Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi Trinomi i cicërimës

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptyThu Jul 10, 2008 10:20 pm

Poezi Trinomi i cicërimës Untitled.jpg.w300h305

Kristaq F. Shabani

Gjirokaster
Albania



Është me interes shkëmbimi dhe dhënia e mendimit për poezinë e sotme, në stadin që ajo ka arritur dhe si rrjedhojë nisma e marrë nga ju është efikase. Nga një vëllim imi i botuar shumë kohë më parë shkëputa disa poezi rinore.
KRISTAQ F. SHABANI

"Trinomi i cicërimës
"

Triptik poetik


Lirika Lulja e të puthurës dhe të tjera


Ndodhi çudia:

“Syri ngacmoi buzën,
Buza ngacmoi zemrën…
Ndodhi mrekullia:
”U shfaq trinomi i cicërrimës!”
Autori

Apeli i poetit
“O qenie njerëzore të dua të dashuruar ta gëzosh rininë tënde jetësore…
O qenie njerëzore, kërkoje fatin,ndoshta dhe të humbur dhe të jesh I sigurt se një ditë të bukur do të gjesh e do të më kujtosh mua…
O qenie njerëzore, të duash do të thotë të fitosh, por duhet të përkujdesesh për sytë e tu që të kenë gjithmonë dritë, për buzët e tua që të jenë përherë të ngrohta, për zemrën tënde që në folezat e saj të prodhohen ndjenja përherë njerëzore…

Principale

Ta hodha vështrimin
nën qerpikë,
mbi qerpikë,
mbeti jetime
folja “ik”… Pikë



Në podium
Stina e trëndafilit

1.
Eh, stina e trëndafilit,
buza s’të është lodhur
kurrë më shumë,
kur petalet e rozta bien,
lermëni të fle pak gjumë…
I hodha syrin trëndafilit,
më nxiti: “Petales merri erë…”
Dallova buzën në takim…
“M’u avit, hë ç’pret?”
2.
U ndrita
si një diamant i rrallë,
syri qeshte
me gjethezën e parë!
Ah, parabolë dinake
shpirtin ç’ma mbush.
ç’të thonë sytë,
s’ ta thotë askush!



1.Vëllimi i parë
Syri

E vijuar

Sytë thonë:…
Çel,
plas,
sjell,
hap,
shteg,
mall,
takim,
qesh,
dhimbje,
harresë,
ndarje,
fund,
tharje,
mund,
ndalesë,
mos,
kthesë,
lot,
drithërimë,
pikëllim,
përqafim,
kot…

Ah, këta sy,
me ç’ngjyrë kanë
thonë vetëm: BOTË…



Eklips


Mbyll sytë,
ëndrra më përkëdhel…
Hap sytë,
Ndriçimi
gënjeshtrën nxjerr…
Ç’është kështu me mua?
Të mbyll sytë
më pëlqen!…



Ëndërroj në hapësirën e mosikjes

Fanitesh te porta,
si ëndërr më ngacmon…
Mëngjes e mbrëmje
kaçurrelat ar
flladi adoleshent ledhaton…
“Ku je, pushtuese shpirti,
po të kërkoj?…”

Si zog më gazmohet zemra,
ajrin dehës ndiej,
si krahë dashuria
më pushton…
“Hape gojën, o ëndërr,
ç’do,… ç’do, ç’do?”
Për ty do të gjej,
në tokë a qiej
po më kërkove…,
gjithçka do!”
Dallëndyshet a mund t’i mjel…

Oh, mezi po pres
Aktin e natës përrallë,
firmim buzësh,
mosikjen tënde mbrëmjeve,
bashkë të heqim
e të vëmë kalendarë,…
Sa të lehtë do ta kem
pastaj frymëmarrjen!

Fanitesh tek porta
ja po të ndiej…
Jam gati të firmoj
mosikjen tënde që sonte…
E të të qep me puthje
si me penj…


Përse…

Përse, o topëz prej dëbore,
nisesh të vrasësh bukurinë?…
Shkrin rrugës fare papritur,…
Syrin e dënoj me kusht,
dorës i jap pafajsinë…
1976

Rëndesa e qerpikut

Meraku për ty
më mbërtheu si adoleshent,
asnjë çast s’më lëshoi nga kapsat…,
kokëfortësia bridhte
e lëshuar hemisferave të trurit,
thumbonte si arzë nevrike…
Meraku qerpikët s’m’i mbylli sonte,…
Përpiqesha t’i mbyllja,
i hapte sërish vetmia e gjerë.
Nata me orët e saj të rënduara
mezi ikte…


Trinomi i cicërimës

I thashë fjalës:
“Kaloje atë buzë, ngjason me prag!”
I thashë buzës:
“Prite atë fjalë, kërkon të të puth pak!…”
E nxita syrin të lëshojë
shkëndija papushim,…
I thashë zemrës
të rrahë
me rrahje të pazakontë
a mund?…

Fjala u bë varkë me lopata,
Buza në breg mali u shndërrua,
kufizuar me det plot tallaz,
zemra maste kohën me tik- tak…

E mbaj mend
atë Marathonomake,
si Leonidha duke vrapuar,…
Çeli cicërima
në muajin e nëntë: “Djalë”…


Gjeografia e syrit

Vajza sykaltra
detin
keni në sy;
sikur me detin
çmallohem unë
që nga Jugu vij….

“Ka det të gjerë në Alpe,…”-
i thashë shokut tim.
“Jo gabohesh,
merre gjeografinë hape,”
- më tha ai.
(Harroi që gjeografia
është jo vetëm në tokë,
por edhe në sy!…)
“ Ke të drejtë…
S’të kuptova, çudi!”

Vajza sykaltra
malit i duheni dhe ju,
emri i shumtë
Valbonë është këtu!

“Valbona nuk është lumë ,
por det…,”- thashë sërish.
“Jo, jo…”- ma preu miku im,
s’më flet për Det, por për sy…”
E pyes prapë me nxitim:
“A s’janë Valbonat gjithkund?”
Ngriti supin lart:
“Ç’të them dhe unë,…
S’të kuptoj,
ç’po ndodh me mua kështu!
E di:
“Valbonat janë gjithkund…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptyThu Jul 10, 2008 10:40 pm

Edhe pse të shkruara në rininë e poetit shtu siç shprehet Kristaq F.Shabani: "Nga një vëllim imi i botuar shumë kohë më parë shkëputa disa poezi rinore", në arenën e meditimit dhe nivelit artistik, vargjet e këtij triptiku poetik, janë prurje e shëndoshë! Me vetëdie konstatoj, se magjinë e artit poetik, poeti e ka perdorur me pak fjalë , por me domethëni të thellë!

Eklips

Mbyll sytë,
ëndrra më përkëdhel…
Hap sytë,
Ndriçimi
gënjeshtrën nxjerr…
Ç’është kështu me mua?
Të mbyll sytë
më pëlqen!…


Gjithë kjo natyrë e të përcjellurit, krijuesit i ka vënë vulën e përhershme të kërkimit artistik ! Suksese !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Poemth vilaret everdhe   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 12:32 pm

* * *



I nderuari zoti...., zgjodha gazetën tuaj, për të ripublikuar librin tim “të vogël” “VILARËT E VERDHË” (POEMTHI I KUFIJVE) me kopertinë të ideuar sipas substratit letrar të poemthit nga Ing. të talentuar dhe intelektualit vizionar Albert Lenja... Publikimi i këtij libri them se do të hapi një rubrikë të re diskutimi. Me këtë libër janë njohur intelektualë të sprovuar brenda dhe jashtë vendit. Mund të pohoj se shumë shkrimtarë, studiues, albanologë të shquar, kanë thënë tashmë fjalën e tyre, e cila në një kohë të përshtatshme do të gjejë edhe dritën e daljes në pah të saj. Shtysa që më dhanë katër miqtë e mi studiues kosovarë më obliguan për ta ripublikuar këtë poemth në një gjetje kohe të “përshtashme”. Duhet të theksoj dhe e kam për nder që rolin e konsulentit në këtë vepër e ka luajtur studiuesi i madh grek i fushës hulumtuese historike, botuesi i një varg veprash të krijuesve të rinj të talentuar shqiptarë në emigracionin e viteve ‘90, arvanitasi i madh Aristidh P. Kolja, i cili e ka nxitur botimin e kësaj vepre. Aristidhi ishte një studiues i nivelit të lartë, i cili kërkonte të të ringrinte ‘urat e shembura” të lidhësisë shqiptare , të cilat i kishte shembur koha. Unë në shtëpinë botuese “THAMIRIS” (e “përkthyer” në shqip “e tha mirë” ka botuar dhe që kam pasur sukses të madh, sidomos me dy librat e mi të tjerë “PULSI I DHIMBJES” dhe “SELI NË QIEJTË”(shqip, greqisht, anglisht), jo vetëm në vend, por në një hapësirë të madhe. Ky ribotim i poemthit është një homazh i madh edhe për përpjekjen e gjallimit që kishte nisur studiuesi i madh, por që iu pre në mes. Një diçka që më ka “befasuar” dhe që duhet evidentuar ka qenë se si Profesor Rexhep Qosja apo shkrimtari i madh Ismail Kadare, nuk kishin njohje të mirëfilltë me të: I pari nuk kishte një njohje të përciptë në kalim, ndërsa i dyti e njihte nëpërmjet letrave studiuesin Aristidh Kolja, autorin e librit madhor “Arvanitasit dhe origjina e Grekëve” , të cilin e ka ribotuar disa herë në shtetin helen dhe është i përkthyer edhe në Shqipëri nga Shtëpia botuese “55”.

Ishte 2 shkurti i vitit 1998, në rrugën “SINA” 32, kur Akademia Franceze kishte organizuar një prezantim spektakolar, impresionant të librit Ismail Kadaresë “Spiritus” në Athinë, dhe ku ne krijuesit në emigracion në Greqi, të iniciuar në një Shoqatë intelektuale “ARBËRIA”, të ftuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, morëm pjesë në këtë prezantim sa të gjallë, aq emocionant, sa krenar, aq dhe mbresalënës, ku shkrimtari Ismail Kadare u kujdes edhe për krijuesit e botës shkrimore, ku ne në fund të takimit të madh patëm rastin t’i dhuronim librat tanë “ të dalë në MATERNITETIN E KRIJIMIT të fjalës së lirë. Në ditën tjetër, pra më datën 3 shkurt 1998 ne realizuam së bashku me poetët e tjerë pjesëmarrës, midis të cilëve edhe shkrimtari Pirro Loli, publicisti Albert Zholi, poeten Majlinda Zeneli, komedianen e njohur Adelina Balashi, përkthyesin e shquar të Ernest Heminguejit dhe Agath Kristit shkrimtarin Sazan Gjomema, poetin Primo Shllaku, botuesin e revistës Krijime bashkohore greko- shqiptare Fredi Mërkuri, botuar nën kujdesin e mikut tonë shkrimtarin shumëplanësh, madje dhe aktor interpretuesin e Skënderbeut, Dinos Kubatis, arvanitasi tjetër, i cili sot është në krye të një organizacioni shkrimtarësh në Salaminën e dëgjuar, ku para disa kohësh organizoi dh eKongresin eInternacional, ku mori pjesë edhe delegacioni ynë i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania, me qendër në Gjirokastër, por edhe shumë të tjerë me të cilët realizuam njohjen vizuale dhe një kontaktin intelektual të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare me studiuesin Aristidh Kolja, ndërsa njohjen e Profesor R. Qoses me bollëkun kualitativ të veprës së Aristidhit dhe m e librin “Vilarët e Verdhë” e realizuam në Panairin e Librit në Gjirokastër, organizuar nga “SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË” para disa vjetësh, ku Profesor Qosja mori pjesë.

Kristaq F. Shabani , shkrimtar , poet, Anëtar i I.W.A, W.P.S

Kryetar i Lidhjes së Krijuesve”PEGASI” Albania, me qendër në Gjirokastër



Gjirokastër, më 16.08.2007





NJË THËNIE MBI THËNIEN

* * *

Tentohet përsëri përdorimi i “Vilarit të Verdhë”. Opsione, të cilat kërkojnë të përsërisin “thikën”. Dhe kjo kërkohet të ndodhë në momentet, kur “Stërnipërit” diplomatë dhe politikë, kanë shansin të lajnë fajet madhore të “Stërgjyshërve politikë” nëpërmjet dhënies pa hezitim të pavarësisë së Kosovës. Asqë duhet të dalë në pah tash për tash opcioni i bashkimit të Kosovës me trungun amë. Pasi edhe një fitore e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, siç thuhet edhe në poemthin tim në kryevargun e fundit: “KUFIRI FORMOHET SËRISH” është realizues, por edhe tronditës për ata që s’e ëndërrojnë këtë obligim dhe detyrim të politikës terse botërore dhe që kanë qenë autorë të këtij akti drastik dhe therës të damarëve tokësorë... Edhe me Rusët, po të bisedohet kokë më kokë, kam përshtypjen se do të arrihet objektivi, por ne në këtë kuadër po tregohemi të paaftë, duke përdorur një politikë minore. Le ta shfrytëzojmë për të mirë atë miqësi të dikurshme shumëkohore edhe pse edhe të sotme demokratike, por diplomatët tonë, nuk po nxitojnë në këtë korsi, ndoshta edhe nuk e kanë aftësinë, pasi nuk e njohin traditën e miqësisë, madje dhe në fushën shpirtërore. Ne me rusët jemi shumë të lidhur, pasi edhe në Art e Letërsi kemi simpatinë tonë të veçantë që ata e dinë mirë. Ata nuk duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë Kosovën, për të zgjidhur ndonjë problem të tyre madhor. Unë them se mendimi i shkrimtarëve dhe poetëve rusë të sotëm është pozicionant dhe aktiv, lot rol. Opcioni ynë i bashkimit, një rihedhje e tillë ”bashkimi”, në këtë kohë, në vend që të lidhi “gërshetën” e shpleks. Shoh me këndvështrimin tim se shumë nga të ashquajturit apo të quajturit politikanë, të cilët nga mosha janë të rinj, nuk prodhojnë dot politika të reja, pasi u mungon kulturimi politik dhe diplomatik.Disave, si rrjedhojë e hipjes pa shkallina në pushtet e duke marrë funksione të larta të parakohshme, që si meritonin, po sjellin shumë “tollovitje” dhe “kollotumba” në politikën shqiptare, ndërsa dis atë tjerë treguan se, meqë janë të vendosur në “fushën e shahut” me “gisht” apo me gjithë “dorën” nuk dinin të loznin në fushën demokratike “të shahut”. Edhe “të rinjtë”, shpesh ngjasojnë me “PJESËN E VJETËR TË KOKËS”(motivimi im) që është i destinuar të prodhojë vetëm mendime të vjetra, plane e projekte, të cilave u ka kaluar koha. Kjo ka një rrafsh të madh demonstrimi. Mendoj se duhet të futen në lojë “ njerëz të rinj, intelektualë, që janë lënë pa të drejtë në fushën e e inaktivizimit , që janë të shumtë, por fataliteti i caktimeve partiake , i ka lënë jashtë listës dhe i ka varfëruar së tepërmi në këtë kaotizëm të arkitekturuar, që stopon ecjen e Shqipërisë në rrugën e ëndërruar. Partiakët dhe “Patriarkët” zbresin te masa e anëtarëve partisë, të marrin forcën dhe “duartrokitjen”, por nuk zbresin te “shkolla e madhe intelektuale e këtij vendi që prodhon INTELIGJENCË”, nga të cilët ndoshta kanë frikë. Kontakti gjithmonë me elitën i frikëson dhe u “heq “gradimet”. Mediat kanë mbetur sot te disa përfaqësues që shpesh herë në debatet televizive nuk thonë gje dhe fryhen, sikur kanë zbuluar “teorema”! Praktika e të paftëve apo e shpërblimeve partiake, duhet të flaket në rast të kundërt do të vijojë ky vilar i verdhë edhe brenda vetes, shteti do të mbetet skeletor, aspak demokratik, do të vijojë kancerizimi, korrupsioni do të “bukurohet”, “tregtimi i mishit të bardhë” do të marrë përmasa më të gjera, privatizimi i departamenteve dhe vendeve të punës do të mbretërojë për përftesë individuale, do të ndeshemi me një degjenerim antidemokratik të tejskajshëm. E meta jonë kryesore është se nuk godasim tek “trungu”, por merremi me degët e sidomos me gjethezat. Nderi “Sa bukur me kenë shqiptar” do të ulet në shkallinën e fundit... Le të përpiqemi ta ngrëmë këtë nderim me akte të mëdha përfaqësimi, siç e kemi treguar katërcipërisht në Letërsi, Art, Kulturë, Sport e tjerë... Kjo ishte një pjesëzë e nevojshme “morale” e kësaj të THËNE.

Vilari i verdhë është si kuskuta e verdhë, që të merr frymë, po kështu edhe “akrepat e verdhë “ që arrijnë deri në Qeveritë që krijohen. Ndaj kërkohet një sulm frontal, i organizuar më së miri për çështjen e madhe kombëtare, të cilës çdo ditë i ikin ditët... Ishin 120... Në këtë veprimtari intesive ndaj veprimit të Vilarëve të Verdhë duhet të angazhohet SHOQËRIA E VËRTETË CIVILE E SHQIPËRISË DHE JO ATA QË LOZIN ROLE “PUPACESH”... për të minimizuar efektin e veprimit të Shqoqërisë Civile, e cila, po qe se nuk futet në “PARTE”, nuk merr dot role drejtuese dhe angazhuese, është pra e asfiksuar.

Jam i detyruar që të botoj në gazetën, që ka folur më hapur dhe më në favor të kësaj çështjeje madhore, pasi unë i përkas moralitetit kombëtar dhe ftoj pas kësaj gjithë “të mirëfilltët”, pa asnjë tentativë të avancuar nacionaliteti të japin mendime.

Do të dëshiroja që veprën time, ndoshta si numër faqesh është e vogël, por ka përshtypëzuar gjithë nivelet intelektuale si dhe njerëzit e thjeshtë brenda dhe jashtë vendit, të rilexohet. Ndaj këtij poemthi kanë reaguar dhe ashpër qarqe të ndryshme, të cilat kanë realizuar “motivime”, të cilat mua nuk më kanë përshtypëzuar. “Poemthi i Kufijve” apo “Vilarët e verdhë” e ka parë qysh kurrë dritën e botimit, nga Shtëpia Botuese “THAMIRIS”, në vitin 1999. E rijap këtë në kohën më të “bukur”, kur gjithë duhet të angazhohen maksimalisht për të realizuar detyrimin moral dhe patriotik. Ky poemth, kam bindjen, se bën një punë më të madhe se mijëra analiza dhe fjalë “shtypi”. Këtë nismë tashmë e mora dhe si Njeri i Letrave, si Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, me qendër në Ohajo (SHBA), si i vetmi anëtar i kësaj Lidhjeje në Shqipëri, e cila krahas të tjerave merret edhe me të drejtat e njerëzve dhe të shteteve, përveç profilit të saj Letërsi, Kulturë, Art, deri në propozime për Çmimin e Madh “NOBEL” ; po kështu këtë nismë e marr edhe si Anëtar i Lidhjes së Poetëve Konteporanëme qendër në Larisa , ku marrin pjesë 542 poetë nga 82 shtete. Kaq mjafton. Të tjerat thuhen më poshtë. Një botim i plotë do të hapë horizont, por njëkohësisht do të krijojë dhe reagim dhe reagimi më pëlqen, bashkë me guximin intelektual është një duet i ndritshëm.



Gjirokastër, më 16.08.2007

Shënim: Fatkeqësisht ky shënim dhe poemthi, që është botuar ne disa qindra kopje, mjaft i njohur dhe i dashur dhe që trajton probleme madhore, nuk u botua në gazetën , te cilës iu drejtova, paçka se ajo ka marrë “përsipër” të mbrojë çështje të mëdha kapitale, por që të realizosh këte duhet shkallë e lartë përgatitje dhe aftësimi dhe nuk realizohet dot vetëm me vendosjen e një objekti..

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 12:32 pm



KRISTAQ F. SHABANI






“Vilarët e verdhë”(Poemthi i Kufijve)




Botuar në vitin 1999 nga Shtëpia Botuese :THAMIRIS” Athinë



Botues: Aristidh P. Kolja










* * *

KOMBI



Sy prej smeraldi

me vështrim perëndish,
Dhëmbë diamantë



pa kufij tretjeje,

Organe vitale

në trup me përbërje flori,

Në zemër njeriu AJZBERGË!


I.


Peizazh historik





Në se do të bëhej një pyetje: “Kush nuk e ka pasur konturin gjithmonë të plotë si komb?” Përgjigjja nuk do të rridhte në tinguj zanorë, por përgjigjja do të jepej me një vijë të verdhë të tymtë, që do të ngrihej në konturin e këputur, duke shenjëzuar këputjet e rrjedhura nga “vendime” të stërgjyshërisë politike”.... Buzëqeshjet skenike, lojërat kukafshehtas të “Edipëve mbretër”, passhpinat dinake, këputnin me “maja të mprehta” lapsash ngyroshë copa të kurmit të kësaj toke që prezenca e atij simboli të shpejtë fluturues me tipare të jashtëzakonshme, pavarësisht nga dasitë e ”kungulleshkës përrallëzuese” ribashkonte me fluturim dhe krahët e saj të detyrurara zmadhoheshin e zmadhoheshin të ruanin përmasën tokësore, identitetin...

Ç’masakër historike dhe ç’heroizëm mbrojtjeje!... Tingujt e gjuhës së lashtë shkruanin dhe transmetonin lirizmin brilant, fanatinë e të mbrojturit të nderit model... Nusja ngjante me lulemollën e famshme të miseve të pashpallura dhe të princeshave zana, që kapërcenin “vilarët e verdhë” të spekulatorëve tregëtues të pasurisë më të patjetërsueshme – tokës!... Mbi kurrizin tokësor importohej “identitet”; shartohej gjarpëri kameleon me “pulëbardhën” e hijshme! Makabriteti bashkonte më kërcënim minusin dhe plusin, duke u humbur në mugëtirë mendjeje kahjen... Kënga kishte tre vargje “barbe” dhe një refren manaferre. Jagot “krifëverdhë” në salete të mobiluar me kolltukë “augustinianë” e me lëmim e latim frazash, sakrifikionin, duke rritur përmasat e dhëmbëve të qenit kafshues... Kush pyeste për ulërimat e shprehjes, përpjekjen brinjëkëputur, por thika presore futej në mishjin e profilit tokësor dhe shitej me “balanca”, që kishin koefiçent të përkryer rrokës.

* * *

“Parisi sot shitet... Kush dëshiron ta blejë, zotëri?... Shitet vetëm me kaq..., “- thërriste Tellali. Reflektim reflektori: “Shitet Parisi?!” Pikëçuditsja këput mesin nga rebelimi.

Londra e luanit sot shitet!”... Tellali s’dihej nga origjinohet! Xhentëlmenët vendosin binoklat dhe bëjnë pipëz veshët: “Londra?” Tellali ka nevojë të vizitohet në një spital psikiatrik...”.

Pas Londrës i vjen radha Neë Yorkut, Petërburgut, Stambollit , Madritit..., Berlinit...

“Berlinin duan ta shesin? Çenduria ngjitet në Eifel.

“Nga është shitësi që ka marrë përsipër të shesë Berlinin? – pyet i stepur një Bis...

“Nga një shprehje gjeografike...”.

“Si? Shprehja gjeografike kërkon të shesë Botën?”

“Botës po i bie kulmi!... Më jepni aspirinën!”

* * *

“Pëshpëshet diplomatike hedhin baste;

bastet kafshojnë konture,

ua ngjitin artificialisht kulmeve,...

Njëshi, në mugëtirën e qiellit të çarë,

gdhihet “3”, “4”,...

“Patrici” i rrjedhur nga “Plebeu”

1,.... në shkallët që të çojnë

në bodrumin antik,...



Fryjnë erëra,

Princesha bën orgji me shërbëtorin....

Pastaj e vret me kamën e sertë,

përbrenda mban ardhjen

e një krijese fortësore...

Në heshtje t’i ngjaj atij

që më barrëzoi,...

Në prezantimin “kloun”: “Unazës p2.



Fshehtësisë i bie kallai. Kësaj fshehtësie koketë të vjetër sa vetë dinakëria e mbrujtur në magje të fabrikuara! Stërnipërit e politikanëve tokëngrënës kërkojnë të korrigjojnë fajet e origjinës së tyre. Copat e prera tërhiqen magnetivisht. Pasionet heqin veshjet mëndafshore dhe trupi i tyre i lakuriqësuar fillon tripletat, kuartetet lëpirse me këmbëngulje koteleje! Politikës i rritet bishti i rudimentuar. Boritë e alarmit bien të xhindosura: “Po ikin ata që kurrë nuk ishin njehsimi ynë. Kalvarët thyejnë eshtrat e tyre”. Po ra njëra prite se do të bier dhe tjetra.. Po ra... Mos, o Zot! Ku janë ndarë fetë? Lart apo në tokë? Mos, ndoshta në det? Armët vrasin pafajësinë e krijuar nga pafajësia e madhe. Sa herë që qëllohet nga sy të larmë, detësorë, të kafejtë si vetë toka, lëshohen shqiponja dhe fluturojnë drejt qiellit... Çudi e madhe! Qeniet e vrara ngjiten fluturimthi në qiell dhe një njeri më pak, por një shpend shqiponje më shumë...

“Është rrafshuar gjithçka..., “- deklaron i Urti.

“Po themeli është?”- pyet dhe qesëndis pyetja.

“Na duhet të shpëtojmë nga vilarët verdhacukë”.

Bler, Blertë, Bill, antitezë e Bis mar ku t,...

Ne po nisemi për aty ku kemi qenë...”.

“Mos qani, o Shtatore. Mjaft që të kuptoni fajet. Ne ju falim, por faljet ua vendosim në qafë si medalion”. Ç’stinë të jetë kjo?!;: .

“ËSHTË STINA E SHQIPONJAVE, O FOKA TË VJETRA!”

Gjirokastër, më 25 qershor 1999

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Vijon poemthi   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 12:38 pm

KRISTAQ F. SHABANI






“Vilarët e verdhë”(Poemthi i Kufijve)




Botuar në vitin 1999 nga Shtëpia Botuese :THAMIRIS” Athinë



Botues: Aristidh P. Kolja










* * *

KOMBI



Sy prej smeraldi

me vështrim perëndish,
Dhëmbë diamantë



pa kufij tretjeje,

Organe vitale

në trup me përbërje flori,

Në zemër njeriu AJZBERGË!


I.


Peizazh historik





Në se do të bëhej një pyetje: “Kush nuk e ka pasur konturin gjithmonë të plotë si komb?” Përgjigjja nuk do të rridhte në tinguj zanorë, por përgjigjja do të jepej me një vijë të verdhë të tymtë, që do të ngrihej në konturin e këputur, duke shenjëzuar këputjet e rrjedhura nga “vendime” të stërgjyshërisë politike”.... Buzëqeshjet skenike, lojërat kukafshehtas të “Edipëve mbretër”, passhpinat dinake, këputnin me “maja të mprehta” lapsash ngyroshë copa të kurmit të kësaj toke që prezenca e atij simboli të shpejtë fluturues me tipare të jashtëzakonshme, pavarësisht nga dasitë e ”kungulleshkës përrallëzuese” ribashkonte me fluturim dhe krahët e saj të detyrurara zmadhoheshin e zmadhoheshin të ruanin përmasën tokësore, identitetin...

Ç’masakër historike dhe ç’heroizëm mbrojtjeje!... Tingujt e gjuhës së lashtë shkruanin dhe transmetonin lirizmin brilant, fanatinë e të mbrojturit të nderit model... Nusja ngjante me lulemollën e famshme të miseve të pashpallura dhe të princeshave zana, që kapërcenin “vilarët e verdhë” të spekulatorëve tregëtues të pasurisë më të patjetërsueshme – tokës!... Mbi kurrizin tokësor importohej “identitet”; shartohej gjarpëri kameleon me “pulëbardhën” e hijshme! Makabriteti bashkonte më kërcënim minusin dhe plusin, duke u humbur në mugëtirë mendjeje kahjen... Kënga kishte tre vargje “barbe” dhe një refren manaferre. Jagot “krifëverdhë” në salete të mobiluar me kolltukë “augustinianë” e me lëmim e latim frazash, sakrifikionin, duke rritur përmasat e dhëmbëve të qenit kafshues... Kush pyeste për ulërimat e shprehjes, përpjekjen brinjëkëputur, por thika presore futej në mishjin e profilit tokësor dhe shitej me “balanca”, që kishin koefiçent të përkryer rrokës.

* * *

“Parisi sot shitet... Kush dëshiron ta blejë, zotëri?... Shitet vetëm me kaq..., “- thërriste Tellali. Reflektim reflektori: “Shitet Parisi?!” Pikëçuditsja këput mesin nga rebelimi.

Londra e luanit sot shitet!”... Tellali s’dihej nga origjinohet! Xhentëlmenët vendosin binoklat dhe bëjnë pipëz veshët: “Londra?” Tellali ka nevojë të vizitohet në një spital psikiatrik...”.

Pas Londrës i vjen radha Neë Yorkut, Petërburgut, Stambollit , Madritit..., Berlinit...

“Berlinin duan ta shesin? Çenduria ngjitet në Eifel.

“Nga është shitësi që ka marrë përsipër të shesë Berlinin? – pyet i stepur një Bis...

“Nga një shprehje gjeografike...”.

“Si? Shprehja gjeografike kërkon të shesë Botën?”

“Botës po i bie kulmi!... Më jepni aspirinën!”

* * *

“Pëshpëshet diplomatike hedhin baste;

bastet kafshojnë konture,

ua ngjitin artificialisht kulmeve,...

Njëshi, në mugëtirën e qiellit të çarë,

gdhihet “3”, “4”,...

“Patrici” i rrjedhur nga “Plebeu”

1,.... në shkallët që të çojnë

në bodrumin antik,...



Fryjnë erëra,

Princesha bën orgji me shërbëtorin....

Pastaj e vret me kamën e sertë,

përbrenda mban ardhjen

e një krijese fortësore...

Në heshtje t’i ngjaj atij

që më barrëzoi,...

Në prezantimin “kloun”: “Unazës p2.



Fshehtësisë i bie kallai. Kësaj fshehtësie koketë të vjetër sa vetë dinakëria e mbrujtur në magje të fabrikuara! Stërnipërit e politikanëve tokëngrënës kërkojnë të korrigjojnë fajet e origjinës së tyre. Copat e prera tërhiqen magnetivisht. Pasionet heqin veshjet mëndafshore dhe trupi i tyre i lakuriqësuar fillon tripletat, kuartetet lëpirse me këmbëngulje koteleje! Politikës i rritet bishti i rudimentuar. Boritë e alarmit bien të xhindosura: “Po ikin ata që kurrë nuk ishin njehsimi ynë. Kalvarët thyejnë eshtrat e tyre”. Po ra njëra prite se do të bier dhe tjetra.. Po ra... Mos, o Zot! Ku janë ndarë fetë? Lart apo në tokë? Mos, ndoshta në det? Armët vrasin pafajësinë e krijuar nga pafajësia e madhe. Sa herë që qëllohet nga sy të larmë, detësorë, të kafejtë si vetë toka, lëshohen shqiponja dhe fluturojnë drejt qiellit... Çudi e madhe! Qeniet e vrara ngjiten fluturimthi në qiell dhe një njeri më pak, por një shpend shqiponje më shumë...

“Është rrafshuar gjithçka..., “- deklaron i Urti.

“Po themeli është?”- pyet dhe qesëndis pyetja.

“Na duhet të shpëtojmë nga vilarët verdhacukë”.

Bler, Blertë, Bill, antitezë e Bis mar ku t,...

Ne po nisemi për aty ku kemi qenë...”.

“Mos qani, o Shtatore. Mjaft që të kuptoni fajet. Ne ju falim, por faljet ua vendosim në qafë si medalion”. Ç’stinë të jetë kjo?!;: .

“ËSHTË STINA E SHQIPONJAVE, O FOKA TË VJETRA!”

Gjirokastër, më 25 qershor 1999

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: vijon poemthi   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 12:41 pm

II.

1.

P

R

O

L

O

G



Kufij të rinj...

E tallura bridhte me vilarë të verdhë....,

vilarë të verdhë,

hidhnin pa kurfarë dhimbje PALËT

në grykë të kodrave “NJERI”,

lumenjve të rrjedhshëm,

tek ëndërronin me mbyllje qepalle:

K

A

T

A

R

A

K

T

E;...



I



Lidhje





Palët kontinentase

ziheshin e shtyheshin

jo nga dhimbja...

Nxitonin

si një erë

e çakorduar

që s’pyeste kufizimin...

Lodhja dhe stërmundimi

shqyenin sytë,

si kuçedër e kokave të ngjashme

të tejpërrallës

të stërthënë

në vesh të shurdhër...

Nxitonin

të iknin,

në çast

nga shfaqja e Dramës!...







II. K

R

Y

E



D

R

A

M

A



Vendoste dasitë

TRYEZA E RRUMBULLAKTË E ARRËS,...

Pranë TYRE

me shkelje syri

shëndetlitë,

tepsitë

me byrekë

të “KRYEGRAVE”,

të merrnin me të mirë

“LAPSAHEDHËSIT”...

Lapsat ngjyroshë

linin shenjë

në “HARTËN

E GJAKUT TË KUQ”!

Viti dramatik

kafshonte

me dhëmbë të verdhë,

të stërgjatur TOKA,

pa çarë kokën...

SHQIPËRIA

lëshonte pasthirrma

të mëdha dhimbjeje!

*

Një shigjetë:

Vizë e zezë ndarjeje...

*

Ndahej përgjysmë një ndodhi:

½ këtej,

½ andej!...

Ndahej përgjysmë Jugu,

ndahej përgjysmë Veriu,

i zihej fryma Lindjes,

ndjente zjarrmi Perëndimi;

ndahej përgjysmë një varr:

Koka këtej,

këmbët andej;

ndahej në strofa një këngë,

strofat mbeteshin pa refren;

ndahej në gjysmëlëvizje

një vijë valleje;

ndahej përgjysmë

një fejesë nga dasma,

përgjysmohej

“Shkëmbi i Trimëreshës”

nga “Honi i Hedhjes”,
“Portreti i Lavdisë”



nga “Garnizoni i Stepjes”,

“Hedhja e Trimtë”

nga “Nojma e Ndodhisë”;

*

Alfabeti 36 gërmash më dysh,

shtrinte dorën

të kapte M -ja N-në!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 12:42 pm

III

S

A

K

R

I

L

E

GJ

I



Këtu: “Një shigjetë”,

Këtu: “Një vizë e zezë ndarjeje...”.

“Spaletën e Artë” kërkonte “KRYESHKALLA”.

Hingëllinte nga vetmia KALI...

*

12 NJERËZORË protestonin,...

Në brendësi kishin

protestën lakuriqe,

të kafejtëtë Mijërave...

Jo, s’i pranonin “Vilarët e Verdhë”,

t’u prisnin kokat me thikë,

si pjepëra të jeshiltë!...

*

Kuskuta e verdhë

pickonte si mushkonjë,...



*

Dymbëdhjetë jetë njerëzish

para kularit ngritur;

Një lajmës sillte

një LAJM TË BARDHË –

FLAMUR PËRJETIMI,...

Por prita i preu

gjuhën lajmërimit,

mbi LAJMIN E BARDHË:

GJAKËZIMI!...





*

Trikëmbshi

dymbëdhjetë jetë varte,

fare thjesht,

Kërcënimi nxirrte

dhëmbët jashtë

dhe qeshas

këndonte Këngën:

“Lamtumirë, o TË VARUR!...”.

*

Palët largoheshin

për të prerë sërish

me vilarë të verdhë:

Gjysmëkodra,

¼. ¾

Gjysmëlumenj

¾, 2/3
Gjysmëpyje,


1/5,2/5



Gjysmëkëngë

1/5, 2/5

Gjysmëkështjella

1/7;...

Gjysmë....





E

P

I

L

O

G


Varroseshin


të dymbëdhjetë



në KUFIJTË E VJETËR,

PA ÇARË KOKËN PËR TË “VERDHËT”!

*

Në HARTËN E KUQE

me “Vilarë të verdhë” mbushur,

çngjyrosej dal nga dalë

“Vilari i Verdhë”...

*

Kodrat

Lumenjtë,

Pyjet,

Këngët,

Kështjellat,

Fytyrat,

Zemrat:

FYTYRËZOHESHIN!

Humbisnin Shën Stefanët,

Ambasadorët,

Traktatet,

Pasqyrat, Bis....

Dymbëdhjetë NJERËZORËT

GJALLOHESHIN!



Albani

* * * * * *

Mahnitshëm konturohej kokëfortë:

KUFIRI SËRISH!









* * *



Mermerin me lule

e vendosën...

Sa e pa “SYRI”,

Mermeri plasi...

Nga Mënga e SYRIT

nxjerr një “AS”...

Plasaritja kërkon

TERAPINË e DRITËS.



Fund



Bajram Curri- Gjirokastër 1978 - 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Shenime kritike   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:51 pm

Kristaq F. Shabani











Korsi e kaltër









shënime kritike



















“Marin Barleti”, Tiranë,2008







Kristaq F. Shabani

“Korsi e kaltër”

shënime kritike









Ideoi kopertinën: Autori



Copyright Kristaq F. Shabani, 2008


























Ta ruajmë gjuhën





Ah, kjo gjuha arbërishte,

Është gjuhë trimërishte…



Që të lartësohej gjuha deri këtu u deshën përpjekje, humbje, përplasje, mani të lulëzuara, dashakeqësi, “ndrydhje” copëtim gërmash përdorim gijotinash, eliminime fizike, projekte antikultirimi; notim në analfabetizëm që prodhon bisqe e këto degë e kurora paditurie …

Por, sidoqoftë, tashmë është arritur në një lartësi të paparë. Gjuhëtarët tanë me emër dhe gjuhëtarët e huaj, t ë cilët u bashkuan në një front të përbashkët për të zbuluar te shqipja diamantet dhe që dolën në definacione të mëdha Perëndia e Shqiptarëve Ë SHTË SHQIPJA”, apo “Shqipja si gjuhë gjeniale.” Shqipja është gjuhë e një populli që gjithmonë ka qenë i privuar nga liria, por që nuk i ka pushuar kurrë përpjekjet për të ruajtur konturet tokësore dhe gjuhën e tij të bukur. Paçka nga përpjekjet makabre për të ndaluar një gjuhë, për të prerë një gjuhë kaq të pasur, nuk u mundësua kurrë një gjë e tillë. Çuditërisht populli ynë, paçka se nuk iu dha mundësia të shkruaj herët me alfabetin e vet gjuhën e bukur, u profesionalizua kujtesa e tij, e cila u përcoll nga një brez në brezin tjetër me një aftësi të veçantë mrekullore. Përpjekjet e tij u konkretizuan në dy shekujt që kaluan, ku gjuha jonë shkoi gjjithmonë drejt gradientit rritës si dhe njehësimit të saj e pasurimit letrar. Brenda këtyre shekujve, sidomos u bë një përparim i madh në drejtim të krijimit të veprave letrare me tema madhore, të cilat, pa dyshim, janë fond i artë në “Altarin e Krijimit Shqiptar’. Në këtë altar futen të gjitha veprat e “prodhuara” edhe në vendet, ku banojnë shqiptarët. Lidhja e krijuesve “PEGASI” tashmë, të gjitha organizmat letrare, janë hedhur në një veprimtari të mirëfilltë për ta ruajtur dhe pasuruar gjuhën. Është një përpjekje e bukur dhe e mirë, ku mjaft autorë dhe krijojnë dhe botojnë veprat e tyre në shqipen e bukur si në: Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë.





Potenca e Fjalës



Fjala është diamanti i të folurës dhe të të shkruarit. “E para është fjala!” përkufizon Bibla. Ky përkufizim total ka treguar epërsinë e vet që nga krijimi i botës dhe që kur filloi predominimi i fjalës ndaj sinjaleve. Nuk po zgjatemi me gjëra të njohura si të folurit e fjalës, intonacioni i saj, të shkruarit, sepse këto janë të njohura. Do të ndalemi te potenca (forca) e fjalës. Po kështu këtë forcë do ta zbërthejmë në fushën që na intereson Letërsinë.

Sot shfrytëzohet së tepërmi potenca e artit të fjalës. Një vepër potente s’diskutohet, ka tërësi fjalës të ndërthurura, të pleksura, të ngjyruara, të dritëzuara, të hijezuara, të veshura me emocione dykahësh me prezencë të tharmit, por në sipërfaqen e “të shkruarit” ka dhe fjalë meite, të verdhura, në prag ikjeje, fjalë në pragardhjeje që janë sythime të veçanta e të nevojshme… Fjalët e stilizuara nuk mund të kuptohen pa prezencën e gjithë ngjyrymeve, sepse vetëm kështu kuptohet universializmi i fjalës, shkëmbimi i vlerës, kjo e ndërlidhur me semantikën (anën kuptimore) si dhe me rolin që lujnë fjalët në fraza, periudha, kapituj, akte, pjesë,…

Në një vepër letrare që plotëson këtë kontekst, në kuptimin e vërtetë, jo të fluturimit dhe të retushimit, fjala zgjidhet, përsëri zgjidhet dhe kalon në një proces të rëndësishëm që quhet përzgjedhje. Një gjuhë e cila ka pasuri fjalësh, pasuri kualitative ku sundojnë figurat, simbolet me përdorim elastik siguron një përdorim kursimtativ dhe kualitativ të fjalës, e cila varet nga aftësia e shkrimtarit, poetit për t’i dhënë kualitetin dhe gjallërinë në dy kahjet e përdorimit si edhe në kahjen e qëndrimit të vetë autorit ndaj përmbajtjes së veprës.

Vepra me përzgjedhje të tillë fjalësh ka shkëlqim dhe lexuesit apo vetë studiuesit gjejnë fushë të gjerë veprimi plot nerv, ku binden dhe kënaqen estetikisht. Që të arrihet në këto vepra kërkohet që vetë përfaqësuesit e botës shkrimore, ata që kërkojnë të lënë diçka, duhet të përpiqen shumë. E drejtë është se guximi apo të guxuarit në letërsi është diçka serioze, por e shton seriozitetin bukuria tërësore e veprës. Tashmë ka shumë vepra të sforcuara për të cilat autorët nuk konsultohen me njerëzit e letrave, specialistët për të dhënë dhe ata mendime. Nuk mund të rimëzojë kushdo, nuk mund të thurë vargje të shndritshme kushdo që ka dëshirë e pasion për të bërë emër… Nuk mund të bëhen vargje me fjalë të thata, prolikse në të gjitha strofat. Kësaj i thonë të ngjitësh vetëm fjalë. Kësaj praktike duhet t’i jepet fund dhe të operohet me vargje poetike plot ngjyrim për të cilët duhet të rrish gjatë që t’i provosh në rast se ke atë që quhet talent, apo dhunti! Sa e hijshme është parabola e mëposhtme: “Një bujkeshë kishte mbjellë një lloj gruri ku zogu i quajtur “Kutruvel” ia dinte anën si ta boshatiste kallirin. Bujkesha e mbolli grurin, por kur shkoi për ta vjelë nuk gjeti asnjë kokërr gruri në kalli dhe filloi të thoshte në formë mallkimi e pasthirrmimi: “Ah, more Kutruvel, ç’më bërë!” “

Ne poetët, shkrimtarët, njerëzit e letrave, duhet të prodhojmë vepra të bukura, që të mbeten dhe jo të na i marrë si grurin Kutruveli, zogu i çuditshëm i zhdukjes së farës. Pra, një vepër me fjalë të përzgjedhur, me forcë të madhe fjale hyjnore ( Këtë e jep vetëm fjala figurative, e bukur, dinamike e kukull, të cilës i flet syri e buza e bukur mund të bëjë plotimin e kësaj dëshire që e kanë gjithë shkrimtarët. Por nuk mund ta harrijnë gjithmonë se dhe potenca e fjalës ka probabilitetin e saj goditës. Nga ne kërkohet latimi i fjalës, ose siç thuhet gdhendja e saj, përllogaritja në vendosje në arkitekturën e të shkruarit ë sidomos në poezi që është gjinia më e vështirë… Shëmbëlltyrë pozitive e kësaj është përvoja e shkrimtarëve të mëdhenj, e nobelistëve.

Duhet të hiqet dorë nga dhënia apo stimulimi me çmime i veprave mediokre që ndodh shumë rëndom tek ne dhe aplikohet shpesh për të kënaqur miqësi dhe që paracaktohet qysh më parë pa filluar konkurimi i vlerës.

Shembull i pozitivitetit është juria e madhe e dhënies së çmimit “NOBEL”, e cila po të shikosh se kujt ua jep çmimet befasohesh se përcaktuese është dhe kjo që parashtruam ne më sipër: Potenca e fjalës.










Akrepat e orës së mbetur



E keni parë si ndjehet ora me akrep të mbetur? I vjen turp nga KOHA, VETJA, QIELLI, DETI, NJERËZIT, VENDI, LIBRI!…Tenton me një forcë të brendshme të lëvizi akrepat, por s’mundet… S’ka forcë “motorike” apo inteligjente. Naiviteti e lë orën kohore (trung) me akrepa të mbetur. (Edhe qyteti çudi kishte para do kohësh një “orë”, të cilës i lëviznin akrepat dhe banori i tij hidhte sytë në ORËN E KALASË madhështore që me melodinë e saj korsonte në pistën kohore me “DING, DANG, DING, DANG” në pozicione të ndryshme, në kullën L, P, J, V…

8 akrepë në pozicion “të mbetur’!… Edhe vetë njeriu shpesh herë i stresuar i ngjan një ore akrepmbetur! Ne e dallojmë orën akrepmbetur, por e qetojmë vetën në “stinë” dimërore që na dhuron “pranverën” e pasythuar…. Nuk ndihemi. Këtë bëjnë dhe ata që s’janë “divorcuar”…

Ç’përfitime do të kishte vendi në se mbeten të gjitha “orët”? Do të kishte më shumë “akrepmbetur”, të cilët nga mospunimi marrin ngjyrë të verdhë! Sa e vështirë është të mbetet një “ORË” e tillë!!...

Kur s’punojnë akrepat detyrimisht duhet të ndërrohen me të rinj. Vetëm kështu “ora” do të punojë dhe do të humbasë stacionimet e gjata apo luhatjet… Pse thoshin dikur: “Vetëm orët zviceriane punojnë “sahat”!”Një skulptor na tregoi një maket skulpturor ku ishte modeluar një “trok” kali që jepte përshtypjen e një ecjeje galopante. Troku, paçka se ishte “statik” impulsonte natyrshmëri lëvizjeje, pra nuk u ngjante “akrepave të mbetur”… Po sikur të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:52 pm

konturohet ky trok në mendjen e secilit? Do të buçiste lajtmotivi i ecurisë në të gjitha fushat. Ju lutemi mos këndoni refrenin “ORA ME AKREPË TË MBETUR”.

Duhet rendur… (Ne rendim…) Ja, dëgjoheni trokun kalëror drejt progresit! Në rast se s’do t’ua vendosin “akrepat” të tjerët që interesohen, vendosini vetë të shpëtoni nga akrepat verdhacukë, meitë, laramanë, merimangë, majmunë, “lule” kulpërverdhë…



Kush fajësohet për INTEGRIMIN E VONUAR?



nga KRISTAQ F. SHABANI



Integrimi në kuptimin semantik është një fjalëz e bukur që shumkush e ka dëgjuar dhe e dëgjon, por që ka edhe moskuptimin e saj. Duke qenë përfaqësues ligjitim i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” si dhe përfaqësues i botës shkrimore, dua të evidentoj se Letërsia, Arti, muzika, futbolli magjik janë integruar në Evropë, por politika “stonon”. Ne kemi një karakteristikë që më e profilizuar është tek politikanët me të bërit e tyre “politikë”. Mosavancimi në procesin integrues mund të ciklohet me fenomenin e “PENGIMIT TË VETVETES”. Ne kemi aftësi të çuditshme të jemi të profilizuar për të vënë “stërkëmbthe” vetvetes, ndërsa te vendet e tjera ne të impulsojmë. Çuditërisht kështu ndodhin këto akte me aktrime politike! Jo pa qëllim, që në fillesë bëra një pyetje për INSITUTIN E STUDIMEVE NDËRKOMBËTARE dhe plan programet e tij, duke evidentuar atë që çfarë roli ka kryer në realitetin “planin tonë kombëtar” duke dhënë efektivitetin. Është shëmbëlltyrë fakti evident që shqiptarët e emigruar janë futur në procesin integrues në vendet e BE në mënyrë shumë normale dhe të menduar.

Ne vijojmë të sfilojmë në podiume: Kryqëzim dijeje (në auditoret e Universiteteve), në qeverisjen vendore, në ushtrimin në kahje negativiteti të kompentencave qeverisëse dhe ato përfaqësuese, në moszbatimin e ligjësisë juridike, në gllabërimin e fondeve të akorduara, duke realizuar “privatizimin” e funksioneve shtetëror. Elementët “malformues” për integrim evropian. Kjo ndodh se nuk merren mendimet e inteligjencës reale, por ata që “formojnë” qeverisjet dhe rotacionet. I njëjti fenomen ndodh edhe me Shoqërinë Civile, ku merren mendime të një shoqërie të krijuar në mënyrë artifice, apo të krijuar artificialisht për të shërbyer shtetarëve.

Një karakteristikë tjetër e veçantë është se ne varemi dhe e tregojmë haptas hierarkinë vartëse, duke humbur pavarësinë që duhet ta kemi, kjo siguron dhe inferioritetin shumëplanësh, duke evidentuar se nuk shfaqim aftësinë, që në Piramidën tonë shoqërore intelektuale e gjen me bollëk. Edhe në organizmat vendore si në qytet apo qark, prefekturë nuk vendosen njerëz të plotformuar, por që shpërblehen dhe nuk kanë arsim përkatës e si rrjedhojë edhe listat për zgjedhjet hartohen të mangëta! Kjo është për t’u çuditur. Ku janë organizmat e zgjedhura apo të emëruara, me çfarë merren, duke mos justifikuar edhe shpërblesën e taksambledhësve shqiptarë. Pra integrimin nuk e ka vetëm Evropa në dorë, por edhe ne, që nuk realizojmë dot përfaqësimin. Sot u hap një horizont i vogël, i cili do të zgjerohet edhe me substratin që mbart kjo gazetë e re e Institutit, kur shumë shoqata apo lidhje këtu në Gjirokastër kanë gazeta që tash 10 vjet? Po Bashkia?! Qarku?! Prefektura si komunikojnë me popullin?! Ne shpesh kënaqemi me emigrantët tanë që punojnë në vende të Bashkimit Evropian dhe llogaritin ç’potencial financiar na sjellin! Kjo është fare pak për zhvillimin.









Këshillimi moral

Fjalëformimi, studiuesit dhe Universiteti



Shpesh ndodh, që njerëz që hiqen si studiues dhe madje kanë marrë edhe tituj të lartë në Tiranë në fusha të tilla të kërkimit si: “kokëqyp, kokëbosh, kokëlëmsh, kokëgdhë, kokëmollë, ... (vijon refreni i hulumtimit të kokëve deri te kokëderr) duan të krijojnë “ndërprerje”, të tregojnë se dikush është futur në “fushën e e tyre studimore” pa të drejtë, përdorin autorizmin “leksikologjik” dhe pronësinë e lëvrimit e të krijimit të fjlalëformimeve të reja. (Jashtë vendit thonë që sa shpejt merret titulli në Shqipëri!) Më e keqja është se këta studiues pa prodhimtari studimore mund të jenë kampionë të “pronësimit të departamenteve gjuhësore” që drejtojnë apo që japin leksione në Shkolla “ të larta” të vendit. Kur dalin në emisione televizive dhe i dëgjon teleshikuesi, tashmë me vizion, krijohet akt komik për përgatitjen e tyre. Vetëkuptohet që nuk janë të gjithë në të njëjtën gjendje, sepse ka kuadro specialistë të zotë, të mirëfilltë dhe që shkëlqejnë në profesionin e tyre. Këtë fakt e përmendim, sepse është bota shkrimore ajo që pasuron përditë dhe me mjaft vullnet gjuhën e pasur shqipe. Me këtë gjuhë mund të bësh çudira, sepse “rrënjëzimi” i saj, thellësia e rrënjëve të saj është e pushtetshme. Studiuesit e mirëfilltë dhe jo ata që janë “spaletizuar” dhe që s’kanë “punuar” në arën e gjuhës me shatë duhet të veprimohen. Shqipëria ka mjaft gjuhëtarë të zotë, të spikatur, të cilët i kanë dhënë shumë gjuhës shqipe. E, mbi të gjithë, Gjirokastra ndien krenari legjitime për Profesor Eqrem Çabej. Universiteti i Gjirokastrës ka zhvilluar sesion shkencor për këtë korife të gjuhës shqipe me pjesëmarrje edhe të albanologëve nga vendet e tjera dhe nga trevat shqiptare, por nismat e ndërmarra s’duhet të fiken. Studentët, të cilët vijojnë studimet në Universitetin e Gjirokastrës duhet të ndihen krenarë që do të “profilizohen” në këtë Universitet me një emër të madh, por edhe “trupa akademike” që ka marrë përgjegjësinë për të mbajtur të gjallë Universitetin duhet të jetë në nivelin e lartë.

Mendojmë se është e pamjaftueshme puna që bëhet për të njohur letërsinë e pas viteteve ’90, letërsinë pluraliste, të mendimit të lirë, pa “klishe” e “ganxha”, sepse edhe pedagogët nuk kanë përgatitje të mjaftueshme dhe autoritare për të analizuar këtë letërsi, e cila që po buis vrullshëm në Shqipëri. Nuk mund të shkohet më me praktika të vjetra të “kritiçizmit” dhe mbi baza sipërfaqësore e metodologji, që kanë dalë nga “moda” . Universiteti duhet të lidhet me krijuesit e fjalës, ata që japin kontribut në letërsi dhe mandej studiuesit e mirëfilltë (flasim për të mirëfilltët) të angazhohen me metodën efikase për të hulumtuar dhe për të propozuar e për të pasuruar Fjalorin e Gjuhës shqipe. Konstatojmë se nuk evidentohen fjalëformimet e reja të theksit të figurshëm, të cilat të emoncionojnë.

Është kohë që katedrat dhe departamentet të lëvizin dhe jo të “mjekërzohen” për të dhënë shembuj të kulmeve gjuhësore, apo të shembullëzojnë “figura të lëmit gjuhësor”, të cilët kanë qenë të ditur! Pamja e jashtme e tyre nuk shpreh “thelbin”.

Ne shkojmë drejt përmirësimit të gjendjes dhe ky vend kërkon studiues të afirmuar dhe një bashkëpunim të frytshëm studiues, shkrimtar, mësimdhënës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:53 pm

“Kiromantia ”në startim





1. Kur filloi “procesi i ndryshes” shkrimtarët dhe poetët dolën në rrugën e tyre. Gjithmonë tendenca e tyre është “ndryshe” dhe mendimi në “avancë”. Nuk shprehen kot: “Ecurinë e sjell ndjenja… Maskën e gris Maja e mprehtë e Lapsit…Në mendësinë e majës së mprehtë të Lapsit është piketuar progresi.”

2.Të diktuarit në të shkruar nuk ka lindur në lakimin e njëtrajtshëm

dhe në atë njëformësh, që ne citojmë në këto vite për “sistemin njëshor”. Ai është i lashtë sa vetë Lapsi.

“Të shkruash!…(përkthehet: “Atë që dua unë!”)”

“Të fokusosh!…(pëlqesën time…)”

“Të thuash atë që…(dua unë…)”

“Të pasqyrosh atë që…(pasqyron mëndja dhe truri im…)”

“Të largohesh nga ajo (që s’pëlqëj unë dhe suitizmi im)”

“Të të vijë frymëzimi (muza) kur të të…(them unë: lëre spontanitetin….)”

Diktimi të ganxhon tmerrësisht dhe si kuskutë të merr frymën, sidomos tashmë kur gjarpërinjtë kameleonë dhe kulprat luleverdha u janë ngjitur pareteve të “mureve” mendësorë…

Por, “Ovidët”( nënkupto poetët) përsëri jetojnë, përfytyrojnë, korsojnë në startime marrarendëse; përsëri realizojnë, përsëri nga ai maternitet që quhet “Materniteti i Krijimit Letrar” lindin krijesa të shumta që i “Hipotekon” ajo që quhet Bibliotekë Kombëtare e që ruan pasurinë shkrimore dhe vërshojnë “lumenjtë” në tru njerëzor.

“Ah, Julia!”- pasthirrmonte Ovidi, paçka se se internimi rumun e kishte hequr nga afresa e asaj Julie të bukur për të, por ndjenja e të shkruarit sfidonte Perandorin August, autorin e vrasjes së dashurisë në internimin e erës!

Vepra del e bukur, kur i funksionojnë të gjithë komponentët e saj dhe përvoja shkrimore botërore kështu sjell korifejtë, gjigandët dhe epokorët në letërsi.

2. Ndoshta tani na mundon paksa ai klimëzim i pashpirt, ai ngjyrim

meit që na “celebrarizon” duke na dhënë “minimume e minifunde jetike” e kur sfilon “maska” – fytyrëdytë dhe akrobacia me koefiçent të lartë mortor, por dihemi se një ditë “pasuria shkrimore e këtyre njerëzve të letrave do të vlerësohet dhe në epitafe do të vendosen jo buqetëzime me lule, por piktura të gjalla dhurimesh.”

3. Zhukat kanë miqësi me mushkonjat… U pëlqen këneta që sjell kënetëzim. Kënetëzimi është ambienti që preferon misteri i krekosur. Mos harrojmë bretkosat me korrin e tyre të orkestruar! Maja e Mprehtë e Lapsit mundet të luftojë kënetëzimin dhe baltosjen!

4. Lavde, lavdim, thurje buqete! Triumf mbi “parmakë të sëmurë”. Krekosje dhe ngërdheshje pak parfum të tipit “Acua di gio” dhe kundërmon edhe një “tru i mefshtë” derisa parfumin ta përpijë bashkëshorti.

Mjaft me artifice dhe mbledhje njerëzish pasionantë që janë mësuar vetëm të ngrënë dhe të ringrënë bus – te dhe për - mend – ore! Mbajini brenda vetes këto sajime shtatoresh të formuar nga mermerë që dyshon edhe vetë për bukurinë dhe bardhësinë si dhe e kupton krisjen.

Të mëdhenjtë natyrisht janë krenaria e një kombi. Kombi pa ta dhe duke u goditur ata shplekset si një dantellë! Po cilët janë ata natyralët?… Artificia dhe të krijuarit rishtas sipas etjes dhe ngjyrimit çngjyrosen me një të rënë të majës së mprehtë të lapsit…

6. Plurimendimi ka flokë të gështënjtë, por nëpër këto ka dhe fisnikëri. Rrymat dhe rrymëzat përfliten shpesh. Motivimi? A mund të kufizohen ndjenjat, dashuritë dhe mendjet?! A mund të flitet për liri ndjenje kur ka karficëzime dhe s’ka oqeani apo deti rryma e rrymëza?! Ku është dallga? Ku është burimi? Lenani, o njerëz, të pimë ujë te mëma! Ne krijuesve nuk na duhen “qyngjet përcjellëse”. Deti përfytyrohet me gjithçka ka edhe me guralecë, edhe me fokat, edhe me balenat, edhe me fiqtë dhe iriqët e tij…, natyrisht edhe me algat.

7. Etja i ka kapur të gjithë. Kjo vërehet në sprovat në gjinitë letrare,

në publicistikë, në korsi të gropëzuara, në galopi kuajsh dhe në ëndrra qiejsh.

“Ç’janë gjithë këta që sprintojnë?” – pyesi dhe ata që fituan “titullin” shkrimtar me dekretime…

Një garë maramendëse! Ata ligjësojnë ende në podiume që i maskojnë me mozaikë dhe kurrë nuk mbyllën ciklin së toku me dekretuesit e tyre! Këta krijojnë lidhësi të reja me Evropën. Po pjesa e re e kokës ku është fshehur, apo e kanë fshehur? I kanë mbyllur gojën me një beze “plurale” për t’i thënë : “Fol!…”

Ç’cikël vegjetativ i gjatë! Sa do ta dëshironte dhe një halor një cikël të tillë! Cikël të gjatë kanë vetëm të talentuarit.

8. A ekziston një çelës i artë të hapë portat e të bëjë gjoja të – pa – varur, apo të gazetave të pa- varura? Parmakët e sëmurë kullojnë miell druri. Qiejt janë mbushur me shtëllungime resh. S’di se ku është Mbreti i Erës, apo i Erërave! Dilentantizmi ka privilegjin e madh se vetë shkruan dhe vetë lexon, vetë bën show, vetë sfilon, vetë nxjerr “misterin” dhe “missim”… Pak dëgjojnë…

Këto janë “komedi” që ndodhin nën dirigjimin e hënës si drapër që shkon drejt venitjes. Por ç’duhet bërë? Të lëvizet për të ecur ku duhet dhe si duhet edhe në fushën e krijimit. Ndihma s’bie si meteor nga qiejt e shumtë.

9. E shoh në rrudhat e duarve dhe të fytyrës, ballit e qafës se ç’do të ndodhë nesër! Ejani, vraponi të njihni kiromantinë tonë, një kiromanti do t’ju kënaqë ju. Edhe ne po aftësohemi në artin kiromantin.

10.Pa mllef çmimet jepuani atyre që kanë nevojë për çmime. Përlotje në këtë muzg që të çmend. Edhe veprat presin agimin e dëshiruar. Proliksiteti dhe rakitizmi letrar po sfilojnë përkohësisht!

11.“U mërzitëm, - na tha një lexues i letërsisë, - me këto cingërima që botohen në gazetat e ngjyrosura apo që hiqen pa ngjyrë. Ku është selektiviteti? Kritikët e diplomuar marrin pjesë në parlamentin e kritikës së heshtur”! Retorika është hedhur nga trampolini. Po mbushen rubrikat e gazetave me tituj “Nderi i…” Shkrimtarët dhe poetët do të fillojnë të marrin titullin më të madh “Nderi i librit”. Donim ta mbyllnim këtë shkrim me një thirrje të pazakontë: “Ktheni sytë dhe nga ne…Shoqëria ka nevojë dhe për trurin…”

“Ndryshja” kërkon mendësi ndryshe.

Botuar në gazetwn “PEGASI” Nr.1 maj 2002



Ilustrim

KIROMANTIA INDIANE NGA BOMBEI



Drejtori ishte me dy fakultete. Ishte njeri që vishej me shije. Kishte qejf të mbante flokë të gjata si dhe një kravatë, që i shkonte mjaft me fytyrën e tij. Mbante dhe një jelek karakteristik. Ishte njeri tepër i zgjuar. Ne kishim shumë respekt për të sidomos për aftësitë e tij. Një ditë u çudita kur e pashë në një vend tek një kiromantine indiane, e cila shquhej siç thoshnin në NEW – YORK dhe njerëzit shkonin të përcaktonin fatin duke besuar totalisht në ato që ajo zbulonte në proçesin kiromantin.

Të nesërmen i thashë në konfidencë drejtorit: “Ju pashë dje, zoti drejtor, në bulevardin Tet, nr.46 tek vitrina nr.2”.

Ai u çudit dhe sakaq më tha: Po, isha atje, te kiromantia nga Bombei. Të them të vërtetën jam befasuar, mahnitur. Jam komplet i çuditur! Ajo m’i gjeti të gjitha. Duhet të jetë o Perëndeshë, o Djalli Vetë!…”.

Edhe unë u habita. Në trurin tonë vërtitej ideja: “Do takohem dhe unë me atë kiromante.”

Të nesërmen u drejtova tek “Zyra me Vitrina” për të lexuar fatin tim. Indiania ishte një femër e plotë me një bukuri të praruar, ku çdo gjë në fytyrën e saj ishte vendosur në mënyrë simetrike. Kishte një trup të kolmë. Shkurt ishte e lezetshme. Pasi u përshëndeta me të dhe i tregova kërkesën time ajo, pa e zgjatur, më mori dorën dhe filloi të më lexonte kaq natyrshëm fatin tim saqë unë u befasova. Midis të tjerave më tha:

Ti ke lindur pa fat. Me një fat shumë të keq. Mëma të ka lënë dy vjeç. Deri në dhjetë vjeç ke ecur mirë në jetë. Pastaj kanë filluar vuajtjet e tua të panumërta. Pas kësaj periudhe ti je ndjekur nga fati i keq. Do të vuash shumë, pastaj do të biesh në qetësi, në paqe: do të martohesh dhe do të bësh një vajzë të bukur, e cila do të jetë bardhësia e jetës, lumturia jote dhe e familjes. Nuk do të sëmuresh më dhe ç’është e drejta do të jetosh shumë gjatë, pavarësisht nga vuajtjet që do të kalosh…”.

Edhe mua m’i gjeti të gjitha kiromantia nga Bombei. Siç tha drejtori dhe mua më lakuriqësoi. Që atëhere unë e besoj kiromantinë…

Një shokut tim ajo i tha shprehimisht: “Tri gra do të ndash. Je pak gjuajtës grash. Këtë ves duhet ta heqësh se grave s’u gjendet fundi se do të mbetesh rrugëve! Ti beson shumë dhe njerëzit si ti që besojnë, ata gabojnë gjithë jetën.”

Kiromantia qëlloi në shenjë. Të jetë rastësi?! S’ka se si… Këto janë prova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:54 pm

Ku e ka stacionin hiperbola?…





Hiperbola ka stisur krahë fluturues në një përpjekje flegmatiko - kolerike me dozime sanguine. Hiperbola ushqen tru njerëzorë që nxitojnë të “tundin” flamurkat ylberorë me nuanca ngjyrë molle, banane, mushmollë, ngjyrë alge, qershie, qielli, deti, lëpjete.Nxiton pasioni në “lokomotivën” e së nesërmes duke çarë tejpërtej mjegullën, smogun e hirtë. Nata do të ketë fytyrë të ditëzuar duke e konkurruar ditën. S’do të lodhemi më me raportin që na ka mërzitur kaq gjatë Ditë - Natë… Nga oazi i mbajtur kyçur do të “lëshojmë” lumturinë… Do t’ju japim në pronësi qiejt, detet, oqeanet… Do ta zhdukim somnambulizmin energjik. Në vend të bindovileve do t’ju ndërtojmë vila falas… Do të eliminojmë taksat… Do të hapim burimet e dritës dhe shtëpitë tuaja do të llamburisin nga ndriçimi… Në këtë kuadër do të lëshojmë rrezet e diellit, të cilat i kishim mbajtur në rezervë me dashje. Dashurive do t’u hapim portat, duke u dhënë më parë çelësat. Trurin do të fillojmë ta vlerësojmë. Arushat do t’ju falim të lozni me to. Në qiellin e marrëdhënieve do të ketë veç behar. Falas do të keni përkëdhelitë, puthjet, librat, çmimet, bojërat, lodrat…

Hiperbola hiperbolizohet. E padrejta do të zhvillojë kurse trajnimi që të rikthehet në bazim. Konkurset do të jenë pa manipulime dhe pedagogët do të ndryshojnë “profilin” e “etikës”.Troç i troçit do të bëhet gjithçka troç: Prefekti, Kryetari i Qarkut, Bashkisë, Drejtorët e të gjitha rangjeve do të fizionominohen ndryshe… Kryetari i Bashkisë me këshillin bashkiak nuk do të jenë farë e fis. Do të njihen vetëm atë ditë që do të ulen në “karrike”… Shteti do të jetë i ëmbël. Drejtësia do të të japë të drejtën. Bakshishi nuk do të njihet. Gjelbërimet në të gjitha fushat do të “plasin”. Luga e florinjtë pas gjithsoj betejash dhe veprimesh drastike do të fillojë të jetë “tenorja” e parë! Do të fillojmë të zbrasim me lugë “detin”. Lypsat do të kenë çuditërisht krahët… Eh, ç’programime të detajuar me ajër të lirë, zhvillim në të gjitha fushat! Shkencë – kulturë - mirëqenie e përgjithshme jo vetëm për tokën, por edhe për qiellin…S’ka më robdishamber, tableta për t’i pirë për dhimbje koke dhe tensionimi. Kurimi për shumicën e popullsisë falas. Hiperbola vrapon në në pistën e “ekskursionit”!



NE OPTIKEN TONE TE MEJDANIT



“BYÇYTIZMI” SHPETON “VETVETEN” DHE…

(Replikim i vonuar)



Në revistën “KOHA”, revistë kjo e përdyjavshme, datë 16 Mars 2001, Nr 52, botohet një artikull me një “memorial patriotik” për invadimin kulturor. Në rreshtat “narrative” të këtij artikulli për Gjirokastrën midis të tjerave shprehet: “… ekziston dhe një shoqatë tjetër e quajtur “PEGASO”, ose Kali me flatra e përkthyer në shqip…”

Zoti Bytyçi harron se një e tillë ekziston dhe në Tiranë e cila është krijuar pas tonës… I nderuari Bytyçi, duhej të kishte marrë kontakt me ne për t’i shpjeguar veprimtarinë tonë të gjithanshme për të ndihmësuar në kulturimin dhe në ritjen e cilësisë shkrimore. Në krye të kësaj lidhjeje janë poetë që kanë shkruar libra si “Vilarët e verdhë” etj, që zoti Bytyçi nuk i shkon mendja as në ëndërrimet qiellore. Akrobacira të tilla janë “fluturime komike” për të shfaqur gjoja tendencën e “mbrojtjes së vlerës”. Një replikim i tillë i vonuar është çështje taktike me qëllim që refleksioni dhe kërkimi i të falurës ndaj nesh të jetë i menduar dhe zoti Bytyçi, ky “kampion i madh i patriotizmës” të mbete pa flatra e me krahë të këputur në një përkthim shqip. Zoti Bytyçi duhet të pajiset me “Bianco”… dhe ndonjë tjetër si ai që nuk ngjitet dot në “selvi”.

S-ja rrëzon themelet në shqip.







Poezia është sentencë figurative

Flitet shpesh për poezinë, vlerën e saj, por përgjithësimi është mbizotërues ndaj detajit dhe dhënies së kontributit në këtë “pistë figuracioni”, ku mendimi duhet të jetë i një shkalle të lartë. Thuhet që poezia shkruhet, por mendoj se poezia është një “akt i dhuruar” në çaste magjie, ndaj shkallinat e saj të larta nuk arrihen nga të gjithë, që e provojnë “startimin “ poetik, një nga “tentimet” më të vështira. Rëndom thuhet shpesh: “Shkruaj poezi…” Kjo është një shprehje që pohon diçka, por nuk tregon “cilësinë” poetike.

Poezia është ngacmim i realitetit, i qiellit, i mendimit, i pamjes , i konturimit, i të dukurës, i prurjes dhe i arkitekturimit, lidhjes, ngjyrimit, eklipsit, ylberit, tallazitjes…

Një nga elementët më pikantë të poezisë është fjala e figurshme, e ndritshme, e cila kalon në një proces “kategorizimi e përzgjedhje” të detyruar. Kështu mund të flitet për konceptimin dhe shtrirjen në linja të asaj që të ka përshtypëzuar dhe të ka barrëzuar mendërisht për të hedhurit në pentagramin poetik të ndjenjës ( apo lindja me konturim), me spontaneitet për rikthimin e detyruar për të marrë ndjesitë dhe aprovimin e shqisave pjesëmarrëse të organizimit, jo vetëm të jashtme, por të brendshme! Kjo do të thotë që poezia të mbajë një “dietë” figurative…

Poezia është sentencë. Ajo nuk pranon stërgjatime, shtrirje pa intuitë, me tjerrje të panevojshme. Kërkon metodën e kërkimit në hapësirën mendimore për të gjetur yllësinë… Mesazhi nuk jepet fare zbuluar, por ai duhet të ketë aftësi të tillë paraqitëse si një “kriptogram” që kërkon zgjidhje me gjimnastikë mendore. Poezia, duke patur në brendësi “arteriet” e figurës së zgjedhur të fituar me konkurrimin latim, mbart me vete emocionin e autorit si dhe sjell shpërthimin pasthirrmor të të dashuruarit me poezinë. Aftësia përcjellëse duhet të “sfilojë” me pamjen e saj magjepse të demonstrimit.

Poezia ka në dejet e veta të papriturën e këndshme të krijuar pa sforco dhe jo me një konceptim të standartizuar kompozicional, por me ritëm, bindje, seleksionim, mbetje… dhe pozicionim të së bukurës mbresalënëse. Ajo varion dhe fanitet me fizionominë individuale pa provuar huazimin apo krijimin mbi gjeturinë e tjetrit, duke lënë hapësirën e origjinalitetit. Zbulesa e një objekti në tërësinë e tij qysh në zanafillë të asaj që e motivon poezi, do të thotë që nervi poetik fillon dhe mbaron në një PIKË NISJE rrafshuese e vlerës. Të shkruash poezi do të thotë të reflektosh në kualitetin tënd. Poezia me forcën e saj emocionale, që shpesh e fsheh dhe tregohet e “ftohtë”, kur ndalesh në stacione moskuptimi e tregon “enigmën” me rikuptim pak të vonët, por të të freskon, pra të ngroh. Ky është një qëllim i zbuluar me inteligjencë…

Jo pa qëllim rreshtova këto mendime individuale dhe “precipitime” përvoje poetike për të treguar se poezia nuk është lojë “kukafshehti. Ajo kërkon zbërthimin e figurës nëpërmjet vendosjes në provë të intelektit “të dyfishtë”. Të ndjesh poezinë do të thotë të respektosh kualitetin… Lidhja e Krijuesve “PEGASI” me qendër në Gjirokastër dhe me shtrirje tashmë të gjerë dhe me njohje jashtë shtetit ka bërë punë të programuar për zbulimin e talenteve dhe impulsimin e tyre.

Botuar edhe në Antologji Poetike “Korsi e Hapur” Autorë të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” e tjerë, botim i Shtëpisë Botuese ‘Marin Barleti” Tiranë, 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:54 pm

Një poezi që i mëshon rrjedhjes së vet

nga psikologjia sociale



Shfaqjet dhe mënyrat e trajtesës kanë bukurizimin e tyre në rast se shfaqen me natyralitet. Kur gjithçka buron nga spontaneiteti dhe vëzhgimi është realizuar pa sforcime, prezenca e elementeve ndjenjësorë në pikun e vet të krijimit krijojnë një kombinim vlerash dhe kështu realizimi përcjellës është po i natyrshëm.

Në realizimet poetike të Besmirës ndesh me lirshmërinë e kapjes së temës së larmishme që tregon para së gjithash krijimin e personalitetit poetik; realizon shmangien nga karficimet dhe strukturat e standartizuara, apo imituese dhe “krahët” mendimorë të figuracionuar fluturojnë në një qiell ngatërrestar, në një botë të vluar, në gjendjen që kërkon të fytyrëzohet ndryshe. Kryesore është se, paçka disa herë mbështetet në disa vargëzime të spikatura të ndonjë poeti të madh që e ka për zemër, me aftësinë shtjelluese deperton lirshëm në trajtesën e idesë së saj.Por këto mbështetje “idesh” janë “episodike” në këtë vëllim modest, që tregon se Besmira ka filluar të startojë me inteligjencën e saj, me produktet e saj poetike pa u sforcuar e kërkuar figuracion për të realizuar montimin e rëndomtë që vërehet shpesh tek të rinjtë apo kopjimi mekanik që i çmirëfillon dhe çstandartizon duke humbur ekuilibrin poetik e duke paraqitur “krijesa” rakitike që s’të mbeten në kujtesë.

Besmirën herë e sheh të menduar, herë shpërthyese, herë në transformim duke u kthyer në lule, në det, në qiell, në dëborë, në gur, në trëndafil, në impulsues, në mekanizëm lëvizës, në mjet që prodhon “melodi” në partiturë ku vallëzojnë notat, në kambanë që kumbon, në çmontimin dhe çrrënjimin e “akrepave të ndryshkur të orës kohore”, në lajmëtare të së arthmes, në trasformimin e përroit në lumë, të idesë së vogël në të madhe, në qëndrim eposik ndaj çështjeve të mëdha të Kombit… Dhe gjithmonë në pozicion aktrimi protagonist. Precipitimi në materialin lëndor që prodhon është i veçantë, jo i stisur dhe i paramenduar. Ky proces sjell një rimizim krejt vetiak dhe të pasforcuar sa shpeshtas të befason.

Një dukuri, e cila duhet evidentuar është se ajo trajton në substancën e materialit të saj poetik probleme të mprehta psikologjiko- morale në një këndvështrim të vetin; tregon hapësirat e saj rrokëse dhe mëshimin drejt një shfaqje të dhuntisë së saj.

Si çdo moshatare e saj ajo futet edhe në “lëndinat” dashurore, duke tentuar të japi mendimet e saj për dashurinë dhe erotikën me një formë lirike të vetën , tërheqëse dhe “ndjellëse” në varg. Tentativat për të realizuar “poemthin” e strukturuar në këtë vëllim shfaqen dukshëm. Konsulenca me “afirmimin” poetik të Kohës realizoi këtë vëllim të strukturuar bukur edhe nga ana grafike, duke përdorur një teknikë që ndoshta pasqyrohet për herë të “parë”.



Gjirokastër, mars 2004



Hapësirë për “rruzuj”

krijues për t’i kënduar Botës

Marinela shfaqet me botën e saj plot ëndërrim, ka ëndrra te pragu dhe ëndrra të largëta, që lëshojnë xixëllime me ngjyrime të bukura shumëplanshe. Meditimet e saj janë sajesa fluturuese me krahë të bukur fluture, që përshkrojnë në një kohë relativisht të shkurtër “qiellin” lundrues e me valë dallgëzuese, që herë tallaziten, herë sulmojnë e herë zbrapsen. Këto meditime janë plane të ngritura me një objekt ardhmërie. Kundrimi i saj rrok gjasi të çuditshme, peizazhe kuptimplote, si këndojnë pemët, si koncertojnë zogjtë, si qajnë retë, si gjarpërojnë rrugicat, ç’bëhet në shtëpinë e fluturave, si shkrin akulli, ç’fillesë ka dashuria, ç’kërkesa ka era. Duhet evidentuar se në penën e Marinelës një vend të caktuar zë peizazhi, duke vënë në epiqendër të kundrimit: natyrën, diellin, hënë, yjet, detin, dritën, stinët, tokën e tjerë. Jo pa qëllim në kapitullin e parë është evidentuar një konturim i ëndrrës së gjelbëruar, e cila përkon edhe me moshën, prurjet edhe me tendencën e rritjes. Në këtë substancë poetike vegjeton një kërcell dashurie me degëzime ardhmërie. Mendimet e Marinelës prekin edhe tema të mëdha me protagonistë të mëdhenj, të cilët i skalit me aftësinë e moshës së saj, duke përdorur një figuracion të tejmoshës. Marinela e vogël kërkon të bëjë pronësi të saj një copë diell, apo një copë hënë, kërkon të transformohet në bilbil, zanë, bletë, shqiponjë e gjithçka tjetër për t’i shërbyer të sotmes, të nesërmes, për të realizuar ëndrrat e thurura dhe të lidhura buqetë në projektet e bukura.

Duke e përcjellë këtë vëllimth mendojmë se kemi realizuar një dëshirë të mbarë, kemi evidentuar një të ardhme premtuese, një sy të “kaltër” për të diktuar ngjyrimet e jetës edhe të botës, të hapësirës së saj që ka vend për shumë “rruzuj” krijues që t’i këndojnë asaj natyrshëm dhe bindshëm.

Gjirokastër, prill 2004





Nisma për të kundruar nga larg bukuritë





Një botë që kërkon një zë, për të cilin ka vend të thotë diçka të sinqertë, të çiltëruar dhe në Korin e Krijuesve të melodiojë nën dirigjimin e Dirigjentes së shkolluar me kërkesë në Skena qiellore… Shfaqja e parë, sprova e parë me ngjyrime dhe zë të parë, të dytë, të tretë : dhimbje, lot që s’e pushojnë rrjedhjen në makuturinë e impulsuar nga qëndrimi në vend, paçka nga kurdistirët, të cilët janë konsumuar shumë shpejtësisht, pa dhënë as kontributin më të vogël për lëvizje akrepash në fushën e ORËS. Harresa të vuajtura, rikthime në dhëmbshuri me kompozime të kompozitorëve të vegjël e të mëdhenj, që konkurrojnë bujshëm dhe qetësisht; dilema sjellore që ndrisin, por që shpejt iu pritet fuqia; vullkanizime shpirti të njomë, të thatë, por të gjerë për veten dhe për të tjerët, humbje në hone me futje të guximta, torturime me zverdhje jetësh njerëzore, arkivole që përsëriten si refrene kobsjellëse, gëzime të mbërthyera si gozhdë në pjese fytyre, pasi antagonizmi rrëfen dhe nxit frikimin në një festim shpërthim trëndafili…

Autori i këtij vëllimi, paçka nga përvoja e pakët poetike, ndërmerr nisma të guxuara për të kundruar nga larg bukuritë, për të realizuar njohjen racionale të fenomeneve, duke tentuar të futet në detaje. Për të pasqyruar realen gjen detaje, figura të prodhuara me “teknologjinë” e tij, gjë që e bën të besueshëm dhe shpresues për ardhmërinë poetike. Një nga tipizimet e tij është lirshmëria në të shprehur, liria e të shkruarit, duke mos u kufizuar nga normativa që të tjerët nuk guxojnë t’i kapërcejnë apo t’i anashkalojnë. Kuptohet natyrshëm dhe, madje, evidentohet në substancën poetike se ndërhyrja profesionale lot rol të padiskutueshëm dhe shkollon ata që duan të sprintojnë në korsitë poetike, ku fjala e përzgjedhur e simbolizuar realizon emocionin e fuqishëm që “pushton” dhe oksigjenizon “bronket”. Krijuesi i ri me një emër të pushtetshëm, të njohur dhe me dhunti spektakolare, Spartak, kërkon të impresionojë, të ngjallë, të zgjojë, të përqëndrojë vëmendjen e forcës njerëzore, të nxjerrë në pah dobësi, filtrime, gumzhima, plane të arnuara, re që kalërojnë në qiej të zbrazët, trëndafilë, që kanë humbur petalet dhe ngjyrimet karakteristike tërheqëse… Në substancën poetike gjen nj ë trajtim vetiak në të shumtën e rasteve, apo të ndikuar nga krijues të talentuar, gjë që po konturon një profil, në rast se vijohet të ngulmohet me këtë ecuri dhe me këtë ndihmesë. Ndihet një botë që ka pasuri dhe që kalon në procese transformimi me vërtik. Retrospektiva ka bukurinë e saj, sidomos në aspektin lirik, ku në substancën poetike “sfilojnë” personazhe” që kanë lozur një rol në jetën e autorit të ri, por që janë ngulitur në kujtesën e tij. Heqja e “paraleleve” dhe “meridianeve”, zhveshjet e pemëve, që u pëlqen lakuriqësimi i detyruar nga kushtet klimatiko- shpirtërore, gjetjet e pasforcuara, flasin për një pasqyrim të vetvetes dhe për përhapjen e rrathëve të vrullshme në “liqenin shpirtëror” që ngulmon mbushjen e tij të përvitshme.




Gjirokastër, Maj 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:55 pm

Shkallinat e bukura të fabulimit



Izet Çulli, pas një veprimtarie të gjatë shkrimore, shfaqet në gjininë e fabulës, një gjini disi e vështirë për t’u lëvruar për vetë densitetin e veprimit, “gjuhën” e përdorur në komunikim dhe dinamikë.

Poezia në tërë kompleksitetin e vet ka dinamizuar përdorimin e fjalës, gjetjet, risitë për të kompozicionalizuar e arkitektuar fabulën.

Në vëllimin: “Sa dhelpra paska jeta!” – një çuditësi e habitur, fabulisti Izet Çulli shëtit me mençuri në “gjeografinë” e rruzullit dhe të mendimit duke precipituar çuditërisht në aktmarrëveshjet, në marrëdhëniet, reciprocitet, cilësitë, reflekset e të dy kahjeve, zënkat, përkimet, buzëqeshjet, qejfmbetjet, tallazimet, dallgët, valët e zëmërimit të baticave dhe lëshimet e “plasdarmeve” të zbaticave.

Moria e personazheve të veshura me karakterin e tyre, refleksin e veprimit dhe kundërveprimin gjallërojnë mendimet e lexuesve dhe i “detyrojnë” ata të aktrojnë në akte dhe skena morale, në zgjedhjen e tipikes, në shmangien dhe distancimin nga përvlimi i marrjes pjesë aktive, në bërjen dhe jetëgjatësinë e së “Mirës”.Ky aktrim është i realizuar në gjuhën e bukur dhe të përpjekur të kontributit në aspektin gjuhësor. Natyra çulliane me një qetësi të admirueshme, me një sy të mprehtë që këndon me aftësi “mikroskopike” jetësinë, gjallesën dhe meititetin e saj e ngre atë në shkallina të bukura të fabulimit..

E rëndësishme është se kompozicioni dhe shtruarja në qilime fabule është impresionante. Një veçanti e fabulave të tij është precipitimi moral që me nota poetike në gojë personazhesh jep mesazhe jetësore që të ndikojnë në plotëformimin njerëzor.

Një tipizim tjetër i fabulës së Izet Çullit është se fabula e tij ka forcë të madhe vepruese në të gjitha moshat, të cilat marrin pjesëzat apo të tërën.

Konturimi i fabulës me përdorimin e një dialogu me protagonistë personazhe gjallore e bën më të pëlqyeshëm vëllimin.

Një vëllim i tillë me fabula me emër lakonik dhe me personazhe që impulsojnë risi të bind se jeta ka në dimensionet e saj të drejtën, detyrën, debatin, të shprehurit dhe të vepruarit, tonin, replikën, por edhe drejtimin, udhëtimin, këshillimin. Natyra e poetit diagramohet në thellësinë e fjalës edhe në këtë rast.

Përvoja e gjatë shkrimore e kombinuar me profesionalizmin kanë krijuar një start intesifikues të sjelljes së përmbajtjeve dhe prurjeve të reja në fushën fabulore.







Impulsi sjell impulsin dhe impulset sjellin plusin



Syri vëzhgues kundron me aftësinë e tij prezente këtë botë materiale e shpirtërore që lëviz, transformohet, diagramohet, polizohet, humbet “meridiane” dhe “paralele”, “tropiku” i saj ndërron vendet me polet, buzëqeshja humbet gjysmën e saj, loti derdhet pa frenim, ujëvarat e bukura acarohen dhe varen nga shtratet me sens nevrik,… Në këtë “rrokopujë” klimatizuese dhe aklimatizuese kompozicionalizohen ëndërrimi dhe realja. Lind ideja e bukurimit, e transfertës, e këndvështrimit individual, e ndihmesës, reciproritetit e shkëmbesës së vlerës. Por krahas kësaj embrionizohen dhe zhvillojnë periudhat inkubatore dhe periudhat e tjera jetësore dhe kahja e ndjenjës negative, e cila impulsohet nga shtresat stresante , që i zgjon mjedisi, reflektimi, pasqyrimi, debolesa e drejtimit.

Origjinaliteti i vëzhgimit ndërvaret nga kuptesa e kësaj “trazire” në pamje të pakuptimtë, por ka linja rregullimi që sfilojnë me modelitetin e vet, me shfaqjen e ndjenjës nëpërmjet fjalës së thënë dhe të shkruar, ku konturohet organizmi organik… Jo e paqëllimshme është kjo hyrësi, e cila lidhet me substancën poetike që mbart ky vëllim modest i një sythi të shpërthyer poetik, i cili ende nuk e ka gazmimin apo pritjen emocionale për të reflektuar në kontakt me “ thithësit e materialit , substancës”. Ç’aftësi përmbledh kjo substancë? Me kë pikëtakohet? Ç’ndjesi, lidhësi, fluturim, qëndrim ideoemocional, mesazh mbart në vetvete me figuracionin që është përdorur nga Krijuesi?

Dallohet një zhveshje nga parimiteti apo kornizimi, duke depertuar në hapësira të lira, ku është prezente dhe kaltërsia qiellore, ajëri i pastër, mendimi impresionant, elementët e kirurgimit poetik, ku bisturia ka filluar të startojë për të operuar.

Blerta, duke përftuar nga emri i saj, që simbolizon blerimin, gjelbërimin, kërkon të shfaqet me një trajtesë të saj, me një ngjyrim të saj, me një qëndrim të saj, duke mos lënë dyshueshmërinë, dyshimin të veprojë në vjershëzat e saj.

E rëndësishme është se pikëtakon me substanca që e kanë rrjedhën e kapjes nga “mosha”, por kjo e fundit kapërcehet në trajtesën e fenomeneve të tjera të kohës, mjedisit ku jetohet dhe mësohet, duke rrokur në fokusim probleme të mprehta të jetës së njerëzve. Kjo them se e ka buresën nga zgjerimi ,pesha e mbartjes së fenomenit jetësor, ku në këtë rast edhe Blerta “ vuan” shpirtërisht që ndryshimi është i zbehtë,që lëndinat e shpirtit shpesh herë s’lulëzojnë në ato parametra që i duhen moshës, që jeta kalvaron në “korsi dhimbjeje” si rrjedhojë e gjendjeve të ngrira e të grira , grirëzimit të progresimit ekonomik.

Me substancën që paraqet, Blerta ngrë zërin e saj me forcën e saj, paçka nga nivelimi, “nën kuotë” apo “mbi kuotë”, nga dëgjesa, nga reflektimi, thirrëzon, apelon, paraqet gjendje, ndalet mbi analizë të këtyre gjendjeve, jep mendim, moralizon në sensin e pozitivitetit duke iu drejtuar moshave, njerëzve të Botës dhe të Kohës, por ndërlidhet me forcën që mbart dhe hap hapësirë vargu edhe me Universin natyror edhe Social. Si çdo vajzë ajo zbulon “poetikisht “ atë anë të prapsme të pasqyrës që nuk duket, që është enigmatike që për ta zgjidhur atë duhet të futesh në labirinte, të zgjidhësh kriptograme. Vjen natyrshëm edhe qëndrimi për probleme që e gangrenizojnë botën dhe ofshama, protesta, “ndalja” nxjerr kryet e mirë.

Marrëdhënia me “klorofilën” jetësore jep angazhim poetik dhe lëshon dritëzimet.

Blerta ka ndërtesën e vet të arkitektuar të ëndrrave, e cila qëndron pranë dhe afër, larg e afër moshatarëve të saj. Ajo kërkon të këtë pronësi të gjitha ngjyrimet jetësore dhe me këto ngjyrime të pentagramizojë jetën e asaj duke besuar në avancën, ku shpesh herë shfaq dhe efekte profetike apo lëshon kërkesa të bukura. Pa dyshim ky vëllim poetik është një fillesë përvijimi i një dëshire, i cili kërkoi profesionalizëm , përpjekje, realizim grafik për të realizuar fillesën e një debutimi. Lidhja e Krijuesve “Pegasi” duke veprimuar aftësitë e saj mundëson prurje talentesh, të cilët nisen në rrugën e vështirë të konkurrimit poetik. Kjo nuk është shtyrje apo ndërmarrje e kotë për vajzën me emrin “Blertë” nga qyteti i veçantë Libohovë në “kurmin” e bukur natyror Malit të Buretos së dëgjuar. Impulsi sjell impulsin dhe impulset sjellin plusin!… Shpresa, në këtë rast, nuk është shtatanike, siç jemi mësuar me “formatet” e gatshme që paraqiten rëndom…


Gjirokastër, mars 2004





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:55 pm

Shkallinat e bukura të fabulimit



Izet Çulli, pas një veprimtarie të gjatë shkrimore, shfaqet në gjininë e fabulës, një gjini disi e vështirë për t’u lëvruar për vetë densitetin e veprimit, “gjuhën” e përdorur në komunikim dhe dinamikë.

Poezia në tërë kompleksitetin e vet ka dinamizuar përdorimin e fjalës, gjetjet, risitë për të kompozicionalizuar e arkitektuar fabulën.

Në vëllimin: “Sa dhelpra paska jeta!” – një çuditësi e habitur, fabulisti Izet Çulli shëtit me mençuri në “gjeografinë” e rruzullit dhe të mendimit duke precipituar çuditërisht në aktmarrëveshjet, në marrëdhëniet, reciprocitet, cilësitë, reflekset e të dy kahjeve, zënkat, përkimet, buzëqeshjet, qejfmbetjet, tallazimet, dallgët, valët e zëmërimit të baticave dhe lëshimet e “plasdarmeve” të zbaticave.

Moria e personazheve të veshura me karakterin e tyre, refleksin e veprimit dhe kundërveprimin gjallërojnë mendimet e lexuesve dhe i “detyrojnë” ata të aktrojnë në akte dhe skena morale, në zgjedhjen e tipikes, në shmangien dhe distancimin nga përvlimi i marrjes pjesë aktive, në bërjen dhe jetëgjatësinë e së “Mirës”.Ky aktrim është i realizuar në gjuhën e bukur dhe të përpjekur të kontributit në aspektin gjuhësor. Natyra çulliane me një qetësi të admirueshme, me një sy të mprehtë që këndon me aftësi “mikroskopike” jetësinë, gjallesën dhe meititetin e saj e ngre atë në shkallina të bukura të fabulimit..

E rëndësishme është se kompozicioni dhe shtruarja në qilime fabule është impresionante. Një veçanti e fabulave të tij është precipitimi moral që me nota poetike në gojë personazhesh jep mesazhe jetësore që të ndikojnë në plotëformimin njerëzor.

Një tipizim tjetër i fabulës së Izet Çullit është se fabula e tij ka forcë të madhe vepruese në të gjitha moshat, të cilat marrin pjesëzat apo të tërën.

Konturimi i fabulës me përdorimin e një dialogu me protagonistë personazhe gjallore e bën më të pëlqyeshëm vëllimin.

Një vëllim i tillë me fabula me emër lakonik dhe me personazhe që impulsojnë risi të bind se jeta ka në dimensionet e saj të drejtën, detyrën, debatin, të shprehurit dhe të vepruarit, tonin, replikën, por edhe drejtimin, udhëtimin, këshillimin. Natyra e poetit diagramohet në thellësinë e fjalës edhe në këtë rast.

Përvoja e gjatë shkrimore e kombinuar me profesionalizmin kanë krijuar një start intesifikues të sjelljes së përmbajtjeve dhe prurjeve të reja në fushën fabulore.







Impulsi sjell impulsin dhe impulset sjellin plusin



Syri vëzhgues kundron me aftësinë e tij prezente këtë botë materiale e shpirtërore që lëviz, transformohet, diagramohet, polizohet, humbet “meridiane” dhe “paralele”, “tropiku” i saj ndërron vendet me polet, buzëqeshja humbet gjysmën e saj, loti derdhet pa frenim, ujëvarat e bukura acarohen dhe varen nga shtratet me sens nevrik,… Në këtë “rrokopujë” klimatizuese dhe aklimatizuese kompozicionalizohen ëndërrimi dhe realja. Lind ideja e bukurimit, e transfertës, e këndvështrimit individual, e ndihmesës, reciproritetit e shkëmbesës së vlerës. Por krahas kësaj embrionizohen dhe zhvillojnë periudhat inkubatore dhe periudhat e tjera jetësore dhe kahja e ndjenjës negative, e cila impulsohet nga shtresat stresante , që i zgjon mjedisi, reflektimi, pasqyrimi, debolesa e drejtimit.

Origjinaliteti i vëzhgimit ndërvaret nga kuptesa e kësaj “trazire” në pamje të pakuptimtë, por ka linja rregullimi që sfilojnë me modelitetin e vet, me shfaqjen e ndjenjës nëpërmjet fjalës së thënë dhe të shkruar, ku konturohet organizmi organik… Jo e paqëllimshme është kjo hyrësi, e cila lidhet me substancën poetike që mbart ky vëllim modest i një sythi të shpërthyer poetik, i cili ende nuk e ka gazmimin apo pritjen emocionale për të reflektuar në kontakt me “ thithësit e materialit , substancës”. Ç’aftësi përmbledh kjo substancë? Me kë pikëtakohet? Ç’ndjesi, lidhësi, fluturim, qëndrim ideoemocional, mesazh mbart në vetvete me figuracionin që është përdorur nga Krijuesi?

Dallohet një zhveshje nga parimiteti apo kornizimi, duke depertuar në hapësira të lira, ku është prezente dhe kaltërsia qiellore, ajëri i pastër, mendimi impresionant, elementët e kirurgimit poetik, ku bisturia ka filluar të startojë për të operuar.

Blerta, duke përftuar nga emri i saj, që simbolizon blerimin, gjelbërimin, kërkon të shfaqet me një trajtesë të saj, me një ngjyrim të saj, me një qëndrim të saj, duke mos lënë dyshueshmërinë, dyshimin të veprojë në vjershëzat e saj.

E rëndësishme është se pikëtakon me substanca që e kanë rrjedhën e kapjes nga “mosha”, por kjo e fundit kapërcehet në trajtesën e fenomeneve të tjera të kohës, mjedisit ku jetohet dhe mësohet, duke rrokur në fokusim probleme të mprehta të jetës së njerëzve. Kjo them se e ka buresën nga zgjerimi ,pesha e mbartjes së fenomenit jetësor, ku në këtë rast edhe Blerta “ vuan” shpirtërisht që ndryshimi është i zbehtë,që lëndinat e shpirtit shpesh herë s’lulëzojnë në ato parametra që i duhen moshës, që jeta kalvaron në “korsi dhimbjeje” si rrjedhojë e gjendjeve të ngrira e të grira , grirëzimit të progresimit ekonomik.

Me substancën që paraqet, Blerta ngrë zërin e saj me forcën e saj, paçka nga nivelimi, “nën kuotë” apo “mbi kuotë”, nga dëgjesa, nga reflektimi, thirrëzon, apelon, paraqet gjendje, ndalet mbi analizë të këtyre gjendjeve, jep mendim, moralizon në sensin e pozitivitetit duke iu drejtuar moshave, njerëzve të Botës dhe të Kohës, por ndërlidhet me forcën që mbart dhe hap hapësirë vargu edhe me Universin natyror edhe Social. Si çdo vajzë ajo zbulon “poetikisht “ atë anë të prapsme të pasqyrës që nuk duket, që është enigmatike që për ta zgjidhur atë duhet të futesh në labirinte, të zgjidhësh kriptograme. Vjen natyrshëm edhe qëndrimi për probleme që e gangrenizojnë botën dhe ofshama, protesta, “ndalja” nxjerr kryet e mirë.

Marrëdhënia me “klorofilën” jetësore jep angazhim poetik dhe lëshon dritëzimet.

Blerta ka ndërtesën e vet të arkitektuar të ëndrrave, e cila qëndron pranë dhe afër, larg e afër moshatarëve të saj. Ajo kërkon të këtë pronësi të gjitha ngjyrimet jetësore dhe me këto ngjyrime të pentagramizojë jetën e asaj duke besuar në avancën, ku shpesh herë shfaq dhe efekte profetike apo lëshon kërkesa të bukura. Pa dyshim ky vëllim poetik është një fillesë përvijimi i një dëshire, i cili kërkoi profesionalizëm , përpjekje, realizim grafik për të realizuar fillesën e një debutimi. Lidhja e Krijuesve “Pegasi” duke veprimuar aftësitë e saj mundëson prurje talentesh, të cilët nisen në rrugën e vështirë të konkurrimit poetik. Kjo nuk është shtyrje apo ndërmarrje e kotë për vajzën me emrin “Blertë” nga qyteti i veçantë Libohovë në “kurmin” e bukur natyror Malit të Buretos së dëgjuar. Impulsi sjell impulsin dhe impulset sjellin plusin!… Shpresa, në këtë rast, nuk është shtatanike, siç jemi mësuar me “formatet” e gatshme që paraqiten rëndom…


Gjirokastër, mars 2004





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:56 pm



Zbulesa e një eksplozicioni poetik

Përsiatje për vëllimin poetik “Thurja e ëndrrës” (në greqisht) të autores Andromaqi Pulla



Në rrugën e gjatë kërkimore të talenteve të reja të letërsisë gjetëm një Andromaqi të veçantë, e cila paçka se ende nga mosha nuk ka përvojë letrare, ajo ka dhunti natyrore, talent premtues. Forca e saj meditative, pamësia e fenomeneve nga një këndvështrim që ndofta kanë kaluar dhe të tjerë apo të tjera, por nuk kanë patur këtë nuhatje e thithje të atij ngacmimi e barrëzimi poetik të strukturuar me një stil të natyrshëm, të ëmbël dhe të athtë, ylberor dhe njëngjyrësh, llavënxjerrës e përvëlues, dallgëzues dhe drithërues, agimor dhe me natë të errët, me praninë hënore, e skicojnë si një zë të veçantë. Andromaqi fanitet me ëmbëlsi dielli, ndriçon si hënë me vargun e saj sa puthërues dhe të lirë, sa precipitues, befasues e rrëmbyes që të trondit energjikisht pa të lënë kohë të marrësh veten, pas atij sakatimi sentencor që të mbërthen si ganxhë…

Tematika e saj e larmishme në këtë vëllim erotik ku pleksen e thurren shpresat me shpirtin e vdekur që kërkojnë ringjalljen; kalimi në ikona të mrekullueshme me ëndrra të ngritura dhe të rrëzuara, me peizazhe shpirtërore, ku ka dhe egzistencën e vet një frikë e mirë dhe një vetmi e dënuar, por edhe këmbëngulëse e cila merr fuqi të rrëzojë mure të plasaritur, krahët e brishtë i bën të fluturojnë në një qiell të tymtë,por ëndrra e poeteshës e hap, e kaltërson me aftësinë e saj kthjellore! Kërkon të gjejë një ecje pa stacionime, pa përfillur edhe ndaljen e përkohshme, frgmentare për të gjetur burimin që kërkon të ketë rruzull që shprehet me ujë, por kur kërkon nuk gjen dot nga rrjedh, gazohet dhe vuan buza për të puthur “ujin”…

I ndien dhe krahët e saj të rëndë e të varur në kremastarin e kohës që lëshon jargë… mundet që dhe koha të shuhet me një gomë poetike, me një “bianco”, por përrenjtë kohorë të nisur nga mendësitë malore i bashkojnë këta përrenj në këngën e një lumi të vetëm që ka prurje maksimale në sajë të dëshirës, etjes dhe qëndrimit liriko – epik në këmbë. Andromaqi sfilon me veshjen e saj poetike në podiumin poetik që e kanë zili shumë të talentuar.

Ngarkesat emocionale të sjella përmes një mënyre e një stili vetiak, ndërthurjet e tërthorëzimet, rrahjet dhe përplasitë, frymëmarrja me një dhe dy mushkëri, çarja e venave, cungimi i rrezes diellore dhe e këmbës së ecjes, natyra me rrëmba dhe ngjyryme, natyrë vejushë, dimër i shpirtit dhe ngazëllim i stinës, gjen të portretizuar esencialisht në këtë libër poetik, që poeten do ta prezantojë e do ta vargëzojë në një katalogim letrar për të thënë sinqerisht: “Jam dhe unë e pranishme në varg.



Fjalëvala kërkon fatin e fshehur



Poezia e re e “plurimendimit” krijoi avantazhe dhe vuri në funksion të dy bronket e frymëmarrjes dhe hapësirës poetike. Kornizimet dhe startimet në korsi “të tejpjekura” dhe të njehsuara mbetën të mugulluara dhe në qiellin poetik u larguan si masa shtëllungore që tashmë s’janë në gjendje të prodhojnë “shira” strofike të anatemuar në amalgama të formuara jashtë komponentizmit harmonik, në një artificeri të diktuar.

Ardian Bita shfaqet para lexuesit me një stil krejt të vetin, me një këndvështrim real të fenomeneve dhe proceseve që burizojnë nga një portëz ndjenjash e gdhendur ormentalisht me teknikë vetiake punimi dhe e veshur në aspektin shumëplanësh, që zgjon kurreshtinë, e cila dikur rrinte e vetmuar, e verbër apo e ve. Ai kërkon të bëjë zbërthime me avantazh, të galopojë në mënyrë të tillë që të frenojë e të mbajë nga frerët zbehjen e kudondodhur e cila precipiton shpeshtazi në meititet që të sëmur e në një profilizim tejësisht të verdhë.

Duke kërkuar rrugëzimet e shpresës në këtë mori “paralelesh e meridianësh” të konceptuara thellësisht, ai kërkon të lirojë “burimet” e këtij elektriciteti të ndezur që të verbon sytë gjatë ecjes, kur pret në stacione vetmie agimin e shumëpritur e të shumëpërfolur. Kësaj tabloje i vë përballë “copëzat e ëndrrës” që bëhet sikur afrohet. Por vetëm dëgjohet një zhurmim që ka të bëjë vetëm me procesin e jehonës që humb si një “fëmijë i sapolindur” që, më vonë, firon në inkubatorin e sajuar…

Me fjalëvalën e tij kërkon fatin e fshehur në krahë shpendësh endacakë, që kërkon një pikë takimi, por “plastelinat” marrin forma të shumëtrajtshme dhe ngjyrat e tyre janë kameleonë në një interpretim komedian. Poeti i ri e di që, në këtë kaos të ri, njeriu rrëzohet e ngrihet me një ritëm të ri imponues, përpiqet në ringritje duke u munduar të realizojë një shërim të imponuar nga jeta që prodhon trisht, që rrjedh farmak në dejet e saj.

E kujt i vlen të ankohet?

(Kohës aq më pak!)

Ajo ka veç zanat rrjedhjen,

herë shtruar, herë hidhur farmak!…

Ende kjo jetë është e tallandisur nga kotësia e fjalëve, e cila ftoh shpirtin njerëzor. Nuk ka kohë të thotë një fjalë zemre, një fjalë me “dyll” dashurie se nuk ka kohë, ndaj lë amanete!

Njerëzit e kësaj epoke në “tranzicion” dhe në “trasmesion”, kanë pasur krisjen e rëndë, e cila dëshmohet në rubrika fytyrash me sy të përhumbur që derdhin lot pa mbarime pendimeve, të zënkave, të thashethemnajave, të tabuve që ende mbytin, të dobësisë reflektare. Kërkohet të “fluturohet” ikja nga kjo “tollovi”, madje me hapa të shpejtuar, pa pasur në mendje pendesë qoftë edhe spontane.

Ardiani precipiton me figura të gjetura natyrshëm me të cilat kërkon të operojë “psikologjikisht”, pra duke përdorur një psikologji letrare. Poezia e tij në thelb është e nxehtë, gjë që nuk ta jep periferia e ndërthurjes, ajo transformohet natyrshëm nga një gjendje në tjetrën. Ai, për të realizuar atë që ka prodhuar “në mitrën trunore”, sakrifikon gjithçka, veç të bëjë pronë atë që piksynon, atë që e ngroh dhe e zbulon me aftësi… E di që edhe pranvera shpirtërore transformohet përnjëherësh në dritë - hije. Duke tentuar të shtrijë aftësinë e tij ndjenjësore në atë hapësirë të madhe që quhet shpirt, ai kërkon të hapë siparin e ditës me zjarrin e saj të ndezur, e cila vjen me ëndrra të drobitura e trille të pambarimta.

Poezia e shpalosur në këtë vëllim kërkon ndalje në “stacionim” për ta përtypur…

Gjirokastër, shkurt 2002



Poezia e linjës aktive



Poezia shqipe e viteve ´30 pati një gjallesë të jashtëzakonshme si rrjedhojë e kushteve të krijuara, lindjeve të reja edhe në fushën ligjësore e sociale. Poetët që i përkasin kësaj epoke dolën në “arenën” e inteligjencës me metodat e tyre ndjenjësore haptas, me lakonizëm, përdorim të sarkazmës dhe ironisë, të figurës letrare me bukurinë e pashoqe të mbështetur në tabanin popullor.

Paraqitjet fine nga përfaqësuesit e kësaj bote shkrimore që lëshojnë rrufe, vetëtima në hapësirën qiellore, ku yjet mezi ndriçonin si rrjedhojë e antagonizmit dhe e raporteve klasore të krijuara në dy kahjet dhe në një rivalizim polesh dhe yjesh, nuk mund të mos lëshonin “bubullima” poetike për kthesa, rilindje, aspirime, xhonglime dhe përplasje forcash agimore me ato të Errësirës dhe të shtrëngimit.

Në hapësiërn shkrimore të këtyre viteve shfaqet dhe një poet, i cili deri tashmë, nuk është pasqyruar në faqet e Letërsisë shqipe të këtyre viteve. Ai është sheh Ali Hormova.

Materiali poetik, i cili jepet në këtë libër i përket kësaj periudhe dhe mendojmë se, duke paraqitur këtë libër, realizojmë shfaqjen e kësaj figure që, pa dyshesën më të vogël, hyn direkt në “dinastinë” e kësaj poezie me meritat e trajtesës dhe të vëzhgimit të hollë të temave prezente.

Me poezinë e tij të përpunuar, të latuar dhe të modeluar me mendim fantazist e inteligjent ndjenjësor, sheh Aliu tipizon dhe karakterizon njeriun e ndershëm, i cili dhe i veshur me pushtet “të përkohshëm” vijon rrugën e ndershmërisë për t’i shërbyer vendit të vet ashtu sikundër e ka trashëguar nga të parët dhe nga Rilindasit e mëdhenj. Ai nuk është vetëm një paraqitës i realitetit, të cilin e paraqet të zhveshur fare, të lakuriqësuar, por kryesorja është se ai kryen “operacion kirurgjikal” me bisturinë e tij në favor të së drejtës , në favor të së ndershmes, pra jep ndihmesë aktive, duke zbatuar vijën e drejtë dhe jo atë “ të lakuar”. Kështu formon fizionominë e tij reale dhe organizon ballafaqimin social në të gjitha rangjet.

Është një luftë që zhvillohet midis të drejtit dhe të padrejtit, midis aspiratës dhe asfiksisë, midis shtrëngimit dhe lirimit, midis patricit dhe plebeut.

Në epiqendër të veprës vihet tema e ditës me aspektet kulmore në të gjitha kahjet dhe pikat e horizontit; vihet koha me enigmat dhe preferencat e saj. Dhe, në të gjithë këtë marramendësi e marrarendje, poeti Ali qëndron në “ timonin” poetik, duke e drejtuar në progres, i këndvështruar nga një njeri tejpamës.

Poezia e tij është vepruese, e gjallë dhe aktive. Ai tregon se nuk rri këmbëkryq, por, siç e përmendëm dhe më lart, vepron ndërgjegjshmërisht dhe bile nxit, këshillon kahjen që ndodhet në “zinxhirë”. Pushtetin e dhënë e shfrytëzon për t’i shkurorëzuar ata që veç duan të majmen në kurriz të të varfërve. Duke ndjekur këtë linjë aktive ai “shkurorëzohet” nga Mbretëria dhe vijon mandej “linjën” e të afërmve të tij.



2. Ndryshesat e rregjimeve poeti Ali Hormova i përkrah duke u nisur nga ideja e frymës së demokratizmit dhe përparimit të vendit.Kështu, ai përkrah qysh në fillim pa rezerva Luftën e Madhe Antifashiste Nacionaçlirimtare, duke treguar patriotizmin e tij të madh për t’i ndryshuar faqen vendit.

Shumë poezi që përmblidhen në këtë vëllim poetik flasin për këtë ide, për këto kënaqësi, luhatje, dëshpërime, korrigjime…

Një “aliazh” fantastik është “Këshillimi sipas Alfabetit”, i cili nxjerr në pah vlerën e të mësuarit shqip, të gjuhës së Nënës; është një detaj i bukur artistik i kombinuar, si dhe një mesazh i madh i gjithpushtetshëm për brezat dhe kohërat.

Vitaliteti i poezisë së sheh Aliut shpreh apo konturon edhe fazat e jetës së tij që nga rinia e hershme e etur e deri në pleqërinë e tij të mençur.

Në substancën poetike ka personazhe dhe përfaqësuesit e fesë me të cilët zhvillon edhe “duele” të ashpra dhe i këshillon se si duhet të paraqesin figurën e Zotit, edhe të manifestojnë cilësitë më të mira për të qenë të besuar dhe autoritarë në sensin e cilësive të mira.

Shquhet edhe në aspektin e lirizmit, ku me vargje lirike tejësisht të ëmbla ngroh shpirtrat e njerëzve, duke pasqyruar dhe lirizmin e veçantë të shpirtit të tij.

Edukimi, si një proces i vështirë, shfaqet katërcipërisht nëpërmjet këshillës, të duruarit, të edukuarit, të ndjenjësuarit, të finesës, të lakonizmit dhe të përçuarjes në rrugën e diturisë dhe të mençurisë. Sheh Aliu do të japë kushtrime për dritë dhe apelon me zërin etij të bukur poetik. Dhe themi se ai e ka arritur me përvojën e tij që të realizojë mençurinë e të tjerëve, të lexuesve si dhe të besimtarëve apo të pasuesve të tij, që e konsiderojnë edhe tashmë udhëheqës “prim” shpirtëror.

Sheh Aliu krijon e bukurizon tablot, ka aftësi krijuese, pra ai nuk ka pasqyrim vetëm të asaj që vëren, kundron. Është pjesë e krijesës së Natyrës, por edhe jep ndihmesë në “rikrijimet” e saj.



Gjirokastër, Qershor 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:56 pm




Poezia e protestës shpirtërore





Si diçka veçanësore është poezia që shkruhet në internim, i ganxhuar apo në kornizim hekuri. Ajo mbart në “hapësirën” dhe kraharorin e saj ndjenjësor protestën ndaj karficimit, ndaj asfiksimit të ajrit të lirë, që “prodhon” gjallesën dhe ecurinë vetiake dhe shoqërore.


Poezia e protestës ka përvijim ngjyrimi, koloriteti, kur shkruhet në qelitë e të “dënuarve të ndërgjegjes”, si në rastin tipik të Peço Kagjinit, i cili arriti “maja” të lartësimit pushtetor dhe partiak dhe pastaj në sajesat e eliminimit të kundërshtarit të rrugës së “drejtë” bie beftë nga Piramida shtetërore, se “liria e fjalës së tij preku arteriet dhe aortat e “zemrës së Nënës së madhe”


Kapriadë dhe pikiadë e çuditshme!


Lirshmëria e të shkruarit është treguar faqas me tonalitetin dhe forcën e saj të veprimit hapësirëgjerë dhe shumëplanësh, kur shkruan në “qeli”, ku truri i “burgosur” bëhet më i mençur dhe revolta shpirtërore e të shkruarit gjen simbiozë me poezinë.


Kuarteti: Dridhje, goditje, gjymtim dhe eliminim është vetveprues.


Sa hap këtë vëllim poetik, ndeshesh me përballjen poetike të organizuar nga një botë shpirtërore e internuar, por e palodhur, e cila “shënon “ direkt te Diktatori, duke nxjerrë në pah vetitë dhe karakteristikat e tij të sundimit. Me këtë përballje dhe, nëpërmjet poezisë, Peçoja kërkon t’i bëjë terapi “plagës” së shkaktuar nga paarsyeja, e palogjikshmja, prezenca e mendimit të lirë, e cila i mori frymën.


Fillon të bëjë pyetje retorike, por retorizmin nuk e zgjat dhe vetëpërgjigjet, duke evidentuar atë të vërtetë të madhe që përshkon atë thënie sintezë të Xh. Bernard Shout: “Sa keq që duhet të plakemi.Por fundja kjo është rruga e vetme për të jetuar gjatë.” Në këtë “modesti” zbërthehet një “fjalë”: internim, natyrisht sipas mënyrës vetike, se ç’fshihet pas saj…


Gjirokastër, shkurt 2003



***

Pas një kalvari të gjatë persekutimi dhe internimi, një liri e shumëpritur, pas “daljes së një Dielli të ri e të besueshëm”, i cili trumbeton një “botë të re me një hapësirë mendimore të re dhe një zhvillim të ri”…

Peço Kagjini fillon të ecë në një rrugë ku ndriçojnë rreze “violetë”. Përfytyroni një njeri që për shumë vjet ka qenë në “asfiksi” të lirisë, i parë me sy “njerke”, pas një periudhe të shkurtër si njeri i radhës së parë të pushtetit të ri të instaluar në Shqipëri dhe menjëherë i transformuar një “armik” i rregjimit! Të njohësh dy anë medaljesh!? Biografi e mirë, e cila në një Konferencë “nxihet”… Por, Poeti, fillon të shkruajë, të hedhë ndjenja dhe nga internimi -“inkubatori” poetik del i gjallëruar, pa përfillur plakjen që i afrohet.

Syri i zgjohet, këndvështron realisht, takohet poetikisht me nënën e tij të dashur, mediton me vetveten, tregon idetë e tij, arsyetimet, kontrastet e botës, flet me tokën, me dallgët, futet në “Mbretërinë e Vdekjes”, kërkon t’i japë gaz jetës, “vegjeton” nëpërmjet poezisë, merr pjesë në dhimbje të reja, të pambaruara, i thërret kujtesës, përmend ndëshkimin, fluturon me avionë drejt Shtetit më të fortë të botës, ndien bukuritë e ishullit të bukurisë, Korfuzit, duke tretur vështrimin në drejtim të Mëmëdheut, pika më e dobët e shpirtit të tij, të cilin kërkon ta shohë të ndriçuar.

Kështu ai i jep hapësirë gjeografike poezisë dhe njëkohësisht një frymarrje të thellë. Përdor figuracion, paçka se e thotë haptazi se “poezinë e ka shoqe tashmë në plakjen e vogël”…

Lexuesi duhet të futet në këto meditime dhe në këto mesazhe që jep poeti. Ndaj s’duhet të mënojë…



Gjirokastër, qershor 2003









Konfiguracione shpirtëroro- ndjenjësore



Dukuria shfaqet në akte të guximshme dhe në momente kur jeta është në kërkim të “panoramës” që syri i mitizuar bredh si çapkën në livadhe shpirti.

Ndjenjat e petalizuara çelin në forma të stilizuara nga vetë Natyra. Edhe drita diellore, edhe ndriçimi shpirtëror,edhe gazmimi, ankthi, buzëqeshja, puthja e pasputhja, ëndrra dhe realiteti, fantazia studentore, pikëpjekja në pjekje vjeljeje, lotimi , çiltërsia e ndjenjës, shoqërizimi, humania, tallandisja, rrëzimi, qielli i pirë dhe shiu lagës, pritja para një ngjarjeje madhore e efekte të tjera mbart substanca e këtij vëllimi poetik modest.

Një shpirt i gjelbëruar nuk mund të frenohet nga shtrëngesa, stërkëmbthe, ganxha, mungesa e fjalës së lirë dhe fjalës së ndjenjës, por shpërthesën e ka të lidhur me periudhën e jetës. Asim Peta në librin e tij të parë “Zeniti i Ndjenjës” shfaq botën e tij, e cila me një shikim aparantiv nuk mund të zbulojë “konfiguracionet shpirtërore,ndjenjësore”. Vetëm një “eksplorim” me plotësi (sa mund ta sigurojë edhe ky koefiçentin përkatës) mund të zbulohet “flegmatizmi dhe melankolia e karakterit të veçantë.

Në poezitë e tij ndien botën që lëviz në mendim, qëndrim, përkujdesje, kërkim të progresives dhe të ndryshesës; ndien mallin e të qëndruarit larg, emocionet tipike të moshës studentore, planet dhe platformën, qëmtimin e syrit kundrues si dhe ankthin për rrugët e jetës, për kontaktet dhe sforcot, për veçanësitë e “filmave”, për vetminë, për shiun që lag bukurisht flokët e vajzave në “pike kritike”, për çiftëzimin dhe për kënaqësinë që sjell “petalja” e ngjyruar që përgatit transformimin dhe transfigurimin.

Këshillimi me “mikun e mirë”, që e simbolizon me trajtën “njeri” dhe që në të hedh ndjesi, qëndrime, pritje, hënë të drapëzuara që kapin ndjenjësisht dashuri të saposhpërthyera,që herë përflaken e herë kaltërsohen, herë dallgëzohen e herë kthehen në një qetësi të mbuluar.

Asimi fillon sprintimin në korsitë poetike natyrshëm, pa sforco dhe në vëllimin e tij të parë “Zeniti i Ndjenjës” shpalos, në të shumtën e substancës, periudhën para, gjatë jetës studentore dhe prag – pas saj.

Shpresimi për të ndërmarrë “akte të tjera” të kësaj natyre është i palëkundshëm dhe agimi nesër do të rizbardh

Gjirokastër, shtator 2003


“Zeniti i ndjenjës” një biografi poetike studentore





Veprat e reja gjithmonë mirëpriten për vetë faktin që ato kanë në brendësinë e tyre freskinë e moshës, mendimin e ri, pasqyrimin e një bote të panjohur që shpërthen përnjëherësh.

Një vepër e këtij spektri është edhe libri poetik “Zeniti i ndjenjës” i autorit të ri Asim Peta, një autor që futet në fushën e letërsisë me kurajo. Po t’i bësh një analizë përmbajtjes së kësaj vepre do të konstatosh se autori i ri i ka mëshuar fort një pjese të bukur të jetës së tij: jetës studentore, që siç shprehet ai poetikisht është një “lëndinë e bukur” në jetën e tij. Kjo gjetje. Nëpërmjet poetikës, figuracionit dhe mesazheve që jep ai arrin të portretizojë këtë pjesë pjesë jetës që ka ngarkesa të shumta emocionesh me objektiva të qarta profesionalizmi. Duke mbajtur një qëndrim të tillë të kujdesshëm arrin të shpërndajë në vargje e tij mesazhe të brezit të tij studentor me pikësynim brezin e sotëm.

Jeta studentore jepet me pasazhe të bukura, me qartësi ashtu siç e ndien, me tensione dhe synon për rritje niveli. Studenti Asim portretizon vetveten me vargjet që hedh në bllokun e tij - njeri me të cilin konsultohet. Kjo nuk do të thotë se ai është i ndarë nga jeta, por nënkupton seriozitetin e objektivit dhe qëllimit t ë tij final. Këtu bëhet një ballafaqim serioz midis seriozitetit dhe tendeciozitetit të studimeve dhe nivelit të sotëm të kësaj “partiture”. Studimet e larta nuk kanë pasur qëllim në vetvete apo për të qenë të shkolluar. Dëshira për shkollim ka qenë dëshirë për kontribut dhe jo sa për të fituar një diplomë, të cilën sot mund ta marrësh pa shumë sakrificë. Në të gjithë vëllimin autori shfaq vetveten, lidhet me botën , me personazhet e botës shpirtërore, të cilët shfaqen herë individë, herë të grupuar, herë të vrullshëm, herë të skuqur, herë dinamikë dhe herë me dinamizëm të fshehur... Mbartja e këtij elementi është ngacmues dhe shpërthyes për studentin e ri, i cili ka pikësynimin, por ka dhe konsulencën, lidhet me qiellin, detin, mollët, vendlindjen, dallëndyshet që ndërtojnë fole me shpërthime gëzimesh erotike, të cilat i anashkalon qetazi, pa shpërthyer vrullshëm. Sudenti, i cili nuk pati mundësi të vijojë studimet në kohë, pra nuk gëzoi lumturinë në kohë, tashmë ngulmon auditorëve të Universitetit duke kalëruar në ëndrrën e tij të madhe për t’u intelektuazuar dhe profesionalizuar.

Autori i ri nëpërmjet poezive të tij shpalos vlerat e veta, këndvështrimet, karakterin, temperamentin, proceseët volitive dhe starton vrullshëm për një mjedis të ri social, për një ndërgjegjësim real për ecje, për të pasur një vizion të ri meditimi. Procesi redaktorial i këtij vëllimi nuk ka qenë i lehtë, për të futur elementet e një poezie filozofike dhe të paraqitjes me një grafikë të bukur të këtij mendimi.

Shkurt dhe qartë:

Esenca është se autori ka hedhur një hap në gjininë e poezisë dhe me një punë të kujdesshme dhe kualifikuese në rritje mund të militojë.

Pra vëllimi është një biografi poetike studentore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:57 pm

Çelësi i një porte të vogël



Është lehtë të hapësh një “portë” të madhe, por është vështirë të çelësh një portë të vogël. Poezia, tashmë, është bërë e modës. Edhe në çast ëndërrimi, dëshire vrapohet në vargje edhe në rast tragjedish kështu ndodh… Këto ngjarje mund të përjetohen emocionalisht vetëm nëpërmjet vargjeve që thonë shumë. Pra, kudo “flitet” me gjuhën e vargut, por vargjet e “goditura” mbeten në mendje dhe realizojnë efektet e tyre që të rrokin nga emocionet.

Në këtë libërth nuk flitet për lartësi poetike, por për aftësinë “tronditëse”, që ky engjëll i vogël sjell, kur shfaqet në një hapësirë qiellore. Mbart vlerat e shpirtit të saj të brishtë që i pëlqen t’i këndojë me zërin e saj të vogël Atdheut, prindërve, mësuesve, gjuhës shqipe, pranverës, motrës, librit, lirisë, princeshës Argjiro, pëllumbave e tjera.

Çiltërsia e të kënduarit është interesante dhe njëkohësisht apel që tregon një botë të pastër që i jep mesazhe.

Ç’e bëjmë dhe si e përdorim këtë botë fëminore?

E shpleksim , e prishim, e pleksim dhe e ngatërrojmë.

Kryesorja është që ta ngrëmë , ta përsosim.

Të nxitësh, kur duhet është art.

T’i japësh impuls impulsit është diçka hyjnore. Edhe nxitja ka dimensionet e saj.

Në moshën e Hetjonës të kesh një vëllimth është e mundur dhe bëhet realitet. Pse?

Ka diçka që të ngacmon.

Le të jetë kjo një shtytje e mirë. Në këtë vëllim krahas rimimit ka edhe elemente të modernizmit.

Ne përzgjodhëm “substancën” e këtij vëllimi dhe ia paraqesim lexuesit të vogël, por që kureshtia do të prekë edhe moshat më të mëdha.

Zëri i vogël, kur është kumbues mbahet mend!


Gjirokastër, Shkurt 2003.









Një analitikë për vëllimin me tregime


“Rruga gjer te kthesa” i prozatorit Faik Hito Islami






Jo pa qëllim u stacionuam në këtë vepër letrare. Dukuria shfaqet e konturuar në rast se substanca letrare është e ngjizur, e larme, me ndjesi të lëvizëshme me një mekanizëm interesant, që pikëzon anë horizonti dhe ka tablo interesante, të cilat magnetizojnë dhe magmatizojnë duke intesifikuar veprimin me veshje figuracionale në prologje, kulme dhe epilogime.

Kapja e anës së qenësishme në trajtesë të temave - ndodhi, apo të fantazuara me larmitet dhe kolor artistik për të diamantizuar ato, për t’i bërë tejsisht ndjenjësore tërheq vëmendjen dhe siguron “stacionime” gjimnastikore të këndshme, të cilat sjellin ushtrimitetin mendor dhe krijojnë profile të reja të rrjedhura nga një përpunim po interesant.

Kjo mënyrë pasqyrimi është larg mërzitisë dhe afër interesimit.

Prozatori Faik Islami shfaqet që në sprovën e parë vetiake në një gjini të tillë, që kërkon brumin edhe mbruajtjen saktike të materialit lëndor siç është tregimi, gjini e shkurtër letrare; me një shpejtësi dhe përvojë të fituar në kohë në gradientin e ecurisë në përshkrim, monologim, dialogim, meditim, veshje figuracionale, efekt dhe afekt psikologjik, ndërtim linje, gdhendje personazhi, ndërtim kompozicional siç kërkon tregimi në linjë klasike, por edhe me precipitim të aspektiv moderativ.

Shprehja frazeologjike, konturimi artistik, figuracioni i tipizuar sipas mjedisit dhe ambientit ku shtrihen linjat e rrëfimit dhe ndodhin “shfaqjet” e veprimit të personazheve në “teatro” veprimi letrar, që ndërrohen në një plan konturues veprimesh me detaje, shprehin një larmitet dhe largohen “refrenet” letrare që s’lënë njolla apo gjurmime entuziazmi, por hedhin pak pluhur hierrët.

Në këtë analitikë s’kemi ndërmend të japim substancën e vëllimit apo të paraqesim pasazhe, të cilat realizohen nëpërmjet leximit dhe interpretatimit, por donim të ndaleshim në disa aspekte, që diktohen pas një leximi të kujdesshëm në këtë vëllim ku vërehen tedencat, aktiviteti i personazheve, ndërthurja, vijimi, lidhësia me tema të njëjta, mëshimi i momenteve që sjellin realizime, tentativa, harmoni, ekuilibra dhe çekuilibra, forcat e mesazhit, përcjellja e psikologjisë sociale, prezenca e fanatizmit dhe konservatorizmit, civilizimi, kundërshtia; progresivia, strukturimi i jetës pasionante, që tërheq vëmëndjen; reflekset e autorit, zgjidhjet e impresioneve, keqtrajtimet, keqkuptimet, aludimet, debatet dhe kritikat, krijimet e akteve të befasisë, kulmet e agresivitetit mendor, por edhe shfaqjet tipike të një zgjuarsie të gjallë vendore edhe të shkolluar; vendosja e tematikës edhe e substancës në periudhën historike të ndodhisë dhe veshja “murore” me nektarin e së sotmes, apo përdorimi i lakonizmit dhe ironisë së trevës burimore.

Duke realizuar shumë prej kësisoj personazhesh në këtë vepër ndesh me një mbushamendje dhe kjo kthen retrospektiva të bukura të gjasive, ndodhive dhe rrit kujtësën e brezave, sepse çdo gjë rend në pista aktiviteti. Personazhet ndezin vetë flakën, ndjejnë vetë zjarrin, aktveprojnë me indulgjencë dhe me nevrozitet, rebelohen; ndjejnë përvlim shpirtëror dhe real, mandej kur kryejnë këto akte flamurizohen apo s’përballojnë. Në moment mbledhin veten dhe retorizojnë për të eliminuar bëmat e tyre, lëshojnë piskama apo vikama tronditëse; lotojnë pak, trimërohen shumë, s’lejojnë akte të tjerë të kësaj natyre, përgatiten të operojnë për akte të tjera.

Kemi parasysh këtu tregime të tilla si Kapedan Çobo Golëmi, “Shpirti i vrarë”, “Shpërblimi i jetës” e tjerë. Një pasqyrim analitik: Kapedani i jetës, prijës, apelon dhe dëgjohet për të mos shkelur Grykën armiku! Ajet Rroku monologon me vetveten në prag gazmimi dhe brenda murorëve të një kalaje të gurtë. Pra Ajeti dhe Kalaja eprore. Dulla u arrestua...Pas arrestimit kalëron “gjyqi”... Dy majasjaret, tipizim vendi dhe karakteresh, skenë idesh. Italiani djali i adoptuar i Kaparjelit, Ah, si është Ndarja! Shpirti i vrarë. Ai dhe Ajo. Buzë te zefiri i gjelbër. Plane: Qorri, buzët, refuzimi, meititeti, fataliteti lind, rënia përsipër e Malit të Gravës dhe shfaqja e kamës, pushimi i një ëndrre në një epilog gjaku për ta lënë shpirtin gjithmonë të vrarë... Ah, Mëma, aludime me të mëdhenjtë! “U lodhe, bir?” Po Vullnetari? Kohë që qesh.

Ç’ refren i bukur: “Ju s’më transferoni,... Shihni flokët e zbardhura... Nxënësit vetëm do të mësojnë refrenin:”Ciu, ciu, ciu….” Për të arritur te Epilogu i vëllimit.

Vepra mbetet në kuadraturë përpunim klasik, por jo shembëlltyrë ideale, pasi ka prurje risie në anët që pasqyruam më lart.

Në këtë vëllim të bie në sy mjedisi apo ambienti ku ndodhin ngjarjet, i cili ngjason me një “kuvend mendimi”i lëvizshëm, apo si një mjedis i lëvizshëm me panorama të bukura, ku shfaqjet dhe aktet interpretohen në një skenë moderatore të lëvizshme të papërmbajtshme, i cili zhvendoset edhe në hapësira të tjera gjeografike, por gjithmonë do të lidhet me Golëmin. Mani apo dëshirë, nostalgji autori?!... Prioritar para është Golëmi, i cili hap fytyrën e tij origjinale me masjaret dhe fushoren e tij në një odise të bukur. Duke u zhvilluar shumica e ndodhive në këtë mjedis lexuesi pajtohet apo “prenoton” vendimin e marrë nga autori. Në këtë aspekt Golëmi me këtë vëllim fiton edhe një kompesim të bukur historik, të pasqyruar letërsisht.

Nga ky aspekt këto tregime ruajnë vlerën e tyre historike, reale, gjëra të domosdoshme për t’i thënë e rrëfyer me ndjenjë. Megjithatë, autori duke ruajtur linjat dhe kushtet, duke ruajtur normativat e lëvizshme të “gatimit” të tregimit, në disa raste jep zgjidhje apo realizon dilema sipas kredos së vet letrare apo të personazheve që në realitet mund të kenë dhënë zgjidhje të tjera e ndryshe.

Për të portretizuar personazhe një veprim i tillë është i lejushëm i pakornizuar dhe lë hapësirë të lirë veprimi në botën shkrimore.. Duke u nisur nga kënaqësia estetike mesatare, e cila e ka rrjedhën nga hulumtimi, apo nga kontakti me letërsinë e kohës, mundet që të bëhen dhe shpërthime në pasthirrmime që sjellin kënaqësi estetike. Shpesh, sidomos një lexues lab, golëmas, kur futet në korsitë mendimore të autorit e ndjen vetveten; e vendos atë në në rrafsh vertikal dhe horizontal si dhe në rrafshin gjuhësor (leksikor), pasi i sjell përjetime të transmetuara me forma transmetimi si nëpërmjet rrëfenjës dhe ballafaqimit të tij aktiv me ngjarjen dhe kështu shfaqet interesimin për thellimin e përkorë.

Në vepër jepet trimëria pikante, elementet e saj, skalitje e bukur për ato tema historike ku bie në sy një kalitje e dashur e autorit, duke i qëndisur personazhet e eposit. Por duam të evidentojmë se në temën erotike, lot pa dyshesën më të vogël rolet që luan autori në jetën e përditshme dhe në përvojë. Autori eksploron dhe me forcën e tij eruditive me përvojën personale në fushën e psikologjisë dhe pedagogjisë erotike, duke u ndalur në fusha prerëse ku tapetizohet virgjëria, nderi, dëshira e tjera. Kujto këtu erotikën dhe dënimin, të cilat ndeshen edhe afrohen, vrojtohen nga grerëzat opinionale që thumbojnë dhe plumbojnë objektivat “lirike”. Shfaqje e kësaj dukurie evidentuese është te tregimi i fundit i vëllimit “Lulja që u fik sa çeli”, e cila ka elemente të bukura poetike.

Prozatori Faik Islami është munduar të krijojë korsinë e tij dhe të startojë në të, duke sinjalizuar për kanatën e dytë të këtij “sipari”. Ai është munduar t’i ngjizë ngjarjet duke i veshur me një fjalor në gojë personazh vendi, që duke mos thënë herë herë ka dhe tejkalime normative, duke u nisur se në këtë vëllim të konkturuar do të “banojnë” edhe banorë, lexues të tjerë, pra lexuesi i spektrit të gjerë. Në këtë aspekt nuk duhet të diktojë dëshira dhe të singlohet. Por duhet thënë se ka dhe spostime ngjarjesh në teatrin letrar, që hera herës ndërlidhen në kohë si në rastin e tregimit “Shpërblimi i jetës” ku Albert Horsti shpërblen golëmasin e internuar për gjasin e ndodhur në Golëm para do vitesh.

Pse është i vlerësueshëm vëllimi? Kësaj pyetje do t’i përgjigjen edhe lektorët e tjerë që në trajtesat e tyre do të paraqesin elemente të tjera të jetës.

Lidhja e Krijuesve “PEGASI” e vlerësoi veprën, por ka dhe probleme të cilat duhet të shihen në vëllimet e ardhshme në tejrritjen e narracionit, në futjen e elementeve më aktive të figuracionit, sepse eksiston mundësia nga erudicioni dhe kulturimi i Autorit, futja e mendimit me gërshetim meditiv dhe impresionimin, prezencën e prozës poetike, me kalimin modern në qëndrimin pritës të mbyllësisë, në përsosmërinë e dhënies së mesazhit, në kapërcimin e ngrëçeve dhe në lëvrimin e temave të tjera për të eliminuar ndonjë dukuri të“provincializmit” të kapjes së temës, pra për shkëmbim vlerash dhe në aspektin universal. Edhe ndonjë gjë që vërehet në kalkulimin e përgatitjes së tregimit të mënjanohet për të siguruar rrjedhshërinë. Autori ka klorofilë të mjaftë në vëllimin e parë. Kështu mund të realizohet procesi i Fotosintezës letrare.

Duke e parë në këtë këndvështrim veprën e Faik Islamit, stimulojnë pozitivitetin dhe çmojnë aftësinë shkrimore në këtë sprovë të rrëfimit të shkurtër letrar.

I urojmë pasuri të begatë shkrimore!

Gjirokastër, 05.07.2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:58 pm





“Krijimtaria folklorike, pronësi mendore e një shpirti të pasur”

mbajtur në sesionin shkencor

Hyrësi

Tashmë është tepër e njohur që Zagoria është një krahinë mjaft potente në fushën shumëplanshë. Ajo ka një tipikë që në vijueshmëri prodhon INTELIGJENCË! Kjo për vetë faktin e si rrjedhojë se Zagoria dhe Zagoritët nuk kanë qenë ndonjëherë “të mbyllur” apo në lëvozhgën “mit”. Ajo mbylljet e imponuara i ka minimizuar me një kundërveprim energjik, duke prodhuar “mëndafsh” intelektual në korpuset shpirtërorë, duke sfiluar edhe në fushën e emoncionalizmit folklorik që ka përgatitur një lëvizje të iniciuar e me kahje “Horizontet e reja”. Lokomotiva folklorike ka tërhequr vagona të bindura, por të risuara, të transmetuara dhe të krijuara me teknologji shpirti.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:59 pm

Profili i strukturës folklorike



Në se ndërmerr këtë hap në kuptimin metaforik befasohesh me kapakun e florinjtë që i hap një thesari të venë me mend dhe me mund gjatë gjithë ekzistencës së vetë të etnisë kulturore zagorite. Ai ka kaluar në një proces të spikatur, zinxhiror me një përcjellësi të zgjuar, temperative, impulsive, impresionante nëpërmjet një stine të shtuar: “Stina e Pestë”, e cila është e shpërndarë në stinat emocionale të gjendjes së shpirtit.

Pasuria folklorike zagorite ka një jetëgjatësi të madhe, duke kaluar nga lindjet e mocioneve që nga pasthirrmimet, habitëtitë, dëshirimet, lotësitë, lutësitë, shpërthimet, përrallëzimet, baladëzimet, kërkesat jetësore. Ky larmitet e ngjyrim shpirtëror e ka buronjën në gjendjet, gjasitë, transformimet, lëvizjet, ndryshesat, varësitë në raport me kohërat dhe situatat, gjendjet frymëmarrëse që shkaktojnë lëvizje të të kënduarës shpërthyese, të krijuar në një pentagram notësor të çuditshëm melodik të sjelllë në shpërthime të tejtronditura duke prodhuar “Elegjinë e Ikjes” dhe të moskthimit. Ligjërimi mbi një ikje të papritur, një moskthim që e zë dielli në të perënduar, një ngashërim që e sëmbon dhe e shpon tejpërtej aortën e ndjenjës, duke e helmatizuar njeriun e duke e paisur me një klimë të ashpër shpirtërore, ku vargjet elegjiakë konturohen dhe afektet, efektet, lotësia, lutësia dhe vajtimi shpërndahen në porëzime shpirti. Përcjellja vajtuese, respekti ndjenjësor për shpirtin, lutja e këngëzuar për rikthim të fizionomisë së dashur me çeljen e luleve pritëse të mollës, apo të sinqeritetit të lulefrut - qershisë janë buronja të ujëvarave shpirtërore. Fazimi emocional i përshkuar nga një rrjetdënduri përjetimi, përfytyrimi fantazimi me shtresa profilorë në strukturën folklorike derdhen në partitura që të rrëmbejnë me baticë - zbaticat e ndjenjave.

Korifenjtë gjithmonë eksplorojnë me një synim të madh të marrin nga shpirti atë që nesër në veprimtaritë e tyre shumëplanshe të ngjitë në shpirt edhe të të tjerëve si dyllameç i qershisë belicë e të bëhet pronë e tyre që t’i ngrohë shpirtërisht. Një punë të tillë të mirëfilltë ka bërë edhe Andon Zako Çajupi, i cili duke u mbështetur në këtë bollëk kualitativ krijoi një pasuri të madhe, e cila ka pushtuar sipërfaqe të madhe mendore. Është ky një pushtim i madh domethënës.

Në kolanën e botuar “INTELEKT 2001…”, që i kushtohet tërësisht Zagorisë theksohet: “Për Andon zako Çajupin e madh është shkruar pak. Ndonjë mund të habitet. Kërkuesit shkencorë, hulumtuesit e veprës së tij, ndoshta do të befasohen nga kjo mënyrë thënieje! Për Çajupin e madh është shkruar shumë, sa që ka vepra të shumta me zbërthim analitik, por s’është thënë e plotë ajo që duhet thënë! Çajupi ka qenë korife i vargut të sintetizuar, brilant, të rrjedhshëm, ndjenjësor, të profilizuar me një logjikë të çuditshme poetike që duhet të merret shëmbull. Shpjegimi i mënyrës plot tonalitet i të shkruarës, i kapjes madhore të temave, i plasticitetit letrar, i kombinacionit melodik, i harmonizimit të gjinive në ndërthurje çudibërëse, janë disa nga karakteristikat më tipike befasuese. Ironizmi që ka formuar e afirmon në një “kult personal”, i cili arrin në një sarkazëm të universuar që përpin me brilantizmin e thënies. Është shprehës autentik i kulturës prezente si dhe i shkollës ironike të trevës i ngritur në një gradient të lartë. Vjershat e Andon Zako Çajupit janë himne tërë ndjenjë që lëshojnë alarme poetike në shpirtin dhe të pushtuar, që e çojnë në këmbë për të protestuar, për të liruar veten edhe kur ka pronë mendimin e lirë, por në të vërtetë më i robëruar se kurrë… Thirrjet himnizuese poetike të Çajupit janë kontrolle historike të individit, shoqërisë dhe kombit dhe krijon precedentin e rikontrollit…

Kjo forcë e ka zanafillën tek shkolla zagorite, tek folklori i pasur mbi të cilin është ngritur vepra e pavdekshme.

Ne përulemi me respekt para kolosit që e bëri të njohur trevën tonë në rang vendi dhe kombi dhe hapi kapakun e floririt për të treguar se ç’thesar floriri përmbahet në shpirtin, zemrën dhe “anuaret” shpirtërorë të njeriut të trevës sonë.

Ndjenja në një shpirt të pasur shpërthen si eksplozicion në këngët e dasmës, erotike, epike… Kjo siguron aeditizmin shëtitës në trevë dhe gjetkë në simotrat, lidhësitë shpirtërore, në gjithë etninë si dhe në “përhapjen gjeografike e demografike”.

Shpirti i pasur ka sjellë rritjen e dimensioneve dhe sidomos thesari i erotikës është mbajtur më shumë mend dhe i transmetuar. Qendra ka pasur privilegj të ketë pasur femrën me atë arsenal të qendisur figurativ. Komponentët e këngës apo të valles të qëndisura me penj mulinë të ngjyrtë emocionalë ka sjellë behar në në pasurinë folklorike zagorite. Dhimbja, qeshja sarkastike, ovaliteti tundues, ironia e gatuar me brumë vendorë, vargjet rrëmbyese të vetë shpirtit që i prodhon dhe i provon merr në provim shpirtrat e tjerë. Erotika është sa ndjenjëzim dhe përvlim, sa pikënisje aq edhe klas, sa e kërkuar aq edhe e mërguar, sa e gënjyer nga nazet aq edhe e pritur gjatë…

Transformimi i gjendjeve emocionale bëhet herë i shkallëzuar me kurbë ngjitjeje, herë me gradient rënie. Kjo është dukuri e një shprehje të guximtë, që duron edhe koeficente të rrezikshme edhe të sakrificës. Tani hap, pastaj kërcim, pastaj endje, kërkesë për këputje trëndafili, lozje me një luledele - fati provë, tkurrje e një propozimi erotik apo epik, guxim në kërkim të syve të larmë, sakrifikim gjumi, gjum i rrezikshëm me oda ëndrrash dhe kafshime jorganësh, të puthura të improvizuara në faqe dhe gushë të simbolizuara, ëndrra që shkunden dhe bien si petale të thara dhe gjethe të verdha, përpjekje të ekzaltuara për të kaluar një rini me një rasë apo një gjini… Forca mëngjesore e transmetimit dhe e bartjes së këngës specifike e qëmtimit e gërmimeve të pasurisë folklorike.

Shpirti që loton nxjerr dufin. Shpirti që jeton dramën mundohet t’i japë shtysë vetes me këngë dhe këngë problemore. Shpirti që kalon trauma mat temperaturën e vlimit shpirtëror me një termometër.

Shpirti që përpiqet për të dalë nga ndrydhja, vuajtja dhe plasaritja, terapi ka këngën dhe vallen. Shpirti që trazohet në momente e situata të qeta shpërthen më fort nga e zakonshmja që shkon ngadalë. Shpirti i gëzuar e çliron qetë veten jo krejtësisht, por në një përqindje të madhe duke e dhënë të drejtën e kujdesit fatlum.

Evenimentet si: akte trimërore, dasmat, erotika, lidhjet shoqërore krijojnë raporte në shfaqje mimike dhe pandomimike të njeriut interpretues!

Vetë këngët dëshmojnë këtë që janë përmbledhur në vëllimin voluminoz enkas “KËNGË POPULLORE NGA ZAGORIA” të studiuesit, Mësuesit të Merituar Stefan Bulo, që vlerësohet si një kontribut në qëmtimet e pronës folklorike zagorite.

Në këngët zagorite dalin në pah duke u lidhur me shpirtra të pasur edhe: Vonimi i edukuar i gjendjeve tronditëse për tek ata që përjetojnë më fuqishëm dhimbjen.

Mbrojtjet mjedisore dhe konfiguracioni që ngushëllon për të minimizuar heqjen e siparit të dhimbjes.

Ky shpirt i pasur ka edhe reflekset e tij në rekuizitën domethënëse, që mban vulën e trevës dhe në të ka depertuar punimi ornamental origjinal.

Në rekuizitë , krahas origjinalitetit, ka dhe përgjasime me trevat “eksportuese” apo importuese. Kjo pasuri rekuizite është ruajtur me mjaft kujdes jo vetëm në trevë, por edhe në vendet e emigrimit.

Shpirti i pasur ka refleksionet në vallet e kënduara, të cilat janë një kompozim i madh ku plekset aftësia mendore. Ato që nuk shprehen me tekst shprehen me lëvizjen e studiuar dhe të ndritshme.

Baraziteti konkurrues në formimin folklorik, konkurrimi i lirë i plurimendimit, vlerësimi, futja e tematikës së gjerë, vertikalizmi dhe horizontalizmi me gjetje, fabula e ëmbël, krijimi në kushtet e në spontanitet flet për një demokratizim në pjesëmarrje në krijimin e fondit folklorik.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 2:59 pm


Simbolika, figuracioni në pasurinë folklorike të trevës





Struktura e ndërtimit të këngëve, paçka se ç’lloj i përkasin ka një arkitekturë poetike që të rrëmben e paisur po me një dekor të brendshëm dhe të jashtëm karakteristik, i cili personifikon, dallon, thur, intrigon bukur, vesh me rekuizitë poetike, duke shmangur rakitizmin, proksilitetin dhe thatësirën.

Këngët dhe vallet e kënduara janë ndërtuar me një stil që u jep frymëmarrje dhe që vendoset me një sakticitet ku s’ke ç’të zgjedhësh e të veçosh edhe sikur të duash se s’ka zgjaturina e lulurina të kota. Kjo tregon se sa punohej dhe si daltohej kënga zagorite. Një dëshmi katërcipërore e këtij koncepti është shtrirë gjërë e gjatë në librin “KËNGË POPULLORE” të qëmtuar e mbledhur nga z. Stefan Bulo.

“Zhanret” e këngës janë të pranishme, duke përdorur retorizmin dhe të tjerat, të cilat i numëruam gjatë shtjellimit, por edhe dialogimin, duetin… Nëpërmjet një figuracioni e një simbolike të gjallë shfaqet gjallëria e jetës me ngarkesat e saj, që nuk mbajnë kufijtë gjeografikë të trevës, por shtrihen në lidhësi me simotrat dhe me vendin, kombin dhe më gjerë.

Dihet që kjo gjerësi dhe thellësi e shprehur ndryshe quhet: Tregues Kulturimi.

Kënga kalon nëpërmjet një kalvari dhe një vallëzim ritual që të befason. Pra, në këtë kontekst, duhet të shprehim qartë stolinë, veshjen, paraqitjen e ndjenjës origjinale në akte të guxuara. Konfiguracioni i thyer që ka bukurinë e tij e që e ndien vetëm një shpirt i pasur, ka reflekset ngjyrorë në këtë simbolikë me toponimet dhe “akustikën” vendore.

Për të krijuar një përfytyrim simbolik dhe në drejtim të figurës do të parashtronim pak lëndë magjepsëse nga ky fond pa bërë ndarësi:

“Ç’i flet lulja lules-o… Kënga e lules: Lum ai që do të të marrë! Mikja që dua mbyll portë e më sheh mua.



Shpirti i pasur



Ndjenja në një shpirt të pasur shpërthen si eksplozicion në këngët e dasmës, erotike, epike… Kjo siguron aeditizmin shëtitës në trevë dhe gjetkë, në simotrat, lidhësitë shpirtërore, në gjithë etninë si dhe në “përhapjen gjeografike e demografike”.

Shpirti i pasur ka sjellë rritjen e dimensioneve dhe sidomos thesari i erotikës është mbajtur më shumë mend dhe i transmetuar. Qendra ka pasur privilegj të ketë pasur femrën me atë arsenal të qendisur figurativ. Komponentët e këngës apo të valles të qëndisura me “penj mulinë të ngjyrtë emocionalë” ka sjellë behar në pasurinë folklorike zagorite [lliariote]. Dhimbja, qeshja sarkastike, ovaliteti tundues, ironia e gatuar me brumë vendorë, vargjet rrëmbyese të vetë shpirtit, që i prodhon dhe i provon merr në provim shpirtrat e tjerë. Erotika është sa ndjenjëzim dhe përvlim, sa pikënisje aq edhe klas, sa e kërkuar aq edhe e mërguar, sa e gënjyer nga nazet aq edhe e pritur gjatë…

Transformimi i gjendjeve emocionale bëhet herë i shkallëzuar me kurbë ngjitjeje, herë me gradient rënie. Kjo është dukuri e një shprehje të guximtë, që duron edhe koeficente të rrezikshme edhe të sakrificës. Tani hap, pastaj kërcim, pastaj endje, kërkesë për këputje trëndafili, lozje me një luledele - fati provë, tkurrje e një propozimi erotik apo epik, guxim në kërkim të syve të larmë, sakrifikim gjumi, gjumë i rrezikshëm me oda ëndrrash dhe kafshime jorganësh, të puthura të improvizuara në faqe dhe gushë të simbolizuara, ëndrra që shkunden dhe bien si petale të thara dhe gjethe të verdha, përpjekje të ekzaltuara për të kaluar një rini me një rasë apo një gjini… Forca mëngjesore e transmetimit dhe e mbartjes së këngës specifike e qëmtimit e gërmimeve të pasurisë folklorike.

Shpirti, që loton nxjerr dufin. Shpirti, që jeton dramën mundohet t’i japë shtysë vetes me këngë dhe këngë problemore. Shpirti që kalon traumat temperaturën e vlimit shpirtëror me një termometër.

Shpirti, që përpiqet për të dalë nga ndrydhja, vuajtja dhe plasaritja terapi ka këngën dhe vallen. Shpirti, që trazohet në momente e situata të qeta, shpërthen më fort nga e zakonshmja që shkon ngadalë. Shpirti i gëzuar e çliron qetë veten jo krejtësisht, por në një përqindje të madhe duke e dhënë të drejtën e kujdesit fatlum.

Evenimentet si: akte trimërore, dasmat, erotika, lidhjet shoqërore krijojnë raporte në shfaqje mimike dhe pandomimike të njeriut interpretues!

Vetë këngët e dëshmojnë këtë, që janë përmbledhur në vëllimin voluminoz enkas: “KËNGË POPULLORE NGA ZAGORIA” të studiuesit, Mësuesit të Merituar, Stefan Bulo, që vlerësohet si një kontribut në qëmtimet e pronës folklorike zagorite apo në librin “Tinguj shpirti” të poetit të mirënjohur dhe një nga bardet më të mëdhenj popullorë të Zagories, Jorgo Telo, kontribues aktiv në qëmtime dhe paraqitje të folkloristikës zagorite.

Në këngët zagorite dalin në pah duke u lidhur me shpirtra të pasur edhe: Vonimi i edukuar i gjendjeve tronditëse, për tek ata që përjetojnë më fuqishëm dhimbjen.

Mbrojtjet mjedisore dhe konfiguracioni që ngushëllon për të minimizuar heqjen e siparit të dhimbjes.

Ky shpirt i pasur ka edhe reflekset e tij në rekuizitën domethënëse që mban vulën e trevës dhe në të ka depertuar punimi ornamental origjinal.

Në rekuizitë , krahas origjinalitetit, ka dhe përgjasime me trevat “eksportuese” apo importuese. Kjo pasuri rekuizite është ruajtur me mjaft kujdes jo vetëm në trevë, por edhe në vendet e emigrimit.

Shpirti i pasur ka refleksionet në vallet e kënduara, të cilat janë një kompozim i madh ku plekset aftësia mendore. Ato që nuk shprehen me tekst, shprehen me lëvizjen e studiuar dhe të ndritshme.

Baraziteti konkurrues në formimin folklorik, konkurrimi i lirë i plurimendimit, vlerësimi, futja e tematikës së gjerë, vertikalizmi dhe horizontalizmi me gjetje, figula e ëmbël, krijimi në kushtet e në spontanitet, flet për një demokratizim në pjesëmarrje në krijimin e fondit folklorik.

Gjatë gjithë kohërave kush ishin përfaqësuesit e këtij shpirti të pasur që transmetonin me zë të bukur këngën. Lliari si gjithë Zagoria ka pasur dhe ka këngëtarët e vet.

Botuar te vepra “Perla, profil i biskuar ZAGORIA” e autorit, mbajtur si referat në një Sesion Shkencor me këtë objekt në Gjirokastër viti 2000.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 3:00 pm

Magneti i Virtytit





Analitikë



Është vërtetuar katërcipërisht dhe në poetikë se, vargjet që e kanë buronjën nga dhimbja kanë forcë vitale edhe ruajnë gjelbërim të përjetshëm,paçka se dhimbja, qoftë në thelb dhe në paretet e saj, mban atë ngjyrim të verdhë apo meititet...Jo më kot përfaqësuesit tipikë të poezise e kanë rrjedhën nga ky profil.Vargjet ngrihen mbi një shtrat që është i fortë të mbajë një qiell të rrëzuar,me kupolë gati në rënie,me yje që nuk disponojnë forcën e tyre ndriçuese dhe nuk e dinë sa do të jetojnë në kupën qiellore,e cila i vë gjithmonë në mëdyshje jete!Hëna nuk e plotëson kurrë trajtën e saj rrethore ,por gjithmonë hahet në qenien e saj ,mundohet të rrumbullakoset,por “krijesa” e saj mbetet shtatanike...Poetët që nisen të startojnë nga “doza”të tilla dhimbjeje janë të kujdesshëm dhe konkurrues.Ata janë në gjendje t’i zbulojnë BOTËS SË FSHEHUR TË FSHEHTAT E SAJ dhe në kthinat më të panjohura edhe sidomos ,kur në çdo qelizë të kontureve të tyre apo shqisave, ndiejnë “doza” dhimbjeje...Ndiejnë pranvera që nuk sjellin apo nuk i lulëzojnën të gjitha lulet,vera tepër të thata që pëlcasin gurin,vjeshtra që rrëzojnë gjethet, duke i përplasur në destinacionin

“humus”, pa gëzuar shpresën e njohjes së brezit që po vjen se ende nuk është as në syth...Përfytyroni një qenie njerëzore energjike me elasticitet dhe që në pozicione të vështira, ku dhimbja interpreton me solfezhin e dhimbjes në kohën 4/4,mundohet të kërkojë rrugën e gjatë të shpresimit të jetës,ku bien tam-tamet e MEITITETIT dhe të MOSEKZISTENCËS që t’u bëjë apel njerëzve të brezit dhe pasardhësve për të transformuar jetën totalisht, duke e brujtur me një karakter të fortë dhe me një krijim total human.Përfytyroni një njeri, i cili nuk e përfill kurrë vetminë që i rëndon mbi supe të njoma apo paksa të rritura ,të interesohet për personalizimin dhe futjen e elementëve të rinj në format e të jetuarit;një njeri që kundron realitetin ekzistues të mbartur, të cilin e vëren me filozofi të re të të menduarit dhe të vepruarit, duke e paraprirë ajo që çdo njeri të jetë njeri i kontributit për progresivitetin e shoqërisë morale dhe moderne.

Temat e prekura në këtë vëllim poetik janë të larmishme dhe mënyra e trajtimit të tyre me një individualitet, që bie në sy qoftë nga stili,nuanca apo figura e përdorur, e cila e ka buronjën nga folklori i derdhur i trevës së Lunxhërisë,por edhe i krijuar në “stërmundimet”poetike të dhimbjes...Temat për folezën e dashur të fshatit Nokovë, dalin më në pah në distancimin e krijuar si rrjedhojë e largimeve të nevojshme,ku poetja Frosinë kujton,kthehet në retrospektivë të bukur dhe hedh në letër ndjenja për të mos u vyshkur kurrë,por për t’u mbetur pjesëz e jetës së saj të madhe...Krakteristikë është fakti që ajo kërkon të shkruajë me një “theksim” apo motiv çajupian.Në këtë kontekst, Nokova ngrihet e konturuar në përfytyrimin e lexuesit natyrshëm.Pra ,vendlindja e poetes jepet me nota të zjarrta duke rrokur gjithë parametrat sipërfaqësorë e ndjenjësorë të saj.

Karakteristikë tjetër tipike është që reflektohet thelbësisht ë dashuria e madhe, përkujdesja tejetnjerëzore e Krijuesit ndaj njerëzve, shoqërisë e më gjerë, duke e trajtuar atë me një optikë të veçantë e duke e hulumtuar deri tek të fshehtat e realitetit...Në këtë drejtim, poetja shfaqet me një sy të mprehtë dhe një qëndresë të afërt duke reflektuar cilësitë e mira.Lidhësia e saj , jo vetëm me njerëzit,por edhe me ambientin,mjedisin dhe gjithçka të tij, është gjithmonë e pranishme dhe e blertë.Kjo vërehet në të gjitha linjat e këtij vëllimi tipik.Nëpërmjet këtij vëllimi poetja portretizon mençur gjendjen e saj shëndetsore dhe krijon e paraqet një shembull heroi tipik, rezistent dhe një shembëlltyrë model për të përballuar forcën e dhimbjeve edhe të stërdhimbjeve të prodhuara nga sëmundjet,duke thënë :

“Ja, ku e ka burimin forca e qëndresës dhe dashurisë ndaj jetës!”

Ajo vajzë e brishtë ishte “oqean ndjenje” dhe vargjet e saj buronin nga thellësia e shpirtit të përflakur me mekanizmin e spontaneitetit,një mekanizëm që lëviz dhe përshkruan fragmentet e jetës.Me talentin dhe dhuntinë e dhuruar nga Krijuesi , ajo shfaqet para lexuesve me një pentagram dhimbjeje,ku notat kanë tinguj të çuditshëm melodikë dhe duke u bashkuar prodhojnë simfoni të reja...Frosina jetoi një jetë të shqetësuar dhe në këtë shqetësim të prejardhur nga dhimbja nuk u shkëput kurrë nga jeta, shoqëria,familja ,njerëzit,ambienti, dashuria,besimi, forca, shpresa...Ajo në këtë vëllim shfaq kuadratura, trajta, veçanësi, potencë, moralitet, kritikë,ndjenja të moshës, miqësi, letërkëmbime poetike,dialogime me fluturëzat, thëllëzat ,bilbilat, zemrat...Shqetësimi,mendimi i saj për ndryshesë dhe për ecje për në Portën e Triumfit nuk është i rastit. Ajo lëshon “alarme” për të thurur ëndrra që s’duhet të gëzojnë vetëm miturinë, por për ëndrra të mëdha! Vëllimi i saj ka hapësirë të madhe “gjeografike” dhe personazhet që lëvizin në këto “simfoni”janë të shumta dhe ngacmuese... Ato formojnë”BOTËN e veçantë të Frosinës”TASHMË POETE, E CILA ME ZËRIN E SAJ U DREJTOHET NJERËZVE PËR TË MOS MOHUAR VETVETEN, PËR TË KULTIVUAR NDJENJAT DHE VIRTYTET MË TË RRALLA,që i shkojnë për shtat njeriut të civilizuar.”

Vargjet u ngjajnë mermerëve.Ata mbeten në ALTARIN E KRIJIMIT dhe lexuesit, apasionantët e librit përulen me dinjitet ndaj tyre,kur autorja ka shkuar në PARAJSËN E KRIJIMIT, mbasi Frosina Dhima është nisur e sigurt për të plotësuar atë ëndrrën e madhe të saj: “AH,SIKUR TË ISHA DIELL!”

...E kam përmendur dhe diku tjetër maksimën e fuqishme: “Dixi et salvavi animan,meam!” (“E thashë dhe e shpëtova shpirtin tënd!”) Poezitë e këtij vëllimi në disa raste marrin këtë përmasë, duke dhënë një kontribut në moralizimin dhe formimin e karakterit njerëzor të pastruara nga “veset ” e lindura ose të krijuara në shtrate të rrëmbyera dhe anormale, duke rënduar e thyer virtytet e rralla që duhet të ketë një qenie njerëzore.Këto “ tratativa ’’poetike e kanë rrjedhën në atë substancë të ardhur nga leximi i veprave të lëmit filozofik të autorëve të mëdhenj botërorë, pas të cilëve Frosina ishte e apasionuar dhe kërkonte që me aftësitë e saj t’u shëmbëllente sadopak.Kjo mënyrë interpretimi poetike lëshon mesazhe të mëdha për një shoqëri , e cila kërkon të ngrihet në stade të reja civilizuese.Vrojtimi,vëzhgimi janë karakteristika të syrit të mprehtë njerëzor, i cili është i privuar për një ecuri jetësore të gjelbëruar dhe në këtë kontekst “prodhon” ëndrra, të cilat kërkojnë mjaft vullnet për t’u realizuar.Në këtë vëllim spikat lirshmëria e të thënurës deri në detaje dhe biles hera-herës krijohen apo shpërthejnë edhe lule individuale poetike që të tronditin me temperamentin e tyre...Vetëm një poezi, e cila, siç theksuam edhe më lart, nga dhimbja është kaq e ndjeshme në vetvete, të shkakton lëvizje vetiake të prirur në sensin e ndryshes duke zgjidhur mjaft pyetje retorike.Frosina kërkon të zbulojë të fshehtat e botës dhe në këtë aspekt mundohet të kapë e të trajtojë ,sipas mënyrës dhe aftësisë së saj,tema që ndoshta s’janë prekur nga të tjerët.Kjo që theksuam ndriçohet nga leximi i këtij libri poetik.Poeti, nga vetë natyra e dhuntisë dhe aftësia për të krijuar, është i pavarur në ndjenjat dhe në besimet që ka.Në këtë kuadër edhe poetja ka besim te Krijuesi i saj, të cilit i lutet për të realizuar me forcën dhe gjithëpushtetshmërinë e tij gjithçka të mirë dhe vetë merr përsipër një pendesë të kaltër.Me poezinë e saj ajo kërkon të ruajë të gjitha “sythet e mira” që të shndërrohen në lule të bukura!...Doja të thosha se këtu sintetizohet thënia e madhe: “Kam një mbrojtës dhe dua t’i bie në gjunjë!”Në poezitë e këtij vëllimi ndesh me zbatimin e përkufizimit hegelian që përfundimi pjell fillimin.Në këtë kompleks dëshirash për ndryshesë shfaqet perveç lotit real dhe loti alegorik,kur”estetika” dhe paraqitja spekullojnë,paçka se dihet që turpi mbaron atje ku fillon pendimi!...Duke e parë në kompleksitet vëllimin poetik me arkitekturimin e tij ,me ndërhyrjet, kompozicionin në të dy kahjet, çmohet prezenca e atij “misteri të ri që shpesh nga gjiri i të tashmes nuk lind gjithmonë e ardhmja,por edhe një e kaluar e vdekur prej kohësh...”Dëshirat poetike janë të mëdha.Poeti dhe në këtë rast poetja, shfaqet me mjaft dëshira, të cilat i shpreh figurativisht.Pyetja: “ Dëshirat a kanë shtatzani?”

Ishte një nevojë që trajtoheshin disa elementë në këtë analitikë të këtij prezantimi, e cila nuk ka marrë përsipër të thotë gjithçka ,por diçka... Ka rëndësi që duhet thënë ballas se Frosina DHIMA shfaqet si një zë i veçantë...

Gjirokastër, Gusht 2002

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 3:01 pm

“Pabesi”

Esmeralda(Baxhella), apo shkurt Alda, hedh vargje atje në shtëpinë e saj karakteristike tipike gjirokastrite dhe thith ajrin e pastër të Malit më të gjërë të Shqipërisë ... Ajo vjen nga një jetë e dashuruar dhe me krijesa të bukura me dy emra tejet të bukur, që lexuesit mund t’i kenë ndeshur në ndonjë Sagë, fortese apo Ditar të ndonjë shkrimtari të madh : DENISË dhe EMË ... Gustav Floberi pati një personazh, që s’do ta harojnë shekujt “EMË”, e cila mori një titull skeptri “ZONJA BOVARI” ...Dy yllkat e saj e impulsojnë ESMERALDËN të hedh ndjenja çiltërsisht, pa u kujdesur shumë se çfarë qëndrimi do të mbahet ndaj tyre ...Ajo hedh zëmërimin e një dashurie të humbur, që nuk i dha fat, hedh me penelatë, ndofta të thjeshtë ndjesitë, pas një “tradhëtie” tejet të rëndë: Vajzave t’u martohet babai, pas një divorci të shpejtë ...”S’ka çast më të dhimbshëm, që do të ndihet nesër ...” Në vëllim pasqyrohet “dashuria e vrarë” që kullon gjak,shpirti i prangosur, pritja që merr jatën, pranverat që shkojnë, trupi i bukur i çvirgjëruar me qëllim që të fitojë privilegjin më të bukur të bëhet nënë, por kurrize të kthyer në një arkaizëm tejet të rëndë dhe të dhimbshëm! ... Urrejtja kombinohet në një pentagram të dhimbshëm, që notat nuk njohin rradhimin e tyre.

Vëllimi poetik “PABESI” është shkruar thjeshtë, por me një ndërhyrje profesionale nga ana e jonë ka marrë një trajtë të pëlqyeshme. Është mundësuar një arritje, e cila vjen natyrshëm. Ndërhyrja është bërë në proporcione të pëlqyeshme dhe në natyrën e Aldës. Të shkruash poezi do të thotë, që përveç talentit të luftosh për t’u lartësuar profesionalisht për të zotëruar “teknikat” poetike. Në këtë drejtim stafi ynë i specializuar i Shoqatës “PEGASI”, i përbërë nga filologë, poetë të afirmuar jo vetëm brënda vendit, por edhe jashtë tij, po bën një punë të mirfilltë.Duhet thënë se në vëllimin e Aldës, është përdorur në tone të ndjeshme retorizmi,retiçensa, domethënia, kërkimi, “sythi” që bëhet gati të çelë,tema e lëvruar në dy kahje, krahasimi i shkurtër ...

Ne u munduam që ajo duke u nisur nga “substanca” që ka përgatitur të “thithim” esencë poetike:



Mimoza

Zemërhapura me dy porta,

Hyn e del nëpër aorta,

Jeta me dy stinë të plota ...



Ose “Vrava veten”,

S’gjeta rrugë tjetër

Por vrasja më mbeti në letër

Babai i dashur më puth më puth,

Ç’më ëmbëlson puthja më mirë se dikur!



Në këtë kotekst Aldës i urojmë suksese në hapin e parë që hedh, i cili padyshim do të lozë një rol të madh psikollogjik dhe jetësor ...





Para thënies së Luljetës

Syzimi i kohës për ndjenjë



Një rruzull i ri i ngarkuar me mjegull të çuditur nga çudia, ku “lulëzon” një kurorë e pemës së hidhërimit, që përhapet gjallërisht. Meridianët kanë humbur parametrat dhe përkufizimin gjeografik të përvëluara nga një diegie llave që derdhet nga koni vullkanik i një vullkani gjithmonë në veprim me një emër tipik “KOHË”. Koha ka akrepë të dehur që gjithmonë kontaktojnë në “orgjinë e të thënurës me pushtim zilesh… Kohë që të mbërthen mbi supe, të tërheq, të lë në stacione, por supet e saj kurrë nuk mbeten pa mbartur. Eshtë një mbartje-lënie që nuk humbet, por vizaton rrudhime, plasaritje, alterime, hone që po të hidhesh mbahesh mend për hedhjen… Nga fytyrat njerëzore të dëshpëruara që në tundje djepi e deri në rritje rrjedh acid i lotit, që sa bie në tokë shkretërizon vendin, shpirtin, mendjen e lëshon ca ikonizime shpirti që duhet t’u falesh e t’u ndezësh qirizime…

Eshtë një lojë e përgjithshme ku shpirti s’gjen qetësinë e mirëfilltë kurrë, një realitet që flet me një gjuhë plot kolor, ku mbizotëron e verdha. Eshtrat copëtohen, shkurtohen dhe flaken, kalben, pluhuri mbulon tragjikisht mendjen e tejlodhur nga stërmundimet… U falemi ikonave të shpirtit, ikonave të krijuara me “totemizmin” e besimit të kahershëm dhe të krijuar enkas “nga ashpërsia” e kundërshtive të mbarsura. Sfondimi i penalizuar me psikologji letrare sjell padyshesë një të kënduar, perceptuar, të fantazuar disi “natyrshëm”, duke u shkëputur nga kornizimet… Duke i lënë ndjenjës fushë të lirë veprimi dhe duke e ngarkuar me ngarkesa dhe tonalitete të reja, duke vënë në ankand e në epitafizime shpirtin e lodhur burëzohet një varg “i padisiplinuar” ku natyra vrarëzohet dhe bëhet kohë vrastare… Zhgënjesa, verbëria kërkon të karficëzojë me majën e saj të mprehtë, duke u futur thellë në mish… Hijet përgjojnë. Frazat që lëshohen nga vatra të nxehta kanë përmbushur atë përgjim konstant e të valëzuar që përgatit “arkivolizime” pa kortezhe përcjelljeje… Kanë vdekur shumë njerëz, ka shumë viktima… Humbet koncepti i “së vdekurës”. Rrethet e mëdha të zjarrit përvëlojnë dhe tjetërsojnë mjedisin, këtë monotoni variacioni. Imagjinata bredh në momente abstrakte, thonjëzohet çdo gjë që nxjerr thonj. Poezia, e cila rrjedh në nervin e saj, penalizon kohën dhe i tregon asaj sa “dhëmbë” ka dhe si i rrëzon njerëzit nëpër shkallina që mbartin në strukturë vetëm rëniet e jo ngjitjet…

Precipitohet në një “lodhje” azmë që të merr frymën dhe duhet që qielli i çarë i gjakosur të të sjellë qiellësisht pompën për të realizuar mbijetesën me frymë! Po kur ta marrin “pompën”?!

Vetëm një sy i mprehtë mund të qëmtojë anë të botës dhe të kohës që janë të fshehura dhe që kanë punuar me mjaft kujdes për të fshehur konturimet…

Jo pa qëllim ne paraqesim një “sy të tillë të mprehtë” që ndryshon në “sfilimin” e saj, në podiumin poetik. Tashmë është bërë paksa e modës të thuhet me një frazë si të kopjuar: “Kemi të bëjmë me talent”, dhe fillon nanurisja, përkundja, përkëdhelia, ledhatimi, “tam-tamet”, të cilat në vend të lartësojnë e “shkasin” talentin.

Në këtë vëllim mundohet dhe kërkohet të precipitohet lirë; meditimet rrjedhin dhe bashkë me këto meditime figurative spikat një frymëmarrje e gjetjes së figuracionit që krijohet pas një udhëtimi të gjatë në libra me peshë figuracionale dhe simboli… Por “bronket” poetike ka rëndësi që frymëmarrin.

Në poezinë e Luljetës tentohet të ndjehet epërsia e poezisë me skeptër, e prozës poetike, “trilli” psikologjik, aftësia për t’u futur në eshtërime, meditimi me frut, shmangie e konstatimit apo shpërndarje të “lules së kungullit poetik”, tendencë e disa të ashquajturve poetë që kritika e sotme i lavdëron duke ulur “aftësinë balancuese”.

Hedhja e talenteve nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” në “tavolinën e klasifikimit” eleminon atë që përflitet shpesh se jo të gjithë dinë të konkurojnë, paçka se penën mund ta përdorojë gjithkush… Kryesore është të bësh zbulimin, të futesh në deje dhe nëpërmjet evidentimit të dhimbjes të rrahë krahët një shpresë e ecurisë në të ardhmen. Evidentimi i talentit mbetet një parësi në komunitetin tonë letrar që s’ka ndërmend të dremitë, por të jetë syçelë…

Ndihmesa profesionale është e nevojshme.





Kristaq F. Shabani



Gjirokastër, 10.10.2001

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 3:01 pm

Një rishfaqje në portalin e gjinisë letrare më të madhe romanit

Pas “Çmimit të faljes”, një eksplorim tjetër”Letër nga Ferri” nga autori përmetar Ligor Shyti. Thelbësore është shfaqja, por edhe operacioni kirurgjikal që i bëhet “kompozicionit” dhe strukturimit të socialitetit prezent, duke i zbatuar manierat, lustrosjen, temperamentin, meskinitetin, gënjeshtrën, kamuflimin, fluturimin akrobatik, pindarik, epigonizmin pasuror, dramacitetin e interpretuar nga aktorë të dalë apo të prejardhur nga një sistem pa pronësime vetiake, private dhe me një të rënë të gongut një gdhirje mitologjike me veshje të artë, mëkate të shoqërisë së pasur, një ish që vareshin qurrat si lëng kastraveci në një gdhirje të ëmbël: pronarizim nga prona e shoqërisë: shpërblesë e pamerituar, personazhe që vijnë në pushtet nga hiçi, moskamja dhe që populli i voton për ndryshesën dhe ata premtimin e transformojnë në meititet, vetë transformimin në re në kalim dhe hidhen në sulm me lajtmotivin flamur: “Të shfrytëzojmë pushtetin!”

“Letër nga Ferri” ka një gjetje problematike të kohës, realizon dhe dritëzon hijen dhe tregon maskaradën e madhe të përçdunimit individual dhe kolektiv të një grumbulli personazhesh të një qyteti të mbetur në urë, monument, në pirje, në duf, në mbyllje, në shtëpi që rrëzohen, në ndriçim të komanduar; më shumë në errësirë se sa në dritë, shumë pak ujë të rrjedhur, jeta është shndërruar në një pikatore për qytetin, që vritet nga të zgjedhurit, që dhjamosen dhe mandej kërkojnë metropolet... Protagonisti kryesor, Xhorxhi, vetëvritet i mëkatuar dhe kufoma e tij përcillet në varrezat e qytetit që s'janë larg, por aktet e tyre protestojnë. varrezat protestojnë. Njerëzit respektojne ikjen për të shpëtuar qyteti. Sekretare e kryetarit të Bashkisë bën pushime larg, larg vendit, ndërsa qytetarët e thjeshtë dhe një gotë pirje do ta shënojnë në bllokun e borxheve. Një tragjedi e vërtetë me objekt të vërtetë dhe me realitet të vërtetë.

Mesazhet jepen në roman nga autori dhe maskarada e moszhvillimit zbulohet nga letra që dërgon pas vdekjes Xhorxhi nga Ferri duke shpjeguar gjithçka. Është një apelim për ndryshesë, për ecuri, për të kërkuar gjetjet e reja dhe jo të vijohen ngecjet e aplikuara deri tani që qyteti dridhet, stresohet, nxjerr nga xhepet astarkthyer pa një dyshkë duart për të realizuar Lypjen e madhe!

Autori, i cili është vetë i përfshirë nga vorbulla e qenies dhe e mosqenies me këndvështrimin e tij. I detyron bashkëqytetarët e tij dhe të tjerët të fshijnë sytë që s’shikojnë, të ndalojnë pazarllëqet në disfavor të tyre, të mendohen para se të veprojnë, të demokratizojnë vetveten dhe të realizojnë protestën për të startuar në korsitë e progresimit.

Duke lexuar këtë roman, të cilit s’është e nevojshme t’i thuash fjalë të bukura, por të kuptosh rëndësinë substancore të tij për të reflektuar në të gjitha shkallinat e shoqërisë, deri te natyra që është kthyer në antiprodhuese. Në roman zhvillohet edhe hetimi, por edhe gjyqi. Shpejtoni të dëgjoni gjyqin dhe fajtorët e gjendjes do të ligjërohen.

Ky roman tregon edhe për shoqërinë tuaj se si mund të impulsohet dhe të dilet nga apatia dhe gjendja e ngrirë. Ca këtu kanë ardhur si pjesëmarrës, ca të tjerë si të ftuar, të tjerët për kureshti pa ditur esencën dhe të gjithë gjyqëzohen për gjendjet. Letërsia moderne duhet sjellë ndryshesë të gjendjeve dhe impulsimeve të gjendjeve.



Nuk mjaftojnë vetëm mermerët…



Nëse shpesh flitet për “pangopësinë” e tërmeteve që sjellin lot, dhimbje, arkivole e humbje të “pjesëve” të tërësores “jetë”, as që është kornizuar sa duhet ai “tërmetëzim” që ndodh kur “ganxhat” e kockëta të asaj “trupskeletore” të quajtur me një emër ku bashkohen në shqip katër bashkëtingëllore dhe një zanore2… Katër bashkëtingëllore që humbasin tingëllimin në një thellësi shpirt-dhimbjeje që ngacmojnë konstruksionin e atij organi ndjenjësor që quhet shpirt, që pas atij procesioni makabër shuhet një njeri, një botë e veçantë e krijuar me art, një qenie e respektuar që ka thënë “mendimet” e bardha dhe ka projektuar ardhmërinë… Thuhet shpesh se “u shua një yll”, “u la një jetë në mes që s’arriti të këndonte këngën e parashikuar. Ah, që nuk sfiloi “intelektin”, bukurizimin, s’ndërtoi “ndërtesën shpirtërore arkitektja apo arkitekti”, ah! Dhe pasthirrmimet mbeten në një lotim që prek shpirtra gjithë jetën, që merr shpirtra, që sakaton dhe transformon shpirtra të ndezur nga humbjet e njerëzve të afërm dhe të gjithë njerëzve të shoqërisë që kortezhojnë në përcjellje, që lulëzojnë mermerët, që vuajnë në stina dimri shpirti të papërballueshme që marrin njerëz…

Në këtë “kalvar” të kockët që transformon në baltëzim krijesën e natyrës preken të gjithë sipas një kodi ikjeje: “…aq ishte shkruar!” që ngushëllon mendërisht, por “sizmografët e dhimbjes” sizmografojnë në fletët e pastra të shpirtrave njerëzorë që preken nga dhimbjet dhe nuk durojnë këto “tërmetëzime”… dhe vargani bëhet vargan e trupat “bardhëzohen” dhe respektohen në mermerë…

Burbuqe M. Memushi vjen në këtë vëllim poetik pas botimit të librit të saj të parë poetik “Ylli i rrëzuar”, pasi e ka mbërthyer një ganxhë e madhe dhimbjeje që ia derdh lotët si një “burim”. S’ndien qetësi në qetësinë e prishur, pas një humbjeje të madhe jetësore, “ngjarjes tragjike” të humbjes së asaj qenieje, e cila quhet motër. Krahas lotit të derdhur, ajo ka edhe një armë tjetër që e çliron disi nga kjo “kataklizmë” dhimbjeje në një moment kur vendi i saj ende nuk ka dalë “në det të hapur”, paçka se e ka kërkuar me ngulm dhe valëvitjet e “velave” ndërrohen si maska…

Në këtë mbërthesë afrohet “e kockëta” dhe familjes Memushi i ndodh ngjarja që sjell tragjizëm duke humbur një nga ëngjëlloret e saj, Aishen, e cila s’i ka mbushur ende pesëmbëdhjetë pranverat e saj…

Në këtë vëllim të karakterit elegjiak dalin në pah dhe shpalosen “fletët” e shpirtit të një njëzetvjeçareje, e cila tronditet energjikisht; shfryn natyrshëm dhe zihet me “fatin”, me përdorimin e mjeteve stilistikore që ka në përdorimin e saj…

Ajo rrok një hapësirë të gjerë mendimi dhe gjeografike duke derdhur psikologjizmin e saj për këtë ikje të papritur të përpunuar nga mjedisi që nuk i ka “stolitë” për të jetuar përveç natyrës së bukur.

Mendimi i saj kap hapësirë në drejtimet që i bën guximshëm botës, tokës që prodhon “zi”, mallit dhe sakrificës për të mos heshtur. Përdorimi i disa krahasimeve ia rrit vlerat veprës si: krahasimi me lulen, lotët e kripur, thikat me presa të dhimbjes, luftimi në shpirt, shkelja e syrit të bukur, qëndismat, ngjasimet me hënën dhe shoqërizimet me të për të rrezatuar mbi atë vend që protagonistja e ikur e deshi aq shumë dhe që tani i mungon; shndërrimet në engjëll apo yll i veçantë, meteor e të tjera, flasin për atë që Burbuqja po mundohet të kristalizohet dhe të përparojë në trajtesa duke i kërkuar vetes. Duhet thënë se, duke qenë personazhja kryesore e kësaj vepre, ajo kërkon të zotëroje elementet e dhimbjes njerëzore dhe të pasqyrojë poetikisht se ç’ndiejnë qeniet në këtë “oqean të lotëve”…

Shpeshherë ia hedh fajin vetes, oborrit, “avllisë”. Ka mllef për faktorët që sollën këtë ikje. Ajo e fantazon dhe e sjell të shfaqur në mjedise, ambiente dhe ngjarje motrën e humbur duke e jetësuar e duke e mbushur me frymë. Poetizimi i saj shpreh dhe përfshin katërcipërisht dhimbjen e familjes, të të afërmve dhe njerëzve që e njohën Aishen e vogel.

Pa u ndalur në detaje të tjera duhet të theksojmë se libra të tillë të këtij karakteri janë më se të nevojshëm për të mbushur “vakuumet” jetësorë, si dhe për të mbajtur të freskët “figurat” e dashura të ikura nga jeta. Nuk mjaftojnë vetëm mermerët…

Gjirokastër, Mars 2002





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 3:02 pm

Kristaq F. Shabani



Kumtim: Kontribut në sferën mediatike për ndërgjegjësim kombëtar



Historia e Shqipërisë një histori e mbushur me ngjarje, përpjekje, qëndrime, kthesa, përmbysje dhe ecuri për transformime shoqërore të përmasave të mëdha s’ka si të mos ketë në krye të veprimtarive për pavarësi e çlirim shoqëror, ideatorë, udhëheqës shpirtërorë, njerëz ndriçues e të ndërgjegjësimit aktiv për të realizuar objektivat dhe pikësynimet madhore, njerëz aktivë me formim plotor që kishin shpirt sulmues dhe ishin në gjendje të drejtonin transformimin. Para së gjithash këtyre ideatorëve iu desh një punë e madhe për t’u vënë në ballë të përpjekjeve për transformim. Një vend autoritar në ndërgjegjësimimin kombëtar dhe në dhënie kontributi të përmasave kombëtare dhe me njohje në arenën ndërkombëtare nëpërmjet akteve dhe pikës kulmore të shprehjes së patriotizmit është dhe libohoviti i mençur Avni Rustemi. Një biografi e ngjeshur me përpjekje për shkollim, me kontakt me të mëdhenjtë e Rilindjes Kombëtare, me protagonistë të ndryshimit të madh dhe me përfshirje në këtë protagonizëm deri në fokusim për eliminim njerëzor për të ndërprerë në mes një “fontanë mendimore shpërthyese që në ardhmërinë do ta ngrinte në pjedestal udhëheqësi. Pa u futur në zbërthimin e këtij protagonizmi historik, të faktuar, argumentues, bindës, real donim të veçonim përpjekjet titanike për ndërgjegjësim të këtij “protagonisti” nëpërmjet zhvillimit aktiv të veprimit dhe bashkimit social për kundërveprim dhe oponenecë të Avni Rustemit si dhe të kontributit në sferën mediatike.

1.Tundimi për një formim patriotik si rrjedhojë e transmetimit edhe origjinor

2.Kontaktimi me njerëz që luftonin për përhapje reale të gjuhës shqipe të shkruar dhe tendecioziteti për të hyrë në rradhën e njerëzve përhapës të të shkruarit shqip, duke iu futur rrugës së kulturimit për t’u bërë një pedagog i aftë, paçka se kjo rrugë përvijuese kaloi në disa etapa nga Libohova, në Normale të Elbasanit, në Janinë, në Lozanë të Zvicrës, në Shën Mitër Koronë të Italisë.

3. Shtrirja e hapësirës mendimore dhe njohja me disa shtete të përparuara për kohën krijoi mundësinë e analitikës, studimit dhe fenomeneve sociale, njohjen e jetës reale , faktorëve përcaktues e veprues.

4. Një ndriçim i tillë krijoi kushte për pjesëmarrje aktive në krijimin e organizmave të zëshme për t’i shërbyer shoqërisë në kahje progresive. Në Lozanënë vitin 19129 (vjeshtë) krijoi të parën shoqëri shqiptare, e cila në fillim u quajt “:Shoqëri literare” e studentëve të Lozanës dhe më vonë u quajt “Burimi”; propozimi për krijimin e një shoqërie kulturore - politike “Lidhjes djelmoshe” më 16 mars 1919 në Shën Mitër Koronë, lidhje, e cila sipas mendimit të Avniut do të ngrinte opinionin e arbëreshëve dhe të italianëve në favor të Shqipërisë me anë thirrjesh e memorandumesh…” Federata “Atdheu”, Shoqëria “Bashkimi”, shoqëritë “Lidhja e Mësuesve”, “Brezi i ri” “Djelmëria dibrane” “Njeriu i ri” i Përmetit” ishin ideime, nisma të ëprgjegjshme të Avni Rustemit. Mund ta quaj Avni Rustemin kampion të organizimit të Shoqërisë aktive Civile me tendeciozite të transformimit shoqërore, një pishtar dhe një modul që ndezi gjithë zemrat e shqiptarëve me një akt madhor, i ndikuar nga keqdashjet, shitësitë, coptimet, përdredhjet, hileqarizmat për të komanduar vendin me “tutorizma” si në rastin e Esad Pashë Toptanit.

5. Shndritja e figurës madhore të Avni Rustemit, pas aktit të kryer në Paris, këtij frëngjishtësfolësi të spikatur që me mbrojtjen e bërë tregoi aftësitë e tij të kulturimit dhe të patriotizmit aktiv, duke u kthyer në një shëmbëlltyrë dhe u bë flamurizim i nevojshëm në ato vite të transformimit.

6. Duke qenë tepër aktiv dhe duke njohur diagramat politike, oshilacionet, kërcënimet, duke kuptuar u kthyer në një realizator, duke u pajisur m e një kulturë të gjerë, Avniu arriti që mençurinë e tij analitike nëpërmjet medies së shkruar të fytyrëzohej si një publicist klasi duke tërhequr vëmendjen e klasave intelektuale dhe të opinionit publik përparimtar. Fjala e tij e mprehtë, sidomos pas aktit të kryer për eliminimin e Esatit, fitoi një popullaritet të madh dhe u shndërrua në një simbol referimi.

Për të krijuar një tablo të qartë për epërsitë e tij publicistike le t’u referohemi disa shëmbujve të shkëputur:

“Kur recitonte Avniu dukej sikur këndonte pjesë muzikore të bukura, që dëgjuesin e rrëmbenin dhe e ngrinin lart në qiell…”

Familja e Avniut kërkonte ta edukonte djalin esaj plot qejf të madh për libra… Shkruante: “Burra si Bajram Curri, Isa Boletini e heronj të Arbërisë plakë nuk do të heshtin, po të shikojnë se qeveria s’plotëson kërkesat e tyre, por do të kapin armët e t’i japin fund një herë e mirë, që të jenë të gjithë një, Gegë, Toskë, Malësia dhe Mirdita dhe të bëjnë kuvet (durim) si pleqtë e moçëm, për të punuar bashkërisht me ment dhe vetëm për Shqipërinë.”

I drejtohej çifligarit dhe kryetradhëtarit:Po jo s’kemi për të të lënë. Se ajo mëmë është edhe e jona; në ty të pëlqen Serbia, Greqia ose Turqia, në ti i pandej këto më të lartëra se Shqipëria, neve mejtojmë ndryshe dhe themi Esat qëndro!…”

Avniu bën thirrje që populli “të bëjë çudinë e fundit, pas kësaj lufte botërore, për shpëtimin e atdheut, i cili ka qenë gjithmonë toka klasike e heroizmit e inteligjencies dhe e lirisë…” Në memorandume ai shkruante: “Në këtë Botë nuk zotëron e drejta dhe drejtësia veçse sa për sy e faqe!”

Mendimin përparimtar të Avniut e gjejmë të pasqyruar kudo në shtyp dhe gazeta të kohës. Bashkëpunim me gazeta përparimtare të Tiranës ose gazetat “Politikat” ose “Fjala e lirë e Vlorës”. Tema të karakterit politik, ekonomik, ku shkruante: “Nuk mjaftuaka, duhet liria. Shqipërisë nuk i mjaftoi të luftojë etë fitojë mëvehtësinë…” Në shkrimet e tij Avniu ka treguar forcën e tij shkrimore duketreguar hapur guximin e tij mendimor. Si publicist Avni Rustemi gjatë periudhës 1920 - 1924 shfaqi mendime të vlefshme që preknin probleme të ndryshme e të rëndësishme të shtruara për zhvillimin historik të vendit.

Fjalët e tij apel: “Shqiptari që ka hequr keq nuk mund të heqi më; këtu duhet qetësi e përparim…” apelon dhe sot në këtë trazirë të paimagjinueshme, ngrice, akulli dhe që po vonohet aspirata për t’u future në Evropë”

Epoka që jetoi Avni Rustemi çuditërisht është e përsëritshme në disa fragmente.


NJË LËVRIM I VEÇANTË NË GJININË E BUKUR TË URTËSIMIT



(fokusuar libri “501 fjalë të urta” i autorit Iljaz Bobaj)



Nga Kristaq F. Shabani

Hyrësi

Të nderuar pjesëmarrës në këtë ceremonial eveniment letrar, ku fokusimi është një gjetje ndoshta shumë e goditur paqetimi, ambicjeje dhe progresive. Atë që nuk e realizon dot asnjë virtyt tjetër, paçka nga aktiviteti dhe hapësira, atë e realizon Urtësia e sidomos, ku në epiqendër vihet pikërisht ajo domethënësja, realistja dhe pikantja. Nuk e tepëroj të parashpreh: “Qëmtimi i të urtës në një vepër, kur gërmohet, hulumtohet dhe evidentohet vlera e Urtësisë, Protagonisti, e në këtë rast poeti, publicisti,. Urtësori dhe fabulisti Iliaz Bobaj, meriton vëmendjen e sotme dhe të nesërme… Edhe ne e kemi evidentuar këtë vlerë të botës së sotme shkrimore me koncept të gjerë, ndaj në Konferencën e Dytë e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, enjohru tashmë në 100 vende të Botës, m e qendër në Gjirokastër, ai u zgjodh në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj Lidhjeje. Në emër të të gjithë “pagasistëve“, kudo ku ndodhen ,brenda dhe jashtë vendit, e përgëzoj dhe e respektoj veprën e tij, që pamëdyshje do të zbukurojë Mozaikun e Krijimit letrar.



Urtësia Prologu dhe Epilogu i një libri Urtësimi

Urtësia zë një vend madhor në virtyetshmërinë njerëzore, por kjo pasuri e magjikshme duhet të përdoret dhe transmetohet në një zinxhir aktiv mendimor,për t’u kthyer në një pasuri e produkt të përdorueshëm mendor për të rregulluar cilësinë njerëzore. Urtësia është prodhim material ndërgjegjësor i njerëzve që shfaqin natyralitet profetik. Jo çdo njeri mund të prodhojë të urtën, të mençurën. E urta, e mençura kalon në një proces të gjallërueshëm selektiv, deri sa arrin në stade të fytyrëzuara e të ndjenjëzuara.

Libri “501 fjalë të urta” i autorit Iljaz Bobaj është produkt i njohjes racionale të Botës urtësore, një lëvrim i veçantë në gjininë e bukur të urtësimit, një ndriçim për të lënë pasuri kualitative e lulore në “platformën e mendimit urtësor”. Jo çdokush mund të ngjitet e të flasë në “podiume” urtësie dhe të ngjitë me urtësinë e tij në paretet e kujtesës njerëzore. Njerëz të tillë, që ndërmarrin apo korsojnë në korsi të tilla, kanë frymëzim të mbarë dhe guxim të madh. Kur ndesh në prolog në atë sentencë të menduar mirë mendon se edhe akti i shfaqjes së URTËSISË do të jetë i larmishëm, ngjitës për të mirë, i natyrshëm, transformues dhe bindës për të vepruar me kualitet në të gjitha mjediset mendimore.

Ilustrimi konkret me fjalë urtësore që ulin n ë poltrone kuvendore mençurinë e një populli të mençur, i cili dhe kur nuk kishte legjislacion të një shteti të formuar, vepronte në jetën e tij aktive me “legjislacionin e tij” të provuar, që kishte forcë të tej fortë dhe ishte rregullator i jetës së civilizuar për kohën.

Dalja e një libri të tillë nuk është i rastësishëm, por i menduar mirë në thelb dhe në kompozicion, ndaj në këtë kuadër kërkon studim analitik duke treguar anë të qenësishme të tij.



Është detyrë e sociologëve, psikologëve dhe lëvruesve të botës shkrimore e studimore të ndërmarrin studime duke patur referenca “gjini “ të tilla, të cilat psikologjizojnë, pedagogjizojnë dhe metodalizojnë vlera të reja.

Dikur , kur gjithçka përcillej nëpërmjet kujtesës, forca e transmetimit të pasurisë urtësore lozte një rol të padiskutueshëm, ndërsa sot është më e lehtë thithja e kësaj pasurie nëpermjet formave të “akumulimit” modern të marrjes së informacionit.

Fjalët e urta të krijuara me një aftësi të veçantë, të prejardhura nga përvoja jetësore janë mbjellje të fidanave urtësorë për plotim sipas ngjitjeve jetësore dhe kërkesave në rritje të psikologjisë sociale.



Bazimi te Urtësia e transmetuar

Autori është munduar t’u shmanget përqasjeve, gjysmëpërqasjeve, thënieve të përcjellura për të krijuar një shtrat të ri krijimi, për të merituar cilësinë e krijimit origjinal, për të fituar statusin e “individualitetit”. Natyrisht që kjo punë e guxuar ka reminishenca, konvergime, përqasje dhe pa dashje.



E kam theksuar edhe më parë që nuk kam ndërmend të heq kureshtinë për substancën e lëndës së këtij libri, për ta faktuar me shembuj konkretë këtë që përmenda më sipër dhe asqë ndërmarr “portretizim” të fjalëve urëtësore.



Rrokje të fushave shumëplanshe

Është evident fakti që fjalët e urta të këtij punimi rrokin fusha shumëplanëshe, të cilat tregojnë katërcipërisht kulturimin e autorit, punën e tij të kujdesshme të kërkimit urtësor. Leximi i këtyre fjalëve të urta duhet të bëhet i kujdeshëm për të krijuar ngulitjen dhe aplikimin, por një rol të madh duhet të lozë transmetimi i menduar, nëpërmjet formave moderne aplikative në shkolla, duke filluar që nga vendi i origjinimit. Në se punohet gjendet forma të mjafta që kjo pasuri të përqëndrohet tek ardhmëria jonë, e cila nëse I përkushtohemi, përkushtohet, nëse këmbëngulim hidhet hodhshëm në sulm, starton natyrshëm, nëse ne nuk “injektojmë” me këtë urtësim fitojnë plogështinë. Kështu duhet të tablozohet edhe në këtë rast evident dhe të principtë. Këtë pasuri urtësore të Iliaz Bobaj duhet ta bëjmë pronësi të fshatit, qytezës, shkollimit.



Kontribut në Terapi aktive e dritësimit

Libri “501 fjalë të urta “ është një terapi aktive e kontribut modest në ndriçimin e botës kulturoro - shpirtërore të njerëzve, që kërkojnë të vrullësojnë natyrshëm për të lënë pasuri trashëgueshmërore mendimore.

Iljaz Bobaj përfaqëson veten me këtë libër një intelektual të mirëfilltë i shqetësuar për kohën ngricë -akullshumë dhe jep më mënyrë recitative, por aktive urtësinë e krijuar nga përvoja e tij. Origjina duhet të krenohet për mendimtarë të tillë, të cilët ndërmarrin hapa ecurie, japin kontribut në fusha që kërkohet zotësi dhe ajo çka është më kryesore shpalosin vlera të mirëfillta të profilizuara. N ë këtë kontekst duhet shprehur interes I jashtëzakonshëm.

Edhe referenca, kumtime, analitikat që do të pasojnë këtë veprimtari duhet të lozin rol në zbërthimin e këtij libri të veçantë nga trajtesa, i cili mund të vijohet me pasardhës, që do të ndritojnë jo vetëm banesat ornamentale të krijimit, por do të lulojnë dhe duart e pasionantëve të librit, q ëdo të rrezatojnë me diej dritëshumë në mendjet njerëzore.

Në epilog të këtij kumtimi modest uroj Iliazin për rritjen e begatisë shkrimore dhe e falënderoj për kënaqësinë e dhënë në sensin e kërkuar, në hapësirën e lirë, që kishte nevojë për një kësisoj vepre si dhe për të frymëzuar estetikën dhe kulturimin prezent.

Faleminderit!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës EmptySat Jul 12, 2008 3:02 pm

“VËSHTIRË TË MBETESH NË SHPIRTIN TIM” e poetes Yllka Ponde, PRURJE PA SFORCO, PREZENCË E TONALITETIT DHE RISISË

Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet

Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania

Në fondin e veprave që pasqyrojnë thelbësisht botën shpirtërore feminile të ngritur në Art, që rrefejnë poetikisht dhe oponencojnë realitetin e zymtë, hijepandriçuarat, kanunet e pamundura, bredhjeikjet e stërmunduara, natëzimin e pasojës meskine, thashethemnajën e përhapur në mëyrë masive me një tymëzim smongu të lëshuar nga meskiniteti dhe mediokriteti profan i një shoqërie që s’prodhon sa duhet dhe si duhet “oksigjen inteligjent” për bronket trunore, është shfaqur në Kolanën Poetike gjirokstrite dhe vëllimi poetik “Vështirë të mbetesh në shpirtin tim” i autores së re dhe me perspektivë Yllka Ponde. Vëmendja tashmë është drejtuar tek këta autorë të rinj, të cilët do ta përvijojnë e ravijëzojnë natyrshëm vetveten pa sforco poetike e shtysë artifice, paçka nga mosprezantimi, publikimi dhe reklamimi, por që kërkojnë vëmendje nga pjesa më e interesuar e shoqërisë dhe jo nga ajo që zilon, zilepset dhe nuk është në gjendje të prodhojë pasuri trashëgueshmërore.

Një titull domethënës që tërheq vrullshëm dhe intrigon natyrshëm me atë perdim koperture ku protagonistja sfilon me bukurinë e saj natyrore të pasforcuar me pranesën e luledeles të famshme “më do, s’ me do…” refrenizim i një kënge të përsëritur në kohëra erotike edhe të zymta… dhe e mbyllur me një sentencë poetike të poetes Mimoza Ahmeti:” Poetja Yllka Ponde ushtron një varg të mbushur plot kontrast dhe pandërprerje të mban në një gjendje emocionale të ngritur. Kjo është një poezi e mbijetesës së një shpirti që ka lindur për të pohuar thirrjet e nënvedijes së tij.” Kjo është një karakteristikë thelbësore e kësaj poezie.

Poetja Yllka Ponde u korsua në Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” dhe ishte e para kryeredaktore e Lëvizjes sonë “Ndryshe” në Botën Letrare jo vetëm gjirokastrite, por edhe më gjerë, në gazetën letrare “Pegasi” e lindur dhe e datuar me përvjetorin e ditëlindjes së “Lulet e Verës” të poetit të madh kombëtar Naim Frashëri.

Vëllimi poetik është i kantonizuar poetikisht sipas arkitekturimit kompozicional në kapituj domethënës:

Vajza kaçurrele me sy jeshil, ku në substratin letrar krijohet njohësi e ndjeshme dhe emocionante për vetveten, për konceptimin e lirisë, lumturisë, për kontrastin, për lulimin dhe kolorin e tij, për shkeljet dhe padrejtësitë, për çeljet dhe për mbylljet që nuk lejojnë hapjet. Akrepi i madh i orës poetike të Yllkës lëviz në kahjen : “Liri do të thotë të jetosh në çdo trajtë…” duke dhënë mesazhin emadh të një lirie të natyrshme për t’I gëzuar hiret e natyrës dhe të inteligjencës. N ë këtë “kanton” ajo flet me lexuesin e saj çiltërsisht me një gjuhë poetike fluture dhe injekton “mesazhe” të mëdha, duke dhënë “përvoja” që nga anija e vetmuar në detin plot dallgë… ku ka prezencë të të gjithë shpitrave të gjallësuar dhe të vdekësuar, që rikerkojnë ngjallesën , por në një formë tjetër veprimi e blerimi, duke lënë kornizimin dhe shantazhin grinjar e nervor e deri të plasurit e kokës dhe çarjet e zemrës, të ndërliksura me kaçurrelat, të cilat figuracionalisht i ngjajnë një dite “poetike” apo një ditë dhimbjeje ku firojnë ndjenja, mendime dhe ku happen për t’u shfaqur akte…

Ulur në fronin e ditës është kantoni i dytë poetik. Substrati poetik i këtij kantonizimi përsillet në një dukuri të fortë dhe impulsive :”Bredhim cep më cep të ëndrrës si të marrë, mallkojmë agimin editës së re, kur hapim sytë gënjeshtarë…” Dukuri të këtij stilizimi konkret shfaqen poetikisht në poezitë që kanë edhe karakter sentenciv: “Mbret”, “Largësi”, “Dialog poetik”, “Sikur”, “Shndërrim” e tjerë, një mozaikë e pikturuar poetikisht fare lirshëm.

Jo pa qëllim unë e kam impulsuar këtë talentim në fushën shkrimore për botimin e këtij vëllimi, i cili është pritur mjaft mirë nga lexuesit dhe lexueset që e ndiejnë botën e madhe pa skepticizëm e të çliruar nga tabutë dhe zakonet e gangrenizuar që u ka perënduar Dielli dhe as nuk i ndriçon as Hëna e plotuar.

Për të realizuar lidhësinë Yllka fillon korrespodencën me Stinën e Dritës me qëllesë për të ndriçuar vetveten dhe moshataret e saj për një rrugëtim të menduar dhe të bukur në ardhmërinë që sapo ka hapur perden:

“I dashur

Në detin e syve të tu, dua të lundroj për herë. Qoftë dimër, vjeshtë, verë a pranverë”. Është një ëndërrim i bukur dhe i shfaqur në një moshë fare të vogël…

Alfabet: I lexova sytë e tij me sytë e mi të dashuruar. Në ta me shkronjat e tre alfabeteve të dashurisë, sinqeritetit, mirësisë ishte shkruar…

Ky është kantoni i katërt i alfabetit, ku shkruhen romanca me penë romantike, ku lidhjet kanë të gjitha shkronjat e bleruara dhe të pableruara, ku kanë të pranishëm cilësi, temperament, karakteristika të reja evropiane ku në bazament kanë cilësitë e ndritshme shqiptare, të cilat jan ëtë admirueshme dhe trgojnë një identitet që konkurron.

Vëllimi poetik pra “Vështirë të mbetesh në shpirtin tim” është një vëllim i vlerësuar dhe një nga një të sukseshmit, jo vetëm të kësaj periudhe tranzicioni të tejzgjatur, por dhe një nga m ëpikantët që ka shkrura ndonjë autore gjirokastrite.

Por duhet theksuar se kjo ecuri individuale e Yllkës nuk duhet të stacionohet këtu, por të vijojë, duke perfeksionuar akoma elementët e pranishëm, figuracionin, teknikat, shpërthesën, idenë , konturimin dhe sentencën poetike, duke u ushqyer me vlerat e poezisë së sotme moderne, pra rritje të nivelit profesional nëpërmjet zhvillimit dhe gjetjeve të reja. Të edukohen ndjenja të konkurrimit dhe të shkëmbimit universal të vlerave, pë rtë cilin edhe ne po punojmë, duke u ballafaquar me prurjet e reja, pasi edhe elementët e e fituar prej saj dhe të publikuar mund të veniten në rast se nuk debatohet dhe përdoren kriteret e analizës së moderuar me profesionistë të vërtetë të vargut.

Edhe në emër të Lidhjes aktive të Krijuesve dhe tashmë shumë të dëgjuar jo vetëm në vend ,por edhe jashtë saj “PEGASI”, i uroj sukses poetik, vijim të përvijimit poetik, plotësi jetësore dhe pjesëmarrje aktive në veprimtaritë poetike që do të zhvillohen këtë vit dhe në vijueshmëri.

Faleminderit!





Thumbim tronditës



I ngacmuar nga realiteti i brishtë, i ndjeshëm në vetvete dhe me shpirtin e protestës Islam Kalemi shpërthen për të konstrukturuar një “banesë fabulore” ku banojnë gjetje, rrethana, dredhi, luhet kukafshehtazi, ironizohet; ndodh procesi integrues, por edhe kundërshtia e tij, tabuja nuk tundet nga vendi ku ka rrënjëzuar; profilizohen elementë të rinj në një antagonizëm herë të mprehtë e herë të saposhfaqur, ose që është ende në embrionizim... Një nga karakteristikat, që e tipizon është se hulumton në vendin ku fabulizohet, ku ironia ka ecuri dhe protagonistët përdorin thumbimin tronditës e me spec. Kjo aftësi e realizuar në këtë klimë fabulore e bën që të gjejë faktorë klimatikë fabulorë dhe të hidhet në sulme me energjitë, që gëzon si privilegj, për t’i bërë njerëzit jetësorë të qeshin, të mendohen dhe të shpërthejnë në hapësirë. Duke këndvështruar këtë substrat fabulor ndesh në një pjekuri dhe avancim në teknikën e arkitekturimit të fabulës duke hedhur hapa. Po kështu dukuri ekzistente është prania e personazheve, jo vetëm nga bota e kafshëve, por edhe më gjerë. Në planin vetiak ka në precipitimin e fabulës gjetje, që janë esencë për të përgatitur e pirë “çaj fabulor” këndshëm. Këtë përfundim e nxjerrim, duke u nisur nga paraqitjet e para të tij para lexuesve në këtë gjini. Po kështu në këtë substancë vërehet një mendim më i koncentruar dhe më efektiv, duke përdorur një dinamizëm fjale, që nuk ka qenë kaq e pranishme më parë. Kjo tregon se janë hedhur hapa të ndjeshme dhe po ecet drejt një pjekurie që arrihet me mund dhe me këshillë estetike.

Në këtë libër shfaqet më i sigurt në këtë gjini, duke shtuar dhe galerinë e personazheve si dhe nxjerr në pah edhe studimin analitik, që u bën gjendjeve, ngecjeve, kapëdimeve, hedhjes nga lartësitë, mbytësirës... Pasuria fabulore vjen më e natyrshme, më spontane dhe gjeografia e thurjeve të kësaj gjinie spostohet sa nga brenda vendit në atë jashtë vendit. Kundrimi me një sy realist dhe i pajisur edhe me nuhatje ka sjellë që të ketë të “korra më të bollshme”.

Kristaq F. Shabani

Gjirokastër, maj 2005





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi Trinomi i cicërimës Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi Trinomi i cicërimës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» POEZI PROMERIALE
» POEZI
» Hajk
» poezi satirike
» Poezi e dhimbjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: