Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NGA TRADITA JONË E DASMAVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA TRADITA JONË E DASMAVE Empty
MesazhTitulli: NGA TRADITA JONË E DASMAVE   NGA TRADITA JONË E DASMAVE EmptySun Aug 10, 2008 1:16 am

Ja qka na solli për forumin "BASHKIMI KOMBËTAR",krijuesi,këngëtari dhe pedagogu e gazetari ynë Demir Krasniqi nga Gjilani

NJË DASMË ME DIMENZIONE MBARËKOMBËTARE DHE MUZIKË TRADICIONALE

Gjilan, më 7 Gusht 2008.

Korriku dhe Gushti , në deceniet e fundit janë shndërruar në muajt e ahengjeve, dasmave, fejesave, martesave dhe synetive , po thuaj se në të gjitha krahinat shqiptare. Fitohet përshtypja se dhjetë muajt e tjerë kalendarik të vitit janë në “pushime” sa i përket organizimeve të ahengjeve dhe ceremonive të ndryshme popullore e familjare.
Këtë dukuri që është shndërruar në traditë, na e ka imponuar kurbeti i zi, i cili nëpër shekuj dhe në vazhdimësi, po na i grabitë heshtazi bijtë dhe bijat tona më të mira, anë e kënd kontinenteve të rruzullit tokësor!
Andaj, malli, nostalgjia dhe dëshira për t’u takuar e çmallur me vendlindjen dhe njerëzit e saj, po i detyron njerëzit që të gjitha ahengjet familjare t’ i organizojnë gjatë këtyre dy muajve. Pra, dasmat dhe gazmendet tona popullore, viteve të fundit janë shndërruar në arena të bashkimit familjarë, miqësor e shoqëror, ku mund t’ i shijojnë edhe vlerat artistike të kulturës së traditës kombëtare dhe të njihen me njëri – tjetrin drejtpërsëdrejti.
Një konkurrencë e këtillë, ku në të gjitha dasmat dhe ahengjet e ndryshme familjare , pa tjetër duhet të jetë e pranishme muzika si një korpus përcjellës argëtues, ka bërë që organizatorët e këtyre ahengjeve, të obligohen që së paku një vjet, apo gjashtë muaj më parë, të përcaktohen dhe sigurojnë grupet, individët dhe ansamblet muzikore!
Kjo konkurrencë, ka ndikuar që artistët popullor të cilët merren ekskluzivisht me zejen e muzikës dasmore, t’ i ngrehin çmimet në shifra astronomike, kur kihet para sysh standardi dhe kostoja e jetës në Kosovë.
Derisa në Kosovë, një punëtor krahu punon gjatë tërë ditës për një mëditje prej 5 apo 10 Eurosh, pa ngrënë e pa pirë, derisa një mësues i Kosovës, punon një muaj me nxënës vetëm për 200 Euro, pa asnjë stimulim tjetër, pa as një shuajt ushqimi – artistët e specializuar për dasma popullore, vetëm për 5 orë punë me këngë, muzikë, pije te të gjitha llojeve, specialitete të shumëllojshme ushqimore dhe dhurata të pa parapara, në fund për punën e tyre shpërblehen minimum me nga 300 Euro për person!
Më në fund, për një gazmend të shumëpritur familjarë, kjo do të ishte krejtësisht në rregull, nga se një proverb popullor thotë:”Qejfi është më i madh se deti!”
Mirëpo, kjo konkurrencë kaq e madhe e dasmave dhe ahengjeve popullore vetëm brenda dy muajve të vitit, ka bërë që të ndryshojë shumëçka nga tradita jonë popullore.
Derisa , dikur sipas traditës dhe zakoneve, dasmat bëheshin ekskluzivisht vetëm të enjteve dhe të dielave, tani më nuk shikohet se çfarë dite është, por problemi paraqitet vetëm se si të sigurohen lokalet, restorantet , hotelet dhe grupet muzikore?!
Një konkurrencë e tillë e organizimit të dasmave dhe ahengjeve të ndryshme popullore, ua ka mundësuar që shumë grupe muzikore dhe individ të cilët merren me zejen e muzikës dhe të këndimit, pa kurrfarë kriteri, as përgatitje profesionale, të marrin të drejtën dhe guximin që të shkojnë nëpër dasma dhe të fitojnë para të majme, duke e çoroditur tmerrësisht këngën, muzikën dhe vallen tonë tradicionale kombëtare!
Nga këto trende, u dezorientua tradita jonë muzikore, por edhe tradita e dasmave dhe ahengjeve tona familjare, duke u futur në to antivlera, vlera të dyshimta, vlera të vjedhura nga popujt tjerë, por edhe vlera muzikore amorale.
Një dasmë popullore me dimensione mbarëkombëtare dhe me muzikë të mirëfilltë tradicionale, këto ditë, më 7 Gusht 2008, u organizua në hotelin më të madh të Gjilanit, të quajtur “Kristal”.
Këtë dasmë – synetie , e kishte organizuar një mërgimtar nga Franca, i cili 6 muaj më parë e kishte angazhuar Ansamblin muzikor “Kastriotët” nga Ferizaj, ansambël ky, i mirënjohur dhe i dëshmuar për vlera muzikore kombëtare në mbarë trojet etnike shqiptare.
Pronari i kësaj dasme, kishte bërë një organizim dhe skenar të shkëlqyeshëm, për të cilin të gjithë mysafirët që patën rastin të jenë pjesëmarrës të këtij ahengu, i morën lakmi për rend, rregull dhe aheng të bazuar në tabanët e shëndosha kombëtare.
Pronari i dasmës – kurbetçiu i quajtur Shkëlqim, kishte ftuar shumë mysafirë :familjarë, miq, shokë dhe kurbetçinj nga të gjitha anët dhe krahinat shqiptare brenda vendit dhe në diasporë, ku kishte njerëz nga shumë vende të Evropës, Azisë dhe Amerikës, të cilët për herë të parë u bashkuan në një formacion dhe aheng të këtillë.
Jo, rastësisht, kjo dasmë atë mbrëmje u quajt:”Dasmë e Shqipërisë Etnike në miniaturë!”
Pra, dasmat e këtilla, janë pikënisje të afrimit dhe bashkimit mbarëkombëtar dhe njohjes së traditave e zakoneve popullore në bazë të krahinave shqiptare.
E veçanta e kësaj dasme, që dallon prej shumë dasmave dhe ahengjeve tjera simotra nëpër trojet shqiptare, ishte përzgjedhja e muzikës e cila gjatë tërë kohës ishte e programuar me këngë e valle të zgjedhura nga tradita qytetare shqiptare, pa u dëgjuar asnjë tingull, asnjë ritëm dhe asnjë fjalë e këngëve të huaja dhe stili tashmë i dëshmuar për çoroditje dhe degjenerim muzikor në dasmat tona – quajtur “TALLAVA!”
Pra, kjo ishte një dasmë e rrallë popullore, në të cilën u këndua dhe u vallëzua vetëm shqip!Meritat për këtë dhunti, pos të tjerëve, iu takojnë edhe artistëve të merituar të këngës popullore shqiptare, siç ishin:Donika Ndreca nga Shkodra, Muhamet Duraku nga Podujeva, Lendita Hakaj nga Mitrovica, Sirie Gagica nga Gjilani, Xhemajl dhe Besart Berisha nga Smallusha e Lipjanit dhe artistë të tjerë të shquar.
E veçanta tjetër e kësaj dasme, ishte vendosmëria e pronarit kurbetçi , të quajtur Shkëlqim, i cili ndonëse e kishte të vetmin djalë hasreti, të cilin e kishte pagëzuar me emrin Flakëron, nuk lejoi që të organizohet defile me vetura, traktorë, kamionë, qerre luksoze kuajsh, nëpër qytet, ku do të shfrenoheshin dasmorët duke iu rënë sirenave, duke brohoritur e piskatur rrugëve, duke kërcyer mbi vetura me defe, duke vallëzuar mbi rimorkio të traktorëve e kamionëve nën tingujt e surleve dhe tupanëve , duke i ngrehur zhag flamujt kombëtar dhe shtetëror, duke e penguar komunikacionin nëpër sheshet e qytetit dhe duke i tmerruar me zhurma qytetarët jo dasmorë!?
Pronari i dasmës, Shkëlqimi, nuk kishte lejuar që i vetmi djalë i tij – Flakëroni, të vishet me rrobat –uniforma të stilit të “gjeneralëve turk”, me kokardën e mbishkruar me “Mashallah”, e as me brezin e mbishkruar me “Bismilah”!
Në fund, që të gjithë pjesëmarrësit e kësaj dasme, u ndanë shumë të kënaqur, të disponuar dhe të impresionuar nga ajo që panë, që dëgjuan dhe përjetuan gjatë kësaj mbrëmje.
Le të shpresojmë se kjo dasmë do t’ u shërbejë si shembull për të mirë dhe të mbarë të gjithë atyre që duan të organizojnë dasma e ahengje popullore, mbi baza të shëndosha të traditës kombëtare , duke i shijuar e kultivuar vlerat e muzikës krenare mbarëkombëtare!

Gjilan, më 07.08.2008. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NGA TRADITA JONË E DASMAVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptaret ne Perendim KULTURA dhe Tradita !
» GJIROKASTRA JONE
» KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ
» Lutfi coka/Politika jone
» Si kujdesët shoqëria jonë per fëmijët mental?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: