Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??

Shko poshtë 
+120
......
rrimtaf
agim__barja
haxhiu
Delia
xhiti
Labinot Drenica
arberia
xhema
Ramizi
Driniiiii
socratus
detektivi
an-di
tonche
laloni
klodian
Dritoni
PeriiKeputur
Muja e Halili
Hamitmatjani
tornado
Tigrina
ngadhenjimi
Liisi
dezertori
egzona-
Eva0506
L1ndush3
kercova
feratkoca
mentori
Veneta
Kushtrimi86
el43
Fjona
katunariplak
Luki
katunari
nikchee
che
Parapsikologu
buqe
Pirro i Epirit
zeriatdheut
stabili
Ademi85
Kasper
prishtinalia uk
Ago Muji
njomeza
Ibrahim Rugova
Martina
istogalia
njonidrenica
Çlirimi
anila
Ali Baba Tepelena
Arizona
morena
lilu
elisa
murturi
beri
voglushja
idol
rolling
besim78
echo
Mergimtari
Driola
luan mreti
eri M
meti1986
MUHAMETII
fi2a1
rroni
Urata
agim barja
nardlushnja
loredana
Lanetja
fati
Guximi
interesant
Mysafir
nadi
tom sojer
Xili
feneri
Lavdi
Orfe@
drit98
xhavo_
shkodrani_1
Ballistet
Ani
ai
xhevdeti
dibran
schumi
NetSerseri
shaban cakolli
meli
genta
BUKUROSHI
shpendi
azzurra
E_Bukura
perparimi
Riki30
Beton
Leka i Madh
kingXa
Sy kaltri
Sofra
petritkola
Kosovarja
silvi
Anna
124 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 21 ... 33  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyTue Jul 08, 2008 1:52 pm

Politikanet e mij akoma nuk jane ne pushtet. Prof. pellumb Pilinci i Partise Shpresa Demkrate me pelqente. I ka thene gjerat hapur i ka ne program. Ka edhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 09, 2008 12:09 am

Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin
08 July, 2008 05:14:00 Ilir Saqellari
Germezoni:
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, - deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: “Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë”, - thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndërkaq, ky komision dëgjoi sot relatorët Arben Isaraj (PS) dhe Aldo Bumçi (PD), të caktuar për të shqyrtuar tre propozimet dhe për të hartuar një propozim integral të tyre. Si Bumçi, ashtu edhe Isaraj kishin mjaft kritika për projektligjet. Isaraj u kërkoi të tre propozuesve të tërhiqnin nismat e tyre, çka u kundërshtua nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili kërkoi që të miratohej propozimi i tij e të rrëzoheshin ata të PD-së e PS-së. Në krahun tjetër, komisioni nuk pranoi të shqyrtonte që dje propozimin individual të depozituar tashmë nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ndonëse atë e ka ngarkuar për hartimin e ligjit, kryeministri Sali Berisha. Siç tha kreu i komisionit, Fatos Beja, ende ky komision nuk ishte njohur me projektligjin, ndërsa saktësoi se kushdo mund të sjellë propozime, të cilët mund të merren në konsideratë, por projektligjin e integruar mund ta bëjë vetëm Komisioni i Ligjeve. Kundër dëgjimit të Biberajt ishte edhe një tjetër deputet i PD-së, Ramiz Çobaj, që e cilësoi si në kundërshti me procedurat dëgjimin e deputetit Biberaj. Nga ana e opozitës, kjo u pa si një tjetër përplasje e brendshme në PD. Komisioni do të diskutojë sërish në mbledhjen e radhës lidhur me mënyrën sesi do të procedohet më tej, për të përmbushur misionin e hartimit dhe miratimit të këtij projektligji brenda muajit korrik. saqellari@korrieri.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 09, 2008 1:29 am

Asnje.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 09, 2008 4:43 am

Politikanet e mij dhe Une akoma nuk jemi ne pushtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptySun Jul 13, 2008 3:26 am

Zoti Edi Rama, A ishte marveshja juaj me zotin Sali Berisha per ndryshimin e Kushtetutes nje zabtim urdheri i sherbimeve sekrete greke dhe serbe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 16, 2008 4:53 pm

Skender Hyseni Laughing Laughing Laughing cheers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 16, 2008 6:15 pm

Ma ha mendja qe "peshqit e medhenj" i kane pastruar dosjet e tyre prej kohesh. Me shume eshte zhurme e tym si edhe per te trembur ndonje te ri.

Dhe cdo parti ka kompletin e vet te dosjeve, origjinale.

Do luftojne dosjet dhe populli duhet te veje kundragaz atje ku po fle me te gerhitur me mullen jashte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 16, 2008 6:49 pm

mua me pelqen eqrem kyryeziu Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow Arrow
Mbrapsht në krye Shko poshtë
elisa
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
elisa


Numri i postimeve : 2298
Registration date : 10/07/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyThu Jul 17, 2008 11:31 am

asnjo hiq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lilu
Moderator
Moderator
lilu


Female
Numri i postimeve : 2153
Age : 45
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : agjente shitjesh
Registration date : 07/07/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyThu Jul 17, 2008 4:40 pm

kjo esht nje pyetje e veshtire per tu pergjigjur, sepse nuk ke kujt ti vesh gishtin, te gjithe njesoj jane sa pa hipur ne pushtet dhe jane njesoj kur hipin ne pushtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
morena
Anëtar
Anëtar
morena


Numri i postimeve : 298
Registration date : 21/03/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyThu Jul 17, 2008 4:52 pm

Nuk njof asnje se as ata nuk njofin popullin ,pra vetem per karriken luftojn !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyFri Jul 25, 2008 12:35 am

Gjyshi i Genci Pollos ka vrarë shqiptar ne Jug për llogari te grekut.
Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit.
Genci Pollo beri harten dhe Vloren ja dha Greqise.

Cila është arsyeja qe ai do të bëhet zv.kryeministër?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyFri Jul 25, 2008 12:57 am

zemra e Kosoves Gjarpri
Hashim Thaçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyFri Jul 25, 2008 5:26 am

Mishel
Gjinia:

Si e komentoni "gjuhën" qe Berisha perdori ndaj deputetit Taulant Balla?
« Përgjigjja #41 më: 25-07-2008, 02:20:43 »

--------------------------------------------------------------------------------
Nga një z.rexhep lexova qe na tregonte për një familje model e qe na ishte ajo e saliut! thjesht do e pyesja këtë zoterine çfarë ka ne mendje tek quan model një familje plehrash si e sali beut? kur i biri martohet me kusheriren e dytë! ky është moral apo nder? kur e bija pjell fëmijë me bashat? ky quhet moral e nder? këto janë fakte e i di një Tiranë e tërë. motra e taulantit është 21 vjeçe dhe nëse sh...dhehet moteleve mirë e bën! po e bija e sales qe ja mban i jati nën sqetull dashnorin ku e merr racionin e saj?pika juve qe mbroni maskarej si i lartpermenduri! përfundimisht vertetoi se përveç se nuk është politikan nuk është njeri! dhe atë buxhetin e tij te ndyre ta marri e ta shtej nenvedi. njeri zgeqe ja ceshte!


Marre nga ZeriYt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyFri Jul 25, 2008 3:06 pm

Berisha-Rama, "takim historik" në Pezë

Grada e perdoruesve-ve: / 2
I varferI mire
Thursday, 24 July 2008
Nga Përparim HALILI - Pazari Berisha-Rama, vazhdon të shënojë episode të tjera, që konfirmojnë jo vetëm lidhjen e tyre politike dhe ekonomike, por dhe "orgjitë" e forta shpirtërore. Sipas burimeve nga Peza, nga ish-baza e luftës partizane, ku kreu i bashkisë Tiranë dhe akuzuesi tallës i kësaj lufte, kryesocialisti Edi Rama, prej 3 vjetësh ka vendosur selinë e tij të "punës", mësohet se katër ditë më parë, në "kasollen" e Babë Myslymit në Pezë, kanë bërë një takim pune dy liderët kryesorë të politikës aktuale shqiptare, Rama dhe Berisha.Ata e kanë bërë këtë takim në muzg, në pritje të natës, ashtu siç janë takuar edhe kur kanë bërë "puthjen" e tyre të parë, për të mbyllur dosjet e zeza të krimit dhe vazhdimin e sundimit të tyre si aksionerë në këtë pushtet që është ngritur dhe po funksionon mbi bazën e tenderëve, të lejeve të ndërtimit, të liçensave, të monopoleve, të trafiqeve dhe krimeve njerëzore. Ata janë takuar në Pezë, jo për të bërë "Konferencën e Pezës", por për të vazhduar lidhjet e tyre larg syrit të shqiptarëve dhe kundërshtarëve të tyre politikë, përballë të cilëve qëndrojën dhe veprojnë në prapskenë dy "musketierët" ekonomikë Rama-Berisha. Kjo ndodh dhe do të ndodh, sepse ata nuk kanë rrugë tjetër, mbasi si Rama, ashtu dhe Berisha, njihen për të tilla takime sekrete, me motive që i dinë vetëm ata dhe që u shërbejnë vetëm atyre. Takimi i Pezës në "kasollen" e Babë Myslymit, tregon përfundimisht se klani Berisha-Rama është një mafie skenaresh me afera dhe qëndrime e politikash të pista. Ky individ që fatkeqësisht është me detyrë kryeministër i vendit, vazhdon të jetë pjesë e krimit edhe në takime të tilla. "Puthja" e Berishës me Edi Ramën, në selinë e këtij të fundit në Pezë, atje ku Rama ka tre vite që bashkëjeton me ish-drejtorin e gjelbërimit të Tiranës, Dashnor Peza, ka si shpjegim faktin, që Saliu i Gërdecit dhe Edi i lejeve të ndërtimit, ose më saktë dyshja e shkatërrimit të Kushtetutës dhe demokracisë shqiptare, kanë vendosur të jenë të lidhur ngishte me njeri tjetrin, duke e përdorur këtë vend e këtë popull si kavje eksperimentale për interesat e tyre ekonomike. Berisha dhe Rama, kanë kaluar një ditë dhe një natë të këndshme, tepër mirëkuptuese në shtëpinë e Babë Myslymit në Pezë. Aty kanë projektuar ide dhe lëvizje të reja për bashkëpunimin mes tyre, sidomos në fushën ekonomike-financiare, ku duhet thënë se vitin e fundit kanë patur sukses të plotë. Rama e ka patur Berishën të "ftuar nderi" në "selinë" e tij tek shtëpia e Babë Myslymit, ndërkohë që Berisha e ka mirëpritur dhe e ka vlerësuar si "takim historik" këtë "bashkëjetesë" të asaj ditë-nate me Ramën. Nudisti fizik Rama dhe nudisti politik Berisha, kanë kohë që nuk ndalen përballë ligjit, përkundrazi vazhdojnë të dhunojnë dhe shpërfillin gjithçka, mjafton që Edi të mbushë thasët me dollarë dhe euro, ndërsa Berisha të sigurojë pasuri të shumta për dy fëmijët e tij, të cilët janë publikuar si personazhe "VIP" në trafiqe dhe afera korruptive, që nga trojet e bregdetit e deri në skandalin e Gërdecit. Takimi i Pezës dëshmoi edhe njëherë, se Rama nuk po flet më për përfshirjen e fëmijëve të Saliut në këto afera, sepse ka një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare mes tyre. Po kështu, në shpërblim të heshtjes së kreut të opozitës, Berisha ka mbyllur dosjet e zeza të krimit ekonomiko-financiar të kryebashkiakut Edi Rama, duke u bërë palë aktive dhe e heshtur me të dy eksponentët që drejtojnë PD dhe PS, në bashkëpunim. Po sipas informacioneve, këtë takim e ta e kanë vendosur të dy së bashku, ndërkohë që vendin e takimit e ka propozuar kryesocialisti Rama dhe e ka pranuar me kënaqësi Sali Berisha. Në këtë takim, thuhet se është biseduar në qetësi të plotë për shumë probleme "pikante" që shqetësojnë aktualisht të dy ortakët e politikës shqiptare. Megjithatë ky takim, pavarësisht motiveve politike ka rikthyer në skenë fuqishëm edhe hijet e dyshimit mbi këtë lidhje të re midis dyshes Rama-Berisha. Tashmë, "Peza historike" është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, së politikës shqiptare dhe të mbarë shqiptarëve, jo për konferencën e famshme që bashkoi shqiptarët, por si vend për të lidhur dy njerëz, që po masakrojnë shqiptarët me politikën e tyre të paskrupullt dhe djallëzore. Tashmë Saliu dhe Edvini, kanë gjetur Pezën si simbol të lidhjes së tyre, duke u fshehur larg syve të botës për të përfunduar marrëdhënien e cila po zgjat pafundësisht për fatkeqësinë e shqiptarëve. Kjo kronikë nuk është kronikë rozë dhe as e kuqe, por është një kronikë e zezë, që firmoset nga kjo dyshe e cila ka demonstron, se është në gjendje të prodhojë jo mirëqenie dhe stabilitet ekonomik për shqiptarët, por vetëm piramida, Gërdecë dhe trafiqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyFri Jul 25, 2008 3:31 pm

Dëshmia surprizë: Çastet e fundit të Azem Hajdarit

Kushëriri i truprojës që i mbijetoi atentatit rrëfehet para autoriteteve amerikane: Si ndodhi natën e 12 shtatorit Neza rrefehet per autoritetet amerikane: Kush i telefonoi dhe c‘tha ai para se te dilte nga zyra e PD-se


Një dëshmi surprizë, që bart elemente të reja rreth vrasjes së Azem Hajdarit, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, është publikuar dje në mediat amerikane, që i janë referuar një reviste prestigjioze për të drejtat e njeriut. Në të vërtetë është rrëfimi i Xhemal Nezës, kushëriri i truprojës së deputetit të PD-së, që i mbijetoi atentatit. Xhemali ka qenë portier vullnetar te selia e Partisë Demokratike, madje edhe mbrëmjen e vrasjes së Hajdarit. Gjatë dëshmisë së tij para autoriteteve të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë aplikimit për leje qëndrimi, ai ka treguar momentet e fundit të Hajdarit, nga dalja e tij prej zyrës deri te makinat e atentatit.

Telefonata

"Ndërsa afrohet përvjetori i dhjetë i vrasjes së Azem Hajdarit, ekzekutimi i studentit të Filozofisë që udhëhoqi lëvizjen demokratike në Shqipëri, po rikthehet në mendje nga përpjekjet e autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të deportuar një dëshmitar në krim", shkruan shtypi amerikan.

Duke iu referuar dëshmisë së Nezës, gazetat japin detaje (një pjesë të publikuar) nga mbrëmja e 12 shtatorit 1998, "kur lideri legjendar i lëvizjes demokratike në Shqipëri, gjendej në zyrat e Partisë Demokratike, në kryeqytetin Tiranë". Azem Hajdari, shkruhet më tej, ishte lider i lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri. Ai ishte edhe kryetari i parë i Partisë Demokratike. Kishte shërbyer mandatin e tij të katërt radhazi si anëtar i Parlamentit shqiptar. Në zyrat e Partisë Demokratike, Hajdari dhe truproja e tij personal, Besim Çera, ndërsa dilnin, biseduan me rojën vullnetar të selisë, Xhemal Nezën, dhe me kushëririn e Xhemalit, Zenel Nezën.

"Hajdari ishte një njeri me integritet të madh dhe ne e respektonim shumë atë", kujton Xhemali, në një dëshmi të dhënë në prill të vitit 2007, por të publikuar vetëm dje. "Para orës 9 e 30 minuta (21.30 - shënim i red.), telefoni ra dhe Hajdari foli në celular. Kur ai mbylli telefonin na tha: ‘Duhet të largohemi menjëherë, sepse Izet Haxhiaj na kërkon‘. Haxhiaj ishte në fakt truprojë personale e Sali Berishës, që u bë President i Shqipërisë në vitin 1992. Berisha ishte lideri i Partisë Demokratike. Unë personalisht e dëgjova Hajdarin të thoshte se në telefon e kishte marrë Haxhiaj". "Unë hapa derën, vazhdon dëshmia e portierit vullnetar, - dhe Hajdari, Çera dhe kushëriri im, Zenel Neza, iu drejtuan makinës së Azemit, që ishte brenda një parkingu të rrethuar me mur. Çera ngiste makinën, Azemi ishte në vendin e parë dhe Zenel Neza gjendej prapa. Ndërsa po mbyllja derën, makina doli dhe u kthye në të djathtë, pasi lëvizi edhe rreth katër metra të tjera, një ‘Mercedes‘ i zi 500-sh, me targa Vlore, u ndal dhe i bllokoi rrugën. Pas ‘Mercedes‘-it ishte edhe një ‘Xhip‘ ngjyrë gri".

Ekzekutimi

Rreth orës 9 e 30 minuta të mbrëmjes, Hajdari u qëllua. Në lajme u tha se ishte vrarë në orën 10.00, por gabohen. Unë isha vetëm katër metra larg Hajdarit kur ai u vra. I pashë personat që qëlluan dhe i pashë teksa tërhiqnin këmbëzën. Ishin katër vrasës në dy makina". Tre prej tyre dolën nga makinat, duke mbajtur në duar automatikët. Të gjithë ata mbanin veshur uniforma policie. Xhemali i kishte njohur ata si njerëz me të cilët ishte rritur. Hajdari dhe roja e tij personale u vranë në vend. Në ndenjësen e pasme, Zenel Neza, ishte plagosur rëndë. Xhemali thirri vëllain e tij, Rrustemin, dhe së bashku me kushërinjtë, Skënder dhe Gani Neza, ata e kishin çuar Zenelin te një mjek dhe më pas, për ta siguruar, në një qytet të afërt. Një ditë më pas, pati një demonstratë. Policia qëlloi mbi turmë duke vrarë disa njerëz dhe duke e lënë Xhemalin pa ndjenja.

Ditën tjetër kishte një tjetër demonstratë. Dhe këtë radhë, Rrustem Neza i tregoi turmës prej rreth një mijë njerëzish se çfarë kishte parë Xhemali natën e vrasjes dhe kush ishin vrasësit. Xhemali nisi të fshihej, lëvizte çdo javë, nga një vend në tjetrin. Gjatë një prej lëvizjeve, shoferi i tij, në të njëjtën kohë, kushëri, Skënderi, mbeti i vrarë. "Policia qëlloi mbi makinën e Skënderit me armë zjarri dhe filluan të kërkonin për mua, por fatmirësisht unë isha larguar në drejtim të kundërt". Ndërkohë, edhe kushëriri i tij, Ganiu, ishte vrarë. Nga të katër personat që ishin pjesë e misionit të shpëtimit të Zenel Nezës, dy kishin vdekur. Zeneli mundi të largohej nga vendi. Dy të tjerët, vëllezërit Rrustem dhe Xhemal, shkuan në Teksas.


Ekzekutimi


Si u vra lideri i Dhjetorit

Deputeti Azem Hajdari u ekzekutua para selisë së Partisë Demokratike, më 12 shtator 1998. Bashkë me të mbeti i vrarë truproja i tij, Besim Çera, dhe u plagos Zenel Neza. Komunikata e parë doli nga Ministria e Rendit, në të cilën thuhej se autorët ishin larguar në rrugën kombëtare nga Veriu. Trupat e qëlluar u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak, i cili më pas u rrethua me policë. Ndërkohë, prokurori i gatshëm i Tiranës dhe ekspertë të policisë u munduan të realizonin këqyrjen e vendit të ngjarjes, por shiu i madh që binte dhe turma e njerëzve të irrituar, ua vështirësuan shumë këtë proces. Për këtë vrasje janë dënuar Jaho Mulosmani, vëllezërit Ismet, Isamedin dhe Izet Haxhiaj. Ndërsa Fatmir Meta, ish-shefi i policisë në Bajram Curri u shpall i pafajshëm.


Të dënuarit

Jaho Mulosmani I dënuar me burgim të përjetshëm

Izet Haxhiaj I dënuar me 25 vjet burg

Ismet Haxhiaj I dënuar me 20 vjet burg

Isamedin Haxhiaj I dënuar me 30 muaj burg

Fatmir Meta U shpall i pafajshëm



PER FAQEN 3


Odiseja e largimit në "tokën e premtuar" dhe frika për t‘u dëbuar


Neza: Jeta jonë në Amerikë


Kur vëllezërit Neza mbërritën në SHBA, Xhemalit iu dha azili, por aplikimi i vëllait të tij, Rrustemit, u refuzua. Sipas dokumenteve të gjykatës, gjykatësi në çështjen e Rrustemit, nuk e kishte besuar historinë e tij. Gjithnjë sipas shtypit amerikan, Xhemali kishte dëshmuar në gjyq, por gjykatësi kërkonte prova të tjera. Siç kishte nënvizuar edhe avokati i Rrustemit, në daljen gjatë kësaj jave para Gjykatës së Apelit, kushdo mund të lexonte artikullin në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij, Gani Neza, vetëm duke klikuar me këtë emër në ‘Google‘. Por, kush e di pse ish-avokati i Rrustemit, këtë artikull gazete nuk e kishte prezantuar në gjyq apo pse gjykatësi nuk i beson vëllezërit. Rrustemi gjithsesi, vazhdon të këmbëngulë.

Nga picat te birra

Kur dy vëllezërit Neza jetonin në Shqipëri, ndanin tokën e familjes ku kishte ar dhe krom. Në Teksas, ata hapën një dyqan picash, në një qytezë të vogël të quajtur Nacogdoches. Gjërat shkonin mirë për ta derisa aplikuan për një licencë për shitjen e birrës. Një dëshmi nga përgatitësi i kësaj licence thotë: "Unë nuk i kisha pyetur asnjëherë Xhemalin apo Rrustemin për shtetësinë. Kisha menduar se e kishin". Më 18 janar 2007, Rrustem Neza u arrestua, pasi kishte pretenduar se ishte shtetas amerikan në aplikimin për marrjen e licencës për shitjen e birrës, por asnjëherë nuk u dënua. Në shkurt, ai u vu nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave që e mbylli atë në një burg në Teksas. Për të dalë nga burgu, ai nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse të pranojë të kthehet në Shqipëri. Por, ai vendosi të qëndronte i gjallë në Teksas, më mirë se i vdekur në Shqipëri, ndaj priti në burg, i ndarë nga bashkëshortja dhe dy fëmijët. Në korrik 2007, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë, ku triumfi i Partisë Demokratike u shpalos nëpërmjet fotografive plot ngjyra të Bushit e Berishës, teksa buzëqeshnin, përshëndetnin dhe ecnin përkrah. Kjo vizitë duket se ndikoi jo pak në vendimin e autoriteteve amerikane. Në fund të gushtit 2007, zyrtarë nga Agjencia e Emigracionit dhe Doganave, e nxorën Rrustemin nga burgu dhe e detyruan atë të hipte në një avion që i drejtohej Shqipërisë. Ai ishte i frikësuar për jetën e tij. Por, zyrtarët u detyruan të hiqnin dorë nga deportimi dhe e kthyen atë sërish në burg.

Në burg ose në Shqipëri

Më 4 shtator 2007, avokati i Rrustemit, u dërgoi organizatave që mbrojnë të drejtat e individit, një e-mail ku rrëfente historinë e klientit të tij. Nga këtu, historia merr dhenë dhe botohet edhe nga një e përditshme shqiptare. "Dëshmi që vjen nga Amerika", shkruante gazeta më 5 shtator. "Rrustem Neza konsiderohet si një nga njerëzit që bëri publikë emrat e vrasësve të Azem Hajdarit, më 12 shtator 1998, në Tiranë. Ndërsa në Shqipëri dëgjohen thirrje për zbardhjen e së vërtetës në procesin e hetimit, dëshmitarët dhe të gjithë njerëzit e implikuar në këtë ngjarje, vazhdojnë të ndeshen me gjyqe". Më 11 shtator 2007, Rrustem Neza pushton titujt kryesorë të "Dallas Morning News", si "Shqiptari që duke bërtitur doli nga avioni".

Krejt të pasikletosur nga e gjithë kjo, Agjencia për Emigracionin dhe Doganat, nuk zbutet aspak dhe më 1 tetor, zyrtarët amerikanë i kërkojnë një gjykate federale të urdhërojë deportimin e Nezës, duke e bërë atë farmaceutikisht të paaftë të bërtasë, herën tjetër që do ta vënë mbi një avion. Por, edhe këtë radhë, ky absurditet i trajtimit të Rrustem Nezës në Amerikë, tërhoqi vëmendjen e kongresmenit konservator të Teksasit Lindor, Lui Gohmert, që më 23 tetor, shkroi një editorial për gazetën lokale, ku e quante trajtimin e Nezës të patolerueshëm. Më 1 nëntor, kongresmeni Gohmert, paraqiti dy nisma personale ligjore, në Kongres, në të mirë të Nezës. E ndërkohë, Neza është lënë sërish në burgun e Haskell-it, në Tekas, i ndarë nga bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.


Bashkëshortja


Fatmira Hajdari: Vrasja

e Azemit, krim shtetëror


"Vrasja e Azemit? Logjika të çon në një krim shtetëror. Mund të kenë marrë pjesë deri në 120 vetë, çka cilësohet si krim i organizuar". Kështu e ka përkufizuar vrasjen e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, bashkëshortja e tij, Fatmira, pak ditë më parë, gjatë një interviste në "Top Channel". Ajo ka pohuar se është shumë e pakënaqur për motivin e vrasjes, pasi, sipas saj, motivi i cilësuar nga gjykata në vendim nuk është i besueshëm. Ajo ka pohuar se vrasja mund të ketë qenë politike, gjithsesi është organi i akuzës ai që do të vlerësojë të gjitha provat e reja, pas tërheqjes së akteve nga Prokuroria e Tiranës. Sipas saj, nga momenti që është ndryshuar motivi, nuk mund të quhet vendim real. Sipas saj, të dënohet ai që meriton dhe të mos dënohet ai që s‘e meriton. "Nuk është e logjikshme të thuhet se Azemi është vrarë për hakmarrje, kur në vrasjen e tij kanë marrë pjesë mbi 120 persona. Azemi u vra për motive politike dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët, kështu që edhe në dosjen e tij kështu duhet të jetë", deklaron Fatmira. Me një zë të dridhur ka përmendur edhe luftën e atëhershme në Kosovë, duke iu shtuar motiveve të mundshme për ekzekutimin e Azemit. Megjithatë, nuk ka treguar detaje, duke lënë të kuptohet se një rrëfim sa më i plotë mund të bëhet vetëm para organit të akuzës. Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar tërheqjen e fashikujve hetimorë të vrasjes së Azem Hajdarit, duke e rihapur dosjen pas 6 vjetësh. Sipas organit të akuzës, e vetmja enigmë është se ç‘e shtyu Mulosmanin të bëhet një ndër organizatorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 30, 2008 12:32 am

Pasi lexojem etk Zeri yt, Ceshtja shtrohet;- Berisha mban nen sqetull zotin Basha si dashnorin e vajzes, si babane e mbeses ilegale, si njeri qe kaloi ne sherbimin sekret serb kur ishte ne Kosove, apo se eshte shume i zoti dhe nuk po gjen person qe ta zevendesoje?LEXONI ME POSHTE. Marre nga ZeriYt,...Mishel Gjinia: Si e komentoni "gjuhën" qe Berisha perdori ndaj deputetit Taulant Balla? « Përgjigjja #41 më: 25-07-2008, 02:20:43 » -------------------------------------------------------------------------------- Nga një z.rexhep lexova qe na tregonte për një familje model e qe na ishte ajo e saliut! thjesht do e pyesja këtë zoterine çfarë ka ne mendje tek quan model një familje plehrash si e sali beut? kur i biri martohet me kusheriren e dytë! ky është moral apo nder? kur e bija pjell fëmijë me bashat? ky quhet moral e nder? këto janë fakte e i di një Tiranë e tërë. motra e taulantit është 21 vjeçe dhe nëse sh...dhehet moteleve mirë e bën! po e bija e sales qe ja mban i jati nën sqetull dashnorin ku e merr racionin e saj?pika juve qe mbroni maskarej si i lartpermenduri! përfundimisht vertetoi se përveç se nuk është politikan nuk është njeri! dhe atë buxhetin e tij te ndyre ta marri e ta shtej nenvedi. njeri zgeqe ja ceshte! Marre nga ZeriYt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 30, 2008 12:35 am

Me pelqein me shume ''disa'' anter/e te kety forumi te meren me politik se sa ata qe na udheqine ,e shpresoi me kohen kete do e aryme te na udheqein ''disa'' nga keta antare te kety Forumi .

petrit kola

respekt per juve i nderuar per gjithe keta informata qe sjell ne tema .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 30, 2008 1:20 am

Na thanë për Berishen se na solli demokracine, por u muar vesh se është vegel e Ramiz Alise. Me pas na thanë se është nacionalist, por u mir vesh se është spiun i UDB-se. Me pas na thanë se ka familje shembullore, por u mor vesh se ka një familje te degjeneruar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyWed Jul 30, 2008 5:39 am

Kryeministri kërcënon me vdekje deputetin, mediat e censurojnë

Nga derstandard.at
Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Protestaperberishen
Agjencia prestigjioze gjermane citon kërcënimin e Berishës ndaj Ballës: “Unë të vras”.
Por, sipas gazetës austriake “Standard”: “Në shumë media shqiptare online, kërcënimi me vrasje i Berishës nuk gjendet gjëkundi. Vetëm TemAonline njofton se Balla ka folur vetë për kërcënimin me vrasje dhe publikon njëkohësisht citatet e seancës”. Më poshtë gazeta boton tekstin e kësaj gazete.


Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka ndërmarrë disa ndryshime në qeveri. Por këto lëvizje në kabinet u shoqëruan nga një debat i ashpër i tij me një deputet të socialistëve në opozitë, në parlament, natën e së martës. Sipas agjencisë DPA, “Deutsche Presse-Agentur”, Berisha ka kërcënuar Taulant Ballën se do ta vrasë.
“Ti duhet ta dish se unë të vras”, - ka thënë kryeministri, sipas DPA. “Ti nuk do të vish më i gjallë në parlament. Unë do të të vras!” Më pas, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të kryeministrit, Sali Berisha, ndërpreu transmetimin live të seancës.
Në shumë media shqiptare online, kërcënimi me vrasje i Berishës nuk gjendet gjëkundi. Vetëm TemAonline njofton se Balla ka folur vetë për kërcënimin me vrasje dhe publikon njëkohësisht citatet e seancës.
Më pas mediat shqiptare, të cilat debatin në parlament e riprodhojnë në mënyrë të pjesshme, raportojnë se Balla u ngrit në debatin që ishte për buxhetin, dhe foli në lidhje me emërimin e Anila Godos si ministre e re e Shëndetësisë.
Kjo është vajza e shkrimtarit, si dhe themeluesit dhe njërit prej deputetëve më të hershëm të Partisë Republikane, Sabri Godo.
Balla tha se Berisha tashmë do të ketë sherr në shtëpi pas emërimit të Anila Godos: Tashmë edhe vetë vajza e Berishës pretendon një post në qeveri. Ai foli dhe për një kryeministër mashtrues. Sipas shumë raportimeve të mediave, Berisha i nevrikosur sulmoi verbalisht familjen e Ballës, duke deklaruar se motra e Ballës merret me prostitucion. Topalli më pas i hoqi fjalën Ballës dhe e pezulloi nga parlamenti për 15 ditë; ajo ndërpreu dhe seancën.
Më pas erdhi dhe reagimi kritik i opozitës ndaj Berishës: shefi i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se rasti në fjalë tregonte primitivizmin e shefit të qeverisë.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-kryeministri, Ilir Meta, kërkoi që të ndërpritet dialogu me kryeministrin, derisa ai të kërkojë falje.


* Marrë nga gazeta e njohur austriake “Standard”. Titujt dhe nëntitujt janë redaksionalë. Titulli në origjinal: Kryeministri shqiptar kërcënon deputetin me vdekje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyThu Jul 31, 2008 1:48 am

Borxhet e Berishes...

https://www.youtube.com/watch?v=IKsxa48GhM4&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyThu Jul 31, 2008 5:26 am

Shikojeni...

https://www.youtube.com/watch?v=Vxxl6vFCcz0
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptyThu Jul 31, 2008 5:29 am

Nje tjeter...

https://www.youtube.com/watch?v=pB3jAAV-6BQ&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptySat Aug 02, 2008 11:27 pm

Te gjithe jane te tmerrshem.

Pos nje Adem Demaq - legjende e gjalle e shqiptaris, simbol i rezistences kombetare shqiptare dhe nje Albin Kurt - vizionar i lirise, njeri i palodhshem, qe perpiqet t'ia hape syte popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 EmptySun Aug 03, 2008 5:29 am

Shkruan:Nevruz LULO Se fundmi lideri blu dhe kryeministri aktual i Shqiperise ne fushaten e tij te pseudomashtrimeve shfaqet i shoqeruar me te shumeperfolurin, Vasil Bollano.Eshte vertet ne rast i paprecedent kur nje kryeminister mban ne krahun e tij ne shetitjet paraelektorale nje sinonim te antishqiptarizmit meskin antihuman. Per kedo pamjet e Bollanos(grek) nen shoqerimin e "shqiptarit" Berisha,perbejne nje vecori sa kuptimplote aq edhe interensante, sipas mendimeve Vicitoliane. Saliu i deklamuar si nje person me nje preardhje gjoja shqiptare,gjate veprimtarise se tij jetesore dhe politike rezulton si nje individ i dashuruar me stilet sllavo-greke, per me teper kur edhe Geixh pat deklaruar se fundmi se eshte teper i befasuar nga doktori i elites se kuqe(para riardhjes ne pushtet).Rrjedhojat llogjike te perfundimit Geixhist perbejne zgjidhjen perfundimtare te problemit me shume te panjohura te shtruar ne tavolinen e politikes shqiptare.Jo vetem aleanca me PBDNJ-shin,jo vetem nxitimet per njohje te Maqedonise dhe Malit te Zi,jo vetem tregtia e karburanteve me Serbine duke thyer dhe embargon e OKB-se,jo vetem dashuria me kancerin Janullatos,jo vetem takimet me Milloshevicin e dhe Bullatovicin perbejne fizionomine e ketij kaloresi serbo-grek,sepse gjithe rruga e jetes se tij ka rrjedhur vetem ne kanalet e ujerzve te zezaq antishqiptare. Kodoshlliku i tij si ishkomunist pervert tregohet dhe ne karakterin tejet plasteline qe ka deshmuar ne keto vite demokracie Katoviciane. I dashuruar me sllavet,i perulur me greket,i eger me amerikanet dhe i cmendur pas komunizmit,ai ka treguar se mbetet nje nga me negativet e veshur me pushtet ose dhe ne opozite.Pas heroit helen,Nano dhe pas flirtit Ramist,Berisha mund te quhet pa frike nje antishqiptar i ngarkuar skajshmerisht me urrejtje ndaj atyre qe supozohet se flasin te njejten gjuhe.Eshte koha qe mbeturinave te tilla qe vetquhen shqiptare t'u thuhet ndal sepse ne te kundert psikopatizmi antishqiptar nuk do te njoh fund. Ky doktor i shpresave antishqiptare po varros me ndergjegje dhe deshire cdo ideal kombetar dhe cdo realitet qe eshte ne favorin e sterniperve te Skenderbeut. Ky Jago i se djathtes,ky Uriah Hip i shqiptarizmit po mundohet te fshije cdo te drejte qe buron nga kartat nderkombetare, duke legjitimuar perfundimisht vasalitetin pervers ndaj trikendeshit antishqiptar Beograd-Moske- Athine. Nese shqiptaret ende do te pranojne plehra te tilla ne ekzekutiv,ligjvenie apo politike atehere do te ishte vertet fundi yne i pashmangshem. Monstra te tilla nuk mund ti shpetoje nga ndeshkimi as bekimi i Janullatosit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 33Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 21 ... 33  Next
 Similar topics
-
» Cili instrument ju pelqen me se shumti? Dhe pse?
» Si duhet te jete nje politikan/e i/e mire per Shqiptaret ??
» O JU POLITIKAN MENDONI NJIHER E PERGJITHMON PER KET POPULL
» Çfar duhet te beje nje politikan qe ta duan shqiptaret?
» lexo gazeten EXPRESS shum me rendesi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: