Nëse njerëzimi arrinë te kuptoj se deri ne c’masë ka perparuar shkenca dhe ne pergjithësi te kuptojmë intensitetin dhe nivelin tonë evolutiv atëherë fare mirë mund ta kuptojmë se sa gjigante, e nderlikuar, e stërmadhuar dhe e shumë-llojshme është gjithësia - ekzistenca materiale.
Kur shikojmë me kujdes te arriturat tona prej pikës kur ne filluam te kuptojmë e ta perceptojmë drejt shkencën, arrijmë ne perfundim se ne njohim shumë ligje natyrore, e shoqërore te cilat na shtynë deri ne nivelin ku jemi sot. Këtë nuk e bëmë per arsye tjeter, vec se te arrijmë te mbijetojmë, te zhvilllohemi, e ta permiresojmë jetën e gjithësecilit.
Kemi fatin qe po jetojmë ne një kohë e vend ku shkenca ka perparuar ne një masë të konsiderueshme, dhe po përparon me hapa te shpejtë. Mund te themi shlirë e pa pikë dyshimi se po I ngushtojmë perimetrin mistereve rreth ligjeve te natyrës tone që na rrethojnë. Por për fatin tonë të keq e kunderta ndodhë sa I përket mistereve tona jasht vendbanimit tonë, jasht shtepisë tonë te vjetër - tokës.
Hapësira jasht sistemit tonë diellor (më së largu) për cdo njeri ne tokë është një vorbullë gjigante e mbushur me mistere te pafundme për të cilat vetëm mund të imagjinojmë e fantazojmë me baza shkencore.
Gjithësinë e kemi paramenduar si një top (me (pa) fund) që t’kurret e zgjerohet në mënyrë te njëtrajtshme e pafundesisht, sa është kjo logjike dhe sa I pershtatet ligjeve shkencore ja lëmë ne dorë kohës e shkencës bashkëkohore. Ky fakt natyrisht se bënë pjesë ne shkencën e errët, te pasqaruar,e misterioze, shkencë për të cilen njerëzit gjithmonë kanë shikuar por s’kane parë gjë.
Fakti që shkenca përmirësoj jetën e cdo njeriu, besoj që nuk vlen të përmenden shembuj, thjeshtë merrni kompjuterin e elektroniken në përgjithësi të cilat ishin revolucion I vertet. Pra besimi I njerëzve dhe mbështetja e tyre te shkenca, eshte shtuar e stërmadhuar jasht zakonisht shumë gjat shekullit te XX, për shkak të shpikjeve madhore që shkruan historinë.
Shkenca është udhërrëfyesi I njerëzve për të hapur botë te panjohura e të errta. Ajo eshte shkopi I njeriut te verbër. Njeriu I verber edhe pse pa shkop mundohet në një menyrë ta gjej shtegun e shpëtimin e vetë, kurse njerëzimi pa shkencë është vetëm nje shoqëri e egër që vdes dalë-ngadal në Universin e ftohtë, te errët, e misterioz. Pa luftë, pa përpjekje a pa mundime, thjeshtë vdekje e frikshme dhe e menjëherëshme.
Ajo eshte mburoja e gurët, dhe simbas fakteve të deritanishme, edhe e pathyeshme.
Cdo njeri nga ne, si qenje që bëjmë pjesë në një bashkësi te quajtur njerëzim, e ka peshën dhe vendin e tij të caktuar ne shoqëri, prandaj ne mund te kontribojmë në ndërtimin dhe ne murosjen e mburojes, që ajo të bëhet sa më e fortë, sa më e pamposhtur, e sa më efikase për të vepruar ndaj cdo fenomoni. Nga guri të shëndrrohet në një celik - në një obelisk të vërtet.
Deri me tani zelli dhe knaqësia e muratoreve per te punuara nuk ka qene edhe aq e shpresëdhënëse, per arsye të caktuara shoqërore apo ndonjë arsye tjetër, duhet të punojmë ta ndryshojmë mentalitetin njerëzor, sepse një ushtari të madh I duhet mburoja e celiket, dhe shpata e mprehtë vdekjeprurëse, dhe sepse jemi nje specie e ndarë padrejtsisht qe punojmë për interesa, e jo për te mire e përbashkët të njerëzimt. Jemi e ardhmja e botës fantastiko-shkencore, prandaj duhet të mbështetemi sa më shumë ne shkencë, zbulime e kërkime shkencore, ato kanë të bëjnë direkt apo indirekt me jetën dhe të ardhmen tonë.
” Te punojmë, Sepse shkenca eshte bukuria, karakteri dhe shpirti që na fali natyra”Per reviste te shkolles...