Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkrime për Havzi Nelën -

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 12:21 pm

Përndjekjet sistematike
Me shumë lehtësi mund të përfytyrojmë gropshtinën e vuajtjes të projektuar dhe të ndërtuar përmes një kujdesi a zelli të tepërt dhe e mbyllur në çdo qelizë të saj, por prapë e ruajtur me qindra dryna. Gropshtina nuk ka as hyrje dhe as dalje: brenda saj është i ndrymë H. Nela, një ndrymje për t'i marrë frymën, një lloj përpjekjeje si për ta bërë atë të pendohej pse kish ardhë n'atë botë. Atëherë, mund të marrim me mend gropshtinza të veçanta nëpër të cilat lëviz mundimshëm ai, ku njëra s'i ngjan tjetrës, por gjithkush mund të dallojë se njëra prej tyre është e zbrazët, ku s'duket gjë tjetër, veç një litar që lëkundet në ajrin mbytës.
Mu n'atë ferrnajë të vuajtjes vepron çdo qelizë e mendjes së tij ditë e natë. N'atë mbyllje e stërmbyllje, lirinë e gjen vetëm brenda mendjes së vet; këtu veprimi është i plotë, i krejtfuqishëm. Rrjedhimisht, e ngre dhe e ringre atë në përmasat e një institucioni me plot dyer të çelura: një zë që del nga errësira apo terrnimi i paskajshëm, një lloj dëshmie e vuajtjes dhe mbijetesës së tij dramatike; qyshprej aty mundohet të përcjellë një kumt që shpërfill terrin dhe ndrymjen.
Mundohet të shohë përmes skëterrës, aq sa mund të shihet.
Përpiqet të dallojë dritën, aq sa mund të duket, mu edhe prej aty ku ferri ka zonën e vet më të pushtetshme.
Në vitin 1916, mistikun rus G. Rasputin, e helmuan me një helm me të cilin mund të mbyteshin dhjetë vetë, por ai shpëtoi, më pas e qëlluan me revole në shpinë, por prapë shpëtoi, e qëlluan edhe tri herë të tjera dhe që të siguroheshin që ai kishte vdekur përnjëmend e hodhën në lumin e akullt Neva. Përpjekja për t'i marrë shpirtin Rasputinit pati një kohë të shkurtër fizike, ndërsa në rastin H. Nela, përpjekja shtrihet gjatë në kohë. Trupi i tij i stërmunduar po soset vazhdimisht nga viti në vit, sikur të mos jetë trup njeriu, por shtatore që zhvendoset nëpër gropa e gropëza të ferrit. Natyrisht, përmasat e vuajtjes dhe mbijetesës së tij, por njëkohësisht, edhe të një qëndrese thuajse epike, gjer në marrjen e frymës qenë jashtëzakonisht dramatike.
Mund të thuhet se kjo është vetëm pjesa e jashtme, si me thënë, orientuese për këdo, për të vëzhguar tablonë e mundimeve të tij. Në rast se e heqim kapakun për të parë ferrnajën e mundimeve, me lehtësi mund të vërejmë se fijet e saj janë futur në trupin e tij si gjilpëra tejpërtej.
E kish mbledhë veten dhe e kish parë më të arsyeshme që të mos kryeshtrohej, duke e ndjerë se kryeshtrimi mund të ish vdekje reale për të dhe jo vdekje e jashtme që mund t'i vinte nga gjëra të tjera, vdekje që do t'i vinte shumë kohë më parë se mund t'i vinte vdekja natyrore, me fjalë të tjera, ai tani e kish mbledhë veten se duhej të bënte sakrifica të vazhdueshme që nuk dihej se kur do të sosnin, siç pat menduar se do të kish edhe mundime të të tjerëve për të, dhe kjo do të vinte vetëm atëherë kur ai të kish vdekur, kur s'do t'ish më në atë botë, në atë mbledhnajë njerëzish që s'kish pranuar kurrsesi t'i përshpirtej kujt, dhe mundimet për të do t'ishin vetëm duke kërkuar varrin e tij, varrin që s'dihej se në ç'humnerë mund të hapej shkel e shko.
Më 16 shtator 1968, në burgun e Vlorës, shënonte:
"Unë i kam vu vehtes për detyrë të ruej nderin dhe dinjitetin tim si njeri, të ruej pastërtinë e shpirtit dhe të zemrës dhe fytyrën të papërlyeme, ashtu si dje jasht, edhe sot këtu brenda, të rroj dhe të vdes si njeri".
Tashmë ka nisuë shtegtimin nëpër burgje, duke kaluar për rreth 20 vite, prej njërit burg në tjetrin: Elbasan, Vlorë, Spaç, Burrel, Ballsh, Qafë Bari.
Po citojmë vetëm një pjesë të fjalës së tij në debat me hetuesin në gusht të '75-s, kohë kur do të ridënohej edhe me tetë vite të tjera për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor". Është po njeriu u vitit 1967, njeriu i rebelimit të madh ndaj hijes së keqe që po lëshohej nëpër Shqipëri, por tani, më i konsoliduar, më vizionar dhe vazhdon të mos tundohet para vuajtjeve të tjera që e prisnin:
(H. Nela: Lidhur me fenë, ajo duhet të ishte lënë e lirë nga shteti për ta ushtruar populli, mos të merreshin masa kaq të forta që ajo të zhdukej, por partia të bënte propagandën e saj gradualisht. Me një fjalë, unë jam njeri besimtar dhe besoj tek feja.
Përsa i përket kolektivizimit të bujqësisë, unë kam mendimin se është shpejtuar në zonën e malsisë, se atje është përdorur edhe forca për t'i futur njerëzit në kolektivizim edhe kur ata kanë kundërshtuar...
Përsa i përket rinisë: unë them se ajo duhet të lihet më e lirë në drejtim të veshjes, të gustos e të jetesës, e të mos i diktohet si të vishet e të qethet, por jam edhe me atë që ajo të mos rrëshqasë nga tabani kombëtar i saj...
Përsa i përket standartit të jetës, unë them se standart të mirë jetese kanë popujt e vendeve të perëndimit, si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca, etj... gjithashtu atje njerëzit janë të lirë të shkojnë nga një vend në tjetrin pa ndonjë kufizim. Këtë e lidh edhe me atë se në Amerikë, një president zgjidhet me afat për 4 vjet, se atë mundet ta kritikojë cilido e nuk i thonë asnjë fjalë).
Gjithsesi, profili i tij, është profili i rezistuesit të shkëlqimtë, i njeriut që u përpoq të kallëzonte dritën në mes të terrnajës së pafundme, i njeriut të pakompromis me të shëmtuarën, të padrejtën, konformizmin dhe antinjerëzoren e diktaturës.
Përpiqet të gjejë energji të tilla në vetvete me qëllim që të kapërcejë atë mjedis mbytës. I vetëdijshëm se prej tij tashmë kërkoheshin sakrifica të vazhdueshme, dalngadalë në krejt qenien e tij modelohet dhe merr frymë prometeizmi, me fjalë të tjera, kthehet së brendshmi në një institucion pathyeshmërie.
Do thënë se s'është e vështirë të shihet se hetimi në parapërgatitjen e dënimit të fundit, ose në dënimin fatal për të, ka zgjatur pak, jashtëzakonisht pak: vetëm shtatë ditë, siç mund të vihet re me lehtësi se formulimi i vendimit për dënimin kapital është marrë dy ditë para se të zhvillohej seanca gjyqësore. Mekanizmi për realizimin e krimit në këtë rast ka vepruar në formën më të përsosur: aktivizimi i të gjitha hallkave të diktaturës për të përgatitur ditën e festës mortore, ndërsa ai, i vetmuar, i dëshpëruar deri në kulm, i pambrojtur prej askujt, priste në qeli ditën e ndarjes me botën e të gjallëve, me atë botë të shkretimtë që vazhdonte të vegjetonte në konformizmin dhe përgjumjen e saj.
Kodi i komunikimit
Friedrich Nietzsche pat shkruar: "Ndër ata që shkruajnë dua vetëm atë që shkruan me gjak. Shkruaj me gjak dhe do të mësosh se gjaku është shpirt". Ndoshta ka pasur të drejtë kur ka menduar për një kod të veçantë komunikimi, kod që mund të vinte realisht vetëm përmes gjakut dhe më mbrapa lehtë mund të dallohej se gjaku qe vetëm shpirt, apo si forma më e dukshme e shpirtit.
Në pamje të parë, kjo thënie e tij, sikur parasheh vuajtje dhe trandje të mëdha dhe jo vetëm në aktin e krijimit (krijuesi i zhytur në ftohmën e vuajtjes, si shenjë e parë paralajmëruese për të dhënë një krijim realisht të besueshëm). Në rast se krijuesi nuk e ka si të veten një ftohmë të tillë, me fjalë të tjera, në rast se i mungojnë ethet e mundimit të paprajshëm, atëherë krijimi është i jashtëm, i zbehtë dhe pa efektin që mund të pritet.
H. Nela nëpër burgje ka vazhduar të krijojë, por çdo varg duke e mbajtur natyrshëm brenda në tru, pa pasë mundësi ta hedhë në letër. Vargjet është përpjekur t'i rimojë me anë të gishtave. Kur ka gjetur mundësinë t'i hedhë vargjet në fletore, sikur është liruar prej etheve të gjata dhe të stërlodhshme të krijimit, por është mbushur me një ndjenjë gëzimi për materialin që po gjente mundësinë të shpëtonte.
Nga ana tjetër, më 5 shkurt 1983, në Qafë-Bari shprehte shqetësimin për krijimet e veta:
("I lutem atij që do të mund t'ia dorëzoj dhe që nuk di se kujt mund t'ia dorëzoj, të m'i ruej me shumë kujdes dhe asnjiherë të mos i mbaj pranë vetes").
Mund të thuhet se mendja e tij mbeti një zonë hyjnore, e pacënueshme dhe e paprekshme prej askujt. Fijet e ferrit s'mund të mbërrinin ose s'patën shteg të çeltë deri aty. Ajo s'mundi të izolohej dhe të mbyllej në shtatë dryna, siç e patën mbyllë trupin e tij. Ajo kish nisë shtegtimin dhe krejt e plotpushtetshme dhe sovrane, kapërcente muret e hekurta dhe të mjegullta.
(H. Nela: "Të gjitha këto që shkrova deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsërit me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mund me i ruejt në kujtesë. Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u arrestuesh për së dytu dhe disa të tjera në Burrel.
Kuptohet vetiu se këto që janë krijue pa laps e pa fletore, çalojnë dhe nga ana metrike…
Në këto ditë që mora guximin t'i hedh në letër, sigurisht jam nxitue dhe për ma tepër duke hedh sytë sa majtas djathtas se mos kam tërheq vëmendjen e shokëve që i kam fare pranë. Në këtë punë jam nisë ma tepër t'i hedh si material bruto dhe nuk kam pasë parasysh as anën gjuhësore. Gjuhën letrare nuk e kam zbatue, herë tosknisht e ma shumë gegënisht; nuk kam pasë parasysh as anën ortografike dhe shenjat e pikësimit, etj. Shkurt, due që ta shpëtoj si material, se do të përpiqem, po munda me i nxjerrë jashtë, se u lodha së mbajtuni në mendje. Gjithashtu dhe titulli dhe ndamja në pjesë asht ba jo ashtu si mendoj unë të bahet. Këtë punë ia la të ardhmes, po qe se dal vetë i gjallë prej këtu - Rrëshen 1975).
Kësisoj, vetëm në mendjen e tij ai ish i lirë: e modelonte atë sipas shijes së vet, dhe mendimet shtegtonin prej burgut në vendlindje, tek njerëzit më të afërt, por edhe në vende të qytetëruara si Amerika, Franca, Austria, etj.
Krijimtaria e tij është një biografi poetike e të vuajturve nën diktaturë, është një lloj ditari lirik dhe epik i vuajtjes së madhe, të pamatë, një vizatim i ferrit të kohës, një ndriçim i pjesëve më të pandriçuara dhe të padukshme të këtij ferri.
Në këto poezi të shkruara me emocion, dhimbje dhe plagë, që mund të ndërtohen të tilla vetëm në kohë të humnershme, mund të shihet dukshëm arratisja prej ferrit, prej errësirës, dhe në vargjet e tij, H. Nela u përpoq të krijonte lirinë e vet, të pazëvendësueshme, të gjithëpushtetshme dhe të pacënuar prej askujt.
Vetëm këtu ai qe i lirë dhe kjo liri e çuditshme funksiononte realisht vetëm në trurin e tij.
Mund të thuhet gjithashtu se përpjekjet e regjimit për të ndërhyrë edhe aty, në mendjen e tij, aty ku ai kish zonën e tij më të pushtetshme edhe mbas gjithë atij stërmundimi fizik mbi trupin e tij, mbetën të zbehta, periferike. Kjo ndodhte se ai kish kapërcyer mbiprovën fizike dhe morale në mënyrën më të përkryer.
Ndërsa, ajo çka ruhet prej tij është pak, shumë pak, kur dihet se vriste trurin në mënyrë të pandalshme. Përveç humbjes fizike, kjo është pa dyshim një humbje tjetër e madhe. Kanë mbetur copëza rrëfimesh të bashkëvuajtësve të tij për të. Por kanë shpëtuar gjashtë fletore me poezi të viteve të burgut dhe një e vetme në kohën e internimit. Nga letrat e burgut (dërguar të shoqes L. Nela) ose letrat që çuditërisht kapërcyen ferrin, njihen, së paku tani për tani, vetëm 39. Kanë humbur shkrimet që kishte marrë me vete në arratisjen e '67-s, siç ka humbur edhe romani "Jeta e zezë", i shkruar në burgun e Burrelit. Ndërsa, dosjet hetimore dhe gjyqësore janë gjithashtu një dëshmi tjetër ku mund të gjykojmë mbi mendimet e tij rreth regjimit dhe moralit të kalbur të atij regjimi.
Nëse do t'i mëshonim prap mendimit të F. Niçes, do të vinim në dukje se sakrifica tek H. Nela është një sakrificë e sjellë nga rrethanat që mbërrin deri në cakun e një martirizimi. Të një martirizimi në emër të lirisë. Për shkak të kësaj lirie ai krijoi edhe kodin e veçantë të komunikimit, një komunikim përmes gjakut e shpirtit, kur i mungonin edhe kushtet më fillestare për të shkruar, saqë detyrohej t'i rimonte vargjet përmes gishtave. Për shkak të lirisë ai braktisi shumë e shumë gjëra. Për shkak të saj atë do ta futnin krejt dhunshëm në tokë.
Fragment nga libri "Havzi Nela, poeti i varur në litar", që së shpejti del nga shtypi
Gazeta R.D.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 12:22 pm

Një njollë turpi
ISMAIL KADARE
Po ju dërgoj mesazhin tim të solidaritetit, për përkujtimin e poetit martir Havzi Nela. U mbushën njëzet vite që iu mor jeta, me një nga format më të vjetra e më barbare të dënimit që ka njohur njerëzimi: me varje. Vetë kjo formë e sidomos ky afat njëzetvjeçar, tingëllojnë të pabesueshme. Prej kohësh nuk ka patur vrasje poetësh në kontinentin europian. E aq më pak prej kohësh nuk ka patur varje, por Shqipëria nuk bënte pjesë as në Europë as në kontinentin e qytetëruar të popujve. Shqipëria në vitin 1988, në prag të rënies së komunizmit, ishte ende një njollë e zezë në hartën e kontinentit, një njollë e turpit dhe e krimit në shkallë planetare.
Rendi komunist i egërsuar nga shenjat e para të lirisë, ashtu si bisha që egërsohet prej sinjaleve të dritës, donte të jepte një mesazh të kundërt me shpresën. Një mesazh frikësimi dhe tmerri. Dhe, për të qenë i besueshëm se ende nuk do të bënte asnjë lëshim, për të bindur të tjerët dhe veten e vet se ende ishte i aftë të vriste, zgjodhi formën më barbare të marrjes së jetës: varjen me litar.
Një poet u lëkund në trikëmbësh për tri ditë rresht, në qytetin verior të Kukësit. Kjo tregonte se programi themelor i stalinizmit shqiptar, vazhdonte të mbetej i pandryshuar. Ashtu si në vitet 1945-1947, kur rrëzoi me plumb e me litar elitën kulturore, fetare e politike shqiptare, ashtu si më pas kur rrëzoi mijëra të tjerë, ky program vazhdoi të mbështetej mbi krimin dhe kryesisht mbi krimin. Krimi i jepte kurajo në orët e panikut, krimi i qetësonte në orët e ligështimit. Pa krim shefat komunistë ndiheshin të dobët e të squllët. Me krimin ndiheshin trima, si gjithë fikacakët.
Poeti Havzi Nela, që po të ishte gjallë do të festonte së shpejti 75-vjetorin e lindjes së tij është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë.
Krahas hezitimit për të dënuar krimet e komunizmit, një dukuri tepër e shqetësuar për të mos thënë monstruoze, vazhdon në Shqipëri. Pasioni i habitshëm për t'u dhënë tituj e nderime njerëzve që jo vetëm nuk bënë asgjë për lirnë, por që bënë gjithçka për ta shtypur atë.
Shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet e të mbrojë liritë demokratike kundër çdo lloj kërcënimi që i vjen nga çdo lloj drejtimi e i fshehur pas çdo lloj maske. Vetëm kështu ajo do të jetë në gjendje të fitojë drejtpeshimin e munguar. Martirët e kanë qetësine e tyre atje ku pushojnë. Eshtë shoqëria shqiptare ajo, që nuk e ka. Dhe për këtë duhet të luftojnë të gjithë.
Paradoksi, gjykatësi që dënoi Havziun, në Gjykatën Kushtetuese
20-vjetori i varjes së poetit Havzi Nela. Apel për pastrimin e instirucioneve shtetërore nga xhelatët e diktaturës
Salla e Muzeut Kombëtar oshëtinte dje nga thirrjet e Lavdije Nelës, për të çuar para drejtësisë ata që varën në litar bashkëshortin e saj, poetin Havzi Nela, ndërsa pak metra më larg, Gjykata Kushtetuese mban brenda saj atë që firmosi varjen e poetit, Fehmi Abdiun. Abdiu edhe dje u fut në zyrën e tij në Gjykatës Kushtetuese, ku prej disa vitesh vazhdon të japë leksione për drejtësinë, ndonëse mbi të rëndon pesha e rëndë e krimit më monstruoz të kryer në grahmat e fundit të diktaturës komuniste. Dje, në Muezun Kombëtar u përkujtua 20-vjetori i varjes në litar të poetit Havzi Nela. Bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, tepër e pikëlluar dhe me një dhimbje që duket qartë në çdo qelizë të trupit të saj, me shumë thjeshtësi dhe vendosmëri kërkoi, që ata që urdhëruan dhe firmosën varjen e burrit të saj të dalin para drejtësisë, kërkoi që zyrat e shtetit shqiptar të pastrohen nga kriminelët që bënin ligjin dje, por vazhdojnë edhe sot të na mbushin mendjen "me leksione demokracie". Ajo grua e thjeshtë, por që mbart në vetvete kujtimin e bashkëshortit të saj, poeti Havzi Nela, nuk kërkoi hakmarrje, ndonëse burrin ia vranë për poezitë dhe pse ai kërkonte më shumë liri. Ajo thjesht kërkoi drejtësi, kërkoi që të pastrohen institucionet shtetërore nga ata njerëz, që kanë lyer duart me gjak. Dhe kjo është gjëja më normale në një shtet demokratik, por xhelatët nuk tunden nga istikami i tyre, pasi kanë pasur si mburojë politikën e majtë.
Mirëpo Fehmi Abdiu, gjykatësi që çoi në litar poetin Havzi Nela, jo vetëm që nuk ka shkuar para drejtësisë për krimin e kryer, por vazhdon të jetë në Gjykatën Kushtetuese. Ai jo vetëm që nuk është penduar për këtë krim makabër, por është shprehur publikisht se, "poetin e kishte dënuar me ndërgjegje të plotë". Havzi Nela u var në litar më 10 gusht 1988 në pragun e lirisë, kur diktatura me Ramiz Alinë, po kërkonin gjak për të mbajtur përsëri në këmbë regjimin e kalbur komunist. Ky fakt rrënqethës u soll dje nga mjaft ish-të burgosur politikë para të pranishmëve të shumtë, që kishin mbushur sallën e Muzeut Kombëtar në Tiranë.
Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni, i cili organzoi edhe këtë aktivitet përkujtimor të varjes së poetit Havzi Nela tha se, varja e poetit Havzi Nela, u krye dy vjet para shpalljes së pluralizmit dhe ardhjes së demokracisë në Shqipëri. Ai tha se, Ramiz Alia kërkonte të mbante pushtetin me gjak, duke vrarë edhe poetët, por ai nuk mund të vriste kurrsesi poezinë dhe lirinë që kishte trokitur edhe në Shqipëri. Ndregjoni kërkoi që persekutorët dhe të gjithë ata që lyen duart me gjak, duke vrarë njerëz dhe poetë të pafajshëm të dalin para drejtësisë. Sipas tij, asnjeri prej tyre nuk ka vend në administratën shtetërore. Të gjithë diskutantët kërkuan hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe pastrimin e drejtësisë nga xhelatët e diktaturës.
Shkrimtari Agim Musta, ish-i burgosur politik tha gjatë fjalës së tij se, kishte kaluar një kohë të dënimit në burgjet komuniste me poetin Havzi Nela. "Unë kam qenë në burg dhe internim bashkë me Havziun. Ishte fundi i vitit 1987. Ne punonim si skllevër në ndërtimin e fabrikës së çimentos në Elbasan. Vjen autobusi dhe sjell skllevërit e punës. Midis tyre shikoj një njeri me një pamje shumë fisnike, por shumë të vuajtur. Me flokë të bardha, ishte vetëm 32-vjeç. Më thotë se kishte qenë 7 vjet mësues në jetën e lirë. U lidh me mua. Më tregoi fatkeqësinë e tij, se si u ngrit kundër shtetit diktatorial, etj. Se si shpërtheu si një vullkan dhe u largua menjëherë bashkë me bashkëshorten, kaloi për në Jugosllavi, por jugosllavët u hakmorën dhe e kthyen mbapsht. Nga Elbasani na çuan në Spaç dhe Havziu punonte. Pas punës shkatërruese nuk e linte librin. Ishte, mund të them, i vetmi nga të gjithë të burgosurit që s'e ndante kurrë librin nga dora. Kishte dashurinë dhe mirësinë me njerëzit. E varën në mes të Kukësit vetëm e vetëm për të tmerruar komunitetin", tha ndër të tjera Musta. Figurën e poetit të varur Havzi Nela e vlerësoi edhe sekretari i Përgjithshëm Presidencës, Aleksandër Flloko.
Poeti Havzi Nela ka lindur më 1934 në Kollovoz të Kukësit. Ai ishte njëri nga ata njerëz që s'u pajtua asnjëherë me të keqen, që solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve të sundimit të tij 50-vjeçar. Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të sistemit të kohës, nisi të formësohet dhe të marrë frymë ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtësive të sistemit që po i ngrinte në sistem. Pasi kishte kryer shkollën pedagogjike në Shkodër, ai fillon punën në rrethin e Matit, por u bënë shkak disa vjersha që iu gjetën, të cilat siç duket ishin të "papëlqyera" për pushtetin dhe pushtetarët e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Më 22 maj 1967 - dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet të lirisë. Më 8 gusht 1975 - ridënohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu. 12 tetor 1987 - internohet në Arrën. 15 qershor -arrestimi në katundin Brekijë. 15 qershor, ora 12 e mesditës - nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 - dënimi i katërt, ose dënimi fatal. 25 qershor - bën ankim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 16 korrik - Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës. 2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës. 10 gusht 1988, ora 2:00 pasmesnate - ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobuzëve. 10 gusht, ora 11:00 e paradites - trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit. 11 gusht, ora l:00 pasmesnate - trupi futet në gropë.
Rexhep POLISI
NË QELITË E BURGUT
Havzi Nela
Në qelitë e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret, m'janë terrur sytë.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta m'u randue, dëshirë nuk kam të vdes.
Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres t'afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres t'më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.
Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s'i nënshtrohem;
I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t'jesh lypsar, s'ke kujt t'ia shtrish dorën.
Dit' e netë i mbyllun, si zogu n'kuvli,
Për shtroje e mbloje me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trash se letra.
Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m'arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikën, më le mu t'zinë
Fluturon e s'ndalet, s'e duron robëninë.
Sa n'nji krah, në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligështue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re, krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.
Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitin trupin, zemra s'ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t'ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 10:11 pm

Zbulohet vendimi i gjyqit që e çoi në litar


REPUBLIKA POPULLORE S O C . S H Q I P Ë R I S Ë
Nr. 59. Vendimi
Nr.60. Aktit
GJYKATA POPULLORE
RRETHIT KUKËS

VENDIM


NË EMËR TE POPULLIT
Gjykata popullore e rrethi Kukës e përbërë prej:
Agim Hoxha, Gjyqtar
Osman Mula, Anëtar
Isa Laçi, Anëtar
Asistuar nga sekretarja Ikbale
Mema, me pjesëmarrjen e prokurorit
Nikollaq Helmi, në Kukës, me datë 24.06.1998 shqyrtoi në seancë gjyqësore
me dyer të hapura çështjen penale nr. 60 që i përket:

Të pandehurit Havzi Nela, i biri
Shabanit dhe i Xhevries, i
datëlindjes 1934, lindur në Kollovoz
dhe banues në Arrën, me origjinë shoqërore fshatar i varfër,
dhe me gjendje shoqërore punëtor, i dënuar dy herë më parë në bazë
të neneve 47/ gj dhe 55/ J e K.Penal, profesioni mësues me arsim
të lartë, arrestuar më datë 17.6.1988

AKUZUAR
Për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit,
terror dhe armëmbajtje pa leje, në bazë të nenit 47/ gj - 11, 50 /1 224
të kodit Penal.
Gjykata, pasi shqyrtoi materiale te dosjes hetimore Nr.109, provat e
marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi prokurorin e kërkoj deklarimin
fajtor të pandehurin për veprat penale të parashikuara nga
nenet 47/ gj e 11; 50/ 1 e 224 të K.Penal dhe dënimin përfundimtar:
me vdekje me varje në litar.


Dhe e varren kanibalet ne mes te qytetit te Kuksit dhe e lane te varur qe te kallnin tmerrin te gjithe qyteti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 10:39 pm

AKUZUAR
Për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit,
terror dhe armëmbajtje pa leje, në bazë të nenit 47/ gj - 11, 50 /1 224
të kodit Penal.
Gjykata, pasi shqyrtoi materiale te dosjes hetimore Nr.109, provat e
marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi prokurorin e kërkoj deklarimin
fajtor të pandehurin për veprat penale të parashikuara nga
nenet 47/ gj e 11; 50/ 1 e 224 të K.Penal dhe dënimin përfundimtar:
me vdekje me varje në litar.


Kjo eshte dora e SHqiperis qe tradhetaret i ka vendos ne litare tani ju po i kujtoni bahke puntoret tuaj se ata ne ate ane e ju ne kete ane ne sherbim te UDB kjo eshte SHQIPERIA NENE tradhetaret TE gjith ne LITARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 11:56 pm

biligoa shkruajti:
-Nji vjershe i kushtohet NUSES KOSOVARE


NUSJA E FLAMURIT

Lavdi cikes kosovare
Si nje shqerre, si nji manare.
I del tankut; thote "ndal!"
Rriet, ngrihet sa nji mal!

Shih si jam si lulekuqe,
Lulekuqe buzeburbuqe,
Jam shqiponja me dy krene
Fluturova, mora dhene.

Per Kosoven Republike
Leshohem, ngjitem, nuk kam frike
Jam shqiponja me krah' e flete,
Leshohem, ngjitem gjer te rete.

Jam e buikur, drit' e nur,
kuq e zi, jam ba flamur,
Kam fustanin flete-flete
Jam shqiponje e vertete.

Nalt mbi tank shqiponja ngjitet
Hapi krahet, po valevitet
Per Kosoven Republike
Fluturon e nuk di frike.

Hapi flatat, n'ajer u leshue
Bash si zane u mrekullue!
Si shqiponja me dy krene
Fluturoi e mori dhene!

Manushaqe, lulekuqe,
Nusja jone, buzeburbuqe,
Maje tankut me flamur,
Ngjitesh mos me vekun kurre!



*keto vargje jane thure kur autori ka qene ne birucat e
Spacit... kjo tregon dashunin e autorit per gjymsen e trojeve tona,
jashte kufinit artificial.
Mithat Gashi

U renqetha nga shkrimi. e solla ketu qe te  trokitet ne ndergjegjen e sejcilit prej nesh.
 
Havzi Nela nuk eshte i vdekur ! LAVDI VEPRAVE TE HAVZI NELES .


Paion ti dhe mostrat, e kanibalet si puna jote edhe se merni fryme te vdekur e te haruar jeni. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 12:52 am

Pak vargje, ne pamundesi te nje buqete me lule, ku prehet poeti Havzi Nela

Ç’po më duket vetja
I kotë mes të kotëve
S’të dija Havzi Nela
Mes humbësisë së kohëve.

Oh, ç’shpirt mbinjerëzor
Mes kohës së pashpirt
Mes krimit më mizor
Që sot më rënqeth misht’!

Ne rrinim sus, të mjerët
Trullosur, ballcamosur
Në trup edhe në zemër
Të gjallë, të varrosur!

Ti ndryshe nga ne rrije
Krenar dhe triumfal
Një tjetër kohë prisje
Që sot po të ringjall!

Nga Mondishall

Ju falemderit per vargjet e goditura ne momen, respekt te vecante per ty Mondi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 1:14 am

GJithnje tradhetaret na i qajne te huajt gjith nje tradhetaret i ka qare UDB sepse nuk ka munde me me pase tjeter sikur ai prandaj iqajni edhe sote qe enver hoxha ju tregoj birucin ku e kane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 8:27 pm

Përse trishtohet sërish Havzi Nela


Nga Azgan Haklaj

20 vjet më parë gjarpri i plagosur komunist në perëndim të diellit të vet arriti të kafshojë për vdekje poetin e lirisë, Havzi Nela. Gjama dhe kukama nën za mbështolli jo vetëm Lumën, por mbarë shpirtin e lirë dhe të dëlirë në trojet dardane. Një hakmarrje mizore e regjimit komunist sikur të ishte hakmarrje serbe për bëmat famëmëdha të Lumës. Nuk është synimi im të shpjegoj dhe as të perifrazoj çka ishte për shqiptarët dhe për më tepër për intelektualët properëndimorë ky regjim shtazarak. Vetë Havzi Nela nuk ishte një viktimë e rëndomtë muhabetesh të pamenduara. Aspak! Ai me ndërgjegje u kthye në dallëndyshe të lirisë. Ai e dinte se konformistët e kanë me limite kohore “lavdinë” dhe më pas i përkasin harresës, ndërsa skifterët e lirisë kishin një vend të përjetshëm në memorien e kombit të vetë. Vdekjen, Havzi Neza e parashikonte jo si një pacifist, por se e njihte mirë regjimin, po aq sa edhe misionin e vetë sa fisnik, intelektual e atdhetar, po aq edhe të shenjtë ndaj dhe shkruan si epilog të jetës së vet fizike: “Thoni: Desh, kërkoi lirinë/ si skifter në fluturim/provoi prangat, t’errtë qelinë/për të mjerët lëshoi kushtrim”.
Pra, Havzi Neza ishte simboli i zgjimit të ndërgjegjes sociale, atdhetare e intelektuale. Ai duke u vrarë ngjalli shpresë, duke “qorruar terrin” hapi dritare për dritë në qelinë e diktaturës.
Si rrallë tek ndonjë disident antikomunist i fushës së letrave e mendimit te Havzi Nela izolimi u shndërrua në miting, poezia u shkrua pa bojë e letër, kushtrimi u dha pa bori, amaneti u daltua në shpirt pa fjalë. Sot pas 20 vitesh Havzi Nela kujtohet me madhështi, por a mjafton kjo për njeriun me shpirt lirie. Është tepër pak. Rëndësi ka amaneti i Havziut. Një amanet që siç thotë populli s’e tret as dheu. Një amanet për brezat që të zhduket përgjithmonë bisha e kuqe. Natyrisht është bërë jo pak, por kjo nuk ja heq trishtimin Havzi Nelës! E si mund të mos trishtohet kur sheh të paintegruar e të pashpërblyer bashkëvuajtësit e vet, ndërkohë që persekutorët enden të lirë, bile bëjnë politikë e biznes, flasin për dosje e kurrë nuk i hapin. E si të mos trishtohet sërish Havziu tek sheh deputet të birin e “Lajës” së këshillit që në kohën e diktaturës, sigurimi i shtetit e pati pajisur me 2 revolverë. A ka trishtim e zhgënjim për shpirtin e tij tek nga qielli vështron pseudonimaxhinjtë që kanë mbushur parlamentin. Ata mbajnë pseudonime me lloj-lloj emra kafshësh e insektesh, sikur të ishin jo në sallë parlamenti, por në ndonjë kopsht zoologjik të Kenias apo të Afrikës së Jugut. Amanetet e Havziut janë amanetet e lirisë dhe nuk mund të cenohen. Ato amanete trishtohen jo aq për dekorata, por për respektin e dinjitetin e cunguar. Dhe kur luan me dinjitetin e shpirtrave të lirisë i shmangesh rrugës për t’i bërë vend vetes në ndonjë cep të historisë. Mos sot, ndonëse me vonesë, nesër amanetet e Havzi Nelës do të zhvishen nga trishtimi. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe. Ato janë mesazhe të shenjta e hyjnore që si vegim e ndjekin një popull. Askush nuk luan dot me të, ani se sot bën emër në biznes a politikë.


13 Gusht 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 10:44 pm

JOKONFORMISTI HAVZI NELA


Nga Petrit Palushi (RD)


Më 10 gusht 1988, në Kukës u ekspozua një prej pamjeve më të mizorta dhe më shëmtuara të regjimtarisë komuniste, një "arenë vdekjeje", siç qe shprehur dikur Neruda: këputja e frymës së Havzi Nelës, sfidantit të gjithkohshëm, njeriut me guxim të madh civil dhe i pajisur me frymën më të epërme të qytetarisë, me mbindjesinë e revoltës ndaj moralit të amoralshëm, ndaj normave të shformësuara të diktaturës.

Pikërisht, mbytja e të panënshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ëndërrimtarit dhe luftëtarit të lirisë, njeriut të profilizuar ndjeshëm si luftëtar antidiktaturë, më saktë, marrja e frymës së tij, qe një prej akteve më cinike të regjimtarisë komuniste, një primitivizëm dhe humbje e ndjeshmërisë deri në fijen më të imët.

Krimi ndaj Havzi Nelës, ndaj njeriut me shpirt të ndjeshëm lirik, mësuesit, poetit, veprimi i mizortë i diktaturës ndaj tij mu në prag të shpërbërjes dhe dekompozimit të saj, është pa dyshim, një nga dëshmitë më tronditëse se si mund të vepronte diktatura mbi njeriun që kërkonte liri dhe integritet, ndërsa, në tjetrën anë, është paraqitja e përnjëmendtë e fytyrës së terrtë të saj dhe një nga aktakuzat më të ashpra ndaj një regjimi primitiv nga më të egrit n'Evropë.

I ndëshkuari rëndshëm i 10 gushtit 1988, qysh më herët kish kërkuar t'i ikej hakmarrjes dhe shoqëria të ecte sipas normave civilizuese, por vdekja tragjike e ndërpreu atë të shihte dritën e lirisë. Mu në zemër të ferrnajës as foli dhe as shkroi me mllef, por me padurimin e njeriut që priste ndryshimin e madh:

"Shpejt gjithçka ka me marrë fund. Ne do mbyllim shumë gjana dhe do sillemi si njerëz, se përndryshe nuk e merr kurrë vetin Shqipnija. Gjaku me gjak nuk lahet se bahet nji pellg tjetër gjaku që s'e lan e s'mundet me e la kurrën e kurrës të parin".

Me martirin H. Nela, ndodhi ajo që thoshte dikur A. Kamy se "Shoqëria ndihet më mirë kur heq qafe individë që nuk i përshtaten moralit të saj".

Të duket se ai, të gjitha stinët e vuajtjeve i ka marrë me vete, i ka tërhequr zvarrë dhe si rrëmujshëm për t'i ekspozuar nën dhé, vetëm atje ku trupi i tij ndoshta mund të ketë gjetë përfundimisht qetësi.

Të duket gjithashtu se në rastin e tij, rastësitë, enigmat, të fshehtat dhe pështjellimet sikur s'kanë të sosur.

Është fjala për Havzi Nelën.

Është fjala për njeriun që u sakrifikua për integritetin dhe dinjitetin njerëzor, dhe si i tillë, ai në vetvete, mbeti triumfi i moralit të njerëzishëm.

Është fjala pikërisht për atë njeri, i cili, aty kah vitet shtatëdhjetë, në burg-zgafellën ku e kishin ndry, i këndonte Frymës së Helsinkit, mirëkuptimit dhe paqes njerëzore, ndërsa Shqipëria e asokohshme po shkonte hijerëndë, plot këndellje dhe me duartrokitje drejt izolimit fatal:


Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si një varkë e thyeme mbi valët përkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnji ma thellë, n'mes dallgëve po futet.


Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;

Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë.


Fati i H. Nelës është fati i njeriut nën diktaturë, është fati i njeriut të nëpërkëmbur deri në skajshmëri, por njëkohësisht është modeli i njeriut që reagoi vazhdimisht ndaj një bote të pajisur me çmos gjërash të rënda dhe tinzare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 10:44 pm

Të mërkurën e 10 gushtit 1988

Në mëngjes, por dhe deri në orën 11 të paradites, në Kukës, në sheshin e vogël të agjencisë së automjeteve, mu atypranë ku kryqëzoheshin katër rrugë, njerëzit ndaleshin dhe mbanin frymën të shihnin një njeri të varur në një trekëmbësh të sajuar shkeleshko, që të krijonte përshtypjen se një trekëmbësh i tillë qe punuar natën, pa kurrfarë drite. Në anën e epërme të trekëmbshit qe vendosur një parullë e shkruar në karton:

HAVZI NELA, ARMIK I PARTISË DHE I POPULLIT

Emri dhe mbiemri i të ndjerit qenë shkruar me bojë guash ngjyrë blu, fjala: armik, me të zeza, ndërsa fjalët: i partisë dhe i popullit, me të kuqe. Shkrimi qe i rregullt, i shkruar në mënyrë më tepër se të përkujdestë, që të linte përshtypjen se qe shkruar nga një dorë e stërvitur dhe e kujdesshme dizenjatori, dhe, mesa dukej, ose siç mund ta marrim lehtas me hamendje tani, e miratuar më parë nga komisioni i organizimit të ceremonisë së marrjes së frymës.

Qe e mërkurë, 10 gusht 1988.

Qe zgjedhë pikërisht ai vend pranë të cilit kryqëzoheshin katër rrugë, që jehona e atij ekzekutimi t'ishte më i madh, që frika dhe ankthi tek njerëzit t'ishte më i shumëfishtë.

Një ditë më parë, në këndin e lojnave me dorë, qe organizuar festa e grurit dhe i deleguari nga ishulli i zotave komunistë nuk pat harruar të vinte në dukje se vendi po shkonte gjithnjë përpara, se në Shqipëri, si askundtjetër në botë, respektoheshin të drejtat e njeriut.

Është afërmendsh që fillimisht qe bërë parapërgatitja për gazmendin mortor: përgatitja e trekëmbëshit dhe e litarit dhe zgjedhja e vendit më të përshtatshëm ku do të ekspozohej i varuri.

Më mbrapa: marrja e frymës (pa fiksuar fjalët e fundit të njeriut, të cilit po i merrej fryma dhe pa bërë fotografinë e rastit sipas rregullave më elementare të një ekzekutimi).

Mbas gjithë kësaj, trupi i të ekzekutuarit sikur lodron në ajër, ndërsa ruajtësit që ruajnë me krenari dhe krejt zell të mbyturin, qetë-qetë presin të pikaderdhet drita e mëngjesit që atypari të mblidheshin vëzhguesit, të cilët, pa dyshim do t'ishin të shumtë dhe krejt të vëmendshëm ndaj asaj pamjeje të trishtë dhe të pazakontë për ta.

Vëzhguesit e shumtë, banorë të qytetit tejetprovincial, por dhe të rrethinave të tij, të zhytur në detin e humbtajës, n'atë marramendje indoktrinuese, sikur kishin ftesën më të veçantë në botë:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 10:45 pm

FTESË PËR NJË GAZMEND MORTOR


Sehirxhinj të tillë, me një lloj ftese mortore me vete, duhej të merrnin mësim sipas riteve të njohura komuniste, prandaj mu për atë gjë duhej t'ishin tepër të vëmendshëm dhe syçelët, të shkonin menjëherë aty dhe të largoheshin me rregull.

Por, viktima qe asgjësuar mu dy orë mbas mesit të natës.

Ruajtësit e tij, të dehur nga mbytja, më saktë, si të përhumbur nga avulli i mbytjes së atij njeriu që e kish larguar vdekjen çdo ditë me shpirtin e tij të rebeluar dhe të lirë, prisnin mëngjesin që të shihej gjahu, të cilin e ruanin me fanatizëm, prisnin me ngut që shefat e lartë partiakë dhe shtetërorë që administronin primitivisht jetën e asaj province, të shpërmalleshin dhe të këndelleshin ngutshëm me gjahun e tyre që e kishin kërkuar prej vitesh, prej dekadash, madje prej 22 prillit të vitit 1967, kur ai njeri (të cilin, të nesërmen do ta shihnin të varur), kish kërkuar me ngulm të frenohej rrënimi i jetës, duke realizuar kësisoj thuajse reagimin më unikal në Shqipëri ndaj atyre formave ndëshkuese që do shtronin shtresën e mjegullt mbi krejt jetën e atij vendi të vrazhdë.

Njëzet e një vjet më parë, ai kish reaguar haptas dhe bindshëm ndaj tri kërkesave të pushtetarëve, si futja në kooperativën bujqësore, prishja e kishave dhe xhamive, ndërrimi i veshjes:

"Populli asht i sëmurë, tri gjylpana menjiherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë..."

Kish kërkuar të mos prishej struktura shpirtërore dhe ekonomike e njerëzve dhe mu për atë, fjalët e tij shkaktuan një trazim në krejt mjedisin e indroktinuar, por dhe një lëvizje të ethshme të hallkave të pushtetit për të mbytur atë lloj drite që po përpiqej të dilte nga mesi i errësirës. Reagimi i tij qe një refuzim i plotë ndaj kërkesave të pushtetit të diktaturës; reagimi i tij është njëkohësisht kundërshtimi më i hapur që i bëhej ideve dhe praktikave të partisë-shtet. Kësisoj, ai kërkonte të kthente përmbys atë program të tillë fatal për zhvillimin e vendit. Por, këtu do të niste edhe drama e H. Nelës, do të nisnin vuajtjet që do të sosnin vetëm në natën e mbytjes së tij. Pra, është krejt e natyrshme të thuhet se qysh n'atë kohë, ai po kërkonte të kthente përmbys programin shkretues të partisë-shtet, të ngrihej kundër ideve të zeza të fjalimit të diktatorit Hoxha për revolucionin kulturor. Ndërsa, sot, shumë kohë mbasi ai është ndarë dhunshëm nga jeta, lehtësisht mund të shihet përpjekja ngulmuese e tij e asokohshme; ndërkaq, kooperativat bujqësore janë shkatërruar, kishat dhe xhamitë janë rihapë dhe veshja është krejt në shijen e vetë individit.

Megjithatë, n'atë 10 gusht të 1988-s nuk ndodhi ajo që pritej.

Viktima nuk po kundrohej nga lart-poshtë, d.m.th., jo si në amfiteatër, ku njerëzit të ulur nëpër shkallë, e kundronin me një ndjenjë hakmarrëse atë që shqyhej, pra si në lashtësi, kur për shumë kohë spektatorët kundronin viktimën që po i merrej fryma dhe mbasi kryhej kjo gjë, ngriheshin në këmbë e brohoritnin..

I mbyturi, i shqyer natën në fyt dhe që po ekspozohej ditën për diell, tashmë po kundrohej prej shikuesve nga poshtë-lart, pa britma a gjëra të tjera të këtij lloji. Duke qëndruar n'atë lartësi, dukej se do shkonte përfundimisht në sferën qiellore, për t'u bërë banor i përhershëm i saj, për të mos zbritur kurrë më prej andej, si për t'u larguar gjithherë prej tokës së njerëzve, ku qe trazuar gjithë jetën e lume.

Shikuesit, të urdhëruar për të parë, ose duke ardhur aty edhe me dëshirën e tyre, ndërsa shumë prej tyre edhe si për rastësi, kundrimin e kthyen thuajse në një ceremoni mortore, si për të bërë homazhe në heshtje, si për të ngushëlluar njëri-tjetrin, se ajo pamje e trishtë do të mbetej si gozhdë në mendjet e tyre, por dhe si për t'i thënë njëri-tjetrit se në ç'mesjetë, në ç'terr e humbje po e kalonin jetën e tyre. Refuzimi apo mospajtimi me një një akt të tillë mizorie, qe qortimi i parë publik i banorëve të qytetit dhe katundeve përreth ndaj regjimtarisë komuniste.

Në anën tjetër, ai qytet i vogël, i mbështjellë në një zymtësi dhe zbehtësi jete të përditshme, u tkurr nga e panjohura e trishtë. Ndoshta, qyshprej vitit 1962 kur u vu guri i parë për ndërtimin e tij, n'atë mëngjes gushti të 1988-s, ai qytet u gjend me pamjen më të deformuar e të zbrazët të tij: një pamje e vranët, me një ditë të kthyer krejt përmbys, thuajse pa frymë normale njerëzore. Shëmtia shtetërore pra ndodhi në një qytet për të cilin pushteti i asokohshëm me një vetëkrenajë absurde trumbetonte se qe i vetmi qytet i vetëm në botë pa asnjë ndërtesë private, se ky qytet njëkohësisht qe dhuratë e partisë për banorët e zonës (Ndërkaq, aty kah vitet tetëdhjetë dy parulla të mëdha me gurë ku shënonin emrin e diktatorit Hoxha kishin zënë vend dukshëm, njëra në malin e Gjallicës, tjetra në shpatmalin mbi katundin Brrut. Duhej, që në një formë a tjetër, syni i banorëve të mësohej vazhdimisht me germat stërmadhe që shënonin emrin e diktatorit. Por, aty pak kohë para se të përmbysej diktatura, dy parullat kishin marrë një pamje tjetër, të shpëlarë. Ato sikur e patën humbë jo vetëm shkëlqimin a dritën e parë, por thuajse edhe pamjen mashtruese të dikurshme. Atë në malin tashmë krejt të zhveshtë te Gjalicës e pat mbulue tymi i uzinës së shkrirjes së bakrit dhe germat ngjanin me do zvarranikë të zinj që qenë ngjitë përtokas, ndërsa atë në shpatmalin mbi katundin Brrut të dikurshëm e kishin mbulue shkurret dhe s'i kishte mbetë as nami as nishani).

Asnjë njoftim në shtypin qëndror për ekzekutimin e H. Nelës. As TV shqiptar dhe radio Tirana. As gazeta vendore, por as edhe Radio Kukësi, e cila në një farë forme atë ditë u shndërrua më tepër se kurrë në një shtëpi memecësh. Pamja e hirtë e asaj ndërtese atë ditë sikur mori pamje më të errët. Megjithatë, krejt jashtë dëshirës pushtetërore, këmbanat sikur kishin rënë që qyteti provincial, të dilte prej mesjetës, territ dhe humbjes.

N'atë mëngjes gushti të përvëlimtë, i ndëshkuari sikur po kërkonte të trazonte të fjeturit.

Fati s'e ndihu të punonte më si i gjallë, por edhe ashtu, po vazhdonte të trazonte të fjeturit, ata të përgjumshëm në ritin e tyre të zakonshëm, n'atë rit që dukej se nuk do të ndryshohej kurrën e kurrës.


Dënim, ridënim, internim dhe më në fund ndëshkimi fatal

Mbasi qe dënuar për të parën herë me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie dhe për të dytën herë me tetë vjet, në dënimin e tij të tretë (internimi), në vendimin përkatës shënohej se internimi i fillonte me datën 26. 9. 1987 dhe i mbaronte me datën 26. 9. 1992.A

Por s'ndodhi ta kryente krejt internimin. Diçka e tjetërsojtë do ta mbështjellte trupin dhe shpirtin e tij: vdekja do të vinte ngeshëm, madje si një makinë hijerëndë.

Dënimi i katërt qe fatal për të, dhe qyshprej verës përvëluese të 1988-s, ai do gjendej nën dhé, si për të shpëtuar nga bota e mjegullt, e mbrapshtë dhe trazuese e të gjallëve.

Pushtetaria komuniste kësisoj kish menduar përjetësinë e vet. (Pra, njerëzit e këtij vendi le të qëndronin nën një mizori e përhershme, nën një tirani në të gjitha stinët! Rëndësi kish që ajo pushtetari të kish vijueshmërinë e vet dhe ku në rend të parë të kish shkeljen masive të të drejtave të njeriut).

Në këtë vorbull, R. Alia, firmosësi përfundimtar i ndëshkimit të H. Nelës, dy vjet pas asaj firme ndëshkuese, në korrik të 1990-s (kur 5800 shqiptarë u futën nëpër ambasada të huaja dhe 3200 prej tyre në territorin e ambasadës gjermane), deklaroi se "Njerëzit që kërkojnë strehim në ambasadat e huaja s'janë patriotë, as njerëz të ndershëm të këtij vendi", si një dëshmi se ai kërkonte ende të ruhej izolimi i Shqipërisë. Por tashmë jehona ngjarjeve të fillimkorrikut qe përhapë në gjithë Shqipërinë si një shenjë e dallueshme se regjimi komunist po i shtynte ditët me sot me nesër dhe qe krejtekrejt në grahmat e tij të fundit. Në dhjetor të 1990-s, lëvizja historike studentore i solli trandjen e pariparueshme regjimit diktatorial dhe e ndau atë për mesi, duke shënuar fillimin e ndarjes së madhe me atë të kaluar të terrtë të regjimit diktatorial, pothuajse më mizori ndër regjimet e mbasluftës së Dytë Botërore n'Europë.


(Në faqen 12 të dosjes, nr.1055, Prot. datë 18. 6. 88, me shënimin "SEKRET", në materialin që i dërgohej Hetuesisë së rrethit, Kukës (nënshkruar nga zv/kryetari i degës së Punëve të Brendshme, Kukës, Ali Turabiu), shkruhej:

"Me vendimin nr. 16, datë 26. 9. 1987, të Komisionit Qëndror të internim dëbimeve, është vendosur internimi i Havzi Nelës nga fshati Kollovoz i rrethit Kukës, për 5 vjet në fshatin Arrën të këtij rrethi. Zbatimi i vendimit u bë me datë 12. 10. 1987.

Theksojmë se internimi i fillon me datë 26. 9. 1987 dhe i përfundon me datë 26. 9. 1992.

Nga organi ynë të sipërpërmendurit nuk i është dhënë leje për largim nga vendi i internimit. Me datën 13. 6. 1988 është larguar nga vendi i internimit pa leje në drejtim të paditur").


Ndërkaq, si për ironi, i njëjti prokuror në gjyqin kundër Havzi Nelës në vitin 1967, në dënimin e parë të tij, do t'ish pjesëmarrës edhe në gjyqin kundër poetit Visar Zhiti më 1980. Visar Zhiti do të dënohej mu n'atë ndërtesë të gjykatës ku Havzi Nela do merrte dënimin e katërt dhe njëkohësisht më fatal në qershor të 1988-s (pra, në qytetin e ndërtuar për shkak të përmbytjes së atij qyteti që u bë zakon të quhej Kukësi i Vjetër, qytet ku qe dënuar Havzi Nela për herë të parë në vitin 1967).

Mungesa e përnjëmendtë e refleksionit politik, historik e kulturor mbi të shkuarën, solli atë që asnjë mendje e kthjellët të mos kujtohej sadopak, së paku deri tani, që mu pranë vendit ku u realizua mbytja tragjike e H. Nelës, të vihej një pllakë përkujtimi a të ngrihej një përmendore, si një kujtesë e përhershme për një realitet dramatik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 10:46 pm

Përndjekjet sistematike

Me shumë lehtësi mund të përfytyrojmë gropshtinën e vuajtjes të projektuar dhe të ndërtuar përmes një kujdesi a zelli të tepërt dhe e mbyllur në çdo qelizë të saj, por prapë e ruajtur me qindra dryna. Gropshtina nuk ka as hyrje dhe as dalje: brenda saj është i ndrymë H. Nela, një ndrymje për t'i marrë frymën, një lloj përpjekjeje si për ta bërë atë të pendohej pse kish ardhë n'atë botë. Atëherë, mund të marrim me mend gropshtinza të veçanta nëpër të cilat lëviz mundimshëm ai, ku njëra s'i ngjan tjetrës, por gjithkush mund të dallojë se njëra prej tyre është e zbrazët, ku s'duket gjë tjetër, veç një litar që lëkundet në ajrin mbytës.

Mu n'atë ferrnajë të vuajtjes vepron çdo qelizë e mendjes së tij ditë e natë. N'atë mbyllje e stërmbyllje, lirinë e gjen vetëm brenda mendjes së vet; këtu veprimi është i plotë, i krejtfuqishëm. Rrjedhimisht, e ngre dhe e ringre atë në përmasat e një institucioni me plot dyer të çelura: një zë që del nga errësira apo terrnimi i paskajshëm, një lloj dëshmie e vuajtjes dhe mbijetesës së tij dramatike; qyshprej aty mundohet të përcjellë një kumt që shpërfill terrin dhe ndrymjen.

Mundohet të shohë përmes skëterrës, aq sa mund të shihet.

Përpiqet të dallojë dritën, aq sa mund të duket, mu edhe prej aty ku ferri ka zonën e vet më të pushtetshme.

Në vitin 1916, mistikun rus G. Rasputin, e helmuan me një helm me të cilin mund të mbyteshin dhjetë vetë, por ai shpëtoi, më pas e qëlluan me revole në shpinë, por prapë shpëtoi, e qëlluan edhe tri herë të tjera dhe që të siguroheshin që ai kishte vdekur përnjëmend e hodhën në lumin e akullt Neva. Përpjekja për t'i marrë shpirtin Rasputinit pati një kohë të shkurtër fizike, ndërsa në rastin H. Nela, përpjekja shtrihet gjatë në kohë. Trupi i tij i stërmunduar po soset vazhdimisht nga viti në vit, sikur të mos jetë trup njeriu, por shtatore që zhvendoset nëpër gropa e gropëza të ferrit. Natyrisht, përmasat e vuajtjes dhe mbijetesës së tij, por njëkohësisht, edhe të një qëndrese thuajse epike, gjer në marrjen e frymës qenë jashtëzakonisht dramatike.

Mund të thuhet se kjo është vetëm pjesa e jashtme, si me thënë, orientuese për këdo, për të vëzhguar tablonë e mundimeve të tij. Në rast se e heqim kapakun për të parë ferrnajën e mundimeve, me lehtësi mund të vërejmë se fijet e saj janë futur në trupin e tij si gjilpëra tejpërtej.

E kish mbledhë veten dhe e kish parë më të arsyeshme që të mos kryeshtrohej, duke e ndjerë se kryeshtrimi mund të ish vdekje reale për të dhe jo vdekje e jashtme që mund t'i vinte nga gjëra të tjera, vdekje që do t'i vinte shumë kohë më parë se mund t'i vinte vdekja natyrore, me fjalë të tjera, ai tani e kish mbledhë veten se duhej të bënte sakrifica të vazhdueshme që nuk dihej se kur do të sosnin, siç pat menduar se do të kish edhe mundime të të tjerëve për të, dhe kjo do të vinte vetëm atëherë kur ai të kish vdekur, kur s'do t'ish më në atë botë, në atë mbledhnajë njerëzish që s'kish pranuar kurrsesi t'i përshpirtej kujt, dhe mundimet për të do t'ishin vetëm duke kërkuar varrin e tij, varrin që s'dihej se në ç'humnerë mund të hapej shkel e shko.

Më 16 shtator 1968, në burgun e Vlorës, shënonte:


"Unë i kam vu vehtes për detyrë të ruej nderin dhe dinjitetin tim si njeri, të ruej pastërtinë e shpirtit dhe të zemrës dhe fytyrën të papërlyeme, ashtu si dje jasht, edhe sot këtu brenda, të rroj dhe të vdes si njeri".


Tashmë ka nisuë shtegtimin nëpër burgje, duke kaluar për rreth 20 vite, prej njërit burg në tjetrin: Elbasan, Vlorë, Spaç, Burrel, Ballsh, Qafë Bari.

Po citojmë vetëm një pjesë të fjalës së tij në debat me hetuesin në gusht të '75-s, kohë kur do të ridënohej edhe me tetë vite të tjera për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor". Është po njeriu u vitit 1967, njeriu i rebelimit të madh ndaj hijes së keqe që po lëshohej nëpër Shqipëri, por tani, më i konsoliduar, më vizionar dhe vazhdon të mos tundohet para vuajtjeve të tjera që e prisnin:

(H. Nela: Lidhur me fenë, ajo duhet të ishte lënë e lirë nga shteti për ta ushtruar populli, mos të merreshin masa kaq të forta që ajo të zhdukej, por partia të bënte propagandën e saj gradualisht. Me një fjalë, unë jam njeri besimtar dhe besoj tek feja.

Përsa i përket kolektivizimit të bujqësisë, unë kam mendimin se është shpejtuar në zonën e malsisë, se atje është përdorur edhe forca për t'i futur njerëzit në kolektivizim edhe kur ata kanë kundërshtuar...

Përsa i përket rinisë: unë them se ajo duhet të lihet më e lirë në drejtim të veshjes, të gustos e të jetesës, e të mos i diktohet si të vishet e të qethet, por jam edhe me atë që ajo të mos rrëshqasë nga tabani kombëtar i saj...

Përsa i përket standartit të jetës, unë them se standart të mirë jetese kanë popujt e vendeve të perëndimit, si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca, etj... gjithashtu atje njerëzit janë të lirë të shkojnë nga një vend në tjetrin pa ndonjë kufizim. Këtë e lidh edhe me atë se në Amerikë, një president zgjidhet me afat për 4 vjet, se atë mundet ta kritikojë cilido e nuk i thonë asnjë fjalë).

Gjithsesi, profili i tij, është profili i rezistuesit të shkëlqimtë, i njeriut që u përpoq të kallëzonte dritën në mes të terrnajës së pafundme, i njeriut të pakompromis me të shëmtuarën, të padrejtën, konformizmin dhe antinjerëzoren e diktaturës.

Përpiqet të gjejë energji të tilla në vetvete me qëllim që të kapërcejë atë mjedis mbytës. I vetëdijshëm se prej tij tashmë kërkoheshin sakrifica të vazhdueshme, dalngadalë në krejt qenien e tij modelohet dhe merr frymë prometeizmi, me fjalë të tjera, kthehet së brendshmi në një institucion pathyeshmërie.

Do thënë se s'është e vështirë të shihet se hetimi në parapërgatitjen e dënimit të fundit, ose në dënimin fatal për të, ka zgjatur pak, jashtëzakonisht pak: vetëm shtatë ditë, siç mund të vihet re me lehtësi se formulimi i vendimit për dënimin kapital është marrë dy ditë para se të zhvillohej seanca gjyqësore. Mekanizmi për realizimin e krimit në këtë rast ka vepruar në formën më të përsosur: aktivizimi i të gjitha hallkave të diktaturës për të përgatitur ditën e festës mortore, ndërsa ai, i vetmuar, i dëshpëruar deri në kulm, i pambrojtur prej askujt, priste në qeli ditën e ndarjes me botën e të gjallëve, me atë botë të shkretimtë që vazhdonte të vegjetonte në konformizmin dhe përgjumjen e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 10:47 pm

Kodi i komunikimit

Friedrich Nietzsche pat shkruar: "Ndër ata që shkruajnë dua vetëm atë që shkruan me gjak. Shkruaj me gjak dhe do të mësosh se gjaku është shpirt". Ndoshta ka pasur të drejtë kur ka menduar për një kod të veçantë komunikimi, kod që mund të vinte realisht vetëm përmes gjakut dhe më mbrapa lehtë mund të dallohej se gjaku qe vetëm shpirt, apo si forma më e dukshme e shpirtit.

Në pamje të parë, kjo thënie e tij, sikur parasheh vuajtje dhe trandje të mëdha dhe jo vetëm në aktin e krijimit (krijuesi i zhytur në ftohmën e vuajtjes, si shenjë e parë paralajmëruese për të dhënë një krijim realisht të besueshëm). Në rast se krijuesi nuk e ka si të veten një ftohmë të tillë, me fjalë të tjera, në rast se i mungojnë ethet e mundimit të paprajshëm, atëherë krijimi është i jashtëm, i zbehtë dhe pa efektin që mund të pritet.

H. Nela nëpër burgje ka vazhduar të krijojë, por çdo varg duke e mbajtur natyrshëm brenda në tru, pa pasë mundësi ta hedhë në letër. Vargjet është përpjekur t'i rimojë me anë të gishtave. Kur ka gjetur mundësinë t'i hedhë vargjet në fletore, sikur është liruar prej etheve të gjata dhe të stërlodhshme të krijimit, por është mbushur me një ndjenjë gëzimi për materialin që po gjente mundësinë të shpëtonte.

Nga ana tjetër, më 5 shkurt 1983, në Qafë-Bari shprehte shqetësimin për krijimet e veta:

("I lutem atij që do të mund t'ia dorëzoj dhe që nuk di se kujt mund t'ia dorëzoj, të m'i ruej me shumë kujdes dhe asnjiherë të mos i mbaj pranë vetes").

Mund të thuhet se mendja e tij mbeti një zonë hyjnore, e pacënueshme dhe e paprekshme prej askujt. Fijet e ferrit s'mund të mbërrinin ose s'patën shteg të çeltë deri aty. Ajo s'mundi të izolohej dhe të mbyllej në shtatë dryna, siç e patën mbyllë trupin e tij. Ajo kish nisë shtegtimin dhe krejt e plotpushtetshme dhe sovrane, kapërcente muret e hekurta dhe të mjegullta.

(H. Nela: "Të gjitha këto që shkrova deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsërit me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mund me i ruejt në kujtesë. Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u arrestuesh për së dytu dhe disa të tjera në Burrel.

Kuptohet vetiu se këto që janë krijue pa laps e pa fletore, çalojnë dhe nga ana metrike…

Në këto ditë që mora guximin t'i hedh në letër, sigurisht jam nxitue dhe për ma tepër duke hedh sytë sa majtas djathtas se mos kam tërheq vëmendjen e shokëve që i kam fare pranë. Në këtë punë jam nisë ma tepër t'i hedh si material bruto dhe nuk kam pasë parasysh as anën gjuhësore. Gjuhën letrare nuk e kam zbatue, herë tosknisht e ma shumë gegënisht; nuk kam pasë parasysh as anën ortografike dhe shenjat e pikësimit, etj. Shkurt, due që ta shpëtoj si material, se do të përpiqem, po munda me i nxjerrë jashtë, se u lodha së mbajtuni në mendje. Gjithashtu dhe titulli dhe ndamja në pjesë asht ba jo ashtu si mendoj unë të bahet. Këtë punë ia la të ardhmes, po qe se dal vetë i gjallë prej këtu - Rrëshen 1975).

Kësisoj, vetëm në mendjen e tij ai ish i lirë: e modelonte atë sipas shijes së vet, dhe mendimet shtegtonin prej burgut në vendlindje, tek njerëzit më të afërt, por edhe në vende të qytetëruara si Amerika, Franca, Austria, etj.

Krijimtaria e tij është një biografi poetike e të vuajturve nën diktaturë, është një lloj ditari lirik dhe epik i vuajtjes së madhe, të pamatë, një vizatim i ferrit të kohës, një ndriçim i pjesëve më të pandriçuara dhe të padukshme të këtij ferri.

Në këto poezi të shkruara me emocion, dhimbje dhe plagë, që mund të ndërtohen të tilla vetëm në kohë të humnershme, mund të shihet dukshëm arratisja prej ferrit, prej errësirës, dhe në vargjet e tij, H. Nela u përpoq të krijonte lirinë e vet, të pazëvendësueshme, të gjithëpushtetshme dhe të pacënuar prej askujt.

Vetëm këtu ai qe i lirë dhe kjo liri e çuditshme funksiononte realisht vetëm në trurin e tij.

Mund të thuhet gjithashtu se përpjekjet e regjimit për të ndërhyrë edhe aty, në mendjen e tij, aty ku ai kish zonën e tij më të pushtetshme edhe mbas gjithë atij stërmundimi fizik mbi trupin e tij, mbetën të zbehta, periferike. Kjo ndodhte se ai kish kapërcyer mbiprovën fizike dhe morale në mënyrën më të përkryer.

Ndërsa, ajo çka ruhet prej tij është pak, shumë pak, kur dihet se vriste trurin në mënyrë të pandalshme. Përveç humbjes fizike, kjo është pa dyshim një humbje tjetër e madhe. Kanë mbetur copëza rrëfimesh të bashkëvuajtësve të tij për të. Por kanë shpëtuar gjashtë fletore me poezi të viteve të burgut dhe një e vetme në kohën e internimit. Nga letrat e burgut (dërguar të shoqes L. Nela) ose letrat që çuditërisht kapërcyen ferrin, njihen, së paku tani për tani, vetëm 39. Kanë humbur shkrimet që kishte marrë me vete në arratisjen e '67-s, siç ka humbur edhe romani "Jeta e zezë", i shkruar në burgun e Burrelit. Ndërsa, dosjet hetimore dhe gjyqësore janë gjithashtu një dëshmi tjetër ku mund të gjykojmë mbi mendimet e tij rreth regjimit dhe moralit të kalbur të atij regjimi.

Nëse do t'i mëshonim prap mendimit të F. Niçes, do të vinim në dukje se sakrifica tek H. Nela është një sakrificë e sjellë nga rrethanat që mbërrin deri në cakun e një martirizimi. Të një martirizimi në emër të lirisë. Për shkak të kësaj lirie ai krijoi edhe kodin e veçantë të komunikimit, një komunikim përmes gjakut e shpirtit, kur i mungonin edhe kushtet më fillestare për të shkruar, saqë detyrohej t'i rimonte vargjet përmes gishtave. Për shkak të lirisë ai braktisi shumë e shumë gjëra. Për shkak të saj atë do ta futnin krejt dhunshëm në tokë.

Fragment nga libri "Havzi Nela, poeti i varur në litar", që së shpejti del nga shtypi

Paradoksi, gjykatësi që dënoi Havziun, në Gjykatën Kushtetuese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Aug 14, 2008 10:47 pm

20-vjetori i varjes së poetit Havzi Nela. Apel për pastrimin e instirucioneve shtetërore nga xhelatët e diktaturës

Salla e Muzeut Kombëtar oshëtinte dje nga thirrjet e Lavdije Nelës, për të çuar para drejtësisë ata që varën në litar bashkëshortin e saj, poetin Havzi Nela, ndërsa pak metra më larg, Gjykata Kushtetuese mban brenda saj atë që firmosi varjen e poetit, Fehmi Abdiun. Abdiu edhe dje u fut në zyrën e tij në Gjykatës Kushtetuese, ku prej disa vitesh vazhdon të japë leksione për drejtësinë, ndonëse mbi të rëndon pesha e rëndë e krimit më monstruoz të kryer në grahmat e fundit të diktaturës komuniste. Dje, në Muezun Kombëtar u përkujtua 20-vjetori i varjes në litar të poetit Havzi Nela. Bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, tepër e pikëlluar dhe me një dhimbje që duket qartë në çdo qelizë të trupit të saj, me shumë thjeshtësi dhe vendosmëri kërkoi, që ata që urdhëruan dhe firmosën varjen e burrit të saj të dalin para drejtësisë, kërkoi që zyrat e shtetit shqiptar të pastrohen nga kriminelët që bënin ligjin dje, por vazhdojnë edhe sot të na mbushin mendjen "me leksione demokracie". Ajo grua e thjeshtë, por që mbart në vetvete kujtimin e bashkëshortit të saj, poeti Havzi Nela, nuk kërkoi hakmarrje, ndonëse burrin ia vranë për poezitë dhe pse ai kërkonte më shumë liri. Ajo thjesht kërkoi drejtësi, kërkoi që të pastrohen institucionet shtetërore nga ata njerëz, që kanë lyer duart me gjak. Dhe kjo është gjëja më normale në një shtet demokratik, por xhelatët nuk tunden nga istikami i tyre, pasi kanë pasur si mburojë politikën e majtë.

Mirëpo Fehmi Abdiu, gjykatësi që çoi në litar poetin Havzi Nela, jo vetëm që nuk ka shkuar para drejtësisë për krimin e kryer, por vazhdon të jetë në Gjykatën Kushtetuese. Ai jo vetëm që nuk është penduar për këtë krim makabër, por është shprehur publikisht se, "poetin e kishte dënuar me ndërgjegje të plotë". Havzi Nela u var në litar më 10 gusht 1988 në pragun e lirisë, kur diktatura me Ramiz Alinë, po kërkonin gjak për të mbajtur përsëri në këmbë regjimin e kalbur komunist. Ky fakt rrënqethës u soll dje nga mjaft ish-të burgosur politikë para të pranishmëve të shumtë, që kishin mbushur sallën e Muzeut Kombëtar në Tiranë.

Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni, i cili organzoi edhe këtë aktivitet përkujtimor të varjes së poetit Havzi Nela tha se, varja e poetit Havzi Nela, u krye dy vjet para shpalljes së pluralizmit dhe ardhjes së demokracisë në Shqipëri. Ai tha se, Ramiz Alia kërkonte të mbante pushtetin me gjak, duke vrarë edhe poetët, por ai nuk mund të vriste kurrsesi poezinë dhe lirinë që kishte trokitur edhe në Shqipëri. Ndregjoni kërkoi që persekutorët dhe të gjithë ata që lyen duart me gjak, duke vrarë njerëz dhe poetë të pafajshëm të dalin para drejtësisë. Sipas tij, asnjeri prej tyre nuk ka vend në administratën shtetërore. Të gjithë diskutantët kërkuan hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe pastrimin e drejtësisë nga xhelatët e diktaturës.

Shkrimtari Agim Musta, ish-i burgosur politik tha gjatë fjalës së tij se, kishte kaluar një kohë të dënimit në burgjet komuniste me poetin Havzi Nela. "Unë kam qenë në burg dhe internim bashkë me Havziun. Ishte fundi i vitit 1987. Ne punonim si skllevër në ndërtimin e fabrikës së çimentos në Elbasan. Vjen autobusi dhe sjell skllevërit e punës. Midis tyre shikoj një njeri me një pamje shumë fisnike, por shumë të vuajtur. Me flokë të bardha, ishte vetëm 32-vjeç. Më thotë se kishte qenë 7 vjet mësues në jetën e lirë. U lidh me mua. Më tregoi fatkeqësinë e tij, se si u ngrit kundër shtetit diktatorial, etj. Se si shpërtheu si një vullkan dhe u largua menjëherë bashkë me bashkëshorten, kaloi për në Jugosllavi, por jugosllavët u hakmorën dhe e kthyen mbapsht. Nga Elbasani na çuan në Spaç dhe Havziu punonte. Pas punës shkatërruese nuk e linte librin. Ishte, mund të them, i vetmi nga të gjithë të burgosurit që s'e ndante kurrë librin nga dora. Kishte dashurinë dhe mirësinë me njerëzit. E varën në mes të Kukësit vetëm e vetëm për të tmerruar komunitetin", tha ndër të tjera Musta. Figurën e poetit të varur Havzi Nela e vlerësoi edhe sekretari i Përgjithshëm Presidencës, Aleksandër Flloko.

Poeti Havzi Nela ka lindur më 1934 në Kollovoz të Kukësit. Ai ishte njëri nga ata njerëz që s'u pajtua asnjëherë me të keqen, që solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve të sundimit të tij 50-vjeçar. Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të sistemit të kohës, nisi të formësohet dhe të marrë frymë ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtësive të sistemit që po i ngrinte në sistem. Pasi kishte kryer shkollën pedagogjike në Shkodër, ai fillon punën në rrethin e Matit, por u bënë shkak disa vjersha që iu gjetën, të cilat siç duket ishin të "papëlqyera" për pushtetin dhe pushtetarët e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Më 22 maj 1967 - dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet të lirisë. Më 8 gusht 1975 - ridënohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu. 12 tetor 1987 - internohet në Arrën. 15 qershor -arrestimi në katundin Brekijë. 15 qershor, ora 12 e mesditës - nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 - dënimi i katërt, ose dënimi fatal. 25 qershor - bën ankim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 16 korrik - Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës. 2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës. 10 gusht 1988, ora 2:00 pasmesnate - ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobuzëve. 10 gusht, ora 11:00 e paradites - trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit. 11 gusht, ora l:00 pasmesnate - trupi futet në gropë.

Rexhep POLISI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Sep 10, 2008 5:44 pm

Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga regjimi komunist




Flet kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve

Zyhdi Morava: S'e lejoj hapjen e dosjeve të shkrimtarëve

Dorina TOPOLLAJ

Për kreun e shkrimtarëve të Shqipërisë, çdo njeri që
ka jetuar në pluhurnajën e diktaturës nuk ka dalë pa u bërë pis
sadopak. E nga kjo nuk bën përjashtim edhe Lidhja e Shkrimtarëve, e
cila sipas Zyhdi Moravës, në kohën e diktaturës ka qenë institucioni ku
është bërë presioni më i madh lidhur me dosjet, me intrigat, e me
spiunimet e njëri-tjetrit. Por për të mirën e letërsisë e të
shkrimtarëve ai ka marrë një vendim. "Sa të jem unë kryetar i Lidhjes
së Shkrimtarëve, nuk do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kërkënd të merret
me të kaluarën e shkrimtarëve, të cilët s'kanë funksione politike dhe
shtetërore", deklaron kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në një intervistë
për gazetën "Tirana Observer", ai komenton ndjesën e shkrimtares Diana
Çuli, përse mendon se s'duhet të hapen dosjet e shkrimtarëve dhe çfarë
dosjesh ekzistojnë në arkivin e Lidhjes.

Shkrimtarja dhe deputetja Diana Çuli kërkoi
ndjesë publikisht për përfshirjen e saj në çështjen e dy poetëve të
pushkatuar nga regjimi Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Si e komentoni ju
këtë ndjesë?


Unë kam venë re që kohët e fundit, për arsye që nuk
mund të shpjegohen saktësisht, bëhet shumë zhurmë për faktin që Diana
Çuli në vitin 1976 ka bërë ekspertizën e disa poezive të Genc Lekës,
dhe ajo që më habit paksa është amplifikimi i hershëm që i bëjnë këtij
fakti media, qoftë e shkruar, qoftë dhe ajo vizive. Të krijohet
përshtypja sikur Diana Çuli duhet kryqëzuar a thua se te Diana mbaron
gjithë kriminaliteti i 45 viteve diktaturë. Në këtë që do them, nuk
marr përsipër të bëjë avokatin e Diana Çulit, por si qytetar dhe si
kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve kam për detyrë të bëjë
avokatin e së drejtës dhe së vërtetës. E vërteta në rastin konkret
është se me këtë problem jam marrë, në vitin në '93, mos gabohem, kam
botuar një shkrim tek gazeta "Tribuna Demokratike" nën nxitjen e
vëllait të Vilson Blloshmit, i cili më solli disa materiale të nxjerra
nga arkivat dhe me publikimin e atij shkrimi, në fakt mua, më dukej se
i shërbeja zbulimit të një fakti shumë të hidhur, pushkatimit të dy
poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, por njëherësh kam qenë dhe shumë
i tronditur para se ta botoja. Më trondiste vdekja e dy poetëve në
moshë të re dhe shumë të talentuar, sepse ndërkohë kisha lexuar dhe
poezitë e tyre, që ishin shumë të mira. Kaluan pastaj shumë vjet dhe
kohët e fundit është marrë një fushatë kundër Dianës dhe ku
përjashtohen dy të tjerët, të cilët, ndryshe nga Diana, kanë qenë shumë
më të ashpër në atë që kanë shkruar. Përjashtohen Koçi Petriti dhe
Myzafer Xhaxhiu. Në qoftë se tre njerëz kanë bërë të njëjtin veprim, në
të njëjtën kohë, dhe ky veprim cilësohet si i dënueshëm, unë mendoj se
nuk duhet të veçohet njëri nga tjetri. Në qoftë se sulmi i ndërmarrë
kohët e fundit ndaj Diana Çulit bëhet për arsye politike, kjo le të
jetë përgjegjësi e politikës, dhe shtypi, një shtyp dinjitoz, mendoj
unë, nuk duhet ta amplifikojë në këtë fare feje siç e ka bërë deri
tani. Kam dëgjuar se ajo ka kërkuar falje publike, unë e vlerësoj
jashtëzakonisht këtë gjest qytetar të saj, sepse në fund të fundit ajo
ndjen një farë dhimbje, për mos thënë pendimi, por nga këndi im i
shikimit, Diana po aq sa ka një mëkat, po aq është dhe viktimë. Është
viktimë e presionit të Sigurimit të Shtetit që e ka detyruar atë në
moshë fare të re të bëjë këtë gjë, që e kanë bërë në të njëjtën kohë
burra në moshë më të madhe dhe akoma nuk kanë kurajën civile dhe
qytetare siç bëri Diana, të dalin publikisht dhe të thonë: "Zotërinj, i
kërkoj falje familjes së filanit. E kemi bërë këtë veprim ,këtë gjest,
i cili ka ndikuar negativisht në jetët e tyre". Unë këtë gjest të
Dianës e vlerësoj shumë. Kam dëgjuar sërish se vëllai i Vilson
Blloshmit, Bedri Blloshmi ka shkruar në një gazetë ku ka thënë që "unë
nuk e fal atë". Unë nuk arrij ta kuptoj këtë shprehje. Kur thua nuk e
fal, lind pyetja çfarë do t'i bësh? Kur një grua të kërkon ndjesë, unë
mendoj se do jesh jo fort normal të mos e pranosh ndjesën e kësaj
femre, pavarësisht se çfarë të ka shkaktuar. Në një kohë kur flitet për
pajtime gjaku, ku shumë njerëz janë pajtuar. Në rastin konkret, Diana
nuk i ka gjak kurrkujt. Duke qenë se jam tërësisht i informuar në këtë
pikë, akt-ekspertiza që ka bërë Diana Çuli për poezitë e Genc Lekës dhe
akt-ekpertiza që ka bërë Koçi Petriti për poezitë e Vilson Blloshmit
dhe akt-ekspertiza që ka bërë Myzafer Xhaxhiu për përkthimet e Vilson
Blloshmit, le t'i quajmë sikur janë krim, por ky krim arrin deri tek
neni agjitacion propagandë, i cili dënohej me 10 vjet burg. Pra të tre
këta persona nuk kanë gisht në vrasjen e këtyre poetëve me atë që kanë
thënë. Për atë, që ata kanë ndikuar që poetët të marrin maksimumin 10
vjet burg, kjo është një përgjegjësi morale dhe Diana këtë përgjegjësi
e vuan dhe ka kërkuar ndjesë publike. Përse i pushkatuan, po e them për
ata që nuk e dinë dhe për brezin që është më i ri. Fill pasi gjykata e
Librazhdit i dënoi me 10 vjet burg për agjitacionin dhe propagandë hyri
në mes Partia, e cila kishte interes që këta djem të talentuar, me
pasione të mëdha letrare, të ekzekutoheshin të hiqeshin nga qarkullimi
sepse ishin bij të familjeve të deklasuara. Bij të familjeve
nacionaliste. Pikërisht këtu sekretari i Partisë të Librazhdit në atë
kohë, i cili, me siguri kishte marrë udhëzime nga lart, ulërin dhe
bërtet me të madhe dhe thotë: Ç'keni bërë, duhet që ata të pushkatohen
dhe inskenuan në mënyrë të llahtarshme një nen, atë të sabotimit
ekonomik, i cili kishte 25 vjet burg deri në pushkatim. E parë në këtë
këndvështrim, Dianës nuk mund t'i thuhet, siç shkruhet nëpër shtyp, që
ke vrarë dy poetë, qoftë dhe Koçi Petritit, qoftë dhe Myzafer Xhaxhiut.
Mëkati i tyre, faji i tyre arrin deri tek dënimi agjitacion e
propagandë. Kështu që i vëllai i Vilson Blloshmit apo ndonjë tjetër që
thotë "unë i fal, unë s'i fal", e para, është punë e tyre, por nuk ka
të drejtë morale as ligjore të thotë se më ka vrarë vëllain, por ma ka
dënuar me burg. Në qoftë se ai apo ata janë kaq të vendosur sa të mos
falin njeri, dhe unë i mbështes në këtë drejtim, le t'i marrin me
radhë, le të krijojnë dosje, le të hedhin në gjyq gjyqtarin dhe
prokurorin e Librazhdit të asaj periudhe, hetuesin apo hetuesit që u
morën me këtë punë dhe inskenuan nenin e sabotimit ekonomik, prokurorin
e përgjithshëm në atë kohë, krye hetuesin e përgjithshëm në atë kohë,
sekretarin e parë të Librazhdit në atë kohë, kryetarin e Komitetit
Ekzekutiv të Librazhdit në atë kohë, kryetarin e Gjykatës së Apelit në
atë kohë, kryetarin e Gjykatës së Lartë në atë kohë dhe sekretarin e
Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili firmosi mos faljen e jetës së
këtyre djemve që kishin një talent të jashtëzakonshëm në fushën e
letrave. Unë mendoj se ky cikël duhet mbyllur. E para, një herë ajo ka
kërkuar ndjesë, e dyta është një shkrimtare shumë e mirë, e treta është
nënë, e katërta është bashkëshorte. Le të merren me ata që përmenda pak
më parë. Kjo do të ishte dinjitoze si për familjarët e tyre dhe shumë
të tjerë që janë të interesuar që drejtësia të vihet në vend.

Cili është opinioni juaj si kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve, a duhet të hapen dosjet e shkrimtarëve?

E kam dëgjuar shpesh këtë ide, që shkrimtarëve duhet
t'u hapen dosjet, në një kohë që në Parlament akoma diskutohet hapja e
dosjeve personave që duhet t'u hapen dosjet, dhe nuk është marrë asnjë
vendim për këtë punë. Dëgjojmë nëpërmjet televizione e media akuza të
ndërsjella nga të dy forcat e mëdha politike. Të majtët dhe të djathtët
akuzojnë njëri-tjetrin për krime në kohën e diktaturës dhe përmendin
një seri pseudonimesh. Unë jam shumë dakord, dhe them sot, e kam thënë
edhe me kohë, që në vitin 1991, tek gazeta "Republika", që dosjet duhet
të hapeshin jo të hapen. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse kanë
kaluar 15 vjet. Në qoftë se themi që të hapen dosjet, unë jam deri në
atë masë që është kërkuar në Parlament. T'u hapen dosjet qeveritarëve,
parlamentarëve, të gjithë atyre që kanë poste drejtuese, të gjithë
atyre që nga pozicioni që kanë mbrojnë ligjin, bëjnë ligjin, bëjnë
moralin, mbrojnë moralin e kështu me radhë. Dhe kjo s'ka ndonjë efekt
të madh. Ndërsa për hapjen e dosjeve të shkrimtarëve, e para, në rastin
e 60-vjetorit të Lidhjes së Shkrimtarëve, në mbledhjen që bëmë, kam
thënë: "Jam i vendosur që duke filluar nga sonte do të mbyllet
hermetikisht porta e së shkuarës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve të Shqipërisë prej nga vazhdimisht çlirohet gazi karbonik i
së keqes që është bërë në atë kohë. Të hapet dera e së nesërmes, një
derë ku të vijë oksigjen jete i marrëdhënieve miqësore me
njëri-tjetrin." Në kohën e diktaturës Lidhja e Shkrimtarëve ka qenë
vendi ku është bërë presioni më i madh lidhur me dosjet, me intrigat,
me spiunimet e njëri-tjetrit, këto tashmë dihen. Në qoftë se do të
hapen dosjet e shkrimtarëve të asaj kohe, veprimi i Diana Çulit do të
duket shumë minor në krahasim me ç'është bërë këtu. Dihet se të punoje
në Komitetin e Partisë duhet të ishe me një biografi shumë të pastër
politikisht, flas do të ishe "i yni", siç thuhej, dhe ishte e njëjta
gjë po të punoje në Lidhjen e Shkrimtarëve, duhet të ishe me biografi
të pastër, duhet të ishe i devotshëm për të shërbyer diktaturës, duhet
të ishe i "i yni", siç të quanin ata oficerët e Sigurimit të asaj kohe.
Unë jam i vendosur që në Lidhjen e Shkrimtarëve të mos zbulohen
gjirizet e së djeshmes. Le ta fillojnë hapjen e dosjeve me mua. Unë jam
kryetar i këtij institucioni dhe kam përgjegjësi morale, dhe dosjen
time le ta hapin që nesër. Por shkrimtarët e tjerë që nuk janë
funksionarë shteti, që nuk bëjnë pjesë në Parlament, që s'kanë poste
drejtuese, do t'u hapen dosjet vetëm atëherë kur do t'i hapen dosjet
gjithë popullit shqiptar.

Z. Morava, çfarë informacioni keni ju për
ekzistencën e dosjeve të shkrimtarëve në Lidhjen e Shkrimtarëve? A keni
gjetur ju të tilla dosje?


Në qoftë se bëhet fjalë për dosjet të Sigurimit, unë
nuk kam gjetur dosje të kësaj natyre. Por që ato kanë ekzistuar, është
më se logjike, sepse këtu ka pasur një operativ Sigurimi dhe ai fiks
për këtë punë ishte. Për t'u hapur dosje shkrimtarëve, për t'i
provokuar, për t'u bërë presion atyre, siç na bënë presion edhe neve që
hëngrëm burgun. Ky operativ ka përgatitur këto dosje.

A ruheshin këto dosje në arkivin e Lidhjes?

Nuk e di ku ruheshin, se në atë kohë nuk kam qenë
anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Por dosje të kësaj natyre nuk
ekzistojnë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Në qoftë se këto dosje kanë qenë
në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktualisht nuk janë, dhe dikujt i
intereson për të ditur se ku janë, ma do mendja se detyra e medias
është që të kapë, të investigojë, të pyesë me radhë kryetarët
paraardhës. Unë deklaroj se dosje të kësaj natyre në Lidhjen e
Shkrimtarëve nuk kam gjetur dhe nuk ekzistojnë.

Shkrimtari Ismail Kadare deklaroi në një intervistë për emisionin "Opinion", se një pjesë e arkivit është zhdukur...

Kadare mund të dijë disa gjëra më tepër se sa unë,
sepse ai ka qenë atëherë në Lidhje, ka qenë, mos gaboj, në kryesi, nuk
jam i sigurt, hynte dilte si gjithë anëtarët e tjerë të Lidhjes. Unë
thashë, atëherë nuk lejohesha të kapërceja pragun e derës së Lidhjes e
jo më të hyja brenda dhe të dija këto gjëra që di Kadareja. Por në
qoftë se është e vërtetë që Kadareja thotë se kanë ekzistuar dosje dhe
janë prishur, mua më duket se media ka buçitur gjatë se edhe dosjet më
të rëndësishme që kanë qenë në arkivin e Ministrinë e Brendshme edhe
ato na qenkan zhdukur. Pastaj, ma do mendja, edhe njëherë po e
nënvizoj, që këto dosje nëse ekzistojnë diku, le të gjenden, le t'i
shërbejnë historisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. Por nëse ato i kërkojnë
për t'i përdorur, për t'ia përplasur turinjve njërit apo tjetrit të
kaluarën, unë edhe njëherë po them, nga ajo e kaluar askush s'ka dalë
puritan. Me përjashtime jashtëzakonisht të rralla. Kjo gjë nuk do t'i
shërbente as letërsisë shqipe, as jetës së shkrimtarëve, as të
nesërmes. Unë, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, sa të kem mandatin
nuk do të lejoj të ndodhë kjo gjë, sepse nga kjo s'vjen asgjë e mirë.

A ka dosje në Lidhjen e Shkrimtarëve, që
janë procesverbale të plenumeve apo mbledhjeve të kryesisë ku
kritikoheshin shkrimtarët?


Po. Nuk e di nëse janë të plenumeve apo të kujt
janë, por zakonisht në mbledhjet e kryesisë mbaheshin procesverbale.
Rastësisht në një zyrë kam parë një stivë dosjesh të kësaj natyre,
gjithë pluhur, e kam hapur njëherë. Kam parë në procesverbal, "filani u
ngrit e tha për filanin", dhe e mbylla menjëherë. S'pata pikë
kurioziteti për ta lexuar më tej. Më krijoi një pështirosje. Me siguri
këtu janë procesverbalet. Nuk kam treguar ndonjë interesim të madh për
të dërguar dikë për t'i pastruar pluhurat, sepse është njësoj sikur të
kalosh në një rrugë shumë të pastër, të marrësh bajgat e një kali, e
t'i ruash e t'i konservosh diku në një cep të kësaj rruge. Ato le të
jenë atje. Nëse një shkrimtari do t'i duhen për të bërë historinë e
Lidhjes së Shkrimtarëve, le të vijë dhe të bëjë çfarë të dojë. Por edhe
njëherë nënvizoj, sa të jem unë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, nuk
do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kërkënd të merret me të kaluarën e
shkrimtarëve, të cilët s'kanë funksione politike dhe shtetërore. Atyre
që u dhimbsen shkrimtarët e Shqipërisë, le të kthejnë sytë nga gjendja
e mjerueshme financiare në të cilën ata jetojnë. Kjo do t'u shërbente
më mirë shkrimtarëve, letërsisë shqipe, personalitetit të shkrimtarëve
dhe Shqipërisë. Sepse, duam apo s'duam, shkrimtarët janë udhëheqësit
shpirtërorë të një kombi. Në qoftë se në diktaturë u bë një presion aq
i madh ndaj Lidhjen e Shkrimtarëve, u bë pikërisht që ky zë i fuqishëm
i udhëheqjes shpirtërore të këtij vendi të rrinte sus, dhe, përveç
presionit, dhunës, burgut, ishte përdorur edhe kjo mënyra e ndyrë e
sherrit dhe e spiunimit midis njëri-tjetrit. E nënvizoj edhe njëherë,
se nuk besoj që të ketë ndonjë njeri që kaloi në këtë pluhurnajë e të
ketë dalë pa u bërë pis sadopak.

Vijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Sep 10, 2008 5:45 pm

Te dhena

1. Qani Panariti (përkthyes) pushkatuar
2. Dhimitër Falla (përkthyes) pushkatuar
3. Vincent Prenushi (poet) vdekur në burg
4. Myzafer Pipa (gazetar kritik) vdekur në hetuesi
5. Arshi Pipa (poet) burgosur
6. Et’hem Haxhiademi (poet, dramaturg) vdekur në burg
7. At Gjon Shllaku (kritik, gazetar) pushkatuar
8. At Mikel Koliqi (kompozitor) burgosur
9. At Don Kurti (etnograf, kompozitor) burgosur
10. At Anton Harapi (shkrimtar) pushkatuar
11. At Leon Kabashi (piktor ikonash) burgosur
12. Dom Lazër Shantoja (shkrimtar) pushkatuar
13. Dom Ndre Zadeja (dramaturg, poet) pushkatuar
14. Imzot Jul Bonati (përkthyes) pushkatuar
15. Terenç Toçi (gazetar) pushkatuar
16. Sem Mark Çuni (stilist) pushkatuar
17. At Aleksandër Sirdani (folklorist) vdekur në hetuesi
18. At Nikoll Gazulli (linguist) vdekur në hetuesi
19. Prof. Simon Deda (përkthyes) vdekur në burg
20. Padër Mark Harapi (shkrimtar përkthyes) burgosur
21. Padër Gjon Karma (folklorist) burgosur
22. Padër Pjetër Mëshkulla (poet, teolg) burgosur
23. At Marin Sirdani (historian) burgosur
24. At Konrad Gjolaj (shkrimtar) burgosur
25. Frat Gjon Pantalia (regjizor) vdekur në hetuesi
26. Pjetër Gruda (aktor) vdekur në kamp
27. Mark Dema (përkthyes) burgosur
28. Zef Zorba (përkthyes, regjizor) burgosur
29. Gjon Shllaku (përkthyes) burgosur
30. Ndoc Vasija (shkrimtar) burgosur
31. Koço Tasi (linguist) burgosur
32. Ghush Sheldija (folklorist) burgosur
33. At Viktor Volaj (studiues) burgosur
34. Luigj Filaj (muzikolog) burgosur
35. Marin Skanjeti (gazetar) burgosur
36. Akile Tasi (gazetar) burgosur
37. At Filip Mazreku (muzikolog) burgosur
38. Napolon Tasi (përkthyes) burgosur
39. Nikoll Dakaj (shkrimtar, kritik) burgosur
40. Filip Fishta (studiues) burgosur
41. Hazis Vrioni (përkthyes) burgosur
42. Jusuf Vrioni (përkthyes) burgosur
43. Amik Kacaruho (shkrimtar) burgosur
44. Mirash Ivanaj (linguist) vdekur në burg
45. Lazer Radi ( shkrimtar) burgosur
46. Sulejman Idrizi(linguist) vdekur në burg
47. Selman Riza (linguist) burgosur
48. Mitrush Kuteli (shkrimtar) burgosur
49. Qemal Draçini (kritik) vdekur në burg
50. Mysine Kokalari (shkrimtare) burgosur, vdekur në internim
51. Ramadan Sokoli (muzikolog) burgosur
52. Ndoc Nika (shkrimtar) burgosur
53. Mustafa Gërblleshi (shkrimtar) burgosur
54. Gjergj Bubani (gazetar) vdekur në burg
55. Zef Gruda (kompozitor) burgosur
56. Pashko Gjeçi (përkthyes) burgosur
57. Markensen Bungo (shkrimtar) burgosur
58. Dylber Starova ( muzikant) burgosur
59. Osman Bishqemi (shkrimtar) burgosur
60. Anton Frashëri (shkrimtar) burgosur
61. Nexhat Hakiu (poet) burgosur
62. Petro Marko (shkrimtar) burgosur
63. At Bernardin Palaj (shkrimtar) burgosur
64. Zef Leka (kompozitor) burgosur
65. Mithat Araniti (publicist, përkthyes)burgosur
66. Guljelm Deda ( gazetar, përkthyes) burgosur
67. Beqir Haçi (poet përkthyes) burgosur
68. Kasem Trebishina (shkrimtar) burgosur
69. Mark Ndoja (poet) burgosur
70. Gjergj Komnino (poet) burgosur
71. Kapllan Resuli (shkrimtar) burgosur
72. Nikolla Kote (përkthyes) burgosur
73. Pjetër Gjini (poet kompozitor) burgosur
74. Kin Dushi (shkrimtar) burgosur
75. Dhora Leka (kompozitore) burgosur
76. Uran Kostreci (poet) burgosur
77. Lekë Previzi (piktor) burgosur
78. Pjetër Arbnori (shkrimtar) burgosur
79. Leka Toto (dramaturg) burgosur
80. Nuredin Boriçi (poet) burgosur
81. Pano Taçi (poet) burgosur
82. Bajram Hyseni (poet) burgosur
83. Jorgo Bllaci (poet) burgosur
84. Trifon Xhargjika (poet) pushkatuar
85. Xhelal Koprëncka (poet) pushkatuar
86. Fadil Kokonami (gazetar) pushkatuar
87. Vangjel Lezho (gazetar) pushkatuar
88. Robert Vullkani (përkthyes) burgosur
89. Zhaneta Ogranaja (poete) burgosur
90. Mehmet Myftiu (shkrimtar) burgosur
91. Gramoz Omari (fizarmonist) pushkatuar
92. Anastasia Taçi (librare) burgosur
93. Mandi Koçi (kameraman) burgosur
94. Viktor Stratobërdha (regjizor filmi) burgosur
95. Genc leka (poet) pushkatuar
96. Vilson Blloshmi (poet) pushkatuar
97. Bedri Myftari (shkrimtar) burgosur
98. Zyhdi Morava (shkrimtar) burgosur
99. Visar Zhiti (poet) burgosur
100. Halil Laze (gazetar) burgosur
101. Daut Gumeni (poet) burgosur
102. Frederik Reshpja (poet) burgosur
103. Lluk Kaçaj (bas)burgosur
104. Milto Vako (dirigjent) burgosur
105. Kiço Venetiku (dirigjent) vdekur në burg
106. Krisanthi Venetiku (fotografe) vdekur në burg
107. Vangjush Tushi ( piktor) vdekur në burg
108. Edison Gjergo (piktor) burgosur
109. Ali Oseku (piktor) burgosur
110. Maks Velo (piktor) burgosur
111. Abdullah Cangoni(piktor) burgosur
112. Sadri Ahmeti (piktor) burgosur
113. Stavri Rafaeli (skenograf, tenor) burgosur
114. Minush Jero (dramaturg) burgosur
115. Mihallaq Luarasi (regjizor) burgosur
116. Sherif Merdani (këngëtar) burgosur
117. Fadil Paçrami (dramaturg) burgosur
118. Beqir Çela (poet) pushkatuar
119. Ahmet Golemi (shkrimtar) burgosur
120. Fatos Lubonja (gazetar) burgosur
121. Bashkim Shehu (shkrimtar) burgosur
122. Myqerem Janina (përkthyes) vdekur në burg
123. Dhimitër Lala (kameraman) burgosur
124. Dhimitër Furrxhi (aktor estrade) burgosur
125. Telat Agolli (artist cirku) burgosur
126. Havzi Nela (poet) varur
127. Ylber Merdani (poet) burgosur
128. Aleksandër Zeka (poet) burgosur
129. Jamber Marko (poet) burgosur
130. Gjergj Peçi (poet) burgosur
131. At Zef Simoni (poet) burgosur
132. Dom Frano Ilia (folklorist) burgosur
133. Dom Nikollë Mazreku (studiues) burgosur
134. At Zef Pëllumbi (shkrimtar) burgosur
135. Llazar Moreka (kompozitor) burgosur
136. Niko Kotani (redaktor) burgosur
137. Medi Prodani (kitarist) burgosur
138. Sotir Andoni (shkrimtar) burgosur
139. Mihal Zallari (publicist, përkthyes) burgosur
140. Visaroin Xhuvani (teolog, linguist) burgosur
141. Zef Mala (drejtor i biblotekës) vdekur në burg
142. Fotaq Filipeu (muzikant) burgosur
143. Astrit Delvina (shkrimtar) burgosur
144. Gani Skura (poet) burgosur
145. Fatos Mero Rrapaj (folklorist) burgosur
146. Eqerem Biba (përkthyes) burgosur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyWed Sep 10, 2008 5:50 pm

Rilindasi Kristo Kirka vdes ne burgun e Burrelit




Kristo
Kirka, rilindasi i fundit shqiptar, vdiq ne burgun frontoje te Burrelit
me 28 prill te vitit 1955. Po kush ishte Kristo Kirka, qe diktatura
komuniste u hakmorr aq mizorisht ndaj tij?
Kishte lindur ne Korçe
ne vitin 1883, ne nje familje tregetare te ndershme, e mbrujtur me
ndjenjen e shqiptarizmit. U edukua me dashurine per kombin shqiptar nga
babai i tij, Dhimiter Kirka dhe dajua, Ciko Alla, nje nga 9 arhondet,
qe qeverisen Korçen ne fillim te shekulli XIX. Mbaroi gjimnazin grek,
por mbeti kundershtar i papajtuar me ‘megalomanine” dhe
“panhelenizmin”. Per hakmarrje, u padit te autoritetet turke, si
veprimtar i devotshem i çeshtjes shqiptare. Per t’i shpetuar burgut dhe
internimit, ne vitin 1905, ne moshen 22 vjeçare merr rruget e mergimit
dhe vendoset ne SHBA. Behet nje nga veprimtaret me te spikatur ne
kolonite shqiptare te Amerikes dhe vihet ne krye te levizjes, per
krijimin e Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne vitin 1908, se bashku me
patriotet Sotir Peci, Vangjo Mileri, Spiridon Huani dhe Gaqo Dushi
shkon ne New York, per te deshmuar dorezimin prift te Fan Nolit. Mbas
kesaj fitoreje te shkelqyer te besimit ortodoks, qe behet pararendes
perpavaresine e Shqiperise, Kristo Kirka, zgjidhet kryetar i shoqerise
shqiptare “Besa – Bese” dhe zhvilloi aktivitet te etshem politik. Me
1913, Federata pan shqiptare “Vatra” e nis Kristo Kirken me mision, per
t’u takuar me udheheqesit e shoqerive shqiptare ne Ballkan. Nga
Rumania, kthehet ne atdhe dhe ne krye te nje delegacioni, shkon ne
Durres, per t’i uruar mireseardhjen princ Vidit, Mbretit te Shqiperise.
Ne vjeshten e vitit 1914, rrok pushken dhe vihet ne balle te
luftetareve te Themistokli Germenjit, per te mbrojtur Shqiperine
juglindore nga andartet greke. Luftetaret e lirise, sado trima qe
ishin, u detyruan te terhiqen para ushtrise se rregullt greke. Kristo
Kirka, diten e zeze kur greket pushtuan Korçen, e pershkruan ne kete
menyre:
“Ishte mbremje. Pasi kisha bere nje cope rruge, u ndala
dhe mbajta frymen. Po lija pas qytetin tim, qe e desha aq shume. Qyteti
m’u duk i pergjumur, me hijen e vdekjes, si jorgan hedhur mbi vehte.
Zemra me dridhej nga hidherimi. Te nesermen ne mengjes pashe, qe
ushtria greke po zbriste nga mali i Moraves dhe hynte ne Korçe. Dheu
m’u rrotullua, shikimi m’u err, gjunjet m’u prene, nuk me mbajten me
kembet. Me rrodhen lote te nxehte faqeve. Nuk i fshiva, i lashe te
rridhnin, qe te lehtesoja shpirtin. Me dhimbje ne zemer, mora rrugen e
ikjes ne drejtim te Vlores. Tek ecja pa folur, ndjeja nje lemsh te
helmet qe me zinte fytin. Me digjej gjoksi nga zjarrmia...”
Kthehet
perseri ne Amerike. Se bashku me Nolin dhe Konicen, mbron me zjarr
çeshtjen shqiptare, me pende dhe me goje. Perleshet me grushta ne mes
te New York-ut me demagoget shoviniste greke, qe predikonin, se gjithe
ortodoksest e Shqiperise jane greke.
Ne vitin 1921, se bashku me
Nolin, dergohet ne Shqiperi si perfaqesues i shqiptareve te Amerikes.
Po ate vit zgjidhet deputet i Korçes se bashku me Nolin ne Parlamentin
e pare shqiptar, ku mbron te drejten dhe te verteten. Bashkepunon
ngushte me Nolin, Mehmet Konicen, Mit’hat Frasherin, Faik Konicen,
Ahmet Zogun, Peshkop Kolecin, Sotir Pecin, dr.Turtullin, At Gjergj
Fishten, Luigj Gurakuqin, Aqif Pashen, Qazim Kokoshin, Dhimiter
Kicimbran, Hysni Currin, e te tjere atdhetare te shquar te asaj kohe,
per krijimin e nje partie Kombetare Popullore, programin e se ciles e
harton vete Kristo Kirka, me ide kombetare dhe nga me perparimtaret e
kohes.
Kristo Kirka, ishte nje nga iniciatoret per thirrjen e
Kongresit te Beratit, ne shtator te vitit 1922, ku u shpall Autoqefalia
e Kishes Ortodokse Shqiptare. Merr rrugen per Stamboll, ne krye te nje
komisioni, per t’i kerkuar patrikut njohjen e Kishes Autoqefale
Shqiptare nga Patrikana e Stambollit. Per te gjitha keto veprimtari,
nderohet nga Kisha Shqiptare me dekoraten “Per kujtim dhe honor te
veprimtarise ne dobi te Kishes Autoqefale Shqiptare”
Ne vitin
1924, Kristo Kirka emerohet konsull i Shqiperise ne Boston dhe me vone
ne New York. Nga viti 1925 – 1929, Kristo Kirka, ka pasur detyren e
kryetarit dhe nenkryetarit te Federates pan shqiptare “Vatra”. Ne vitin
1933 kthehet familjarisht ne atdhe dhe ne vitin 1935 emerohet
nenprefektne Himare. Krahina e Himares ishte bere problematike per
shtetin shqiptar, mbasi nje grusht njerezish qe e hiqnin vehten më
greke se greket, kerkonin hapjen e shkollave greke dhe privilegje te
veçanta ne krahinen e Himares. Kristo Kirka, me zgjuarsine dhe
vendosmerine qe e karakterizonte, ua dogji ne duar planet djallezore
agjenteve te panhelenizmit. Ne vitin 1937 transferohet nenprefekt ne
Bilisht, ku fiton respektin dhe dashurine e popullit te Devollit.
Gjate
luftes italo – greke, kur ushtria greke hyri ne qytetin e Korçes, ne
dhjetor te 1940, Kristo Kirka arrestohet nga autoritetet pushtuese dhe
internohet ne kampin e Kosinjes, afer Athines.
Gjate viteve 1942 –
1944, Kristo Kirka emerohet kryetar i Bashkise se Korçes, detyre qe e
kryen me pergjegjesi te larte qytetare. Aderon ne Ballin Kombetar dhe
zgjidhet anetar i Komitetit Qarkor te Korçes. Komunistet duke njohur
simpatine qe Kristo Kirka gezonte ne popull, u munduan ta terheqin ne
te ashtequajturen Levizje Nacionalçlirimtare, qe nuk ishte gje tjeter,
veçse nje gracke dhe mashtrim per vendosjen e diktatures sllavo –
komuniste ne Shqiperi. Ftesen qe i derguan per te marre pjese ne
Kongresin e Permetit e hodhi poshte me perbuzje. Miklimet djallezore te
komunisteve, nuk e tunduan patriotin e sprovuar, Kristo Kirka. Kur
repartet komuniste hyne ne Korçe, ne tetor te vitit 1944, i pari qe u
prangos ishte Kristo Kirka, ai Kristo, qe shkriu gjithe jeten per
Shqiperine e qe u quajt tradhetar e armik i popullit. Komandanti i
garnizonit te qytetit, Beqir Balluku, shkon ne burg, per te takuar
Kristo Kirken dhe per ta njohur ate burre, fama e te cilit, qe kthyer
ne legjende. Me krenarine e fituesit Beqir Balluku i drejtohet me keto
fjale Kirkes: “Gjithe jeten dhe pasurine e shkrive per Shqiperine, por
fati te denoi, se nuk erdhe me komunistet”. Dhe Kristo Kirka,
kryelarte, i pergjigjet, “Detyren ndaj atdheut e kam kryer me nder e me
zemer. Nuk jam aspak i penduar”. Per hir te se vertetes duhet thene, se
Beqir Balluku, urdheroi lirimin e Kristo Kirkes nga burgu, mbas 12
ditesh arresti. Ai kthehetne shtepi dhe veteburgoset, duke ndjere
rrezikun qe i qendron mbi koke, si shpata e Demokleut.
Ne qershor
te vitit 1946 arrestohet per te dyten here, por kesaj radhe, ai s’do te
kthehet kurre me ne Korçen e tij te dashur, as gjalle dhe as i vdekur.
Ata, qe s’kishin as fe dhe as atdhe e denuan me 20 vjet burgim “ne emer
te popullit” si armik i popullit. Vendimin e denimit te padrejte, te
dhene nga varrmihesit e kombit, ai e priti pa iu dridhur qerpiku, duke
sjelle nder mend fjalet e rilindasit te madh, Sami Frasheri, se “Kur
lartesohen kriminelet, njerezit e ndershem kalben ne burgje”. Lajmi i
denimit te rilindasit Kristo Kirka, tronditi thellesisht shqiptaret e
Amerikes. Vete Fan Noli, nderhyri prane qeverise se Tiranes per lirimin
e tij, por kerkesa e Nolit, u hodh poshte nga sherbetoret e Beogradit,
qe kishin marre persiper zhdukjen e nacionalisteve shqiptare. Kristo
Kirken, qe kish kaluar 60 vjetet, te prangosur duar e kembe, e nisen
per te vdekur ne burgun ferr te Burrelit – varrin e inteligjences
shqiptare. Filloi keshtu kalvari gjysemshekullor per familjen Kirka. Po
ne qershor te vitit 1946 arrestojne djalin e tij, Niko Kirken, maturant
ne gjimnazin e Korçes. U shtetezojne shtepine dhe katandine, deri tek
luget dhe filxhanet e kafese. Niko Kirken, pasi e torturojne barbarisht
ne qelite e Sigurimit, e denojne me 8 vjet burg “ne emer te pupollit”.
E dergojne ne kampin shfaroses te Vloçishtit, per te punuar si skllav
ne tharrjen e kenetes te Maliqit. Niko Kirken nuk e perkulen as zhytja
deri ne kerthize ne llumin e kenetes, as shushunjat qe i ngjiteshin
neper kembe per te thithur gjakun, as lidhja me pranga neper shtylla
nen diellin pervelues, as uria dhe acari i dimrit. Ai u kthye ne simbol
qendrese, per mijera te rinj shqiptare, qe vuanin pa asnje faj ne
burgjet dhe kampet e diktatures se kuqe.
Persekutimi komunist ndaj
familjes Kirka, vazhdoi per gjysem shekulli. U pushua nga puna zonja e
Kristo Kirkes, androniqi, se bashku me dy vajzat e saj. Ato u detyruan
te punonin vetem, ne pune te renda fizike. Nderkaq, Kristo Kirka, qe
kishte kaluar rreth nje dekade ne burgun e zi te Burrelit, po jetonte
ditet e fundit te tij, mes shokesh dhe miqsh bashkevuajtes. Ata e
nderonin dhe kujdeseshin per te sikur ta kishin babane e tyre te
vertete. Ai ndodhej ne agoni kur vajza e tij e dashur, Katerina, shkoi
ta vizitonte ne ate vend mjerimi. Te nesermen e asaj dite, me 28 prill
te vitit 1955, apostulli i shqiptarizmit, Kristo Kirka, nderroi jete.
Asnje “ah” dhe asnje mallkim nuk doli nga goja e tij ne çastet e
fundit. Trupi i tij pa jete , u varros ne gropen e perbashket, prapa
burgut, afer qershise, ku ishin groposur disa qindra ish te burgosur,
qe deshen Shqiperine, me shume se jeten e tyre. Ish bashkevuajtesi i
tij, poeti Arshi Pipa, i prekur thelle nga vdekja tragjike e rilindasit
te fundit shqiptar i kushtoi nje elegji Kristo Kirkes, disa strofa te
se ciles po i paraqesim me poshte:

Vdiq flamurtari i moçem!
Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoçem
E pa u perkule njehere

Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit

Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!... Per atdhe!”

Persekutimi i familjes Kirka vazhdoi, pa nderprere.
Biri i vetem i Kristo Kirkes, Niko Kirka u rraskapit burgjeve dhe
kampeve me pune te detyruar, per 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi
denimin, Nikos nuk i zune kembet vend, duke shkuar nga nje kantier ne
tjetrin, i ndjekur kemba – kembes, nga fantazmat e gjalla te Sigurimit
te shtetit enverist. Shembja e Murit te Berlinit dhe ekzekutimi i
diktatorit Çaushesku, tronditi nga themelet regjimin e kalbur komunist
shqiptar. Ne korrik te vitit 1990, ambasadat e vendeve perendimore ne
Tirane u pushtuan nga mijera te papune dhe te persekutuar nga rregjimi
komunist. Ne dhjetor te atij viti “keshtjella” e fundit prej rere e
komunizmit ne Evrope, Shqiperia, u shemb nga demostratat e te rinjve
dhe te popullit te shumevuajtur shqiptar. Niko Kirka me familjen e tij,
mori rrugen per ne SHBA, ku ai kish lindur 65 vjet me pare. Ai vendoset
ne New York, ku merr pjese aktive, me shkrime e fjalime, per mbrojtjen
e çeshtjes shqiptare. Kur ne Shqiperi do te gjeje guri vendin e tij,
emri i Kristo Kirkes, do te shkruhet me germa te arta, ne Panteonin e
martireve te kombit.

Marre nga libri “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi” i Agim Mustes.

edsh.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 EmptyThu Mar 05, 2009 11:08 pm

Havzi Nela, triumfi i një morali brenda ferrit
Nga Petrit PALUSHI
1.
Është e nevojshme të thuhet se Havzi Nela nuk luajti asnjëherë rolin e viktimës, të lutjes a mëshirëkërkuesit, apo të fshehjes së asaj që ndjente, por u shfaq si njeriu i përballjes së madhe dhe që kërkonte vazhdimisht drejtësi.
Kështu ndodhi në dënimin e parë me 15 vjet burg, në ridënimin prej 8 vjetësh, në dënimin e tretë (internimi) dhe në dënimin e fundit fatal. Mbas dënimit të fundit, i kërkonte Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me kryesues Abdiun dhe anëtarë Robon dhe Laskën: "Të më japë drejtësinë që më takon". Edhe pak kohë para se t'i merrej fryma, në orën 3.30 të mëngjesit ende të terrtë të 10 gushtit të 88-s, ai gjeti forca të ruante profilin e njeriut që s'qe pajtuar asnjëherë me shëmtinë e atij regjimi, që s'u përvujtnua, gjunjëzua e s'u përshpirt kurrsesi t'i falej jeta.
"I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t'u jepen të afërmve të mi (nanës)".
Kjo ka të bëjë me thelbin e çeshtjes tek ky njeri: përpjekja dhe sakrifica për lirinë, për paqen sociale, duke mbetë ajo që është esenciale për një njeri veçanërisht në kohëra të jashtëkohshme, pikërisht VETVETJA, mostjetërsimi i VETVETES.
Herezia ndaj H. Nelës nuk ka nisë për shkak të arratisjes së tij me 26 prill të 67-s, por pikërisht dhjetë ditë më herët për shkak të reagimit civil ndaj tezave shkretuese të diktatorit Hoxha të shkurtit të 67-s. Në përballjen me pushtetarinë vendore, në Shishtavec, ai shfaq haptas pikëpamjet e veta:
"...Populli asht i sëmurë, tri gjylpana menjiherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë. Mungon edhe fjala e lirë dhe shtypi i lirë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut...".
Është fjala për mosfutjen në kooperativë, për mosprishjen e objekteve të kultit dhe në tërësi për lirinë e individit.
Në atë që shtron, ai është i kthjellët, me një ndjesi reaguese ndaj asaj ofensive që kërkonte prishjen e shtyllave të shenjta si prona, besimi te zoti, liria e individit. Fjala e këtij njeriu të thjeshtë qe një alarm, qe një thirrje për atë që do të ndodhte më pas dhe vendi do të futej në bunkerin e vetërrënimit.
Këtu ngre krye vizioni i këtij njeriu; ai përpiqej që programi zezonë i partisë-shtet të kthehej me kryeposhtë, dhe me ndërrimin e regjimit komunist, sot është e lejueshme prona, besimi te Zoti, veshja sipas shijes së vetë individit, etj.
Ndoshta qysh këtu nisin e jetëson dy gjëra të qenësishme:
1. Vizioni i kthjellët.
2. Raporti me diktatorin, të cilin në një poezi të vitit 1975, do ta cilësonte "Tirani ynë", apo dhe në një shënim të vitit 1983 në kamp-burgun e Qafë-Barit kur vinte në dukje se "Shtylla qëndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qëndron Hoxha".
Mbas kësaj, do vinte përplasja në këshillin pedagogjik dhe organizatën e partisë, dhe po prap do të mbronte pikëpamjet e veta, që do të thotë se në mendjen e vet qe formësuar ideja se tezat e 6 shkurtit të diktatorit do t'ishin rrënuese për krejt vendin dhe ai s'kish kurrfarë zmbrapsje pavarësisht pasojave të mëvonshme. Ndërsa arratisja e tij është spektakolare, sidomos për gjestin në kohën e kapërcimit të kufirit, ku në letrën që la tek Piramida me shënimin:
"Lamtumirë, Atdhe i dashun,
Po të la, po zemërplasun".
po dëshmonte se rrethanat po e detyronin të kryente një gjë të tillë, dhe në rast se do të mbaronte ajo aventurë, ai do t'i përmbahej dëshirës së shfaqur në vitin 1962, se kish dëshirë të shkonte në Austri dhe të shkollohej edhe aty, ku kishin studiuar Poradeci dhe Çabej, më vonë prej aty e në Amerikë.
2.
Po të kish pranuar ofertën e UDB-së, ai do t'i kish shpëtuar ferrit të këtejmë, por mu për shkak të pavarësisë dhe të moralit të moralshëm, ai mori dënimin e parë prej 15 vjetësh.
Në rast se do të kish ndejtë urtë, me gojë të mbylltë dhe njësh me rregulloren e burgut, pra në rast se nuk do të shprehej në 75-n, gjithnjë sipas dokumenteve arkivorë se "këta që flasin nëpër gazeta për burgjet e Spanjës janë bërë më të tmerrshëm nga Hitleri e Franko... Po të flasësh dy fjalë dënohesh me 10 vjet privim lirie e punë të rëndë. Kampet e riedukimit janë në të vërtetë kampet e shfarosjes graduale të njeriut... Në Perëndim ka liri e demokraci, se muzika, arti, kultura dhe standardi i jetesës kanë arritur kulmin pasi ke ç'të shijosh", apo se "... Tani Konferenca e Sigurimit Europian me vendimet e saj do t'i detyrojë edhe këta t'i zbatojnë patjetër... Liri për njerëzit ka në Amerikë... alamet presidenti bën betimin para kryetarit të Gjykatës federale. Fjalën e kishte për presidentin që zëvendësoi Niksonin"; etj, etj, dhe në këtë kontekst, po të mos raportohej nga 6 bashkëvuajtës, nuk do të ridënohej me 8 vjet të tjera, kur i kishin mbetë prej dënimit të parë edhe 6 vjet, 4 muaj e 18 ditë.
Po të kish dalë i penduar prej burgu, me një fjalë po t'ish tjetërsuar, po të kish ulë kryet dhe të merrte frymë përmes hundëve të konformizmit, dmth, po të mos ishte Havzi Nela, por maska e tij, po të mos e njihte fort mirë regjimtaria komuniste, me strukturat e veta dhe me spijuninë rreth e rreth, pra po të mos e shihte si mur të pakalueshëm, ai nuk do të internohej në Arrën, në një katund që të jepte imazhin e një mikrosiberie shqiptare.
Por fati qe gjithmonë mizor me të.
Po të shohim ndodhinë e ngjarjeve sipas konceptit të K.Popperit, atëherë ia vlen të besosh se po të mos ishte dënimi i tretë (internimi në Arrën), ndoshta rrjedha e jetës së tij do t'ish më ndryshe.
"Megjithatë, më shkonte shpesh mendja që mua do më internonin, por nuk më shkonte mendja kurrë se do të më internonin pikërisht në fshatin Arrën. Përkundrazi. Mendja më shkonte se do të më internonin në ndonjë rreth tjetër, larg Kukësit, ku unë të kisha mundësi më shumë për të krijuar familje dhe për ta shijuar jetën në këto vite që më kanë mbetur, sepse vitet më të mira të jetës i kam kaluar në burg".
Në rast se ndonjëherë do të rihapet procesi gjyqësor, dmth, një gjykim normal, do të mësohet se hetimi ka zgjatur vetëm në harkun e 7 ditëve, se vendimi për ekzekutim është marrë në Gjykatën e Kukësit dy dytë para seancës gjyqësore, se janë kapërcyer kryekëput edhe vetë ligjet e zeza të kohës, se ndëshkimi qe krejtësisht politik, me gjithë përpjekjet për ta zhvendosë të vërtetën dhe manipuluar faktet. Këtu na vjen në ndihmë edhe një pjesë nga Vendimi i Gjykatës së Kukësi, që u mor krejt i mirëqenë edhe prej Kolegjit Penal:
"I pandehuri paraqitet me një personalitet shumë të keq, armik i egër e i betuar, çka flet për një rrezikshmëri shumë të madhe të tij. Disa herë është dënuar dhe përsëri më me konseguencë ka vepruar si armik, si në kushtet e izolimit, ashtu edhe në gjendje të lirë. Asnjë lloj dënimi për këtë të pandehur nuk ka më efekt përveç atij kapital, sepse për të nuk ka më shpresë edukimi".
Në këtë rrjedhë, komisioni i marrjes së frymës së H. Nelës, bashkë me kreun R. Alia, praktikoi edhe aktin e parafundit ndaj H. Nelës, ekzekutimin me varje, si një përpjekje tjetër për të terrorizuar banorët e Kukësit, por që u kthye në të kundërtën e vet: qëndrimi-homazh i banorëve ndaj të martirizuarit qe një shenjë se regjimi qe në përpëlitjet e fundit.
Këtu, në vijueshmëri mund të mësohet gjithashtu se miratimi për dënimin fatal është dhënë nga 7 presidiumsa të K. Popullor: Rita Marko, Sihat Tozaj, Eleni Selenica, Kristaq Rama, Lumturi Rexha, Rrahman Hanku dhe Emine Guri (me votë përmes telefonit), çka do të thotë se ka votuar për marrjen e jetës më pak se gjysma e anëtarësisë, që mund të bëjë pjesë në një rrëfim absurd, të pabesueshëm për një njeri normal, sidomos votimi përmes telefonit, dhe kur bëhej fjalë për marrjen e jetës së një njeriu.
Në anën tjetër, në rast se do t'ishin hapur dosjet qysh në 92-in, madje edhe ato të proceseve gjyqësore, F. Abdiu, një prej firmosësve të dënimit të martirit Nela, nuk do të kishte shansin të futej në Parlamentin pluralist të Shqipërisë, as disa vite më vonë të merrte kreun e Gjykatës kushtetuese, as Laskaj s'do të kishte shansin të ishte në krye të një institucioni të kontrollonte pasurinë e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit dhe të parlamentarëve të Shqipërisë, ndërkaq as gjitha shpura tashmë e njohur që punoi sistematikisht t'i merrej padrejtësisht jeta martirit Nela, nuk do të vijonte të punonte në sistemin demokratik të drejtësisë. Të ndalemi pak në Republikën Çeke: në dhjetor të vitit që shkoi një ish-prokurore në moshën 86 vjeçare u dënua nga Gjykata e Lartë me 6 vjet burgim, për shkak të dënimeve që u kishte dhënë disa politikanëve antikomunistë në vitet '50.
Në rast se historianëve tanë nuk do t'u rrinte ende përmbi sy perdja e marksizmit, atëherë në tekstet e historisë së shkollave të mesme dhe të larta do të pasqyrohej krimi ndaj njeriut të lirisë Havzi Nela, si një prej krimeve të shëmtuara të diktaturës komuniste, duke realizuar dënimin e fundit politik me ndëshkim me varje, në gjithë vendet e Evropës Lindore. Për fat të keq, kjo ndodhi për shkak të mosrefleksionit të plotë të shoqërisë sonë.
Ende nuk ka ndodhur shkundullima e domosdoshme e saj, ai reflektim që historia jonë tragjike të shërbejë edhe si mësim që n'asnjë formë të mos shfaqen edhe vijat më të holla të saj apo edhe imazhe të asaj zymtie.
Ia vlen të thuhet se në rastin Nela apo në raste të përafërta nuk bëhet fjalë për pendesë të atyre që ushtruan barbarinë, por përpjekje e hapur dhe e fshehtë që të funksionojë mekanizmi i harresës, justifikimi absurd se "E tillë ishte koha". Ndërsa edhe ky takim i sotëm është një solemnitet nderimi dhe njëkohësisht solemnitet kundër harresës. Është gjithashtu edhe meritë e medias që e ka bërë të njohur vazhdimisht çeshtjen Nela.
3.
E ndjej si obligim të shpreh mirënjohje ndaj dy vëllezërve të martirit Havzi Nela, Shukri dhe Asllan, të cilët mundën të nxjerrin fletoret me poezi nga kampburgu i Qafë-Barit, t'i ruajnë me përvuajtje dhe fisnikëri, dhe përmes atyre poezive tashmë na vjen më i plotë profili i martirit Nela, me një poezi thellësisht politike, si një tablo e ferrit të kohës.
Gjithashtu respekt për Ministrinë e Kulturës dhe ekipin e shkëlqyer të fisit Nela me banim në Amerikë, të cilët mundësuan botimin e dy librave, esenë time dhe poezinë e zgjedhur të H. Nelës, si dhe dy botimeve të tjera të këtij formati që do botohen s'afërmi: Albumi me foto të Martirit dhe ribotimi i plotësuar i librit "Fjala në litar".
H. Hela është përfaqësuesi i denjë i asaj shtrese dhe i atyre njerëzve, veçanërisht nëpër kampburgje, që mbetën vetvetja në atë kohë mizorie.
Jeta dhe vepra e tij është dëshmi e madhe, është një institucion karakteri, qëndrueshmërie, ndjesie, veti të cilën e kanë kryesisht ata njerëz që në radhë të parë janë VETVETJA.
"Shpejt gjithçka ka me marrë fund. Ne do mbyllim shumë gjana dhe do sillemi si njerëz, se përndryshe nuk e merr kurrë vetin Shqipnija. A lahet gjaku me gjak? Nuk lahet se bahet nji pellg tjetër gjaku që s'e lan e s'mundet me e la kurrën e kurrës të parin".
Ky qe mesazhi i Nelës (sipas një bisede me bashkëvuajtësin Ismail Dida), mu nga zemra e ferrnajës, një mesazh qytetërimi, mesazh për një paqe sociale, dhe natyrisht për një Shqipëri ndryshe, për të cilën ai edhe u flijua, por "si njeriu që bëri detyrën e vet", po të perifrazonim një varg të Ricos-it. Prandaj, përsa parashtrova më sipër, ai mbeti triumfi i një morali brenda ferrit, mishërimi i një përpjekje që liria të mos mbetej vetëm iluzion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime për Havzi Nelën -   Shkrime për Havzi Nelën - - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkrime për Havzi Nelën -
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Pse ka vend per keto shkrime ne Forumin BK.
» At GJergj Fishta veprimtaria e tij
» Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: