Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: GJIROKASTRA JONE Thu Dec 09, 2010 2:05 am | |
| 1. MIRËDITA, GJIROKASTËR!
Gëzime e trishtime rëndshëm mban mbi supe. Të tëra dritë-hijet ke mbartur ti gjithherë… Përqark Kështjellës askurrë s’u tute; Nursojmja fisnike në gjoks të Malit të Gjerë.
Një fundgusht herët rrugëtova I pari largim nga Zagoria. Isha i padalë; sa shumë u lodha. Më çlodhi pamja jote…mrekullia.
Iu ngjita Palortosë në mesditën plot diell. Të fola si në ëndërr: “Mirëdita, Gjirokastër! Ja, erdha tek Ty, te më japësh dije; për të qenë i mprehtë dhe i qashtër…”
Erdha per tek Ty me rripaqka mjerane, kur vesha së pari kemishë me jakë, pantallona e xhaketë doku bajate, për të dalë mësues me gravatë…”
E quajta fat atë lloj arsimimi. Katër vjet të plotë në vatrën e Çabejt. Aty ku u lind e studioi Ismaili. Aty ku mençuria përshfaqet krejt. Riosh mes rioshësh Bota ishte jona. Ideale rinore… Tjetër përmbajtje ëndrrash, Pjekje njerëzore…
“Pandeli Sotiri” me shtyjti për më tej. Me priti Tirana, t’i shtoja dituritë. Rinia e dhuntitë më vërshonin nëpër dej. Siç përftova, të përhapja edhe unë dritë…
Jehonshëm më erdhi, eh, një zë princeshe. Sakaqherë ndjeva tënden bujari. Dhe këng’ e kalldrëmeve jo, jo nuk të reshtte. Më hyri në palcë, më dha gjallëri.
Kaluan shumë vite, të erdha sërish. Këtë herë me mbipeshë mbi supe e në shpirt: Pesha e thinjave e rrudhave dallohet me veshtrimin e pare. U shtuan dhe sëmundjet në inventar Tek ty, Gjirokastër rrekesha eshtrave të gjyshit pranë t’u gjendesha… Edhe pse ti m’i humbe, Ato eshtra, qyteti im, nuk të zemërohem kurrsesi. Zbatove një urdhër dhe aq…
E vorrezat i vuri përpara rruspa falë një vendimi e veprimi mizor… pa menduar kush për kujtimin njerëzor.
Atëherë edhe eshtrave iu prishej qetësia. Asokohe urdhëronte babëzia e marrëzia… Në kohët që mbijetoj në gjirin tend, më trajton paqësisht… Derte e gëzime po përball shqiptarisht.
E kujtimet për ty më vijnë radhë – radhë… Të përgjërohem përunjësisht, Qytet – mrekulli! O qytet- habi, Ti, qytet i bardhë!- Spoiler:
| |
|
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA JONE Thu Dec 09, 2010 2:07 am | |
| QYTET Ì YLBERTË
(Një këngë për ty, qytetin ynë!)
Në Çajup qëndroj, në shteg të Parajsës. Tatëpjetë lëshoj syt’ e mi të pastër. Tek ty, shpirte moj, xhan, o Gjirokastër!
Gjirokastra jonë, qytet ì ylbertë, zemrën na rinon, na ylberon jetën.
Pas lulesh, thëllëzash vrapoja një ditë. Në Çajup pashë veten, pashë mrekullitë. Te Kështjell’ e shkëmbtë m’u mbërthyen sytë.
Gjirokastra jonë, qytet ì ylbertë, zemrën na rinon, na ylberon jetën.
Rri, vështroj Eqremin tok me Kadarenë, Bajon e Çerçizin, Rumbon e të tjerë… Bulen, Persefonin, më tej Myzejenë.
Gjirokastra jonë, qytet ì ylbertë, zemrën na rinon, na ylberon jetën.
| |
|