Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Ëndërr mbi det" Shezair Koko

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:45 pm

38. Në natyrë

(Në këtë gjysmë sferë)



Gjysmë e botës me pasqyrë,
gjysma vërtet natyrë,
luftojnë me përmaqyra
të klonohen si natyra.
Në këtë gjysmë sferë
na rrethon një bukuri,
rrënjët ngulur thellë- thellë,
e mbështjellë kjo histori.
Na rrethon forca mistike,
mori fund bota klasike,
kujdes shumë duhet të kemi,
të ndajmë mjaltin nga helmi.
Kadareja kot s'ka thënë
parë me filozofi:
"E vërtetë e kësaj bote
është veç një marrëzi!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:45 pm

39. Shtëpiake moj

Furkë e boshtit t'i di hallet,
fill i leshtë kullon llogjikë,
veç një herë, kur shikon bijtë,
u jep ëmbëlsi e dritë.
Se aq shijon kjo dreka
gati, sa s'ka gjelltore në botë,
nuk ka çmim jo dhëmbëshuria,
mos u mundo kot.
Nuk ka çmim, jo fjalë e mirë,
fjala e fundit e mjekësisë,
po para, çudi se themi,
burimin e mirësisë.
Ndaj për shtëpiaket tona,
po ju jap një porosi:
" Me kujdes të madh, kur flisni
dhe atëherë kur u vjen bezdi...".
Ato s'dinë modë e finte,
s'dinë fjalë filozofie,
specialiste pa diplomë,
me master psikologjie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:46 pm

40. Herë e parë



xixa zjarri mbi lëkurë





U takuan sytë, mendja, zemra,

lëngjet e trupit m'u bënë korrent,

njerëzit përreth insekte të qeta,

që mizërojnë këtë ambient.

Në të mijtën e sekondës,

jeta m'u duk pa vdekje kurrë,

trupat tanë fushë emocionesh

xixa zjarri mbi lëkurë.

41.Thonë

Thonë lindi dje, thonë lindi sot,
vështirë mosha t'i matet,
unë mendoj se lindi
që me konservatet,
ndën perden hipokrite,
gjithë stolira mizëri,
komandon një kurvë e vjetër
me emrin"burokraci".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:46 pm

42. Fjalë të mençura



Nuk ka punë të vështirë,

po pati mendja dëshirë,...

Punë e lehtë s'gjendet kurrë

dhe budallai heq torturë.



Fjalë e mirë, kur del nga goja,

duhet marrë në laborator,

të hidhet nëpër damarë,

se ajo shëron tumor.



Fjalë të keqe mos të ketë,

helmi më i rëndë në jetë,

dhimbja më e thellë në botë,

s'do filozofi dhe Skot,

shpirti që mjeron në lot.



Me çdo shqisë

edhe organ ndjesor,

s'ke pse mendohesh,

duaje tjetrin, sa të do.



E mira shumë ka brenda

të keqen shumë,

E anasjellta

nuk ka vend gjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:46 pm

43. S'është lojë



Njëmijë lodra paske patur,

kokë e këmbë në trupin tënd,

thuaj ndalu pak more, djalë,

se kjo loja po na çmend.
Thuaju ndalu pak, more djalë,
se kjo loja po na çmend,
lojë çudi qenka kjo lojë,
gjer në deje seç të dhëmb.
Lojë çudi qenka kjo lojë,
gjer në deje seç të dhëmb,
Mjalti i gjirit famë e tretë
e materies mbi këtë vend,...
Vetëm fol një fjalë me gojë,
drithërimin ta kaloj,…


Desh të lahesha në lumë,

po jo zemrën ta lëndoj.

Desh t'i bëja dush kësaj mendjes,

po kjo mendjen ma tërbojë,

me thellësinë e thellë të detit,

s'ka shaka, nuk bëhet lojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:47 pm

44. Të kisha një gjyshe doja!

Të kisha një gjyshe doja
me një bletë pa thumb tek goja,
të kisha, moj një gjyshe doja,
doja, moj doja.
Të më puthte, pra të shkoja,
në mes borës do valoja,
nëpër vapë do ventiloja,
doja , moj doja.
Veç shakatë t'i dëgjoja,
njëmijë jetë do të shtoja,
qiejve do të lundërtoja,
doja, moj doja.
Gjenë më të shtrenjtë t'i çoja,
fjalën e matur nga goja,
veç për atë jetë të plakur
pa shaka thellë do të mendoja,
doja, moj doja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:48 pm

45. Këto këngë mesazhe xhani

Dëgjoj melodi embleme,
lundërtoj me fund i tëri,
brendia aliene
mbahet për një fije peri.
Bilbilin nga gryka
të më hiqte Zoti,
do pikonin sy e shpirt
dhimbje të thellë loti.


Po e kam këngën në buzë,

shpirti fshihet ndënë bluzë,

zemra hapet si shtëllungë,

mallin e marazet shkund.

S'kam një preferencë i shkreti,

gjithë rrymat që ka deti,

nga labërishtja e xhanit

tek hip-popet e shejtanit.
Eh, moj këngë himariote,
komshi e kësaj bote,…
Pale kënga e fshatit Pilur,
kjo farmaqe kaq e hidhur.
Digje,moj Gjirokatra, digje!”




















Dëgjoj këngën bënçiote,

më fillon një “dhimbje koke”,

përcjell mesazhe të rënda,

mesazhe të rënda bote.



Kur dëgjoj Vitori Balilin,

botës nuk i gjej dot fillin,

Dëgjoj këngëtarët me radhë

Katerinë Himarën,

dëgjoj Dituri Picarin,

dhe zemra më sjell beharin.

Dëgjoj dhe këngë të lehta,

Arti majë me njëmijë kreshta…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:48 pm

45. Kanë mbirë manushaqet



Njeriu: Hero qenie fantastike,

mbi trup i gdhëndet

një botë jetike.

të shoh si një mal,

të shoh si një lule,

mbi një shkëmb erozionesh

këndon e ule.

Ke ndryshuar shumë,

më parë ke qenë djalë,

por sot janë formuar

rrudhat në ballë.

Vërtet gjithçka ka ndryshuar

nga kufijtë, nga caqet,

mbi varrin tënd

kanë mbirë manushaqet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:48 pm

46. Në takim



Shkoi një degë ullishte

duke folur ilirishte.

Mendjen, moj, fare ma prishe,

bluzëkuqja dallëndyshe.

Ju, dy sy, që më verboni,

paskishit dritë neoni.

Kur takojnë rrezatojnë

e në verbim vazhdojnë,

vetëm dorën kur ta preka,

thashë se nuk isha vetja,...

Zjarri i nxehtë na pati rënë,

kur dielli puthi një hënë.

Kur mbi trup s'kishim pëlhurë,

ndjesi që s'e harroj kurrë,

kurrë s'e kisha kaluar,

atë lumë të përralluar!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:49 pm

47. Brendia ime lumturohet...



Mëngjes, dal në rrugë
me sytë e përgjumur,
të magjepsur nëpër ëndrra...
Eci ngadalë mbi thembra,
vrull dhe dëshirë pulson zemra.
Sot kam dëshirë për dashuri,
të loz bilardo, të pi raki,
në trupin tënd të bëj jaki.


Eci shkujdesshëm, shpërfillshëm.

Për një moment e mora veten,…

Ekzistenca ka dy fytyra,

njëra si nuse me vello

që dashuron çdo gjë

që shikon dhe tjetrën si shtrigë

që bren çdo qelizë të gjallë.

Eca mendimshëm,

përpara

këputa një lule mbi një shkemb,

nuk dua gjëra të mëdha,

jeta më pëlqen edhe me kaq

mjafton, brendia ime lumturohet.







47. Një pikë...



Një pikë ylli më ra në sy

Një pikë ylli më ra në sy

që i vogël, që fëmi,

shkrova një poezi,

ashtu si lojë e si lakmi.

Po kopshti i ëndrrave të mia,

më mori zvarrë nga zilia;

vazhdova me poezi

me pikën e yllit në sy.

Në mëngjese kullon vesa,

pikë e yjeve si djersa,

më gjen me letër në dorë,

duke shkruar me ngjyrime...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:49 pm

48. * * * Pikë e yllit ç'mbaka brenda,




Zjarr i nxehtë,
Vitet kalojnë si lumi,
veç pasioni vjen si brumi,
shija e mbrëmjeve në verë
e provuar s’di sa herë.
Pikë e yllit ç'mbaka brenda,
zjarr të nxehtë e fjalë të rënda,
vazhdë e vargjeve të artë
me aritmetikë të lartë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:50 pm

49. Dhoma ime

Aty flas, lexoj me vete,
aty më merr malli,
pastaj s'di ku vete,
më fryjnë emocionet,
bëhem shtatë dete...
Si si shkrova moj,
ato lezete?!
U dogja nga brenda,
si kazan rakie,
ky mall mendimet,
s'di se nga i bie,…
Këngët më pikojnë
si lot hardhie
me to gjoksi brenda
orkestër "violie".
Lermëni, moj,
në letër të bie,
e ç'të nxjerr
nga thellësia,
t'i shtie.
Nga dritarja
duket bukuria,...
O bobobo, seç u treta,
O bobobo, mend e mia!
Lulja me një flutur
plas nga harmonia,
jeta flakëroi
flakë nga dashuria,
lermëni,
të më shkojë shija,
se lumin me ujë do të pija.


Vetes prapë i fola,

Jam në katër mure,

mbaje veten, djalë,

mbaje burrë se ndjenjës fundi

si është gjetur kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:50 pm

50. Malli e thyen mërzinë

Më ikën kujtimet,
më ikën mbresat,
se në zemër thellë
janë ngulur heshtat.
Gjethet e lisit ranë,
lotët rrodhën drejt lumit,
po shpresa, o bir,
vdes e fundit...
Qerpiku i diellit më pa,
tek syri ditë,
pak dritë më la,…
Ethet e shpirtit
mbi trup vallëzonin,
Unë dhe Ti,
sikur harronim
që ishim larg,
si qielli me Jonin,
veç malli
e prishi
brishtësinë kaltërake.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:51 pm

Në vend të epilogut







Ç'qenka,

ç ' qenka dashuria,

ç'qenka ,

ç'qenka marrëzia!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shezair Koko
Fillestar/e
Fillestar/e
Shezair Koko


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 42
Vendi : Gjirokaster, Albania
Registration date : 16/09/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Sep 16, 2008 9:54 pm

Shezair Koko lindi në fshatin Picar të Gjirokastrës në vitin1982.

Vitet e fëminisë i kaloi në fshatin e tij të lindjes.

Vijoi studimet në shkollën e mesme të përgjithshme”Shyqo Sinani” të Picarit dhe mandej vijoi studimet e larta në Universitetin "Eqrem Çabej" Gjirokastër, fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë- Fizikë. U diplomua në vitin akademik 2005.

Tashmë ushtron profesionin e tij të mësuesit në shkollën 9 vjeçare "Avni Rustemi." të qytetit të Libohovës.

Një nga pasionet e tij të kahershme ka qenë dhe dëshira për të shprehur ndjenjat e tij në një fushë të bukur, emocionuese dhe të vështirë, atë të poezisë.

Duke pasur një rrjedhë të tillë nga një fshat burimor i thurjes së vargut dhe i këngës së bukur labërishte, ai nis sprovën e parë në gjininë e vështirë të poezisë me këtë vëllim poetik, ku shfaq lindjen dhe premtimin e një talenti, që kendvështron me realitet problematikën e kohës dhe sjell një poezi të natyrshme e sforco.

Vëllimi është një substrat i kësaj jete dhe jep mesazhe për ardhmërinë e autorit.

Pra ky vëllim, është një nismë e bukur e një "matematicieni”, i cili kërkon të thotë diçka në këtë lumnajë mendimore dhe njëkohësisht e një prurje vetiake.

E rëndësishme është se, në krahasim me autorët e tjerë të trevës,

në tematikën e përzgjedhur ka futur elementë të letërsisë eksperimentale dhe numerike, burim profesional, gjë që shënon një hapim dhe një premtim për ecuri.

Tharmi ndjenjësor lind në shpirt dhe klimatizohet me individualitet në këtë vëllim poetik.

Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyWed Nov 12, 2008 9:09 pm

SHkolla të jep zanat,por, vështiresia të pjek e te mat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyWed Nov 12, 2008 9:14 pm

Njeri i mirë quhet ai njeri ,që kur e shikon tjetrin ne vështireësi,të paktën nuk e ngacmon .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyThu Dec 11, 2008 7:12 pm

Dobesi, nuk eshte te rrezohesh, por te mos çohesh dot pasi je rrezuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyThu Dec 11, 2008 7:14 pm

Budallai dhe shkencetari, perfaqersojne dy bote te pafundme, qe ndahen nga nje plan jo fort i pa tundshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyThu Dec 11, 2008 7:16 pm

Po te jesh bishti i peshkut, nuk te ze era e lekut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyThu Dec 11, 2008 7:18 pm

Ne do ta dish se ç'mendon tjetri per ty, prishja pak qejfin dhe lexoja ne sy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 EmptyTue Dec 01, 2009 8:57 pm

Ju faleminderit per vleresimet qe u beni ndjenjave te mia.
Shezair Koko
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Ëndërr mbi det" Shezair Koko   "Ëndërr mbi det" Shezair Koko - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Ëndërr mbi det" Shezair Koko
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO
» Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: