|
| Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
+51Fjona Loti njonidrenica Argent I_heshtur paioni MUHAMETII baba voglushja MARY TRIBUNI eri M naqeta USHTARILIRIS xhavo_ Nezir Myrta Ballistet Zogisti_Legalist petritkola Ago Muji Ani STUPCAT Urata E_Bukura Euridika zeriatdheut Tetovari NetSerseri Aquila flaka Kosovarja Niki Riki30 Ramiz dibranja drenusha shpendi azzurra besa-bese tom sojer ss1 genta renan perparimi Anna Sy kaltri Leka i Madh Beton fatlum shaban cakolli Sofra 55 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Wed Dec 05, 2007 2:29 pm | |
| E tëra dukej si pas një ekzekutimi
Vrasës të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane kjo masakër është kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbërt 316 dilte nga garazha. Shoferi nuk donte ta kthente veturën në borë dhe vazhdon të vozisë deri te udhëkryqi duke vozitur së prapthi diku rreth 40 metra. Kur ndalet vetura del një njeri nga një vend ndërtimi në anën e djathtë të veturës dhe gjuan nga një distancë 3m. në veturë. Një njeri i dytë gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj në veturë për t`u bindur se a ia kanë arritur qëllimit. Fqinj të frikësuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur. Ishte shqetsuese ajo që kanë parë banuesit e komunës së "Untergruppenbach"-ut te Heilbronni: Vetura vazhdonte të uturinte sepse shoferi e kishte këmbën ende në pedalen e gasit. Pastaj ai e lëshon si duket freksionin dhe vdes. Kështu që vetura vazhdon të ecën deri sa i mëshon një garazhe përballë. Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetësohet. Policia ka gjetur në veturë:
| Shoferin Bardhosh Gërvalla, 31 vjeq, jugosllav, i goditur nga 6 plumba, qëndronte i vdekur pas timonit, Bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç, i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup, dhe Vëllain e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba. Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime. |
Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej si pas një ekzekutimi". Është metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer vitimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese". Edhe kjo flet për UDB-në." Qe shumë vite grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarë e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste, jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Skenë e Shoot-out-it ballkanik ka qenë kohë pas kohe Republika Federale e Gjermanisë dhe policia ka qenë deri më tash e pafuqishme për t`i dhënë fund kësaj veprimtarie. Ndërsa përgjegjësit janë dal në shesh. Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat janë vatër trazirash në shtetin shumënacional - dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë ua kanë drejtuar pistoletat vrasësit e shërbimit sekret. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit. Për shembull: Kur shkëputet kroati Franjo Goreta nga shërbimi sekret jugosllav me detyrë për vrasje në Republikën Federale Gjermane dhe e vranë një oficer udhëheqës, Beogradi e nis një komando menjëherë për ta likuiduar atë. Ende se kishte kryer dënimin Goreta , kur njerëz të UDB-së ndërmorën një atentat, në të cilin Goreta shpëtoi për pak. Në procesin e këtij akti gjyqtari dërgoi një apel deri më tash të kotë drejt Bon-it. "Nuk mund të lejohet që në vendin tonë të kryhen vrasje të shteteve të huaja për t`i zgjidhur problemet e tyre të brendshme". Krahas kroatëve tashmë në shënjestër të shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera e fundit kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit: Prej shtetit shqiptar fqinj dhe prej shërbimeve besnike komuniste dirigjohet konflikti, mirëpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siç thonë politikanët e Beogradit. Në fakt vetëm në Baden-Württemberg jetojnë diku 2000 shqiptarë, shumica prej tyre me strehim politik. Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherë u ankua konsullata e përgjithshme në Stuttgart. Për shembull, në pranverën e 1981-shit demonstruan shqiptarët në një demonstratë jo të rëndësishme, në të cilën ata kërkuan ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia. Ndërkohë demonstruasit e diktuan se dikush nga një shkollë jugosllave po i fotografonte, hynë disa brenda dhe pos fotografistit ata e takuan edhe konsullin e përgjithshëm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata au morën filmin, të cilin më vonë u detyruan ta dorëzojnë në polici. Kjo mund ta ketë lidhur një zingjir vdekjeprues, se njëri prej të cilëve kishte hyrë në atë shkollë dhe të cilin me siguri e kanë fotografuar, ishte Bardhosh Gërvalla, ngarësi i veturës, i vrarë te Heolbronn-i. Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën e jashtme. Vëllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhënë një intervistë një gazete ditore, në të cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër shtetit jugosllav, ka qenë sipas njoftimeve të policisë edhe redaktor i gazetës "Zëri i Kosovës" në ekzil. Bardhosh Gërvalla kshte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi i martuar, dy fëmijë ka qenë aktiv sidomos në legjislacionin e punës për bashkëkombësit e tij. Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf Gërvalla. Sidomos ai fajsohej nga konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë antar udhëheqës i "Fronti të kuq" që luftonte kundër qeverisë jugosllave. Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale për mbrojtjen e kushtetutës. Jusufi, i martuar, tre fëmijë, duhet të ishte bashkëbotues i gazetës së ndaluar në Jugosllavi "Zëri i Kosovës", për të cilën ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpuntor kompetent i të njëjtës revistë. Në murin e jashtëm të shtëpisë së vëllezërve në "Auf der Habichtshöhe 40" e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrenare dhe një yll - ngjyrat e Kosovës dhe njëherit flamuri kombëtar i Shqipërisë. Çfarë rëndësie kanë aktivitetet e shqiptarëve në ekzil për Beogradin nuk e dëshmon vetëm masakra në Heilbronn. I ngjashëm ishte edhe një aksion i madh i shërbimit sekret serb në fillim të vitit, kur bashkëkombësi, Rasim Zenelaj u muar në shënjestër. Zenelaj ka qenë një antar udhëheqës i "Besëlidhjes Kombëtare Shqipëtare". Me gjuajtjet nga pistoleta në kundërshtarin e qeverisë Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lënduar rëndë i shpëtoi atentatit, u dëshmua për herë të parë drejtimi i ri i shërbimit sekret jugosllav. Për ta mënjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane të kushtueshme. Kishte nisur disa agjentë, madje kanë rrezikuar edhe dikë nga zyrtarë të konsullatës dhe kanë eksponur ndihmësit e heshtur. Megjithatë plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve me metoda drastike. Kah fundi i 70-tave ishte ngritur një agjent i mëhershëm në gradë të konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në konsullatën e përgjithshme në Hamburg dhe pastaj në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 në cilësinë e rojes. Në Frankfurt vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit sekret, si zyrtar i lartë i konzullatës me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur "Tozo". Një besnik me rang të lartë i këtyre dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm, që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje ndërtimi në Frankfurt. Surla i vizitonte shokët e konzullatës dhe i informonte ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë, siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë Surla-n. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: "Duhet me ju ruejt këtij njeriu") ishte gjenerali i shërbimit sekret Milan Shashiç. Në mars të vitit 1981, menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë treshi në Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitë e jetës së Zenelajt dhe i dërgonte Tozo-s informacione. Edhe Surla filloi të veprojë, kur u përfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët. Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte një kroat në ekzil, por ai demaskoj urdhërdhënësit nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjygjësor. As agjenti i dytë nuk e mbajti fshehtësinë. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane i dinte hollësitë e përgaditjeve për atentat. Organet gjermane nuk kishin vepruar ne mënyrë të kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombas i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirrë një "person me rëndësi" dhe t'i paraqitur me emrin "Studenti i muzikës". Pastaj i kishte dhënë një numër të telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte udhëzuar që kur të thirrte secilën shifër ta mbledhte me numrin dy. Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar konsullata e përgjithshme jugosllave. Kështu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. Si shpërblim atij Tozo i ofronte para, dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin politik në Republikën Federale Gjermane. Në një takim tjetër Tozo ia dha një pasaport, për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin shpejt. Kujundzic: "E pata të kjartë se me siguri duhej ta vrisja dikë". Agjenti hoqi dorë nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj. Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët gjermanë e dërguan Zenelajn demonstrativisht për të shëtitur para konsullatës jugosllave. Një herë tjetër duke shëtitur në një kopsht zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën edhe njëherë nga gjermanët. Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me një jelek antiplumb. Njëri që e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan, që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një situatë, që ai të detyrohet ta zdesh jelekun e tij antiplumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë dhe pastaj ta godiste me pistoletë. Si ndihmëse u gjet shpejt bjondina serbe Zorica Aleksic. Ajo jetonte pa të ardhura dhe pa punë në afërsi të Darmstadt-it. Nëpërmjet kërcënimeve si dhe nëpërmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM e bindën atë. Ishte aranzhuar një takim me gruan dhe viktimën e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrë agjenten në apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletë nga banja, Zenelaj e kishte zdeshur jelekun antiplumb. Prej pesë goditjeve në afërsi të zemrës, Zenelaj falimentoi. Autorja kishte ikur dhe në hyrjen e shtëpisë e kishin pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer armën dhe i kishte marrë paratë bashkë me një tiketë për Beograd. Me një Volvo ishin nisur menjëherë për në aeroportin e Frankfurt-it. Mirëpo serbja nuk mundi ta lëshonte vendin. Fqinjtë, e alarmuar nga krismat, i kishin lajmëruar policinë menjëherë. Rastësisht e kishin dëgjuar këtë lajm në radiolidhje edhe policët të cilët ishin të ngarkuar me mbrojtjen e Zenelajt. Një gjurmim i shpejtë në rrethin shoqëror të viktimës i çoi policët te Zorica, e cila pak më vonë u arrestua në aeroport. Zyrtarët e konsullatës Tozo dhe Salihi janë urdhëruar të kthehen në Jugosllavi. Surla mundi të ikte që në ditën e atentatit. Surla u paralajmërua me anë të telefonit dhe ishte përgjigjur: "në rregull". Pastaj shoferi, i cili ishte dëshmitar i kësaj telefonate, e kishte dërguar me ngut përtej kufirit, në Strasburg në hotelin Holiday Inn. Aty humbën gjurmët e tij. Dështimi, si duket, nuk e ka dëshpëruar UDB-në. Një vërtetim është 10. tetori 1981në Bruksel: Atje ishte vrarë një shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi në rrugë para banesës së tij, me një pistoletë të kalibrit 7.65. Gruaja e tij e cila ishte me të ishte lënduar rëndë nga goditjet. Ibrahimi ka qenë nënkryetar i "Besëlidhjes shqiptare". Organet shtetërore gjermane tash, pas atentateve në Zenelajn dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte te Göppingen-i dhe ka qenë i njohur te fqinjtë si "një burrë i vjetër dhe i rrespektuar". Policët kompetentë ishin të brengosur se "mos do ta vrasin edhe atë". Që prej atëherë, Fazlija është nën mbrojtje dhe nuk lajmërohet më në lidhjen telefonike të mëparshme. Policët nuk gjejnë gati fare përkrahje politike në luftën kundër kësaj lufte ilegale. Në të vërtetë ekziston një marrëveshje në mes të Bonn-it dhe Beograd-it për të përkrahur njëri-tjetrin në rast atentati. Herëpasherë ndërrohen informata për ardhjen e lëndëve shpërthyese ose të ndonjë arme. Mirëpo sa pak rëndësi ka kooperimi në mes dy shteteve për palën serbe e vërtetojnë atentatet. Zyra federale kundër krimit ka regjistruar se kur janë bërë atentate në kroatët në ekzil, në shumicën e rasteve UDB-ja ka përdorur pistoleta të cilat gjuajnë me rrotullim djathtor rreth boshtit, edhe pse shumica e pistoletave të këtij lloji gjuajnë me rrotullim majtor rreth boshtit. Organizatorët e atentateve as që e kanë pa të arsyeshme ta maskojnë këtë dallim. Kur ranë në rrjetin e policisë jugosllave katër anëtar të RAF-it gjerman, jugosllavët prezentuan një listë me kroatë që lypeshin urgjentisht për t`i ndërruar ata. Zyrtarët gjermanë e refuzuan këtë dhe Beogradi i lëshoi anëtarët e RAF-it. Nëse mund të flitet për bashkëpunim në mes të policisë gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane ankohet. Në vend që t`i përciellin shkakëtarët, jugosllavët japin vetëm këshilla në kërkesën e motiveve: "grindje për çështje nderi", "grindje për femra", "hakmarrje përreth stacionit të trenit" ose "tregti armësh" janë konfliktet e vërteta. Politikanët jugosllavë e mohojnë katgorikisht implikimin e policisë sekrete jugosllave në këto raste. Lidhje me këtë ka bisedime të rregullta në mes të ministrisë së brendshme gjermane dhe kolegëve beogradas. Ministri i punëve të brendshme Franjo Herljevic, një gjeneral i vjetër partizan dhe bshkudhëtar i Titos, i demanton gjithmonë dhe deklaron se policia sekrete jugosllave nuk është duke vepruar në Republikën Federale Gjermane. Kur kishte pyetur deputeti i CSU-së Fritz Wittmann në vjeshtë të vitit 1981, se cilat janë reagimet e Bonn-it lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori një përgjigje të shmangshme. Bonn-i shprehet lidhur me këtë, thoshte ministrja Hildegard Hamm-Brücher, vetëm atje ku është e arsyeshme dhe e dobishme.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Wed Dec 05, 2007 2:30 pm | |
| Krahas proceseve gjyqësore ka aty-këtu edhe vetëdëshmi për veprime të UDB-së. Në ambasadën jugosllave ka qenë një diplomat bashkëbisedues i policisë gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetëm i përcillte për Beograd dhe kurr nuk përgjigjej. Në shumicën e rasteve vetëm i rrudhte krahët. Arsyen për këtë stil të mbajtun gjermanët e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër që Renac e kishte dërguar në Beograd. Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen me masa propagandistike dhe penale për t`i bërë të pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në RF të Gjermanisë. Në një pritje shefi i policisë së Bonn-it ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte se diplomacia jogosllave është tepër aktive në RFGJ. Kjo na detyron të vimë në përfundim se puna në RF të Gjermanisë është bërë shumë e komplikuar". Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet jugosllave. Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralojmëroi se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të fillojë me marrë "hetime në Jugosllavi", nuk deshi askush t`i jepte zemër. Një mbrojtës i shtetit në Bonn tha: "Në këtë ne vetëm kemi qeshur". Përktheu: Kushtrim Reçica | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Wed Dec 05, 2007 2:33 pm | |
| | Skelet për tri i biografi
Jusuf Gërvalla
1945 - 1982 Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik, komuna e Deçanit. Shkollën fillore e mbaroi në Prapaçan. Kur kishte vetëm 6 vjet i vdiq i ati. Më 1959 familja e tij shpërngulet për në Slloveni, ndërsa ai mbetet në Kosovë, te daja i tij në Pejë për të mbaruar shkollimin. Pasojat e ndarjes nga familja dhe nga vendlindja do të hetohen më vonë në formë të një puhie trishtimi të pranishëm në shumë poezi të tij: E kam braktis vendlindjen E kam braktis shtëpinë Shkrepave tuaja të larta Peng ua lashë fëmijërinë Apo Dhe kështu u prenë rini e rritë Nëpër botë pastaj si njeri i vogël që jam. Me një det këngësh që më vlojnë në gji U nisa, baba, në kullën dikur si zgurr, Ja kaq i vogël, po edhe burrë… Pasi mbaron shkollën e mesme në Pejë, regjistron fakultetin në Prishtinë. Ndërkohë fillon të punojë në Teatrin e Kosovës si pëshpëritës. Në këtë cilësi, më 1969, bashkë me Trupën e Teatrit shkon në ndëshkimoren e Nishit për të shfaqur para të burgosurve dramën e njohur "Duke pritur Godonë". Jusufi shfrytëzon nga rasti për t'u dërguar burgosurve politikë aty një mesazh mbështetjeje e simpatie: "Mbahuni e mos u mërzitni, nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi me ju. E ardhmja është jona. Liria po vjen…" Mirëpo me t'u kthyer kupton se letra kishte rënë në dorë të policisë. E marrin në pyetje, bëjnë presion mbi të dhe për pasojë e heqin nga puna… Më 1971 punësohet në Shkup si përkthyes, në Flakën e vëllazërimit. Më 1972/ 1973 shkon në shërbimin ushtarak. Më 1973 fillon të punojë në Rilindje, ku më vonë, më 1978, do të jetë redaktor i faqes për radion dhe televizionin. Ndërkohë ai është këngëtar me emër në estradën e Kosovës, ku kishte incizuar rreth 200 këngë. Në kujtesën e dëgjuesve kanë mbetur akoma këngët: Fluturimi i kondorit dhe Balada për Jan Pallahun, heroin e Pragës, që u dogj i gjallë në shenjë revolte për pushtimin e Çekosllovakisë nga Rusia. Ndër krijimet e para që u botuan janë "Baladë për shevarin" dhe "Kalon pranë meje", botuar më 1974 në "Bota e re". Më 1975 boton përmbledhjen e parë "Fluturojnë e bien", më 1978, "Kanjushë e verdhë", më 1979 "Shenjat e shenjta" u bota në Shkup. Ndërkaq romanin e parë "Dy florinj të një dashurie" e shkroi më 1975, por nuk u botua kurrë. Edhe romani tjetër "Rrotull" u botua vetëm pasi e vranë… Gjithashtu pas vdekjes u botua edhe drama "Procesi". Më 14 dhjetor 1979, kur u bënë arrestimet e pjesëtarëve të LNÇKVSHJ-së, në mesin e të tjerëve edhe të vëllait të tij Hysenit, ai kupton se e pret arrestimi dhe largohet nga Kosova. Me ndihmën e të vëllait Bardhit, nëpërmes tunelit të Goricës kalon në Austri dhe pastaj në Gjermani, ku kërkon strehim politik. Më 17 janar 1980 te ai shkon edhe familja e ngushtë: e shoqja, Syzana dhe fëmijët Premtoni, Donika dhe Ergoni. Në mërgim Jusufi do të merret aktivisht me publicistikë. Do të ndihmojë në nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", më vonë të gazetës "Liria". Në gusht të vitit 1980 nxjerr gazetën "Lajmëtari i Lirisë", dalin krejt tre numra. Më 1 tetor 1981 nxjerr gazetën "Zëri i Kosovës". Dalin dy numra. Në verë të vitit 1980 ai bie në kontakt me një grup të organizuar ilegal në rrethin e Deçanit, konkretisht me Ismail Haradinajn nga Gllogjani. Këtij grupi Jusuf Gërvalla i dërgon materialet e organizatës dhe njëherit disa qindra kopje të gazetës "Lajmëtari i lirisë". Dhe përmes tij formon Komitetin e LNÇKVSHJ-së për komunën e Deçanit… Plagoset për vdekje në atentatin e 17 janarit 1982 dhe vdes pas katër orësh në spitalin e Heilbronn-it. E gjithë jeta e tij përmblidhet në një frazë të shkruar nga ai vetë në një shkrimkushtrim: Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s'do të ketë forcë që do të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme.
Kadri Zeka
1953 - 1982 U lind më 25. 04. 1953 në katundin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. "Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme ('71, 72)".* Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kooptohet në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij. Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë dhe "mbulon" punëtorët e "përkohshëm" në mërgim. "Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos etj, shkyerje flamujsh e pllakateve të ndryshme të regjimit, shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, Kadriu ka marrë pjesë në rrëmbimin e një shaptilografi në Prishtinë, gjatë vitit 1974 ka sjellë nga Zvicra (ku kishte shkuar me pasaportë të falsifikuar) një shaptilograf tjetër më praktik, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e UP-së dhe ato në Preshevë si dhe teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë. Ka marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."* Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij dhe e Hydajet Hysenit. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më 15 prill 1978 kidnapohet Hydajet Hyseni në mes të tregut të Prishtinës dhe dërgohet në Lipovicë (Blinajë), në shtëpinë e gjuetarëve dhe merret në pyetje nga funksionarët më të lartë të UDB-së së Kosovës. Të nesërmen e lirojnë gjoja për të reflektuar, por në fakt për ta zënë me "kërpesh në dorë". Të vetëdijshëm për rrezikimin e drejtpërdrejtë që të dy arratisen. Meqë kishte pasaport Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin Sent Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës (Hasan Mala, Kadri Abdullahu etj.), ndërsa Hydajeti vazhdon të jetojë ilegalisht në Kosovë. Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë. Krahas kësaj, përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën "Liria". Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin "Këngët e lirisë", një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë kosovare. Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj "Rreth ngjarjeve në Kosovë" si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit "Shpërngulja e shqiptarëve". Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e "Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës" Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë. Kadri Zeka, edhe pse shumë i ri, ishte një burrë i pjekur që iu imponua mërgatës shqiptare me thjeshtësinë dhe seriozitetin e tij, me kompetencën dhe me vendosmërinë për çdo flijim e sakrificë, vetëm e vetëm për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen shqiptare. Në fjalimet e tij para mërgimtarëve, Kadri Zeka ishte konkret dhe detyrues: Të luftoni parreshtur e me të gjitha forcat derisa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë; Të zbuloni dhe të demaskoni pamëshirë ata elementë të shitur që bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në radhët tuaja… Të sabotoni ato të ashtuquajtura "klube jugosllave të punëtorëve", që janë shndërruar në çerdhe të rrezikshme antishqiptare, e në vend të tyre të formoni klube e shoqëri tuajat, të pavarura kulturore, artistike e sportive… Kadriu ka gjetur te vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës. Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja. * Citime të një shkrimi të Hydajet Hysenit.
Bardhosh Gërvalla
1951 - 1982 U lind më 1951, në Dubovik. Ishte tetëvjeçar, kur familja bashkë me të mërgoi në Slloveni. Atje mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën sllovene. Pastaj u kthye në Kosovë dhe u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, ku studioi anglishten. Gjatë kohës së studimeve ai këndoi e komponoi këngë bashkë me të vëllain, Jusufin. Më 1974 shkoi në Gjermani, ku u punësua si punëtor social në Ludwigsburg. Aty pati rastin të takojë dhe të njohë shumë mërgimtarë nga Kosova, të cilëve vazhdimisht u doli në ndihmë, duke u bërë këshilltar e mbrojtës i tyre. Me daljen e Jusufit jashtë, ai u bë krah i djathë i tij. E vuri atë në kontakt me mediat dhe institucionet gjermane, i ndihmoi në sigurimin e mjeteve teknike për radhitjen dhe botimin e gazetave. Organizoi e udhëheqi një mori tubimesh e manifestimesh të mërgimtarëve që kishin për synim zgjërimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe sensibilizimin e opinionit të huaj lidhur me çështjen e Kosovës. Ishte i mbrujtur me një kulturë të mirëfilltë perëndimore gjë që i mundësonte të komunikojë me të huajt e të gjitha rangjeve shlirshëm dhe me shumë kompetencë. Ishte organizator i shkathtë, njeri i vendosur dhe i guximshëm. Disa herë rresht është përballur edhe fizikisht me konsujt jugosllavë, kur këta të fundit fotografonin demonstruesit ose përpiqeshin në mes të Evropës t'i pengojnë edhe me grushte aktivistët e Lëvizjes gjatë veprimtarisë së tyre. Shtëpia e tij në Gjermani ishte sofra dhe streha i të gjithë hallegjinjve dhe njerëzve që kishin vendosur t'i dalin shtetit serb përballë. Pas vetës la tre fëmijë krejt të njomë, të cilët aktualisht jetojnë në Gjenevë.
Ka ardhur koha që kudo në Evropë dhe në Amerikë të organizohen Demostrata dhe ta kërkojm Pavarsin e Kosovës. Pas datës 10 dhjetor studentët do të organizohen për të kërkuar shpalljen e Pavarsisë së Kosovës. Do të ishte një kordinim i punëve nga mbrenda në Kosovë dhe ne në Evropë ta fuqizojm zërin për Pavarësi të Kosovës.
|
Edituar për herë të fundit nga në Mon Dec 10, 2007 11:18 am, edituar 3 herë gjithsej | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 06, 2007 2:44 am | |
| <> (1925-1939).
Organizate politike reksionare,e forumar nga krahu i djathte i emigrcionit politik shqiptar.Perbehej nga perfaqesuse te borgjezis e te çifligareve liberale,te merguar pas disfates se Revulicionit te Qershorit te vitit 1924. Bashkimi Kombetar ishte per largimin e A.Zogut,duke ruajtur te paprekur regjimin çifligaro - borgjes,ishte kunder zbatimit te reformave demokratike dhe shpalli se << do te luftohet çdo ide bollshovike ose tjeter keso dore qe trondit bazen e gjendjes shoqerore ne Shqipri>>.
Bashkimi Kometar dhe kreret e tij Ali Kelcyra,Xhemal Bushati,Qazim Koçuli etj. per te luftuar Ahmet Zogun u lidhen me bllokun franko - Jugosllave dhe u financuan nga Jugosllavia.
Ai iu kundervu organizates demokratike -re-vulucionare Komiteti i Clirimit Nacional.Ne vitet e 30 me ashpersimin e luftes se klasave ne shkalle kombetare e nderkombetare. Bashkimi Kombetar kaloi gjithnje e me shume ne pozita reksionare e profashiste. Ne funde te Vitit 1938 fashistet italine terhoqen ne anen e vete edhe Bashkimin Kombetar qe e miratoi planin e miratimit te Shqipris. Pjesemarrsit e Bashkimit kombetar u kthyen ne Shqiperi pas pushtimit te saj dhe bashkpunuan me fashistet italiane e gjerman.
Mare nga fjalori Enciklopedik Shqiptar.
..by Beton | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sun Dec 09, 2007 7:54 pm | |
| SHQIPETARE....
"KOHA I I KA ARDH ASAJ ME I KALXUE SE SHQIPTARET MUNDEN DHE KANE ME U BASHKUE
BASHKIMI KOMBETAR ASHT DETYRE PER NE KUR DO T'RRNOJ SHQIPTARI E T'JETOJ MBI DHE
NGRIHUNI NE KAM OH POPULLI ME MILIONA SE VET DO T'VENDOSIM NE PER FATET TONA" Adem Ramadani.
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sun Dec 09, 2007 9:23 pm | |
|
Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:32 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Dec 10, 2007 3:43 am | |
| Mendoj se fajtor kryesor per mos berjen e bashkimit kombetar jane vete udheheqesit e politikes sone antikombetare, te cilet perveq se nuk jane te bashkuar te gjithe me nje mendim te perbashket per te miren e kombit te tyre, duket sikur jane shume pasiv ne kete drjetim...Mjeret ne ( populli ) qe kemi mbetur ne duar te tyre. Do te doja qe t'besoj se nje dite do te dijne te jene me te eger dhe me te vendosur ne kerkesa e tyre, per popullin e vete qe moti kohe eshte dashur te behen dhe te realizohen.Por... Eshte momenti historik dhe i fundit qe te jemi te bashkuar me shume se gjdo her nese dojm qe ta realizojm amanetin e te pareve tane, perndryshe do ta deshmojm tezen antishqiptare ( serbe) se ,, nuk jane popull civilizues dhe shtetformues''. |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Dec 10, 2007 3:49 am | |
| bashkimi ,kombetare o shok nuk vjen duke qendrue pran pc ,as dhurat nga as kush ,dhe besoj se duhet se cili te nisem ne parimin nga vetja cka une jam ,duke ber per ket vend dhe si duhet te bej qe te punohet e te fitohet bashkimi kombetare ,me nejt me nji vende dhe me fol ,flas shum ,por mendoj duhet pune konkrete ,te behet dhe ne ket sizuate qe jemi as ju as une ,nuk bejm bashkim kombetare ,keshtu qe duhet te gjinden metodat dhe te puohet ,nji fjal popullore pa punue ate jep ,kush rroge besoj qe jo ,keshtu punoni dhe leni fjalet e shumta se keto jan fukarallake . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Dec 10, 2007 10:22 am | |
| Bashkimi Kombëtar është gjithkund dhe gjithkah. Është edhe në djep, rrugë, shkollë, univerzitet, punë, spitale, mërgim ...... sepse është domosdoshmëri e kohës sepse; " Pa Kosovë nuk ka Shqipëri "Është mirë që në Evropë kudo edhe në Amerikë të organizohen Demostrata dhe ta kërkojm Pavarsin e Kosovës.Duhet pa tjetër që te qesim para aktit të kryer dhe t'i detyrojm të jashtmit që ta njohin vullnetin e Popullit. Studentët kanë thënë që këto ditë do të fillojnë me protesta masive dhe nëse nuk e shpallin Pavarsin e Kosovës, rinija do të jetë ajo e cila do ta marr fatin në dorë për ta shpallur Pavarsinë e Kosovës.
Edituar për herë të fundit nga në Thu Dec 13, 2007 9:47 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Dec 10, 2007 2:17 pm | |
| | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Dec 10, 2007 5:32 pm | |
| na shkoi jeta nbe demonstratat dhe kiamet, por une mendoj se kesaj radhe barren leta bajne Qeveria e re e cila ka premtu shume rreth pavaresise e njerezit e as studentet ne vecanti mos te livritin por e kan borgj ta festojne, asgje me shume. Ndonese jemi tek tema "bashkimi kombtar" po mendoj se nuk jemi fare ne teme por iu bashkangjita mendimit te shprehur nga sofra. mesi te shpallet pavaresia,normal se ka mekalu kohe deri sa te ndrrohet qeveria, pa ardhur ne qeveri LKQK-ja, nuk do te kete bashkim kombetar. nga Sofra Today at 8:22 amBashkimi Kombëtar është gjithkund dhe gjithkah. Është edhe në djep, rrugë, shkollë, univerzitet, punë, spitale, mërgim ...... sepse është domosdoshmëri e kohës spse; po , e vertet por ajo nuk nuk inicohet nga askush pos besedave ne forume, problemi eshte se ne agjenden e bisedimeve eshte pavaresia dhe cfare do bisede e re rreth bashkimit kombetar mendoj se zbehë edhe pavaresine, prandaj Kosova po kalon neper faza te ndryshme...
- ne demonstatat e 81-shes, kerkohej te jemi republike ne federaten Jugosllave
- termi republike u vjetru, dhe lufta beri qe te pavaresohemi.
- pas pavaresise vie patjeter edhe Bashkimi Kombetar!
Pershendetje per te gjithë
|
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Dec 11, 2007 12:03 am | |
| jam-buli ke bej nji replik te mire ketu ,besoj se u shikue ne rtk emisioni direkt nga dy kryeministrat ,dhe kishte ikje te pyetjeve nga gazetaret por ne fund ,u tha de fakto jemi te pamvaren si shtet de juro jo ,pse dihet dhe bashkimi kombetare nuk mund te behet me gure ,ket duhet ta din te gjithe as nuk luftohet me sopata edhe me shtiza ,cdo gje ka kohen e vet dhe momentin hopa sun bejm pa e kercy lumin. | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Dec 11, 2007 12:29 am | |
| A po shkilet gjaku i deshmoreve? |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Dec 11, 2007 12:31 am | |
| anna, e kemi enderr dhe duhet ta bejme zhgenderr |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Dec 11, 2007 12:36 am | |
| kjo do beht me demos realitet nuk shkon larg duhet te jemi optimiste . | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Dec 11, 2007 12:58 am | |
| Politika duhet te menduar nje c'ik e te beje te pa munduren te mundure per nder te deshorve te kombit. | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Dec 11, 2007 1:02 am | |
| flm beton shtetiiiiiiiiiiiiiii ashtu folin burrat e burra pak na kane met ne politiken tone !!! |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 2:49 am | |
| Premtimi thote:
Mendoj se fajtor kryesor per mos berjen e bashkimit kombetar jane vete udheheqesit e politikes sone antikombetare, te cilet perveq se nuk jane te bashkuar te gjithe me nje mendim te perbashket per te miren e kombit te tyre, duket sikur jane shume pasiv ne kete drjetim...
Premtimi une mendoi se ketu ka te beje edhe deshira e popullit,duhet te fituar ate deshire qe te bashkohemi
Mjeret ne ( populli ) qe kemi mbetur ne duar te tyre. Do te doja qe t'besoj se nje dite do te dijne te jene me te eger dhe me te vendosur ne kerkesa e tyre, per popullin e vete qe moti kohe eshte dashur te behen dhe te realizohen.
Premtimi nuk mendoj se jemi te mjer se sa jemi pa koke organizimi,nese udheqesit tane jane ata kriesoret ku eshte deshira e popullit,mendoi se edhe udheqesi mundohet te krye punen e vete por e keqja eshte qe sa eshte mundesia per te kryer nje detyre te till.
Por... Eshte momenti historik dhe i fundit qe te jemi te bashkuar me shume se gjdo her nese dojm qe ta realizojm amanetin e te pareve tane, perndryshe do ta deshmojm tezen antishqiptare ( serbe) se ,, nuk jane popull civilizues dhe shtetformues''
Per te qen te bashkuar duhet te dim nje gje dhe jam i bindure qe e arym veq me pune, e te bashkoim mendimet,bizneset,kapitalet,te invesohet ne ç'do cikrim qe ka nevoi populli dhe shteti i letsoim edhe udheqesit tane per mos te bere fajtore gjithmon udh'hqesit se edhe vet populli jemi fajtore. | |
| | | flaka Fillestar/e
Numri i postimeve : 6 Registration date : 10/12/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 2:58 am | |
| bashkimin nuk naj sjell askush ,dhurat ,nese ne nuk punojm sikur kombe se bashku . | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 3:05 am | |
| bashkimin nuk naj sjell askush ,dhurat ,nese ne nuk punojm sikur kombe se bashku .
flaka:
S'pari te pershendes
Cili eshte mendimi juaj ne kete aspekt, nga duhet filluar punes si komb se bashku ? Kur duhet te jete per ne ai fillm dhe ç'fare duhet bere per ta pasur ne si komb kete dhurat si plan pune ne dore !?
....bye Beton | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 4:37 am | |
| o beton ,ti kerkon planet ne forum ,nuk dij qe ndonji shtet qet planet hapur ,per nji gje madhore keshtu qe ket po lexoj ketu ,ku i kerkon z,flaka.cdo plan mbet sekret edhe nese ato jan ose duhet te jen si dhe si ato mbesin sekrete ,ata qe duan te punojn gjejn lidhjet dhe kyqen e nuk shkruejn dhe nuk flasin hapure ne planet e bashkimit kombetare ,keshtu qe dikush po punon por jo i hapur se atehere ske ber gje kurr. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 12:07 pm | |
| Beton shumë iniciativë të mirë ke inicuar për bisedë, prandaj nuk do të thotë se ne për të biseduar në forum, po mirremi edhe po bëjm plane sekrete, ha ha ha.... Andaj të bisedohet për hallet e atdheut nuk është e ndaluar, sepse këto biseda sot i ndjem gjithkun dhe gjithkah pos nëpër forume ku ka mjaft forumist të mirë që unë kam hasur dhe i kam lexuar.
Prandaj forumi për mua është një pikëtakimi ku përmes tijë ke mundësi të shkëmbesh mendime të përgjithshme por jo edhe sekrete.
Nëse flaka ka dhënë një mendim shumë të mirë edhe ka thënë; " bashkimin nuk na e sjell askush, por vjen nëse punojm sikur komb së bashku"
Atëhere nuk është sekrete nëse unë jap një mendim edhe them se do të ishte mirë nëse; " akademija e shkencave" do të ishte në krye të asaj pune e cila do të punonte për të na bashkuar si komb....
Çfar ka këtu për të mbajtur sekret në forum !!!? | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 6:03 pm | |
| o beton ,ti kerkon planet ne forum ,nuk dij qe ndonji shtet qet planet hapur ,per nji gje madhore keshtu qe ket po lexoj ketu ,ku i kerkon z,flaka.cdo plan mbet sekret edhe nese ato jan ose duhet te jen si dhe si ato mbesin sekrete ,ata qe duan te punojn gjejn lidhjet dhe kyqen e nuk shkruejn dhe nuk flasin hapure ne planet e bashkimit kombetare ,keshtu qe dikush po punon por jo i hapur se atehere ske ber gje kurr.
Anaa:
Forumi eshte te hapim tema dhe ti bisedojm temat nuk e di se kush po thot te marrim vendime ne forum apo plane sekrete! Une e pyeta flaken. Prandaj lexoje me lart edhe nje here se çka e kam pyet flaken.
Nes ne forum mendoni qe mundemi veq te marim nje shkrim nga ''dikun'' e te sjellim ketu per mua nuk mjafton.!!!
Duhet te pasuruar forumin permes bisedimeve sikur ka dhene nje mendim edhe Sofra shume te mire, pastaj edhe me ide etjetj. Une mendoj se edhe permes mergates jasht japim kontribut per Kosoven edhe Shqiperin, psh secili mergimtar nga 10 Euro e ndihmon mjaft atdheun, do te thote shume,dhe bejem mire kete pune kete plant te koncentrohemi, kur per ç'do dite te hapet nga nje Fabrik,Hotel,apo diçka e tille tek trojet shqiptare eshte mjaft per fillim dhe nje dite do te dominojm perball fqinjeve qe po garojne me ne per te na dobsuar ...kurse populli do ta kete punen e vet, buken per familje, dhe me kryesorja do te jemi te lire dhe te pavaruar ekonomikisht me nje ekonomi te fort nga e cila edhe do te bejm Bashkimin Kombetar. .................................................................by Beton
Edituar për herë të fundit nga në Thu Dec 13, 2007 6:31 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 6:30 pm | |
| Beton shumë mirë vetëmse ke harruar të shkruash në fundë ....byee Beton.
Edhe unë mendojë se një organizim i mërgatës me nga 10 Euro në muaj do ta ngjallte jetën dhe forcën e shtetit tonë. | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Dec 13, 2007 6:44 pm | |
| Te pershendes Beton, qe nga fillimi deri ne FUND e ke shkruar mire, por une nuk mendoj se duhet te japim para, as ka një cent bile sepse po dalin fonde te ndryshme, edhe ashtu neve po na quajne analfabeta, kanallgji e baushtellca, bolll kemi dhanë, nese i japim dikujtë, kemi kujt por shtetit, qeverise dhe hajvnave te cilet po i rikthejnë serbet me shpija te gatshme perderisa ka familje deshmoresh qe jetojne ne mjerim. Dje Qeveria e Kosoves i dorezpj qelesat mbi 1o falimjeve me shki!!! dhe 4 shqiptare! Po po, ata keshtu e bejne bashkim vllaznimin se per Bashkim Kombetar s'kane kohe me mendu!!! BETON , NË fund te pershendes dhe kalo mirë |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare | |
| |
| | | | Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |