Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hajrush Idrizi - "

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:29 pm

Mbretëroi një heshtje absolute.
-Çfarë mendimi keni për Nanon?- vijoi kryetari me pyetje ndoshta edhe për
ta thyer heshtjen që u krijua.
Unë isha i vendosur të përgjigjem ashtu si mendoj, u bë ç’ u bë.
-Po. Nano nuk gëzon respekt në Kosovë. Ai bisedoi në Kretë me xhelatin
Milosheviq, bile i dha dritën jeshile kur Nano pohoi se çështja e Kosovës
është çështje e brendshme e Serbisë. Çfarë mjerani. Noli do të
thoshte: “Vaj vatani e mjerë mileti”! Kaq, besoj se s’ka nevojë të them
gjë më tepër. (Nuk reaguan).
-Po, për Berishën mund të thoni gjë?- më pyeti një shkurtaq i cili më
duket se qenka nanoist.
-Po . Edhe për Berishën kam mendimin tim. Ai ( Berisha ) nuk flet por
çirret. E, demokracia dhe të çirrurit nuk shkojnë bashkë, ju thoni tok.
Më duket se jam mjaft i qartë, ë?- iu përgjigja shkurt.
-Po Qosja ?- m ‘u drejtua një i moshuar.
-Qosja, në momentin kur filloi të merret me politikë-huqi. Ajo (politika) iu
kthye si bumerang. Ai (Qosja ) në vend se të vajtojë për trazirat që ndodhën
këtu në Shqipëri, ato (trazirat, ë? ) i quajti si revolucion, madje “
revolucion i vonuar”. Epo, ja se ku na vajti i gjori Rexhë! Kaq. - i
thash.
-Mirë, po Majko? –më pyeti një bukuroshe.
-Majko është një bukurosh përplot me energji. Dëgjuam se ka marrë vendim të
prerë për të mos lëshuar asnjë kosovarë të largohet nga Shqipëria. Ky vendim
i kryeministrit është shumëdimensional, domethënës edhe largpamës. Njeri i
duhur në- kohë të duhur. Njerëz të këtillë na duhen. I lumtë! -e urova
-Mund të na flisni diçka për Demaçin?, - m'u drejtua një nëpunëse e postës.
-Po vërej se vazhdimisht më ngacmoni. Megjithatë unë do të flas edhe për
te, natyrisht po flas në emrin tim, ashtu si unë i shoh gjërat, gjë që nuk
donë të thotë të jetë siç them unë,ë?. Ishte fjala për Demaçin. Ai është
Nelsoni shqiptar . Dini, ishte zëdhënës i UÇK-së. Po, kur Delegacioni
Shqiptar i Kosovës ishte në Konferencën e Rambujesë për Kosovën, Ademi
refuzoi të firmoset Marrëveshja në Paris. Duket se është një rebel i madh. U
grind edhe me UÇK-n. Do të më vinte shumë mirë sikur të jem gabim.
-Po për Mejdanin dini gjë?-më pyeti një djalë i ri.
-Mejdanin nuk kam pasur mundësi ta njoh. Dëgjo, nëse nuk e përkrah asnjë
parti, qoftë majtiste ose djathtiste, pra, nëse është i paanshëm, do të
jetë një president me perspektivë të shkëlqyer. Tash ka rastin të dëshmohet
e të afirmohet si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ka kohë të
dëshmohet, ka,- i them.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:29 pm

-Për Rugovën nuk thatë asnjë fjalë,-ndërhyri kryetari i komunës pak si
me të qeshur.
-Po, ju s ’më pyetët,- ia ktheva edhe unë në mënyrë të njëjtë.
-A bën të na thoni diç për te?- shtoi kryetari.
-Bën, pse jo. Rugova (sipas meje,ë?) është personalitet shumë enigmatik,
të mos them misterioz. Ndoshta është shumë i ditur, ndoshta, ...(!)
-Po, ai (Rugova H .I.) para ca ditësh pati një takim me Milosheviqin,
madje kërkoi nga NATO-ja t’i ndalojë bombardimet ndaj Serbisë, si e
komentoni ju këtë veprim të tij ?-më ndërpreu nanoisti me cinizëm.
-Ashtu është thënë. Edhe ne kemi dëgjuar për atë takim që është
“organizuar”, në fund të marsit. Ku, e në çfarë rrethanash është mbajtur
nuk dihet asgjë. Një gjë dihet me saktësi: Rugova është zënë rob. E, me
robin, robëruesi , në këtë rast Milosheviqi, manipulon si të dojë.
Paraprakisht është shkruar skenari, është sjellë Rugova në atë farë kthinën
e Milosheviqit, ia kanë vënë tekstin përpara,ia kanë vënë automatikun në
kokë dhe e kanë urdhëruar për ta nënshkruar atë farë “deklarate”.
Kameramanët kanë gjiruar tërë “ceremoninë ” e firmosjes së asaj letre dhe
e kanë plasuar para mediumeve vendore e botërore, gjoja se, Rugova po
kërkon ndërprerjen e bombardimeve(!) . Por e vërteta është krejt ndryshe:
Rugova me vite të tëra ka kërkuar nga NATO-ja që të intervenojë, të na
shpëtojë . E, sot, kur NATO-ja është në veprim të plotë,Rugova të kërkojë
ndërprerjen e bombardimeve, është absolutisht gënjeshtër, është një skenar
i pakripë, tek ne i themi rrenë e kulluar. Edhe një gjë e di: Rugova
mund të jetë gjithçka, përveç kuisling (tradhtar) kurrën e kurrës
s’mund të jetë. Për Rugovën vetëm koha do të na dëshmojë e pastaj do të
mësojmë me saktësi se kush (është ) ishte ai. Kam bindje se jeni viktimë e
mediumeve sllave ,-iu përgjigja nanoistit pak si ashpër.
-Duket sikur jeni rugovist,- më nxiti kryetari.
-Po edhe jo. Në fakt, unë jam vetëm një spektator që shikoj garuesit në
këtë maratonë. Maratona ka filluar. Ndonjëri ka mundësi të ketë një çikëz
përparësi por varet se sa do të ketë forcë për ta ruajtur atë avantazh.
Maratona po vazhdon. Unë si të gjithë shikuesit po i përkrah të gjithë
garuesit, e, ai që del i pari, pra, e fiton garën, natyrisht se do t’ia
uroj fitoren. Fundi i fundit të gjithë janë tanët. Kjo është me shumë
rëndësi. Të gjithëve do t’ua lë vetën në dispozicion dhe do të kontribuoj
aq sa mundem. Pra, unë jam ky që u thash, nuk di sa dhe si më keni
kuptuar,-iu përgjigja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:29 pm

-Zotëri Ajrush, kemi shënime se ju me profesion jeni mësues, ama, neve na
duket sikur nuk është e saktë kjo e dhënë,-më befasoi kryetari.
U shtanga. Bile për një çast mbeta pa fjalë. Pandeha se gjatë gjithë kësaj
bisede paskam bërë ndonjë gabim fatal, paskam ofenduar ndonjërin, ose
paskam bërë ndonjë lapsus të madh andaj edhe dyshojnë në profesionin tim.
Mendova pakëz dhe shpërtheva:
-Miq të mi, ka mundësi të kem gabuar ndonjë gjë, ka. Ka mundësi ta kem
ofenduar ndonjërin prej jush, ka. (Mos më ndërhyni ju lutem! ) Por,
sinqerisht ju lus, kini parasysh momentet dramatike nëpër të cilat kaluam
gjatë ditëve që lamë pas, kini parasysh gjendjen momentale që po kalojmë në
këto çaste ( Prit të lutem!- i bërtita kryetarit). Për momentin humbëm
gjithçka që patëm në këtë botë edhe si individë edhe si kolektivitet. Fati
ynë akoma nuk po dihet . Jemi me strese dhe plotësisht të traumatizuar.
Pra, nëse kam bërë ndonjë gabim, ta dini miq të dashur, se nuk e kam bërë me
vetëdije apo me qëllim për ta ofenduar ndonjërin. Se, unë në fillim u thash,
po bisedojmë lirshëm, pa hidhërim, ë? Përndryshe, unë, me profesion isha ,
jam, dhe dashtë Zoti, do të jem mësues, dhe vetëm mësues!,-fola me një ton
bukur të lartë.
-Një minutë, një minutë ju lutem!-foli kryetari me nxitim.-Unë, unë e bëra
gabimin. Ju lutem vetëm një sekondë durim, ta sqarojmë llafosjen gjer në
fund! Nuk qëndron fakti se ju keni gabuar, jo. Puna qëndron krejtësisht
gjetiu, në favorin t’ uaj është,-më tha.
-Zotëri kryetar, seriozisht po u them, tanimë jam i hutuar tërësisht.
-Pikërisht këtë, hutinë t’ uaj do ta sqarojmë. Ne,- vazhdoi kryetari,-kemi
pasur kontakte edhe me kosovarë të tjerë. Ata pohonin se kanë kryer shkolla
të larta e superiore (fakultete) , por jam i detyruar t’ua them troç :
Bisedat e tyre ishin konfuze, me plot gabime tematike e edhe gjuhësore;
here-herë nuk i kuptonim ç’arë thoshin . Ju dalloni shumëçka prej tyre.
Flisni me një gjuhë shumë të pastër, sikurse tiranas , jeni shumë konkret
dhe të qartë në përgjigjet që i jepni , pastaj, ju dini shumë gjëra, për të
cilat ne progarët nuk kemi aber ( kështu thënkan.)
-Ky kompliment tanimë është i tepruar,-ndërhyra pa leje.
-Prit, prit! Akoma s’kam mbaruar!- më urdhëroi kryetari. Përshtypja ime por
edhe e stafit tim ishte se ju keni arsimim superior madje edhe ndonjë
pozitë, por nga modestia jeni paraqitur si mësues. Këtu ishte thelbi i
atij “dyshimi ” që ua ceka më parë. Besoj se tani m’ë kuptuat. Tanimë nuk
dyshojmë. Me argumente na bindët. ( Desha të flas por nuk më lejoi). Një
sekondë! Edhe diçka kam për të shtuar:Lumë ata nxënës që kanë patur fatin të
qëndrojnë para teje e të nxënë me ty. Kaq,- më tha dhe përcolli reagimin
tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:30 pm

Komplimenti nuk më bëri përshtypje asnjë fije.
Përmendja e nxënësve më nxori nga tema krejtësisht. Në moment m’ u duk
se jam në klasë para nxënësve të mi: Albanës, Edonës, Korabit, Valmirës,
Kosovares, Flamurit,Teutës, Valonit, Agonit * … Fillova të mos ndihem mirë.
Sytë nuk qenë në gjendje ti ndalin lotët. Ata filluan të zhagiten faqeve
teposhtë.
Në zyrë ra një heshtje trishtuese. Me të shpejtë detyrohem ta mbys atë.
-Miq të mi, kryetari m’i përmendi nxënësit. Një koincidence e vogël:
Sot një muaj, pra, më 19 mars, ua pata mësuar nxënësve të mi tingullin e
fundit të alfabetit tonë, shkronjën Zh. Atë ditë , nxënësit dëshmuan se
kishin humbur shpresën për jetë(!). “Ne,- më thanë,-kurrë nuk do të
bëhemi as pleq (djemtë) e as plaka (vajzat)! Shkiet do të na vrasin, do të
na masakrojnë sikurse ata në Prekaz e Reçak”. (Besoj se keni dëgjuar për
masakrën e Prekazit dhe të Reçakut ). E unë, atë ditë (më 19 mars) jam
betuar para tyre, se askush nuk do të guxojë t’i prekë as me dorë, dhe se,
me ndihmën e Zotit, të gjithë do të bëhen pleq (djemtë) dhe plaka (vajzat).
Tani jam tepër i shqetësuar. Nuk di se ku i kam nxënësit, ku më janë
tretur. Vallë, mos ndonjëri ose shumica nuk do ta shijojnë pleqërinë?!
Kjo po më frikëson, kjo.
Disa filluan të më shoqërojnë në vajë.
Kryetari u tremb. Brofi në këmbë, bëri disa hapa dhe m ’u afrua shumë afër:
-Zotëri Ajrush, Kosova gjithmonë ka bërë gjithçka për Shqipërinë;
Shqipëria kurrënjëherë nuk ka bërë asgjë për Kosovën. Kjo është kështu dhe
pikë, them unë Refat Agolli, kryetar i komunës së Progërit.
-Ne ku jemi, zotëri kryetar?,- e pyeta me një ton të ngritur.
-Tanimë është vonë,- tha.
Nuk pajtohem,- ia prita,-Shqipëria e dha provimin në çastin më të duhur.
Sot, Ajo dha gjithçka për Kosovën. Kjo është kështu dhe pikë, them unë
Hajrush Idrizi, mësues.
----------
* Emrat e nxënësve janë të saktë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:32 pm

NË XHAMI TË KORÇËS

E premte, 23 prill, 1999.
-Buq , sot është ditë e Xhuma, ti e din, u bënë më shumë se dy muaj që nuk
kam falur asnjë namaz të Xhumasë. Këtu, në Progër nuk kishte xhami, por më
kanë thënë se në Korçë ka . A bën të shkojmë në Korçë e ta falim Xhumanë?-
më pyeti Ylberi me një ton tepër lutës.
-Bën or bir, bën, por është duke rënë shi i madh e çull do të bëhemi,- ia
prita.
-Po, shiu do të ndalet,- m’ a ktheu dhe filloi ti lutet diçka Zotit.
Menjëherë pushoi shiu, rrezoi edhe dielli.
Ora është njëmbëdhjetë e tre çerekë.
-Eja buq, po nisemi! E shihni, po nxenë dielli-më tha.
U nisëm në këmbë për në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Dolëm te lokali
“Xixëllonja” ku është stacioni i autobusëve për në Korçë. Menjëherë futemi
në një minibus dhe shumë shpejtë arritëm në qytet. Ne nuk i dënim xhamitë
në atë vend. Disa qytetarë na orientuan për një xhami afër tregut të
çaklave. E gjetëm. Xhamia është e vjetër, me oborr të parregulluar, pa
shatërvan për të marrë abdesët. Aty, fare pranë xhamisë, kërkuam ujë tek një
shtëpi. Një zonjë, me të kuptuar qëllimin tonë, fluturoi dhe pa u vonuar na
e solli një shishe ujë. Morëm abdes dhe e falënderuam zonjën për shërbimin
që na e bëri. Ajo u bë shumë kureshtare dhe:
-Ju lutem, mos jeni kosovarë?
-Po,- i themi.
-Zoti qoftë me ju!,- na uroi.
-Edhe me juve, zonjë! -ia kthyem.
Futemi në xhami. Ajo, për Brenda qenka shumë e rregulluar. Muret i paska të
stolisura me shumë arabeska, citate Kur’ anore. Qenka shumë e pastër dhe
mjaft mirë e shtruar. Në xhami ka shumë faltorë moshash të ndryshme madje
edhe femra gjë që në Kosovë nuk praktikohet në namazin e xhumasë.
Ylberi është shumë i gëzuar që gjendet në mesin e xhematit. Me interesim
vështron çdo hapësirë të xhamisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:32 pm

Po afrohet koha për faljen e namazit. Vjen edhe imami i xhamisë. Është një
burrë afër të gjashtëdhjetave. I veshur pedant, me fes të kuq në kokë, me
shall të bardh, me xhybe të zezë e të gjerë, i plotë, vital, thënë shkurt,
hije i paska për imam. Pranë tij është një burrë rreth të tridhjetave. Ka
mjekër të lëshuar, i shëndetshëm, me këmishë të bardhë e xhemper të
blertë, pa kapuç. Imami i xhamisë ia dha fjalën burrit që është pranë tij.
Ky, u çua në këmbë, u kthye përballë nesh me:
-Bismil-lahir-rahmanir-rahim!
Vëllezër e motra myslimanë, sot kam paraparë të flas për “Abdesin”. E
zgjodha këtë temë sepse më kanë rënë në sy disa njerëz, të cilët kur
marrin abdes , nuk i përmbushin rregullat e caktuara dhe të domosdoshme që i
kërkon Allahu i Madhërueshëm. Dhe nisi ta përpunojë temën në detaje. Edhe
lutjet nga hudbeja i bëri ky i ri. Pasi mbaroi lutjet e zakonshme në hudbe,
na u drejtua nga lart:
-Vëllezër dhe motra shqiptarë! Sot, populli i Shqipërisë, padyshim, është
populli më i dashur tek Allahu i Gjithëditur. Thënë ndryshe, ne jemi fare
pranë Tij. Përse po u them kështu?
Po u përgjigjem që tani:
Ju hapët zemrat tuaja, ju hapët portat tuaja, ju bëtë edhe të pamundurën për
vëllezërit tanë nga Kosova. U siguruat strehë, bukë, kripë e ngrohtësi, u
treguat të mëshirshëm, e Allahu i do mëshiruesit, mirëbërësit, i shpërblen
ata, ngase Ai është Mëshirues dhe Mirëbërës. Ne, vëllezër e motra por edhe
vëllezërit nga Kosova do shpërblehemi nga i Madhi Zot. Pasha Kur’ anin
Famëlartë, vëllezërit tanë kosovarë shumë- shumë shpejtë do të kthehen në
vatrat e tyre! Patjetër!,-thirri hoxha me zë të lartë.
-Amiiin!,-thamë me zë.
Pastaj imami vazhdoi faljen e namazit të Xhumasë sipas rregullave të
caktuara.
Dolëm nga xhamia tepër të kënaqur ngase e kryem edhe një obligim ndaj Zotit
të cilit i kemi tepër borxh por edhe iu lutëm që të na ndihmojë në këto
çaste marramendëse nëpër të cilat po kalon populli ynë.
-Buq, e ndjeve hoxhën në hudbe?-më pyeti Ylberi
-Po.
-Ai u betua në Kur’ an se ne shumë shpejtë do të kthehemi në shtëpitë tona.
Buq, unë i besoj Allahut por edhe hoxhës. Padyshim, fjalët e hoxhës janë të
vërteta.
Amin!- i thash Ylberit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:33 pm

DITËLINDJA E YLBERIT

E diele, 2 maj, 1999.
Sot, Ylberi, djali im më i vogël e ka ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë. Disi
nuk më duket se është e vërtetë. Merreni me mend si e feston , ku e kremton
dhe pse mu në Progër. Por kjo është e saktë.
Zgjohet nga gjumi. Nuk flet asgjë. Zbret tek burimi për të marrë abdesët.
Merr abdes , kthehet prapë në “banesë” dhe e falë namazin e sabahut. Nuk
mund ta di se çka po i lutet Zotit. E vështroj me shumë dhimbje . Pasi
mbaroi faljen e namazit i them:
-Allahu ta pranoftë lutjen biri im!
-Amin!,-tha.
-Ore, sot e paske edhe ditëlindjen. Urime!,- i them.
Për ta thyer monotoninë, Enveri ia ngreh veshët gjashtëmbëdhjetë herë. Edhe
e ëma vepron si Enveri.
-Hej, m’i bëtë veshët sa të gomarit të xhaxhit Yllnor!,-u mahit Ylberi.
Të gjithë qeshëm.
Unë nuk ndihesha mire. Pa dashje u ngrita në këmbë, eca nëpër dhomë, dhe
papritur u gjeta para një pasqyre në formë rrethi që është e varur në mur. U
tmerrova nga vetvetja. Me të shpejtë iu shmanga pasqyrës dhe dola në
terasë. Nga terasa hodha shikimin në horizont. Duke soditur natyrën, m’ u
ndal shikimi në majat e Malit Morava, emrin e të cilit e kisha dëgjuar në
këngën popullore: ” E bardhë po m’ dukesh moj Hatixhe, si bora n’ Morav-e”.
Ndonëse sot është dy maji, majat e Moravës shkëlqejnë nga bora, vërtetë e
bardhë. M’ u duk sikur jam në Ferizaj e para meje kam Sharrin tim . Po
shumë u përmallova!
Mora një karrige, u ula, mbështolla një cigare me duhan “Tarabosh” dhe paksa
u qetësova. Poshtë, tek burimi shumë progare filluan të lajnë petka, sidomos
qilimë e tepihë. Po thuaj se të gjitha më përshëndesin :“Emo, keni gdhirë
mirë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:33 pm

Ndonëse akoma s’e kemi bërë një muaj që kur u vendosëm këtu, të gjithë
progarët po na njohin, na i dinë edhe emrat por çka është më e rëndësishme,
na respektojnë tepër shumë.
Në këtë moment erdhi Avdyli për të na vizituar. Sapo u përshëndet me mua
pyeti:
-Ku është Beka ?( Ylberit i thonë Bekë ). Dua t’ia zgjat veshët.
-Eu, po zavall të madh paskan sot veshët e mi!,-foli Beka brenda.
Në derë u përqafuan mes veti.
-Baci Hajrush, a ta ka marrë mendja se Beka do ta festojë ditëlindjen në
Progër?!-më pyeti Avdyli i dëshpëruar.
-Jo Avdyl, nuk e kam ditur . Ne jemi shumë të vegjël për të ditur gjë. Këto
punë i udhëheq Tjetërkush. Mos u brengosni aq shumë. Ne duhet të sillemi
sikurse të jemi në shtëpi, në Ferizaj. Zoti është shumë i Madh. Ai qysh na
solli këtu mund të na kthejë në shtëpitë tona.
-Kur ?!
-Po. Kjo do të ndodh atë ditë kur s’do të kemi ujë për të pirë në burimin e
Progërit. E harxhojmë ujin tonë dhe do të shkojmë atje ku do të kemi për të
pirë. Kjo është vetëm kështu, dhe ndryshe nuk bëhet.
Avdyli më përcolli si me dyshim. Vetëm Ylberi u besoi fjalëve të mia
plotësisht.
*
Pasdite erdhën shumë të rinjë e të reja progare për t’ia uruar ditëlindjen
Ylberit. I sollën edhe dhurata modeste e gjëra ushqimore.
Padyshim se këtë ditëlindje të Ylberit nuk do ta harroj për së gjalli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:33 pm

“ BOBO, Ç’ E GJETI PROGËRIN ! “


Pasdite, e martë, 11 maj 1999.
Kryeplaku i Progërit, Petrika është një burrë rreth të pesëdhjetave. Është
burrë me shumë autoritet në tërë komunën e Progërit. Shoh se përpos detyrave
të rëndomta të komunës, tash është i angazhuar edhe me hallet e kosovarëve.
Angazhohet për strehimin, ushqimin dhe shëndetin tonë.
Sot erdhi tek unë. Duket shumë i disponuar. Fill pas përshëndetjes, pa u
ulur, m’ u drejtua:
-Dëgjo zotëri Ajrush, të pata premtuar kohë më parë se do të bëj çmos për
të vendosur në një shtëpi më të mirë. E zgjodhëm edhe këtë problem. Që nesër
do të vendoseni në shtëpinë e Bilbilit. Është shtëpi e shkëlqyer, bile kjo
shtëpi na ishte ish shtëpia e Maço Lakrorit, keni dëgjuar për të. Jam shumë
i bindur se edhe juve do të ju pëlqejë dhe do të jeni të rehatuar në
të,-foli me dashamirësi dhe vijoi,- Më besoni, sapo të shihja, fshihesha nga
ju, sepse turpërohesha meqë s’ arrija të ta sigurojë një strehim të duhur.
Tani që u zgjidh ky problem, jam shumë i gëzuar. Eja të vemi tek shtëpia që
ta shohësh! Kam bindjen se edhe ju do të jeni të kënaqur.
-Ju faleminderit zotëri Petrika, por edhe këtu ku jemi, mirë është,- i
them.
-Lere të lutem! Mirë i thua kësaj?! Pijetore na ishte kjo dhomë. Jeni në
fushë të hapur,s’keni as banjo (w .c.) e as ku të bëni dush. Kam dëgjuar se
po u pastruaki natën jashtë. Portën po e mbyllnit me guvertë për të mos hyrë
qentë. Mik, e dimë ne ç’ është mirë. Mos e zgjat më shumë por çohu e të
vemi tek Bilbili ngase është duke na pritur!- më urdhëroi.
Shkuam në shtëpinë e Bilbilit. Ai ishte aty. Na priti ngrohtësisht . Ishte
i njohur me rastin tim. Na futi në të gjitha dhomat.
-Ja, këtu është kuzhina, keni sobën (shporetit i thënka sobë) e druve
edhe të korrentit. Këtu mund të gatuani, zieni e të hani me komoditet. Lart
keni dy dhoma për të fjetur, keni edhe dhomën e miqve. Besoj se këto ju
mjaftojnë meqë kam dëgjuar se jeni katër frymë,-më tha.
Ma tregoi edhe tualetin, vendin për dush, disa çakla në një dhomë, gjendjen
e njehsorit të rrymës elektrike etj.
-Miku im këto janë të tërat. Jam i bindur se do të kaloni çaste të
rehatshme në këtë shtëpi. Askush, asnjëherë nuk do të ju trazojë,- m’ ë
tha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:34 pm

-Të faleminderit mik! Gjërat që m’i ofruat janë të mrekullueshme. Një
gjë po ua them: Kjo shtëpi është shumëfish më e mirë se sa shtëpia ime që e
kam lënë në Kosovë. Shumë, shumë po më pëlqen, por më duhet t’ua bëj me
dije se shtëpinë duhet ta shfrytëzojmë në kohë të pacaktuar, se, fati ynë
nuk dihet, mund të qëndrojmë gjatë këtu. Edhe një gjë po u siguroj:
Shtëpinë do ta ruaj edhe më mire se sa shtëpinë time.
Ulemi në njërën dhomë ku na shtroi pije dhe llafosëm gjerë e gjatë. Petrika
duket më i gëzuar se unë. Për darkën u morëm vesh, atë do ta hamë tek unë.
Shkuam në “banesën” time ku qëndruam deri pas mesnate duke ngrënë, pirë e
biseduar me ta. Për çelësat u morëm vesh, ata do të m’i dorëzojë nesër në
orën shtatë meqë po shkuaka herët për në Korçë.

*

E mërkurë, 12 maj, 1999.
Në orën gjashtë e gjysmë shkova tek Bilbili për t’i marrë çelësat. U
përshëndetëm miqësisht. Edhe njëherë më futi nëpër dhoma. Ma tregoi edhe
oborrin, kopshtin m’i dha edhe disa këshilla shumë të dobishme.
-Dëgjo vëlla,- më tha,- shtëpinë e kam në Korçë. Atje banoj me dy çupka dhe
gruan time. Këtu, në Progër, përpos kësaj shtëpie kam edhe ca dynymë tokë,
të cilën e punoj, e , herë pas herë flemë edhe këtu por jo rregullisht .
Shtëpia duket paksa e shëmtuar, e papastër, me baroja, por kam bindjen se
ju do ta përterini e do t’i jepni jetë. Pra, të rroni me shëndet dhe paçi
fat e lumturi në të! Dashtë Zoti e nesër të ktheheni në shtëpinë tënde
ama, për të qëndruar-qëndroni sa të doni, pa kufizim kohe,-më tha dhe m’i
dorëzoi çelësat.
Ai vajti për në Korçë kurse unë shkova në banesë ku më pritnin familja.
Djemtë u gëzuan shumë kur m’i panë çelësat në dorë. Me të shpejtë ia bëmë
adetin mëngjesit. Gjësendet që duheshim bartur i bëmë gati. Një fqinjë sapo
mësoi për shpërnguljen tonë, erdhi me një karrocë kali për të na ndihmuar në
bartjen e çaklave. Për çudi, paskemi pasur bukur shumë gjëra, një karrocë
përplot. I dërguam gjësendet në shtëpinë e re.
Djemtë dhe gruaja janë tepër të kënaqur sepse dhomat janë tepër të mira,
të pajisura me orendi, me dyer e dritare të bukura, me oborr të rrethuar, me
kopsht e gjelbërim të mrekullueshëm. Edhe familja e Rizahut dhe e Kudriut
janë po ashtu të kënaqura. Që të gjithë kanë ardhur për të na ndihmuar në
pastrimin e shtëpisë dhe të oborrit. Erdhën edhe disa vendas të cilët
gjithashtu u angazhuan në pastrimin e shtëpisë.
Në mesin e tyre, një grua bukur e moshuar m’ ë ndau anash dhe me një zë te
ulët m’ ë pëshpëriti:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:34 pm

-Dëgjo vëlla! Bilbili është shumë burrë i mirë, madje në Progër s’ka si ay,
ama, gruaja nuk i bën fare, është shumë e ndyrë!
Kërceva sikurse të më kishte therur me thikë.
-Zonjë,së pari, unë as që ju njoh se kush jeni, së dyti, as që u pyeta dhe
së treti,si keni guximin të më thoni fjalë të tilla për një grua që unë
nuk e njoh fare e as që kam punë me të?!-i thash me një zë qortues.
-Ta them më plot mënd. Mbani mënd fjalët që ua thash!-më tha dhe shkoi
dikah, u zhduk si hije.
Unë nuk ua vura veshin fjalëve të zonjës. Të pranishmit nuk morën vesh për
llafosje që bëra me gruan, punonin pa u lodhur . Disa pastronin dyshemetë,
ca të tjerë fshinin dyer e dritare, disa shkundnin qilima e batanije, disa
pastronin shkallët e çka jo.
Unë, Kadriu dhe Rizahu qëndrojmë nën hije të një qershie të sapoçelur,
pinim duhan dhe kënaqeshim me punën që bëhej, se, më në fund edhe familja
ime u vendos në një shtëpi të përshtatshme.
Papritmas u fut një grua në oborr. Vjen me nxitim drejtë nesh. Është rreth
të pesëdhjetave, me fytyrë shumë të shëmtuar, thatake, me leshra të
shprishura, e verdhë si limoni dhe shumë e shqetësuar. Mendova mos është
ndonjë vendëse e sëmurë e që erdhi për të na vizituar. M’ u afrua fare
afër. U ngrita në këmbë dhe e përshëndeta miqësisht. I tregova se unë jam
kryefamiljari kosovar që sapo u vendosëm në këtë shtëpi.
-Unë jam zonja e shtëpisë!- më tha me ters.
-Aq më mire zonjë,-ia prita pa e lënë ta përfundojë fjalinë.
-Gabim zotëri, gabim! Ju s’mund të hyni në shtëpinë time!
-? !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:35 pm

-Ç është e vërteta,shtëpia s’është imja, është e tim vëlla, e Agimit. Ay
është në Tiranë. Këtë shtëpi m’ a ka lënë mua, si motër që më ka,-foli me
një shqetësim të papërshkrueshëm.
-Zonjë, ç’e keni Bilbilin?-e pyeta.
-Bilbili është im shoq, burrë e kam.
-Zonjë, fare s’po ju kuptoj! Pohoni se shtëpia është e juaja, s’është e
juaja! Thoni se Bilbili është bashkëshorti juaj. Pikërisht ai, Bilbili m’i
ka dhënë çelësat e kësaj shtëpie. Me te jemi marrë vesh. Mbrëmë ishte tek
unë në darkë. Zonjë, unë nuk u futa me dhunë në këtë shtëpi, jo,- i thash.
Ajo nisi të flasë pa lidhje: Kinse unë paskam ardhur nga Kosova dhe ia
paskam uzurpuar shtëpinë e saj(!) Duart dhe koka i dridheshin tmerrësisht
por ku ta di unë përse dridhej ashtu.
Nuk e zgjata më shumë. Dhashë urdhër për ndërprerjen e punës. Të gjithë u
befasuan. Gruaja, djemtë por edhe vendësit mbetën të shtangur. Disa ia
filluan edhe të qajnë. U krijua një atmosferë e zymtë. I tubuam çaklat për
t’i kthyer në vendin e mëparshëm, në lokalin e zonjës Elvirë.
Shumë progarë, me të kuptuar ndodhinë tonë u tronditën thellë. Qan Lela me
motrën e saj, qan Yllnori me të shoqen , qan Elvira me Eminen e Maços,
qanin edhe dy pleq, emrat e të cilëve nuk arrita t’ua mësoj. Dëgjova edhe
këto fjalë prej tyre:
“Bobo, ç’e gjeti Progërin! I dëboi vëllezërit nga shtëpia. Kështu ua beri
edhe serbi. Progërin e mbuloi turpi”.
-Jo o burra. Përkundrazi, le të mburret Progëri. Individi nuk paraqet
terësinë. Nuk e di amorën vesh çka u thash, nuk di.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:35 pm

P R O G Ë R I

Në Progër, siç u kam thënë më herët, u vendosëm më shtatë prill
tëvitit 1999.Progarët na pritën siç priten vëllezërit. Na siguruan strehë, bukë, kripë e zemër. Po të mrekullueshëm qenkan këta njerëz! Na shoqërojnë edhe kur qajmë. Kaloi afër një muaj që kur u vendosëm këtu. Disi kemi rilindur,
sikur na shtohet edhe fuçia, na është rikthyer shpresa për të jetuar.
I vështroj këta njerëz për së afërmi, drejtpërdrejt , por jo vetëm
njerëzit, edhe fshatin edhe hapësirën rreth e rrotull. Dashurohem në
njerëz, në fshat e edhe në hapësirën më të gjerë. Më duken sikur
shpëtimtarë. Po veprojnë si shpëtimtarë.
Falë angazhimit të tyre, këtu i kemi të gjitha të mirat, e kam fjalën për
ushqim. Disa organizata humanitare na sjellin thuaja se çdo ditë ndihma në
ushqim, mjete për higjienë personale, besa edhe veshmbathje. Bile kemi
krijuar edhe rezerva(!).
Në anën tjetër, fshatarët na sjellin të mira nga shtëpitë e tyre, si bie
fjala, tambël, djathë, perime të freskëta e madje edhe tëlyen bagëtie. Sa
herë zgjohemi nga gjumi, para derës gjejmë nga tri-katër shishe (bidonka po
u thënkan këtu ) qumësht por edhe kos. Nuk dimë se kush e ka sjellë. Po
ndodhë që qumështi edhe po na prishet.
Vet fshati qenka i ngritur rrëzë Malit të Thatë, mal shumë i lartë,
shkëmbor, me gurë gëlqeror, tërësisht i zhveshur. Progëri, buzë këtij mali,
shtrihet në drejtimin juglindje- veriperëndim. Pranë tij, në të njëjtin
drejtim rrjedh lumi Devoll, e gati paralel me të (lumin) shtrihet aksi
rrugor Kapshticë-Bilisht-Korçë. Lumi por edhe rruga çajnë Fushën e Devollit
në dysh.
Shtëpitë e fshatit qenkan të ndërtuara kryesisht me gurë të gdhendur. Kjo
nuk është për t’u habitur, sepse,gurët janë aty, krejt pranë shtëpive.
Shtëpitë, shumica qenkan përdhese por paska edhe njëkatëshe. Dyert dhe
dritaret i paskan të kthyera nga jugu. Muret i kanë shumë të trasha e
dritaret të vogla. Të mbuluara qenkan me qeremide të tipit klasik, me
përjashtim të ndonjë shtëpie fort të re.
Shtëpitë qenkan të ndërtuara me një planimetri mjaft të mirë. Për së gjati,
fshatin e përshkuakan dy rrugë anësore të cilat qenkan të lidhura me
rrugica, kështu që hapësira qenka e ndarë në katërkëndësha. Nëpër këto
hapësira në formë katërkëndëshash, qenkan ndërtuar tetë deri në dhjetë
shtëpi. Oborret qenkan bukur të vogla dhe që të gjithë qenkan të rrethuara
me mure guri dhe qenkan bukur të larta. Portat e oborreve i paskan shumë të
forta. Ndoshta kjo dukuri ka ndonjë traditë apo ka domethënie tjetër
(preventivë) ngase fshati është afër Greqisë e Maqedonisë. Oborret paskan
edhe pemë, sidomos nuk paska shtëpi pa hardhi rrushi. Rrugët dhe rrugicat
qenkan të shtruara me kalldrëm. Balta këtu nuk paska vend fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:36 pm

Progëri paska edhe infrastrukturë mjaft të zhvilluar: Paska shkollën
fillore dhe atë të mesme (gjimnazin), ambulancën, postën( me sistem teli),
ujësjellësin ( pa kanalizim), disa pijetore e shitore. Këtu paska pasur edhe
sallë të kinemasë por tani po u shfrytëzuaka për tubime të ndryshme dhe
dasma e gazmende të fshatit. Paska edhe dy gurëthyes pranë të cilëve qenkan
furrat për prodhimin e gëlqeres (për çudi, këta po i thënkan k ë r q e l e)
Popullsia qenkan dykonfesionale: myslimanë dhe të krishterë(ortodoks) por
të gjithë qenkan shqiptarë. Feja nuk po i penguaka fare. Martesat i paskan
të përziera sikurse edhe varret. Asnjëra palë nuk paskan njohuri për fenë e
vet. Si banorë fshati që janë, më duket se janë të arsimuar mjaft
(njëanshmërisht) dhe qenkan të civilizuar. Gjuhën e folkan tepër
rrjedhshëm, këndshëm me një toskërishte fort të lezetshme.
Natalitetin e paskan shumë të ulët. Paskan nga një ose dy fëmijë, fëmija i
tretë qenka rast tepër i rrallë. Qenkan ithtarë të pijeve alkoolike por jo
edhe të duhanit.
Në shikim të parë duken shumë të vuajtur por nuk janë mu siç thonë.
Shumica ankohen në regjimin e Enverit, mirëpo, nuk qenkan të kënaqur as me
pushtetin aktual. Qenkan tepër të politizuar. Pleqtë, plakat por edhe
fëmijët folkan për politikë. Duket se po dominuaka PD e Berishës meqë
kryetari i komunës së Progërit ( Progëri qenka komunë e prefekturës së
Korçës) qenka i PD-së.
Pas rënies së diktaturës komuniste, tokën e kooperativave e paskan ndarë.
Ndarjen e tokës e paskan bërë në mënyrë të barabartë: Një dynym (dhjetë ari
në mos gabofsha) për kokë. Kjo ndarje dikën e paska dëmtuar rendë kurse
dikën e paska favorizuar. Tash toka qenka copëzuar tepër shumë. Merreni me
mend, Yllnori, tek i cili qesh vendosur përkohësisht, për shtatë anëtarë të
familjes paska marrë shtatë dynymë tokë dhe atë në shtatë vende të ndryshme.
Banorët po u marrkan kryesisht me blegtori por edhe me bujqësi. Secila
familje paskan lopë(dy ose tri) nga një gomar ose kalë samari me të cilët
po bartkan dru për vete dhe për shitje.
Sigurimi i druve qenka shumë interesant.
Një ditë i pyeta ca druvarë:
-Ku po i merrni këto dru kaq të mira kur shoh se në këto male nuk ka asnjë
dru?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:36 pm

-Në malet e Greqisë,- u përgjigjën druvarët njëzëri .
-Bëni shaka me mua,-u them.
-Nuk bëjmë shaka,- betohen - Vemi atje lart, matanë majave, futemi në
territorin e Greqisë, ngarkojmë gomarkat ose kuajt dhe kthehemi prapë. Në
kufi s’ka njeri as nga tanët e as nga ata. Atje ka dru për tërë Korçën,
-thonë.
Çudi e vërtetë!
Bujqësia qenka ekstensive. Toka akoma po u punuaka me mjete primitive.
Lërimin po e bëkan me gomarka (kështu u thënkan) e shumë rrallë me
traktorë. Mbillkan grurë, patate, fasule panxharsheqeri( për bagëti), pak
misër sepse “kërkon tepër punë”-pohojnë.
Toka qenka shumë e pëlleshme. Ajo shtrihet në të dy anët e lumit Devoll.
Kjo fushë paska mundësinë të ujitet e tëra. Në kohën e Enverit e tërë
sipërfaqja e kësaj fushe paska qenë e mbuluar me sistemin e vaditjes. Tani
ky rrjet nuk po ekzistuaka fare. I tëri qenka shkatërruar krejtësisht.
Për t’ a aktivizuar rishtas u dashkan shumë lekë, e, shteti për momentin
nuk e ka mundësinë. Fshatarët po e mallkuakan veten për këtë shkatërrim por
tani është vonë.
Lakmia e progarëve qenka paksa e tepruar. Të gjithë, ama bash të gjithë
paskan dëshirë të pasurohen brenda një nate, me shkop magjik, si thuhet. Të
shkojnë në botën e jashtme, të fitojnë lekë të shumtë,të kthehen, të blejnë
“benza”e të bëjnë gara në ngasjen e tyre. Këtë uri e paskan sidomos të
rinjtë, ama edhe pleqve po u pëlqyeka kjo garë. Poseduesit e “benzave”
lëvizkan nëpër kalldrëmin e fshatit me dhjetëra herë duke rrapëlluar pa
kurrfarë nevoje, thuati se këta lëvizkan me ujë. Kam bindjen se nuk ditkan
t’i shfrytëzojnë lekët si duhet. Dëshiroj që pohimi im të jetë i gabuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:37 pm

E PABESUESHME , POR E VËRTETË(!)


E enjte, 13 maj, 1999.
Mesditë.
Të gjithë jemi brenda. E shoqja përgatit drekën. Me ne është edhe Avdyli.
Bisedojmë për hallet tona.
Dëshirojmë të shkojmë në Pogradec për t’i vizituar fqinjët tanë , se, kemi
marrë vesh se një numër i madh i banorëve të lagjes sonë janë të vendosur në
Pogradec,diku buzë Liqenit të Ohrit, por s`kemi me çka të shkojmë, nuk e
kemi asnjë lekë.
S’di pse doli Enveri në oborr. Dëgjova duke biseduar me dikë.
-Po. Po-po, unë jam,-tha.
-Unë jam shoqe e Sevdisë, e motrës sate në Zvicër, -u dëgjua një zë femre.
M’u duk sikur shoh ëndërr. Po përmendet emri i çupës sime, Sevdisë në
Zvicër. Ku jam unë e ku ajo! Nuk u besova veshëve. “Halucinacionet”
,-mendova.
Mirëpo, të gjithë brofën në këmbë dhe dolën jashtë. Dola edhe unë. Shoh dy
gra dhe një çapëze. Njëra ishte bukur e moshuar kurse kjo e dyta që po
bisedonte me Enverin, e re. Është ezmere, e gjatë, flokë të gjata e të
zeza korb. Në dorë ka një fotografi të cilën e shikon herë fotografinë e
herë neve. Enveri i buzëqeshi dhe e përshëndet me ngrohtësi. Edhe unë i
afrohem dhe i dëshiroj mirëseardhje ndërsa në dorën e saj pashë fotografinë
time(!)
-Anila, shoqe e Sevdisë, çupës sate në Zvicër,-më tha.
-Hajrushi, i ati i Sevdisë,- ia ktheva.
U kapëm dorë përdore. Mu duk sikurse dora e Sevdisë, aroma e saj. E
përshëndeta edhe gruan e moshuar po ashtu edhe çupën e vogël. Edhe Shukrija
i përqafoi që të tria dhe pa i pyetur fare i futëm brenda. Shukrija dridhej
sikurse edhe unë këndej.
E shikoj Anilën dhe parafytyroj Sevdinë, atje, në Zvicër,dhëndrin Bejten,
mikun Mustafën, mbesën time të vockël, Blertën që akoma s’e kam parë, s’e
njoh e as zërin s’ia di se si e ka. I drejtohem mysafires:
-Ju lutem zonjë, a bën të njihemi më mirë?
- Po. Unë quhem Anila Laraku-Lika. Jam, siç u thash, shoqe e Sevdisë, vajzës
sate në Zvicër. Jam e martuar me një kushuri (kështu thënkan) të dhëndrit
tënd, Behlul Lika, përndryshe , e lindur jam në Pogradec. Kjo është nëna
ime, Shpresa, kurse kjo çupka është një progare që na solli tek ju. Me
Sevdinë jemi shoqe të pandara. I ndihmojmë njëra tjetrës dhe respektohemi.
Ajo ishte në gjendje të vështirë shpirtërore gjersa mori vesh se ju shpëtuat
nga lufta. Tani, kur kuptoi se jeni vendosur në Shqipëri, është shumë mirë,
është stabilizuar plotësisht. Erdha tek prindërit e mi në Pogradec për të
pushuar ca ditë, por i kam premtuar Sevdisë se unë patjetër do të takohem me
prindërit e saj (me ju ) kudo qofshin në Shqipëri, dhe ja erdha, e kreva
zotimin tim,-më tha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:37 pm

-Zonjë, ju faleminderit shumë! Tepër na keni befasuar. Si t’u them, akoma
nuk po besoj se është e vërtetë ardhja e juaj, po më duket si një ëndërr e
mirë . Por fatmirësisht, ardhja e juaj është e vërtetë, zhgandërr është.
Më bëhet sikur shoh Sevdinë time para vetës,-i them.
Pas kësaj bisede, Anila nxori ca fotografi të mbesës sime dhe të Sevdisë.
Nuk ngopeshim së shikuari ato. Pastaj nxori edhe një zarf tjetër :
-Ja edhe këtë zarf ku keni një mijë marka, pesëqind ua ka dërguar
vëllai, Besimi, nga Australia kurse pesëqind i keni nga dhëndri,
Bejtullahu, nga Zvicra, - i tha të shoqes.
Në këtë moment tek unë u shfaqën dy ndjenjaëshpërimi dhe gëzimi.
Shikoni se çka na gjeti!
Me dekada pa liri, tash edhe pa atdhe, pa shtëpi, jashtë vendlindjes, pa
punë, pa… , pa... , pa lekë,… Lypsa hej, lypsa! Kështu po i bie, hiq
s’ke se si i thua ndryshe, hiq!
Këta që na i dërguan këto para, nuk i kanë gjetur në baltë, i kanë ndarë
nga kafshata e gojës së tyre për të na e njomur gojën tonë. Po, po!
Dëshpërim edhe i madh bile!
Po ku është gëzimi im?!
Është more, si jo! Anekënd rruzullit kemi miq që kujdesen për mua, familjen
time , dashamirët e mi dhe gjithë neve. Sa bukur!
“O Perëndi e Madhëruar, ndihmoju të gjithë këtyre mëshiruesve , se Ti je
më i Madhi Mëshirues! “-u luta në heshtje.
Në këto momente më qan zemra, ama lot nuk nxjerr. Se, nëse më dalin
vetëm dy pika loti, këtu do të shpërthente vaji si në ndonjë vdekje të
papritur. U përmbajta. Pa etje piva një gotë ujë dhe paksa u stabilizova.
Mysafirët kërkuan leje për të shkuar. Deshëm t’i ndalim për drekë por nuk
arritëm. Duke i përcjellë, Anila m’ ë luti t’ia jap djemtë për ta marrë një
valixhe me rroba në një veturë që qenka duke i pritur në qendër të
Progërit. I përcollëm me shumë dashamirësi. Edhe djemtë shkuan me to. S’u
vonuan shumë, erdhën. Sollën një valixhe të madhe dhe bukur të rendë. E
hapën menjëherë. Djemtë desh fluturuan nga gëzimi. Mund ta merrni me mend
përse. Megjithatë po u tregoj: Valixhja ishte përplot rroba të reja dhe fort
të bukura. Djemtë u veshën përnjëherë dhe m’ u dukën tjerë djem, më të
bukur, më të gjatë, më vital, më krenarë. Edhe për gruan ka plot rroba të
ndryshme. Në një qeskë najloni shohim një palë rroba për mua. Edhe unë u
gëzova mu sikurse fëmijët. Sa të bukura! Sikur t’i hulumtoja të gjitha
shitoret e botës nuk do t’i gjeja aq të bukura! Të bukura, sepse, m’i
dhuroi bija ime , dhëndri im, miku im Mustafa. Kjo ishte bukuria e këtyre
rrobave, kjo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:38 pm

Në qeskën e najlonit gjetëm edhe një copë letër, të cilën e paska shkruar
Sevdija me dorën e saj.
Në mes tjerash lexova edhe këto fjalë:
“Buq, e di se aga Rizë dhe axha Kadri s’kanë pare. Parët që ua dërguam,
harxhoni bashkërisht!”
Tani nuk munda të përmbahem. Ia plas vajit si fëmijë. Më
ndihmuan djemtë,
Avdyli edhe gruaja.
Besoj se po e kuptoni se ç’ lot ishin .
Bukuria e jetës që pat filluar të venitet tani po përtërihet .
Kjo është Sevdija ime, të cilën ma ka dhuruar Zoti, kjo .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:38 pm

Kapituulli i shtatë

P O G R A D E C I


Një kapitull të tërë e kam shkruar në Pogradec, por jo në
fletoren e Albanës, ngase atë e pata mbushur tërësisht. Shënimet i
mbajta në ca fleta. Mirëpo, rastësisht, disa tregime më janë dëmtuar tepër
shumë dhe gati-gati janë të palexueshme, pra ky kapitull është i mangët.
Tani, sikur të shkruaj diçka të tillë, më duket se nuk është origjinale,
nuk janë shënime besnike, nuk janë shënime të vërejtura drejtpërdrejt dhe
të shkruara aty-për aty, por do të jenë shënime kujtimesh, [memoare] e që më
duken si krijime artificiale,të cilat unë nuk i adhuroj. Te gjitha
tregimet e këtij ditari janë të vërejtura drejtpëdrejt dhe janë të
shkruara në ditën dhe datën e cekur.
Këtu e tutje po i shkruaj disa prej shenimeve që i
“deshifrova” me mund të madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:39 pm

SHKUARJA NË POGRADEC


E diele, 16 maj, 1999.
Më 15 maj të vitit 1999, diku rreth orës shtatëmbëdhjetë, Yllnor Dede
erdhi tek unë. Menjëherë vërejta se është goxha i brengosur.
-Z. Ajrush, pak më parë isha në komunë. Aty patëm një takim urgjent lidhur
me kërkesën tuaj për t’u larguar nga Progëri. I terë stafi i komunës tok me
kryetarin janë shumë-shumë të brengosur.
Përse po ikni ? Ku është shkaku i largimit tuaj?! Vallë, mos po u trazon
ndonjë progarë, apo, ndoshta ju provokojnë njerëz të pandërgjegjshëm, ose,
nuk i keni kushtet elementare për të jetuar?! Përse?! ..., Përse?! ...,e
përse?!
Unë s’i ndërhyra fare. Kur mbaroi, mora fjalën:
-Zotëri Yllnor, po vëreni sa me vëmendje u përcolla, sa durova. Unë kam
vetëm ca pyetje:
-E keni parë kërkesën e shkruar në komunë?
-Po.
-E keni lexuar?
-Po, posi.
-Ishte e qartë?
-Fare.
-Keni diskutuar lidhur me të?
-Patjetër.
-Pati reagime ndonjëri në komunë?
-Jo. Kërkesa ishte shumë bindëse. Pranohet.
-Pra, z.Yllnor, unë asgjë nuk kam se çka të shtoj më shumë se në atë
kërkesë, bash asnjë fjalë. Dëgjo mirë! Dje ishim në Pogradec për vizitë tek
fqinjët tanë. Merreni me mend, mbi nëntëdhjetë banorë ( si e pa
besueshme,ë?) të atij kampi ishin të lagjes sonë. Aty na u duk sikur
jemi në Ferizaj, në mëhallën tonë. Fqinjët kërkuan që edhe ne të vemi
atje. Atë kamp po e mbikëqyrte një italiane. Ajo na pranoi me kënaqësi
sidomos kur mësoi se ne jemi fqinjë. Yllnor, me ta jemi rritur, me ta
kemi ndarë gëzimin e hidhërimin, me ta jemi dëbuar nga vatrat tona dhe me ta
dëshirojmë të bashkohemi e t’i kalojmë këto çaste dramatike të jetës sonë
të pazakonshme. Pra, kjo është arsyeja e kërkesës për të shkuar në Pogradec.
Kuptoni tani? Besoj se nuk ka nevojë të llafosemi më shumë për këtë punë.
Ju, progarët por edhe pushteti lokal keni bërë edhe të pamundurën për ne.
Ju s’keni arsye për shqetësim, përkundrazi, mburruni. Unë, në emrin e tri
familjeve ferizajase kam për të thënë vetëm një fjali:
Ju lumtë progarë e progare!
U ndamë duke u përqafuar përzemërsisht.
Yllnori fshiu lotët e tij ndërsa unë lotët e mi .
E?
Po. Sot, më 16 maj të vitit 1999, u larguam nga Progëri për ta vazhduar
maratonën tonë, tash për tash për në Pogradec e pale. Autobusi ndaloi para
kampit “Qendra Stërvitore”, tri kazerma të ushtrisë , buzë liqenit të
Pogradecit në afërsi të Starovës. Futemi në oborrin e kazermave. Na u duk
sikur jemi në lagjen tonë,në Ferizaj. Fqinjët e sidomos ne jemi shumë të
gëzuar. Përqafohemi sikur të mos ishim parë me dekada të tëra. Gratë,
nuset dhe vajzat qanin por edhe ne u dolëm në ndihmë.
Përgjegjësja e kampit, italiania, sapo mori vesh, na përshëndeti dhe na
solli në dhomën ku kishte vendosur pesëmbëdhjetë krevate. Krevatet ishin
të rinj dhe të rregulluar tepër mirë. Ishin të vendosur njëri mbi tjetrin,
dy nga dy .
-Ja, këtu do të flini kurse për ushqim s’keni çka të brengoseni , atë do
ta hani në kuzhinë si të gjithë të tjerët. Pastërtinë, rendin dhe qetësinë
duhet ta mbani vet. Besoj se do të jeni të kënaqur, sidomos tani kur jeni
bashkë me fqinjët tuaj. Kalofshi bukur!,- na tha dhe shkoi në punën e
vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:39 pm

Mbrëmje.
Ne, tri familjet u vendosëm në anën e majtë të dhomës. Hapësirën tonë e
kemi ndarë me perde për të mos i bezdisur banorët e mëparshëm që ishin nga
Hasi i Prizrenit.
Ora ka kaluar përtej numrit njëzet e dy. Neve nuk na flihej.
Bisedonim por edhe qeshnim me zë bukur të lartë. Roja e kampit, një
polic, na qortoi për zhurmë. Na urdhëroi për të rënë dhe fikur dritat
menjëherë.
Ramë për të fjetur si asnjëherë më parë. Unë me të shoqen ramë në
krevatet e poshtëm ndërsa dy djemtë sipër nesh, në “katin e dytë”. Në
anën e kundërt, Kadriu me të shoqen e sipër tyre nusja Hanushe me Agnesen e
vogël, kurse sipër nuses , në “katin e tretë” dy vajzat. Avdyli ngeli për
të fjetur në një dyshek skaj derës meqë krevatet po e pengojnë për tu
hapur. Në anën time të majtë, fare pranë, është Rizahu me të shoqen e
përmbi ta dy vajzat e tij, Merita me Afërditën.
Terr.
Hapësira në mes meje dhe Kadriut është shumë e vogël. Po të jemi
pak më shtatgjatë, shumë lehtë mund ti përziejmë këmbët me njëri tjetrin.
Kjo afërsi po i “konvenon ” Kadriut për të shkaktuar të qeshura të pa
djallëzore.
-Hej, kush po ma ngucë Gruen?!-bërtiti Kadriu.
Të gjithë ia plasëm gazit, madje edhe hasjanët që janë matanë
perdeve.
- Eu, po plak zavrak koka,- tha dikush andej perdes,- paska
me na lanë pa gjumë sonte.
Në të vërtetë ashtu edhe ndodhi. Gati tërë nata e parë kaloi
duke qeshur me shakat e Kadriut.
Kam shpresë se edhe ne do të ambientohemi në këtë jetë
kolektive, kam .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:40 pm

FRIKA NGA GAZETAT

E enjte,
20 maj, 1999.
Në Pogradec u adaptuam shumë shpejtë. U mësuam me mënyrën e jetës
kolektive, me kryerjen e obligimeve dhe detyrave të përditshme në kamp, me
orarin e gjumit, të ushqimit, të larjes së rrobave dhe të pastrimit (bërje
dush thënkan ). Këtu jemi shumë të sigurt: Natë e ditë jemi të
siguruar nga policia dhe ushtria shqiptare. Askush nuk mund të hyjë në
kamp por edhe të dalë pa u verifikuar mirë. Urdhrat e tyre i zbatojmë me
përpikëri. Në krahasim me Progërin, këtu jemi mjaftë mirë të informuar
rreth ngjarjeve në Kosovë. Drejtpërdrejt kemi kontakte me ushtarë të
UÇK-së. Ata po na njoftojnë hollësisht me situatën në front , me trimërinë
e ushtarëve tanë, me mënyrën e mobilizimit të të rinjve për
luftë, etj.
Tjetër?
Po, çdo ditë marr plot gazeta ditore (gratis). Çuditërisht, këto
gazeta më shumë po më dezinformojnë se sa po më informojnë(!). Sigurisht
se do të habiteni edhe ju. Thash se marr shumë sosh si:,”Albania”,
“Shekulli”, “Zëri i Popullit”, “Rilindja”, “ Rilindja Demokratike” por edhe
ndonjë tjetër dhe pothuaj se të gjitha i lexoj me ëndje. E, kur analizoj
artikujt e lexuar, trembem, humbëm, hutohem tërësisht. Po për Zotin !
Janë tepër kontradiktore, polarizuese, diametralisht të kundërta, e çka
është edhe më keq, janë shumë armiqësore njëra me tjetrën. Cilës t’i
besoj? Ku ta gjej të vërtetën ?! E vërteta nuk është në të gjitha.
Megjithatë secila prej tyre ka ithtarët e vet. Tashti, ithtarët janë në
përplasje me njëri tjetrin mu sikurse gazetat. Dhe, çka pastaj?! Thjesht:
grindje në mes popullit, armiqësi, anarki. Kësaj dukurie po i frikësohem
tepër shumë. S’di ku do ta shpijnë popullin këto gazeta kontradiktore, nuk
di.
Jo mirë !
Po rehat paskam qenë në Progër pa to!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:40 pm

“ LUFTA E JONË ËSHTË LUFTË E DREJTË “


E premte, 21 maj,1999.
Ylberi u pastrua, veshi rrobat e pastra dhe shkoi në Pogradec për ta falë
namazin e Xhumasë, gruaja ime, Shukrija, tuboi petkat e palara, i futi në
një koritë plastike dhe vajti buzë liqenit për t’i larë, unë me Enverin,
morëm një varkë për të lundruar nëpër liqe. U nisëm. U befasova kur pashë
Enverin duke e drejtuar varkën. Vepronte sikurse të ishte rritur pranë saj,
me të. Krahët dhe lopatat u ngjasonin krahëve të shqiponjës në fluturim.
Shkuam bukur larg bregut të liqenit.
Pamje magjepse. Liqeni më duket si një pasqyrë gjigante. Uji shumë i
kthjellët dhe tepër i qetë. Më bëhet sikur notojmë nëpër gjithësi. Peshq,
llojesh të ndryshëm lozin rreth e rrotull varkës. Shkojmë tepër larg. E
urdhëroj djalin për t’u ndalur. E ndalon lundrën.
Vështroj hapësirën rreth e përqark liqenit. Në juglindje,Shën Naumi, në
veri lindje, qyteti i Ohrit, në veriperëndim Struga, ndërsa në anën
jugore, prej pikës ku ne gjendemi, është Pogradeci i bukur i cili më
duket sikur një amfiteatër gjigant.
Papritmas Enveri zhvishet dhe pa u hamendur, nga maja e varkës kërcen në
ujë. Zhytet thellë. Larg varkës del mbi sipërfaqe. Noton herë në bark e
herë në shpinë. Duket si delfin. I afrohet varkës, kapet për të dhe
prapë përplaset në ujë. Kënaqet. Tash edhe unë po kënaqem me shkathtësinë
dhe guximin e tij. Vjen drejtë lundrës, kapet për të dhe futet brenda.
Fillon ta luhatë atë bukur shumë. E luhati sa që m’ u duk se do të
përmbysemi tok me të. Ai qeshi me mua kur vërejti se po frikësohem. E
qetëson fare. Merr një peshqir,fshiu fytyrën, flokët dhe trupin. Teret. Ulet
ballë-përball me mua. Më vështron drejtë në sy. Ka njëfarë treme. Shoh se
ka për të më thënë diçka me shumë rëndësi. Nuk flet. E nxis për të folur.
-Po buq, po flas,-ia filloi bisedës me një dozë frike,- kam vendosur të
shkoj në UÇK, dhe s’ka bir nëne që mund të më ndalojë.
-As unë, ë?
-Jo, s’e pata mendjen tek ti, por njëri më tha se nuk do të më pranojnë,
sepse akoma s’i kam mbushur tetëmbëdhjetë vjet. Kjo është e vërtetë, por
ku e dinë ata se s’i kam tetëmbëdhjetë. Unë do t’u them se i kam kaluar të
tetëmbëdhjetat dhe pikë. Buq, s’kemi kohë për të pritur më shumë. Në
Progër nuk e kishim mundësinë të kontaktonim me njerëzit e UÇK-së. Atje
ishte fshat, ishim të izoluar. Këtu, në Pogradec, menjëherë kemi rënë në
lidhje me ta, jemi marrë vesh, dhe, shumë shpejtë do të shkojmë atje ku e
kemi për detyrë të shkojmë. Se, ne, djemtë e Kosovës, para të gjithëve,
duhet të luftojmë për ta çliruar Kosovën nga serbët. Unë, Enveri i bacit
Zymer dhe Avdyli i axhës Kadri kemi vendosur definitivisht për t’iu bashkuar
ushtrisë sonë. Sot edhe nesër do ta presim Fatonin e bacit Nazmi i cili
është në Kumanovë. Erdhi Fatoni, mirë, s’erdhi ne ecëm. Do të shkojmë
sikurse Culi i bacit Sokol, si Kila e Hajra të Bacit Bedri, Ymeri i bacit
Nazmi e shumë të tjerë të cilët tanimë janë future në Kosovë dhe po
luftojnë me armiqtë serbë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:41 pm

Buq, Zoti është me ne. Padyshim, Ai do të na ndihmojë dhe ne do
të dalim fitues. Lufta e jonë është luftë e drejtë.
Gjatë këtyre ditëve kam lexuar në Kur’an diçka shumë konkrete mu për
luftën. Sipas Kur’anit, secili njeri ishte i obliguar, i detyruar të
luftojë me armiq për ta mbrojtur familjen, për ta mbrojtur pragun e
shtëpisë, për ta mbrojtur vendin. Pra, ne kemi të drejtë t’i vrasim ata që
na vranë, ne kemi të drejtë t’i vrasim ata që masakruan vëllezërit e motrat
tona, kemi të drejtë t’i vrasim ata që rrënuan shtëpitë tona, kemi të drejtë
t’i vrasim ata që okupuan katundet tona, kemi të drejtë t’i vrasim ata që
rrëmbyen qytetet tona , kemi të drejtë t’i vrasim ata që na dëbuan nga
vatrat tona, kemi të drejtë t’i vrasim ata që na e more Kosovën tonë.
Pastaj, vdekja në luftë është vdekje e lavdërueshme. Epo, njëherë kemi për
të vdekur. Më mire të vdes sikurse duhet të vdiset. Fuqinë dhe guximin m’i
ka dhuruar Zoti me bollëk. Këto mirësi dua t’i shfrytëzoj sot o kurrë, pra,
në kohën dhe vendin më të duhur. Stërvitjet luftarake do t’i bëjmë këtu
diku, në Shqipëri, dhe shumë shpejtë do të futemi në luftë. Një gjë e di të
sigurt: Ti do të më përkrahësh, edhe vëllezërit po ashtu, përpos nënës së
cilës po ia kam dronë. Ajo është e sëmurë nga zemra e po kam frikë mos po
sëmuret. Por, buq, ty po të ngarkoj: gjeje mënyrën për ta bindur nënën, që,
edhe ajo të m ’a japë bekimin, siç thuhet,-më foli me një ton tepër të
pazakonshëm.
Asnjëherë nuk i ndërhyra. Vetëm e vështroja dhe befasohesha me ato që m’i
thoshte.
-Po biri im, për nënën mos u merakos fare. Këtë punë e kryej pa kurrfarë
vështirësie. Unë, por, sa e di edhe nëna, jemi shumë të kënaqur me
qëllimin dhe guximin tënd. Jemi krenarë që të rritëm, të edukuam dhe u bëre
i gatshëm për t’u flijuar për tokën tonë. Zoti ju ndihmoftë!
-Ma jep dorën,- më tha.
Ia zgjata. M’ a kapi dhe m’ u hodh në përqafim. Më shtrëngoi sikurse edhe
unë atë.
Varka filloi të luhatet. Rreth saj filluan të përhapën valë në rrathë
koncentrik në të gjitha anët.
Ia plasa vajit, diku, mbi sipërfaqen e Liqenit të Ohrit.
Lotët u përzien me ujët e liqenit.
Kini parasysh sa ujë ka liqeni i Ohrit!.
Më duket se kaq lot derdhëm gjatë këtyre ditëve, kaq !!!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 EmptyThu Aug 14, 2008 4:42 pm

“ LUMJA UNË !”

Dhe, kur u kthyem në bregun e liqenit, Shukrijen e gjetëm duke
qarë. Ishte bërë si limoni. E pamë se ishte frikësuar tepër shumë.
S’kishte faj. Vërtetë patëm shkuar tepër larg.
Enveri la lundrën në vendin e duhur,bëri pak shaka me t’ ëmën, e përqafoi
dhe shkoi tek shokët e tij. Buzë plazhit, në oborrin e një kafeneje të
vogël, pashë Sokolin e vetmuar duke ndenjur në një tavolinë . Me qëllim të
caktuar bashkë me të shoqen shkuam dhe u ulëm pranë tij. Për herë të
parë porosita edhe pije.
-Paska krisë dishka,a?-pyeti Sokoli.
-Fakt,-ia ktheva.
-Ndonjë lajm të mirë?
-Shumë, sidomos për Shukrijen.
-He?!,-nxitoi Shukrija.
-Qëlloja vet,- i them.
-Jo, nuk di.
- E moj grue, po të kallëzoj dishka ** s’ta merr menja: Enveri ynë,
Avdyli i Kadriut dhe Enveri i Zymerit kishin vendosë me shkue në UÇK
..
-Boll mirë.
-Paj i ri bre grue, hala s’i ka mushë vjetët e munet me i nodhë naj e
keqe. Nuk kanë me shkue n’darsëm po në luftë, munet edhe me u vra,- e
provokova me qëllim.
-Po, mirë bre Hajrush, ata djel ** po luftojnë, lopët i kanë ba, a? Edhe
ata kanë nana e baba, kanë motra e vllazën, kanë nuse e thmi. Janë vra e po
vriten, bile hala kanë me u vra. Pa u vra dikush s’ka qare. E ke ni :”
Darsëm pa mish s’ka”. Pra edhe luftë pa të vramë s’ka. Ku asht vëllai i
Mirvetës* Hajdini,poashtu edhe djali i saj-Enveri,Culi i Sokolit, Hajra e
Kila të axhës Bedri, Ymeri i Nazmiut, e shumë e shumë të tjerë, he , ku
janë? Bile, ndash me ditë , ti më gëzove me këtë lajm. Gajle s’e kam. Udha
e marë ju koftë e Zoti u nimoftë! Egjelitë do të shkojnë e ymërlitë do të
kthehen. Ndryshe s’mujna me u kthye në Kosovë kurrë.
Sokoli nisi e po fshinë lotët.
-Grue, boll ma! Këqyre Sokolin, po kanë.
-Jo, Hajrush nuk po kajë për Culin tem, pasha Culin jo! Po kajë prej
fjalëve të grues tane. Kurrë nuk ma ka marrë menja ** asht kaq burrneshë.
Mësim po na ma, hej!,- ma priti Sokoli.
-Edhe ti Sokol, e teprove tash. Ku muj unë me ju mësue juve?!
-Mësim edhe të madh bile.
-Nejse, kur po u niskan?,-më pyeti Shukrija.
-Sot edhe nesër po e pritkan Fatonin e Nazmiut me ardhë prej Kumanove. Ha
erdhi, ha s’erdhi Fatoni, kysmet masnesër në orën katër të mëngjesit po u
niskan për Tiranë. Prej Tirane paskan me shkue në Feken apo Burrel për
ushtrime nja pesëmbëdhetë ditë, e prej atyhi në front.
-E lumja unë! Zoti i ruejt! Kofshin në dorën e Tij!
-Amin!,- thamë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hajrush Idrizi - "
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
» "Një këndvështrim i ri i një bote... poetja Albina Idrizi
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: