Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 At GJergj Fishta veprimtaria e tij

Shko poshtë 
+4
Leka i Madh
Orfe@
istogalia
Pirro i Epirit
8 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptySat Sep 20, 2008 1:09 pm

at gjergj fishta eshte dhe do te mbetet shkrimtari me i madh i letersise shqipe bashk me bogdanin e me naim frasherin po te mos ishin shkrimet e tyre nuk do te ishte as e shkruar historia e popullit shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptySat Sep 27, 2008 7:28 pm

pershendetje pirro i epirit faliminderit per temen kushtuar at gjergj fishtes.them te drejten une personalisht jam rritur me krijimit me vjershat e gjergj fishtes prandaj edhe e kan quajtur homerin shqiptar sepse ju ka kenduar trimave ne lufte nepermes vepres se ti madheshtore LAHUTA E MALCIS.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:37 pm

Gjergj Fishta 

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime. 
Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:37 pm

GJUHA SHQYPE
Porsi kanga e zogut t'verës,
** vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
** lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
** këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
** n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
** prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, ** do ta dona;
njatë, ** jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
** flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
**'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
** sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès ** t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:38 pm

SHQYPNIJA


Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, ** shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, ** ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
** zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, ** ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:39 pm

Gomari i Babatasit

PROLOG


Pra nji here e pike ma s'parit
Po i diftoj rodit t'Shqiptarit
Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit
As trimit e ndo'i luftarit
Vec nji gac, nje zog gomarit,
**, qyqari, per send tjeter
-N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-
S'duhet gja, vec me barte
E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....
M'thote, por, mendja se ndokujte
Ka m'iu duke se un mifi n'uje
Me kete kange, e se ma gjase
Sod per mue do t'kishte pase
Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe
Torte me vjersha ktu me dredhe
Po, por shka, se ata e dijne vete
** ka cofe mikrobi i shkrete
I burrnis e i trimnis,
E ** sod ne Shqiptari
Besa ka nje t'madhe zi
Jo aq per buke e miredi
Sa per burra-burra t'dheut
** per komb e ndere t'atdheut
Me jetue t'dijne e me deke
Jo, po asht kot,besa, me u rreke
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen burra n'kete dhe-
Burra fjalet e atdhetare:
Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
Se, per tjeter, mbyti n'uje;
Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.
E vertet ** njadisa
Nder ne flasin fjale te mdha,
E na mbahen se ata kjene
** shptue na kane Atdhene:
Sado **, kur ishte puna
Mu u shpetue Shqipni kercuna
E per te n'lufte me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np'r Anadoll,
A se vjellshin kund n'do'i stjoll
T'ndo'i hoteli nper Evrope
Alkool'n, me t'cilin ngope
E ki'n barkun si bagtija,
Der sa n'gjak lahej Shqipnija...
Por, kujtoj,s'ka kund nevoje
** un t'i za kta ndopak n'goje,
Pse per ta "Dielli" i Bostonit
Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,
Nje epoke me kaq do krype.
** ma mire s'ke pse me e lype
Prandaj mue nuk m'jete tjeter,
Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dale fryma,
E si t'ishin do gjygjyma
Te pa fund, jane lane m'njan'ane
E askush n'goje ma s'done me i zane,
Kuje per ta nder mend s'i bjen.
Der tash vone, qe, fjala vjen.
Posta e jone pat perdorue
Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbegut,
Nami e ndera e pare e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kane hjedhe nje pale zotni,
** ktu marre kane Posten ne dore,
Kin'per organizatore,
Et'kane qite do tjera pulla,
Me kambe urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.
Ani pra Shqiptaret e sotit
S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,
As per njat trimin e t'parit,
Ke jane dhane mbas rrogash arit,
Prandej thashe un se per s'marit
Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit
Nje poem mbi i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s'parit,
Vete me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshem pace qillue-
Mbi i gomar nje kange me shkrue,
Here tue qeshe, here tue vajtue,
"Simbas"rregllave t'Poezise,
E nevojave t'Shqiptarise
Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,
Mendes s'eme shkundja ti blozen,
E m'difto metamorfozen
Enjatij gomarit t'ri
** nja i vlershmi zuteni
Babatasi bleu sivjet
Ne Tirane, n'ate kryeqytet
Ku ministra e deputeten
-Ktyne Zoti jau rritet jeten-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Per lulzimin te ksaj Shqipnije
E per...kambe t'ndo'i sandalije,
Sado **, ma e shumta sish,
-Si me thane mÄka mue nji dervish-
Der dje kjene..nuk dij se shka...
Kush n'"kapice" kush ne "qylah",
Por ** sod, nper rroga arit,
Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltuke,
Kalamuq e si terrcuke,
Fo mire barkun me "mastike",
Pa llogjike-pa gramatike,
Na pshtyjne dije e politike,
E me "gisht" ngordhun perpjete
I pijne gjakun Kombit t'shkrete
Jo me hingze, por me sahana,
Vec me shka, mori lum Zana,
Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,
Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-
Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;
Pse ksaj here,besa,po m'kandet
Me ja hjekun qafes dikuj,
Per m'e ba ** za'n T'a shuej,
Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,
Se me buej s'kapet nji plesht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:41 pm

Gomari i Babatasit

PROLOG


Pra nji here e pike ma s'parit
Po i diftoj rodit t'Shqiptarit
Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit
As trimit e ndo'i luftarit
Vec nji gac, nje zog gomarit,
**, qyqari, per send tjeter
-N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-
S'duhet gja, vec me barte
E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....
M'thote, por, mendja se ndokujte
Ka m'iu duke se un mifi n'uje
Me kete kange, e se ma gjase
Sod per mue do t'kishte pase
Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe
Torte me vjersha ktu me dredhe
Po, por shka, se ata e dijne vete
** ka cofe mikrobi i shkrete
I burrnis e i trimnis,
E ** sod ne Shqiptari
Besa ka nje t'madhe zi
Jo aq per buke e miredi
Sa per burra-burra t'dheut
** per komb e ndere t'atdheut
Me jetue t'dijne e me deke
Jo, po asht kot,besa, me u rreke
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen burra n'kete dhe-
Burra fjalet e atdhetare:
Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
Se, per tjeter, mbyti n'uje;
Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.
E vertet ** njadisa
Nder ne flasin fjale te mdha,
E na mbahen se ata kjene
** shptue na kane Atdhene:
Sado **, kur ishte puna
Mu u shpetue Shqipni kercuna
E per te n'lufte me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np'r Anadoll,
A se vjellshin kund n'do'i stjoll
T'ndo'i hoteli nper Evrope
Alkool'n, me t'cilin ngope
E ki'n barkun si bagtija,
Der sa n'gjak lahej Shqipnija...
Por, kujtoj,s'ka kund nevoje
** un t'i za kta ndopak n'goje,
Pse per ta "Dielli" i Bostonit
Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,
Nje epoke me kaq do krype.
** ma mire s'ke pse me e lype
Prandaj mue nuk m'jete tjeter,
Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dale fryma,
E si t'ishin do gjygjyma
Te pa fund, jane lane m'njan'ane
E askush n'goje ma s'done me i zane,
Kuje per ta nder mend s'i bjen.
Der tash vone, qe, fjala vjen.
Posta e jone pat perdorue
Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbegut,
Nami e ndera e pare e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kane hjedhe nje pale zotni,
** ktu marre kane Posten ne dore,
Kin'per organizatore,
Et'kane qite do tjera pulla,
Me kambe urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.
Ani pra Shqiptaret e sotit
S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,
As per njat trimin e t'parit,
Ke jane dhane mbas rrogash arit,
Prandej thashe un se per s'marit
Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit
Nje poem mbi i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s'parit,
Vete me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshem pace qillue-
Mbi i gomar nje kange me shkrue,
Here tue qeshe, here tue vajtue,
"Simbas"rregllave t'Poezise,
E nevojave t'Shqiptarise
Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,
Mendes s'eme shkundja ti blozen,
E m'difto metamorfozen
Enjatij gomarit t'ri
** nja i vlershmi zuteni
Babatasi bleu sivjet
Ne Tirane, n'ate kryeqytet
Ku ministra e deputeten
-Ktyne Zoti jau rritet jeten-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Per lulzimin te ksaj Shqipnije
E per...kambe t'ndo'i sandalije,
Sado **, ma e shumta sish,
-Si me thane mÄka mue nji dervish-
Der dje kjene..nuk dij se shka...
Kush n'"kapice" kush ne "qylah",
Por ** sod, nper rroga arit,
Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltuke,
Kalamuq e si terrcuke,
Fo mire barkun me "mastike",
Pa llogjike-pa gramatike,
Na pshtyjne dije e politike,
E me "gisht" ngordhun perpjete
I pijne gjakun Kombit t'shkrete
Jo me hingze, por me sahana,
Vec me shka, mori lum Zana,
Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,
Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-
Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;
Pse ksaj here,besa,po m'kandet
Me ja hjekun qafes dikuj,
Per m'e ba ** za'n T'a shuej,
Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,
Se me buej s'kapet nji plesht.

vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:44 pm

Gomari i Babatasit

AKT I PARE

Arkeologu

Oda e Ministirit t' Arsimit ne Tirane

MINISTRl
(Tuj kendue "Rivisten Pedagogjike", thote me vedi)

Mire... mire fort... ma mire nuk ka...
.
Pune e madhe!... (Drejtorit A) 
Kem me pa Shka do t'thote, tash, "Hylli i Drites"
Edh' aj Frati i dheut t'Mirdites,
** botue ka njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer,
Tuj e pru per t'patenzone.
Kern' me pa, po, shka do t'thone
Kur ky artiklli i Nebil Cikes,
Shkrue mbas rregllave t'kritikes,
T'u bjere n'dore. Me shum mjeshtri
Ktu auktori ven n' qesti
Pape e kishe e meshtari,
E difton, me arsye ne dore,
Se jane hasem e trathtore
T' gjith njata, ** n 'toke shqiptare
Duen ** shkolla elementare
T'jete e lire. Sod afetare
Qeverija ktu asht dishmue:
S'ka pra ndryshej n'shkolle me msue,
Vec se mbas programit t'one;
Edh'un, po, heret a vone,
Kam me i mbylle shkollat private.


DREJTORI A 

Iu ngjatetjetazotnis s'ate:
Mire kete pune mendue e ke.
Vecse shka, zotni, n'kete dhe
Po ka shum njerz fanatike -
Ele Priftent katolike...

MINISTRI

Priftent, jo, par Fretent, thuej;
Pse kta jane **, pose gjithkuj,
Po na jesin m'qafe.

DREJTORI A

Zotni,
Ashtu punen si un e di,
Jezuit, Priften e Freten
T',gjith nji mendje p'rhere u gjeten
Nder pune fejet e moralit:
Pose ndonjaj fatziut, batallit,
** t'kete mangut n'krye ndo'i hatull
E ** vorr mos t'kete kund m'shpatull
Tash ti pra, zotni, tue kene,
Se morali i fes s'krishtene,
S'njet gjithkund e s'njet gjithmone Me moral t'besimit t'one,
Meshtarija kurdohere
Ka me ba zhurme e-potere
Per pune t' shkollave fillore, -
Edhe kurr ne shkolle shtetnore
Fmin e kshtene s'ka me i dergue.
Per kete pune -si m' duket mue -. 
Thom do t'ishte fort ma mire 
N'Shqipni msimin m'e lane t'lire:
** seici!li Shqipetar,
A komunitet fetar
Mund t'cile shkolla per komb t'vet N'dashte n'katund, n'dashte ne qytet.
Par gjithmone -si rrjedhe prej vedit - 
Tuj u mbajte n'cark t'ligjve t'shtetit, 
Si n' Angli e n' Amerike,
E at je n'France e ne Belgjike.
Pse, zotni, me thane t'verteten,
SOd me SOd Jezuit e Freten
E kane shkollen ma zanat
Se e kern' na. Sa per inat
Gjithshka t'duem per ta mund t'thomi, 
Por e drejta asht, se kombi
Shum prej sish ka pase dobi:
Si ajo Shkodra e ban dishmi,
Ku ka shkolla e strehe foshnjore,
Ka gymnaze e qytetnore
Me programe prendimore
E me msim e me pune dore,
Fort ma mire se shkollat t'ona,
Per te cillat dy miljona
Franga ar na vjete per vjete
Kulihum i mbysim n'det;
Pse, zotni, shkolla per ne
Politike asht ase fe.
Mujm m'e struke punen me prralla,
Porse n'thes, besa, s'hin palla...

MINISTRI

Jo, pra, ja! Shkollen n'Shqipni
Nuk e baj kishe as xhami.
Prandej shkollat fillestare, 
** mos t'jene qeveritare,
Do t'i mbylli varg e vister,
Mbasi ndodhe kam un Minister:
S'due ** mosha e re e Shqipnise
T'rritet n'dore te Meshtarise-
Sidomos t'Fretn'e shqiptare.
Kta, po, jane antikombtare,
Njerz t'rrezikshem, fanatike,
Marre gjithmone me politike,
E ** munden me na i prishe
Fmin me shkolle edhe me kishe,
Tue na i rrite djelmt t'one trathtare,
Ma fort t'huej se shqipetare:
Si fort bukur Nebil Cika
E ka shkrue nd er kto kritika,
** aj ba i paska "Hyllit t'Drites".
Jo, po, vete ne "rend te dites"
Do t'a ve emnin e kti,
Per m'epru ktu n'Ministri
Inspektuer ase drejtuer,
Edhe kta, po, sa ma pare,
Shi p'r inat t'Fretn'e shqiptare, **"programin syntetik" -
Syntetik e analytik -
Keqas fort na kane po$htnue.

DREJTORI A

Po, zotni, si urdhnon e thue.
Vec, ashtu si m' duket mue,
Thom Nebili ka gabue
Me qite n'drite kete lloj kritike,'
Ne "Reviste Pedagogjike",
** a 'i perkohshme fjesht zyrtare, 
Mbajte me mjete t'Kashes kombtare. Qeverija asht afetare.
Prandej thom se zyrtarisht 
Edhe kshtu llapazanisht
Nuk asht mire ** n'polemike
T'hijme na sod me katolike.
E t'u shajm Pape e Meshtare,
T'u shajme Fene e Kishen mbare,
Thue se Arsimi i jone kombtar
Asht nji lozhe e masonise.
Katoliket e Shqiptarise
I' Na i kern' vllazen; edhe vete-
Kish' me thane, se s' a' evertete,
** atj: n'Shkoder Franceskajt
T'hueje na i rrlsm kalamajt,
E ** ata .tue kene shqiptare,
T'jene, si thue ti, antikombtare.
E po 'imend -t'ngjatet Zoti jeten! -
Esad Pasha a thue nder Freten
Ka zane shkolle?.: ArifHiqmeti
A nder Freten apo njeti
Aj kje rrite?...Haxhi Qamili
T'thote shka t'thote, po, qaj Nebili -
Osman Bali, Halit Lleshi
E sa tjere, ** fati deshi
I Armet t'i sjellin kundra Atdheut,
Kundra flamrit t' Skanderbeut,
As kta, besa -t'u ngjatet jeta! -
S'i kane ba kndimet e vela
N'-shkolle fretnore. A e din, zotni,
Kushka zanun n'kete "skoli"?
Qaj Preng Jaku, si harusha,
Qaj Luce Nishi e qaj Prenge Tusha,
Dy djelmo9a, dy skyfere,
Si edhe ata oficjerat tjere,
-Gjetun gati kurdohere
Per Shqipni me ra m'potere -
** mbas msimit t'Franceskanve,
M' shpine u u Ishuen kta esadjanve
Edhe i shtypen. Kta, po, jane
** nder Freten shkolle kane zane. 
Prandej tham se Nebil Cika,
Para se me shkrue kritika
Kundra Fretn'e e kundra Fese,
T'i a veje gishtin nji here krese
E t'mendoje se "uhajan'lesh-
Si tha imocmi -merret pshesh'
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:46 pm

MINISTRI

Pse po thue per Nebil Ciken?
Po ti kndoje 'i hefe kritiken,
Qipert' madhe bukuri
U ban Fretenve n' "Vllazni". 
Nji(e}S.(e)S. -kush asht s'edi:
(Me gisht i diftova do vjersha, botue prej "Vllaznije" Nr 9 nen titullin "Vallja popullore".)
A ke c'ndien?..,Ktu kish' me thane, 
Se njat Fratin n' goje ka zane,
** dikur shkrou njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer.
E ktu poshte, si nper terthuer,
Fjalet e ashpra t' ktij vjershtorit, 
Kish' me thane, se shi dreitorit 
T"'Hyllit t' Orites" i jane kushtue.

DREJTORI A

Ashtu m' duket edhe mue, 
Por;zotni, t'ngjatet Zoti jeten!
Mos t' a zame ne goje gazeten
"Vllazenija"; pse randsi.
Kjo nuk ka kurrkund n'Shqipni.
V ec ban mire me i shkrue vjershtarit,
** ktu n' goje zen pune gomarit,
Se aj gabon poetet me i nga;
Pse kta uha -nuk lane pa la
E t' a bajne, besa, me kja,
Porsi vic djerre neper plish,
Ka' e salvojne m' konop tre fish.
(Hine Babatasi Drejtori A del).

BABATASI

T' u ngjatet jeta!-

MINISTRI

T' u ngjatet jeta,
Si po shkoni?

BABATASI

Si do' zoti...
Gjene mire.

MINISTRI


Asht edhe moti, ..
** na kalbi. Kujtoj ka
Ma se 'i muej ** shiu ,s' ka da.
Me t' merzite! -
-


.BABATASI

Shka t'i bajme pra. 
Vete ju fajin, thom, e kini,
** bje shi.

MINISTRI
,
Na, pse?

BABATASI

Pse jini
Ju njata, ** sod n' Shqipni
Vrani e kthiellni.

MINISTRI

Nuk e di...
Nejse ma...vec fjalet t' kam cue,
Ktu me ardhe me u pjekun m' mue,
Pse nji pune kam pase me ty.

BABAT ASl

Qe, tek m' ke -me kambe me krye; 
Urdhno e fol. Ku ti me sy,
Aty "praf' un kambe e krye,
Nper stomije e n-per "hendeqe".

MINISTRI

Babatas, mjaft pune e keqe
Per nji shtet "okcidental".
Si ky i joni, as n' fushe as n' mal
Mos me pasun nji Muze;
Jo, po asht turp, besa, per ne,
Per njiket Shqipnine e re,
Pa Muze vendinm'e lane.
Tham, asht mire, ** ktu n'Tirane
T' a ndertojm nji rare Muzeut.
Per lulzim e ndere t' Atdheut,
-Vjet ne Shndre pata fillue
Nji Muze vete me ndertue,
Edhe krejt e pata mblue:
Por nji dite -si do t' keshe ndie -
Ra do shi e u kaperdi
U shemb mbrende, e e marroi Zoti.
Shka me ba: e prishi moti.


BABATASI

Mire zotni; vec se po drue
Se ende dita nuk ka ague
T'ndertojm na Muzej n'Shqipni,
Me kulete t'shpueme ne gji.
Ti e di mire se as n'toke shqiptare ""-
Muzejt s'ngrifen n'kambe pa pare;
Jo, po, ktu edhe, n'toke t'Kastriotit
Hece nji fjale ** kje thane motit:
"Xhep e lep -more Rexhep!"
Prandej vete kishe me thane
Se, per tash, Muzeu do lane:
Na s'po kemi buke me ngrane,
Jo me ngrefe Muzej n'Tirane!...
Po a njimend, more lum heu,
Se, tu'u ngre.fe n'Tirane Muzeu,
T' a ha mendja ty ** Atdheu -
** Shqipnia, fushe e djerr,
Tash na bahet Ingilterr,
E, pjeke vedit pul at n'furre,
F1uturim kane me na u tuffe
Me na hi perdhuni n'goje?..
Jo, zotni: s'asht gja ajo loje.
Edhe tham se mire do t' ishte
Per nji shtet ende ferishte,
Si Shqipnia, nji Spital
Me ngrefe kund n' ndo 'i fushe a mal,
Per me shndoshun "pelivromin"
Ase "dergjen" ** sod kombin
, Jane tue e lshue shakull per dhe,
E me u shporre Muzeut. Per ne,
** nuk kemi buke me u ngi
Sod Muzeu ä'i "kabuni",
** nuk asht,jo, per dhambe t' one;
.Pse Financa, si po thone,
Sodka ardhe e asht ba teneqe

MINISTRI

S'ä e vertete. Asht pu ne e keqe
Kshtu me folun, lum zotnija.
Ti s'e din, por sod Shqipnija
Ka mjaft pare n'kashe te vet:
Si me pa mundet n"'budget",
** Kole Tha9i e ka permbledhe
Edhe bukur aj e ka dredhe,
"Simbas urdhnit" ** ka pase.
A din ti, se sivjet n' kase,
(Si ky Kola e ka shpjegue) ,
N' Finance t'one kane me u grumbllue, -Tane fysheke, ndry nder kashuj -
Rrash njizetedy miljuj
Franga ar. Prandej kuleta...


BABATASI

S'di gja Kola -t'u ngjatetjeta!-
Po t' tham un, po, Babatasi.
Po a dro m'pare kund aj hasi,
** keshtu, n'hamende t'vet,
Shton miljona ne "budget" ?..
Fjala e tij nuk con kandar:
Se atij kasha i ka qite bar,
Edhe asht ba me dale me Iype,
Qysh se rrogat i lane krype.
Jo ** ka edhe 'i tjeter pune:
Parja n 'kashe kurr nuk i bune;
Pse, ke vete s' asht vec se 'i kukull,
Ate shoket e bajne krejt sukull,
, E ia shijne'paret perdhuni,
Si n'Shqipni ** hece kanuni...
Pose ** vetit s'i shef hall,
Edhe krejt ka ra batall
Me "budget" t'Pandel Vangielit,
** n'dugaje t' Ali Kacelit
S'la kund karta as envelopen,
Ke po merr e ep me Europen,
Tue cue Korsuj e Sefira
Per gjith skuta e per gjith bira,
Per m'ia u shti europjanve n' koke,
Se na mend kemi me oke:
Se Shqipnia, fushe e male,
Asht ba sod "aksidentale"...
Oesha t'thom "oksidentale":
Si ajo Italja, si ajo Franca,
Me aeroplana, orkestra e danca,
Me "mocjone" e "interpelanca": 
"ferku" asht vetem nder "pjatanca"
Ke at je rruejne, po, shepka e fllanxa, 
Na me mzi ktu buke e planca,
Kur t'i kemi; pse Financa
Ende ktu, si kje dishrue,
S'mujt me u "oksidentalizue"
V ec se shka, se do tregtare
Mue m'kane thane se punet fort mbare Nuk .po i ki'n kta korcullare,
Kta sefira t'one shqiptare,
Ke qyqarve muej per muej
Po u mbijne fjale me gjind te huej, Sidomos per qira t'shpise,
Pose kasapit e furrxhise;
Pse "xhaxhaj" PandeI V angjeli,
Tash ** kasha pa gja ngeli,
Nuk ka pare me u dergue.
Prandej t'mjeret süd jane ngushtue
Pa nji dysh, me thane, n'kulete,
Me i shkue Europes poshte e perpjete;
Si ku al pleq ** fshohen n'knete,
Pa tagji -pa kashagi
Perse askush nuk deI me i ble:
Si mo' Zot! rna keq per ne,
** gjithmone e kern' mate vrapin
Ma te madh se kern' pase hapin.
E vertete se ky Kole Thaci
Vjet der m' gju kerrciket i zgaqi
Edhe i ra detit pertej,
Me do tjere financjer t 'mdhej:
E nper Rome e... shishe t'Kjantit
Na ka vojte ne banke t'Brabantit,
, Diku larg atjen'Belgjike,
Per me lypun metelike.
Vec se rruga i vojt bihlude,
Edhe i shkuen paret zollude; 
Pse "Brabanti", si un kam ndie,
Po kish kene nji bastanxhi
Qj epte vete, po, kastraveca
Per sherqij, edh' epte speca
Per tomate e patlixhana,
Kshtu ** Kola -ate e paste nana! -
Tane korrnarne e pune te mdhaja,
Kthej n' Tirane me i kaIe mushkaja;
E te mjeres moj Shqipni,
** ministra e tevahi
Do t'i laje me ar flori,
Prap nper kambe iu vuer Jullari,
Edhe i mbet nen bark samari.
Tash ** kasha mbet filuze
E bese kush s'na zen p'r'i rruze, 
Po na thone se ky Kole Thaci
Ka cue kashen te kovaci,
Thate ngarkue mbi dy shilurtha,
Per me ndreqe me te do kurtha, 
** me i ngrefe mande:j n'Shqipni, 
Do n'Gegni -e do n'Toskni,
Ku ma fort t'ket gjase e ishkile, 
Se bjen mbrenda ndonji skile - 
Ndonji skile britanike,
A ndo'i shqarth prej Amerike, 
T'cillve shtrejt po u bante lkura. 
Vec ka thane Ali Klisura,
N'Parlament kur e kane pvete,
Se kjo rune asht "peshk ne det't,
E prej saj kurrgja n'kulete
Nuk i hine s'mjeres Shqipni.
Par po e zame, zotni, se Kola
Po ka pare e po ka t'holla,
Per me tnkambun kete Muze:
Arkeologun, por,ku e ke?
Pse un e dij, more bablok,
Se muzeu pa Arkeolog - 
Arkeolog i dame me gisht,
Asht si spata e re pa "bisht".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:47 pm

.MINISTRI

Un kete pune'e kam mendue,
Edhe fjale prandej t'kam cue
Per me ardhe me u pjeke me mue,
Pse Arkeolog un t: kam emnue -
Arkeolog edhe antikvar,
Per me mkambe Muzen kombtar.


BABATASI

Ama".jarebi... Zotni,
E ke gabim; pse un s'e di
Se ku shpin 'ka Arkeologjia.
Me shka m'duket, lum zotnija,
Ti me mue po don me u talle.

MINISTRI

Jo ,pra, ja, s'po due me u prralle.
A di' shka, more babtok,
Me u ba nieri Arkeolog
Pune evshtire nuk asht nder ne,
Si Arkeolog, ti tjeter s'ke
Vec;: me rmue, ndo'i here ne dhe,
Me gjete vorba a palare,
Me mbledhe shtamba e karratyqe
Hekuraqe e helezy'qe:
Me barte gur e shtylla t'thyeme,
Megjetekund ndo'i xhybe t'shkyeme,
** pat veshe rnotit ndo' i plake, 
Ndo'i stravece me e gjete t' pa thake:
Me grurnbllue brisq e hiqake,
Ndo' i topanxhe t 'veshne n 't.eneqe,
A ndo'i "ltine" te pa ngaskeqe
E njikso partallesh tjera,
** edhe n'pleh gjinden herhera.
Ase n'dore t'ndonji tellallit
Kur ndokush, ngushtue prej hallit, 
Qet me shite fraget e t'et,
A ndo'i tjeter mallimet.
Sa per kaq, kishem me thane, 
Mjafte ** nieri te kete zane
Ndo'i rrushdije -a iptadije,
E ndo'i fjale edhe t'a dije
,A. latin ase greqisht
-Par mjafton edhe turqisht -
Se Arkeologaj dei me nam.
Pra kto fjale per tash po i larne.
Ti n'Shqipni Arkeolog sod je:
Qe dekretln tek e ke,
Me nenshkrim te zyres s' nalte. 
Bote Tirana ka, edhe balte,
Ka dibralle. jevk e ustallare;
Pre qerpiq, e sa ma pare
Hinia punes s'ketij Muzeut
Per lulzim ndere t'Atdheut.
T'u ngjatet jetal Ma s'mund t'rri, 
Pse do t'shkoj n'Kryerninistri,
Ku Ministrat jane bashkue
Per do cashtje me u ksillue
(cohen e dalin te dy)




Rruge

BABAT ASI

(tue fole vedi me vedi)

Se, per Zotin -kjofte levdue! -
Me shka vete po jam tue pa,
Gia Shqipnia n'dore nuk ka
E as perparakjo s'do t'vete,
Q'se Ministrat ndajne dekrete,
Pa peshue nji hefe ma s'pari
Se ~'zotsi mund t'kete zyrtari,
E q'se fatii Atdheut te.shkrete
Mujtka ajsod edhe me mbete " 
N'dore t'do njerzve, per t'cillt vete
E as kurrkush, kujtoj, s' di gja
.Se c'shirok a se c'murra
Na i ka hjedhe e pru n' kete dhe.
E po kush di gja nder ne " 
Per nji pale, ** ktu n'Shqipni :,
Po rruejn petlla e "kabuni",
E rrmejn rroga n'ar flori,
Kush di gja, po tham, zotni,
Se ku i kane gjak e gjini,
Se ku i kane kta plang e shpi,
Stane, pleme, vathe e gji?
Pasaporlat kush ua pav,
Per me thanese kta s'jane Slav, 
Nuk jane Slav, Turq, as Bulgare, 
Par jane fj'esht hurra Shqiptare?", 
Shka punuen kta per Atdhe?", 
Ku jane krenat ** kane pre?". 
Librat'shqip ** kane botue?..
.Edhe ndihmet ** kane kushtue
Per triumfte liris s'one?
Per pose emnit se si u thone,
Kurrkush gia nuk di, per ta;
Nuk di gja, par megjithkta;
Megjithse edhe t'pa zotsi,
Na po e sQofim ke n' Shqipni 
-Qeni t'zo'n ma ku s'po e njeh -
Na jane ngrefe si gjelat m'pleh,
E pedanta e "Don Kishjote",
Me nji hije krejt kokote,
Tuj u mbajte per liberala,
Per modern e oksidentala, 
-Sidomos n'kto'kohet e mbrame - 
Pjellin ligje, vjellin pro grame,
Apin urdhnaedhe dekreta,
Sjellin gjinden poshte-perpjeta,
E n'kete mnyre cdo perparim 
Kane pengue, e mbrende n' sundim
Njerz e rune kaq kane pshtjellue, 
Kaq perzie e kaq ngatrrue,
Porsi floket e atij harapit,
Sa ** mbrende ne krye t'nji krapit 
Ka ma shum, thom, harmoni
E tendence per qytetni,
Se n'shtet t'one,- Eh, moj Shqipni!
Fort po drue se nji dite ngusht
Ke me ra, 'e kryet ne grusht
Ke m' e kape, pa pase pi musht,
Q'se do njerz, ** kush me i zane
S'kisht'per peng as per dorzane,
1\1' kurriz t'and po sjellin paten, ,
Edhe m'mjalte po e mbajn sod spaten:
T'cillt ngerdheshe m'nipa t'Kastriotit,
Kndojne at kangen, si 'i hefe motit:
"Tshkojme e t'hame na voe t'fergueme
Ke ajo ndrikulla e hutueme"
E kjo ndrikull.a e pa mend
Ti Shqipni je, t' tham p'r timend:
Pse, po mendt t' i kish' ti tok,
Sod s'do t' ishe un Arkeolog,
E as do njerz, besa, per t'gjalle,
Kurr Ministra s'do t' ki'n dale;
Po pse mendt ti m'vend s'i ke,
Prandej kot rrermoj un n' dhe,
E batallat, varg e vister,
Bahen "Pashe" bahen "Minister"
Ei biejn shtjelm ,sahanit t'shllines,
Kah ty t' hjekin dredha shpines;
E pa i qite zavall 'kaptines,
-Pa prek pende -pa prek parmende,
!Tuj u falle -tuj u gervalle,
Po t'i hjekin spik ksaj jete,
** ma mire nuk ka ku vete.
Xllepill plot e barkun koder:
S' ka si u ve'ma mire kjo Ioder.


Vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:48 pm

Nji lule vjeshtet

N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem
Tash pluhën je. Ata dy sy t’janë errun,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’epër m’sharte vrejn t’njerzimit!
T’janë sosun fjalët e ambla e plot urti,
E ai za t’asht kputë, i cilli bite m’zemër
Si kumbë liret t’tingllueshme, ** prej s’largut
Ndihet tue ra, kur dora e prekë e msueme!
Ehu! po; “deka, ** baras m’derë t’pellazvet
Trakllon, si m’trinë t’kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomë bukën, ty edhe ajo ke dera
T’traklloi, e ti kalove porsi voesa
E natës kalon, kur dielli vjen me shndritun
Mbi kobe t’dheut. Sot përmbi vorr t’kanë bijtun
Hithat e madergona! ’I kryq dullijet,
** e përshpirtshme nji dorë ta vu te kryeni,
Ndër to ka hupë, as tjetër send trishtimin
E vorrit nuk ta zbutë, posë va’it t’trishtueshëm
Të hutit t’natës, ** nëpër curra t’malit
Dhimbshem në rreze t’hanës rrin tue gjimue! . . .
Njai grumbull gursh, ** m’vorr t’randon përsypri,
Vetë gjaksorit t’pashpirt, ** mbyti nierin,
Lugat i duken, n’hikë kah t’bjen nget vorrit,
Edhe t’përqethët atë botë i shkon n’për zemër.
Po, a thue, krejt deka n’asgjasend t’përpini
E, posë se do kocijsh edhe ’i grusht pluhen,
Nuk t’la tjetër? Jo! N’prehen t’Amëshuemit
Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue
Me gzue n’dritë t’qiellvet, ku pushon dishiri
I nierit t’drejtë, si drita m’sy kthiellun
Po, po, se përtej vorrin shpirti i nierit
Gjallon për jetë! Njeky mendim i ambël
Deken e zbutë e vorrin ban t’pëlqyeshëm,
Kur zemrën fa’i s’e grisë. Prej ktij mendimi
As vetë per ty s’lotova shum, kur ndjeva
Se diqe: se n’ma t’mirën lule t’motit
E lae ti ketë shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi m’vese sod me dorë dhunuese
Vesin shinon me Theta t’zi, e selija
M’rrashta t’përgjakshme t’njerzvet m’kambë, ku mbahet.
Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja
E diellit, ** përfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s’mujt me e bajtë qelbsinen
E randë t’ktij sheklli t’zi; por fletët i rrahi
Kah jeta e dytë, ku Njai ** rruzullimin
N’themel e dridhë veç me ’i vetimë t’qerpikut:
Amshon n’lumni shka Atij t’i ket përgja.
S’kje toka, jo, për ty kje qiella!
E tash, ** vetë jam tue ravisë kto karta,
Ti, kushedi, n’per vrrije t’amëshueme
Shkon tue kërkue për lila e drandofille,
** s’dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora,
Për me u lulzue mandej ndër t’zjarrtat valle,
** nëpër vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:
Ku, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjuj,
Kndon Zotit lavde n’për ylbera t’qiellit:
A, marrë krejt n’t’pam t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,
Porsi m’pasqyrë t’kulluet skjyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s’eprës Mende,
E cila n’t’kenun sendet thirri t’tana
Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjasendit,
Kur bani Ajo furin me heshtë t’thellimit,
E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin
E pakthellimit, ** atje n’t’skajshmet megje
T’ktij sheklli ndihet mnershëm tue gjimue,
Kah për ledhe plandoset t’rruzullimit,
E aty, n’atë dritë plot ambelcim dashtnijet,
** porsi lum i kjartë prej Atit t’Dritvet
Gjithkah dikohet nepër verë t’Parrizit,
Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,
T’kthiellta ti i prirë t’vërtetat, t’cillat Hyji
Desht t’muzta nierit ma ia lanun t’shkrueme
Nder fletët t’hyjnueshme t’t’amëshuem Ungjillit.
Oh! sa e sa herë, kur n’mbrame shuen natyra,
E tjetër s’ndihet, veç se rryma e prronit,
** përmallshëm gurgllon n’per rrajë e curra
Un’, lodhë mbi letra t’t’dijshëmvet t’kahmotit,
Mbas t’cillvet fjalën rrij tue lmue shqyptare,
Dal në dritsore me kundrue shatorren!
** i Lumi t’kthielltë ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, **, thue, se njaq sy Zotit
Flakojn mbi dhe — kushdi, për me felgrue
Nierin, ** egrue ma fort prej mnerës s’territ
Përbluen punë t’mbrapshta: — e atë botë mendoj për ty.
E, ku ta shoh ma t’flakshmen tue xhixhllue
Nji hyll, aty selin’ un’ tham me vedi,
Ti do ta kesh, e syt m’atë hyll pa da
I nguli, e m’bahet si me t’pa. Me emën
Un t’thrras atëbotë n’per terr. Nji vaj bylbylit,
** përmallshëm ndër gemba rrin tue kja
Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonë m’i bahet t’grishunit; e m’duket
Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,
Jo kurr; e sidomos nja’, i cili ti zemër
E len mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshëm,
Gjumin e dekës ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambel edhe na nzitë kah punët e mbara,
E n’mende tonë gjallon. — Kur Aleksandri
Prej Bregut t’Matës ngallnjyes u kap ke vorri,
Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet,
** atje nën She vorfnoi me aq djalë Ekuben,
Iu ndez aty flakë zemra kah lumnija.
Mbi njatë vorr, po, u betue me ngulë flamurin
N’skaj t’dheut, e prej selis’ me i zhdrypun mbretent;
E atëherë përpara tij tanë bota shuejti.
Mue edhe, ** sheklli e nji dishir lirijet
T’thepisne raven m’ia kanë shtrue gjallimit,
Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t’përvujtun
M’ndezet kah punët e mbara e kah burrnija.
Përmbi vorr tand, po, xa të fortë me e mbajtun
Besen e dhanme — e miqasin e zanme;
Për fe e për atme n’ball me i dalë rrezikut:
Të ligshtit dorën me ia njitë e t’fortin
Mos me e gledhue; kur t’jet me u thanë e drejta,
Mos me i shmangë syt’ prej cakut, n’t’cillin mendja
Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue
Ndër sa t’vishtira, ** t’na sjellin motet.
Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet,
Mneren e vorrit ** ta zbutë, ai qanderr
Ka me m’kenë ndër salvimet: Engjlli i Zotit,
** rojës besnik fuqit t’i pruen mizore,
Gjumin e dekës në vorr mos me t’turbllue,
Der ** të shkimen n’qiellë e hana e dielli
E t’ngele moti e sheklli mbarë t’rroposet,
E t’vijë dita e gjyqit t’rruzullimit,
Ai ka për t’m’kenun zana. E atëherë pa u tutun
Zhgjetat e prehta e t’zjarrta kah me i prehun,
Ai kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit:
Atë herë un kangët kam me i ndërtue kreshnike,
Me t’cillat botës un do t’ia la të shkrueme
Se shka viejn armët besnike n’dorë t’shqyptarit.
E me kangë t’mija ’i përmendar t’madhnueshëm
M’vorr tand kam për t’ndërtue, të cillin motit
Me fletë të ngrita kot ka për ta rrahun;
Pse, si curr, ** n’mjes t’detit rreh tallazi,
Edh’ ai njashtu do t’jesë ndër gjire t’motit
** bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit.
Atëherë prej bjeshkvet kanë me u djergun zanat
E me të njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanë me t’vallue, e kanë me rritun
Me shum kujdes për qark selvija t’blerta;
E shtektarit mundqar, ** n’ato hije
Ka me xanë vend, me ndalë pak gja t’dihamet,
Kanë me i kallzue se sa pjesë qiellet vrani
Deka n’atë vorr. E atë botë i largë shtektari
Të lehtë dhen ka me t’urue, e t’paqta e t’buta
Shinat e borën: e, kur n’male t’veta
T’dredhojë ke stani, fmis’ ka me i kallzue
Shka ndjeu për ty. E fmija e tij aso bote
Emnin tand kanë për t’kndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,
Ambël prej emnit tand kanë me jehue.
Me majë t’briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’njohtne veç e prej barivet:
Kanë me u rritë lisat, përse spata as reja
S’e prekin tanden, ku asht ravisë aj emën:
E tu’u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;
E kshtu ma t’kjarta mbas disa qindvjetve
Nipat ma t’vonët me i këndue, e emni
Sa t’bjerë dielli tokës ka me t’u kndue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:49 pm

Kataklizmi i rruzullit

At ditë disi tu’ u matë u çueka dielli;
E as dritë ai nuk po bate. Njato rreze,
T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin
Gjit e plleshem t’natyrës, e gjallë mbi shekull
Mbajshin flakën e jetës, ato të zbeta
E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra
E dritës isht’shterrë. Por pesha e rruzullimit
Ajo ’dhe atë ditë e ngathët e disi rryetas
Asaj ravës s’hershme (neper eter t’cillen
Gishti ia çili Perëndis’ s’Amshuem),
Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme
Rrahun me hap t’sigurtë, zattette prore:
Si ajo mokna, **, veglash grisë prej kohe,
Ngurrueshëm lshon e ngelë pa da nder dhambza
E as n’punë ajo, ma s’hin. T’thjermët e Empirit
— Ata t’bredhun të dritës s’lumnis s’Parrizit —
Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit
Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,
Veç si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetëm
Kmishën e dekës ka’atij ia veshë e ama.
Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,
M’qiellë xhixhllojshin si flaka e nji kandili,
** m’tryezë skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,
Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysë t’bukës,
T’vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,
** prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna
Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohë . . . Mbarsë ajri
Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla
E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga
T’pranshme e t’vshtira përftote; e u shuete nieri
E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari
Për nen kosë t’bulkut. S’t’shihte syni tjetër,
Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka
Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja
Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise
Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:
Si njata shpendt shtektarë, ** atje kah vjeshta
T’dam çetet t’shokvet, duken tue flutrue
Aty-ktu n’për pullaze, mjesa dimni
Jetën mos t’ua shkurtojë. — Me gjithçka mnija
E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;
E mbërthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin
E u coptojshin ndër lufta e ndër degame,
Si kjen coptue gjithmonë, q’prej se pik’ s’parit
Zemrën e nierit kuprracija e flligji.
Kur qe, si atë ditë (sado ** zhargas) dielli
U kap, mje m’cak, për gjysë ku dahet dita
E buka n’arë prej shpijet i shkon bulkut,
Ati i Pushtetshëm nalt prej fronit t’qiellvet,
Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,
Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore
Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,
Edhe vranët e kundron. Per nen shkreptima
T’asaj mëni s’hyjnueshme; ** prej syve
Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli
E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,
Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,
Pingul të cillën rrezja e syut t’hyjnueshëm
Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash
Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamë t’trishtueshme
E u trand shimje m’themel. N’atë gjamë ushtueme
Gollet e rruzullimit Himalaja,
Si gur gëlqerje n’ujë, krejt u turshi;
E u shem Italja, kthelltë e cilla n’gjire
T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;
N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla
N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija
Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme
E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit
Veç po, syni i t’Amshuemit m’atë gjamë t’botës
Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera
Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,
Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershëm,
I shkrepshin shkndijat si n’për grykë t’Vulkanit;
Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,
E shkrehën valle e shuejtën lyra t’ambla,
E vetë banorët e qiellvet nëpër lugje
E n’për lulishta gjith herë t’njoma u strukën,
E qiella u hesht.
Po; m’krena t’Kerubijvet.
Rregji i madhnis’ felgruese ndejë peshtetun
E ftyret vra, si nji thellim i kobshëm:
Mbasi atë cak sheklli kapërcei me t’fyeme,
T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne
Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi
Dau me rroposë rruzllimin: Ai kah dielli
U prir e n’rribë t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme
Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit
U fik. E kobshme nji terrinë atë hera
Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull
N’për terr ravgojshin, porsi mijt ndër vorre,
Kah mnis’ shemtuese e’Perëndis t’idhnuem
Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!
Njatë dorë t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen
Për sa e sa qinda kavaljetesh mbajti
Peshën e rruzullit, Perëndija e struku
E natyrën e lshoi pa zot. Trishtueshëm
Krisen thithat e shekllit: e rrmores
S’humnerës s’rrmbyeshme t’t’kthellët avisit
Kulihum shtielli i rruzullimit brishti
E u shem, termagshëm tue rapllue nper kaos.
Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropamë
Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,
E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit
U shkapërdredhshin me duhi thellimit,
Tue bumbullue n’për shekull. Hyjt e qiellit
Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershëm,
Me zhumhur t’tmerrshëm n’pakthellim u rrposshin
Ka u ndeshin, ka’ u përpiqshin, e u turrshijshin
E flauri kah nëpër kaos u derdhshin.
N’per tym, mandej, n’per pluhën e re t’murrta,
** shekllin kand e kand kishin mberthye
Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin
Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet
E prej tërmetit, tue bulritë frigueshëm,
Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut
M’ujë shkundullitej n’rrymë t’atij thellimi.
Kur qe, ’i kometë n’mes t’kataklizmit t’mnershëm,
Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte
Me zhaurrimë t’perfrigueshme goromiset
E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.
Trandet toka m’atë t’ndeshun: ujët e detit
Jashtë lugut s’hershëm del, e dynden sklafat
E kernalles n’përpjetë si bjeshkë, si male,
Të cillt mandejna, me furi përpise
Shkul kah Europa e n’Amerikë dikohen
E shkapërderdhen përmbi Afrikë t’zharritne:
Merr dhen’ boena. Felgrueshëm tue gurgullue
Tallazi male kapërcen e kodra,
E m’rrymë t’gjirevet t’veta rrmben qytete,
Mbretni përpin, e shkim gja t’gjallë e nieri,
E gjithshka dora kavatoi njerzore.
Por, po; t’gjith ujët e Oqeanit s’mujt me i shlye
Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin
Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtës s’hyjnueshme
Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,
Syni i të cillit nuk mund t’shohë pegame
E gja s’i rrshket Atij per pa u ndëshkue,
Premtoi ** flakë m’atë hyll nji zjarm t’u kallte
— M’atë hyll, ** tokën nën peshë t’vet e ndrydhte —
E mbarë dhen’ ta përlante e ta shkrumote.
E qe, xen hylli rebtë m’u shkundullitun.
Xen rebtë m’u trandë, e, tue shpërthye me krisme
Nji det zjarmit flakron mbi tokë t’shëmtueme.
Por edhe zhari, n’gji ** ngrohte bota,
Nen t’rrebtën frymë t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit
Ndezet ai flakë e ma ’i furi trishtuese
Shpërthen n’për zgorka t’dheut nën valë t’Oqeanit.
Ujët e zjarmi m’atëbotë u kapërthyene.
E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen
E u përlan’. Ulurote deti e dyndte
Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue
E tue fishkllue, mbi det pa da ngërthehej
E me vapa të veta e frushkullote.
N’zhaurrimë t’mnertë t’asaj lufte titanike
Kobshëm gjimojshin viset e rruzullimit
E shungullote kupa e naltë e Empirit.
N’e mbramët m’u lodhë xu deti, e, para zjarmit
N’avull t’u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,
Lshue pa zangall, iu vesh tërthores s’shekullit,
Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet
E kodrat, e kunorat; e dogj fronet
Me shpata e me gjithshka, ** dikur m’shekull
Krenin’ e mbajti m’kambë; e kur s’pat tjeter
Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,
E toka mbet veç hi e kthhiell: si votra
N’nji shpi të dalne faret, mbasi zjarmi
T’i shuhet e me ferrë dera t’i mbyllet
E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:50 pm

Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISË

Kânga e Pestë

DEKA

[...] 
por s' din Shkjau me mbajtë miq'sÃ* ! 
Aman, Zot, kur duel Serdari, 
se ç' kje ndezë Vranina zhari ! 
Aman, Zot, kur mbërrini Pera, 
se shum krisi atëbotë potera ! 395 
Por kur ránë Shkjetë e Vraninës 
Shum u krisi plumbja shpinës ! 
Porsi shé ** m' nji natë gjamet 
Rritet turr e del prej amet 
Tue ushtue – e tue shkumbue, 400 
shkapërderdhet npër zallina, 
ashtu u derdh Shkjau te Vranina, 
n' valë Shqiptarët krejt tue i përshi. 
S' lufton ndryshe' e rrebtë kulshedra 
e me dhambë edhe me kthetra, 405 
zjarm e surfull tue flakrue, 
kur drangojt ta kenë rrethue; 
si i qindron sot Shkjaut Shqiptari 
për dhé t' ambël ** i la i Pari: 
kambë për kambë tue qitë padá, 410 
tue korrë krena nepër Shkjá. 
U janë ndezun flakë breshanat, 
u kullojnë gjak n' dorë taganat, 
e u kullon gjak edhe zemra, 
veç se vendit s' u lot themra. 415 
Por ç' dobÃ*: dielli tue lé 
– isht' tue lé m'atë ditë për Shkjé ! – 
I ranë ndore Shkjaut t' tërbuem 
Tridhetë t' vramë e dhetë t' shituem !... 
O ata t' lumtë, ** dhane jetën, 420 
o ata t' lumtë, ** shkrine vehten, 
** për Mbret e vend të Parëve, 
** për erz e nderë t' Shqiptarëve 
derdhën gjakun tue luftue, 
porsi t' Parët u pa'n punue ! 425 
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, 
butë u kjoshin moti e stina, 
ak'lli, bora e serotina : 
e der' t' këndoje n' mal ndo'i Zanë, 
e der' t' ketë n' detë ujë e ranë, 430 
der' sa t' shndërisin djellë e hanë, 
ata kurr mos u harrojshin, 
n' kangë e n' valle por u këndojshin. 
E njaj gjak, ** kanë dikue, 
bân, o Zot, ** t' jesë tue vëlue 435 
për m' ia xé zemrën Shqiptarit, 
për kah vendi e gjuha e t'Parit ! 
– Po vallë ! Osja ku do t' jetë ? 
Oso Kuka a mos ka mbetë ? 
N' Xhebehane ka zatetë ! 440 
Ka zatetë n' atë kullë t' barotit, 
ku ka bâ emnin e Zotit, 
se për t' gjallë nuk ka me e lëshue, 
shokët e vet për pa i pague 
tridhetë t' vramë e dhetë t' shitue. 445 
Kur pau Shkjau se pushka mêni 
Si kah vau si kah Liqeni, 
e se mbetë s' kisht Oso Kuka 
me t' tjerë t' vramë, përjashtë ke suka, 
m' Xhebehane u turr m' atëhera, 450 
si kur t' lëshoje kah pranëvera, 
vrullet bleta çark njaj zgjonit, 
tue zukatë si rryma e përronit. 
N' brohorÃ* tue i lutë jetë Knjazit, 
njiqind vetë këcyen n' kulm t' pullazit, 455 
mâ t' përmendunt kah trimënia 
njaq u ngjitën mbi frangjia, 
tue thye muret n' gjak t' përlyeme : 
– por ka gjobën shpia e thyeme ! – 
krisi Osja atëbotë si ulani, 460 
mje n' Cetinë i vojti zani : 
« Ah kadalë, Nikollë, t' vraftë Zoti ! 
pse këtu i thonë Oso baroti : 
se s' ké pá Shqiptár me sy, 
se djeg vehten edhe ty ! » 465 
Edhe zjarrë i dha barotit. 
Aman, falë i kjofshim Zotit, 
kur ka dhanun zjarrë barotit, 
se ç'â dridhë Vranina e shkretë ! 
se ç'â hjedhë kulla përpjetë ! 470 
se edhe L'qeni ç'ka gjimue 
m' kalá t' Shkodrës tue ushtue ! 
Qepra, tjeglla, gur e trena : 
Kambë e trupën, krahë e krena, 
hi e tym e flakë e shkëndia, 475 
shi mje n' Viri i hodh duhia : 
I hodh duhmja shi n' breg t' Virit 
Qepra, gur e gjymtyrë njerit. 
Eni, eni, mori shkina, 
eni, eni, te Vranina, 480 
mblidhni vetë npër shpat e përrue 
ehu ! kortarët e djelmve t'ue ; 
edhe mësoni fëmijët mbas sodit 
mos t' lakmojnë tokës s' Kastriotit, 
pse u bjen shtrejtë, qe besa e Zotit ! 485 
Njasi gjaku ** Oso Kuka 
Sot ka derdhun ke ato suka, 
si për Mbret, si për dhé t' Parëve 
vëlon se vëlon ndër dej t' Shqiptarëve. 
Pra, pa u djegun n' flakë t' agzotit 490 
Si Oso Kuka n' kullë t' barotit, 
s'ka me rá fisi i Shqiptarit 
n' thoj t' pangishëm t' Gospodarit ! –
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:51 pm

Kanga e Trembëdhetët

TE KISHA E SHNJONIT

Prendoi dielli, n'qiellë duel hana, 
n' Veleçik po pingron Zana : 
Ehu ! ju malet e Shqipnisë, 
n' t' cilat strukë shqipja e lirisë 
n' t' bardhat kohë, ** kanë prendue, 5 
s' lête anmik, jo, me iu afrue ! 
E din shpat e di' edhe përrue, 
e din landë e di' edhe gurë, 
Shqiptarisë kryq e tërthuer, 
se sa gjak atëbotë i anmikut 10 
vojti rrëkajë prej t' bardhë çelikut, 
** flakote n' dorë t' Shqiptarit, 
porsi rrëfeja majes s' Sharit. 
A kisht' mujtë kurr n' atë kohë t' lume, 
(me lot gjakut sot t' lotueme !) 15 
veç nji troe t' tokës shqiptare 
me rëmue dora grabitçare ? 
Ah ! jo kurr : t' isht' çue mbarë bota... 
Pse ndo'i Lekë a i' Gjergj Kastriota 
do t' kisht' dalë atë dorë rrëmbyese 20 
m'e cungue me armë ngallnyese, 
t' cilat n' shekull do t' përmenden 
hanë e hyj sa qiellëve t' enden. 
Por kanë ndërrue sot moti e stina 
për dhé t' ngritë, ku rreh « martina » ! 25 
Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit 
** n' djersë njomë busat e umit, 
ja ** n' kullmë rreshket kumbuese, 
ja npër detë bjen valës shkumbuese, 
për me mbajtë nji grue te shpia 30 
s' cilës bukë i lypin fëmija, 
edhe i lên, ndoshta, me kjá, 
përsè e mjera bukë nuk ká : 
gjinde, s' cilës Zot i âsht ari, 
t' zezën bukë, ** i ngratë Shqiptari 35 
shtrêjt me gjak e pat fitue, 
pa ndo'i dhimbë, kjoshin mallkue ! 
sot m' e dá duen copa copa : 
e përsè ? Pse don Europa... 
Uh ! Europë, ti kurva e motit, 40 
** i rae mohit besës e Zotit, 
po, a ky â sheji i qytetnisë : 
me dá tokën e Shqipnisë 
për me mbajtë këlyshët e Rusisë ? 
Po, ti a kështu sot na i përligje 45 
njata burra, ** m' këto brigje 
për ty vehten e bâne flie 
kur ti heshtëshe prej ligështie ? 
Ti, ** i kalle flakën diellit 
e i shestove rrathët e qiellit, 50 
Ti, prej eshtënsh t't' ngratë Shqiptarëve, 
** bânë dekën për dhé t' Parëve, 
bân sot t' bijnë fatosa t' ri, 
t' cilt nji troe t' kësajë ShqipnÃ* 
mos t' ia lanë Shkjaut n' dorë me i rá 55 
krejt në gjak nji herë pa e lá ! 
Lum, oj Zana e Veleçikut, 
** m' ia lëshon ti namët anmikut, 
** m' i uron djelmtë e Malsisë, 
** m' ia kjanë hallin Shqipnisë ; 60 
kësaj ShqipnÃ* e cila motit, 
n' zâ kah pushka e besa e Zotit, 
pat kenë çmue prej fisesh t' tana 
kah bjen dielli e kah merr hana ! 
Por, sado ** poshtë ka rá 65 
sot me sot e rrin tue kjá 
n' pluhun t' tokës, prej njerëzve shá, 
prap, oj Zanë, shkëndia e burrnisë 
nuk â' shkimbë n' male t' Shqipnisë, 
**, manÃ*, edhe n' këto kohë t' reja 70 
ka 'i herë ndezet flakë si rr'feja. 
S' kanë mbetë shkret, jo, armët besnike, 
përsè Arbënorja, grue fisnike, 
bân se bân fatosa t' ri, 
t' cilt trimënisht për ketë ShqipnÃ* 75 
e për besë e t' bardhën Fé 
e bâjnë dekën si me lé. 
A po i sheh ti njata burra, 
** kah Brigja nepër curra, 
tue hecë natën porsi bisha, 80 
janë t'u ngjitun drejt kah kisha ? 
Ata janë, po, Krenët e Hotit 
** m' u lidhë duen me besë t' Zotit 
për me i dalun zot Shqipnisë, 
për me i lanum nderë Malsisë. 85 
Po, Çun Mula mbi shpinë t' kalit, 
ua çoi lajmin Krenëve t' malit : 
ua çoi lajmin n' derë t' konakut, 
për me u mbëledhë n' kuvend t' bajrakut ; 
e si rrokull kjenë rreshtue, 90 
kështu xên Çuni me ligj'rue : 
« Fol tash, Masho, ç'po na thue ? 
Un qe Krenët t'i kam bashkue, 
t' cilve mundesh me u besue, 
pse armët kryq i kemi vu, 95 
si na e lánë të Parët kanu ». 
Atëherë Mashi xên kadalë : 
« Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalë, 
** po u thom me besë të Zotit, 
porsi nipave t' Kastriotit : 100 
katërqind e s' dÃ* sa vjet 
janë ** i bâjmë Mbretit hysmet, 
kush ushtrÃ*, kush angarÃ*, 
me armë n' dorë, me zjarm në gjÃ*, 
me 'i kambë mbathë me tjetrën zdathë, 105 
bukën n' strajcë e shpÃ* senjurin, 
dyshek tokën, jastek gurin, 
t' mbramë te hika e t' parët te mbeta : 
trima n' zâ, çëse â' xanun jeta :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:51 pm

Ndihma e Zotit
Gjergj Fishta

Mbi toke t’zeze ku shtegton niri,
Qiella s’naltit pa shkelxye,
Ngele ma i forti e hupe ma i miri,
Gjujt s’punojn e zemra dron.
Punet e mbara per me u krye
Zemra duhet, duhet kshilli,
Per ne kjofte se anmik ast Qielli,
Ftofet zemra e kshillit shkon.

Feja
Gjergj Fishta

Jane do ** me zhvillue
Duen rrezet kah i merr dielli,
Pse shkojne tue rrokullue
Hyjzit e qielles, e bota;
Por t’tana fjale jane t’kota
** nieri i shkrete sndergjon.
Aq nalt nuk kapet kshilli
I nierit, e i ngele dija,
Ne kje se mbi flete t’mija,
M’u kape kah kroni i dijes,
Aj i shkreti nuk qindron.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:52 pm

Shpresa
Gjergj Fishta

Nder t’tana fajet, qe n’toke nierzimi
Ban ma I madhi nder t’gjitha a’ disprimi,
** dan nierin prej mshrires s’Tynzot.
Ku s’asht Shpnesa, s’a’ Feja, as Dashtnija;
Kto virtyte, pse, s’bashkut lshojn rrezet;
Shqymen t’trija, ku njana nuk ndezet;
Vec prej njanes shelbimin pret kot.

Dashtnia
Gjergj Fishta

Ate here kur ujet t’kullue
E shoh une tuj u derdhe curril prej kronit,
E mbrapa per t’gjate prronit
Kah deti neper bar e lande tue shkue,
A thue se etja ujet e ka ngushtue;
Cuditem nder mend t’mija,
Pse ujet e prronit, tjerve ** u shqyme eten,
Prej dishirit me pi gjithmone lodhe veten,
E zemra e eme e thata
Per dastni shejte et nene s’ka e ngrata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:53 pm

C U B A T 
Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue! 
Pesëqind vjet kishin kalue 
Çëse të buk'rën ketë Shqipni 
Turku e mbate në robnì, 
krejt tu' e lÃ* t'mjerën në gjak, (5) 

frymën tue ia xanun njak, 
e as tu' e lanë, jo, dritë me pÃ*: 
kurr të keqen pa ia dÃ*: 
rrihe e mos e lèn me kjÃ*: 
me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10) 

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë! 
Veç si 'i dèm, vu n'lavër spari, 
**, ka' e vret zgjedha e kulari 
kah nuk bÃ*n m'e thekë strumb'llari, 
s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: (15) 

e tue dhanë kryq e tërthuer, 
tu' i dhanë bulkut shum mërzì, 
me u vu s' ryset për hullì 
e as me shoq ai pendë me shkue: 
kështu Shqiptarët, të cilt mësue (20) 

s'din' me ndejë rob nën zgjedhë t'huej, 
pagë e t'dheta me i lÃ* kujë: 
por të lirë me shkue ata motin, 
veç mbi vedi tue njohtë Zotin, 
e as kurrkujë n' këto troje t' veta (25) 

mos me i bÃ* kurr tungjatjeta, 
n'braz me Turk kurr nuk kanë rÃ* 
e as kurr pushkën s' ia kanë dÃ*; 
por t'janë grì me tè e t'janë vrÃ*, 
si me kenë tu' u vrÃ* me ShkjÃ* (30) 

E prandej si pat fillue 
Turkut Ora m' iu ligështue, 
e nisë pat m' iu thy' atij hovi, 
m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi: 
e ato fiset e Ballkanit, (35) 

zunë me i dalë dore Sulltanit, 
nisë Shqiptarët kanë me u mendue, 
si Shqipninë me e skapullue 
zgjedhet t' Turkut : ** si motit 
n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40) 

krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë 
n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej, 
me i bÃ* kurr mÃ* tungjatjeta, 
kurr me i lÃ* mÃ* pagë e t'dheta: 
edhe Flamuri i Shqipnisë, (45) 

si fletë Engj'lli t'Perëndisë, 
si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare, 
me u suvalë prap n'tokë shqiptare. 
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi, 
Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: (50) 

gërxhelì, por belaçì: 
na dyndë top, na dyndë ushtrì 
edhe del e bjen n'Shqipnì, 
për me shtrue këto bjeshkë e vërrì, 
shka merr Drinin për s'të gjatit (55) 

der' n' KalÃ* të Rozafatit, 
ku ai me ngulë do' "trobojnicën", 
do' m' ia vu Shkodrës "kapicën": 
me bÃ* Shkodrën Karadak, 
mbasi 'i herë ta kisht' lÃ* n'gjak! (60) 

Ka ndejë Turku e këqyrë haru, 
pika-pika lotët tu'i shkue, 
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue; 
se Moskovi e ka rrethue: 
ka Stambollën muhasere! (65) 

BÃ*jnë shtatë Krajlat muzhavere 
Shoq me shoq, tue shartue zì 
-si ata e zeza m'i pastë mb'lue!- 
për të buk'rën këtë Shqipnì, 
si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. (70) 

M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue. 
Sa mirë n'armë na janë shtërngue! 
T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit, 
si të Parët ua lidhshin motit 
n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: (75) 

me 'i kambë mbathë e tjetrën zbathë, 
gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë, 
diku ngranë, diku pa ngranë, 
harrue grue, motër e nanë, 
sy'n agzot, zemrën barot, (80) 

e si ai plajmi me furì, 
t'kanë rrÃ* ndesh Malit të Zì, 
për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì, 
ku edhe trimat t'janë përlÃ*: 
t'janë përlÃ* Shqiptarë e ShkjÃ*, (85) 

ballë për ballë ata tu'u vrÃ*, 
fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè: 
tue mbetë shakull përmbi dhè, 
mish për shpez e kaçubeta, 
gjithku kje ajo pika e djalit, (90) 

gjithku kjenë sokola malit, 
pa kjÃ* m'ta as nanat e shkreta. 
Veç se, po, me parzme t'veta 
Aty Shkjaut sulmin kanë thye. 
Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, (95) 

bÃ*jnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit 
e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit: 
se jo veç ** Knjaz Nikollës 
nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta, 
porsè as Mbretit të Stambollës (100) 

s'duen me i bÃ* mÃ* tungjatjeta, 
e se dore duen me i dalë: 
se Shqipninë nuk po e kisht' falë 
Perëndia për çerkez, 
Turq, manovë, likurazez; (105) 

por për do sokola mali, 
** "Shqiptarë" bota po i quete, 
për ta gëzue këta djalë mbas djali, 
der' ** jeta mos t'u shuete. 
Turku fjalën e ka ndì': (110) 

se ç'asht mbushë ai me mënì! 
Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì, 
gjallë Shqiptarët ai me i përpì! 
Por Shqiptari gjallë s'përpihej, 
e as me u shkelë, besÃ*, s'po lihej, (115) 

kur po i mbushej mendja e vet, 
për Shqipnì me bÃ* gajret, 
n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret. 
Edhe kështu t'janë kapërthye 
grykë për grykë Turq e Shqiptarë, (120) 

pa dhimbë krenash tue u thye 
si me thye kunguj npër arë. 
T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit, 
Shkjau: kah drote se Shqipnia 
Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, (125) 

mÃ* s'do t'bite n'kthetra t'tija, 
si atij hangër ia kisht' palla: 
merr e mësynë m'Turk fulikare, 
e si derrat me çakalla 
t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: (130) 

haju, ngaju, çaju, vraju, 
m' pushkë e m'top gjueju batare, 
gjaku rrëmbè npër rrahe e qare, 
e npër fusha e npër gajusha, 
der'** s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, (135) 

zgjedhë s' Turkut pështoi Shqipnia 
e duel m'veti si dikùr: 
si premtue kisht'Perëndija; 
por si dashtë, besÃ*, lum vëllau, 
s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. (140) 

Se s'ka dashtë Turku lirì, 
ma merr mendja; veç un s'dij 
Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër 
ardhë i paska, ** nën themër 
rob Shqiptarët po don me i shtrue, (145) 

edhe atë tokë ai me pushtue, 
për të cilën vetoi motit 
shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit? 
E ** s'paska dert aspak, 
se Shqipnì dhe Karadak (150) 

krejt me atë punë po i lÃ*te n'gjak? 
Zemra i ardhka prej Moskovit! 
N'Petrograd c**** i Moskovit 
Nji bè t'madhe po e kisht' bÃ*: 
m' e ndie plak e kalamÃ*: (155) 

se ai natë t'madhe s'do t'kremtote, 
se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote: 
gostë as darsëm nuk do t'ngrifte, 
s'do t'u late as s'do t'u krifte, 
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160) 

për pa i hi Stambollës përmbrendit, 
për pa këcye mbi post të Mbretit, 
me u bÃ* zot i tokës e i detit; 
edhe Europës tregun m'ia prè, 
mos m'e lanë me shitë, me blè, (165) 

mos m'e lanë me çilë kund punë; 
por me bÃ* ** ajo përdhunë, 
për me çue 'i grimë bukë te shpija, 
rob të ngelte n'kthetrat t'tija, 
n'ato kthetra me gjak zhye, (170) 

mësue gjithmonë n'gjÃ* t'huej me gërrye! 
Por, pse ishte 'i skile e vjetër, 
si për fjalë ashtu për letër, 
mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër, 
ai po e dite mirë e hollë, (175) 

se isht' do punë me hi n'Stambollë: 
se isht'do punë Turkun me e thye, 
pa sharrue vetë mbrendë me krye. 
Prandej xèn ai me trillue, 
m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: (180) 

m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit, 
** me i qitë këta punë Sulltanit; 
me i qitë punë këta 'i herë mÃ* para 
me trazime e punë t'pambara, 
e mandej vetë prej Rusiet, (185) 

si harusha prej pusiet, 
me i rÃ* Turkut fulikare, 
m'zhbì n'vend, m' e qitun fare; 
për pa bÃ* me mend pleqnì, 
se me atë punë botën unjì (190) 

mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì 
Kur ketë punë e ka pleqnue, 
ka marrë trimi e n'odë ka shkue, 
ka ndejë n'tryezë e asht vu me shkrue, 
me u shkrue miqve kah Serbia, (195) 

kah Zagrebi e kah Sofia 
me lidhë besën shkaf asht ShkjÃ*, 
mbi Budin, m'çanak-kalÃ*, 
edhe tok këta ndërmjet vetit 
mos m'ia dÃ* të keqen Mbretit; (200) 


por m'e nxitë, por m'e mërzitë, 
m'iu vardisë si 'i ditë për ditë, 
herë për shtek, herë për kufì, 
tash me peng tash me pleqnì, 
por gjithmonë, po, pa kanu, (205) 

veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu. 
Mbasandej, ky zogu i Shkinës, 
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës, 
merr e 'i letër, ia angllatisë, 
me dredhì tue ia qindisë: (210) 

Ti, ** jè qaj Knjaz Nikolla, 
falmëshëndet c**** i Rusisë, 
se zÃ* t'madh për ty kam ndie 
** jè trim e gërxhelì, 
** jè burrë e kuvendtÃ*r, (215) 

me ta drashtë hijen anmiku, 
por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjÃ*; 
pse qe ti m'atë rrasë Cetine 
më kè ndejë me 'i gjysmë opinge, 
e jè bÃ*, po, gazi i dheut, (220) 

tue mërzitë miq e kumbarë, 
veç e për bukë thatë në gojë. 
Mje sa Turku, përbri tejet, 
dredhun çallmën m'vetull t'synit, 
derdhë shallvarët ai pala-pala, (225) 

rrin e ban kokrrën e pallës, 
e as m'e pÃ* ti s'mund ta shofish 
përmbas kodrës së pilafit 
Po a thue, t'la ty kamba e dora, 
ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, (230) 

jo se hi kè bulk n' e huejën, 
** s'po ndihesh kund për s'gjalli? 
Mo', bre burrë, se nuk ka hije 
Urtë me ndejë Cubi i Cetinës, 
edhe n'shpì me e shkuem ai motin, (235) 

tue u ndeshë npër furka t'gravet!.. 
Po a s'ta mbushë synin Shqipnia, 
me ato male të madhnueshme, 
me ato fusha të blerueshme, 
** kurrkund s'jè kah orvate, (240) 

me ia shkye 'i skundillë për veti?.. 
M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun! 
Pse pa luejtë ti kambë e dorë, 
s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë: 
Por ti luej, nafaka luej, (245) 

ka pasë thanë ai burri i huej; 
sa për bukë e për fyshekë, 
piqu n'mue, se t'i qes vetë; 
edhe kësulën vène n'sy, 
se të nget Mbreti i Stambollës: (250) 

nuk ta lÃ* me t'prekë me pupël - 
Letrën kështu c**** e ka shkrue, 
edhe mirë e ka palue, 
e e ka mbyllë me dyllë të zi; 
ia ka dhanë kasnecit t'rì, (255) 

me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì. 
Letrën n'gjì ka qitë kasneci, 
ka thekë kambët ai sa mund heci: 
ka lanë mbrapa fushë e zalle 
kapërcye ka bjeshkë e male, (260) 

edhe dalë ka lum e shè: 
ka shtegtue për ujë e dhè, 
der'**'i ditë, tue marrun dielli, 
në Cetinë ka behë ai filli: 
shtjerrë opangat, grisun setrën; (265) 

Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën, 
me dyllë c**** si e kisht' mbshilë. 
Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë, 
e ka çilë edh' e ka këndue, 
tri herë rresht ai e ka këndue, (220) 

tri dit rresht edh' e Ã*sht mendue; 
mbasandej ai fjalë ka çue 
njatij Vulo Radoviçit, 
kërkserdarit t'Vasoviçit, 
** me dalë me rÃ* n'Cetinë, (225) 

pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë: 
me flut'rue si gjeraqinë, 
për me u pjekë me "Gospodarin". 
Njeky Vuloja Serdari 
Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: (280) 

m'e pasë randë toka m'e bartun. 
Pa tè prè kund s'ishte marrë, 
pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë, 
pague s'ishte varrë as gjak, 
s'kishte vu nuse duvak, (285) 

as s'isht' dÃ* gjyqë a pleqnì. 
Pse edhe Turku i Malit t'Zì 
po e kisht' pasë shqipe mbi kry', 
mos m'e lanë me pÃ* me sy. 
-Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, (290) 

po e kisht' bÃ* m'atë udhë t'Cetinës. 
Paska marrë e shi në rrugë 
Për tërthuer shtrika nji stugë, 
edhe i çueka fjalë tërthores, 
** shka Ã*sht Turk i Cernagores, (295) 

mos me mujtë m'e shkapërcye, 
për pa lÃ* 'i dukat për krye - 
Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri, 
larg e larg me i dajtun turri. 
Fëtyra e tij porsi duhia, (300) 

syni i tij, tanë zjarm e shkëndia; 
vet'llat trashë ngèrthye kulÃ*r, 
porsi lesh derrit bugÃ*r; 
vesh e m'vesh dega e mustakut, 
si dy korba lidhë për lakut; (305) 

edhe i mbrrijte kryet në trÃ*: 
burrë i atillë me sy me u pÃ*. 
Veshë e mbathë e m'armë shtërngue, 
kishe thanë se Ã*sht lè drangue. 
Se këtè Knjazi fort e dote, (310) 

fort e dote edhe e ndigjote; 
pse edhe i urtë ai kishte ndodhë, 
me ia prè mendja fort hollë. 
Prandej Knjazi i çueka fjalë 
Në Cetinë për ngut me dalë. (315) 

Edhe Vulja bjen n'Cetinë, 
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë, 
tue flut'rue si gjeraçinë. 
N'atë Cetinë kur Vulja zbriti, 
atè Knjazi mirë e priti, (320) 

mirë e priti e n'odë e qiti, 
i qiti duhan e kafe, 
edhe nisi kështu t'bajë llafe: - 
Ku jè, Vulo, eh kopilane! 
Se ti ujk, po, né na u banè, (325) 

ke s'po duke kah Cetina, 
ku kè miq e probatina, 
** s'të ndërrojnë me sy të ballit? 
Po, a kè mujtë? a kè farë hallit? 
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330) 

Për jetë tande ! si do' Zoti, 
merr e i thotë Vulo Serdari; 
pse sivjet, lum "Gospodari", 
nuk ka pasë toka valigë, 
e ka ardhë nji kohë e ligë, (335) 

sa nuk dij si ka m'iu bÃ*, 
për me pështue do rob e gjÃ*, 
pse edhe buka asht tue na lÃ*në. 
Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë. 
Se s'po gjenë cubi me ngranë. (340) 

Se s'po gjenë skyfteri mish. 
Se ti e nxjerrë korën dy fish!. 
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè, 
se po e ban me lopë e qè, 
sa me mbajtë njerztë e kujrisë, (345) 

jo se mÃ* gjindën e shpisë. 
A din shka, Vulo Serdari, 
ndiej shka t'thotë ty "Gospodari": 
pështilli bashkë nja disa cuba: 
t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, (350) 

t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina: 
edhe lëshoj ti kah Vranina, 
për me vrÃ* ata e për me prè, 
për me djegun gur e dhè, 
mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, (355) 

tue grabitë e tue robitë, 
n'daç me natë e n'daç me ditë; 
se un prandej të kam çue fjalë, 
der' n'Cetinë nji herë me dalë, 
pse dishka mue tash m'ka këcye, (360) 

prap me Turk me u kapërthye: 
prap me Turk, po, na me u vrÃ*. 
Pse edhe as hije, thom, nuk kÃ*, 
urtë ma ndejun Turk e ShkjÃ*. 
E kështu, tue ligjërue, (365) 

krye më krye tue bisedue, 
hollë e gjatë e ka qortue, 
si me u sjellë e si me u mprue, 
për m'e lÃ* Vraninën n'gjak. 
E si vesht janë marrë me fjalë, (370) 

Knjazi n'bukë atè e ka ndalë, 
edhe falë i ka do pare; 
e i ka falë nji "xheverdare", 
krejt n'argjand kondakun ngrì, 
mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: (375) 

m'e drashtë vjerrun në sërgjì, 
jo mÃ* n'krah të nji luftarit, 
jo mÃ* n'krah t'Vulo Serdarit, 
** isht' me brè hekur me dhambë! 
Atëherë Vulja Ã*sht çue në kambë: (380) 

ka bÃ* Knjazit "tungjatjeta", 
edh' Ã*sht nisë malit përpjeta, 
udhës me mend ai tue përblue, 
si Vraninën me shkretnue, 
Knjazi ashtu si e kisht' qortue
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:54 pm

Dëshmorëve

O ata t'lumtë, ** dhanë jetën, 
o ata t'lumtë, ** shkrinë vehten, 
** për Mbret e vend të Parëve, 
** për erz e nderë t'Shqiptarëve 
derdhën gjakun tue luftue, 
porsi t'Parët u pa'n punue! 
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, 
but u kjofshin moti e stina, 
ak'lli, bora e serotina: 
e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë, 
e der' t' ketë n' detë ujë e ranë, 
der' sa t'shndërisin diellë e hanë, 
ata kurr mos u harrojshin, 
n'kangë e n'valle por u këndojshin. 
E njaj gjak, ** kanë dikue, 
ban, o Zot, ** t'jesë tue velue 
për m'ia xe zemrën Shqiptarit, 
për kah vendi e gjuha e t'Parit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:55 pm

Çohi të Dekun

E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni, 
** flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore, 
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli 
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. - 
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë, 
E nami i sajë përjetë u trashigoftë! 
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri 
E porsi krandja e that n'nji flakada, 
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri 
Kushdo shqyptar, ** s'brohoritë me za, 
Kushdo shqyptar, ** s'brohoritë me uzdajë: 
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:55 pm

(Marash Uçi)

Amanet un'jam t'u lanë 
Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n, 
Armët e mbushme mos me i dhanë, 
Me shokë tuej kurr mos m'u xanë, 
Mos m'u xanë, as mos m'u nga 
Pse n'ditë t'gushtë këta u gjinden vlla 
Si me pushkë ashtu me uha. 
T'huejn me fjalë mos ta poshtroni; 
Bukën para, por t'ia shtroni 
N'Shqiptari si a kenë zakoni: 
Me i besue, mos i besoni! 
Edhe n'mend kinje nji fjalë: 
Zemrës s'frytë me i lanun dalë; 
Fjalët për pajë kurr mos me i dalë, 
Ujit turbull mos me i ra, 
Mos me dalun n'va t'pa va; 
Me iu ruejtun shakës turbueme, 
Me iu ruejtë, po, grues së lshueme; 
Vendin tuaj m'e dashtë përore, 
Me ruejtë besë, mos me çartë ndore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:56 pm

Shqipnia e Lirë

Do t'valvitet m'Kaçanik 
M'Kaçanik, po, do t'valvitet 
Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet, 
Përse toka, shqyp ku flitet, 
Ajo vetë asht, ** prej t'Parvet 
Trashigim na e kemi pasë: 
Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklasë, 
Posë atëherë, kur vjen për mik. 
Jo, po: na sod ktu sundojm; 
Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej; 
Gjall Lirin' na nuk e lshojm, 
S'njohim mbret as krajl të huej. 
Zoti n'qiell e na mbi tokë: 
Me gjithkënd vllazën e shokë, 
Por se i cilli m'cak të vet. 
Prande i huej, n'andërr m'e pa 
Se vjen kurr e shklet ndër ne, 
Drue se keq kishte me i ra; 
Pse shqyptarët kanë ba nji bè 
Bè të madhe ata kanë ba: 
Për Shqypni në luftë me rra, 
Me rra n'luftë me krajl e mbret, 
E kur bjen në luftë shqyptari 
Lidhë me besë ai ndërmjet veti, 
E din hasmi se aty pari 
Shungullon toka e gjimon deti: 
Se bijn krenat fushës s'mejdanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:56 pm

Shqypnisë
(1909)



T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!

I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,

Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue

Si Leka i Madhi e Skandërbegu i biri

Kje i Lumi vetë, ** mue m'dërgo ksi hiri

Për nën qiellë tande t'kthielltë un me u përftue.

Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,

Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.

Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana

E armvet n'za, ** shndrisin duert e t'lumit,

Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:

Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:57 pm

Fragment i Zgjedhur


N'mos i paça mendt mbi hatull, 
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull. 
Venu shej ti fjalve t'mija, 
Pse do t'vijë po lum zotnija, 
Koha n't'cilën Shqyptarija, 
Zojë n'vetvehte ka me dalë, 
Por m'fal faj'n ti për këtë fjalë: 
Mal i Zi ma s'ka me pasë, 
Serbi vëlla do ta humbasë, 
Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye, 
Serbin shqype ke mbi krye. 
Ka me t'lanë ky i ditë pa sy, 
Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye, 
Se kshtu ecte në shekull lodra, 
Ulu maje e çohu kodra...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:58 pm

Burrnija


Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta 
Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem, 
Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta 
T'cepit t'shpulpuem, 
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit, 
Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme 
Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit, 
Rrin Deka e tmerrshme. 
Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme 
Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori, 
Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme 
Kundron në mni, 
E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët 
Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza, 
Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët 
E jetës ndër fejza. 
Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm 
Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota 
Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm 
I vjen rreth bota. 
Felgruemun njerzit nën tjara struken; 
Për nën kunora pshtimin ato lypin! 
Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken; 
N'andrra t'dheut zdrypin. 
Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë, 
Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit; 
Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell 
E nën kambë të nierit. 
Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue 
Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija; 
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue, 
Ulëron stuhia. 
E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta; 
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen; 
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta 
Ka' ajo sjell kosën. 
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj, 
E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet; 
Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj 
Shekulli përlulet. 
Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi, 
N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga, 
E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra) 
As paja as friga. 
Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme; 
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell 
T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme 
I rrin kundruell. 
Përpara tijë shkon moti t'uj u endun: 
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da; 
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun 
Kanë për t'u pa. 
Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm, 
Si' i kep, ** vala smundet n'det m'e e lkundun, 
Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm, 
Ngelë n'vend pa u tundun. 
Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye, 
As buzës humnerës nuk i dridhet themra: 
Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye 
S'i ban lak zemra. 
Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e 
Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore: 
Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike 
Asaj i rrshet dore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij EmptyTue Sep 30, 2008 4:58 pm

SHËN FRANÇESKU I ASIZIT

1. Prej s' pangishmes ûjes s' arit, 
** trazon nierin në zêmer, 
Prej dishirit t' mbrapshtë t' krenarit 
** me i vû vllazent nen thêmer, 
N' ato t' mesmet t' egrat mota, 
Kúr nen dhunë e Drejta prâte, 
Para Hy'it randue isht' bota, 
Edhe mnêrshem n' terr ofshâte, 
2. Ishte bâ, po, ligjë krenija, 
N' khetra t' fortit kjate i drejti, 
N' vend sundote paudhnija, 
Zot mbi gjâ isht' bâ dorshpejti. 
M'armë m' shoshojn gjindja mberthye, 
Lott e shkeluna të t' mjerit, 
Keq kunora edhe perlye 
Lypshin gjyqin kundra njerit. 
3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit 
Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer, 
Serafinit t' lum t' Asizit 
** me i thânun kështû muer: 
– Shpija e ême âsht tu' u rrênue: 
Çou, Françesk, shka rrin tue pritun? 
Çou, Françesk, tash pa pritue, 
Edhe shpin shko me m' goditun! – 
4. N'atë fjalë t' ambel t'PernedÃ*s 
Shpejt Françesku po i rrin gati; 
I a kthen shpinen gjâs e shpÃ*s, 
Petkat tretë ** ja dha i ati, 
E me 'i thes të vrashtë ai veshun, 
Edhe m'kambë pa mbathun gjâ, 
Me nji t' ashper litár njeshun 
Fushës e malit thotë me zâ: 
5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtë e ni'rit: 
T' gjithë n' Tynëzonë ju vllazen jini; 
Per jetë t' gzueshme t'naltë Empirit 
Gjân e shekullit n' mnÃ* t' a kini, 
Perse veç me pervûjtnÃ*, 
Perse veç n' vobsi t' shêjtnueshme, 
Perse veç me dashtunÃ* 
Gëzon nieri n' jetë t' amshueshme. 
6. Kshtû i Asizit Serafini 
N' dashtnÃ* shêjte ndezë, këndote; 
N' atë zâ t' ambel Apenini 
Anë e kand per máll jehote; 
Edhe e ndiente zaje e djerre 
Mal e fushë, pshatra e gjyteta, 
Zâ'n e ndiente shpend e berre 
Sheklli i ndjeu kto fjalë t' verteta. 
7. E qe u shkrehen armët mizore, 
Me anmiq u vendue besa, 
U fashiten mnÃ*t gjaksore, 
Edhe humbi n' atë zâ resa; 
Dashtunija e ligja e Zotit 
Xûne vend prap permbÃ* dhé, 
Krishtenimi, si 'i herë motit, 
U pertri krejt n' jetë të ré. 
8. Shpresë e ambel i u çil robit, 
** n' travajë rrite tue kjá, 
Pse bujari lott e kobit 
Me dorë dhânse xû m' i a dá; 
Edhe xûni m' i u pastrue 
N' ftyrë kadifja vashvet t' reja; 
Xû kunora me u nderue 
Gjithmonë shêjte si e nep Feja. 
9. Edhe atë herë, bujarë e mbreta 
Lanë pellazet e madhnueshem, 
I lanë trimat armët e veta 
E n' kuvende të mjerueshem, 
Prej dishirit t' sendve t' epra, 
Në vobsÃ* s' cillës i u kushtuene, 
Me Silvestra e me Gjinepra: 
Ata bashkë u vllazënuene. 
10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite 
Krejt Françesku marrë n' Tynëzonë 
N' per vedrime të nji drite 
Po skjurton si atje mâ vonë, 
Per nen hije t' Flamrit t' ti 
Veç mbi Fé e skam naltue, 
Isht' tue dalë nji fis i rÃ* 
Luftët e Zotit me luftue. 
11. Po skjurton Bonaventuren 
**, me vapë t' nji Serafimit, 
Mendes s' nierit i a shtron uren 
Per me u kapë te kroj i Amshimit 
Po skjurton, po, edhe Dun Skotin, 
Cilli anmiqt e Asajë, ** n' Zêmer 
Për nandë muej e barti Zotin, 
Mende-kthielltë i vû nen thêmer. 
12. Ezelinin, nieri t' dhunshem, 
E sheh n' gjûj perpara Antonit, 
E sheh mushkun trÃ* dit ûnshem 
Tu' u perkulun t' Pergjithmonit; 
Edhe sheh sá prej Eufratit 
Prej së lémes m' t' rame t' di'llit 
Sá i bekuem âsht petku i Fratit, 
Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit. 
13. Edhe i njeh sá bijt e tÃ* 
Fén e Krishtit t' amëshueme 
Me gjak t' vet e bâjn dishmi 
Nder krahina të mjerueme; 
Sheh prap kryqa edhe tjara 
Se n' krahnuer e permbi krye 
Bijve t' skamit per punë t' mbara 
Janë per kishë tuj u shkelxye. 
14. Zêmer-knaqun n' kto vedrime 
Xên me kndue Françesku atë hera: 
– Zot i Madh e plot ngushllime, 
Tý të kjoftë lavdi edhe ndera! 
Levdue kjosh per rreze t' diellit, 
Levdue kjosh per hânë t' argjântë, 
Levdue kjosh per hyj të qiellit, 
Levdue kjosh per t' kthielltë e t' vrântë! – 
15. Mbi krah t' tij, ndejë zogu i verës, 
E percjellë atë kndim t' hyjnueshem, 
Edhe i ambli flladi e erës 
E perkthen n' per gjeth t' blerueshëm. 
Larg e larg n' per hapësire 
Prej së kthielltë p'rherë Qytetit 
Tue ardhë ndihet nji kumbë lire 
Porsi e paqta vala e detit. 
16. E nji Êjll nder Serafima 
Nji mâ n' shêj, si drita e larta, 
Tuj u djergun si vetima, 
Per krah t' tij rreh fletët e arta, 
E me rreze të bindueshme 
M' trup t' shenjueme, kah e priri, 
Njato varrë i a la t' hyjnueshme, 
Prej kah rodh per né gjith hiri. 
17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut, 
Êmni i t' cillit tu' u permendun 
Ndihet malit edhe bregut, 
Kahdo rrezja t' shkojë tu' u endun, 
Me ftyrë t' çiltë ju kqyrnje dhén, 
Pse njerzimit, humbë n' mes t' territ, 
Me dashtnÃ* tue mbajtun Fén, 
Mproje u bât ju kundra ferrit. 
18. Jú edhe i vorfni prind u ká 
E i papasni n' ju gjên ndihmen; 
Lott atij, ** rrin tue kjá, 
Ju i a fshini e zbutni dhimen. 
Ju n' pellaza e n' ksollë t' bueqarit 
Pagjen shêjte gjithkah çoni, 
Per nen thêmer të krenarit 
Me u ndrydhë t' ligshtin nuk e lshoni. 
19. Gajret, pra, nder sá t' vështira, 
** u pershkohet n' ketë tokë jeta, 
E amshueshmja perse e Mira 
E ka dá nder kshille t' veta, 
Se me skam e pervûjtnÃ*, 
Me dashtnÃ*, ** âsht prej Parrizit, 
Ka me ngjatë p'rherë me lumnÃ* 
Urdhni i Vobekut t' Asizit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty
MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   At GJergj Fishta veprimtaria e tij Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
At GJergj Fishta veprimtaria e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.
» GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarë të vërtetë kà pak
» Le ta dine tere bota mbare se Fishta me nuk a shqiptar,pse?
» Gjergj Elez Alija
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: