Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Dec 29, 2008 10:06 pm

Sad

DIELLI I MAQEDONISË NË ÇENGELET E LUNXHËRISË



Në pjesën e mesme të çengelit të veshjes lunxhiote, në qendër të saj është një gur i kuq rubin i kapur si guri i unazës mbi një kupolë gjysëm sferike me diametër 2.5 cm. Kjo kupolë me 16 rreze, punim në filigramë si dantellë, mbështetet mbi një kupolë tjetër të njëjtë me 18 rreze dhe kapet në çengel me një thile (kopilje teli). Ka dhe çengela me pesë gurë. Çengelët (tokajtë) kanë plot simbole si shqiponjat me dy krerë, të cilat janë katër dhe formojnë një kryq, mbase kryqin e krishtërimit. Kanë dragonj, gjarpërinj, zogj, kopanë me rrush që simbolizojnë begatinë. Në muzeun bizantin në Janinë është ekspozuar një gjysëm çengeli i ngjashëm, pot a krahasosh me çengelin tonë është si bakri me arin. Guri i kuq i shndritshëm me 16 rreze, a mos përfaqëson diellin e flamurit të Aleksandrit të madh, i cili themeloi Perandorinë e Diellit? Dielli me 16 rreze është simbol i Maqedonisë. A mos e ka trashëguar kisha bizantine? M’u kujtua rozeta, rrethi me gurë të bardhë dhe të kuq me rreze që e kanë kishat, më e bukura e kishës së Shën Mërisë në Saraqinishtë. Në këtë rreth qëndron prifti kur del nga ajodhima. Numërova rrezet, ishin 18, në kisha të tjera 8, 9 etj. Asnjë nuk kishte 16 rreze. Sigurisht nuk mund të merret si fakt shkencor lidhja e çengelit lunxhiot me simbolin e Maqedonisë, sepse nuk dimë për lashtësinë e këtij çengeli. Por ama ngjajshmëria është dhe mund të mburremi për këtë, meqë dhe në gazetë na pëlqen të vetëmburremi pak. Sllavët e kanë uzurpuar këtë symbol, megjithëse nuk kanë asnjë lidhje historike trashëgimie me të. Grekët dhe sllavët janë në sherr për emrin e Maqedonisë dhe flamurin e saj. Në kohën e luftimeve në Maqedoni, në vitin 2002 shikoja në televizor duke shtrënguar dhëmbët nga zemërimi tanket slave me flamurin e Aleksandrit mbi kullë, që shkonin në luftë kundër fshatrave shqiptare.

Egjiptianët e lashtë nderonin e perëndinë e diellit Aton, si krijues i jetës në tokë, paraqitur në basorelievet e tyre. intriguese është por të kujton lutjen e krishterë: “ATi TON (ynë) që je në qiell…” Perëndia Aton është Ati tonë. Perëndia është dielli, krijuesi i jetës dhe këtu feja barazohet me shkencën. Këtë fe besoj unë. Por ç’thotë Eqrem Çabej për etimologjinë e fjalës diell? “Diell, Boppi mendonte për një afrim të kësaj fjale me indishten e vjetër div-i shkëlqyer, diva-ditë. Meyer nuk i ka dhënë zgjidhje. Pederseni sheh refleksin e rrënjës indoeuropiane svel, në greqisht ilios, latinisht sol, indishte e vjetër suriah, svar, gotishte sauil, sllavishte solnce, të gjitha diell. Ky krahasim nuk përmendet në fjalorët etimologjikë, në të cilët vetëm fjala hyll, yll ka gjetur vend si refleksi shqiptar i kësaj rrënje indoeuropiane. Më shumë ka të ngjarë që fjala diell të jetë afër grupit kelto-gjermanik, irlandishte e mesme dellrad – shkëlqim, deall – krenar, guximtar, i shkëqyer, Nordishte e vjetër Heim dallr – emër hyjnie, Mardoll mbiemër i perëndeshës Frenzia. Dëlling – qenie e ndritur, ati i ditës; mbase dhe armenisht delin – i verdhë, i zbehtë. Sipas Koegel-it baza e diell-it një del me diftongim të rregullt të e-së në miell, siell.,, (E. Çabej Studime gjuhësore i, ii botim Rilindja)

Jam kundër këtij shpjegimi. Kur shpjegon emrin Ulqin nga fjala ujk (edhe për këtë jam kundër), Çabej thotë se kjo fjalë tregon birësinë e gjuhës shqipe nga ilirishtja. Jo vetëm ujk e dele tregojnë këtë birësi (do të kujtojmë Bismarkun që i quajti Shqiptarët barinj dhish), por edhe emrat astronomikë tregojnë që shqipja është në nivelet më të larta shkencore nga ana kuptimore e shpjegimit kundrejt gjuhëve të tjera. Me humor mund të them se delja nuk e polli diellin, për koincidencë dolli është emir i deles së klonuar. “Delli” i kaut pjell viçin. Nga Koegel-i pranoj diftongimin e ‘i’ në “ie”. Dill në Diell. Dill në gjuhën e vjetër shqipe Dill, do – ill, illi që do, krijuesi i jetës, perëndia Aton e Egjiptianëve, Ati ton. i adhuruar. Simbolui i flamurit të Aleksandrit të Madh (Filip Boga “Prejardhje fjalësh, 2000) ill në Toskërisht, gjuhës së Epirit, të Olimbisë, (Olimbi do të thotë mbi të gjitha) mëmës së Aleksandrit.

Gjuha shqipe e ka ditur që dielli është ill që në kohët pellazgjike. Gjuhët e tjera e mësuan nga astronomët në periudhën e Rilindjes. Në Greqisht ilios, në Turqëisht yjnesh-diell vijnë nga Shqipja ill, yll. Emra të tjerë të diellit në dialekte: Në Biblën të përkthyer nga Grigor Gjirokastriti “Dhiata e Re e Zotit dhe Shpëtimtarit tënë Jezu Krisht”, përdoret fjala Djell për Diell. Djella përdoret se emër vajze në Kosovë. Në librin “Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një polulli parahelen” të Mathieus Aref përdoret fjala dill. Këtë fjalë nuk e kanë marë në studim albanologët e lartpërmendur. Nga rrënja ill dalin emrat diell, qiell, ylber. Qiell, diftongimi i i-së në ie. Që - ill, që ka ije. Bashkësia e yjeve sipas termave të sotme. Polieliot me shumë drita të kishave. Poli- gr shumë, ilio diell. Por nuk mund të konceptohet greqisht – shumë diej sepse greqishtja nuk e di që dieli është yll. Do të thotë shumë yje. Pjesë e kësaj bashkësie yjesh jemi dhe ne. ill, diell, qiell, i kam quajtur treshja Kozmike, Triniteti Kozmik. Ky është shpjegimi shkencor i gjuhës shqipe, që nuk e ka asnjë gjuhë tjetër, as gjuhët e vjetra të kulturës greqisht dhe latinisht. Asnjë gjuhë tjetër nuk e di që dielli është ill.

Qiell në frëngjisht ciel. Nuk e kemi marrë as nga frëngjishtja as nga latinishtja. Shpjegimin e fjalës yll, hyll si refleksi shqiptar i rrënjës indoeuropiane në fjalët etimologjike, të përmendur më lart, të fjalës diell e përmend Çabej. Po pse nuk pranon që diell vjen nga ill? Po ashtu shpjegimin yll tek ylberi e pranon por nuk e pranon që diell vjen nga yll.

Ylberi, ilberi (në Toskërisht). Në gjuhët e tjera: Turqisht gokkusag, gok – qiell, arabisht eluanu, greqisht uranio tokso- hark në qiell, italisht arco baleno- hark i shpejtë, frëngjisht arc-en-ciel- hark në qiell, anglish rainboë, hark shiu. Po kush e bëri këtë hark?? Përgjigjen shkencore e jep gjuha shqipe. Ylberi – ylli e bëri , illi e bëri. Mbase dhe në arabishr el është ill. Në Turqisht jelldëz-yll, illdëz mund të jetë rrënja ill. “Ylber arc-en-ciel, un compose determinatif yll-ber, yll-“etoile” et ber “arc” dans beri i harkut courbure de l’arc beri i urës arc d-un pant.(E. Çabej, studime gjuhësore). Në imitimin e gjuhës frënge (por edhe të gjuhëve të tjera) Çabej pranon se ylber është fjalë e përbërë nga yll dhe hark, si harku i urës. imitimi kalon në absurditet se ç’lidhje ka harku i ylberit me yllin e natës?! Flala diell nuk e fut shqipen as në gjuhët indoeuropiane.

Për mendimin tim gjuha shqipe i ka dhënë emrin lumit Nil, lumit më të gjatë të botës, mbase nga koha e Aleksandrit të Madh. Zhyl Vern në tregimin “Në ballonë” tregim fantastio-shkencor përshkruan një udhëtim të gjatë me ballonë përgjatë Nilit, në atë kohë të paeksploruar. Nuk dihej se ku e kishte burimin. Ai thotë se një pjesë e shkencëtarëve mendojnë se emri Nil vjen nga Greqishtja, një pjesë nga gjuha kopte afrikane. Nga greqishtja s’ka pse të vijë sepse Nili lëviz perpendicular me diellin, ilios. Besohej se Nili e kishte burimin në ije. Nil në ill, në il. Fusha e pasur siç thotë Çajupi tek “Misiri” ku fusha bashkohet në horizont me qiellin dhe Nili dukej sikur zbret nga yjet. “Nile in the sky, this is regular rainfall.” (the civilization of ancient Egypt). Nili në qiell është regulluesi i rënies së shiut. Mëma më kishte thënë se mbante mënd nga gjyshja e saj, që të vdekurit i vihet në gisht unaza për të paguar varkëtarin kur kalon lumin qiellor Nil. Në kundërshtim me mitologjinë greke për lumin nëntokësor Akeront. Në librin “Njeriu më i madh që ka egzistuar ndonjë herë” kushtuar Jezu Krishtit, botim i Ëatch Toëer, i sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait, thuhet: “Ushtritë greke të komanduara nga Aleksandri i Madh pushtuan botën”. Por Mathieus Aref në librin e përmendur më sipër emrin Himalaja e shpjegon mal dhe maja. Këtij emri i duhet shtuar dhe fjala hip. Himalaja – hip në mallet me maja, mallet më të larta të tokës. Për men dimin tim Tibeti në Kinë e ka marrë emrin nga gjuha shqipe Ti- beti. Ti- mbeti. Ushtarët e Aleksandrit të Madh të mbetur rrugës. Në ceremonitë mrotore në Tibet, shpirtit i thonë ik shpejt. Në një artikull gazette “ilirët në Pakistan” shkruhej për një fis në Veri të Pakistanit në kufi me Kinën të quajtur Hundëzakë, nga fjala shqipe hundë, formë që ka mali. Këtë fist ë izoluar midis maleve, me flokë të verdhë e sy të kaltër, në ndryshim me popullsinë vendase të zeshkët, që në gjuhën e tyre kanë fjalë shqip dhe greqisht dhe jetojnë shumë e zbuluan Amerikanët në vitet 1860. Janë pasardhës të ushtarëve të mbetur të rrugës së Aleksandrit. Në mbyllje të kthehemi tek çengelët. i quajmë edhe tokaj, nga fjala shqipe toka, theksi tek “a”, bën toka, takon duart, kapen me njeri-tjetrin.

Çengelët lunxhiotë janë objekte mbretërorë. Antigona, mbretëresha e Epirit dhe princesha e Egjiptit nuk mund të kishte më të bukur, më madhështore dhe me më shumë domethënie mitologjike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Dec 29, 2008 10:19 pm

Z.Filip Boga, shkrimi juaj eshte per cdo admirim. Ju lumte! Ky shkrim eshte nje mundesi per ta njohur me mire boten pellazge.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Dec 29, 2008 10:28 pm

Nderime Zoti Filip Boga per shkrimin qe keni sjelle, kaq shume i domosdoshem dhe ne kohen e duhur ne Forumin e Bashkimit Kombetar. Respekte dhe ju uroj mireseardhje ne kete Forum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Jan 12, 2009 9:41 pm

Ç’emër t’i vëmë djalito



Ç’emër t’i vëm’ djalito

Moj nëno (moj nëne nëno)

-Emër trimi domosdo,

Moj bijo.

Le t’i ngjaj’ stërgjyshito

Moj bijo.

T’ja vëm’ Aleksandëro

Moj bijo.

T’i ngjaj; Aleksandrito

Moj bijo.

Që pushtoi botëno

Moj bijo

Gjer’ në Himalajeto

Moj bijo

-Ç’emër t’i vëm’ djalito

mor dajo.

Emër trimi domosdo

Mor biro.

Le t’i ngjajë stërgjyshito

Mor biro

Pirro le ta quajmo

Mor biro.

T’i ngjajë Pirro Burrito

Mor biro

Shqipes së Epirito

Mor biro.

-Ç’emër t’i vëmë djalito

Moj hallo

Emër trimi domosdo

Mor’ biro

Le t’i ngjajë stërgjyshito

Mor biro

Gjergji le ta quajmo

Mor biro

T’i ngjajë Skënderbeuto

Mor’ biro

Tmerrit të Sulltanito,*

Mor biro

Që mrbroi Evropëno,

Mor biro

Shpëtoi Krishtërimino

Mor biro.



Filip Boga

Këngën popullore “Ç’emër t’i vëmë djalito” në festivalin folkloric të Gjirokastrës e ka kënduar grupi gjirokastrit me të ndjerin Xhevat Avdalli. Por ky grup i ka kënduar vetëm Skënderbeut. Aleksandrin dhe Pirron kujt t’ia lëmë? Grekut? Ne orthodoksët i vendosim emrat të tre strategëve tanë.



Kufiri lindor i pushtimeve të Aleksandrit të Madh ishte lumi Ind me drejtim veri – jug. Sipas Filip Bogait, emrat Ind, India vijnë nga fjala shqipe ‘lindje’. Kolombi kur zbuloi Amerikën e quajti Inditë Perëndimore. Ndryshimi i emrit në Amerikë është një padrejtësi e madhe kundrejt gjuhës shqipe. Le të shikojmë dhe krahasojmë emrat nga Perandoria Britanike:

York – New York

Zealand – New Zealand

Himalaja = Hip në malet me maja sepse ka shumë maja mbi 8000 m. Aleksandri kur ishte në Indi dërgoi flotën në Detin e Madh (oqean) për të zbuluar toka të reja. Flota pasi përshkroi disa qindra milje në oqean u kthye mbrapsh sepse nuk gjeti tokë. Oqean (greqisht ‘okeanos’) thonë se është fjalë greke.

O – ke – anë (I paanë – në shqip)

Ania - oania = anije. Fjalë Thrako – Ilirie – Mesape (Mathjew Aref: Shqipëria, Historia e pabesueshme e një populli parahelen). Fjala shqipe o – ke – anë, oania ka pushtuar ujërat e botës.

Fjala shqipe ‘Lindje’, fjala më madhështore e kësaj bote, e ka pushtuar këtë botë në të dy hemisferat, dy herë më e madhe se Aleksandri i Madh.



* Në përkrenaren e Skënderbeut janë dhe inicialet T.O. (Tmerri i Osmanëve)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Jan 12, 2009 9:42 pm

Në faqen e internetit te Lunxhërisë Ë. Fino ankohet pse këngëtarja I. Qiriako në këngën « Te rrapi në Mashkullorë » këndon :



« Të vranë o bimbash të vranë,

Çerçizi me Hito labnë



Dhe për këtë duhet bërë një tekst i ri. Por edhe në tekstin e këngës që këndonte Temja me dhioli kur vinte nëpër dasma thuhej : « Çerçizi me Hito labnë, dy rovole nga pa t’i dhanë ». Edhe kjo këngë e ul Çerçizin, i cili nuk të vriste pas krahëve por ta jepte plumbin ballit. Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu që vranë bimbashin për çudi nuk marrin pjesë në luftën e Mashkullorës, sepse po të kapeshin koka e tyre do të shkonte në Stamboll në « Ibret Kamare », atje ku vajti koka e Ali Pashës. Më 18 Mars 2008 Mashkulloritët festuan me këngë e dhioli (orkestër) 100 vjetorin e luftës së Mashkullorës, ditën kur Shqipëria kishte zi kombëtare për tragjedinë e Gërdecit. Lavdi e pamerituar ! më kujtohet që ky term është titulli i një libri Sovjetik që e kam lexuar në klasën e shtatë në vitin 1963 në bibliotekën e fshatit A. Zenel për një Kolkoziane (kooperativiste) që u ngrit pa meritë shumë në përgjegjësi, dhe kjo u bë shkak për prishjen e familjes.



Lufta e Mashkullorës (Këngë e krijuar nga Filip Boga në vitin 2007)



Labëri, Labëri

Mos shko një ditë me dhi

Ku i ke dufekët ti ?

Mos i mba për kusëri,

Plasi lufta në shtëpi!



Lufton Çeçua me furi,

Stralli për shqipëtari,

Lufton Çeçua si luan;

I rrethosur nga çdo anë

Sokëllin e ja bën bam.

Po Mashkulloritë ku janë?

Pushk’ e labit iso s’mban !

Labëri, labëri

Ç’është ky turp që bëre ti?

Vetëm miku në shtëpi,

si jetimi pa njeri

këndon jevgu me dhioli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Jan 12, 2009 9:43 pm

Keto krijime jane te zotit Filip Boga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Jan 12, 2009 9:49 pm

Shkrimi i melartem eshte shkruar ne çaste analitike, i ndikuar gjendja aktuale dhe eshte pasqyruar ne gazeten Lunxheria. Autori Filip Boga kerkoi per kete shkrimanalize kritike , mbasi shprehu mendimete tij lirshem. Na kerkoi me deshiren e tij qe te pasqyrohet ne kete forum. Permbajtja e mesiperme eshte diçka qe buron nga lirshmeria individuale e trajteses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyMon Jan 12, 2009 9:50 pm

Kristaq F. Shabani shkruajti:
Keto krijime jane te zotit Filip Boga

z.Kristaq F. Shabani si mund te takohem me z.Filip Bogaj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise EmptyTue Jan 13, 2009 2:35 pm

Ju pergezoj zoteri Filip Bogaj, nderimet e mia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty
MesazhTitulli: Re: Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise   Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dielli i Maqedonise ne çengelet e lunxherise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DIELLI I LIRISË-DEMIR KRASNIQI;BOTIMI XV
» GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja
» Vëllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj
» Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar
» MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: