Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic Empty
MesazhTitulli: P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic   P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic EmptySat Aug 23, 2008 6:07 am

P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galicë

- Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi
- Qeverisë së Kosovës z. Hashim Thaçi
- Qeverisë së Shqipërisë, z. Sali Berisha
- Parlamentit të Kosovës- z. Jakup Krasniqi
- Parlamnetit të Shqipërisë, znj. Jozofina Topalli


Shumë të respektuar pushtetarë!


Ne, poeteshat shqiptare, të mbledhura nga të gjitha trojet
tona etnike në festivalin gjithëkombëtar të poezisë “Takimet e
poeteshave shqiptare 2008”, në qytetin e lashtë të Vushtrrisë,
i bëmë një vizitë edhe Kompleksit Përkujtimor “Azem e Shotë
Galica” në Galicë dhe kur e pamë varrin e zbrazët të heroinës
Shotë Galica ngelëm të habitura. E shihnim me sy e nuk
donim ta besonim një gjë të tillë! Diçka tepër shqetësuese që
sikur na fanitej duke na rënduar në ndërgjegjen tonë si një
mallkim i madh historik.


Dhe, bazuar në fakte konkrete vlerësuam se këta dy
luftëtarë meritojnë më shumë. Veprimtaria e tyre luftarake e
atdhetare është thuajse unikate. Pesëmbëdhjetë vjet luftëra,
qëndresë e heroizëm dhe ende, as sot e kësaj dite, nuk ekziston
një lapidar a shtatore e mirëfilltë për këta dy heronj të
kombit!!! Madje, as kulla e tyre, që ishte simbol dhe sinonim
i gjithë rezistencës sonë kombëtare nëpër shekuj, nuk po mund
të jetësohet!!!


Aq më keq, këta dy bashkëshortë e bashkëluftëtarë, të cilët
mezi arriti t’i ndajë vdekja, edhe sot e kësaj dite janë të
ndarë!!!


Zotërinj të nderuar pushtetarë!


Duke iu bashkangjitur nismës së mëhershme të Këshillit
Organizativ për të njëjtin problem, kërkojmë nga Ju që,
urgjentisht e në mënyrë institucionale dhe shtetërore, të
ndërhyni tek homologët tuaj të shtetit shqiptar dhe me
autoritetin Tuaj të ndikoni e të bëni të mundur lejimin e
sjelljes së eshtrave të motrës sonë, heroinës Shotë Galica, me të
cilën mburret gjithë kombi shqiptar, pranë bashkëluftëtarit
dhe bashkëshortit të vet, Azem Galica, në Galicë, aty ku e
zhvilloi betejën vendimtar e ku, tash e katër vjet e pret varri i
zbrazët!


Kur e bëjmë këtë kërkesë, nuk jemi nisur nga shpirt
ngushtësia e përvetësimit të këtyre figurave madhore
kombëtare. Jo. Shteti shqiptar ka bërë mjaft për ta, i ka
shpallur HERONJ TË KOMBIT dhe ata tashmë i përkasin
gjithë SHQIPTARISË! Përkundrazi. Jemi nisur thjesht nga
ndjenja e pastër e idealit të tyre, që, ashtu siç qenë në jetë- TË
PANDARË, edhe sot në amshueshmëri e në LIRI të pushojnë
TË PANDARË!


Tekefundit, ky bashkim zemrash, eshtrash e idealesh ka
simbolikë edhe më të thellë: Ai është amaneti i Tyre dhe
paraprakisht nënkupton: BASHKIMIN TONË KOMBËTAR!!!
Në emër të gjithë pjesëmarrëseve poetesha gra, që pushkën
e Shotë Galicës e kanë shndërruar në pushkën e mendjes, për
të shuar dhimbjen e nënave shqiptare kudo ndodhen. Shotën e
pret bashkëshorti i saj Azem Galica, dhe s’mund të qëndrojë e
vetmuar nën rrënojat e shkatërruesve të eshtrave të saj, në
Shqipëri ( kur shpeshherë monumenti i Shotë Galicës ka qenë
pjesë e kronikave për shkatërrimin e saj).
Zëri ynë, si vajza, si gra, si motra, si nëna, si krijuese, i cili
doli fuqishëm e natyrshëm nga zemra dhe arsyeshmëria, nuk
do të pushoi përderisa kjo heroinë nuk vjen aty ku e ka
vendin, në Galicë, pranë burrit të saj, pranë Azem Galicës!!!


Ndaj, PENA e heroinave të mendjes, pjesëmarrëse në këtë
festival gjithëshqiptar, nënshkruan dhe firmos këtë peticion.
Shpresojmë që kërkesa jonë do të merret në konsideratë nga
shteti i ri i Kosovës, të cilët kanë obligime ndaj luftëtarëve të
lirisë dhe shteti shqiptar për heronjtë e kombit të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic Empty
MesazhTitulli: Re: P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic   P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic EmptySat Aug 23, 2008 2:12 pm

Ja nje shkrim qe me pelqeu teper edhe mendoj se kshtu duhet te jet Very Happy

( 21. 8. 2008 ) RKL: Një peticion euforik dhe i pamotivuar

Disa poetesha shqiptare, ne mesin e tyre edhe emra krejt te panjohur për poezinë e mirëfilltë shqiptare, afër dy muaj më parë, kanë shkruar një peticion drejtuar krerëve institucionalë në Kosovë dhe në Shqipëri, me kërkesë për kthimin e eshtrave të heroinës së kombit Qerime Halili ( Shote Galica ) në Galicë të Drenicës, ku pushojnë eshtrat e bashkëshortit të saj, kryengritësit popullor, Azem Galica.
Vite më parë, disa femra intelektuale nga Drenica kishin kërkuar kthimin e eshtrave të Shote Galicës në Radishevë, në fshatin e saj të lindjes.
Peticioni është euforik dhe i pamotivuar, aq më keq kur në arsyetim thuhet se kjo nismë ka të bejë me idealin e bashkimit kombëtar, të cilin e mbështesin edhe këto 50 të nënshkruarat poetesha shqiptare, shumica dërrmuese prej tyre nga Vushtrria me rrethinë(!) Në mesin e poeteshave ka edhe firma meshkujsh, ndoshta po ashtu poetë, apo poetesha.
Është i tejdukshëm qëllimi i një klani tjetër, që qëndron prapa këtij peticioni, i cili më së paku do të duhej të kishte vepruar dhe të ishte shprehur kështu dhe në këtë formë, meqë për raste të tilla paraprakisht duhen bërë këshillime, sugjerime, ujdi e marrëveshje dhe jo peticion e ultimatume.
Pretendimet për të kthyer në Kosovë eshtrat e “Zhan D Arkës” shqiptare, Shote Galicës, nuk kanë mbështetje në emër të idealit të bashkimit kombëtar. Për më keq pretendimet e tilla bëhen me qëllim të devalvimit të këtij ideali. Po të plotësohej kjo kërkesë, atëherë do të duhej të ktheheshin në Kosovë edhe eshtat e Hasan Prishtinës, Kadri Prishtinës, Bajram Currit dhe qindra atdhtarëve të tjerë, të cilët pushojnë në përjetësi në tokat shqiptare, për të cilat dhanë edhe jetën.
Po ashtu është i paqëndrueshëm motivimi se eshtrat e Shote Galicës u dashka të prehen në Kosovë edhe për shkak se busti i saj në Fushë Krujë qenka sulmuar e përdhosur disa herë. Nuk është përdhosur vetëm shtatorja e Shote Galicës në Shqipëri me fillim prej vitit 1991, por është përbuzur e mjerisht edhe sot e kësaj dite përbuzen edhe shtatoret e shumicës së emrave më të shquar të kombit, deri te përpjekja për t ia hequr emrin e Ismail Qemalit, Universitetit të Vlorës, apo për ta hequr monumentin e Skënderbeut nga vendi ku është vendosur, për shkaqe gjoja “urbanistike”.
Nëse, aspirojmë bashkimin shpirtëror dhe fizik të shqiptarëve në trojet tona, në Ballkan, atëherë nuk do të duhej të merreshim me lëvizjet e eshrave andej e këndej kufijve, të cilët aktualisht nuk janë kufij formalë, sikur pretendon të na bind politika e Tiranës dhe e Prishtinës, por nuk janë as me tela gjembash, ashtu sikur ishin deri në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rasti i eshtrave të Shote Galicës megjithatë ka një relevantë arsyeshmërie, meqë ishte bashkëshortja besnike dhe shoqja e idealeve të Azem Galicës. Lidhur me këtë rast specifik do të duhej të merreshin institucionet shkencore të Prishtinës dhe Tiranës, po kurresi krerët poltikë, në mënyrë që të mbyllet edhe kjo çështje e nisur dhe e komponuar keq nga grupe të euforisë dhe dalldisë folklorike.
Shote dhe Azem Galica, Isa Boletini, Selam Musai, Çerçiz Topulli, Isuf Xhelili, Bajram Curri, Dedë Gjon Luli kudo ku prehen eshtrat e tyre i takojnë shqiptarisë dhe nuk do të duhej lejuar që klanet e ndryshme të luajnë me idealin e shenjtë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Këto poetesha, të “penës” shqiptare, në vend të peticioneve, është mirë të shkruajnë ndonjë poezi të përkushtuar për Shote Galicën, Xhevë Krasniqi-Lladrovcin, Hyrë Eminin, Fatime Hetemin, Antigona Fazliun, Myrvete Maksutajn, Jehona Rakën, Aze Brahimajn, Afërdita Ukshinin, Luljetë Shalën e shumë luftëtare të tjera të lirisë.
Madje në fund, shohim se vetëm ndonjëra nga këto poeteshat e nëshkruara në peticion, apo poeteshat e tjera, që merren me lëvizjen e eshtrave të heronjve e heroinave, ka qenë luftëtare e lirisë, në kohën e së lavdishmes UÇK.
Në luftën tonë heroike, çlirimtare dhe fitimtare kishte dhe poetesha nga të gjitha trojet e Atdheut, të cilat në pranverë të vitit 1998, e disa edhe më vonë, rrokën armët dhe luftuan për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe, krahas shokëve të tyre të idealit dhe ranë duke luftuar për idealet e Shote dhe Azem Galicës, Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotë Galicës në Galic
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Po te mund ta ktheni kohen prapa qfare do ndryshoni ne jetë
» Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !
» Kush ka qenë Isa Boletini?
» Në Pejë rivarrosen eshtrat e ballistit Sejfullah Haxhiajdini
» Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: