Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vijon Zagori Publicistikë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:10 pm

Nivani


Organ periodik historiko- kulturor. Botohet
nën kujdesin e Lidhjes ë Krijuesve “PEGASI”
Albania. Viti i tretë i botimit Nr. 1 (003) Çmimi 30 lekë, muaji korrik 2008





20 korrik 2008





Një takim tjetër


Më 20 korrik 2008, ditën e
diel, ora 10.00 në GURRËN E NIVANIT, vend ekzotik, organizohet takimi i
përvitshëm festiv , me rastin e festës së Shën Shëndëlliut.



Një rast tjetër për t’u
grumbulluar e festuar së toku, për të rishfaqur traditën nivaniote të unitetit,
të bashkimit, të lidhësisë njëri me tjetrin, të afirmimit të mëtejshëm të
vlerave. Nivaniotë e nivaniote, mos harroni, kudo që jeni, e jani në këtë vit
në vendlindjen tuaj, në Nivan, të gëzohemi, të çmallemi, të thurim “ëndrra “
për të ardhmen e të këndojmë e vallëzojmë së bashku.



Komisioni i festës


Epaminonda Semi, prof. Dr. Hektor Peçi, Stefan Pali, Thoma Qirko.









kujtesën e kohës që vjen



Nga Thimjo Kondi


“Vepra dhe aktiviteti i Dr. Emil Qirkos do të kujtohet në
breza. Ai iu përkushtua me vullnet, pasion dhe këmbëngulje duke arritur stade
të larta kualifikimi në fushën e Mjekësisë e duke përcjellë tek njerëzit
aftësitë e tij.



Ai gjatë gjithë jetës i shërbeu
me devotshmëri edhe bashkëkrahinasve të tij me atë dashurinë karakteristike
model që kishte për vendlindjen… Emil Qirko ishte një zagorit që do të mbahet në
kujtesën njerëzore si njëri plotor që interesohej vijueshmërisht për progresin
e krahinës, për zhvillimin e saj kulturor, për fshatin e tij të origjinës.



Nën hijen e rrapit gjigand
të Nivanit, një simbol i bukurisë
natyrore dhe i qëndresën shekullore, në Gurrën emërmadhe ai s’ngopej duke pirë ujin e kristaltë dhe
gazmohej… Le të ecim pak nëpër rrugët e Nivanit, le të kujtojmë buzëqeshjen e
tij karakteristike dhe përqëndrimin e madh të vëmendjes në dëgjimin me respekt
të njerëzve, të bashkëkrahinasve dhe fshatarëve të tij, le të kujtojmë me
respekt ngjarjet e mëdha ku ai mori pjesë, këshillat e tij të mençura, marrëdhëniet
miqësore që krijonte me të gjithë, fjalën e ëmbël dhe shpirtërore… Kemi kaq
shumë se ç’të kujtojmë nga Emili ynë dhe i të gjithëve… Le të pimë pra këtë vit ujë këtu në Gurrë dhe
të kujtojmë me krenari e nderim birin e madh të Nivanit tonë, Emil Qirkon…



Korrespodenti
i gazetës”Nivani”




EKRANIN QIELLOR FANITET






NGA KRISTAQ F. SHABANI





Ndoshta diku, në hapësirën
qiellore,



ndrit një meteor dinamik,


shfaqet një idol dhe diç pëshpërit:



hëna plotohet,


ngjan me një


pesëmbëdhjetëshe të
ndritshme tek ndrit….



Rrezatohen katër gërma të
një alfabeti të lashtë:



E M I L…





Fantazia në ekranin qiellor
konturon



Portretin e njohur skalitur
me fantazi zemre,




Shfaqet në podiume qielli,



pastaj një
zë timbëron pastërtisht…



kumbim
dhe nota pentagrami,



nga do-ja nis fill


E M I L…





I zbardhur nga dija dhe fisnikëria,


Shpëtim anije të tallazitura,


të kërcënuara nga keqsjelljet e erës


shpëtim të anijeve –shpirtra me mijëra…


në rrugëtimin e ëmbël njerëzor


që fillesën
e stratimit e kishte: “Zagoria”,



eci pa më të voglin friksim,


Njeriu i artëzuar me emrin


EMIL…





Atij të pagjumi,


i pamarrë nga erërat,


puthje miqësore i dërgonin që nga larg,


nga yjet e qetësuara,


qilimet e shtruara të ëndrrave


Nuset që gatuanin ardhmërinë,


këngët që zbukuroheshin në kuota misesh…


në dasmime ëndërrimi zagorisht:


E M I L…





Thuhet se ky
vend ka mbetur bosh,



por ai,… i zënë çuditërisht


Buzëqeshja: e njëjta si në frymë reale,


Vërtiten fluturat e zgjuara,


gugatin pëllumba të bardhë thellësisht


dhe postësjellësit e yjeve sillen bandillësisht


EMIL…





Ja, po shfaqet mbi hapësirën nivaniote


me kënaqësi profetike


për të mos
humbur kurrë në botën njerëzore…



Dhe nënat nga kundrimi i tokës me të folurën
zagorite:



“Shihni , ç’duket, birko…”


Është ai parajsori që fanitet :


EMIL QIRKO…


Dhe gjithçka merr poza lumturie ylberi


edhe bari, edhe guri, edhe pylli,
edhe lumi



edhe mali, Dhëmbeli…





Ç’pamje
patetike ka shëruesi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:11 pm

Filmi i jetës


Mbas stuhie





Nga Qemal Stafa (Bruti)


Ç’mejtonte ndërsa kalonte
ngadalë mbi rrugëqn plot lëvizje? Vështirësitë e provimit të kaluem? Jo! Lodhja
e tij gjatë vitit, vullneti i tij i paparamë i kanë lehtësuar kalimin e klasës.
Ndonjë grindje me shokët? Jo. Të gjithë e duen, e çmojnë. Asht heshtur fisnik.
Po atëherë ç’e mundonte në
mendjen e tij të re?



Nuk e pyeta. Pse shikimi i
dy syve të tij më sqaroi. Mendonte ndoshta për një fshat të humbur, për një
shtëpi të shkretë. Buzë të thame që kanë me qesh. Sytë e shteruan që kanë me u
njomë. Puthje dhe përkedhelje. E pyetje, pyetje, fshamje… por në mes të atij
gëzimi përzier me lot, një rreze drite përshkrohet. Asht e ardhmja që i buzëqesh premtuese. Ashtë jeta
që i hap krahët dhe fton. Për me kurorëzuar fijet e gjata të pleqëve të
dashtun.



Botuar në gazetën ‘Shyti”
Nr. 40 1937 kushtuar Themo Vasit.









Të impulsojmë paraqitjen, fytyrën e fshatit tonë për të
tërhequr bum turistash.






Çdo vizitor që hyn në një
fshat me tradita befasohet së pari nga arkitektonika e tij , nga prezenca
e vendeve pikante që të bien në sy, nga
infrastruktura e tij. Shpesh ne themi që të bëjmë hapa të sigurt në turizmin malor. Detyrimisht në
këtë kuadër është punuar, por edhe natyra ka punuar duke i “dhënë” një klimë të
shëndetshme kësaj krahine dhe natyrisht edhe Nivanit tonë. A duhet ta
shfrytëzojmë këtë bukuri? A duhet të ngulmojmë për të shfrytëzuar anët
esenciale dhe që “bien” më në sy? A duhet që mjedisi i bukur te Gurra, që e ka
falur me aq dëlirësi natyra dhe objektet që janë rreth e përqark të impulsohen
ata, që i kanë në pronë, për t’i evidentuar dhe për t’i vënë në evidencë për të
rritur “kërkesën e turistëve, për të marrë kjontakt me Nivanin… Kjo është një
detyrë imediate e pronarëve, por edhe Komuna që ka qendrën në këtë fshat t’i “detyrojë” pronarët
të vënë dorë, për të arkitekturuar dhe zbukuruar mjedisin. Nivani duhet të
ndryshojë dhe në këtë aspekt… Pse të mos avancojmë me plane konkrete që këto
vende të vizitohen nga turistët. Kjo do të rritë efiçencën e jetimit . S’na
mbetet gjë tjetër veç
t’i shtrohemi punës dhe reklamimit të të bukurës dhe të së shëndetshmes, të
cilat janë mbulesë e florinjtë e krahinës sonë , por ende të paeksploruar.






Aty enden mend e mia





Andon Andoni i përket një brezi, që u përpoq për vendlindjen dhe në punën
dhe veprimtarinë e tij aktive të përditshme i jepte forcë Nivani dhe Zagoria e
tij. Ai gjatë gjithë jetës ishte krenar që ishte nga kjo krahinë. Krahas anëve
të tjera, Andon Andoni do të mbahet mend
edhe për shkrimet e tij në
gazetën “Zagoria”, shkrime të shkruara me pathos, emocion dhe me dashuri të madhe, por edhe në vjershëm e
mëposhtme, mbi të gjitha, shprehet kjo krenari dhe dashuri për Nivanin, duke
evidentuar anë esencile të tij. Ai e shpreh qartë se në Nivan “enden” mend e
tij…



Respekt për Andon Andonin që
ndriçoi me shkrimet e tij hulumtuese edhe figura të ndritshme të Nivanit dhe Zagorisë!












Andon Andoni





Nivani





Fashti im poshtë Biseit,


Nivani varg Zagoria,


Emri balta aq e ëmbël,


aty enden mend e mia.


Aty vatra, pragu, gjindja,


Far’ e fisi gjitonia,


Flasin portat, rrugët,
gurët,



Ç’të zë syri, tërësia.


Stërgjyshërit dhe gjyshërit
tanë,



Sa me mend kanë punuar,


vendi puna duarartë,


Fshati im i lulëzuar.


Nderim të parëve tanë


për pemët, trashëgiminë,


familjarë, punëtorë,


atdhetarët më të mirë.


Nëna sa herë na fliste


për të atin, diturinë,


Mihal Haritua oxhak,


model për atdhetarinë.


Familja, shkolla, themeli,


ngjizën në zemrat e njoma,


figurat nder, krenari :


Dhiogjen Haritua me famë


Petro Kondi i dëgjuar,


vazhdë të tjerët me radhë.


Mjegullnajë Zagoria,


Shpëtimtari i siluetës


Petro Harito lavdia.


Vlora, lufta më njëzetë


Stathi Kondi vullnetar,


Mjek i fshatit në krahinë,


i nderuari atdhetar!


Sotir Kondi në Tiranë


Qirjakua financiar,


Funksionarë bënë emër


vargu sa e sa të tjerë.


Fillon lufta partizane


Themo Vasi, yll, nishan,


Kristo Kondi me fëmijë,


shtëpi lufte, bazë e parë.


Korrik më dyzetë e dy


zgjidhet Këshilli i Parë


Aktivistë vullnetarë


fshati strehë anë e mbanë.


Dy operacione me radhë


Gjermano- ballistëria
terror,



vjedhje, flak’ e zjarr,


po nuk mposhtet Zagoria.


Trima ku thërret detyra,


Themua hero i betejës,


Mili, Haritua dhe Kiçua,


ballë lart, jetën atdheut..


Emrat me shkronja të arta


rreth me lule , lapidari,
nderia.



Lavdia e fshatit, Zagorisë,


kombit të mbarë.


Dhe Elma foshnjë jetime


viktimë e luftës Tiranë?!


Mallkuar qoftë agresori,


hitleriani gjakatar!


Nivani, pas lufte, qendër


mblidhet feston Zagoria,


vjen korriku i lavdishëm,


lart traditat, historia.


Fshati im Zagoria


pakësuar aq shumë,


brenda vendit në mërgim


por çerdhja nuk zbehet
kurrë.



Dhe ja Shoqata “Çajupi”,


me gazetën “Zagoria”,


kudo sa më të bashkuar


përcillet trashëgimia.


Fshati im sa të lashë


unë do të të doja më shumë,


po dhe sot që s’je sa dje


të dua sikundër je.


Rrënjët krenari në breza,


hija, malli s’njeh kufi,


vjen korriku na mbledh
bashkë,



ec e jaket përsëri.


Vendi, lule e aromë


qesh natyra gjithësia


Njerëz të çiltër virtuozë


Pellgu mbarë - Zagoria.


Fshati im, ndonëse larguar,


vitet tok, mosha rinia,


mbresa, ëndrra, gaz e mall





Në memorialin e kujtesës nivaniote


Figura të plotuara për
moshën rinore si Alqi Kondi vinë mjaft rrallë, ndaj ata kujtohen me respekt të
madh dhe janë shëmbëlltyra pozitive në breza, që pikëreferohen.



Nga Thimjo Peçi





Qershori i vitit 1945 mbahet në kujtesën njerëzore si muaji, kur
pushoi së rrahuri, aksidentalisht në Tiranë, zemra e një djali të ri vetëm dy
dekadësh, zemra e nivaniotit Alqi Kondi… Ishte mjaft i ri, por inteligjenca,
veprimtaria e tij e spikatur për
çlirimin e vendit nga okupatorët nazifashistë e rreshtoi në radhët
protagoniste, duke përfaqësuar denjësisht krahinën e tij patriotike, atdhetare
dhe fshatin e tij me emër. Përgjegjësia e ndërmarrë në supe të brishta nga ky
djalosh e kishte rrjedhën, jo vetëm tek cilësitë dhe karakteristikat zagorite,
por edhe tek edukata, etika dhe morali i kultivuar nga familja Kondi, një
familje elitare. I mbrujtur me idealin e lirisë, qysh i ri në moshë fare të
njomë 14-15 vjeçare Alqi u shqua në gjimnazin e Tiranës, ndër moshatarët e tij.
Influencuan në rritjen dhe dimensionet e angazhimit të tij dhe shokët e tij të
aftë dhe të spikatur si: Qemal Stafa, Nako Spiru, Mihal Duri, Misto Mame. Duke
qenë në grupimin rinor të rinisë komuniste ai, qysh i ri ishte në ballë të
demonstratave, manifestimeve dhe të aksioneve. Përvetësoi artin e luftës
propagandistike, u veprimua totalisht në shtypin ilegal të luftës dhe u bë
aksioner dhe më pas organizator i lëvizjes guerrile në vitet 1941-1942. Duke fituar një përvojë të mirëfilltë Alqi Kondi në
verën e vitit 1942 hidhet në ilegalitet dhe dërgohet në Berat për të organizaur
dhe drejtuar rininë e qarkut, ku edhe kapet, kalon në një kalvar torturash rrëngjethëse.
Në vitin 1943, pasi i shpëton burgut fashist dërgohet në Elbasan me detyrën e drejtuesit të rinisë së
Elbasanit. Kjo përvojë bëri që ai të “kualifikohet” dhe të afirmohet si udhëheqës
në moshë fare të re. Ai zhvilloi një veprimtari të gjithanshme në Elbasan dhe,
pasi filloi shpërthimi dhe angazhimi i një lëvizje të organizuar antifashiste,
ai e la Elbasanin me detyrë të plotësuar dhe u ngarkua me detyra të rëndësishme
në Brigadën e 2 Sulmuese. Shquhet gjatë
dimrit të vitit 1943 dhe pranvera e vitit 1944 e gjen Alqi Kondin si një nga
udhëheqësit më me zë të rinisë shqiptare.. Këtë e dëshon zgjedhja në një nga postet kryesore në Kongresin e
BRASH-it, në gusht të vitit 1944, dhe në prag të çlirimit të vendit zgjidhet
edhe anëtar i KQPKSH. Në pranverën e vitit 1945, pas angazhimit të Nako Spirut
me detyra të rëndësishme shtetërore dhe partiake, Alqi Kondi në Kongresin e dytë
të BRASH-it zgjidhet drejtues kryesor i Rinisë shqiptare. Ai u vu në krye të lëvizjes
rinore për të marrë mbi shpatulla rindërtimin e vendit. Duke u karakterizuar mga
dinamizmi, nga shpirti i tij idea, nga mentalitete progresiste, nga ëndrrat e
tija të mëdha, nga vrulli angazhues, Alqi si drejtues projektonte guximshëm të
ardhmen e këtij vendi dhe kishte projektet e veta. Ishte i qartë se atdheun e priste
rindërtimi dhe lulëzimi…



Por djaloshi nga Nivani atë pranverë të
vitit 1945, kur kishte këto projekte dhe ëndrra, lëvizte me një motoçikleta për të realizuar
detyrat e tij, atij iu ndërpre në mes jeta e tij rinore në një aksion
automobilistit banal.



Rrokopuja e ndryshimeve të mëvonshme
ishte një zhgënjim total në krahasim me endërrimin alqinian.



Alqi Kondi kujtohet nga moshatarët e tij
dhe ata që e njohën për energjizmin e tij, pasionin dhe vullnetin tipik,
njeriun e aksionit… Shumë thonë se lum nënë
Krisua dhe babai Stathi që kishin atë djalë… Ai do të bëhej patjetër një udhëheqës
i aftë që mund të ndryshonte dhe pse jo edhe ndonjë rrjedhë të ngjarjeve dhe
ngjyrimeve. Atë ditë të qershorit të vitit 1945 të gjithë heshtën, nderuan dhe flamuri i shqiponjës u ul në gjysmështizë
në të gjithë Shqipërinë. Figura të plotuara për moshën si Alqi Kondi vinë mjaft
rrallë, ndaj ata kujtohen me respekt të madh dhe janë shëmbëlltyra pozitive në breza,
që pikëreferohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:12 pm

Një veprim i fajshëm


Nga Josif Lekgjika





Çuditërisht
para disa kohësh Nivanit iu hoq Gjendja
Civile dhe tashmë zagoriti është i detyruar që për të marrë një çertifikatë
duhet të shkojë në Libohovë, një vajtje përsëprapthi, apo për të realizuar një
celebrim duhet të nisesh që nga Doshnica e Zheji dhe të vesh në Libohovë!
Para se
të merren vendime të tilla apo të
jepen”urdhra” duhet të analizohet gjithçka. Ata që ndërmorrën një akt të
tillë bënë faj me nivaniotët dhe me gjithë zagoritët, të cilët, tashmë, po
vuajnë këtë defekt të madh. Gjendja Civile ka shumë detyra dhe zgjidh shumë
probleme për qytetarin. Zagoria dhe Nivani nuk duhej të trajtoheshin kështu?!
Edhe intelektualët edhe Komuna reagoi, por “vendimi ishte vendim” dhe u
shoqërua me frazën: “Nuk e njihnim gjendjen!” Është e mira që edhe zagoritët ,
të cilët janë edhe në drejtim apo në qeverisje, deputetë në parlament e tjerë
duhet të ngrënë zërin e tyre për këto probleme të rëndësishme të krahinës. Edhe
Shoqata Atdhetare – Kulturore duhet të bëjë përpjekje dhe të reagojë më mirë
për këto padrejtësi që i bëhen komunitetit zagorit…









Dashuria ndaj vendlindjes, Atdheut








Shpesh herë ndeshimi me një mani të
tillë që t’i shmangemi Nivanit, Gjirokastrës dhe preferencë të jetë mërgimi në
vend të huaj. Por kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër është më e
ndritshme dhe më e spikatur. Ka mjaft të rinj të cilët, pasi shkollohen apo
fitojnë ndonjë profesion në vendin
fqinj. Një rast admirues e për të marrë shembull është edhe veprimi i
Ilia dhe Andrea Lekgjika, të cilët, pasi u profilizuan në Greqi në Voshtinë,
kanë hapur një Servis të tyre, për lyerje dhe riparim makinash. Ata janë djemtë
e të papërtuarit, profesionalistit, elektriçistit të talentuar Mareglen
Lekgjikut, i cili ka qenë një shembull aktiv për të siguruar përhershëmërisht
dritën elektrike në krahinë. Madje dhe në kushte të vështira e sheh duke
riparuar në Doshnicë e Zhej, Hoshtevë dhe as që
s’duhet bërë fjalë për vendet , fshatrat e afërta nga Nivani. Ai është
poliprofesional.



Një
i ri tjetër që e ka zgjedhur përsëri në vendin e tij në Gjirokastër është Elvis PuqeAi është
punësuar në firmën ‘
Turku”.


Shembujt e këtyre të rinjve duhet të
impulsohen , të përkrahen.





















Ta çojmë më tej kulturimin e brezave





Dihet dhe është paraqitur shumë herë që
fshati ynë Nivan ka patur një nivel të
lartë kulturor, kjo falë kontaktit me kurbetin që herët nga shumë krahina të
tjera të vendit, por edhe falë zgjuarsisë prezente, të trashëguar apo në gene të
nivaniotit. Nivani me njerëzit e tij ka përfaqësuar jo vetëm vetveten e tij,
por edhe krahinën edhe vendin… Figura të tilla të ndritura dhe të spikatura ka
pasur gjatë gjithë historisë së tij. Por si jemi ne në gjendje që këtë përparim
kulturor, profesional dhe stad të lartë intelektual ta progresojmë më shumë në
të ardhmen? Si paraqitet gjendja aktuale e brezit të ri që po ngrihet. Duhet thënë
se nga një studim analitik i bërë rezulton se të rinjtë dhe të rejat nivaniote
po ecin në rrugën e mbarë të të parëve duke
i “imituar” ata për kërkesa të larta ndaj vetes edhe në rrugëne
kulturimit. Këtë le ta ilustrojmë me disa shembuj të thjeshtë.



Erion Pali, djali i Stefan Palit, pasi
mbaroi Universitetin në Selanik për Elektronikë, tashmë është në SHBA; Vangjush
Josif Lekgjiku, përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Izmir dhe
tenton për të vijuar specializimin e kualifikimin më tej ;



Ermal H. Koxhjoni përfundoi studimet për
Inxhinier Ndërtimi në Itali.



Vasil Kristo Semi vijon studimet ne
Universitet fakulteti i Stomatologjisë. Elton Qirko ka përfunduar studimet dhe
është diplomuar inxhinier elektrik, në Tiranë; Julia Pali përfundoi studimetr
në fakultetin e gjuhëve të hauja (anglisht) Tiranë. Këta shembuj na impulsojnë
për tregues në kulturimin e së ardhmes.






Korrespodenti
i gazet
ës”Nivani”














Çfarë vihet re në takimet e përvitshme në Nivan?


Nga Prof. Dr. Hektor Peçi





Takimet dhe festat e këtyre
përmasave ku marrin pjesë të gjithë brezat ka shumë anë të ve
çanta
dhe domethënëse: çmallim, njohje, lulëzim i traditës dhe përcjellja e saj,
afrimiteti i brezave, mosdevijimi nga gjuha, përvetësimi i folklorit të fshatit
dhe të krahinës, njohja e vendlindjes të të parëve dhe të prindërve, aktivizimi
në problemet madhore për zbukurim të fshatit. Këto veçanësi janë
shfaqur në të gjitha takimet e zhvilluara edhe në Nivanin tonë. Kjo ka krijuar një
lidhësi dhe një afrimitet të madh. Gjithashtu të rinjtë kanë mësuar nga përvoja
e më të rriturve dhe më të moshurave.
Po
transmetohet edhe dashuria për fshatin si dhe po drejtohet vëmendja në këtë
drejtim. E rëndësishme është se fëmijët brezi i ri që po ngrihet ka dëshirë të
theksojë se origjina e tyre është nga një
krahinë e tillë si Zagoria. Ata e njohin vendin e të parëve nëpërmjet
tregimeve, rrëfenjave, filmave dokumentarë për Zagorien si dhe librave që u
bien në dorë. Në këtë kontekst duhet luftuar që të rinjtë, të rejat të shtojnë
kontaktet me vendlindjen dhe një rast e fat i madh është Festa e përvitshme që
zhvillohet në Nivan, tashmë një traditë shumë e bukur.












Një
kujdes më i madh për krijuesit dhe veprat e tyre



Nga Kleanth Caca


Krijuesit me origjinë
nga Zagoria janë të shumtë dhe shumë prej syresh kanë vepra, të
cilat është e nevojshme të
bien në dorë të zagoritëve, pasi ato kanë në qendër apo objekt të tyre vendlindjen , Zagorinë,
traditat, zakonet, folklorin. Ku përveç këtu do të freskojmë kujtesëm , do të përcjellim
traditën tonë kulturore dhe zakonore? Ka shumë krijues, të cilët kanë thurur
vargjet e tyre plot ndjenjë për Zagorinë.
Po kështu edhe Nivani ka
krijuesit e vet, por, për fat të keq, jo sa duhet dhe si duhet merret kontakt me
këtë pasuri të nevojshme që mban të gjallë gjithçka, por mbi të gjitha gjuhën.



Ne ndeshemi shpesh me shpërdorim
të librit me mënjanime prej tij dhe shumë vlera monetare individuale harxhohen
pa kriter dhe nuk luftohet sa duhet në
masë të përfillshme rënia në dorë e një libri. Qëndrimi ndaj krijuesve dhe ndaj
librit duhet të ndryshojë, të ecet me traditat e mira të të parëve tanë që kanë
pasur bibliotekat e tyre personale këtu në shtëpitë në Zagorie dhe e kishin krenari që në shtëpi
kishin libra. Merrni kontakte me krijuesit dhe bëni pronë librat e tyre , se
nesër kur t’i kërkoni do të jetë vonë.





















. …Eh, sa janë? Ku janë? Në
jetën e pasosur për të mos u harruar kurrë.



Homazhi për burrërinë





Nga Akile Vasi


Shkoj rrugëve të fshatit,
ku vegjëlia më thërret, në gjurmët e para të foshnjërisë, hedh hapat e burrit
dhe thellë ndjej një lëndim.



Mpleksur mendimet dhe vinë
si valëzime grunjërash në këtë shpirt, që zhytet në thellëlsinë e viteve. Më
dalin përpara pleqtë fisnikë me shkop në dorë për të mundur pleqërinë me hapin
e ngadaltë që hedhin dhe me respekt ndaj tyre, kujtoj baba Stavrin, mbështjellë
tek muri i kishës. Doktor Kondin me çantë pranë të sëmurëve, Thoma Koxhionin me
vulën e pleqërisë, për të zgjidhur
halle.
Ku është xhaxha Venua me Pilo Koxhionë? Baba Rrakua i pret që rrëzës të ngjiten
me çifte në dorë.
Po
baba Çokia ku është? E presin deshtë me këmborë.



Kërkoj në sofatet e fshatit pleqtë e mençur
dhe të urtë. Ata mungojnë, kushesi qëkur! Andon Vasi niset drejt punës, hedh
sytë të shohi Nivanin e bukur dhe qëndron pranë bregut. E Mitro Vasi mungon
tash vonë të hipi lisave të gjatë për të mbetur i paharruar në ditët që vinë.
Kërkoj Vasil Semin, shpirtin bamirës në jetën e tij. Xhaste Peçin që mërgimi e
lodhi në vitet e rinisë. Mëhallëve të fshatit lëviz, ku me shokët e dashur
loznin me cingla. Më del përpara Pano Kondi me urtësinë e burrit të zakonit. Ku
është Gaçe Dedja që në çdo derë shëron
njerinë?! Po Koçi Pali, mësuesi që s’u lodh kurrë? Dhe vitet na i bien pranë si
një brez me lavdi. Baba Peçani me humorin e dhaskalit i dashur për të tërë.
Andon Blluci që nuk u nda nga Nivani kurrë. Dhe ndalem te Xhimo Kondi që
mendimet i kishte të mençura. Llukan Vashën e gjej në mes të vreshtës ku në
kofina vjel rrushin e ëmbël. Llukan Peçi rreptë si erërat e malit… Ku është
Lliko Lekgjiku, i palodhuri në punë? Po Nako Lilia që kënga e tij më vjen
përmallshëm. Leo Kondi me mustaqe te veshët i dashur për të gjithë. Vasil Viton
e shoh të urtë e të dashur që zbret në portat tona. Kujtimet vijnë palë – palë
e te gurgullimat e gurrës qëndroj. Leo Semi te porta me qemere pi kafenë dhe
thërret miqtë. Eh, sa janë? Ku janë? Në jetën e pasosur për të mos u harruar
kurrë. Dhimbja për ta në shpirtin tim mbetet e përjetshme dhe pafundësia në
kujtimete mia mbetet e gjallë. Dhe me heshtje nderoj e përulem në kujtim të
tyre!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:12 pm

Një veprim i fajshëm


Nga Josif Lekgjika





Çuditërisht
para disa kohësh Nivanit iu hoq Gjendja
Civile dhe tashmë zagoriti është i detyruar që për të marrë një çertifikatë
duhet të shkojë në Libohovë, një vajtje përsëprapthi, apo për të realizuar një
celebrim duhet të nisesh që nga Doshnica e Zheji dhe të vesh në Libohovë!
Para se
të merren vendime të tilla apo të
jepen”urdhra” duhet të analizohet gjithçka. Ata që ndërmorrën një akt të
tillë bënë faj me nivaniotët dhe me gjithë zagoritët, të cilët, tashmë, po
vuajnë këtë defekt të madh. Gjendja Civile ka shumë detyra dhe zgjidh shumë
probleme për qytetarin. Zagoria dhe Nivani nuk duhej të trajtoheshin kështu?!
Edhe intelektualët edhe Komuna reagoi, por “vendimi ishte vendim” dhe u
shoqërua me frazën: “Nuk e njihnim gjendjen!” Është e mira që edhe zagoritët ,
të cilët janë edhe në drejtim apo në qeverisje, deputetë në parlament e tjerë
duhet të ngrënë zërin e tyre për këto probleme të rëndësishme të krahinës. Edhe
Shoqata Atdhetare – Kulturore duhet të bëjë përpjekje dhe të reagojë më mirë
për këto padrejtësi që i bëhen komunitetit zagorit…









Dashuria ndaj vendlindjes, Atdheut








Shpesh herë ndeshimi me një mani të
tillë që t’i shmangemi Nivanit, Gjirokastrës dhe preferencë të jetë mërgimi në
vend të huaj. Por kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër është më e
ndritshme dhe më e spikatur. Ka mjaft të rinj të cilët, pasi shkollohen apo
fitojnë ndonjë profesion në vendin
fqinj. Një rast admirues e për të marrë shembull është edhe veprimi i
Ilia dhe Andrea Lekgjika, të cilët, pasi u profilizuan në Greqi në Voshtinë,
kanë hapur një Servis të tyre, për lyerje dhe riparim makinash. Ata janë djemtë
e të papërtuarit, profesionalistit, elektriçistit të talentuar Mareglen
Lekgjikut, i cili ka qenë një shembull aktiv për të siguruar përhershëmërisht
dritën elektrike në krahinë. Madje dhe në kushte të vështira e sheh duke
riparuar në Doshnicë e Zhej, Hoshtevë dhe as që
s’duhet bërë fjalë për vendet , fshatrat e afërta nga Nivani. Ai është
poliprofesional.



Një
i ri tjetër që e ka zgjedhur përsëri në vendin e tij në Gjirokastër është Elvis PuqeAi është
punësuar në firmën ‘
Turku”.


Shembujt e këtyre të rinjve duhet të
impulsohen , të përkrahen.





















Ta çojmë më tej kulturimin e brezave





Dihet dhe është paraqitur shumë herë që
fshati ynë Nivan ka patur një nivel të
lartë kulturor, kjo falë kontaktit me kurbetin që herët nga shumë krahina të
tjera të vendit, por edhe falë zgjuarsisë prezente, të trashëguar apo në gene të
nivaniotit. Nivani me njerëzit e tij ka përfaqësuar jo vetëm vetveten e tij,
por edhe krahinën edhe vendin… Figura të tilla të ndritura dhe të spikatura ka
pasur gjatë gjithë historisë së tij. Por si jemi ne në gjendje që këtë përparim
kulturor, profesional dhe stad të lartë intelektual ta progresojmë më shumë në
të ardhmen? Si paraqitet gjendja aktuale e brezit të ri që po ngrihet. Duhet thënë
se nga një studim analitik i bërë rezulton se të rinjtë dhe të rejat nivaniote
po ecin në rrugën e mbarë të të parëve duke
i “imituar” ata për kërkesa të larta ndaj vetes edhe në rrugëne
kulturimit. Këtë le ta ilustrojmë me disa shembuj të thjeshtë.



Erion Pali, djali i Stefan Palit, pasi
mbaroi Universitetin në Selanik për Elektronikë, tashmë është në SHBA; Vangjush
Josif Lekgjiku, përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Izmir dhe
tenton për të vijuar specializimin e kualifikimin më tej ;



Ermal H. Koxhjoni përfundoi studimet për
Inxhinier Ndërtimi në Itali.



Vasil Kristo Semi vijon studimet ne
Universitet fakulteti i Stomatologjisë. Elton Qirko ka përfunduar studimet dhe
është diplomuar inxhinier elektrik, në Tiranë; Julia Pali përfundoi studimetr
në fakultetin e gjuhëve të hauja (anglisht) Tiranë. Këta shembuj na impulsojnë
për tregues në kulturimin e së ardhmes.






Korrespodenti
i gazet
ës”Nivani”














Çfarë vihet re në takimet e përvitshme në Nivan?


Nga Prof. Dr. Hektor Peçi





Takimet dhe festat e këtyre
përmasave ku marrin pjesë të gjithë brezat ka shumë anë të ve
çanta
dhe domethënëse: çmallim, njohje, lulëzim i traditës dhe përcjellja e saj,
afrimiteti i brezave, mosdevijimi nga gjuha, përvetësimi i folklorit të fshatit
dhe të krahinës, njohja e vendlindjes të të parëve dhe të prindërve, aktivizimi
në problemet madhore për zbukurim të fshatit. Këto veçanësi janë
shfaqur në të gjitha takimet e zhvilluara edhe në Nivanin tonë. Kjo ka krijuar një
lidhësi dhe një afrimitet të madh. Gjithashtu të rinjtë kanë mësuar nga përvoja
e më të rriturve dhe më të moshurave.
Po
transmetohet edhe dashuria për fshatin si dhe po drejtohet vëmendja në këtë
drejtim. E rëndësishme është se fëmijët brezi i ri që po ngrihet ka dëshirë të
theksojë se origjina e tyre është nga një
krahinë e tillë si Zagoria. Ata e njohin vendin e të parëve nëpërmjet
tregimeve, rrëfenjave, filmave dokumentarë për Zagorien si dhe librave që u
bien në dorë. Në këtë kontekst duhet luftuar që të rinjtë, të rejat të shtojnë
kontaktet me vendlindjen dhe një rast e fat i madh është Festa e përvitshme që
zhvillohet në Nivan, tashmë një traditë shumë e bukur.












Një
kujdes më i madh për krijuesit dhe veprat e tyre



Nga Kleanth Caca


Krijuesit me origjinë
nga Zagoria janë të shumtë dhe shumë prej syresh kanë vepra, të
cilat është e nevojshme të
bien në dorë të zagoritëve, pasi ato kanë në qendër apo objekt të tyre vendlindjen , Zagorinë,
traditat, zakonet, folklorin. Ku përveç këtu do të freskojmë kujtesëm , do të përcjellim
traditën tonë kulturore dhe zakonore? Ka shumë krijues, të cilët kanë thurur
vargjet e tyre plot ndjenjë për Zagorinë.
Po kështu edhe Nivani ka
krijuesit e vet, por, për fat të keq, jo sa duhet dhe si duhet merret kontakt me
këtë pasuri të nevojshme që mban të gjallë gjithçka, por mbi të gjitha gjuhën.



Ne ndeshemi shpesh me shpërdorim
të librit me mënjanime prej tij dhe shumë vlera monetare individuale harxhohen
pa kriter dhe nuk luftohet sa duhet në
masë të përfillshme rënia në dorë e një libri. Qëndrimi ndaj krijuesve dhe ndaj
librit duhet të ndryshojë, të ecet me traditat e mira të të parëve tanë që kanë
pasur bibliotekat e tyre personale këtu në shtëpitë në Zagorie dhe e kishin krenari që në shtëpi
kishin libra. Merrni kontakte me krijuesit dhe bëni pronë librat e tyre , se
nesër kur t’i kërkoni do të jetë vonë.





















. …Eh, sa janë? Ku janë? Në
jetën e pasosur për të mos u harruar kurrë.



Homazhi për burrërinë





Nga Akile Vasi


Shkoj rrugëve të fshatit,
ku vegjëlia më thërret, në gjurmët e para të foshnjërisë, hedh hapat e burrit
dhe thellë ndjej një lëndim.



Mpleksur mendimet dhe vinë
si valëzime grunjërash në këtë shpirt, që zhytet në thellëlsinë e viteve. Më
dalin përpara pleqtë fisnikë me shkop në dorë për të mundur pleqërinë me hapin
e ngadaltë që hedhin dhe me respekt ndaj tyre, kujtoj baba Stavrin, mbështjellë
tek muri i kishës. Doktor Kondin me çantë pranë të sëmurëve, Thoma Koxhionin me
vulën e pleqërisë, për të zgjidhur
halle.
Ku është xhaxha Venua me Pilo Koxhionë? Baba Rrakua i pret që rrëzës të ngjiten
me çifte në dorë.
Po
baba Çokia ku është? E presin deshtë me këmborë.



Kërkoj në sofatet e fshatit pleqtë e mençur
dhe të urtë. Ata mungojnë, kushesi qëkur! Andon Vasi niset drejt punës, hedh
sytë të shohi Nivanin e bukur dhe qëndron pranë bregut. E Mitro Vasi mungon
tash vonë të hipi lisave të gjatë për të mbetur i paharruar në ditët që vinë.
Kërkoj Vasil Semin, shpirtin bamirës në jetën e tij. Xhaste Peçin që mërgimi e
lodhi në vitet e rinisë. Mëhallëve të fshatit lëviz, ku me shokët e dashur
loznin me cingla. Më del përpara Pano Kondi me urtësinë e burrit të zakonit. Ku
është Gaçe Dedja që në çdo derë shëron
njerinë?! Po Koçi Pali, mësuesi që s’u lodh kurrë? Dhe vitet na i bien pranë si
një brez me lavdi. Baba Peçani me humorin e dhaskalit i dashur për të tërë.
Andon Blluci që nuk u nda nga Nivani kurrë. Dhe ndalem te Xhimo Kondi që
mendimet i kishte të mençura. Llukan Vashën e gjej në mes të vreshtës ku në
kofina vjel rrushin e ëmbël. Llukan Peçi rreptë si erërat e malit… Ku është
Lliko Lekgjiku, i palodhuri në punë? Po Nako Lilia që kënga e tij më vjen
përmallshëm. Leo Kondi me mustaqe te veshët i dashur për të gjithë. Vasil Viton
e shoh të urtë e të dashur që zbret në portat tona. Kujtimet vijnë palë – palë
e te gurgullimat e gurrës qëndroj. Leo Semi te porta me qemere pi kafenë dhe
thërret miqtë. Eh, sa janë? Ku janë? Në jetën e pasosur për të mos u harruar
kurrë. Dhimbja për ta në shpirtin tim mbetet e përjetshme dhe pafundësia në
kujtimete mia mbetet e gjallë. Dhe me heshtje nderoj e përulem në kujtim të
tyre!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:13 pm

Embëlsi
në çdo bistak








Përmbi sofat te porta
jashtë,



mbi shtrat të lartë rri një
hardhi



dhe shtrihen degët gjer’e
gjatë,



plot hijeshi e bukuri.


Atë hardhi e mbolli gjyshi.


“Të jetë tendë, - tha, - për
behar,



e buzët të na njomë rrushi,


kur prehjen gjejmë mbi
sofat”.



Dhe vit për vit u rrit
hardhia,



më e shëndetshme, më bujare,



paçka se çoku zgjatet dhia


e i këpuste ca lastare.


Ka kohë gjyshi s’jeton më,


por rron me ne kujtimi i tij,


vendin askush nuk ia zë,


në atë sofat, nën hardhi.


Bashkë me ne dhe hardhia,


s’e harron kurrë gjyshin
plak,



ndaj plot sheqer fjal’e tia,



ka ëmbëlsi në çdo bistak.





Planet në fluturim





Koha ka çelur shumë dritare


që shohin në pafundësi:


Sa gjera ka kjo botë e madhe



dhe unë sa shumë dua të di.


Ndaj rri sodis me sytë e
mendjes



në universitetin pambarim,


pranë Ajshtajnit buzëmbrëmjes



si një planet në fluturim.





* *
*



Magjinë e hapit tënd në rrugë,


Më kot mundohem ta zbërthej;



Më ngel shikimi nëpër gjurmë



tek shkel ngadalë, tek ikën
tej…



Më kot kërkoj, kur ti po
ikën,



një metaforë, një krahasim,


ti ma sfidon gjithë
poetikën,



me një buzëqeshje me një
shikim.



Mos rreze e diellit që bie,


sekretin e saj ta dha veç
ty?



Po ç’është ajo britmë magjie


që të buron në faqe e sy?


Oh! Ja tek është çelësi i
botës,



ndoshta i vetmi në univers…


Pa ty s’i vlen lëvizja
tokës,



pa ty i gjithë planeti vdes.


Vijon Zagori Publicistikë Clip_image002 Kleanth Caca





Lindi 30 janar 1938 në
fshatin Nivan të Zagories. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje ndërsa 7
vjeçaren në Sheper, në shkollën “Andon Zako Çajupi”, ndërsa të mesmen në Kuçovë
për Gjeologji e miniera. Punoi mësues në fshatrat e Tepelenës dhe shumë vjet më
pas në Ndërmarrjen Gjeologjike Gjirokastër. Është autori i dy vëllimeve poetike “Orteku i mallit” dhe
“Etja shuhet në burime”






Dhimbje





Psherëtinë këto vite,


Dallgë e bardhë vete vjen,


Shkëmbin, kur e puth në
buzë,



Dhimbjen e zemrës e nxjerr!





Hiçi





Erdhëm nga hiçi,


Jetojmë në hiç, mbarojmë.


Të gjithë punojmë (Hiiiç!)





Kur shqetësohem unë





Kur bëhet lumi përrua,


nuk më shqetëson gjë mua.


Kur përroi bëhet lumë,


atëherë shqetësohem unë,


se po të vuri përpara,


merr kodra, brigje dhe ara…





M’u prish qetësia





O moj lulja trëndelinë,


që rrite në mal,


seç më prishe qetësinë,


gjumin si behar.


Në dritare rri mbështetur,


të kujtoj me mall,


a të vij një ditë fshehur


erën të të marr…?





Zagori, moj e mirë





Zagori, moj e mirë


që mban erë e trëndelinë,


mallet të kanë mbështjellë,


shkëmbi i Zhejit si
kështjellë.



Malet kurorë të rrinë,


sipër bar e trëndelinë,


ujë të ftohtë prej zalli,


pi e të kënaqet xhani.


Zagoritët ngado janë,


mallin për ty mal e kanë,


për vendin ku kemi lerë,


mendja na vete përherë.


Atje lamë fëmijërinë,


tani marrim arratinë,


edhe punojmë nëpër botë,


megjithëse jemi të zotë.


Zagori, moj e mirë…





Gjithë njerëzit përshëndesin





Porsi hënë e zbukuruar


del Argjirua nga honi,


Gjirokastrës i jep lajmin


se do të kthehet Andoni.


Ndënje shumë në dhe të huaj,



dheu i huaj si të treti?


Andon, si durove vallë,


si s’u ngrite nga sikleti.


“Balta më e ëmbël se mjalta,



është gjithmonë në vendin
tënd”,-



Andon, gjithmonë e thoshe


në biseda, në kuvend.


Janë mbledhur që të gjithë,


ç’mallëngjim në zemra kanë,


janë mbledhur edhe gurët,


se ke nderuar vatanë!


Njerëzit të përshëndesin,


të përshëndesim dhe ne,


bashkë me dëshmorë të tjerë,


të mban populli në Atdhe.


Porsi hënë e zbukuruar


del Argjirua poshtë nga
honi,



Gjirokastrës i jep lajmin:


“Erdhi në shtëpi Andoni!”





Lirikë vjeshte





Shiu le të bjerë me gjyma,


sonte do të vij tek ti,


s’besoj shiu të më lagë,


kur të të futem në gji.





Nga vëllimi “Orteku i
mallit”






Etja shuhet në burime…


Dashuria në përqafime…





Çast


Nga një çast lind dashuria,


për një çast lind fëmija,


për një çast prishet
shtëpia,…



Kur e zë lumin inati,


për një çast del nga shtrati,


për një çast bëhet hataja,


për një çast prishet
dynjaja.



Vjen një ditë, një mëngjes,


për një çast njeriu vdes.





Nuk kuptoj





Nuk kuptoj në këtë jetë,


cila është gjë e vertëtë!


Kryesorja që kuptoj:


Nga erdha e ku po shkoj…





Intimitet





Hardhinë e qortova,


ajo qan me lot.


U mundova shumë,


po s’e ndaloj dot.


Si duket e preka


në telat e zemrës;


kam frikë se vete


dhe i qahet nënës.


Hajde, moj e dashur,


të flëmë në pallate,


se do të thahen vetë


lotët pas mesnate.








Vijon Zagori Publicistikë Clip_image002





Vasilika Vasi lindi në Nivan më 01.03.1950


Shkollimin fillor e mori në
vendlindje; atë 7 vjeçar në Sheper dhe të mesmin në gjimnazin e Lushnëjs. Vijoi
studimet e larta në UT, Fakultetin Histori – Filologji, dega Gjuhë -Letërsi
Shqipe. Ushtroi profesionin e mësuese në Tiranë 1974-1990. Është autore e
librit poetik “Hënë e neteve të vona
si dhe autore e mjaft teksteve të këngëve të grupit folklorik të shkollës së
mesme të Nivanit.
Po kështu është veprimuar edhe me shkrime në shtypin e shkruar
periodi dhe në gazetën “Zagoria”.















Hankos që shkon nëpër varre





Hanko, jepmë një
gur varri



nga varret e
Zagories



dhe një qiparis
të blertë



gjer në Tiranë
t’i bie.






Gur’i varrit,
guri im,



përmbi krye të më rrije


dhe qiparisi i
drejtë,



kur të vdesë të
më bëjë hije.






Hanko, që shkon
nëpër varre,



bëhu ca më
zemërgjerë,



gurë e qiparisë me kokrra


t’i marr borxhe mua më lerë.





Vetë borxhet
duhen larë



dhe borxhe të
kemi shumë,



o moj Zagoria
jonë



dhe më shumë të
kam unë.






Nuk këndova
këngën time,



ashtu siç kam ëndërruar


poezi për ty nuk
shkrova



si për mëmën e
nderuar.






Po në pastë bojë
pena,



borxhin Hankos
do t’ia kthej,



se gurin e
qiparisin



nuk më lë që
t’ia rrëmbej.






S’më lë lisi,
s’më lë
mali,


nuk më lë babai
e mëma,



guri i varrit te
koka



është më i rëndë
se kënga.












Zagoria ime


na djeg prushi i mallit











1.


Zagoria ime,


në rrënjë të
Dhëmbelit



Gurra rrjedh nga mali,


këndon me njerëzit.


2.


Nga degët e
rrapit



të varen
baladat,



për ata që ikin


për djemtë dhe
vajzat.



3.


Janë veshur
lofatat



me fustan
behari,



Zagoria ime


na djeg prushi i
mallit.



4.


Vij e flas pa zë



në krojet e
plepat;



flas me zë të
lartë



me gurët e
shpellat.



5.


Nis një këngë e
lashtë



e nis nëj këngë të
re,



“Lule, more
trima,



që ratë për
atdhe!”



6.


Marr një iso
grash



e marr një iso
burri,



“Lule , Themo
Vasi,



ç’djep të
përkundi!”



7.


Ta tundi në male


djepin Zagoria,


“Hero të
Popullit”



të ka Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:14 pm

Ngushëllime





Gjatë këtij viti janë ndarë prej nesh:


Dr. Emil
Qirko Tiranë



Andon Andoni
Tiranë



Julia
PaparistoNivan



Mihal Vasha
Tiranë



Ifi Dilo
(Harito) Nivan






Redaksia e
gazetës “Nivani” u shpreh familjeve të tyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjet
e njerëzve të tyre të dashur. Humbja e tyre është dhe humbje e rëndë për
komunitetin nivaniot e më gjerë.






Sponsor i
numrit 3



Kristo Semi, klinika Dentare “Zagoria”
Gjirokastër



Gjithçka që bëjmë e bëjmë për Nivanin tonë, për
kujtesën e tij historike, për ndriçimin e përhershëm të tij dhe për ardhmërinë…









Drejtor dhe botues i gazetës: Kristaq F. Shabani,
I.Ë.A, Ë.P.S, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, ALBANIA Mobil 0692553056



Zëvenddrejtor: Josif Lekgjiku


Kryeredaktor: Kristo Semi Mobil 0692205761


Zëvendëskryeredaktor: Harrillo Koxhioni Mobil
0692343625



Redaktor përgjegjës: Kleanth Caca


Këshilli Botues: Prof. Dr. Hektor Peçi Mobil
0682411241, Pluton Vasi, Epaminonda Semi, Vasilika Vasi , Thimjo Kondi, Akile
Vasi (Mobil 0692731005, prof. Dr. Eduard Andoni, Thimjo Peçi.



Redaksia e
gazetës: Klinika dentare “Zagoria”, Tel. 0035584465233.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:15 pm

“Atdhe me
male të lartë,



Ti që më
rrite që djalë,



dërgomë
një grusht me dhe,



ta puth
t’i kërrej mallë”



A. Z. Çajupi





Sheperi





Organ
periodik historiko - kulturor. Botohet n
ë kujdesin e Lidhjes së
Krijuesve “PEGASI”
ALBANIA, Viti i dytë i botimit Nr. 1 (002)


Çmimi 30 lekë, muaji gusht 2008 E-mail





Gazeta “Sheperi”
është gazetë periodike. Numri i dytë i saj përkon këtë vit më rastin e festës së
“Takimit të brezave”, i cili organizohet
çdo vit në fshatin Sheper me pjesëmarrjen e të gjithë sheperiotëve, kudo që
jetojnë dhe që kanë mundësi të jenë të pranishëm. Numri i parë i gazetës doli në
vitin 2006 me inisiativën dhe sponsorizimin e zotit Kleanth Mandi.






Në vend të
editorialit









Takimet e
brezave






Nga Sofokli
Çapi



Ilia Laska














Vijon Zagori Publicistikë Clip_image002





Vijon Zagori Publicistikë Clip_image004Vijon Zagori Publicistikë Clip_image006



Takimi i parë




nën rrap, te Gjineci






Takoheshim shpesh në Tiranë ne brezi i moshës 50-60
vjeç, sigurisht pa përjashtuar edhe të tjerët dhe duke diskutuar për punën,
jetën e fshatit, u hodh ideja për t’u takuar sëbashku edhe atje në fshat. Një
ditë u mblodhëm te hotel “Arbana” për një kafe
me disa bashkëfshatarë me banim në Tiranë e konkretisht Sofokli
Çapi, Ilia Laska, Koço Idrizi, Vasil Muzha, Jano Ziso
e ndonjë tjetër
që të na falin, nëqoftëse i kemi harruar. Aty
u hodh ideja që takimi të mos bëhej vetëm me brezin 50-60 vjet, por me
të gjithë fshatarët e të gjithë brezat, kudo që janë, brenda dhe jashtë atdheut
dhe këtë takim ta organizonim në muajin Gusht që kombinon me festën fetare të
ShënMërisë dhe me muajin e pushimeve, për ata që janë në punë e që janë, jo
pak, por shumica e njerëzve brenda dhe jashtë vendit. Dhe kështu u bë, u
ndërtua plani i punës e u caktuan detyra për secilin. Sigurisht që detyrat
kryesore i takonin komisionit, që u ngrit për këtë punë. Në të merrnin pjesë
fshatarë me banim në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe në fshat. Ata që ishin në qytetet, u morën me njoftimet dhe
sigurimin e pjesëmarrjes, ndërsa ata në fshat me sigurimin e kushteve për
mbarëvajtjen e festës. Ditët iknin njëra mbas tjetrës, pa u ndjerë fare,
anëtarët e komisionit punonin kudo që ishin dhe kanë një meritë të ve
çantë,
sepse ishte herë e parë që organizohej një takim i tillë. Dhe ja erdhi dita e
takimit. Ajo ishte lënë për të dielën e
fundit të muajit gusht të vitit 2000. Fshatarët e ardhur nga të gjitha rrethet
e vendit si dhe nga jashtë shtetit, të rinj e të moshuar ishin shumë të përmalluar
e të gëzuar, na uronin për organizimin e këtij takimi. Nuk na hiqet nga mendja
miku ynë dhe djali i fshatit, Landro Bodia, që kishte, pothuajse 40 vjet pa
ardhur në fshat, sesi derdhte lot e me ngashërim lëvizte mëhallë më mëhallë për të shkelur çdo
skutë e gur të vendlindjes së tij, por ky nuk ishte i vetmi. Ky mall e
nostalgji shpërtheu te dreka e organizaur nën hijen e rrapit të madh dhe ujit
të ftohtë të Gjinecit. Aty nuk pushoi kënga e vallja zagorite deri në orët e
vona të mbasdites. Mishi i pjekur me mjeshtëri nga Spartak Muzha, Rako Dedja,
Stavri Pina dhe rakia e rrushit me birrën “Tirana” të sjellë nga kryeqyteti i
jepnin tonin muhabetit dhe gjallëri të madhe këngëve dhe valleve.
Ishim
shumë entuziastë për këtë takim që na u duk i mrekullueshëm, por meqënëse ishte
takimi i parë natyrisht që pati dhe ndonjë mungesë. Prandaj aty u vendos që kjo
të jetë e përvitshme dhe Takimi i brezave të kthehet në një festë tradicionale
për fshatin. Gjithashtu po aty u diskutua dhe për mundësitë që secili nga
fshatarët, sipas dëshirës e takatit, të kontribuoi sadopak për fshatin. Kështu
me kontributin të fshatarëve, u ndërtua muzeu i fshatit, i pari muze në
krahinë, ku brezat e sidomos të rinjtë shikojnë kontributin e brezave, njihen me historinë e lavdishme të
fshatit të tyre. U ngrit busti i Mësuesit të Popullit ”Ilia Dilo Sheperi”,
rruga te ish dyqani, rruga në mëhallën e “Poglliaj”, u bë rikonstruksioni i
kishës së fshatit,



Vijon Zagori Publicistikë Clip_image008Kisha
e rindwrtuar






u dha kontribut për rrugën
automobilistike e tjerë. Në vitin 2000, siç thamë, ishte takimi i brezave që
bëmë. Përvoja e këtij viti na shërbeu për të përmirësuar punën dhe për t’i
organizuar më mirë këto takime, të cilat mbas Sheperit u organizuan në të
gjitha fshatrat e krahinës dhe sot janë kthyer në festa tradicionale të
fshatrave. Në vitin 2001 u mblodhën reth 230 vetë. Erdhën fshatarët nga të
gjithë anët. Pallati i Kulturës, megjithëse i parregulluar, u kthye në qendër
të jashtëzakonshme hareje.
Para e
gjatë festës oshëtinte kënga zagorite ng agrupi i mrekullueshëm i vajzave dhe
nuseve të reja të fshatit, të veshura me kostumet e bukura karakteristike të
zonës, organizuar nga Pirro Mandi. Gjatë gjithë takimeve që janë bërë çdo vit,
natyrisht me përmirësimin në rritje, e rëndësishme është pjesëmarrja sa më e
madhe e njerëzve, veçanërisht e të rinjve, të cilët duhet që të mos harrojnë
vendlindjen e tyre ose të prindërve të tyre, të njihen me njëri -tjetrin dhe me
traditat e zakonet e bukura të fshatit dhe krahinës së tyre. Këngët dhe vallet
e bukura të kënduara nga djemtë dhe vajzat
e fshatit me mall e dashuri janë melhem për të gjithë.
Bilbilat si: Jano Ziso, Vasil Muzha, Thimjo Duda, Pal Muzha, Mileka Leka(vajza
e Odhise Lekës), Agathokli Danaj e shumë e shumë të tjerë i japin jetë e
gjallëri fshatit.



Duke përfunduar kemi
mendimin që të gjithë sëbashku të punojmë për të ruajtur këto tradita e për t’i
çuar ato më tej.



Jemi para takimit të 17
gushtit. Ju bëjmë thirrje fshatarëve kudo që janë të marrin pjesë e të
kontribuojmë të gjithë që festa të na dalë sa më mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:16 pm

Njoftim


Më datën 17
gusht 2008, dit
ëne diel, ora 10.00,
te Pallati
i Kulturës
organizohet takimi i përvitshëm i brezave, traditë kjo e vyer e shepriotëve.



Shepeiotë,
kudo ku jeni merni pjesë në këtë takim të madh.



Komisioni i festës


Foto Bici, kryetar, Sofokli Çapi N/Kryetar


Ilia
Laska, Mitro Vaiti, Kleanth Mandi, Koço Idrizi, Miço Dano, Piro Mandili anëtarë.






Programi iu veprimtarisë


Datë
17.08.2008



1. Përshëndetja e mirëseardhjes Foto Bici


2, Vizitë në muzeun efshatit Sofokli Çapi


3. Dhënia e titullit “Qytetar Nderi i Zagorisë”
Sotir Papulit ( nga Mitro Vaiti)



Ceremonia festive (dreka) Sofokli Çapi, Vasil
Muzha, Kleanth Mandi



Aktivitet kulturor
nga grupi i fshatit Pirro Mandi



Për komisionin e festës


Kryetari


Foto Bici


Sheper , 05 korrik 2008








SheperiVijon Zagori Publicistikë Clip_image002





Është fshati
i parë i Zagories,

në anën e djathtë të lumit, po me këtë emër. Dokumentohet për herë të parë me
këtë emër në vitin 1419 dhe me 38 shtëpi. Në vitin 1583 kishte 173 shtëpi dhe
përmendet si fshat derbend, ku 200 burra të tij ruanin rrugën Gjirokastër-
Gryka e Selckës- Përmet. Në vitin 1852 kishte 150 shtëpi dhe 1200 banorë në
vitin 1898. Nga 650 banorë që kishte
fshati më 1913, zbret në 529, më 1927 dhe kishte 95 familje më 1939. Më 1906
-1907 funksiononte një shkollë e fshehtë në gjuhën shqipe. Shkolla e parë shqipe
u çel në vitin 1917 me përpjekjet e Ilia Dilo Sheperit.



Sheperi ka qenë një ndër bazat e para dhe të
rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në Sheper u krijua njësiti guerril i fshatit me komandantin
Filip Lekën si dhe çeta “Koto Hoxhi”,
çeta “Andon Zako Çajupi”, batalioni “Naim Frashëri” si dhe Brigata e 8 dhe e
Br14 Sulmuese. Në Këshillin ANÇL të fshatit kanë marrë pjesë: Nasho Idrizi,
Vangjel Kaso, Sotir Papuli, Harito Nashi,Vasil Pite, Sokrat Nashi, Seve Ngjela,
Andon Golemi e tjerë.



U internuan nga
gjermanët: Aristish Duli, Milo Rako, Sotir Koçiu, Theodhori Duli, Spiro
Xhamballo.( Internuar dhe pushkatuar n
ë Prishtinw). Gjatë operacionit gjerman të janarit dhe të
qershorit të vitit 1944 u dogjën 78 shtëpi, 38 kasolle dhe u grabitën 250
krerë bagëti, 20 pendë qe,
20 lopë dhe 70 zgjoj bletësh.
Vijon Zagori Publicistikë Clip_image004


Më 1957
kishte 245 banorë. U krijua kooperativa bujqësore. Rruga automobilistike Poli
çan- Sheper u çel më 1960, ndërsa
shkolla 7 vjeçare e fshatit u çel në vitin 1947.






Kufijtë
e Sheperit



Përcaktohen
saktësisht në fermanin e datës 13 rebine Evel 1173 (4,11,1758), që është regjistruar
në Merkufat. Ata përfshijnë territorin: “… nga maja e atij mali Rapavica deri
në ujët e ftohtë dhe

andejmi deri në “Bugazin” (vend i
thellë) i Varikoit; së andejmi deri në vendin e “Sa eagaç- tasi”, i Varikoit; së andejmi deri në vendin e quajtur
“Shtrunga”, (me sa duket në brinja”Therqez”), së andejmi në Gurin e Madh,
që ndodhet brenda në pyll në rrugën e Përmetit (Guri i Dyfekut); sa andejmi dhe
nga Xibal-Tas, (Guri i malit, mesa
duket në Bisej), në këto vreshta (vreshtat në Lugje të Rakanje - gropa kufi me
Nivanin) dhe së andejmi në atë vend që quhet “Bujark Luk” (Lugu i Madh, i thellë, është kufiri i Sheperit).



Ky dokument
është nxjerrë nga Regjistri i Kadastrës së
Gjirokastrës me nr. 289, datë 21.02.1321
në vitin 1905 me ndërmjetësinë e Jorgji Çakos dhe Ilia Dilo Sheperit që
vlerësonin rëndësinë dokumnetare historike, të cilët gëzonin autoritetin e nevojshmë
për të shfrytëzuar arkivat e kohës dhe që janë marrë konkretisht me problemin e
kufijve të Sheperit. Dokumenti në fjalë përfundon: ‘Tokat (erazi) që ndodhen brenda këtyre kufijve janë të katundit
Sheper”.









Vijon Zagori Publicistikë Clip_image006


Burrat sheperiotë dhe fëmijwt para vitit 1944











Vijon Zagori Publicistikë Clip_image007


Andon
Zako Çajupi






Poet i shquar
i letërsisë dhe i kulturës sonë komëbtare, veprimtar dhe atdhetar i përkushtuar.

Manastirin e Nivanit kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i përfundoi në një
lice francez në Egjipt. Studimete larta i kreu në Zvicër, ku mori dhe titullin
Doktor në Drejtësi.



Veprimtaria e tij e shquar Atdhetare u bë më e
njohur, kur më 1902, botoi “Baba Tomorri” njëra nga veprat më të shquara të letërsisë
së Rilindjes Kombëtare.



Çajupi me mënyrën novatore poetike, që lëvroi,
krijoi një traditë të re, duke kapërcyer në mënyrë origjinale nga romantizmi në
realizmin, gjithashtu original të tij.



Në krijimtarinë e tij ai trajtoi problemet e kohës,
çlrimin e vendit nga zgjedha osmane bashkimin e shqiptarëev kundër ndasive
fetare, dashurinë për gjuhën, temat shoqërore, plagën e kurbetit, por edhe ato
erotike e historike.



Ai e zëvendësoi Naimin, duke pasqyruar jo vetëm
poetin e kohës, më tepër akoma, duke dalë jashtë kuadrit të tyre, por edhe atë
të luftëtarit për liri, që është tipike për të.



Çajupi përfaqëson njërën nga figurat e mëdha të Letërsisë
Shqiptare dhe Kulturës sonë Kombëtare.












Ilia Dilo
Sheperi



Gjuhëtar,
autor tekstesh, metodist dhe “Mësues i Popullit”. Mbaroi “Zosimenë” e Janainës
me rezultate të shkëlqyera.
Ndoqi me vëmendje Lëvizjen Kombëtare duke qenë pjesëmarrës
aktiv në të. Bashkëpunoi me vëllezërit Frashëri dhe me Çajupin.



Më 1909 ishte anëtar i Shoqërisë së fshehtë
atdhetare “Kandili”. Ishte nismëtar i themelimit të Shoqërisë “Vëllazëria” dhe
Sekretar i Përgjithshëm i saj.



Më 1917 i ktheu në shqip shkollat e Zagories. Kreu
detyrën e Inspektorit të Arsimit në Drejtorinë Arsimore të Gjirokastrës dhe të
Vlorës.



Është pjesëmarrës aktiv në Kongresin Arsimor të Lushnjës
më 1920 dhe në atë Tiranës më 1922, duke dhënë një kontribut të çmuar për
arsimin dhe shkollën shqiptare.



Është autor i librit “Gramatika dhe Sintaksa e Gjuhës
shqipe” që u shërben gjuhëtarëve edhe sot.



U shqua në fushën e pedagogjisë dhe të didaktikës
si dhe në kontributin për njësimin e
sistemit arsimor.






Vijon Zagori Publicistikë Clip_image009


Pano Xhamballo


Biri i Sheperit, Pano Xhamballo, të mesmen e kreu
në Shkollën Teknike të Tiranës.



U bë një
luftëtar dhe veprimtar i vendosur në Luftën ANAÇL. Si oficer artilier, braktisi
ushtrinë pushtuese dhe u hodh në lëvizjen partizane në mars të vitit 1043.



Ishte pjesëmarrës në shumë aksione dhe beteja si në
ato të zhvilluara në Libohovë në Kurvelesh, në Përmet, në Këlcyrë (në betejën e
Mezhgoranit), në Sarandë e tjerë.



U ngarkua me detyra të ndryshme si Komandant i
çetës “Koto Hoxhi” e më pas si komandant i Grupit të Pestë partizan. Me
formimine Br4S caktohet si zëvendëskomandant i saj.



U dallua si kuadër i vendosur dhe i aftë,
gjithnjë në lartësinë e detyrave që
shtronte koha.



Ra në fushën e betejës më 1 shtator 1044, në fushën
e Vjerthit, Mirditë.












Peço Kagjini





Vijon Zagori Publicistikë Clip_image011 Vijon Zagori Publicistikë Clip_image013





Arsimin fillor e kreu në Gjirokastër,kurse të mesmin në Gjimnazin e Tiranës… Qysh në
bangat e shkollës hyri në veprimtarinë revolucionare antifashiste. E ngriti
veten gjer në shkallën e veprimtarit të dalluar të Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare dhe të rindërtimit të vendit.



U ngarkua me detyra të ndryshme si me atë të
Sekretarit politik të ish Qarkut të Gjirokastrës dhe atë të Kryetarit të Këshillit
ANÇL të ish qarkut të Gjirokastrës, kur sapo mbushte 20 vjet të jetës së tij.



Pas çlirimit kreu funksionin e Kryetarit të
Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës së Gjirokastrës si dhe atë të Tiranës. Kreu
gjithashtu edhe detyrën e zëvendësministrit
në Ministrinë e Tregtisë dhe në Ministrinë e Bujqësisë.



Në konferencën e Partisë të Tiranës, në prill 1956,
parashtroi një alternativë novatore, reformatore dhe liberale. Për këto pikëpamje
u dëbua nga Tirana, u persekutua, u
burgos dhe u internua sëbashku me
familjen e tij për 35 vjet. Gjatë viteve të internimit
dhe të burgut si dhe pas
vitit 1990 ka shkruar dhe botuar disa libra. Është ndër inisiatorët kryesorë për
krijimin e Shoqatës “Çajupi” dhe kreyetar i parë i saj.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:17 pm

“Të falem , o
fshat i dashur!”



Malli për Sheperin


Nga
Jorgo Bulo, Akademik



Mali për Sheperin nuk është thjesht malli për fëmijërinë
tonë, por është shumë më tepër se aq. Ky mall i përjetshëm është pjesë e gjithë
qenies sonë, sepse Sheperi i ka dhënë identitetin qenies sonë; na ka dhënë
gjithçka që të jemi këta që jemi. Në çdo qelizë të qenies sonë, të karakterit
dhe të formimit tonë, është Sheperi, është shpirti dhe morali i të parëve tanë
si një trashëgim gjenetik. Sheperi është brenda secilit prej nesh. Ai herë flë
brenda nesh si një mall i pashuar, herë zgjohet dhe rrebelohet dhe kështu ne
mbetemi sheperiotë kudo që të na hedhë jeta.



Po para së gjithash Sheperi është fëminia jonë,
mjedisi ku hodhëm hapat e para në jetë, ku folëm së pari gjuhën tënë, ku morëm
mësimet e para dhe ku njohën gëzimet dhe hidhërimet e para. Shkolla e familjes
dhe pastaj ajo shkolla e vogël e fshatit
na përgatitën për të dalë në botën e madhe. Kujtoj se vjershat e para i kam mësuar
prej Mëmës sime, dhe jo vetëm vjershat e Çajupit që ishte poeti i çdo familje në
Sheper, por edhe vargjet për Skënderbenë të Llongfellorit (përkthyer mjeshtërisht
nga Fan S. Noli) , të cilat Mëma ime i dinte përmendësh. Asaj ia kishte mësuar
gjyshi që ishte një fanolist i thekur dhe që u kthye në Atdhe nga Amerika me bandën frymore “Vatra” për të
ikur e për të mos u kthyer më, pas fitores së “legalitetit” në dhjetor të 1925-ës.



Kështu nuk pata fat të njoh gjyshin tim të mençur e
të dëgjoj përrallat prej tij, e as të gjyshes, të cilën “e mori lufta”, si më
thanë prindërit, se kur u kthyen nga Rapavica, pas operacionit të qershorit
1944, ndërsa në kopsht kishin çelur trëndafilat, jeta e gjyshes ishte shuar
mizorisht dhe Mëmës dhe Hallës sime iu ishte dashur të zbrisnin natën
fshehurazi nga mali për t’i bërë shërbimet e fundit. E kërkova gjatë, gjersa
kuptova se e mori lufta. Kjo do të thoshte se s’do të kthehej më kurrë.
Po kujtimi, malli dhe dhimbja
për të më kthehen vazhdimisht e vazhdimisht dhe, kur vij në Sheper, kërkoj
varrin e saj.



Klasën e parë të shkollës së shtetit e nisëm në
hajatin e kishës së djegur. Menjëherë pas luftës, pa ndërtesë, pa banga, pa
libra, lapsa e fletore.
Po shpejt u sajua një klasë në shtëpinë e Çajupit dhe
kështu nisi shkolllimi im i rregullt dhe nisi jetën Shkolla “A. Z, Çajupi” e
Sheperit, ajo vatër e dashur e dijes nga dolën breza të tërë djem e vajzash të mësuara.
Qe fillimi. Libra po s’kishim, mjete didaktike jo se jo (e vetmja hartë e Shqipërisë e varur në klasë ishte qendisur
nga Kolo Nashi), lapsa e pena jo, mbaj mend vetëm ca lapsa e katërshore që i dërgonte
si ndihma Koço Suli nga Amerika, por kishim mësuesit e shkëlqyer që, me dijet dhe përkushtimin e
tyre kompesuan gjithë mungësat e tjera. E kam filluar shkolëm me Mësuesen e mirë
Vitori Dilon (sa bukur dinte ajo të tregonte përralla), pastaj kam vazhduar me
mësuesit e paharruar: Seve Ngjela, Vangjel Kaso, Andon Golemi e Lefter Stefani.
Të gjithëve u detyrohem shumë. Në se zgjodha gjuhësinë në jetë, dhe në është e vërtetë
se shkruaj pa gabime shqipen, këtë ia detyroj mësuesit tim të gjuhës Andon
Golemit.



Libri i parë veç “Baba Tomorrit” që e patëm mësuar
përmendësh, që kam lexuar në Shepër është “Zemra
e De Amiçit; e gjeta në bibliotekën e burrit të hallës sime Rako Rucit (në
mos gaboj ishte një përkthim i K. Gurakuqit).



Më pas që më ka furnizuar rregullisht me libra
ishte
Seve Koçi, ky burrë i mençur dhe i
zgjuar që atje në Sheper, ku nuk di si
vinte libri, jam i bindur se pat lexuar
më shumë libra se ç’lexon sot një qytetar në mes të Tiranës.



Fëminia ime në Sheper nuk mund të kuptohet pa këtë
ushqim që më jepte Sevja. Nuk di a e kanë pasur dhe të tjerë bashkëmoshatarë të
mitë këtë privilegj, të cilin unë e gëzoja ndoshta dhe nga që familjet tona
ishin shumë të lidhura, im atë dhe Sevja, mbanin njëri - tjetrin në kohë të
mira dhe të këqia, punonin duhanet bashkë, ndanin hallet dhe mençurinë bashkë.



Burrat e Sheperit! Ata ishin burra të rrallë!


Po ku shkruhen në kartë, fjalët
e mallit e të nderimit për ta dhe për
Sheperin?! Prandaj po i mbyll këto radhë me një varg të Pushkinit, poetit të dashur
të rinisë sime: “Të falem , o fshat i
dashur!”



14 korrik 2008








Mirësevini !





Është bërë traditë prej vitesh tek ne që, kur takojmë një mik, shok apo të afërm
t’u themi : « Mirëseerdhët ! »
Kështu themi edhe kur takohemi me bashkëfshatarët
tanë, që vinë nga larg për të marrë pjesë në takimin tonë të përvitshëm. Tashti
është bërë traditë ardhja e tyre në festën tradicionale « Takim
brezash » që organizohet në çdo muaj gusht. Vinë ata të përmallur me
fëmijët dhe familjet e tyre për të festuar sëbashku me bashkëfshatarët e tyre.
Por njëkohësisht edhe të preokupuar për të kontribuar sadopak për ndërtimin e
insfrastrukturës së fshatit, me qëllim që çdo vit ta gjejnë atë më të bukur e
më të rregullt. Me kontributet e tyre modeste dhe të fshatrave, që banojnë këtu
janë real izuar disa objektiva për përmirësimin e infrastrukturës së
fshatit dhe të krahinës si : riparimi i rrugës automobilistike Suhë-
Zagorie, u ngrit muzeu i fshatit i pari në krahinë, busti i Mësuesit të
Popullit, Ilia Dilos, rikonstruksioni i plotë i kishës së fshatit, rregullimi i
rrugës te kthesa e shkollës e para saj, rregullimi i pjesës malore të rrugës në
mëhallën « Poglliaj » e tjerë. Për rrugën automobilistike kontribuan
të gjithë banorëte fshatit si ata me banim këtu, por një ndihmesë të madhe dhanë
dhe sheperiotët me banim në qytete të ndryshme të vendit si dhe ata me banim
jashtë vendit ( në emigracion). Për ndërtimin e muzeut të fshatit kontribuan në
mënyrë të veç
antë
sheperiotet me banim në Tiranë si : Sotir Bulo, Spartak Haxhiu, Ylli Kuro,
Aristidh Muzha, Jano Ziso e të tjerë. Me nisitaivën e shepriotëve dhe
kontributin e veçantë të familjes Dilo e të afërmëve të tyre u realizua busti i
Ilia Dilo Sheperit. Rikonstrukturimi i kishës u arrit me kontributin e veçantë
të fshatarëve si : Theodhori Çupe, lindur dhe banues në Greqi, djalit
tonë, Spiro Çapi, si dhe me kontributin modest të Aleks Nashit, Stefan Koçiut,
Gole Kuros, Ziko Nito dhe interesimin e madh të këshillit të kishës e
veçanërisht të z. Stavri Çapi. Për ndjekjen e të gjitha këtyre investimeve dhe
administrimin e ndihmav edhe kontributeve kanë punuar e ndjekur me devotshmëri
kryesia e fshatit me zotërinjtë Foto Bicin, Rozel Idrizin, Thoma Kuron.



Krahas
riparimeve, që janë bërë me kontributet, janë realizuar dhe disa ndërtime me
fondet shtetërore që administrohen nga pushteti vendor dhe Komuna e krahinës.
Kështu mund të përmendim ujësjellësin e fshatit, rikonstruksionin e Pallatit të
Kulturës, riparimi i rrugës përpara ish dyqanit, rruga e varrezave, ambulanca e
fshatit, rregullimi i kroit të mëhallës « Poglliaj », dritat e
rrugëve e disa mureve rrethuese të fshatit. Ndihmesë të madhe për realizimin e
këtyre investimeve ka dhënë kryetarja e komunës, zonja Anastasi Dushi, e cila i
ka ndjekur hap pas hapi punimet dhe, kur përfundonin ato, gëzonte sikur të jetë
sheperiote.



Gjatë
takimeve që organizohen çdo vit, sheperiotët i shohin dhe i prekin këto
ndërtime e njëkohësisht urojnë nga zemra ata dhe ato, që kanë kontribuar dhe
ato, ata që i kanë ndjekur këto.




dashur bashkëfshatarë ! Kudo që jeni, mirëse të na vini në fshatin tonë të
dashur, në shtëpinë tuaj, të
çmalloheni e të kalojmë disa
çaste të gëzuara sëbashku ! Dhe të gjithë të
punojmë që kjo traditë e mirë të trashëgohet te brezat e rinj që edhe ata të
ruajnë malin e dashurinë për vendlindjen e tyre.


Kryetari i Këshillit të fshatit
Sheper



Foto Bici


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:18 pm

Gruaja sheperiote





Sokrat Nashi, Lliko NashiVijon Zagori Publicistikë Clip_image002Vijon Zagori Publicistikë Clip_image004





Nga Stavri Çapi


Gruaja sheperiote, si të
gjitha gratë e Zagorisë për periudha të tëra kohore, përbënte pothuajse forcën e
vetme dhe kryesore njerëzore edhe shoqërore në fushën e prodhimit bujqësor dhe
blektoral. Me dorën e saj të stërvitur dhe me zgjuarsi ajo diti të mbillte dhe
të korrte, të mblidhte bar në mal, të kosiste gjethe, të shquhej për pastërti,
të gatuante me shije, të administronte shtëpinë. Këto kërkonin qëndrueshmëri të
veçantë, këmbëngulje të vijuar, karakter të fortë dhe vullnet të pashoq. Kjo
veprimtari ishte e veçantë në kushtet e mungesës së burrit, pothuajse në shumicën
e familjeve të fshatit, për shkak të emigracionit ekonomik, për shkak të
kurbetit, temë, të cilën e trajtoi me mjeshtëri dhe me dramacitet Çajupi i
madh. Në ato kushte tepër të vështira, gruaja sheperiote, si të gjitha shoqet e
saj zagorite ishte grua dhe burrë në shtëpi, në shoqëri, në punë, në jetë.
Ishte nënë dhe babë për fëmijët që rriteshin e burrëroheshin, pa e parë dhe pa
e njohur të atin. Nga duart e atyre nënave kanë kaluar dëshmorë dhe heronj,
dijetarë, shkencëtarë dhe poetë, atdhetarë të mirënjohur, me të cilët është
krenuar dhe krenohet Sheperi. Në kujtim dhe si homazh për strëgjyshet, gjyshet
dhe nënat tona të nderuara dhe të respektuara, përmendim disa nga tao që ruhet
qartësisht në kujtesën time, ashtu siç m’i kanë treguar dhe i kam njohur burrat
e të cilave i treti kurbeti.



Mili Kagjini, rriti gjashtë
fëmijë.



Taliko Cala (Calatja) rriti
katër fëmijë.



Nico Kagjini: rriti katër fëmijë.
Burri i vdiq dhe fëmijët i la të vegjël, mandej njëri pa lindur akoma.



Vangeli Kënau, rriti tre fëmijë,
burrit nuk i eci kurbeti.



Lekso Nikolla (Bregu),
rriti gjashtë fëmijë



Ika Jani rriti tre fëmijë.


Kalope Xhamballo, rriti tre
fëmijë, pasi burri u ekzekutua nga gjermanët në Prishtinë.



Veno Bode rriti katër fëmijë,
pasi i shoqi u vra nga bombardimet, gjatë luftës italo- greke.



Veno Duka rrit katër fëmijë,
pasi burri i vdiq i ri.



Sofi Mandi rriti dy fëmijë,
pasiburri i iku në kurbet dhe vdiq në Egjipt.



Athina Duli rriti tre fëmijë.


Agathi
Mallta rriti dy fëmijë.



Aspasi Kaso rriti dy fëmijë,
mbasi burri i iku në kohën e luftës dhe
nuk u mor asnjë lajm nga ai.



Areti Nashi rriti katër fëmijë.


Kalope Capari rriti katër fëmijë,
burri u largua qysh gjatë luftës në Greqi.



Froso Nashi rriti katër fëmijë.


Tiko Bici rriti tre fëmijë


Veno Mandili: rriti dy fëmijë


Çevo Laska, rriti dy fëmijë.
I shoqi vdiq i ri.



Keno Mandili, rriti dy fëmijë.
I shoqi vdiq në Greqi i ri.



Areti Kaso rriti një djalë,
të cilin i ati e la të vogël.



Krisi Pina rriti pesë fëmijë,
që i shoqi i la të vegjël. Ai vdiq në Greqi.



Folite Qatipi, rriti një
vajzë. I shoqi vdiq i ri.



Çoki Kënau rriti një vajzë,
pasi të shoqin e vranë në Tepelenë.



Dhoksi Volli rriti një fëmijë,
pasi i shoqi mbeti në Greqi.



Taliko Zisi (Kopani) rriti
një djalë, pasi burri i vdiq në Greqi.



Lekani Duli, rriti tri
vajza, pasi burri i vdiq në Greqi.



Folite Llufi, rriti një
djalë. Burri iku në Greqi ku dhe u martua për sëdyti.



Athina Nashi, rriti tre fëmijë.
Burri i vdiq në Greqi.



Folite Koçi, rriti tre
fëmijë. Burri i vdiq në Greqi, duke i lënë fëmijët të vegjël.



Përmenda më lart emrat e
atyre grave fisnike sheperiote, që ruhen në kujtesën time. Mendoj se është
detyrë e historianëve, shkrimtarëve, gazetarëve e kujdo sheperioti, për të
shkruar për këto dhe të tjera si këto për punën, mundin dhe përpjekjete tyre
vigane për të mbajtur gjallë jetësën dhe vijueshmërinë e jetës së fshatit tonë.
Më e pakta që mund të bëjmë është që me këtë rast takimi të të gjithë sheperiotëve të përulemi me
nderim dhe me veneracion pranë varreve të tyre duke vendosur një tufë me lule.






Portret


Profesionisti
i vërtetë, njeriu human dhe me kulturë të gjerë



Doktor Qirjako LeshoVijon Zagori Publicistikë Clip_image006





E kisha njohur që kur isha
fëmijë, në vitin 1940. I ati , Stefan Lesho punonte gjykatës në Peqin dhe ne
familjarisht të dielave shkonim nga Kavaja, ku edhe babai im, Gole Nashi,
punonte në Gjykatën e qytetit të Kavajës. Si dy familje zagorite sheperiote
shkonim e vinim me njëri- tjetrin. Por më mirë e njoha, kur nga fundi i vitit
1963, e prunë në Lushnjë. Në fakt me urdhër nga lart e hoqën nga Tirana me
motivin për thellim të luftës së klasave në spital, ku ai punonte si kirurg i
parë dhe dhe si nëndrejtor i Spitalit
Nr. 2. Kur erdhi në Lushnjë Qirjako Lesho, qyteti nuk kishte as spital dhe as
maternitet. Si maternitet shërbente një godinë njëkatshe me pak dhom a, ku
shërbente vetëm një mami. Në Lushnjë Qirjakoja
pati përkrahje të madhe nga ish sekretari i parë i partisë Qemal
Myrseli, një ish shok partizan i Qirjakos. Kontributi i Qirjakos në Lushnjë
ishte i jashtëzakonshëm, i papërsëritshëm. Mbi bazën e aftësive të tij, si
kirurg i dorës së parë, u ngrit spitali me sallën e kirurgjisë dhe materniteti
po me sallën e kirurgjisë , të cilat i mbulonte vetë Qirjako, mbasi në ato vite
nuk kishte akoma specialistë të tillë. Nuka ka shtëpi në rrethin e Lushnjës që
doktor Qirjakoja të mos ketë operuar një pjesëtar të familjes, ose të mos ketë
pritur një fëmijë me lindje të vështirë, të mos
këtë mjekuar plagët apo kockat e thyera. Ishte i papërtuar ditën dhe
natën, pa asnjë lloj interesi veç devotshmërisë si profesionist i cilësisë së
lartë. Kjo realizohej nga humanizmi i
tejskajshëm që e karakterizonte si njeri me kulturë të gjerë dhe pastaj si mjek
i rrallë. Por edhe në Lushnjë nuk i
shpëtoi cmirës së aparatçikëve të atij qyteti. E hoqën në vitin 1974 për dy
vjet atë dhe disa mjekë të tjerë dhe ata shumë të aftë, por me biografi të
njollosur. U detyruan ta sjellin prapë në Lushnjë, sepse populli i Lushnjës
ikte nga puna dhe shkonte për vizitë tek ato fshatra, ku ishin këta mjekë.



Kishte dhe një tipar tjetër
Qirjakoja. Ishte shumë i dashur dhe i malluar me fshatarët e tij. Në Lushnjë
ishin disa familje zagorite, por vetëm tre sheperiote, familja e e Gole Nashit, familja e Vasil Levanit dhe
familja e Qirjako Leshos. E shoqja e Qirjakos, Silvana, ishte mjeke pediatre,
një grua e mrekullueshme, që rriti dhe edukoi dy vajza : Mimin ish
arsimtare, sot në pension në Tiranë dhe Gordonën, inxhiniere mekanike që është
akomoduar në Amerikë. Një merak e ka ndjekur gjithë kohën Qirjakon si e qysh e
hoqën nga Tirana. Oraganizata e Partisë e mbrojti. Ai e kishte të kaluarën e
tij me lëvizjen, duke dhënë një kontribut të madh me çetën e Myslim Pezës. Në
muzeun e Peqinit për kontributin e familjes së Stefan leshos ka një stendë të
veçantë. Edhe motra, Krista, kishte qenë partizane. Mbas ndryshimeve të vitit
1990 takoj Vera Ngjelën, e cila si ish
Zv. Ministre, ajo i tregoi se kish dhënë urdhër për të Haki Toska me një
telefon dhe brenda 24 orësh ai u gjend në Berat. Në Berat nuk ndënji asnjë
javë, sepse u interesua Qemal Myrseli, i cili mori urdhërin po nga Ministria e
Shëndetësisë dhe e solli në Lushnjë.



Kam pasur fatin të lexoj gjithë
prodhimtarinë e Qirjako Leshos si shkencëtar, si linguist (gjuhëtar),
hulumtues, poet. Më bëri përshtypje
ditari i mbajtur gjatë Luftës ANAÇL, por edhe fundi i tij, i cili mohon
vetë luftën, sepse idetë demokratike të saj u tradhtuan nga lideri i Partisë
Komuniste. Në poezitë e tij të shkruara
në rini, mora dhe po botojmë dy prej tyre.






Por
nga zemra ime kurrë s’të largova.



Vangjelit


Vëlla ! Ku të kam ?
Askush nuk e di.



Të morën të futën në Spaçin e
Zi ,



prej nga zor të dilte i gjallë
njeri.



Edhe Dantja vetë do ta kishte
zili,



aq sa do të shkruante për një
ferr të ri.



Ti nuk mund të duroje jetë në
robëri,



se doje të jetoje vetëm në
liri.



Irina tënde e vogël nga larg të
kujton



dhe varrin e babait të nderojë
kërkon.



Ku vajti ai trup i gjatë si
selvi ?



ku vajti ajo mendje plot
dituri ?



Vjet gjashtëmëbëdhjetë me ata
luftove,



por asnjëherë nuk u dorëzove


dhe kockat t’i thyen një nga
një !...



Mbi trupin tënd, vëlla, masakër u bë,


por ti ngele si pishtar,
shëmbull për rininë



dhe i flakët luftëtar për
deëmokracinë.



Më i vogli ti ishte në shtëpinë
tonë,



por më i madh mbete tani për
gjithmonë,…



Në vjetët e ferrit tënd nuk të
vizitova,



por nga zemra ime kurrë s’të
largova.



E di që kjo për ty të ka munguar,


e di që vazhdimisht më ke
kërkuar,



zemra ma di brengën që për ty ka,


brengë që askurrë shërim nuk
ka.



Dhe tokën ku prehesh askush nuk ma thotë.


E kërkoj kudo, por ah, më të
kotë ,



se Kryexhelati urdhër kishte
dhënë



që mbi trupin tënd shënjë të mos lënë.


Por ti mbete vigan, ai i
turpëruar



nga populli që e shtypi, mbeti i mallkuar.


Nuk të hodhën dot kurrë në
harresë,



Ty, or shok dhe mik i Kadaresë.



Mijëra të tjerë dëshmorë të lirisë.


Ju shtuan dhe mijra të
demokracisë.



Midis tyre, vëlla, mbetsh dhe
ti



për jetë i nderuar në
demokraci.






« Molla »


Mu te uji, te burimi


që dilte nën një mollë


tek po lante faqet trimi


po kalonte një bel-hollë ;



Faqe kuqe, sy gështenjë


dhe gërshetat si kurorë,


dhëmbët ebardhë si thelpinjë


edhe këmbët si dëborë.


Mbi burim ajo qëndroi


dhe kur trimin posht’ e pa,


një mollë seç e këputi


dhe të bjerë poshtë e la.


Kur ngriti kokën djali,


Vash’ ebukur qe larguar


dhe ai mbet’ i mahnitur


me mollën e saj në duar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:18 pm

Burrat e
nderuar me origjinë vllahe






Asqë
duhen harruar Foto Kuro dhe Stavro (Tavo) Nita Këta të dy burra vëllej u
vendosën familjarisht në Sheper të ardhur nga
Mexhideja e Greqisë. Fotoja erdhi në vitin 1928, dhe Stavroja pak më vonë. Këta
dy burra dhe familjet e tyre u ambientuan shumë shpejt me traditat, zakonet e
fshatit; fituan zemrat e banorëve
vendas dhe, si rrejdhojë, ata u
vlerësuan dhe u nderuan duke i respektuar në gëzime dhe hidhërime. Kryesorja
ishte se ishin njerëz punëtorë dhe dinin të komunikonin me fshatarët. Fotua
erdhi në Sheper me të dy djemtë e tij; Miçon dhe Kolën që edhe këta ndoqën rrugën e babait të tyre dhe u martuan me
vajza sheperiote. Miçoja u martua me Veno Laskën, një grua shumë e mirë,
gojëëmbël, ndërsa Koloja me Lushe Ngjelën, vajza e mësuesit Odhise Ngjela dhe kjo me karakteristika të njëjta
si Venoja. Për fat të keq të dyja patën të njëjtin fat: vdiqën në moshë të re
dhe të dy burrat nuk u martuan më. Fotoja përveç djemve erdhi dhe me dy vajzat
e tij: Vasillon dhe Tanën. Atij i ndodhi fatkeqësi se i vdiqën tre gra, por
ngrohtësia e sheperiotëve e qetësonte dhe i lehtësonin dhimbjet. Me gruan e
dytë, nga Sheperi, bëri një vajzë Ifen dhe që u martua në fshat. Është shembull në familje si babai. Me gruan
e tretë, Aleksandrën, (Lekson) një grua kjo nikoqire, punëtore dhe mikëpritëse,
rriti tre barqe njësoj si fëmijët e saj, e cila lindi dy vajza Polinë dhe Ulinë, martuar këto me sheperiotë dhe dy djem
Malen dhe Arqilenë. Edhe këta martuar me vajza sheperiote. Fotua la fëmijë të
nderuar: Në mëhallë të tërë me fëmijë, me nipër dhe mbesa. Kam para syve të mi
Foton. Një burrë i gjatë, rrinte me një qostek në mes dhe nipi i tij , Foti, i
cili i ka marrë dhe emrin, më çmall me gjyshine tij, i gjërë nga fytyra si ai,
trupi dhe të gjitha tiparet e gjyshit, punëtor, gojëëmbël, i sinqertë dhe i ndershëm
po si ai madje dhe fjalëpak. Fotua dhe fëmijët e tij ishin të pasionuar me
blektorinë. Të gjithë fëmijët e Fotos ndihmuan me punën e tyre të gjithë
fshatarët për zhvillimin e blektorisë së fshatit dhe kishin edhe bagëtinë e
tyre për rregullimin e ekonomisë së tyre vetiake…



Disa fjalë për
Tavo Nitën.



Burrë punëtor, i ndershëm, gojëëmbël, punonte
qiraxhi në Sarandë – Sheper; fitoi zemrat e sheperiotëve. Nga kurbeti dërgonin
para për t’u çuar sheperiotëve, misër dhe lëndë ndërtimi nga Saranda dhe këto
ua çonte Tavoja. Pra kishin një besim të madh , pasi i plotësonte me kafshët e
tij të gjitha porositë e e nevojat e sheperiotëve. Kështu që edhe Tavoja ishte
i pranishëm kudo dhe i respektuar. Edhe fëmijëtë e fshatit shprehnin dashurin
për të, duke e konsideruar si njeri të dashur të tyre. Mbi të gjitha ishte dhe
muhabetçi dhe besnik. Për fat të keq gruaja e tij vdiq e re dhe ai i rriti vetë
fëmijëte tij, tre djemtë: Vasillaqin, Naqen dhe Kriston (Kitën) dhe një vajzë
të quajtur Marinë. Nuk u martua më, por mbeti i ndershëm. Fëmijët i kishte të
vegjël, i martoi të gjithë në Sheper me zakonet e Sheperit. Djemtë e Tavos
dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e blegtorisë së fshatit. Duke u nisur
nga trajtimi që u bëhej këtyre dy burrave, të cilët ditën të futen në
komunitetin kulturor të Sheperit, në vitin 1957, pa u njohur nga fshatarët, por
vetëm duke njohur Foton dhe Tavon, erdhën në fshatin tonë edhe familje të tjera
vllehe që më parë ishin shëtitës si: Kol Jankulla, Ilia Koça dhe Vasil Fuqi dhe
u stabilizuan përfundimisht në Sheper dhe këta me gjithë fëmijëte tyre të
zgjuar dhe punëtorë. U pritën mjaft mirë nga sheperiotët dhe patën të njëjtën
përkrahje si të parët e vëllenjëve: Fotoja dhe Tavoja. Vëllejtë nga vetë natyra
janë mjeshtra të blegtorisë, ndërsa gratë
u morën me bujqësi, bashkë me vajzat. Duhet evidentuar kultura e madhe e
banorëve të Sheperit, etika e tyre si dhe sjellja për t’u admiruar, e cila
hapi rrugën e një lidhje të re dhe shumë
të ngrohtë e miqësore. Kontributi i dhënë nga vëllenjtë e ardhur bëri që
Sheperi të jetë fshati prioritar me
shumë blegtorë në Zagorie dhe këtu predominonin vetëkuptohet vëllenjët, kjo
erdhi edhe nga që ata u ambientuan mjaft mire, pasi profesioni i tyre i
blegtorit mundësohej dhe nga kullotat e pasura që disponon Sheperi.



Këto ishin disa grimca kujtimesh që i shkëputa nga
lidhësia tashmë e
çelnikosur midis banorëve të fshatit Sheper dhe të
ardhurve vëllënj në këtë fshat, që u shkrinë organikisht dhe patën dhe kanë një
traditë të pasur marrëdhëniesh pozitive, që do të mbahen mend dhe do të
transmetohen në të ardhmen te brezat që vijnë.









Vijon Zagori Publicistikë Clip_image002 Vijon Zagori Publicistikë Clip_image004


Foto Kuro, vwllah, ia rdhur me banim nw Sheper nw vitin 1928.











Grimca
jete nga fëmijëria



nga Stefan Bulo








U linda dhe u rrita në
Sheper, prandaj dhe kujtimet e mia të fëmijërisë janë të lidhura
pazgjidhshmërisht me Sheperin.



1. Zagoritët kanë qenë dhe janë njerëz
humanë.



Duhet të ishte fundi i
gushtit ose fillimi i vjeshtës i vitit 1938. Nuk e mbaj mend me saktësi. Unë
isha pak më pak se katër vjeç. Një mbasdite, (duhet të ishte e premte, këtë e
kujtoj nga gjyshja ime, e cila, atë që më ndodhi mua, e lidhte me të premten që
ka një orë të zezë), duke shkuar rrugës për në Gjinec (si ndodhi nuk më
kujtohet), por tek dy fiqtë e egër, poshtë shtëpisë së Rrucit, mushka e Qirjako Koçit më qëlloi
me shkelm (ndoshta unë e ngacmova). Ajo mbahej për mushkë xanxare. Goditja
ishte tamam poshtë hundës dhe rrethi i poshtëm i patkoit më preu në formë harku,
pothuajse krejt buzën e sipërme, (shenjën e kam edhe sot) dhe pjesë e djathtë e
saj varej duke zbuluar rrënjët e
dhëmbëve të parë. Unë me siguri që humba ndjenjat, por se ç’kishte ndodhur e
mora vesh më vonë.
Mesa
dukej, ndaj rruge, kalon Theodhori Mastora, që në atë kohë ishte shërbëtor në
familjene Rrucit. Kur unë u përmenda mbaj mend që u ndodha në duart e
Theodhoriut, i cili ishte ulur në një karrige
hekuri (kjo ishte përshtypja ime) në shtëpinë, (klinikën) e Dr. Kondit
në Nivan. Me sa duket doktori më kishte bërë anestezi lokale dhe vazhdonte të
më qepte buzën e prerë. Pasi mbaroi së mjekuari doktori, Theodhoriu më mori
përsëri në krahë dhe më solli në shtëpi. Më zuri gjumi. Mbas disa kohe, në
darkë vonë, kur përmendem, shikoj që bashkë me të tjerët, tek koka ishte Dr.
Kondi, i cili, me sa duket, kishte frikë se, ngaqë goditja ishte në kokë dhe e
fortë, mund të kisha ndonjë komplikacion natën, prandaj kishte ardhë dhe atë
natë qëndroi në shtëpinë tonë. Të gjitha këto vetëm për humanizëm se nuk kishte
asnjë përfitim material.



A ekziston sot një
humanizëm i tillë, të paktën në shërbimet mjekësore?
Mesa kam
dëgjuar në Zagori po. I tillë thonë ka qenë i papërtuari dhe i kudondodhuri Dr.
Dhimo Shituni, ndonëse jo zagorit. Fjalë të mira fliten edhe për mjeken
pensioniste zagorite Evjeni Çela (Vasi) nga Nivani. Urojmë që kjo tarditë të
vazhdojë edhe në brezat e ardhshëm.






2. Shkolla e Çarroku


Ishte pranverë e vitit
1944. Vite lufte. Sheperi ishte qendra e shtabit të zonës së parë Operative
Vlorë - Gjirokastër, ishte qendra ku ishte Misioni Anglez, vendi ku
zbarkoheshin ndihmat që u vinin partizanëve nga aleatët e tjerë. Këto, ndër të
tjera, ishin dhe arsye plus që ai të bombardohej nga avionet e koalicionit
armik. Dhe në fakt kështu ndodhi. Nga këto bombardime u vranë Olimbi Kaso,
nënkoloneli Lik, efektiv i Misionit Anglez, u shkërmoq rrapi i Rakajve e tjerë.



Me që shkolla ishte djegur,
u mendua menjëherë që mësimin ta bënim në godinën e papërfunduar të shkollës së
re, por meqë ajo ishte një nga ngrehinat më të mëdha në qendër të fshatit,
madje dhe e vetmja godinë e mbuluar me tjegulla, ishte e rrezikuar që të
bombardohej, prandaj mësuesi i talentuar dhe i përkushtuar Vangjel Kaso, na largoi nga fshati dhe na
shpuri në Çarrok ta bënim mësimin nën hijen e lisave.



Çdo mëngjes grumbulloheshim
te shkola, viheshim në rresht, sipas klasave dhe në kolonë për dy, me çanta në
shpinë niseshim për në “Shkollën e
Pyllit
”. Kështu e quanim ne. Kuptohet që orendi në këtë shkollë nuk kishim.
Gati të gjitha mësimet i bënim me shënime. Zakonisht, sipas porosisë së
mësuesit, merrnim edhe drekën me vete dhe në shtëpi ktheheshim mbasdite vonë,
kur mendohej se nuk kishte rrezik nga bombardimet.



Po
rrogë a merrte ky mësues?
Kush ia
paguante? Këtë nuk e kam ditur
asnjëherë. Kam krijuar bindjen se në atë luftë, kur shtet nuk kishte,
mësuesi ynë punonte pa pagesë, vetëm e vetëm që të mos humbisnim asnjë vit
shkollor. Dhe, jo vetëm mua, por edhe bashkënxënësve të mi ky mendim na ka
rritur edhe më tepër respektin dhe mirënjohjen për mësuesin tone të paharruar
Vangjel Kason.



3. Loja në kishë





Një ditë pranvere të vitit
1944, në prag të Pashkëve të Mëdha, mësuesi nuk hyri në klasë si zakonisht në
orën tetë, por më vonë. Me të hyrë në klasë na tha: “Vini çantën me libra në
bangë dhe rreshtohuni për dy se do të shkojmë në kishë”. Mbetëm disi të
befasuar, por menduam se po shkonim të bënim orën e mësimit të fesë, ashtu siç
e bënim zakonisht, megjithëse atë ditë nuk kishim mësim feje dhe këtë orë mësimi
e bënim të fundit dhe jo të parën. Kur hyjmë në kishë shikojmë se ajo kishte një
pamje disi të ndryshuar. Në të dy anët e pjesës qendrore, në karriget gjysmëportative
ishin ulur bashkëfshatarët si zakonisht, por dera e ajodhinës ishte e mbyllur
dhe prifti nuk dukej askund. Diku aty, para shkallëve gjysmërrumbullake, që të
shpien në ajodhimë, ishin disa govata(magje) dhe legena dhe pas tyre, dy nga
ato mbajtëset e rënda metalike, ku vendoseshin qirinjtë e ndezur, rreth katër –
pesë metra larg njëra - tjetrës, por të
bashkuara midis tyre me një spango (apo tel të hollë) në të cilin ishin varur
disa qese të vogla prej letre.



Vendosemi në rresht në fund
të pjesës qendrore të kishës dhe mësuesi na thotë se sot nuk do të bëjmë mësim
feje, por do të bëjmë disa lojëra, që i ka organizuar një nga pjesëtarët e
Misionit Anglez, z. Tilman. “Ato govatat dhe legenët që shikoni janë janë
mbushur me ujë, ku notojnë fruta të ndryshme si: mollë, portokaj, e tjerë. Ju,
në fillim rreshti i parë, pastaj i dyti, do të vini dhe do të uleni në gjunjë
para tyre dhe do të mundoheni të kapni me dhëmbë ndonjerën nga frutat “. Dhe ashtu vepruam. Por ishte
shumë e vështirë t’i kapje me dhëmbë se ato rrëshqitnin në ujë. Unë nuk kapa
dot asnjë. Më kujtohet që vetëm Hile Pina kapi një portokalle, të tjerët s’e
di. Pastaj u kthyem prapë, ku ishim rreshtuar dhe mësuesi na vuri në rresht për
një. Të gjithëve na futi në thasë nga mesi e poshtë, na i lidhi
fort mes
që të mos na binin, dhe na tha të vraponim drejt qeseve të varura para ajodhimës.
“Ai që do të arrijë i pari do të marrë dy qese, ndërsa i dyti, i treti e tjerë
nga një qese, deri sa të mbarojnë, ndërsa ata që do të arrijnë të fundit,…”.
(Një nga të cilët isha dhe unë, ishim pa fat, u kthyem duarbosh, pasi qeset
ishin mbaruar. Por shokët edhe nuk na lanë pa gjë. Hapën qeset dhe na dhanë
dikujt një karamele, dikujt një biskotë,
një çokollatë e tjerë.






4, Vallja e
Shejtanëve



Atë vit bëri një dimër i madh. Dëbora kishte mbuluar
gjithçka aqsa dhe egërsirat e pyllit për të gjetur ndonjë gjë për të ngrënë u
detyruan të afroheshin në periferi të fshatit. Leonidha Rruci vrau me çifte, mu
te kroi i çino Hënës një lepur goxha të madh. Peço Rakua, farmacist, kishte
helmuar te Gjeshtra nja dy dhelpra. Për çome Thanasin thuhej që veç lepujve dhe
thëllëzave, kishte vrarë edhe një kunadhe e tjerë. Të gjitha këto na ngacmonin
edhe ne fëmijëve, tani nxënës në shkollën 7 vjeçare. Disa nga shokët tanë
kishin kapur me grackë ndonjë harabel ose edhe mëllenjë. Me Lilo Danon, shokë fëminie,
rritur bashkë si fqinjë që ishim, shokë bangoje në shkollë nga klasa e I-VII,
vendosëm që të kapim edhe ne ndonjë dhelpër apo kunadhe, por jo me lak, siç
thuhej që mundohej Men Mandi, edhe ky shok klase, por me dhokan, (çark). dhe
ashtu vepruam. Unë gjeta në ato rrangullinat e shtëpisë një dhokan të madh që
mund të kapte dhe ujkun. Një mbrëmje dhokanin në dorë dhe me një copë kole’ (një
lloj sallami që e bënim vetë) që e kisha marrë fshehurazi nga shtëpia (se mish
s’kishim ku të gjenim) bashkë me Lilon shkuam dhe e ngrohëm dhokanin në përroin
e Lilos afër arës së Lake Rigos, së andejmi thuhej që futeshin dhelprat në
fshat. Që të mos ndodhte që ta merrte me vete ndonjë dhelpër e rënë në grackë
dhokanin e siguruam duke e lidhur pas një rrënje shkurreje me një zinxhir, që ai
kishte vetë. Atë natë në fshat bëri një furtunë e tërbuar, por as unë, as Lilua
nuk morëm vesh gjë sesi fëmijë kishim rënë në gjumë të thellë. Në mëngjes Lilua
erdhi në shtëpinë time që të shkonim bashkë të shikonim nëse kishte zënë gjë
dhokani. Në atë kohë vjen edhe Ranua, motra e babait, që e kishte shtëpinë shumë
afër përroit, ku n e kishim ngritur dhe dhokanin dhe na thotë: « A e dëgjuat
se çfarë kanë bërë shejtanët mbrëmë ? Kanë ulëritur, kënduar e kërcyer
gjithë natën te Përroi i Lilos ». Unë dhe Lilua u pamë në sy, por s’thamë
asnjë fjalë. Sa iku halla, u nisëm shpejt e shpejt për te Përroi i Lilos për të
parë se ç’kishte ndodhur. Kur ç’të shohim. Dhokani kishte kapur gjuhën e qenit
të Seve Koçit ! Ai po ulërinte e përpiqej të largohej, por ishte e pamundur.
Kjo menduam ka qenë ulërima e kënga e shejtanëve dhe shpejt e shpejt lëshojmë qenin nga gracka, ku kishte rënë,
por ama për të nuk i thamë asgjë asnjeriut se kishim frikë se na ndëshkonin.
Qeni, duke mos ditur se ne ishim shkaktarët e asaj torture, që kaloi, mesa
duket na quajti shpëtimtarë të tij dhe me shenjë mirënjohje e falenderimi, nuk
lehte e nuk na kanosej më si më parë, kur kalonim pranë portës së Koçajve, por
tundte bishtin e na shoqëronte një copë rrugë.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyThu Jul 24, 2008 11:19 pm

Bërthama
Folklorike



Qarku
Gjirokastër
Muzeu Sheper, Zagorie






Kapedan, more Vangjel1)


Kur mirrje Qafën2)
përpjetë



Kapedan , more Vangjel (refren)


Më ngjitesh si ngjiten retë.


Në Dhëmbel 3)kishe
limerë,



Te Pusi4) dimër
e verë,



Te Shpella5)
ndizej martina



E dëgjon tutje Janina6)


E dëgjon vetë Veliu 7)


Me Hanin 8) të
daroviu



Kapedan more Vangjel.


Topovë, 1950



Sipas Jani Levanit






1.
Vangjel Muzha, kapedan nga
Sheperi, koshadhë i vënë vetë nga Ali Pashë Tepelena për të ruajtur grykat dhe
Qafat e kalimit nëpër Zagorie.



2.
Qafa e Dhëmbelit


3.
Dhëmbel, mali me të nëjtin emër.


4.
Pusi me ujë të pijshëm për
njerëz e gjënë e gjallë që veronin në këto
anë.



5.
Shpella e Dyfekut. Shkëmbi që kufizon Prapamalisn
(Zagorinë) me Përmetin, aty ku mbaron Qafa e Dhëmbelit.



6.
Janina, kryeqendra e Pashallëkut
në kohën e Vezir Aliut.



7.
Valiu, Asllani, Pashai, Veziri,
tituj që i mbiviheshin në këngë nga populli Ali Pashë Tepelenës.



8.
Hani i Muzhajve në Përmet,
atje, ku sot ngrihet shtëpi e ushtarakëve, dhuratë e Ali Pashës për shërbime te
Muzhajve ndaj ti.,



Shënim : Levani mësues, që u
mor me një historik të Zagories, flet edhe për një këngë tjetër për Vangjel
Muzhën. Levani mblodhi mjaft këngë historike, sidomos ato që lidhen me Ali Pashë
Tepelenën, mik i përjetshëm i zagoritëve.









Ngushëllime



Gjatë këtij viti u
ndanë nga ne :
Leandro Bode, Etjen Dilo, Vasil
Nashi



Redaksia
e Gazetës « Sheperi» familjeve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke marrë pjesë në
hidhërimin e tyre.






Sponsor i “Intelekt 2001…” Nr. 2 Aleks Gole
Nashi



Vijon Zagori Publicistikë Clip_image002Agllai Nashi





Sponsor i “Intelekt 2001…” Nr. 2 Aleks Gole Nashi 1935 dheAgllai Pano Nashi
(1937)



Familja e Aleksit i përket familjeve atdhetare dhe
intelektuale të fillimit të shekullit XX. I ati i tij kreu detyra të rëndësishme
në fillimet e administratës së shtetit të ri shqiptar. Aleksi arsimin e mesëm e
kreu në ..............., të lartën në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e
Ixhinierisë mekanike. Kreu detyra të rëndësishme në qytetin e Lushnjës.
Organizoi dhe drejtoi me përgjegjësi, kompentencë dhe profesionalizëm të lartë
sektorë ekonomikë të rëndësishëm të shoqëruara me rezultate të admirueshme. Meritoi konsiderata
dhe vlerësime të vijuara për korrektësinë karakteristike të tij dhe rezultatet
e arritura. Edhe sot gëzon admirim dhe respekt në qytetin e Lushnjës, në Sheper
e Zagorie dhe të shokëve dhe të miqve të tij të ngushtë.






Redaksia e gazetës “Sheperi “ falënderon për këtë akt
qytetar.









Redaksia
e gazetës “Sheperi “ falënderon për këtë akt qytetar.






Drejtor dhe botues i gazetws: Kristaq
F. Shabani I.W.A, W.P.S Mobil ++3558692553056



Kryeredaktor: Stavro Çapi Mobil ++3550682363279 , ++355052222201


Zëvendkryeredaktorë: Aleks Nashi ++355 22148, Mobil ++355693259888, Petrit
Idrizi



Redaktor përgjegjës: Kleanth Mandi++3558465301,
Mobil 0692268015



Këshilli botues: Stefan
Bulo(Kryetar),Ylli Kuro, Sotir Koçiu , Foto Bici, Miço Dano, Koço Idrizi,
Sofokli Çapi, Ilia Laska,Fori Bici.



Adresa
e redaksisë:



Lagjja
11, Rruga e Dëshmorëve”, Apart.1014
Durrws, Stavro Çapi



Lagjja
“18 Shtatori” Dyqani i luleve” Kleanth MandiGjirokastër Telefon ++3558465301



Gazetwn
do ta gjeni: nw Tiranw Sofokli Çapi, Stefan Bulo



Durrws: Miço Dano, Gjirokastwr: Kleanth Mandi, Fier: Odhise Leka,
Sarandw: Petrit Idrizi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyMon Jul 27, 2009 10:52 pm

NIVANI

Οrgan periodik i përtremuajshëm historiko-shoqëror dhe letrar. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA. Viti i katërt i botimit Nr. 1(04) Muaji Korrik 2009 Çmimi 50 lekë, EURO 1





Në vend të editorialit

Dhimbja për vatanin e patjetërsueshme

( Një ndodhi e vërtetë)

nga Prof. Dr. Hektor Peçi





Një urim për vatanin



Gjyshja ime, e ndjera Kate, bijë në Nanaj, u martua me Vangjel Peçin. Ajo duke patur vetëm një motër,Theodhorën, pruri me vete gjysmën e mallit (ara, kopështra e vreshta). Ndërkaq, nëna ime, Patra, e mbetur jetime që në vegjëli, pruri me vete të gjithë mallin e prindërve të saj. Pra familja ime Peçaj ishte me tre palë malle. Këto posedime e natyrisht më pranë fshatit Nivanit të dashur, gjyshja e quante vatanin tonë dhe shpesh thoshte: “Sa më shumë prona, aq më shumë mundime”.

Në kujtimet e fëmirisë sime nuk më harrohen ropiatjet e tyre nuse e vjerrë. Në atë kohë gjyshja, babai dhe xhaxhai vazhdonin kurbetin në Athinë për disa dekada, pasi këtu në Nivan nuk kishte shumë prodhimtari dhe toka punohej me mjete të thjeshta.

Në vitin 1945 kufiri me Greqinë, gjatë sistemit monist, u bë e pakalueshme dhe pas çlirimit mund te kalohej vetëm me leje të Qarkorit. Rruga për të vajtur atje do të ishte e kalushme drejt Sopikut. Një mundësi e tillë për familjen tonë u sajua nga babai im Nikua, i cili me bashkfshatarin Leonidha Cala na dërgoi një sasi parash e porosinë që ne të tre; gjyshja nëna dhe unë të venim në Athinë. Filluam diskutimet midis nesh, e u bënë disa përgatitje për të ikur. Por ç’ndodhi!

Një ditë, pas shumë diskutimesh, unë e gjyshja u ndodhëm në oborrin e shtëpisë, lartësia e të cilës vinte në vështrim gati të gjithë Zagorinë. Me habi shikoj dhe dëgjoj gjyshen që me zë të lartë dhe tepër e mallëngjyer me lot në sy përmendte emrat e të gjithë arave tona: Bregu i Vidhit, Shega, Shëmitri, Luvadhi anës lumit, Arë e Madhe, Shën Thanasi, Shkorrete,Terrovat, Hjomadhia, Dy Shtufe, Katër Kopshtet, Dy vreshtat, Shulleri dhe tha: “Qirokoçet t’ua lëmë botës, të vemi në Athinë!” Jo kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Iu iu afrova gjyshes dhe i mallngjyer edhe unë fillova të qaja.

- Pse bën kështu i thashë? Ti na the që do të vemi tek babai!

- Unë, mor bir, - më thotë gjyshja, - kam 25 vjet që të dy djemtë nuk i kam pare. Nëna jote ka ndjenjur vetëm 6 muaj me burrë. Ti nuk e njeh babanë. Zemra ime është e përvëluar, por nuk mund ta lë vatanin tim e të vete në Athinë.

- E sheh këtë shtëpi? - më drejtohet ajo. - Këtu ka lindur gjyshi yt e tre vëllezërit e tij, pastaj u ndamë e u bëmë gjitonë. Nga Peçaj kanë dalë 12 vajza, të cilat janë martuar që nga Sheperi në Hoshtevë e Topovë. Të gjitha janë nga gjaku ynë…Ja pse nuk do të vemi në Athinë. Djemtë e mi një ditë do të vinë.

Kjo ishte shpresa e gjyshes, por ajo nuk ndodhi kurrë. Gjyshja vdiq në duart e nuses dhe babait në Athinë.

Në errësirën e mbrëmjes nëna kthehet nga puna. Si zakonisht e ngarkuar vetë dhe mushka.

Dëgjova zilen e mushkës dhe dola te porta. Atë ditë mezi e prisja të kthehej dhe, duke qarë, u futa në gjoksin e saj. Nëna më pushtoi dhe më pyeti se ç’kisha, përse e kisha gjithë këtë ngashërim. Ajo hoqi ngarkesën të vetes dhe mushkës dhe më pushtoi përsëri në gjoksin e saj, fshinte djersët me shaminë e kokës dhe më pyeste se ç’kishte ndodhur. I tregova ato që pashë dhe bisedova me gjyshen.

- Biri im, kjo është një histori që përsëritet. Ti je 14 vjeç. Ndërkohë 14 vjet më parë, në vitin 1930, isha në Athinë te babai yt. Dëshira e tij ishte që edhe gjyshja të vinte në Athinë te babai yt , por ajo nuk u bind kurrë. Me anë të doktor Kondit dërgonte letra njëra pas tjetrës dhe kërkonte me insistim që unë të kthehesha në shtëpi. Në atë kohë unë isha 6 muaj (shtatzanë) me barrë dhe babai yt mezi priste që të lindje dhe më thoshte ngaherë që djalin do ta bëjë doktor … Pastaj më pushtonte e më thoshte: “Unë tani që të kam ty kam gjithë botën!” Të dy ramë dakort ta dëgjonim gjyshen .

Vajtja në Athιnë u la.

Në rrjedhën e jetës disa gjëra u fituan, mamaja ime duke ikur nga Athina 3 muaj para lindjes, unë mbeta me kombësi shqiptare, u rrita normalisht dhe vendi im më bëri mjek për të cilën kam punuar për shumë vite dhe vazhdoj punoj dhe sot. Nënës sime iu përkushtova me shpirt.





…Pavarësisht se mund të jesh larg vatanit, mendja për ta

infrastukturuar atë, është pasion dhe dashuri e përhershme



Tani, që jam në moshën e gjyshes, kujtoj me dëshpërim pasojat që sillte kurbeti, mbi të gjitha vuajtjet shpirtërore, që ishin plagët më të pashërueshme. Kujtoj me respekt dhembshurinë e gjyshes si dhe të gjitha gjyshet dhe nënat zagorite që vuajtën plagët e kurbetit e që deri në kohën e tyre dhimbja për vatanin ishte e patjetërsueshme.







Në çdo fshat, seç buçet kënga,

Vinë takohen te nëna…



NJOFTIM

Njoftohen të gjithë fshatarët e Nivanit se më datën 19 korrik 2009 te Gurra, pranë hijeve të rrepeve, ku freskia e natyrës të josh, të çmall e të mbush me aromën e kujtimeve, organizohet takimi i brezave të fshatit.



v Gëzuar 5 vjetorin e takimit të brezave në Nivan!

v Atje të mblidhemi të gjithë, të takohemi si fshatarë të asaj balte e të ç’mallemi.

v Aty gjejmë historinë, origjinën dhe identitetin tonë.





KOMISIONI ORGANIZATOR



Kryetari i komisionit Epaminonda Semi, anëtarë: Stefan Pali, Ledion Caca





NIVANI FSHAT ME HISTORI



Nga Piro Vito

Është nder dhe njëkohësisht detyrë për mua të shkruaj disa fjalë për Nivanin në gazetën, që del me rastin e takimit të brezave, i cili organizohet çdo vit. Vemi në këtë takim me mall dhe emocion të veçantë, vemi me dëshirën e madhe të shtyrë nga instikti i fuqishëm se, atje i kemi rrënjët tona dhe po të mos kujtohemi e të kujdesemi për to, ato fiken e thahen së bashku me degët. Një shkrimtar i njohur, në një nga librat e tij shkruante se, sa herë shkonte në vendin e lindjes, kur i afrohej atij, hiqte këpucët dhe ecte zbathur që të ndjente më mirë tokën, baltën, ku u rrit, gurickat, rrodhet dhe gjëmbat që i çponin këmbët, kur luante me moshatarët në vitet e fëmijërisë.

Kemi dëshirë të vemi sa më shpesh në Nivan për t;u takuar e çmallur me njerëzit që jetojnë atje, me ata që me mund e djersë e mbajnë jetën gjallë, të nxitur nga nostalgjia për të kaluarën, sado e vështirë apo e trazuar, të ketë qenë; vemi për të respektuar të parët tanë dhe na duket sikur na presin atje me krahëhapur dhe na thonë: “Ç’u bëtë? Pse na harruat?” Ata, që na rritën me mundime e me një barrë halle, që na mësuan ta duam vendin ku lindëm më tepër se çdo vend tjetër. Dhe ne krenohemi me Nivanin tonë të shtrenjtë, jo vetëm se për ne është më i bukuri në botë, por edhe se është një fshat që ka bërë histori. Në momentet më delikate dhe më të vështira për fatet e Shqipërisë nivjanotët nuk qëndruan indiferentë, nuk ndenjën sehirxhi, por u radhitën në ballë të luftës për liri e pavarësi, për çlirimin kombëtar e përparim shoqëror. Ku nuk u gjendën nivaniotët? Në Komitetin e Stambollit për shpëtimin kombëtar, në Lidhjen e Prizrenit, në ballë të përpjekjeve për shkrimin dhe përhapjen e gjuhës dhe shkollave shqipe.



Autori i artikullit dhe nivaniotë të tjerë

në një ceremoni festive

Sa më shumë të gërmosh me historinë e Nivanit, aq më tepër gjëra interesante do të gjesh, prandaj me krenari të ligjshme mund të themi se jemi nga një fshat që ka bërë histori.

Më 1896 Metropolia e Gjirokastrës e mallkoi Nivanin si fshat, për shkak se refuzuan të dërgonin fëmijët të bënin mësimin në gjuhën greke. Ndoshta është një rast unikal, sepse nuk dënohej një njeri, as një familje, por anatemohej një fshat i tërë pa përjashtim me të gjitha pasojat që kishte dhe që u ngjante dëmimeve kundër heretikëve në kohën e inkuizicionit mesjetar. Ky ndëshkim nuk bëhej vetëm nga dhespoti i mitropolisë, por e kishte rrënjën në Patriakanën e Stambollit, në lidhjet e saj të dyfishta me Portën e Lartë dhe me fanariotët. Ngjarje ishte e rëndë, por aspak e thjeshtë për kohën që ndodhi. Ndoshta nuk janë koicidencë të rastit, por lidhet me zhvillime dramatike, që ndodhnin në botën shqiptare në dekadën e fundit të shekulli 19. Si mund të shpjegohet qëndrimi që u mbajt ndaj drejtorit të shkollës së Nivanit, Petro Kondi , veprimtaria e të cilit u pa e dyshimtë dhe u transferua në qytetin e Manastirit? Në rrethanat të panjohura, në vitin 1896 vdiqën dy deputetët e vilajetit të Janinës: Mihal Haritua dhe Ilia Haritua. Të mos harrojmë se në ato kohë u mbyll shkolla e Qestoriatit dhe në kurthet, që u ngritën nga qarqet shoviniste përfunduan tragjikisht Koto Hoxi, Pandeli Sotiri dhe më vonë Papa Kristo Negovani dhe At Stathi Mellani. Rëndësi ka fakti edhe në ato kohë të vështira, bijtë më të mirë të Nivanit qëndruan të patundur në bindjet e tyre patriotike,vazhduan përpjekjet për mësimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe. Jo rastësisht, përpara se të mblidhej Kongresi i Manastirit, Faik Konica propozoi që për të vendosur përfundimisht alfabetin e gjuhës shqipe të ngrihej një komision me 15 vetash nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku të bënin pjesë: Andon Zakua dhe Prof. Dhiogjen Haritua, i cili kishte botuar më parë fjalorin e Kristoforidhit. Pas shpalljes së Pavarësisë, bijtë e Nivanit u radhitën në krahun progresiv, që u përpoq për konsolidimin e shtetit shqiptar. Petro Haritua ngriti zërin kundër masakrave të shovinistëve grekë në Hormodhë. Djemtë e Nivanit emigrantë në SH.B.A përqafuan përpjekjet e Fan Nolit për autoqefalinë e Kishës Ortodokse. Me t’u kthyer në atdhe stafi i kombit u zgjodh në këshillin laik prej 4 vetash të kësaj kishe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyMon Jul 27, 2009 10:53 pm

Atje janë mend e mia….

Nivjanotët mund të krenohen jo vetëm me historinë, por edhe me rregullat e vendosura për administrimin e tij. Fshati kishte krijuar prej kohësh dhe zbatonte një regjim rigoroz për ruajten e pronave, përdorimin e ujërave, korrjen e barit, administrimin e kullotave, prerjen e gjethes e të drurëve, respektimin e kufijve etj. Ata, të cilët janë në moshë të re sot, e kanë të vështirë të kuptojnë shprehjet: “ U hoq tifaku”, “ u lëshua mali”,”u lejua Dërmazi” etj. Për prerjen e një peme edhe në arën personale vendoste pleqësia. Kujdes i veçantë tregohej për mbrojtjen e objekteve të kultit: Manastirit, kishave dhe pronave të tyre. Prifti, epitropi, kujdestari i kishës, psalltët ishin nga njerëzit më të ndershëm dhe më të respektuar. Kishte rregulla se kur e kush dhe përse duhej të binte kambana. Të ardhurat, që nxirreshin nga shitjet e kullotave dhe pasurive të tjera të përbashkta, pleqësia i administronte me kujdes dhe i përdorte për ndërtime, riparimeve të rrugëve, kishave, shkollës etj. Mosmarrëveshjet zgjidheshin me urtësi dhe drejtësi mbi bazën e zakoneve dhe s’mbahej mend të kenë ndodhur ngjarje të jashtëzakonshme. Mbi bazën e këtyre zakoneve regulloheshin edhe raporte sociale: vajtet – ardhjet, marje - vëniet, krushqitë, festat, gëzimet dhe hidhërimet. Përgjithësisht spikaste bashkëpunimi dhe ndihma reciproke në përballjen e punëve të vështira. Ashtu si në fshatrat e tjera të krahinës, Nivani s’ka patur bejlerë dhe agallarë, dallime sociale mbi bazën e pasurisë. Emri i mirë përcaktohej nga korrektësia, ndershmëria dhe respekti reciprok.

Në Luftën e Dytë Botërore nivjanotët dhe të gjithë zagoritët qëndruan në krahun e kualicionit antifashist. 24 nga bijtë dhe bijat e Nivanit me Themo Vasin në ballë u rreshtuan në rradhët partizane. Vëllezërit Alqi dhe Pirro Kondi ishin ndër udhëheqësit kryesorë të rinisë antifashiste shqiptare. Fshati u dogj i tëri nga nazistët, por ai qëndroi deri në fund i tëri në mbështetje të luftës deri në fitoren e saj.

Nivjanotët kanë qenë gjithmonë të etur për arsim dhe kulturë, të ndërgjegjshëm që shkolla i hap rrugë zhvillimit dhe përparimit. Prandaj gjatë shekullit të kaluar nga Nivani dolën 15 mjekë, 10 inxhinierë, 7 juristë, 5 ekonomistë, afër 30 mësues e petagogë dhe shumë kuadro të tjera.

Në fund të këtij shkrimi modest dua të shtoj se, me gjithë punën e admirueshme të bërë deri tani nga shumë individë, mbetet ende mjaft për të bërë për një pasqyrim sa më të plotë e të vazhdueshëm të historisë së fshatit e të krahinës tonë. Mjaft nivjanotë e zagoritë kanë jetuar gjatë dhe një pjesë e tyre ishin pjesmarrës të shumë ngjarjeve ose dëshmitarë okularë të tyre. Shkolla e Manastirit të Nivanit ka patur mësues të aftë e patriotë. Po kështu janë larguar nga jeta shumë gra e burra të mençur. Por ndarja nga jeta i një të moshuari është një humbje, që krahasohet me shkatërrimin e një biblioteke, sepse në jetë është një eksperiencë e humbur, një grumbull dijesh e faktesh me vlera. Mendoj se brezat e rinj, që do vijnë, do të bëjnë më shumë për të kërkuar atë çka mbetur në arkiva apo biblioteka në kujtesën e njerzëve për ta shpurë më përpara punën e nisur.



PORTRETE



Mulliri Nivanit dhe Millonai

Në Zagorie kishte mullinj në: Sheper, Nivan e Hoshtevë, por mulliri i Nivanit ishte i veçantë. Ky mulli shquhej edhe për bluarjen me kapacitet të madh e në shumë lloje. Por e veçanta dalluese ishte se në krahë të tij ishin ndërtuar vendet për dëstilë e tabane . Me këto mjete artizanale kryheshin përpunime të pazëvendësueshme të prodhimeve të leshit. Në destilë e në tabane përpunoheshin me cilësi të lartë shajaku për veshje, velëncat e thjeshta e ato me flokë, copat për bërrucë etj. Gurët e mullirit dhe mjetet anekse viheshin në punë nga një sasi e bollshme uji, e cilaë zbriste poshtë nga një lartësi e caktuar. Në këtë mulli dhe anekset e tij kryheshin pa problem bluarjet e fshatrave Nivan, Nderan e Konckë. Atje bëhej përpunimi i të leshtave, që dërgonin barinjtë vëllej e lebër të qarkut Gjirokastër. Mirëmbajtja dhe çdo punë përballohej nga i vetmi mullixhi, që ishte Vasil Fani. Ai ishte një punëtor i madh, burrë i sjellshëm e i mençur. Ujët binte që nga Bambulli i Sheperit nëpërmjet një vije të mirëmbajtur. Vasili rrjedhjet i bllokonte me plisat dhe shembjet e levedhe i parandalonte me gardhe shelgjesh. Pikërisht kjo përvojë na u desh në një punim të vështirë në hekurudhë. Me djemtë më të fuqishëm duhej hapur themeli i një muri në një tokë moçalore. Në dy metra thellësi u gjet tabani guror, që kërkohej nga rregullat teknike. Por puna nuk po përfundonte. Hapësira mbushej prapë me ujë e baltën e ledhit, që rrëzohej nga momenti në moment. U bë dy ditë punë e kotë edhe e panormuar. Hiqnim ujë dhe baltë me kova por ledhi vazhdonte të rrëshqiste përsëri dhe përsëri. I propozuam inxhinierit për të bërë ledhit një barash, siç bënte Vasili në vijën e mullirit. Nuk pranoi se nuk e kishte lexuar në libër një metodë të këtillë. E bëmë barazhin me kunja e dërrasa dhe duke hequr ujët me pompë u krijuan kushte për ndërtimin e murit. Vasili gurët e mullirit i skaliste vetë, kohë pas kohe, dhe nuk linte asnjë defekt për ndërprerje pune në tabanë e dëstile.

Historitë e mullixhiut Vasil Fani janë të shumta, por le të përmendim ato më pikantet.

Sa kishte filluar Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Udhëheqësit e saj e partizanët e parë drekoheshin herë pas here në mullirin e Vasilit. Në një nga këto drekime, miqve u ishin shtruar për drekë këto asortimente: vezë të skuqura, disa pula të pjekura dhe një byrek, që u kishte ardhur nga fshati Nivan. Muhabet për shtatë palë qejfe e falënderime millonait. Dhe Vasili u thotë: “ Hani e u bëftë mirë, se këtë pilaf që hamë ne sot do ta hajë e gjithë bota; do të vijë dita që do duam ta vjellin, po ç’e do se e kanë ngrënë!”

Në oborrin e kishës mblidheshin burrat e fshatit. Në ditët e ftohta të dimrit, era e Biseit të priste.

“ Fryj, moj erë fryj, - thoshte Vasili. – Nga vjen ti je edhe e mire.” (nga lindja).

Mendimet filozofike të Vasil Fanit tani janë të kuptueshme për të gjithë. Megjithatë, në kohën e diktaturës bisedat e sinqerta, që bënte Vasil Fani u quajtën “ propagandë e agjitacion” e për to ai bëri edhe disa vite burg.

Le ta kujtojmë me respekt nivianotin me vlerë.

E përgatitit Hektor Peçi







* * *

Libri “ Drejt Zagories, në shtëpinë time…” i autorit Akile Vasi plotëson më së miri njohuritë tona historike e të tashmes për Nivanin e pse jo edhe për Zagorinë. Le të jetë ky libër me vlerë në biblotekën e çdo familje zagorite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyMon Jul 27, 2009 10:54 pm

“ Kurbeti, shokë, kurbeti, kush vajti e nuk mbeti”



Malli i nënës



U ngrinë sytë

Duke par’ fotografinë…

Po ku i kemi fëminë?

Ikën morën arratinë,

Lanë prindër e shtëpinë

Për një jetë më të mirë.

Ikën, po vallë ku vanë?

Ikën e morën dynjanë ,

Amerik’ e Kanadanë.

Të zotët po për të tjerë

Mbetën derë më derë.

Ku vini, mor të uruar?

Po ku ka si vendi juaj?

Tok’ e huaj, është e huaj

Dhe dita të duket muaj.

Këtu jeni të nderuar,

Jeni njerëz të respektuar

Si prindër kemi detyrë

Që t’u japim një këshillë:

Ngado veni, kudo shkoni

Mëmëdhen’ mos e harroni!











Zagori, copë floriri



Zagori, copë floriri,

Djemtë s’të ndahen nga gjiri,

Sado larg ata që janë,

Në zemër tyja të kanë.



Zagori, i ke mëkuar,

I ke mbajtur në duar.

I rrite i bëre burra,

U dhe ujë nëpër gurra.



I rrite me halle shumë,

Por i mësove me punë,

Me djersë kanë punuar,

Gjithmonë të kanë nderuar.



Takim brezash, Zagorie,

Për çdo vit se ç’të ka hije

Në çdo fshat, seç buçet kënga,

Vinë takohen te nëna.



Nënë, ky ishte kësmeti

Që nxore djemtë nga djepi,

Por aty prapë të vinë

Shuajnë mallin, nxjerrin mërzinë.



Ai, që është tamam burrë,

Vendlindjen s’e harron kurrë.

Zagori, copë floriri,

Ata s’të ndanë nga gjiri.





Për këtë plagë, që është quajtur edhe e pashërueshme duhen kërkuar alternativë. Atë çka kemi quajtur “kurbet”, në ditët tona, po e zëvëndëson një term tjetër “ IKJA” për një jetë më të mirë. Kjo kupton ikjen e familjarëve dhe në këtë mënyrë ç’popullarizimin e fshatit e të krahinës.

Po a mund të krijohet një jetë e mirë edhe në Nivan e në Zagori? Le të shpresojmë.

















*

Thirrje Qeveritarëve



Nga infrastruktura varet jeta e krahinave turistike malore.

Mos e braktisni Zagorien për 20 km rrugë të asfaltuar.

Mos e lini Çajupin pa turizëm për 10 km rrugë të asfaltuar.

Në reformat për shëndetësinë mendoni dhe për spitalin rural.

Lëvizja e fëmijëve me makinë, ose sisteminin me konvikete siguron arsimimin e tyre në krahinë.







*

Të dashur, biznesmenë zagoritë !



KTHENI SYTË E MENDJEN TEK KRAHINA JUAJ.



Në resurset e Zagorisë kërkoni mundësitë për fitimet tuaja që edhe krahina të lulëzohet.

Nëna ju bën thirrje bijve të saj.







Gëzuar pesëvjetorin e takimit të brezave në Nivan.

Atje mblidhemi për të çmallur. Atje gjejmë identitetin tonë.

Nga Prof. Dr. Hektor Peçi

Në këto takime shpalosen si të shkruara në një libër të gjitha arritjet e suksesshme e tepër konkrete të njerzëve të shquar, të cilët kanë kaluar nga një brez tek tjetri e që për realizimin e tyre është dashur shumë mençuri, mund e djersë nga të parët tanë me vlera krahinore e kombëtare. Ata në shekuj kanë mbetur e do të mbeten të paharruar. Janë përpjekjet e vetësakrifikimi i tyre, që u ruajt ortodoksizmi e u ndërtuan tempujt e faljes, janë përpjekjet e tyre para 100 vjeçare që me prurjen e abetares e të librave shkollore në gjuhën shqipe, hapja e shkollave të para, të cilat e bënë fshatin tonë e krahinën aq arsimdashëse, ku për më shumë se 100 vjet të mos ketë asnjë fëmijë analfabet e që në vitet tona të arsimuarit me shkollë të lartë në Nivan e në krahinat tona të jenë të panumërt.

Përsa i përket shëndetit.

Në Nivan e në krahinë ka pasur raste të izoluara më sëmundje ngjitëse me turbekuloz, por familje me turbekuloz asnjëherë. Prej 100 vitesh nuk mbahen mend vdekje të porsalindurish, ose të grave lehona, ku jetëgjatësia ecën në rrugën e shekullit. Të gjitha këto, sepse në Nivan 100 vjet më parë, erdhi doktori i Haritenjve e më vonë erdhi doktor Stathi Kondi, të cilët, duke patur edhe farmacitë e tyre, mjekuan çdo sëmundje. Dhe jo vetëm kaq, ata me mençuri dhe durim edukuan mbarë popullsinë me njohuri të mjaftueshme mjekësore për të njohur sëmundjet e për t’u mbrojtur prej tyre. Barazia sociale e të parëve tanë sistemoi jetën kolektive në bazë rregullash e zbatime të ligjeve, të moralshmes dhe të dashurisë për njëri - tjetrin, gjë që reflektohet edhe në ditët tona. Kaluam mbi 40 vjet diktaturë e po ecim në 20 vjet tranzicion dhe nuk vërehet asgjë e pamoralshme në Nivanin e krahinës sonë. Ja pra pasuria që trashëgohet në breza. Takimet tona kanë për qëllim që të njihemi me këto vlera e t’i çojmë më tutje. Gurra në Shën Koll, rrepet që na bëjnë hije, ku ne bëjmë takimin e brezave, përqafohemi e këndojmë duke ngrënë edhe një drekë të pazakontë, janë pasuri e lënë nga të parët tanë.

Ne 80 vjeçarët mbajmë mend se si në përruan e Gurrës, nën kujdesin e Vasil Semit e të pleqësisë, mbilleshin me qysqi fidane rrepesh për të parandaluar shkarjen e tokës.

Në vitet tona ata kanë ecur në gjatësinë e tyre në mënyrë marramendëse. Rrepet poshtë sheshit të Gurrës po e çojnë hijen e tyre drejt lugjeve me ujë. Me sa duket e zgjerojnë hijen për të pritur e rehatuar edhe më shumë miq e bashkëfshatarë.

Ky zhvillim i habitshëm i rrapeve të Gurrës në sytë e të moshuarve i bën ata t’i thonë vetes sesa shumë kemi jetuar. Këta rrepa janë sinonim i rrapit te kisha, e i atij të Haritejve, të cilët për shkak të jetës shumëshekullore nuk kanë zhvillim të mëtejshëm. Mjaft me kaq. Ata me hijen e tyre kanë freskuar e vrojtuar burrat e shumë brezave. Për degët e tyre të përkthyera drejt tokës e me një dukuri dëshpëruese, kënga popullore nuk i le të papërfillur, përkundrazi i quan si “bashkëkohës të brezave të parë, që na ikën e na lane”.

Për këtë traditë të bukur e të vlefshme për takimet në Nivan, me respekt falënderojmë organizatorët e tyre si: Epaminonda e Kristo Semi, Stefan Pali, Fatmir Pali, Thoma Qirko etj.

Gëzuar edhe një herë për këtë pesëvjetor e u mbledhshim nga hera!












Manastiri i Nivanit Dy tablo:Kisha e Manastirit errëzuar (majtas), e restaruar(djathtas)

Pas shumë kohësh ky Manastir me nam jo vetëm në Zagorie, por edhe më gjerë, po rikonstrukturohet( ka filluar nga kisha) dhe duket se do marrë formatin e dikurshëm. Kjo falë edhe investimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të kryesuar nga Kryepeshkopi Anastas. E falënderojmë për këtë akt përtëritës të traditës arsimore dhe fetare. Duke u monumentalizuar sërishmi Manastiri është një Kujtesë dhe dëshmi okulare e nivelit arsimor të Zagoritëve dhe të vetë Nivanit në shekuj. Kjo mënyrë “përtëritjeje” do të tregojë se ç’ka paraqet “ kjo krahinë për vendin dhe Kombin.





ARKIV

Pak histori

për zhvillimin e arsimit në Nivan.

· Nga burimet e të dhëna të vërtetuara rezulton se shkolla Qendrore e Zagorisë në Nivan fillon veprimtarinë e saj mësimore dhe edukative ne vitin 1880

· Kjo shkollë pranë Manastirit te Nivanit u çel prej burrit patriot e të shquar Mihal Harito, bir i familjes së madhe të Haritenjve nga Nivani.

· Shkolla Qëndrore në Nivan në vitin e parë kishte tre mësues dhe 50-60 nxënës nga fshatrat Nivan, Nderan dhe Sheper.

· Drejtor i shkollës së Nivanit , të Manastirit u zgjodh Petro Kondi nga Nivani, një figurë e pregatitur e me shumë dije në fushën pedagogjike e shkencës.

· Kjo shkollë filloi me një rregullore të studiuar mirë dhe me një program të gjërë ku përfshihen lendë me rëndësi e me nivel shkencor.

· Rregulloria e shkollës përbëhej nga 8 kapituj, ku përcaktohej karakteri i shkollës. Në fillim thuhej se “shkolla ka karakter privat”.

· Rëndësi i jepej nivelit arsimor dhe figurës së pastër e morale të mësuesve.

· Veç drejtorit të talentuartë shkollës , Petro Kondit , përmendet dhe mësuesi Ndreko Mici nga Koncka dhe një mësues nga Hoshtleva që i dihet vetëm mbiemri – Ndreu.

· Mësues i gjuhës së leximit ishte Petro Tyte nga Malishova.

· Shkolla kishte rregulla të forta dhe të përcaktuara qartë, të cilat duhet të zbatoheshin nga nxënësit.

· Këtu vlen të theksohet: Si kërkesë pedagogjike në program thuhet “ Dialekti gjuhësor familjar (domethënë gjuha shqipe) rekomandohet si konditë krahasuese e mësimdhënies. Kështu njëherësh me përdorimin e gjuhës greke, përdorej dhe gjuha shqipe, qoftë edhe vetëm si konditë krahasuese e mësimdhënies.

· Në këtë shkollë kanë studιuar Stefan Lula (Papa Lula) nga Nivani, i cili më vonë ka dhënë mësim në Ersekë, Kolonjë, po kështu Leonidha Kagjini, Jani Levani, Ando Zako, Ilia Dilo, Rako Vasi etj.

· Mbi këto zhvillime populli i Nivanit me etje për dije e dituri sakrifikoi dhe hapi shkollë në fshat që nga viti 1917 dhe atje kanë kryer detyrën e nderuar të mësuesit si: Qirjako Hilo, Qirjako Populi, Gero Cake nga Përmeti dhe më vonë Stefan Bita , Sotir Bita, Vito Kondi, Nonda Semi etj.

· Historia e arsimit në Nivan është një histori, që ka jetuar zhvillim në rritje në periudha të caktuara të historisë.

· Këtë histori të Arsimit në Zagori na jepen në nivele e dokumenta të padiskutueshme zoti Evjen Peri, me një punë studimore e intelektuale që vlen të studiohet “ Gurë në themelet e arsimit Kombëtar”.



Disa të dhënat për këtë shkrim janë marrë nga libri i z. Evjen Peri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë EmptyMon Jul 27, 2009 10:54 pm

Le të zbatojmë atë që vendosëm fshatçe



· Nivani dhe nivaniatët vendosën të gjithë që, padrejtësinë e viteve ta korrigjojnë në të drejtën e tyre.

· Duke u mbështetur në të drejtën e përgjithshme, që buron nga e drejta e Zotit të gjithë fshatarët e Nivanit me firmën e tyre thanë:

“PRONA TE I ZOTI, TE PRONARI, TE TRASHËGIMTARI, E NJOHUR BREZ PAS BREZI”.

· Mbi këtë bazë dhe mbi vetë firmat e fshatarëve, që kanë të drejtë kushtetuese për të vepruar, ka ardhur koha që çdo pëllëmbë tokë t’u jepet të zotëve.

· Firmat e hedhura nga të zotët e pronës shprehin ndershmërinë e secilit për t’u kthyer prona tek pronarët e njohur e të ligjshëm. Kundër vullnetit të fshatit nuk del dot njeri, sepse janë në djersën e tyre dhe të fisit të tyre.

· Dihet historikisht se s’ka pasur fshatar në Nivan që të prekë gjënë e mallin e tjetrit.

· Le të shpalosim edhe njëherë vlerat dhe ndershmërinë e tyre, duke zbatuar atë që vendosën me firmat e tyre mbi drejtësinë e pronësisë.

· Të vejë prona te i zoti, tek pronari për të mos dhënë shkak vetëgjyqësive. Dihet se fshatarët e Nivanit do të ndihmojnë ata, që kanë nevojë, por kjo në marrëveshje me të zotin e pronës.

· Nivaniotët dinë të mbrojnë e të çmojnë drejtësinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Vijon Zagori Publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Zagori Publicistikë   Vijon Zagori Publicistikë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vijon Zagori Publicistikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
» Poezi Trinomi i cicërimës
» Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
» Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: