Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zagoria, publicistikë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:41 pm

Porositë e mia të fundit

Dëgjomëni mua se ç’ju porosit:

Të pastër deri në martesë, besnikë deri në vdekje! Mos hiqni dorë nga Krijuesi. Këtë e pranojnë të gjithë për një fuqi natyrore të madhe. Mos dëgjoni filozofët gjermanë e veçanërisht Niçen. Ai thotë: “Në rast se njerëzit duhet t’i falen Zotit të vijnë të më falen mua, se unë jam Zoti i tyre!” Pse e bën këtë që t’i heqi njerëzit nga ai, të kryejnë vepra si të tij që i udhëheq Satanai, perëndia e tij. Mos u largoni kurrë nga AI që na ka krijuar. Mos i dëgjoni “Masonët”, që kanë dy medalje: Kryqin dhe Interpolin. Anthropos ka një kuptim që edhe grekët vetë se dinë dhe po deshët ta provoni i pyesni. S’dinë asgjë, pa le të hiqen si fetarë se gjoja besojnë. Jo kjo fjalë e madhe dhe e shenjtë ka këtë kuptim An thro pos Lart shikoj Krijuesin, që ata janë të parët që e kanë harruar. Kam frikë për ta, se me emrin “MALAKA” do të quhen njerëzit në të ardhmen. Nuk do të ketë emra njerëzish që kemi sot: Aristotel, Herakli, Pitagora… Provo në Athinë duke folur fort: “MALAKA!” do të shohësh një çudi të madhe se 100 burra dhe gra do të kthejnë ,kokën duke menduar se u flet atyre. Bëje këtë provë që e bëra unë!

I dua të gjithë më mirë nga vetja ime, se kështu më mësuan të parët e mi: Tatë Thomai, tatë Kiçua. Nëne Logia, Cico Konua, gjyshe Cacia, Tatë Papa Aleksi, tatë Bukuri Filipi, babai Athanas, dedë Frosua e shumë të tjerë. Jam krenar që isha i dashur, i drejtë, i zgjuar, inteligjent, i sinqertë, i rritur midis ëngjëjve të familjes pleq e të rinj, trashëgimtar i përsosur i veseve dhe dhuntive të familjes së Shabanaj, nën bregun që duket fshati Lliar; i rregullt, i shquar, punëtor, mësues, sportist i palodhur, i drejtë e tjera, Imitomëni se nuk do të humbisni!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:41 pm

Ndahet nga bota e diellit një “kalorës” i madh dhe i paepur i dijes dhe i sportit



Tifoz… këshilltari… me tranzistor



Ai na iku si “kalorës” i madh i paepur për sportin dhe veçanërisht për mbretin e tij, futbollin. Ai pa diskutim ka shumë vlera si mësues që ka punuar dhe lëvruar në shumë troje, por, pa më keqkuptuar, mësuesit me “supe të rëna” ose jo, Ai vlerat që e dallojnë midis tyre dhe gjithë qytetarët e tjerë i ka pikërisht aty, në sportin, në shpirtin olimpik që pushton planetin tonë të kërcënuar nga “prapësitë”…

Iku në Ersekë në datën 30.09.2005 për në parajsë dhe prehet ku” dheu është më i ëmbël se mjalta” në Lliar të Zagorisë. Ishte padyshim një nga tifozët më të zjarrtë që ka njohur futbolli shqiptar. Personalisht e kam njohur q ë në vitet ’50 të shekullit të kaluar, kur unë isha nxënës në 7 vjeçare dhe Ai mësues dhe organizonte ndeshje futbolli midis shkollave të Dropullit. Ai dëgjonte me emrin Fori Shabani. Ka lindur më 26. 10.1923 në Lliar (Gjirokastër). Ka kryer plotoren në fshatin fqinj Zhej, pastaj ka ndjekur shkolla në Korfuz dhe Athinë të Greqisë, madje dhe në Akademinë Pedagogjike dhe në vitin 1942 është gjendur përsëri në Atdhe. Në vitin 1936, kur qe në “Qerqyraiqi Skoli” Korfuz, Fori është inkuadruar në ekipin e futbollit të shkollës dhe në periudhën 1938 -1939 i gjendur në Athinë ishte aktivizuar me “Olimpiakosin” e Pireut, sot skuadra më e madhe e Greqisë, si zëvendësues me fanellën nr. 7. Ai ka luajtur me Rangos, Dhepuntis. Simeonidhis, Vazos e të tjerë dhe ka shënuar katër gola në karrierën e shkurtër, si futbollist në atë kampionat. Madje i kanë kushtuar edhe vargje për lojën e tij.

Fori ishte zhbirues dhe i katër gjuhëve të huaja: greqisht (në të tre variantet), latinisht, italisht, frëngjisht. Ka punuar si mësues në disa shkolla si në ato të Dervicianit, Sofratikës, Bularatit, Grapshit, Lunxhërisë, Kardhiqit, ku krahas lëndëve të ndryshmne ka dhënë edhe edukimin fizik dhe me pasion është marrë me terrenet sportive të këtyre shkollave ose dhe të fshatrave që organizonte vetë. Ishte mjeshtër për masivitetin dhe krijimin e “terreneve” për të luajtur futboll, aq sa çohej herët, korrte jonxhën dhe ndonjë “parcelël” dhe nxirrte fushën e futbollit!

Fori me tërë kuptimin e fjalës ishte një burrë zotni, ishte fisnik, zemërgjerë, i dashur me njerëzit në tërësi dhe nxënësit veçanërisht; ishte erudit, i emancipuar me ndjenja demokratike. Ishte korrekt në punë dhe plot pasion për t’u mësuar nxënësve dije në përgjithësi, por edhe sportive në veçanësi. Ishte një “kampion” në llojin e tij.

Kur ka kryer shërbimin ushtarak në Korçë është aktivizuar me skuadrën e futbollit të divizionit.

Famën Fori Shabani e ka marrë si tifoz futbolli. Më 24 qershor 1950 është themeluar “Dinamo” dhe Ai tifoz i “Arsenali”- t anglez, i “Juventusi”- t italian, i “Olympiakosi”- t grek, u bë tifozi Nr.1 i “Dinamo”- s. Kjo për faktin, që vëllai i tij punonteë në Ministrinë ePunëve të Brendshme, por fillimisht edhe për të pasë një “mburojë” se si “shpat e Demokleut” i qëndronte fakti që babai i tij ishte në SHBA, aq armike atëhere…. Por Ai shpejt u njoh me mjeshtrat dinamovitë si: Zihni Gjinalin, Skënder Jarecin, Stavri Lubonjën e të tjerë, por edhe me kundërshtarët e “Dinamo”-s me në krye Loro Boriçin. Forin e kishte zënë amoku për Dinamon. Porositi babain e tij për t’i dërguar një radio- tranzistor dhe një manjetofon nga Amerika. Dhe ashtu u bë. Dëgjonte dhe inçizonte komentet e ndeshjeve që luante “Dinamo”. Fori nuk ishte vetëm tifoz, Ai u bë dhe një këshilltar i trainerëve të “Dinamo”-s. Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, kur luante “Dinamo” ai ishte abone në radhën 6, karrigia 5, ku shpesh biletën ia merrte vetë Stavri Lubonja. Kur kishte mundësi Fori si këshilltar ndiqte dhe stërvitjet jo vetëm të “Dinamo”-s , por edhe të “Partizani”- t dhe “17 Nëntori”- t (Tiranës). I veshur alaamerikançe, me tesha që i dërgonte babai, me magnetofonin dhe tranzistorin, disa herë është bërë “objekt sulmi’ i ndonjë punonjësi të sigurimit, që e detyronte të shtypte butonin e magnetofonit, por pasi dëgjonte “Dinamo” – “Partizani” e linte në punën e vetë. Ndonjëherë, dy të tilla, e kanë vënë në mes në karrigen 5, radha 6 në “Qemal Stafa”,…

Në një ndeshje “Dinamo” – “Partizani” (për “Dinamon” kanë shënuar Pernnaska dhe Ballgjini, kurse për “Partizani”- n Fagu, siç kujtonte vetë Fori, në tribunën qendrore, para pak më tej atij qenë dhe Ramiz Alia, në atë kohë partiak I lartë, me Nedin Hoxhën, ish Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Gjirokastrës. I dyti, duke i treguar të parit Forin, i tha: “Vjen nga Zagoria për të parë Dinamon!”, Por të nesërmen, të hënën të dy gjirokastritët u takuan në Dhoksat… Kryetari u çudit se si mësuesi tifoz qe në krye të detyrës dhe e përgëzoi!

Historitë dhe peripecitë e Forit nuk kanë të mbaruar. Në vitin 1959 në “Qemal Stafa” luhej ndeshja miqësore “Partizani”- “Forvest” I Laipsingut (Gjermani Lindore, se atëherë Gjermania qe e ndarë). Skuadra e huaj kryesonte 1- 0 dhe loja po shkonte drejt fundit, ndoshta 30 sekonda. Kolec Kraja avanconte me topin drejt portës gjermane. Gjithë stadiumi nuk merrte frymë. Në çast dëgjohet zëri i Forit: “Kolec, driblo të parin,… të dytin… gjuaj!” dhe topi ka përfunduar në rrjetë 1-1.

Fori vazhdonte të shkonte në stadiume gjithmonë me transistor dhe manjetofon. Gjer në atë ditë kur fati e dënoi rëndë tek djali I tij, Aleksi, në moshën 39 vjeçare ndërroi jetë… Kështu pas kësaj ndeshjet i ndiqte në radio ose televizor gjersa zemra i pushoi përgjithmonë.

Natyra Forit I kishte dhuruar dhe zërion melodioz ndaj në manjetofonin që mbante me vete, krahas komenteve e kronikave të futbollit kishte të regjistruar dhe këngë që i këndonte vetë. Duke pasë këtë dhunti Ai që kur ishte në Greqi u bë psallt në kishë. Fori ose më gjatë Kristofori na iku për të mbetur i paharruar në bëmat etij…

Sokrat Papadhopulli

Gazetar i njohur sportiv
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:42 pm



Falenderojmë të gjithë të afërmit, miqtë, kolegët, gjithë njerëzit kudo që ndodhen nga Tropoja deri në Sarandë, në Zagori e Dropull, Lunxhëri e Labëri e Gjirokastër si dhe të gjithë ata që na telefonuan nga Greqia, SHBA-ja apo që na erdhën në shtëpi për të na ngushëlluar sipas traditës shqiptare në: Gjirokastër, Lliar Zagori, Ersekë, Athinë, duke na shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e mësuesit dhe babait tonë, Fori, dhe për vlerësimet e larta dhe dedikimet ndaj punës së tij pasionante në lëmin dhe kontributin arsimor e më gjerë.

Falenderojmë gjithashtu të gjitha mediat brenda dhe jashtë vendit që informuan për humbjen e njeriut tonë të dashur e të shtrenjtë si “stafin e gazetës “DITA JUG” Gjirokastër, gazetën e emigrimit “TRIBUNA” në Athinë, gazetarin sportiv Sokrat Papadhopulli dhe z. Mete Peçi ,autor i librit me skica dhe tregime “ÇILTËR” që e ka quajtur babanë tonë “OMBRELLA E TË VARFËRVE”. Ngushëllimet e të gjithëve na pakësuan dhimbjen, na e kthyen atë në forcë të madhe përballjeje. Kështu ne rivlerësuam se ç’afëri ka me njerëzit njeriu i përkushtuar dhe publik.

Falenderojmë gjithashtu të gjithë ata që na ndihmuan të prehet trupi i babait tonë në vëndlindjen e tij Lliar, ata që e trasportuan në krahë arkivolin e tij nga Maja e Shkallës në Lliar deri në shtëpi e vendlinjdes si dhe të gjithë ata dhe ato që u përkujdesën për të kryer të gjitha nderimet në kortezhin përcjellës. Ju faleminderit!

Në emër të FAMILJES SHABANI

KRISTAQ F. SHABANI

GJIROKASTËR, më 12.10.2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:42 pm

Anekdota



Dhimosteni një ditë kapi një vjedhës dhe ky i tha: “Më fal! S’dija se ky ishte malli yt…” ‘Ashtu,- ia priti Dhimosteni, - po që s’është malli yt këtë e dije?”

Ezopi ishte i shkurtër dhe gungaç. Një athinas i tha: “Ju përfytyroja më të gjatë!” Ezopi iu përgjigj: “Varet si i matni njerëzit. Njerëzit duhet të maten nga mjekra e lart dhe jo nga ajo dhe poshtë”.

Çelësin e sekretit të shkencës njeriu e gjen duke punuar”. Robert Kohu

Rembrandi ishte duke pikturuar. Një aristokrat e pyeti: “Sa vjet u duhet që të bëheni piktor?” Ai iu përgjigj: “30 vjet më duhen, kurse ty që të bëhesh dembel vetëm tre ditë!”

Tirani i tha Dhiogjenit: ”Nuk besoj të gjendet njeri i ndershëm.” “Ka , Madhëri,- iu përgjigj Dhiogjeni, - por s’kanë asgjë të përbashkët me tiranët,”

Tirani pyeti Ezopin:”Cila është kafsha më e egër?” Ezopi përgjigjet: “Nga kafshët është tirani, nga shtëpiakët lajkatari.”

E pyetën Mark Tuenin: “Ç’është kopracia?” Ai u përgjigj shpejt e shpejt: “Të jetosh në varfëri nga frika se mos mbetesh i varfër!”



Fjalë të urta

Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi…

Sipas drurit janë edhe degët.

Kur shpifin për shokun tënd shpifin për ty.

Fjalët e mësuesit janë më të mira se libri.

Për deri sa s’ka rënë shi, çdo çati është e mirë.

T’i tregosh të fshehtën llafazanit, është njëllloj si të hedhësh miell në një thes të grisur.

Deti për peshq s’ka nevojë (Mos harroni se peshku ka nevojë për det. Aludimi im F. Sh).

Mëndjemadhësia është ushqimi i parë i parazitit.

Ata që gëzohen me fitoret e të tjerëve nuk janë të paaftë.

Bukuria është shkëlqimi i së vërtetës.

E vërteta është një anije që nuk mbytet në asnjë furtunë.

Zogu po nuk çukiti nuk del nga veza.

Guximi shoqërohet me vullnetin, virtyti me trimërinë.

Puna më e mirë dhe më e lehtë është ajo që bëhet me guzim dhe dëshirë.

Vesi shton vesin dhe pakëson vullnetin.

Që të bindësh të tjerët duhet të kesh kohë, të bindësh veten duhet kohë e dyfishtë.

Një kritikë me vend, vlen më shumë te njerëzit se shumë lavdërime pa vend.

Mos ji me dy faqe kurrë, ji i drejtë, i mirë e burrë.

Kohën e çdo pune ta ndash, çdo punë ka kohën esaj.

Kur të jesh i zëmëruar, mendja është e turbulluar.

Bëj durim sa të kullohet, se njeriu pastaj pendohet.

Mos ler punën për pastaj, çdo kohë ka punën e saj.

Njeriu që vetëm për vete punon është si druri që pemë s’lëshon.

Frika ruan vreshtin.

Po s’pe , mos rrëfe.

Fjala si ngjala.

Pyetën dhelprën ç’dëshirë ke në jetë? “Të shtohen pulat dhe t’i ruaj vetë!”

Asgjë s’bëhet me inat, por me punë e urti.

Fjalën e njeriut të mirë ruaje si xhevahirin.

Njeriu që gënjen, nuk s’kuqet asnjëherë. Njeriu që e bën qimen tra kërkon të fshehë të vërtetën.

Fikut hidhja sytë e dhe në dimër.

Mbasi ke thënë një fjalë të keqe, asnjë mij ë të mira s’ndreqin punë!

Po të vrau këpuca flake, ndërsa shokun provoje.



E mblodhi dhe i pasuroi Fori A. Shabani



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:43 pm

NJERIU QË “RIPARONTE” DRITËN



NDAHET NGA JETA KOÇO MINO

Dr. Mitro Vllahut nuk i mbahen lotët. “Mbaroi dhe Koçoja, miku ynë i mirë. Kaq e kishte të shkruar!…”

Koço Minoja ishte gojë ëmbël dhe fjalë ëmbël, i muhabetit dhe i këngës e mbi të gjitha njeriu që “riparonte” “DRITËN” .Pirro Çarka ka ardhur që na larg nga Athina për t’i bërë nderimet e fundit Koços. Bashkë me të është dhe Filip Menkshi i ardhur nga Janina. Zheji është përsëri në mort, pas përcjelljes së të nderuarës Çarka, bashkëshortja e Kryetarit të Fshatit Zhej, Anastas Çarkës, mësuesit pensionist, ish Drejtor i Shkollës së Zhejit, e cila u nda para do kohësh nga njerëzit e saj të afërm dhe gjithë fshati.

Makinat çojnë njerëz në Zhej, shkojnë dhe kthehen. Në krye të tyre sheh të zakonshmin dhe të papërtuarin, zgjidhësin e shumë problenmeve të zagoritëve në Zagorinë e Poshtme, njeriun që ka rreth 6 vjet, që u qan dhe ua di hallet zagoritëve, ua zgjidh porositë që i japin. Ai quhet Apostol Kosta, i cili tashmë konsiderohet si “mik nderi” dhe shërbese i fshtrave Zhej – Lliar. Në krye të lëvizjeve dhe të zgjidhjes së halleve të fshatrave janë edhe Vasil Vlashi, Alqi Kllapi dhe Vasil Konomi, bij të këtij fshati, që sjellin njerëzit që marrin pjesë në përcjelljen e të nderuarit Koço Mino, të cilit deri në momentin e fundit, ju gjendën pranë vajzat, gruaja, vëllai Gjedheon dhe gjithë shokët e miqtë e tij të ardhur në muajin shtator në fshat nga vende të ndryshme të Shqipërisë ku banojnë dhe punojnë.

Koço Minua ishte dhe njeri i humorit, por edhe i këngës. I pëlqente që në shtëpinë e tij në Zhej të mblidheshin njerëzit, të bisedonin, të pinin zagoritçe një gotë raki mani a rrushi, të qanin hallet. Ndërhynte energjikisht dhe thoshte fjalën e tij të mençur. Kishte vërejtjet e tij për politikën që ndiqej. Ai priste zhvillimin dhe ecjen e vendit, të Zagories dhe të fshatit të tij, Zhejit, në të cilin kishte lindur dhe mbylli edhe sytë. Një përcjellje e dyfishtë. Kishte një aftësi të çuditshme: thurte vargje. E kush nuk i ka lexuar vargjet e tij për vendlindjen, për Çajupin, për Zhejin, për dritat elektrike, për ngjarjet politike e tjerë. Me to ai shprehte botën e tij të madhe. Ai u mor me dritën elektrike, duke ia sjellë për herë të parë bashkë me aksionistët e dikurshëm Zagorisë ndriçimin. Ç’punë kolosale bëri Koçoja për të dritëzuar Zagorinë dhe sa u kujdes ai që çdo shtëpi të kishte dritë. Ditën dhe natën në verë dhe në dimër , në shi e në furtunë ai përkujdesej për shtyllat, telat…. I pëlqente të dilte në një kuotë dominuese dhe të shikonte fshatrat e Zagorisë që dritonin. “Sa e mirë dhe e nevojshme është drita”, - perifrazonte njeriu i Dritës KOÇO MINOJA…

Zagoria dhe gjithë fshatarët e tij, gjithë bashkëkrahinasit nuk do të heqin nga kujtesa buzëqeshjen e NJERIUT DRITË, NJERIUT QË SOLLI DHE U PËRKUJDES PËR DRITËN ELEKTRIKE, KOÇO MINO!

Kujtesa ndrit në altarin e KUJTESËS ZHEJOTE. Mençuria, vargu dhe biseda e tij e gjallë do të jetë gjithmonë e pranishme…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:43 pm



NJË JETË E NDËRPRERË NË MES

MJEKU DHIMO SHITUNI



Në “Enciklopedinë e Zagorisë” të Dr. Shkencave Historike Z. APOSTOL PANGO për Mjekun Dhimo Shituni shkruhet:

“Mjek, veprimtar I shëndetësisë në Zagorie. Lindi në “Andon Poçi të rrethit të Gjirokastrës më 01.02.1947. Mësimet e para i mori në vendlindje. Mbaroi shkollën e mesme në Politeknikumin Mjekësor të Tiranës (1961 – 1965). Kreu studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në UT (1970). Punoi si mjek në spitalin e Gjirokastrës (1970-1972) , në Qendrën Shëndetësore Topovë (1972- 1975) dhe atë të Nivanit (1975 –1999). Gjatë këtyre 26 vjetëve të shërbimit në Zagorie ka punuar me ndërgjegje të lartë dhe përkushtim profesional. Në këto vite në Zagori nuk ka patur asnjë rast me T.B. C aktive dhe vdekjet e fëmijëve të moshës 0.1 deri 3 vjeç, kanë qenë të pallogaritshme. Është dekoruar me medalje e urdhëra TË NDRYSHME. Qysh nga viti 1998 e në vazhdim punon në Athinë”.



* * *

Ishte diçka e rastësishme si u pre një jetë në një moshë kaq të re?!… Vetëm 58 vjeç dhe jashtë vendit… Shkëputje nga jeta në emigracion. Larg Atdheut… Një ikje e beftë, e cila ra si një paprituri që shkaktoi dhimbje të madhe tek të afërmit, miqtë, kolegët, te gjithë njerëzit që e njihnin Dhimo Shitunin, të kudogjendurin dhe njeriun e specializuar për të shërbyer edhe në çaste të vështira jetësore, për të të nxjerrë nga gjendje kome dhe për të të nisur në rrugë të re jetësore… Këshillime, medikamente, qëndrime pranë dhe ndërhyrje të vrullshme… Ai që u qëndroi pranë kaq shumë njerëzve fare papritur humbet jetën e vet.

1.

Dhimua u rrit në mjediset e këndshme të një fshati që u ngrit i ri në procesin e ”ndërtimit socialist” dhe që u motivua “fshat i ri socialist” me një arkitekturë model dhe tipik. Ishte një vendosje statike e “aedëve” arumunë, të cilët të specializuar për blegtori dhe të mësuar me ambientin për ta shfrytëzuar sezonialisht, hoqën dorë nga kjo praktikë e deriatëhershme e aplikuar dhe vendosën të “nguleshin” , duke krijuar një fshat me emër të një dëshmori vllah ,Andon Poçi. Kur e shikoje nga larg këtë fshat të grumbulluar dhe me të gjithë elementët, vëreje kujdesin dhe se si filloi të ecte një fshat I tillë me banorë, të cilët ishin mësuar vetëm nomadisht.

Filloi shkollimin atje në fshatin e tij e bashkë me hapat e viteve ai shkollohej. Mësoi krahas vllahishtes dhe gjuhën shqipe shumë cilësisht,duke mos dalluar në akcentin e të folurit. Dhe ja një ditë Dhimoja i ri fitoi të drejtën për të vijuar studimet e mesme në një Politeknikum Mjekësor me emër të vendit ,në Tiranë. Interesi i tij ishte që ai të bëhej një ndihmësmjek i mirë për t’i shërbyer, jo vetëm arumunëve, por gjithë popullatës. Predispozicioni i lartë, vullnet i pandalshëm, vendosje detyrë vetes dhe në vitin 1965 u diplomua si nd/ mjek.



2.

Etja për të formuar një personalitet në mjekësi bëri që Dhimoja, falë edhe cilësive të tij, t’i jepet e drejta për të ndjekur studimet e larta. Ishte një vlerësim i madh që i bëhej, këtij djali. Kështu që në vitin 1970 u diplomua mjek. Kishte arritur një finalizim të përpjekjeve të tij individuale, i ndihmuar dhe nga faktorë të tjerë trajtimi. Si i ri që ishte filloi punën në Spitalin e qytetit të Gjirokastrës me një predispozitë të lartë, duke u kujdesur të konkretizojë dijet me praktikën. Dy vjetët e qëndrimit në këtë Spital realizuan një formimë natyrshëm në praktikim të profesionit dhe tashmë ai ishte i gatshëm që të shërbente individualisht dhe të merrte vendime individuale për trajtesën e të sëmurëve.

+ + +

Ishte viti 1972. Filloi lidhja e madhe me një krahinë, jo vetëm profesionalisht, por edhe fizikisht. Dhimos i pëlqeu emërimi në Krahinën malore të Zagorisë, në Qendrën Shëndetësore në Topovë. Qysh në fillesë filloi të lidhej shpirtërisht dhe vendosi që të mos ketë më ndarje, por fshatin e tij të lindjes e mbante në zemër dhe në shpirt. I pëlqyen malet, klima dh e ajëri i pastër, bukuria përrallore, natyraliteti njerëzor, afrimiteti dhe shpirti zagorit, por Zagoria kishte edhe një veçanti tjetër, praninë e vllenjve në Sheper e sidomos në Nivan, që ishin shndërruar natyrshëm dhe ingranuar në komunitetin zagorit, duke e quajtur veten, po natyrshëm, “zagorit”. Biseda, kontakte, futje në jetën e njerëzve, në hallet e tyre, qëndrimi afër, përkujdesja deri në përkushtim, bënë që shpirti dhe zemra e mjekut të ri të vendosnin “njëzëri”: Stacioni më i bukur imi është këtu, Zagoria”. Kështu vendosi në ndërgjegjen e tij. Ai filloi të lozi një rol të madh, të futet shpirtërisht kudo, të njihet për vullnetin dhe vitalitetin, të shfletojë literaturën e kohës dhe të lëvizë nëpër gjithë Zagorien, duke e shkelur me këmbë, duke ia njohur asaj kodrushkat, malet, përrenjtë, mbulesën vegjetale. Iu fut studimeve dhe gjetjeve të reja. Bëri kombinacione, njeh vlerat kuruese të trevës dhe prezencën e bollshme të bimëve medicinale. Në vitin 1975 ai bazohet në Qendrën shëndetësore të Nivanit, ku ka tashmë ka më përvojë dhe njohje. Mjeku i ri shtrin shërbimin shëndetësor në të gjitha fshatrat duke punuar me të pasionuarit Perikli Kllapi, Ilia Taçi, Harrillo Lena, Gaçe Dede,Katerina Roshi e tjerë…. Kombinohet përvoja me të renë shkencore. Fillon dhe përfundon kartelizimi shëndetësor për gjithë popullsinë e Zagorisë me një veprim plot nerv. Kjo siguron të dhëna të mjaftueshme për gjendjen shëndetësore të popullatës.”‘E dimë tashmë se ku na dhemb, - “ thoshte shpesh herë Dhimoja. Shquhet në organizim ,drejtim dhe përfundon nëkohë rekord gjithçka, duke u bërë I gjithanshëm dhe kompetent.

Futet në traditën zagorite, njeh këto zakone, këndon, qesh,vallëzon dhe rrëfen. Vitet shpejtojnë. Shërbimi shëndetësor tashmë ka arritur stade të reja edhe me shërbim stomatologjik të nivelit. Një marrëdhënie e mirë kolegësh dhe bashkëpunim i frytshëm i konkretizuar me koefiçente të vogla të vdekshëmrisë foshnjore, kontrolle në kopshte, shkolla për gjendjen shëndetësore, hartime të një varg masave për ecuri. Një punë e bukur, një admirim i madh, një dashuri, një lidhësi e organizuar me Gjirokastrën. Zagoritët tani e ndjejnë personelin mjekësor në shërbesë ,gjithmonë pranë tyre. Ai lidhet edhe shpirtërisht me Zagorien, duke u vendosur në Sheper, bëhet kështu përfundimisht “Mjeku i tyre”. Sjellin pazashe të gjithë bashkëshoqëruesit e sukseseve të tij, të gjithë zagoritët, mjekët që bashkëpunuan apo u konsultua e u konsultuan me të. Kështu flet Dr. Filip Kote, Tahit Bitri, Hodo Çela, Aleko Tefa e shuëm e shumë të tjerë. Por mbetet në kujtesë të kolegëve të tij stomatologë si Kristo Semi apo laborantë si harrillo Koxhioni, të cilët flasin dhe nuk thonë dot se ai iku nga kjo jetë që e donte aq shumë…

Dhimo Shituni, tashmë vështron nga qielli dhe veprimtaria e tij ndrit e rrezaton. Kështu është, ai shfaqet me seriozitetin dhe përkushtimin e tij duke ngushëlluar me mos praninë e tij fizike dhe ndërprerjen e një jete aktive që do të thoshte edhe më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:43 pm

Biografi shkrimore e Anëtarëve të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania



Peço Kagjini, poet, publicist

Libra të botuar: 1. “Vargje zemre”, botim i Shtëpisë Botuese “Albin” 1999, sponsor: Stavro Çapi. 2. “Blloku i shqyer”novelë, botim po i Shtëpisë “Albin” 1999, “Në vend të parathënies” shkruar nga Jorgo Bulo. 3. “Konferenca e Tiranës e prillit 1956” (kujtime, meditime, refleksione), botim i Shtëpisë Botuese “Albin” Tiranë.

Vëllime të përgatitura për botim nën kujdesin e Lidhje së Krijuesve “Pegasi”:

1.“Dhimbje e revoltuar”2.”Dhimbje në dëshpërim” 3. “Flas me njerëzit”, redaktuar nga Kristaq F. Shabani, të pajisura me shënime kritike dhe prezantuese.

Poema të pabotuara:

1. “U zhgënjyem, vëlla!”2. Një zë i ri në pleqëri” 3.”Ashtu s’kalohej” 4. “Mote të mëdhenj e të lavdishëm” 5. “Dielli është i yni” këto poema të autorit janë shkruar në periudhën, kur ka qenë i internuar në Belsh, nga viti 1987 deri në maj të vitit 1990.; ndërsa poema e fundit është shkruar në Plazh Durrës, dhjetor 1992.

Sumbulla poetike

194 sumbulla (strofa katërvargjëshe) shkruar nga viti 1986 deri në vitin1997.

Vepra të tjera në poezi

“Viti tetëdhjetë e nëntë” 2. “Mot i mallkuar”

Shkrime në prozë

“Nga një e kaluar që s’kthehet më…” skica letrare

“Mbi gjyshërit dhe stërgjyshërit” gjeanologji e familjes Kagjini

“Sheperi,fshati im” të dhëna dhe kujtime për vendlindjen

“Gratë, “Doriane” sheperiote” një studim historik social mbi nënat dhe motrat e fshatit tim.

Vepra autobiografike “Mbi dallgët e jetës” (Një jetë, shumë mësime) me njëzet e dy pjesë sipas rrjedhës kronologjike jetësore,viti 1924 deri në vitin 1999 me mbi 3000 faqe.
Përkthime



1. Nga libri “Mbi historinë e doktrinave politike”, përkthyer nga italishtja, 171 faqe.

2. Pjesë nga libri “Mbi historinë e doktrinave politike”, përkthyer nga frëngjishtja, 24 faqe.



40 fletore merreth 4000 faqe dhe Arkiva merreth 2000 faqe,në të cilat përmblidhen pjesë të përzgjedhura nëprozë e në poezi, mendime e citate nga shumë libra të lexuar si dhe fjalë të urta, sentenca e maksima, shkrime të veprimtarisë kulturore dhe letrare, fjalime me karaker politik, mendime dhe refleksione, analiza dhe komente, kujtime, artikuj, të dhëna biografike dhe poezi të papërfunduara.



Ditarët

Mbajtur në 19 fletore me rreth 4433 faqe që nga 28 prilli I vitit 1975 në Elbasan e deri më 31 dhjetor 2004 në Bridgeport të SHBA.



Korrespodenca

Në të përmbahet korrespodenca me institucionet shtetërore dhe shumë letra të dërguara nga në marrëdhënie me dashamirësit që nga viti 1991.



“Kjo është pasuria dhe trashëgimia ime e vetme” citon në letrën dërguar drejtuesit dhe botuesit të gazetës “INTELEKT 2001…” anëtari i këshillit botues dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes së krijuesve “Pegasi” z. Peço Kagjini .



Shënim i Redaksisë

Duke paraqitur këtë ekspoze, apo pasuri të vetme dhe trashëgimi”, siç e citon apo motivon vetë autori, i kësaj puneme vlera të mëdha historike, kulturore, letrare ne duam të tërheqim vëmendjen e shpirtit intelektual zagorit e më gjerë për të mundësuar paraqitjen e kësaj pasurie të madhe shkrimore, e cila padyshesë ka një vlerë të pallogaritshme dhe duhet të vihet në optikën e njerëzve , të cilët kujdesen për vlerat. Duke qenë dhe një nga protagonistët e mëdhenj të gjysmëshekullit të kaluar, interpret dhe i persekutuar z. Peço Kagjini flet vetë me veprën e tij shumëvëllimshe, e cila ende s’ka gjetur dritën ebotimit.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyTue Aug 26, 2008 9:44 pm




Kronika e kohës



Nga Roland Andoni



N ë arkivimin e skicimit

Mendim interesant intelektual

Garito Vito, ushtarak nga Topova, ka talent të madh në skicimin e potreteve. Ai ka në bllokun e tij personal mbi 300 skicime të skicuara me art falë aftësisë dhe talentit të tij. Ka shërbyer një jetë të gjithë në Armën e Aviacionit, në Kuçovë dhe përkushtesa e tij është skicimi. Nëpërmjet aftësive të veçanta të tij ai skicon portretet e aviatorëve, teknikëve që kanë shërbyer në këtë armë… Kjo është një gjë e bukur për kujtesën historike. “Ke qenë pilor (aviator) a teknik avioni në Kuçovë? Prit të hapim “Arkivin e skicimeve GARITO VITO”. Do befasohesh dhe do të njohësh veten… impresionante.



“Laboratori më i saktë është Bleta”



Ndoshta edhe Klintoni do të shijojë mjaltin e koshereve të mjeshtrit “ PANDELI ÇAVE”. Të gjithë laboratorët që kanë “ patur fatin”të kontrollojnë e analizojnë “Mjaltin – Çave” kanë mbetur të tronditur : “ MJALT FIN I PASTËR “. Kur e pyesin Çavenë për këtë mrekulli ai ripërgjigjet : “ Kështu duhet të ndodhë . Laboratori më i saktë është vetë Bleta ! Kur e ripyet se ku ju zë gjumi më mirë ai s’mënon të përgjigjet : “ Në kosheren që ka më shumë zhurmë !” S’diskutohet me kokë pranë saj . Ka një muaj që Pandeli Çaveja është qytetar i qytetit të Tiranës . Atij i ka ardhur përgjigja firmosur nga vetë kryetari BROJKA . Kështu ai fiton të drejtën ekskluzive banor i Gjirokastrës , i Tiranës i “kosheres së bletës”. Ndonjë ditë ai mund të marri dhe shtetësi amerikane ! (shkruar në vitin 2001)





“Në plantacionin Llane”

Në “plantacionin” Kristostom Llane do të ndesheni të habitur me çudirat më të mëdha të botës në shartime . . .

Kampi “Çajupi” i Garulit

Ëndrra për ta kthyer Çajupin në një vend klimaterik të shfrytëzuar eshte e kaherëshme . Përpjekje të mëdha qysh në kohë të para , por mospërballimi i kushteve të vështira atmosferike të dimrit ka bërë që banorët të heqin dorë me zemër të thyer duke realizuar rënien si në Dërmaz , ku janë mbeturinat e sotme të qytezës , që u “shpleks nga emigrimi dhe emigrimi në pozitat e sotme. Garuli ngriti Kampin e Çajupit për të pushuar si dhe një pulari me 150 pula . . .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:49 pm

Topovë e dashur, Topovë e lajthisë,

Ç’të paskan hije rrënjët e bukurisë!


Topova





Organ periodik kulturoro- historik. Botohet nën Kujdesin e Lidhjes së Krijuesve "Pegasi" Gjirokastër muaji korrik numri 1 (001) E-mail sokratpango@yahoo.com







NISMË E MADH INTELEKTUALE E INTELEKTUALËVE TOPOVITË NË GJIROKASTËR

Shfaqet në rrjetin mediatik të Shqipërisë gazëta më e re periodike “TOPOVA”



Editorial
Jemi nga TOPOVA







Ing.Sokrat Pango, Kryeredaktor i gazetës









Të parët tanë u përpoqën për vendlindjen dhe luftuan me përkushtim për progresin e saj. Shumë evenimente të rëndësishme u shënuan në historinë e fshatitTopovë, të cilat janë të fiksuara, jo vetëm në historinë e krahinës, të rrethit, por edhe në rang kombëtar. Topova është një emër i dëgjuar dhe krenimi për të është në çdo shpirt dhe zemër, jo vetëm të topovitëve, por edhe të gjithë zagoritëve. Topovitët nga vetë natyra janë njerëz të zgjuar, me temperament aktiv, të lidhur ngushtësisht njëri me tjetrin; njerëz që e thonë të vertetën në sy, që dinë të përcjellin bukur traditën dhe zakonin, që thurin vargje të brishta, të zjarrta dhe ia marrin këngës, duke futur në të ngjyrimin topovit, të bisedave plot tharm në trapeza dhe te zotët në "kultivimin" e traditës, procesit social, të produktit shoqëror dhe prodhues. Qëllimi ynë në këtë rast është që këtij komuniteti të zjarrtë t'i "shpalosim" zërin e tij, t'i dëgjohet ky zë i mençur dhe inteligjent. Sot topovitët janë të shpërndarë anë e mbanë Shqipërisë, por "demografia" e tyre është dhe në vende të ndryshme të Botës si në: Greqi, Itali, SHBA, Kanada e tjerë, duke u futur me prestigj në këto komunitete e duke lozur një rol mjaft inteligjent.

A nuk duhet që këta topovitë që banojnë në një shtrirje të madhe gjeografike sot të jenë të bashkuar, të informohen ç'ndodh në "vendin e mëmës" dhe në vendet e tjera, ku ka grupime të rëndësishme të komunitetit topovit? Natyrisht që po. Ata kërkojnë të dinë për gjasitë, mbresat dhe rritjet, për përvijimet artistike, për librat e shkruar nga topovitët me talent dhe me emër që nga Dhimitër Dhima e deri te Ksenofon Dilo Piktor i MerituarViktor e Aristidh Ristani, Ylli Pango e Apostol Pango, apo për biznesmenët e sukseshëm topovitë si Andon Pango e Arqile Nika vëllezërit Edmond e Thoma Dilo, Anesti Deçka e të tjerë.Topova sot krenohet edhe me prezencën bukurore, ku një nga vajzat e saj ka fituarnë konkurim titullin elartë të bukurisë “Mis Albania“ e kjo është Anisa Kospiri. Krahas rrjetit të madh te informimit, që sot është prezent dhe mjaft i sofistikuar, le te jetë dhe mjeti informatik, gazeta me emrin e fshatit tonë, e cila do të hapë hapësirë për të komunikuar me njëri - tjetrin, për të lënë kujtesën njerëzore të shkruar me shkronja kapitale, produkt i këtij fshati. Kjo është një nismë e mirë intelektuale, pasi do të na bashkoi më ngushtë, do të dimë të kujtojmë, të respektojmë dhe të festojmë së bashku; të qajmë hallet e përbashkëta, të dimë të kujdesemi për pronën tonë, të kujdesemi për zhvillimin infrastrukturor të fshatit dhe lidhjen e tij brenda përbrenda Zagorisë si dhe me Gjirokastrën nga Çajupi. Ne duhet të ngremë së toku zërin tonë për shfrytëzimin turistik të begatisë " Çajup", e lënë deri tani në harresë në planet e zhvillimit. Le t'i rikonstrukturojme objektet kulturore prezente, le të zbukurojmë akoma më shumë mjediset e fshatit tonë që nga rrapi gjigant në qendër e në periferi; ambientet e festimi; të vazhdojmë rregullojme rrugët dhe krojet e fshatit me te ardhurat që ka fshati si dhe investimet e njerëzve tanë të fushës së biznesit si dhe kontributin vetiak, sipas mundesive të secilit, që kur është fjala për fshatin bëjnë çudira. Dhe këtë e kanë treguar gjatë këtyre vjetëve topovitët me kontributet e tyre. Le të kujdesemi për gjithçka, që kemi pronë deri te vreshtat, pjergullat dhe të ripërtëritim traditën e pemëve frutore. Familjet, që ndodhen në fshat, le ta ndiejnë veten më mirë me praninë tonë sezonale dhe me interesimin tonë të gjithanshëm dhe produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale le të jenë të pranishme në tregun e qytetit, sidomos të Gjirokastrës. Inisiativat konkrete të ndërmarra për rikonstruktim të shtëpive, që ka shumë vjet që ka filluar në Topovë, të impulsohet dhe të gjithë të kenë "dhomën" e tyre të pushimit sezonal.Duhet inkurajuar dhe duhet bërë shembull me rikonstrukturimin që po bën Arqile Nika. Kështu do t'i japim më frymëmarrje fshatit tonë dhe "nuk do te na djegë malli, pasi do të jemi gjithmonë më të pranishëm tek ai. Këshilli botues i gazetës“TOPOVË ju bën thirrje: "Bashkohuni në këto nisma të mëdha për Topovën tonë të dashur! Mundësitë ekzistojnë. Le të bashkojmë energjitë tona".

Me daljen e numrit të parë të gazetës sonë fillojmë një epokë të re të lidhësisë dhe të shërbesës ndaj vendlindjes, hapim një kapitull të ri në eksplorimin e vlerave dhe shpalosjen e tyre.

Udhë të mbarë, gazeta jonë“TOPOVA“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:50 pm

Topova

nga Dr. Apostol Pango



AUTOR I”ENCIKLOPEDIA E ZAGORISË”

NJË BAZAMEMENT VLERASH



Fshat në lartësinë 600 m, rreth 2km. Në të majtë të rrjedhës së sipërme të lumit të Zagorisë, shtrihet në një gropë në të dy anët e përroit me të njëjtin emër. Është qendër e vjetër banimi. Shekuj më parë ka qenë e vendosur buzë lumit. Përmendet për herë të parë në regjistrat osmane të shek. XV- XVI. Sipas burimeve të shkruar më 1431 – 1432 kishte 19 familje, më 1582 – 23 familje, më 1852 - 45 shtëpi dhe më 1898 - 350 banorë. Ka pasur katër kisha, nga të cilat ajo e Shën Mërisë ka qenë më e vjetër se ajo e Shën Kollit, që ruhet si monument kulture. Shkolla e Topovës u çel në vitin 1874 në gjuhën greke dhe në vitin 1898 kishte 30 nxënës. Për mbajtjen e saj banorët e fshatit jepnin 500 grosh në vit. Popullsia ka tradita luftarake: ka përkrahur Ali Pashë Tepelenën për t’u shkëputur nga Turqia; është dalluar në luftrat për pavarësi kundër sundimit osman, sidomos në vitet 1720 - 1735, në revolucionin grek më 1821, më 1912, ku përmendet Mihal Nika dhe në revoltat antifeudale (1922 - 1928). Sipas regjistrimit të viteve 1913 kishte 287 banorë dhe në vitin 1927 - 300. Në këtë periudhë ka qenë për disa vjet qendër e komunës. Gjatë viteve 1890 - 1940 mjaft biznesmenë nga Topova kanë zhvilluar veprimtari të gjerë tregtare si: Aleks e Mihal Dilo në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet. Mite Pango, Jorgo e Mihal Lito në Dhramë e Selanik, Mite e Qirjako Dhefto në Maqedoni. Ndërsa tregtarët më të vegjël kanë qenë: Pano Dilo në Përmet, Vasil Dilo në Topovë dhe Kristaq Dushi e Loto Murati në Gjirokastër. Popullsia ka marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ. 12 vetë janë inkuadruar në forcat partizane dhe 15 në terren. Prej tyre ranë dëshmorë: Aristotel Dhefto, Kiço Joanidhi e Orest Dilo. Ndërsa nga bombardimet ajrore u vra Lefteri Murati. Topova ka qenë një nga bazat më aktive të Luftës. Aty dhe në Katal kanë ardhur e strehuar çeta “Hajredin Tremishti” dhe të deleguarit e parë të Qarkut të Gjirokastrës Mustafa Matohiti, Tahir Kadareja dhe Bexhet Mema (1942 -1943). Ata qëndruan fillimisht 19 ditë dhe gjatë këtyre ditëve në bashkëpunim me krerët e saj dhe Vito Pangon e Xhorxhi Zërën bënë mbledhjen me banorët e fshatit, të cilët vendosën aktivisht të përqafojnë Luftën Nacionalçlirimtare, ndërsa të deleguarit ndihmuan në organizimin e Këshillave Nacionalçlirimtare, njësiteve guerrile dhe grupit edukativ, që ishin krijuar qysh në pranverë të viti 1942. Topova u dogj pjesërisht dy herë nga gjermanët. Në Topovë u ngrit spitali partizan. Në vitin 1946 erdhën në Topovë nga UNRA ndihmat e para me ushqime dhe veshmbathje për gjithë Zagorinë. Në verë të atij viti ishte ngritur në Topovë dyqani i fshatit, i cili tregtonte ushqime e materiale të domosdoshme për gjithë krahinën. Pas çlirimit ka qenë për disa vjet qendër e pushtetit lokal të Zagorisë. Janë ngritur këtu materniteti dhe spitali i krahinës. Në vitin 1962, si pasojë e shirave të shumtë e të rrëmbyeshëm, Topova pësoi rrëshqitje të mëdha dheu, që shkatërruan linjën urbane të saj. Të dënuarit politikë me burg nga rregjimi socialist: Andon Koçi (Marko), Alqiviadh Dhefto, Çako Nika, Sofokli Mëhilli, Mihal Dilo, Pilo Miha, Themo Vasha, Leonidha Dushi dhe Vasil Deçka. Sot ka shkollë fillore, 16 familje me 40 banorë. Më 18. 07. 2002 u përurua kisha e Shën Gjergjit sponsorizuar dhe ndërtuar nga Arqile Çako Nika. Familjet më të vjetra dhe më të përmendura janë: Dilo, Pango, Lito, Joanidhi, Toli e Dhefto. Blegtoria e imët dhe bimët e arave janë drejtimet kryesore të zhvillimit ekonomik. Kultivon qershitë, pjergullat, kumbullat, fiqtë, arrat e lajthitë. Për këto poeti popullor këndon: Topovë e dashur, Topovë e lajthisë,

Ç’të paskan hije rrënjët e bukurisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:50 pm

Evidente është se nga ky fshat e ka origjinën piktori i madh i lauruar me çmime ndërkombëtare në konkurse botërore të pikturës, ikonografi i madh Dhimitër Dhima. Topova edhe sot ka talente në fushën e pikturës që mund të krenohet, njëri dhe më i dëgjuari i saj në rang kombëtar është Ksenofon Dilo.





Lajthishtja e Topovës

Është masivi më i madh natyral në Shqipërinë e Jugut. Shtrihet në tre shpate mali. Me një sipërfaqe rreth 40 ha dhe fillon kryesisht pranë fshatit Topovë dhe arrin deri në lartësinë 1700m në Katal dhe Lugun e Arapit. Rritet në formë shkurresh nëpër përrenj e ledhe arash dhe shkon deri në 5 m lartësi. Hyn në prodhim pas 4 - 5 vjetësh dhe prodhon rregullisht 30 - 35 vjet. Rritet në tokat e freskëta dhe duron ngricat dhe të ftohtit. Ka vlera më ushqyese se arra dhe bajamja, përmban 60 -70% yndyrna dhe 16 % proteina. Kokrra e lajthisë përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave si dhe për të nxjerrë vaj të ngrënshëm dhe industrial. Lajthia rritet në fshatrat e tjera të Zagories, sidomos në Ndëran, rrëzë Rapavicës dhe në fushën e Sheperit.

Katali

Mal në vargmalin Shëndetëlli – Lunxhëri - Bureto në lartësinë 1763. Shtrihet ndërmjet Lugut të Arapit dhe Brothomait. Është i ndërtuar nga gëlqerorët e kratarkut e të paleologjenit dhe më pak nga flishi që përbën një strukturë antiklinale asimetrike. Ka depozitime periglaciare, të cilat janë transportuar nga ujërat dhe janë vendosur në shpatin e tij, duke formuar kone depozitimi që sot janë stabilizuar. Kurrizi pothuajse është i sheshtë me rënie graduale në drejtim të V dhe i përpunuar kryesisht nga dukuritë karstike. Peizazhi karstik përfaqësohet nga forma të shumllojshme si të hinkave, gropave e tjerë, që gjenden më tepër gjatë kurrizit. Në lartësinë mbi 1900 m janë ruajtur gjurmët e akullnajave të kuaternarit. Ka cirqe bore të vogla në tre vende dhe një burim të vogël uji rrëzë një shkëmbi, që vendasit e quajnë vuvë. Pjesët e poshtme të malit janë ndërtuar nga formacione terrigjene dhe depozitime kuaternare. Në brezin pyjor të tij, sidomos në Hijen e madhe, rriten kafshë të rralla si: sorkadhja, dhia e egër, gjeli, pëllumbi i egër e tjerë. Ka kullota të pasura verore për blegtorinë dhe një ujëmbledhës (lerë).



Ujërat e pijshëm në Topovë:

Miku, Zera, Pangaj, Kroi i Madh, Nikaj, Kroi i Madh, Kroi i Mëhillaj, Burimi i Kuspullit, Përroi i Stefos, Burimi i Lëkurseve, burimi i Neftenit, burimi i Rrëzës., Vuva e Katalit...

Veti kuruese: Kroi i Zërës...



Vendet me pikante te Topovës që tërheqin turistët

Bregu i Mikut, Hundat, Bregu i Shën Mërtirit,...

Rrapi madhështor(dy) rreth 6m, mbi 500 vjet i Topovës Monument Natyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:51 pm

Kryepleqtë e fshatit Topovë

1920-1940 1992-2004

Topovë Petro Dilo, Rako Çave, Lipe Jorgo Mëhilli, Pali Joanidhi, Themo Dilo

Dilo, Mite Dhefto, Vladimir Çoku, Dhimitër Deçka

Rako Joanidhi





Kryetarët e Këshillit 1944-1991



8. Topovë Aleks (Lete ) Peçuni, Jano Pango, Ndreko Dilo,

Sofokli (Çofo) Bane, Theodhori Vito

Shëndetësia

Qendra Shëndetësore Topovë u ngrit në verë të vitit 1957 me 1 punonjës, ndërsa në shtatorin e vitit pasardhës në shtëpinë e Jani Levanit u çel spitali i Zagorisë. Fillimisht ai kishte 8 shtretër, ku shërbenin 1 ndihmësmjek dhe një infermier. Më pas personelit iu shtuan 1 mjek dhe dy infermiere. Nga Qendra shendetsore vareshin edhe tre infermierë, që punonin në Zhej, Hoshtevë dhe Nivan. Veprimtarë të saj kanë qenë: Theodhori Rafti, Gaçe Dede, Ilia Taçi, Dhimo Shituni, Harrillo Lena, Pirro Kllapi, Katerina Rroshi e tjerë. Më 1975 Q. SH e Topovës u shkri dhe u vendos në Nivan.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:51 pm

Pak kujtesë

Kisha kryesore në fshatin Topovë ishte ajo e Shën Kollit, ndërtuar në vitin 1788. Përmasat e ndërtimit të saj flasin për një kishë me madhësi mesatare si kisha e Shën Pjetrit dhe shën Kollit në Hoshtevë, si kisha e Shën Triadhës në Lliar, si kisha e Shën Kollit në Zhej, si kisha e Shën Mërisë në Sheper, kanë qenë nga më të mëdhatë dhe më të bukurat në Zagorie.Ajo që e dallonte kishën e Shën Kollit të Topovës nga të tjerat në Zagorie qëndron në faktin se në atë kishë gjendeshin “disa

ikona me vlerë të rralla artistike”.

Për njërën nga këto ikona thuhet, se vlera e saj, siç e pat përcaktuar piktori i madh Dhimitër Dhima, ishte e mjaftueshme sa për të ndërtuar tri kisha si ajo e Shën Kollit të Topovës. Kishat Shën Kolli, Shën Mëria, Shën Gjergji, Shën Mërtiri

Konizma: Shëngjergji, Bregu i Gjeshtrave, Sheshi i Lakësirës.




Festa fetare e Topovës



Shën Mitri 11 tetor



Pyje: Shën Mitrat, Dërmaz, korije e Fshatit, Bregu i Mikut, Bari i Zi, Katal, Lugu i Arapit, Brothomai, Hunda, Kulpëri, Përroi i Thellë e tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:51 pm

Një shpalosje e “panoramës“ topovite

Vite të largëta(fragment)

nga Ksenofon Dilo*







….

Rrëzimi i aeroplanëve

Me dy nga shokët e mi të mëhallës, më duket me Dhion dhe Çeçin, s’e mbaj mend mirë, po zbrisnim nga “Kroi i Mikut” kur, befas, në qiell mbi fshat u fanit një aeroplan që fluturonte fare ulët. Kaloi mbi Rrapin e madh, mori drejtimin drejt shesheve të Konckës dhe vate e ra në arat mbi lumë. E kam të gjallë edhe sot në sy ceremoninë e varrimit të tre pilotëve të vrarë në këtë avari. Ushtarët grekë të rreshtuar te Rrapi i Madh i fshatit i përcollën arkivolët për në Kishën e “Shën Kollit” aty pranë dhe i varrosën bri njëri – tjetrit, nën këmbanoren apo më saktë rreth dy metra nga një lofatë që ndodhej buzë murit rrethues të kishës. Në vitet e para të pasluftës kryqet e drunjta ishin ende aty, por më pas u kalbën dhe u fshinë nga koha. Aeroplani ishte anglez dhe, siç thuhej, pilotët e vrarë e të varrosur ishin një anglez dhe dy kanadezë. Para dy vjetësh ia pata treguar këtë episod një miku tim skocez, i cili mbajti shënim me interes gjithë hollësitë e ngjarjes, por me sa di unë sot e kësaj dite, nën tokën e asaj ish kishë, të shkatërruar plotësisht më pas, së bashku me eshtrat e stërgjyshërve tanë, prehen edhe ato të atij ekipi pilotësh të huaj. Duke rrëmuar në kujtesë, më duket se avioni ra përtej lumit, në brezaret e Konckës, më dy janar të vitit 1941.

Rrapi i Madh

Topova kishte Rrapin e Madh, sigurisht që nga emri, tepër të moçëm dhe Rrapin e Vogël aty më poshtë në Dedaj, sikundër edhe sot, por me ndryshimet e kohës. Ndërsa "plakut" po i bien degët e thara një nga një, “i vogli” krekoset, pasi gjelbëron si levend, nga ujët që derdhet pa kursim nëpër rrënjë dimër e verë. Rrapi i Madh aso kohe ishte i rrethuar me mure si një lëmë. Nën hijen e tij të rëndë, mbi rrasat e gurta të sofatit mblidheshin dhe kuvendonin burrat e fshatit, të kremteve apo kur “dilte” kisha, duke qarë hallet e dertet e kohës. Aty por edhe në oborrin e dyqanit të Vasilit e në hajatin e sipërm të kishës, burrat flisnin për politikën e madhe, për kurbetin prej nga shumë syresh ishin kthyer, për një shenjtor që na paskej thënë se do të vijë një kohë dhe një vaht që do të hajë njeriu njerinë… Dhe thoshnin se “katrahurën e kemi para derës!” Ne të vegjëlit që dëgjonim sa pak mënjanë na dukeshin këto muhabete si magjira të mëdha që, hera – herës, diçka nga ato kuptonim, ndërsa herë të tjera të bëhej sikur flitej për një botë që ishte diku prapa malit tonë me emrin e çuditshëm “Katal”, ku fshiheshin edhe ca “Thesarë të Bilbilenjve”, siç qarkullojnë edhe deri në ditët tona kjo thashethemnajë. Ishte kohë e mbushur me një tis të rënduar hallesh, frike dhe ankthi. Për ne më të vegjlit koha e magjive të çuditshme.

Nga sipër mëhallës sonë zbriste tatëpjetë Lipe Dilua, trupmadh e që në “divanin” e shtëpisë së tij, duke punuar në mengene, vërshëllente pa ndërprerje të njëjtin avaz, mbathte mushkat me potkoj, bënte “ballco” për të pushuar dhimbjen e dhëmbëve dhe jo rralë t’i shkulte ato me darë… Kishte mësuar shumë zanate praktike në kurbet. Nga “kulla” mbi sheshin e fshatit, pranë vështit të Lekos, ku skuqte hekurin me kaçup, zbriste poshtë “Xhoxhi”, Jorgo Diloja, hokatar dhe me ato shpotitë e tij tërë romuze e humor të gëzuar. Nga skaji tjetër, nga Dedajt, ngjitej përpjetë Rakua, kryeplaku i fshatit dhe i urti erudit Levani*, njeriu i librave që hera herës psallte bukur në kishë. Në hajatin e madh të kishës mblidheshin burrat, ndërsa në hajatin e poshtëm gratë. Mblidheshin aty Pelo Pangua e Naço Pangua, Dhame Dilua e Lliko Murati, Vasil Dilua,Themo Vasha e Peko Vasha, që u ndanë nga jeta para pak kohe. Aty vinte Rako Londi që më pas do të kishte një fat tragjik. Vinin nga Mëhillajt, Dheftajt, Dhesëvitajt… Por aty do të gjendeshin dhe më të rinjtë S. Bane, V. Pango, Ndreko e Thoma Dilo e plot e plot të tjerë, të cilët u përfshinë pastaj në ngjarjet e viteve që pasuan me fate apo reperkusione të ndryshme, ata që u rreshtuan në luftën për çlirimin e vendit e që do të kishin shumë për të treguar mbi ngjarje dhe ndodhi të hershme e më të reja të Topovës sonë. Të vjen keq dhe nuk na falet ajo pakujdesi e madhe që nuk mbetën dot të grumbulluara bejtet tërë humor të Vangjel Tolit, siç dëgjonim nga goja e atyre që ikën nga kjo botë, të heshtur njëri pas tjetrit… Tek ky rrap mblidheshin edhe nga familja e madhe e Aleks Dilos e Mihal Dilos që banonin në Gjirokastër dhe në Përmet e që të parit ia mbante gjallë shtëpinë “Çeno Jevgjiti” që nga musliman “Përmeti” u pagëzua me emrin Dhimosten për të ruajtur nurin ortodoks të fshatit. Më rrallë në këto kuvende mblidheshin Nikajt, pasi ishin gjithmonë në mal me bagëti. Duke zbritur tatëpjetë me kecërr Pilua i Dilanje mërmëriste refrenin e një kënge me motive biblike: “Doli shejtani nga dheu, Edhe Evën e gënjeu dhe Eva më pastaj gënjeu burrin e saj. Që atë ditë, që atë natë, burrat bëjnë ç’thonë gratë. Edhe gratë qoftë larg, kanë shejtanin në bark…”

“Qoftë larg” thoshte në muhabet e sipër edhe Papa Nikolla Duri që vinte ashtu i kërrusur avash - avash që nga Fshati i vogël, Vithyqi.

* Ksenofon Dilo mban titullin “Piktor i Merituar” është i shquar në Artet e Bukura, në atë të Pikturës. Veprat e tij përbëjnë një “mozaik” të gjallë e shumë gjinish. Lëvron me origjinalitet e në mënyrë të spikatur portretin, peizazhin, skicën e tjerë. Veprat e tij janë të shumta.

*Jani Levani nga katundi Sheperi, ardhur tek vajza e tij , Veno çav e(Golloshi)

Të parët Golloshit kanë ardhur nga fshati Gollosh i Vlorës. Kemi informacion se në këtë fshat ka banuar vëllai i tij me gjithë familjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:52 pm

Katerina Kulo, Topovë

autore e librit “A zbrazet shpirti nga kënga“

Mjaltë në lule e mjaltë në këngë



Atje ku thuret kënga,

me simbolet e Dhëmbelit,

Këngën ta mëson Mëma,

vargjet ngjajnë si rreze dielli...

Shihni si këndon Tefta,

si thur vargje Vasiliqia,

Ç’dritë skene jep Rovena,

Ylber kënge Zagoria...

Shndrit këngës Margarita,

thur vargje Eftimia,

dasmën udhëheq Mimoza,

Bekim nga Perëndia...

Mahnitet sot Çajupi,

me odën plot me poetë,

Vargje nektar ai pruri,

Vetëtima nxjerrin retë.

Buçet kënga në luginë,

Ç’ia thotë lulja lules- o,

Mjalt’ në lule e në këngë,

Rro, moj Zagorie, rro!

Si mali që vjen tek mali.

Engjëjt, që nuk bëjnë gjumë!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:52 pm

Të fshijmë pluhurin e harresës

Dhimitër Dhima, piktor i hapësirave të mëdha

Shumë personalitete me qenien dhe veprën e tyre kanë lënë gjurma të pashlyeshme, edhe pse koha dhe rregjimi u hodhën pluhurin e harresës.

Dhimitër Dhima është një nga ato figura që me qëndrimin dhe veprën e tij do të bëjë për vete jetën shpirtërore të njerëzve në përjetësi. Punimet e tij kanë shpërthyer kornizat e një krahine që e lindi si Zagoria, apo të një shteti e të një Kombi. Ato janë “motivuar” botërore. Për të dhe për veprën e tij, fatkeqësisht sot nuk disponojmë asnjë të dhënë të shkruar nga autorë shqiptarë, pale mandej të sjellësh nëpër mend ndonjë studim për të! Mundëm të gjenim një shkrim të shkurtër për të në Enciklopedinë e vogël greke, të cilën e përktheu në shqip i nderuari Jani Mara. “Dhimitër Dhima, piktor, lindur në Topovë të Vorioepirit, më 1886. Studioi për pikturë në Athinë në Shkollën e Arteve të Bukura. Punoi kryesisht pikturë portretesh dhe artin kishtar. Nga viti 1908 ekspozoi veprat pothuaj në të gjitha ekspozitat e Athinës dhe në ato të Romës në vitin 1911. Zbukuroi shumë kisha si atë të Shën Konstandinit në Athinë, Shën Spiridhonit në Pire,” E Fjetjes” në Argos e të tjera. Tablot e tij ndodhen në Bashkinë e Athinës dhe në Ministrinë e Ekonomisë. U nderua me dekorata, i rrethuar me prestigj (nderim) të veçantë prej Akademisë Franceze më 1918.”

Ne kishim dijeni dhe, ashtu siç thuhet edhe në Enciklopedinë e vogël greke, se Dhimo Dhima kishte fituar çmime botërorë në ekspozitat e veprave (pikturave) të tij si në pllakata, portrete, por sidomos në fushën e Ikonografisë në Greqi, Francë, Itali, SHBA. Këto e përcaktojnë si një figurë artisti të planit botëror, por pa “dashje” është përvetësuar edhe si qytetar. Na lind pyetja: “Pse për këtë figurë që kanë shkruar jashtë vendit shumë personalitete të mëdhenj, në Shqipëri heshtet?” Në kohën kur punoi ende nuk ishte krijuar shteti shqiptar dhe nuk kishte kushte për të shfrytëzuar kapacitete të tilla, që shkëlqenin, por, më vonë, pas krijimit të shtetit pse këto “shkëlqime” u lanë pas dore dhe kjo vijon edhe në ditët tona? Pra në atë kohë djepi i Kulturës shqiptare ishte i vogël të mbante kolosë të tillë si: Aleksandër Moisiu apo Dhimo Dhima e të tjerë, por ata e shprehën se i përkisnin atdheut të tyre, Shqipërisë. Kur përmenden nga shtetet e tjera pse sot vijohet të heshtet? Greqia disponon, sipas të dhënave, pjesën më të madhe të veprave të tija. Duhet të evidentojmë se vlera mbetet vlerë; arti brilant është brilant dhe se vendi që të lind është vendi më i dashur dhe Dhimoja këtë dashuri e ushqeu gjersa kishte frymë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:52 pm

Kërkuam në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar për të gjetur emrin dhe veprën e tij, por na pushtoi një ndjenjë keqardhjeje dhe turpi për mohimin e vlerave të Kombit për 50 vjet dhe se në këtë Fjalor figurojnë dhe përmenden figura edhe mediokre që s’i kanë dhënë gjë Kombit!…

Dhe pa dyshim na lindi ideja se është detyrë e shkencëtarëve të kësaj fushe që të vendosin në Altarin e Nderit këto figura të lartësisë si Dhimo Dhima e tjerë. Si mund të shkruhet në Fjalor se Zagoria para çlirimit ka qenë një nga zonat më të prapambetura të rrethit të Gjirokastrës! Si mund të quhet e prapambetur një krahinë, e cila gjatë gjithë kohërave ka “emetuar” personalitete të mëdha të të gjitha fushave art, kulturë, politikë, teknikë, shkencë, administratë e tjera! Kjo është ta trajtosh me sy miopie realen.

Ne në nismën tonë patëm parasysh se mosekzistenca e të dhënave të shkruara për Dhimo Dhimën na jepnin të drejtën që të bazoheshim në kujtimet e trashëguara nga të afërmit tanë, të cilët e kanë njohur personalisht Dhimitër Dhimën dhe kanë pasur një miqësi solide me të.

Dhiogjen Joanidhi në kujtimet e tij ka treguar se i ati i tij, Joan Joanidhi, lindur në Topovë më 1886 dhe vdekur në Athinë në vitin 1930, ishte një nga shokët më të ngushtë të Dhimos. Ishin bashkëmoshatarë. Shoqëria dhe dashuria e tyre kishte lindur qysh në Topovë dhe vazhdoi edhe kur ishin studentë në Athinë: Dhimoja në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërsa Joani në Fakultetin e Letërsisë e Gjuhës greke, me mbarimin e së cilës punoi Profesor i Gjuhës greke në Larisa e Athinë. Joani krenohej me bashkëfshatarin dhe shokun e tij Dhimon, i cili shquhej për talentin e tij të veçantë. Të dy ishin larguar qysh të vegjël nga fshati. Baballarët i kishin marrë me vete në Athinë për t’i arsimuar dhe të dy përfunduan shkollat me rezultate të shkëlqyera nga cikli i ulët deri në të lartin. Asnjëherë të dy djemtë nuk e harruan Topovën. Bashkë me qumështin e nënës ata kishin thithur edhe nektarin e dashurisë së pakufishme dhe të mosharresës të vendit të tyre. Me padurim prisnin pushimet studentore për t’u kthyer në Topovë. S’ngopeshin me bukurinë, klimën po edhe me zakonet e Topovës së tyre. Dhimoja kohën më të madhe e kalonte duke bërë vizatime nga natyra e vendit dhe portretet të bashkëfshatarve. Joani në kujtimet e veta tregonte se, veçanërisht Dhimoja, pjesën më të madhe të pushimeve e kalonte duke pikturuar e duke zbukuruar kishat e Shënkollit të Topovës dhe të Nderanit, ndoshta, edhe ndonjë nga pikturat murale të Manastirit të Nivanit. Besojmë se që këtu nis pasioni dhe fama e tij si ikonograf. Mirëpo këto punime të duarve të arta të tij e, ndoshta të vetmet, do të ishin me aq vlera sot, i fshinë furtunat barbare të viteve gjashtëdhjetë. Nuk mund të mos evidentohet prestigji dhe autoriteti që gëzonte ai në shtetin grek e megjithatë ai ishte dhe mbeti një zagorit i thjeshtë dhe tepër i dashur. Ai mbetej pranë halleve të njerëzve dhe të krahinës dhe zgjidhte me devotshmëri të gjitha kërkesat që kishin njerëzit ndaj tij. Jeta rrjedh e ashpër për disa. E tillë rrodhi edhe për Joanin, shokun edhe bashkëfshatarin e vegjëlisë së Dhimos, i cili, pasi kaloi një sëmundje të rëndë, u bë i paaftë për punë qysh në moshën 40 vjeç. U deshën përpjekje të mëdha të Dhimos së bashku edhe të një zagoriti tjetër nga Lliari i Zagorisë, profesorit të filologjisë Filip Shabanit, Kryetarit të Shoqatës së Mësuesve, që t’i siguronin nga shteti grek një pension jetese, profesorit të Larisës, Joan Joanidhit. Një gjë e rrallë kjo, për të mos thënë e pamundur, sigurimi i një pensioni të parakohshëm atëherë ishte tepër i vështirë dhe për shtetasit grekë, jo për dikë të një kombësie të huaj. Autoriteti, fama dhe emri i përmasave botërore të Dhimos, i kapërcyen ato që motivoheshin të pamundura, ndërsa i siguruan përballimin e jetesës Joanit sa jetoi dhe gruas me katër fëmijë në Topovë deri në vitet e luftës.

Në këto kushte Dhimoja ishte bërë pjesëtar i familjes Joanidhi. E kërkonte syri ta shihte, e kërkonte veshi ta dëgjonte. Jeta rodhi e ashpër dhe ata nuk u panë. Në formë respekti familja Joanidhi njërin prej djemve e quajti Dhimitër për nder të artistit dhe bamirësit të madh.

Sokrat Dervishi ishte dy dekada më i ri se Dhimoja, por kjo nuk u bë aspak pengesë në njohjen e tyre, në shkëmbimin e mendimeve intelektuale ndërmjet tyre, në admirimin dhe vlerësimin reciprok të tyre, veç mirëkuptimit intelektual ata kishin edhe një arsye më shumë për ta dashur e respektuar njëri - tjetrin. Ishin të dy zagoritë dhe për shumë probleme kishin mendime të njëjta. P.sh. lidhur me forcimin dhe përparimin e shtetit shqiptar në marrëdhënie të mira e me ndihmën e fqinjit të Jugut, ata kishin të njëjtin mendim dhe koha vërtetoi se mendimet e tyre të ndershme e të sinqerta ishin të gabuara. Fqinji i Jugut kishte pretendime për aneksime territoriale, me të cilat ata nuk pajtoheshin kurrsesi. Në vitet ’30 Sokratit i kishte rastisur të shkonte në Athinë për punët e veta. Veç pritjes që i bënin disa kushërinj të afërm të gruas, e pritën dhe e nderuan dhe dy personalitete me emër nga Zagoria: Dhimo Dhima me të cilin ishte njohur edhe më parë dhe Filip Shabani, i cili në Luftën Italo - Greke erdhi në Zagorie dhe s’mundi të largohej deri sa vdiq në vitin 1944. Mbaj mend se jo më pak se dy apo tri herë në javë Shabanidhi kthehej në shtëpinë tonë dhe rrinin me babanë orë të tëra në biseda intelektualësh. (Shënimi im V. D.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:53 pm

Dhimoja ishte martuar me një grua intelektuale me origjinë gjermane. Ajo ishte artiste, piktore si i shoqi. Patën dy djem si pëllumba, por që u ndanë shpejt nga jeta, duke plagosur dhe lënë në pikëllim zemrat e ndjeshme dhe të buta të prindërve të mirë.

Që në njohjen e parë me Dhimon dhe të shoqen të krijohej përshtypja për njerëz që zotërojnë karaktere me cilësira hyjnore, sikundër ishin realisht, ndër të cilat dalloheshin dashuria, drejtësia, mëshira, mençuria. Ato i ruajtën si parime në çdo kohë e me këdo, i emetuan dhe në veprat e tyre të famshme, në ekspozimet e të cilave kishin fituar çmime botërore. Në biseda të hapura, intime të një niveli kulturor e patriotik Dhimoja kishte shfaqur e mbështetur idenë e përparimit të shtetit shqiptar, të atdheut të tij. A duhet nderuar vepra e këtyre kolosëve?!



Viktor Dervishi, studiues,Dhimitër Joanidhi



Marrë nga gazeta letrare “Pegasi”Nr. 15, tetor – nëntor 2003, organ i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:53 pm

Fillesa e takimeve në Topovë, korrik viti 2000



Te Kroi i Mikut nis starti i takimit të topovitëve



NISMËTARË PËR TAKIMIN E FSHATIT TOPOVË ISHIN : Hektor Joanidhi, Thoma Dilo, Petro Dilo. U mbështet nga Pirro Dilo, Vasil Dilo, Polikron Dhefto, Edmond Dilo e tjerë.



nga Petro Dilo



Veçanësia e një takimi të përvitshëm

Tashmë tradita për t’u takuar përvitshëm ka marrë rrugë edhe për fshatin Topovë. Ngjasi e veçantë, bukuri mallimi, përndritje dhe rilindje plot vlera. Jo vetëm “Shqipëria” topovite mblidhet në Topovë, por edhe ajo që ka emigruar. Janë takime me objekt. Njohje e vjetër e ripërtërirë, njohje e re që do të përvijohet dhe do të hedhë hapa të sigurta në rritje të dashurisë dhe lindjen e miqësive të reja. Dhe këto takime kanë një përurim të ri: ndërtim vijash vaditjesh, bërje të “ligjërojnë” nga gurgullimi çezma të reja, kthime në identitet arkitektonik. E paharueshme është ndërtimi i kishës së re të “Shën Gjergjit” në vitin 2002 të ndërtuar dhe të kompletuar nga Arqile Nika dhe Koço Irakli. Në këtë kishë “dhuratë” u realizua një meshim i parë shumë i bukur dhe domethënës. Arqilea me Koçon derdhën një shumë të madhe financiare për ndërtimin e kompletimin e kësaj kishe, përkrah varrezave të fshatit, ku prehen në përjetësi edhe gjyshi dhe gjyshja e Arqile Nikës. Ishte një kishë, e cila ishte e rrënuar. Jo vetëm të parët e topovitëve, por edhe të tjerë u falën, u bekuan dhe besuan në shenjtërinë e kësaj kishe… Kjo është një ripërtëritje jetësore, e cila është nisur për udhë edhe në Topovë, ku biznesmenët e origjinuar nga ky fshat si të lartpërmendurit, por edhe të tjerë, mes tyre edhe Edmond e Thoma Dilo japin kontribut të përvitshëm.



Rrapi i Madh, ky “odeon natyror”



Topovë, 14 Gusht. Festë. Traditë. Topova rigjallërohet. Rrugë të reja , ndryshime të dukshme. Meritë padyshim ka dhe Kryetarja e Komunës dhe Prof. Dr. Hektor Peçi. Kjo evidentohet. Rrapi i Madh, ky “odeon natyror” mbledh topovitët, të cilët kanë shtruar tryezat plot e përplot. Ora fikson 10.30. Fytyra të gjallëruara që përshëndeten, buzëqeshin dhe e tregojnë në hapësirën e tyre kënaqësinë e madhe të takimit. Raki, mishra dhe pije të tjera alkoolike. Duet këngë e pije. Këngëtarja e shquar zagorite, Katerina Dushi Kulo, e famshmja e “Jonianëve”, merr këngën dhe kënga përcillet në çdo vend historik dhe kujtimor, në çdo zemër që mallohet.

Takim i bukur, këngë e papushuar, çmallje, një dashuri e ngrohtë njerëzish që do ta kishin zili gjithkush. Këtë e prodhon intelekti zagorit. …

Fillojnë shpërthimet topovite të nismave për të rregulluar fshatin. Petro Dilo dhe Hektor Joanidhi bëjnë një propozim të bukur që i tërheq të gjithë: Të rregullohet rruga e fshatit nga kroi i madh te Rrapi i madh, që makinat e vogla të zbresin te rrapi. Kaq duhej dhe topovitët mblodhën 75.000 lekë të reja. Prin si gjithmonë sponsori Thoma Dilo. Këto nisma e bëjnë Topovën më të bukur në atë krahinë kaq të pastër dhe të gjelbëruar.



2008

Vijueshmëri tradite. Entuziazëm dhe shpërthime këngësh dhe vallesh. Manifestim i madh bashkimi.

Në këtë vit morëm pjesë në takim: 70 veta. Kryesisht nga Pangajt, Marakokajt, Dilajt, Joanidhajt, Dudajt, Banajt, Nikajt. Trapezat u shtruan te rrapi, ishin të gjitha të reja të blera nga fshati, kur kryetar i kryesisë së fshatit ishte i paharruari Dhimitër Deçka. Një karakteristikë e sivjetme ishte: prezenca e moshave shumë të reja si: fëmijët e Andon Pangos, fëmijët e Kalos së Pangaj. Erdhen dhëndurë topovitë: Artur Rama nga Erindi, Sotir Nasti nga Minguli.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:54 pm

NJË RIZGJIM I TOPOVITËVE PËR TA ZBUKURUAR VENDLINDJEN



KUSH DUHET PËRGËZUAR ?



Kanë dhënë ndihmesë në përmirësimin e infrastrukturës së fshatit gjithë topovitët, por jan ëdalluar në veçanti:

Andon Pango, Arqile Nika, Thoma Dilo, Filip Deçka,

Çfarë konkretisht është përmirësuar me dhënien e kontributeve: U ndërtua Kisha e Shëngjergjit (kontribut i familjes Nikaj); u ndërdorja kambanorja me kontributin e Thoma Dilos, rrethimi dhe shndërrimi në sofat ndënjeje përreth rrapit, Filip Deçka; janë rregullaur edhe me ndihmesën e komunës, znj. Anastasia Dushi, rrugët Ndëran -Topovë, rruga për të shkuar te sokaku i Tolajve, sokaku i Dilajve (meremetim), përmirësim i xhades për të vajtur rruga në mëhallë të Dilajve (Komuna), rruga që lidh Topovën me ]ajupin dhe Ujësjellësi i Kospullit.



A MUND TË HARROHEN TË MËDHENJTË E TOPOVËS ?



Disa topovitë që kanë bërë emër gjatë gjithë ekzistencës së fshatit tonë:



Dhimitër Dhima , Kostika Marko, Ksenofon Dilo. Xhorxh Zëra, Vito Pango, Sokrat Toli, Mihal Dilo, Rako Dushi, Agllai Dilo, Sorka Dhima, Viktor Joanidhi.



Gra topovite

Të gjitha gratë topovite janë shquar, por ne përmendim dis prej syresh: Sofi Koçi (Marku), Foti Zëra, , Efigjeni Bane, Taliko Dilo.



Mësues : Vasil Deçka, Spiro Joanidhi, Jani Joanidhi, Jani Dilo, Milo Dilo, Dhimosten Dilo, Ndreko Dilo, Apostol Pango, Ylli Pango, Arqile Dilo, Koço Dilo, Filip Pango, Aristidh Ristani, Viktor Ristani, Kalope Peçuni, Amali Joanidhi, Gole Bane,Thodhori Vito, Trifon Dushi, Harrillo Dushi, Edmond Dushi, Eli Vito, Anastasi Dushi.



Mësues nga krahina dhe vende të tjera në Topovë :





Mësuesi Vito Prifti(Hoshtevë) me nxënësit



Qiro Prifti (Hoshtevë), Peço Stane (Sheperi) Gligor Kallajxhi ( Elbasani), Sevasti Garo(Muço) (Labovë e kryqit), Fori Shabani (Lliar).

Janë shquar në Artin Kulinar: Sofokli Mëhilli, Stefan Ristani, Aleks Peçuni, Xhorxhi Peçuni, Peço Miha, Mantheo Peçuni

Interpretë (marrës, kthyes, hedhës, iso):Topovë: T. Dilo, K. Çoku, S. Çoku, F. Deçka, H. Dushi, D. Nika, J. Pango, H. Pango, S. Vito, K. Dushi (Kulo), M. Nika, V. Joanidhi, E. Dushi, A. Vito (Peçuni), A. Dushi (Koxhioni)



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:54 pm

Nëpër humorin popullor



Vargje nga Vangjel Toli, Topovë



Të xhumanë që me natë



Të xhumanë që me natë,

lule, moj mëhallë e lartë!

ç’u ngritën kapetanatë

me dyfekë e një më kamë

prapa lidhurë litarë

për të lidhurë Mihalë1),

muarr Hundat më të lartë2).

Muarr përpjetë lajthinë,

takuan Mihal barinë:

“Merri poshtë bagëtinë!”

“Unë s’i marr, po merri tinë,

si lë vetëm bagëtinë…”

Bananas 3) ç’i shkeli synë.

Mihalë barkas ç’e shtrinë,

pa me qytë ç’e godinë.

Po Mihali na bërtiti

te paleshët*4 sokëlliti.

I palleshë, aman, aman,

I këni se s’ka derman!

I palleshi vërshëlleu

Brinjët e Panos 5) ç’i theu

I palesh aman, aman,

I këni se s’ka derman!

Mu të ra me duhan,

briti banania aman.

“ç’u bëre, Pano, o djall,

mbeti dyfeku batall.

1. Mihal Nika 2. Rrëpira mbi fshat 3. Vangjel Dhefto me nofkë “Banane”4. Gurët. 5. Pano Dhima.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:54 pm

Këngë e Lalës…



Në një kohë anormale

në një rripë, në ca male,

Murgo Lala1) luan valle,

po me Peçon 2) dalngadale.

Në një rrip’ e në një brinjë,

disa brigande katilë

zunë Lale kallanxhinë

dhe të gjorë Peço fakirë.

Barkazi mbi dhe i shtrirë,

lakuriq si kërmillë,

këmb’ e kokë bashkë i lidhë.

Lales i muarr pungjinë3)

plot mexhite xhevahirë

edhe petkat petrahile4).

Një brigande i rreptë fort

me fytyrë si bulldok

e qëllon Lalen me shkop

dhe i thotë se të kam rrop,

hidhu valle hop e hop

se do të të bëj Dhespot.



Lala vërtitet si cjap

e hiq vallen si kasap,

e hiq vallen me vrap.

Lalen e e shtynë e shkelë,

në qafë varur hejbenë

e tmerruanë të mjerë.

Pamja e tij qe një çudi,

grumbullosur trup i tij

dukej si gogël me bri.

Po kuletën kur e panë,

plot mexhite , me gas thanë:

“O murg , o lale Nikolla,

ku i gjete kaq të holla?”

“Duke vajtur lartë poshtë

duke zagosur në botë,

se shtëpinë e kisha shportë,

binte miu bëhej copë…”.

“O lale o mjekër kreshtë,

pse s’na fale ndonjë meshë?”

“Mos më shaj , o zotëri,

se kur isha djal’i ri

jeshë trim deli kalli,

vishnjë fustan e pshelli5).

Në Stamboll shes mëlçi,

shes lakra dhe bozua6)

dhe fitova mjaft para”.

Një brigande foli dhe tha:

“Vallë ç’thotë Peçua?”

“ Lere, lere mos e nga,

gënjeshtrat s’bëjnë para,

lala rron si shapravello7),

Në Stamboll ka qenë zero,

si Muço në një bordello.

Na ka shkrirë manastirë,

më hëngri pulat dhe dhinë,

plaçkaxhi bota e dinë,

vodhi kaçupet me gjizë,

i kishte future në drizë”.

“Pusho, Peço i mallkuar,

se je tepër i gabuar,…

Mos e bën mizën për buall,

mos i thuaj më këto,

Dhespoti më bën argo…”

Shpjegim fjalësh: 1.Papa Nikolla 2. Mihal Nika 3. qesen, kuletën 4. zagar.

Marrë nga Antologjia e Letërsisë Zagorite , e cila është në proces botues

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:55 pm

Thelbësore



Ta hodha vështrimin/ mbi qerpik, /nën qerpik, /mbeti jetime folja “ik”…

Pikë. (“Trinomi i cicërimës”)



Anisa Kospiri “Miss Albania” 2002 me origjinë nga Topova, e datëlindjes 01.05.1983. Po në vitin 2002 ishte pjesëmarrëse në “Miss Universi” që u zhvillua në Kosta Rika (SHBA) dhe u fut në dhjetëshen e vajzave më të bukura të Botës. Zotëron gjuhët anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.



Mijëvjeçari i ri sjell dritëzim Zagories me një “MISS”

Bukuria trupore në shumë raste kombinohet me atë mendore, por në raste të rralla ajo është më e shndritshme dhe bën sfilatë të mrekullueshme. E meritonte vajza zagorite të ngjitej në një podium të tillë. Dhe jo më kot në këtë libër profil ne kemi folur për magjepsjen dhe kërkesën për të përzgjedhur bukurinë zagorite, një ëndërr e kahershme e Mbretërve, Sulltanëve, Kontëve, Dukëve, por edhe e njërëzve të thjeshtë, të cilët pëlqejnë praninë e shndritshme të fytyrës së bukur, syve, buzëve, faqes, gushës dhe konturimit plotor e të hajthshëm. Krahasimet figurative, simbolizimet dhe metaforizimet i shkojnë për shtat kësaj bukurie të shndritshme e ndaj kanë shpërthyer këngët dhe vjershërimet për bukurinë mahnitëse. Dhe ky këngëzim shpërblehet natyrshëm…

Një arritje e madhe. Zagoria më së fundi ka “Missin” saj të shumëpritur, Anisa Kospirin, e cila nuk mbeti vetëm një “MISS ALBANIA”, por avancoi, duke u fut në dhjetshën e Globit. Një bukurizim rrallësor ku është harmonizuar bukuria fizike me një inteligjencë klasi me një të ardhme. Anisa shndriste si një diell, ashtu sikundër shkëlqen çdo perlë e origjinuar nga “Perla”. Bukuria urohet me një urim: “Të na shoqërosh gjithmonë, “BUKURI!”

Nga “Perla” e autorit Kristaq F. Shabani

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:56 pm

Anastasi Dushi (Koxhioni)

Datëlindja 18.06.1955

Arsimin 8 vjeçar dhe shkollën e mesme bujqësore e mbaroi në vendlindje. Në periudhën 1974 - 1978 përfundoi studimet e larta (dega Agronomi) në Institutin e Lartë Bujqësor Korçë. Në gusht të vitit 1978 filloi ushtrimin e profesionit si agronome në Kooperativën Bujqësore Nivan, në Degën e Prodhimti dhe vazhdoi në këtë detyrë deri në vitin 1984. Në muajin dhjetor të këtij viti fillon mësuese specialiste në Shkollën e Mesme Bujqësore “Themo Vasi” Nivan dhe në vitin1986 emërohet Drejtore e kësaj shkolle. Në vitin 1990 emërohet mësuese e Bio - kimisë në shkollën 8 vjeçare Ndëran. Në vitin 1996 diplomohet në fakultetin Biologji – Kimi në Universitëtin”Eqrem Çabej” Gjirokastër. Mandej vazhdon të ushtrojë profesionin e saj si mësuese dhe në vitin 2000 në zgjedhjet për organet vendore me kandidimin nga subjekti PS zgjidhet kryetare e Komunës së krahinës Zagorie. E përsërit fitoren e saj në kandidaturën e dytë në vitin 2003 si rrjedhojë e arritjeve gjatë mandatit të parë të Komunës. Aktualisht është Kryetare e Komunës së Zagorisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 EmptyThu Oct 16, 2008 9:56 pm

Shkrimtarë, poetë, studiues, shkencëtarë, piktorë topovitë të kontributit

Dhimitër Dhima Piktor i shquar me mjaft punime të ekspozuara dhe pjesëmarrës në mjaft ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare; fitues çmimesh në Greqi, Francë, Itali, Gjermani, SHBA. I diplomuar nga Akademia Franceze me diplomën më të lartë për njerëzit e shquar për letërsi dhe art.

Prof. Dr.Ylli Pango “Metodat statistikore në studimet psikologjike”, “Psikologjia e të menduarit të fëmijëve”, “Të fshehtat e kujtesës”, “Rrjedhoja”, “Amerika”, “Psikologjia Sociale”, “Edukimi qytetar - edukim për demokraci”.

Aristidh Ristani, përkthyes Përkthime “Një natë në Lisbonë” e Erih Maria Remahut, “E fortë si vdekja” e Gite Mopasanit, “Dehja nga metamorfoza”, “Bota e djeshme, kujtime të një evropiani” Stefan Cvajk, “Gjuha e shpëtuar”, pjesa e parë e trilogjisë autobiografike e shkrimtarit të shquar Elias Kaneti.

Prof. Asoc. Dr.Viktor Ristani Përkthim për Këshillin e Evropës “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, “Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2000”, librin “Mjedisi dhe bashkësia njerëzore”. Katër libra me bashkautor, ”Fjalorthin e termave të armëve të dëmtimit në masë dhe të mbrojtjes prej tyre” (shqip, anglisht, rusisht), “Fjalorthi termiologjik i kimisë”; tekste mësimore: “Gjuha angleze” për studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës; autor i dy teksteve për studentët “Lexim sintetik” për studentët e gjuhës angleze, kursi i tretë, “Interpretim konsekutiv dhe simultant për studentët”.

Sokrat Toli (Duli) “Kontabiliteti i grumbullimeve në Shqipëri”

Dr. Apostol Pango “Hasan Tahsini”, “Namik Delvina”, monografi, “Enciklopedia e Sarandës dhe e Delvinës”, “Enciklopedia e Zagorisë”.

Ksenofon Dilo, Piktor i merituar Ka përkthyer dy vepra: “Historia e artit - koha e vjetër”, “Kapele mendimesh”, aforizma.

Katerina Kulo “A zbrazet shpirti nga kënga”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zagoria, publicistikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Vijon Zagori Publicistikë
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: