s’ka fare…

E mjera unë.




“Rrugëtim”…





Të heshtur endemi

në natën që s’bën fjalë,

që terin ka endur

me inatin tonë,

që kohën e mat

me errësirën e saj

e ne vrapojmë

se tashmë u bë vonë.



Të heshtur endemi

rrugëve pa fjalë,

që s’duan të flasim

se memece janë,

që shkronjat masin

me gurë kalldrëmi;

ndalemi pak

se frymë s’kam.



heshtur endemi

jetës pa fjalë,

që ditët numëron

duke mërmëritur,

ne endemi në të

si shpirtra të vdekur,…

Po ç’bëjmë akoma,

pse rrimë duke pritur?












“Botë i thënçin…





Na duket

se më kot

kemi ardhur;

na duket

se do të ikim

më kot

dhe nuk dimë

se çfarë të bëjmë

dhe veç themi:

“Kjo botë!

O Zot!”



Dhe na vjen keq

pastaj se ikim,

dhe duam

të lindim përsëri,…

…duam njerëz,

kur e shohim

se pranë vetes

nuk kemi njeri.

S’e menduam

për veten tonë

dhe nuk pyet

më për asnjeri

dhe na vjen keq

pastaj se ikim

dhe duam

të lindim përsëri.





Por, kjo lindje

sikur na vret

se nuk dimë

ç’të bëjmë më parë

të ndreqim ato

që prishëm,

apo t’ia rinisim

si në përrallë.



Dhe na vjen keq

pastaj të ikim

dhe kur na thonë

që kokën hëngërshi…

Tani të besoj,

o Faust,

kësaj bote, botë i thënçin!















*

Sa herë të grisa, të zhubrosa, netëve të gjata

pa gjumë, kur vargjet e mia s’më pëlqenin,

kur ishim vetëm: Ti dhe Unë. Sa herë shtegtuam

në lloje rrymash, sa herë aty pezull mbetëm,

por nuk u lodhëm e nuk u zbrapsëm

dhe të zbehur nuk u tretëm.
Autorja





II.





Magjia



e fatit












Hënës





S’di përse ajo

i ngjan një monedhe

që unë e marr,

e hedh në fall

dhe luaj me të

si me monedhën

tregtar ëndrrash,

lundërtar.

Ti shpesh

më fshihesh

pas deteve,

por unë s’di not,

dot s’arrij,

veç jam e pasur

me monedhën në duar

më ka mbetur ajo tani.

E mbaj në duar

monedhën time,

kam frikë

se më fshihet,

maleve pas

dhe e shikoj

monedhën time,

më vjen me të

të të godas.

Ajo më qesh

si pa të keq

dhe ndonjëherë

e shoh të ngrënë,

mos e hëngra unë

me inatin tim

apo si ma rrëmbeve

mbrëmë.



Netëve të qarta,

kur është e plotë,

monedhën e marr

e hedh në fall,

asaj kërkoj sytë

t’i zbuloj,

shoh dhe vras mendjen

ku i kam parë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:29 pm

Mall




Kadareniane





Ca pika shiu

ranë mbi qelq

dhe unë për ty

seçndjeva mall,

dhe u mundova

të ndalja të tjera pika,

por zemra shpejt

m’u bë oqean.

+

Dhe u mundova

të të rrokja

ashtu sërish

në krahët e mi,

por sytë e tu

u bënë xham

dhe pika loti pashë aty.


Dhe e mallkova



syrin jashtë,

që hynte thellë

në timen zemër,

ky shi bastard

i ardhur kot

pa ngrohtësi,

pa shkak,

pa emër.











+

Pastaj edhe vetë

e kuptova

shiu s’kishte

faj aspak,

… ishe ti,

… ishe pranë

dhe që pas pak

do të ikje larg.

+

Fillova të imagjinoja

qysh tani

ditë monotone ,

pa shpirt,

pa jetë,

ku s’do të jem

më me ty,

dhe vetë jeta

s’do të quhet jetë.

+

S’do të ketë

më ecje në asfalt

që të kthej kokën

kur t’i dëgjoj;

s’do ketë më sy,

kur t’i shoh larg

drejt atyre të vrapoj.













+

S’do ketë më duar

t’i kem më praë,

t’i përkëdhel

si tani,

s’do ketë më diell

në qiellin tim,

por kohë të vrejtur:

ditë me shi.

+

Dhe në qoftë verë

a pranverë,

kur dielli

të dalë përsëri,

do ta gjej

pak shi për veten,

do ta gjej

për ne të dy.

+

Se kur të shoh

e s’të kam pranë,

do të qaj

aq shumë për ty

sa dhe retë

do të qajnë

dhe pastaj

do të bjerë shi!













+

Shiu vazhdon

të trokasë xhamave

ashtu furishëm

përsëri,

thua, zemër,

po qan koha,

i vjen keq për ne të dy?

Për një çast ndala

dhe pashë qiellin,

që qante

aq shumë

dhe për një çast

pyeta veten:

“Mos ndoshta

ai

të do më shumë

se unë?”



Dialog



- Të dua!

- Faleminderit!

- Përgjigje është kjo? S’ke një më të mirë.

- Ku ta gjej përgjigjen? Tani është errësirë.

- Përsërit fjalët e mia. Është shumë e thjeshtë.

- Kam frikë se s’të dua, prandaj nuk ta them.

- As unë s’të dua, po s’më do ti.

- Sa shpejt ndërron mendje, moj zemër!- E di!


Dehur nga dashuria





+

Të bësh poezi për dashurinë,

kur dashuri s’di ç’do të thotë,

kur s’e di kuptimin e fjalës

pse do të mbushësh faqet kot?





Perëndi e adhuruar





Më thua që e ke provuar

… ajo quhet “dashuri”,

nga ta di unë që s’ke gabuar,

se bën gabime, o njeri!



Sikur ajo ndjenjë

të kishte tjerët emër

dhe me dashuri e ngatërron,

e i thur vargje plot lavdi

e si Perëndi e adhuron.



Frikë prej…





A nuk më thua se

dhe Venera ,

e bukura perëndeshë

e dashurisë,

asnjëherë s’u dashurua…
Thua kish frikë prej dashurisë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:30 pm

Fajin dashurisë





Dhe ti si i marrë

më dashurohesh

dhe dashurisë vargje i thur ,

hiq dorë nga dashuria

të deh si pija, more burrë!



E ty pija, kur të të dalë,

mos ia hidh fajin Perëndisë,

fajtorja ka tjetër adresë,

t’ i hidhja fajin dashurisë.


Vargu i pirë



Shkruaji vargjet

kur të jesh i pirë,

a kur ti “esëll” të jesh,

se kur të të dalë pija

fjalë të bukura

më s’do të kesh.


Vargu i papirë





Si kurrë dehu dashuria

për dashurinë

do të vuash,

provoje një herë

pastaj më thuaj e shkruaj

vargje sa të duash,

Vargu i “papirë” nuk vlen…






Liqeni “Zemër”




E mora vallen e yjeve



ndjeva se dija ta kërceja;

u zhyta thellë

në fletët e hapura të saj

dhe kuptova:

veten s’mund ta gënjeja.


Përdore e mora Lasgushin



dhe shëtitëm bashkë

anëve të liqenit të bukur,

plot flakë,

Liqeni i zjarrtë

më joshte nga pak;

në krahët e tij

u gjenda sakaq…



Por, s’ ishte më liqeni i Pogradecit,

një tjetër liqen

i bukur çfarëdo

dhe pamja e tij

në perëndim të diellit

të thoshte:
“Mos fli, veç jeto!”




Dhe zemra e liqenit


m’u shfaq përpara



rrahjet e zemrës

më ndritnin si yjet,

kur dorën zgjata,

m’u duk se e kapa

dhe zemra më rrahu fort,

dije.



Dhe ndala vallen

ku shtrohet vala,

ku vala dallgës

i kish zënë vendin

dhe aq bukur,

siç shtrohet vala,

mbi valë të valës

të shkrova emrin.


Dhe shkopi


që mbaja në dorë



rrëshqiti lehtë

dhe vala, padashur,

u ça në mes;

në çast m’u duk se prisha,

një qetësi

kish zënë vend.


Dhe një pulëbardhë


përsëriti veprimin,



u duk se i prishi

qetësinë e shpirtit,

por në të vërtet

një liqen kurrë nuk dremit,

thjesht prêt;

pushon

dhe thotë: “Më prit!”




Ne




Personazhet



e një nate si kjo,

jemi vetëm

unë dhe ti

Në sfond Heshtja

që nuk na flet,

por ashtu e heshtur

rri aty.



Të dyve



na pëlqen errësira,

na fsheh ajo

nga sytë kureshtarë,

ti më fsheh me krahët e tua,

në krahët e natës

fshihemi përnatë.
Veçse qiellit



si bëjmë dot bisht,

ai është gjithmonë aty,

kërkojmë një pemë

ku të strukemi,

po sikur

të jetë vjeshtë, si tani.


Qielli dhe yjet



na bëjnë shoqëri,

dëshmitar

të përjetshëm

të dashurisë sonë,

herë më shkeël syrin

dhe i vjen zili,

si yjet rrinë

dhe na vështrojnë.




Eja , Paradoks!





Ik,

ik tani,

që ik akoma në unë,

se kur ajo të ikë

të penduar

do të më gjesh,

veçse unë

s’pendohem,

veçse unë

s’gjej pendesë.



Largohu,

largohu,

tani që mallkim

nuk kam

se mallkimin e bëre

të thotë: “S’jam…,”

se mallkimi

u tret venave të tua

atëhere,

kur rridhte

gjak i dashuruar.






Ik,



struku

atje ku s’dua të të gjej,

atje ku frikë

kam të shkoj;

në sirtarin

ku ëndrrat

fshehur janë

e të dalin s’duan…

Ik,

ik tani,

sa s’jam penduar.



Shko,

merre

pas çdo gjë tënden,

çdo gjë tënden

që më trëmb,…

Shko

dhe kur të shkosh aty,

ku të vesh

s’ka më,

mos u kthe.

Nuk të pres!



Shko tani,

kokën pas

mos e kthe,

bëhu anije piratësh

që humbet nëpër dete

dhe kokën pas

mos e kthe, pirat,

vajzë e valëve ….

u tret nëpër valë.

Shko,

ik largohu,

zhduku,

ç’ folje tjetër

do të kem?

Se tani

dhe foljet

m’u mbaruan.

Do të “Të dua!”

të them.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:30 pm

Mos urre lojtarin, urre lojën..





Të urrej…

Jo, mos qesh!

Me të vërtet

të urrej.

As mos qaj…

Sill në mend,

sikur të gënjej.



Pse?…

Se s’ të njoha

që në fillim

që ishe ti…

Po të të kisha njohur?!

Çfarë do të bëja?



Nuk e di…

Jo, e gjeta:

Do ikja me vrap,

jam e sigurt

që ti dot s’ ma kap,

por unë budallaqja

qëndrova aty,

aty ku në krah

të kisha dhe ty.



Të urrej atë?!

Por, ai

s’më ka bërë asgjë.

Pse ta urrej?

Të urrej ty,

Lojë, se lojtarin

s’di ta gënjej.




Djep apo varrezë puthjesh





Ju

u përkundët

në djepe puthjesh,

që kurrë s’ju lanë të flinit,

por lindët,

u drodhët

sa herë njëri - tjetrin shihnit.


Ju



u hidhëruat,

u çatë sa herë të tjerat

larg i kishit,

njëra tjetrën

filluat të hanit me dhëmbë

dhe gjak pikonte ,

të përgjakura ishit.
Tek ju puthjet flinin



të mbetura në mes

nga pamundësia

për të zgjatur shumë,

ato prisnin dikë

t’i zgjonte nga gjumi,

nga frika se

s’do të puthnin më kurrë.



U thatë si lulet,

në dimër u tretët

sa herë u lagët

nga rrebeshe lotësh,

veçse të njoma,

të bukura mbetët.
Ju u bëtë djep



e varr puthjesh,

i patë të lindnin,

të vdisnin atje;

i përkundët djepin

kur ishin të vogla,

kur i patë të vdisnin

i mbuluat me dhe.
Sa puthje



filluan dhe mbaruan aty,

secila një strehë,

një shtrëngatë,

por ju s’u trëmbët

nga shtrëngatat

binte shi dhe ishte natë.


Hakmarrje mbi vete





Hakmarrja është

një pjatë që serviret ftohtë,

frazën ia vodha një filmi,

menynë gati ta bëra;

e di ç’lloj të pëlqen gatimi.

Tavolinën me qiri e përgatita

dhe verën e kuqe,

boll të vjetër…
Dy karrige


përballë njëra - tjetrës



dhe unë

që po prisja dikë tjetër…

Mbulesa e tavolinës

për çudi e kuqe,

dukej pak e kuqe

mes atij inati,

edhe pse s’kishte

shumë vend për dashuri.



Ti nuk vonove

dhe erdhe,

të prita

me përqafime,

buzëqeshje që gris,

tek sa po nxirrja

pjatën me hakmarrje,

pjata m’u rrëzua dhe u bëra pis.


Maska





Një ditë

vendosa të bija në dashuri,

e zgjodha dhe temën dhe subjektin:

“Ishe ti”,

i zgjodha dhe fjalët

që do të të thoja,

shumë herë i përsërita

nga frika mos i harroja.



Madje,

dola edhe para pasqyrës

dhe vetja m’u duk aktore e mirë,

faqet i bëra me ton të kuq

dhe sytë i nxiva akoma

me të nxirrë…

Pastaj mendova

tualetin ta fshija,

kështu më të brishtë

më tregonte pasqyra

se dhe pasqyrës

ia vija veshin,

me sy të nxirra

i ngjaja dreqit.


Dhe ti



do të mendoje

se isha e përdalë,

se doja të dukesha

më e bukur

se më parë,…

Unë thjesht

shikoja pasqyrën

dhe sytë e saj

dhe mendoja në sytë e tu

si do të ngjaj.

Flokët i lidha

në një mënyrë

jo komplekse

dhe ngjaja

me një vajzë të thjeshtë,

rreth shtatë herë

i rashë rreth e rrotull dhomës

që zemra

të më rrihte më shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:31 pm

U mundova



duart t’i bëja

të më dridheshin;

qeshja tek sa i shihja

drejt pasqyrës të shtriheshin,

por buzëqeshja ime

m’u duk shumë meskine,

ndaj e zëvendësova

me një tjetër, më fine.



Bluzës së hapur,

të shkurtër vend i gjeta në dollap,

“takat” pas derës i pashë,

atletet më prisnin, jo shumë larg,

i shihja, çuditesha me veten,

isha betur kurrë mos t’i vishja.

Derën e tërhoqa lehtë,

çelësin rrotullova dy herë.

Thua ishte herë e fundit

që mbyllja derën?!

Vetja m’u duk më e qetë se kurrë,

hapat e mia ecnin me erën.



Ndodhesha palëvizur, atje ,

përballë teje,

tek sa duke qeshur

po vije drejt meje,

zemra më rrihte fort,

duart shtriheshin tek ti,…

Thua me të vërtetë

kisha rënë në dashuri?!



****

Ti poezinë time

provo ta lexosh

dhe po e provove

bëje deri në fund;

pastaj më kritiko

sa të duash,

lëshoi kritikat

me sa ke dhe mund.

Të paktën,

vëmendjen ta tërhoqa,

të bëra të mendosh

për poezinë.

Në vargjet e mia

po deshe më var,

ashtu siç var

urrejtja dashurinë.
Lexo një varg



dhe po të pëlqeu,

prano aty unë të të var

se poezia është si vera

fillon ta pish pak e nga pak.
Lexo pastaj



dhe një varg tjetër

ashtu si një gotë tjetër të pish,

ashtu si do të mbarojë poezia,

ashtu ti do t’i nxjerrësh

fundin fuçisë.
E di që



për të vlerësuar verën

s’ka nevojë të pish fuçinë të tërë,

ashtu siç di

edhe oreksi gjithmonë

vjen duke ngrënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:31 pm

Idil





Të shoh

dhe takoj në sytë e tu

një pyll pa masë,

ku gjithë jetën

do të doja të shëtisja,

të përkëdhelja

të gjithë drurët me radhë

dhe pastaj përkëdheljen të prisja.


Të shoh



dhe takoj në buzët e tua,

buzë burimi,

që rrjedhin gjithmonë

fjalë të bukura,

do të pija ujë për jetë

në atë burim

që përditë ato buzë

të mund t’i puthja.


S’të shoh



dhe kuptoj se je veç një iluzion,

siluetë e pakapshme

nga duart e brishta.

Sikur të të prekja,

siç të preka me sy,

nuk do të më vinte keq

edhe po të vdisja.










Letrës



*

Letër e bardhë,

e zhgaravitur,

që mban mbi shpinë

zhgaravina,

sa herë u flake

dhe u lodhe,

e asnjëherë

s’t’u lodh shpina.



*

Sa herë të grisa,

të zhubrosa,

netëve të gjata pa gjumë,

kur vargjet e mia s’më pëlqenin,

kur ishim vetëm:

Ti dhe Unë.

*

Sa herë shtegtuam

në lloje rrymash,

sa herë aty pezull mbetëm,

por nuk u lodhëm

e nuk u zbrapsëm…

Dhe të zbehur

nuk u tretëm.

*

Të dyja shoqe të përjetshme

unë vitale, ti po jetë mbi kurriz;

t’i shfryja ndjenjat

se ti më dëgjoje vërtet!

*

Të jëp pak jetë nga jeta ime,

të bëj humane dhe pse s’mund të jesh;

ti që mbi shponë mban njerëzoren,

s’ka si njerëzoren aspak të mos kesh.







Të dyja shoqe të përjetshme. Unë vitale,

ti po jetë mbi kurriz; t’i shfryja ndjenjat

se ti më dëgjoje vërtet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:33 pm

III.








Tinguj





dhe ëndrra









poemtha

















Tingujt e kambanës së hekurt



poemth

&&&
Hyj…





Kishe rënë në qetësi,

o jetë e plakur,

fjalëpak’

dhe e dëgjove hapin tënd

të pasqyruar

diku larg.


Hapi i moshës





Hapi yt si heshtje vdekur,

andej mbi dilema

lashtësish,

kapej pas fijesh të paprekur

i këpuste ato

më dysh.



S’ kish mëshirë për thepa malesh,

me dhëmbë i thyente

një nga një,

ku valë e detit nuk e ndalte

dhe kur përrenjtë

nuk bënin zë.


Por,…





Por, tani, ti thjesht u plake

dhe nuk ke hap

e nuk vrapon,

tani edhe këmbët u lodhën

ti s’di të ecësh,

veç çalon.



Dhe kërkove që të ecje,

kur këmbët

s’të mbanin më,

me këmbë e duar u zvarrite,

por zëri yt

s’bëri zë.



Asnjëherë

nuk derdhe lot,

kur lot derdheshin

për ty;

asnjëherë

nuk the një fjalë,

ku lumë fjalësh

binin mbi ty.



S’kishte frikë

nga plakja jote,

kur qartë fliste

plakja – plak,

s’të erdhi keq

për plakjen tënde?

S’të erdhi keq?

Sadopak?!…









&&&

Ti dhe kambana



Këmbanë e hekurt

e kësaj bote

di të bjerë

edhe për ty,

di të thotë se ka trishtim,

por ka mes tij

dhe dashuri.



Di të thotë

se në botë

ka lufëtra,

ka dhe vdekje,

ti e di,

por mes lotëve,

hidhërimit gjen ,

kërko dhe

pak dashuri.



Se di të thotë

se ti u plake,

se ti u plake

që tani,

por hidh sytë

pak rreth e rrotull

afër teje

ka rini.








Yje dhe rini





Do ta ndriçojnë

rrugën tënde

yje të ndritshëm,

të paparë,

me vezullime dhe shkëlqime

dhe do të thuash :

“Jam në përrallë!”





Do marrësh

pak nga rini e tjetrit

për t’u rinuar

edhe vetë

dhe do të mendosh

se prapë u linde

dhe prapë u ngjalle

me të vërtetë.



Dhe kur gëzimi

të trokasë

në zemrën tënde,

në njërën derë

i thuaj gëzimit

të mos bërtasë,

ke një komshi

që do flerë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:33 pm

Dhe derën

ti mos e përplas,

kur gëzimi nga gëzimi

të fluturojë,

është trishtimi

që po flë në krah,

zhurmë e gëzimit

mund ta zgjojë.



Por do të thotë

që plakja s’ndalet,

ashtu siç s’ndalet

lëvizja jonë,

por “filli” shumë

edhe u plak

dhe fjalët e saj

u bënë jehonë.









Kosovë, ëndrra ime

Kosovë, gjaku im që nuk falet

poemth

1.

Era vazhdonte

të frynte furishëm

duke sjellë në veshët tanë

ulërimën e maleve.

Si padashur përzihej

me vajtimin pa zë të gjyshes,

e kthehej përsëri

andej nga erdhi,

drejt shpateve.



2.

Teksa ndriçohej

nga gjurmët e flakës

unë e shikoja fytyrën e saj

i ngjante Kosovës së djegur,

të plakur,

nga frika mos binte

desha ta mbaj!

Rrudhat e fytyrës

u ngjanin lumenjve,

veçse të shumtë

i shihja tani

dhe uji i tyre

më shumë i turbullt

vinte si dikur,

tani përsëri.



3.

Flokët e thinjur

me dëborën më ngjanin

që malet kishte mbuluar

pa mëshirë,

nën petkun e saj

ata nuk dridheshin,

por rrinin ashtu,

të heshtur,

të ngrirë.



4.

Tejet

ishte plakur ky bust

që nuk lëvizte,

por shkëndija

kishte në sytë e tij

dhe mendimet

që doja t’i zbuloja

fillonin aty

dhe

përfundonin aty.



5.

Ishin

tepër të errta,

të turbullta, të fshehura,

mendime

që isha i vogël t’i kap,

mes asaj enigme të madhe,

veçse shpresës

munda dritaren t’ i hap.







6.

Prushi në oxhak

digjte si për çudi,

ndoshta ishte hera e fundit

që e shihja të ndezur,

dhoma më e bukur

se kurrë m’u duk,

muret e saj

rreth oxhakut

ishin mbledhur.





7.

Drama zhvillohej

mes katër mureve,

që doja t’i përqafoja,

në krahë t’i rrekja,

por duart i kisha

shumë të vogla,

fillova me buzë

t’i puthja,

t’i prekja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:34 pm

8.



E shikoja dhomën

në çdo detaj,

mend përherë

për ta mbajtur,

gjithçka e ndieja

edhe më pranë

me pak gjëra,

vetja m’u duk

më e pasur.



9.

Drurët

për ironi

digjeshin në oxhak,

ato nuk e dinin

që nesër do të ikja;

nesër

nuk do t’i ngronim

duart e gjyshes plakë;

nesër

nuk e di,

ku do të na gjente dita.



10.



Në ëndërr

shtëpinë e pashë

të djegur

dhe dritaret

të shkatërruara i pashë…

Kanatet e thyera

i shkundte era,

ndërsa pragu,

oh pragu,

ishte lyer me gjak!











11.



Netëve të tjera

ëndrra nuk shihja,…

Netët e tjera

ishin të shkreta,

pa gjumë…

Kisha frikë

se mos muret

rrëzoheshin,

kisha frikë

se lumenjtë

derdhnin

gjakun lumë.



12.



Një ditë,

gjakun e djemve

e pashë të falej,

por gjaku i falur

nuk falet kurrë,

e pashë shpresën

të lindte,

të ngjallej,

e pashë mbi themele

të viheshin gurë.















13.

E pashë macen

me lëmshin të luante,

e pashë ëndrrën

nga sirtari të dalë,

teksa po ngrohte

duart e saj

afër oxhakut,

gjyshja filloi

të më tregonte

një përrallë.



14.



Përralla

fillonte

ashtu si të tjerat,

veçse ishte një përrallë

që ndodhte në kohë,

zëri i gjyshes

më i bukur m’u duk

tek sa shqiptonte:

“Na ishte një herë

një ëndërr

me emrin Kosovë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:34 pm

III.



Shpirti



i inatosur





skicime















Qyteti im



Përshkrim social, infrastrukturor

Qyteti i është qepur malit, një qepje dashëse, ndërsa këmbët i ka shtrirë në fushë duke nxjerrë “jashtë lojë” atë shprehjen e famshme popullore: “Shtri këmbët sa ke jorganin!…” Këmbët e qytetit janë të mbuluara, kështu që “jorgani” na qenka mjaft i madh! Shtëpitë ngjasojnë me kërpudhat pas shiut, të cilat kanë mbirë kudo, vend pa vend, një atje, një këtu, një lart, një poshtë… Kurse për arkitektonikë shtëpish?!… Lere mos e nga dhe mos e zer në gojë! Ka sa të duash… “Potpuri shtëpish”: kasolle, shtëpi të vjetra një e dy katëshe prej guri, që nuk kanë datimin e ngritjes së tyre, por sfidojnë me qëndrimin e tyre stoik shtëpitë e reja dhe pallatet e lartë, të cilët me pallatet reale kanë përbashkësi vetëm “emrin”. Distancat e shtëpive nga njëra- tjetra janë mjaft të mëdha. Ndoshta, kjo shpjegohet që banorët e këtij qyteti marrin për bazë “frikën” nga fqinjët, apo nga njëri - tjetri?! Po rrugët? Të çfarëdolloji: me asfalt, beton, çakëll, gurë e deri tek më të përhapurat “baltë e lucë”! Gjarpërojnë nëpër rrugët e qytetit dhe duken sikur më shumë ngatërrojnë vetveten se sa kalimtarët e rastit. E kam fjalën për ata që ecin, ose tentojnë të ecin, kurse për ata që iu “priten” këmbët sa dalin nga dera, është e këshillueshme të marrin “shërbimin taksi”, të shkojnë atje ku duan, por të bëjnë mirë llogaritë! Për të shkuar në një lagje rreth tre kilometra larg nga qendra, duhet të paguash trefishin e asaj që paguan për të shkuar njëzet kilometra larg. Megjithatë, është e vështirë të mendosh se në një faqe të pjerrët mali zien jeta e disa banorëve. Lajmi merr dhenë ose më mirë merr malin dhe arratinë. Qyteti ofshan nga papunësia e madhe, mbi e gjysmës së banorëve të tij… Çlodhje e tyre janë varganët e filxhanëve të kafesë të shoqëruara me thashethemet e rastit që vijnë gurgulluese nga rruga, sidomos ajo kryesore e mbetur me emrin “PAZAR”.

Të parët, që merren me kapjen e fjalëve më të reja, tek sa po shikojnë filxhanet e kafesë mes rrugëve, kryqeve, mirësive, zogjve apo gjarpërinjve, në mes të tavolinës janë, banorët e pallateve. Nuk mund t’i ngarkoj e t’u vë faj. Përderisa janë më afër vendit të ngjarjeve, në shumicën e rasteve, s’kanë se si të mos i marrin vesh të parët. Kështu që lajmi shtrëmbërohet, ndryshohet dhe iu përcillet lagjeve të sipërme të qytetit, deri sa arrin te rrëza e malit, në majë të Hoxhallarës e sikur të kishte mundësi do të vazhdonte edhe më, por merr malin dhe arrin jo “anapulla”, por “atjuz”, siç shprehen plakat. Nejse, mos u çudisni ndonjëherë, kur të shikoni se të gjithë Libohovën e ka zënë “lemza”. Faji është i të gjithëve, që zënë njëri -tjetrin në gojë. Unë s’kam faj se evidentoj. E dini se ç’do të thotë të zërë njq qytet të tërë lemza?!









Populli im në sytë e mi



skicim

- Tani e gjetën këta të fikin dritat?

- S’ka gjë se e pamë “Kloni”.

- U, erdhën, kaq e kishin, sa të ndiznim ne qirinjtë.

- Ndize pak televizorin.

“Unë jam ky që jam dhe prapa më vjen historia!”

- Po mbylle gojën. Dëgjo mua:

- Te sheshi, te sheshi e hodhëm qelbësirën!…(Cili është qelbësira?!]

Ja, ky është refreni që dëgjuat sot nga goja e popullit. E të thuash që ky është populli im, e të thuash që unë jam një qelizësë e këtij populli… E të imagjinosh që shumë vjet, mijëra vjet më përpara, në kohën e Ilirëve, ky popull sulmonte anijet pirate dhe mbronte brigjet e Adriatikut!

Kalojmë në shekullin e pesëmbëdhjetë.

“Me shpatë në dorë” u mblodh përreth Skënderbeut, i cili nuk u solli andej nga erdhi lirinë, por gjeti në mes të këtij populli. Ishte ky popull që u bashkua dhe zhbatoi zgjedhën shekullore osmane.

“Do të rrojë Shqipëria” kënga e kënduar dhe e dëgjuar nga veshët e

këtij populli? E kënduar nga zemra dhe zëri i po këtij populli, kur shpalli veten të pavarur.

“Para partizanë!” Lufta e Dytë Botërore na gjeti të përleshur me armikun me italianët dhe pastaj me gjermanët. Të parët akoma nuk erdhën dhe shpallën: “Fuoco”. Kështu që s’na mbeti gjë tjetër veçse t’i përgjigjeshim zjarrit me zjarr. Të dytët donin të tregoheshin miqësorë dhe i shkëputëm nga balli i tij disa shkronja elementë dhe më pas nëpër male u dëgjua refreni:

“Mora pushkën, dola malit,

të luftoja për Atdhe,

ku ta dija unë i shkreti

që armiku ishim ne!”

Nejse. Partizanët e çliruan Shqipërinë duke e radhitur mes shteteve fituese dhe pastaj për 50 vjet të tëra brohoritëm:

“Parti – Enver! Jemi gati kurdoherë!”

Por, për një gjë më vjen çudi: Ta thuash 50 vjet të tëra dhe pastaj ta harrosh brenda një nate!? Të shkelmosh e të rrafshosh të gjithë djersën e shekujve!… Dale se ka edhe më. Ta zëvendësosh me:

“Liri- Demokraci!”

…E të pyes, o popull se ç’doje të thoshe me këto dy fjalë?!…

Për “Lirinë” e di përgjigjen, jam e sigurt, po këtë “demokracinë” nga e nxore?!

Po me filozofët nga vendet e tjera që i kanë pleq e me flokë të thinjur, kemi të rinj, studentë. E çfarë studentësh! U bënë Sokratët dhe na thanë se vinte nga greqishtja e vjetër: “Demokraci - pushtet i popullit”. Hajde, popull, hajde! Doje ta ushtroje pushtetin vetë!?…

Zgjodhe disa përfaqësues, gjoja më të mirët që kishe dhe i dërgove në Parlament. I mburre dhe i lavdërove se ishin më të ndershmit, më të pakorruptueshmit, njrëz të aftë, pa fjalë…

- Por, kur i pe të ziheshin, të rriheshin, të grindeshin, i re kokës me grushte dhe the: “Pse unë i paskam zgjedhur këta?!… Ja, pa për katër vjet, do të zgjedh të tjerë.

Po s’ t’u durua katër vjet, krijove qeveri koalicioni e bëre zgjedhje të parakohëshme dhe, kur erdhi puna tek vota, prapë ata zgjodhe. Se si të bënë për vete?!… Zoti e di! Në fakt populli e di kur vjen koha për zgjedhje dhe e ka në majë të gjuhës: “Po ndryshuan, o derëbardhë!” U kthye mendja:

“Po fundja nuk kanë faj, se e kemi ne trashëgiminë.”

Një herë e pyetën shqiptarin se a pranonte të shkonte në ferr dhe ai u përgjigj: “Sa do të paguaj aty?” Por, po të mendosh mirë, Partia nga gjiri i popullit ka dalë dhe ç’thotë ajo e bën populli….

Këtë popull s’ e shoh mirë unë. O unë kam probleme, o ky popull ka probleme nga mentë.

Po unë ç’ kam që shaj popullin?! Sikur s’jam pjesë e këtij populli!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 10:35 pm

Thyeni orët



Thyeni

orët me çekanin

e kohës,

shkulni akrepa

me darat e vjetra,

zhdukni numrat

nga faqja e Dheut,

mbërtheni sekondat

në prangat e Prometeut.



Merrni çekanët

e thyeni orët ,përpara

se akrepat t’ju shpojnë dorën;

ndaleni kohën

të mos ketë asgjë,

mos lini më tik- tak

të dëgjohet më.



Ndaleni kohën,

mbërthejeni larg,

Zeus,

bëhuni njerëz për një çast!…

Promete bejeni,

lidheni

në shkëmbenjtë e Skithisë

që pastaj keq

të mos i vijë

edhe Perëndisë.



Lerini matjet…,

boll më…

se kur të mbarojë…,

s’do të ketë më asgjë.

Jeni të shurdhër,

se s’ka se si merrni

çekanët e bjerini tani.



Kjo kohë

që ecën…

e kurrë nuk ndal

Në krahët e ecjes

do t’ju çojë more të marrë.



Thyeni orët

me çekanët e kohës

dhe kur tik- tak

të mos ketë mbi dhe,

do t’ju duket se koha ndali

e nuk do të pyesni: “Sot apo dje.”



Korpus jete



Ti shpesh i ngjan

një mozaiku

me ditët e mia guralec

dhe vetja ime –

një apostrof

që s’di të kapet,

s’ka ku ngec’’.



Piramidë inati

Inatin po end

Pëlhurë Penelope,

që kurrë s’e shqep.

Ai endet qilim

që Odiseja të shkel.

E ngriti në këmbë

një Piramidë Inati,

e ngriti me pëlhurë,

një Piramidë plot inat…

Mos trokit…

Mos i bjer derës!

Nuk e hap.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"
» Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Bashkimi kombëtar dhe sinergjia!
» Bashkimi Kombëtar 2012!?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: