Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E vërteta - cila është ajo?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
nanda
Fillestar/e
Fillestar/e
nanda


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 65
Vendi : Prizren
Registration date : 04/09/2008

E vërteta - cila është ajo? Empty
MesazhTitulli: E vërteta - cila është ajo?   E vërteta - cila është ajo? EmptyMon Nov 24, 2008 2:34 pm


E vërteta - cila është ajo ?

Një ditë, duke lexuar shtypin ditor, befas mu afrua një i njohur i imi dhe mu drejtuar me këto fjalë: “Mos i beso fare asaj çka lexon, miku im, sepse të vërtetën kurrë nuk mund ta blesh me 20 cent, sa kushton gazeta” Edhe pse e thënë në shaka, kjo batutë e mikut, më shtyri të mendoj më seriozisht për këtë temë.

A thua po na ngjan neve kjo?! Ne sot po jetojmë në një botë e cila është e zhytur në gënjeshtra, dhe e cila në tërësi lëvizet nga gënjeshtrat, andaj, sa më shumë njeriu t’i beson atyre gënjeshtrave, aq më vështir e ka ta përjetoj të vërtetën reale.

Gjenerali i mirënjohur skocezi Albert Pajk, në vitin 1871, e kishte shkruar një vepër me përmbajtje dhe tematikë tejet origjinale, titulluar: “Morali dhe dogma në ritin e pranuar skocez”. Në një pasues të këtij libri ai thoshte:

“Ajo që është e vërtetë për filozofin, nuk duhet të jetë e vërtetë, as nuk ka efektin e së vërtetës për fshatarin. Feja e shumicës duhet domozdoshmërisht të jetë më e pasaktë se ajo e pakicës mendjehollë dhe që reflekton. Feja më e vërtetë, në shumë pika, nuk duhet as të kuptohet nga injoranti. Doktrinat e Biblës shpesh nuk janë dhënë me gjuhën e së vërtetës strikte por në atë me të cilin ishte më mirë të komunikohej me një popull të pagdhendur dhe të paditur – pra si doktrinë”.

Dhe, vërtet! Populli jonë kurrë nuk do të vetëdijesohet aq sa duhet, derisa më në fund nuk bindet se politikat globale që janë bërë dhe që ende po bëhen rreth nesh, as për së afërmi nuk janë ashtu, sikurse na paraqiten përmes medieve tona dhe në publikë, por prapa tyre fshihen shumë veprime dhe ndërmarrje konspirative në llogari të interesave të caktuara politike të më të fuqishmëve në botë e cila veten e konsideron si Elita.

Por, dihet! Në raportet e ndërsjella bilaterale dhe multilaterale shtetërore, interesa patjetër duhet të ketë. Sepse, pa këtë element përmbajtjesor, as që ka politikë të mirëfilltë. E them ashtu, me kusht që ky veprim në këto marrëdhënie në mes nesh dhe ndërkombëtarëve, të shkëmbehet si rezultat i një reciprociteti: “unë ty këtë, ti mu mua atë”, e jo sikur po bëhet kryekëput në formën “Yes sir!” (si urdhëroni zotëri!)

Këso forma të reciprocitetit bilateral dhe multilateral të shkëmbimit ndërmjet shteteve dhe grupeve tjera të ndryshme interesi, ekzistojnë dhe janë tejet të shprehura kudo në botë. Por, nga të gjitha, si më shqetësuese për ne kosovarët në këto hapësira, duhet të jetë dyshimi i ekzistimit të interesave tjera të fshehtë të tyre në prapavijë të kamufluar me ndonjë makijazh të padukshëm politik në dukje. Fatkeqësisht, konspiracione të tilla ekzistojnë dhe këto po shprehen qartë në praktikë: përmes aplikimit të programeve të ndryshme të fshehta eksperimentale me masat tona. Këto eksperimente po bëhen në të gjitha sferat të jetës sonë shoqërore-politike: psike -individuale, kolektive- sociale, territoriale - hapësinore, shtetërore – juridike... Dhe, me sa duket në praktikë, ne si popull po i hamë...shumë keq po i hamë ato...

Nga këndvështrimi i një intelektuali analitik, edhe kjo mund të kuptohet mbase. Sepse, me kohë sistemi i krijuar i kontrolleve politike dhe mënyra e ardhjes së liderëve tanë të caktuar vendor në pushtet, i bënë ata të jenë patjetër ashtu sikur janë: naiv, miop, servil dhe tërësisht të dëgjueshëm deri në maksimum. Përndryshe, dihet se çka mund t’i gjej: denoncime, afera publike, procedura gjyqësore, burgosje... Haga ...?!

E, po, deshe s’deshe, s’ke çka të bësh! Kjo është tani për tani realiteti i shkathtësisë së mjerueshme të marrjes me politikë në Kosovë...



Pse është kështu?



Në Evropë, dita - dite po thuret një rrjetë. Një rrjetë e madhe e cila ka ndërmend të fus brenda saj, çdo burrë, grua dhe fëmijë në kontinent. Kjo rrjetë po thuret nga politikanët, qeveritë dhe financierët të cilët nuk janë veçse disa aktor që luajnë rolin e një filmi grotesk nën drejtimin e Elitës Botërore. Dhe... kjo rrjetë ka një emër: Bashkimi Evropian.

Me sa duket, në këtë rrugë të nisur nga ta, çdo gjë shkon sipas planit. Por, si njollë këtu na paraqiten shqiptarët, ky popull i lashtë i civilizimit të hershëm ballkanik dhe Evropian. Më konkretisht, si problem para tyre po paraqitet çështja shqiptare e koklavitur dhe e pazgjidhur ende si duhet në këto hapësira.

Krijuesit e këtyre teorive, tejet mirë e dinë se kush është populli shqiptar, andaj, edhe nuk duan të na shohin të bashkuar. Nuk i frikohen ata jo, forcës materiale dhe potencialit fizik që kemi, por shpirtit tonë të bashkuar kolektiv. Nëse një here ne shqiptarët, gjë që do të ndodh shumë shpejtë, bashkohemi si një trup dhe shpirt unik, atëherë, kjo Evropë, patjetër do të jetë e sunduar nga ne. E sunduar po, por jo në mënyrën klasike, materialisht apo ushtarakisht, por e dominuar nga forca e fuqisë tonë shpirtërore. Populli shqiptar gjenetikisht është një popull i vjetër i këtij planeti, andaj, gufimi i kësaj energjie latente të akumuluar në brendinë e saj me shekuj si civilizim më i lashtë, patjetër do të na shpije që të dominojmë si faktor i rëndësishëm në këto hapësira. Kësaj i frikohen ata, por më së tepërmi Serbia dhe pan-sllavizmi botëror...

Nëse ne shqiptarët kudo që të jemi, vetëm në çikëz e marrim këtë tezë si reale, atëherë dihet se kah duhet t’i përqendrojmë kahet e politikave tona nacionale: në drejtimin të pakthyeshëm të arritjes së bashkimit tonë kombëtar, për të cilin synim nuk duhet të ketë kurrfarë alternativë tjetër...



Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

E vërteta - cila është ajo? Empty
MesazhTitulli: Re: E vërteta - cila është ajo?   E vërteta - cila është ajo? EmptyMon Nov 24, 2008 2:48 pm

Të lumtë i nderuari Adnan Abrashi , sidomos tek pjesa e dytë : Pse është kështu?.

Shqipëria Etnike dhe populli shqiptar janë një popull homogjen, më një popullsi prej 20 deri në 30 milionë shqiptarë në të gjithë globin.

Ndërsa evropa është kapluar nga të huajt , është duke i humb fara. Arabë , Zezakë , Aziatikë është mbushur përplot me të huaj.

Edhe njëherë të përgëzoj për shkrimin dhe kjo është më se e vërtetë , sepse pas disa dekadave drejtësia do të vie në vend dhe evropianet bashkë me serbët, grëkët dhe bullgarët do t'i paguajn të gjitha të këqijat , padrejtësitë që na i kanë bë me shekuj të tërë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



E vërteta - cila është ajo? Empty
MesazhTitulli: Re: E vërteta - cila është ajo?   E vërteta - cila është ajo? EmptyMon Nov 24, 2008 3:08 pm

Z. Adnan Abrashi, eshte me te vertet knaqesi e madhe qe ju gjindeni ne mesin tone, pra ne forumin tone, e deshiroj pune te palodhshme, dhe faleminderit shume per keto shkrime dhe per te tjerat qe do na sjellesh.

Te falenderoj edhe njehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





E vërteta - cila është ajo? Empty
MesazhTitulli: Re: E vërteta - cila është ajo?   E vërteta - cila është ajo? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E vërteta - cila është ajo?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cila eshte puna me e veshtire?
» Cila eshte e meta e juaj?
» Cila është më “shtrigë”, vjehrra apo nusja?
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Cila kombësi evropiane është më e mençur?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: