|
| Cila eshte moto e jetes suaj? | |
|
+47xhema mirsadi Teutaa laci xhiti Delia BashKom haxhiu Driniiiii rrimtaf ...... feneri echo beti Fjona MUHAMETII Luki katunari loredana rroni Aldren1 thellenza besim78 Hana ELIE Mergimtari Eva0506 Mister Pirro i Epirit Ago Muji Leka i Madh Ademi85 Argent Poeti tom sojer njonidrenica elisa **Embelsira** stabili Orfe@ dibranja lilu Parapsikologu rolling spirito zeriatdheut voglushja 51 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Cila eshte moto e jetes suaj? Tue Jul 29, 2008 7:59 pm | |
| gjdo veper shperblehet sipas qellimit.edhe jeta ka nej qellim edhe ne jemi misonar mirepo edhe secili nga ne e ka nje moto ne jete. une ne jet kam dy moto e pare eshte: 1)ne shoqeri -> pranoi te tjeret ashtu si jane dhe respektoi ato ne dashuri ->mos u mundo te kerkosh idealin,por mundohu te behesh ideali ne jete -> mos lejo qe casti te te mposhte / merri gjerat qete qete,gjithmone ekzison nje zgjidhje 2)te qojme ne vend amanetin e KUBANEVE TE LIRIS SE KOSOVES,TE DERGOJME NE VEND AMANETIN E BIJVE ME TE MIRE TE POPULLIT TONE...TE FORMOHET U.S.A.(UNITED STATES OF ALBANIA) | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Jul 30, 2008 2:18 am | |
| Te realizohet amaneti i deshmoreve dhe fjala e dhene per SHIPERI | |
| | | spirito Anëtar
Numri i postimeve : 429 Vendi : graveyard Registration date : 02/07/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Jul 30, 2008 2:21 am | |
| Jeta nuk matet me numrin e frymemarjeve por me momentet qe te marin frymen !!! | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Jul 30, 2008 3:33 am | |
| une nuk do te thoja qe kam nje qellim te caktuar, por kur e krahasoj veten me disa qe e bejne jeten kuturu vetja me duket qe jetoj vetem per te menduar po te ardhmen.
pra mendo per neser | |
| | | Parapsikologu Hero anëtar
Numri i postimeve : 3125 Age : 56 Vendi : Ferizaj-Kosovë Profesioni/Hobi : Poezia Registration date : 18/07/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Fri Aug 01, 2008 5:06 pm | |
| | |
| | | lilu Moderator
Numri i postimeve : 2153 Age : 45 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : agjente shitjesh Registration date : 07/07/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Fri Aug 01, 2008 5:11 pm | |
| motoja e jetes sime, te arrij synimet qe i kam vene vetes. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Fri Aug 01, 2008 5:18 pm | |
| motoja e jetes sime eh.....Edhe rruga prej nje mije milje fillon me nje hap.....perpiqu lufto por me nder. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Aug 13, 2008 5:48 pm | |
| TË VDESËSH DUKE JETUAR!
Letër mikeshës sime M. Që nga lindja, ne jemi në pritje të saj... Dhe derisa presim, varët tërësisht nga vet ne, se a do ta jetojmë këtë periudhë kohore, sado e gjatë çoftë ajo, në ankth, vuajtje, mjerim, pra siç thotë edhe Kaleni “...të jetojmë duke vdekur”, apo do ta jetojmë këtë periudhë kohore në hare, gëzim e lumturi, “të vdesim duke jetuar”. Pra, zgjidhjen e dukurisë së frikës nga vdekja e kemi në duart tona. E nderuara M,
Më vije shumë mirë që ke marrë guximin për ta shprehur brengën që të shqetëson që sa kohë.
Edhe pse ti e di se me profesion nuk jam, as psikolog dhe as psikiatër, megjithatë, do të mundohem që në suaza të mundësive dhe njohurive që posedoj të të këshilloj apo sugjeroj atë që unë mendoj se është e vlefshme për problemin e frikës nga vdekja, që ty të mundon.
Shikuar nga aspekti psikologjik, frika është një reaksion tërësisht normal, që i nevojitet organizmit për të reaguar ndaj rreziqeve që na kanosen. Dhe gjersa frika nuk paraqet shfaqje intensive, pra, deri sa ajo mbetet e kufizuar dhe nuk reflekton ndonjë simptomë serioze të çrregullimeve shpirtërore, konsiderohet bile si e dobishme, pasi aktivizon qendrat përkatëse të organizmit duke e përgatitur atë për ballafaqim me sfidat që na kanosen.
Frika bënë pjesë në grupin e emocioneve primare dhe paraqitet relativisht herët si dhe zhvillohet gradualisht, varësisht prej nevojave, motiveve, aktiviteteve e faktorëve tjerë që na përcjellin gjatë procesit zhvillimor e jetësorë. Emocionet e brendshme në situata të caktuara, që konsiderohen si të rrezikshme, e ndaj të cilave ne jemi të paaftë të rezistojmë, provokojnë ndjenjën e frikës e cila përcillet pastaj me reaksionet të lloj-llojshme. E në botën në të cilën ne sot jetojmë, shikuar realisht, ekzistojnë rreziqe të shumta potencial që janë edhe provokuese të shpeshta të frikës. Por ajo që më së shumti i frikëson njerëzit është vdekja! Pra frika e ikjes nga kjo botë.
Ky nuk është problem që të mundon vetëm ty e nderuara M, por dukuri që e brengos shumicën e qenieve njerëzor në mbarë rruzullin tokësor, e që nga ankthi e tmerri, nuk kanë guxim ta shpalosin këtë temë, të flasin hapur rreth saj, të përballohen me të dhe ta pranojnë këtë realitet të pashmangshëm.
Po ta ceki një thënie të një filozofi amerikanë, Horas Kalen: “Ekzistojnë njerëz që e ndryshojnë jetën e vet ngase i frikohen vdekjes dhe njerëz që atë e bëjnë ngase i gëzohen jetës. Grupi i parë jeton duke vdekur, përderisa grupi i dytë vdes duke jetuar. Pa marr parasysh se kur vdes, kam ndërmend të vdes duke jetuar!" Kuptim shumë i fuqishëm për mua.
Ti e di, siç e di edhe unë, se dhe jeta dhe vdekja janë procese të natyrshme. Janë pjesë e ligjit universal. Ne si qenie njerëzore jetojmë në polaritet. Gjithçka që ne perceptojmë përmes shqisave tone, ka një pol, por njëkohësisht edhe një kundrapol. Kjo vlen edhe për jetën dhe vdekjen. Kontradikta në dukje por domosdoshmëri në proces! Kush nuk e sheh polin e kundërt, ose nuk dëshiron ta sheh atë, nuk e sheh, ose nuk dëshiron ta sheh edhe të vërtetën, realitetin objektiv... Pole të ndryshme, por të të njëjtit mekanizëm, të njëjtit proces, pa të cilat nuk do të mund të ekzistonte as edhe materie më e imët. Nuk ka asgjë të amshueshme në gjithë këtë univers të pafund! Ajo që mund të quhet e amshueshme është vetëm ritmi i përhershëm i ndryshimeve, lindjes, zhvillimit dhe shpërbërjes. Dhe ajo që shpërbëhet, pastaj lind përsëri. Pra pa vdekje nuk ka as lindje, nuk ka as jetë, nuk ka proces...
Ne, kur kemi ardhur në këtë botë, nuk kemi ardhur me vullnetin apo dëshirën tonë - apo jo. Nuk na ka pyetur askush. E njëjta vlen edhe kur të shkëputemi nga ky proces që ne e kemi emërtuar si jetë. Dhe atëherë vetvetiu lindë pyetja: e pse pra duhet pasur frikë nga vdekja? Me vdekje nuk po përfunduaka asgjë, përkundrazi po lindka një jetë e re në procesin e ndryshimeve të përgjithshme hyjnore!
Dhe vërtet, vetëm atëherë kur ta pranojmë këtë koncept si një proces të pashmangshëm por edhe të domosdoshëm, ne do të mundemi ta tejkalojmë frikën nga vdekja.
Që nga lindja, ne jemi në pritje të saj... Dhe derisa presim, varët tërësisht nga vet ne, se a do ta jetojmë këtë periudhë kohore, sado e gjatë çoftë ajo, në ankth, vuajtje, mjerim, pra siç thotë edhe Kaleni “...të jetojmë duke vdekur”, apo do ta jetojmë këtë periudhë kohore në hare, gëzim e lumturi, “të vdesim duke jetuar”. Pra, zgjidhjen e dukurisë së frikës nga vdekja e kemi në duart tona. “Me dorën tonë, me dëshirën tonë, në pëlhurën e bardhë të jetës mund ta shkruajmë fjalën frikë, mjerim, dhe natyrisht, tërë jetën do ta kalojmë në ankth e mjerim, por, po ashtu, me dorën tonë, me dëshirën tonë, në pëlhurën e bardhë të jetës, mund ta shkruash edhe fjalën, guxim, lumturi, dhe tërë jetën do ta kalojmë në qetësi dhe ngazëllim”, thotë i madhi Daut Demaku.
Për ta kuptuar ti më mirë këtë ligj të funksionimit të mendjes sonë, këtë ligj të domosdoshëm të mendimit pozitiv, këtë ligj të fuqisë së ndryshimeve, këtë ligj magjik, po citoj pjesë nga libri i Xh. Marfit, “Fora e ndërijes”: “Paramendojeni mendjen tuaj si një kopsht. Ju jeni kopshtari që tërë ditën diçka mbjell (mendon v.j.). Atë që e keni mbjellë në ndërdije, do ta korrni në trupin tuaj në marrëdhënie me botën e jashtme“. Me fjalë të tjera: ju jeni mendimi juaj. Pra. Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona. E pse atëherë duhet ta hedhim në atë kopsht farën e frikës, ankthit, vuajtjeve etj., në vend të farës së guximit, farës së gëzimit, farës së lumturisë etj? Por, edhe nëse është hedhur veç fara e frikës, pse duhet ta kultivojmë edhe më tej atë? E sa pse-ja e pse-ja të tjera, zgjidhja e të cilave është brenda në ne, tek besimi në vetvete. “Ligji themelorë i jetës së njeriut është ligji i besimit”, thotë një fjalë e urtë.
Besoj se po më kupton e nderuara M.. Pengesa serioze për tejkalimin e pothuajse të gjitha shqetësimeve shpirtërore, e edhe e frikës nga vdekja, është kufiri ynë mental, jemi vet ne, pra qenia më e “përsosur” e quajtur njeriu. Si të gjitha format e anksiozitetit, edhe frika nga vdekja, e ka një burim. Kjo vlen edhe për rastin tënd. Bëri një psikanalizë vetvetes dhe me siguri do e gjesh atë. Ndrysho rrjedhën e atij burimi ashtu siç dëshiron ti...
Nëse e ke të qartë mesazhin e gjithë kësaj që u tha më lartë, nëse arrin ta forcosh besimin në vete, nëse arrin ta pengosh rrjedhën e dyshimeve, nëse arrin ta mposhtësh bindej e gabuara mbi jetën, nëse arrin ta hedhësh farën e lumturisë në kopshtin shpirtëror, ti do t’i kalosh të gjitha barrierat dhe ndjenja e frikës nga vdekja, do të mbetet si një kujtim grotesk. Dhe e gjithë kjo varet vetëm nga ti, dhe askush tjetër. Ti dhe vetëm Ti e ke fuqinë e ndryshimeve. Po t’i vizitosh edhe të gjithë mjekët e botës, nëse ti nuk je e gatshme për këto ndryshim, gjithçka është e kotë. Gjithçka do të përfundoj pa sukses.
Prandaj të lutëm, përqafoje jetën, dhuratën më të shtrenjtë hyjnore që të është ofruar, shijoje nektarin e saj, ndërsa vdekjen lëre të procedoj me ritmin e vetë të ndryshimeve.
Shëndeti, paqja e lumturia qofshin përherë me ju | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Aug 13, 2008 6:17 pm | |
| MENDIMI POZITIV
Nuk je ai që mendon se je", tha Norman Pil, "por je ai çka nga t'i ka krijuar mendimi yt." A do të thotë kjo se predikojë optimizëm të verbuar në raport me problemet jetësore? Jo, ngase jeta, për fat të keq, nuk është aq e thjeshtë. Përkujdesem për marrjen e qëndrimit pozitiv ndaj jetës. Me fjalë të tjera, konsideroj se problemet duhet të na preokupojnë, por jo edhe të na brengosin. Por cili është dallimi mes preokupimit dhe brengosjes me ndonjë problem? Do të përpiqem që këtë t'ua paraqes në mënyrë të drejtpërdrejtë... Me zgjedhjen e qëndrimit të drejtë, që do të thotë mënyrës pozitive të të menduarit, gjejmë rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Perandori dhe filozofi romak Aureli këtë urtësi e përmblodhi në vetëm nëntë fjalë: "JETA E NJERIUT ËSHTË E TILLË ASHTU SIÇ E FORMËSOJNË MENDIMET E TIJA."
Në një takim rreth kësaj teme, në ditë një mik më pyeti: "Cili është mësimi më i çmueshëm të cilën e keni mësuar në jetë?" E kisha vështirë të përgjigjem në këtë pyetje. Mësim më se i çmueshëm që e mësova në jetë ishte se; e rëndësishme është se si njeriu mendon dhe vendoset ndaj botës. Sikur ta dija se çka mendoni, do të dija se kush jeni. Mendimi na bën të tillë, çfarë jemi. Mënyra se si vendosemi ndaj botës është shkaktar vendimtar në zhvillimin e fatit tonë. Poeti amerikan Emerson një herë pat thënë:" Njeriu është përmbledhja e asaj çka mendon çdo ditë..." Vërtet, si do të mund të ishte diçka tjetër? Plotësisht jam i bindur se zgjedhja e mendimeve të vërteta është problem më i madh, do të thoja dhe i vetmi me të cilin ballafaqohemi në jetë. Me zgjedhjen e qëndrimit të drejtë, që do të thotë mënyrës pozitive të të menduarit, gjejmë rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve.
Perandori dhe filozofi romak Aureli këtë urtësi e përmblodhi në vetëm nëntë fjalë: "JETA E NJERIUT ËSHTË E TILLË ASHTU SIÇ E FORMËSOJNË MENDIMET E TIJA."
Ç'do të thotë? Nëse i lëshohemi mendimeve të gëzuara, edhe jetën do ta kemi të gëzuar. Nëse i dorëzohemi mendimeve shpresëhumbura, do të jemi shpresëhumbur. Mendimet e sëmura padyshim sjellin gjendje të sëmurë të shpirtit. Nëse jetën tonë e konsiderojmë shmangie, sigurisht që ajo do të jetë e shmangur. Nëse vajtojmë, duke u ankuar në vete, njerëzit do të fillojnë të largohen nga ne."
Nuk je ai që mendon se je", tha Norman Pil, "por je ai çka nga t'i ka krijuar mendimi yt." A do të thotë kjo se predikojë optimizëm të verbuar në raport me problemet jetësore? Jo, ngase jeta, për fat të keq, nuk është aq e thjeshtë. Përkujdesem për marrjen e qëndrimit pozitiv ndaj jetës. Me fjalë të tjera, konsideroj se problemet duhet të na preokupojnë, por jo edhe të na brengosin. Por cili është dallimi mes preokupimit dhe brengosjes me ndonjë problem? Do të përpiqem që këtë t'ua paraqes në mënyrë të drejtpërdrejtë... Kur kaloj nëpër ndonjë rrugë të frekuentuar, i preokupuar jam, por jo dhe i brengosur me atë që bëjë. Preokupim do të thotë kuptimi i problemit dhe marrja e masave për zgjidhjen e tyre. Brengosja është, ndërkaq, çmendja e vet-vetes, dhe rrotullimi i kot në rreth. Është e mundshme që njeriu të preokupohet me probleme serioze, dhe megjithëkëtë, ai të eci me kokën lartë, me buzëqeshje në fytyrë.
Regjisori i filmit Louel Tomas, autor i filmave mbi aventurat e Alenbit në Palestinë dhe Lorensit në Arabi, shijoi në jetë, edhe famën edhe pasurinë, por edhe dështimin. Me një rast kur mbeti pa punë dhe pa para, trimërisht dhe me kthjelltësi e përballte varfërinë e detyrueshme. Ushqehej në restorante më të lira dhe huazonte para, por, çdo mëngjes blinte karajfile, e vendoste në vrimën në jakë, dhe i kthjellët e i buzëqeshur shkonte të kërkoj punë. E dinte që nuk guxonte të lëshohej në dëshpërim, ngase në atë rast të gjithë do ta braktisnin, duke kyçur këtu edhe miqtë nga të cilët i merrte hua paratë. Konsideronte se dështimi është pjesë e lojës jetësore, ushtrim i dobishëm të cilin njeriu duhet ta pranojë nëse dëshiron të ngritët mbi mesataren.
Qëndrimi i njeriut ndaj jetës, pakontestueshëm, ndikon në aftësitë e tija fizike. Në librin e tij Psikologjia e fuqisë, psikiatri i njohur britanik, Dr. Hedfild për mrekulli e ilustron këtë fakt "I luta tre individë", shkruan Hedfild, "që t'i nënshtrohen testit për hulumtimin e ndikimit, që ka disponimi shpirtëror në forcën trupore. Për këtë më shërbeu dinamometri. Kandidatët kanë shtypur butonin e dinamometrit në kushte të llojllojshme, që do të thotë, në gjendje të zgjuar apo nën ndikimin e hipnozës. Shtypja në dinamometër në kushte të gjendjes së zgjuar ishte mesatarisht dyzetë kp.
Ndërkaq, kur kandidatëve nën ndikimin e hipnozës u sugjerohej se janë fizikisht tepër të dobët, presioni mezi arrinte dymbëdhjetë kp; më pak se një e treta nën normale. (Vlen të theksohet se një nga kandidatët ishte bokser, dhe se nën ndikimin e hipnozës, kur iu sugjerua se s'ka forcë, deklaroi "se dorën e kishte të imtë, sa të një foshnje."Me rastin e hulumtimit të tretë nën ndikimin e hipnozës, kandidatëve iu sugjerua se janë jashtëzakonisht të fortë, dhe se mund të arrijnë presionin mbi pesëdhjetë e gjashtë k p. Rrjedha ishte vërtet e mrekullueshme: kandidatët i tejkaluan mundësitë e tyre për gati pesëdhjetë për qind!
Ja pra, i tillë është, fuqia e qëndrimit njerëzor ndaj cilit do qoftë problem.
Ekzistojnë një sërë shembuj "të çuditshme" të mjekimit të pacientëve nga sëmundjet e ndryshme,mjekime gjer te të cilat ka ardhur pas vendimit të pacientit që të mos i lëshohet sëmundjes dhe vdekjes.
Mendoni dhe silluni të kthjellët, dhe të kthjellët do të jeni.
Ja një recetë e mirë në dhjetë pika të cilën mjafton të lexoni çdo ditë nga njëherë si autosugjestion. Çdo ditë i thoni vetes: "Vetëm sot do t'i përmbahem këtyre rregullave". Pra, VETËM SOT.
1. Vetëm sot do të përpiqem të bëhem i gëzuar dhe me disponim të mirë. Do t'i kem në mendje fjalët "shumica e njerëzve është fatlumë në atë masë, aq sa vendos të jetë fatlum." Gjithnjë do të përkujtoj se fati ndodhet brenda njeriut, dhe jo jashtë saj.
2. Vetëm sot do t'i përshtatem rrethanave, në vend se të përpiqem që rrethanat t'ia përshtat dëshirave të mia.
3. Vetëm sot do të brengosem për trupin tim. Do të bëjë gjimnastikë, do të përkujdesem dhe do ta ushqej. Nuk do ta lë anash dhe nuk do ta keqpërdorë, ngase dëshiroj që gjatë dhe mirë të më shërbejë. 4. Vetëm sot do t'i kushtojë pak kohë ushtrimeve të mendjes. Do të mësojë diçka të dobishme. Do të lexojë diçka që largon mundin, mendimin dhe koncentrimin.
5. Vetëm sot do të bëjë diçka për shpirtin. Do ta bëjë qoftë edhe një vepër të mirë, duke mos pritur asnjë shpërblim dhe as fitore. Do t'i bëjë dy gjëra të cilat zakonisht vështirë e kam t'i bëjë, në mënyrë që ta ushtroj edhe shpirtin edhe vullnetin.
6. Vetëm sot do të jem i këndshëm ndaj rrethit tim. Do të përpiqem të veproj sa më mirë që mundem, do të jem i kujdesshëm dhe i këndshëm, për secilin do të përpiqem që të gjej ndonjë fjalë të bukur. Asgjë dhe askënd nuk do ta kritikojë. Nuk do t'ë përpiqem t'i ndryshojë njerëzit.
7. Vetëm sot do të përpiqem të jetoj vetëm për sot. Nuk do t'i zgjedhë me qindra probleme menjëherë, ngase e di se dita zgjat vetëm njëzet e katër orë.
8. Vetëm sot do t'i përmbahem planit paraprakisht të përcaktuar ditor. Do ta radhisë kohën ashtu që paraprakisht të di ç'do të bëjë në disa orë të ardhme. Do t'i shmangem edhe dy mjerimeve të mëdha: ngutjes dhe pavendosmërisë.
9. Vetëm sot do të përpiqem të gjejë gjysmë ore kohë për relaksim të plotë, gjysmë ore kur do të mund të jem me vetveten.
10. Vetëm sot do të lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua. | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Thu Sep 04, 2008 11:21 am | |
| Mos i vlereso njerezit kur ata kane nevoje per ty por kur ti ke nevoje per ta ! | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Thu Sep 04, 2008 11:23 am | |
| Zoti ka fale shume njerez ne ket bote per ti ndihmuar njeri tjetrit ! | |
| | | **Embelsira** Hero anëtar
Numri i postimeve : 2909 Age : 35 Vendi : Kosove Registration date : 08/12/2007
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Thu Sep 04, 2008 11:23 am | |
| Nese ndonjeher dita nuk ju buzeqeshe juve,buzeqeshni ju asaj. | |
| | | elisa Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2298 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Thu Sep 04, 2008 5:28 pm | |
| Te arrij planet qe kom mos ta kthej koken mbrapa te shikoj vetem perpara. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Thu Sep 04, 2008 5:54 pm | |
| Nese nuk mund te beni mire, te pakten mos beni keq. |
| | | njonidrenica Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 838 Registration date : 09/06/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Thu Sep 04, 2008 6:01 pm | |
| | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Thu Sep 04, 2008 11:44 pm | |
| | |
| | | spirito Anëtar
Numri i postimeve : 429 Vendi : graveyard Registration date : 02/07/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Fri Sep 05, 2008 12:33 am | |
| Ligjet jane per ti shkelur, kufijte per ti kapercyer | |
| | | Poeti Anëtar i ri
Numri i postimeve : 172 Registration date : 18/07/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Fri Sep 05, 2008 12:37 am | |
| | |
| | | spirito Anëtar
Numri i postimeve : 429 Vendi : graveyard Registration date : 02/07/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Fri Sep 05, 2008 12:40 am | |
| - Poeti shkruajti:
- Kurre mos thuaj kurre!
Respektoj moton tuaj, por nuk jam dakord. se ka dhe ca kokemushka qe kur thone KURRE ska Zot qe va ndron mendjen. njoh une nje :) | |
| | | Argent Anëtar
Numri i postimeve : 244 Age : 48 Vendi : Ilirida Registration date : 12/08/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Sep 10, 2008 4:36 am | |
| Jeta eshte mundsi praneje Jeta eshte bujari admiroje Jeta eshte bukuri shijoje Jeta eshte nderr zbatoje Jeta eshte sfide ballafaqou Jeta eshte detyre krye Jeta eshte loje luaje Jeta eshte pasuri ruaje Jeta eshte fshetesi zbuloje Jeta eshte premtim plotsoje Jeta eshte pikellim tejkaloje Jeta eshte tragjedi zbertheje Jeta eshte knaqesi kenaqu | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Sep 10, 2008 1:59 pm | |
| Ligjet per t'u shkelur, dmth anarki. - Nuk jam dakord. Kurre mos thuaj kurre. - Nuk jam dakord. Supozo qe te ofrojne te provosh drogen.
Jeta eshte dhurate, mos abuzo me te. Jetoje duke u perpjekur te behesh dikushi me vlere, qe puna dhe karakteri yt te ngrene nje permendore ne shpirtrat dhe mendjet e njerezve. | |
| | | Ademi85 Përjashtuar
Numri i postimeve : 316 Age : 39 Vendi : StreetGameZerIstogCity Registration date : 14/09/2008
| | | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Oct 01, 2008 8:49 pm | |
| Dituri, sulm dhe perparim! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Oct 01, 2008 9:33 pm | |
| Ne betej, nuk ka zevendesim me fitore | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? Wed Oct 01, 2008 9:59 pm | |
| Motoja ime eshte drejt bashkimit | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Cila eshte moto e jetes suaj? | |
| |
| | | | Cila eshte moto e jetes suaj? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |