Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
+51
Fjona
Loti
njonidrenica
Argent
I_heshtur
paioni
MUHAMETII
baba
voglushja
MARY
TRIBUNI
eri M
naqeta
USHTARILIRIS
xhavo_
Nezir Myrta
Ballistet
Zogisti_Legalist
petritkola
Ago Muji
Ani
STUPCAT
Urata
E_Bukura
Euridika
zeriatdheut
Tetovari
NetSerseri
Aquila
flaka
Kosovarja
Niki
Riki30
Ramiz
dibranja
drenusha
shpendi
azzurra
besa-bese
tom sojer
ss1
genta
renan
perparimi
Anna
Sy kaltri
Leka i Madh
Beton
fatlum
shaban cakolli
Sofra
55 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14  Next
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Mar 27, 2008 3:23 am

jo jo jo xhavo xhali, mos fol në përgjithsi, por çka mund të bësh ti, çfar ideshë inovatore (paske ti), se novatore nuk po të pëlqejnë!!! E mos na siell miza këtu, se kush ka mizë e çon dorën në kapuç! Ti je ai që po flet me bishtsyri, e po siell parolla SHQIPËRI E MADHE, se askush nuk shkroi ashtu - ti vet thua (bëhet në kokë, e vet thua - jo nuk bëhet...)Mjaft!

jojo as britmat e kota nuk janë parolla, ti po gabon përsëri xhavo - parolla është pllakati BASHKIM BASHKIM! Britmat e kota janë pikërisht ato(e madhe, etnike, natyrale, pastorale, rurale...) dhe termi E MADHE e dinë krejt bota, kuptimin e tij - ti pse e bjen mizën këtu xhavo?

Edhe njëherë po përsëris: Shqipëri e Madhe është kur na pushtojmë toka të huaj me popuj të huaj, ky term është shkatrrues dhe këtë na lanë pikërisht armiqtë tanë, servët - e vet ata sot kanë Servi e Madhe me mbi 5000 km katrore tokë e popullësi shqiptare - Mali i Zi i Madh, me krejt popullësinë shqiptare, e tokat e Malësisë se MbiShkodres - Maqedonia e Madhe, me tokat e popullësinë shqiptare - Greqia e Madhe, me krejt Arbaninë, Çamërinë me mbi tre milion shqiptarë (sipas statistikave të tyre) - ato shtete kanë termin E MADHE e jo Shqipëria që don të bashkoj trojet e veta e popullin e vet të coptuar!!!!!

Kupto edhe mua nuk më bëhet vonë pse ti NUK MË NJEH po kur të flasësh direkt me mua prezantohu!!! Të të njoh ty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Mar 27, 2008 3:42 am

Kundërshtimin dhe ndërhyrjen tuaj e konsideroj plotësisht te pakuptimt. Ju po kërkoni qime në vezë. Përse?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Mar 27, 2008 3:50 am

Të drejtat e njeriut janë absolute, ndërsa vetëvendosja ka disa kushte të shkruara e të pashkruara (që në to hynë edhe përmasat), ku nuk mund të shpallët e bëhet shtet kur kujt t'i teket. Po të mos kishte Ushtri çlirimtare në Kosovë nuk do të kishte sot pavarsi, ndoshta as autonomi. Mirpo vetëm pushka nuk ka mjaftuar dhe as nuk mjafton, sepse ne si popull shumë i vogël, i varfër dhe i dobët, në arenën ndërkombtare, te cilës s'mund t'i ikim, varemi nga qendra të ndryshme të vendosjes globale.

Xhavo -.,, Edhe pse jemi nje populle i varfer i dobet i vogel ,,duhet te mos harojem se jemi ne lufte me shume se 100 vjet per nje ideal, e duhet te repsktuar gjithe deshmoret e luftes te nje ideali te deri sotëm, e gjithe kjo histori jona nuk m'varet nga qendra te ndryshme te vendosjes globale.Por, m'varet edhe nga vete ,,vendimi ,guzimi,atdhedashuria e te pareve tane te jemi te bashkuar .

falemenderit per mirkuptim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Mar 27, 2008 4:03 am

Beton, lufta dhe sakrifica janë të patjetersueshme dhe kanë qenë te pashmangshme në realitetin shqiptar dhe në Kosovë në veçanti. Këtu ka një keqkuptim, sepse unë iniciativës, vendimit, guximit dhe atdhedashurisë i jap vendin e parë në ketë qështje. Mirpo edhe një diplomaci dhe politikë e duhur në arenën ndërkombtare nuk na bën zarar, se fundja është edhe jetike. Shembulli më i mirë i kësaj është Kosova sot. Me envera, stalina, lenina e maoceduna Kosovës ke ka i humb fara edhe hija. 

Pavarsia e Kosovës, pas luftës, është varur plotësisht nga faktori ndërkombtare, sepse sovraniteti ka kuptim kur dikush ta njeh atë, kur dikush t'i jep legjitimitet nga shtetet tjera. Ndërsa kjo ska qenë edhe aq e lehtë, se jo që jemi te vegjël e pa ndikim në botë, por aq sa ka banorë Kosova ka vetëm një banesë në Shanghai apo New York.
Në fund të fundit nuk varet numri i banorëve për të ndikuar në botë dhe vetë jetën tonë politike, por ndikon cilësia e këtyre banorëve. Shembuj te tillë kemi mjaft në botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Mar 27, 2008 4:28 am

Po Xhavo pikrisht eshte kjo qe lapsi nuk mundet pa pushken as pushka pa lapsin.
Nuk po thot askush se vetem me pushke mundemi ta hapim rrugen por lapsi e ka deri aty ku mundet me armikun e pastaj e vazhdon pushka se bashku me lapsin. Kjo ka ndodhur ne Kosove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Mar 27, 2008 8:07 pm

TE LUMT EURODIKA kjo tregon se SHOTA DHE SHUM BIJA TE KOMBIT NUK JAN VETUN POR ka SHQIPERIJA trimenesha qe dine te luftoj e kan zemer keto vargje tregojn trimnin fisnikrin dinjitetin e femres shqiptare me ten kete guxim qe shkruan per atedheun e vet te lumt QOFSH E NDERUAR GJITHMONE EURO DIKA edhe JU URATA SOLLET VARGJET E TE MADHIT AGIM JU LUMT KRENOHEMI ME JU LAVDIJ DESHMOREVE ROFT BASHKIMI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Bashkimi Kombëtar-amenet i dëshmorve   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyFri Mar 28, 2008 7:45 pm

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 38IsaBoletinimeTrimetngaZefShoshi-full

Te nderuar forumist me intereson te di nga ju ku mbet gjaku qe u derdh per liri dhe Bashkim Kombetar.

Perse gjaku qe u derdh per Bashkim Kombetar e vullneti i tyre shekullor u shkel, apo jo ?

Mirpres mendimin tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyFri Mar 28, 2008 8:04 pm

Se pari të përshëndes dhe perkulem para jush ushtar i lirise urime tema qe ke hapur, eshte e qelluar, te lumt. Amanetin e deshmorve do ta dergojm ne vend, se ndryshe nuk bene qe te shkilet, ai gjak nuk u derdh te shkilet, ata qe e shkelin dhe nese e perbuzim ai do te na mallkoje, neve na mbetet me urtesi sinqeritet e perkushtim te realizojm aspirata e kombit dhe ta ndrisim e skuqim edhe me shume Flamurin kuq e zi.

Lavdi deshmorve te Kombit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Kartë e djegur apo që do të ndizet   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySat Mar 29, 2008 2:56 pm

Kartë e djegur apo që do të ndizet
Written by Ardian ZEJNAJ
Saturday, 29 March 2008

Në vështrim

Të gjithë mendonin se koha e ndarjeve etnike kishte përfunduar, nëse jo më herët, në vitin 1999, kur NATO-ja intervenoj për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi i Serbisë. Madje kishte një çlirimi psikologjik, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, se këto skena kishin marr fund dhe se popujt e Ballkanit, pas gjithë atyre viteve të dhunës, masakrave dhe dëbimeve, do t’u kthehen dialogut, të ardhmes, bashkëpunimit dhe afrimit mes vete dhe së bashku të shkojnë drejtë integrimeve euro-atlantike.

Mirëpo, me mirë se askush tjetër nga ëndrra e parajsës këta “liberal-demokrat” dhe njerëz të së “ardhmes”, çfarë sot ka me shumicë në Kosovë, i ka zgjuar Serbia, politika dhe politikanët e saj, këtë javë. Ata më në fund zbuluan fytyrën e tyre të vërtetë, duke kërkuar të vënë në funksion planin e nxjerrë nga sirtarët e Akademisë së shkencave të Serbisë, ndarjen e Kosovës. Kjo ka qenë gjithmonë karta e tyre e fundit, dhe pasi që e humbën Kosovën më 17 shkurt, dolën me propozimin, që për atë pjesë të opinionit që kanë përcjellë me kujdes raportet politike dhe etnike në Ballkan nuk është befasues.

Serbia tani është duke luajtur me kartën, që mendohej se ishte e djegur, por që na bënë të kuptojmë se ajo, ende nuk është ndezur. Pra, serbët janë duke dashur që të ndezin kartën e ndarjes, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme për rajonin dhe që do të mund ta ndezte flak gjithë këtë pjesë të Evropës. Nëse kjo kartë ndizet, duhet kuptuar se mund t’i kaloj kufijtë e Kosovës, madje nga kjo kartë mund të digjet edhe vetë Serba, e të mos flasim për Maqedoninë, Bosnjën, por edhe Malin e Zi. Sepse, nuk mund të besohet se shqiptarët mund të bëjnë sehir, derisa shohin duke iu ndarë përsëri territori.

Po ashtu nuk duhet besuar se propozimi i Samarxhiqit, Jeremiqit dhe Koshtunicës do të pranohet dhe miratohet nga OKB-ja. Pranimi i këtij propozimi nga OKB-ja është sinjal se po kjo organizatë është duke ndezur fitilin e konflikteve të reja, të cilat për nëntë vite tentojë t’i mbajë nën kontroll. Rusët sigurisht se do ta mbështesin, por duhet besuar fuqishëm në vendosmëri e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtete të fuqishme të Evropës. Më shumë se sa SHBA-ja, refuzuese e këtij propozimi duhet të jetë Evropa, sepse ata do të jenë, pas popujve të Ballkanit, paguesit më të mëdhenj të një aventure të nxitur nga Serbia.
Serbia i ka nxitur edhe luftërat e viteve të ’90-ta, atëherë me idenë për të mbajtur Jugosllavinë të bashkuar, ndërsa sot dëshiron të nxisë konflikte me idenë e zgjerimit të kufijve të saj, nën petkun e mbrojtjes së serbëve. Kjo është logjika e vjetër serbe, se ku ka një varr serb, aty është Serbi. Nëse popujt e Ballkanit do të nisen nga ky parim, atëherë secili do të duhej të shkonte në vendit e tjetrit, duke ndarë fshatrat dhe qytetet mes përmes, në emër të varreve të bashkëkombësve tanë, duke sjellë rajonin në konfrontim total. Kjo logjikë duhet bërë e qartë se nuk duhet pranuar dhe Serbisë i duhet mbajt leksion rreth kësaj teme.
BE-ja ka marr një vendim të drejtë kur ka njohur Kosovën si shtet, por tani ka përgjegjësinë tjetër, për ta ulur në bisht Serbinë dhe për t’ia treguar shkopin, sepse karotën nuk dëshiron ta pranojë. Është dëshmuar disa herë gjatë një dekade se Serbia kupton vetëm gjuhën e forcës, atëherë kur nuk ndalte sulmet ndaj popujve të tjerë të Ballkanit, duke e detyruar ShBA-në dhe Evropën (NATO) për t’ia sulmuar forcat policore, ushtarake dhe paramilitare në Bosnjë dhe në Kosovë, në mënyrë që të tërhiqet prapa dhe t’i kthehet dialogut.

Nëse vërtetë, Serbia brengoset për bashkëkombësit e saj, atëherë duhet të komunikojë me institucionet Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtar që janë këtu. Kosova ka premtuar se do të kujdeset për qytetarët e saj pa dallim dhe se do t’i mbrojë, ndërsa që forcat e NATO-së kanë garantuar mbrojtjen e pasurisë së Kosovës. Por, shihet hapur, se ky është vetëm pretekst, por nuk është qëllimi. Qëllimi është territori i Kosovës dhe zgjerimi i kufijve të Serbisë, duke tensionuar gjendjen brenda Kosovës dhe duke krijuar tani për tani artificialisht ndarje mes qytetarëve të Kosovës, gjë që me këto veprime Serbia është duke dëmtuar më së shumti po bashkëkombësit e saj, në emrin e të cilëve thirret sot.
Prandaj, Kosova duhet të jetë e përgatitur për të gjitha aventurat e Serbisë, siç duhet të jenë gati për t’u përballur edhe shtetet që kanë njohur Kosovën. NATO-ja duhet të jetë e përgatitur që ta mbrojë Kosovën dhe qytetarët e saj nga çdo ngjarje si ajo e 17 marsit dhe nuk bënë assesi të tërhiqet prapa, sepse tërheqja do të thotë pranim i dhunës dhe një vendimi të marrë nga dhuna. Kjo mbrojtje duhet të vazhdojë derisa Kosova nuk do ta ketë ushtrinë e saj për t’i mbrojtur kufijtë. Por, tërheqje nuk mund të ketë këtu, assesi, ndryshe do të thotë dorëzim para presionit të Serbisë për ta defunksionalizuar dhe delegjitimuar një vendim të Kuvendit të Kosovës dhe të pranuar nga shtete me të fuqishme të botës, pavarësisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySat Mar 29, 2008 3:57 pm

Ameneti i dëshmorve na thërret Ushtariliris edhe ne kete moment... ai shumë herë u shkel, por sa here që shkilej aq më shumë ndërgjegjsoheshin dhe shtoheshin zërat drejt bashkimt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySun Mar 30, 2008 10:54 pm

zeriatdheut shkruajti:
Se pari të përshëndes dhe perkulem para jush ushtar i lirise urime tema qe ke hapur, eshte e qelluar, te lumt. Amanetin e deshmorve do ta dergojm ne vend, se ndryshe nuk bene qe te shkilet, ai gjak nuk u derdh te shkilet, ata qe e shkelin dhe nese e perbuzim ai do te na mallkoje, neve na mbetet me urtesi sinqeritet e perkushtim te realizojm aspirata e kombit dhe ta ndrisim e skuqim edhe me shume Flamurin kuq e zi.

Lavdi deshmorve te Kombit

e kjo më pëlqen...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySun Mar 30, 2008 10:58 pm

Sofra shkruajti:
Ameneti i dëshmorve na thërret Ushtariliris edhe ne kete moment... ai shumë herë u shkel, por sa here që shkilej aq më shumë ndërgjegjsoheshin dhe shtoheshin zërat drejt bashkimt.


po mos të kishte qenë shtypja, nuk do kishte as shpërthim, shtypja bën që uji të ecën e gjuhet edhe përpjetë, valet të shkundin e dridhin e shkallmojnë shkembinjtë në erozion, kur ndalin ujin e freskët për shuarje etje lirie - si shkenërisht si politikisht - lufta krijon heronj e edhe paçavura!

'e dua pikën që shpon gurin' piklon pandërprerë

pika e shpon gurin


o shkoi pushimi erdhi veprimi Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySun Mar 30, 2008 11:17 pm

euridika euridika moj Shote,

sa bukur luhet vallja Shota në kohën e lirë të ushtarëve të lirisë, pas momenteve triumfale! valle shkrepash lirie! ...edhe bjeshkët hedhin valle me ushtarët e lirisë!

e konga euuuu...sa e kem pritë moj sa e kem pritë...


Edituar për herë të fundit nga Nezir Myrta në Sun Mar 30, 2008 11:25 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySun Mar 30, 2008 11:23 pm

Bashkimi kombtar, jo vetëm që është amanet i dëshmorëve, por edhe interes ekonomik, politik dhe strategjik kombtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyMon Mar 31, 2008 12:00 am

Cfarë interesi kanë shqiptarët të bashkohen?

Shqiptarët si komb në nivelin rajonal janë në konkurrenc-agresore me serbët, grekët, malazezët dhe maqedonasit.
Bashkimi kombtar ka kuptim sepse shton aftësitë tona për të fituar në konkurencë dhe për të shpëtuar nga dhimbjet e të pafuqishmit. Pra bashkimi i shqiptarëve është me interes sepse shton epërsitë konkuruese që nga epërsitë ekonomike, kulturore, territoriale, ushtarake, strategjike e deri tek epërsit konkuruese sportive dhe me ketë përparimin dhe lulëzimin e tij. Mirpo asnjëher nuk është berë llogari metodike, sistematike dhe me plan përspektiv për bashkim kombtar. Kjo punë është ndërthurje e shumë specialistëve është punë që u takon politologëve, historianëve, ushtarakëve, ekonomistëve, etnografëve etj. Është përgjegjësi e udhëheqësve shqiptar që të kenë një grup specialistësh që merret me hulumtimin e "epërsive kombtare". Vetë shtrimi i qartë i problemeve është gjysma e punës.

Njëfar Porteri flet për epërsitë ekonomike të kombeve. Por ato epërsi janë të llojllojshme. Mund të jenë pasuri nëntokësore e mbitokësore, por edhe vlera shpirtërore, tradita, tradita e punës, madhësia territoriale dhe e popullsisë, fuqia ushtarake, pozita strategjike etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyMon Mar 31, 2008 4:17 am

Nezir Myrta shkruajti:
Sofra shkruajti:
Ameneti i dëshmorve na thërret Ushtariliris edhe ne kete moment... ai shumë herë u shkel, por sa here që shkilej aq më shumë ndërgjegjsoheshin dhe shtoheshin zërat drejt bashkimt.


po mos të kishte qenë shtypja, nuk do kishte as shpërthim, shtypja bën që uji të ecën e gjuhet edhe përpjetë, valet të shkundin e dridhin e shkallmojnë shkembinjtë në erozion, kur ndalin ujin e freskët për shuarje etje lirie - si shkenërisht si politikisht - lufta krijon heronj e edhe paçavura!

'e dua pikën që shpon gurin' piklon pandërprerë

pika e shpon gurin


o shkoi pushimi erdhi veprimi Wink

Ashtu mendojë edhe unë i nderuari Nezir, "Shkoi pushimi erdh veprimi"

Unë mendojë se lufta politike por edhe ajo me mjete jo politike është jetike për popullin Shqiptar, ajo nuk ka shteg tjetër pos që do të gjejë përkrahje të plotë, është në interes të njerzimit i cili duhet ta përkrah stabilitetin në Ballkan.
Prandaj del si përfundim se pa përkrahur të drejtat e shqiptarve që të bashkohen në një Shtet nuk ka stabilitet në Ballkan. Por për t'u arritur aspiratat tona duhet veprim, përndryshe puna teorike do të zverdhet nëpër forume dhe nëpër fjoka të politikajve aktual, me një fjalë mbeten demagogji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyMon Mar 31, 2008 9:15 pm

Shume i nderuar zeriatdheut dhe shume i nderuar Nezir Myrta , keto fjale qe lexova nga Ju , me lan pa fjale .. ju falenderoj shume per kete nder por dua te shtoj qe NDERI ju takon Juve te nderuar ..ajo me e pakta qe ne mund te bejme eshte te nderojme Juve dhe te gjithe ata qe diten t'a duan atdheun ashtu si i ka hije ... e ku duhet me mire atdheu perpos duke qitë ne drite historine dhe vlerat e medha qe ka populli yne ??? e ku duhet me mire atdhe sesa te mbrosh qofte edhe me jete keto vlera dhe lirin e popullit qe i takon ?? andaj NDERIMI ju takon Juve dhe te gjithe Juve qe luftuat qofte me pend ,qofte me pushke , Juve qe ditet me se miri ta duani dhe ta nderoni atdheun , e qe dini edhe sot ...

I nderuar zeriatdheut , desha te sqaroj qe ate poezi nuk e kam shkru une , eshte poezi shuume e mire por fatkeqesisht nuk me kujtohet autori ... me pelqeu shume , thjesht fjalet e saj besoj qe gjejne vend ne zemer te secilit shqiptar qe e ndjen veten te tille ,.. une padashje ka harru t'a shkruaj emrin e autorit .E vendosa ketu sepse besoj qe i pergjigjet temes dhe i pergjigjej momentit te diskutimit ..eshte poezi e mire dhe paraqet nje realitet..

"euridika euridika moj Shote,

sa bukur luhet vallja Shota në kohën e lirë të ushtarëve të lirisë, pas momenteve triumfale! valle shkrepash lirie! ...edhe bjeshkët hedhin valle me ushtarët e lirisë! "

e ku ka valle me te mire se kjo ?

Nderime me te thella Juve dhe te gjithe atdhetarve shqiptar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyTue Apr 01, 2008 5:41 pm

Shqiptar e shkuar shqiptarit!...

UNË, jam shqiponja e
Bjeshkeve te Namuna,
jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

UNË, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
jam nje fije e mustaqeve te Mujit,
nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.

UNË, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

UNË,jam nje strofe e bukur e Naimit,
shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.

UNË, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
e me gjakun tim u la edhe Cameria,
se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
se per deshmoret nuk qan njerezia.

UNË, jam nje pushke qe del nga frengjite,
jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

ja pra,
UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
ja lulja qe i ka mbire Ismailit
te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...

UNË,
jam shqiptar e shkuar shqiptarit...

Unë

(Autori Tiranas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySun Apr 13, 2008 4:44 pm

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Default Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Pixel-vfl73

PERPARIM BRATI&HAMIT KASTRATI - SHQIPTARIA BASHKE GJITHMONE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyFri Apr 18, 2008 5:34 am

Bashkimi nuk eshte vetem amanet por praktikisht eshte shpetimi i jone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Apr 24, 2008 2:15 am

BASHKIMI ILLIRIAN







''Laureshë gazmore, në Skard çurliko
ngazllo zanat, shtojzovallet, na i zgjo -
Zhdremit Omzen e të omles bletë -
Oh flutro n'kupë naltë me i mjelun retë!
O Prite n'kreshta agun dritshkreptima!
Mbushi do kupa me vesë plot vizllima!
Kupat mbushi, epja Të Pavdekshmes,
Asaj qerpikgates, Thanes Përëndeshes!
Ajo ta bekojë tanë rrushin në Dardharë
E të tanë të dehemi me vënë si nektar!
O harpa harkëngrehuna le të ushtojë,
Ato trimnitë e Dardhanve t'i këndojë!
- Thirri Eres Nanës së Stuhisë -
Thirri Dillit - Babës së Zjarrmisë!
T'vijnë pirustët me cjep e me drënë!
Të këndojnë dhe të dehen me vënë!
Le t'vijnë Paijonet shtat harklakumë,
T'vijnë Drillasit për valle t'përvlumë -
o ata burraaa me siguna t'mprehta
që për Liri hiç nuk iu dhimbet jeta!
T'vijnë Bardhanët e Marges shkumzume
Ata të përëndeshes - Thanes bekume!
N'Kreshtabardhë ku zihet mjaltë shumë,
Ku bahet vëna prej rrushit si shkumë -
Në Ulpianë ku fryhet buka e bardhë,
Edhe piqen rrunxa e ogiç leshvarë -
Atje të vijnë Mollosët kordhëtarë -
T'bijt e Pirruas mbretit zulmemadh;
Të vijnë Kaonët me çomanga t'randa,
Bylysarët që kurr s'durojnë pranga !
T'vijnë Thesprotët me pemë bojdilli,
Ata Thaullantët me shkreptima qilli!
Të vijnë Ardianët e Theutes nanë,
Dasaretët e të hyjnushmes Thanë!
O krejt illirët kahdo e kah janë -
Të vijnë të tubohen në Ulpianë!
M'Besë illirësh sot t'lidhet trimnia
Nga Thesproti - deri te Delmatia!''



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 841967
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyThu Apr 24, 2008 2:34 am

"Nezir Myrta" BASHKIMI ILLIRIAN
........................................
O krejt illirët kahdo e kah janë -
Të vijnë të tubohen në Ulpianë!
M'Besë illirësh sot t'lidhet trimnia
Nga Thesproti - deri te Delmatia!''


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 841967


nuk kam fjalë të shpreh entuziasmin qe te jep kjo poezi ,i nderuar
përgezime dhe nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySun May 04, 2008 10:06 pm

Sali Berisha ua mohon shqiptarëve të drejtën historike të ribashkimit


Shkruan: Nezir MYRTAJ
Prishtinë, 23 janar 2008

Shqiptimi i dënimit të përjetshëm me ndarje

Më 19 janar, disa mjete të informacionit në Kosovë publikuan një deklaratë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Kosovën dhe synimet e shqiptarëve të saj. Përmes kësaj deklarate, Sali Berisha, zbulimin e tij më të ri sikur paraqet faktin se populli i Kosovës nuk paska synime për bashkim me Republikën e Shqipërisë, sikurse që interesimi dhe gatishmëria për një bashkim të tillë nuk ekzistoka as te Tirana zyrtare. Kjo, sipas tij, për arsye se Shqipëria dhe Kosova, duke qenë të ndara për gati më se një shekull, tashmë na qenkan dy realitete të ndryshme. Për të thelluar edhe më tej “vizionaritetin” e tij lidhur me synimet e popullit të Kosovës, kryeministri Berisha konstaton se në rast të organizimit të një referendumi në Kosovë, për alternativën pavarësi, apo bashkim, 98 për qind e shqiptarëve atje do të votokan për pavarësinë e Kosovës e jo për bashkimin me Republikën e Shqipërisë!

Duket qartë se përmes kësaj deklarate, të cilës më tepër sesa papërgjegjshmëri i vjen era antikombëtarizëm, Sali Berisha shpall fundin e aspiratës historike të shqiptarëve të të gjitha trevave dhe të të gjithë brezave për të qenë të bashkuar si komb. Ai në realitet ua shqipton atyre dënimin e përjetshëm që të jenë si sot të ndarë e të copëzuar, të nënçmuar e të sunduar nga popujt fqinj. Ky mbase duket të jetë aksioni i tij më i ri në kuadër të fushatës tashmë të filluar për rishkrimin, riinterpretimin dhe ndryshimin e histories. Duket që kjo mani tash të jetë shndërruar në ambicie për ndryshimin edhe të vetë rrjedhës së historisë.

Gatishmëria dhe përkushtimi i Serbisë për ta mbajtur Kosovën brenda saj

Garancia e dhënë nga zotëri Berisha se populli i Kosovës nuk po pretendoka bashkimin me trungun e vet, Shqipërinë, sikur u sinkronizua përfektshëm me fushatën përmbyllëse parazgjedhore për kreun shtetëror të Serbisë, gjatë së cilës u demonstrua fryma e hegjemonizmit të egër serb për ta rikthyer sundimin mbi Kosovën. Ajo po ashtu erdhi në koherencë edhe me kërcënimet ruse se do të përdoren armët bërthamore në rast se do të cenohej sovraniteti dhe integriteti territorial i Rusisë apo i aleatëve të saj. Pa dyshim, në radhën e këtyre aleatëve bën pjesë edhe Serbia, e cila shkëputjen e Kosovës prej saj e konsideron si cenim të sovranitetit dhe të integritetit të vet territorial. Në këtë kuptim, duke i paraqitur si realitete të ndryshme dy pjesët e një kombi, përkatësisht Shqipërinë dhe Kosovën, kryeministri shqiptar realisht u bën një shërbim të mirë, si Serbisë që pretendon ta konsiderojë Kosovën pronë të veten, ashtu edhe të gjithë atyre që ia njohin Serbisë të drejtën mbi këtë pronë. Sepse, një dallim të tillë të realiteteve ai nuk e konstaton kur është fjala edhe për raportet Kosovë-Serbi. Në anën tjetër, as me faktin se edhe Tiranës zyrtare po i mungoka interesimi dhe gatishmëria për një bashkim të mundshëm me Kosovën, ai nuk argumenton dot mungesën e interesimit, të gatishmërisë dhe të përkushtimit të Serbisë për ta mbajtur Kosovën brenda saj. Prandaj, në qoftë se synohet që në këtë mënyrë t’u lehtësohet kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, barra e frikës që ata kanë nga hipoteka e trilluar për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe, do të jetë kotësi. Përpjekja për të argumentuar se Kosova dhe shqiptarët e saj nuk kanë asnjë tjetër qëllim, përveç pavarësimit nga Serbia, nuk do të zbusë aspak kundërshtarët e kësaj pavarësie.

Mohimi i të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për t’u ndarë nga Serbia nuk ka të bëjë fare me idenë e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe (përkundrazi, konstruktimi i kësaj ideje ishte shpikur për të pamundësuar ndarjen e Kosovës nga Serbia) dhe as me mungesën e argumenteve që sjell zotëri Berisha lidhur me synimet e shqiptarëve. Ky mohim është rezultat i mirëfilltë i hegjemonizmit shekullor serb dhe i politikës kolonialiste që e mbështet këtë hegjemonizëm. Ai do të vazhdojë sot e në të ardhmen, përderisa shqiptarët andej e këtej kufirit dhe kudo që janë të mos shtrojnë kërkesat e tyre reale, të natyrshme e të ligjshme, pa inferioritet dhe pa frikën e hipotekës, për të realizuar të drejtën e ribashkimit të tyre kombëtar. Kjo e drejtë duhet të konfirmohet përmes institucionit të referendumit. Deri atëherë dhe paraprakisht është i papranueshëm çfarëdoqoftë prejudikimi, në stilin e Sali Berishës lidhur me vullnetin dhe synimet kombëtare të shqiptarëve në Prishtinë, Tiranë, Shkup apo Ulqin.

Askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të kombit e të brezave të tij

Si çdokush tjetër, edhe Sali Berisha ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij lidhur me çështjet madhore kombëtare, siç është edhe aspirata për ribashkim. Për shfaqjen e këtyre pikëpamjeve, atë nuk mund ta qërtojë askush, sepse në fund të fundit përmes tyre zbulon ndërgjegjen që ka për një çështje të tillë. Mirëpo, ato që i tha këto ditë për synimet e shqiptarëve mund t’i deklarojë vetëm si Sali dhe së shumti si parti në krye të së cilës është, në qoftë se i lejohet prej saj. Ndërsa në asnjë mënyrë nuk është e drejtë dhe e pranueshme të flasë në emrin e shtetit shqiptar dhe të qeverisë që drejton, e aq më pak në emrin e kombit shqiptar e të brezave të ardhshëm të tij. Kjo sepse, siç thuhet, ajo që i lejohet Jovit, nuk i lejohet Bovit dhe nuk është Sali Berisha e asnjë Berishë tjetër, ai që mund të dirigjojë e përcaktojë synimet kombëtare të shqiptarëve e të brezave të tij. Ndërsa, konstatimi se shqiptarët tashmë nuk e synojnë bashkimin kombëtar, është një vlerësim i tij paushall, pasi siç dihet ai nuk mbështetet në kurrfarë vendimi, apo referendumi gjithëpopullor. Prandaj, si i tillë ky konstatim, veç tjerash paraqet një fyerje, por edhe një mëkat ndaj gjithë atyre idealistëve të kombit tonë, të cilët gjatë periudhave historike, në vazhdimësi sakrifikuan deri edhe jetën, në luftën për mbijetesë kombëtare, për bashkim dhe liri kombëtare, për faktorizim dhe prosperim të kombit. Në këtë kontekst, duhet falënderuar fatin që vendimi për këtë luftë nuk ishte në duart e Sali Berishës çfarë po shfaqet, sepse po të varej prej tij, gjatë periudhave historike nuk do të kishte besëlidhje shqiptare, as Lidhje të Prizrenit, as Konferencë të Bujanit, as vjeshtë të 68-tës në Kosovë, as pranverë të 81-tës dhe as luftë të UÇK-së. Me të drejtë shtrohet pyetja, si do të mund t’i zhvillonte të gjitha këto ngjarje të lavdishme një popull të cilit do t’i mungonte synimi për bashkim kombëtar dhe një popull për të cilin, ndarja e dhunshme në dy e më shumë pjesë do të ishte një realitet i pranueshëm? Natyrisht, përgjigja duhet kërkuar në faktin se zjarri i idealit të lirisë kombëtare nuk ishte shuar kurrë te shqiptarët e andej dhe këtej kufirit dhe te fakti tjetër shumë i rëndësishëm se realiteti i krijuar nga ky kufi ishte përjetuar si realitet i dhunshëm, prandaj si i tillë, ai kurrë nuk qe i pranueshëm për shqiptarët si komb. Mund të thuhet se këtë realitet mund ta pranonin vetë ata individë, të cilët identitetin e tyre kombëtar do ta shkëmbenin me poste, me favore e me shërbime të tjera.

UÇK-ja luftoi për t’i dhënë fund ndarjes dhe pushtimit

Lidhur me konstatimin se ndarja gati njëshekullore e shqiptarëve paska krijuar te ata dy realitete të ndryshme, për të cilat kryeministri shqiptar lë të nënkuptohen si akte të kryera e të pranueshme, duhet marrë parasysh faktin se ndarja e Kosovës nga trungu i vet, Shqipëria, si akt i dhunshëm pushtimi, i rezultuar me një realitet po ashtu të dhunshëm nuk arriti kurrë ta tjetërsojë identitetin kombëtar të shqiptarëve, të cilët dhanë prova të panumërta të kundërshtimit e të luftimit të këtij realiteti të papranueshëm. Prova më e qartë e këtij kundërshtimi, pa dyshim ishte lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siç dihet në këtë luftë morën pjesë bijë e bija shqiptare, pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhënë asaj karakterin e vërtetë të një lufte gjithëkombëtare. Për kryeministrin shqiptar mund të jetë fakt i panjohur, por ai duhet ta di se në betejat e kësaj lufte kishin luftuar dhe kishin rënë luftëtarë nga qytetet dhe fshatrat e ndryshme të Shqipërisë, në radhën e të cilëve edhe Indrit Cara i Kavajës, Astrit Suli i Kuçovës, Halit Coka i Tiranës, Ndriçim Koxhaj i Librazhdit, Tahir Sinani i Tropojës, Skerdilajd Llagami i Tiranës dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë. Prandaj të thuash pas tërë këtij gjaku të freskët të derdhur rrëke me qëllim për t’i dhënë fund pushtimit, shtypjes dhe ndarjes, se shqiptarët në Shqipëri dhe shqiptarët në Kosovë përbëjnë dy realitete të ndryshme dhe se te ata nuk ekziston ideali për bashkim, është blasfemi e llojit të veçantë.

“Një komb-dy realitete!”

Sot është shumë e dukshme tendenca dhe përpjekja për të përjetësuar ndarjen e Kosovës nga Shqipëria natyrale dhe si rrjedhim për të krijuar një realitet të ndryshëm kombëtar për shqiptarët e Kosovës. Ajo është mjaft agresive edhe brenda Kosovës dhe thelbin e saj e përbën i ashtuquajturi identitet kosovar. Ky identitet pretendohet të veshet e stoliset me xhevahiret e quajtur kombi kosovar, gjuha kosovare, kultura kosovare, himni kosovar, simbolet kosovare, flamuri kosovar e kështu me radhë. Në realitet, kjo tendencë nuk është ndonjë risi e ditëve tona, sepse shqiptarët në Kosovë ishin ballafaquar me të në vazhdimësi. Këtë synim kishte edhe pushtuesi serb në të kaluarën kur shqiptarët e Shqipërisë administrative i quante albanci, ndërsa ata të Kosovës shiptari, apo shqiptarët e Ulqinit, malesori. Këto fakte kanë një lidhmëri logjike, sado që mund të mos jenë të këndshme. I këtij avazi është edhe zbulimi i fundit i kryministrit shqiptar, Sali Berisha lidhur me dy realitetet e ndryshme dhe me synimet e shqiptarëve. Mirëpo, për shqiptarët në Kosovë, e besoj as për ata të trevave të tjera nuk paraqet ndonjë befasi, sepse ata nuk do të kenë harruar ende se ky zbulim vjen pikërisht nga goja e atij që në vitet ‘90 propagandonte disa të ashtuquajtura hapësira demokratike për shqiptarët e Kosovës në kuadrin e Serbisë së Millosheviqit, angazhohej për një autonomi të ashtuquajtur thelbësore në kuadrin e Serbisë dhe për më tepër që thyente edhe embargon ekonomike ndërkombëtare të vënë kundër federates jugosllave millosheviqiane, duke ia mundësuar makinerisë ushtarake serbe të furnizohej me karburante nga Shqipëria. Këto fakte të vjetra dhe ato të reja, bëjnë të besosh se përmbajtja e vërtetë e slloganit të afishuar në fillim të luftës çlirimtare në Kosovë: “Një komb-një qëndrim!”, të ketë qenë: “Një komb-dy realitete!”.

Berisha, Basha dhe sivëllezërit e tyre

Konceptin e degjeneruar të kryeministrit Sali Berisha lidhur me synimet e shqiptarëve të Kosovës e lansoi disa javë më pare edhe ministri i tij i jashtëm, zotëri Lulëzim Basha. Në një intervistë solemne të fundvitit, duke folur për Kosovën, ngjashëm me rezultatin hipotetik prej 98 për qind të shefit të tij, kryeministrit Berisha, lidhur me referendumin, ai deklaroi me ton kompetent se askush nga shqiptarët në Kosovë nuk synon Tiranën, por vetëm Brukselin. Sigurisht edhe ky është një mendim personal dhe gjithsesi paushall i ministrit Basha, sepse ai as mund ta di synimin e vërtetë të shqiptarëve dhe as është ai i cili mund të diktojë nëse shqiptarët e Kosovës duhet ta synojnë vetëm Brukselin, e jo edhe Tiranën. Në mënyrë të ngjashme edhe udhëheqësit e dikurshëm projugosllavë e proserbë të Kosovës, deklaronin me competence se si asnjë shqiptar i Kosovës nuk synonte tjetër qendër përveç Beogradit. Ky lloj krahasimi, pa dyshim nuk është i këndshëm, por është një fakt që po i përsëritet popullit shqiptar në Kosovë. Në stilin e zotërinjve Berisha e Basha po veprojnë edhe sivëllezërit e tyre në Kosovë. Në emrin e shqiptarëve dhe pa përfillur vullnetin e tyre, ata zhvilluan negociatat politike me Beogradin; pranuan një pako dokumenti, e cila nuk lejon që Kosova të bëhet shtet me pavarësi të mirëfilltë nga Serbia; po himnizojnë konceptin e një lloj imitimi të pavarësisë, të paraparë nga kjo pako; po mirëpresin një mision të ri ndërkombëtar në Kosovë; po trumbetojnë të ashtuquajturin multietnicitet për Kosovën e të tjera. Ky lloj arbitrariteti, në përmbajtjen e tij nuk mund të ketë tjetër veç kobit.

Mund të bëhet fjalë për ribashkim, e jo për bashkim

Në fund, kur bëhet fjalë për aspiratat e shqiptarëve andej e këtej kufirit të mallkuar, si dhe për realitetet e ndryshme të rezultuara nga ndarja dhe pushtimi, nuk duhet harruar faktin se ndarja e Kosovës nga trungu i saj kombëtar ka ndodhur në vitet 1912-1913 dhe se para kësaj kohe, ajo ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë. Ky argument e bën të pakuptimtë shtruarjen e idesë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, apo organizimin e një referendumi për bashkimin, ose pavarësinë e saj. Sot, objekt i një referendumi të përgjithshëm popullor mund të jetë vetëm çështja e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Me këtë të drejtë natyrore të kombit nuk bjen aspak në kundërshtim formimi i shtetit të Kosovës me pavarësi të plotë, përmes një referendumi të brendshëm. Ky proces do të ishte produkt i dekolonizimit të Kosovës, për të cilën e drejta për ribashkim me Shqipërinë përmes referendumit gjithëkombëtar, nuk do të jetë konsumuar.

Atyre që ia njohin vetes të drejtën për të folur në emrin e shqiptarëve nuk u kanë munguar kurrë faktet për të argumentuar se janë të ndarë. Atyre u ka munguar vetëm gatishmëria për të argumentuar nevojën e ribashkimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptySun May 04, 2008 10:53 pm

Shume shkrim i mirë dhe mos të flasim se sa me vend është..
vetem mund të shtoj se ; politikanet "tane" (qe jane ne poste sepse nuk po mund te them as 'politikanet tane' me , te vetemn frike qe kan ata eshte ,mor po e humbin pushtetin .Per kete arsye ata jane ne gjendje te pranojne cfaredo lloj propozimi apo deshire te shteteve Evropiane (apo cfar eshte edhe me keq edhe te shteteve fqinje qe kan ndikim ) .I vetmi synim i tyre eshte qe te qendrojne ne pushtet , te "vjelin" sa me shume nga djersa e popullit dhe situatat e krijuara .Ata nuk kan parasyshe asnje shqetesim te popullit , nuk kan asnje shqetesim kombetar (qe do duhej te kishte shume) por te vetmin shqetesim kan ate ;te qendrojne dhe te qendrojne ne pushtet dhe te perfitojne personalisht ,apo edhe t'i sherbejne te tjerve por ne asnje menyre popullit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 EmptyMon May 05, 2008 12:41 am

Sofra shkruajti:
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Albania_flag Që nga luftërat e Ilirëve e deri në ditët e sotme,populli ynë e ruajti qenien e tij kombëtare vetëm në saje të luftrave që i bëri për Çlirim.
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Shqiperiaebashkuar Populli Shqipëtar gjithmon i bëri luftrat për liri dhe pavarsi kombëtare,këto luftëra sa ishin të vështira po aq ishin të lavdishme.Nga këto periudha luftërash dolën edhe organizime të caktuara kombëtare.Epoka e luftërave çlirimtare nën udhëheqjen e Skëndërbeut u bë epok frymëzimi i vazhdueshëm për kryengritjet çlirimtare,deri në ditët e sotme.
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Puthjaeflamurit
Pa tjetër se është e nevojshme që kjo rrugë të mos ndalet deri në realizimin definitiv i cili do të jetë Bashkimi i Kombit i Atdheut.

I hijezova sepse dua të plotsoj tiullin e kësaj teme! Prej kësaj del dhe është mirë të përkrahet se Bashkimi kombëtar jo vetëm që është amanet i dëshmorëve, por, ma tepër është detyrë dhe obligim i gjithë shqiptarëve !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14  Next
 Similar topics
-
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Lidhja e Prizrenit
» Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
» Bashkimi ben fuqine!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: