Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hajrush Idrizi - "

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:50 pm

D I T A R

“ LUFTA, O MËSUES, LUFTA! ”

O njerëz, shpaloseni këtë d i t a r
për të mos e harruar Dramën e juaj, e ju,
pasardhës , për të mësuar Dramën e të
parëve tuaj!
Autori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:51 pm

PARATHËNJE

Rrëfime rrënqethëse.
Ishte kohëlufte.Kundërmonte erë shkrumbi,erë baroti, erë gjaku.
Ankth.
Më 15 mars të vitit 1999, një nxënëse ime, e klasës së parë, m’a dha një
detyrë të pazakonshme:
"Merre këtë fletore dhe këtë laps! Shkruaj o mësues,shkruaj! Ti din çdo
gjë(!),"-sikur m’ë detyroi, apo mos është më mirë me thënë, m'ë
urdhëroi.Po-po, me siguri m’ë urdhëroi!
Unë, ndonëse hetova diçka të çuditshme, nuk u hamenda shumë, ia mora
fletoren me laps dhe i premtova se do të përpiqem për të shkrur diçka.
Po dtyrë të rëndë kish pas marrë!
Tash, për hirë të sinqeritetit të saj edhe premtimit që ia dhashë,
pikërisht, në mbrëmjen e 15 marsit tëvitit 1999, e hapa fletoren e Albanes
dhe ia fillova të shkruaj, fillimisht, në formën ditarit, të cilin, pas pak
ditësh e titullova: "LUFTA O MËSUES, LUFTA!"
Nga vet titulli po e kuptoni se bëhet fjalë për luftën e Kosovës, ama,
lufta është e vështruar nga një kënd krejtësisht tjetër : NGA PËRJETIMI I
SAJ .
Stili i rrëfimit është shumë specific, jamë i bindur se keni për ta lexuar
me një frymë,siç thuhet, dhe do ta kuptoni fare lehtë. Natyrisht se është
shumë tronditës.
Në ditar apo edhe roman (dramatik), si të doni quani, janë përfshirë
momentet më dramatike që përjetova unë, ti, ai, ajo , ne, ju, ata edhe
ato.
Ditari ka shtatë kapituj, në të cilët flitet për Marrëveshjen e
Rambujesë, masakrën e Prekazit, masakrën e Reçakut, largimin e
verifikuesve të OSBE-së nga Kosova, bombardimet e NATO- s, dëbimin tonë
nga vatrat tona e shumë e shumë peripeci tjera .
Kapitull i veçantë është B LL A C A .
Për Bllacën është shkruar bukur shumë por tërësisht në formë
informuese. Këtu, në këtë kapitull, ka diçka më shumë se sa informim.
Porosia është: Lexojeni ! Jam shumë i bindur se nuk do të jeni të
zhgënjyer. Përkundrazi, do të hasni në një befasi të pazakonshme, ngase,
një numër i madh prej jush do ta gjeni vetën në të, thënë më mirë, jeni
personazhe në këto shënime .
Sepse, rrëfimet për katrahurën e Bllacës, i kam shkruar aty, në
Bllacë , drejtpërdrejt , në fletoren e Albanës. (Për Albanën do të kuptoni
gjatë leximit ).
Do të lexoni edhe: Udhëtimi pa cak, Hyrja në Shqipëri, “Spektakli’’ në
pallatin e sporteve “Skënderbeu” të Korçës, Progëri, Pogradeci dhe së
fundit, kthimi ynë në Kosovë më helikopterët transportues të NATO-s
mu sikurse në aventurat e Alajdinit , në përrallat e “Një mijë e
një net ”.

Autori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:51 pm

Kapitulli i parë

FLETORJA E ALBANËS


E hënë, 15 mars 1999.
Sapo ua thash nxënësve lamtumirën për sot, Albana u ngrit në këmbë dhe
paksa e emocionuar më tha:
-Mësues, na, merre këtë fletore edhe këtë laps!
I befasuar, shkova pranë saj dhe:
-Mirë Albanë, po, a bën ta di përse po m’i jep?,- e pyeta pa të keq.
-Shkruaj o mësues, shkruaj! Ti din gjithçka.
-Po më jep detyrë shtëpie, ë?- bëra shaka.
-Po,-m’a priti duke qeshur.
Kini kujdes! Mësuesi, sipas nxënësit, din çdo gjë(!). Nxënësi
e detyron, ,bile edhe e urdhëron(!) mësuesin për të shkruar.
Po pra!
Për një moment mbeta pa frymë. S’di se kush pat thënë :” Ardhmëria e
botës është në duart e mësuesit”. Tash e kuptove peshën e punës që bëj.
Qenka tepër-tepër e rëndë. Vallë, kush jam unë?! A mund ta kryej detyrën që
m’ a dha Albana?! Më duket se kurrë jo. Por ama s’kam se nga t’ia mbajë.
-Albanë, mësuesi nuk merret me shkrime, megjithatë po të
premtoj se do të mundohem të shkruaj diçka,- i thash me një tremë të
pashpjegueshme. Si zakonisht, u përshëndetëm dhe u ndamë mjaft të
disponuar.
Mbrëmje.
Jam në shtëpi. Para vete kam fletoren e Albanës. E marr në dorë
dhe e shfletoj faqe për faqe. Është e bukur edhe e trashë. Sa e rëndë po më
duket!!!
Si t’ia filloj?! Çfarë të shkruaj?!
Asnjëherë nuk kam tentuar të merrem me shkrime serioze. Sot më duhet
t’ia nisi kësaj pune. Albana m’ë ka obliguar, m’ë ka dhënë detyrë, m’ë ka
urdhëruar.Unë ia kam dhënë fjalën, i kam premtuar, ama, nuk e paskam ditur
peshën e premtimit .
Nejse!
Albanë, ti m’ë nxite,ti m’ë inspirove, ti m’ë detyrove, më mirë po them,
ti m’ë urdhërove për të shkruar.
Mori Albanë, po detyrë të rëndë m’ë paske dhënë! ! !
Mirë- mirë, po ia filloj të shkruaj, ama , s’di, për Zotin s’di se si do
t’ia dal!
*
Quhet Albanë Dushku. Është lindur më 2 maj të vitit 1992, në Prishtinë.
Me dëshirën e prindërve të saj, më një shtator të vitit 1998, regjistrohet
në klasën e parë tek mësuesi Hajrush Idrizi, në Prelezin e Muhaxhirëve .
Albana është vajzushë shumë simpatike, e vogël, e pastër, shumë e
zgjuar, tepër ambicioze, inteligjente, është një robot i gjallë. Është e
shkëlqyeshme në çdo lëndë. Lexon dhe reciton sikurse një artiste. Duhemi
sikur at e bijë. Nga Albana pritet shumë.
Albanë, tash për tash, kaq për ty .
Zoti të ruajt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:52 pm

Sot filloi Konferenca e Parisit rreth Marrëveshjes së Rambujesë për
Kosovën. Jemi shndërruar në sy e veshë . Nga atje (Parisi) arrijnë
lajme shprese, lajme inkurajuese. Delegacioni Shqiptar i Kosovës i tha
Po-Marrëveshjes. Duhet të bëhen vetëm edhe disa përgatitje teknike e do të
firmoset Marrëveshja .
Insh’Allah!
U luta, sepse, lufta nuk ka të ndalur, madje ka marrë hov edhe më shumë.
Edhe më tutje vazhdojnë granatimet e katundeve të Podujevës,Vushtrrisë,
Mitrovicës, të Drenicës, Prizrenit e Kaçanikut. Edhe më tej
vrasje, rrëmbime, dëbime vetëm e vetëm pse jemi shqiptarë. Edhe më tej
ankth, erë baroti, erë shkrumbi, vajë, trishtime, erë gjaku.
Popullata është e rraskapitur. Shpresa jonë është Parisi. Do të ndodhë
diçka
shumë e rëndësishme, shumë e madhe: Kosova do ta fitojë Lirinë, në Kosovë
do të ketë Paqe, Kosova do ta ketë Vetadministrimin, që unë e kuptoj
Pavarësinë.
I nënvizova sepse që të tria janë shumë madhore.
Të presim ditën e nesërme, risitë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:52 pm

E martë, 16 mars 1999.
Dje u dha lajmi se Delegacioni ynë e tha Po-në në Paris. Pritej vetëm
firmosja e Draftit. Kjo s’u bë as sot. Psehu nuk dihet me saktësi. Kësaj i
thonë ngreh e mos e këput, ose: edhe lojë nervash.
Pohohet se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë nuk insistojnë edhe aq
shumë tek pala Shqiptare për vënien e nënshkrimit, sepse, pala serbe nuk
është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë. Bile, Milutinoviqi paska pyetur :
“Ç ’Marrëveshje?”. Ajo nuk ekziston (!) sipas tij.
Çfarë ironie! Një Milutin luan me botën si macja me miun, siç thuhet.
Vallë, edhe sa do të zgjasë kjo lojë?!
Botë, ku e ke kufirin durimit , ju lutem?! Shqiptarët po zhduken .
Intensiteti i luftës sa vjen e po rritet. Sot ka me dhjetëra të vrarë e të
rrëmbyer, me mijëra të dëbuar nga shtëpitë e veta, të shkapërderdhur
brigjeve e përrenjve. Në katundet e Podujevës,
Vushtrrisë,Mitrovicës,Drenicës, Kaçanikut e Hanit të Elezit po vazhdojnë
granatimet papra. Me dhjetëra mijëra banorë kanë ngelur pa kulm mbi kokë,
janë shpërndarë maleve dhe, në këtë çast, kur unë po i shkruaj këta
rreshta, ata janë nën qiellin e hapur.
Momentalisht po bie borë. Ku do të strehohen këta të gjorë?!
Shihet ashiqare: Shtrat do ta kenë borën e bardhë e për jorgan po ashtu
borën. Borë përmbi e borë përfund(!).
Haj, haj!!!
Shtrohet pyetja: A janë shqiptarët e Kosovës njerëz apo bimë?!
Përgjigjen po e jap unë:
Po. Shqiptarët e Kosovës shumë më fatlumë do të ishin sikur të
ishin qenie të botës bimore(!). Sonte ata do të ngroheshin nga të ftohtit
nën borën e bardhë. Por, mjerisht(!) që s’janë bimë, këta fatkëqinj janë
racë njeriu e me komb shqiptarë.
Botë, hapi sytë e vështro me kujdes!
Është Dikush që u sheh si shihni!
Zgjohu nga agonia!
Po i frikësohem vonesës.
Nëse dikush, ndonjëherë i lexon këto pohime, do të më quan
gënjeshtar. Nuk ka mundësi të më besojë, se pikërisht, tash kur unë po i
shkruaj këta pak rreshta, shumë njerëz tanimë i ka mbuluar bora. Po ç’ ti
bësh?! Kjo është kështu, tepër e saktë, e dhimbshme dhe shumë trishtuese.
Si dhe sa praj tyre do të dalin në mëngjes, nuk dihet, por e di
një: me siguri të gjithë nuk do ta presin ditën e re. Edhe diçka: Dëshira e
tyre është - të mos ishin fare.
Botë, për Zotin po të kanoset rreziku!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:53 pm

E mërkurë, 17 mars, 1999.
Popullata e cila po kalon ditë dhe net nëpër shpatina e përrenj, nuk dimë
se si doli në mëngjes. S’kemi lajme për ta. Ju mund ta merrni me mend se çka
po përjetojnë ata në këto çaste.
Bora bie, vetëm bie.
Po flitet se UÇK-ja po mundohet t’iu ndihmojë këtyre hallexhinjve. Por ajo
ka punë e telashe tjera. Ajo është në luftë me shkuan, shumëfish më të
fortë si në numër,veshmbathje,ushqim e të mos flasim për armatim. Ushtria
serbe ka në disponim armët më moderne të kohës, kurse ushtarët tanë kanë
disa pushkë e shumë pak municion. Përparësitë e ushtarëve tanë janë :
ndihma e Perëndisë ( sepse mbrohet pragu i shtëpisë), morali i tyre shumë
i fortë dhe ideali,motivi për çlirim.
Zoti e bekoftë UÇK-në!

*
Nga Konferenca e Parisit s’ka asnjë risi. Delegacioni ynë akoma s’e firmosi
Marrëveshjen. Delegacioni serb ka propozuar amendamente tjera, draft të
ri, të cilin e kanë hartuar vet. Kërkesat e tyre janë refuzuar
kategorikisht si nga pala Shqiptare ashtu edhe nga Grupi i Kontaktit.
Propozimet serbe janë të papranueshme dhe as që do të humbëset koha për to.
Bëhet trysni në palën serbe për ta nënshkruar Marrëveshjene cila është
hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë në Rambuje, përndryshe pasojat për ta
do të jenë tepër të rënda. Megjithatë, serbët s’e qajnë kokën fare. Bëhen
sikur ata janë superiorë, sikur ata vendosin dhe vulosin për fatin e
Konferencës së Rambujesë në Paris.
Arrogancë totale. E gjithë kjo kokëfortësi e serbëve buron nga përkrahja
që po ua bën Rusia. Të shohim se sa do të zgjas një arrogancë e tillë.
Burimet e informuara mirë nga bota, bëjnë me dije se Serbia është duke e
përgatitur një ofensivë të madhe kundër UÇK-së dhe popullatës civile, e
cila është e lidhur si mishi e thoni. Caku kryesor i serbëve është: vrasja
e sa më shumë shqiptarëve, dëbimi i një numri sa më të madh të tyre jashtë
Kosovës,djegja dhe shkatërrimi i shtëpive të tyre në mënyrë që të mos kenë
mundësi dhe pse të kthehen kurrë më në vatrat e tyre, dhe si finale e tërë
kësaj, Kosova t’u mbetet serbëve njëherë e përgjithmonë. Kështu, do të
realizohet plani famëkeq i Çubriloviqit dhe i akadem (ykëve)istëve të
Beogradit për pastrimin etnik të Kosovës.
Thuhet me saktësi se momentalisht në Kosovë ka 45000-50000 ushtarë, të
cilët janë të armatosur me armatim tepër të përsosur, si bie fjala tanke,
topa kalibrash të ndryshëm, minahedhës shumëtytëshe, praga , mjete të
blinduara, helikopterë, aeroplanë, madje edhe “Mig-29”. Në këtë numër nuk
janë të përfshirë policia, e cila po ashtu ka edhe armatim të rëndë e të mos
flasim për të lehtin. Pastaj nuk janë të përfshira as bandat kriminele të
Sheshelit e as të Arkanit si dhe as banorët vendas serbë, romë e malazezë,
të cilët janë çuar peshë, sikurse të çartur po kidnapojnë e po likuidojnë
pa gjurmë aktivistë të dalluar, po plaçkitin pasuritë e fqinjëve
shqiptarë dhe në fund po ua futin zjarrin shtëpive. Thjesht, e terë Kosova
është mbushur me lloj-lloj bandash e uniformash të cilat po bëjnë kërdi dhe
askujt s’po i japin kurrfarë llogarie. Përkundrazi, kriminelët po lavdërohen
madje edhe po gradohen nga regjimi i kriminelit Milosheviq.
Prandaj, nëse nuk arrihet Marrëveshja në Paris brenda kësaj jave, (edhe
tri ditë), mund të ndodhë më e keqja:Luftë totale. Të sulmohen edhe qytetet
e mëdha e të mos i dihet mbarimi kësaj tragjedie, e cila shumë shpejtë
mund të shtrihet në tërë Ballkanin e edhe më gjerë.
Jo insh’Allah, jo!



*
Sot ekspertët finlandezë të obduksionit e dhanë mendimin e tyre
lidhur me masakrën e Reçakut, ku barbarët serbë, në mënyrën më
mizore masakruan 44 civilë të pafajshëm:
“Kjo është një masakër kundër njerëzimit që s’është parë gjer më sot”,
(mbarim i citatit).Kështu, ata vërtetuan pohimin e Viliam Vokerit, i cili
të njëjtat fjalë i pat thënë më 15 janar të vitit 1999, ditën e krimit,
në vendin e ngjarjes, në Qest të Reçakut.
Lajmi më i ri në orën 23:
Delegacioni Shqiptar i Kosovës nesër do ta nënshkruajë Marrëveshjen e
Rambujesë në Paris. Sihariq i mirë.
Ditën e nesërme po e presim me shumë shpresë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:53 pm

E enjte, 18 mars, 1999.
Ashtu sikurse u tha mbrëmë në lajmet e orës 23, se Delegacioni Shqiptar do
ta firmosë Marrëveshjen e Rambujesë në Paris, ashtu edhe u bë.
Sot, më 18 mars të vitit 1999, në orën tetëmbëdhjetë e tridhjetë e
gjashtë minuta, firmoset Marrëveshja e Rambujesë në Paris.
Në pallat pamje impozante. Janë prezent numër i madh burrështetas botëror,
gazetarë, kameramanë, fotoreporterë, e plot kureshtarë . Ulen në katër
karrige:
Hashim Thaçi, kryetar i Delegacionit,
Dr. Ibrahim Rugova, nënkryetar i Delegacionit,
Ak.Rexhep Qosja, anëtar i Delegacionit dhe
Veton Surroi, zëdhënës i Delegacionit.
Sipas radhës, njëri pas tjetrit vejnë nënshkrimin në Marrëveshje. Duken
shumë të disponuar. Kanë arsye të jenë të tillë sepse është moment historik
për Kosovën, Ballkanin madje edhe për Evropën. I tërë ceremoniali i
nënshkrimit transmetohet drejtpërdrejt në kanalet televizive më të njohura
në botë.
Pas Delegacionit tonë u vjen radha Grupit të Kontaktit: Hil, Vedrin e
Petriç të cilët po ashtu të disponuar firmosin Marrëveshjen përpos Boris
Majorski, rus, (edhe pse është prezent) nuk e vuri gishtin, e, përse nuk
e bëri atë, e din ai vet.
Pala serbe nuk u paraqit fare.
Fundi i fundit, Delegacioni ynë e kreu punën e vet ashtu si duhet.
Përmbushi kërkesat e ndërmjetësuesve, të Grupit të Kontaktit e sidomos
të SHBA-ve. Shqiptarët i treguan botës se janë të civilizuar, janë
kooperativë, se s’e adhurojnë luftën, janë paqedashës, se ata (shqiptarët)
donë barazi, donë liri e hiq, ama bash hiq më shumë se sa të tjerët.
Edhe shqiptarët janë banorë të këtij planeti. Edhe ata kanë h i s e
në të, pra, është krejtësisht normale ta kërkojnë hisen që u takon.
Tashti shpresojmë se Evropa, më në fund, i korrigjoi gabimet e bëra në të
kaluarën jo fort të largët në dëm të shqiptarëve. Tani presim me padurim
zbatimin e vendimeve të Marrëveshjes në praktikë me përpikëri. Po
shpresojmë një të ardhme më të qetë, më të ndritur, më të lumtur.
Pale?!
Pala serbe nuk e nënshkroi Marrëveshjen. Pse? - shtrohet
pyetja: Shovinizëm i verbuar serb e asgjë tjetër.
Bota demokratike nuk është e befasuar me kokëfortësinë e
militantëve serbë. Secili njeri i qytetëruar tanimë i njeh serbët se
kush janë. Synimet e tyre veç janë bërë të njohura: gjenocid ndaj popullit
shqiptar por jo vetëm ndaj tij.
Merreni me mend, vetëm brenda kësaj dekade të fundit të shekullit njëzet,
serbët shkaktuan katër(!) lufta: Së pari me Slloveninë, me Kroacinë,
pastaj me Bosnjen e tash edhe me Kosovën. S’mund ta nënshkruajnë serbët
Marrëveshjen e cila parasheh ndërprerje të luftës, parasheh paqe, liri e
barazi. Militantët donë granatime, djegje, hajni, plaçkë, vrasje,
masakrime, përdhunime, gjak-gjak donë.
S’e firmosin burrat e botës jo, s’e firmosin!
Përse e firmosi pala jonë Marrëveshjen?
Sepse: Kosova do ta ketë Kushtetutën, Kuvendin, Qeverinë, Presidentin,
Policinë, Gjykatën (Supreme) por edhe institucionet tjera që do të
administrohen nga popullata shumicë. Edhe pakicat do të jenë të
barabarta dhe assesi nuk do të jenë të diskriminuara nga shumica
shqiptare. Se, ne shqiptarët e dimë më së miri ç’ është
diskriminim,pra, na dhimbësen të diskriminuarit, kushdo qofshin ata.
Dashtë Zoti e u bëftë sikurse parashihet në Marrëveshje!
Lufta d u h e t të ndalet m e nj ë h e r ë. Se, edhe sot u
zhvilluan luftime të ashpra anembanë Kosovës. Si zakonisht, në këto ditë, u
granatuan dhe u dogjën shumë shtëpi në Llap e Drenicë. Madje u hap edhe një
front i ri në Kabash të Prizrenit, Korishë dhe Lubizhdë. Bëhet e ditur se
mbi tetë mijë banorë të këtyre katundeve janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Të dëbuarit shihen (përmes TVSh-së) në kolona qerresh e traktorësh duke
lëvizur në drejtim të pacak. Nuk dihet se ku do të vendosen dhe si do ta
kalojnë natën. As numri i të vrarëve, të plagosurve dhe i atyre të
rrëmbyerve nuk dihet, madje ndoshta nuk do të dihet asnjëherë.
Bora s’ka të ndalur, bie vetëm bie. E përcjell kolonën në rrugë të
parrugë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:54 pm

“LUFTA O MËSUES, LUFTA! ”


E premte, 19 mars, 1999.
Sot shkova në shkollë tepër i rraskapitur. Mirëpo, obligimin ndaj nxënësve
duhesha ta kryej patjetër. Me plan kisha për ta zhvilluar tingullin zh ,
të katër format.
Kjo ditë për nxënësit e klasës së parë është e paharrueshme.
Zilja na fton për në mësim. Nisem .
Drama në klasë
PAMJA: ( Klasa. Nxënës të ulur nëpër vendet e tyre. Në ndërkohë, futem
brenda. Jam tepër i lodhur, po, për hir të nxënësve paraqitem shumë i
disponuar. Nxënësit çohen në këmbë ).
NXËNËSIT: Mirëditaaa! (Më përshëndetin ).
UNË: Mirëdita ! ( U them ) Uluni! ( Mbi tryezë vë
mjetet e konkretizimit dhe ulem. Hapi ditarin për ta shënuar
njësinë mësimore por me qëllim të caktuar vonohem. Nxënësit
shushuritin,bëjnë zhurmë të madhe. Mbylla ditarin, çohem në këmbë dhe
paksa i “nevrikosur” bërtas kërcënueshëm). Ç’ është kjo zhurmë?!
NXËNËSIT : (Heshtin goxha të frikësuar).
UNË Ha-ha-haaa!) (Qeshem ).
NXËNËSIT: Ha- ha-haaa! (Qeshin edhe ata).
UNË: Et - hi- a! (Teshtij . Nxjerr një salvete për ta fshirë
gojën por ajo më “bie” pranë stufës me hi qymyri. Zhytet. Kërrusem, marr
palomën për ta fshirë gojën).
NXËNËSIT: Jooo! Paloma është zhytur! (Thërrasin).
UNË: Ashtu është, qenka zhytur. (Nxjerr një tjetër palomë,
“pastroj” gojën dhe e hedh në shportë. Në tavolinë kam një vizatim ku kam të
vizatuar zhapinin. Marr për ta demonstruar para nxënësve por
“zbulohet ” zhapini).
NXËNËSIT: Zhapiniii! (Bërtasin njëzëri)
UNË: Ju lumtë! (I uroj. Shkoj te tabela, ngjis vizatimin dhe
pyes). Çka po shihni në vizatim?
NËNËSIT: Zhapinin dhe germat A P I N I! ( Përgjigjen në kor ).
UNË : Me cilën germë fillon fjala Zhapini?
NXËNËSIT: Me Zhzhzh. (Thonë)
UNË: Çka po mungon para zanores A?
NXËNËSIT: Germa Zhzhzhzh .
UNË: Doni ta shihni se si duket tingulli Zh?
NXËNËSIT: E dimë, e dimë! Një Z dhe një H . (Pohojnë me zë të lartë ).
UNË: Ju lumtë! ( E zbuloj tingullin Zh). Ashtu si thatë
edhe ju, shkronja ZH përbëhet prej dy germave Z dhe H që kur këto
bashkohen lexohet ZH. Pra, është shkronjë çifte, a po? (Tash tingullin
Zh e vë para zanores A ku formohet fjala normale ZHAPINI. Bashkë me nxënës
e lexojmë tri –katër herë duke e ndarë në rrokje. Gjejnë edhe fjalë tjera që
fillojnë me tingullin Zh si zhaba, zhavorri zhytja, zhagitja etj.
Konstatoj se ora po ecën me sukses të plotë). Pra,nxënës të dashur, siç
po e shihni edhe ju, sot mësuam germën e fundit të abetares, germën e fundit
të gjuhës sonë të bukur, germën ZH. Ju, tash e tutje, mund të lexoni jo
vetëm a b e t a r e n por edhe libra, gazeta e edhe revista të
ndryshme. Ju, asnjëherë nuk do ta harroni këtë shkronjë deri sa të bëheni
pleq e ju çupëzat plaka. ( Bëj pakëz shaka me ta).
ALBANA: Joo, o mësues, ne nuk bëhemi as pleq e as plaka!
UNË: Pse oj çupëzë?! (Supozoj se nuk i pëlqen pleqëria).
ALBANA: Lufta o mësues, lufta! Shkiet do të na vrasin, do të na
masakrojnë sikurse ata në Prekaz e Reçak! E, si mund të bëhemi pleq e plaka
kur ne do të jemi të vdekur?!
NXËNËSIT: Mirë e ka Albana, o mësues, mirë e ka . (Pohuan).
UNË: Po kush të tha mori vajzë?! (Nxitova).
ALBANA: Gjyshja.
UNË: (Bobo, çfarë zbulova!!! Nxënësit e paskan humbur shpresën për
jetë (!) Koka nisi të më ushtojë,ritmi i zemrës nisi të më shpejtohet, sytë
m’ u errësuan. Nuk i shoh as nxënësit. Fillova të luhatem nëpër klasë. Me të
shpejtë shkova pranë dritares,asgjë nuk shoh, afrohem pranë tavolinës dhe
nisa t’i lutem Perëndisë që të më ndihmojë në këto çaste dramatike,të mos
plandosem në dysheme para nxënësve e të mos i trishtoj këta engjëj. Po.
Perëndia më pa,më ndjeu dhe më kuptoi. Aty-për aty , menjëherë më erdhi në
ndihmë. Koka më pushoi së ushtuari, zemra nisi ritmin normal të punës, pashë
nxënësit dhe i ndjeva duke pëshpëritur : ”Çka ka mësuesi,çka ka
mësuesi?! ” Shpejt mora vetën nën kontroll): Albanë, por edhe ju tjerët, a
rren mësuesi?
ALBANA ME NXËNËS: Jooo! Mësuesi nuk rrenë.
UNË: Pra, ti Albanë, por edhe ju të tjerët mua dhe vetëm mua duhet të më
besoni. Betohem se të gjithë do të rriteni. Ju do të bëheni mësues e
profesorë, ju do të bëheni inxhinierë e doktorë, ju do të bëheni policë e
këngëtarë, ju do të bëheni oficerë e ushtarë, ju do të bëheni pilotë e
shoferë, ju do të bëheni artistë e spikerë, ju do të bëheni piktorë e
drejtorë, ju do të bëheni gazetarë e shkrimtarë, ju do të bëheni
deputetë e kryetarë. Ta dini mirë e mirë: Juve askush nuk guxon të ju prek
me dorë!. Me ndihmën e Zotit, të gjithë,ama bash të gjithë do të bëheni
pleq e ju çupëzat plaka! PATJETËR! (Bërtas)
NXËNËSIT: Uaaaa! Uaaaa! Uaaaa! (Bërtasin)
-Ejani të lozim! (e ndërrova metodën e punës sipas rastit që m ’ u
paraqit) -u thash.
U kapëm dorë-përdore dhe formuam një rreth ku filluam të vallëzojmë duke
kënduar: “ O Lirak, zhytarak, futësh në baltë zhukë e zhakë! ” Kështu
veprova disa minuta dhe vërejta se edhe nxënësit u disponuan mjaft mirë.
Për të mos e humbur vazhdimësinë e orës mësimore, bëmë edhe disa detyra në
klasë. Së fundit përsëritëm shkronjën e mësuar dhe konstatova, ndonëse në
rrethana të jashtëzakonshme, ora qe plotësisht e suksesshme. Ua dhashë
edhe disa detyra për në shtëpi dhe u premtova se ato do t’ua kontrollojë
dhe do t’ua notojë me nga një pese shuuumë të madhe.U përshëndetëm dhe u
ndamë shumë të kënaqur që përfunduam Abetaren.
*
Edhe pse Delegacioni ynë e firmosi Marrëveshjen e Rambujesë në Paris, ne
nuk po vërejmë kurrfarë ndryshimi. Pala serbe paraqitet fare e shurdhër.
Sipas serbëve, Marrëveshja qenka hartuar nga ekspertë shqiptarë e
amerikanë. Serbët “ nuk e paskan të njohur” përmbajtjen e
Marrëveshjes. Madje ata paskan hartuar një tekst krejtësisht tjetër,
natyrisht sipas tekeve të tyre , bile e paskan nënshkruar këtë farë
“drafti” duke ia uruar “suksesin” njëri tjetrit.
Hajde, hajde!!!
Pasi Grupi i Kontaktit vërejti të gjitha pishanet e palës serbe, u
detyrua ta bëjë një rezyme të tërë asaj pune të gjatë e të mundimshme që
nga Rambueja e gjer më sot në Paris.
Konstatimi:
Bisedimet në Rambuje dhe Paris shpallen të përfunduara.
Delegacioni ynë çmohet shumë lart : shumë civilizues, kooperativë dhe
paqedashës. Faji bie mbi palën serbe: tepër arrogant, jo kooperativ, aspak
konstruktiv dhe shumë luftënxitës. E bartëshin me shëndet Milosheviqi,
Milutinoviqi dhe bashkëmendimtarët e tyre [po them unë].
Thuhet: “Tani do të shikohen forma tjera të veprimit”,- (
mbarim citati nga rezymeja) Me këtë, padyshim, mendohet në ndërhyrjen
ushtarake.
Në këto çaste situate në Kosovë është dramatizuar tepër shumë. Knut
Volejbek urdhëroi që brenda njëzetekatër orëve të tërhiqen të gjithë
verifikuesit e OSBE-së nga Kosova.
“Më vjen shumë keq që po e lëmë Kosovën nën mëshirën e askujt”-tha
Viliam Vokeri -dhe shtoi :-“Nëse kthehemi në Kosovë, do të kthehemi në
formë tjetër” (citat), i intervistës para mediumeve botërore në
Prishtinë.
Demek ne mbetëm nën mëshirën e askujt,ë? ! .
Jo. Ne e kemi përkrahjen nga Zotit. Ai mundet, Ai din si, Ai do të na
shpëtojë. Me ndihmën e Tij, nxënësit e mi do të bëhen pleq edhe plaka.
Patjetër!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:54 pm

Ferizaj, 19 mars, 1999, ora
24.00.


E shtunë,20 mar,1999
Ishte ora dy pas mesnate. U shtriva në shtrat për të fjetur por me kot,
gjumi nuk më zinte. Sapo kotesha, Albana më dilte para sysh dhe “…
mësues, ne nuk do të bëhemi as pleq e as plaka. Shkiet do të na vrasin,…”
Trembesha. Në kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh të tmerrshme.
U bë ora shtatë e ditës. Desha të çohem nga shtrati dhe të vishem por nuk
pata fuqi. Tërë ditën qëndrova në shtrat. I shqetësova edhe anëtarët e
familjes. Për çudi, sot s’piku askush. Edhe lajmet s’i dëgjova fare. Këtë
nuk e bëra me pahir. Desha të largohem nga to sepse jam tepër i shqetësuar.
Dëshiroja të pushoja ngase e dija ç’ lajme kam për të dëgjuar. Darkë
s’hëngra fare. Uji më pihet shumë. Kam zjarrmi, ethe. Diku, rreth mesnatës,
i shënova këta rreshta dhe do të tentoj të fle me shpresë se Albana nuk
do të më trazojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:54 pm

E diele, 21 mars, 1999.
Është ora dymbëdhjetë, mesditë. Jam shumë i sëmurë. Djemtë dhe gruaja janë
tepër të brengosur. Insistojnë të më dërgojnë te mjeku. S’pajtohem. U
përpoqa t’i bind se nuk jam aq i sëmurë. U thash se jam ftohur pakëz,
asgjë tjetër s’kam. Piva ca çaja dhe prapë u shtriva në shtrat.
Edhe ditën e sotme e kalova në kllapi. Disi, fjalët e Albanës m’ u kanë
bërë kompleks, fare s’ më lënë të qetë. Lajme s’di a kam dëgjuar. Ndoshta
po, por nuk isha në gjendje të kuptoja kurrgjë.
S’di se si i shënova këto fjalë , s’di !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:55 pm

E hënë, 22 mars, 1999.
Është ora dhjetë e ditës. Ndonëse jam tepër i rraskapitur, prapëseprapë
vendosa për të shkuar në punë. Mblodha fuçinë e fundit dhe u nisa duke u
përshëndetur me gruan dhe djalin e vogël, Ylberin. Pak pa dalë te
hekurudha, këmbët filluan të më dridhen e shtëpitë të “luhaten”. Desha të
mbahem për një mur, aty afër, por u rrëzova pranë tij.Papritmas m’u afrua
Brahimi dhe pa më pyetur fare më futi në kombibusin e tij. I dha gas dhe më
solli në ordinancën e Dr. Shyqes.
-Prapë ndezje, ë?- më pyeti.
-S’ e di doktor,- i thash.
Më kontrolloi në detaje dhe u nda fort i kënaqur.
-Dëgjo! Asgjë s’ke në mushkërinë . Krejtësisht je i shëndoshë. Çka po të
mundon?- më pyeti.
Desha t’i tregoj për Albanën por nuk guxova. “Do të tallet me mua”,
–mendova. Hiq s’i fola. E lash të flasë ai.
Më tha se duhet të pushojë së pakut nja një javë ditë. Më porositi të
përdori sa më shumë lëngje dhe të ha ushqim klorik. M’i dha edhe disa
barëra. Rreth orës dy pasdite u ktheva në shtëpi paksa më i relaksuar.
Piva ca vitamine dhe , interesant, hëngra bash mirë.
Mbrëmja po afrohet. Bëhem gati për ta përcjellë TVSh-n (programin
satelitor) me shumë interesim sepse që nga e premtja nuk di se ç’ është
duke ndodhur me ne e rreth nesh .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:55 pm

Titulli: Hajrush Idrizi - " Lufta ,o mesues ,lufta " -Roman
YMERI NË TELEFON


Ora është nëntëmbëdhjetë.
Me vëmendje të veçantë e përcolla ditarin e TVSh. Lajme që shqetësojnë.
Më mirë sikur të mos i kisha dëgjuar fare. Megjithatë në mes të rreshtave,
siç thuhet, janë disa shenja optimiste, ama na u zgjatën veshët me fjalë të
stilit “duhet”, “do të bëhet kështu”, “do të bëhet ashtu”, “pritet
sulmi i forcave të NATO-s” e të tjera të ngjashme.
Papritmas dëgjova një bisedë. Dera e dhomës u hap me vrull. Hyri Sinaverja
me telefon celular në dorë.
-Po, këtu qenka. Ja, bisedo me të!-dhe ma lëshoi telefonin .
-Ymeri, baci Hajrush, fol!- më tha.
“Alo!”
“Mirëmbrëma buq!”-më përshëndeti djali matanë telit nga
Gjermania.
“Mirëmbrëma, bir!”- ia ktheva.
“Buq,si jeni, a jeni të gjithë shëndosh?”- më pyeti.
“Po djali im, të gjithë jemi mirë. Ty, si të kam?
“Mirë o buq, mirë, por ju s’jeni mirë!”
“Ymer, të betohem në kokën tënde se që të gjithë jemi si është më së miri.”
“Prapë po të them se nuk jeni mirë! A po e shihni se çka u bë?! Viliam
Vokeri i tërhoqi verifikuesit e OSBE-s nga Kosova. Ky hap është fatal
për Kosovën, për juve. NATO-ja do ta sulmojë Serbinë. Buq ikni sa më
shpejtë! Nuk po tallem. Pasha Kur’ anin nuk i keni punët mirë! Jeni në
rrezik shumë të madh!. Sapo i përcolla lajmet në DV në gjuhën gjermane.
Buq, NATO-ja e ka përnjëmend. Sulmi vetëm që s’ka filluar. Dëgjo mirë!
Sapo të fillon sulmi i NATO-s mbi Jugosllavinë, shkiet do të nisin sulmin
kundër jush. Ata s’kanë çka t’i bëjnë NATO-s por do të hakmerren në juve.
Do t’ ju bëjnë hi e pluhur. A more vesh? Të gjithëve do të ju vrasin,
do të ju masakrojnë. Aman buq, shpëtomi vëllezërit, nënën, shpëto edhe ti!
Çka më duhet jeta nëse u ndodh diçka e tmerrshme? Hiq. Madje e ke
edhe obligim t’i shpëtosh , sepse, je kryefamiljar. Dëgjo! Për të ikur
do të ikni patjetër, por ikni sa s’është bërë vonë! Se, nëse ngulni këmbë
për të mbetur aty, më vonë nuk do të ketë kush të ik, do të jeni të zhdukur
që të gjithë”.
“Mjaft më!,- i bërtita,-S’kemi ku të shkojmë. Këtu u lindëm, u rritëm,
këtu edhe do të vdesim, kuptove?! Shiko! NATO-ja s’ka punë me neve. Ajo do
ta godasë Serbinë, forcat dhe objektet ushtarake. Qytetet e mëdha nuk janë
aq në rrezik. Lufta po zhvillohet kryesisht nëpër katundet malore. Por, nëse
zbret lufta në qytete, ne këtu jemi. Besoj se më kuptove,ë?”-i thash.
“S’thashë se NATO-ja do t’ ju sulmon juve, jo! Serbët-seeerbët!”-
bërtiti.
“Ymer, këso muhabetesh nuk bëhen përmes telefonit, por më trego si po e
kalon atje? A i more dokumentet për kurorëzim dhe a kishin qenë në
rregull?”,- e pyeta për t’i ikur temës së bisedës.
“Ore buq, hiqmu dokumenteve! A m’ ë kuptove se çka fola deri tash?! – m’ a
ktheu me ton bukur të prishur.-Buq, mos bën shaka të lutem!”,-shtoi, por
tashti me zë tjetër, të prishur e shumë të dobët.
Ndjeva dënesje prapa telit. Qante. Unë u shtanga. Është hera e parë pas
pesë viteve që qan në telefon. Ai qante e unë dëgjoja vajin e tij. M’ u
duk sikur mu lagën faqet me lotët e tij. Po po, faqet m’ u lagën, por
me lotët e mi. Mblodha fuqinë e fundit dhe bërtiata me zë të lartë:
“Ymer, mos u trego aq i dobët! S’jemi vetëm ne këtu. Janë krejt mëhalla,
qyteti, tërë Kosova. Çka bëhet, bëhet për të gjithë. Po, meqë po flet me
telefon mobil, po e mbyllim bisedën sepse do të kushtojë shtrenjtë”.
“Buq, unë ua thash atë që duhesha t’ua them. Dashtë Zoti e të mos jetë
kështu si u thash, ama,…(!)”
“Natën e mire, biro!”
“Natën e mire, buq!”-U shkëput lidhja.
Sinaverja më shikonte dhe dridhej para meje si thupër.
-Baci Hajrush, çka të tha Ymeri?! Pse të rrodhën lotët?! Çka bërtite?
-Asgjë mori. Duket se i frikësohet luftës.
-Ndoshta din diçka ai atje ?!
-Jo mori çikë, jo. Çka din ai, dimë edhe ne këtu. Mos u frikëso edhe ti
tash. Të faleminderit që ma solle telefonin dhe më mundësove të flasë me
të!. Më paska pas marrë malli për zërin e tij. U flladita pak,- i thash.
Ndoshta sonte do të fle më i qetë, ndoshta?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:56 pm

E martë, 23 mars, 1999.
Diku rreth orës shtatë u zgjova nga gjumi. Isha shumë më i relaksuar.
Gjumin e paskam bërë të mirë. Albana ,çuditërisht,nuk më trazoi gjatë
natës. Ymeri po.
Disi, në ëndërr, më thanë: “Erdhi Ymeri nga Gjermania”. I dola përpara
dhe e përqafova shumë- shumë. Më tha troq: “Buq, s’kam shumë kohë por
erdha të ta bëj një lutje me gojë pasi nuk munda të te marr në telefon:
Ikni, ju lutem ikni! Se , nëse nuk largoheni, të gjithëve do të ju vrasin,
të gjithëve. Ikni sa s’është bërë vonë!”,- dhe u zhduk .
Tash Ymeri më rri parasysh. Më bëhet sikur i dëgjoj fjalët: “Ikni sa
s’është bë bërë vonë!,…”. “ Me siguri, fjalët e telefonatës së mbrëmëshme
po më paraqiten”-mendova. Djemtë pastrohen dhe ulemi për të ngrënë mëngjes.
Hëngra bash mirë. Me padurim prisja kohën për të shkuar në punë.
Është ora dymbëdhjetë. Bëhem gati për punë. Edhe Enveri me Ylberin janë
gati për në shkollë. Muharremi kishte dalë në qytet për t’i blerë ca
qirinj. Pak pa u nisur për në punë , hyri Muharremi. Pashë se është bukur i
trembur.
-Mos u nisni për në shkollë! Ato ishin të mbyllura. Nuk kishte mësim.
Kishte luajtur puna. Qyteti ishte mbushur përplot me policë dhe ushtarë.
Dukeshin si bisha të çartura. Më mirë është të mos dilni fare në qytet,-
tha dhe e lëshoi radion për të marrë vesh ndonjë lajm.
Unë nuk e përfilla këshillën e tij. Dola në qytet me qëllim që të shkojë në
punë, edhe pse isha këshilluar nga mjeku për të pushuar disa ditë.
Tash, edhe unë e pashë se s’ishte puna për punë. Në qytet ishte
gjendje e jashtëzakonshme. Policë e ushtarë kishin zënë çdo udhëkryq.
Kontrollonin çdo veturë por edhe kalimtarë. Dënonin faj e pa te. Marr vesh
se shkollat janë të mbyllura. Takohem me miq, kolegë. Bisedojmë. Temë
kryesore e bisedës është NATO-ja. Duket se sulmi është i
paevitueshëm,vetëm që s’ka filluar. Të gjitha përgatitjet janë bërë,
vendimet janë marrë nga shumë faktorë, me përjashtim të Këshillit të
Sigurimit të OKB-s. Por,NATO-ja nuk e ka ndërmend ta pyes KS të OKB-s
fare. Serbinë duhet sulmuar patjetër. Këtë mendim e kanë edhe amerikanët
në krye më presidentin Bil Klinton. Klintoni me një rast pat thënë se
rreziku më i madh do të jetë nëse Amerika tani qëndron duarkryq. Do të
trimërohen regjimet kriminele siç është ai i Milosheviqit. S’ka mundësi
të tolerohet gjenocidi serb ndaj popullsisë civile në Kosovë, s’ka.
Çarshia nisi të boshatiset nga popullata shqiptare. Mbyllen edhe dyqanet.
Vjen erë lufte. Kthehem në shtëpi me frikë .
Mbrëmje.
Dëgjojmë lajme trishtuese. Lufta ka marrë përmasa katastrofale gati se në
tërë Kosovën. Të vrarët, të plagosurit dhe të rrëmbyerit më nuk dihen. Të
dëbuar janë me qindra mijëra njerëz. Me dhjetëra fshatra tanimë nuk
ekzistojnë.
Ankth.
Djemtë heshtin. Më shikojnë dhe më duket sikur më fajësojnë.
-Dikur, bukur moti, këndohej një këngë, në të cilën thuhej :
“Prit me mujë e prit me vjet, pushka e Lilës s’po kërset !”- u thash
djemve pak si me shaka,- dhe vazhdova :- Më duket se pushka e NATO-s do
të kërset-u dhash kurajo .
Këtë bisedë e nisa me qëllim, sepse, po i vërej vuajtjet e fëmijëve. Disi
tepër janë politizuar. Vazhdimisht më pyesin : “Çka tha Solana, çka tha
Kofi Anin, çka tha Vesli Klark, çka tha Riçard Holbruku, çka tha Robin
Kuk, çka tha Viliam Vokeri , çka Olbrajt, çka tha Toni Bler, çka tha Bil
Klinton “ etj. Këto personalitete janë bërë të njohura për fëmijët tanë,
sikurse të ishin banorë të mëhallës sonë.
– Flini!,- u thash fëmijëve,- se NATO-ja me siguri do të na ndihmojë kësaj
here, kurse unë po shkruaj diçka në fletoren e Albanës.Nuk dihet,
ndoshta ndonjëherë do të jenë shënime interesante për dikë tjetër, edhe pse
s’jam njeri i pendës, diçka do të lë në letër, do te lë.
Është ora dymbëdhjetë. Ata ranë kurse unë po shkruaj, po mundohem ta kryej
detyrën tepër të rëndë që mora nga Albana. S’di se a do të ma pranojë
Albana,nuk di.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:56 pm

Kapitulli i dytë

BOMBARDIMI



E mërkurë, 24 mars, 1999.
Faktorët ndërkombëtarë, të indinjuar me veprimet barbare të serbëve ndaj
shumë popujve e në veçanti ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, të
mllefosur me arrogancën e Milosheviqit, për kokëfortësinë e tij e
posaçërisht për mos firmosjen e Marrëveshjes së Rambujesë në Paris, e të
tjera pishane serbe, Këshilli i NATO-s vendos për ta sulmuar të
ashtuquajturën Jugosllavi , u bë ç’ u bë.
Dhe, sot, më 24 mars të vitit 1999, ditë e mërkurë, NATO-ja nis
fushatën e bombardimeve të caqeve të ushtrisë serbe.
Kurrkush nuk u befasua me sulmet e NATO-s, përveç serbëve. Këta
(serbët) ishin të bindur se askush nuk do të marr guximin ta sulmojë
soldateskën e tyre. Se, sipas serbëve, ushtria e tyre është më e forta në
botë. Por ja, mu kjo ushtri u zu në gjumë, nuk tregoi kurrfarë efikasiteti
ndaj avionëve të NATO-s.
Këtu, në Kosovë forcat ushtarake, policore, paramilitare dhe bandat çetnike
fillojnë bashkëveprimin e tyre. Serbijanët, të paaftë për t’iu kundërvënë
NATO-s, u vërsulen shqiptarëve të pambrojtur. Me tanke, topa kalibrash të
ndryshëm, me minahedhës të përsosur, me të ashtuquajtura praga, me mjete
të blinduara , me mitraloza të rëndë e të lehtë në mënyrën më barbare
sulmojnë fshatra të tëra. Plaçkisin tëmirat materiale,granatojnë, djegin ,
vrasin, plagosin,përdhunojnë femra dhe dëbojnë shqiptarë nga vatrat e
veta.. Tmerr. Kolonat e tankeve, topave dhe automjeteve të blinduara
lëvizin si pa kokë. Shtiejnë në të gjitha drejtimet pa kurrëfarë arsye.
Shihet ashiqare se i ka kapur paniku,shihet.
Natë.
Dëgjohet zhurma e avionëve të NATO-s . Pasojnë detonime e shpërthime të
fuqishme. Edhe artileria serbe futet në veprim. Shtiejnë drejtë qiellit me
tahmin . Gjuajtjet i bëjnë për të na frikësuar neve por edhe për t’i
trimëruar banorët serbë e malazez. Edhe civilët serbë aktivizojnë armët
e tyre. Plumbat bien mbi çatitë tona si breshër.
Natyrisht se frikësohemi. Ngujojmë portat dhe futemi brenda.
Ndalet edhe korrenti.
Burg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:57 pm

“ PO BUQ , ME SAKICA DO TË LUFTOJMË(!)”

Ka kaluar mesnata.
Ora është 00. 20 minuta, e enjte, 25 mars, 1999.
Dal në oborr.
M’u duk sikur do të pushojnë të shtënat, por nuk doli ashtu.Nuk kaluan as
tre minutë prapë u ndie zhurma e avionëve të NATO-s. Serish bombardime,
detonime e shpërthime. Edhe artileria serbe riaktivizohet me terë arsenalin
e saj. Drejtë qiellit fishkëllejnë predha kalibrash të ndryshëm. Shumë prej
tyre janë predha ndriçuese. Skuqet qielli . Edhe civilët serbë me armë
që kanë bashkëveprojnë me artilerinë. Shtiejnë si të çartur. Këtë e bëjnë jo
për ta goditur NATO-n po për t’i frikësuar fqinjtë e tyre shqiptarë, për
të treguar superioritet, për të treguar fuqinë.
Vetëtimë dhe bubullimë armësh. Duket se qyteti do të përmbyset.
Qetas hapa portën e oborrit dhe dola në rrugë. Dëshiroj të shoh nga
afërsia se çka po ndodh në qytet. Dëgjoj çirrje bandash, thyerje xhamash
dhe këngë çetnike. Zbres deri tek hekurudha por nuk guxova të shkoj
matanë saj . Vërejta tym e flake nëpër dyqane. Plumbat filluan të bien rreth
meje. I frikësuar nga fërshëllima e predhave të shumta, ktheva prapa dheu
futa brenda. Në çastin kur po ulem u dridh toka, shtëpia. Për pak s’u thyen
xhamat. Na u duk sikur tavani do të na bie mbi kokë.
-Shumë afër është,-foli Muharremi.
-Po. Më duket se u qëlluan kazermat e ushtrisë serbe. Andej erdhi
bubullima,- pohova.
U ndie edhe një seri shpërthimesh por kësaj radhe larg Ferizajt. Artileria
serbe gradualisht nisi të pushojë. Pushuan edhe të shtënat e civilëve serbë.
Ora është tre pas mesnate. Ra një heshtje trishtuese.
-Duket se u qetësua,- u thash djemve. Rregulloni vendet ! Duhet të flemë.
Gjumin do ta bëjmë të gjithë së bashku, këtu, në kuzhinë, - u thash.
Ramë ashtu si ishim, të veshur. E fikëm edhe qiriun. Dëgjohet vetëm
tik-taku i orës së murit. Ajo ecën shumë ngadalë. Minuta është sa ora, ora
sa nata.
-Buq!,- më thirri Muharremi, -A mund të ndodh e të na sulmojnë shkiet
nëpër shtëpi?
-Jo bir, jo,- ia ktheva,- Edhe serbët frikësohen. Ata janë të bindur se
edhe ne jemi të armatosur prandaj nuk ua ha të futen në një aventurë të
tillë.
-Ah sikur ta kisha një pushkë me shumë fishekë, për Zotin tërë mëhallën do
ta mbrojë kalli vet. Do ta zë pozitën tek çoshi i Hamitit , e nuk do ta
lëshoj asnjë shka të gjallë të futet në lagje,-më tha me bindje të plotë.
-Lëri këto llafe biro! Është koha për të fjetur. Fli!
-Jo, s’kam gjumë. Fli ti! Unë do të bëj roje deri sa të zbardhë dita e,
nëse dëgjoj ndonjë rrapëllimë, të thërras. Do t’i kapim sakicat dhe do të
luftojmë me ta (!). Nuk bën të shkojmë gjakhupës,- më tha Muharremi.
U tremba nga fjalët e djalit. “Çka tha ,çka?! Ku jam , ëndërr apo
zhgandërr?!
- pyes veten. Dhe, pata për t’ia plasur vajit po të mos ndërhynte Enveri.
-Po buq po, me sakica do të luftojmë(!). Ja ku i kemi, brenda janë dy
sakicat. Pse, shkive me u rënë në dorë, ë?! Jo, kurrë jo! Derën e oborrit e
kemi të hekurit. Të ta thyejnë nuk munden. E, nëse tentojnë ta kapërcejnë,
do t’u biem sëpata dhe do t’i mbysim(!),-foli edhe Enveri.
Vini re! Shihni se ç ’u sillet fëmijëve në kokë! Të luftojnë me sakica(!).
Po pra!. Edhe kjo është luftë(!). Edhe kjo është rezistencë(!). Edhe kësaj
i thënkan jetë(!).
Eu ç’na qenka jeta, ç’na qenka jeta!!!
-Flini o djem, flini! Nuk jemi vetëm ne këtu! Të gjithë fqinjët janë këtu,
tërë lagjja, i tërë qyteti!-u qirra..
Asnjëri s’e foli asnjë fjalë. Ndoshta u frikësuan nga klithja ime e
pazakonshme. Po po. Me siguri u tutën!
Ora ra pesë herë. Djemtë dhe gruaja tanimë flinin. Unë u futa në
mendime. Notoja si një leckë e humbur në valët e oqeanit të dallgëzuar.
Serish m,u duk se më flet Ymeri matanë telit : “Buq, pasha Kur’ anin s’i
keni punët hiq mirë. Serbët do të hakmerren në juve. Ikni sa s’është bërë
vonë!” Albana në anën tjetër me doli para sysh : “ Jo, o mësues, ne nuk do
të bëhemi as pleq e as plaka. Shkiet do të na vrasin, do të na masakrojnë
sikurse ata në Reçak,…”
O njerëz! A flihet kështu?!
Ymeri ka të drejt . Ai bazohet në deklaratën e kryeçetnikut Sheshel, i
cili kohë më parë pat deklaruar haptazi: “ Nëse na sulmon NATO-ja neve, ne
(serbët) nuk do të qëndrojmë duarkryq; NATO neve, ne shqiptarëve, pa të
shohim”.
Dhe kjo tani veç po ndodh. Thjesht, hakmarrja po shkon sipas
thënies së çetnikut.
Shumë fshatra u bënë rrafsh me tokë, shumë njerëz u vranë,
shumë janë zhdukur pa gjurmë , një numër i madh i tyre u dëbuan matanë
Bjeshkëve të Nemuna “preko Prokletije”- (citat i Sheshelit ). Tash edhe
qytetet e mëdha janë në rrezik.
Pale se çka do të bëhet?!
Isha shumë i vogël. Baba im, rahmet i pastë shpirti, shpesh e përdorte
një thënie : “Kosova hashër e neshër”. Atëherë nuk e kuptoja domethënien e
kësaj thënje. Tash e kam të qartë. Po. Kosovës i doli flaka në të katër
anët. Kosova u ndez. Në Kosovë po provohen armët më moderne të kohës, është
bërë poligon, shënjestër,cak sulmi.
Kosova po rrënohet.
Kosova po përpëlitet.
Kjo na qenka “Kosova hashër e neshër”, kjo!
I veshur dhe i shtrirë në shtrat, pashë për dritare se zbardhi dita e re.
U mbështolla me një batanije, mbylla sytë me dhunë dhe po mundohem ta bëj
një sy gjumë.
*
Gruaja ishte zgjuar më herët. Kishte bërë gati mëngjesin dhe me kujdes na
zgjoi nga gjumi. Ora ishte nëntë pa një çerek. Zgjohen edhe djemtë. Janë
tepër të lodhur dhe të brengosur. Duken sikurse të jenë të sëmurë nga
verdhëza. Marrim vesh se situate për momentin është e qetë. Ulemi pranë
njëri tjetrit për të ngrënë bukë. Hamë sa për t’ia bërë adetin, si thuhet.
Në sokak dëgjojmë llafosje të fqinjëve. Dalim edhe ne. Përshëndetemi me
njëri tjetrin sikur të mos ishim parë me muaj të tërë. Të gjithë janë të
prishur në pamje. Bisedohet kryesisht për natën e shkuar. Dëshmitarët flasin
për tmerret që kishin parë gjatë natës
-Shihnim me sytë tanë serbë të uniformuar, me maska e pa to, me rafalë
automatikësh “vritnin” dyer e vitrina të dyqaneve pastaj futeshin në to,
plaçkitnin mallin, e ngarkonin nëpër makina dhe zhdukeshin në drejtime të
ndryshme,pastaj, dyqaneve ua vinin zjarrin, i digjnin. Lokalet e serbëve dhe
ato shoqërore shënjoheshin me kryq dhe kurseheshin nga plaçkitësit,- tregon
Hysniu i cili banon në një ndërtesë në qendër të qytetit.
Këtu, në rrugën tonë, për fat të mirë, nuk kemi asnjë banorë serb. Situata
në këto çaste është e qetë.
S’ më rrihet. Marr një qeskë najloni dhe nisem për në çarshi. Me kujdes
kalova hekurudhën . Eca teposhtë pranë Xhamisë së Madhe.
Ç’ pamje!
Tmerr. Copa xhamash të shpërndarë trotuareve, lokale të nxira nga djegia,
dyer (të hekurit) të deformuara nga zjarri.
Vjen erë shkrumbi.
Eci, kthehem në të majtë në drejtim të postës. Pothuajse të gjitha lokalet
përballë parkut ishin të demoluara dhe të plaçkitura.
Disa romë qëndrojnë para një këpucarie që nuk di se si paska shpëtuar.
Romët janë kureshtarë. Pranë tyre kalon një grup ushtarësh të armatosur
gjerë në dhëmbë. Panë romët duke qëndruar para dyqanit. U llafosën diçka me
ta, dhe, njëri nga ushtarët i ra vitrinës me këmbë me tërë fuçinë. Xhami u
bë spirrë më spirrë.
-Hyni!,- i urdhëroi ushtari,- merrni çka të doni.
Romët të gëzuar u futën në dyqan. Me siguri merrnin këpucë, puma e patike.
Bashkë me romë u futën edhe ca ushtarë . Pa dyshim, edhe ata po marrin ato
që u pëlqejnë.
Unë i kërrusur gjoja se po e lidh një tojë këpuce, me bisht të syrit
shikoj tërë këtë plaçkitje në pike të ditës. Në ndonjë vend tjetër, në
situata të tilla hajnat do të ekzekutoheshin aty-për aty, para dyqanit,
kurse këtu ata (hajnat) ndihmohen nga ushtarët(!). Bah!
I tmerruar nga kjo pamje u nisa drejtë komunës. Nuk pata fuqi të vazhdoj
më tutje. Ktheva në të majtë pranë stacionit hekurudhor, dola tek piceria
“Gurina”. Edhe në këtë bllok pashë të njëjtën pamje: vitrina të thyera,
lokale të demoluara , të djegura dhe të plaçkitura. Ula kokën sikurse i
plagosur dhe u nisa drejtë shtëpisë me frikë se nuk do të mund ta gjejë
shtëpinë time. Për fat u gjeta para portës sime ku ishin tubuar disa fqinjë.
U tregova për ato që pashë në qytet.
Krejt spontanisht, futen brenda tek unë. U bë njëfarë mbledhimi. Ky tubim
rasti u shndërrua në një mbledhje me vlerë pune. U folën fjalë të rënda për
LDK-n por nuk u kursye as UÇK-ja. Për LDK-n u tha se ajo në momentin më të
duhur-dështoi, kurse për UÇK-n , pse ajo nuk është aktive në qytete kur
dihet se sa djem janë të gatshëm për luftë. Këto dy subjekte, nëse mund të
quhen kështu, në momentin më dramatik na kanë lënë si zogjtë pa pulën
klloçkë
U konstatua se asnjë familje nuk disponon kurrfarë armësh,madje as
revole (!) Patjetër duhet të ndërmarrim diçka, disi duhet të
vetorganizohemi. Menjëherë vendosëm të organizojmë njëfarë roje, pa armë-pa
armë, por që do ta vëzhgojë situatën, sidomos gjatë orëve të natës.
Përpiluam edhe orarin, ku, kur, dhe kush me kë do të bëjë roje. Morëm vendim
për t’i shpërthyer muret e oborreve në mënyrë që në rast nevoje ta tërheqim
popullatën prej oborrit në oborr dhe prej andej edhe jashtë qytetit. Ky
takim pati sukses të plotë. Menjëherë nisëm punën ashtu siç u mor vendimi.
Shpuam muret e oborreve dhe pothuaj se të gjitha shtëpitë i lidhëm në mes
veti por edhe me rrugët “Emin Duraku” dhe “Ganimete Tërbeshi”.
Derisa ne i bënim këto punë pati edhe bombardime të NATO-s dhe veprim të
artilerisë serbe. Mirëpo ata bënin punën e tyre, ne tonën. Duket se do të
mësohemi me detonime, rafalë armësh e shpërthime, po duket.
Pak para mbrëmjes erdhën tek unë Lutfi Berisha dhe Zeqir Alidema të
cilët janë anëtarë të Kryesisë së Aktivit të Parë të LDK-s. Janë të zbehur.
Shoh se kanë për të më thënë diçka, ama mendova se do të ma sjellin ndonjë
lajm nga Dega e LDK-s.
-Folni burra!,-u thash.
-Po Hajrush, erdhëm pak me punë,-foli Luti.- Patjetër duhesh të veprosh
ashtu siç do të themi ne!
-Demek, më urdhëroni, ë?- u mahita.
-Merre si të duash,- ma ktheu. Ti e di,-vazhdoi Luta,- ke qenë kryetar i
LDK-s në aktivin tonë, qe dhjetë vite në shtëpinë tënde janë mbajtur të
gjitha mbledhjet e Kryesisë së aktivit por edhe të Nëndegës së Katërt, tash
je sekretar i aktivit, je kryetar i Nënkëshillit për Financa. Thjesht, qe
dhjetë vite merresh me këto punë…
-Lutfi, mos mbaj fjalim mortor, po bjeri ma shkurt!,-i thash.
-Po po, shkurt do ti bie. Në shtëpi keni material të shumtë, si bie
fjala, listat e banorëve të aktivit, listat e votuesve, faturat e
Financave, regjistrin e obliguesve të Tre Përqindëshit dhe të gjitha
procesverbalet e mbledhjeve. Shtëpia jote por edhe ti jeni në shënjestër të
policisë serbe. Pra, duhesh ta fshehësh tërë materialin në vend shumë të
sigurt. Asgjë nuk guxon të bie në duart e policisë, more vesh! Edhe diçka:
Natën nuk bën të qëndroni në shtëpi as ti e as familja, sepse, ka mundësi
t‘ju kapin policia natën. Mbrëmë kishin tentuar ta rrëmbejnë Sanije Aliun
, Rrustem Sefedinin e disa të tjerë. Për fat të mirë, dikush i kishte
sinjalizuar me kohë. Ata nuk paskan qëndruar në shtëpi dhe i kishin
shpëtuar më të keqes. Shtëpitë ua kishin djegur, por shtëpia me jetën nuk
krahasohet. Jeta ndërton shtëpi, a, shtëpia s’ndërton jetë. Sa për të
fjetur nuk do të kesh kurrfarë problemi. Të gjitha dyert e lagjes i ke të
hapura, prej shtëpisë sime e gjer te Zeqa. Zgjidh ku të duash!,-gati sikur
më urdhëroi Lutfiu.
-Kështu qenka puna,ë?! Mirë,do të veproj sipas porosisë s’ uaj, -
u thash.
Folëm pak edhe për LDK-n, po, për fat të keq, konstatuam se
LDK-ja mu në këto momente-huqi(!). Mbetët të shohim se ku është faji .
U përshëndetëm dhe shkuan.
Unë, pa humbur kohë, tubova tëra dokumentet, i palova adhok dhe sipas meje
i fsheha në vend shumë të sigurt .
Duke e strehuar materialin, djemtë dhe gruaja më panë. Insistuan të marrin
vesh përse po e bëj këtë punë. Nuk e pata vështirë për t’i bindur. Edhe ata
e dinin se materiali që mbaja është i rrezikshëm. Po, kur morën vesh se nga
dita e nesërme nuk do të flemë në shtëpinë tonë, reaguan shumë ashpër.
Assesi nuk pajtoheshin.
-S’e lëshojmë shtëpinë dhe pikë,-më thanë.
-Nejse, e shohim më vonë,- pohova.
Mbrëmje.
Ngujuam portën e oborrit. Në sokak s’ndihej zë njeriu. Ora është
tetëmbëdhjetë e gjysmë. Ndalet rryma. Nuk kemi mundësi ta përcjellim TVSh-n
(programin satelitor),i cili është i vetmi burim i lajmeve për ne. Pritet
më keq. Bëhemi gati për të ngrënë darkë. Asnjëri nuk ha. E lëshojmë radion
me bateri. Tiranën s’e kap për të dëgjuar ndonjë lajm, këto serbe nuk
dëgjohen;fillim e mbarim janë rrena. Zëmë një stacion me muzikë anglisht.
E lëmë aty; dëgjojmë muzikë të huaj për ta mbytur heshtjen trishtuese.
Ora bie dhjetë herë.
-Të biem,- u them djemve.
-Jo buq, nuk na flihet fare,- më thane djemtë .
Më mungon ideja për të biseduar me djem. Tash po e kuptoj thënien “mbeta
pa tekst”. Vërtetë më mungon teksti. Nuk më rrihet brenda. Hapa derën e
oborrit dhe me kujdes i afrohem rojës. Më thanë se deri tani s’ka asnjë
lëvizje në rrugë dhe për momentin nuk ka asnjë rrezik. Ktheva tek djemtë
dhe u tregova se situate është e qetë.
-Prit edhe pak, sa të vijnë avionët e NATO-s, do ta shohësh
qetësinë,-foli Muharremi si me shaka.
Dhe si me porosi, në këtë moment u ndie zhurma e avionëve. Artileria serbe
shpërtheu vrullshëm. Shpërthyen edhe rafalët e armëve të civilëve serbë.
Zdritet qielli, tundet dheu, dridhen dyer,dritare, dridhet shtëpia.
Strukemi. Më së shumti u frikësohemi minahedhësve.
Më shikojnë djemtë, gruaja. Sikur më pyesin, ndoshta edhe më qortojnë në
“gjuhën” e tyre. S’di, s’di çka t’u them! Dua t’i trimëroj disi. Dal në
oborr për t’u treguar “trim”. Fëmijët tentojnë të më zmbrapsin por nuk i
dëgjoj. Dalin edhe ata me mua. Nëpër atë breshëri plumbash dalim në sokak
tek rojet. Ata janë në vend dhe me vigjilencë përcjellin situatën. Bubullima
dhe rafalët vazhdojnë pa pra. Në drejtim të shkollës “Gjon Serreçi” shohim
një re tymi të përzier me flakë. Menduam se shkolla po digjet. Rojet
tentojnë të kuptojnë se cili objekt është nën flakë. Aliu kishte hipur në
tavanin e shtëpisë së tij dykatëshe dhe nga andej kishte identifikuar
objektin e kallur.
-Është ndezur pallati i Rahovicëve,- na tha,- jo shkolla.
Po. Kjo ndërtesë është afër stacionit të autobusëve, në udhëkryqin
Varosh-Gjilan. Është objekt shumë i madh në të cilin ka shumë shitore me
mallra të lloj-llojshëm. Kjo ndërtesë banditëve serbë ua ka vrarë sytë, dhe
ja, tani ia paskan vënë zjarrin. Digjet pallati me krejt çka ka brenda.
Duket se po digjet ndonjë depo me municion. Këto shpërthime edhe më shumë
e shtojnë zhurmën në qytet.
Qëndruam një kohë të gjatë duke përcjell situatën. Gradualisht të shtënat
filluan të rrallohen. Edhe shpërthimet në pallat pushuan.
Diku, rreth orës dy pas mesnate ra një heshtje e çuditshme. As qentë nuk
lehin,as gjelat s’këndojnë. Sigurisht se edhe ata janë të frikësuar.
Bashkë me djem kthehemi në shtëpi. Ramë pranë njëri tjetrit ashtu si
ishim, të veshur. Tani, meqë është roja në sokak, ndihemi paksa më të
sigurt.
Ndoshta do të adaptohemi në këto kushte, ndoshta?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:58 pm

Tash është e premte, 26 mars, 1999.
Fëmijët tanimë flinin. Prita edhe një orë por nuk pati bombardime e as të
shtëna armësh. Mbarova edhe shënimet për ditën që sapo shkoi.
Po bie, ndoshta më kap gjumi.
Në orën tetë e një çerek zgjohemi nga gjumi. Pastrohemi dhe ulemi për të
ngrënë bukë. S’na hahet fare. Të gjithë jemi të zbehur. Pi çaj dhe dal në
sokak ku kishin dalë edhe shumë fqinjë. Pati edhe të atillë që sapo erdhën
nga qyteti. Luanin kokën në shenjë habie.
-Çarshia mbaroi,- thanë dëshmitarët. -Ajo po rrënohet prej çasti në çast.
Romët, të ndihmuar nga banda të uniformuara, me karroca të tyre po bartin
çdo gjë me vlerë: frigoriferë, televizorë, orendi, kompjuterë, shporete,
radio, videorekorderë, antena satelitore, gjëra ushqimore,veshmbathje e të
tjera të ngjashme. Këto po i bëjnë tani, në pikë të ditës. Policia vetëm po
qeshin, -pohojnë dëshmitarët.
Ka lajme të sigurta se paskan minuar e rrënuar shtëpitë e
dalluara të shqiptarëve, sidomos ato shtëpi ku patën qëndruar verifikuesit
e OSBE-s, si atë të “Sali Comercit” në rrugën “V .Gërvalla”, të Sylbekëve,
afër stacionit të autobusëve dhe në rrugën “Z.Hajdini”, shtëpinë e Hyzri
Varoshit në rrugën e “Pleshinës”. Kjo e fundit ishte për disa vite si
qendër komunale për Ferizajn me rrethinë. Në të ishte edhe Shkolla e
Lartë Teknike dhe ordinance “Nëna Terezë”. Qytetit i vjen erë shkrumbi.
Tash jemi totalisht të bllokuar. Nuk po kemi mundësi të marrim vesh se çka
po ngjet në anët tjera të qytetit e as në katunde.
Sirenat alarmojnë rrezikun e avionëve. Ne nuk brengosemi nga këto
fishkëllima, përkundrazi, gëzohemi kur i dëgjojmë ato. Dalim nëpër oborre e
sokaqe. Me kërshëri vështrojmë avionët e raketat e NATO-s.Sa shumë i
duam[!].Po shini,raketat që po vringëllojnë mbi kokat tona i adhurojmë.Mos u
çuditeni,ju lutem!
Është ora tre pasdite.
Së pari u dëgjua një fërshëllimë.
-Raketa, raketa!,-thirrën ca të rinj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:58 pm

Vërtetë ashtu ishte. Një raketë erdhi nga jugu me një shpejtësi jo edhe të
padukshme. Të gjithë e kapëm me sy. Kaloi mbi qytet dhe si t’u them, sikur i
pa kazermat e ushtrisë serbe, sikur u “hamend”, u ndal pakëz dhe pikërisht
aty u ngulit. Shpërtheu aq fuqishëm sa edhe ne u dridhem bashkë me tokën.
S’vonoi pak, mbi kazerma u ngrit një re e madhe tymi të dendur. U dëgjua
edhe një varg shpërthimesh të tjera. Me siguri ishin detonimet e ndonjë
depoje të municionit të goditur nga raketa .E, se ç ’dëme pësuan kazermat
nga raketa, kurrën e kurrës nuk do ta mësojmë. Pas pak edhe një raketë e
tillë u duk në të njëjtën vijë, por kjo iku në drejtim të veriut , ku ta
di unë se ku e kishte “mendjen” të godasë.
Mbrëmja po afrohej. Ankthi po bëhet i padurueshëm. Netët po janë më të
mundimshme se sa ditët. Ditën, sado-kudo, po takohemi me fqinjë, po shkojmë
tek njëri tjetri dhe po e mbysim mërzinë.
Ditën, kur po tubohemi nëpër oda, po tregojmë disiplinë të paparë. Asnjëri
nuk flet pa rend. Secili që pyetët, rrudh supet dhe shton:”Vallahi nuk di
çka të them, hiq s’di!” Plotësisht është e saktë: Asnjëri nuk dimë se si të
veprojmë në këto çaste kaotike. Jemi të pafuqishëm për të marrë ndonjë
hap konkret.
Ora tetëmbëdhjetë.
-Ju, sonte do të shkoni në shtëpinë e Musliut kurse unë po shkoj te
Brahimit. Kështu jam marrë vesh me të dhe nuk dua ta thoni asnjë fjalë!
Qartë!- i urdhërova djemtë dhe gruan. Darkën po e hamë që tani,- u thash.
Ngujuam dyert e shtëpisë dhe të oborrit. Dolëm. Ia kthyem shpinën shtëpisë.
M’ u bë sikur më thirri shtëpia: “Ku po shkoni?! Pse m’ ë leni të
boshatisur?! Kthehuni!”
Ecëm. Futemi në podrumin e Musliut. Podrumi është mjaft i pastër por e
meta e tij , është shumë i vogël në këto rrethana. Merreni me mend,
tetëmbëdhjetë frymë duhet të vendosen në një hapësirën prej 12 metrash
katrorë .Të strehuarit, kryesish janë gra , pleq dhe fëmijë. I binda se ne
burrat e terë lagjes, gjithë natën do të qëndrojmë të zgjuar dhe
vazhdimisht do të jemi në kontakt. U ndava prej tyre dhe dola në rrugë.
Roja e vëzhgonte tërë rrugën prej spitalit të Qamilit e gjer në dalje të
“Skënderbeut”. Rreth orës njëzet shkova te Brahimi. Tek ai ishin të
vendosur njëzet banorë të dëbuar nga Jezerci. Ata ishin më të shqetësuar se
sa ne. Shumica janë gra e fëmijë. Me ta njihesha edhe më herët dhe sapo
më panë u gëzuan. Sa për ta mbytur monotoninë fola, siç thuhet, prapë e
mbarë. I bëra të qeshin të gjithë. Pa të keq pyeta për luftën e Jezercit.
-O bir, atë luftë e harruam, - ma priti një plakë e moçme,-tashti shka do
të bajmë se?!
U zura pisk. Shpejt nisa të flas pa lidhje, mos të them të gënjej:
-Loke, mos u merakos hiq. Këtu është qytet. Qytetin nuk e granatojnë
shkiet, sepse, këtu ka edhe serbë . Nëpër shpija s’guxojnë me na ngucë se
na jemi shumë e ata janë pak, masanej, ata menojnë që na kemi armë, tuten
që i vrasim,-i thash.
-Të lumtë goja o bir!,-me uroi plaka.- ama, këta pisa janë të pabesë. Po
marr vesh ** po bajnë zullum të madh, pe plaçkitin shehrin, po marrin
njerëz, po kallin shpija.
-Llafe janë ato oj loke, llafe. Hiqu tyne! – ia prita.
-O bir,po ta kallxoj ni përrallë të Nasradinit, nashta nuk t’ vjen mërzi me
m’ ngue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:59 pm

-Jo loke, jo. Lirisht fol.
-I kish pas hupë magari Nasradinit. Shkoi me lypë. Tu hecë, tu hecë hini
në ni përrue. Aty e pa magarin copa-copa. Ja kishin coptue uqtë. Ju dhimt
Nasradinit sa s’ bahet. Kthehet pi shpie. Tu hi n’ katun, zatetet me ni
katunar t’ vetin.
“Ku ke-e Nasradin?”- e veti katunari .
“Kesh me lypë ni magar, mos e ke pa najkun?”- ja kthen Nasradini sa me fol
dishka.
“Po Nasradin. Shko te qato therra, qe sa e pashë tuj kullot,- ja maroi
qefin Nasradinit.
Nasradini foli vetmeveti:
“Ishalla del qyshë po thue ti , ama qysh e pashë unë, hiq s`po ma merr
menja”-e përfundoi lokja përrallën dhe më shikoi drejtë në sy. Mu duk sikur
më tha: “Fol, fol!”
Sa munda ta kuptoj, plakës iu dhimba, se, me të shpejtë e ndërroi temën
e bisedës. Foli për Luftën e Dytë Botërore e shumë peripeci të tjera.
Mirëpo prapë doli te lufta e sotme.
-Biro, këso lufte të fëlliqtë kurrë s’kam pa. Tybe treqin tybe nuk po
jau ha me luftue burri me burrë. Këta s’ janë burra, pisa, qyqana janë
pasha loken. Po luftojnë me shpija edhe ata pi s’ largëti, pa luejt venit.
Po gjuejnë me çeshit-çeshit arme. Po vrasin thmi, gra, pleq e plaka pa fije
faji. Edhe hajvanatin pi vrasin he Zoti i vraftë! Biro, kast kanë ba me na
përzanë pi tokës tonë. Boll po tutna ** tashti kanë me ju ra shehreve. Zot
nimona!
Bisedën e ndërpreu zhurma e avionëve të NATO-s. Artileria serbe shpërtheu
menjëherë. Dridhet toka. Skuqet qielli. Sikur vetëton. Të gjithë më
shikojnë mua. Sikur kërkojnë ndihmë prej meje. Tentoj t’i bind se nuk na
kanoset kurrfarë rreziku. Dal në sokak sikurse në kushte normale. Shkoj tek
shtëpia e Musliut ku kam të strehuar familjen . I gjej të strukur dhe të
frikësuar. I qetësoj duke u thënë se këtu jeni shumë të sigurt ngase
podrumi është shumë i fortë. Prapë dal në sokak tek rojet. Më tregojnë se
në rrugë nuk lëviz njeri. Shpërthimet vazhdojnë.Zonat më shpërthyese janë
kazermat e ushtrisë serbe, zona industriale dhe lagjja e Xhukanëve. Të
shtënat u rralluan bukur shumë. Në rrugë s’lëviz gjë e gjallë. Të strehuarve
në podrum u them që të flenë pa frikë. Ktheva tek Brahimi. Plakën e gjeta në
oborr.
-Loke, u qetësua. Po shihni, s’ka ma krisma. Si duket edhe shkiet po tuten.
Shumë shpejtë do të lypin edhe bira të mijëve. Lirisht shkoni e flini,- i
thash plakës.
Të gjithë shkuan për të fjetur.
Po shumë u gëzova!

Ora është dy pas mesnate , e shtunë 27 mars 1999.
Unë me Brahimin futemi në kuzhinë. Bisedonim lidhje e pa te vetëm e vetëm
për të na kaluar koha disi. Edhe njëherë dolëm tek rojet. Avdyli me Blerimin
zbritën deri te hekurudha përballë Xhamisë së Madhe, por as atje s’paskan
parë njeri të gjallë. Kthehemi brenda. Ishte ora pesë. Ramë pranë njëri
tjetrit. Na kishte zënë gjumi.
*
Zhurma e fëmijëve na e prishi gjumin. Ora paska kaluar numrin tetë. Shkova
në shtëpi. Djemtë dhe gruan i gjeta aty. M’ u duk sikur u gëzua edhe
shtëpia me praninë tonë. U pastruam dhe ulemi për të ngrënë mëngjes. Fëmijët
janë tepër të zbehur. Duken sikur të kishin dalë nga dheu. Kanë humbur
edhe peshën e trupit. Djemtë më thanë se qëndrimi në podrumin e Musliut
ishte i pamundur.
- Ishte tepër ngushtë, fryma na zihej- më thanë.
-Pale?- ua prita.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 3:59 pm

Festa e Bajramit të Kurbanit
Është hera e parë në jetën tonë që nuk e festojmë këtë festë.
S’u bë as falja e namazit të Bajramit(!).
Merreni me mend! Edhe xhamitë janë të mbyllura(!)
Fëmijët s’u pastruan e as që i veshën rrobat e reja. Nuk u gatua as
bakllava tradicionale, s’u përgatit as silla (dreka), nuk ia uruam festën
njëri tjetrit, s’i vizituam fqinjët e as farefisin , nuk i vizituam as
varret e të parëve tanë(!).Thjesht, e harruam se ç’ ditë është. Tjetër
vërvele na ka kapur, tjetër!
Si zakonisht, edhe sot patëm takime me fqinjë. Për çudi asnjëri nuk e
përmendi festën e Bajramit. Të gjithë e kemi harruar(!).
Eu, çka s’po i ndodhka njeriut!.
Dëgjojmë lloj-lloj rrëfimesh. Serbët janë çartur tërësisht. Gjatë natës
paskan rrëmbyer aktivistë të dalluar. Në qytet paskan kidnapuar Haki
Brahën, publicist dhe aktivist i dalluar në Ferizaj. Kidnapime paskan
bërë edhe në katundin e Manastircit. Tani kanë filluar ti plaçkitin
pasuritë e shqiptarëve anekënd qytetit dhe atë në pikë të ditës në mënyrën
më barbare.
-Erdhën tre “tigra” para punëtorisë sime,-nis rrëfimin Emrush
Behluli.-Pashë se ishin krejtësisht të krisur. Pa një-pa dy m’i rrasën tytat
e automatikëve në gjoks: “Çelësat e kamionit!”- më urdhëruan. Desha të
belbëzoj diçka por ma ndërprenë fjalën. Njëri ma vuri automatikun në gropë
të fytit kurse në birë të veshit më bërtiti:-”Kluçeve ili gllavu!”
(“Çelësat ose kokën!”) . –S’pata nga t’ia mbaj. Ua dhashë çelësat. Menjëherë
u futën në kamion, ndezën makinën dhe ikën duke shtjer rafalë në drejtim të
qytetit. S’di, si s’ më lëshoi shpirti, s’di!-përfundoi Emrushi.
Edhe gjatë ditës së sotme pati bombardime të NATO-s. Pati të shtëna edhe
nga pala serbe madje edhe kur nuk kishte avionë. Aty rreth orës tre pasdite
, intensiteti i rafalëve shtohet së tepërmi. Dalim në oborr bashkë me të
shoqen për të parë se çka po ngjet. Plumbat vringëllojnë trishtueshëm.
Strukemi dhe vështrojmë. Para syve tanë u goditën xhamat e dritareve të
shtëpisë së Zeqir Sadikut, e cila është vetëm pesë metra larg nesh. Këta
plumba nuk ishin plumba “qorr” siç u thonë, ishin plumba snajperësh, të
qëllimtë. Fatmirësisht, Zeqa me familje nuk janë në shtëpi. Me kohë janë
larguar, ngase e bija e Zeqës, Sala , profesoreshë e anglishtes, pat
punuar me verifikuesit e OSBE-s dhe si familje e tillë ishte në shënjestër
të pushtetit serb. Të frikësuar nga plumbat, futemi brenda. Të shtënat nuk
prajnë. Rafalët dëgjohen në të gjitha anët. Nuk dimë se çka është kah
bëhet.
-A thau, mos kanë filluar sulmin nëpër shtëpi?!- më pyeti gruaja.
-Jo moj grua, jooo!!! Sa herë me u thënë?! Shkiet gjuajnë për të na
frikësuar neve, për të na bërë presion. Sa kuptoj unë, kjo është fushatë
e organizuar për të na dëbuar, a kupton?!- i bërtita gruas pa bërë asnjë
faj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 4:00 pm

-Hajrush, më së shumti po i tutna masakrës. Kemi tre djem . Mund të ndodh
të na i marrin djemtë e ti masakrojnë para syve tanë, ose, neve të na
masakrojnë para fëmijëve. Se, sikur të na vritnin të gjithëve përnjëherë do
të gëzohem(!) që tani.
-Mjaft!- tashti u qirra,- Mos fol marrina po të them!
Nuk foli më. Sigurisht u trishtua nga bërtitma ime e pazakontë..
Akoma është ditë, dritë. Natës po i druhemi . S’e dëshirojmë, por, ja, ajo
s’po na pyet, pa dëshirën tonë po vjen shumë shpejtë.
Ra nata.
Me urdhrin tim, gruaja dhe djemtë serish shkuan në podrumin e Musliut .
Pas tyre shkova edhe unë. Pashë se tek të strehuarit mbretëron një frikë e
madhe. Detyrohem t’u jap kurajë, t’i trimëroj disi. M’ u duk se fjalët e
mija ndikuan pozitivisht tek ta, sidomos tek fëmijët.
-Unë po shkoj në shtëpinë e Mehmetit, por vazhdimisht do të jemi në
kontakt me juve, hiq mos u bëni merak,- u thash .
Shkova te Mehmeti. Shtëpia e tij është mbushur spic. Burrat jemi në një odë
të madhe. Prej shumë lagjeve kanë ardhur këtu për t’u strehuar. Bisedat
janë të lloj-llojshme.
Agron Zeqa, vozitës i ndihmës së shpejtë në shtëpinë e shëndetit
thotë:
-Shtëpia e shëndetit por edhe çerdhja e fëmijëve janë mbushur përplot me
ushtarë. Kanë ikur nga kazermat dhe janë strehuar në to duke e ditur se
NATO-ja nuk i godet objektet e tilla. Sot,- tha shoferi,- na dëbuan të
gjithë shqiptarëve nga puna, prej pastruesve e deri e tek specialistët:-
“ Prej këtij çasti të gjithë jeni të lirë. Puna për juve mori fund.
Gubitese! (Hupni!)”,- na urdhëroi drejtori. Ne, me lot në sy, mblodhëm
çaklat tona dhe u larguam pa u përshëndetur me ta. Po vështirë ishte! Na u
duk sikurse të na dëbojnë nga shtëpitë tona . Poo, edhe këtë e pritëm!- foli
shoferi i brengosur.
Rreth orës dymbëdhjetë u dëgjua zhurma e aeroplanëve . Edhe artileria serbe
u aktivizua. Detonimet, tanimë te zakonshme, dëgjohen në të gjitha anët e
qytetit por edhe më larg. Menjëherë dalim për të vëzhguar situatën. Djemtë
janë në vendroje. Nuk kanë vërejtur gjë të gjallë në rrugë. E vizitova edhe
familjen me të strehuarit tjerë. Edhe ata dukeshin të qetë.
Për çudi, pa e pritur fare, pushuan të shtënat.
Qetësiii (!)
Shkova në odë të burrave, u ula pranë një qiriu, ku po i shënoj këta
rreshta. Po shoh se dikush po tallet me mua. Unë nuk po ua vë veshin, po e
mbushi fletoren e Albanës me shënime. Ku ta di, ndoshta dikush do t’i lexojë
këto tregime, në mos askush, nëse Albana mbetet e gjallë ka për t’i
lexuar me shumë ëndje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 4:00 pm

E diele, 28 mars, 1999.
Në orën shtatë të mëngjesit, të gjithë zgjohemi nga gjumi. Unë menjëherë u
nisa për në shtëpi. Te porta e oborrit takova Muharremin duke e hapur atë.
Futemi brenda, ndezim zjarrin dhe pastrojmë sytë. Erdhën edhe dy djemtë
tjerë me gruan.
-Nuk shkojmë më te Musliu! Këtu do të qëndrojmë, na gjeti ç’na gjeti!,-
më thanë fëmijët me këmbëngulje.
Hëngrëm pak mëngjes . Djemtë por edhe e shoqja ranë për të fjetur dhe
menjëherë i zuri gjumi. Po shumë u gëzova!
Diku rreth orës njëmbëdhjetë dëgjova një zhurmë makinash. Dola për të
shikuar se çfarë janë ato. Po. Ishin kamionët e Bekimit të Sefullahëve, e
rreth tyre një grup njerëzish kryesisht ashkalinjë. Me t’u afruar ngatë
tyre , kuptova se paskan vendosur të ikin drejtë Maqedonisë të pesë shtëpitë
që gjenden në fillim të rrugës sonë. Morën ca çakla, ngarkuan kamionët,
hipën fëmijë, gra, burra e pleq, u nisën duke qarë. I lanë shtëpitë e
boshatisura.
Lajmi u përhap si rrufeja:”Shkuan Sefullahët. Kufiri me Maqedoninë ishte
hapur. Nuk po kërkuakan asnjë dokument…”,-flitej. Këtu kishte të vërteta,
gjysme të vërteta, por më shumë kishte rrena . Mirëpo, tani të gjitha këto
thashetheme po i ”ha pazari “, siç thuhet.
Në këto çaste e pamë të nevojshëm një takim me burrat e lagjes sonë.
Shumë shpejtë vijnë tek unë: Sokol Ahmeti, Bedri Elezi, Rizah Elezi,
Zymer Hajdari, Isuf Avdyli,Azem Llugiçi, Beqir Çorrolli,Mehmet Elezi,Nazmi
Ymeri, Zeqir Alidema, Sabri Tërstena, Kadri Sokoli,Bashkim Behluli, Lutfi
Berisha, Isak Miftari, Brahim Papazi, Bashkim Agolli dhe baca Qemail
Ratkoceri.
Diskutuam rreth situatës që sapo na u krijua –ikjes së Sefullahëve dhe
(deinformatave të sapo përhapura.
Vendimet i morëm unanimisht dhe të prera:
Nuk do të largohemi në asnjë mënyrë përveç asaj të dhunshme. Ushqim dhe dru
kemi për një kohë relativisht të gjatë. Mielli dhe drutë janë të të
gjithëve. Rojet edhe më tutje duhet të jenë vigjilent si gjer më tani.
Gjatë natës do të strehohemi nëpër shtëpitë e forta- me pllaka betoni për
ti ikur rrezikut të minahedhësve serb. Diten do të qëndrojmë nëpër
shtëpitë tona (ata që kanë mundësinë).
U shpërndamë shumë të kënaqur për unitetin dhe solidaritetin që treguam.
Edhe gjatë ditë së sotme pati bombardime e shpërthime. Nuk na lejohet
lëvizja jashtë lagjes. Nuk kemi kurrfarë haberi se si është situate në
pjesët tjera të qytetit e as nëpër katunde.
Erdhi nata.
Unë me tërë familjen shkuam në shtëpinë e Bedriut.
Kjo shtëpi është shumë e madhe, ka dy kate përveç katit përdhesë, ka shumë
dhoma dhe është shumë e fortë. Këtu u grumbullua një numër i madh i
banorëve të lagjes sonë por edhe ardhacakë. Fëmijët, gratë por edhe ne
burrat jemi shumë më të sigurt . Aty, rreth orës njëzetedy, vazhduan
bombardimet. Edhe armët e banorëve serbë nisën të vjellin zjarr. Çatitë
rrapëllojnë nga predhat e shumta. Dalim tek rojet. Ata ishin në vendin e
duhur dhe nuk ishin fare të trazuar. Zhurma shurdhuese zgjati deri në
mesnatë. Pushuan të shtënat. Kthehemi brenda - fillon data e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 4:01 pm

E hënë, 29 mars,1999.
Në odën e Bedriut ka shumë burra,djem por edhe pleq. Disa janë
shtrirë kryq e tërthorë dhe po flenë, të tjerët llafosim, bëjmë dert punën
tonë. Vërej lodhje të madhe, sidomos paqartësi e huti.
Para pak ditësh qanim për Drenicën, për Dukagjinin, për Llapin, për
Jezercin, për Reçakun e Kaçanikun… Tash , këto nuk i zëmë në gojë fare.
Kemi gajlen tonë. Lajme të sakta nuk kemi. Rrethi sa vjen e po na
ngushtohet. Jemi në hall të madh prej fëmijëve. Ata po na fusin të
gjallë në tokë, si thonë . Me të dëgjuar rafalët e serbëve, ata po turren
drejtë neve, ndihmë po kërkojnë. Jemi bërë sikur të hendikepuar.
Dredhim dhe thithim duhan. Në odë duket sikur ka rënë mjegull.
Diku, rreth orës katër u dëgjuan edhe disa detonime por artileria serbe nuk
u aktivizua. Ka të ngjarë të jenë futur nëpër birucat e tyre. Mbështetem
pranë stufës për ta bërë një sy gjumë.
*
Bedriu më lëkundi. Menjëherë hapa sytë, pashë, ora ishte shtatë. Zgjohen
edhe të tjerët. Të gjithë janë të zbehur, më flokë të prishura, të parruar.
Dikush si me shaka urdhëroi : “Rresht në rrojë!”. Qeshëm por urdhri ishte
me vend.
U shpërndamë nëpër shtëpitë tona.
E shoqja përgatiti një mëngjes të mirë. Ulemi dhe hamë bash nam. Djemtë
por edhe e shoqja më thanë se kemi kaluar një natë shumë të mirë te
Bedriu. Gratë dhe plakat paskan fjetur në dhomë të veçantë, fëmijët pak më
të rritur në një dhomë tjetër, vajzat me nuse po ashtu në dhomë të posaçme.
Duke pirë çaj, papandehur dëgjova njëfarë zhurme në sokak. Dola për të
parë.
Shoh se bëhet fjalë për ikje. Familja e Sejdë Goranit, e Abdurrahimit veç
kishin ecur. Bashkim Behluli fut ca çakla në veturën e tij. Lulja (refugjate
nga Deçani) me dy fëmijët e saj dhe me vëllaun,Hzirin, futen në veturën e
Bashkimit pa e pyetur fare. Bashkimi nuk mundi t’i nxjerrë nga vetura. I
dha gas veturës dhe u nis me nëntë veta(!) . Pas tij, Zeqir Alidemaj
kishte futur në veturën e tij familjen e vet, Ismet Zylfiqari po ashtu.
Edhe Brahimi Papazi futi dy familje në kombibusin e tij dhe u nisën drejtë
Maqedonisë. Tetë shtëpi u boshatisën, ikën, sepse, gjatë natës që kaloi
paska pasur shumë plaçkitje e maltretime, rrahje e kërcënime nga bandat
serbe.
Bajram Sopën e paskan plaçkitur, e paskan rrahur brutalisht, dhe e paskan
kërcënuar me likuidim po qese e zënë edhe njëherë në shtëpi, bile i paskan
thënë se “do të prejmë si kingjin”.
Ky lajm (i vërtetë) bëri bum të madh. Njerëzit janë tepër të shqetësuar.
Ata individualisht po
vendosin për të ikur. Disa familje ashkalinjë edhe shqiptare ikën edhe me
tren drejtë Hanit të Elezit.
Po pakohemiii!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 4:01 pm

NISI ZBRAZJA

Numri i banorëve të lagjes u zvogëlua dukshëm. Tani po ndihemi më të pa
sigurt. U boshatisën pesëmbëdhjetë shtëpi.
Dëgjojmë lloj-lloj (deinformatash. Thuhet se tërë popullata shqiptare
është nisur drejtë Maqedonisë, se kolona e automjeteve është e gjatë me
dhjetëra kilometra, se kufiri me Maqedoninë është i hapur, se kufiri po
kalohet pa asnjë dokument të udhëtimit,se netët e ardhshme do te jenë tepër
të tmerrshme, se do të shpërthejë lufta nëpër qytete,se do të bëhen masakra
të mëdha, se djemtë më të mëdhenj se pesëmbëdhjetë vjeç do të ndahen dhe
ekzekutohen, se femrat e reja do t’i dhunojnë e çka jo , e çka jo! Tani po
e shoh konkretisht se sa e rrezikshme është lufta psikologjike. Ne po
tentojmë ti demaskojmë këto thashetheme por pa sukses, sepse, disa sosh,
janë edhe të sakta. Kështu u krijua një panik tepër i rëndë dhe shumë i
rrezikshëm .
Masakrat, vrasjet, djegiet e shtëpive, plaçkitjet, dhunimet e
dëbimet po vazhdojnë me intensitet marramendës.
Po. Plani famëkeq i Çubriloviçit, i hartuar qysh moti, po jetësohet me
përpikëri.
Ikja e disa familjeve të lagjes sonë na vuri në një dilemë të madhe. Ne që
ishim këmbëngulës për të mos ikur, s’e mbajtëm fjalën. Katër familje (që
ishin për të mos ikur) veç shkuan. Ne, që akoma jemi për të ngelur këtu duke
rrezikuar edhe familjet, nuk po kemi mundësi ta sigurojmë asnjërin se nuk do
të pësojë ndonjë të keqe. Madje disa kanë filluar edhe të na qortojnë që u
thamë për të mos ikur. Disa dëshirojnë të marrin mendimin tone: të ngelin
apo të ikin. Ne nuk po kemi mundësi t’u përgjigjemi. Se, nëse u themi të
qëndrojnë këtu e pësojnë ndonjë tragjedi, kjo donë të thotë se ne jemi
shkaktarë të asaj të tragjedie, ose, nëse u themi të shkojnë
(largohen) e u ndodh diçka e keqe rrugës, prapë na duket se ne qemë
shkaktarë të asaj të keqeje .
Pas një bisede të gjatë, konfuze e të mundimshme, në fund nxorëm një
vendim i cili na u duk më i arsyeshëm:
Secili kryefamiljarë të vendos vet për fatin e familjes së tij.
Përgjegjësinë edhe rrezikun le ta bartë secili veç e veç. Të mos
fajësohet asnjëri prej nesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 4:02 pm

Rreth orës katër pasdite, u kthye treni nga Hani i Elezit përplot me të
ikur. Nuk i paskan lënë të futen në Maqedoni. Një numër i banorëve të rrugës
sonë prapë u vendosën nëpër shtëpitë e tyre. Po shumë u gëzuam! Juve ju
duket naive kjo thënie. Neve jo. Tash jemi pak më shumë, ndihemi më të
fortë, më të sigurt .
Megjithëse u kthyen disa banorë të lagjes, rreziku është i përhershëm.
Informata të sakta s’kemi. Vetëm dezinformatat po plasohen dhe po bëjnë
bume të mëdha.
Emine Ademaj , e ikur nga Shtimja, me pesë fëmijët e saj dhe me vjehrrën
kthejnë tek unë. Ajo është e tmerruar.
-Aga Lush (kështu më thotë nga vegjëlia), çka të bëjmë?-më pyeti.- Nuk
guxojmë të qëndrojmë më në podrumin e Musliut asnjë minutë. Shkiet kanë me
na zanë të gjallë në të.
-Emine, nuk di çka të them. Nuk po di çka të bëj as me fëmijët e mi. Por
nëse do, ja ku është shtëpia ime,hyni, hani, rrini e flini sikurse në
shtëpinë t’ uaj. Unë natën nuk jam duke qëndruar në shtëpi. Vend keni sa
të doni. Uluni!-i thash.
-Jo, aga Lush, jo! Në shehër nuk guxojmë të rrimë më as një sekondë. Çka
s’po thonë. Kemi vendosur të shkojmë në Pojatë te motra Hanushe. Po nisemi
sa s’është bërë terr, ndoshta nuk më ngucin rrugës me gjithë këta fëmijë.
S’pata mundësi t’ a ndal por as t’i ndihmoj gjë. Vet vendosi dhe u nisën
duke qarë. Ku ta di, ndoshta kurrë më nuk do të shihemi.
Ra muzgu. Hëngrëm darkë dhe prapë shkuam tek Bedriu për të fjetur. Saloni
është i mbushur përplot djem, burra dhe pleq. Kati i sipërm përplot gra,
vajza e fëmijë. Janë afër njëqind banorë, ama jo të gjithë të lagjes sonë,
ka edhe refugjatë. Edhe shtëpia e Azemit, e Mehmetit, e Zymerit janë spic
të mbushura. Shtëpitë tjera në rrugë janë të zbrazta. Jemi grumbulluar në
këto shtëpi ngase e kemi hapur një “korridor” për të dalë (eventualisht)
në rrugën “E. Duraku” e pale. Fëmijët por edhe ne burrat disi po ndihemi
shumë më të sigurt. Koha që po kalojmë në këtë kolektiv po na duket më
dinamike , më e gjallërishme. Ç’ është më e rëndësishme, po tregohet një
humanitet i paparë deri me sot. Kjo po na inkurajon shumë. Bile, po
diskutohet se nuk do të largohemi (ne që jemi këtu) pa na dëbuar me forcë
bandat serbe. Do të jetojmë në këtë mënyrë sa të kemi mundësi. Ushqim dhe
dru kemi për një kohë bukur të gjatë. Këtu s’ka-s’kam, këtu kemi të gjithë.
Djemtë, si zakonisht, e mbajnë rojën sipas orarit të hartuar. Është për
t’u çuditur një gjë : Që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, as gjatë
natës por as gjatë ditës nuk ka hyrë asnjë polic apo ushtar në rrugën
tonë. Këtë nuk dimë se si ta shpjegojmë, përveç se, rruga jonë nuk e ka
asnjë banor serb . Megjithatë nuk guxojmë të lirohemi. Vigjilencën dhe
gatishmërinë duhet ta kemi në çdo çast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " EmptyThu Aug 14, 2008 4:02 pm

Ora është rrafsh njëzet e tre. NATO-ja fillon të bombardojë caqet e
planifikuara. Artileria serbe vepron shumë plogësht. Edhe armët e civilëve
janë më të rralla. Në qytet nuk ka thyerje xhamash. Ata tanimë të gjithë
janë të thyer.
Bombardimet pushuan. Ra heshtja.
Disa djem por edhe burra tanimë kanë fjetur, disa të tjerë po bisedojnë për
ta kaluar natën. Unë pranë stufës, me dritën e një qiriu shënova këta
rreshta për ditën që sapo iku.





Është e martë, 30 mars, 1999.
Rreth orës katër të mëngjesit prapë pati një valë të bombardimeve. Ushtria
serbe aktivizon minahedhësit. Këtyre po u frikësohemi më së shumti, sepse,
minat mund të qëllojnë ndonjë shtëpi, e rrënojnë dhe mund të ketë viktima të
shumta. Merreni me mend sikur të binte ndonjë minë në këtë shtëpi ku jemi
ne.
Zot , ruana!
Rreth orës pesë u ndërprenë të shtënat.
Jam tepër i rraskapitur. Ia ktheva shpinën stufës, rashë për të
fjetur pakëz.
Mëngjes.
Zhurma e fëmijëve të shumtë na e nxori gjumin. Po më vjen mirë kur po
idëgjoj këta fëmijë duke qeshur bukur të disponuar. Por edhe po prekëm. Po
prekem sepse, këta nuk janë tubuar këtu në ndonjë gazmend, por janë
strehuar nga dhuna serbe. Kjo po m’ a brenë shpirtin. Tani po e kuptoj
domethënien e një fjale të urtë:”Toka e fortë e qielli lart”.
Zgjohen të gjithë, pastrohemi dhe duam të shpërndahemi nëpër shtëpitë tona.
Mirëpo, zonja e shtëpisë, Fatimja, nuk na lejoi. Kishte përgatitur një
mëngjes për të gjithë. Hëngrëm me shumë oreks dhe u shpërndamë ata që
kishim shtëpitë afër.
Rreth orës nëntë erdhën disa lajme tepër dëshpëruese : Ushtria bashkë me
bandat e ndryshme serbe paskan filluar të vejnë postblloqe nëpër pjesë të
ndryshme të qytetit ku paskan bllokuar shumë rrugë. Se, gjatë natës paskan
gjuajtur me minahedhës dhe se një minë e paska goditur shtëpinë e Kurtesh
Selmanit në rrugën “V. Gërvalla, se gjatë natës, banda të maskuara paskan
sulmuar shumë familje shqiptare, paskan rrëmbyer njerëz, paskan plaçkitur
deviza, ari, e tjera gjëra me vlerë.
Tani po shohim grupe njerëzish me çakla ndër duar duke shkuar drejtë
stacionit të trenit. Po ikin. Mua nuk po m’ ë rrihet,toka po më çon peshë,
siç thuhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Hajrush Idrizi - " Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hajrush Idrizi - "
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
» "Një këndvështrim i ri i një bote... poetja Albina Idrizi
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: