|
| GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:11 pm | |
| Kush rrit një ulli: S’harrohet. Kush shkollohet, lumturohet... “EMBRIONI” ORGAN I SHKOLLËS 9 VJEÇARE NEPRAVISHTË,GJIROKASTËR. BOTOHET NËN KUJDESIN E LIDHJES NDERKOMBETARE TË POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE "PEGASI” ALBANIA, NR.1(001) MUAJI DHJETOR 2010. ÇMIMI 100 LEKË EURO 1
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:13 pm | |
| Shezair Koko, Kryeredaktori “Gëzuar festat e fundvitit KRISHTLINDJET DHE VITIN E Ri 2010! Le të jetë ky vit viti i përparimit dhe i rezultateve më të larta në procesin mësimor dhe i plotësimit të gjitha dëshirave reale të të gjithë nxënësve shqiptarë dhe mësuesve!” Një dhuratë mediatike në prag të festave të FUNDVITIT: Gazeta “EMBRIONI”! E ditorial Herë e parë në historinë e shkollës sonë, që ndërmerret dhe hidhet një hap i tillë i madh në fushën e medias së shkruar: Del përherë të parë një gazetë e shkollës sonë me emër intrigues “EMBRIONI”. Është me të vërtetë koha për zgjim nga letargjia, që na ka pushtuar në këtë fushë. Gazeta jonë do të ketë një mision të madh: Të evidentojë të gjitha veprimtaritë historike, letrare, kulturore dhe artistike, të cilat zhvillohen të programuara në shkollë si dhe veprimtarinë e qeverisë së nxënësve. Gjithashtu kjo gazetë do të japë kontribut në njohjen e vendlindjes, vlerat e saj, në stimulimin e punimeve të rrethit të historisë dhe gjeografisë për të pasqyruar pozitivitetin e këtij rajoni me bukuritë e tij të paimagjinueshme, me prezencën e qendrave dikur të banuara, që shprehin autenticitetin e vendit dhe të prezencës sonë në shekuj këtu; do të pasqyrojnë krijimet e nxënësve të shkollës sonë në çdo fushë. Duhet theksuar se gazeta do të evidentojë metodat, risitë e dhënies dhe të arsimimit të nxënësve, sipas standarteve të reja dhe reformimit të shkollës sonë, për t’ju përgjigjur kushteve të reja në këtë sistem. Programi i paraqitjes në faqet e kësaj gazete është i gjërë. Këtu do të gjejnë hapësirë: reportazhi, informacioni, tema problemore, konkursi, debate e tjerë. Por, gjithashtu, vend do të ketë për të treguar aftësitë natyralisti i ri, matematicieni, biologu e tjerë. Redaksia e kësaj gazete do të ndjekë me përkushtim ecuritë, do të evidentojë rezultate dhe përparimin gradual të individëve, klasave, cikleve… Ne kështu po hapim një etapë të re në ecurinë mediative të shkollës sonë. Të gjithë të tregojmë se dimë të shkruajnë ato, që i bëjmë në praktikë dhe ne nxënësit e shkollës së Nepravishtës dimë të jemi konkurrues me të gjithë dhe me sedër në pajisjen me arsim niveli, duke përfunduar shkollën 9 vjeçare me rezultate të mira. Kërkohet që të gjithë të “zgjohen “ dhe t’i përvishen punës dhe perspektivës së re të fjalës së lirë dhe profesionale.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:14 pm | |
| Ramadan Çulla
Këtu ku jetoj Nepravishtës Në lindje të Diellit, mbi dhëmbë të maleve: Vendlindja ime… Tokë me rrënjë trëndafilash, me rrënjë manash, mollësh, bajamesh, ullinjsh… Me themele shtëpish. Deri lart ngjiten pemët…, deri lart ngjiten çatitë. Qielli ndërron vellon përditë… Këtu zhytem në veten time, Qenie e tokës, ajrit, ujit , dritës, me gëzimin e lules, me trishtimin e borës. Djeg energjitë në libra, në grurëza, në jonxhë, në hardhitë; në gentplane, preventiva, projekte, skicime, ndërtime, përditë… Dashuroj Paqen e fushës me malin, e Qiellit me Diellin, me yjet, me Hënën, e qiellit me Tokën, e njeriut me njerinë… Kam brenda meje ditët nga shekulli pa dritën njerëzore… Në lindje të Diellit, mbi këmbë të maleve Nepravishta ime, këtu jetoj! Gusht 1995
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:15 pm | |
| Gjeometria në VARGJE Shezair Koko KATRORI DHE RRETHI Një ditë, në një orë mësimi, të ndërtuar me aq gaz, Çfarë ndodhi, doni ta dini, plasi sherri në dërrasë. Hidhet katrori dhe thotë: “O rreth ti, o kokorreth, Ti je çudia në Botë, përse shërben s’e di as vetë. Je si gur në pjerrësinë, pa mat diagonalen time, Ajo ka brenda çudinë, me pabashkëmatësinë”. - Ç’ thua , katror mosnjohës, A lexon fizikë të kohës ? Shpikja më e madhe e Botës, është i Rrethit dhe i Rrotës !
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:22 pm | |
| FIZIKA MAKROBOTA DHE MIKROBOTA -Ç’të të them, moj vogëlsirë?- i thotë qielli fund i zgjuar,- Syri yt bën jetë a fir, ç’ke moj grimcë për t’u vlerësuar? -Eh, sa gjigande jam unë, vetëm të më shohin sytë, Unë nuk kam fillim as fund, ecin, s’di, sa vjetëdritë! Shpirti im është Parajsa, ndaj matem me Perëndi.. Po ti fol, pra, fol se plasa, ku ke këmbë, a dorë, a sy? Ia kthen grimca në qetësi: “Plasa unë pa linde ti, fushë e lëndë nga u derdhe, nga Bingbengu a nuk erdhe? Gjëja e madhe duket lehtë, po kush bën fermentimin, kush e jep çudinë e fshehtë, ngjizjen që me fekondimin!” * * * Sytë e mi: 1000 thjerza, Koka ime: 1000 drejtëza, Shpirti im: 1000 “menca”, Zemra ime: 1000 fletëza Trupi im: 1000 eshtërza Malli im: 1000 heshtëza Ndjenjëza ime: 1000 geishëza.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:23 pm | |
| Të njohim vendlindjen Nepravishta nga Ramadan Çulla 155 shtëpi. Katër lagje të vjetra dhe një e re. Nepravishta e fillimshekullit të ri. Fshat mbi këmbët e malit të lartë të Buretos, përballë në fushën e gjerë të Drinos. Përballë me Malin e Gjerë dhe të Dropullit të Poshtëm, matanë luginës, shtëpi mes pemësh, shtëpi rrethuar me kopshte të bukur verorë. Ballkone me avlli me vazo me lule dhe trëndafila. Me rrugë arterie të lëvizjes nga fillimi deri në fund të çdo lagjje. Midis lagjeve përrenj, që zbresin nga mali, ndahen katër lagje nga njëra - tjetra. Lagjja e Sipërme, Kapsaqi, Lagjja e Poshtme, Lagjja e “Kroit” ose Lagjja e e qendrës së fshatit, ku të merr e të lë makina, që shkon çdo ditë në qytet (Gjirokastër). Këtu lëviz jeta e 763 banorëve të sotëm. Jeta e tre brezave, që bashkëjetojnë. Kush hyn sot në Nepravishtë një objekti i parë, i bukur dhe madhështor, që i shfaqet në jug, është Kodra e Melanit, rrethuar me qiparizë të lartë dhe kush ngjitet te Kodra e Melanit dhe hedh sytë nga veriu objekti i parë i bukur i dukshëm, i cili i shfaqet është Nepravishta. Dhe ashtu, siç hodhëm dritë për një kodër, le të bëjmë të dukshme disa gjera edhe për këtë fshat, një vendbanim, që shtrihet në një distancë 2,5 km larg nga qyteza e vjetër e Kaonëve. Nepravishtë... Si lindi ky emër?
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:23 pm | |
| Ka dy versione. I pari nga sundimi sllav në Shqipëri në shekullin e X ku thuhet se, ky emër mund të ketë prejardhje nga sllavishtja, që “Nepravo” do të thotë “Në krahë të djathtë” të rrjedhjes së lumit, gjë, që i përgjigjet edhe shtrirjes gjeografike të fshatit, në krahë të djathtë të lumti Drino. Versioni i dytë lidhet me leksikun e gjuhës tonë, ku ka një fjalë “Përbishtë”, që do të thotë “Shpërndaj këtu- atje”. Si rrjedhojë “Përbishtë” mund të jetë një qendër e banuar e shpërndarë në disa kilometra nga kodra në kodër e Gropishtë, siç janë lagjet dhe sot. Grupet sllave të shekullit X mund të kenë transformuar këtë emër nga “Përbishtë” në “Nepërbishtë” apo Nepravishtë. Përsa i përket fshatit të sotëm është i pranueshëm versioni, që ai të ketë origjinën nga banorët hershëm të Kodrës së Melanit, ku ishte vendosur qyteti i vjetër i fisit të Kaonëve, që në periudha të ndryshme historike, siç përcaktojnë studiuesit, mori emrat Hadrinopol, Justiniopol dhe Edrene, dhe ky ka qenë jo një vendbanimi i tyre i ri, pro një rikthim te ish vendbanimet e para primitive të tyre, pranë ujit të shumtë të Vrizit. Ata janë vendosur në pjesën kodrinore të Lagjes së Sipërme dhe në gropishten e Lagjes së Poshtme dhe dalngadalë kanë formuar fshatin me kufijtë e sotëm të shtrirjes së tij në afërsi të qytetit të lashtë. Nëpër rrjedhat e historisë dhe nepravishnjotët, si gjithë populli shqiptar, kanë pasur aktivitetin e tyre shoqëror, i cili ka qenë i lidhur kryesisht me luftrat e çdo shekulli për liri, pavarësi kombëtare. Duke ju referuar pikave më të dukshme të historisë tonë, mbështetur dhe në historikun e fshatit, evidentohet se, nepravishnjotët kanë qenë pjesëtarë në radhët e ushtrisë së Skënderbeut në jug të vendit, të drejtuar nga Gjergj Arianiti, duke luftuar 25 vjet kundra osmanëve turq. Edhe në historinë e gjatë shekullore pas Skënderbeut, në kryengritjet e ndryshme të popullit shqiptar, është evidentuar përsëri dhe pjesëmarrja e nepravishnjotëve. E përmendur është pjesëmarrja e tyre në kryengritjet e vitit 1847 kundër reformave të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:24 pm | |
| Tanzimatit, që kishin për qëlim të forconin sundimin osman në Shqipëri. E njohur në këto luftime është beteja e Bogazit në Grykën e Peshkëpisë, që duket nga Kodra e Melanit në juglindje të saj. Katërqind burra nepravishnjotë me Braho Nepravishtën në krye dhe tetëqind burra libohovitë të udhëhequr nga Qani Karavanjaku, luftuan trimërisht kundër turqëeve në këtë grykë dhe bijë nga Nepravishta. Shaqua dhe Dajlani e të tjerë, luftëtarë të asaj beteje historike, në periudhën e viteve 1820-1850. Nepravishta ka qenë një vatër e zjarrtë e kryengritjes popullore antiosmane dhe Braho Nepravishta ka qenë një udhëheqës i madh luftrash popullore në kohën e Ali Pasha Tepelenës 1920 e më vonë deri në 1847. Si forcë shoqërore e organizuar nepravishnjotët dalin në Luftën e Vlorës në 1920 kundër pushtuesve italianë. 43 pjesëmarrës të dalë vullnetarisht krijuan çetën e luftëtarëve libohovitë e nepravishnjotë (142 veta nga Nepravishta si Emin Bilibashi, Kadro Çulla, Iliaz Stolia, Mehmet Çene, Zaho Kohaçi e të tjerë dhe në 5 qershor nga pazari i Libohovës u nisën drejt Vlorës, ku, nën udhëheqëjen e Selam Musait, luftuan me trimëri, deri sa e hodhën italianin në det drejt Italisë... Pjesëmarrjen në luftë për lirinë e Atdheut nepravishnjotët, ashtu si në çdo kohë, e treguan fuqishëm edhe në Luftën e Dytë Botërore, që përfshiu vitet 1940-1945 të shekullit të kaluar, në atë Luftë Nacional -çlirimtare kundër fashizmit e nazizmit, ata treguan trimërinë e tyre, në formacionet e vogla partizane e më vonë në Brigada e Divizione u rreshtuan dhe luftuan heroikisht edhe 85 pjesëmarrës nga Nepravishta, djem dhe vajza të reja, që ndoqën luftimet, deri në tokat jugosllave për çlirimin e popullit kosovar. Sot një lapidar i bukur, në qendër të fshatit, përjetëson emrat e një heroine të Popullit, Ylbere Bilibashi dhe 13 dëshmorëve të tjerë (Xhevdet Nepravishta, Nevir Duro, Asqeri Mushi, Fildeze Beqari, Halit Mixha, Nexhip Çene e të tjerë), që dhanë jetën në këtë luftë të përgjakshme botërore. Në çdo kohë nepravishnjotët kanë qenë dhe arsimdashës. Që para 1912 së në fshat funksiononte një shkollë fillore, metjep turk, që bënte pjesë në kompleksin e xhamisë në Lagjen e Sipërme dhe që ndiqej nga djemtë e fshatit. Gjer në vitin 1920 në fshat dinin shkrim dhe këndim shqip mbi 20% e burrave si dhe një numër i vogël grash. Shkolla e parë shqipe hapet në 1919 nga mësuesi i parë i fshatit, Zija Nazim Spahiu, e qëndron e hapur deri në 1932. U rihap e ciklit fillor, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:24 pm | |
| pas çlirimit të vendit, në vitin 1945, e më vonë u bë e arsimit 7-8 vjeçar. Në qendër të lagjes së “Kroit”, sot ngrihet me përmasa të dukshme që prej vitit 1980 shkolla 8 vjeçare e fshatit, ku çdo vit ndjekin mësimet mbi njëqind nxënës nga Nepravishta dhe Drinua, fshati fqinj. Prej vitit 1951 e deri në vitin 1990 nepravishnjotët u inkuadruan në kooperativën bujqësore vetiake dhe më vonë të përbashkët në fshatrat e Rrëzës së saj dhe me Dropullin e Poshtëm, që ndërtoi dhe praktikoi sistemi i gjatë komunist. Në këto aktivitete nepravishnjotët u dalluan për blektorë dhe bujq të mirë dhe si sektor bujqësor i veçantë u dallua për rezultate të larta në kulturat bujqësore për kultura të tilla si: duhan, misër, pemtari e perime të verës. Me emër nga këto kultura ka qenë dhe është duhani shumë i mirë i baçeve të Nepravishtës, si dhe fiku i zi kokërrëmëbël, vija – vija të bardha i po këtyre baçeve. Të dyja këto të kërkuara shumë në treg… Po me emër është dhe ftoi kokër madh i Nepravishtës, varietetin e të cilit agronomi i talentuar Abedin Çiçi nga Libohova, në kujtimet e tij, ia adreson xha Izetit (Çobani), një mullis, pemërritës, që e kishte kultivuar vetë nga varietet e ftoit të Përmetit, Leskovikut e Delvinës prej vitit 1910 e këtej në Nepravishtë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:25 pm | |
| Cili është aktiviteti i sotëm ekonomik i nepravishnjotëve, pas shkrirjes së kooperativave bujqësore në verën e vitit 1991? Nepravishnjotëve u pëlqen puna në vendlindje. Bujqësia e blegtoria individuale e kolektive. Të paktë janë ata, që ndjekin emigracionin ekonomik në dy shtetet fqinj, Greqi dhe Itali. Të rinjtë pëlqejnë punësimin në vend si atë të ”ALFA GLINA”, në fshatin Glinë, ku prodhohet uji mineral i Glinës dhe produkte të tjera të pijeve freskuese, që tregtohen kudo. Një pjesë e specializuar merret me punë ndërtuese objektesh si shtëpie tjera në fshat dhe më gjerë, deri në fshatrat e Dropullit të Poshtëm dhe të Sipërm. Të reja nga fshati punojnë në prodhim kartopeceta “Lineks” e “Alba” në Peshkëpi të Sipërme e në Dropull. Të rinj të tjerë punojnë në firma ndërtimi e në punë shtetërore. Nga dëshira për t’u lidhur sa më mirë me problem bujqësore e blektorale, pas vitit 1992, një pjesë nga brezi i ri kanë lënë çdo vit banimin lart në fshat e ndërtojnë shtëpi poshtë në fushë (200m), te ish depot, zyrat, stallat e kooperativës bujqësore, duke krijuar kështu lagjen më të re në Nepravishtë. Lagjja e re me tridhjetë shtëpi në fushë lidhet me qytetin e Gjirokastrës çdo ditë për tregtimin e qumështit të lopës, krahas një punishte të vogël në vend, duke siguruar të ardhura për jetesë. Ata i gëzon fakti që i pasjes gjatë 24 orëve të ujit të pijshëm në shtëpi, ndryshe nga kushtet e vështira të furnizmit me ujë të fshatit të lartëm mbi “VRIZ”, që ka vetëm dy orë në ditë, i cili ngjitet me anën e elektropompave, që paraqesin probleme të ndryshme. Ndërtimet e reja kanë përfshirë dhe kodrat poshtë lagjes së Poshtme (në brigje) dhe ish objektet bujqësore e blektorale të ish fermës, në afërsi të fshatit Drino. Ndërtimet e reja kanë arkitekturën e re të kohës, guston e të rinjve, që duan të njehsohen me Shqipërinë, e me Europën në çdo gjë të tyre. Vetë nepravishnjotët admistrojnë sot 5 dylym tokë bujqësore për person. Një pjesë administron dhe teknikë bujqësore, si dhe tri autokombajnë korrëse e shirrëse të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:25 pm | |
| grurit, tërshërës, jonxhës,… numërohen mbi 13 zetorë privatë, freza zetori e dore, motokorrëse e teknikë tjetër bujqësore. Po rriten nga viti në vit vreshtaritë me rrush vendi, pemtore me fiq, ullin e tjera. Fusha e gjerë dhe arat me prodhime bujqësore të Nepravishtës, livadhet dhe kodrat me dhën, dhi e lopë deri në shpatet e Malit të Buretos të kujtojnë sot vargjet madhore të Naim Frashërit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për të qenë akoma më mirë në vendlindje, nepravishnjotët kanë sot pesë kërkesat e tyre: Një rrugë të mirë të asfaltuar për mjetet e tyre, për t’u lidhur me qytetin; Ndihmë shtetërore për blektorinë dhe për të rritur e tregtuar prodhimet e tyre bujqësore. Më shumë ujë në shtëpitë e tyre, që fati i vjetër i ka çuar të banojnë e të jetojnë mbi burime të shumta poshtë fshatit, përjashtuar lagjen e re... Më shumë dritë elektrike në shtëpi, rrugë. Më shumë dritë njerëzore demokratike nga koha e shekullit të ri, shekulli të XXI në vendin e tyre. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:26 pm | |
| PUNA MËSIMORE DHE SHKENCORE NË SHKOLLË Misioni i shkollës është të nxjerrë , jo vetëm nxënës të mirë, por njerëz të mirë Fokusuar lënda e Gjuhës shqipe Nga Klodiana Bajo , mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe Mësimi i gjuhës shqipe në shkollën tonë përbën momentin kryesor në progresin dhe suksesin e nxënësve. Nëpërmjet tij hidhen bazat për zhvillimin emocional, shoqëror, intelektual të nxënësve dhe, njëkohësisht, zbulohen ndjenjat, idetë përvojat e nxënësve. Gjuha, që mësojnë nxënësit në shkollë, u shërben atyre për një formim më të mirë, por edhe për të pasur një fjalor të pasur. Shkolla jonë po hedh hapa përpara në realizimin e detyrave të saj nga njëra anë dhe mësuesit realizojnë qëllimin dhe misionin, që i kanë vendosur vetes. Lënda e gjuhës shqipe përmban realizimin e katër shprehive gjuhësore si: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Nëpërmjet saj nxënësi merr, jo vetëm njohuritë gjuhësore, por ka mundësi të shprehë mendimet e tij rreth botës, që e rrethon. Lënda e gjuhës shqipe në sajë të temave të larmishme, rreth të folurit dhe të shkruarit, u jep mundësi të gjithë nxënësve, pavarësisht niveleve, që kanë, të përfshihen në procesin mësimor. Lënda e gjuhës shqipe nuk është një lëndë monotone për nxënësit, sepse, në sajë të rubrikave të larmishme të saj, ajo mund të shprehë talentin e vet, duke filluar që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Një nxënës, i cili ka talent në poezi këtë mund ta shprehë, jo vetëm jashtë klase, por edhe brenda një ore mësimi. Një nxënës tjetër, që ka talent në pikturë mund të shprehë vetveten nëpërmjet realizimit të një posteri, orë kjo, që përfshihet në | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:26 pm | |
| programin e klasës së shtatë. Një metodë mjaft e vlefshme, që ndikon pozitivisht në procesin mësimor është metoda e mësimdhënies me në qendër nxënësin, që i jep mundësi atij të përfshihet tërësisht në orën e mësimit. Kështu detyra e secilit prej nesh si mësues është ta përfshijë nxënësin dhe ta mbajë gjallë interesin e tij gjatë gjithë orës së mësimit. Përfshirja e tij në një orë mësimi është përmbushje dhe realizimi i qëllimit të mësimdhënies. Një element i domosdoshëm, që mësuesi, në përgjithësi, duhet të ketë parasysh është që, nëpërmjet pyetjeve, të cilat bën për të verifikuar saktësinë e dijeve dhe nivelin duhet të mos i mbingarkojë nxënësit me pyetje që kërkojnë thjesht riprodhim të njohurive, por të përfshijë teknikat si brainstorming ose stuhi mendimi, loja me role ose puna e udhëhequr me grupe. Në lëndën e gjuhës shqipe realizohet një bashkëbisedim me nxënësit, duke i përfshirë të gjithë, pavarësisht niveleve dhe, më pas, sqarohen koncepte apo njohuri të reja. Nxënësi në klasë lejohet të shprehë mendimin deri në fund, pavarësisht nga lloji dhe cilësia e përgjigjes. Mendimi i tij në klasë ballafaqohet me mendimet dhe përgjgijet e nxënësve të tjerë dhe në fund ai e shikon vetë saktësinë e përgjigjes së tij. Nxënësi nuk demoralizohet nga mësuesi, duke e vlerësuar negativisht ose duke i thënë saktësinë e përgjigjes së tij me fjalët “Jo, është gabim!”, por duke e inkurajuar me fjalët: “Mirë, por ja të dëgjojmë dhe shokun…”. Në klasën e nëntë mësimi i gjuhës shqipe kërkon më shumë angazhim nga ana e nxënësve, por dhe e mësuesit. Në punët me shkrim, që janë mjaft të larmishme, ata mund të realizojnë një tekst përshkrues ose argumentues deri tek hedhja e hapave të para në shkrimin e një reportazhi. Teknologjia e përparuar si internet iu jep mundësi nxënësve t’i zgjerojnë njohuritë e tyre, duke i | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:26 pm | |
| vënë në funksion të një ore mësimi, siç është ai për një udhëtim fantastiko- shkencor ose jeta dhe biografia e një autori, nga mësuesi bëhet një punë parapregatitore përpara temës së re për të kërkuar informacion rreth jetës dhe veprës të një autori. Nxënësit të ndarë në grupe i kanë detyrat të qarta në mendjet e tyre, të nesërmen ata mund të përfshihen tërësisht, sepse secili prej tyre ka realizuar punën e kërkuar, gjatë temës së re, pra në orën e leximit bëhet një bashkëbisedim mjaft frutdhënës, që sjell arritje më të mëdha me nxënësit dhe sadisfaksionin për mësuesin. Njohuritë e marra nxënësit mund t’i kenë përvetësuar, jo vetëm prej internetit, por edhe prej bibliotekës së pasur e të larmishme të shkollës sonë. Biblioteka ka një fond prej …….. librash dhe është vënë në funksion të procesit mësimor nga klasa e tretë e deri në të nëntën. Pothuajse secili nxënës ka kartelën e tij dhe është i gatshëm për të lexuar sa më shumë libra. Disa prej librave sugjerohen nga mësuesit për të realizuar sa më mirë orën e mësimit, por ka dhe libra që nxënsit i marrin me dëshirën e tyre dhe i kthejnë pas, jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë. Rëndësia dhe vlera e bibliotekës sonë është se, në sajë të larmishmërisë, u ka dhënë mundësi nxënsve t’i shfrytëzojnë në orën e mësimit për një bisedë letrare ose për një | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:28 pm | |
| punë me shkrim, por, në fund të fundit, për të pasuruar fjalorin e tyre dhe për të nxitur imagjinatën. Leximi i librave të ndryshëm u jep mundësi atyre për të shfaqur veten në konkurse letrare të organizuara në shkollën tonë, por edhe në koncerte festive në festat e 1 Qershorit, 28-29 Nëntorit, festat e fundvitit e tjera. Nxënësit mund të shprehin vetveten dhe nëpërmjet poezive të krijuara, të cilat vendosen në Këndin e Klasës, ose atë shkollës. Orët e lira në lëndën e gjuhës kanë qenë të domosdoshme në organizimin e projekteve të ndryshme si mbledhja, organizimi dhe paraqitja e të dhënave mbi traditat dhe zakonet e fshatit tonë, ose pjesëmarrjet në lojërat pagane në Parkun Kombëtar të Antigonesë, ku shkolla jonë u vlerësua me çmim të tretë. Pra lënda e gjuhës shqipe ndihmon, jo vetëm për të marrë njohuri gjuhësore dhe letrare, por edhe për t’u dhënë shtysë talenteve të rinj, të cilët mund të ballafaqohen lehtësisht me nxënës të shkollave të qytetit. Në fund të fundit misioni i shkollës është të nxjerrë, jo vetëm nxënës të mirë, por njerëz të mirë. Këtë mison përpiqemi ta përmbushim çdo ditë të veprimtarisë sonë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:28 pm | |
| Cicërima poetike nga rrethi letrar i shkollës Këto, natyrisht, janë disa cicërima të para poetike, nëse do t’i quanim kështu. Poezia kërkon ndjenjë, të flasë me figura të bukura, që kur lexuesi, apo bashkëmoshatari t’i lexojë të emocionohet shpirtërisht dhe të bëhet me krahë. Ne përzgjodhëm disa krijime nga tuajat dhe, si botime të para, toleruam. Duhet të punohet shumë që shkolla të përfaqësohet denjësisht në konkurse, fjalë poetike, interpretatime. Këto duhet të merret mirë në dorë me qëllim që të nxiteni për krijime të tjera më të bukura dhe më me nerv. Është një punë shumë e madhe që duhet të bëni . Le të shërbejnë këto cicëima si nxitje në krijimtarinë tuaj. Alesandra(Majlinda) Shabani U.P.L.I (SHBA) W.P.S, Zev/Sekretare e Përgjithshme e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve dhe Shkrimtarëve “PEGASI” ALBANIA
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:29 pm | |
| Vanesa Rado Shqipëri, o nëna ime, sot je veshur në të kuqe, Të parët për ty luftuan, të të shihnin porsi nuse. Të gjithë kërkonin të të ndanin, të të bënin copa - copa, të mos kishim as gjuhë, as emër, të mos ekzistonte fare toka. Anë e mabanë kudo që ishin Ata, të vërtetët atdhetarë, Me Ismail Qemalin në ballë, flamurin ngritën në Vlorë. I dhanë pavarësi Shqipërisë,... Gjithë Bota e dëgjoi, flamurin e ngritën në gjithë Shqipërinë, deri në Kosovë…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:30 pm | |
| Seit Mushi Atdheu dhe fshati im… Ty, atdhe, të dua shumë, se te ty linda unë, Kam miq e plot shokë, luajmë të gjithë tok… Jetoj plot lumturi dhe gëzim, Jetoj, si zot në fshatin tim, në një fshat rrëzë malit, plot me pyje dhe fusha, ku ka dhe disa ullishte. fshat me fruta dhe pemishte.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:30 pm | |
| Hysen Çobani Vendlindja ime Fshati im një fshat malor, pak fushor, pak kodrinor, me një bukuri të rrallë, që nga fusha gjer në mal. Fshati im të dua shumë, për ty gjakun e derdh lumë. Ja vendlindja jonë e vjetër, për të rritur e për të vegjël.
Nepravishta fshati madh, me nje histori të rrallë, Ke Teqenë madhështore, gjan si lule në bregore. O, moj Nepravishtë e dashur, unë s’do të harroj kurrë. Këtu unë linda që i vogël dhe këtu do të bëhem burrë! Gjithë jetën kemi punuar dhe ty duke zbukuruar, Për ty do të punojmë gjithmonë po u desh dhe jeta jonë…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:30 pm | |
| Bajo Mushi Të gjithë mësojnë si unë
Shkolla jonë në mes të fshatit, qëndron përherë dyerhapur, Pret fëmijë dhe nxënës shumë, të gjithë mësojnë si unë. Shkolla jonë është e mirë, ka nxjerrë njerëz xhevahirë, të ditur e të zgjuar shumë, ashtu do të bëhem dhe unë. Ne në shkollën tonë kemi, shumë mësuese të mira, I duam dhe i respektojmë, përherë e përdita. Shkolla jonë në mes të fshatit, e pastër si dëborë e malit, rreth e rrotull në lulishte, aq e bukur e plot pemishte.... Ne e duam dhe e mbrojmë, sa të jemi e sa të rrojmë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:32 pm | |
| Bajo Mushi Erë, moj Erë, moj, që fryn në male, hajde poshtë, por mengadale, sepse pemët kanë çelur, kanë çelur për bukuri, ç’të shikosh, plot hijeshi!... Erë, moj, që fryn në fusha, kalon shpejt dhe me furi, paspak na sjell shi. Fryj, moj erë, nëpër male, na sjell erë, çaj mali, Fryj, moj er,ë në lëndina, na sjell erë trëndelina. Fryj, moj erë e mos pusho, se natyra kështu të do! Bukuri e Nepravishtës është e madhe me male, kodra dhe livadhe, Gjithë vendi i gjelbëruar. Zemra jonë e lezetuar…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:33 pm | |
| Vendi im Histori e Nepravishtës është e trishtë, jo nga fjalët, por fizikisht,... Vend i bekuar nga Zoti, Për këtë vend është derdhur ujëvarë dhe loti... Shumë çudi kanë ndodhur Shumë njerëz janë plagosur, kanë njerëz jetojnë e kanë jetuar, Që nga koha e shkuar. Në fshatin tonë ka dhe një teqe, është e vjetër , por ngjan e re,... ka qenë dhe një qytet, por vetëm gurët kanë mbetë…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:34 pm | |
| Poezi eshkruar nga Lefteri Pondikati | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:34 pm | |
| * Nepravishta Vendi ku u linda: Nepravishta, Vendi ku po rritem: Nepravishta. Nepravishta sa vend i bukur, për këtë jam e lumtur! Vendin tim e dua shumë dhe nuk e ndërroj kurrë… Çdokënd e merr malli për vendin e tij Në vend të huaj askush nuk rri... Çdo vend mund ta adhurosh, Por vendin tend, jo kurrë, s’mund ta harosh!… Vendlindja e para gjë, që duhet të mendosh Nuk duhet që për një vend tjetër të gëzosh. Dije: në vendin tënd gjithmonë je i(e) gëzuar. Me lumturi përreth je i(e) zbukuruar.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO Sat Dec 18, 2010 1:34 pm | |
| Shefqet Maliqi Shqipëri, o vendi ynë, si të ta shpreh dashurinë? Nënë e babë je për mua, prandaj kaq shumë të dua! Në Nepravishtë linda, këtu kam lerë, E njoh gjënë e dlirë, e njoh gjënë me vlerë!
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO | |
| |
| | | | GJIROKASTRA "EMBRIONI" NEPRAVISHTE NGA SHEZAIR KOKO | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |