|
| Zagoria, publicistikë | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:27 pm | |
| ZAGORI
A do të përfaqësohet Zagoria në Festivalin Folklorok të Gjirokastrës?!
L A U R E A T Ë T
Zagoria, kjo trevë e begatë, njihet në mbarë vendin për begatinë e saj të praruar në folklo. Në rast se do të përdorim një figurë stilistikore do të thoshnim se karakteristikat: virtuoziteti, temperamenti, rrallësia, ndjenja, ngjajnë me një “mëngjes pastoral” plot frymëmarrje dehëse dhe emocionante.
Në pjesëmarrjet aktive të gjera të ndërrmara në podiumet më me zë, në sentencat filmike folklorike, në dëgjimet radiofonike përshtypja lë gjurmë të pashlyeshme. Qysh në fëmijërinë time edhe kur isha student, apo edhe në vitet e mëvonshme në ushtrimin e profesionit të mësuesit e jo tashmë si studiues i mirëfilltë i folklorit, unë shfaqa mendimet e mia për këtë gjallesë folklori dhe ndieja së toku me miqtë e mi përjetimet e çasteve të rralla dhe magjepëse. Karakteristike është se kjo trevë e parë nga këndvështrimet e hulumtuesit shquhet për stil vetjak , fizionomi të qartë, forcë interpretative origjinale, pasion shpirtëror, në gradiente të fuqishme përcjellëse. Ana esenciale është “krijimi i ndjenjës në të shprehur me spontaneitet në vargje brilante e mjaft pikante, që shquhen për përdorimin me densitet të figurës stilistike befasuese, të vjelë në “përrallën e mendimit inteligjent zagorit”. Vrehet “depertimi” i mendimit progresiv i futur me një aftësi të jashtë zakonshme për të treguar vetëm origjinalitet, duke fituar privilegjin e duke i shpëtuar ndonjë kopjimi apo përputhje. Them se zagoriti di të këndojë ëmbël në sofatet e bukura të vallëzojë po bukur në odat çajupiane, në sheshet plot aromë “klime”, të cilat pa dashur të bëj analogji përputhen me vendet e bukura të bjeshkës sime, që ndoshta janë vëndet më të bukura të globit!
Anë e qenësishme është forca e madhe transmetuese, ruajtja në kujtesën popullore të kësaj pasurie “floriri”, me atë forcë të madhe ruajtëse të një thesari të madh. Në këtë drejtim ka ndikuar katërcipërisht mençuria e përcjelljes dhe këshillat e përcjelljes. Pa marrë në “dorë” cilësinë e “Patriarkut” të studimit, doja të evidentoja disa karakteristika të veçanta që unë vetë i kam përjetuar dhe kam lojtur rol.
Variantet melodike karakterizohen nga një dinamizëm që të impulson, të ngrë peshë, të bën të apasionohesh, të emocionalizohesh për lirizmin dhe kombinacionin e tyre, me epizmin e ndërthurur me thekse humori e satire “të shkolluar” e therës. Përfaqësues tipik të këtyre varianteve janë grupet e burrave të Hoshtevës, Lliar-Zhejit, Sheperit si dhe grupi i te rejave te shkollës së mesme të Nivanit. Ishte ky kolorit që këngët e këtyre grupeve futeshin me pikë të plota në programin e “spektaklit folklorik” të rrethit të Gjirokastres dhe meritonin vëmendjen e studiuesve. Virtuoziteti i këngëtarëve të veçantë si: Stavri Nasi, Kiço Llani, Sotir Menkshi, Thoma Stani apo këngëtarëve Polikseni Shope, Margaritta Kllapi, Eli Stani, Vasilika Mboqe, Liljana Dine, Aferdita Reçi, Katerina Gjika e Katerina Prifti do të mbeten në panteonin e folklorit zagorit.
Kënga “Kurbeti” e shkruar me prestigjiozitet letrar nga poetja Vasilika Vasi dhe e interpretuar me dinjitet nga Tefta Duda dhe Vasilika Mboqe, e futur në “anuarin e Interpretit kombëtar” është nje këngë lulese, shembëlltyrë e nivelit të pjellorisë folklorike të Zagorisë potente dhe në shpirt dhe në ndjenjë!
E veçanta e folklorit zagorit është përveç të kënduarit, që të rrok me magjinë edhe të vallëzuarit me një stil të tejbukur, me lëvizje të matura, që përpihen nga syri, një “baletizëm plot harmoni” dhe që është nunëzuar me nje emërtim “Vallja Sustë”. Vallja e kënduar është një gërshetim kompleks lëvizjezh që të sjell në çast zbulesën e thesarit, të kulturës, traditës me elementë të moralit të këndshëm, të bukurisë të të “Bukurave të Dheut”. Jo pak, por frenetizmi i duartrokitjeve, respektimi në të dëgjuar, pushtimi nga shfaqja marramendëse të “sustave”, bënin që njerëzit të arrinin në apogje emocioni! E perla mund të vazhdojë me të thënura perlash: “Rash’ e theva shtëmbën - o”, ekspozuar në Festivalin folkorik të Gjirokastres 1978 nga grupi i burrave të Lliarit. Në këtë fragment jetësor vërehet interpretimi fantazist i aktorit të mirënjohur Aristotel Stefani, i cili ka patur rol kyç në gjallërinë, në lëvizje në të interpretuar në skenë bashkë me bashkëfshatarët e tij, duke përmëndur në veçanti: Kiço Llanen, Leonidha Mihon bënë që të jenë reputacionalë dhe laureatë.
Eshtë pa dyshim një kënaqësi që të rreshtosh arritjet ne shfaqjet folklorike. Prredispozicioni, detyra, emocioni dhe qëllimi i ndiqte kudo interpretuesit në këtë fushë të artë në të cilën futeshin me “egon e mirë” të përfaqësimit. Stili muzikor, polifonia dhe teksti janë cilësitë më evidente. Zagoriti kudo që ka shkuar ka marrë këngën me vete ose i ka shkuar kënga pas. Sot edhe në Amerikë, Kanada, Greqi e në vendet e tjera, sipas informacionit që kemi, zagoritët këndojnë e kërcejnë me stilin e tyre, bëjnë dasma të bukura sipas zakoneve të krahinës. Madje, gjatë takimeve me të ardhur nga këto vend thuhet se banorët e tyre pëlqejne botën zagorite të shprehur në lëvizje, ndjenjë. Më e rëndësishmja është se në këtë traditë duhet të mbahet i ndezur dhe i pashuar identiteti i lashtë.
RASHË E THEVA SHTEMBËN - O
Ë . . .o , ë . . . , o !
Më zu ferra këmbën - o.
Ë . . .o , ë . . . , o !
Rashë e theva shtëmbën -o.
Ë . . .o , ë . . . , o !
Shtëmba plot me kos të leshtë
Ë . . .o , ë . . . , o !
Sos desha ta thyeja vetë.
Ë . . .o , ë . . . , o !
I mbajta sytë përpjetë.
Ë . . .o , ë . . . , o !
Se pashë miken e shkretë.
Ë . . .o , ë . . . , o !
. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:28 pm | |
| SHEPER
EVJENI ( KASO ) SINOIMERI
GENI (Gjyshi im Vangjel Kaso )
1 .
Unë isha ende e vogël , por e kuptoja mirë se çfarë do të thoshte të kishe një gjysh të tillë. Gjyshi im ishte gojëartë. Çdo fjalë që nxirrte nga goja kishte këtë trajtë, që ne fëmijtë na befasonte pa masë. Ajo që më pëlqente nga ai që në vegjëlinë time, ishte se, para se të shprehte diçka, mendohej mirë. Nga kjo praktikë dhe metodë që ndiqte im gjysh, kuptova mirë se ishte shumë vështirë të flisje “mençur”. Dhe mençur në këtë stil flasin vetëm ata, që “kanë peshë në mendim” dhe mendimet e tyre mbahen mend në Kujtesën e brezave...
Ajo që më entusiazmonte ishte se gjyshi ishte mësues dhe jo “thjeshtë në kuptimin e fjalës”, por në rëndësinë e saj... Kishte përfunduar studimet në “ZOSIMENË” e famshme dhe zotëronte mirë greqishten, frëngjishten, italishten e... Shkolla , që kishte përfunduar im gjysh ishte shkolla e njerëzve të mençur. Kur u rrita dhe veja në shkollë, kur lexoja biografinë e Naimit të madh bëja një aludim: Naimi ka studiuar në “Zosime” dhe gjyshi im Vangjel ka studiuar po atje! Dhe këtë krenari të ligjshme e mbaja dhe e rritja brenda vetes. Dhe krenaria rritej siç rritet një lule me petale të bukura, por që nuk njohin kurrë zverdhje. Këtë krenari e mbaja në gjoksin tim dhe shpesh me mendjen time e pyesja veten: “A mund të bëhesha dhe unë e mençur dhe e shkolluar si gjyshi...
2 .
Ne na ndihmonte në përparimin mësimor, interesohej, na fuste në seder, në garë duke na dhënë impulse . Kënaqeshim, kur na qëndronte pranë dhe ndiqte i vëmendshëm si i bënim detyrat e shtëpisë, si përgatitnim lëndët për të nesërmen si dhe mjaft takt na kontrollonte, apo na eleminonte gabimet . Para se të venim në shkollë ne kishim kaluar një “kontroll” të rreptë të mësuesit të shtëpisë. Madje, një ditë vëllai im i entusiazmuar, tha: “Sa mirë është kur e ke mësuesin e fortë në shtëpi !” Tipike e tij ishte vullneti, durimi dhe këmbëngulja. “Po ke vullnetin dhe durimin në të mësuar, - thoshte shpesh, - ke arritur Majën”...
E shihnim me libër në dorë. Ai shfletonte e shfletonte në greqisht , frëngjisht lexonte libra që i përkisnin pedagogjisë , psikologjisë , teorisë së të mësuarit , proceseve të metodëdhënies... Ai gërmonte e gjithmonë gërmonte...
“Kur lexon gjyshi, shtronim pyetjen, po ne ç’duhet të bëjmë ?” Kjo na nxiste.
3 .
Nuk mund të harrohen dialogimet e tij me njerëzit e veçantë apo të specialitetit të tij. I qetë me argumenta fliste dhe mbushte mendjet. Shtëpia kthehej në një “institucion”, që jepte leksione për mësuesinë! Nuk më habiste aspak që fëmijtë e tij në sajë të kujdesit të tillë prefekt ishin shkolluar dhe hidhnin hapat jetësorë në profesionet e tyre të bukura: inxhinieri , mësuesi , jurisprudencë... Ai lexonte vazhdimisht deri në orët e vona , libra mbeteshin hapur për t’u ritakuar prapë të nesërmen. Jo vetëm libra të specialitetit, por edhe vepra madhore të letërsisë... Biblioteka e tij ishte e madhe, ajo shikohej nga ai me një sy thesari. Karakteristike ishte se librat gjithmonë i mbante me kujdes , duke i mbështjellë para përdorimit.
4 .
Ku nuk shërbeu Vangjel Kasua? Në Korçë , në Përmet , Zagori , në Gjirokastër... Dhe gjithmonë i qetë, serioz, i përkushtuar, gojëëmbël...
Një ditë , dëgjova një bisedë për të, që zhvillohej midis dy mësuesve të vjetër, të cilët nuk dinin se ç’lidhje kisha me të.
“Vangjeli (Kasua) s’ka patur shok të dytë. Atij kurrë nuk iu “nxor” në jetë kartoni i verdhë, pale pastaj të thuash për dënime të rënda... Kam respekt, - vijoi mësuesi që deklamonte...” Unë s’e përmbajta veten dhe u emocionova se po flitej për gjyshin tim . Syri i mprehtë i mësuesit , që fliste më kapi emocionin dhe sakaq la përgjysmë fjalën: “Pse kështu ? Mos, ndoshta, Vangjeli është... “Gjyshi im ...” - iu përgjigja me të shpejtë .
“Mbesa e Vangjelit?- ripyeti. -T’i ngjash atij , moj vajzë...”
Unë fluturoja, gjyshi respektohej nga të gjithë...
5 .
Ishte ideja e gjyshit që unë të vazhdoja studimet e larta në jurisprudencë. Ai shpesh më thoshte: “Ti , Vjeno , je e lindur për të gjykuar...” Dhe ëndrra m’u realizua. Vazhdova Juridikun. Dhe nuk mund të harroj profesorët e mi, e midis tyre të paharruarin dhe të talentuarin Kleanth Koçin, të cilin e kisha dhe nga krahina ime.
6 .
E kujtoj dhe sot me mall. Dhe porosia e tij e madhe për korrektesën dhe disiplinën në punë më kumbon në vesh : “ Më mirë gjysmë orë para, se pesë minuta vonë !. . .” Që jemi ngritur kaq lart në dije, kulturë, është meritë e njeriut më të dashur , që na la këtë thesar për ta përdoruar. Dhe nuk ka “Thesar” më të madh në botë se ky, që trashëguam ne : Geni ndjek genin
Shtator 1999 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:28 pm | |
| NDËRAN
“Manovra” e Mbretit
Kërkesa e Mbretëreshës për të sjellë një çift guzhinierësh nga vendi i saj, Hungaria, në Pallatin Mbretëror në Tiranë.
Mbreti Zog luan në aspektin taktik.
Plotësimi i kërkesave të të dyja palëve.
Dështimi i kërkesës së Mbretëreshës, realizimi i idesë Mbretërore.
Dhimo Konomi përsëri në Tiranë.
Mbreti Zog mendonte se si duhej ta kapërcente pengesën që i kishte dalë para. Ndodhej para marrjes së një vendimi, të cilin duhej të zgjidhte përfundimisht. Kërkesa e Mbretëreshës Geraldinë ishte me “teh”.
Esenca e kërkesës së saj ishte: Të merrte në oborrin mbretëror një çift guzhinierësh nga vendi i saj, Hungaria. Ajo këmbëngulte për “çiftin”, pasi kërkonte gatimin e ushqimit në “stilin” e vendit të vet.. Por, që të realizonte këtë kërkesë të saj, do të thoshte të lëshonte nga duart një “usta” të shkëlqyer të artit kulinar francez si z.Dhimo…
“S’duhet t’ia prish Mbretëreshës, - mendoi. – As z.Dhimo, i cili plotëson në maksimum kërkesat e mia, s’duhet ta humbas…” E dinte mirë dhe kishte kaq kohë që ustai ishte i nivelit, por, në gjendjen në të cilën ndodhej ai, përveç të tjerash, ishte edhe kurues i tij.
“Mbretëreshës do t’ia plotësoj kërkesën dhe ustain do ta mbaj…Prova është ajo që do të përcaktojë se vendimi im do të jetë i drejtë…”
Filloi të aplikojë vendimin e tij.
Në një bisedë që bëri me Geraldinën, i tha:
“Kërkesën tuaj për ardhjen e çiftit guzhinier nga Hungaria e pranoj...”
Mbretëresha buzëqeshi dhe e puthi me mirësjellje Mbretin duke shprehur konsideratën për vlerësimin qëu bënte gjithmonë mendimeve të saj bashkëshorti i zgjuar.
Geraldina bluante në mendjen e saj pyetjen:
“Po me ustain ç’do të bëhet?… Kur Mbreti ma plotësoi mua kërkesën, ai e ka vendosur zgjidhjen…”
E kënaqur, duke lënë mendimet e saj të ndërprera, e pa të udhës të largohej në dhomën e saj. Mbreti me vështrimin e tij kundronte nusen e tij të bukur, që i gëzohej bukurisë dhe zgjuarsisë së saj.
Pas disa çastesh thirri adjutantin.
“Lajmëro usta Dhimon të vijë tek unë!”
“Si urdhëroni, Naltmadhëri!”- përsëriti si zakonisht në këto raste adjutanti dhe shpejtoi të zbatojë urdhërin.
Pas pak, në zyrën e Mbretit u shfaq usta Dhimoja duke përshëndetur:
“Mirëmëngjes, Naltmadhni!”
“Mirëmëngjesi, zoti Dhimo!… Të futemi drejt e në temë. Unë kam menduar një surprizë për ju…”
“Jam në dispozicionin tuaj, Naltmadhni!”- u përgjegj Dhimoja duke treguar gatishmërinë.
Naltmadhëria vijoi: “Ju falënderoj për sjelljen shembullore dhe për shërbimin e shkëlqyer që bëni këtu në oborrin mbretëror. Duke parë se dhe ju keni shumë kohë që nuk jeni takuar me tuajt, mendova që t’ju nis me pushime për ca kohë në fshatin tuaj Nderan të Zagories. Kështu do të keni mundësi të pushoni, të çmalleni me familjen dhe të afërmit tuaj. Në rastin më të parë që ne do t’ju lajmërojmë, ju do të paraqiteni në krye të punës. Më thoni a jeni i kënaqur për këtë surprizë të Mbretit?”
“Shumë i kënaqur, Naltmadhëni!”- shprehu falënderimin z.Dhimo dhe kaloi me shpejtësi në mendje se diç duhet të kishte ndodhur dhe Mbreti kishte vendosur t’i bënte surprizën. Mbreti vuante nga ulçera në stomak dhe i vetmi kurues me gatimet e tij ishte pikërisht ai, që kujdesej duke qëmtuar dhe barishtet në treg e tjera, të nevojshme për mirëshëndetin e tij…. Kishte dëgjuar diçka për një kërkesë të Mbretëreshës për guzhinierë nga vendi i saj, jo se ajo nuk e donte Dhimon. Pyeti vetveten:
“Të gjitha këto të kishin lidhje me këto pushime surprizë?”
“Kam menduar edhe për rrugën. Edhe për të të përcjellë deri në Gjinokastër, zoti Dhimo…”
“Ju falënderoj, Naltmadhëni, dhe nuk di si t’jua shpërblej!”
Mbreti e shikonte me admirim këtë usta që e kishte nderuar gjithmonë me pritjet dhe gatimet e tij.
Në moment thirri ekonomatin e Pallatit, të cilin eurdhëroi që t’i jepte z. Dhimo shpezat për vajtje – ardhje.
“ Jeni shumë fisnik, human dhe bujar, Naltmadhëni!”- vijoi të rishprehte falënderimin ustai.
“Udhë të mbarë, usta!” - e uroi Mbreti dhe e përqafoi ustanë e tij.
“ I falëminderit zotërisë suaj dhe mirë u gjetsha!…”
***
Të nesërmen u ngrit herët dhe, i shoqëruar me adjutantin e Pallatit Mbretëror, u nis për në Gjirokastër.Gjatë udhëtimit, herë pas herë, sillte në mendje bisedën me Mbretin.Përsëriste fragmente.
“Sa i mirë është Mbreti!… S’na e prishi të dyve… Ai e ka llogaritur mirë kthimin tim në Pallat.”
U shkëput nga ngjarja e djeshme dhe e lëshoi mendimin e tij të bridhte i gëzuar në fshatin e tij Nderan. Kishte disa kohë që s’i kishte parë me sy fëmijët dhe gruan. Fantazonte si do t’i takonte… U emocionua. Solli përsëri në mendje nënën e tij, Dhespinën, e cila e përcolli pesëmbëdhjetëvjeçarin e saj te Kodrat e Sinorit, duke e këshilluar dhe puthur për herë të fundit. Nuk do t’i besohej se ajo ishte e puthura e fundit e nënës së tij të dashur. Po, për fat të keq, kështu ishte. Kur u kthye nga Stambolli nënën nuk e gjeti të gjallë.
***
Pas disa orësh udhëtimi, u shfaq Gjirokastra.Sa e donte këtë qytet të gurtë! Donte të rrinte një natë, por mezi priste të shkonte në fshat. Mundësia për t’u nisur nuk ekzistonte. Vendosi që atë natë të rrinte me adjutantin dhe të mos i shqetësonte të tijtë në Gjirokastër duke zënë vend në një han në qendër të qytetit.
Të nesërmen pajtoi një qeraxhi.U përshëndet me adjutantin e pallatit Mbretëror duke i thënë: “Përcilli falënderimet e mia Mbretit!”
Qeraxhiu e njoftoi për gatishmërinë e nisjes. Filloi udhëtimin për në fshat nga rruga e Çajupit. Rruga ishte e gjatë dhe përshkohej disa orë me këmbë. Lanë pas Gjirokastrën, Shen Todhrin, Erindin, Stërpenin dhe u ngjitën për në Korez. Usta Dhimoja kundroi si nga një ballkon gjigand bukuritë natyrore që shpaloste Koreza. Shikonte dhe s’gopej. Me amfiteatër ngjasonte lugina e Drinos. U ngjitën përpjetë rrugës së Korezës deri sa mbërritën në Qafën e Çajupit, në Qafën e Historive. Kujtoi episode të grabitjeve. Nga Qafa u shfaq mrekullia: Perla e fushës së Çajupit, një bukuri mahnitëse!… Pas fushës, Shenpremtja, “Hija e Mallkuar”, “Përroi Selës”, Dërmazi, dikur qytetëruar, Topova dhe, së fundi, Nderani i tij.
Një pritje e bukur, përqafime, puthje dhe rrëfime.“Ç’ne ky pushim?” – pyeti Fotinia.
“Edhe pushimi na duhet…,”- tha shkurt Dhimoja.
Pastaj filloi të lozte me fëmijët, të cilët i gëzoheshin ardhjes së babait.
****
Në Tiranë kishte mbërritur çifti hungarez i guzhinierëve. Mbretëresha Geraldinë ishte e qeshur dhe gëzonte bashkë me Mbretin, por ndiente dhe një dobësi për mungesën e usta Dhimos. Për të plotësuar kërkesën e saj, ndoshta edhe tekë të saj, Mbreti kishte larguar ustain e tij më të mirë.
“Më do shumë Mbreti… Ai sakrifikon për ne. Por brenda për brenda, shpirtin e saj diçka e brente:
“A do të ishte në gjendje çifti hungarez të kënaqte shijet e Mbretit me “stilin” e gatimit?”
Filloi prova e madhe. Ditët kalonin njëra pas tjetrës në Tiranë me monotoninë e tyre të gatimit. Në Pallatin Mbretëror diçka nuk shkonte mirë, por këtë duhej ta kuptonte Geraldina, se vetë Mbreti e kishte parashikuar. Dhimoja ishte zhytur në gëzimin familjar dhe në punët e stinës së fshatit. Kështu gëzonin familjet zagorite kur u kthehej i zoti.
Por kjo qetësi, ky gëzim nuk ishte e thënë të vazhdonte gjatë. Një ditë vjen lajmi nga Tirana: “Usta Dhimosten Konomi të niset urgjentisht në Tiranë se e kërkon Mbreti!…
Dukej që “çifti” hungarez kishte mbetur në “klasë”, s’kishte kaluar dot ujët e Danubit “blu”…
Dhimoja u kthye në Tiranë në krye të punës dhe mori me urdhër të Mbretit drejtimin e gatimeve . Çifti hungarez guzhinier u kthye në ndihmës të usta Dhimos. Mbretëresha e kuptoi gabimin e saj dhe u betua se nuk do të bënte më kërkesa të tilla.
Një ditë hungarezët u kthyen nga kishin ardhur…
Marrë nga libri “Itinerari i magjisë” (Mbreti i kuzhinës] i autorëve Kristaq F. Shabani, Pandeli Suli. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:29 pm | |
| Vizione të mëdha për miqësinë midis dy popujve grek e shqiptar që para një shekull. Konceptim interesant për lidhjet miqësore. Interpretë të kësaj lidhjeje: Profesori Filip Shabani dhe Xhevat Kallajxhi, botuesi i gazetës “Demokratia” të Gjirokastrës. Ç’rol luajnë sot Shoqatat e Miqësisë?…
Ballafaqimi i sotëm me këtë vizion. Ky burrë i madh i pavlerësuar nga Historiografia. Në Greqi për të është shkruar një monografi prej 130 faqesh. Po këtu te ne?! Është përgatitur një libër “Njeriu pronë e tre shteteve” ku është fokusuar personaliteti i madh i kontributit mendimor në disa fusha, filologu Filip V. Shabani, por…
ende nuk po gjen dritën e botimit. Të interesuarit, tre shtetet: Shqipëria, Greqia dhe Turqia duhet të mundësojnë botimin
Po botojmë materialin pa bërë asnjë ndryshesë dhepa ndërhyrë në ortografinë e shkrimit, i cili botohet në vend të editorialit të gazetës.
SHQIPËRIA DHE GREQIA
I nderuari Z. Filip Shabani , nga Lliari i Zagoriesë , sot profesor i filologjisë në Athinë, pjesëtar i shoqërisë “ Liga Greko-Shqiptare” atje, me rastin e vitit të ri, i dërgoi kujt shkruan në letrë shkrojtur shqip , të cilën e botojmë tekstualisht këtu poshtë :
“ Me rastin e vitit të ri mar nderin t’u uroj vitin ta shkoni bukur e të gëzuar. Këto urime ia paraqit kaq’ nga ana ime personalisht , sa dhe nga ana e “Ligues” sonë Greko - Shqiptare , e cila me këtë rast falënderon nga gjithë zëmra për dërgimin rregullisht të gazetës s’uaj kaq të dashur dhe kaq politike . Liga jonë ka konviksion të plotë se në orientin greko - shqiptar do të mbretërojë gjithnjë një Diell i shkëlqyer, të cilin ndonjë re e zezë s’është e mundur t’a errësojë .
“ Vëllezër”
Liga Greko - Shqiptare përmbledh në gjirin e saj një tok personalitete kulturale dhe politike greke, personalitete që kanë patur pozita shumë të larta në Shtetin e tyre . Pra letra e zotit Shabanidhi, dërguar në emër të tij dhe të shokëve, nuk shpreh vetëm një dëshirë po në një kohë, sipër tregon dhe mendimin e lartë që kanë shumë grekër të mësuar e me mend për një lidhje të vërtetë midis të dy popujve vëllezër. Letra e zotit Shabanidhi na mbush kraharorët t’onë me gëzim. Jo vetëm se çfaq një të vërtetë të madhe , po edhe sepse na vë në dije se atje në Athinë paskërka edhe njerëz – bile njerëz me rëndësi – që mendojnë ndryshe dhe që një lidhje shqiptaro - greke e gjejnë më tepër se të nevojshme .
Letra e zotit Shabanidhi na jep rastin e lumtur t’i themi atij dhe pjesëtarëve të tjerë të “Ligës”se edhe ne, pjesëtarë të gazetës “Demokratia”, jemi në një mendje me ta dhe bëjmë po ato urime. Jo urime formale, por urime që dalin që nga thellësia e shpirtit t’onë.
Një lidhje midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka vetëm vlerën e interesave të çastit, po vlerën e një të vërtete historike dhe një rëndësi të madhe vitaliteti. Shqiptarët dhe grekërit janë vëllezër të një race dhe të një gjaku. Kanë tradita të përbashkëta dhe një të shkuar historike të përbashkët. Prandaj një lidhje midis tyre ka tjetër kuptim dhe vlerë se çdo lidhje që këta dy popuj kanë bërë ose mund të bëjnë me popuj të tjerë.
Mendimet t’ona për një lidhje shqiptaro - greke janë të ditura. Kemi shkrojtur dhe luftuar me shpirt që kjo lidhje nga një dëshirë të bëhet realitet. Kemi dashur kurdoherë që çdo çështje të shtrohet në tryezën e bisedimevet dhe të shqyrtohet me sinqeritet. Kemi qenë dhe jemi anëtarë të politikës me letra të hapëta. Vetëm kështu mund të merremi vesh dhe vetëm kështu mund të hiqen nga mesi disa gjëra të vogëla që s’kanë asnjë rëndësi në vetëvetëhe, po që prishin shumë punë . Se faji është i atij ose këtij . I kujtdo qoftë në këtë rast , ne kërkojmë vetëm nga ata që drejtojnë fatin e të dy popujve që t’i gjykojnë punërat me gjak të ftohtë dhe me zemër të qëruar . Në këtë mënyrë , politikanët e Athinës dhe të Tiranës të jeni sigurt se do t’u bëjnë vëndevet të tyre shërbimin më të madh .
Kemi patur rastin të konstatojmë se si populli shqiptar ashtu edhe ai grek e dëshirojnë me zëmër një lidhje të ngushtë midis tyre. S’ka fjalë se brenda në këto turma ndodhen edhe disa njerës pa responsabilitet që i trubullojnë ujrat për qëllime të tyre personale dhe, pra, përpiqen t’a pengojnë një afërim greko-shqiptar. Sigurisht veprimet e këtyre njerësve të pakë nuk do të loznin as rolin më të vogël po të qe se thëniet e tyre të dëmëshme nuk do gjenin vënd në shtyllat e gazetave. Këtu qëndron pikërisht dhe një nga shkaqet që e bëjnë lidhjen greko-shqiptare .
Na pikëllon zëmra kur shohëm të botohen në shtyllat e shtypit grek lajme dhe artikuj kundër Shqipërisë , ashtu dhe ahere kur shtypi shqiptar i provokuar vërsulet kundër Greqisë. Sa në grindje ndodhet shtypi i të dy vëndevet, aq më tepër mbeten të pafrytëshme edhe përpjekjet që bëhen andej e përkëtej kufirit greko - shqiptar për një lidhje midis të dy popujve. Sepse në këtë rast rolin kryesor e lot shtypi, i cili, kur shkruan keq, trubullon dhe egërson mendimin dhe shpirtin e opinionit publik.
URTËSI , LARK – PAMJE dhe SINQERITET. Ja receta që na rekomandojnë interesat e larta për një afërim të ngusht midis të dy popujve, afërim për të cilin duhet të punojnë me zëmër shtypi dhe politikanët e Shqipërisë dhe të Greqisë. Sepse vetëm kështu do të arrijë më në fund dita e lumtur që në qiellin e kaltër të Greqisë dhe të Shqipërisë të ndriti ylli i vëllezërimit dhe i një lidhjeje të ngusht , realizimin e së cilës , bashkë me “Ligën”e Athinës , e urojmë nga zemra .
XHEVAT KALLAJXHI
BOTUES I GAZETËS “ DEMOKRATIA”
Gazeta “Demokratia” e Gjirokastrës, datë 6.01.1935 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:29 pm | |
| SHEPER
ILIA DILO SHEPERI – ATDHETARI QE LUFTOI ME ARMEN E GJUHES
Nga Prof. Assoc.Dr. VASIL BICI.
Në fushën e letrave shqipe, ku Gjirokastra me bijtë e saj, si Kadareja dhe Çabej, është matur me botën e zhvilluar, Sheperi i vogël në Zagorien e pasmalit, duket sikur ka dashur “të hajë inat” me Gjirokastrën tek sa nxjerr një Çajup dhe një Dilo, që kontribuan denjësisht në formimin e kulturës sonë kombëtare. E lënë në harresën absurde të qëndrimeve klasore të sistemit të rrëzuar, figura e Ilia Dilo Sheperit ka qenë si ai prushi i mbuluar nga hiri i patrazuar e që shfaq zjarrin e vet sa fillon e gërmon pak mbi hirin e shtresëzuar nga koha e harresës. Studimet dhe përkujtimet që janë bërë për figurën e Dilos me inisiativën e Universitetit “Eqrem Çabej” dhe shoqatës “Çajupi”, e evidentojnë atë si patriot, edukator dhe intelektual erudit, si gramatikan, filolog e gjuhëtar i mirëfilltë që me veprën e tij tërhoqi vëmendjen e një opinioni të lartë shkencor brenda e jashtë vendit.
Gjirokastra e njohu Dilon si Profesor të Liceut, vatrës më të ndezur të kulturës dhe të atdhetarizmës në atë kohë. Me seriozitetin, prestigjin e lartë, kulturën dhe aftësitë profesionale, ai mbahet mend si figura që rrezatonte fisnikëri e mençuri, patriotizëm e guxim e që linte gjurmë në jetën shoqërore të qytetit. Kur duheshin hartuar peticione e protesta kundër synimeve aneksioniste të shovinistëve fqinjë, kur duheshin ndërmarrë udhëtime e deleguar në momente të rëndësishme të jetës së vendit, kur i duhej dhënë përgjigje një gazete apo organizmi, kur duheshin organizuar njerëzit në shoqëri patriotike apo kur duhej bërë thirrje për atdhetarizëm në tubime të posaçme a në festa, ishte firma dhe mendja e tij me shokë, ishte thirrja dhe protesta e tij energjike që mbanin lart moralin patriotik të bashkëqytetarëve që ngrinin e ndiznin vetëdijen kombëtare dhe që konturonin figurën e tij si intelektual i njohur patriot e i ditur. Sekretari i shoqërisë “Vëllazëria” dhe bashkëthemeluesi i shoqërisë “Kandili”, Ilia Dilo Sheperi, ishte dhe një ndërlidhës me shoqëritë e ndryshme patriotike në shoqëritë shqiptare jashtë atdheut si me atë të Sofjes, Bukureshtit, Stambollit, Misirit etj. Si shumë patriotë të tjerë , bindjet patriotike i shkaktuan atij shumë trazira, një jetë me peripeci e mundime, transferime, pushime nga puna, dëbime nga atdheu deri në dënime me vdekje siç qe ai i Patriarkanës, që e cilësoi mësuesin e shqipes “të mallkuar”, duke i dhënë për shumë vjet rrugët e arratisë e të dëbimit nga atdheu.
Si mësues Diloja qe gjithmonë shumë më tepër se kaq. Me fuqinë e autoritetit të shëmbullit të tij të lartë, ai arriti që t’i kthejë të gjitha shkollat e Zagories në shkolla shqipe, duke përgatitur e vendosur vetë mësuesit e përshtatshëm në to. Në fshatrat e Përmetit, ku punoi si mësues shumë kohë, bashkë me abc-në, predikoi shqiptarizmën dhe mbajti ndezur frymën patriotike. Në tubimet e njohura në Tepelenë, Gjirokastër e gjetkë, kërkoi bashkimin e shqiptarëve. Në Delvinë realizoi bashkimin e shkollave të ndara veç për të krishterë e myslimanë, duke përdorur prestigjin e tij të lartë si drejtues i atyre shkollave. Profesori i Liceut të Korçës, ai u bë po aq i njohur sa në Gjirokastër, Përmet e Delvinë, falë erudicionit të tij dhe përfshirjes në jetën politiko - shoqërore të qytetit.
Kulmin e aktivitetit të tij pedagogjik e përbën periudha e gjatë e qëndrimit të tij si inspektor në qarqet e Gjirokastrës dhe të Vlorës. Ay u bë i njohur në rrethet arsimore të vendit si hartues planesh, programesh e tekstesh mësimore për gjithë vendin. Pjesëmarrës aktiv në kongreset arsimore të Lushnjës(1920) dhe të Tiranës (1922) Ilia Dilo Sheperi merr pjesë në diskutimin e çështjeve arsimore dhe hartimin e programeve sintaktiko - analitike mësimore, punon per zgjerimin e rrjetit të shkollave, boton artikuj pedagogjikë e letrarë nëpër revista e fletore të ndryshme të kohës, organizon kurse per përgatitjen e mësuesve dhe kualifikimin e tyre dhe bëhet kështu një personalitet i Arsimit Kombëtar.
Fryt i një përvoje të gjatë në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe i një kulture të gjerë të përgjithëshme e veçanërisht gjuhësore e letrare, u bë botimi prej tij më 1927 i veprës “Gramatika dhe Sintaksa e Gjuhes Shqipe”, tekst mësimor për shkollat e mesme, i cili krahas veprave të theksuara pedagogjike, bartte vlera të mëdha shkencore. Që në parathënie të veprës, shkruar me një stil klasik, me një shqipe të kulluar, me fjalë të ëmbla, që prekin e zbutin, gjejmë, si shprehet një studiues, xhevahire të zgjuarësise dhe të urtësisë të tij, cilësira këto të një humanisti të rrallë, i cili ato që thotë i mat mirë e i di. “Gramatika” është vepra kryesore e I. D. Sheperit, përfundimi i një pune studimi e sakrificash të panumërta në shërbim të gjuhës shqipe e të arsimit kombëtar shqiptar, të cilave ai u kushtoi gjithë jetën. Ajo është ndërtuar mbi kritere të rrepta shkencore dhe ndikoi mjaft për të konsoliduar shumë pikpamje deri atëhere të pastabilizuara si dhe për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat e mesme. Zotërues i mirë i shumë gjuhëve të huaja, si greqishten e vjetër e të re, latinishten, frëngjishten, italishten, anglishten dhe gjermanishten, Diloja është marrë dhe me përkthime të veprave letrare për nevoja të kishës shqiptare; ai ka përkthyer dy vepra të Josef Roderfordit “Qithara e perëndive” nga greqishtja dhe “Qeverim i dëshiruar” nga anglishtja. Dilon filolog e plotëson më tej vepra e tij e gjerë dhe si historian letërsie, si studiues e mbledhës folklori, si autor punimesh për çështje të ngushta gjuhësore, si leksikolog dhe si publicist. Për nga rëndësia, materiali që ngërthen, saktësia shkencore dhe një sëre vetish të tjera te çmuara, “Gramatika” mbetet kryevepra e Dilos. Ajo i dha atij njohjen dhe përmasat e duhura të një studiues të shquar, çka e konfirmon vlerësimi shumë i lartë, që ju bë nga personalitetet më në zë të albanologjisë brenda dhe jashtë vendit. Ajo u quajt “perlë e gramatografisë shqiptare”. Profesorët e shquar Jokli, Vajgandi, Petrotta, Konda, Skendo, Merxhani, Kastrati e të tjerë e kane lëvduar pa kursim veprën, duke theksuar bazat shkencore të saj: origjinalitetin, njohuritë e shumta sistematike e të hollësishme, inteligjencën e lartë me të cilën është punuar në të dhe kompetencën në çdo gjë që parashtrohet.
Me gramatiken e tij I. D. Sheperi u dha një goditje të fortë fanatikëve grekomanë, që kasneconin se shqipja nuk ka më tepër se 300 fjalë dhe s’mund të bëhet një gjuhë letrare. Njohës i mirë e i thellë i greqishtes së vjetër, ai iu përgjigj atyre se shqipja i ka huajtur fjalë greqishtes së lashtë dhe se asaj nuk i mungon asnjë element për tu zhvilluar dhe për tu bërë një gjuhë letrare. Me veprën e tij ai hodhi bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Pohimi i tij se gjuha letrare shqipe do të formohet shkallë-shkallë nëpërmjet gegërishtes së toskëzuar, apo toskërishtes së gegëzuar, që zuri vendin themelor në Kongresin e Drejtëshkrimit te Gjuhës shqipe 1972, nuk u zu në gojë asnjëherë në atë kongres, se përmendja e emrit te gjuhëtarit të shquar mund të shtrëmbëronte boshtin ideollogjik të Kongresit, siç e ideonin ata që lanë në hije dhe të madhin Çabej.
Shpupurisja e pluhurit të harresës mbi figurën e Dilos tek libri “Intelekt 2001…” është një kënaqësi dhe një obligim njëherësh.
(Ky shkrim me mjaft vlerë është përgatitur enkas nga Vasil Bici për librin “Intelekt 2001…”, botuar në vitin 1999 Nr. 1 sipas kërkesës së autorit të librit). E ribotojmë në gazetën tonë për t’i bërë homazhe intelektualit të madh, i cili siç dihet humbi jetën në një aksident automobilistik.] | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:30 pm | |
| Duke dhënë kontribut për daljen e numrit të ri të gazetës “Intelekt 2001…” unë obligohem edhe nderohem njëkohësisht
Vangjel Doda
Sponsori i gazetës “Intelekt 2001…” Nr.2
z. Vangjel është një dashamirës i madh i Zagories dhe madje dyqanin të tij modern të tregëtimit të mishit në Gjirokastër e ka pagëzuar me emrin e bukur “ZAGORIA”. Ka kontakt të vijueshëm me banorët aktualë të Zagories, me të cilët ka lidhur marrëdhënie kontraktuale për tregëtimin e mishrave cilësorë të tyre në Kryeqendrën e Jugut të Shqipërisë, në Gjirokastër. Jo vetëm kaq, por lidhësia e tij me Zagorien është edhe familjare, mbasi në Nderan është martuarmotra e tij edhe motra e bashkëshortes, Athina. Mishi që tregëtohet në dyqanin e tij ka tërhequr vëmendjen e gjirokastritëve dhe të komunitetit zagorit, që banon në këtë qytet për cilësinë dhe kualitetin e lartë. Tashmë në Gjirokastër thuhet: “Do të shkojmë të marrim mish te “Zagoria”. Ai krahas dyqanit dhe marrëdhënieve me zagoritët për tregëtimin e mishrave ka ngritur edhe një kompleks blegtoral me parametra moderne, duke aplikuar mbarështrime të kohës me destinacinin përkatës: mishin. Furnizimi i dyqanit të tij kësisoj është i vazhdueshëm dhe cilësor. Vangjeli në profesionin e tij merret dhe me studime duke realizuar bashkëpunime të frytshme edhe me specialistë të kësaj fushe jashtë vendit. “Këto studime dhe aplikime, që realizoj mendoj se do të jenë shumë të frytshme në të ardhmen… Unë kam si qëllim që të zhvilloj biznesin tim, por dhe njëkohësisht të jap sadopak kontribut në përparimin e vendit… Punoj me plane perspektivë që të kem mundësi të kënaq klientelën time, e cila është mjaft serioze, e kulturuar dhe intelektuale… Shërbimi ndaj klientelës edhe në Dyqanin e tregëtimit është përmirësuar, mbasi dyqani është i paisur me aparaturat e nevojshme… Çdo përparim vjen si rrjeshojë e angazhimit, vullnetit dhe këmbënguljes. Unë punova disa vjet në emigracion dhe investova në vendin tim…”
Vangjeli ka kontakt të vijueshëm me jetën politike të vendit dhe mundohet sipas bindjeve të tij të japë ndihmesë. Mbi të gjitha ai shquhet për leximet sistematike dhe biblioteka e tij pasurohet me libra të rinj. “Zagorinë unë e njihja si një krahinë, që ka dhënë shumë për Shqipërinë, por njohuritë i zgjerova më shumë, kur lexova dy librat e bukur “Intelekt 2001…”, nëpërmjet të cilëve m’u shpalos vlera e Zagorisë dhe e Zagoritëve. Po kështu kohët e fundit kam lexuar librin “Itinerari i Magjisë” (Mbreti i kuzhinës) i autorëve Kristaq F. Shabani dhe Pandeli Suli, një vepër që më ka pëlqyer shumë, mbasi trajton me shumë ralizëm jetën historike të vendit dhe të Zagorisë nëpërmjet një protagonisti të Artit Kulinar basho Dhimosten Konomit (zagorit nga Nderani), i cili ka qenë edhe kuzhinier i Mbretit Zog përreth 15 vjet.
Unë kam lidhje me shumë zagoritë. Veçoj lidhjet me të paharruarin Prof. Assoc. Dr. Vasil Bici, me shkrimtarin dhe poetin Kristaq Shabani, Dr. Koço Andonin, Poetin dhe shkrimtarin Jorgo Telo, Prof. Mihal Kaso, me ekonomistin e talentuar Thoma Dilo, Ing. Jorgo Ndreu dhe Filip Konomi, mjekun veteriner Qirjako Zogo dhe me zagoritin nga Hoshteva Peço Vlashi shumë e shumë të tjerë. “Mundohem që pjesëtarët e mi të familjes të shkollohen që të realizoj edhe transmetimin e këtij biznesi që është në proces. Duke sponsorizuar këtë gazetë me një emër të tillë të zgjuar “Intelekt 2001…” unë obligohem dhe nderohem, gjithashtu respektoj dhe kontribuoj…”
Kolegjiumi dhe Redaksia e gazetës “Intelekt 2001…” e falënderon z. Vangjel për sponsorizimin e këtij numri dhe i uron suksese në jetë dhe në të gjithë veprimtarinë e tij.
Reklamë, reklamë, reklamë
Në dyqanin e tregtimit të mishit “Zagoria” me pronar Vangjel Doda do të gjeni mishra të cilësisë së lartë të freskët nga treva e Zagorisë.
Për të realizuar kërkesa telefononi: Mob. O692718674
Njoftim
Në Gjirokastër u nda nga jeta Miltjadh Kllapi nga fshati Zhej i Zagories Miltjadhi ishte një zagorit i ndershëm, i dashur, punëtor, i pakursyer, fjalë ëmbël. Ai e donte me shpirt Zhejin dhe Zagorien. Edukoi dhe rriti fëmijë të devotshëm. Ksenofoni me profesion mësues ka punuar dhe vazhdon të punojë me përkushtim dhe devocion në qytetin e Përmetit. Edhe djali tjetër, Alqi, ka punuar në detyrat që është caktuar. Tashmë është në emigracion. Miltjadhi u përcoll me respekt të madh nga komuniteti zagorit në Gjirokastër si dhe nga fshatarët e tij në Zhej, ku dhe e përcollën me nderime në banesën e fundit, atje ku ishte amaneti I tij për t’u “prehur”. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona më të sinqerta.
Këshilli botues dhe redaksia e Gazetës “Intelekt 2001…”
Ngushëllime i shprehim edhe familjes së zagorites Amalia Gjika
Tashmë edhe në Zagorinë e “Poshtme” shkojnë makina të tipeve të fundit Vasil Vlashi, Vasil Konomi, Alqi Kllapi, duke ndjekur shëmbullin e
Drejtor dhe botues :Kristaq F. Shabani
Zëvendës drejtor: Thoma P. Koçi
Kryeredaktor: Ing. Jorgo Ndreu
Zëvendësekryeredaktorë: Antoneta Mallta, Qirjako Andoni
Redaktorë përgjegjës: Ing. Mitro Duri , Qirjako Menkshi
Redaktor për informacionin: :Kiço Muçi
Menaxher: Andrea Konomi
Korrespodentë Tiranë : Ilia Laska, Vlorë: Anastas Bita, Durrës: Mihal Vlashi, Lushnjë: Ilia Taçi, Memaliaj: Dhimitër Tepelenë: Berat: Fier: Kllapi Laç: Sofika Meksi, Athinë: Janaq Meçi, Margarita Peri, Sarandë: Maksi Kulo, ShBA: Koço Andoni,
Këshilli botues: Mitro Vllahu {Kryetar}, Kiço Londo, Kristofor Llane ,Alqi Jani , Thimjo Peçi, Violeta Duri, Pilo Koçi , Frosina Stefani, Ing. Filip Konomi, Qirjako Zogo, Stefan Koçi, Eli Vito, Koço Andoni {SHBA}, Josif Lekgjiku, Napolon Semi, Fori Bici, Aristotel Sefani, Harilla Koxhjoni, Peço Kagjini [SHBA}.
Fotograf: Viktor Vito
Adresa e redaksisë: Lagja “18 Shtatori”, Pallati 87 Apart. 4 Gjirokastër
Telefon 00355 8465867, Fax 003558462910
Mbështetja logjistike: “Pegasi” Gjirokastër
Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë botuese “Marin Barleti” Tiranë
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:32 pm | |
|
“Intelekt 2001…” Nr.5
Ky numër jepet falas si gazetë- homazh
Editorial
Pse Çajupit nuk i është dhënë ende nderimi i duhur dhe i merituar?
Paksa e çuditshme dhe s’dimë si mund ta shpjegojmë faktin e hidhur të përgjigjes negative të kësaj pyetjeje domethënëse. Në arsenalin e dhënies së titujve “Nderi i Kombit” nuk figuron një titull i tillë për poetin e madh kombëtar, një nga Kryerilindsat e ndritshëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Harresë apo sfumim?! Lënie në mënjanim me dëshirë apo spostim vëmendje duke titulluar të tjerë shumë të vegjël në format, pa le në ide dhe konkretizim. Më 27 mars 2005 ne përkujtuam 139 vjetorin e ditëlindjes së Poetit të Madh Andon Zako Çajupit, që shpesh lihet në harresë të mjegulluar. Me shumë sakrifica e mund ne ngritën bustin e tij në qytetin e Gjirokastrës, duke u favorizuar nga pushteti demokratik. Pak lule për lëndinën e luleve, pak nderim për bilbilin e ndjenjës dhe të vjershërimit shqip, pak ditiramb për njeriun që i këndoi dhe i thirrmojë poetikisht shqiptarit për të ruajtur nderin dhe dinjitetin kombëtar, pak ngritje piedestali për njeriun që e pakësoi pulsimin e dhimbjeve dhe tregoi rrugën e progresit dhe përhapi në mendjen e shqiptarëve dashurinë për shqiptarizmën. Është koha të hapim sytë dhe të kthellojmë mendjen që Çajupi ynë dhe i të gjithë shqiptarëve të nderohet me titullimin më të madh të stimulimit: “NDER I KOMBIT”. Kjo është një kërkesë ligjitime e gjithë “pegaistëve” të Jugut si dhe e gjithë komunitetit zagorit në Gjirokastër, dhe e gjithë njerëzve që e duan Andon Zako Çajupin, të nxënësve të shkollave dhe studentëve, e cila duhet të merret në konsideratë. Duhet ditur mirë se çdo shqiptar e ka nder në zemrën e tij Çajupin e madh.
Konkretizimi i këtij akti është shpërblesa e nderimit merituese dhe dalja nga tulatja. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:33 pm | |
| Humbje e ekuilibrit mendor, fajësia kurbohet
…. Mosekuilibri mendor vjen si rrjedhojë e fitimit të shprehjes “aristokratike” të fituara pa drejtësi, por me zhgënjime e duke përdhunuar demokracinë e brishtë nga taksambledhësit e varfër shqiptarë, të cilët paguajnë “tutorët” e tyre, të cilët kanë etje ujkësirë sa marrin poste resh në qiellin e tramundanës…
Çuditërisht numri katër i “Intelekt 2001...”, kësaj gazete, e cila mban titullin domethënës të librit me të njëjtën emër të shkrimtarit Kristaq F. Shabani, ka bërë bujë të madhe për substancën që paraqiti. Editoriali i saj dhe hapja e rubrikës së lirë ”Ta themi hapur atë që ndjejmë” Opinion i lirë “ka hapur shumë punë” për seriozitetin e trajtesës së problemeve fenomen dhe të gangrenizuara. Madje, është arritur që kjo gazetë e vogël në përmasë, veçse katër A3, është grisur nga disa prej atyre që janë “prekur” nga shkrimet dhe ka qenë i suksesshëm për mijëra e mijëra e të tjerë. Kjo ne na entuziazmon! Për të plotësuar kërkesat e dashamirësve të saj ne kemi vendosur që ky numër (Numri 4) të ribotohet edhe një herë në një tirazh m ë të madh, duke realizuar kështu një dëshirë. Ky numër u shpërnda në të gjithë Shqipërinë. Kopje të shumta u dërguan në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali, arriti deri në ShBA. “Të prekurit” në shkrime të gazetës që do të vazhdojë gjatë gjithë këtij shekulli (2001…2, 3, 4,5,6,7, 8….2099) janë treguar cinikë, pasi duke parë veten në pasqyrë, kanë humbur ekuilibrin mendor dhe për këtë fajësojnë drejtuesin e gazetës, këshillin botues potent të saj, që shpërndan dhe “shet tru”. Gazeta jonë është një gazetë e veçantë, e situatës së veçantë, e cila ka një trajtesë tjetër dhe ndryshon shumë nga gazetat e tjera, pasi ka një objeksion “inteligjencën”. E vogël është gazeta jonë, por ka shumë lexues në Shqipëri dhe është shumë e kërkuar. Dhe më e mira është se është shpërndarë falas…. Mosekuilibri mendor vjen si rrjedhojë e fitimit të shprehjes “aristokratike” të fituara pa drejtësi, por me zhgënjime e duke përdhunuar demokracinë e brishtë nga taksambledhësit e varfër shqiptarë, të cilët paguajnë “tutorët” e tyre, të cilët kanë etje ujkësirë sa marrin poste resh në qiellin e tramundanës… Ndërsa ca të kritikuar “grisën gazetën dhe shanë drejtuesit e saj, drejtuesit e gazetës sonë u bënë më reputacionalë, sepse ata që e grisën “Intelektin”, nuk bënë edhe një “VC” për qytetin e gurtë, pa le “tualetë”! Thatheshemnajat e përhapura për pagesë të drejtuesve të kësaj gazete janë “flluska sapuni” dhe tullumbace, që plasin ajërisht…
Kryetarja e Komunës së Zagories, e cila kishte një kritikë indirekte në editorial, me një kulturë dhe etikë të admirueshme, iu përgjigj veprimisht editorialit “Pyjet e Zagorisë pasthirrmojnë “UH!” dhe “Ah!”. Materialet tregojnë luftën e zhvilluar për këtë problem akut si dhe për të kuptuar fenomenin e pasthirrmimit të pyjeve dhe përpjekjet e bëra nga Kryetarja e Komunës znj. Anastasia Dushi për këtë problem deri tek kompetenca. Letra të dërguara në Drejtorinë e Përgjithshme të pyjeve, tek ISH Kryeministri Fatos Nano si dhe tek ish Prefekti Deçka, te Drejtoria e pyjeve të rrethit Gjirokastër, tregon për angazhimin total të Komunës, e cila nuk ka kompetenca më të gjera. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:33 pm | |
| Doli në qarkullim libri “Jetari” i shkrimtarit
dhe poetit Kristaq F. Shabani
Në Gjirokastër u zhvillua veprimtaria historike:
“Misionarët e Dijes” Tregimi i shkronjave
Një veprimtari e ideuar me nivel të lartë, ku protagonistë kryesorë midis të tjerëve ishin Misionarët e dijes të sfumuar si:
Stath Kostarja, Sotir Bita,Vasil Deçko, Andrea Konstandini, Viktoria Ilia Dilo. Pjesëmarrje mjaft e gjerë. Mungojnë në këtë ceremonial përfaqësuesit vendorë e midis tyre dhe z. Anesti Deçka, nipi i Vasil Deçkos. Substanca e këtij skenari ishte bazuar mbi vepra të tilla si: “Intelekt 2001…”Nr 1, 2 të shkrimtarit Kristaq Shabani , “Enciklopedia e Zagorisë” me autor Apostol Pango, “Tingujt e shpirtit” e poetit Jorgo Telo. Fjalën e hapjes së veprimtarisë e mbajti z. Josif Lekgjiku, sekretar i Degës “Çajupi” Gjirokastër, i cili evidentoi vlerat e inteligjencës zagorite në fushën e arsimit si dhe nxori në pah plejadën e madhe të arsimtarëve zagoritë, që kanë kontribuar për ndriçimin e ndjenjës kombëtare dhe përhapjen e dijes jo vetëm në trevë,por edhe në Jug, vend dhe jashtë vendit. “Të nderosh këtë plejadë misionarësh do të thotë të ndriçosh një epokë të madhe të Kulturës dhe të Arsimit. E veçanta jonë në këtë veprimtari është se ne kemi evidentuar dhe paraqitur me kumtime pesëmbëdhjetë personalitete të fushës së arsimit, midis tyre edhe të përfshirë nga pluhuri i qëllimtë i harresës.Kumtuesit që e morën fjalën: Mitro Vllahu, Thoma Garo, Jani Ballo, Kiço Muçi, Jorgo Telo, Mira Koxhioni, Jorgo Menkshi, Violeta Duri, Ana Dilo, Jorgo Ndreu e tjerë nxorën në pah me kumtime të shkurtra veprimtarinë e misionarëve të dijes, duke bërë një ekspoze të biografisë së tyre si dhe paraqitjen e veprimtarisë së tyre shkrimore. Interesante ishte paraqitja e materialit për Stathi Kostaren dhe Andrea Konstandinin nga Desela Nuredini. Veprimtarinë e përshëndetën dhe shumë miq të Zagorisë si gazetari sportiv Sokrat Papadhopulli, Osman Buzo, rregjisor i karrierës, Duro Shehu mësues, Kristo Stoja publicist.
Studiuesi Evjen Peri kumtoi një kumtim, i cili kishte në substancë një analitikë në kohë dhe në hapësirë për Misionarët e Dijes si dhe përgëzoi organizatorët për këto nisma me diapazon dhe për këtë gjallëri plot nerv të Degës “Çajupi” në Gjirokastër. Gjatë veprimtarisë u sollën pasazhe, u interpretuan krijime për Misionarët e Dijes si dhe u interpretua “Tregimi i Shkronjave”, sipas skicimit të portretit të mësuesit Vasil Deçka
Shkurt
. Në Gjirokastër zhvillohet një sesion shkencor për figurat e sfumuara.
Mbahet kumtimi “Dimensionet e filologut Filip Shabani”.
.Promovohet veprimtaria shkrimore e poetit Jorgo Telo, n ëQendrën Kulturore “Dorian” me pjesëmarrje të gjerë të zagoritëve dhe përfaqësuesve të botës shkrimore nga Gjirokastra, Teplena, Përmeti.
. Në Lliar të Zagories organizohet takimi i dytë i brezave në ditëne Shën Triadhës me një pjesëmarrje të gjerë dhe me plan perspektiv me objektiv” PËR NJË LLIAR TË BUKUR E TURISTIK”
Po kështu u zhvilluan takime të tilla në Ndëran , Nivan, Hoshtevë, Topovë, Zhej. Kjo tregon se Zagoria po ecën në rrugë të mbarë.
Pse vonohemi?
Është paksa e çuditshme që organet kompentente nuk vlerësojnë punën e mirëfilltë dhe veprimtarinë shumëplanshe të “MISIONARËVE TË DIJES”. Kur do të vlerësohen këta misionarë? Mos ndoshta dhe vlerësimi është “privatizuar”? pritet ikja jetësore dhe po qe se ndonjë kujtohet të “nxirret nga “mënga” vlerësimi. N ëKomunë, Bashki, Drejtori Arsimore, Qark,prefekturë e në instancat më të larta ka njerëz që merren me stimulimin e njerëzve të përkushtuar për kulturim dhe arsimimim. Kush e vlerëson kontributin? Në çdo dorë ka rënë ky kontribut? Është I ligjëruar dhe I motivuar ky shpërblim moral apo varet nga njëri apo tjetri ? Misionarët janë lodhur nga këto procedura të vonuara apo të aneksuara? Çdo organizmë e ka për detyrë të përdori të drejtën propozuese që i garantohet për dhënien stimujt, urdhërat, dekoratat, titujt q ë janë të përcaktuara qartë. Shpesh herë apo mëtë shumtën eherës të “përkushtuarit” I dekoron populli se shtetarët janë të vakët dhe të vonuar…Ata presin që ata të ikin nga jeta, të mbyllin sytë dhe t’i mbulojë pluhuri i harresës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:34 pm | |
| Çajupi
“As që mund ta kuptosh sa e madhërishëm është Fusha e Çajupit, pa e parë nga afër, pa e prekur me sy, pa kontaktuar disa ditë me të, pa u ngopur me aromën e luleve shumëngjyrëshe dhe aromën e barit… Kur ndodhesh i pushtuar nga qarku mbyllës i maleve, të duket vetja se je në ëndërrim, në një ëndërr të madhe parajse…Çajupi i ka të gjitha të mirat… Ç’bëni, pse s’vini? Dhe i mbuluar me borë është kaq i bukur. Ua them unë. Nxitoni…” “Me kë flas?”- pyeti veten Kronikani. Pastaj vazhdoi: “Ata kanë qenë gjithnjë të shurdhët dhe për të janë bërë memecë!…”
***
Sa i bukur është Çajupi! Sa mahnitës! Edhe me dorë tërë art të skalitej apo të gdhëndej ky vend, nuk mund të fitonte kaq bukuri sa i ka dhënë e lezatuar natyra. Si thoshte Filip Shabani: “Kur të mësojnë për këtë mrekulli do të shkulen nga Vendi dhe Bota!” Kush më mirë se unë e ndien madhështinë e këtij vendi? Kush më mirë ia di “hiletë”? Sa luftë e madhe u bë për Çajupin! Dhe i buçiste në vesh ajo këngë e përcjellë nga historia:
Mbrojtjet e Çajupit…
Për të mbrojtur Çajupin një grua trime u bë fli.
“Çajupi është i yni, Çajupi ka pronarët e tij!” Ka mbetur në kujtesën popullore vjersha e mëposhtëme:
“ Vasil Spirua tha një fjalë,
Bashkë më Mitro Papanë,
Dhe me Vasilë Stefanë:
“Vanë dhëntë e Çelos vanë,
më s’e kaptojnë Bratnë,
Papa Lepurin dhe Stanë,
Buzën e Rripës anë e mbanë…”
Sa e sa herë kam kositur me kosë këtë vend me kositësit e talentuar Vito Stefanin dhe Illi Londo? Garonim njëri me tjetrin. Bëheshim ujë në djersë. Afër nesh Brati, afër nesh Jankua. I pasur në ujë ky vend, në ujë shumë cilësor. Një ditë, siç ishte i djersitur dhe i lodhur Vito Stefani, ky burrë div dhe kositës shumë i zoti , u nis të pinte ujë. Unë e porosita: “Kujdes mos pi ujë, kur je i djersitur se uji i Bratit, duhet të pihet, kur duhet të pihet, sa kurues është aq dhe i dëmshëm sepse është me pasojë…” Por, Vitua s’më dëgjoi këtë herë duke më thënë: “ S’ më gjen gjë mua!” Por mos zbatimi i kësaj porosie dha pasojën më vonë.”
Marrë nga libri I përgatitur për botim “Kronikani” ishkrimtarit Kristaq F. Shabani
(Qëllimi ynë është që të tërheqim vëmëndjen për këtë perlë të harruar , e cila në rast “rikthimi” në gjirin e saj do të befasohen kontinentasit tanë dhe do të tregojnë “urinë” për këtë vend magjik .)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:34 pm | |
|
PERSONALITET I SHQUAR, INTELEKTUAL, ARSIMTAR DHE POLIGLOT
Në datën 01.10.2005, në ora 12.55 minuta ndahet nga jeta një nga personalitetet më të shquara të arsimit zagorit e më gjerë, intelektuali dhe poligloti Fori Athanas Shabani
Një nga porositë e tij ishte: “Do të prehem në fshatin tim Lliar!” Dhe më datën 02.10.2006 në ora 11.00 një përcjellje në banesën e fundit me pjesëmarrje të gjerë të zagoritëve nga fshatrat e Zagories, e kryesisht nga fshati Lliar, Zhej, Topovë e tjerë si dhe të ardhur nga Athina, Erseka, Gjirokastra, Tepelena, Libohova. Ceremoninë fetare, me këtë rast në kishën e fshatit, e drejtoi Marko Stefo. Në emër të gjeneratave të mësuesve të fshatit dhe të gjithë trevës së Zagories mbajti fjalën e përcjelljes z. Dhimitër Miho. Në emër të Këshillit Koordinativ të Shoqërisë Civile të Jugut foli Osman Buzo Libohova, regjisor i Karrierës dhe në emër të besimeve fetare foli shehu i Hormovës Hysen Ali Hormova. U lexua dhe një letër lamtumire e dërguar nga vajza e Forit, Elfteria Shabani ( Deçka) , e cila për arsye shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë në përcjelljen e babait të saj të dashur.
Në varrin e të ndjerit u vendosën kurora me lule nga familja, nga fshati e pjesëmarrësit në ceremoninë mortore si dhe u ndezën qirinj për përshpirtje. Me këtë rast u organizua dreka e përcjelljes në Vatrën e Kulturës së fshatit Lliar.
Në emër të familjes falenderoi pjesëmarrësit në ceremoninë mortore djali i Forit, Kristaq Shabani.
Prehu i qetë në baltën e vendlindjes, i dashuri dhe i paharruari Xhaxha Fori!
Fjala e përcjelljes në emër të fshatit dhe të mësuesve prezent në përcjellje nga Miço Miho, mësues në pension, anëtariI këshillit të Komunës Zagorie
Familjarë, të afërm, miq e shokë, bashkëfshatarë të baba Fores! Jemi mbledhur sot këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit xha Fores! Xhaxha Forja lindi dhe u rrit dhe një pjesë të pleqërisë së tij e kaloi në fshatin e tij të dashur, Lliar. U arsimua në Greqi në shkollat më me zë të saj dhe aktivitetin e tij e përqëndroi në drejtim të edukimit të brezit të ri. Punoi me mësues dhe drejtues në shkollat shtatë dhe tetëvjeçare, pothuaj në të gjithë rrethin e Gjirokastrës, në fillim në Dropull, mandej në Kolonjë e Topovë, u kthye përsëri në dropull për një kohë të gjatë dhe mandej si drejtor i shkollës së Picarit.Për një kohë të gjatë, deri sa doli në pension në vitin 1979, në Lunxhhëri, Dhoksat. Pastaj në pension jetoi plot aktivitet e frymëmarrje në fshatin e tij të lindjes.
Xha Foren fizikisht nuk e kemi midis nesh, por aktiviteti i tij shumëvjeçar, deri sa mbylli sytë është i pranishëm tek ne, të fëmijët e tij, tek bashkëfshatarët e tij, tek miqtë e shokët e tij. .Na del e do të na dalë para nesh baba Fori, xha Fori, Fori i ndershëm, i sinqertë, punëtor, kërkues, parimori i dashur, i respektueshëm. Kudo ku punoi la gjurmë shumë të mira. Ndonëse titullin shkencor nuk e kishte profesor, por me punën e tij, në masën e gjerë të mësuesve, nxënësve, fshatarëve e kudo, u bë profesor dhe në çdo vend e thërrisnin “PROFESOR FORI”.
Xhaxha Fori ishte i gjithanshëm dhe shumë i zoti, sportiv në gjallërimin e jetës, sportist me fshatrat ku punoi, masovik që gjalloi jetën, arstist kudo që punoi, aktivist shoqëror. .Ka qenë i zgjedhur në Këshillin popullor të fshatit për vite me radhë, punëtor i palodhur për përmirësimin ekonomik të fshatit dhe të familjes, prind i devotshëm. Edukoi gjashtë fëmijë, të cilët lanë dhe lënë gjurmë të mira, kudo që jetuan dhe punuan. Qe njeri kurajoz dhe diti të gjejë forcë në veten etij. Diti të përballojë hidhërimin që i shkaktoi vdekja e parakohëshme e vëllait Polikron, e djalit Aleks, vdekja e mëmës Froso, babait Athanas dhe së fundi i bashkëshortes së tij Ollga. Vitet e fundit të jetës, rreth gjashtë vjet, xhaxha Fori i kaloi në Greqi në vendin ku u shkollua, duke luajtur një rol në lidhësinë midis dy popujve shqipatr dhe grek dhe ishte këshilltari, mësuesi i sa e sa emigrantëve shqipatrë dhe mik i tyre. Prandaj dhe fëmijët Kristaqi, Anastasia, Figalia, dhëndri Stefan, nipi Rafael që janë këtu edhe Elefteria e Konstandina, që nuk mund të vinin dot për arsye shëndetësore, dhëndurët niprit dhe mbesat, të gjejnë forca për të përballuar këtë humbje të njeriut të tyre të afërm. Por të gjithë duhet të jenë krenarë se i shërbyen xha Forit deri sa mbylli sytë.
Prehu i qetë pranë mëmës dhe bashkëshortes i dashuri xhaxha Fori.
I paharruar qoftë kujtimi juaj!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:35 pm | |
| Fjala e mbajtur nga z. Osman Buzo Libohova, regjisor i karrierës, N/Kryetar i Këshillit Koordinativ të Shoqërisë Civile të Trevave të Jugut, në kortezhin e përcjelljes të intelektualit, mësuesit zagorit Fori A. Shabani në Lliar,Zagori Gjirokastrë më 2 tetor 2005.
NJË EMËR I SHQUAR I SHKOLLËS SHQIPE
At Fori Shabani, sot po të përcjellim për në altarin tënd. Një meshë e dhimbshme për një meshtar të Autoqefalisë të Kishës sonë arbërore. Ne shokët dhe miqtë e djalit tënd jemi këtu e po bëjmë kujdes për ty! Ti i lodhur nga vjetët e tua të rënda, ngarkuar me peshën plumb të shekullit të vështirë që kaluam, qëndrove disa vjet larg viseve të dashura në Athinën Kozmopolite bashkë me kurbetxhinjtë e famshëm patriotë zagoritë në gjurmët e Andon Zako Çajupit për t’i sjellë vendit kulturën evropiane dhe ekuilibrat njerëzorë. Kultura jonë atje gjente majanë e dy popujve vëllezër. Të parët e Shabanidhëve bashkë me shkencëtarët arbër të gjuhësisë dhanë kontribut në përsosjen e gjuhës shqipe dhe greke, ashtu si heronjtë shqiptarë, Kollokotronët dhanë kontribut në çlirimin e Shqipërisë e të Greqisë nga zgjedha turke. Gjurmët e tua në të gjitha krahinat e Jugut të Shqipërisë janë dëshmitarë të guximit të një intelektuali të papërsëritshëm. Fori Shabani në Picarin dhe Kolonjën e Labërisë, Fori ë Lunxhëri, Fori në Dropull, por sidomos në Gjirokastër do të flasë gjithmonë me kurajo, pa servilizma për të vërtetat e pathëna të kësaj jete, si në fushën e Arsimit, të kulturës, të sportit, të artit. Ti do të kujtohesh si një kalorës i paepur në fushën e arsimit. Kujdesi yt për shkollën shqipe do të tregojë se ti ishe pasardhës i denjë i Koto Hoxhit, i Pandeli Sotirit dhe i pishtarëve të tjerë që ndriçuan Kombin tonë. Përveç kësaj pasurie, ti na le dhe vepra letrare, historike dhe shëndetësore, që do të dalin së shpejti në dritë. Ti sot po shkon pranë birit tënd aviatorit të shquar, Aleks, që të la një brengë të thellë me ikjen e tij të parakohshme, por ke lënë pas vajzat e tua të dashura q ë të mbajtën me aq ngrohtësi, ke lënë pas Kristaqin, shkrimtarin dhe poetin eshquar, nipër dhe mbesa kurajozë e të talentuar, që do ta mbajnë zjarrin tënd të ndezur. Lamtumirë nga Lliari ku ndodhemi dëshmitarë të përcjelljes tënde dinjitoze. Lamtumirë nga lebërit, libohovitët, dropullitë, lunxhiotët! Lamtumirë nga nxënësit e tu për të cilët u kujdese si baba!
Në emër të shoqatës “Avni Rustemi” dhe të Shoqatës “Labëria” dhe të Këshillit Koordinativ të Shoqërisë Civile të Jugut
Osman Buzo Libohova,
Sheh Hysen Ali Hormova Dr. Izet Çulli, Dr. Laver Stroka, Kristo Stoja, Lumo Kolleshi, Agron Shele, Antoneta Mallta, Sokrat Papadhopulli, Thoma Papa, Muharrem Kamani, Ligor Shyti,Qirjkako Hila, Qirjako Dhima,Petro Dilo, Kosta Gaxhoni, Kastriot Hadëri, Mirela Dudi, Petro Dudi, Islam Kalemi, Trifon Dafa, Thoma Koçi, Katerina Kulo, Dr.Kristaq Xhumbi. Dr. i shkencave Historike Apostol Pango, Shaniko Bici, Eleni Konomi (Ristani), Jorgo Ndreu, Harilla Koxhjoni, Fadil Shehu, Viktor Dervishi, Kristo Semi, Josif Lekgjiku, Emin Bejko, Jorgo Masho, Harilla Nika, Halil Bilaj, Koço Vasili, Dhori Kalluci, Sefedin Braho,Dr. Mitro Vllahu, Dhimitër Miti, Lamaj, Alqi Jani, Ilia Laska, Agron Kabili, Jorgo Fotiu, Koço Sterjo,Robert Telo.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:35 pm | |
|
Ngushëllim
Më datën 01.10.2005 u nda nga jeta Fori Shabani, intelektual i shquar, mësues i përmasave të mëdha, drtejtues I arsimit; njeriu që drejtori për shumë vjet Shkollën 7 vjeçaretë Picar- Koronës në vitet 1958- 1963, duke dhënë një kontribut të madh në arsimimin dhe kulturimin e trevës së Labërisë,si dhe në daljen e mjaft kontigjenteve nxënësish të aftë ,që sot japin kontributin e tyre kudo në Shqipëri.
Fori kishte punuar edhe më parë në fshatin Kolonjë. Duke shërbyer në Picar e duke kontribuar atje ai kontribuoi edhe në Kolonjë - Medar, Humelicë, Shtëpëz e Palokastër. Por duke qenë drejtor ai ndikoi edhe në aftësimin metodik të kuadrove mësues të Labërisë.
Ai do të kujtohet si një mik I madh I Labërisë si një lidhës I madh I kësaj treve me Zagorinë e tij dhe për kontributin e çmuar që dha në fushën arsimore dhe kulturore.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Sekti halveti i Trevave të Jugut, Stafi i gazetës “Rreze Aleviane” ngushëllon familjen Shabani dhe djalin e tij Kristaq për këtë humbje!
Sheh Hysen Ali Hormova
Ngushëllim
Ne shkrimtarët, poetët, gjithë krijuesit , anëtarë të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër nga: Gjirokastra, Përmeti, Fieri, Tepelena, Delvina, Saranda, Durrësi, Tirana, Vlora si dhe Athina, shprehim hidhërimin tonë të pamat për humbjen e intelektualit, edukuesit të sa e sa brezave, njeriut shumëplanësh dhe frymëzuesit të veprimit kulturor dhe sportiv, mësuesit të gjuhës dhe lëtërsisë shqipe e greke, lidhësit dhe shkëmbyesit universal të vlerave, I cili m epunën e tij pasionante ka dhënë kontribue edhe në daljen në dritë të mjaft poetëve dhe shkrimtarëve në Gjirokastër e më gjerë. Fori Shabani ishte një poliglot, I cili ka dhënë kontribut për njohjen edisa poetëve dhe shkrimtarëve tanë në arenën ndërkombëtare, duke filluar nga djali I tij, Kristaqi, poeti dhe shkrimtari I njohur. Me këtë rast në emër të anëtarësisë sonë I shprehimngushëllimettona të sinqerta z. Shabani dhe familjes Shabani për këtë humbje të pazevëndësueshme.
I paharruar qoftë kujtimi I këti njeriu që ndriçoi me inteligjencën etij kudo ku punoi dhe ushtroi profesionin etij të Mësuesit dhe njeriut që dha për tridhjetë e pesë vjet lënden e bukur të Gjuhës dhe Letërsisë nëshkollat e Gjirokastrës dhe në shkollat e tjera të vendit.
Petro Dudi, Novruz Shehu, Ilia Laska, Riza Lahi, Muharrem Guçe, Riza Çato, Muhamet Nelaj Tiranë
Apostol Pango, Florentina Skëndaj, Spartak Proda, Delvinë
Thoma Koçi, Niko Dede, Katerina Kulo Sarandë
Fadil Shehu, Maku Pone, Fuat Boçi, Alketa Zonja Fier
Anastas Bita, Albert Abazi, Idajet Jahaj Vlorë
Mirela Dudi, Duro Shehu, Kristo Stoja, Sokrat Papadhopulli, Thimjo Peçi, Kosta Gaxhoni, Dino Çiço, Kujtim Dule Gjirokastër
Sazan Gjomema, Pirro Loli, Mete Peçi, Iljaz Bobaj, Jano Kasapi, Agim Bashaj, Fatmira Leka Athinë
Viktor Dervishi, Eftimi Mila, Dhimitër Joanidhi, Stavri Çapi Durrës
Besnik Ismailati, Blerta Tosuni, Libohovë
Izet Çulli, Kastriot Hadëri, Çerçiz Myftari,Xhafer Majko, Islam Kalemi Tepelenë
Lumo Kolleshi, Agron Shele, Ligor Shyti, Muharrem Kamani, Dhimitër Miti, Andrea Tane, Nertilda Nasto Përmet | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:36 pm | |
| Ekzkluzive për “Intelektin 2001…”
Para shumë kohësh babai më kishte dhënë për të përgatitur dy librat e tij: një biografik me vlerë për mësuesinë dhe një për bukurinë e ruajtjes së trupit të njeriut, gjithashtu dhe shumë shënime të tij, midis tyre edhe një gjë mjaft interesante: Një bllok ku ka mbajtur gjera me shumë vlerë dhe të krijuara prej tij me një mënyrë konceptimi interesante, duke përdour renditjen alfabetike, nga A deri te ZH. Këtë radhë po jap për botim një pjesë të vogël (fragmente) nga një libër i tij i përgatitur, për të cilin ai u interesua gjer në ditët e fundit të jetës. Në numrin e ardhshëm do të botojmë shërbesat në Hotel “Dajtin”, si ia çonte kafen Enver Hoxhës, si përgjegjës I Kateve të Hotel “Dajtit, si u njoh m e Qemal Stafën, Alqi Kondin, Beqir Ballukun, Nako Spiron e tjera
Kristaq F. Shabani
N ë përpjekjet e mëdha të ngritjes dhe ecjes
Shkëputur nga “Shënime biografike”
nga Fori Athanas Shabani
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:36 pm | |
| Fillesë
Unë kam bërë përçapje për të paraqitur veprimtarinë time qysh, kur isha në Hotel “Dajti” në Tiranë, por Lufta e Dytë Botërore i “mori” me vete bashkë me dëmet materiale shënimet, fjalimet, krijimet e mia sistematike, vjershërimet, paraqitjen e ndodhive, portretet e njerëzve të mëdhenj, librat e mia në gjuhën greke, dokumentet, që i mbaja në mënyrë sistematike, ku deda ime, Frosoja, i dogji, për t’u ruajtur nga çdo eventualitet dhe rrezik kërcënues, pasi unë kisha përfunduar studimet në Greqi. Kjo ndodhi me ardhjen e gjermanëve në fshatin tonë. Ç’është e drejta gjermanët që erdhën në Lliar, në janar të vitit 1944, në operacionin e Dimrit, nuk prekën asgjë në shtëpinë tonë dhe u ulën me shumë respekt dhe nderuan “Bibliotekën e Aleksandrisë” të familjes, siç e përmend edhe Kristaqi te libri që do të botojë “Njeriu pronë e tre shteteve” kushtuar Filologut të madh Filip Shabanit.
Pra mbeti pa u “djegur” kujtesa ime, e cila mbeti gjithmonë e freskët me të gjitha peripecitë jetësore, ndodhitë në shumë fusha, sidomos në profesionin tim, që e kam dashur dhe e dua, dhe vitet e fundit i kam hedhur të gjitha kujtimet, duke ia dhënë djalit tim, Kristaqit, për t’i sistemuar e paraqitur dhe të bëhen pronë e njerëzve që më kanë dashur dhe më duan.
* & * & *
Linda në Lliar më 26.10.1923. Një fshat i bukur, siç përkufizohet gjithmonë vendlindja. Në vitet e para të edukimit kalova në një proces të studiuar, ku familja ime ishte një “shkollë e kualifikuar” në të gjitha aspektet e kulturimit, arsimimit, njohjes së gjuhëve të huaja, lidhjen me botën, pasi shumë pjesëtarë të saj ishin shkolluar jashtë vendit si në Konstandinopojë (Stambollin e sotëm)j si: Aleks Shabani, Thoma Shabani, Filip Shabani, Athanas Shabani e tjerë , të cilët kishin kryer shkollën më të lartë të kohës. Të gjithë burrat e kësaj familje shquheshin për seriozitet, përkushtim dhe kulturim. Familja ime banonte e shpërndarë në Shqipëri, në Greqi, Turqi, Kanada.
Në vitin shkollor 1934-1935 përfundova shkollën plotore në Zhej të Zagorisë me mësues Vasil Deçkon, i pajisur me shumë ëndrra të mëdha për të ardhmen. Kisha dëshirë të vazhdoja studimet jashtë vendit, kjo edhe për vetë faktin që babai im ishte në atë kohë në Kanada, në Boston, dhe i kisha mundësitë financiare për t’u shkolluar. Përpiqesha dhe dola me rezultate mjaft të mira. Shquhesha kudo dhe për çdo gjë.
Ëndrra ime e madhe: Greqia dhe kursi i pranimit në Gjimnaz
I dyti vetëm për dy presje!…
Në vitin shkollor 1935 , marr pjesë në konkursin paraprak për t’u futur në Gjhimnazin e Korfuzit, ku konkurojnë 360 nxënës nga gjithë Greqia dhe disa shqiptarë, nga të cilët vetëm 60 veta do të pranoheshin. Përgatitem maksimalisht dhe përpjekja e vullneti im justifikohen: Zë vendin e dytë midis konkurrentëve, duke gabuar në ortografi në gjuhën greke, vetëm në dy presje të pavëna. Lavdërohem nga drejtori i Gjimnazit, Jeorgjios Sambidhis, i cili më cilëson me një ardhme të shkëlqyer. Vendin e parë e zë një nxënës nga Selaniku.
Në periudhën 1935 – 1940, periudhë e studimeve në gjimnaz, karakterizohem nga një vullnet i madh i paparë dhe justifikues. Përfundoj studimet me rezultate të shkëlqyera: Gjimnazin “Qerqilaiqi skoli” Korfuz, duke shprehur aftësi të rralla dhe duke mësuar gjuhët e huaja: greqisht (në të tre variantet”),latinisht, italisht, frëngjisht, spanjisht.
Marr pjesë në korin e shkollës, ku shquhem për zërin melodioz si dhe në korin e Kishës së Shën Spiridhonit, një nga më të mëdhatë e Korfuzit, ku shpesh herë vinte për ta vizituar dhe tata im, Papa Aleksi. Tregohem befasues me profesorët në mësimet fetare me profesor Provalanë; ushtroj boksin, atletikën, arrij që 100 m ta bëjë në 10.8 sek dhe 10000 për 28 minuta; më pëlqen teatri dhe bashkë me shokët e mi të gjimnazit, kuptohet me më të ngushtët, shkoja në teatrin “Dhimotikos Theatron”, duke u prerë, herë pas herë, edhe biletat me kursimet e mia. Stimuloj profesorin e fizikës Linadhin për ta shkuar në Universitetin e Athinës, ku gjatë procesit të vëzhgimit të Rektorit të Universitetit të Athinës, jap përgjigje të nivelit të lartë për lëndën e tij. Marr pjesë në futboll me ekipin e Gjimnazit. Vesh fanelën me nr. 7. Ndihmohem financiarisht nga babai im, Athanas, dhe nën kujdesin e Filologut Filip Shabani.
Takim me Kryeministrin e Greqisë, Jani Metaksa
Gjatë qëndrimit në këtë shkollë, në vitin 1939, takohem me Kryeministrin e Greqisë Metaksain, i cili mëvë dorën në sup gjatë intervistës me gjimnazistët, ndalon dhe më pyet për profesorët, disiplinën, rregullin dhe ushqimin në Gjimnaz. “Si shkoni, mikre (i vogëlth)?” më pyet Kryeministri grek. I bëj një ekspoze të shkurtër dhe të saktë. Kryeministri më ëprgëzon dhe thotë: “Të lumtë!. Dukesh se do të bëhesh një profesor i mirë. Lum ata që do t’i mësosh, se do të të ngjajnë!”.
Kisha dëgjuar për Metaksain si një njeri shumë të zgjuar dhe të ditur e me autoritet në Greqi. Madje në Gjermani, ku kishte përfunduar studimet e larta, në një pllakë të artë ishte shkruar emri i tij si student shkëlqyer fenomenal me motivimim: “Këtu ka studiuar Jani Metaksai”. Ishte një ëndërr të takoheshe këtë figurë të madhe. Fjalët e tij më ngazëllyen dhe më shtuan besimin për ëndrrën e madhe që kisha në mendjen time: ‘Të bëhesha një profesor i mirë dhe Rektor i ndonjë Universiteëti në Greqi, sepse ende nuk ishte përvijuar Universiteti në Shqipëri.”
Pas pak kohësh nga vizita në gjimnaz Kryeministri Metaksa vdiq. Populli i Athinës qante me dënesë të madhe duke ligjëruar e duke thënë: “Na vdiq babai i Kombit!”. Ai iku bashkë me fjalët e bukura që më tha dhe që i mbajta gjta gjithë jetës në kujtesën time.
Në Korfuz drejtoja edhe lutjen e mbrëmjes në gjimnaz. Kjo u bë një shprehi e bukur imja, e cila kishte nisur qysh në fshat me mësimet ePapa Aleksit, gjyshit tim të dashur e të urtë.
Në Athinën e bukur dhe të kulturës së lashtë
Çdo pushim veror me tatë Filipin, edhe kur isha në Korfuz shkoja në Athinë, dhe, madje, sipas një plani vizitova me të, pothuajse të gjitha shtetet kryesore të Evropës. Njihem me mjediset e bukura, me kulturën e lashtë, me bukuritë magjepsëse , me shoqërinë athinase, perfeksionaoj gjuhën, futem në shoqërinë elitare, falë tatë Filipit, i cili kishte një njohje të madhe. Shoqëroja Perikliu, djalin e tij të vogël. Paskalia, shoqja e Filipit, më donte shumë, po ashtu e doja dhe unë këtë zonjë, në kuptimin e plotë të fjalës, njeri shpirtgjerë dhe shumë inteligjente.
Në vitin 1941 dhe 1942 ndjek Akademinë Pedagogjike të Athinës, duke patur përsëri rezultate të shkëlqyera dhe duke zgjeruar horizontin. Marr pjesë me skuadrën greke të Pireut “Olimpiakos” si rezervë, duke lojtur me lojtarë të kalibrit dhe me skuadrën “Aris” ku në të loznin edhe dy shqiptarë të tjerë. Shënoj me “Olimpiakosin” gjatë ndeshjeve, që u aktivizova, 4 gola. I rashë Greqisë kryq e tërthor, shëtita në det, në Frurio, Perama, Peleka, Akileo, Vasiliqi e tjera e tjera si dhe në Evropë… Më mbeti peng që nuk vajta dot te babai në SHBA, para çlirimit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:37 pm | |
| Në Tiranë… Njohjet e reja
Kthehem në Shqipëri në vitin 1942 dhe filloj të kërkojë punë në Tiranë, për arsye të Luftës së Dytë Botërore, babai im, Athanasi nuk mund të dërgonte të holla nga Kanadaja. Shoqërohem në këtë kohë me dy shokët e mi nga Lliari Lipe Kostilen dhe Vasil Mërtirin. Zëmë vend në hotel. Çuditërisht krevati im ishte i bardhë. Bardhësia tregonte: “Jetë e gjatë”. Dy krevatët e anës ishin të zinj. Vasili dhe Lipja thanë: “Ne do të vdesim. Shenja e zezë e tregon këtë…” Pas disa vjetësh ndodhi ndodhia: Vasili vdiq në Lliar, kur u nisa unë ushtar, ndërsa Lipja në sanatorium të Korçës, kur unë u lirova nga shërbimi ushtarak dhe kur e kisha vizituar çdo javë Lipen duke i dhënë kurajo, por nuk shpëtoi. E pësuan të dy shokët e mi nga jeta e vështirë, që kishin bërë në moshën e vogël. Uria, posaqia, fukarrallëku kishin bërë të tyren. Un ëe dija seç ishte vdekja se më kishin vdekur tre vëllezërit e mi njëri pas tjetrit dhe ca të afërm të tjerë. U vendosa në fillim në Hotelin e Illi Dados, babait të Nikos. Lipja banonte në Sabaudi, unë në Rexhina me basho Dhimostenin, Perikliun, Thimjo Gjonin, Stavro Perin nga Ndërani. Kalonim mirë, të dy të parët më donin. Më parë punova te Ymer Keçi në shtëpi të tij. U njoha me djemte e Bim Keçit: Hamitin, oficer të shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe me Isufin, më i vogël, komisar ushtrie që mua më ndihmoi shumë në Ohër të Jugosllavisë se e mësoi që isha në Gostivar te Gjin Marku dhe kërkoi transferimin tim në Ohër, ku ishte Divizioni i VI i këmbësorisë malore që komandant ishte Ferit Radovicka dhe komisar Isufi. Meqë isha si ai, se dhe ai ishte sportist (volejbollist dhe futbollist), prandaj më mori dhe mua në Ohër dhe më bëri që të mos e ndjeja jetën ushtarake. Një herë si për shaka ,gjoja i kishin thënë se Fori nuk rri urtë, është tipi lëvizshëm. Më tha si me të qeshur: “Fori, do të dërgoj atje ku ka miza”. Domethënë në burg. Loznim, më merrte në biçikletë dhe shëtisnim të dy pasdrekeve, pasi zyrat e shtabit mbylleshin. Unë isha sekretar i Divizionit deri sa erdhëm në Korçë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:37 pm | |
|
Legalizimi i shkollës së kryer. Odiseja e njëhsimit shkollor
Para fillimit të profesionit si mësues më kërkohet dokument shqiptar,pra kthimin apo njëhësimin e shkollës greke në atë shqiptare. Për këtë ndihmohem nga shokët e shkollës së Korfuzit Foto Lamani, përmetar dhe Spiro Kondili nga Labova e Zhapës, Gjirokastër. Nukkisha asnjë mundësi për të marrë edhe atë të Akademisë Pedagogjike të Athinës, pasi gjyshi, apo Tatë Bukuri, Filip Shabani, Filologu I madh kishte ndërruar jetë në vitin në prill të vitit 1945.
Provimet e maturës për njohje të shkollës së mesme i dhashë në Gjirokastër. Vlerësimi ” shumë mirë”.Pas kësaj vazhdoj studimet në Tiranë, në rang Universiteti me komisionin shtetëror të përbërë nga Stefanidhi, Mahir Domi, Shaban Demiraj. Vlerësimi i njëjtë, pa e zgjatur: “shumë mirë”.
Kur dhashë provim në Tiranë me të tre të mirënjohurit dhe të lartpërmendurit për Gjuhë – Letrësi bëra sikur s’i njihja dhe jepja mendime të sakta lidhur me gjuhën shqipe. Ata,pasi dëgjuan përgjigjet, më pyetën për shkollën që kisha kryer. U mahnitën nga dijet e mia. Unë e kisha filluar gjithçka mirë. Vetë rezultatet e arritura në shkollat greke më ndihmonin që të kaloja çdo prag që mund të më vinin. Jo për t’u mburrur, por shumë gjëra i dija më mirë se…. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:37 pm | |
| Je për shkollë të mesme…
Profesioni i ri i mësuesit. E kisha shumë dëshirë dhe në plan të parë vura përkushtimin. Emërohem në Dropull, meqënëse isha shkolluar në Greqi. Odiseja ime fillon: Grapsh, Terihat, Sofratikë, Stegopul, Dervician, Sofratikë, Bularat, në Labovë dhe në Picar
Inspektim në shkollën e Dervicianit nga vetë Ministri i Arsimit i atëhershëm Manush Myftiu në temën: ”Shqipëria ç’ka qenë, çështë dhe ç’do të behetë…” Ç’është e drejta në kësisoj rastesh unë isha shumë i lirshëm dhe kisha një veti që duke besuar te vetja nuk merrja parasysh se kë kisha në auditor. Këtë procedurë ndiqja edhekur shpjegoja mësim neë çdo orë që jepja, duke mos nënvleftësuar asgjë. Pra,isha shumë vlerësues,pasi kisha objektiv që të krijoja një shtrat të lulëzuar kulturimi. Më ndihmonte dhe aftësia që kisha që në në të gjitha lëndët isha kompetent, kështu që realizoja natyrshëm lidhjen organike midis lëndëve.
Në prezencë të gjithë arsimtarëve të Dropullit metodistit B. Qorri që shoqëronte Ministrin, hprehu edhe mendimin e Ministrit. Ishte vlerësues për mua : “Ti duhet të japësh mësim në shkollën e Mesme…” Ky ishte përfundimi I këtij akti. Refuzim im, shkak: lëvizja për futbollin. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:38 pm | |
| Mësim i hapur : “Busulla” dhe kujtimi I talentit për të psalltur në kishë
Në Topovë në vitin 1953, si përgjegjës i Rrethit metodik të Zagorisë, zhvilloj një mësim metodik me aftësi shumë të madhe krijuese me mësuesit në lëndën e fizikës me tëmë : “Busulla”.
Fjalët reale të Vangjel Kasos, metodist i mbaruar, më përshtypëzojnë: “Tema që zhvilloi sot Fori është metodika e tij dhe s’ka nevojë të lexoni shumë e të mos kuptoni; bëjeni mësimin si Fori dhe kjo metodë do t’ju perfeksionojë. Fori dhe puna e tij do të ketë sukses dhe për ne të gjithë vlen më shumë se një metodikë. Kjo është metodika më e gjallë që pamë sot dhe mendoj, se të gjithë duhet të vrasim mendjen për tema të tilla me vlerë, që t’i përqafojmë ne të gjithë arsimtarët e Zagories, se nuk shterohemi nga ndihma që duhet t’i japim njëri - tjetrit, kur kemi midis nesh punëtorë e shembullorë”.
Kur isha në Topovë në vitin 1953 shkova në Kishën e Shëntriadhës në fshatin e Lindjes dhe psallt gjatë ndërrimit të jetës së Koto Vavos. Raportohem në Seksion të Arsimit dhe Komitet Ekzekutiv. Pas kësaj ndodh dhe një rast tjetër identik në Dervician, ku shpëtova për qime, pa më pushuar nga puna, falë aftësisë sime. Përsëri më kishin raportuar, siç më raportonin për këngët që dëgjoja dhe këndoja në gjuhën greke, italiane, apo spanjolle…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:38 pm | |
| Drejtor në shkollën e Picarit
Në vitin 1958 deri në gusht të vitit 1963 emërohem dhe ushtroj detyrën si Drejtor i Shkollës 7 vjeçare të Picarit, ku zhvilloj një punë të gjithanshme, duke luftuar për kulturimin dhe ngritjen e nivelit arsimor të zonës, që mbulonte shkolla 7 vjeçare e Picar - Koronës, si: Shtëpëzin, Kolonjën - Medarin, Palokastrën, Humelicën. Zhvilloj dhe fut metoda shumë frutdhënëse të karakterit didaktik duke ndjekur përparimin gradual të nxënësve. Realizon objektivin duke e shndërruar Shkollën në një shkollë pararojë në rrethin e Gjirokastrës dhe më gjerë, kjo falë edhe erudicionit tim vetiak. Bëhem siç m ëkanë motivuar nxënësit e mi që janë të shumtë “ombrella e të varfërve” dhe stimuloj talentet në të gjitha lëndët dhe aktivitetet. Më rritet mjaft autoriteti dhe zhvilloj me forma të larmishme veprimtari të dëndura kulturoro- sportive – historike. E gjitha zona e Picarit rrit respektin dhe admirimin. Por kjo “dëmton” planet e “Njëshave “ me prejardhje nga zona dhe duke u nisur nga “krenaria pa kulm” ulem nga detyra, me gjetjen e një sebepi të vogël duke e transferuar në Lunxhëri në shkollën 7 vjeçare të Dhoksatit, Lunxhëri. Për Labërinë dhe për të lebërit ruaj kujtimet e mia më të mira. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:38 pm | |
| Dhoksati stacioni im i fundit i mësuesisë. Kalvari i survejimeve
Në vitin 1963, pra emërohem mësues i Gjuhë – Letërsisë në Dhoksat, falë ndërhyrjes në dëm tim të Sh. P. për t’u larguar nga Picari. Në Dhoksat punova rreth 15 vjet, deri sa dola në pension. Duke u shquar si një mësues me aftësi të veçanta e nga më të dalluarit, jam gjithmonë Përgjegjës i rrethit metodik të zonës si dhe luaj rolin e Zv/Drejtorit të shkollës. Në këtë periudhë sulmohem nga kuadro që ngrihen në detyrë jo falë aftësisë, por inferioritetit dhe shërbimit ndaj kastave të caktuara, duke më shfrytëzuar të qenurit e babait tim në SHBA, ku ai ka qenë edhe me Fan S. Nolin, madje sipas të dhënave dhe Sekretar i Shoqatës. Ndiqem me një proces të madh survejimi e duke shfrytëzuar luftën e madhe të dëndësuar të asaj kohe ndaj shfaqeve të huaja, arrihet në mënyrë banale nga drejtuesit e Partisë në rreth dhe në Komitet Ekzekutiv si dhe nga servilët qaramanë e të parsimuar të jepen masa diskriminuese, të cilat s’e venitën kurrë punën time pasionante, veprimtarinë e gjithanshme kulturore, historike dhe sportive. Gjatë veprimtarisë në Dhoksat shquhem për nivelin e lartë dhe për aftësinë për të mirëformuar nxënësit e mi në lëndët që jap mësimsi dhe në ndihmesën për kualifikimin e mësuesve, e sidomos atyre të rinj.
* * *
Në Erind, si përgjegjës i rrethit metodik, drejtoj me kompentencë profesionale dhe jam befasues. Shpallem i dalluar dhe shpërblehem edhe me stimul material.
Në vitin 1973 dërgonin raporte në Komitetin Ekzekutiv dhe në atë të Partisë nga Kryesia e Këshillit, NB Bujqësore “Lunxhëria”, organizata bazë e partisë. Akuzohem se lidhem me radio me Amerikën, me shkelësat e kufirit, duke ngatërruar “radion e këllëfuar” me transistor me radio marrëse - dhënëse! Verifikimet e bëra direkt nga Kryetari i atëhershëm i Komitetit Ekzekutiv Nedin Hoxha dhe Kryetari i Degës s ë Punëve të Brendshme Gjirokastër, nxorën meskinitetin ekstrem dhe temperamentin servil, duke më quajtur, pas kontrollit, si një mësues me nivel të lartë profesional. Periudha e Dhoksatit është, pavarësisht nga ulje - ngritjet, është një periudhë e bukur e jetës sime si arsimtar e aktivist shoqëror. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:39 pm | |
| Kurse të panumërta
&.Kurse për pedagogji dhe psikologji në rang rrethi vlerësim “shumë mirë”.
&.Kurs në Tiranë për lëndën e Historisë së Shqipërisë me Ligor Milen. Komisionin i Tiranës më vlerëson “shkëlqyeshëm”. Bëra nja gjest të çuditshëm. Fola direkt për tezën, pa u përgatitur.
&.Kurs në Institutin Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” Elbasan me profesorin e folklorit Stringa. Akuzohem se gjoja kam nënvleftësuar eksperienca sovjetike, se nuk kam përpiluar ditar! I them Profesorit se plani ditarin e kam në kokë. Shkëlqej në mësimin e hapur me të gjithë “kursantët”. Vlerësimi I njëtë si në kurset e tjera.
Në Elbasan përgjegjës i mësuesve të 8 vjeçareve të Republikës, ku kalojmë 13 muaj specializim. Tregoj një aftësi shumë të madhe në të gjitha drejtimet, falë kujtesës dhe metodave që kam përvetësuar dhe formës së dhënies së mësimit me metoda origjinale.
Kurs i drejtorëve
Plani i përsosur vjetor i shkollës. Kush e përpiloi?
Në kursin e Drejtorave në Tiranë. Kishte ardhur momenti përfundimtar:
Do të bëhej plani vjetor i shkollës. Merrnin pjesë në këtë garim drejtorët erinj dhe të vjetër nga tridhjetë e gjashtë rrethet e vendit.
Secili rreth do të do të bënte planin e tij. Afati i bërjes dyditor. Gjirokastritët, duke ditur aftësitë e mia dhe si një mësues dhe përgjegjës i rrethit metodik si edhe si zv/drejtor më ngarkuan mua të hartoja planin e Gjirokastrës. Unë u vura kusht që të më jepnin një sasi të konsiderueshme pastash, rreth njëzet dhe të më lejonin të ndiqja ndeshjete futbollit… Dhe kështu u bë. I vetmuar fillova të hartoj planin. E përfundova planifikimin brenda kohës së caktuar, pa u ndihmuar prej asnjërit dhe e dorëzuam për ta kontrolluar inspektori i Ministrisë së Arsimit, Thoma Papdhopulli dhe komisioni i caktuar. Thomai nuk më kishte me sy të mirë, pavarësisht se edhe ai kishte përfunduar disa vjet më parë se unë gjimnazin e Korfuzit. Do të jepeshin përfundimet. Hyri Papadhopulli në klasë. Ai nuk dinte se kush e kishte përpiluar Planin vjetor të Gjirokastrës, në prezencë të 100 drejtorëve të rinj dhe të vjetër me një gëzim dhe buzëgazje, që s’i ishte parë ndonjëherë. U shpreh Inspektori Thoma: “Jam i gëzuar sot, jo se jam nga Gjirokastra, por më ka bërë të entuziazmohem se shokët e Gjirokastrës kanë paraqitur një plan të përsosur, një plan të zbatueshëm, e nuk e merrja me mend që, këta patriotët e mi të bëjnë një hap të tillë, e të më kënaqin pa masë. Në sallë shpërthyen duartrokitje. Shokët më përgëzuan, duke thënë: “Hallall, Fori pastat që hëngre, se na ngrite prestigjin si ngahera!” Thomai, në atë çast mbeti gojëhapur, por vijoi: “I lumtë Forit! Ja ç’bën është sportist, artist dhe një drejtor gjirokastrit nga më të mirët!” Më së fundi bëri vlerësimin që s’e mbante dot më përbrenda… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:39 pm | |
| Episod interesant
Ç’mund të ishte sot Migjeni?
Në Gjirokastër merr pjesë në mbledhje të gjëra si prefekturë me mbi 700 mësues të fillores, 8 vjeçares dhe të shkollave të mesme, ku trajtohej ideja për shkrimtarët e vjetër demokratët dhe në fokusim ishte Migjeni, si patriot, shkrimtar i rinisë, demokrat e tjera. Pyetja ishte: “Sikur të jetonte sot Migjeni, çfarë duhet të ishte e ç’funksion do të kishte?” Të gjithë hezitonin të përgjigjeshin. Qetësi në sallë. Vaso Konomi drejtoi vështrimin nga unë dhe lëvizi syrin.
U çova në këmbë, në këtë hezitim përgjigjeje. Solla n ëkujtesë një pazazh nga thënia e tatë Profet Thoma Shabanit, që më kishte thënë për mësuesin e djemve të Sulltanit, që e caktoi vetë Sulltani të fliste për Vezirin e Madh: “O ti, që po flë këtunë, ç’bëre ti do të bëj dhe unë, ishe i mirë,s’bën dot më të mira, por edhe në je i lig, s’bën më të tilla. Aty për aty u përgjegja: “Vdekja është kufiri i jetës. Migjenin e ngrëmë në altarin e Nderit se bëri atë që s’e kishte bërë njeri në atë kohë, ose më përpara dhe e nderojmë për ato që bëri, se vdekja i vuri kufi. Për atë ai mbetet i madh dhe kështu vlerësohet dhe në të ardhmen nuk dihet se ç’drejtim do të merrte. Do ta nderojmë dhe do ta respektojmë për atë periudhë, por se çfarë do të ishte sot, nuk mund ta supozojmë. Pra vdekja i vuri vulën jetës së tij…”.
Vlerësime e kompententëve të arsimit për veprimtarinë time
Sokrat Kutra, një inspektor mjaft i zoti, gjatë një inspektimi tek unë në Kolonjë, u shpreh natyrshëm: “ Fori, për mësimet e sotme me nivel të lartë që zhvillove, një javë leje ke nga mua si shpërblim! Të vesh në fshat, të takosh familjen dhe po të pyes njeri thuaju: “Kaloi andej Sokrati…”.
Anastas Bilushi inspektoi një rreth metodik që drejtoja unë, u kënaq dhe më tha: “Ti drejton sikur të jesh një nga kuadrot nga më të mirët dhe po të bësh kështu do të lësh prapa mua edhe shokët e mi, që hiqen si kompententë!”
Muharrem Bejleri: “ Kam inspektuar mësues, profesorë, po jo ti ha bukë ndryshe, sikur je profesori im i Çekosllovakisë”.
Qirjako Hila: “S’kam parë më të zotin se ti! Ç’të të them më thuaj ti, a je i kënaqur nga unë si inspektor i arsimit. Dua mendimin tënd të vazhdoj profesionin. I vetmi njeri që pyes përsa sipër je ti…”
Një drejtues me origjinë nga Humelica, mësues që jepte matematikën në Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. (Nuk ia mbaj mend emrin): “Kam shumë që merrem me arsimin dhe me shkollat. Të konsideroj si njeri më inteligjent, i zgjuar, i përsosur, le që ke një shpirt me art dhe je i pazëvendësueshëm”.
Kur i vajti një mësuese kandidate, që punonte me mua në një shkollë, i tha asaj :
“Ti s’ke nevojë për ndihmë. Ke ndihmën e një drejtori nga më të mirët e rrethit tonë. Puno dhe kërko ndihmën e tij dhe do të dalësh me sukses në provimet me nxënësit e tu.
Sotir Bita (Xhaxhi Bita), Shefi i Seksionit të Arsimit të rrethit të Gjirokastrës: “Ç’të them unë? Ato që doja të thoshja unë, të gjith ai tha Fori.”
Vasil Konomi, Sekretar i komitetit Ekzekutiv të rrethit
(Në prezencë të 700 arsimtarëve të rrethit ) “Dëgjo, Fori, kudo që të kam thënë ke shkuar. Do të shikojmë mundësinë që të të sjellim në qytet, për punën e madhe që ke kryer…”
Nedin Hoxha, ish Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, pasi e kontrolloi një të hënë dhe e gjeti në krye të detyrës, i tha: “Me këtë disiplinë dhe përkushtim që ke për arsimin , të shkosh ku të duash dhe raportet që do të më sjellin për ty këtej e tutje nuk do t’i marr për bazë… Ke lejë nga unë!”
Shumë lavdërime, fletë lavdërime…. Asnjë medalje, asnjë urdhër nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë. Çudia më mbren! Harresë apo keqdashje?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:40 pm | |
| I kudondodhur
Unë kam dhënë mësime të hapura, shembullore në shkolla të ndryshme të vendit e në lëndë po të ndryshme. Mund të përned dis aprej syresh:
Në Tiranë, Rruga e Kavajës, në shkollën e Muzikës. Karakteristike ishte se në përgjithësi mësuesit nuk merrnin vesh nga muzika. Stononin. Unë çuditërisht isha i aftë dhe këtë aftësi ekisha shfaqur që herët.
Në shkollën e Fizkulturës në Tiranë kam qenë dy vjet nga dy muaj. Isha për kualifikim për Edukatë Fizike.
Në shkollën e Futbollit, në Shkodër “Tom Kola” kam qenë për kualifikim për rrethet metodike, duke u tejpërgatitur si metodist nën drejtimin e Qemal Mandisë, i cili ishte i specializuar për pedagogji, psikologji dhe na jepte këto lëndë. Këto kurse i kalova me shumë sukses duke u bërë shumë i njohur.
Në Tiranë kam qenë n ëkualifikim me Jup Kastratin për Letërsi. Të dy këta të fundit, Qemali dhe Jupi, më kanë vlerësuar dhe më kanë dhënë të drejtën i pari, Mandia, për mësimet e hapura në rrethet metodike në shkollat e Shkodrës, kurse i dyti (KastratI) në temat që t’i përgastisja për nxënësit e ditës, në shkollat e mesme. Në Tiranë nën drejtimin e Liri Gegës më është dhënë për të zhvilluar tema në lëndën e historisë me mësuesit: “Lëvizja çartiste në Angli”.
E imitova shumë bukur Lirinë, e cila u habit me të folurën time.
Nganjëherë e pyesja: “Profesore, na thoni diçka për “Prapaskenën e Beratit””.
“Aman, - më thoshte, - Fori, mos më nge…. “
Kjo ishte pika e saj më e dobët, se ishte kritikuar si ajo dhe i shoqi i saj. Më erdhi shumë keq kur e pushkatuan të ngarkuar me fëmijë, bashkë me bashkëshortin e saj, Daliun, sikur ta kisha motrën time. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë Tue Aug 26, 2008 9:40 pm | |
| Inspektimi i Liri Belishovës dhe inspektimi im
Njeriu një herë qan, një herë qesh
Dyplanshi jetësor
Kam inspektuar Liri Belishovën, kur e dërguan mësuese në Bulo të Gjirokastrës. Liria në postin e madh që mbante në vitin 1953, erdhi në Dervician, kur unë isha zëvendësdrejtor dhe kujdestar javor. M’u drejtua mua: “Ju jeni kujdestar i javës. “Si urdhëron!”- i thashë me respekt kësaj gruaje simpatike. “Më keni kënaqur me rregullin dhe pastërtinë. Kështu punoni gjithmonë? – më pyeti buzagaz. “Si urdhëron!”- iu përgjigja me çiltërsi. Afër nesh ndodhej një portret i vogël i Naimit. I vuri gishtin e vogël në brezarin që sapo dukej dhe më tregoi pak pluhur. “Mund të ndodhë një gjë e tillë në një shkollë të papërshtatshme e me shumë nxënës, siç e shihni është shkollën e vjetër”. Vuri buzën në gaz dhe vazhduam me vërejtjet në disa mësime që asistoi duke përfunduar: “ Ju përgëzoj dhe bëni një punë të bukur, një edukim të shëndoshë të fëmijëve të popullit! Ju lumtë! Vazhdoni kështu profesionin e bukur të mësuesit ju njerëzit e dritës”.
* * *
E sollën në internim në Bulo, më vonë, siç përmenda më lart. I vajta për ta parë seç bënte n ëprocesin mësimor. Posa më pa, m’u drejtua: “Erdhët për inspektim? Si duket mos keni ndërmend që të merrni hakun? ” E mbante mend. “Ku jemi parë ?”- e pyeta. “Në Dervician, “ pohoi. “Jo, i thashë,- keni para jo një njeri ambicioz, jo hakmarrës”. Pastaj, si thashë këto fjalë, vazhdova: “S’kam pretendime të kërkoj asgjë nga ju,, nuk jeni arsimtare. Për punën tuaj deri më dje flisnin të gjithë, kurse kjo punë me atë nuk matet. Ju keni qenë e paarritshme, po lere t’i lëmë këto. Hyni në mësim të shohim pak punën, që kanë bërë të tjerët se puna juaj sado e mirë sikur të jetë, nuk mund ta shohim dot sot”. Qëndrova katër orët e para. Do të zhvillonte dhe dy të tjerat.
I thashë: “Tani për tani kërkoj nga ju të kryeni këto të katërta porositë, që po ju lë. Radhës tjetër do t’ju jap dhe katër ose tre të tjera.
1.Plani ditor të çdo ore mësimi ta bënitë detajuar sipas metodikës analitiko- sintetike.
2. Plani, mundësisht të mbahet mend, jo të shihet ç’kam tani me këtë apo me atë klasë. Mundësisht përmendësh që nxënësit të mos kujtojnë se nuk mbikqyren, kur mësuesja merret me planin çdo orë e minutë.
3. Pyetjet e kontrollit frontal ose direkt të përpilohen qarta.
4. Në fund, nëse mësimi kup[toni që u asimilua bëni pyetjet e tekstit në fund të çdo lënde, ato dhe vëtëm ato.
Besoj se u kuptuam. Të jeni mirë dhe mirupafshim! Dakord!
“Faleminderit! Do mundohem t’i plotësoj këto kërkesa” .
“Jo për mua, - i thashë, - por për veten tuaj që, kur të vijë ndonjë tjetër, të mos gjejë detyra të vëna një javë më parë ose dy javë përpara dhe të parealizuara. Mundohuni me gjithë hallet që keni, t’i plotësoni se kështu e ka jeta e njeriut : “Një herë qan e një herë qesh!” | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Zagoria, publicistikë | |
| |
| | | | Zagoria, publicistikë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |