Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??

Shko poshtë 
+120
......
rrimtaf
agim__barja
haxhiu
Delia
xhiti
Labinot Drenica
arberia
xhema
Ramizi
Driniiiii
socratus
detektivi
an-di
tonche
laloni
klodian
Dritoni
PeriiKeputur
Muja e Halili
Hamitmatjani
tornado
Tigrina
ngadhenjimi
Liisi
dezertori
egzona-
Eva0506
L1ndush3
kercova
feratkoca
mentori
Veneta
Kushtrimi86
el43
Fjona
katunariplak
Luki
katunari
nikchee
che
Parapsikologu
buqe
Pirro i Epirit
zeriatdheut
stabili
Ademi85
Kasper
prishtinalia uk
Ago Muji
njomeza
Ibrahim Rugova
Martina
istogalia
njonidrenica
Çlirimi
anila
Ali Baba Tepelena
Arizona
morena
lilu
elisa
murturi
beri
voglushja
idol
rolling
besim78
echo
Mergimtari
Driola
luan mreti
eri M
meti1986
MUHAMETII
fi2a1
rroni
Urata
agim barja
nardlushnja
loredana
Lanetja
fati
Guximi
interesant
Mysafir
nadi
tom sojer
Xili
feneri
Lavdi
Orfe@
drit98
xhavo_
shkodrani_1
Ballistet
Ani
ai
xhevdeti
dibran
schumi
NetSerseri
shaban cakolli
meli
genta
BUKUROSHI
shpendi
azzurra
E_Bukura
perparimi
Riki30
Beton
Leka i Madh
kingXa
Sy kaltri
Sofra
petritkola
Kosovarja
silvi
Anna
124 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 24 ... 33  Next
AutoriMesazh
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 01, 2008 9:19 am

http://de.youtube.com/watch?v=SyhayqBtvTs
ky politikan me pelqen Very Happy
pse ziheni per politikan ata shikojn punen e tyre ju ngaterroheni e populli ndremjet vete mbytu per politikanet
per mua asnjeri nuk asht me i mir se tjetri se secili po shikon gjepin e vet e populli te vuan urie

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 01, 2008 9:28 am

http://de.youtube.com/watch?v=HWMr6wlxXiY
ja shikojeni ket Very Happy sa shum ju perngjajn politikaneve

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 01, 2008 9:30 am

http://de.youtube.com/watch?v=hKvPyK98YAQ
Very Happy

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 01, 2008 11:07 am

Hashim Thaçi Gjarpëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 01, 2008 11:16 am

biligoa shkruajti:
Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mban ende në shtëpinë e tij, fotografinë e Enver Hoxhës, udhëheqësit 50 -vjeçar komunist të Shqipërisë.

Bashkim Shala 
Hene, 29 Shtator 2008 10:21:00


Një foto e madhe e diktatorit shqiptar, në bibliotekën e Jakup Krasniqit. Reagimi: S’kam pasur kohë për bibliotekën 


PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mban ende në shtëpinë e tij, fotografinë e Enver Hoxhës, udhëheqësit 50 -vjeçar komunist të Shqipërisë. Ky fakt është zbuluar nga kamera e RTK-së, gjatë emisionit të mëngjesit të ditës së dielë. RTK-ja ka filluar një emision “ Një kafe me politikanet e Kosovës”, emision i cili realizohet në shtëpinë e këtyre të fundit. 

Pas Fatmir Sejdiut dhe Hajredin Kuqit, radha për të qenë personazh i këtij emisioni i ka ardhur kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, njeherësh edhe sekretar i Përgjithshëm i PDK-së dhe ish- zëdhënes i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Panoramat me piktura dhe buste të Skënderbeut dhe Adem Jasharit që ishin të shumtë në numër, dominonin shtëpinë e madhe të kryeparlamentarit. Por në bibliotekën e Krasniqit, kamera e RTK-së ka fokusuar edhe një foto relativisht të madhe të Enver Hoxhës, e ngjitur me të ishte fotoja e Ismail Kadaresë dhe më pas vijonin disa gravura të tjera.

Pyetjes së gazetares Delfina Krasniqi, lidhur me foton e Enver Hoxhës në bibliotekën e tij, kryeparlamentari Krasniqi i është përgjigjur se “ishte një dhuratë”, por megjithatë ai ka vijuar rreth kësaj pyetjekur i ka deklaruar gazetares së RTK-së se: “nuk kishte pasur kohë për të sistemuar këtë pjesë të bibliotekës”. Ndërkohë që Kryetari i Parlamentit të Kosovës ka pohuar se ai është mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe pushimet i kryen gjithmonë në Shqipëri dhe vetëm në qytetin e Durrësit. Jakup Krasniqi ka qenë i vetmi politikan që përfaqëson partitë e mëdha në Kosovë që është deklaruar për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por më pas ka ndërruar mendje. 

Në një takim përkujtimortë zhvilluar në Kukës për nder të Tahir Sinanit nga Tropoja , ish- komandant i Zonës OperativetëPashtrikut, Jakup Krasniqi, që asokohe mbante vetëm postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, së bashku me deputetin e BDI-së në Maqedoni, Fazli Veliun janë deklaruar për bashkim të Kosovës me Shqipërinë." Gjatë gjithë historisë ne kemi pasur të drejtë, por kjo e drejtë nuk na mjaftoi që as të ishim bashkë, as të ishim të lirë. 

Një pjesë të madhe të kësaj drejtësie e fituam me luftrat çlirimtareqë zhvilluam, porende nuk është realizuar ëndrra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe edëshmorëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.Pengesat që po i vihen Kosovës për pavarësinë e saj thërrasin shqiptarët kudo që janë që të mendojnë për fatin e ardhshëm të shqiptarëve, për pozicionin e ri që duhet të kenë ato në histori. Zëri i atdheut thërret gjithë ata shqiptarë që merren me politikë dhe që kanë përgjegjësi politike që të mendojnë për të gjithë hapësirën kombëtare dhe jo vetëm për pjesë të veçanta të saj"-deklaroi një vit më parë Jakup Krasniqi. 

Por më pas Krasniqi ka ndërruar mendje. Pyetjes së gazetarëve lidhur me pikëpamjet e tij për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, Krasniqi i është përgjigjur:” edhe unë kam të drejtë të ndryshoj mendje”. Ndërkohë, në Kosovë vazhdon të nderohet ende figura e Enver Hoxhës.Vitin e kaluar ka qenë qyteti i Deçanit ai që ka nderuar ish-diktatorin komunist të Shqipërisë në 99 vjetorin e lindjes, kuoratorët që e kanë marrë fjalën para fansave të ekzaltuar të Enver Hoxhës e kanë cilësuar atë si “kapedanin më të madh të historisë shqiptare”.

Ndërkohë që qyteti i Ferizajve në Kosovë ka nderuar tre herë radhazi , ish -diktatorin komunist Enver Hoxha. Madje në 21 vjetorin e vdekjes së tij në prill të vitit 2006 , nostalgjikët e Enver Hoxhës në Ferizaj kanë vendosur një pllakatë në njërin nga sheshet e këtij qyteti, ndërkohë që autoritetet vendore të këtij qyteti e kanë cilësuar si të dhunshëm dhe antiligjor vendosjen e kësaj pllakate.Komiteti Organizator për vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës i ngritur prej kohësh në qytetin e Ferizajt kishte ndërmarrë në vitin 2005 një nismë që një objekti,rruge apo sheshi në qytetin e Ferizajve t’i jepet emrii Enver Hoxhës ku ishin mbledhur rreth 500 firma nga qytetarët dhe i janë paraqitur Kuvendit Komunal për të vendosur, por kuvendi nuk e ka shqyrtuar këtë kërkesë. 



Gazeta Shekulli

Njeriu në burrëri duhet të jetë burr - fatkeqsisht "kryeparlamentari" u tregua qyqe !
Të jeshë burr nuk mjaftojnë vetëm vitet(mosha) e burrërisë !
Bashkimi kombëtar me qyqe nuk bëhet dhe mos e dhjashtë zoti të bëhet me ta se do të quhej Bashkim"qyqesh" !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunari
Fillestar/e
Fillestar/e
katunari


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 52
Vendi : kosovë
Registration date : 29/09/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 01, 2008 2:29 pm

Politikuajt jam mjerimi i popullit ju kerkoj falje disave nga ta edhe pse jan pak qe meritojn kerkim faljen.
Prej se jam ba me dit diq dhe kam mesu me lexu e di se populli jon qdo her per te drejtat e veta ka luftu dhe luftrat i kemi fitu,po ateher kur nje grumbull njezeve qe ju kemi besu dhe bajagi i kemi votu athere kombin ton e kan shkatrru dhe vetem per qeshtje personale kan punu e kombin e kan harru.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 01, 2008 2:47 pm

Bill Klinton Very Happy

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 47
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyMon Oct 06, 2008 9:20 am

Jozafina Topalli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyMon Oct 06, 2008 9:21 am

Luki, e hengre!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyMon Oct 06, 2008 9:32 am

O nese jeni te kenaqur me keta politikane, na mori Lumi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyMon Oct 06, 2008 9:38 am

Biligoa e nerume mase te kenaq jemi jemi fry deri ne fyt.

Mos mendoni se shqyptaria ka mbete shkrete sjan te gjithe burrat shqypetar si pulitikajt qe i kemi prezent , nai ka imponua koha dhe rrethanat.
ka burra shqypetaria, Rufi osmani ashete nji nder djemet shqypetar qe populli jon muned te mbaje shpres per shqypetarizem.


Keto te tashemit Zoti i marrofet e dreqi i marret prej te am i vogeli aliu e deri te matrapazi ma i madhi nanosi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyMon Oct 06, 2008 1:12 pm

Luki shkruajti:
Jozafina Topalli
gjithashtu luki te bashkangjitem JOZOFINA TOPPALI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 2:56 am

Kryeministri, njëri nga ata

Nga Mero Baze

Dëgjova kryeministrin që përgjigjej dje në Kuvendin e Shqipërisë për Damir Fazlliçin. Fliste, qeshte, kërcënonte dhe mbronte një mafioz.
Nuk dihej pse fliste, kur nuk kishte për të thënë asgjë kundër akuzave që iu bënë publikisht. Nuk dihej pse qeshte, kur aty s’kishte asgjë për të qeshur; vajza e tij akuzohej se kishte pastruar 1milion e 750 mijë euro. Nuk dihej pse kërcënonte, kur ai është njeriu më i kërcënuar në gjithë këtë histori. E vetmja gjë e justifikuar ishte që mbronte Damir Fazlliçin. Kjo tregon shkallën e lirisë së tij nga mafia.
Por nuk dua t’i ngjaj Lulëzim Bashës në këto rreshta. Thjesht dua të nënvizoj një dimension të ri të daljes publike të kryeministrit. Ai tha një gjë shumë të rëndë, që çdokush që mund ta thotë në botë, shkon në pranga. Ai tha se ka fakte, kaseta, dokumente dhe dosje që implikojnë kundërshtarë të tij ose ish-politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri. Tha qartë që “i kam”. E përsëris, tha që “i kam” dhe nëse parlamenti i kërkonte dorëheqjen, ai mund t’i nxjerrë ato.
Ky në të vërtetë është një lajm i madh, që i kalon të gjitha lajmet. Kot lodhemi të gjurmojmë mafian, nëse kryeministri e njeh. Kot lodhemi të futemi në rrugicat e pista të Damir Fazlliçit, kur gjithë gjërat i di Sali Berisha. Kot i kërkojmë Ina Ramës të fillojë hetimet për Fazlliçin, kur kryeministri e pranon atë publikisht si mik dhe deklaron se ka dosjen e mafies shqiptare, me të cilën mbaka peng politikën shqiptare.
Dje, kryeministri na dha një lajm të madh, të pabesueshëm, por të rëndë për nga pesha. Na tha të mos e ngacmojmë, se do të denoncojë mafian. Duke thënë këtë, do të thotë se të gjithë ata që e sulmojnë janë mafiozë si ai, ndaj është më mirë të mos hapen letrat.
Kjo është një ngjarje e rëndë politike, që duhet mbajtur shënim. Është më e rëndë se spoti antikorrupsion që thotë denonconi tek unë dhe jo te drejtësia. Ne paskemi një dëshmitar të munguar për drejtësinë shqiptare që paska filmime, dokumente dhe dosje, të cilat dëshmojnë inkriminimin e kundërshtarëve të tij.
Zoti kryeministër, nëse dje në seancë ishe vërtet i qetë, vërtet i relaksuar, ngaqë buzëqeshje, vërtet i vetëdijshëm për ato që thoshe, atëherë mos vono asnjë minutë. Pa të kërkuar askush votëbesimin apo mosbesimin, dil e tregoju shqiptarëve mafian. Ata kanë vite që po e presin këtë ditë. Kanë që nga 3 korriku i 2005 që të presin ty t’ua tregosh. Shumë klientë të mafies i bëre miq të djalit dhe vajzës. Delijorgjin, Taçin dhe të tjerë, që i akuzoje për mafiozë, i ke të parët e shtëpisë. Të tjerë, që i akuzoje për Klanin e Zemunit, i harrove, kurse njeriun real të Klanit të Zemunit, Damir Fazlliç, kërkon të na e imponosh si kryeprokuror të Shqipërisë.
Zoti kryeministër, dil dhe trego mafian. Pasi ta tregosh, shko urgjent tek Ina Rama, Silvia Konti e drejtësisë shqiptare, siç vetë e ke quajtur dhe eja të të mbështesim ta rrëzosh atë. Mos vono asnjë orë dhe asnjë minutë. Është vonë për orën tënde të së vërtetës, por më mirë vonë se kurrë.
Por, zoti kryeministër, mos e bë atë gabim që bëre. Mos kërcëno se do të denoncosh mafian, po të kërkuan mocion mosbesimi. Nuk je kryeministër nga pakti me mafian, por nga pakti me shqiptarët. U ke thënë atyre do luftosh mafian dhe duhet ta luftosh. Askush nuk të ka votuar më 2005, që të marrësh dosjet e mafies dhe të mbash peng kundërshtarët e tu. Ishte e trishtueshme e diela në Tiranë, kur media akuzonte vajzën tënde për pastrim parash dhe opozita lavdëronte Xhuvelin për pastrim ajri. Është e zymtë jeta në këtë vend, kur kryeministri qesh…qesh…qesh në mënyrë të frikshme, duke thënë, mes të qeshurave, se “kam dosje mafiozësh, prandaj mos më ngacmoni”.
Zoti kryeministër, nëse ke qenë i përgjegjshëm kur fole dje në Kuvend, sot duhet ta nisësh ditën e punës te zyra e Ina Ramës dhe më pas në konferencë për shtyp. Të na thuash a je trim ta denoncosh mafian, apo do të vazhdosh të ruash paktin me të. Nuk e dinim këtë pakt, por vetë na e the dje në Kuvend. Na the “mos më ngacmoni, se do hap dosjet e krimit.” Hapi një orë e më parë. Mos u sill me to si me dosjet e Sigurimit të Shtetit që nuk i hape kurrë vetëm nga dëshira për të përdorur spiunët. Tani, njësoj si atëherë, kërcënon për të përdorur për interesa të tua dhe familjes tënde kriminelët dhe trafikantët. Jepi fund paktit me ta dhe ktheju paktit që ke bërë me shqiptarët. Ndryshe, pas disa vitesh, do të jesh një prej atyre, madje më i madhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 2:57 am

Fazlliç: Jam krenar që jam mik i Sali Berishës

Nga top-channel.tv

Damir Fazlliç, biznesmeni i shumëpërfolur boshnjak, thyen heshtjen. Në të parën intervistë, në dhjetë vitet e fundit, mohon gjithçka që është shkruar për të deri më tani. E cilëson median në Ballkan si të tërbuar, madje shumë të tërbuar kohët e fundit, saqë çdo gazetar që i kërkon intervistë, e refuzon menjëherë.
Pas një pritjeje për më shumë se gjashtë orësh përpara shtëpisë ku banon, në veri të Londrës, në një lagje të pasurish, shfaqet Fazlliç me një telefon në dorë, duke folur në serbisht. Më i dobët në paraqitje se ç’duket në fotot që qarkullojnë në media, i veshur thjesht si për një ditë me shi, Fazlliç duket i qetë.
Fillimisht refuzon të flasë, duke drejtuar gishtin nga një botues i një të përditshmeje në Tiranë si strumbullari i të gjithë kësaj “bad press”, publiciteti të keq, në adresë të tij.
Pasi biem dakord që intervista do të jetë vetëm për atë pjesë që ka të bëjë me arrestimin në Bosnjë, biznesmeni më i përfolur për momentin në Ballkan pranon të flasë.
Improvizojmë një intervistë të shpejtë në hollin e apartamentit luksoz ku banonte.
Përmes kësaj interviste për “Top Channel” ai rrëfen nga Londra për ndalimin e bujshëm të së premtes, bizneset në Shqipëri, madje nuk kursehet të komentojë lidhjet e tij miqësore me kryeministrin, Sali Berisha.
Përpara intervistës, Fazlliç që flet me një aksent amerikan, fillimisht pranon të intervistohet vetëm me një kusht, që të flasë për atë pjesë të zhurmshme që ka të bëjë me ndalimin në Bosnjë.
Por më pas, me një qetësi absolute, nuk refuzon t’i përgjigjet një mori pyetjesh të tjera, duke hedhur një dritë të zbehtë rreth aktiviteteve në Tiranë. Megjithatë, Fazlliç mbetet njeriu që mbart shumë mistere, më të mëdha se 33 vite të moshës që mban mbi supe.
Që në fillim, kur e pyesim, nëse ai është arrestuar të premten e shkuar në Bosnjë dhe më pas është lënë i lirë, Fazlliç jep një përgjigje të prerë:


“Jo, jo, kurrë nuk jam arrestuar gjatë jetës sime në asnjë vend. Ne jemi në Londër dhe unë nuk jam në qeli në Bosnjë. Di që shumë gazeta shqiptare e kanë raportuar një lajm të tillë. Pse e kanë bërë? Këtë nuk e di përse”.


Në fakt, ai e ka të qartë se nga buron ky agresivitet i medias në të tilla rate, si në vendin e origjinës, apo edhe së fundi në Shqipëri. Megjithatë, ngulmoj në faktin se ai, në mos arrestuar, të jetë ndaluar nga policia boshnjake. Më duhet ta ripyes, duke ndërtuar një fjali ndryshe.


Disa pamje të transmetuara në televizionet e Bosnjës, ju tregojnë ju të rrethuar nga policë. Si e shpjegoni një gjë të tillë?


“Unë nuk i kam parë këto filmime”, - përgjigjet në mënyrë të prerë, duke mohuar kështu një ngjarje të tillë, përcjellë me bujë nga shumë televizione apo agjenci lajmesh në Ballkan.


Ardhja në Londër menjëherë pas ndalimit në Bosnjë ngre një sërë pikëpyetjesh. Përse zgjodhi këtë vend dhe nuk shkoi në Uashington, ku shpenzon të shumtën e kohës?
Kjo ardhje mund të shërbejë si një tjetër argument për hamendësimet apo ata që besojnë idetë konspirative, se Fazlliç është i rekrutuar nga shërbimet sekrete britanike, siç edhe është aluduar në mediat boshnjake.
Megjithëse ka pak ditë në Londër dhe nuk ka dyshim se e mban mend datën kur ka ardhur në Angli, Fazlliç jep këtë përgjigje:
“Tri apo katër ditë”, - pohon ai, - duke ndaluar dhe hedhur shikimin nga kamera që do filmonte bisedën.
Duke parë që ai me çdo kusht kërkon të më bindë se nuk është arrestuar, e pyes përsëri.


Pra, në mënyrë kategorike ju mohoni të jeni arrestuar?


“Siç ju thashë, asnjëherë në jetën time”, - deklaron ai ftohtë, duke treguari qartë se çdo lloj pyetje që do të pasonte, kishte për të marrë të njëjtën përgjigje.


Një prej pikave më të debatueshme të aktivitetit në Shqipëri të Damir Fazlliç është ndërtimi i disa kompanive fantazmë, të cilat nuk kanë patur asete, por, siç vërtetohet nga një akt shitjeje, rezulton të jetë shitur 1 milion e 700 mijë euro.
Por sa është numri kompanive të regjistruara në Shqipëri që kanë pronësinë e Fazlliç?
Një përgjigje nga vetë ai do të ndihmonte shumë për të patur një panoramë reale të investimeve që ka në Tiranë.


“Nuk e mbaj mend sesa kompani kam. Ajo që mund të pohoj është se unë jam një investues në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka shumë, shumë potenciale të frytshme për të investuar. Ju keni një qeveri largpamëse. Po, unë jam një investitor aktiv në Tiranë”


Nga deputetë të opozitës apo në media shpeshherë kohët e fundit është lakuar emri i Mihal Delijorgjit si një njeri që ka patur lidhje me karizmatikun Fazlliç, njohur ndryshe si super-sekseri i Ballkanit. Sipas tij, emri i Delijorgjit është i panjohur për të.


“Është hera e parë që e dëgjoj një emër të tillë”, - thotë Fazlliç, kur e pyes, nëse e kishte njohur apo bashkëpunuar me Delijorgjin përpara arrestimit të këtij të fundit.


Siç është raportuar në mediat shqiptare masivisht ditët e fundit, Erion Isufi është një tjetër personazh i lidhur ngushtë me bizneset e Damir Fazlliç në Tiranë. Nga dokumentet zyrtare figuron se Isufi, kunati i ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, të jetë administrator i të paktën tri bizneseve. Besohet se Fazlliç e ka larguar atë nga puna. Por ky i fundit jep një tjetër variant të kësaj ngjarjeje.


“Unë nuk e kam hequr zotin Isufi nga puna. Ai ka shkuar të merret me bizneset e tij private. E shikoj atë si një djalë të ri me potenciale”.


Zoti Isufi ishte menaxher apo partner në bizneset tuaja?


“Ai ka menaxhuar vetëm një prej bizneseve të mia”.


Fazlliç shquhet për lidhjet e tij me politikanë në të gjithë Ballkanin, gjë e cila padyshim është çelësi i suksesit në bizneset apo ndërmjetësimet mjeshtërore që mbajnë firmën tij. Shqipëria nuk bën përjashtim.
Shpeshherë, përpara dhe pas ardhjes së demokratëve në pushtet, Fazlliç është ulur në një tavolinë me kryeministrin Berisha, sikurse mund ta kenë bërë edhe biznesmenë të tjerë ndërkombëtarë. Njohës të mirë të marrëdhënieve Berisha-Fazlliç pohojnë se mes tyre kjo miqësi mbetet në nivele të larta, ashtu si edhe vetë Fazlliç e pohon me gojën e tij.


“Jam krenar të konsideroj zotin Berisha si një nga miqtë e mi”, - deklaron ai, kur i drejtoj pyetjen: Si shkon miqësia me kryeministrin e vendit?


A do të thotë ta pasurit miqësi me zotin Berisha, avantazhe në bizneset e tij në Shqipëri?


“Nuk më duhet të jem mik me zotin Berisha për të patur avantazhe në biznes. Unë mendoj se ligjet në Shqipëri, të hartuara nga qeveria, janë të mjaftueshme për cilindo investitor të huaj, për të zhvilluar një biznes pa qenë mik me kryeministrin apo ministra të tjerë”.


Përgjigjet e Damirit, kur e pyet për kryeministrin Berisha janë më të gjata se të gjitha pyetjet e mëparshme të marra së bashku.


Por, kur janë takuar për herë fundit dy miqtë Berisha-Fazlliç?


“Si investitor, një vit apo nëntë muaj më parë, kur ne prezantuam te qeveria një projekt tonin”, - përgjigjet ai.


Nuk do të kishte kuptim, nëse kjo intervistë me Fazlliç do të përfundonte pa e pyetur rreth shitjes së njërës prej pesë kompanive që ka në Shqipëri, e quajtur “Crown Acquisitions”, një kompanie në Qipro. Pavarësisht se ekziston një akt shitjeje me vlerë 1 milion e 700 mijë euro, Fazlliç e mohon një shitje të tillë. Përgjigjet me tri fjalë.


“Nuk është e vërtetë”, - dhe vetëm kaq.


Si është mundur që thoni ‘s’është e vërtetë’, kur ka dokumente të firmosura nga avokatja Flutura Kola, të cilat tregojnë se e keni shitur këtë kompani?


“Unë ju tregova në fillim. Nuk kam ndërmend t'ju tregoj detaje, pasi pastaj do të më duhen gjashtë orë të bisedoj rreth gënjeshtrave që njerëz si Mero Baze kanë shkruar. E vetmja gjë e vërtetë e shkruar është emri im, të tjerat janë gënjeshtra”.


Damir Fazlliç nuk pranon t’i përgjigjet pyetjeve të tjera, por premton se në një kohë të përshtatshme do të jetë i gatshëm të flasë përsëri.


“Do të rishikohemi së shpejti. Ju premtoj t'ju jap një intervistë të gjatë, me një kusht që fjalët e mia mos të ndryshojnë”, - premton Fazlliç, i cili lë të kuptojë se beson më shumë një gazetar shqiptar sesa ata në vendin e origjinës, të cilët i kanë hapur jo pak telashe me shkrimet e tyre investigative.


Pavarësisht kësaj, Fazlliç, nëse do të vihet përsëri përballë mikrofonit të “Top-Channel”, zor se do ta ketë të lehtë të gjejë përgjigje bindëse ose do të vazhdojë të japë përgjigje mohuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 3:08 am


Berisha e Fazllic: Jemi miq, e kemi per nder




Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.




Shekulli Online
Hene, 06 Tetor 2008 21:39:00



Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga nje destinacion qe identifikohet si Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.

Ne nje kontakt me nje korrespodent te medias shqiptare ne Londer, Fazllic, ka thene se "lajmet e perhapura per te ne Tirane" jane shpifje, por nuk ka pranuar te komentoje arrestimin dhe akuzat e ngritura per te nga prokuroria ne Bosnje.

Fazllic ka shtuar ne te njejtin prononcim se "e ka per nder qe eshte miku i Berishes"

Po kaq i nderuar dhe i betuar ne miqesi eshte shfaqur po sot kryeministri i vendit. Ne sallen e Parlamentit, ku ishte thirrur nje interpelance nga opozita, me tonet e tij te zakonshme euforike, Berisha ka thene qe "e ka per nder qe eshte miku i Fazllic" dhe se eshte gati te shkoj ne mocion per te dhe se "duhet te pergatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vendi".

Fazllic akuzohet nga Prokuroria e vendit te tij, per pastrim parash, trafik armesh dhe nje sere akuzash te tjera, nderkohe qe nga Tirana ai ka bere transferta dhe shitje kompanish fantazme me forma noteriale prane familjes se kryeministrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 3:58 am

Këtë që e ceku i nderuari Petrit sa i përket deklaratës së kryeministrit Berisha sapo e ndëgjova në lajmet e TVSH-së.

Pos tjerash edhe në këtë rast ky bashkpuntor i serbisë dhe trafikant i armëve nuk la pa etiketuar Enver Hoxhën dhe bashkshortën e tij.

A ka më deklarat bindëse që të kuptojë populli se Sali Berisha është një antikombëtar i hapur i cili tregon hapur se bashkpunon me kriminelët e vendeve të tjera në rajon për qëllime të caktuara dhe përfitime personale familjare.
Prandaj edhe nuk duhet të na habitin edhe deklaratat e tija kundër Enver Hoxhës i cili tërë jetën luftoi kriminelët të mos e sjellin Shqipërinë në një gjendje të tillë çfare sotë është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 4:03 am


  • Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Rufi11
http://gazetajava.com/artman/publish/article_958.shtmlRUFI OSMANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 4:13 am

petritkola shkruajti:

Berisha e Fazllic: Jemi miq, e kemi per nder




Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.




Shekulli Online
Hene, 06 Tetor 2008 21:39:00



Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga nje destinacion qe identifikohet si Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.

Ne nje kontakt me nje korrespodent te medias shqiptare ne Londer, Fazllic, ka thene se "lajmet e perhapura per te ne Tirane" jane shpifje, por nuk ka pranuar te komentoje arrestimin dhe akuzat e ngritura per te nga prokuroria ne Bosnje.

Fazllic ka shtuar ne te njejtin prononcim se "e ka per nder qe eshte miku i Berishes"

Po kaq i nderuar dhe i betuar ne miqesi eshte shfaqur po sot kryeministri i vendit. Ne sallen e Parlamentit, ku ishte thirrur nje interpelance nga opozita, me tonet e tij te zakonshme euforike, Berisha ka thene qe "e ka per nder qe eshte miku i Fazllic" dhe se eshte gati te shkoj ne mocion per te dhe se "duhet te pergatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vendi".

Fazllic akuzohet nga Prokuroria e vendit te tij, per pastrim parash, trafik armesh dhe nje sere akuzash te tjera, nderkohe qe nga Tirana ai ka bere transferta dhe shitje kompanish fantazme me forma noteriale prane familjes se kryeministrit.
 Arrestohet, Damir Fazlliç konsulenti i Sali Berishështtp://www.beepworld.de/signup.html?utm_source=errorpages&utm_medium=Textlink&utm_campaign=Beepworld%2Berrorpages
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 4:16 am

biligoa shkruajti:

  • Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Rufi11
http://gazetajava.com/artman/publish/article_958.shtmlRUFI OSMANI
e riprovoj edhe nje here videon 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ademi85
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar


Male
Numri i postimeve : 316
Age : 39
Vendi : StreetGameZerIstogCity
Registration date : 14/09/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 5:40 am

Ibrahim Rugova

Nexhat Daci

Sali Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 6:19 am

Ademi85 shkruajti:
Ibrahim Rugova

Nexhat Daci

Sali Berisha
Po te te udheheqen ti i vdekuri O Ademoooooooooooooooooo ! Subhanalla ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ademi85
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar


Male
Numri i postimeve : 316
Age : 39
Vendi : StreetGameZerIstogCity
Registration date : 14/09/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 1:51 pm

biligoa shkruajti:
Ademi85 shkruajti:
Ibrahim Rugova

Nexhat Daci

Sali Berisha
Po te te udheheqen ti i vdekuri O Ademoooooooooooooooooo ! Subhanalla ?
njerzit e medhenj asnjeher nuk vdesin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 4:40 pm

robert mukabe....hehehe...
BAMIR TOPI DHE NEXHAT DACI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyTue Oct 07, 2008 4:45 pm

une nuk kuptoj a po keta qe shkruajn ketu per sali berishen kishe me fakte..ekziston tema per sali berishen andaj mos u futuni vend e pa vend ketu eshte vetem dy fjal per politikanin qe ti e pelqen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 EmptyWed Oct 08, 2008 4:58 am

Tre mashtrues në një varkë, pa llogaritur avokaten

Nga Mero Baze

I pari foli Fazlliç. Miliona njerëz shihnin imazhet e tij, i arrestuar mes policëve, ndërsa zëdhënësi i policisë së Bosnjës thotë se u arrestua dhe po hetohet për mashtrime financiare dhe trafik armësh. Ai i qetë, pa iu dridhur syri dhe pa bërë ende dush nga rruga e gjatë prej qelisë në shtëpinë e tij të dytë në Londër, thoshte se “nuk jam arrestuar”, se “nuk kam shitur firmë në Qipro” dhe se “gjithçka është shpifje”. I dyti foli Lulëzim Basha, i cili mohoi se kunati i tij është administratori i gjithë firmave që ka themeluar Fazlliç në Shqipëri, derisa i ka shitur. E kam akuzuar qartë për një rast për mitmarrje, duke i përmendur katër dëshmitarë. Pa iu dridhur syri, me një hartim të shëmtuar bën sikur s’ka ndodhur gjë dhe ikën. I treti foli kunati i tij, por ky me e-mail. Për të treguar se dhe ky po përgënjeshtron, thotë që nuk është ortak me Fazlliçin, ndërkohë që gjithë shtypi i ka thënë që je administratori që ke themeluar firmat e Fazlliçit.
Të tre mashtruesit publikë janë të rrezikuar të mbyten, se i kanë hipur së njëjtës varkë, e cila nuk i mban dot. Dhe, duke mashtruar që të tre për të shtyrë një ditë më tutje betejën, kanë rrezikuar realisht një avokate ndoshta të pafajshme, e vetmja që ka bërë punën që i kanë thënë. Ajo quhet Flutura Kola dhe është bashkëpronare në studion që ka blerë së bashku me Argita Berishën. Nëse këto që thotë Fazlliç janë të vërteta, atëherë Flutura Kola duhet të arrestohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Ajo ka marrë pëlqimin e Fazlliçit për shitjen e kompanisë që në maj të vitit 2007, ka shkuar në Qipro, ka marrë prokurën e përfaqësimit të tyre në Tiranë, ka blerë kompaninë fantazmë të Fazlliçit, e ka riregjistruar me vendim të gjyqtares në Tiranë dhe e ka depozituar në QKR. Dokumentet janë të gjitha aty. Tani duhet të dënohet ose Fazlliç, ose Flutura Kola.
Zoti Basha, i cili e ka dimension natyral të tij gënjeshtrën, thotë se asnjë familjar i tij nuk ka lidhje me Fazlliçin. Në fakt, njeriu që ka kryelidhje me Fazlliçin është Lulëzim Basha. Dua t’i kujtoj se fituesi i tenderit të rrugës Milot-Rrëshen, që formalisht është një kompani sllovene, është ndërmjetësuar nga një prej ortakëve të Fazlliçit në kompanitë e basteve sportive që drejtoheshin në atë kohë prej kunatit të tij. Se sa e quan familjar kunatin e tij Lulëzim Basha, këtë e di çdo njeri që njeh Lulëzim Bashën. I vetmi fat që ka kunati i tij, është se askush nuk është bërë familjar me emrin e tij, Erion Isufi, pasi të gjithë i thërrasin “kunati i Lul Bashës”, si dikur kunati i shokut Xhemal.
Së treti, doli e mashtroi dhe vetë kunati. Ky i fundit nuk di të bëjë ndonjë punë tjetër veç kësaj, kështu që nuk ia vlen t’i komentojmë gënjeshtrat e tij. Është mirë që këta njerëz këto deklarata t’i bëjnë para drejtësisë, nëse ajo i thërret. Fazlliç të pranojë që nuk është ndaluar dhe nuk ka shoqëri, Basha të pranojë që nuk e ka kunat Erion Isufin dhe ky i fundit të pranojë që nuk ka administruar firmat e Fazlliçit. Pas kësaj e kemi më të lehtë. Nën akuzë pas kësaj kalojnë avokatet e firmës ‘Kola’ dhe firmës ‘Malltezi’, që kanë qenë gjithmonë të angazhuara për punët e Fazlliçit.
Kjo për opinionin publik është më interesante se sa të thirren në prokurori tre mashtruesit e mësipërm. Këta nuk kanë ndonjë vlerë më për opinionin, pasi, kur dikush të shikon dhe me pranga, dhe të lirë dhe ti i thua s’jam arrestuar kurrë, nuk ka ç’të besojë më. As kur të thotë tjetri që ti ke vjedhur me dëshmitarë dhe ti flet kodra pas bregut për “trumbeta beteje”, nuk ka ç’të thotë më, veçse të të vajtojë për lajthitje. Të tre këta mashtrues janë në një varkë mes valëve që rrezikon të mbytet. Në përpjekje për të shpëtuar, këta duan të mbysin atë që ka më pak faj, atë që ka noterizuar fajin e tyre, avokaten Flutura Kola. Kam frikë se ajo di të mbrohet më mirë se këta, se në fund të fundit ajo nuk ka bërë asnjë krim. Thjesht ka bërë punë e avokates në një proces të pistë, për të cilin ajo nuk ka shkelur asnjë ligj, pasi ende nuk na ka thënë që Fazlliç nuk e ka shitur kompaninë në Qipro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 15 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??
Mbrapsht në krye 
Faqja 15 e 33Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 24 ... 33  Next
 Similar topics
-
» Cili instrument ju pelqen me se shumti? Dhe pse?
» Si duhet te jete nje politikan/e i/e mire per Shqiptaret ??
» O JU POLITIKAN MENDONI NJIHER E PERGJITHMON PER KET POPULL
» Çfar duhet te beje nje politikan qe ta duan shqiptaret?
» lexo gazeten EXPRESS shum me rendesi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: