Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani

Shko poshtë 
+2
shaban cakolli
Saimir Sadikaj
6 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Saimir Sadikaj
Fillestar/e
Fillestar/e
Saimir Sadikaj

Male
Numri i postimeve : 16
Age : 42
Vendi : Tirane
Registration date : 21/09/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptySat Oct 04, 2008 6:26 pm

saimir sadikaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptySat Oct 04, 2008 7:05 pm

Unë do të kisha kërkuar pak sqarime rreth kësaj teme nëse më lejohet:Bashkimi Kombëtar talente të rinj redaktor Kristaq Shabni(ndoshta duhet të jetë Shabani)

Për cilët talent bëhet fjalë këtu,në çfarë lëmije?!Më duket se tema e hapur kërkon më shumë sqarime!
Rrespekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rinesa
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 20
Registration date : 25/03/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptySun Oct 05, 2008 1:21 am

ka talent dhe shume z.shabani e sidoms keta djemt e rinje jane talenta e shkuar talentave shume injohe nga keta djem . lume kosova si ika..................ju pershendes shume kushtrimin me shoke.............
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptySun Oct 05, 2008 3:25 am

Gjithashtu edhe unë i bashkangjitem mendimit të të nderuarit Shaban Cakollit.

Edhe pse bëra pak përmirësime në titullin e kësaj teme, por nëse është gabim mbiemri që ka vënë postuesi i sili ka hapur këtë temë për diskutim le të tregon.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptySun Oct 05, 2008 3:32 am

Sofra

I bashkangjitem edhe une mendimit te shaban cakollit ,shresoi qe na ndimon Autori i temes per te vazhduar tema .

pershendeje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:15 pm

Ne vend të një shpjegimi simbolik
Vëkuptohet që kjo është një fillesë e bukur për të shprehur talentin talenti(talentja), që tashme gjeografia e tyre është e shpërndarë në të gjithë BOTËN... T'i japim një impuls, të hidhen krijime në kete temë (rubrikë), të motivuar bukur edhe nga zoti "Sofra". Kjo rubrikë do të shërbejë që Krijuesit e rinj(Krijueset) të "hedhin" pa frikë krijimet dhe estetët, studiuesit e mirëfilltë të specializuar të shprehin mendimet e tyre për të realizuar ecuri dhe më së fundi Kryesuesit e Forumit t'i "botojnë" në një faqe të veçantë me formatim te melodizuar dhe me një grafikë të përsosur, po nën siglën e forumit. Kjo s'do të thotë që vetëm unë të motivohem redaktues, por edhe të tjerët, të cilët janë të specializuar, ashtu sikundër edhe unë. Kështu do t'i mëshohet fort evidentimit të vlerave dhe do të jepet edhe një çmim modest vlerësimi. Forumi , siç kam vërejtur edhe propoganduar në organizmat letrare, ku marr pjesë si Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë (OHAJO SHBA) si dhe Lidhja e Poetëve Bashkohorë të Globit (I.W.A). Madje ju them JUVE se jam iniciues edhe i anëtarësimit në W.P.S të shumë poetëve të afirmuar nga KOSOVA, MALI I ZI, SHQIPERIA dhe MAQEDONIA...Ju faleminderit që më lexuat shpjegimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:17 pm

Blerta Tusuni

Ëndërr

në ëndërrim

Poezi

Libri u përgatit nën kujdesin e

Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”

Gjirokastër

Shtëpia botuese “Marin Barleti”, 2004

Tosuni, Blerta

“Ëndërr në ëndërrim ”

Poezi

Redaktor: Kristaq F. Shabani

Recesentë: Zaim Hysa

Manjola Toska

Ideim kopertine dhe art grafik:

Kristaq F. Shabani

Copyright Blerta Tosuni, 2004

Impulsi sjell impulsin dhe impulset sjellin plusin

Syri vëzhgues kundron me aftësinë e tij prezente këtë botë materiale e shpirtërore që lëviz, transformohet, diagramohet, polizohet, humbet “meridiane” dhe “paralele”, “tropiku” i saj ndërron vendet me polet, buzëqeshja humbet gjysmën e saj, loti derdhet pa frenim, ujëvarat e bukura acarohen dhe varen nga shtratet me sens nevrik,… Në këtë “rrokopujë” klimatizuese dhe aklimatizuese kompozicionalizohen ëndërrimi dhe realja. Lind ideja e bukurimit, e transfertës, e këndvështrimit individual, e ndihmesës, reciproritetit e shkëmbesës së vlerës. Por krahas kësaj embrionizohen dhe zhvillojnë periudhat inkubatore dhe periudhat e tjera jetësore dhe kahja e ndjenjës negative, e cila impulsohet nga shtresat stresante , që i zgjon mjedisi, reflektimi, pasqyrimi, debolesa e drejtimit.

Origjinaliteti i vëzhgimit ndërvaret nga kuptesa e kësaj “trazire” në pamje të pakuptimtë, por ka linja rregullimi që sfilojnë me modelitetin e vet, me shfaqjen e ndjenjës nëpërmjet fjalës së thënë dhe të shkruar, ku konturohet organizmi organik… Jo e paqëllimshme është kjo hyrësi, e cila lidhet me substancën poetike që mbart ky vëllim modest i një sythi të shpërthyer poetik, i cili ende nuk e ka gazmimin apo pritjen emocionale për të reflektuar në kontakt me “ thithësit e materialit , substancës”. Ç’aftësi përmbledh kjo substancë? Me kë pikëtakohet? Ç’ndjesi, lidhësi, fluturim, qëndrim ideoemocional, mesazh mbart në vetvete me figuracionin që është përdorur nga Krijuesi?

Dallohet një zhveshje nga parimiteti apo kornizimi, duke depertuar në hapësira të lira, ku është prezente dhe kaltërsia qiellore, ajëri i pastër, mendimi impresionant, elementët e kirurgimit poetik, ku bisturia ka filluar të startojë për të operuar.

Blerta, duke përftuar nga emri i saj, që simbolizon blerimin, gjelbërimin, kërkon të shfaqet me një trajtesë të saj, me një ngjyrim të saj, me një qëndrim të saj, duke mos lënë dyshueshmërinë, dyshimin të veprojë në vjershëzat e saj.

E rëndësishme është se pikëtakon me substanca që e kanë rrjedhën e kapjes nga “mosha”, por kjo e fundit kapërcehet në trajtesën e fenomeneve të tjera të kohës, mjedisit ku jetohet dhe mësohet, duke rrokur në fokusim probleme të mprehta të jetës së njerëzve. Kjo them se e ka buresën nga zgjerimi ,pesha e mbartjes së fenomenit jetësor, ku në këtë rast edhe Blerta “ vuan” shpirtërisht që ndryshimi është i zbehtë,që lëndinat e shpirtit shpesh herë s’lulëzojnë në ato parametra që i duhen moshës, që jeta kalvaron në “korsi dhimbjeje” si rrjedhojë e gjendjeve të ngrira e të grira , grirëzimit të progresimit ekonomik.

Me substancën që paraqet, Blerta ngrë zërin e saj me forcën e saj, paçka nga nivelimi, “nën kuotë” apo “mbi kuotë”, nga dëgjesa, nga reflektimi, thirrëzon, apelon, paraqet gjendje, ndalet mbi analizë të këtyre gjendjeve, jep mendim, moralizon në sensin e pozitivitetit duke iu drejtuar moshave, njerëzve të Botës dhe të Kohës, por ndërlidhet me forcën që mbart dhe hap hapësirë vargu edhe me Universin natyror edhe Social. Si çdo vajzë ajo zbulon “poetikisht “ atë anë të prapsme të pasqyrës që nuk duket, që është enigmatike që për ta zgjidhur atë duhet të futesh në labirinte, të zgjidhësh kriptograme. Vjen natyrshëm edhe qëndrimi për probleme që e gangrenizojnë botën dhe ofshama, protesta, “ndalja” nxjerr kryet e mirë.

Marrëdhënia me “klorofilën” jetësore jep angazhim poetik dhe lëshon dritëzimet.

Blerta ka ndërtesën e vet të arkitektuar të ëndrrave, e cila qëndron pranë dhe afër, larg e afër moshatarëve të saj. Ajo kërkon të këtë pronësi të gjitha ngjyrimet jetësore dhe me këto ngjyrime të pentagramizojë jetën e asaj duke besuar në avancën, ku shpesh herë shfaq dhe efekte profetike apo lëshon kërkesa të bukura. Pa dyshim ky vëllim poetik është një fillesë përvijimi i një dëshire, i cili kërkoi profesionalizëm , përpjekje, realizim grafik për të realizuar fillesën e një debutimi. Lidhja e Krijuesve “Pegasi” duke veprimuar aftësitë e saj mundëson prurje talentesh, të cilët nisen në rrugën e vështirë të konkurrimit poetik. Kjo nuk është shtyrje apo ndërmarrje e kotë për vajzën me emrin “Blertë” nga qyteti i veçantë Libohovë në “kurmin” e bukur natyror Malit të Buretos së dëgjuar. Impulsi sjell impulsin dhe impulset sjellin plusin!… Shpresa, në këtë rast, nuk është shtatanike, siç jemi mësuar me “formatet” e gatshme që paraqiten rëndom…

Gjirokastër, mars 2004 Kristaq F. Shabani

shkrimtar, poet

Kryetar i Lidhjes së Krijuesve

Pegasi”, ALBANIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:18 pm

Ëndërroj të jem lule

të lulëzoj fushën …

&&&

Mal më mal

e fushë më fushë,

ngrihu lart

e mos humb…

I.

Lëndina

e vetmisë

“Gri”

Për ngjyrat

lëviz mendimi…

Këtë mëngjes

përzgjidhja

ngjyrën më të bukur;

gjeta më të lumturën,

t’i jepte vesë,

qytetit tim,

qytetit të pashpresë…

I bashkova mendimet

të gjeja trillet,

i bashkova engjëjt

të gjeja mendjet.

Dhimbja lotonte kaq fort,

hapte çdo portë;

mes ngjyrave më të dukshme

zbulova grinë.

Nisa të këndoja

sa nuk e keni idenë,

me fjalën e zjarrtë

sillja shpresën

të “shpëtoja” qytetin e “brishtë”…

Ngjyra e tij fshihej në sy,

ngjyra e grinjtë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:18 pm

Kuarteti ynë

&

Buzë liqenit lodh mendimin

në “dashurinë” time…

Dritat ndizen tek ty.

Buzë liqenit i lutem Zotit

të mos kemi ndarje as të vogla:

Unë , ti, liqeni, zemra ime.

&

Ndarja, jo lumturi.

Ndarja – tradhti…

Një herë vjen,

Por, kur vjen:

me lot në sy.

Pse?

&&&

Zemra më rreh sa të shoh,

moj hënë,

se vetëm ti mendon

pakëz për mua,

jetimen e pafat- fatzezën…

Të falem për dritën,

por më le pa “sy”…

Jeta kur të falet,

falet jetimi,

por, vjen dhe ikën e shuar…

Pse mos

t’i kem sytë,

o errësirë e mbuluar?!

Hënë e vogël

&&&

Sa “vite” kam pa shkruar,

sa vite kam pa dashuruar,

sa vite kam që vuaj…

Thuaj të drejtën,

kur jam veç hënë e vogël

nën diell të përvëluar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:19 pm

Ti

&&&

Ti je yll

Ndriço Botën!…

Ti je Ajër

Ajros bronket…

Ti je Dashuri

Mos i ler zemrat në vuajtje…

Tradhti dhe huq

&&&

Trëndafili im i kuq

s’e duron

dot vetminë,

ka huq.

Trëndafili im i kuq

po u tradhëtua

ka një huq

nuk mund

të ridashurojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:19 pm

Dy flutura

Mbi petalet e një luleje

ulur dy flutura.

Njëra quhej E MIRA”,

tjetra E BUKURA”…

Njëra ishte e kuqe

e tjetra blu…

Njëra fshihte zemrën time,

tjetra sytë e tu.

Vetëm ti i fale dashuri,

flutura e bukur me ngjyrë blu,

por papritmas një ditë,

lot në sytë e mi,

“Bluja” e dashur

me krahë “tradhti”…

Tashmë “E MIRA

vuan në vetmi.

( Kjo vjershë është shkruar

nga shoqja ime Elona Çuni}
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:19 pm

Unë për dashurinë

…lule t’i merrja erën.

… lumë për t’u karpërcyer.

…ëndërr për t’u ëndërruar.

…dhimbje ngushëllimi,

spektakël admirimi,

himn për t’u kënduar,

thesar për t’u ruajtur,

sfidë përballimi:

Ëndërroje,

Lumturohu!

Vendet e mia

&&&

Atje në qiell një vend kam,

këtu në tokë kam një vend në shpirt,

apo jo, o Shën Valentin?

Mendim

&&&

Shkëlqen loti në syrin tim,

kur u shfaq një puthje në agim,

kur kisha menduar

se isha në tradhëtim…

Shiu i Lutjes

Lutje për Dashurinë time

( e pandrojtur, por e lodhur…)

Krejt papritur

qielli u errësua nga kjo lutje,

nisi një shi

që të binte mezi priste…

Shiu lumë,

lulja limon,

u vendos paqja

e zemrës sime.

“Largësi” e paditur

Sa larg të kam shpirtkë,

sa afër nuk e di…

Ndoshta një lumë,

një urë,

një portë

më ndan nga ty…

Je larg, je larg…

Jetoj me shpresën e largësisë,

por njëkohësisht

jetoj lumturinë

që nuk përcaktoj dot në ç’vend

shfaqesh e zhdukesh

pambarimisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:20 pm

Dëshirë

&&&

Dua të vdes

duke qarë,…

Dua të vdes

duke qeshur…

Dua të vdes,

por s’dua të thonë

që ajo

prej kohësh

kishte vdekur!

Me shumë dashuri këtë vjershë të Eriona Labit

e bëj pjesë të vëllimit “Ëndërr në ëndërrim”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:20 pm

Shpresa e fituar

&

U ngrit lart në majë të qiellit,

lart u ngrit dhe tashti

ndriçon Majën e Qiellit

Shpresa e humbur

u kthye në fitim,…

Një jetë u ngrit në dashurim

për Mëmëdhenë…

Shpresa ime e mirë

&

Jehona jonë e vdekur

nxjerr nga goja zjarr e flori…

E humbur larg në shekuj

jetoi shpresa për flamurin e shtrënjtë,

për Mëmën Shqipëri…

Po betohem

me fjalën e një vajze të sinqertë,

të sjellshme për mosvdekje,

të rrojë shpresa në jetë të jetëve,

të fiket në u fiktë rruzulli…

Ylli,

Dielli

që do shkëlqejë nesër

kam besim:
“Do të jetë vendi im!”

Përkufizimi im për jetën

&

Jeta dashurohet,

Jeta hidhërohet,

Jeta lotohet,

Jeta vajtohet,

Jeta ndodh që edhe harrohet,

Jeta pritet edhe në mes…

Jeta

me një shenjë të mirë

gëzohet,

me një thirrje

afrohet,

me një lutje

shpirtëzohet,

Me një himn të kënduar

popullarizohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:20 pm

Poezia e rrufesë dhe e rritjes

1.

Dikur

një jetë të bukur jetova,

por lumturia zgjati pak,

fare pak;

zemra e vogël e pafajshme

u coptua

dhe u ribashkuan copat e saj

për t’u ribërë e madhe,

të përballojë

dhimbjen e jetës së vogël.

2.
O Zot!

Besoj në ekzistencën tënde…

Ç’marrëzi bota mbart,

bota e marrë,

copton zemrën e vogël

të jetës së vogël!

Ah, e marra,

e marrosur!

Si është e mundur

që fëmija të rrit fëmijë?!

Të bëhet nënë,

kur nënë kërkon për vete?!…

Si mund të mbrojë

nga rrufetë,

kur mbrojtëse

kërkon për veten?!

Rrufeja e pamëshirshme godet

dhe mbrojtja s’mposht dot gjakun

e dy të voglave…

Që fëmija

të mbrojë fëmijën

duhet më

parë të rritet.

3.

Loton loti,

gjaku londron…

Loti kërkon të marrë hak

ndaj rrufesë që ra mbi lulen,

mbi shiun që mundi vesën,

mbi mjegullën që mori jetët…
O Zot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:21 pm

Si shkuma e valëve

Dashuria e pafund

preku vetminë

e skllavërisë,

i vuri stërkëmbth,

e rrëzoi,…

Deti u tund,

valët u përplasën,

lumi u bë vetëm shkumë,

maji ndali lulëzimin e luleve,

dimri kërdisi botën,

gjaku thithi vëllanë,

motra, oh motra!

Lumi mori dynjanë,…

Moj dynja,

dynja e madhe,

në djall vafsh,

u prefsh në ferr,

me shkumë u mbulofsh,

u pastrofsh me valë!

Bota e mbarë

përplasur

valë më valë.

&

Jepi lutjen këtij Zoti,

[Shpresa si uji,

si vesë,

si loti]

të të japë shpresën…

& Qëndrime

1.

Në lëndinë

ku ka shumë paqe,

e ndiej vetminë…

2.

Në det ku ka

shumë zhurmë

më pranë

ndiej largësinë…

3.

Në mal ku ka

shumë borë

më shumë

ndiej ftohtësinë…

4.

Në trëndafila

me shumë erë,

më shumë

ndiej dashurinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:21 pm

Lamtumirë!

Lamtumirë,

lamtumirë,

porsi zogu mbi rrëshirë!…

Lamtumirë,

hej lamtumirë!

Dashuria e pafat,

s’jeton më,…

Sa e pafat…

E di që kthehet,…

E di që po vajton…

Por, në jetë lulet çelin,

dalngadalë nëpër lëndina…

Prapë shfaqet shpresa…

Zemra derdh lot gjaku.

Ndarje që mbahet mend

Ndarja midis njerëzve

nuk është lumturi.

E mbaj mend atë ditë:

Zemra e dashuruar

në dy pjesë u nda,…

U nda, u nda!

Përse u nda?

Si u nda?

E mbaj mend

dhe keq më vjen…

S’më pëlqen,…

E mbaj mend

dhe druhem të dashuroj…

(Mos ngrysem shpejt!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:21 pm

Loti

Në një cep të botës

ekziston një shpirt binjak.

Kërkoje shpirtin,

të mos vuaj shpirti yt,

të mos derdhësh lot,

lot të pafajshëm.

Loti i pafajshëm:

Lot dashurie.

Tifozë

Në fushën

plot me lule,

në lëndinën

ku ka mimoza,

në zemra

me dashuri të mbira…

Në sytë e qeshur

të ngjeshur me dritë.

Mall i madh

në shpirtin bujar,

ku “të dua”

është si një “gol”,

ku ka dy tifoza

të dashuruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:22 pm

Çfarë mbeti?!…

1.

Jetojmë

këtu,

atje.

2.

Mendoj

tani,

pastaj,

shikoj

për nesër,

për dje…

3.

Çfarë mbeti

nga ajo

që doja

të dija?

4.

U mundova

të vras ëndrra,

por u bëra

njësh me krimin…

5.

Mendoj për nesër

se nuk mbaj

mend për dje.

6.

Kundroj

horizontin pa fund

ç’gjendet pas asaj

që do të ndodhë nesër…

7.

Ndoshta jam,

por mendja

do të pushojë së qeni.

E çfarë mbeti nga unë,

kur mali u bë fushë,

kur dielli u bë hënë?…

&

Jeta është si lodër

që ndërton fabrika,…

Jeta është këngë,

përpiqu t’ i bësh tekstin,…

Jeta është e ëmbël…

Kush ia di vlerën!…

&

Një shpirt u ble,

por me çfarë?

Me shpirt!

(s’kish para).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:22 pm

&

Ndjenjë

Si e pafat,

si e pafaj

këtë mëngjes

me sytë e të tjerëve

e ndjeva veten;

si molekulë uji

zemra më plasi,

dëgjova sharje

mes turmës,

klithmë midis të vdekurve;

ëndrrën

midis ëndrrave s’e kuptova,

vdekja tejhumbte nga sytë.

Më thuaj një fjalë

Motiv popullor

Hajde, hajde

se kam një fjalë,

afrohu këtu,

moj vajzë,

afrohu të të them :

“Të dua!”

se zemrën ma plase

mua…

Afrohu pakëz tek unë

të të tregoj dashurinë.

Befas ti the: “Jo, jo,

zemra m’u coptua,

unë nuk të njoh

e jo më të dua….”

“Si ti nuk më do,

pse më bën të vuaj,

pse më shikon ashtu

sikur jam i huaj?…”

Diç do të thuash,

por s’e thua dot,…

Të vjen turp nga shoqet,

pse me mua lot?

Afrohu, afrohu,

më thuaj një fjalë,

më thuaj të dua

dhe unë do të të fal!”

Si mund të jetë?…

Jetë e lumtur

dhe e lehtë,

jetë e varfër

dhe e shkretë,

jetë e vdekur

dhe e qetë…

Jeta pa jetë

s’mund të jetë!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:22 pm

&&&

E trishtuar nga larg,

vetmi e lënë ,

e harruar

me lotët

dhe dhimbjen e fjalës

me prekjen e zemrës…( të valës}

Jetova fare pak

me lulen e bukur :

“Të dua!”

e humba emrin…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:23 pm

Fotografia

Në një komodinë,

fshehtas në sirtar,

e mbaj në “zemër”,

se s’dua të var…

Kam fiksuar

14 shkurtin,

ditën e bekuar,

kur udhëtonim

“të dashuruar”.

&&&
Një fjalë magjike

Buzët u prekën,

qerpikët përpëliten,

bashkohen Zemra,

një mijë ëndrra ndriten…

Jetë e lumtur,

puthje e zjarrtë,

dy njerëz bashkuar

vetëm nga një fjalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:23 pm

Ëndërroj

të jem diell

të rrezatoj rreze të arta.

…. të jem borë,

të zbardhëlloj majën

më të lartë të Mendimit…

… të jem det

valët mbi shkëmbenjtë e jetës

t’i përplas…

I I.

Ngjyrimet

e mia

&&&

Kërkimi i Hënës

E dija

se në këtë botë

ka njerëz të pashpirt,

kënaqësia e tyre:

Të bëjnë keq…

Sytë vogëlushorë

kërkojnë shpresë,

shpresëkëputurën

në mes…

E di:

Një fëmijë kërkon

Hënë “nënën” e tij

dhe lotët vijojnë rrugëtimin,

në shpresën e hapësirës së vogël

kërkojnë

lumturimin e madh…

Presin

(me ditë,

me muaj,

me vjet),

presin të vijë nëna(hëna) e re

t’i mbajë në duar.

Ndalimi

Ç’ndodh?

(Çfarë po ndodh,

çfarë ndodh?)

Ndodh diçka,

që asnjeri prej të tjerëve

s’e di;

ndodh vetëm ajo

që ti e merr mend,

e di,

tregoja të fshehtën të tjerëve

të zotëruar nga ankthi…

Mos e mba për vete

të marrësh hak…

Rrugë të gjatë

mora edhe unë,

pa ditur

nga do të më çojë trillimi

e pushtuar plotësisht

nga rrathë zëmërimi…

E dije vetëm ti, por s’ më ndalove…

Më ndaloi vetëm ndalimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani EmptyThu Oct 16, 2008 10:24 pm

&&&

Ëndërr në ëndërrim

Ëndërroj të jem lule

të lulëzoj fushën …

të jem diell

të rrezatoj rreze të arta.

…. të jem borë,

të zbardhëlloj majën

më të lartë të Mendimit…

… të jem det

valët mbi shkëmbenjtë e jetës

t’i përplas…

Ëndërroj të jem pëllumb

me qiellin të flas…

të jem Zot

të ndaloj vdekjen…

Të jem flamur

të valëzoj në një tokë të qetë…

Ëndërroj të jem erë

të udhëtoj e lirë

ku të dua,

të sjell ndryshim…

Ëndërroj të jem breshër

dhe kokrra floriri të lëshoj

për njerëzit,

t’u pakësoj varfërinë

Jeta s’mund të kuptohet

pa ëndrra

dhe ëndrrat pa jetë

s’kanë realitet.

Iku, por erdhi…

Iku dhe një ditë

që mbartte frikë,

erdhi një natë,

një natë e gjatë…

Mes natës dhe ditës

lindi Perëndimi me diell,

por me rreze trishtimi.

Iku kjo ditë me hije mjerimi,

erdhi kjo natë me fjalë mallkimi…

E nxirë ishte koha,

kur lindi Njerëzimi,

por ah, Perëndimi i zi,

lindi një njeri

që s’ngjasonte me njeri,

kishte shumë sy,

mantel të zi,

vrau një fëmi…

Iku një ditë që mori djalin..

Erdhi një natë që solli djallin!

Larg e afër

Larg e afër

këtu jam.

Larg e afër,

ty s’të kam…

Larg e afër…

Po ku je?

Larg e afër,

po çfarë ke?

Larg e afër

s’të mund harrimi,

larg e afër

buis mendimi.

Larg e afër

je vetëm ti,

larg e afër Perëndi,

larg e afër dashuri.

Larg e afër

s’mund të rri,

larg e afër në vetmi,

larg e afër dashuri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani   Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi Kombetar-talentet te rinj. Redaktor Kristaq Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"
» Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Bashkimi kombëtar dhe sinergjia!
» Bashkimi Kombëtar 2012!?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: