Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??

Shko poshtë 
+120
......
rrimtaf
agim__barja
haxhiu
Delia
xhiti
Labinot Drenica
arberia
xhema
Ramizi
Driniiiii
socratus
detektivi
an-di
tonche
laloni
klodian
Dritoni
PeriiKeputur
Muja e Halili
Hamitmatjani
tornado
Tigrina
ngadhenjimi
Liisi
dezertori
egzona-
Eva0506
L1ndush3
kercova
feratkoca
mentori
Veneta
Kushtrimi86
el43
Fjona
katunariplak
Luki
katunari
nikchee
che
Parapsikologu
buqe
Pirro i Epirit
zeriatdheut
stabili
Ademi85
Kasper
prishtinalia uk
Ago Muji
njomeza
Ibrahim Rugova
Martina
istogalia
njonidrenica
Çlirimi
anila
Ali Baba Tepelena
Arizona
morena
lilu
elisa
murturi
beri
voglushja
idol
rolling
besim78
echo
Mergimtari
Driola
luan mreti
eri M
meti1986
MUHAMETII
fi2a1
rroni
Urata
agim barja
nardlushnja
loredana
Lanetja
fati
Guximi
interesant
Mysafir
nadi
tom sojer
Xili
feneri
Lavdi
Orfe@
drit98
xhavo_
shkodrani_1
Ballistet
Ani
ai
xhevdeti
dibran
schumi
NetSerseri
shaban cakolli
meli
genta
BUKUROSHI
shpendi
azzurra
E_Bukura
perparimi
Riki30
Beton
Leka i Madh
kingXa
Sy kaltri
Sofra
petritkola
Kosovarja
silvi
Anna
124 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 21 ... 33  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyTue Aug 05, 2008 1:06 am

Heshtja rrënuese e zonjës Topalli

Nga Mero Baze

Ka gati tri ditë rresht që kryeministri dhe disa ministra të tij janë përfshirë në një fushatë sqaruese- përgënjeshtruese rreth disa prej shqetësimeve që diplomacia amerikane në Tiranë ka paraqitur si qëndrim zyrtar të Uashingtonit për situatën në Shqipëri, shqetësime që kanë vënë seriozisht në pikëpyetje ratifikimin e protokollit për anëtarësim me të drejta të plota në NATO, në Samitin e pranverës që vjen. Fillimisht, kryeministri u përpoq të hidhte poshtë me butësi akuzat, pastaj, një ditë më vonë, filloi të sqarojë disa prej tyre, duke premtuar të kundërtën e atyre që realisht po bën. Kështu ndodhi me ndryshimet ndaj projektligjit për prokurorinë, si dhe qëndrimin ndaj prezencës së OSBE në Shqipëri. Më parë ai kishte sqaruar po ashtu se nuk ishte duke u bërë presion institucioneve dhe se kishte raporte normale me presidentin, prokurorinë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë etj. Por nga gjithë kjo histori përgënjeshtrimesh dhe pohimesh të tij, një pikë ka mbetur fare e paprekur dhe e padebatuar dhe kjo është pika, për të cilën shqetësimi i Uashingtonit ishte kulmor. Ajo ka të bëjë me presionin direkt që i është bërë Prokurores së Përgjithshme lidhur me hetimin për Gërdecin. Përfaqësuesit e lartë të diplomacisë amerikane në Tiranë ishin, siç thanë, “të tmerruar” nga fakti që zonja Topalli mori gjithë tezat e mbrojtjes në Kuvend, të artikuluara prej politikanit kryesor të akuzuar për ngjarjen e Gërdecit, Fatmir Mediu, dhe i rishkroi si letër rekomandimi arrogante për Prokuroren e Përgjithshme. Pra, Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë flagrante dhe të vetëdijshme ka marrë direktiva nga i akuzuari kryesor për një krim të vrasjes masive dhe ia ka kthyer në rekomandime prokurorisë. Sipas kësaj logjike, prokuroria duhet të hetojë sipas rekomandimeve që i jep i akuzuari, çka do të thotë që ajo të mos shkojë kurrë te gjurmët e vrasësve. Kjo akuzë e formuluar rëndë dhe qartë nga diplomatët amerikanë në Tiranë, nuk po zihet më në gojë as nga kryeministri, as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga ndonjë nivel i dytë pas tyre. Kjo heshtje e bën dhe më të besueshëm dyshimin e ngritur, edhe pse kryetarja Topalli në këtë rast është më shumë një njeri i përdorur për pasionet e saj për të qenë rivale në garën e pushtetit në vend. Pikërisht për këtë shkak vlen të hetohet dhe më tej ky zhvillim. Ajo që vlen të hetohet është, nëse zonja Topalli ishte e vetëdijshme se çfarë po shkruante në atë letër atëherë apo thjesht u përdor duke e nxitur të plotësonte kapriçot e saj shpesh prej adoleshenteje në raport me krerët e tjerë të shtetit. Kur zonja Topalli shkroi letrën e dytë rekomanduese për zonjën Rama, kam pas bërë një editorial, ku i kujtoja zonjës së parë të Kuvendit se ishte “një prokurore e panevojshme për Gërdecin”, pasi shefi i saj e dinte vetë se çfarë nuk duhet të dinte në atë histori. Por komentet që mora jozyrtarisht pas komentit ishin se zonja Topalli nuk e kishte me prokuroren dhe se nuk kishte ndërmend të mbronte Mediun, por të nxirrte përgjegjësinë e ushtarakëve, të cilët varen nga presidenti, për ta bërë kështu më pluraliste përgjegjësinë shtetërore. M’u duk arsyetim naiv, por i besueshëm, kur flitet për zonjën Topalli. Por duket se të tjerë, dhe ata të tjerë janë diplomatë perëndimorë, e kanë lexuar edhe më keq se unë atë mesazh. Dhe, përveçse e kanë lexuar shumë keq, ata nuk kanë ende një përgjigje sqaruese për të. Përkufizimet për zonjën Topalli si një njeri që ka kryer “veprime tmerruese” në këtë pikë, janë një ngarkesë e tepërt për të. Jam i sigurt se ajo nuk ka patur një ide kaq të qartë dhe nuk ka qenë kaq e vetëdijshme se ç’po bënte, kur ka marrë akuzat e Mediut dhe i ka kthyer në plan pune për kryeprokuroren. Por tashmë që ajo e shikon ç’ka bërë dhe çfarë perceptimi ka krijuar, duhet të flasë. Duhet të flasë jo siç flet zoti Berisha, i cili vazhdon t’u shpjegojë diplomatëve perëndimorë se nuk e kanë kuptuar si duhet dashurinë e tij për demokracinë dhe reformat që po e deformojnë atë, por të flasë hapur, nëse ka pasur qëllim t’i bëjë presion kryeprokurores apo ka dashur në mënyrë naive të shpërndajë përgjegjësinë për ngjarjen jo vetëm në qeveri, por dhe në Shtab të Përgjithshëm dhe Presidencë. Kjo ka shumë rëndësi për personalitetin e zonjës Topalli, pasi nga gjithë kjo histori ajo po del personi më i dëmtuar. Madje, dhe në skenën gati kafshërore të shpërthimit emocional të Berishës kundër deputetit Balla në Kuvend, njerëzve më shumë iu ka bërë përshtypje një femër që dëgjonte të shara për t’i shkë.. motrën dhe gruan një deputeti dhe ishte me atë që fyente gratë, sesa vetë gjesti skandaloz i Berishës. Kjo e dërrmon atë në opinion publik, e bën një figurë pa personalitet dhe i heq dhe të drejtën e të qenit përfaqësuese e grave në atë karrige. Për këtë arsye njehsimi i saj me qëndrime që ngrenë dyshime serioze për demokracinë në vend, duhet të sqarohet së paku prej saj. Ndryshe, te të huajt lexohen si qëndrime të Berishës dhe zonjës së Kuvendit më tutje do t’i referohen si “ajo që i ka thënë ashtu ai burri.” Dhe kjo nuk është keq vetëm për atë, por të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyFri Aug 08, 2008 10:39 pm

12 tradhëtitë e Edi Ramës [url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=77373', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Pdf_button [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=77373&Itemid=0&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 PrintButton [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=77373', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmailButton [/url]
Grada e perdoruesve-ve:Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Rating_starCili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Rating_starCili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Rating_starCili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Rating_starCili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Rating_star / 1
I varferI mire
Friday, 08 August 2008
Nga Spartak BRAHO - Lexova jo pa kureshtje në gazetën “Panorama” auto-intervistën kryetarit të PS, z. Rama “Projekti i Liqenit risi evropiane për Tiranën”.Në fund ajo që dominoi në përshtypjen time, është se ky njeri është i paskrupull, demagog, hileqar por dhe një frikacak i madh. E them këtë të fundit se në të gjithë intervistën e tij nuk e zë në gojë kurkundi Sali Berishën dhe familjarët e tij përfitues nga ky projekt i madh bashkiak. Kurrkund nuk e përmend atë Sali, që i hoqi “lëkurën” Kryetarit të Bashkisë para disa vitesh për digën e liqenit! Asnjë fjalë, makar si për çudi as si u fut vajza dhe dhëndëri i Saliut në mes të 60 pronarëve të liqenit? Si u bënë këto projekte dhe si u dhanë këto leje ndërtimi për fushat sportive të Sport klub “Dinamo” dhe “ Partizani” etj, pa ligj dhe në shkelje të tij! Këtë radhë në auto-intervistë, Edi Rama qesëndisjet ndaj Sali Berishës i kishte zëvendësuar me agresivitet e sulme ndaj “mikut tim Ilir Meta”, madje këtë radhë edhe shumë kërcënues. Kam qeshur me të madhe, sepse unë që e njoh mirë trimërinë e këtij “dhjakësi”- kryetar të opozitës thashë me vete se këtij shalëgjati burracak e frikacak por edhe i pasur me ato që po bën e luan ka ardhur koha ti sharrohen këmbët, si “ tradhtari i fëlliqur” siç thoshin dikur në kohën e luftës partizane. Fundja vetë zoti Rama e ka quajtur “luftë civile” luftën partizane, kështu që le ti bëj ballë “tradhtive” të tija me Sali Berishën, por dhe llogari dhënies me socialistët që i duken kryetarit të tulatur tani. Por le të merremi dhe analizojmë në këtë rast cilat janë tradhtitë e Edi Ramës, që kanë mbushur kupën politike të tij, e që i kanë bërë imediat “ndëshkimin” politik të tij. Pra që “trimi Rama” dhe pasuesit e shkurtër të tij, të mos na akuzojnë për prejardhjen komuniste (jo prej blloku), sqaroj që në krye se fjala “tradhtar” e përdorur në kontekstin e këtij shkrimi nuk ka ngjyrën në kuptimin klasik të saj të përdorur nga ideologjia komuniste, por e parë në kuptimin e fjalës “tradhëtar” siç qe e u quajt Hamza Kastrioti nga daja i tij Gjergj Kastrioti, pra siç thotë populli në enciklopedinë e tij në kuptimin e një njeriu që shitet tek armiku ose blihet prej tij. Pra në këtë kuptim, mua më dalin llogaritë, se tek “armiku” Sali Berisha, Kryetari i PS, dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama është shitur nja 12 herë dhe është blerë 12 herë.

1. Kush i tradhtoi zgjedhjet në 3 Korrik 2005?

Këto zgjedhje kaluan pushtetin nga PS-ja tek koalicioni i djathtë i Sali Berishës, sepse me votat e majta të dhëna nga PA, PDNJ dhe 8 deputetë që ju hoqën LSI, Berisha ndërtoi dhe mbron këtu e tre vjet qeverinë. Ishte kjo një “tradhti” kolektive e Nano-Ramës e Co që i çoi socialistët në humbjen. Akoma PS-ja nuk është shtyrë të bëjë të plotë analizën e asaj që ndodhi në 3 Korrik 2005, sepse agallarët që e bënë janë në karrige akoma kurse socialistët e thjeshtë janë pa bukë e të keqtrajtuar sot nga regjimi i Berishës. Këto qenë pasojat e këtij akti tradhtar ose së tradhtisë së parë.

2. Kush i tradhtoi zgjedhjet e parakohshme në Korrik 2007?

E majta e bashkuar në koalicion opozitar kishte sanksionuar një marrëveshje që ishte dhe objektivi politik i saj – dënimin e qeverisjes së Berishës duke bllokuar zgjedhjen e Presidentit dhe kalimi kështu në zgjedhje të parakohshme. Kush e “ harroi” këtë zotim të së majtës? I pari Edi Rama e pas tij z. Gjinushi nuk u ndjenë më. Pasojat e tradhtisë së dytë të Ramës janë që socialistët vazhdojnë të durojnë në kurrizin e tyre shtypjen e regjimit të Berishës për shkak se filozofia e Ramës u kthye në filozofi të konsumimit të pushtetit të Berishës për 4 vjet .

3. Kush e zgjodhi Topin president dhe kush e tradhtoi zgjedhjen e presidentit të majtë?

Ishin 6 deputetë të PS pra ata Edi Ramës, që u futën në vathën e Sali Berishës, dhe rrumbullakosën numrin prej 85 votash. Përplasjet Nano-Rama brenda PS-së e lejuan gjithë atë konfuzion dhe mungesë strategjie e qartësie, sa qe e majta e Ramës nuk prodhoi një kandidat të vetëm për president, por 12 copë kandidatë, ndërkohë që oligarkia e djathtë financiare i bleu 6 deputetë Partisë Socialiste. Tradhtia e shitjes së tyre në zgjedhjen e Presidentit, siç po dëshmon dita ditës është me pasoja më të rënda seç pritej për të majtën dhe stabilitetin në Shqipëri.

4. Kush e ka tradhtuar pavarësinë e gjykatave, prokurorive e të sistemit të drejtësisë?

Gjoja në emër të stabilitetit, konsensusit, ftesës për në samitin e Bukureshtit, reformave etj, u miratua nga maxhoranca PD-PS, deri tani një ligj që fillon reformën në drejtësi, ligji për pushtetin gjyqësor. Por Thelbi i këtij ligji nuk ruan pavarësinë e gjykatave e të gjyqtarëve por i kthen ato në “zagarë” të Ministrit të Drejtësisë i cili kontrollon, survejon, i përgjon, i heq, i vë, i largon sipas qejfit. Të tjera tradhëtira do të bëjë Edi Rama dhe lakeu i tij servil F. Xhafa për të realizuar reformën e Sali Berishës në Drejtësi

5. Kush po tradhton të majtët me të ashtuquajturën Reformë Zgjedhore?

Ka 2 vjet që Edi Rama dhe PS rreken të bëjnë Kodin Zgjedhor te ri, Listat e Zgjedhësve, Kartat e Identitetit, Pasaportat Biometrike etj duke i bërë thirrje nga Xhamia e bashkisë Sali Berishës. Vetëm fjalë ka prodhuar dyshja bipartitane IRFXH deri tani. Më pas jam i bindur se klonimi i tyre do të prodhojë vetëm poshtërsira në dëm të të majtëve. Kam bindje absolute se me këto lojra Rama ja ka shitur dhe i ka humbur zgjedhjet e 2009 . Është kjo një tradhti tjetër e parikuperueshme.

6. Kush e prishi në thelbin e saj Kushtetutën e Shtetit Shqiptar? Edi Rama është iniciatori i këtij atentati të rëndë.

Marrëveshja Berisha-Rama ose PD-PS për të prishur nenet kryesore të Kushtetutës së Republikës, më 21 Prill është padyshim krye-tradhtia e Edi Ramës që ende se kanë kuptuar mirë shqiptarët psenë e djallëzisë së këtij ndryshimi. Dikush ka arsyetuar se ai këtë ndryshim nuk e ka bërë për të fuqizuar Sali Berishën por veten e tij sipas asaj motoje që atij i pëlqen ta përdori: O GJITHÇKA, O ASGJË. Asambleja Kombëtare e PS, mbledhur në Vorë në mes prillin e 2008 i ngjau mota-mo Asamblesë së Kuislingëve të mbledhur në qershorin e1943. U tradhtua sovraniteti i popullit, bazat e Republikës Parlamentare, Referendumi Popullor dhe pavarësia e institucioneve themelore të shtetit. Tani s’dihet se ku po na çon “rrumpalla” Sali Berisha dhe “ kundërshtari i tij” Edi Rama.

7. Kush po e shpëton Sali Berishën nga tragjedia e Gërdecit?

26 njerëz të pafajshëm u poqën në Gërdec, për shkak se shteti dhe klanet mafioze të tij kishin ngritur një biznes kriminal me qëllim jo për të vrarë, po për të zhvatur e fituar para të pista që nga familja e kryeministrit e me radhë qeveritarë të tjerë. Zjarri ra në gërdec por Edi Rama i fërkoi krahët Sali Berishës në spitalin ushtarak. U betua për hetime, për komisione, për ligje qe do favorizonte të dëmtuarit e Gërdecit etj. etj. Asgjë s’ka bërë nga këto që tha. Tradhtia e Edi Ramës ndaj viktimave të Gërdecit dhe krimit shtetëror po e çon këtë tragjedi drejt arkivës, në këmbim të heshtjes ndaj dosjeve që Saliu i ka Ramës në arshivën e tij. Saliu kryeministër pasi poqi vorakët e gërdecarët para 4 muajve e pasi i mashtroi mirë e mirë sa i ngopi me lugë zbrazur u vajti pardje përsëri atyre me premtime se do të bëj Gërdecin “bahçe me lule”- kurse zoti Rama nuk shkon dot në Gërdec, se i ka tradhtuar ata. Ai nuk foli dot edhe për ekskursionin e pardjeshëm të Saliut në vendin ku duhet të ishte “varri politik” i tij, partisë, dhe pushtetit të krimit që ai ka ngritur.

8. Kush e ka tradhtuar opozitarizmin ndaj qeverisë së Sali Berishës?

Ka kohë qe s’ka më opozitë, konstaton media e pavarur, por edhe analistët seriozë e të pa kapur. S’ka më protesta as greva për bukë, ujë, drita, për punë e liri demokratike, as në qytet as në fshat, as me minatorët as me të papunët, as me pensionistët as me ish ushtarakët, as me peshkatarët as me bujqit, naftëtarët e veteranët. S’ka më opozitë as në parlament, as në rrugë. Ka vetëm “paqe” dhe stabilitet për hir të Edi Ramës e Sali Berishës. Dëgjohet vetëm zëri i hollë i Braçes dhe i “opozitarit” Çim Hysa që përfaqëson i vetëm PS-në. Ku është futur kryetari i opozitës më të madhe dhe vithe trashurit që i venë pas? Ata s’bëjnë më opozitë sepse i kanë tradhtuar interesat e socialistëve dhe opozitarizmin ndaj regjimit të Saliut. Më saktë ajo që duket është se ata bëjnë sikur bëjnë opozitë duke shkëmbyer batuta nëpërmjet ekraneve televizive dhe konferencave të shtypit. Kjo është opozita pantomin e Edi Ramës.

9. Edi Rama ka tradhtuar idealet e socializmit demokratik, ai ka flakur, mënjanuar dhe tradhëtuar militantet e partisë.

Ky rrufjan, njëlloj si me akrobacitë filozofike të Nanos dikur, nuk i përmend më idealet e të majtës, idetë e socializmit demokratik, humanizmin, drejtësinë, solidaritetin etj. Ai tani s’është më as majtas as djathtas por përtej tyre! Po ku ke vajtur mor zoti kryetar sepse e ke kopjuar keq edhe Bler-in. Mos vallë do na çosh në fillesat e tua prej anarko-fondamentalisti? Ne e dimë se përtej të majtës e të djathtës o është nacional fashizmi jot, o është “vegla e Netës”. Shko futu atje se mbase të nxë. Ndoshta ky është dhe një rikthim i joti tek një opsion i Frojdit. Për tradhtinë ndaj militantëve socialist nuk po zgjatem, sepse këtë e kuptojmë mirë kur shohim Yllin, Mrikën, Sajmirin e ku di unë të tjerë nga të tutë.

10. Rama është shitur te Berisha, ose Berisha e ka blerë atë duke shkëmbyer troje, leje, pallate, biznese, afera, euro, dollarë etj.

Kjo është shitblerja financiare më e madhe, qe i është bërë opozitës në këto 18 vjet. Është marrëveshja dhe ujdia më e madhe ekonomike midis kryesuesve të politikës së vjetër e asaj të re. “Këtë ti, atë unë. Këtë Argita, atë Dashi, këtë Malltezi atë Lepuri, këtë Koço atë……” Këto s’janë shpifje zoti Rama, i di Berisha por i dimë edhe ne. Nuk thonë kot mileti se ti je njeriu më i pasur në Ballkan. Ujditë ekonomike të tua janë themeli që s’duket i ajsbergut të tradhtisë tënde me Sali Berishën. Afera jote e fundit është Vendimi Nr.136 datë 29.12.2007 i Bashkisë së Tiranës dhe shkeljet e disa ligjeve, ku përfshihet dhe falsifikimi i dosjeve të pronave të sport klubeve Partizani e Dinamo, kjo aferë dhe këto shkelje prej matrapazi të kanë nisur padyshim drejt galerës. Ky mesa duket do jetë fundi jot. Apo s’të marrin dhe kollaj ty, se s’të mbron dot Saliu se je pa imunitet. Ti do të përgjigjesh për pasuritë e vëna nga burime kriminale të cilat si rregull sekuestrohen dhe u kthehen qytetarëve.

11. Edi Rama ka tradhtuar votuesit emigrantë.

Janë mbi një milion shqiptarë emigrantë kudo në Evropë e Amerikë. Ata kanë mbajtur dhe mbajnë pjesën dërmuese në ekonominë shqiptare dhe jetët e familjarëve të tyre. Ata duhet dhe duan të votojnë. Këtë LSI e ka thënë vazhdimisht, por nuk do as Rama as Berisha. Ata kanë frikë, nga kthimi, lëvizja, dhe vota e lirë e tyre. Nuk ka asnjë vështirësi ligjore apo logjistike që mos të përballohet nga shteti votimi i emigrantëve atje ku jetojnë. Ka vetëm një “mur të pa kapërcyeshëm” që si lejon ata të votojnë: tradhëtia e Edi Ramës.

12. Tradhtia e fundit e Edi Ramës e ka emrin Kashar.

Në komunën e Kasharit në zgjedhjet e para disa ditëve votuan pak më shumë se shtatë mijë zgjedhës. Afro njëmijë vota, pra një të shtatën midis katër kandidatëve ose 13 % mori partia e Edi Ramës në Kashar, mori Kandidati Egra i cili garoi me siglën “Bashkohu me Edi Ramën” një rezultat “spektakolar” sa s’ka ku të vejë më keq për PS. Në Kashar s’kishte PS, as struktura të saja, as frymë gare as mobilizim as organizim nga PS. U panë vetëm Deputet Çimi nga Belshi, dhe Sadriu nga Peshkopia. U pa edhe Paulini, por nuk u mor vesh për cilin krah lëvizte. Dëshmi qesharake për një parti që mendon të vijë në pushtet pas një viti. Ajo që mendova, pas nxjerrjes së rezultatit në Kashar dhe që tani është mëse e qartë është se edhe zgjedhjet në Kashar, ashtu si dhe disa zgjedhje të mëparshme u shitën nga Edi Rama. Ato i bleu FUÇIA i PD, sepse në Kashar nuk paskan kandiduar partitë por katër banorë të Kasharit! Ky është kori që i mban iso Ramës në këtë marrsh funebër ku po shoqërohet PS. Deri tani këto ishin në një vështrim të shpejtë 12 tradhtitë të kryetarit të PS Rama. Të tjera tradhti do të dalin e do na presin nga ky karagjoz politik. Aventurizmi i tij e ka zhytur e do ta zhysë më thellë në tradhëtira politike por dhe në humnerën penalizuese të shkeljeve të ligjit, në deliktë të rënda, pjesë e rrugës, skenarit dhe ngjizjes së tij me malavitën ekonomike. Dikur në një vend Shopenhauer i inatosur mesa duket me gratë thotë se “Tradhtia e ka emrin grua”. Ndërkaq më vjen ndërmend vetëm që Tradhtia e ka emrin Edi Rama.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arizona
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 6
Registration date : 14/07/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyTue Aug 12, 2008 4:25 am

Populli ka në krye ata poliyikaj që i meriton, nëse janë zgjedhur me voten e lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptySat Aug 16, 2008 2:42 am

https://www.youtube.com/watch?v=n1i5bOD--5M&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptySat Aug 16, 2008 2:46 am

https://www.youtube.com/watch?v=e_vnI9bRQY8&NR=1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptySun Aug 17, 2008 4:35 pm

Problemi ‘Fazlliç’ është pjesë e problemit politik

Nga Mero Baze

Gazeta “TemA” po riboton sot, pas mijëra kërkesave nga lexuesit, një shkrim të gjatë investigativ mbi një histori të dyshimtë lobimi nga një njeri shumë i afërt i kryeministrit Berisha që ka lidhje me trafikun e armëve, mafien e mashtrimeve financiare dhe lidhje me grupe terroriste në Ballkan. Damir Fazlliç është një lobist i tipit ballkanas, i ri në moshë, me baba boshnjak dhe nënë serbe, me lidhje të ngushta si me Izetbegoviçin, ashtu dhe me Millosheviçin dhe shërbimin e tij sekret, me lidhje të forta me Hasan Çengiçin, njeriun e trafikut të armëve nga Bosnja, por dhe Petraçin, të arrestuarin për trafik në Kroaci, ka lidhje me sponsorizuesit e Gotovinës dhe vrasësit e Xhinxhiçit, ka lidhje me lobe politike në Maqedoni dhe së fundi ka lidhje shumë të forta me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulëzim Basha dhe kryeministrin, Sali Berisha. E parë kaq gjatë, duket se historia e tij të tremb, por në të vërtetë nuk është kështu. Ai është një lobist tipik ballkanas, që bën lidhje diskrete me të fortët e gjithë vendeve, përdor lidhjet e tij amerikane e britanike dhe ecën përpara. Shqetësimi që ne duam të ngremë në këtë pikë nuk ka të bëjë me problemet e tij juridike. Ai mund të ndiqet në Bosnjë, Kroaci, Serbi, a ku të dojë. Madje, dhe mund t’i fitojë ato gjyqe. Problemi ynë është politik, pasi ky njeri është lobisti kryesor i kryeministrit Berisha dhe ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha. Dhe në këtë moment ky na kthehet në një problem politik.
Kryeministri Berisha nuk mund të bëhet fajtor për biografinë e zotit Fazlliç, pasi ai nuk është afruar me të për shkak të biografisë. Ai është kontaktuar me të si pjesë e ekipit që i bëri fushatën elektorale Partisë Demokratike në vitin 2005 dhe deri këtu është normale. Duke qenë pjesë e një ekipi legjitim amerikan, PD dhe Berisha nuk kanë pse të jenë përgjegjës për të kaluarën e tij, pasi kontrata e tyre ishte tremujore dhe aty mbaronin detyrimet. Problemi është se, pasi BG&R u largua, ky njeri u bë sekseri kryesor i Lulëzim Bashës dhe kryeministrit Berisha. Ky njeri lobonte kontratat e Telekomit, lobonte kontraktorët dhe nënkontraktorët e “Bechtel”-it, tenderat e rrugëve, konsulencat në fushën e energjisë dhe koncesioneve për burimet energjitike, e deri te tregtia e armëve. Nga ana tjetër, ky e përdor rëndësinë te Berisha dhe ekipi i tij duke paraqitur si kompensim për faturat e tij të larta afrimin e Tom Ridge si këshilltar i jashtëm i qeverisë, apo premtime se do të sillte Bill Klintonin në Tiranë, në janar të vitit 2008. Pra, problemi i madh politik është se për hir të marketingut të pushtetit dhe lidhjeve sipërfaqësore me SHBA, qeveria i jep legjitimitet një njeriu shumë të përfolur, i cili vë në pozitë të vështirë çdo qytetar të thjeshtë, nëse e ka mik dhe jo më një kryeministër apo ministër të Jashtëm. Pra, karfica e madhe e Berishës si marketing politik në emër të SHBA, bën një trafikant ballkanas të depërtojë në kokë të qeverisë dhe të diktojë shumë nga zhvillimet në vend, madje dhe zhvillime politike brenda PD. Ai ishte njeriu që frenoi Lulëzim Bashën të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, duke ditur rezultatin dhe me njerëzit e vet loboi kundër rivalëve të Bashës në PD. I mësuar të fitojë në mënyrë jolegjitime, ai është njeriu që krijoi standard të dyfishtë për kontratën e PD me BG&R dhe po ashtu njeriu që sabotoi kontratën e BG&R me qeverinë e Kosovës, duke i bërë presion përmes një kontrate false me qeverinë serbe. Pra, ky është një njeri që të vë në pozicion të vështirë politik dhe duhet t’i kesh shumë borxhe që ta mbash afër. Qeveria shqiptare po vazhdon ta mbajë atë në paradhomë dhe ky është një problem i madh. Nuk është problem, pse nuk reagon ndaj akuzave publike për të, se ia di dhe ia pranon. Nuk është problem as pse nuk e denoncon, se ka punët e saj. Por fuqia për t’u shkëputur prej tij është një tregues që dëshmon diçka. Dëshmon së paku faktin se nuk është një qeveri e kapur dhe nga mafia rajonale. Lulëzim Basha, i cili e ka pasur për një kohë të gjatë menaxher jozyrtar të projekteve të tij, e dimë që e ka të vështirë ta bëjë. Por Berisha duhet ta ketë më të lehtë. Natyrisht, nëse e ka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Aug 21, 2008 12:53 am

Djalli do te ngordhe


I- Djalli i nderkombtarizua, c’ka do te thote se nuk ka vend ne kete Toke se ku munde te fshihet.
Ne gazetan “Tema” lexova se televizioni gjerman po bene nje emision per kontrabandene e nderkombetare te armeve dhe Gerdecin, nderkohe ne NEW York Times, BBC, Euronews, Corriera de la Sera…media australiane, kineze, indiane, pakistaneze, arabe… kane folur dhe shkruar per kete teme.
Prozhektoret jane drejtuar tek djalli shqiptar dhe veglat e tij. Djalli shqiptar i 18 viteve te fundit perfaqesuar dhe simbolizuare nga Sali Berisha do te mbese ne drite deri sa te mbaroje. Kudo qe te perpiqet te fshihet prozhektorat do ta ndjekin…

II-Djallit i eshte shpallur lufte nderkombetare, c’ka do te thote se fitorja e shqiptareve eshte e sigurt.

Tashme jo vetem USA por edhe Zvicera, Bosnja, Afaganistani… po kryejne hetime per trafikim nderkombetar te armeve. Ne epiqender te kesaj veprimtarie kriminale eshte organizata me e madhe kriminale qe ka njofur historia boterore. Organizata kriminale e njofur me emrin qeveria shqiptare me ne krye djallin Berisha.

III-Koalicioni nderkombetar eshte garancia e fitores shqiptare.
Beteja e shqiptareve me djallin e tyre te perfaqsuar dhe symbolize nga Berisha do te ishte e humbur ne se nuk do te formohej nje koalicion nderkombetar. Shumica e shqiptareve sot jane te dobet, te varfer, te uritur, te rahur, poshteruar, coroditur, terrorizuar nga djalli, perfaqsuesi dhe simboli i tij Berisha dhe humbja shqiptare eshte e sigurt ne nje perplasje te mundeshme me fatkqesine e tyre me shpresen se munde te ndryshonin gjendjen. Eshte fat i madh i shqiptareve qe Djalli i tyre sulmoi Perendimin ne kerkim te territoreve te reja per te ushtruar aktivitetin e tij kriminal. Kjo po bene qe Bota Perndimore te reagoje fuqishem dhe ne aleance me Popullin Shqiptar te largoje dhe agjesoje Djallin e tyre 18 vjecar.
Eshte fat i madh i shqiptareve qe Djalli Berisha i ka shpallur lufte te hapur USA duke sulmuar ambasaden dhe ambasadorin amerikan ne Tirane.
Mendjemadhesia e Djallit Berisha tashme e beri punen e vet dhe USA eshte e detyruar te pergjigjet se paku duke e detyruar Djallin Berisha te futet ne kafaz. Por nuk do te mebese me kaq. Alenaca shiptare-prendimore me ne krye Ameriken do at asgjesoje Djallin dhe do at shpetoje Boten nga kjo monster qe eshte kthyer ne rrezik nderkombetar.
Cdo shqiptar duhet te beje ate qe i takon ne kete moment te ralle historik, per te kthyer buzeqeshjen vetevetes, femijeve…gjithe Shqiperise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptySat Aug 23, 2008 3:34 pm


U hap lajm, na la pa gojë, shkon Saliu në Tropojë




U hap lajm, na la pa gojë Shkon Saliu në Tropojë Kohë e gjatë sa një kurbet




Arbër Luznaku, Peshkopi
Shtune, 23 Gusht 2008 08:34:00




U hap lajm, na la pa gojë
Shkon Saliu në Tropojë
Kohë e gjatë sa një kurbet
Nuk janë pak, 11 vjet...
Ç’e ka ndalë, do pyes dikush?!
Mos gërmo more babush
Fjala e nderit është garant
Jo, s’ka qenë emigrant...

Por me kaq s’mbaron çudia
Në këmbë ësht’ ngritur policia
Një plan masash top sekret
Po çojnë djalin n’shpi të vet.

Ka nis Sala të gatitet
Në mendime përpëlitet
“Do të di t’i marr mirë kthesat
Kam arsye për mungesat...

..Do t’u them bashkëqytetarëve
Kushërinjve të të parëve
Se skam qenë veç në Tiranë
Po qark globit anembanë...

...Më kuptoni s’ka qejfmbetje
Se kudo kam gjet mbështetje
N’ Bagladesh ka shku jehona
Të gjithë i dinë sukseset tona.

...Sot po bindet bota mbarë
se Shqipëria është fanar
Fort ësht’ zgjat lesh i zarikës
Një hap para Amerikës.
…Do t’u flas e do betohem
Se për ta un po mundohem
Nuk vë natën gjum’ në sy
Dersa në NATO t’kemi hy

...Do t’u flas tamam tamam
Për Bashkimin Europian
Si sfilitem, bëhem copë
Që ata të hyjnë n’Europë

…Do tu flas o siç di vetë
Do t’u flas për internet
Si do shkojë dhe n’ato male
Shqipëria Dixhitale.

...Çfarë kam bërë do them me bujë
( n’fakt kam bërë një vërë në ujë)
Se për ta kam lënë dhe leshtë
Miratova taksë të sheshtë

...Do t’u flas pa hezitime
Se sa shumë po mbledh tatime
Mbi suksese hedhim valle
Taksë do ketë edhe në hale.

Për gjithçka un do t’u flas
Opozita të pëlcasë
Të guxojë të mos jetë e butë
Ia kam fut në Kushtetutë...

..Muhabetin do ta ngas
dhe për çmimet do t’u flas
nuk ka faj Sali Kumbari
u rrit nafta, ra dollari.

Do t’u flas edhe për KESH-in
Dhe për mishin dhe për preshin
Dhe për djathin dhe për kosin
Shum’ për Ramën pak për Tosin

..N’daçin do u them përrallën
Ç’bëmë me deputet Ballën
Xhozi me xhudo për zhelesh
Unë po, menaxher motelesh…

Ndonëse është pak si me spec
Do t’u flas dhe për Gërdec
Do m’besoj e gjithë malësia
Se, ku binte, nuk e dija...”

Fol Sali të lumtë goja
Ti kujton se s’të njeh Tropoja?
Të kanë pasur në mëhallë
Ndaj të dinë dhëmb’ e dhëmballë


Vargje të nënshkruara
Arbër Luznaku, Peshkopi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyTue Aug 26, 2008 10:55 pm

Tani...unë do thosha se më pëlqen Koço Devole,Skënder Sallaku,Ata të Vlorës, e ca të tjerë....
Për humor më pëlqen Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Jozefina, se desh e harrova dreqin...ajo të shkrin fare...e ca të tjerë.
Nuk e dini se tani janë ndërruar rolet? Politaka është kthyer në humor dhe humori në politikë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyWed Aug 27, 2008 3:44 am

Berisha duhet të përgjigjet kush e emëroi trafikantin e drogës shofer ambasade
Nga Tema

Shoferi i ambasadës shqiptare në Romë, arrestuar si trafikant droge, është emëruar një vit e ca më parë në shërbimin diplomatik jashtë kritereve normale. Arsen Selmanllari, i kapur me një kilogram drogë në makinën me targa diplomatike të shtetit shqiptar, rezulton nga hetimet tona të jetë një nip i një biznesmeni që ka një kafe në “Bllok” të quajtur “Fiesta”. Ky person është po ashtu një nga miqtë më të ngushtë të Shkëlzen Berishës, madje vëllai i tij jo-biologjik. Por, ndërsa ne po hetonim për mënyrën se si është rekrutuar ky shofer në shërbimin diplomatik, ia behu deklarata e fortë e Bogdanit, e cila thotë. “Sot, në fletushkën e tij personale një tender-lëpirës dhe gjobëvënës i njohur si ushtari i mirë i Ruçit, boton trillimin e radhës, sipas të cilit shoferi i kapur nga autoritetet italiane me drogë, qenka sugjeruar nga familjarë të Berishës. Asnjë familjar apo i afërt i kryeministrit nuk ka sugjeruar apo propozuar ndonjëherë këtë person apo persona të tjerë për punësim nëpër ambasada. Me trillimet dhe mashtrimet e tij të përditshme, ai vetëm vjell mbi vete vrerin, se me këtë qeveri nuk pret dot më gjoba dhe nuk fiton tendera me shpifjet dhe trillimet që boton në fletushkën e tij.”

Reagimi ishte shumë interesant, se është shkruar direkt nga Berisha dhe ka një tërbim të paparë për një gjë që është shumë publike. Rrahmani, pronar i kafe “Fiestës”, është vërtet mik i ngushtë i Shkëlzen Berishës dhe këtë Sali Berisha nuk mund ta mohojë. Ajo që ai ka të drejtë, është nëse shoferi ka përdorur autoritetin e Rrahmanit për t’u emëruar në shërbimin diplomatik apo autoritetin e Shkëlzenit. Ne besojmë atë që thotë zoti Berisha, edhe pse shumë i nxehur dhe jashtë kontrollit, kur përpiqet të japë dhe përgjigje shumë të thjeshta. Ne jemi të gatshëm të besojmë se ai që ka ndikuar në emërim, nuk është Shkëlzeni, djali i tij, por emërimi është bërë falë autoritetit dhe ndikimit që ka në Ministrinë e Jashtme shoku i tij.

Dhe për këtë pastaj duhet të pyesim se kush është ky biznesmen që ka aq shumë fuqi, sa të emërojë një shofer në shërbimin diplomatik. Po ashtu, kemi rast të shikojmë, nëse emërimi është politik, për shkak të kontributeve të tij personale, nepotik, për shkak të lidhjeve të tij familjare apo i merituar, për shkak të cilësive të veçanta të këtij punonjësi të diplomacisë sonë. Zoti Berisha është i lirë të na i shpjegojë këto qetësisht, pa u nxehur, pa e humbur logjikën dhe pa na kërcënuar. Ne, për fat, e njohim dhe atë, dhe Shkëlzenin, dhe pronarin e “Fiestës”, dhe nuk kemi ndonjë mëdyshje ç’ka ndodhur. Nuk njihnim vetëm këtë shoferin, por këtë e njohëm si trafikant droge. Nëse Berisha mendon se mund të na trembë duke na mbyllur gojën, duke na futur në konflikt me kartelet e mbetura të drogës në Tiranë, i ka bërë llogaritë gabim. Edhe pse s’kemi makinë të blinduar, siç ka patur ai, dhe pse nuk kemi miq, siç ka patur ai, që të na dhurojnë një të tillë, ne kemi me vete të vërtetën që na mbron shumë herë më shumë se mjetet me të cilat mbrohen trafikantët nga njëri-tjetri. Dhe e vërteta është në mes të diellit. Trafikanti është njeri i afërt i një biznesmeni, shoku më i ngushtë i djalit të tij. Mund të mos ketë asnjë ndikim djali i tij në këtë emërim, por pyetja më e rëndë është: Ku e gjeti fuqinë shoku i djalit të tij për të bërë emërime të tilla?

Për këtë i lutemi të përgjigjet qetësisht, se tërbimi me të cilin përgjigjet, e bën shumë pak të besueshëm. I kërkojmë të jetë i qetë, se nuk është kapur me drogë shoferi i gazetës “TemA”, por shoferi i shtetit shqiptar, me targat simbol të shtetit shqiptar, në krye të të cilit është zoti Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyWed Aug 27, 2008 3:56 am

Avokatët e rinj të qeverisë ‘Berisha’
Nga Mero Baze
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është thirrur dje sërish nga prokuroria për t’u pyetur rreth përgjegjësisë së tij zyrtare dhe personale për tragjedinë e Gërdecit, por sërish ka munguar. Udhëtimi i tij privat në SHBA mbetet ende arsyeja zyrtare për këtë shmangie nga hetimi. Por në vend të tij është shfaqur publikisht Adrian Visha, i cili ka pranuar publikisht misionin e tij si avokat i zotit Mediu. Nuk e njoh nga afër si jurist zotin Visha, por besoj se e njeh mirë ligjin dhe kulisat e hetimit në Shqipëri, dhe për shkak të përvojës së tij të gjatë në Prokurorinë e Përgjithshme, që nga koha kur aty drejtonte zoti Arben Rakipi. Por mbi të gjitha e njoh si gazetar për shkak të punës së përditshme. E njoh zotin Visha nga portreti që i ka thurur atij dikur kryeministri i sotëm i Shqipërisë. Së paku prej vitit 1999 e në vazhdim ai e ka portretizuar atë si njeri të lidhur me krimin, si njeri që ka shitur dosjen ‘Hajdari’, si njeri që ka nxjerrë informacione sekrete në favor të vrasësve, si njeri që ka ngatërruar fotografinë në dosjen e Orik Shytit me qëllim mosekstradimin e tij në Shqipëri dhe që po ashtu ka sabotuar ekstradimin në Shqipëri të vrasësit të shoferit të Dhori Sollakut. Nuk di sa i përfshirë ka qenë në këto afera realisht zoti Visha, por këto akuza i janë adresuar publikisht nga zoti Berisha.

Tashmë, dhjetë vite më vonë, ky njeri i vizatuar si djalli i drejtësisë shqiptare, është avokati i ministrit të qeverisë ‘Berisha’, në një aferë ku kryeministri ka investuar nderin e tij, personalitetin si kryeministër dhe ndershmërinë e tij, të diskutueshme tashmë, lidhur me përzierjen e familjarëve të vet në këtë skandal. Avokati që do të mbrojë tezat e Sali Berishës, tashmë është njeriu që Berisha na e ka vizatuar si figura më e errët e drejtësisë shqiptare. I rekomanduar, sipas burimeve të besueshme, nga Ilirian Celibashi, kunati i Fatmir Mediut, po ashtu një armik politik i zotit Berisha, avokati Visha dhe studioja ‘Celibashi’ janë tashmë avokatët e partisë në pushtet në këtë skandal. E përsëris se nuk kam ndonjë pretendim për aftësitë e tyre personale, por debati lind mbi standardet e akuzave të zotit Berisha dhe konsekuencën e tij të dyshimtë në këtë betejë. Mbrojtja e Fatmir Mediut është e qartë, se është një mbrojtje, për të cilën interesi kryesor lidhet me Sali Berishën dhe qeverinë e tij. Nëse Fatmir Mediu del i paimplikuar në Gërdec nga hetimi dhe nëse mbrojtja e tij mposht akuzat, Sali Berisha ka fituar një betejë të rëndësishme në lakun e ngushtuar të akuzave ndaj tij për korrupsion. Dhe për ta fituar këtë betejë, natyrisht Fatmir Mediu nuk do të lihet i vetëm. Bashkëpunimi me kryeministrin është mes të tjerash domosdoshmëri politike. Por ajo që tashmë na ngre dhjetëra pikëpyetje para nesh, është se me kë do t’i kryejë konsultat ligjore Sali Berisha. Në tryezën e tij të punës do të jenë komentet dhe skenarët e përgatitur për mbrojtje nga Adrian Visha dhe Ilirian Celibashi, dy avokatët e rinj të qeverisë së tij, kundër të cilëve ai investoi jo vetëm një dekadë jetë politike, por dhe ngriti dhe formuloi dhe gjithë misionin e tij antikorrupsion, dhe portretin e ndryshimit. Tashmë, kryeministri papritur është në duart e tyre. Është në duart e njerëzve që na i paraqiti si djall dhe që tashmë janë engjëlli i tij mbrojtës. Njësoj si me Delijorgjin që na e paraqiti si trafikant armësh dhe eliminues konkurrentësh në biznes dhe tashmë nuk guxon as t’i zërë emrin me gojë. Njësoj si kompaninë “Taçi” që na e paraqiti supertrafikant nafte duke futur, sipas tij, rreth 700 mijë tonë naftë pa akcizë në vit dhe tashmë po përpiqet t’i japë në mënyrë të paligjshme ARMO-n. Njësoj si shumë aktorë të tjerë të biznesit dhe politikës, përballë të cilëve ngriti një sistem të tërë akuzash që përmbanin në të njëjtën kohë portretin e tij të ndryshëm si kryeministër, por që tashmë është njehsuar me ta.

Avokatët e rinj mbrojtës të shumicës në pushtet janë në të drejtën e tyre të punojnë për të pasur klientë të fuqishëm politikë. Por ky është një proces delikat politik, që mes të tjerash ka nevojë dhe për konfidencialitet politik dhe njerëzor. Zoti Berisha ka tashmë konfidentë ata që na i ka paraqitur si armiq të mëdhenj të tij dhe opsioneve të tij për ndryshim. Nuk dimë kush ka ndryshuar, avokatët e tij të rinj apo idetë e tij të vjetra për luftë kundër korrupsionit dhe mafies politike në vend. Por një gjë është e qartë: ai është dorëzuar. Dhe është gati të bashkëpunojë me çdokënd që e siguron se nuk do t’i ndodhë gjë. Si gjithë njerëzit që kanë makth nga ajo që kanë bërë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyWed Sep 10, 2008 4:36 am

Ah, nuk dime si te te themi analist-gazetar, apo cuni i ritur ne "bllok"...Ne po te themi thjesht z.Andi Bushati, ju zotrote thoni se:" klan do te hyjne ne te tjera zona te ndaluara,per te zbuluar te vertetat, per te zbardhur ngjarje, per tenxjerre me drite historin nga e sotmja dhe e shkuara"...Oh dhe Oh Cfar cirku vazhdon dhe po luhet ne kurizin e popullit te pa fajshem dhe te shqiptareve me gjak shqiptari nga veglat e "katovices e te agjenteve dhe partive te Ramis Alise, Kete fare klan e dine i madhe dhe i vogel edhe (bufi) ky tv-klan eshte "tv-klanesh franceze-sllavo-greke"...Ne ekranin e keti klan te zi! shikon vetem dhe vetem te "emeruar" te vetequajtur analist-gazetar! kjo fare bolshevike dje spiun, dhe te ritur ne foleja e bolshevikeve "bloku", ky fare tv-klan i "klaneve" ne ekranin shikon vetem spiune-agjent, fytyra anti-shqiptare "serbo-greke" fytyra e Sali Berishes me shoke e stampuare 24-ore, vetem bruckullitje, genjeshtra, e mashtrime...Packa se shqiptaret me gjak shqiptari, buke me liste, uje me autobot, drit me pisha, kurse dritat tona ndricojne armikun ton-grekun, shqipetaret perdite vriten dhe hidhen nga ballkonet per buke, kurse spiunet dhe bolsheviket lahen ne (vaska flori)...Z. Andi Bushati, Ne po ju pyesim per hire te publikut,pyetjet jane naive dhe te thjeshta dalen nga zemra shqiptare. C'prisni 19vjet te zbuloni te vertetat e katovices?? Perse Sali Berisha e njofi maqedonin-shtet!? Pers Sali Berisha e shiti Bishtin e palles ne greket!? Perse ne Himaren ton ne 2005 u rezua flamuri tone dhe ungrit (flamuri-grek)?? Perse pronat e ligjeshme nuk ju dhane shqiptarve, por me pronat e shqiptareve u pasuruane "antishqiptaret"?? Cila ju penge per te zbuluar te verteten e 'PIRAMIDAVE"? Kushe ju pengon per te zbuluar te vertetat e 97-te? Kushe ju pengon per te zbardhur ngjarjet e Himares tone qe valvojne flamuret grek dhe Bollano thote hapur se jame-grek!?? Kushe ju pengon per te "zbardhur" ngjarjen, takim sekret me dyerte te mbyllura Sali Berisha me greket e me Bollanon aty u muarre vendimet-ekzekutive "hedhjen ne koshin e plerave Ismail Qemal dhe emerimin zv-kryeminister Genc Pollo, e te tjera?? Kush ju pengon per te zbuluar te vertetat, dhe per te zbardhur ngjarjen e qellimshemi te Gerdecit?? Kush ju pengon per te zbuluar te verteten e qeverise dhe te kuvendit Sali "spiunet-agjentet'?? Pyetjet jane te shumta per hallet e keti popull te pa fate...Ju z.Andi Bushati e kini shume te kollajshem per t'i thene shqiptarve te vertetat, per te zbardhur ngjarjet, e katovices te Ramis Alis si i pregatiti partit dhe si i emerovi kryetaret e ketyre partive te zeza si pershembull "Sali Berisha, Sabri Godo, Fatos Nano, Skender Gjenushi, Neritan Ceka dhe gjoja te djathte Abas Ermeni, Guri Durollari,?? Ju , z.Andi per te zbuluar te vertetat, per te nxjerre ne drite historin e katovices te Rmizit dhe mashtrimet e Saliut e kini shume kollaj ne te njejten streje dhe ne te njejten "shtepi" Boba" i juaje i nderuare dhe i respektuar ne politiken e "jashteme". "Baba i juaje" OFICER MADHOR ne Ministrine e Brenceme Inderuari Bushat, te gjitha (IDI) se kush jane anti-shqipetaret, dhe spiunet-agjentet, pra Ti,per te nxjerre ne drite historin nga e sotmja dhe e shkuara e ke shume te kollajshme prandaj bejeni sa me pare per shqiptaret me gjak SHQIPTARE...
plaga55@aol.com
09/09/2008 ora 11:22
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyWed Sep 10, 2008 4:37 am

petritkola shkruajti:
Marre nga Koha Jone. Ah, nuk dime si te te themi analist-gazetar, apo cuni i ritur ne "bllok"...Ne po te themi thjesht z.Andi Bushati, ju zotrote thoni se:" klan do te hyjne ne te tjera zona te ndaluara,per te zbuluar te vertetat, per te zbardhur ngjarje, per tenxjerre me drite historin nga e sotmja dhe e shkuara"...Oh dhe Oh Cfar cirku vazhdon dhe po luhet ne kurizin e popullit te pa fajshem dhe te shqiptareve me gjak shqiptari nga veglat e "katovices e te agjenteve dhe partive te Ramis Alise, Kete fare klan e dine i madhe dhe i vogel edhe (bufi) ky tv-klan eshte "tv-klanesh franceze-sllavo-greke"...Ne ekranin e keti klan te zi! shikon vetem dhe vetem te "emeruar" te vetequajtur analist-gazetar! kjo fare bolshevike dje spiun, dhe te ritur ne foleja e bolshevikeve "bloku", ky fare tv-klan i "klaneve" ne ekranin shikon vetem spiune-agjent, fytyra anti-shqiptare "serbo-greke" fytyra e Sali Berishes me shoke e stampuare 24-ore, vetem bruckullitje, genjeshtra, e mashtrime...Packa se shqiptaret me gjak shqiptari, buke me liste, uje me autobot, drit me pisha, kurse dritat tona ndricojne armikun ton-grekun, shqipetaret perdite vriten dhe hidhen nga ballkonet per buke, kurse spiunet dhe bolsheviket lahen ne (vaska flori)...Z. Andi Bushati, Ne po ju pyesim per hire te publikut,pyetjet jane naive dhe te thjeshta dalen nga zemra shqiptare. C'prisni 19vjet te zbuloni te vertetat e katovices?? Perse Sali Berisha e njofi maqedonin-shtet!? Pers Sali Berisha e shiti Bishtin e palles ne greket!? Perse ne Himaren ton ne 2005 u rezua flamuri tone dhe ungrit (flamuri-grek)?? Perse pronat e ligjeshme nuk ju dhane shqiptarve, por me pronat e shqiptareve u pasuruane "antishqiptaret"?? Cila ju penge per te zbuluar te verteten e 'PIRAMIDAVE"? Kushe ju pengon per te zbuluar te vertetat e 97-te? Kushe ju pengon per te zbardhur ngjarjet e Himares tone qe valvojne flamuret grek dhe Bollano thote hapur se jame-grek!?? Kushe ju pengon per te "zbardhur" ngjarjen, takim sekret me dyerte te mbyllura Sali Berisha me greket e me Bollanon aty u muarre vendimet-ekzekutive "hedhjen ne koshin e plerave Ismail Qemal dhe emerimin zv-kryeminister Genc Pollo, e te tjera?? Kush ju pengon per te zbuluar te vertetat, dhe per te zbardhur ngjarjen e qellimshemi te Gerdecit?? Kush ju pengon per te zbuluar te verteten e qeverise dhe te kuvendit Sali "spiunet-agjentet'?? Pyetjet jane te shumta per hallet e keti popull te pa fate...Ju z.Andi Bushati e kini shume te kollajshem per t'i thene shqiptarve te vertetat, per te zbardhur ngjarjet, e katovices te Ramis Alis si i pregatiti partit dhe si i emerovi kryetaret e ketyre partive te zeza si pershembull "Sali Berisha, Sabri Godo, Fatos Nano, Skender Gjenushi, Neritan Ceka dhe gjoja te djathte Abas Ermeni, Guri Durollari,?? Ju , z.Andi per te zbuluar te vertetat, per te nxjerre ne drite historin e katovices te Rmizit dhe mashtrimet e Saliut e kini shume kollaj ne te njejten streje dhe ne te njejten "shtepi" Boba" i juaje i nderuare dhe i respektuar ne politiken e "jashteme". "Baba i juaje" OFICER MADHOR ne Ministrine e Brenceme Inderuari Bushat, te gjitha (IDI) se kush jane anti-shqipetaret, dhe spiunet-agjentet, pra Ti,per te nxjerre ne drite historin nga e sotmja dhe e shkuara e ke shume te kollajshme prandaj bejeni sa me pare per shqiptaret me gjak SHQIPTARE...
plaga55@aol.com
09/09/2008 ora 11:22
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 12:48 am

Marre nga Koha Jone,

Del vete vetiu pyetja, ku punon djali i z.Leke Zogut, dhe perse punon me kelyshin-serb Basha...Sali Berisha si gjithemon; denancon, njofton, deklaron, atje ku "duhet" Ne vitin 2001 Saliu njofton se dy persona jane "Agjent" njeri per "UDB" dhe tjetri per "Asfalia"...Personi i UDB ishte (deputet) ne kuvendin e shqiperis z.Dashamir Shehi..Kurse personi i "Asfalis" njeriu me i besuare i Saliut z.Genc Pollo.. Perse z.Leka Zogu i perzuri legalistet e diteve te para, Leka perzuri ata qe flinte dhe ante buke ne shtepirat e tyre!? C'fare e detyrovi Leke Zogun qe mori si kryetar z.Dashamir Shehi!? ne te kundren C'fare e detyrovi qe z.Shehi nuk i ndahet z.Leka Zogut!?..Mbret Hamet Zogu anti-komunist,dhe vdiq i djegur per vendin e ti "SHQIPERIN" C'fare e detyrovi Leka Zogun qe ibiri i Ti te punoj per qeverin e spiuneve dhe te agjenteve, qeveri anti-shqiptare, dhe me e keqja eshte se punon i biri per nje fare Basha,agjent-serb.. Ne nuk e mbesuam Salin per Z.Dashamir Shehi, por vete kupetohet!, kurse per nje fare Genc Pollo Ne e dime dhe e dine se;"familje me gjak-grek (babe e bir agjente)...
SHKUESI
10/09/2008 ora 17:40
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 1:31 am

Dhjetë vitet e pasinqerta ndaj Azem Hajdarit

Nga Mero Baze

Udhëheqësi i lëvizjes studentore, Azem Hajdari, po mbush dhjetë vjet i ndarë dhunshëm nga jeta, identiteti i së cilës u bë përmbysja e komunizmit dhe udhëheqja e partisë së parë opozitare në Shqipëri. Tetë vitet e jetës së tij politike, që e bënë të njohur për çdo shqiptar, janë tashmë të mbuluara nga dhjetë vite të tjera të pasinqerta ndaj tij, për të cilin duhet të ndjehemi borxhlinj, së pari si qytetarë dhe pastaj si njerëz politikë.
Dhjetë vite pas vrasjes së tij, shteti shqiptar dhe mbi të gjitha drejtësia shqiptare nuk ka marrë kurajën të hetojë dhe të shpallë publikisht motivin përse është vrarë Azem Hajdari dhe të zbardhë motivuesit. Ajo që kemi në dorë deri tani është dosja e një gjyqi ordiner, që ka shpallur fajtorë disa vrasës thuajse me pagesë, shumica e të cilëve janë zhdukur më pas. Premtimi i madh i PD dhe vetë zotit Berisha ka qenë hetimi dhe zbardhja e motiveve të kësaj vrasjeje politike, të më të rëndës në historinë e shtetit shqiptar. Autorët fizikë të vrasjes u identifikuan dhjetë minuta pas vrasjes, por dhjetë vjet më pas ne ende nuk kemi një histori të gjykuar të kësaj vrasjeje politike.
Dekorimi i djeshëm i Azem Hajdarit me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, dekorata më e madhe e shtetit shqiptar, është një respekt formal për të, respekt që ai e ka merituar, ndoshta që kur ishte gjallë, kur e linçonin duke e mbajtur larg partisë që krijoi dhe shumë larg pushtetit që qeveriste partia e tij. Biografia e tij politike është një leksion i rëndë dhe pesimist për të gjithë ata që kanë keqkuptimin se në Partinë Demokratike ka një sistem të vlerësimit të vlerave politike. Njeriu që e themeloi atë parti dhe u vra në emër të saj, nuk arriti të bëhej asnjë ditë ministër, nuk arriti të kishte asnjë post në parti, përkundër ngrirjeve dhe përjashtimeve, ndërsa të tjerë nga rruga u thirrën në pushtet në vend të tij dhe i bënin gjyqin atij. Kjo sëmundje vazhdon të mbetet e pashëruar në partinë që Azemi themeloi, me shpresë se do të vendoste rregulla loje demokratike për të gjithë.
Vrasja e Azem Hajdarit mbeti po ashtu një shembull dëshpërues për politikën, duke ndjellë një precedent ogurzi. Njeriu i pushkatuar politikisht para selisë së partisë që themeloi, ka dhjetë vjet që pret nën dhé së paku t’i zbardhet motivi përse u vra. Një klikë politike burracakësh e vrau dhe u përpoq duke ia arritur në njëfarë mënyre të njollosë vdekjen e tij, duke e lënë atë pa motiv, thjesht sikur të ishte zënë me të fortët e lagjes. Kjo i heq imunitetin çdo politikani, pasi të gjithë janë njësoj të rrezikuar nga ndonjë vrasje me motive politike, që për vite të tëra, duke u endur sirtarëve të drejtësisë sonë të korruptuar, mund të mbetet e pasqaruar dhe e përbaltur.
Përpjekjet diabolike të njerëzve në pushtet në atë kohë për të krijuar alibi për vrasjen dhe lidhje brenda PD ishin të fëlliqura. Akoma dhe sot vazhdon legjenda e mosvajtjes në prokurori të Sali Berishës, i cili në rastin konkret i ka denoncuar vrasësit 10 minuta pas tragjedisë, duke e bërë në të paktat raste më mirë se kushdo tjetër detyrën ndaj Azem Hajdarit. Akoma dhe sot vazhdojnë të bëhen aludime për njerëzit e përdorur nga shteti për vrasjen e tij. Dhe akoma dhe sot, prokuroria, e çliruar nga pesha e pushtetit që qëndroi pas vrasjes, nuk ka marrë guximin ta rihapë çështjen dhe të hetojë motivin e saj.
Premtimi solemn i Sali Berishës për ta zbardhur këtë motiv, është një peshë e rëndë morale për të dhe PD në dhjetëvjetorin e ikjes së Azemit. Ata nuk mund të fajësohen përse nuk është rihapur kjo dosje, por po ashtu nuk e kanë aq të lehtë duke u shfajësuar se kanë punë të tjera të mëdha për të bërë. Vrasja politike e Azem Hajdarit, nëse nuk zbardhet si e tillë me gjithë detajet e saj dhe mbi të gjitha për motivin e saj, do të rrezikojë gjatë, për shumë vite dhe ndoshta dekada, politikanët shqiptarë që po tolerojnë një atentat të tillë politik të trajtohet si ordiner. Dekorimi i Azem Hajdarit na kujton thjesht vonesat që i kemi borxh atij politikani brilant që plumbat e mafies politike e sharruan në kulmin e jetës së tij politike dhe njerëzore. Ai iku duke na lënë në borxh të gjithëve, në borxh me historinë që prodhoi për ne dhe fatin e zi që e njëjta shoqëri prodhoi për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 3:24 pm

Valla me Albin Kurtin ska veq kush ja ka inati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 3:46 pm

Ibrahim Rugova Very Happy

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Çlirimi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Çlirimi


Male
Numri i postimeve : 138
Age : 50
Vendi : prizren
Registration date : 11/09/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 3:51 pm

me fal por Ibrahim Rugova nuk eshte me ne jete dhe smund te jet tash politikan pyetja eshte cili politikan ju pelqen e ju cili ju ka pelqyer.
mua me pelqen Fatir Limaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 3:53 pm

Çlirimi shkruajti:
me fal por Ibrahim Rugova nuk eshte me ne jete dhe smund te jet tash politikan pyetja eshte cili politikan ju pelqen e ju cili ju ka pelqyer.
mua me pelqen Fatir Limaj.

hahahahaha po hija e tij esht prap mendova se i gjall esht Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 8:34 pm

Hashim Thaqi
qe do mei mbush burgjet me hajna
qe kan vjedh djersen e popullit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyThu Sep 11, 2008 8:45 pm

Adem Demaci eshte politikan i madh, por ne shqiptaret nuk dime ta vleresojme, po ashtu edhe Albin Kurti.

Ndersa sa i perket politikaneve qe aktualisht jane ne pozite e opozite, qe luftojne vetem per pushtet, jo sic luftohet per pushtet per te ralizuar programet e tyre, por per te hyre ne pushtet e te punojne vetem per interesa personale familjare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyFri Sep 12, 2008 4:03 am

Thursday, September 11, 2008
Gjendje lufte...

Para dy muajsh perfaqsuesi i Ramiz Alise, Sigurimit te Shtetit, UDB-se, KGB-se, Asfalise, zoti Sali Berisha ndermori nje akt poshterues kundrejt trupit diplomatik akredituar ne Tirane. Aktin poshterues Berisha e realizoi nepermjet agjentes se Sigurimit te Shtetit Jozefina Topalli, “Dizenjatorja”.
Dizenjatorja Jozefine e nxori trupin diplomatik nga Parlamenti me shqelma, prej zhelesh dhe e flaku ne rruge.
Kete akt poshterues kundrejt Europes dhe Amerikes nuk e ka bere as Hitleri ndersa Berisha e realizoi pothuaj 63 vjete pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore.
Pas ketij trupi diplomatik akredituar ne Shqiperi ne syte e shqiptareve duket shume mjeran, qesharak dhe i pakuptimte.
Edhe sa dite kane mbetur kur shtetet perndimore do te terheqin perfqsuesit diplomatik dhe te mbyllin ambasadat e tyre ne Tirane?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyFri Sep 12, 2008 8:46 am

doni te dini se cilet politikan jan me te aft per te mbajtur shtetin ,me sa i perket asnje nuk di se si mbahet shteti si duhet,Ramush Haradinaj esht per pushk se esht trim i vertet e sa i perket per politik aspak nuk ka lidhje se askund ne Bot nuk gjen vetem ne Kosov te shkojn ne fakultet e gjoja te behen kryetar tani ,por te kthehem ne anen tjeter edhe Hashimi eshgt deri diku por ka nisur te ec ne rrugen e Rugoves dhe si ka fillu nuk esht keq duke udheheq por duhet edhe pak me shum ,por edhe si nje popull esht shum veshtir me ne Shqiptaret te jet nje i mir, sepse vet si popull duhet ta ndertojm Shtetin e jo ta shkaterrojm , megjithese politika nuk me intereson aspak Very Happy as nuk votoi per asnjeren parti,por me intereson se si vendi im te ndertohet e jo te shkaterrohet

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyFri Sep 12, 2008 8:49 am

Aste nje nuk me pelqen gjithsecili veq per veti e per popull aste nje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 EmptyFri Sep 12, 2008 12:57 pm

gurbetqarja shkruajti:
por te kthehem ne anen tjeter edhe Hashimi eshgt deri diku por ka nisur te ec ne rrugen e Rugoves dhe si ka fillu nuk esht keq duke udheheq por duhet edhe pak me shum
Gurbetqarja, ti thua qe nuk te intereson politika. E nese nuk te intereson si eshte e mundur te besh kete krahasim mes Rugoves dhe Thacit ??, qe n'realitet nuk kane as gje te perbashket as nje rruge te Rugoves nuk eshte duke e ndjekur Thaci. Thjesht po ecen rruges te cilen rruge eshte dashur te ecin edhe te tjeret qe ishin ne vendin e tij.

Sa i perket temes.

Hashim Thaci & Fatmir Limaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??   Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ?? - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 33Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 21 ... 33  Next
 Similar topics
-
» Cili instrument ju pelqen me se shumti? Dhe pse?
» Si duhet te jete nje politikan/e i/e mire per Shqiptaret ??
» O JU POLITIKAN MENDONI NJIHER E PERGJITHMON PER KET POPULL
» Çfar duhet te beje nje politikan qe ta duan shqiptaret?
» lexo gazeten EXPRESS shum me rendesi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: