|
| Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar Thu Aug 06, 2009 8:51 pm | |
| Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit KombëtarPergatiti: Naile ZHUPANI Në vitin 1940,Xheme Gostivari kthehet nga Elbasani, ku qëndronte nga viti 1935. Mbasi qe u kthye ne Pollog,kur kufini u hap dhe u bashku Shqipnia dhe Maqedonia ngarkohet me detyrën e gardianit të burgut pranë NënPrefekturës së Gostivarit. Në burg ndodhej atdhetari Shefqet Presheva. Pas një periudhe të shkurtër në mes tyre u lidhë besa që të luftohet për Kombin dhe bashkim të trojeve shqiptare. Komandant Xhema e lëshoi prej burgu shokun e idealeve dhe së bashku arratisen në mal, ku organizojnë një çetë të pamvarur. Kjo ndodhi në vitin 1942, ku Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit, i çeli dyert e burgut dhe i lëshojë të gjithë të burgosurit. Ai me shokët e idealit Shefqet Preshevën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin, për tu fshehur me çetën e tij nga ushtria italiane, u vendosën te Lok Llakavica.Armët e para kjo çetë i pagëzoi në fillim të vitit 1943. Në luftë kundër ushtrisë fashiste italiane në rrugën Gostivar Tetovë, në të cilin aksion jo vetëm që vranë ushtarët e saj, por u paisën me material luftarak. Nga kjo krismë e parë u çarmatosën shumë ushtarë italianë. Me këtë aksion të papritur por tejet të suksesshëm fillon një fazë tejet e sukseshme e forcave të Ballit Kombëtar, duke tronditur thellë komandën italiane. Në këtë kohë Xhemë Gostivari emërohet komandant i ”Ballit Kombëtar”, në kordinim me Shtabin Kryesor të Ushtrisë së ”Ballit”. Luftërat e Xhemë Gostivarit kundër komunisteve Pas kësaj ndarje kemi disa beteja , në Dibër, Zdunjë, e Kërçovë. Më 2 tetor të vitit 1943, në bashkëpunim me Mefail Shehun u çlirua Kërçova nga forcat komuniste. Pas fitores së shkëlqyer të Ballit në Kërçovë, erdhi deri te beteja e njohur në Bukoviq. Në këtë betejë të shkëlqyer të Ballit dhe komandantit të saj Xhemë Hasës, pësoi humbje të madhe çeta e Tom Gjelës në të cilën betejë vetë ai u vra, e që sot e kësaj dite vrasja e tij ka ngelur enigmatike. Por, këtë vrasje enigmatike e vërteton edhe udhëheqësi i brigadës së VII-shqiptare dhe bashkëluftëtari e tij nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Ai haptazi pranoi se vrasja e Tom Gjelës nuk dihet se nga cilët ushtarë u vra, nuk.dihet se prej cilës anë erdhi plumbi që e vrau atë ”Por trupin e tij unë i pari e preka (Qemal Agolli) dhe e varosa në fshatin Zajaz. Ai ishte i vrarë pas shpine. Komanda e ”Ballit Kombëtar” që udhëhiqej nga Xhemë Gostivari e Mefail Kërçova e asgjësuan për një brigadën 1 dhe 15 Maqedonase. Shtabi kryesor i Maqedonisë intervenoi me të shpejtë që të dërgohen përforcime të reja duke e dërguar njësitin e VI sllavo-Maqedonase, dhe brigadën e IV shqiptare. Por burrëria e Xhemës dhe Mefalit kur panë se në drejtim të tyre kah fshati Zajas po mar shonin ushtarë shqiptarë të brigadës së IV shqiptare për të mos u derdhë gjak vëllau, Xhema dha urdhër që mos të vritet asnjë nga vëllezërit shqiptarë dhe të lëshohen të lirë të kalonin. Ky është fakt i pa mohueshëm i veprimit kombëtar të Xhemës dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sa po futeshin në veprim forca partizane të nacionalitetit shqiptar, vullnetarët e Xhemës e të Mefalit hapnin rrugën e largoheshin me një qëndresë e zjarr disi të zvogëluar.Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog. Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu. Ushtritë sllavo maqedonase bënë një shëtitje nëpër qytetet shqiptare të Maqedonisë pas mbarimit të luftës, duke ”çliruar”më 16 nëntor Kërçovën, hynë në Gostivar më 18 nëntor pa luftë. Në krye të kolonës, mbi kalë të bardhë, gjendej komandanti i Brigadës së IV shqiptare Nafi Sulejmani, që mund të merret si disfatë e fundit e ”Ballit Kombëtar” në luftë për çlirim e bashkim kombëtar. Kjo brigadë qëndroi pak kohë në qytet dhe mori urdhër nga Shtabi Kryesor Maqedonas që ta lëshonte qytetin dhe të vendosej në fshatrat për rreth fshatit Çajlë. Kurse në qytet u vendosën Brigada I dhe e XV, maqedonase. Prej kësaj kohe fillon një epokë më e vrazhdë e terrorizimit dhe e zhdukjes kundër popullit të pa fajshëm shqiptar, me pretekst se po kërkonin armë.?…. Ndërsa Brigada IV Shqiptare vazhdonte luftën për pastrimin e terrenit kundër ”armikut”, (kështu quheshin nga partizanët forcat e Ballit Kombëtar).Brigada Shqiptare nga Gostivari hyri në Tetovë, ku poashtu qëndroi disa ditë dhe mori urdhër që të niset për rrugë, që të pastronte terrenin në zonën e Shkupit, ndërsa brigadat Maqedonase nga Gostivari e Shkupi me të madhe hynë në Tetovë pa luftë. Brigada e IV shqiptare i la ato: ”deri në fund që ta kryenin detyrën” dhe vetë me 5 mijë luftëtarë arriti në Kumanovë, për ta pastruar terrenin nga forcat e Sulë Hotlit dhe Mulla Idrizit, që deri tani kishin pastruar disa ushtri bullgare dhe kishin zvogëluar brigadën e XVII sllavo-maqedonase, që kishin bërë masakra të pa para në këto anë, posaçërisht ishte shquar në këto masakrime barbare komandanti i saj Zufer Musiqi. Ndërsa Qazim Luzha, që vetë e mbante të çliruar Tetovën ua dorëzoi partizanëve shqiptarë. Këtë vepër e kreu komandanti i artilerisë partizane Sabri Voci nga Elbasani, oficer i karrierës, në bashkëpunim me shumë të rinjë nga Tetova, muarrën në dorëzim qytetin duke krijuar një administratë nga vetë tetovarët shqiptarë. Kjo vepër e kacakeve shqiptarë, si ngjarje i shqetësoi pa masë pushtetin sllavo-maqedonas dhe kërkuan nga shtabi i divizionit të merreshin masa karshi këtij akti të pa pranueshëm. Pas ca ditëve Sabriu u burgosë, me disa oficerë tjerë shqiptarë. Poashtu u burgosën edhe shumë të rinjë tetovarë në kampin e ”Monopolit të duhanit”, të cilët u dorëzuan pushtetin maqedonasve. Pas disa javësh vjen në Gostivar një letër e dërguar nga Xhemal Voci nga Elbasani, i cili gjatë kohës së okupacionit fashist ka qenë mësues në Gostivar së bashku me Ahmet Peren i cili ishte edhe themelues i qelizave të para komuniste, këto mbledheje konsultative shpeshëherë mbaheshin në shtëpinë e tij. Ushtria sllavo maqedone bënë masakra të pa parë në rrugën Gostivar Çegran (katundin te Qenan Zhupanit, kacaku i trim, luftar i pa thyer dhe Neshat Gore) për rreth Vardarit, ku vranë mbi 300 vetë, ndërsa pasi hynë në Tetovë burgosën djemtë më të mirë të popullit shqiptar. Në Monopol të Duhanit kishte të vrarë mbi 2000 vetë nga 6000 sa ishin të burgosur. Të burgosur dhe shumë të vrarë ka pasur edhe në kampin e shkollës bujqësore në Tetovë. Poashtu pati shumë të vrarë në fshatin Saraqinë, që ishte inprovizuar si kamp në mes të fshatit i banuar me shumicë me maqedonas e kolonist serb. Poashtu nuk dihet edhe sa të vrarë kishte në shkollën e fshatit Zhelinë, ku ka pasur të burgosur mbi 600 vetë. Në Tetovë me rrethinë u bë një kasap-hane e vërtetë u vranë dhe u masakruan heronjtë e popullit dhe njerëzit më të devotshëm të kombit Shuaip Kamberi, kryetar i Komunës së Tetovës dhe redaktor i gazetës ”Zani i Sharrit”,u vra me një grup shokësh, duke i hudhur në gypin e hidrocentralit me Jusuf Kulikun. Ndërsa të gjallë Ozna i ka djegur afër familjes, Afës Sulejman Shaipin, Mulla Sylë Jakupin. U torturuan komandantët e Xhemës për Tetovën, Arif Kapetani, e Arif Brodeci dhe u burgosën Xhafer Tetova dhe Gajur Derralla si organizator të xhandarmerisë për zonën e lirë shqiptare.Marrëveshja e Kalishtës në mes Xhemë Gostivarit dhe Lok Llakavicës kurrë nuk u realizua për vazhdimin e luftës në pranverë të vitit 1945. Nga Ozna u vra Aqif Recani nen shtratin e shtepise se motres, kurse pa me gujat asnje pushke, kurse Lok Llakavica duke ikur nga ndjekja e Oznës u largua për Shqipëri. Në malet e Sharrit ngeli vetë Xhema me disa shokë (Qenan Zhupani, Neshat Gore, Ibrahim Lure,Xhel Kalisht, Ilmi Koloveri Nazmi Mehmet, Kalosh Hamdia e te tjer) duke kaluar dimrin në malet e ftohta të Sharrit. Ushtria e ”Ballit Kombëtar” ndiqej në çdo skaj nga partizanët dhe komunistët e saj. Në këtë kohë OZNA, famkeqe jugosllave arriti ti bënë për vete disa bashkëluftëtarë të Xhemës, duke u premtuar liri dhe para. Këta arritën së pari ta helmojnë me petulla, (por ky version nuk mund të merret si i saktë), e pastaj e vrasin Komandantin dhe trimin e shquar të ”Ballit Kombëtar” i cili vdiq në malet e Sharrit më 2 prill 1945.Një bashkëluftëtar i Xhemës vdekjen e Xhemë Gostivarit e përshkruan me një pikëllim shpirtëror duke i përkujtuar ato momente tragjike të vdekjes thotë: ” Xhema çohet në këmbë e rroku automatikun dhe gjëmoi mali me piskamën e tij më helmuat ?…unë me bukë e ju me helmë”. (Kjo eshte nje pershkrim sentimentale pa fakte). Në ato momente i shkrepi disa plumba, por ato kësaj radhe fluturuan për herë të parë në drejtim të panjohur. Më vonë pasi i pushoi trupi kërkush nuk guxonte ti afrohej, iu pre koka dhe u dërgua në Gostivar ku qëndroi për dy ditë në sheshin e Gostivarit. Por falë luftëtarëve të tij koka e tij u grabitë në drejtim të panjohur. Me këtë tradhëti kombëtare u kënaqën aspiratat e pushtetit sllavo maqedonas me tradhëtinë që bënë vetë shokët e Komandantit të ”Ballit Kombëtar”. Por kjo kënaqësi shpirtërore nuk do të zgjas shumë kohë, pasi organet maqedonase dhe Ozna famkeqe shumë shpejtë këta shërbetorë të sllavit do ti pastrojë, që u shitën shumë lirë duke tradhëtuar vëllaun, shqiptarin dhe tërë Kombin. Në fund mund të konstatojmë si dje ashtu edhe sot të gjithë në kuriz i kemi përjetuar pasojat e komunizmit e të shovinizmit sllav. Ne shqiptarët këtë disfatë të rëndë kombëtare që shpeshëherë kemi pasur edhe përleshje në mes vedi, vëllau kundër vëllaut, pa paragjykime duhet ta kërkojmë në mesin tonë duke filluar nga Konferenca e Mukjes e këndej, që kurrë më mos dhash zoti, të na përsëritet.. Pra, ne duhet të pranojmë se Ballistët ishin atdhetarë, vizionarë të përpiktë, në rrugën që çonte drejtë Bashkimit Kombëtar. Pra krejtësisht në fund ideologjia komuniste, popullit shqiptar i zhduku disa virtyte të larta me të cilat mbureshim dhe dalloheshim nga popujt tjerë, ndërsa Shqipërinë e solli buzë të Greminës…..Por do të ishte e rrugës për të gjithë ata që kanë bërë mëkate ndaj Ballit dhe djemve më të mirë të kombit të kërkojnë falje publike, duke u ngritur nga një lapidarë, në çdo vend të tokës shqiptare atje ku ka pasur heronj dhe atdhetarë të tillë, që kanë flijuar jetën për liri të Kombit . | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar Thu Aug 06, 2009 9:31 pm | |
| Po kush more burr me i kerkue falje publike ?Gjerperit i thuash te puthi !!! | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar Thu Aug 06, 2009 9:32 pm | |
| Gjeme Gostivari paska qen shef i burgut kete se paskna ndegjue! | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar Thu Aug 06, 2009 10:47 pm | |
| Ne qoft se nje dit ju ka ikur dhe skini msuar dicka te re , ajo dite eshte dite e keqe. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar Thu Aug 27, 2009 7:21 pm | |
| SHQIPTARËT E MAQEDONISË NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE
Nga: Jeton AMETI Ditë më parë doli nga shtypi libri më i ri i prof.dr. Vebi Xhemailit, ligjërues universitar në USHT, SHQIPTARËT E MAQEDONISË NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE (1941-1945).Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke. Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara. Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit. Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut. Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar Mon Aug 31, 2009 6:49 am | |
| Kadri Mani:Represioni serb në Kosovë nga Agim Gashi prej Sat Aug 22, 2009 11:12 pm ARKIVOREREPRESIONI SERB NË KOSOVËDo ta shihni pas dy ditëve?! Kështu u kërcënuan milicët serbë dje me rastin e një ndërhyrje brutale ndaj tre nxënësve afër Xhamisë së Madhe në PrishtinëDje, më 24 maj 1993, rreth orës 13, në afërsi të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë, milicia serbe ndali tre nxënës shqiptarë të moshës 15-16 vjeç. Pa iu dhënë kohë që të përgjigjen në pyetjet e bëra, milicët filluan t`i rrahin nxënësit, duke i goditur me shqelma, me grushte dhe me kondakë pushkësh.KMDLNJ.Dëshmitarë të kësaj ngjarje ishin shumë besimtarë që në atë kohë ndodheshin në oborrin e Xhamisë. Njëri prej tyre, Selatin Fazliu, duke mos mundur të durojë këtë skenë të tmerrshme, kërceu rrethojën e oborrit të xhamisë, dhe pas disa përpjekjeve, arriti t`i nxjerrë nga duart e milicëve nxënësit, një vajzë dhe dy djem. Për një kohë, shtatë policët iu kthyen Selatin Fazliut. Derisa këta po merreshin me të, nxënësit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe me disa automjete private të rastit, u dërguan për ndihmë mjekësore. Në ndërkohë, te vendi i kësaj ngjarjeje, u afruan edhe besimtarë të tjerë, dhe njëri prej tyre e tërhoqi Selatinin në turmë për të shpëtuar nga duart e milicëve.Sipas fjalëve të 24 dëshmitarëve që kanë dhënë deklarata në KMDLNJ lidhur me këtë ngjarje, milicia fyen me fjalët më të rënda besimtarët e pranishëm, dhe iu tha: “Edhe dy ditë do të merrni vesh se kush jemi ne...”_________Në Beograd policia serbe arrestoi Përparim FazliunPrishtinë, 31 korrik (QIK)Më 29 korrik të këtij viti, policia serbe në Beograd arrestoi Përparim Fazliun nga Prishtina, ish-dezertorin e APJ-së në vitin 1991, i cili po kthehej nga Anglia. Babai i Përparimit, Selatini, i tha QIK-ut se djali i tij Përparimi, në fillim është dërguar në stacionin e policisë në Beograd, dhe prej aty ai është dërguar në burg.Zotni Fazliu tha se djali i tij kishte me vete një shumë parash dhe disa pako me rroba.Njeriu duhet të ketë marre prej njerëzve dhe frikë nga zoti.Më 25.9.2005: Jemi në vizitë te veprimtari i mirënjohur, zotni Selatin Fazliu dhe te gruaja e tij zonja Magfire Pakashtica-Fazliu.Magfire Pakashtica-Fazliu tha: Njeriu duhet të ketë marre prej njerëzve dhe frikë prej zotit. Fëmijët e tyre janë: Përparimi, Liza dhe Edini i cili është Dr. i mjekësisë të aviacionit. Zotni Selatini është anëtar i Ballit Kombëtar që prej 1951, por si i mitur-pa librezë! Kurse me librezë, që prej 11.2.1957, me nënshkrim të Xhafer Devës.___________Ballistët kosovarë në mbrojtje të trojeve shqiptareShkruan: Gazmend IslamiDuke parë se populli shqiptar po digjej e përvëlohej nga hordhitë çetnike serbo-sllave, me të cilët bashkëpunonin shqipfolësit komunistë, gjatë pranverës së vitit 1944, nacionalistët kosovarë nuk mund të rrinin duarkryq dhe të shikonin acarimin e situatës.Duke u munduar që më shqipfolësit komunistë kontradiktat të mos shkonin deri në vëllavrasje, edhe përkundër fjalëve të urta të burrave të mençur nacionalistë, se serbit nuk i zihet besë, nacionalistët më të shquar u bashkuan dhe u rreshtuan përkrah ballistëve për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, si dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm etnik. Ilaz aga nga Koliqi dhe Hajriz Përpellaci, duke parë rrezikun e madh që po iu kanosej shqiptarëve të Kosovës, iu bënë thirrje të gjithë burrave për t’u mbledhur në një kuvend, i cili do të diskutonte çështjet e mëdha të luftës kundër shkjaut, çetnikëve serbo-sllavë.U thirrën në kuvend: Adem Gllavica, Luan Gashi, Sabit Fazliu, Mulla Hamit Pakashtica, Hajriz Përpellaci, Bejtë Përpellaci, Mulla Ramë Govori, Nexhmedin Sejdiu, Ejup Hoxha, Fahri Sejdiu, Brahim Përpellaci, Ali Govori, Halim Govori, Selim Ramë Gjocaj, Demë Ali Pozhari, Pjetër Nika, Shaban Mulla Idrizi, Nezir Hasani, Mehmet Krileva, Mulla Azem Geci, Rifat Kuka, Tahir Berisha e shumë e shumë burra të tjerë të lirisë. Në këtë kuvend u diskutua me zjarr dhe të gjithë pjesëmarrësit, si bijë të Kosovës, u zotuan se do të luftojnë deri në çlirimin definitiv të atdheut dhe bashkimin e saj me Shqipërinë mëmë. Unanimisht u zgjodh Kryesia e Kuvendit me në krye: Luan Gashin, Adem Gllavicën, Sabit Fazliun, vëllai i Selatinit e biri i Ilaz Agës, Mulla Ramë Govorin dhe Mulla Hamit Pakashticën. Këta burra caktuan edhe detyrat për strategjinë e mëtejshme të luftës. Ata nisën të organizojnë edhe çetat e para balliste, dhe pas një periudhe shumë të shkurtër, pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës filluan të veprojnë çetat e Ballit Kombëtar. Çetat e pata të udhëhequara nga Ilaz Aga e Hajriz Përpellaci, menjëherë u hodhën në aksione dhe luftime me gjakatarët serbë në rrethinën e Kaçanikut, vend ky ku çdoherë armiqtë shekullorë të shqiptarëve kanë lënë kockat. Në atë betejë serbët lanë të vdekur përmbi 150 vetë.Vetëm një ditë më vonë, çetnikët serbë të ndihmuar edhe nga komunistët internacionalistë shqiptarë, ndërmorën një ofensivë në rrethinat e Ferizajt për t’u hakmarrë për humbjet që pësuan në Kaçanik, mirëpo përsëri çetat e Ilaz Agës, të cilave iu erdhën në ndihmë edhe ato të Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, i shpartalluan keqas, përsëri me humbje të rënda. Një javë më vonë, Ilaz Aga së bashku me trimat e vet ballistë merr vesh se çetnikët kanë filluar të masakrojnë e vrasin gra, fëmijë e pleq në anën e Llapit e të Gallapit, kështuqë ai detyrohet të shkojë në ndihmë të çetës të Mulla Ramë Govorit, të cilat me gjithë përpjekjet dhe luftimet e ashpra, nuk kishin mundur t`i mbronin civilët, humbjet e të cilëve në fshatra të tilla, si Shajkovc, Prapaçan, Keçekollë, Brainë, arrinin në rreth 2000 vetë. Pas ardhjes të çetës të Ilaz Agës dhe të disa çetave të tjera, në vendin e quajtur Drazhnje, u bë një luftë për jetë a për vdekje, ku shkiet humbën 357 gjakësorë dhe mbi dyqind të tjerë u kapën të gjallë, për t’u pushkatuar më pas. Pas varrosjes së këtyre çetnikëve, një komunist shqiptar me emrin Ali Shukriu, duke iu ardhur në ndihmë serbëve, së bashku me disa komunistë tjerë, filloi të thoshte poshtë e përpjetë se serbët janë vëllezërit tanë, kurse ballistët janë armiqtë tanë. Kështuqë çetat e Ballit që nuk donin vëllavrasjen u tërhoqën, por afër Shtimjes çetnikët kishin filluar përsëri masakrat. Në luftë kundër tyre shkuan çetat e Luan Gashit, Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, një intelektual ballist i shquar, që kishte studiuar në Angli, fliste shtatë gjuhë të huaja, dhe për momentin dhe çështjen, e kishte ndërruar penën me pushkën, duke u vënë në krye të çetës. Mirëpo në luftimet me çetnikët serbë, ky bir i Kosovës ra për të mos vdekur kurrë. Në betejë u vranë shumë çetnikë, por pas disa tradhtive që bënë komunistët të udhëhequr nga njëfarë „Komandanti„ e që quhej Mustafa Hoxha, vriten më shumë se 65 ballistë, 65 bij të Kosovës, që vriten nga vëllezërit e tyre të një gjaku, e që quheshin komunistë. Për të gjithë këta ballistë, Kosova u shtang, sepse ata u vranë nga vëllezërit e tyre komunistë. Kur dëgjoi Ilaz Aga për vrasjen e të birit dhe humbjen e ballistëve të tjerë, tha vetëm se nuk më dhimbset djali me shokët e tij që dhanë jetën për Kosovën, por më dhimbset Kosova dhe Shqipëria që do të mbeten nën Komunistët.____________Haxhi L. KuqiDUKE KËRKUAR MIKUN TIM(Mikut tim Selatin Fazliut)Ti linde kur dielli perëndontePor dielli në zemër kishePrandaj gjete strehë kudo që shkoveNë Zarë të Kroacisë të babai i "Lirisë"Me "Lirinë" ti u mësovePrandaj torturën përballoveSe një ëndërr në zemër kisheSi Kosovën të gjallë ta shihje.E një ditë Ti në Kosovë erdheSe n’Kosovë ti mendjen kishePor shumë gjak morën prej tejeSe therror këtu të priste.Natyrisht ti këtë e dije Dhe se vej në dyshim farePor se doje që gjakun tëndTa bëje një me rininë shqiptare.(Haxhi L. Kuqi: "LETËR POPULLIT IM",Prishtinë, 1997) | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar Mon Aug 31, 2009 12:17 pm | |
| ç'na knaqe me shkrime te nje te çmenduri si soji i Kadrit Manit qe shan Adem Demaçin , Rexhep Qosjen, Muhamet Pirrakun, e shume te tjere... | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Eshtrat e Hasan Alisë presin të rivarrosen 19 Tetor, 2009 Tue Oct 20, 2009 9:52 pm | |
| Eshtrat e Hasan Alisë presin të rivarrosen |
19 Tetor, 2009 |
| | | Gjilan, 18 tetor Eshtrat e kaçakut të fundit shqiptar, Hasan Alisë, dhe grupit të tij të Ballit Kombëtar ende nuk dihet me siguri se ku mund të jenë “fshehur” nga regjimi titist, i cili i likuidoi ata në pritë, ose në ndonjë formë tjetër, por që prej dy vitesh, një vend i supozuar, të paktën ekziston. Pikërisht në këtë vend, që ndodhet brenda hapësirave të ish-kazermës jugosllave, tani e FSK-së, familjarët e Hasan Alisë, Agush Haziri e Mustafë Kokës si dhe bashkëshorteve të këtyre dy të fundit, Qibrijes dhe Rabijes, janë bashkuar për herë të dytë pas 58 vjetësh për të bërë nderime. Dëshmitarët e kohës rrëfejnë se si pas vrasjes së kaçakut të fundit shqiptar dhe grupit të tij, trupat e tyre ishin ekspozuar për katër ditë te “Lama e Millit” në Gjilan, me qëllim që t`i frikësonin shqiptarët dhe ta qetësonin lëvizjen për çlirim. Misteri për vendin e groposjes së trupave ka vazhduar për 57 vjet rresht dhe as tani nuk është plotësisht e sigurt, nëse eshtrat e tyre mund të jenë brenda hapësirës së kazermës së ish-armatës jugosllave. Gjithçka bazohet në dëshminë e Halim Jetishit, i cili vetë nuk i përket brezit të Hasan Alisë, por mbështetet në rrëfimin e një shoferi serb, i quajtur Gjoka. Në këtë vend të supozuar, prej vitit të kaluar qëndron një shtyllë metali, ku familjarët vendosin lule, me shpresë se institucionet e shtetit të Kosovës, do të gërmojnë këtë hapësirë, për të zbuluar misterin e eshtrave të Alisë dhe të tjerëve, që po zgjat rreth 60 vjetë. Nuk ishte e lehtë për ta që të mbajnë mbi supe kaq gjatë një dënim të shtetit, i cili ua kishte likuiduar njerëzit më të dashur dhe ua kishte mohuar të drejtën që t`i dinë edhe varret e tyre. Ata tani presin dhe kërkojnë nga shteti i Kosovës që të organizojë rivarrosjen e eshtrave të pjesëtarëve të fundit të ballit kombëtar, ashtu siç e meritojnë. Hasan Alia (Remniku), për disa vjet resht, kishte qenë sinonim i tmerrit për pushtuesit serb. Mustafë Koka, pasi kishte vrarë dy udbashë, del në mal dhe bashkohet me Hasan Alinë. Agush Haziri, i dënuar me vdekje, me ndihmën e një roje arrin të ikën nga burgu dhe bashkohet me Hasan Alinë dhe Mustafë Kokën. I. Musliu |
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar | |
| |
| | | | Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |