Sekretet e se ardhmes se Maqedonise
Postuar më: 03-10-2009, nga M A X, te Zëri Yt! Marre nga G.Shqip
Këtu nga Andi Ballshi
Kuajt trojanë të përfaqësuesve politikë të dy etnive kryesore janë duke e marrë karrocën e Maqedonisë dhe duket se po e çojnë te ‘marangozi i vjetër‘ me mjekër të thinjur (i cili e kishte montuar atë pas Versajës së parë), për ta forcuar a çmontuar përsëri dhe pjesët e saj përbërëse t‘i përdorin si pjesë për t‘i bashkuar me karrocat e tjera ballkanike dhe, ndoshta një pjesë prej saj ta mbajnë si relike të historisë së saj gjysmë shekullore, si organizim politik. Sepse në vetvete fjala Maqedoni ka vetëm një kuptim të qartë gjeografik, i cili përmbledh territorin nga mali i Sharit (Stara Planina) në veriperëndim, Liqeni i Ohrit në perëndim, malet e Pindusit në jug dhe malet Ballkan në veri, duke i lagur këmbët e saj në ujërat e Egjeut rrotull Selanikut deri në Trakën turke në lindje. Popullata e lashtë që jetonte në këtë vend është quajtur eole. Ky territor ka parë një përplasje dhe bashkëjetesë midis popujve të ndryshëm sidomos atyre shqiptarë, grekë, trako-bullgarë dhe turq. Famën dhe emrin më të madh ky emër e ka pasur me Aleksandrin e Madh, kohë kur turqit dhe bullgarët nuk kanë qenë në rajon. Atëbotë, simboli i bashkëjetesës midis grekëve dhe shqiptarëve në Maqedoni jepet në dhjetëra raste të monografive, te simbioza e këtyre dy ndikimeve kulturore tek Aleksandri i Madh, i cili kur ishte në qejf dhe në krye të detyrës në tendë me oficerët e tij fliste në greqisht, duke respektuar simbolikisht përkrenaren e tij të dhisë që e trashëgonte nga babai, Filipi dhe kur egërsohej në luftë, kur nxehej, dehej, apo thoshte fjalë dashurie, tregonte karakterin e tij inatçor prej shqiptari dhe fliste e shante vetëm në shqip, duke simbolizuar egërsinë e shpendit të shqiponjës dykrenore që e kishte simbol nga nëna e vet shqiptare, Olimpiadha.
Më pas (shekulli IV para erës sonë), rajoni u turbullua dhe u përzje, duke hyrë mbas shumë shekujsh turma popujsh të tjerë me origjinë turanike dhe mongoloide si bullgarët dhe turqit (por edhe hebrenjtë në Selanik), deri sa ngjarjet precipituan në lëvizjet antiosmane në vitet e para të shekullit të kaluar dhe sidomos në dy Luftërat Ballkanike. Në luftën e parë, Bullgaria doli në Egje, por nuk mundi ta merrte dot Selanikun, pasi një kompani greke u terezit aty 24 orë para ushtrisë bullgare. Në Luftën e Dytë Ballkanike, në fillim të vitit 1914, u lidh një koalicion i dobët midis turqve, bullgarëve dhe shqiptarëve, kundër grekëve, serbo-malazezëve dhe rumunëve. Grupi i parë u mund shumë shpejt dhe kapitulloi mbrapa këtyre shteteve që i përkrahu Rusia. Greqia dhe Serbia e ndanë si plaçkë midis tyre Maqedoninë, ndarje e cila u respektua në përgjithësi edhe nga Traktati i Versajës më 1919-1922. Kështu kishte vendosur Elita Botërore, madje grekëve që ishin në qiell të shtatë për një shekull mbas revolucionit të tyre të sponsorizuar nga kjo Elitë, ju ishin premtuar edhe territoret e tjera rreth Egjeut, të Turqisë së sotme, por ata i ndali gjenia e shqiptarit të madh, Qemal Ataturkut, i cili, duke e ditur synimin e Elitës për fushat naftëmbajtëse të veriut të Irakut të sotëm, i lëshoi më pas ato në heshtje, mbas paqes së Lozanës dhe pazareve të Ismetit. Ata që humbën territore etnike ishin shqiptarët dhe pjesërisht bullgarët. Themi pjesërisht bullgarët, pasi maqedonasit e sotëm jo të gjithë e pranojnë origjinën e tyre etnike nga raca bullgare. Disa prej tyre mendojnë se janë një tjetër lloj race, midis bullgarëve, serbëve dhe popujve të tjerë sllavë. Ka të tjerë që mendojnë se ata janë të bullgarizuar, por janë mbetje të popujve të vjetër trakë. Sidoqoftë, shumica e tyre ndjehen bullgarë, në gjuhë, racë dhe fe. Pra në fakt, gjuha e tyre ka më afërsi me bullgarishten. Bullgarëve ia u ngre në zenith pretendimin mbi Maqedoninë e sotme periudha e tyre e artë midis shekujve të shtatë dhe të dhjetë mbas Krishtit, kur dinastia e tyre bashkësundoi me Bizantin të gjithë rajonin. Dihet se etnia e dytë ose e tretë më e madhe dhe me territore të pashkëputura në ish-Jugosllavinë e parë të karagjeorgjeviçëve dhe Jugosllavinë e Dytë (të Titos), ishin shqiptarët dhe ata u ndanë administrativisht me djallëzi në dy pjesë, në Krahinën autonome të Kosovës dhe në FYROM (IRJM). Shqiptarët u trajtuan si një popull i nivelit të ulët, anipse Titoja, si kroat katolik, përpiqej t‘i ekuilibronte fuqitë e natyrshme të serbëve, duke i mikluar me disa të drejta shqiptarët, për ta drejtpeshuar shtrirjen e popullsive ortodokse brenda Jugosllavisë.
‘Unë i di planet tuaja‘, u pati thënë njëherë më 2 qershor 1991 Milosheviçi ambasadorit amerikan në ish-Jugosllavi, Zimerman. Kishte disa orë që Sllovenia dhe J.Drnovzheku kishte vendosur doganën me Serbinë dhe Kroacinë, si edhe telin me gjemba midis dy territoreve. Madje Milosheviçi i pati tundur kërcënueshëm gishtin mbi thilenë e xhaketës ambasadorit (i cili vetëm buzëqeshte…) duke ngjarë kështu me Hrushovin, i cili ia pati shkundur edhe ai kërcënueshëm gishtin mbi xhaketë njëherë Kenedit, për çështjen e Berlinit Perëndimor, gati 20 vjet më parë. Dhe më pas Milosheviçi kishte thënë: " … ju doni ta ndani Maqedoninë midis shqiptarëve dhe bullgarëve, ose të lini edhe një copë të vogël të pavarur - dhe për këtë s‘më ha meraku sepse ne [serbët] nuk kemi aty as të drejta etnike dhe as të drejta historike…" Dhe Maqedonia, kjo thembër e Akilit e synuar si ushqim për orekset e popujve që e rrethojnë, u la për zgjidhje pasi të ishin kulluar ujërat nacionaliste dhe prezenca e Elitës në Ballkan, pas rënies së Iron Curtains (Perdes së Hekurt), të ishte më e fortë. Dhe tani është pikërisht momenti dhe ora e historisë që do të vendosë për të ardhmen politike të Maqedonisë.
"Ne maqedonasit, preferojmë më mirë të jemi qenër të bullgarëve, se sa të jemi zotër të shqiptarëve", - kështu më tha një titullar maqedonas i një institucioni në varësi të një dikasteri qendror në Maqedoni, ndërsa po hipja me disa shqiptarë dhe maqedonas në një ashensor. Me një habi dhe buzëqeshje të shtirur, hodha sytë nga shoqëruesja e re dhe simpatike maqedonase në bisedë, e cila ishte sekretare e një ministrie në FYROM, e cila dukej sikur i aprovonte këto fjalë të vartësit të saj me keqardhje. Ishte fund janari ose fillim shkurti 2009... Të dyja palët në bisedë ishin nga partia e Georgievskit dhe Ali Ahmetit, të cilat pak muaj më vonë kishin zgjedhjet presidenciale. Unë asnjëherë nuk kam besuar se Maqedonia do të vazhdonte të ekzistonte si shtet dhe këtë e kam shprehur publikisht qysh pas mesit të viteve ‘90, kohë kur ishte kryer paqja e Dejtonit. Pasi Maqedonia do të shtypej nga dashuria dhe përqafimi i shtetit shqiptar dhe atij bullgar. Edhe kur flitej se Maqedonia fitoi statusin e vendit kandidat për në BE, edhe kur flitej për pengesat e stisura në konfliktin me Greqinë ‘për emrin‘, kisha dhe kam bindjen time të thellë se Maqedonia nuk do të ekzistonte kështu siç është. Dhe në fakt tre janë variantet teorike të së ardhmes së këtij shteti të kristaltë, për nga brishtësia: 1- Të qëndrojë siç është; 2- Të ndahet tërësisht midis shqiptarëve dhe bullgarëve; 3- Të ndahen dy territore thelbësisht të pastra etnike (në perëndim dhe në lindje) përkatësisht për shtetin shqiptar dhe atë bullgar dhe të mbetet një zonë tampon me territore të përziera etnike. Dhe cila nga këto do të ndodhë? Këtë nuk e dinte as Nano, i cili tregoi se nuk e di fare axhendën e Elitës Globale për Maqedoninë. Ai foli si analist, si ‘think tank‘, duke dhënë disa mendime teorike të drejtpërdrejta dhe pa dorashka, midis të cilave bëri edhe orakullin se Shqipëria do të hyjë në Europë në qershor 2014. Kurse unë ve një bast publik me të se Shqipëria do të hyjë ose me rastin e jubileut shekullor të fillimit të Luftës Ballkanike (tetor 2013) ose në 100-vjetorin e Marrëveshjes së Londrës, pra në fillim të 2014. Kjo nuk ka rëndësi për 8-4 muaj më parë, por ka rëndësi simbolika (ashtu si simbolika e ardhjes së Bushit me rastin e jubileut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe heqja prej tij e kollares dhe xhaketës sikur ishte në shtëpinë e vet). Elita e cila po përkrah shqiptarët, do t‘u tregojë popujve të tjerë se mbaroi era antishqiptare në rajon dhe synimi i tyre mund të jetë që dhjetë vjetët e ardhshëm ta bëjnë Shqipërinë një ‘Izrael‘ të Ballkanit, një shtet të tyre i cili do të jetë një kockë e fortë për të ndihmuar në zbatimin e axhendës së Elitës Globale në këtë zonë. A na intereson ne shqiptarëve kjo? Natyrisht, në thelb, po! Sepse zgjidhja tjetër e vetme do të ishte asimilimi nga sllavo-ortodoksët. A do ta bëjë këtë Elita për interesin tonë? Natyrisht që jo! Ashtu si edhe Izraelin, ajo e ka ngritur në radhë të parë për interesat e saj!
Cili mund të jetë sekreti i Elitës Botërore për Maqedoninë?
Ndoshta këto 4-5 fjalitë e fundit, ndokush që është edukuar me teoritë e kultit të masës mund t‘i hedhë poshtë dhe të mendojë se historinë e bëjnë popujt, e bëjnë masat. Në thelb kjo nuk ka qenë dhe nuk është e vërtetë. Dhe për Maqedoninë mund të ketë shumë kohë që i është kompozuar rekuiemi dhe pritet vetëm të vijë çasti t‘i këndohet ‘Te Deum‘. Unë mendoj se do të aplikohet varianti i dytë, pra ndarja e saj totale. Problem mund të jetë vetëm pretendimi bullgar për të dalë në liqenin e Ohrit, pasi dihet se Ohri ka qenë qendra shpirtërore e bullgarëve (perandori i saj i parë kristian Samueli, ishte pagëzuar nga priftërinjtë shqiptarë në kishën e Bylysit - Ballshi i sotëm, të cilën e kishin pushtuar si paganë). Por ky qytet në fakt është i rrethuar nga fshatra dhe qytete të dominuara deri në Liqenet e Prespës nga shqiptarët. Me këto zgjidhje, Elita do të izolonte Greqinë nëpërmjet së ashtuquajturës ‘Hark shigjeta myslimane e Ballkanit‘ dhe do të shkatërronte një aleancë virtuale sipas skemës së Luftës së II Ballkanike, Greqi-Serbi-Rumani. Ju përsëri do të thoni se këto punë i vendosin dy popujt përkatës! Vërtet? Po ju sjell ca shembuj të freskët se si mundet që Elita të bëjë edhe shiun edhe diellin, edhe ‘mashkullin‘ edhe ‘femrën‘ e historisë; edhe Luftërat Botërore edhe Konferencat e Paqes; edhe Holokaustin edhe Izraelin; edhe ngritjen e Perdes së Hekurt edhe rrëzimin e saj. Po ju përmendim disa fakte të fuqisë së saj të pa cak:
Dy presidentët Uillson dhe Ruzvelt erdhën në pushtet vetëm se premtuan që nuk do ta fusnin Amerikën përkatësisht në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. U deshën vetëm dy incidente si ‘mbytja‘ e vaporit Lusitania në Luftën e Parë dhe Perl Harbori në Luftën e Dytë që të manipuloheshin amerikanët dhe SHBA-të të hynin në këto Luftëra. Lufta e Parë filloi pas manipulimit nga ana e Vëllazërisë serbe ‘Dora e Zezë‘ kur G.Principi vrau Franc Ferdinandin në Sarajevo. Pikërisht në të njëjtin moment (se ka ndryshim në gjerësinë gjeografike) u qëllua për vdekje në Rusi Rasputini, i cili mendohet se do të kishte fuqi për ta ndalur Carin të shpallte luftë. Këto dy veprime i çuan drejt luftës dhe shkatërrimit Hohencolerët, Romanovët dhe Habsburgët, si dhe derën e Osmanit në Perandorinë turke, e cila ekzistoi për aq kohë sa donte Elita. Kur asaj iu deshën fushat naftëmbajtëse të Lindjes së Mesme, e hoqën këtë ferrë shekullore nga rruga e tyre. Zgjidhjet e saj Elita i realizon nëpërmjet përshtatjes së teorisë së Hegelit: veprim, kundërveprim, zgjidhje (filozofi gjerman Hegeli e kishte skemën e tij filozofike tezë, antitezë, sintezë, por Marksi, dhëndri i disa njerëzve të fuqishëm që ishin pranë Elitës, e solli atë në gjendjen e sotme). Kështu u krijuan nga Elita ideologjitë komunisto-ateiste dhe shtetet totalitare dhe demokracitë. Shumë njerëz që i kanë shërbyer Elitës kanë përfunduar ndonjëherë në mënyrë tragjike, si Robespieri, Dantoni, Marati, Hitleri, S. Hyseini, Miloshevici, Ali Bhuto etj., pasi ata nuk e dinë axhendën e vërtetë të Elitës dhe nuk e dinë se në cilën seri të telenovelës do të shuhet ndikimi i tyre. Madje edhe shteti i Izraelit nuk është krijuar nga deklarata e vetë Sekretarit të Forein Ofisit, Balfurit (‘Deklarata Balfur). Atë deklaratë e ka shkruar Alfred Milneri, drejtuesi i rëndësishëm i Tavolinës së Rrumbullakët. Madje edhe arabët u mashtruan në Luftën e Parë Botërore (ashtu si Milosheviçi që nuk e dinte axhendën e Elitës në Ballkan), nga Lorenci i Arabisë dhe ndikuan në shpartallimin e Portës së Lartë, por Elita kishte synim të ngrinte Izraelin. Loja e politikës është një matricë me shumë të panjohura, lojë të cilën e fiton gjithmonë Elita dhe ata që mbështeten prej saj. Mjerë ata që i kundërvihen qëllimeve të saj. Madje edhe Holokaustin, thuhet se e ka bërë Elita, kur lejonte që çifutët e kamur të largoheshin nga Gjermania dhe të hynin në Izrael, ndërsa të varfrit i futi si krahë pune pa pagesë në kampet e përqendrimit në shërbim të kompanisë I.G.Farben, në bordin e së cilës, si në SHBA, ashtu edhe në Gjermani, ishin pjesëtarë të rëndësishëm nga të dyja vendet. Dhe në Nyremberg, anëtarët gjermanë u dënuan, ndërsa ata anglo-amerikanë jo. Po kështu edhe me kompanitë e Fordit dhe Morganit si General Motors dhe General Electric. Elita bën ç‘të dojë.
Kështu do të ndodhë edhe me Maqedoninë. Fati i këtij shteti është tashmë i vulosur. Edhe në ngjarjet e vitit 2001, edhe në botimin e Enciklopedisë së sotme antishqiptare ka pasur dhe ka dorë, si gjithmonë Elita. Pas gjithë këtyre shembujve nuk e kuptojmë se përse ndonjë ambasadë në Maqedoni u ndje e sëkëlldisur për ndikim të Elitës në këto ngjarje të vogla të Maqedonisë së vogël? Amerikanët më tepër e shfrytëzuan këtë shans të ardhur nga Akademia për të treguar faktin se kështu është e pamundur bashkëjetesa. Nuk e dimë se si do të bëhet ndarja e Maqedonisë dhe sa do të jetë shkalla e dhunës midis dy popullsive për territore dhe kundër njëra-tjetrës. Gjithsesi, rrapëllima dhe plandosja e pjesëve të mëdha të popullatave në baltën e vjetër me erë gjaku të Ballkanit, do të jetë e vogël për shkak se NATO ndodhet aty si një çekan i Elitës për të mos lejuar daljen e situatës nga dora. Dhe më e rëndësishmja, nuk do të lejohet asnjë vend tjetër i interesuar të hidhet në zjarrin e Maqedonisë për interesat e veta, pasi torta do të ndahet kryesisht në tavolinë. Këto pesë vjet them se koha do të tregojë se cilat janë sekretet e përmendura të së ardhmes së një shteti që lindi artificialisht dhe që do të zhbëhet pa mbushur 100 vjet në ditëlindjen e saj.