Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:28 pm

Lëmë Venetikun dhe vijojmë rrugën drejt Firences.Është,ndoshta,udhëtimi më i bukur në gjithë Italinë.Fusha e Lombardisë ka një blerim të harlisur,të veçantë.E përshkon mespërmes lumi Po,më i madhi i Italisë.Gjithnjë me ujë të bollshëm dhe i disiplinuar përgjatë shtratit të tij me diga anësore,lumi Po është burim jetese.Me anën e një sistemi të fuqishëm modern ujitës,ai begaton fushat përreth,ndërsa shkon i qetë mes pemëve të larta.Të gjitha fushat janë të mbjella me pemë.pjeshkë,kumbulla,mollë,dardhë,vreshta.Edhe zarzavate.Por misri i shëndetshëm zotëron mjedisin bujqësor.Fushat nuk janë thjesht të mbjella.Janë të pikturuara.Aq të sistemuara dhe të mirëmbajtura janë,sa gjithshka i ngjan një pikture.Pemët,jo shumëvjeçare,por krejt të reja në moshë,janë të mbjella në radhë,me hapësira standarte ndërmjet tyre,për të kryer shërbimet me mjete të mekanizuara.Kanë një prodhim të tillë,që rrallë e gjen tjetërkund.I vështroj me kënaqësi të veçantë dhe mendja më shkon tek bujqësia e vendit tim.Edhe në të kaluarën,edhe sot,kryesisht nga Ministria e Bujqësisë,bëheshin dhe bëhen seminare për fermerët shqiptarë.Nuk e kuptoj se çfarë bëhet dhe çfarë thuhet në ato seminare dhe përse kjo përvojë kaq e përparuar e shtetit fqinj nuk bëhet objekt përfitimi ! Përderisa është e gatëshme,tek ''pragu i derës'' ?! Se,me thënë të drejtën,mjedise të tillë bujqësorë në Shqipëri,nuk i sheh as në ëndërr.Për të mos folë për tokat e lënë djerrë,sidomos në jug,në Vurg,ku i mbulojnë ferrat dhe shkurret.

Nëse vazhdon kjo gjendje,nuk do të jetë e largët koha,kur këto toka do të kërkojnë sërrish një bonifikim tjetër.

Sidoqoftë udhëtimi nëpër Lombardi nuk kalon vetëm në një mjedis bujqësor.Jo shumë larg anërrugës të bien në sy vilat që mbijnë mes blerimit si shtëpi kukullash, komplekset e fuqishëm industrialë dhe mjetet e mekanizuar bujqësorë.Janë firmat e mëdha të veriut të zhvilluar industrial,të cilat mbajnë një peshë të ndjeshme në ekonominë italiane,e pesta fuqi ekonomike në botë,antare e G7.Është një mjedis që të rrëmben të tërin,ndërsa autobuzi rrëshqet mbi asfaltin e shtruar,si mbi një shtrat të butë.Dhe nuk e ndjen se ke mbërritur në krahinën e Toskanës,e përmendur për emrat e mëdhenj të kulturës italiane dhe Rilindjes Europiane.Por edhe vera e Toskanës është një traditë,që mbahet e gjallë.Ajo është e kërkuar në tregjet vendas dhe të huaj.Rruga kalon mespërmes kodrinave të bleruara me ullinj,pemë e vreshta,me vila të vendasve dhe të të huajve,të cilët e parapëlqejnë veçanërisht këtë krahinë dhe e paguajnë shtrenjtë çdo pëllëmbë tokë të blerë aty.Së bashku me mjediset e Romës,ajo ka çmimet më të larta në gjithë Italinë.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:28 pm

Në një mjedis të tillë të del përpara Firencia.Në të dyja anët e lumit Arno.Mes një qetësie pushimesh verore dhe blerimi të dendur.Sa hyn në rrugët e saj,fillon të mrekullohesh.Firencia është ''Zonja e rëndë'' e Rilindjes Europiane,madhështia e së cilës nuk zbehet kurrë.E si të mos jetë ''Zonjë e rëndë'',kur mban në gjirin e saj emrat më të mëdhenj të kësaj rilindjeje ? Firencia është e tërë vepër arti.Të habit,të mrekullon,të lodh.Edhe emrin Fiorentina e ka marrë prej fjalës ''fiore'',që do të thotë lule.Kur filloi të ndërtohej Firencia ishte maj,muaji i luleve...

Të flasësh për Firencen,duhet jo vetëm ta shohësh me sytë e tu,por edhe të kesh lexuar gjithë jetën për të .Dhe prapë është pak.Firencia ka nxjerrë aq shumë artistë,sa nuk kanë nxjerrë kombe të tërë së bashku.Për këtë meriton një nderim të veçantë.Leonardo Da Vinçi,Mikelanxhelo Buonaroti,Rafaeli,Dante Aligeri,Ticiano,Xhioto,Botiçeli,Donatelo,Andrea Pizano,Pondormo,Xhiorxhio Vasari...Të gjitha artistë,arkitektë,piktorë,skulptorë,poetë,janë fiorentinë ose të shkollës fiorentinase.Dhe u bënë të tillë edhe pse punuan në Firence,në mjedisin e saj.Edhe Amerigo Vespuçi,zbuluesi i Amerikës,prej të cilit kjo e fundit ka marrë edhe emrin,është nga Firencia.Aerodromi i Firences mban emrin e tij.Edhe Makiaveli,Nikolo Makiaveli,i cili cilësohet si ''mësuesi i logjikës së shtetit''.Edhe Leon Batista Alberti,që njihet si njeriu i parë i Rilindjes.Edhe të tjerë e të tjerë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:29 pm

Vizita e parë në Firence nis në Qendrën Fetare,ku janë katër vepra të mëdha arti:Kisha Santa Maria del Fiore,Kambanarja e Xhiotos.kisha OSM dhe Baptisteri.Secila krejt e veçantë nga tjetra.Baptisteri dhe Kambanarja e Xhiotos,janë veshur me mermer të bardhë dhe të blertë të thellë.Jo vetëm forma,por edhe gdhendjet,shtatoret,basorelievët,janë krejt origjinalë tek secila.

Kulla e Xhiotos,84 metra e lartë,më e madhja e llojit të vet,ka një zgjidhje arkitekturore të veçantë,pasi në katet e lartëm,mjeshtri ka zmadhuar hapësirat e dritareve,për të ruajtur qëndrueshmërinë e saj.Ajo rri si një përmendore për nder të artistit të madh që e projektoi.Ndërsa Baptisteri është ai që shquhet për relievet në portat kryesore,të gjitha prej ari,(sot janë në muzeum dhe janë zëvëndësuar prej bronxi),me subjekt nga Bibla.Vetëm në portën e dytë ka dhjetë basorelievë të tillë,me 27 kg ar.Është vepër e Lorenco Gilbertit,e vitit 1423.E tillë është edhe porta e parë ose siç quhet ndryshe Porta e Vjetër.Vepër e Andrea Pizanos e vitit 1330,edhe ajo ka basorelievë të tillë,me temë nga Bibla.Kisha Santa Maria del Fiore ndodhet në Sheshin e Njerëzve.Ndërtimi i saj nisi në vitin 1296.Është një vepër madhështore.Vetëm diametri i kupolës së saj është 40 metra.Por duhej të priste 170 vjet për të përfunduar.Në majën e kambanares duhej të ngjitej një sferë metalike pesë tonëshe,për të zgjidhur qëndrueshmërinë teknike të saj,të cilën nuk mundi ta vendoste askush.Koha duhej të priste.Duhej të vinte mendja gjeniale e Leonardo Da Vinçit,që ta zgjidhte atë.Sfera pesëtonëshe u vu në vendin e caktuar sipas projektit të Da Vinçit.Aty ku është edhe sot.Natyrisht edhe kisha mori formën e plotë.Aty pranë ndodhet edhe Muzeu Popullor i Operës.Në krah të tyre ndodhet kisha OSM,kisha e vetme në botë në formë katrore.Është shumë interesante,se është e veçantë.Nga jashtë,në mur,ka shtatore,pllaka,gdhendje, basorelievë,ku mund të përmendim atë të Shën Pjetrit dhe të Shën Markut,të dyja vepra të Donatelos,mësuesit të Mikelanxhelo Buonarotit.Dikur funksiononte si depo gruri dhe si kishë.Ishte mënyra më e mirë për të maskuar drithin prej pushtuesve.Sot,ashtu si edhe veprat e tjera,është kthyer në muze.Bëj fotot e rastit dhe shkoj pak më tej.Në Sheshin e Zotërinjve.Le të jetoj edhe unë disa orë si zotërinjtë e dikurshëm të Firences.I ndërtuar në vitin 1298,ai është një muze i hapur.Aty gjen gjithshka:arkitekturën e përkryer,ngrehinat me arkitekturë të veçantë,shtatoret e shumta,komplekset arkitekturorë,me temë nga mitologjia e lashtë greko-romake.Ja edhe shtatorja e Davidit të Mikelanxhelos.Është një kopje që u vu këtu në vitin 1504.Por që nuk i lë gjë mangut origjinalit.I shkova pranë dhe i thashë:''Folë,pse s'flet ! ''.Ashtu siç i tha i emocionuar gjeniu i madh kur e përfundoi.Natyrisht bëra edhe një fotografi me të.Istoa,ndërtesa e qeverisë,një pallat i madh e tepër i hijshëm,është ashtu siç ishte atëherë.Veçse tani jo ngrehinë qeveritare,por muze.Një muze shumë i pasur.Nëse atëherë hynin në të vetëm qeveritarët,tani hyjnë të gjithë turistët e botës,që vijnë për ta vizituar dhe admiruar.Në krahun tjetër ndodhet Qendra e Hebrenjve.Në Firence ka patur shumë hebrenj.Kishin qendrën e tyre ku mblidheshin dhe njiheshin si tregtarë të zotë,të pasur.

Ja edhe një befasim tjetër.Qendra Kulturore.Nga të gjitha anët e rrethuar me muze.Po aty janë edhe kisha Santa Kruz dhe Biblioteka Qendrore.Ndërsa në fasadat e tyre janë vendosur shtatoret e njerëzve të shquar,që ka nxjerrë Firencia.Të gjithë janë aty,përkrah njeri-tjetrit.I bashkon emri i tyre i madh.Paçka se të ndryshëm në talent,në kohë dhe në mendime.Nxitoj të bëj fotografi me të gjithë.Fotografinë e parë me Dante Aligerin.Pastaj me Da Vinçin,Mikelanxhelon,Xhioton,Amerigo Vespuçin...Edhe me Nikolo Makiavelin...Me të gjithë të mëdhenjtë e Firences.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:29 pm

Muzeu ''Di Ufiçi'' është një vepër arti me 48 salla.Është aq i pasur,sa të lë pa mend me artin që mban brenda.Aty janë ekspozuar vepra të rralla të kulturës italiane dhe botërore.E nis me radhë prej pikturës ''Bankieri Kozma i Mediçëve'',vepër e Pondormos,''Lindja e Afërditës'' dhe ''Kthimi i Judës'',të Sandro Botiçelit,''Lorenci i Madh i Mediçëve'' e Xhiorxhio Visarit,''Papa dhe mbrojtësi i arteve'' e Rafaelit,''Afërdita e Urbinos'' e Ticianos,kompozimi ''Mbreti francez Françesko i Parë'' i Fransua Klue.Ja përsëri Botiçeli.Me veprën e tij të famshme ''Pranvera'',pikturë në dru e vitit 1478,e porositur nga familja Mediçi.Ja edhe Mikelanxhelo Buonaroti.Oh,le të ndaloj pakëz këtu,tek artisti i madh ! Mikelanxheloja lindi në Setiniano,një fshat afër Firences.Ishte vetëm pesë vjeç kur i vdiq e ëma.Por kujtimi i saj e ndoqi pas gjatë gjithë jetës.Pothujase në të gjitha pikturat dhe skulpturat e tij,ka vizatuar dhe gdhendur fytyrën e saj.Engjëjt e Mikelanxhelos shpeshherë kanë fytyrën e nënës së tij.Kishte një dashuri të tillë për gurin,sa e bëri atë të ''flasë''.Edhe eshtrat i ka në Firence,në kishën Santa Kruz.Nuk e kam lënë ende Mikelanxhelon,kur këmbët më shpien tek ''Festa e Theotokut'',vepër e fillimeve të Leonardo Da Vinçit,(1452-1519),piktorit,skulptorit,inxhinierit,shkrimtarit,poetit,muzikantit...E ç'të thuash tjetër për të ?Kur i thua të gjitha,duket sikur nuk ke thënë asgjë.Ndërsa kur nuk thua asgjë,i nënkupton të gjitha.

Talenti i tij është i pamatshëm.Atë mund ta kuptosh vetëm kur ndodhesh para veprave të tij.Ishte aq përpara bashkëkohësve,sa nuk mund të kuptohej prej tyre.Prandaj edhe iu dukej misterioz.Një mendje e tillë e çon botën qindra vjet përpara.Ndoshta edhe më shumë...

Ka edhe një tjetër pikturë të 23 majit 1489:''Jeronim Savonarola digjet si heretik në qendër të Firences''.Kultura fiorentinase dhe më tej,ajo europiane,ka kaluar nëpërmjet një rruge të mundimshme,në luftë me obskurantizmin mesjetar,duke e paguar atë me jetë njerzish.

Edhe pallati ''Piti'' është i pasur me vepra arti dhe piktura murale.Të tërheq vëmendjen ''Në atelienë e artistit'',pikturë murale e Antonio Van Dek.Dhe mjaft vepra të tjera.Njera më dinjitoze se tjetra.Të gjitha të mbajtura për bukuri.

Është koha për pak ajër të pastër.Një i huaj ka shkruar:''Në Firence lodhesh nga arti''.E ndjej, u ''lodha'' prej tij.Me aparatin fotografik dhe kamerën në dorë,kaloj mes turistëve të shumtë dhe dal pakëz më tej.Mbi kokën time kalon ''Ura ajrore e Mediçëve'',një kalim ajror i familjes së njohur të Firences,nëpërmjet së cilës,për t'u siguruar, shkonin në shtëpinë e tyre.Familja Mediçi ka luajtur një rol aq të madh në jetën e Firences,sa nuk mund ta ndash prej saj.Ata e morën fuqinë në vitin 1494.Vendosën pushtetin e tyre të fuqishëm.Aq të fuqishëm ishin Mediçët,sa një pinjoll i familjes së tyre u bë edhe papë.Po Mediçët e gjetën gjithshka gati nga paraardhësit e tyre.Firencia e kishte ndërtuar me kohë gjithshka.Në vitin 1224 ajo ishte shteti i parë në Europë.Kishte një ekonomi të fuqishme,e cila drejtohej prej tregëtarëve të fuqishëm.Industria e prodhimit të pëlhurave lulëzonte si në asnjë vend tjetër të Italisë.Në vitin 1290 Firencia kishte 130.000 banorë,duke zënë vendin e parë në Europë.Qysh më 1452 në Firence qarkullonin monedhat flori.Nëse venetikasit tregtonin mallrat e të tjerëve,kryesisht mallra të huaja,fiorentinasit tregtonin mallrat e tyre e kryesisht pëlhurat.Ishte një qytet me familje shumë të pasura.Familja Mediçi ishte njera prej tyre.Ajo hyri në historinë e Firences dhe bëri një pjesë të historisë së saj.Ndihmoi në zhvillimin e qytetit,por edhe nxiti dhe financoi artistët fiorentinë.Meqë jemi tek një pjesë e historisë së Firences,le të themi edhe diçka tjetër.''Zonja e rëndë'' nuk e lëshoi asnjëherë hegjemoninë e vet.Edhe në kohë lufte,edhe në kohë paqeje.Pas bashkimit të Italisë,më 1860,Firencia ishte kryeqyteti i saj i parë deri në vitin 1871.Edhe bashkia e parë ndodhet

këtu.Duke ecur nën ''Urën ajrore të Mediçëve'',kam arritur në urën e vjetër të gurtë,e vetmja urë që i shpëtoi bombardimit gjerman të Luftës së Dytë Botërore.Ishin disa të tilla.Të gjitha vepra arti.Ato që ishin ndërtuar me mund e djersë në disa shekuj,u zhdukën përgjithnjë prej një bombardimi lufte.Vendi ynë,Shqipëria,ka humbur nga lufta,ndoshta sa askush tjetër.Edhe nga pushtuesit italianë.Ashtu siç ka humbur nga venetikasit,nga romakët.Edhe nga të tjerët...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:30 pm

Ndërsa jemi duke e lënë pas Firencen,ndjej një përdëllim të veçantë.Firencia më ka lënë mbresa të thella,të pashlyeshme.Kujtesa ime është ngarkuar rëndshëm me artin e saj të madh.I marr të gjitha me vete.Natyrshëm e ndjej veten shumë më të pasur se më parë.''Ah,them me vete,sa bukur i përkujdesin italianët veprat e tyre të artit ! Sikur t'i përkujdesnim edhe ne tonat në këtë mënyrë...!''

* * *

Nuk e ndjej fare rrugën për në Sienë,e cila është një stacion i udhëtimit tonë.Nga ata stacione, për të cilët thuhet:''sa për të pirë një kafe''.Po edhe Siena ka bukuritë dhe veprat e saj të artit.Dhe t'i shpërfaq menjëherë.Të befason menjëherë me dy kështjellat e saj të mëdha,të ndërtuara me tulla të kuqe,vende-vende të ngrëna nga koha.Veç tepër të përkujdesura ato dhe mjedisi përreth.Rrugët janë të mbushura me turistë.Midis shtëpive karakteristike,dallohen edhe veprat e artit.Kisha me katedralen e lartë,sheshi i lojrave dhe mjedisi përreth,është më i pëlqyeri për të gjithë.Sidomos për turistët.Dhe gjen mallra jo vetëm të cilësisë,por edhe me çmime të pëlqyeshme.Të gjithë vendasit merren kryesisht me shërbimin ndaj turistëve.Po edhe me prodhime bujqësore,ku vera zë vendin e parë.Simbol i garave traditase me kuaj është edhe një shtatore e madhe kali prej bronxi pranë kishës Kateriniana Di San Domeniko.

Duhet përmendur edhe mjedisi i pastër,i kulturuar.Në qendër të qytetit lejohen vetëm mjetet e shërbimit komunal.Asgjë tjetër.Por nuk e zgjatim shumë me Sienën.Një drekë traditase aty dhe përsëri rrugë.Këtë herë drejt Romës.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:30 pm

Rrugët e hyrjes për në Romë janë ndërtuar mbi rrugët e vjetra romake.Me siguri këtej kanë kaluar legjionet e famshme romake me komandantët e tyre legjendarë.Edhe Spartaku,skllavi me origjinë nga Thraka,që ngriti në këmbë skllevërit kundër Romës së lashtë,në vitet 73-71 para Krishtit,me siguri ka kaluar këtej.Edhe komandanti legjendar kartagjenas,Hanibali,(247-183),që tronditi Romën me ushtrinë e tij të fuqishme,ka ndjekur po këto rrugë.Edhe ushtritë romake,që niseshin për t'u ndeshur me prijësit ilirë,Gencin dhe Teutën dhe për të pushtuar trojet ilire,kanë kaluar këtej.Edhe djemtë plangprishës e të etur për pushtet,që vinin për të pushtuar Romën,për të marrë kurorën e perandorisë,kalonin po këtej...Duke i besuar përherë Belonës,perëndisë së luftës të Romës së lashtë.Dhe gjendej përherë një pretekst për të rrëmbyer pushtetin.Ashtu siç u gjet rasti i Lukrecias,bujares romake të shekullit të Vl para Krishtit,përdhunimi i së cilës prej të birit të mbretit Tarkino,u bë shkak për përmbysjen e mbretërisë së Romës.E sa e sa të tjerë...Lufta për pushtet ka qenë dhe mbetet lufta e luftrave.

Autostrada që të shpie në Romë,kalon përmes kodrave të mbuluara me blerim dhe vila të bukura.Edhe me kështjella.Në të majtë duket kisha-kështjellë e Orviotos.Është një fshat i tërë aty.Është themeluar nga Papa i Romës dhe është përdorur si rezidencë e tij.Dominon vendin me një pamje të bukur në majëkodër.Quhet edhe ''Vatikani i vogël''.Po në krahun e majtë është zona e kështjellave romake,me fshatra si kështjella.Dhe gjithkund blerim.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:31 pm

Roma,kryeqyteti i Italisë së sotme,me një popullsi prej 5 milionë banorësh,zë fill në thellësitë e shekujve.Natyrisht para Krishtit.Shumë më përpara.Ajo është ndërtuar e gjithë mbi Romën e lashtë.Shtatë herë është ndërtuar qyteti mbi njeri tjetrin.Themelimi i Romës së lashtë mbështetet në legjendën e ''Ujkonjës së Kapitolit'',shtatorja e së cilës gjendet në sheshin Konservatore.Ajo mëkoi me qumësht Romulin dhe Romion,të cilët ishin edhe mbretërit e saj të parë.Pas tyre vjen mbreti i dytë,Numa Pombio,shekulli i Vlll-Vll para Krishtit.Në lashtësi emrin e Romës e gjen edhe ''Shtatëkodërshi'',(emërtim që e ka patur edhe Konstandinopoli,një paralelizëm ka mjaft kuptimplot),pasi është ndërtuar mbi shtatë kodra,më të famshmet prej të cilave janë:Aventino,Koelio,Kuirinalio,Palatino.Meqë po flasim për emrin e Romës,duhet thënë, se në lashtësi edhe emri poetik i Italisë ishte Ausonia,i marrë prej ausonëve,popullsi e lashtë autoktone.

Tani jam këtu në Romë.E kam të tërën në ''pëllëmbë të dorës''.Por është aq e madhe dhe ka aq shumë monumente dhe vepra arti,sa nuk di nga t'ia filloj.E ku preket e gjithë hapësira dhe historia e Romës me një vizitë pakditore? Prandaj duhet të rend.Roma i pret vizitorët me një qetësi stoike,deri në indiferentizëm.E zhytur në një gjelbërim të dendur.Si shumë pak qytete të kësaj madhësie.

E nisim me Fontanën Trevi,kompleksin e famshëm arkitekturor,ku të huaj e vendas,pasi kthehen me kurriz ndaj saj,hedhin monedha,duke bërë edhe urimin e rastit.Një rast i mrekullueshëm,që nuk duhet të të dalë nga dora.Dhe...me një frymë tek Koloseu.Këtu nuk mund të rri aq sa tek Fontana.Kam qëndruar tek portat e tij dhe,ndërsa me trup jam këtu,me mendje jam larg,shumë larg,në thellësitë e shekujve.Edhe mësuesi i historisë,që më pati folur dikur në vitet e shkollës për këtë kryevepër,më paska thënë fare pak.Nuk ishte faji i tij.Edhe ai nuk e kishte parë atë nga afër...Në këtë vend ku ngrihet Koloseu,para se të ndërtohej ai,ka qenë një liqen dhe një pyll me kafshë të egra të sjella nga larg,të cilat krijonin një mjedis ekzotik.Po në këtë mjedis ishte edhe një shtatore e madhe.Përballë ishte shtëpia e artë e Neronit,perandorit të famshëm romak,(54-68).E atij që dogji Romën,e atij që zotëroi Romën,e atij që punoi aq shumë për Romën...Dhe u hapi punë romakëve deri në Korinth.Ndërsa kur e shpallën fajtor dhe priste gjykimin,nën urdhërat e Senekës,filozofit stoik,poetit,dramaturgut romak,që ishte edhe mësuesi i tij,ai u vetvra,duke lutur dikë t'i ngulte thikën.Ndërkohë dikush rendi dhe i thirri:''Je i pafajshëm !''.Por ishte vonë...Pafajsia e gjykimit nuk vlente më.Veçse për të mbetur në histori...As shtëpia e artë e Neronit,pothuajse e tërë e veshur në ar,nuk është më.Veçse në histori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:31 pm

Pikërisht këtu është ngritur Koloseu i famshëm.Filloi të ndërtohej në vitin 80 pas Krishtit,në kohën e perandorit Dominik Titio Flavio.Historianët thonë se u punua tetë vjet për ngritjen e tij.Në ndonjë enciklopedi shkruhet 11 vjet.Po ç'rëndësi ka kjo.Rëndësi ka që u ngrit një vepër e tillë madhore,pa të cilën nuk mund të kuptohet Roma.Koloseu ka formë vezake dhe zë një sipërfaqe me gjatësi 186 metra dhe me gjerësi 156 metra. Eshtë 57 metra i lartë dhe ka 50.000 vende.Sa një stadium i sotëm.Mbulohej me lëkurë të regjura kafshësh.Ja edhe vendqëndrimi i perandorit:3,5 metra mbi arenë.E vështroj me kujdes.Është mpakur e ngrënë nga koha.Veç madhështia nuk i është mpakur aspak.E ku mpaket madhështia e një kolosi të tillë ! Është një vepër arti nga ato që quhen të rralla në historinë e njerëzimit.Tani është i qetë,por në lashtësi këtu janë luajtur tragjeditë më të dhimbshme.Vërtet bëheshin edhe shfaqje,gara me kuaj dhe lojra,por bëheshin edhe dyluftimet e gladiatorëve,skllevërve të destinuar për vdekje.Dhe jeta e tyre varej vetëm nga mënyra se si do ta kthente gishtin e madh perandori.Pas tij edhe paria.Në raste festash,skllevërit luftonin midis tyre ose me luanë dhe arinj të uritur.Të gjitha këto organizoheshin për nder të zotit.Veçse vriteshin njerëz.Nuk e besoj që të ketë vend tjetër në botë,ku,në një sipërfaqe kaq të vogël,të jenë marrë kaq shumë jetë njerzish dhe të jetë derdhur kaq shumë gjak.E përse?Për të argëtuar perandorët e panginjur romakë.

Në krah të Koloseut është Harku i Konstandinit të Parë,perandorit romak që nxorri monedhën e parë.Është ndërtuar në vitet 312-315 dhe është i mbajtur për bukuri.Kalojmë nën harkun e tij të lartë dhe ndalojmë pakëz më tej,pasi aty është një kompleks i tërë arkitekturor historik i lashtë.I ngrënë nga koha.Por që ruhet me fanatizëm.Aty janë edhe Palatino,Harku i Titios,tregu i Jul Qesarit dhe i Oktavian Augustit,perandorit romak,motra e të cilit,Oktavia,ishte gruaja e Neronit.Në këto mjedise,me siguri,do të ketë ligjëruar oratori i famshëm i Romës së lashtë,Ciceroni.Nuk kalon veçse një rrugë dhe ndodhesh në Kapitol.Edhe ky i veçantë,i mirëmbajtur.Pas tij ndodhet monumenti i Viktor Emanuelit të Dytë.Është një monument madhor,me një ngrehinë karakteristike me thyerje arkitekturore,e gjithë me mermer,në qendër të së cilës lartohet shtatorja e bronxtë e Viktor Emanuelit të Dytë.Ndërkaq ajo zbukurohet dhe pasurohet me basorelievë masivë,kryesisht gdhendje në mermer.Po edhe shtatoret e bronxit nuk janë të pakta.Ngrehina është mbështetur mbi kollona mermeri,ndërsa në të dyja anët ka shkallë të gjera.Duke qenë se Viktor Emanueli i Dytë ka hyrë në historinë e vendit,ai ka monumentin e vet.Vendet e zhvilluara kanë tjetër kendvështrim të historisë.Ndërsa tek ne janë bërë shkelje të rënda të historisë.Kemi mohuar shumë pjesë të saj,duke shuar kështu historinë tonë.Historia nuk shuhet.Historia gjykohet nga brezat që vijnë.Secili le ta gjykojë atë si të dojë.Veç me një kusht:ta nderojë atë.Ashtu siç ka qenë.Ashtu siç është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:32 pm

Pallati Venecia është tejet i bukur.Si emri që mban.I ndërtuar me tulla të kuqe nga dora mjeshtërore e ndërtuesve italianë,(nuk thonë kot:çekiçi italian ka ndërtuar Nju Jorkun),atij nuk i ka luajtur nga vendi asnjë tullë.Punimi me tulla në Itali nuk është vetëm një traditë e lashtë,por që vijon edhe sot e kësaj dite në ngrehinat bashkëkohore,të cilave u japin një hijeshi dhe thyerje arkitekturore të veçantë.Në Krah të pallatit Venecia,ndodhet Kisha e Jezuit.Por kthehem pas.Kam diçka tjetër për të parë.Në krahun tjetër të Monumentit të Viktor Emanuelit të Dytë,ndodhet monumenti i Trajanit.Ose siç quhet ndryshe Qendra e Vjetër Tregtare e Romës.Këtu blinte Trajani,perandori romak i viteve 98-117 për veten dhe familjen e vet.Është një kompleks i tërë tregtar,i ndërtuar me tullë.Dhe nuk kishte pak,por 156 dyqane me lloj-lloj mallrash,që vinin nga shumë vende të botës.Edhe një vizitë tjetër.Janë banjat e vjetra publike me ujra termale,ndërtuar në vitin 210 pas Krishtit nga perandori Septimo Seviro.Edhe këto ndërtuar me tulla të kuqe.

Veçse koha ka ikur me vrap.Mbrëmja na gjen në brigjet e lumit Tiber,i cili i kalon Romës mespërmes.Veçse i jep edhe jetë,gjallëri.Është lumi që mban emrin e Tiber Grakut,vëllait të Gai Grakut,të cilin,pasi e vranë,e hodhën në lumë.Natyrisht për t'i rrëmbyer pushtetin.Lumi mban emrin e tij edhe sot.Është tërësisht i pastër,nuk ka asnjë hedhurinë në ujët dhe brigjet e tij. Mbrëmje e qetë,plot dritë.E ku mund ta kalosh më mirë një mbrëmje të tillë,sesa në ishullin e vogël Tiberina,në mes të lumit Tiber ? Ndërsa aty pranë këmbëve dëgjon shushurimën e valëve të tij.Ndjen një shlodhje të butë,si midis tingujve të një muzike të ngrohtë dhome.Ditën e nesërme kemi shumë vende për të vizituar.Por tani për tani le të shijojmë mbrëmjen e qetë romake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:32 pm

Jemi zgjuar herët.Të pajisur me aparate fotografikë dhe kamera në duar,kemi mbërritur në dyert e Vatikanit.Vizita e parë është aty,në qytet-shtetin e papëve.Sa shumë kam dëgjuar dhe lexuar për të ! Më tepër sesa një qendër fetare,Vatikani është një kompleks madhështor arti.Ai nuk u ndërtua as në një vit dhe as në një shekull të vetëm.Ai u ndërtua dhe u plotësua në disa shekuj.Për shembull,Kisha madhështore e Shën Pjetrit,u ndërtua nga të gjithë papët,prej vitit 1506 deri në shekullin e XVlll-të,sipas projektit të Mikelanxhelo Buonarotit.Kompleksi arkitekturor zë një sipërfaqe prej 55.000 metrash katrorë.Duhen ditë për ta vizituar.Edhe Vatikani ka kaluar nëpër peripecitë e tij historike.Gjithnjë i fuqishëm,tejet i fuqishëm në pushtetin e vet.Por përherë në përplasje me pushtetarët vendorë dhe të huaj,të cilët mundoheshin ta kufizonin pushtetin e fuqishëm të Papës.Ka qenë thjesht një luftë për pushtet.Një dualitet.Ishte pushteti i Papës ai që vendoste për fatin e popujve.Ishte ky pushtet që ndërtoi vepra të mëdha kulti,(që në fakt janë vepra të mëdha arti),që nxiti artistët e mëdhenj për të krijuar,duke investuar shuma kolosale për artin dhe zhvillimin e tij.Po ishte po ky pushtet i tmerrshëm që digjte të gjallë në turrën e druve shkencëtarët,të cilët sillnin të rejat e shkencës me zbulimet e tyre të guximshme.Fat, të cilin e provoi në kurrizin e tij Xhordano Bruno,Galileo Galilei.Ashtu si Jeronim Savonarola,që u dogj i gjallë në qendër të Firences.E të tjerë e të tjerë.Ishte një pushtet që u shërbente atyre që e zotëronin atë.Deri në vitin 1300 papët nuk jetonin në Vatikan.Kishin rezidencat e tyre jashtë tij.Mandej,falë përplasjeve të vazhdueshme me udhëheqësit shtetërorë,Vatikani vendosi kufijtë e vet dhe udhëheqësit e tij nisën të jetonin aty.Tre papë me origjinë shqiptare kanë qenë këtu.Më i njohuri prej tyre Papa Klementi Xl Albani,i cili u bë papë në vitin 1700.Pranë tyre edhe kandidati për papë,Jeronim Euzebi ose Emërshenjti i Ilirisë,(343-420),i cili nëse do të kishte shfrytëzuar në dobi të vet mundësitë që pati si sekretar i papës dhe aftësitë e tij të mëdha,si themelues i shkencës letrare mesjetare,me siguri do të ishte bërë papë edhe ai.Vepra e tij e famshme,''Vulgata'',është i pari libër që u shtyp nga Gutembergu më 1452-1455.Sot roli i Vatikanit dhe i vetë Papës ka ndryshuar rrënjësisht.Ai luan një rol të fuqishëm në të mirë të paqes,mirëkuptimit,vëllazërimit dhe lirisë në botë.Natyrisht,nuk jemi më në Mesjetë.Është kjo arsyeja që edhe nderimi ndaj tij është rritur dukshëm.Edhe interesimi dhe roli i tij ndaj vendit dhe popullit tonë,është në atë shkallë që meriton nderim të veçantë.Shenjtërimi i Shqiptares së Madhe,Nënë Terezës,veç të tjerash,shpërfaq edhe nderimin ndaj popullit dhe kombit tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:32 pm

Sheshi i Shën Pjetrit është madhështor.Në formë rrethore,i rrethuar nga të dyja anët me një kompleks të lidhur kollonash të larta,mbi të cilat janë vendosur shtatore të shumta,ai paraqet një kompleks të rrallë arkitekturor e historik.Në qendër të Shën Pjetrit ngrihet obelisku i lartë me shtatore.Përreth gjithshka është vepër arti.Është sheshi ku mblidhen besimtarët e shumtë katolikë për të dëgjuar përshëndetjen e Papës.Pyesim për Papën Benedikt,të 265-tin papë të Vatikanit.Ndoshta mund ta dëgjojmë.Fatkeqësisht jo.Papa ndodhet me pushime jashtë Vatikanit.Marrim kufjet për të dëgjuar ciceronin dhe nisemi të vizitojmë Shën Pjetrin.Kishën madhështore,ku kanë lënë gjurmët e tyre artistët e mëdhenj të Rilindjes Europiane.Veçse ka një kusht të hysh në Shën Pjetër.Veshja duhet të jetë serioze,ndryshe kthehesh pas.Por duhet të presësh.Ka aq shumë turistë,sa duhet të ecësh me hapin e breshkës.Pranë meje ndodhet një grup japonezësh.Jam ende larg hyrjes së Shën Pjetrit.Ndërsa hedh sytë aty,njerzit më duken të vegjël.Si njerëz në miniaturë.Janë larg.Madhësia e sheshit i zvogëlon njerzit.Kisha e Shën Pjetrit është nga ato vepra që quhen të rralla.Në gjithshka.Në arkitekturë,në hapësirë,në ndërtim,në ekspozim.Veçanërisht në ato pasuri të rralla që ka brenda saj.Është e tërë e mbuluar me art.Para se të hysh në detaje,është mirë të bësh një kalim të përgjithshëm,për t'u ambientuar me të.Pastaj të hysh në pjesë të veçanta,në detaje.Veçse duhen orë.shumë orë.Të mëdhenjtë e artit kanë lënë këtu madhështinë e tyre.Të bien në sy veprat e Mikelanxhelos,skulptura:''Shën Maria me Jezunë e vdekur'',e vitit 1498-1501,piktura murale:''Krijimi i njeriut'',e vitit 1508-1512,e vendosur në Kapelën Sistina,piktura murale:''Shfaqja e dytë'',e vitit 1536-1541 po në Kapelën Sistina,veprat e Rafaelit:''Frymëmarrja e Jezu Krishtit'',e vitit 1518,piktura murale:''Akademia e Athinës'',e vitit 1508.Pak më tej është kompleksi arkitekturor:''Papa në pozicion lutjeje'',vepër e Beninit.Është një vepër që simbolizon virtytin.Ja edhe Përkujtimorja e Jakovit të Tretë.Ndërsa muret janë të zbukuruar me shtatore,gdhendje,relievë,basorelievë,piktura,zbukurime.Në çdo pëllëmbë të saj.Arti nuk ka lënë asnjë pëllëmbë bosh.Përkujtimores së Papë Gregorios,(prej nga vjen edhe kalendari gregorian),nuk ke çfarë t'i shtosh.Veçse ti admirosh bukurinë dhe arritjen artistike.Altari i Mikelanxhelos është një altar i rrallë,i punuar sipas stilit barok.Duket sikur sapo ka dalë nga dora e mjeshtrit të madh.Varreza e Shën Pjetrit është e gjithë në bronx.Ka plot 120 tonë peshë.Është një monument më vete.Dhe një mjeshtëri artistike,të cilën nuk ke si e mat.Një tjetër pikturë murale:''Dreka e fshehtë'', e Kosimo Roçelit.Ndërkaq mund të fotografosh çfarë të duash.Për t'i patur si kujtim.Vijoj më tej.Muzetë e Vatikanit janë shumë të pasur.Ndër më të pasurit në botë.Dhe me vepra origjinale.Ndërsa bibliotekat e Vatikanit janë aq të pasura,sa askush nuk e di se deri në ç'shkallë arrijnë thesarët e tyre të rrallë.Këtu ka ekzemplarë librash origjinalë,të cilët nuk i gjen askund tjetër.Që nga librat e vjetër me kapakë lëkure,të shkruar me dorë.Para disa vitesh,në njerën prej bibliotekave të shumta të tij ,u zbuluan rreth dymijë libra,që flasin për heroin tonë kombëtar,Gjergj Kastriotin,Skënderbeun.Një thesar i vërtetë.Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe.Heroi ynë Kombëtar është i përmasave botërore.Është figura më madhore e kombit tonë,që e çmon dhe e nderon e gjithë bota.Po,po,e gjithë bota.Deri në SHBA.Për të është shkruar dhe, me siguri,do të shkruhet shumë.Si mbrojtës i lirisë dhe i krishtërimit,Skënderbeu gëzonte jo vetëm miqësinë e Ferdinandit të Napolit dhe prijësit hungarez,Janosh Huniadit,por mbi të gjitha atë të Perëndimit dhe të Papës së Romës.Për të lënë pas emrin e tij të madh:Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,prijësi i shqiptarëve.Më 12.12.1466,Skënderbeu shkoi në Romë.Populli doli në rrugë ta shihte.Ishte diçka që ndodhte rrallë.Dhe kjo falë famës së tij,sa të madhe po aq edhe të merituar.Papa Pali i Dytë e priti me shumë nderime dhe u çudit me pamjen e tij madhështore.Papa e ftoi atë në mbledhjen e kardinalëve,ku ai foli për rrezikun turk,ndihmën që duhej të jipte Vatikani dhe Perëndimi etj.Pasi iu bënë nderimet më të mëdha,ai shkoi në Napoli e prej andej u kthye në Shqipëri në prill të vitit 1467.

Si është historia.Di ta rezervojë lavdinë e vërtetë për ata që e meritojnë atë.Në Romë ka edhe një rrugë me emrin Skanderbeg.

Kam ndenjur këtu në Sheshin e Shën Pjetrit dhe,ndërsa admiroj artin e madh italian,ndjej krenari për heroin e kombit tim.Mendoj se krenaria kombëtare është pjesë e moralit kombëtar.E nevojshme për këdo.Natyrisht në masën e duhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:34 pm

Dal prej Vatikanit me hapa të ngadaltë.Më duhet të shkoj edhe gjetkë.Këtë herë në një tjetër objekt të rëndësishëm.Në sheshin Republika,ku ngrihet kompleksi arkitekturor,që simbolizon bashkimin e Italisë,i cili u bë në vitin 1860,nën udhëheqjen e prijësit legjendar Xhuzepe Garibaldi.Ka edhe një shesh në Romë me emrin dhe shtatoren e tij mbi kalë.Në një poezi të arbëreshëve të Italisë,thuhet:''Garibaldi trim me fletë/ Skanderbegut tonë i ngjet /''.Krahasim i bukur,i gjetur. Domosdo,heronjtë e vërtetë i ngjajnë njeri-tjetrit.Në këtë rast objekti i krahasimit është heroi ynë kombëtar.Në Sheshin e Popullit bëjmë vetëm një vizitë të shkurtër.Nuk ka kohë.Vetëm një vizitë të shkurtër edhe tek Mauzoleumi i Augustit.Kalojmë urën Umberto i Parë dhe ndalojmë tek Pallati i Drejtësisë.Ndjekim rrugën anës Tiberit dhe fare pranë ndalojmë përsëri,për të vizituar Kështjellën e Engjëjve.E ngritur mbi një kështjellë katërkendore,në qendër lartohet një tjetër kështjellë cilindrike,në majën e së cilës është vendosur një shtatore e bronxtë engjëlli.Është krejt e veçantë në të gjithë Romën.Pothuajse është errur.Por ende shquhen qartë shtatoret e shumta të Urës së Engjëjve.Është një nga urat e pakta në botë që ka kaq shumë vepra arti në muret anësorë të saj.Është mbrëmja e fundit në Romë.Këtë mbrëmje kemi vendosur ta kalojmë në sheshin Navona.Bujtim tek sheshi i madh dhe i bukur në formë vezake.Është plot e përplot me vizitorë.Vendas dhe të huaj.Në Romë nuk ka asnjë vend të lirë.Edhe pse vendasit kanë shkuar me pushime jashtë saj,janë turistët e shumtë ata që e kanë ''pushtuar'' atë.Romën e vizitojnë 13 milionë turistë në vit.Në sheshin Navona ka gjithshka.Ndërsa rrethohet nga ngrehina mesjetare të hijshme,në brendësi ka shtatore dhe komplekse arkitekturorë të veçantë.Një e tillë i ngjan Laokontit,skulpturës së famshme të njohur,ku Laokonti,trojani që kundërshtoi pranimin e kalit të drunjtë brenda mureve të Trojës,u ndëshkua nga Zeusi,duke i dërguar gjarpërinjtë e fuqishëm për ta mbytur.Po aty pranë,as pesë minuta prej sheshit,është Panteoni.Një vizitë të shkurtër aty dhe kthehem përsëri në sheshin Navona.Midis vizitorëve të shumtë.Midis muzikantëve.Midis piktorëve,që vizatojnë portrete,por që shesin edhe pikturat e tyre.Ndërsa piktorët e trotuarëve bëjnë riprodhimet e kryeveprave të pikturës botërore me një saktësi të admirueshme.Më shfaqet dobësia ime e përhershme:piktura.Më tërheq vëmëndjen një akuarel me pamje nga Roma,me ngjyra të arrira.E marr me vete.Ndjehem i kënaqur me kujtimin tim nga Roma.I hedh një sy orës.Ka ardhur mesnata.Dhe në mesnatë mbyllet gjithshka këtu.Edhe diskot dhe klubet e natës.Paçka se Roma ndrin si ditë nga dritat.Ka rregull në Romë.Ka ligj dhe me ligjin nuk luan kush.Policia është e rreptë.Më bëri përshtypje të veçantë se,gjatë gjithë udhëtimit nëpër Itali,nuk dëgjova asnjë zhurmë motoçiklete dhe nuk pashë asnjë motoçiklist pa kokore.Asnjë të vetëm në gjithë Italinë.Ndërsa drejtuesit e mjeteve të tjerë dinë të respektojnë veçanërisht këmbësorin.Në qendër të qyteteve,natyrisht edhe në Romë,nuk lejohen makinat.Rrugët e mbushura me dyqane nga të dyja anët,janë të hapura dhe të lira për njerzit.Në to ndjehesh shumë i lirshëm,i qetë.

Por...është koha për të pushuar.Romë,natën e mirë !

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:35 pm

Mëngjezi i ditës tjetër ka ardhur shpejt dhe ne jemi ngritur herët.Edhe autobuzi,me shoferin tonë Nikon,njeriun e duruar dhe fjalëëmbël,është gati për rrugë.Veçse bagazhet këtë herë janë shtuar...Kalojmë edhe një herë nëpër Romë,për të dalë në autostradën që lidh Romën me Napolin.Kryeqyteti italian më kalon sërrish përpara syve.I zhytur mes blerimit.Ndërsa kam zënë vend pranë dritares,bie në mendime.Kjo më ndodh sa herë që udhëtoj.Mendimi më vërtitet rreth Romës,historisë së saj,emrave të saj të mëdhenj.Në Romë ka qenë ''Libro d' Oro'' (Libri i Artë),një libër zyrtar,ku shkruhehsin me shkronja të arta emrat e familjeve të famshme.Në të janë emrat më të mëdhenj të Romës.Disa prej tyre janë ata që kam përmendur më lart,në radhët e këtij shkrimi.

Por ka të tjerë,shumë të tjerë.Natyrisht aty hyjnë Virgjili,(70-19),poeti më i madh latin,shkrimtari Xhovani Bokaçio,(1313-1375),me ''Dekameronin '' e tij të famshëm,Lukiani,(39-65),poeti epik romak,Lucilius,(180-103),para Krishtit,poet romak,themelues i satirës,Françesko Petrarka,(1304-1374),poet dhe një nga themeluesit e humanizmit europian,Sekto Propertio,poeti elegjik i shekullit të parë para Krishtit,Seneka,(4-65),filozof,poet,dramaturg,Torkuoto Taso,(1544-1595),poet i Rilindjes:oratori,filozofi,shkrimtari dhe politikani i famshëm, Markos Tulios Ciceron,(106-43)para Krishtit,kompozitori Xhuzepe Verdi,(1813-1901),Lokateli,(1695-1764),muzikanti i stilit barok,Trilusa,satiriku i njohur,Filipo Marineti,(1876-1944),shkrimtar,themeluesi i futurizmit,kompozitorët Vinçenso Belini,(1803--1835) dhe Xhakomo Puçini,(1858-1924).Dhe të tjerë.Shumë të tjerë.Artistë,shkrimtarë,shkencëtarë,politikanë,njerëz të shquar.Natyrisht gjatë një udhëtimi nuk mund t'i kujtosh të gjithë emrat e tyre.Emrat e tyre janë të lidhur ngushtë me emrin e Romës.Edhe ata që nuk janë prej saj,kanë punuar aty,kanë marrë prej kulturës së Romës dhe i kanë dhënë asaj kulturën e tyre.Emrat e tyre i mbajnë institucione,rrugë,muzeume,vepra madhore.Njeri prej dy aerodromeve të Romës,mban emrin ''Leonardo Da Vinçi''.Dhe Roma vazhdon të prodhojë emra të mëdhenj.E me siguri do të prodhojë edhe në të ardhmen.Paçka se nuk shënohen më në ''Librin e Artë''.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:35 pm

Ndërsa merren me ''Librin e Artë'' të Romës,kemi mbërritur aty ku e pres me një kërshëri të veçantë.Në qytetin e lashtë të Pompeut.Mbi kokë na rri mali i Vezuvit,1200 metra i lartë,me kraterin e tij të frikshëm me diametër 600 metra,që të kujton legjendat e lashta.I heshtur,hijerëndë.Si një përbindësh i fjetur.Në krahun tjetër është Napoli,me ngrehina të lashta karakteristike në qendër dhe komplekse shumëkatëshe në periferi.Më në jug ndodhet ishulli i Kaprit,një ishull shkëmbor shumë i njohur në Itali për vilat e bukura,tepër të shtrenjta.Ndodhem në kodrën ku është ngritur qyteti i lashtë i Pompeut.Qyteti i njohur për tragjedinë e tij të lashtë.Nisi të ndërtohej në shekullin e lX para Krishtit.Në shekullin e V-të para Krishtit u pushtua nga Samuitët.Grekët thonë se e kanë themeluar ata.Ishte një qytet-port i fuqishëm me 119 dyqane,45 kroje publike.Me tempuj,shtatore,vende publike të hijshme.Për të thuhet:''Ishte një qytet i pasur për të pasurit''.Mirë thuhet,se shërbëtoret skllave që punonin në dyqanet dhe shtëpitë e të pasurve,

merrnin si shpërblim vetëm 3-4 gota verë në ditë.Asgjë tjetër.Shpërblim shumë modest për një qytet kaq të pasur ?! Nuk e besoj se Pompeu do të kishte mbetur kaq shumë në histori,nëse nuk do të kishte ndodhur shkatërrimi i tij nga shpërthimi i vullkanit të Vezuvit.(Në këtë pikë ai ngjan ndoshta me Trojën).Ishte viti 79 pas Krishtit.Vezuvi,për të cilin në Itali thonë se zgjohet nga gjumi një herë në pesëqind vjet,shpërtheu papritur.Ishte një shpërthim i tmerrshëm,që përmbyti me lavë dhe shkatërroi katër qytete:Napolin,Pompeun,Iraklian dhe Stabian.Në Pompeu,falë pozicionit të tij mbi kodër,nuk arriti lava,por mbi të ra një shtresë e trashë hiri.Thonë se arriti deri në 7 metra.Tri ditë zgjati katastrofa.Njerzit filluan të iknin me anë të detit.Po jo të gjithë.Dikush shpresonte që Vezuvi të qetësohej.Nga 25.000 banorë që kishte qyteti,5.000 vdiqën nga bllokimi i frymëmarrjes.Vet Plini,(i riu),shkoi aty për të parë katastrofën dhe për të ndihmuar njerzit.Ndihmoi sa mundi,por vdiq edhe ai aty buzë detit,në anë të qytetit.Pompeu u shkatërrua përfundimisht.Ndërsa ne vijmë për ta vizituar pas 1929 vjetësh,kur kanë mbetur veçse rënojat e tij.Duken si rënojat e një legjende të kahershme,që mbajnë mbi shpinë tragjedinë e lashtë.Në qendër të Pompeut ndodhet një hapësirë sa një fushë futbolli.Me tempuj,kolona,zbukurime.Rrugët janë të shtruara me pllaka të mëdha të trasha guri të zi vullkanik.Janë ashtu siç ishin atëherë.Në largësi të caktuara ka edhe pengesa.Edhe vijat që kanë lënë rrotat e karocave mbi gurë,janë ende të dukshme.Sikur kanë kaluar para pak ditësh.Si vijat e ngrëna nga litari mbi mermerin e Pusit të Nuseve në Butrint.Ndërmjet pllakave të mëdha të zeza,janë vendosur gurë të vegjël të bardhë,për të orientuar banorët natën.Në gurët e anërrugës janë edhe vendet ku lidheshin kafshët.Të duket sikur funksionojnë edhe sot.Po aty në qendër ndodhen edhe rënojat e shtëpive dhe të dyqaneve.39% ishin shtëpi,

36% ishin dyqane,një raport ky shumë domethënës,që shpërfaq zhvillimin e qytetit.Në tregun e vjetër të mbuluar të qytetit,dallohen mjaft mirë vizatimet origjinale,me vlera të veçanta.Tek-tuk ka edhe mozaik.Është një mozaik shumë i imët,të cilin e gjen rrallë.Në një hyrje shtëpie shkruhet latinisht:''Mirëseardhët''.Në një hyrje tjetër është mozaiku i një qeni,me nënkuptimin:''Kujdes nga qeni !''.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:35 pm

Shumica e relikeve origjinale që janë gjetur aty,ndodhen në muzeun e Napolit.Por edhe aty ka disa.Në një vend të dukshëm janë rënojat e tempullit me shtatore të Apollonit dhe Artemisës.Ishin vendosur aty pak kohë para se të shpërthente Vezuvi.Rrëfejnë,se,pasi ndodhi shkatërrimi,dikush iu drejtua Apollonit dhe i tha:-Si nuk mundi ta shpëtonte Apolloni,Pompeun ?

Ndërsa Apolloni i është përgjigjur:-E si mund ta shpëtoja unë,skllav dhe i vetëm në një vend të huaj?

Pompeu e ka gjithshka të vetën,origjinale.Paçka se të rënuar.Pompeu është një rënojë e madhe,që i ngjan një varreze të lashtë.Ndoshta gjëja më e veçantë janë mumjet,që janë nxjerrë nga shtresa e trashë e hirit vullkanik,gjatë kohës së tragjedisë.Me një metodë të veçantë,ato janë nxjerrë nga toka,ruajnë tërësisht konturet dhe uniformitetin dhe janë ruajtur

në një gjendje shumë të mirë.Njera prej tyre ka një rrip në mes.Mesa duket ka qenë skllav,pasi rrip të tillë mbanin vetëm skllevërit.Një mumje tjetër është më e gjatë se të tjerët.Ka qenë i huaj.I janë gjetur edhe monedha të huaja në xhep.Ja edhe një mumje qeni.Një turiste,që nuk kishte thënë asnjë fjalë për mumjet e njerëzve,kur pa mumjen e qenit,psherëtiti:''Ah,i mjeri !''.

Pompeu të trondit me tragjedinë e vet.Duket sikur të thotë:''Ç't'i bësh ! Ky ishte fati im ! ''.

E lë Pompeun e lashtë dhe zbres prej tij i tallazitur.Na pret rruga e gjatë për në Bari.Në njerën anë kemi Napolin e bukur,në tjetrën Vezuvin,që vazhdon të na rrijë mbi kokë si një përbindësh i fjetur.Do t'i uroja të mos zgjohej më kurrë...!

Krahina e Puljes dallohet për një bujqësi të zhvilluar.Por ka edhe industri.Masivet e ullinjve të Puljes,të shumta,të mirëmbajtura dhe të trajtuara me një përkujdesje të veçantë,zënë vendin e parë në prodhimin e vajit në Europë.Edhe kodrat kanë një bukuri të veçantë.Të gjitha të mbjella.Edhe kashta e korrur ka bukurinë e vet me vijat e saj paralele.Nuk ka mjedis të lënë pas dore.Por nuk ka vetëm ullinj.Ka edhe bajame,kumbulla,mollë,dardhë,fiq,vreshta.Ndërmjet masiveve të pemëve të zë syri rotondat e famshme të Puljes,ngrehina karakteristike prej guri në formë cilindrike,me strehëz konike,me pllaka guri.Në to vendasit mbajnë veglat e punës.Më e larta nuk i kalon të tre metrat.Janë krejt origjinale dhe ruhen me fanatizëm.Kam dëgjuar se mbrohen edhe prej UNESKO-s.Veç Puljes,të tilla ka vetëm në Siri.Historianët dhe studiuesit flasin për një lidhje të largët midis tyre.

Temperatura jashtë është 38 gradë.Është një ditë tepër e nxehtë.Por,falë kushteve të udhëtimit të firmës ''Gretis HOLIDAYS'' dhe cilësisë së autostradës,nuk e ndjejmë lodhjen e rrugës së gjatë.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:36 pm

Kam dalë në kuvertën e anijes dhe vështroj qetësisht qytetin e Barit.Pothuajse të gjithë udhëtarët kanë dalë në kuvertë.Dielli sapo ka mbyllur syrin e tij të zjarrtë.Ndërkaq qyteti i Barit ka ndezur dritat.Është i bukur.Si një hark ylberi shumëngjyrësh përgjatë vetullës së portit.Porti i tij i madh zë një hapësirë të gjerë anëdeti.Është plot me anije.Dy anije janë gati për t'u nisur për në Durrës,dy të tjera për në Dubrovnik të Kroacisë,të tjera për në Greqi.Më tej presin të tjera për në Slloveni,Mal të Zi...Me udhëtarë të shumtë.

Nën këmbët tona është deti Adriatik.Teksa nisim udhën e kthimit,më kujtohen vitet 90'të,kur shqiptarët,në vend që të festonin Vitin e RI 1991,që sapo u shkelte në derë,u ngjitën anijeve dhe u nisën ashtu siç mundën në drejtim të Perëndimit.Italia ishte porta e parë për aty.Por edhe viti 1997,ai, më i mbrapshti në historinë e postkomunizmit.Janë ikjet më të mëdha në historinë e popullit tonë,së bashku me ato të shekullit të XV-të,pas vdekjes së Skënderbeut.I kam në sy pamjet e dhimbshme të anijeve të tejmbushura me shqiptarë.Atëhere na kishte mbetur vetëm shpresa.Ndërsa stacionet e shumtë televizivë të botës i jipnin këto pamje si sensacion për shikuesit e tyre.Pamja jonë e dhimbshme,shtonte teleshikuesit e tyre ?!.Deti Adriatik,porta e ujtë për në Europë,nuk u bë vetëm urë shpëtimi,por edhe varrezë vdekjeje.Qindra e qindra shqiptarë,lanë jetën e tyre aty.Me një ëndërr të parealizuar,për një jetë më të mirë.Skeletet e tyre janë ende aty,në fund të detit,nën këmbët tona.Midis tyre edhe skelete të njomë fëmijsh dhe nënash të reja.Shqiptarët,që kanë paguar përherë shtrenjtë,paguan përsëri.Këtë herë lirinë e tyre.Dhe ëndrrën Europë.Ndërsa Europa i mbante më shumë me moral dhe me ndonjë ndihmë të vogël.Ajo kishte harruar se ishin shqiptarët ata,që,me shpatë në dorë kishin mbrojtur qytetërimin europian.Europa duhej të kishte bërë më shumë për shqiptarët.Ata e meritonin dhe e meritojnë mbështetjen e saj.Ashtu siç e meritojnë futjen në familjen e madhe të Bashkimit Europian.Shqiptarët ishin të vonuarit,por jo fajtorët.Është fakt.Askush nuk i pranoi shqiptarët me dëshirë në Europë.Asnjeri prej shteteve të saj.T'i merrte në mënyrë të organizuar.Aq sa të mundte.Edhe Italia duhej të kishte bërë më shumë për shqiptarët.Të sillej edhe më njerëzishëm me ta.Edhe rastet e rrallë të veprimeve të pahijshme të ndonjë shqiptari aty,media vendase i ka fryrë si tollumbace,duke nxitur ksenofobinë dhe racizmin.Mesa duket ishin harruar vitet e Luftës së Dytë Botërore,kur 40.000 ushtarët italianë,që kishin ardhur si pushtues në Shqipëri,pas falimentimit të Italisë fashiste,mbetën në mëshirë të fatit dhe nënat shqiptare u dolën atyre për zot,duke i mbajtur,ushqyer dhe mbrojtur prej ushtrisë gjermane,si bijtë e vet.

Oh,më pushtuan mendimet e trishtë ! Më shkëput prej tyre gjallëria e kuvertës,me udhëtarët e saj të shumtë,të gëzuar.Vapori modern i ngjan një qyteti lëvizës mbi Adriatik.Ai nuk do t'ia dijë ç'bëhet nën këmbët e tij.As për fatin e shqiptarëve.As të tjetërkujt.

Futem dalngadalë në mjedisin e tij të zhurmshëm,të hareshëm.Me mbresat e mia të veçanta gjatë vizitës në Itali.

Itali, gusht 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi EmptyWed Oct 15, 2008 1:37 pm

Ky shkrim i botuar ne gazeten e Athines ne gjuhen shqipe, eshte paraqitur pa asnje ndryshim, pra i plote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty
MesazhTitulli: Re: Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi   Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vijon Ne vendet e kontributit boteror ne Art, Letersi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: