Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vëllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vëllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj  Empty
MesazhTitulli: Vëllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj    Vëllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj  EmptyFri Apr 05, 2019 1:15 am

Leximi figurativ i një prurjeje, gjetje, kërkon
dinamizën të mendimit kritik bashkëkohor


Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, ABI, AOM,
shkrimtar, poet, studiues, estet


Hyrësia në fjalësin figurativ të këtij substrati dhe lëvizja në këtë labirint merr dritë dhe shkreptin rreze. Kjo do të thotë se figurimi është gjetje individuale e kujdesshme, e përzgjedhur e urtë, por edhe e guxuar.
Një ndalje e kujdesshme në analitikë ritmike të substratit sjell përfundime tipike e logjike për këtë paraqitje të parë të autores Vjollca Aliaj .

Identiteti i autofigurimit

Kundrimi i krijueses dallon në peizazhin ujor përsjelljen e “medalioneve” të neoneve në trajta të çudimta, të habimta dhe kryegjetja figurative shprehet me një metaforë aq guximtare që merr procesi rrokullisës i cicërimave (pronë e zogjve perëndorë)… Krahasimi: si pëshpërimat, tregon dhe shënjon “peizazh” - botë shpirtërore dykatshe. Mbi ujë, medalione neonesh, / me forma të çuditshme, / Cicërimat rrokullisen, si pëshpërimat,…
Një gjetje e ardhur, si pasojë si e një kundrimi të kujdesshëm, ku vetën një sy i arrirë, në stad pjekjeje, mund të dallojë zgjimin e yjeve në prehër gjinj mollësh… Dhe shkreptima e fjalëve të pathëna, natyrisht, vërsulen në “pentagramin” fjalësor, duke kushtrimuar me mënyrë e tyre të melodikes…
Yjet zgjohen midis gjetheve të mollëve,/ Duke tërbuar fjalë të pathëna…
Forca metaforike është në gjendje të krijojë një sinoptikë të peizazhit dinamik qerpik-diell…
Më derdhen mbi qerpikë/ shkundje dielli…
Një shfaqje e thelluar mirë në natyrshmëri figurative me prezentë të kryehapësirës: horizont e krahasur me stërmadhësinë e tejgojës (hiperbolë në tregues habitari)…
Një gojë e stërmadhe horizonti…/ Syri i diellit gjakon në fikje,…
Krahasimi inteligjent konfigurohet me dritëza, ku “interpreton” flutura e përpëlitur në rrethpërqark vetes dhe në mortalitetin e qenies.
Si një flutur e vockël,/ përpëlitem rreth vetes,/ Në humnerë të qenies…
Një prezencë kryehiperbole, ku një masë gjigante llavëshumtë e me temperature të llahtarshme shuhet në ujëra … A mund të ndodh kjo? Kjo ndodh vetëm në fjalësinë e moderuar figurative. Vullkane shuhen në ujëra ….
Shpërthesa e trëndafilave është është një “eksplozicion” ngjyrash dhe aromash, i cili të magnetizon dinamikisht me këtë profil ngjyror dhe fillon të lëvizë procesi volitiv në të gjithë hapësirën e tij, ndjenjat, në këtë rast, shndërrohen në “bletë”, duke “vallëzuar” e “valëzuar rreth petaleve” dashuri ndjellëse. Edhe ky proces kthehet në zukatje totale tërheqëse.
Në muajin e trëndafilave,/edhe ndjenjat sillen rrotull petaleve,/duke zukatur…
A mund të joshet errësira? A mund kjo keqësirë me humbje të dritës së jetës,prurëse të gjallërisë ekzistenciale, të joshet? Kjo është një pyetje, e cila e gjen përgjigjen te epitetëzimi i gonxhemajës....Jepet një mezazh sa tërheqës i vëmendjes së kujdesshme
ndaj “mortimit”, por edhe i shpresës ndaj evoluimit, nëpërmjet hedhjes në veprim të “majasë”,madje të gonxhëzuar...
Me gonxhe maja’ shpërthyer joshin errësirën,… Koha ecën para, nuk kthehet prapa edhe sikur të dëshirosh. Është e vrullshme, por vetëm aftësia kreative e kthen, me metodën retrospektive në të shkuarën. Fantazia kreative gjithmonë ka dhe një destinacion tjetër parashikues për ardhmërinë dhe ardhmëria gjithmonë nga mendja, zemra dhe shpirti kërkohet të jetë me fizionomi më të arrirë në të gjitha komponentet. Dhe kjo sillet me një paraqitje figurative:
Reflekset mbi mure/ Si fletë të palosura në bllokun e kujtimeve,… Nën diellin e gushtit skuq ndryshk,.../ Zërat e të shkuarës /Kokëfortë/ Na veshin çehre bronzi…
Krahasimet me reflekset, fletëpalosurat, kompleksi i zërave me tendencë kokëforte sjell “memoralizimin” e çehres bronzike. Vetë krahasimi me metalin e bronzit e shpreh katërcipërisht. Bronzi, është një metal i ftohtë, por prodhues edhe i ngacmuesit, nxitës, i cili të dikton lëvizjen për të dalë nga konturet. Me bronz stiset gjithçka, por edhe shtatoret, statujat, portretet…, memorialet e kujtesës. Ah, o bronz, sa gjithë përdorues i “zellshëm” je!
* * *
Një ndalje e tillë, në këtë këtë pasuri kreative, është shumë shpjeguese, pasi bukuria e vëllimit poetik, së pari, ka të bëjë me dallesën e madhe dhe të paraqitjes poetike me “veshje” simbolike, krahas tematikës, larmisë së saj dhe arkitekturës.
Nga tavani derdhen hije ngjyrë vjollcë. / Era shtynte e shtynte paragrafe, në vend të gjetheve. / Ekualipti, legjendë fëshfërinte mall, Si me magji,/ i lidh të gjitha balonat e zemrave…
Depërtimi me takt dhe klas në pasurinë creative të një autoreje kërkon profesionalizën dhe presence të parimiteteve analitike të poezisë bashkëkohore, njohje në detaje të saj. Një brumim i nevojshëm kreativ i krijueses vërehet te poezia “Deri kur?!”
Protesta dhe revolta kreative buron nga një shpirt i përgjegjësuar, i cili kërkon me insistim progresivitetin jetësor… Është një përpjekje për të dhënë mesazhe të mëdha për ndërgjegjësim: Jeta të marrë fizionomi tjetër të bukur, të shpirtë …
Kjo realizohet vetëm me vizion, mendime risi e jo “laj-lule” kotësirë. Pak a shumë, ka mbështetje në atë parabolë të thekur: “Kotësia e kotësisë është kotësi”…
Irealja duhet lakuriqësuar, realja duhet të skeptrizohet si mbretëreshë.
Plagët e sistemit duhet të kurohen në një terapi aktive…
Pyetja retorike “Deri kur?!” ka përgjigje të zbuluar në reticensën e saj….
Arti paraqitës tregon dhe mosdurimin e gjendjes dhe “sëmundjen” me tendencë të saj. Dhe krijuesja ka të drejtën e saj të ngrihet dhe të kushtrimojë për këtë gjendje, e cila kërkon teraupikën e saj.
Lirika është predominuese në tërësinë kreative të Vjollcës. Krijimet e saj mbartin, në vetvete, lirizmin shumë herë dhe inkadeshent, të shndritshëm ndaj bashkudhëtarit të jetës, ku shpërthesat janë me motive, me gjetje. Krijimet e mëposhtme”rrëfejnë”
syçelur këtë ndjesi:
Sikur të isha një copëz re,/Mbi faqen tënde/ butësisht e ulur,/ Duke të puthur në cep të buzëve.../ Ah! Unë një copëz re!.
Krijimi ka kombinativitetin dhe interpretimin e gjithë “aktorëve” jetësorë,ku në këto aktrime të skenëzuara me prezentë të bukurive natyrore, të faunës, florës:
Më ka marrë malli /të shtrihem nën akacie,/ Përkëdhelur nga ngjitja e milingonave,/ Në qafën e djersitur,/ lagjja e buzës së tharë,/tëndes,/times,/tonës,...
Dehja dashurore ka efektin e vet në kahje pozitiviteti dhe sjell kënaqësinë njerëzore me
“pranga “të bukura: Eshtë koha për t’u dehur.../Të dehemi!/E le të puthim ëndrrën pastaj,duke mbetur “skllevër” me pranga të padukshme...
Mesazhi ndaj dashurisë së fortë dhe të pjekur jepet me tonalitet tepër të sinqertë: ”Gjithmonë të pres,/ Me drithërimë të shpirtit...
Krijuesja me emrin e bukur luleje “Vjollcë”, në lirizmin e saj të shprehur, ka tematikë të gjerë, të larmishme duke i poetizuar babait, krijesave të saj të bukura: vajzave e tjerë, duke shprehur me art çiltirën e kampioneve lulore me çiltëri poetike, e cila shndërrohet në një çudë të bukur. Ajo, në tekstin e saj poetik, ka shprehi të shkruara me theksim të veçantë, duke emfazuar në “ligjërimin” poetic për emnesa të kujtesës së lumturuar apo përjetimet e dhimbshme.
Vëllimi parë shquhet për etikën letrare të përcjelljes kreative. Kështu që ky vëllim merr motivimin “ëmbëlak”, i cili flet realisht dhe “ëndrras” edhe fiton, qysh në fillesë, një prezencë të farfurtë... Ajo, kurrsesi, nuk harron të cekë dhe problematikën e jetës,madje të paraqesë dhe shqetësimet e së përditshmes... dhe të sjellë edhe krijime epike, të cilat mbahen mend.
Përfundesë
Vëllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj , në shumicën e vet kreative,
me prurjen, gjetjet, forcën kërkuese si dhe me kombinimin e përsjelljes dhe “penelatuese“ ngjason me një buzëqeshje qendisur me fije dielli… (sipas konceptimit autorial). Sa e ka arritur këtë krijuesja?
Këtë do ta verifikojë leximi profesional i kësaj krijese poetike, por duhet të vëmë në dukje se, autorja është një krijuese “e thekur“ dhe me të ardhme për gjithçka që sjell, gdhend dhe paraqet. Ky prezantim i parë është, pra, mbushamendës dhe sinjifikativ…

Gjirokastër, mars 2019
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Vëllimi “Qendisje me fije dielli“ i autores Vjollca Aliaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: