Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hajrush Idrizi - "

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:42 pm

PS:
Sot, më 23 maj, ditë e diele, në orën katër të mëngjesit, Enveri
im,Enveri i Zymerit dhe Avdyli i Kadriut u nisën për Tiranë, Feken ose
Burrel e, ...?
Më duhet të jem i sinqertë: Mua më rrodhën lotët, ndërsa gruas jo. Nuk
di,u ruajt prej meje apo prej Enverit, nuk di.
Banorët e mëhallës,të cilët dolën për t’i përcjellë djemtë për në ushtri, u
kthyen për ta vazhduar gjumin, kurse unë, Kadriu dhe Sokoli nuk ramë. Shkuam
buzë liqenit të dallgëzuar dhe pritnim lindjen e diellit.
---------------------------------------
* Është fjala për motrën e Lum Haxhiut,alias,Hajdin Abazit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:45 pm

I N T E R V I S T A


E enjte, 27 maj 1999.
Pasdite e ngrohtë.
Mora katër pesë gazeta dhe shkova afër liqenit në hije të një bliri për
t’i lexuar. Më së shumti po më interesojnë lajmet për Kosovën. Po u them të
drejtën, është hera e parë që lexoj lajme mjaft shpresëdhënëse.
NATO-ja po vazhdon sulmet ndaj objekteve vitale të ekonomisë serbe. Serbia e
Milosheviqit është dobësuar tepër rëndë. Edhe morali i ushtarëve serbë
ka rënë dukshëm. Më në fund, edhe kriminelët më të mëdhenj si
Milosheviqi, Shesheli dhe ortakët e tyre shihet se e kanë kuptuar se është
e pamundur të luftohet me tërë botën.
E, sa unë marr vesh, kapitullimi i tyre s’është larg.
Mund të ndodhin mrekullira, mund.
Papritmas dëgjova një bisedë pranë meje.
-Ja, ky është,-u tha Gjeva dy burrave, të cilët nuk i
njihja,-dhe iku.
-Zotëri, ne jemi gazetarë, jemi të interesuar të grumbullojmë
sa më shumë dëshmi për Gjykatën e Hagës, bën ta bëjmë një intervistë të
shkurtër me juve?,-foli njëri prej tyre, që më vonë e kuptova se ishte
përkthyes.
-Bën, pse jo.
-Së pari, duhet t’ua bëjmë me dije se të dhënat që do të na i jepni duhet
të jenë patjetër të sakta, sepse, ka mundësi që pastaj të ftoheni në Hagë
për të dëshmuar për to. Pra, nëse thoni diçka të pa qenë e nuk mund ta
argumentoni, mund të jepni edhe llogari për dëshmi të rreme.
-Natyrisht se do t’ua them të vërtetën,-u thash.
-Kush jeni ju?
-Quhem Hajrush Idrizi. Jam i lindur më 25. 06. 1945. I martuar,babë i pesë
fëmijëve, me profesion jam (isha) mësues , banor i Ferizajt, rruga “S.
Kovaçeviq” nr. 66, Kosovë.
-Ju faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:45 pm

M’i shtruan disa pyetje, të cilave iu përgjigja saktësisht.
-Pse jeni larguar nga Kosova? Jeni dëbuar me dhunë apo jeni
frikësuar nga NATO-ja?
-Këtë pyetje e kam pritur. Unë po ua tregoj dy raste e ju
konstatojeni pse e lamë Kosovën:
Rruga ime është afër qendrës së qytetit.Në hyrje të saj gjendej një spital
privat, kuptohet, pronari i tij ishte shqiptar. Spitali ishte i paisur me
teknologjinë më moderne të kirurgjisë . Me 31 mars,forcat e ushtrisë serbe e
uzurpuan. Pronarin dhe ekipin mjeksor por edhe pacientët i dëbojnë pa
asnjë arsye apo vendim , vetëm me një fjali urdhëruese: ”Gubite,dok ste
zhivi!” (“Hupni, deri sa jeni gjallë!”). Këtë spital,ushtria serbe e
shndërron menjëherë në spital ushtarak,kurse rrugën e shpallin “zone
ushtarake” e banorët e shumë shtëpive në afërsi të spitalit i dëbojnë
duke i urdhëruar pashtu me “bezhite odavde!”(“hupni nga këtu!”)
E keni të qartë përse jemi këtu ku jemi?
Ose:
Është një fshat ku unë kam farefisin e gjerë. Surçinë quhet.
Është i ngjitur me Babushin Serb. Në Babush ka pasë forca të mëdha
ushtarake, policore e paramilitare. Kishte edhe tanke e topa kalibrash të
ndryshëm. Këto forca, në pamundësi për t’iu kundërvënë forcave të NATO-s,
tërë mllefin e shfrynin nëpër katundet shqiptare rreth Babushit. (Për
viset tjera të Kosovës nuk po flas. Me siguri të intervistuarit tjerë do të
flasin me faktet e tyre).
Kështu, më pesë prill , ditë e hënë na ishte, dy tanke të ushtrisë
serbe futen në Surçinë me zhurmë e shpejtësi tmerruese. Me qëllim të
caktuar disa herë bredhin nëpër fshat. Në fund të fshatit njëri tank ia
kthen tytën shtëpisë së Tefik Kastratit. Tanku gjëmon dhe shtëpia shpohet
anë e përtej. Ngrihet re pluhuri mbi fshat. Fshatarët përgatitin qerre e
traktorë dhe presin më të keqen por nuk largohen. Ushtarët tremben nga
“kokëfortësia” e banorëve shqiptarë. Serish nisen me tanke drejtë fshatit
por tani duke gjuajtur me minahedhës e mitraloza të rëndë mbi çatitë e
shtëpive. Tashti, fshatarët duarthatë nuk kanë çka të bëjnë, marrin
familjet e tyre,disa çakla dhe me qerre kuajsh, traktorë,vetura e kamionë
nisin karvanin drejtë Mirashit e pale se ku. Në fshat ngelën katër shtëpi
më të mira nën flakë, bagëtia, qentë dhe pulat.
Po ju pyes: A është ky dëbim apo frikë nga NATO-ja?
-No coment,- thirri gazetari. - Ky është dëbim klasik.
-Krejt në fund, kemi vetëm edhe një pyetje:
-Urdhëroni!
- Sikur t’ju epet mundësia për t’u kthyer në Kosovë, do ta bëni këtë?
-Më falni zotëri,- i them;- kjo pyetje po më duket tepër provokuese. S’di
pse ma bëtë, po nejse, kjo është punë e juaj! Tashti unë po ju pyes juve:
Çfarë do të thoshte një i verbër sikur ta pyetshim: “ A dëshironi të shihni
me sytë e tu ? ”. Përkthyesi i befasuar iu drejtua gazetarit dhe ia
shtroi pyetjen time.
-Zotëri,-foli gazetari i turpëruar,- më falni për pyetjen që ua shtrova.
Unë nuk e kam shkruar këtë pyetje. Kështu e kam marrë pyetësorin. Vërtetë,
tani më vjen keq që ua bëra këtë pyetje ,-tha dhe më luti për ta firmosur
intervistën, të cilën e nënshkrova me kënaqësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:46 pm

LIQENI DEPONI HEDHURINASH
E premte, 28
maj 1999.
Këtu po zgjohem më herët se zakonisht. Edhe sot u zgjova goxha herët.
Pastrova sytë dhe u nisa drejtë liqenit për tu ngopur me ajër të pastër.
Ktheva në të djathtë drejtë Drilonit. Eca bukur shumë dhe dola përballë
Shën Naumit, në Maqedoni të cilin e shoh si në pëllëmbë të dorës, siç
thuhet.
Këtë manastir e kam pas vizituar disa herë. Herën e fundit, para
nëntëmbëdhjetë viteve e patëm vizituar bashkë me arsimtarë dhe nxënës të
klasave të teta. Atëbotë, nga oborri i manastirit vështronim vendin
pikërisht ku unë jam tashti. Na dukej sikurse një pjesë parajse, por e
largët sikur në ndonjë planet tjetër.
E sot, unë jam këtu, mu në atë pjesën e parajsës të cilën e pata parë nga
oborri i manastirit, në atë planetin tjetër. Tashti ,unë, nga ajo pjesa e
parajses, ai planeti tjetër, e vështroj Manastirin e Shën Naumit. Tani
parajsa më doli atje, tek Shën Naumi, më iku sikurse ik ylberi.
Këtu, ajo parajsa e dikurshme, paska filluar të shndërrohet në ferr.
Fortesat e shumta të Enverit paskan filluar të “ikin” nga bregu i liqenit.
Ato qenkan futur në ujë dhe duken si breshka gjigante që donë ti përpijnë
njerëzit të cilët kalojnë aty pari. Bregu i liqenit qenka shndërruar në
d e p o n i mbeturinash.
Vazhdoj të ecë drejtë Drilonit, por pengohem nga mbeturinat e shumta: dhe e
gurë, tjegulla e tulla, tenxhere e pjata, shporete e stufa të prishura,
tepsia e kusia, xhama e tela të llojllojshëm, eshtra të kafshëve prej
kasaphanave, pula, derra, mace e qenë të ngordhur. Madje, shoh edhe dy
gomarë e një kalë të ngordhur, të cilët valët e liqenit po i shtyjnë
kah bregu, por, cofëtinat si për inat të liqenit, prapë po kthehen në ujë.
Kundërmo erë kërmash. Po më duket se kjo pjesë e liqenit paska mbetur nën
mëshirën e askujt. Më bëhet sikur përpëlitet liqeni,sikur po kërkon ndihmën
SOS. Nëse vazhdon kjo pakujdesi edhe pak ditë, liqeni do ti ketë ditët e
numëruara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:46 pm

“DASHURIÇKA” BUZË LIQENIT

U nisa drejtë kampit për të ngrënë mëngjesin. Në drejtim të Starovës, jo
larg kampit hasa një burrë duke e hapur një gropë për një shtyllë
elektrike.
-Puna e mbarë burrë!,-i them .
Starovasi nuk më foli. Mendova se nuk më ndjeu nga zhurma e valëve të
liqenit të trazuar. Iu afrova fare afër. Ngriti kokën dhe më shikoi
mrrolshëm.
-Kosovarë jeni, a po?-më pyeti.
-Ashtu është,- i përgjigjem.
-Jeni në “Qendrë në Stërvitore”?
-Po, aty jemi.
-Turp,turp! Keni lënë Kosovën e keni ardhur këtu për të bërë
dashuriçka. Turp!
Po rëndë më erdhi!
-Ju lutem, mik i dashur, keni mundësi të jeni më konkret?
-Po,- ma priti me ters. Sot, një çift nga kampi i juaj kishin ardhur
përballë shtëpisë sime dhe bënin dashuriçka.
-Në ç‘ vend ishin, ju lutem?
-Atje, tek ai bunkeri buzë liqenit .
-Shihet nga shtëpia e juaj ai vend ?
-Nga shtëpia jo por nga ara shihet.
-Ishte herët apo ?
-Aty, duke gdhirë dita.
-Zotëri, a keni durim të më dëgjoni vetëm pak? –e lus.
-Fol!,-tha.
-Dini ju se nga sa frymë flemë në një dhomë? Nëse jo, unë po të tregoj.
Aty flemë nga gjashtëdhjetë e më shumë njerëz. Aty ka pleq e plaka, ka djem
e vajza, ka nuse me burra, pra çifte bashkëshortësh, ka edhe fëmijë e
foshnje. Aty , të rinjtë e martuar nuk kanë mundësi të bëjnë “dashuriçka”,
siç thoni ju. Ka mundësi, ndonjë çift bashkëshortësh të kenë dalë atje ku
thoni ju për të kryer punë, ka. Dhe, sipas meje asgjë të keqe nuk kanë
bërë. Përkundrazi, kanë kryer punën në fshehtësi. Nuk bën t’ua zini për të
madhe, janë të rinj e kanë nevojë, zotërote.
-Do të thotë se ju i arsyetoni?
-Patjetër.
-Unë assesi nuk pajtohem,- më tha starovasi.
-Doni tua them emrat e tyre?!- i bërtita
Starovasi i zbuti fjalët.
Bisedën na i ndërpreu Muhamedi, një pensionist i mençur nga Pogradeci, i
cili për çdo ditë na viziton.
-Avash, avash Hajrush!,- më tha pak si me shaka,- E paskeni marrë punën me
ters!.
-Keni të drejtë, zotëri. Ky, bashkëvendësi i juaj më rëndoi goxha si
shumë. Sipas tij, ne paskemi ardhur këtu për të bërë dashuriçka,- i thash
pa i analizuar pasojat e mundshme.
-Si thua, si?!-klithi Muhamedi.
-Mirëpo, tani e sqaruam këtë punë më mirë. Nuk ka nevojë të llafosemi
më shumë për të ,-i thash për ta qetësuar.
-Ore bythpalarë, dini ju se kush janë kosovarët?! Si keni guxim t’i
fyeni?! Mblidhni mendjen ore kokëbosh, se për Zotin ju vras sikurse rrfeja!.
-Zotëri, të lutem mos e bëni të madhe këtë punë. Fajin e kam unë, sepse
e arsyetova gjestin e pahijshëm të atij çifti kosovar,-thash .
Starovasi na kërkoi falje si mua ashtu edhe Muhamedit. Ai vazhdoi punën e
tij në mihjen e gropës kurse unë me Muhamedin shkuam ne një kafene ku
qëndruam deri në drekë duke biseduar për situatën në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:47 pm

GAZI I DHEUT



E diele, 30 maj, 1999.
Tyli e përplasi derën me rrëmbim dhe doli jashtë. Pothuajse të gjithë i
zgjoi nga gjumi, madje, disa edhe u trembën. Me të shpejtë u vesha dhe dola
pas tij. Dielli ende nuk kishte lindur por ishte gati për të dalë. Ecte
drejtë liqenit. Unë i shkova pas. E hetova se është tepër i hidhëruar,
por nuk e dija pse. Fliste vet me veti, shante dhe pështynte.
-He Tyl, çka je hallakatë kështu?!,- e pyeta me zë bukur të lartë, por
nuk më foli gjë. Sharjet s’i ndalte fare.
“Pis bre, pis! Tuh nanën e pisit ia q…”!
-Kadale bre burrë, çka nami u ba?!,- i them.
-Qysh bre “çka nami u ba”?! Kiameti, kiameti u ba!
-Kiameti i madh a i vogël?
-O, i madhi, i madhi se i vogli u ba ma moti!,-më tha.
-Për hair na koftë! Çka paska krisë?!
-Mos më nguc po t’ thamë se Vallahi t’ a mëshova!
-Ani-ani, mëshoma, por fol se m’ kupe!,- i bërtita me zë të lartë.
-E bre, edhe ti je sikur rriçna. Jo! Ma mirë s’po foli, hiq s’po foli
se ma merr ftyrën.
-Pse more?! Qysh ta marr ftyrën?! Për çka?!
-Qe bre burrë, po t ‘ kallxoj, edhe pse e di ** ki me m’ koritë. Po
nashtë, le ta di edhe ai pisi, he nanën e nanës!
Tash edhe më shumë u bëra kureshtar. Pashë se ka për të më treguar diçka
të pazakonshme , ama nuk e dija se ku “do t’i dalë tymi”.
-Ishte terr,- ia nisi rrëfimit,- ju, tetanë flejshi. Lakmi u marrsha. Mue
nuk më merrte gjumi. Dikur u zdrit. U pashë edhe juve, dikush mlutë e
dikush shplutë. Përballë meje pashë krevetin e Canit – thatë!. Menova se
ka dalë përjashta. Prit-prit, s’ashtë me ardh Cani. Kur u zdrit ma mirë, e
pashë pisin, i kishte hypë grues përmi. Niherë thash mos po m’ rrejnë
sytë, po, kur i pashë katër kamë të kthyeme me gishta teposhtë e po
shpurthin, u binda se sytë i kam në rregull. Pupë, kceva pi krevetit e iu
afrova ngat . Dashta me kapë për kamë po nuk guxova, thash, mos po ia
ngjes për kamë të grues e po bahna rezil. Pi sikletit, s’dita shka me ba, u
vesha, e çela derën, e përplasa me pikë të kastit dhe dola jashtë. De ta din
pisi ** po e sheh dikush e le t’i zhdrypë asaj pele, bre t’ amën e s’
amës ja q…!
-Po, e kujt ishte ajo pelë?,- e pyeta duke qeshur në mënyrë të
shfrenuar.
-E tij more, e kujt kujtove?!
-E po, s’paska ba gja të keqe lum Tyli. Pse po e merr kaq me hez?
-Qysh bre s’ka ba gja t’ keqe?! Në midis shtatëdhetë vetëve, ashiqare
me i kcye grues si tarak , mirë po të doket, a? Boll ma se m’ a plase
mullanin!
-A qyky koka kanë kiameti i madh, a?
-Po pra!
-E, për kiametin e vogël p’ e di unë.
-He ?,- më pyeti me nxitim.
-Ti e paske provue para Canit, ama derën s’ta ka përplasë kurrkush.
-Tuh, t’ gjet e zeza, t’ gjet , po haram i madh je!,- tha dhe që të dy ia
plasëm gazit.
-Mos ma merr ftyrën allahile!
-Jo Tyl, jo, pa u tubue krejt burrat, nuk ju kallëzoj.
- Çfarë hallalli je, edhe ktahen m’ a ban !,- më tha duke
qeshur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:47 pm

GJUNJËZIMI MILOSHEVIQIT


E mërkurë, 9 qershor,1999.
Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe ekonomike të Serbisë, nuk u
ndalën plot shtatëdhjetë e tetë ditë. Infrastruktura ushtarake dhe
ekonomike e Serbisë pësoi humbje katastrofale. Dhe, më 9 qershor të vitit
1999, Milosheviqi dhe ortakët e tij, më në fund, u gjunjëzuan para
bashkësisë ndërkombëtare, para NATO-s por edhe para UÇK-së.
Serbia e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë
Ky ishte lajmi më prituri dhe më i dëshiruari për popullin shqiptar , a
në veçanti për popullin shqiptar të Kosovës. Këtë lajm e pritën me gëzim
edhe popujt tjerë të botë së qytetëruar, madje, me siguri edhe vet serbët.
Lajmin e morëm përmes mediumeve elektronike shqiptare në orët e vona të
mbrëmjes. Ndonëse nuk ishte lajm befasues, disi nuk na dukej sihariq i
vërtetë. Sepse, asnjëherë nuk kemi dëgjuar lajme të mira për fatin tone,
po, përherë, zi e më zi. E, tashti na duket sikur na mashtrojnë veshët,
sikur shohim ëndërr. Po, fatmirësisht, lajmi është shumë i saktë.
Soldateska serbe, forcat paramilitare dhe bandat e ndryshme menjëherë dhe
pa asnjë kusht do të largohen nga Kosova përgjithmonë. Ushtarët e NATO-s do
të futen në Kosovë. Ato, tok me ushtarët e UÇK-së do të kujdesën për
sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve të Kosovës për një kohë të pacaktuar.
Gëzimi është i papërshkrueshëm. Natë e hareshme. Festë. Oborri i
kazermave në “Qendrën Stërvitore” të Pogradecit gumëzhinë sikur bleta kur
lëshon. Nuk merret vesh kush çka thotë. Të gjithë nxitojnë për të folur
diçka. Tollovi, urime, urime,vetëm urime. Klithje, por edhe lot, natyrisht
se kësaj here janë lot gëzimi.
Shmangem pak nga turma dhe i vështroj këta njerëz krejtësisht të dalldisur.
Në mesin e tyre jam edhe unë(!). Po po, edhe unë jam me ta(!).
Dhe në këtë çast më vajti mendje në Bllacë. Atje iu pata frikësuar vdekjes.
Jo se kam frikë nga ajo, se atë , patjetër do ta shijojmë që të gjithë, por
nuk dija se si do të përfundojë puna e jonë, ku do të shkojnë gjithë ata
njerëz, në duar të kujt do të bien, çka do të bëhet me Kosovën. Atëbotë (
në Bllacë) iu pata lutur Zotit të mos ma merr shpirtin pa e marrë vesh
epilogun e DRAMËS së quajtur KOSOVË.
E falënderoj Zotin që m’a mundësoj të kuptoj përfundimin e kësaj Drame;
m’ë lejoi ta shoh armikun e gjunjëzuar dhe kam bindje të plotë se unë dhe
bashkëkombësit e mi do të kthehemi në Dheun tonë, në mos në shtëpitë tona (
se shumica e tyre tanimë janë shkatërruar), në oborre, po. E, në oborret
tona me gërmadha do të bëjmë strehë, do të thithim ajrin tonë, do të
ngrohemi me Diellin tonë dhe do të flemë nën qiellin tonë të lirë,
njëherë, e insh’Allah përgjithmonë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:48 pm

HYRJA E NATO-s NË KOSOVË


E shtunë, 12 qershor, 1999.
Serbët detyrohen ta respektojnë ultimatumin. Ushtria, policia dhe forcat
paramilitare serbe me gjithë hajdutët e tyre gllabëruan çka patën
mundësinë të gllabërojnë dhe o shporrën nga Kosova.
Forcat e shumta të NATO-s, por jo vetëm të saj , se, ka edhe ushtarë të
shteteve që s’janë anëtarë të NATO-s, tani të grumbulluara në Fushën
Shkupit presin dritën jeshile për të hyrë në Kosovë.
Urdhërohen për marshim drejtë Saj.
Kolona e tankeve dhe e automjeteve të shumta të blinduara nisen drejtë
Hanit të Elezit. Sipër kolonës, helikopterët më të përsosur të NATO-s
përcjellin kolonën e vet dhe vëzhgojnë terrenin pëllëmbë për pëllëmbë.
Gjëmon lugina e Lepencit . Kolona marshon. Tanket i afrohen Hanit të
Elezit. Ato janë të gatshme për tu përballë me çdo forcë eventuale.
Kameramanët dhe gazetarët nga i gjithë rruzulli tokësor janë përqendruar në
pikën kufitare. Ata kanë përgatitur objektivat e aparateve të tyre për
të kapur pamjen madhështore të futjes së NATO-s në Kosovë. Po. Tanket i
afrohen vijës së kufirit, e kalojnë atë pa asnjë pengesë, futen në tokën e
Kosovës. Xhiruesit bëjnë punën e tyre në mënyrë tepër profesionale:
Shënojnë pamje atraktive të marshimit të tankeve në tokë dhe të
helikopterëve në ajër drejtë Kaçanikut. Tundet dheu, ushton
gryka,dridhen kodrat.
Këto pamje i pa tërë bota, i pashë edhe unë , këtu, në Pogradec i pashë, se
këtu isha dhe ende jam fizikisht, me trup, por me shpirt e mendje jam në
kolonë. Edhe unë po marshoj(!) bashkë me kolonën drejt Kaçanikut,
Ferizajt, Prishtinës,...
Meqë, m’ u krua,mender me thënë ,të merrem me këtë temë, jam i obliguar
t’ ju shpjegoj se për çfarë arsye ndërhyri NATO-ja në Kosovë.
O lexues të mi, kudo qofshi dhe kushdo qofshi: NATO, nuk e invadoi
Kosovën, nuk e pushtoi atë. Ajo nuk pati qare as derman pa e marrë këtë
hap. Se, ishin në pyetje jetërat e afër tre milionë njerëzve, hej! Merreni
me mend , në këtë çast kur unë po i shkruaj këta pak rreshta, afër një
milion shqiptarë ( të dëbuar tashti frik) të Kosovës janë të shkapërderdhur
nëpër katër kontinentet e botës(!) : në Evropë, në Amerikë, në Australi dhe
në Azi (Turqi). Pra, NATO nuk e okupoi Kosovën për hatrin e dikujt. Ajo e
shpëtoi atë, shpëtoi afër tre milionë njerëz që ishin buzë shfarosjes nga
krimineli Milosheviq dhe bandat e tij. E keni të çartë tani?!
Kjo është arsyeja e ndërhyrjes , kjo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:48 pm

KTHIMI NË KOSOVË

Menjëherë pas futje së forcave të NATO-s në Kosovë, shqiptarët e
strehuar në Maqedoni e Shqipëri vërsulen drejt trojeve të tyre . Fluksi
është aq i madh sa që bllokohen edhe rrugët si ajo drejtë Hanit të Elezit,
Glloboçicës e sidomos ajo Morinë - Vërmnicë. Edhe kolonat e NATO-s
pengohen. Krijohet rrëmujë e paparë. Ndërkombëtarët sugjerojnë popullatën
që të jenë shumë të kujdesshëm në këto çaste . Dihet, ushtria serbe ka
minuar fusha të tëra , vendkalime kyçe, oborre madje edhe shtëpi, pra,
mund të pësojnë tragjedi të papritura.
“Kujdes nga minat! Kujdes nga minat! Kujdes nga minat!,’’- thuhet në çdo
anë.
Për çudi popullata s’ua vë veshin këtyre vërejtjeve. Ajo
vërshon si lumi pas stuhisë.
Me autobusë, minibusë, maune, vetura e traktorë marshojnë, marshojë drejt
vendlindjes së tyre. Duket sikur bëjnë gara se cili do të kthehet i pari.
Po magnetike qenka vendlindja!
S’kanë faj mileti, s’kanë!
Këtu, në kampin tonë, matrapazët e mjeteve të transportit fërkojnë duart.
-Emo, njëqind marka për frymë,s’janë shumë për t’ju shpjerë në
shtëpi,-thonë.
E, ata që kanë para, s’bëjnë fjalë. Marrin minibusë, autobusë shkojnë,
shkojnë. Për pak ditë , banorët e kampit u përgjysmuan. Ne u marrim lakmi
atyre që po ecin. Neve që ngelëm për shkak të mungesës së parave na duket se
kurrë nuk do të vemi në shtëpitë tona, ndonëse e dimë se dhe ne një
ditë patjetër do të kthehemi, por si.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:49 pm

FATI NË FATKEQËSI


E diele, 20 qershor, 1999.
Se, edhe ne do të kthehemi në shtëpitë tona, e dinim, ama, se do të
kthehemi në mënyrë përrallore sikurse në përrallat e “Një mijë e një net”,
bash si Alajdini me qilimin e tij fluturues, këtë as optimistët më të
mëdhenj nuk kanë mundur ta imagjinojë.
Sot, në kamp erdhën tre nëpunës vendorë dhe një gjerman. Kërkesa e tyre
ishte që ta mbajmë një takim urgjent dhe shumë të rëndësishëm. Tubimin
e organizuam në sallën e kuzhinës. Pa u vonuar, gjermani e mori fjalën :
-Miq të mi, e di se jeni tepër të lumtur me përfundimin e gjithë kësaj
drame që përjetuat ju por edhe ne. Lufta më në fund mori fund. Fitoi
Kosova, fituat ju por fitoi edhe tërë bota. Ju, të gjithë do të ktheheni
nëpër vendet e juaja, shtëpitë e juaja, që ndoshta shumica prej jush
edhe s’i kenë. Unë jam i bindur se me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare do
t’i ndërtoni edhe më të mira. (Duartrokasim gjatë). Për të mos e zgjatur më
shumë po flas për qëllimin e ardhjes sonë këtu. Jam i njoftuar se një numër
bukur i madh i të dëbuarve tani veç janë kthyerën në Kosovë. Nuk ka qenë
dashur të nguten e të shkojnë në mënyrë të paorganizuar. Nejse, ajo është
punë e tyre!. Ju që jeni këtu, mos gaboni!Ju do të ktheheni në mënyrë të
organizuar. Deri në Kukës do të shkoni me helikopterët e NATO-s, e prej
andej me autobusë të UNCHR-së deri në vendbanimet tuaja. (Ne të
kthehemi me helikopterët e NATO-s(!), e pabesueshme hej!. Prapë duartrokasim
në mënyrë frenetike).
Së pari do të shkojnë banorët që janë nën tenda matanë Pogradecit, ata të
kampit të “Tekstilit”, pastaj këta të Çatromit, afër jush, ndërsa ju do
të shkoni të fundit. Besoj se do të hasi në mirëkuptimin tuaj. Kjo radhitje
është bërë sipas kushteve të banimit e jo për ndonjë arsye tjetër. (Sërish
duartrokasim).
Ju keni një detyrë precize për ta kryer: Duhet ta bëni regjistrimin e
banorëve të kampit për çdo familje, emrin dhe mbiemrin e kryefamiljarit,
emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të familjes dhe numrin e tyre veç e veç.
Këtë punë duhet kryer më së largëti deri nesër në orën dymbëdhjetë.
Qartë?-na pyeti.
-Si urdhëroni zotëri!,- i thamë.- Kjo punë ka për tu kryer menjëherë.
Ata shkuan në punën e tyre kurse ne dolëm më shumë se të gëzuar. Na u
duk sikur pamë një ëndërr të bukur. Por fati e deshi që kjo të mos jetë
ëndërr. Lajmi gazmor menjëherë u përhap në tërë kampin.
“D të fluturojmë,do tëfluturojmë! Me helikopterët e NATO-s do të kthehemi në
Kosovë!-thirrnin fëmijët. Ne, të rriturit po u ndihmojmë fëmijëve. Po për
Zotin,jemi bërë tamam sikurse fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 4:50 pm

KTHI ME HELIKOPTERË TË NATO-s



E martë, 6 korrik 1999.
Qe dhjetë ditë, stadiumi i Pogradecit është shndërruar në pistë
helikopterësh transportues të NATO-s. Aty zbresin, mbushen me udhëtarë të
pazakonshëm, ngritën në ajër duke gjëmuar dhe shkojnë drejtë Kukësit,
zbresin, zbrazen dhe prapë kthehen në Pogradec. Qarkullojnë pandërprerë.
Sipas planit, ne duheshim larguar të fundit.
Po, na erdhi radha.
Asnjëherë në jetën tonë nuk kemi përjetuar kënaqësi më të madhe.
Arsyeja e parë është se po kthehemi në vendin tonë, në shtëpitë tona. E
dyta se po kthehemi me fitore. E treta, është dallimi se si jemi dëbuar e
si po kthehemi. E katërta, gjatë dëbimit jemi torturuar e plaçkitur nga
bandat serbe, kurse tashti po kthehemi me helikopterë, nën mbikëqyrje të
ushtarëve të NATO-s, madje duke i marrë edhe nga pesëdhjetë marka gjermane
për kokë njeriu. Dhe, së fundi, po fluturojmë me helikopterë të NATO-s gjë
të cilën kurrë as në ëndrra nuk e kemi parë. Pra, kemi arsye për të qenë të
gëzuar, apo?
Helikopteri i caktuar për ne ateron në stadium. Edhe plepat rreth stadiumit
lakohen nga fryma që shkaktojnë dy palë flatra të helikopterit. Qetësohet
helikopteri. Ne, tridhjetë e shtatë banorë të lagjes sonë, të gjithë fqinjë,
nisemi drejtë tij. Me vete kemi edhe ca çakla. Ne nuk brengosemi për to.
Ushtarët janë ata që me kujdes i ngarkojnë . Neve na radhitin dhe secilit
na i mbyllin veshët me njëfarë mjeti të panjohur. Vetëm Kdriu nuk pranoi ti
mbyll veshët. Po, kur ushtarët morën vesh se ai është i shurdhër, qeshën të
gjithë. Futemi brenda dhe të gjithëve na lidhin me rripa sigurie. Derën e
pasme se mbyllën fare. Piloti ndez makinën. Bubullima është trishtuese.
Rreth e përqark pluhur, luhatje plepash. Ngadalë, gati se pa u diktua
shkëputet nga toka dhe ngritët përpjetë drejtë qiellit. Ne nuk bëzajmë.
Helikopteri shpejt doli mbi sipërfaqen e Liqenit të Ohrit. Për një moment,
u ndal mbi liqen. Ktheva kokën në dritare dhe pashë valët e liqenit të
trazuara nga forca e ajri të dy palë flatrave. Në këtë çast u tremba bukur
shumë.
Se, shumë vite më parë pata parë një ëndërr identike me këtë pamjen që pashë
tani mbi liqe.
Disi udhëtonim me një aeroplan mbi një det të hapur. Papritmas aeroplanit i
hargjohet kerozina . Aeroplani sikur u ndal. Udhëtarët i kap paniku. Por ,
piloti i urtë, i qetëson udhëtarët që të mos brengosen fare se aeroplani ka
për të rënë në ujë dhe se nuk do të pësojë asnjë udhëtarë. Atëbotë më pati
dalë gjumi nga frika dhe qesh gëzuar që kisha qenë në ëndërr.
Tashti nuk jam në ëndërr. Jam vet i pesti (se edhe Muharremi ka ardhur nga
Gostivari, kurse Enveri me 26 qershor është demobilizuar nga UÇK-ja) me
tridhjetë e dy fqinjë, e sikur të ndodhte një e keqe, do të zhdukeshim disa
familje të një lagjeje përnjëherë.
Po, për fat të mirë, helikopteri u ngrit më lart, bëri një gjysmë harku dhe
u drejtua drejt Strugës. Fluturojmë nëpër luginën e Drinit të Zi bash
sikurse Alajdini me qilimin e tij fluturues, por me një dallim, se, ai
ishte fluturim përrallor, kurse ky i yni është fluturim i vërtetë.
Kështu, për tridhjetë e shtatë minutë ateruam në Kukës.
Natën e kaluam në një tendë në afërsi të Kukësit. Të nesërmen, më shtatë
korrik, një autobus, një kamion, një veturë e kryqit të kuq dhe dy makina
karabinierësh italianë na pritnin për të vazhduar maratonën tonë për në
cakun definitiv. Në autobus futen pesëdhjetë e katër banorë të mëhallës
sime, e, në kamionë fusim ato pak sende që kishim sjellë nga Pogradeci.
Nisim rrugëtimin drejtë Morinës. Së pari një makinë karabinierësh, autobusi,
kamioni, vetura e ambulancës dhe në fund prapë një makinë karabinierësh. Në
dalje të Kukësit marrim gjëra ushqimore, mjete për higjienë personale së
pakut për një muaj, pastaj nga një sasi bukur të madhe najloni për të
ndërtuar strehë po qe e nevojshme.
Karabinierët nisën makinën drejt Kosovës , pas saj autobusi, kamioni,...
Kufirin e kalojmë pa asnjë problem. Vazhdojmë drejt Prizrenit, Suharekës
së shkrumbuar e të rrënuar krejtësisht. Trishtohen fëmijët me pamjet e
gërmadhave. Makinat s’ndalen askund. Vazhdojnë drejtë Grykës së
Carralevës , Shtimes, Ferizajt- cakut të maratonës sonë nëntëdhjetë e katër
ditëshe. Po. Futemi në Ferizaj. Tani,disa nuk mund përballojnë. Qajnë.
Qajnë por jo sikurse me një e dy prill. Tjerë lot janë këta, tjerë.
Futemi në lagjen tonë. Më duket se po na përshëndetin shtëpitë e mbetura
por edhe gërmadhat. Të gjitha na njohin: edhe shtëpitë, edhe gërmadhat,
edhe rruga. Futemi në oborr. Ne s’e njohim oborrin tone. Qenka bërë
tebdil.Barojet paskan mbuluar gjithçka. Megjithate, jemi tepër të gëzuzr.
Këtu, ja, mu këtu është caku i maratonës sonë nëntëdhjetë e katër ditëshe..
Me germadhat e shtëpisë sonë bëmë një strehë të vogël, e mbuluam me najlon,
shtruam disa shilte të vjetra që nuk i paskan marrë hajdutët. Ramë njëri
pranë tjetrit për të fjetur.
Sa bukuuur!
Thithim ajrin tonë, shikojmë hënën tonë, sodisim qiellin tonë , kënaqemi me
yjet tona. Edhe më shumë do të kënaqemi me Diellin tonë.
Tash, edhe në vdeksha , mos më qani!

FUND .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Aug 14, 2008 5:03 pm

Pasi qe te lexoni kete novele -roman
Ju qe keni udhetuar ne ate kohe qe kan kujtime mundeni ti sjellini prej kah u niset, si udhetuat, nga c rruge i rate e ne se ja mban mend dhe datat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyThu Oct 23, 2008 12:04 pm

biligoa shkruajti:
D I T A R

“ LUFTA, O MËSUES, LUFTA! ”

O njerëz, shpaloseni këtë d i t a r
për të mos e harruar Dramën e juaj, e ju,
pasardhës , për të mësuar Dramën e të
parëve tuaj!
Autori
I nderuar Hajrush  ditari e lexova dhe e pashe te hudhes te jete ne kete forum, me thane te drejten u emocjonova pa mase, dhe me vjen shum keq qe engjujt tane kane perjetue ate tmer, 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dai Feri
Fillestar/e
Fillestar/e
Dai Feri


Female
Numri i postimeve : 5
Age : 64
Vendi : ferizaj
Profesioni/Hobi : mësues,dhe vetëm mësues
Registration date : 21/10/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyFri Oct 24, 2008 2:50 am

biligoa,ju m'ë keni nderuar me postimin e ditarit në këtë forum,
Ju jam mirnjohës,se ,tashti,një numër më i madh lexuesish do kenë rastin ta lexojnë por edhe të mësojnë sado pak për fatin tonë e sidomos për fatin e fëmijëve tanë, sepse, me sa kam lexuar unë gjer me sot, askush nuk e ka trajtuar këtë temë.
Ju përshëndes Juve personalisht,stafin tuaj gje gjithë lexuesit.
Hadi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyFri Oct 24, 2008 12:15 pm

Dai Feri shkruajti:
biligoa,ju m'ë keni nderuar me postimin e ditarit në këtë forum,
Ju jam mirnjohës,se ,tashti,një numër më i madh lexuesish do kenë rastin ta lexojnë por edhe të mësojnë sado pak për fatin tonë e sidomos për fatin e fëmijëve tanë, sepse, me sa kam lexuar unë gjer me sot, askush nuk e ka trajtuar këtë temë.
Ju përshëndes Juve personalisht,stafin tuaj gje gjithë lexuesit.
Hadi
Se pari mire se na erdhe ne forumin Bashkimi KombetarNderi resprkti eshte i yti qe na mundesuat te lexojme kete ditar te mrekullueshem, pa shpenzime, Se pakti ne te ardhme do jeshe adhuruar nga lexuesit  Hajrush Idrizi suksese. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Poeti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Poeti


Numri i postimeve : 172
Registration date : 18/07/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptyFri Oct 24, 2008 12:32 pm

Z. Hajrush,

E kam lexuar Ditarin tuaj edhe ne nje forum tjeter ku edhe e kam dhene komentin tim, mirepo meqe eshte vertete shume permbajtesor dhe domethenes nuk mundem qe mos te ju falemnderohem edhe ne kete forum per punen e madhe qe keni bere dhe trashegimin qe me kete ditar u keni lene gjeneratave qe vijne ne menyre qe mos te harrojne perjetimet qe kishim gjate luftes me shkja.

Te falemnderit edehe nje here nga thellesi e zemres.

Respekt Poeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dai Feri
Fillestar/e
Fillestar/e
Dai Feri


Female
Numri i postimeve : 5
Age : 64
Vendi : ferizaj
Profesioni/Hobi : mësues,dhe vetëm mësues
Registration date : 21/10/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptySun Oct 26, 2008 3:00 am

Për lexuesit:
Ndoshta ndonjëri nga lexuesit është i interesuar të di diçka më shumë për mua,unë po ua plotsoj këtë dëshirë duke e dhënë edhe biografinë time të shkurtër në këtë forum:
-------------------





BIOGRAFIA





Jeta ime është tepër dramatike, me
batica e zbatica dhe shumë interesante. Po
e shoh të arsyeshme të jap ca të dhëna sidomos për fëmijërinë time.



Ati im ,Qazimi është rritur pa
asnjërin prindë-jetim. Atë e rrit gjyshja ,të cilin edhe arrin ta martojë me
time mëmë në vitin 1938.



Dhe, pas shtatë vitevemartesë,më sakt,më 25
qershor të vitit 1945,lindem në katundin Sllakovci Jerli,komuna e
Gjilanit. Pastaj , pas dy viteve,më
1947, mamaja ime lind edhe një djalë, por manjëhere(gjatë lindjes) ajo vdes.
Babai ngel me te posalindurin dhe me mua dyvjeqar.



Dy vite rresht merr rolin e mamasë,përkujdeset për foshnjën
ama edhe për mua.



Në vitin 49 martohet me një
vejushë, e cila lind dy vajza.



Më duhet ta theksoj patjetër,se, i
vetmi njeri i fshatit që dinte shkrim- leximin (kishte mësuar në ushtri) në
gjuhën serbe ishte ati im. Nisur nga ky fakt,hyn në punë në një shitore
shtetërore që furnizonte katër fshatra të Malësisë së Zhegocit.Tashti,gjatë
afër katër viteve , me sa di unë, pati një jetë të qetë dhe të lumtur.



Mirëpo,çuditërisht,kah fundi i
vitit 1952, brenda një muaji i vdesin te
dy vajzat, ndërsa në prill të vitit 1953, i ndodh një tragjedi marramëndëse:
Vëllai im Ymeri vdes të shtunën ndërsa njerka ime, të nesèrmen në mbrëmje.



Mua më bëhej se pas dy-tri ditësh
edhe unë do vdes ama nuk e dija se cili do vdesim përpara, unë apo babai.



Se si i peballoi ati kësaj shfarosje të familje së tij ,vetëm
Zoti e di.



Pas kësaj tragjedie, ati e lë
punën dhe fillon të përkujdeset për mua dhe vetëm për mua.



Vjen viti 1956. Serbijanët
fillojnë akcionin - “gumbullimi i armëve”. Atin tim e ftojnë të parin dhe ia
kerkojnë hiq më pak se një mitraloz të rëndë duke i thënë se “ti ke qenë
vullnetar i Mulla Idriz Gjilanit gjatë vitit 1944 , madje roje e tij personale në Kikë”.



Pohimi se na ishte vullnetar i
Mulla Idrizit Përlapnicës ishte e sakt, ama mitraloz nuk kishte, por qëllimi
nuk ishte tek arma,po dihet, tek dajaku. Policia sllave e dërmon në mënyrën më
barbare madje e bëjnë të paaft edhe fizikisht.



Disa plaka të fshatit e mjekojnë
duke e mbështjellur me lëkura te deleve të sapotherrura dhe me ndihmen e Zotit,
përmirsohet dukshëm.




Më 6 maj të vitit 1956, shperngulemi
për në Ferizaj më qëllim të gjetjes se ndonjë mundësie për të ikur në
Turqi.-“Të vetmin ymyt e kam në këtë djalë dhe nuk du me e lanë ner shka”,- u
pat thane fshatarëve.



Unë
kishja mbaruar shkollën fillore katër
klasëshe në vendlindje ,por dy
vite nuk vajta në shkollë fare,sepse,
shpresonim se do ecim për në Turqi. E,
kur e pamë këtë pamundësi, regjistrohem në shkollën tetvjeqare, pastaj në
Shkollën Normale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, dhe me 5 qershor të vitit 1967
diplomohem për mësues. Dhe, menjëherë, në shtator të vitit 1967 ia fillova
punës –mësues në Skollën Fillore në
Cërrnillë.



Meqë në shkollën normale ishim
armatosur me plot dituri profesionale, punës ia fillova me një vullnet të
pashpjegueshëm. Madje, në fshat shumë shpejtë fitova respekt ndoshta edhe të
tepruar nga të gjithë fshatarët pamarrë parasysh moshën apo gjininë.



Pas dhjetë viteve punë në
Cërrnillë,transferohem në Prelezin Muhaxhier,ku
edhe sot punoj po aty.



Jam shumë krenar me punën time, me
angazhimin tim permanent në përkryerjen e metodologjisë në punë. Caku im ishte
shumë konkret: Arsimimi i nxënësve me
metodat më bashkëkohore dhe edukimi i tyre me vlerat më humane e njerëzore.
Caku im kryesor ishte ngritja e vetëdijes kombëtare tek nxënësit por jovetëm
tek ata por edhe tek mbarë popullata. Zaten, këtë e kishim edhe porosi nga profesorët tanë.



Jam shumë krenar me nxënësit e mi,
një numër i madh i të cilëve kanë mbaruar fakultete e edhe magjistratura,e që edhe sot përulen para meje duke me thënë-“Mësues, ne përherë jemi të vegjël
para teje”.



Jam shumë krenar që deri me ditën
e sotme (20 qershor 2008) ASNJËHERË nuk kam patur mosmarrëveshtje me asnjë
prindër-ama bash me asnjë.



Jam fatlum që pata rastin t’a kem
nxënëse Albanë Dushkun, e cila m’ë detyroi, m’ë obligoi apo ndoshta edhe m’ë urdhëroi për ta shkruar këtë



D I T A R, të
cilin moderatorët e faqeve të internetit e cilësuan dhe e
publikuan si ROMAN.



Jam krenar me një pohim të
Albanës të publikuar në “Iliria –POST” ku mes tjerash thotë
:-“
Sot, kur jam më e rritur dhe po i kuptoj gjërat më ndryshe, po habitem me mësuesin tim.




Ku e gjeti gjithë atë energji në
ato momente tepër dramatike të merret me
shkrime?! Si është e mundur ta përshkruajë katrahuren e Bllacës mu në vendin e ngjarjes, aty në mesin e dhjetra mijëra njerëzve,shumica ”të humbur
në kohë dhe hapsurë,siç thot ai”?!Kjo po më habit.



Msuesi
im ( ndoshta jam subjektive) është hiq
më pak se një HERO. Ju do të më pytni si? Përgjigjjen e kam të thjesht. Mësuesi im
nuk është hero i luftes me shpatë
apo me pushkë. Mësuesi im është bërë hero mi laps. Pra, të mos u bie pika juve
që nuk pajtoheni me mua. Se, e di mirë se çka po flas. Edhe unë e kam të
drejtën të gjykoj. Pra,ka heronj të shpatës, ka heronj të pushkës dhe ka heronj të pendës E mësuesi im
është hero i pendës”-mbarimi i citimit të Albanës nga Suedia,personazhja kryesore e
romanit.




Tash,librin e keni .Lexojeni!






Autori


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dai Feri
Fillestar/e
Fillestar/e
Dai Feri


Female
Numri i postimeve : 5
Age : 64
Vendi : ferizaj
Profesioni/Hobi : mësues,dhe vetëm mësues
Registration date : 21/10/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptySun Oct 26, 2008 3:11 am

P.S:
Kërkoj falje nga lexuesit për gabimet teknike që u shfaqen gjatë postimit me mënyrën Copy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dai Feri
Fillestar/e
Fillestar/e
Dai Feri


Female
Numri i postimeve : 5
Age : 64
Vendi : ferizaj
Profesioni/Hobi : mësues,dhe vetëm mësues
Registration date : 21/10/2008

Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 EmptySun Oct 26, 2008 2:53 pm

Dai Feri shkruajti:
Për lexuesit:
Ndoshta ndonjëri nga lexuesit është i interesuar të di diçka më shumë për mua,unë po ua plotsoj këtë dëshirë duke e dhënë edhe biografinë time të shkurtër në këtë forum:
-------------------



BIOGRAFIA



Jeta ime është tepër dramatike, me
batica e zbatica dhe shumë interesante. Po
e shoh të arsyeshme të jap ca të dhëna sidomos për fëmijërinë time.

Ati im ,Qazimi është rritur pa
asnjërin prindër-jetim. Atë e rrit gjyshja ,të cilin edhe arrin ta martojë me
time mëmë në vitin 1938.

Dhe, pas shtatë vitevemartesë,më sakt,më 25
qershor të vitit 1945,lindem në katundin Sllakovci Jerli,komuna e
Gjilanit. Pastaj , pas dy viteve,më
1947, mamaja ime lind edhe një djalë, por manjëhere(gjatë lindjes) ajo vdes.
Babai ngel me te posalindurin dhe me mua dyvjeqar.

Dy vite rresht merr rolin e mamasë,përkujdeset për foshnjën
ama edhe për mua.

Në vitin 49 martohet me një
vejushë, e cila lind dy vajza.

Më duhet ta theksoj patjetër,se, i
vetmi njeri i fshatit që dinte shkrim- leximin (kishte mësuar në ushtri) në
gjuhën serbe ishte ati im. Nisur nga ky fakt,hyn në punë në një shitore
shtetërore që furnizonte katër fshatra të Malësisë së Zhegocit.Tashti,gjatë
afër katër viteve , me sa di unë, pati një jetë të qetë dhe të lumtur.

Mirëpo,çuditërisht,kah fundi i
vitit 1952, brenda një muaji i vdesin te
dy vajzat, ndërsa në prill të vitit 1953, i ndodh një tragjedi marramëndëse:
Vëllai im Ymeri vdes të shtunën ndërsa njerka ime, të nesèrmen në mbrëmje.

Mua më bëhej se pas dy-tri ditësh
edhe unë do vdes ama nuk e dija se cili do vdesim përpara, unë apo babai.

Se si i peballoi ati kësaj shfarosje të familje së tij ,vetëm
Zoti e di.

Pas kësaj tragjedie, ati e lë
punën dhe fillon të përkujdeset për mua dhe vetëm për mua.
Vjen viti 1956. Serbijanët
fillojnë akcionin - “grumbullimi i armëve”. Atin tim e ftojnë të parin dhe ia
kerkojnë hiq më pak se një mitraloz të rëndë duke i thënë se “ti ke qenë
vullnetar i Mulla Idriz Gjilanit gjatë vitit 1944 , madje roje e tij personale në Kikë”.
Pohimi se na ishte vullnetar i
Mulla Idrizit Përlepnicës ishte e sakt, ama mitraloz nuk kishte, por qëllimi
nuk ishte tek arma,po dihet, tek dajaku. Policia sllave e dërmon në mënyrën më
barbare madje e bëjnë të paaft edhe fizikisht.
Disa plaka të fshatit e mjekojnë
duke e mbështjellur me lëkura te deleve të sapotherrura dhe me ndihmen e Zotit,
përmirsohet dukshëm.
Më 6 maj të vitit 1956, shperngulemi
për në Ferizaj më qëllim të gjetjes se ndonjë mundësie për të ikur në
Turqi.-“Të vetmin ymyt e kam në këtë djalë dhe nuk du me e lanë ner shka”,- u
pat thane fshatarëve.

Unë
kishja mbaruar shkollën fillore katër
klasëshe në vendlindje ,por dy
vite nuk vajta në shkollë fare,sepse,
shpresonim se do ecim për në Turqi. E,
kur e pamë këtë pamundësi, regjistrohem në shkollën tetvjeqare, pastaj në
Shkollën Normale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, dhe me 5 qershor të vitit 1967
diplomohem për mësues. Dhe, menjëherë, në shtator të vitit 1967 ia fillova
punës –mësues në Skollën Fillore në
Cërrnillë.
Meqë në shkollën normale ishim
armatosur me plot dituri profesionale, punës ia fillova me një vullnet të
pashpjegueshëm. Madje, në fshat shumë shpejtë fitova respekt ndoshta edhe të
tepruar nga të gjithë fshatarët pamarrë parasysh moshën apo gjininë.
Pas dhjetë viteve punë në
Cërrnillë,transferohem në Prelezin Muhaxhier,ku
edhe sot punoj po aty.
Jam shumë krenar me punën time, me
angazhimin tim permanent në përkryerjen e metodologjisë në punë. Caku im ishte
shumë konkret: Arsimimi i nxënësve me
metodat më bashkëkohore dhe edukimi i tyre me vlerat më humane e njerëzore.
Caku im kryesor ishte ngritja e vetëdijes kombëtare tek nxënësit por jovetëm
tek ata por edhe tek mbarë popullata. Zaten, këtë e kishim edhe porosi nga profesorët tanë.
Jam shumë krenar me nxënësit e mi,
një numër i madh i të cilëve kanë mbaruar fakultete e edhe magjistratura,e që edhe sot përulen para meje duke me thënë-“Mësues, ne përherë jemi të vegjël
para teje”.
Jam shumë krenar që deri me ditën
e sotme (20 qershor 2008) ASNJËHERË nuk kam patur mosmarrëveshtje me asnjë
prindër-ama bash me asnjë.
Jam fatlum që pata rastin t’a kem
nxënëse Albanë Dushkun, e cila m’ë detyroi, m’ë obligoi apo ndoshta edhe m’ë urdhëroi për ta shkruar këtë
D I T A R, të
cilin moderatorët e faqeve të internetit e cilësuan dhe e
publikuan si ROMAN.
Jam krenar me një pohim të
Albanës të publikuar në “Iliria –POST” ku mes tjerash thotë :-“
Sot, kur jam më e rritur dhe po i kuptoj gjërat më ndryshe, po habitem me mësuesin tim.
Ku e gjeti gjithë atë energji në
ato momente tepër dramatike të merret me
shkrime?! Si është e mundur ta përshkruajë katrahuren e Bllacës mu në vendin e ngjarjes, aty në mesin e dhjetra mijëra njerëzve,shumica ”të humbur
në kohë dhe hapsurë,siç thot ai”?!Kjo po më habit.
Msuesi
im ( ndoshta jam subjektive) është hiq
më pak se një HERO. Ju do të më pytni si? Përgjigjjen e kam të thjesht. Mësuesi im
nuk është hero i luftes me shpatë
apo me pushkë. Mësuesi im është bërë hero mi laps. Pra, të mos u bie pika juve
që nuk pajtoheni me mua. Se, e di mirë se çka po flas. Edhe unë e kam të
drejtën të gjykoj. Pra,ka heronj të shpatës, ka heronj të pushkës dhe ka heronj të pendës E mësuesi im është hero i pendës”-mbarimi i citimit të Albanës nga Suedia,personazhja kryesore e DITARIT(ROMANIT)

Tash,librin e keni .Lexojeni!


Hadi


P.S:
Të nderuar moderatorë,
M'u desh të bëj një korrigjim të vogël gjuhësor por ma shumë teknik në postimin e parë.Ju luem, postimin e parë hiqeni ,ky më duket paksa më mirë iradhitur.


[/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Hajrush Idrizi - "   Hajrush Idrizi - " - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hajrush Idrizi - "
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
 Similar topics
-
» NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
» "Një këndvështrim i ri i një bote... poetja Albina Idrizi
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: